“Tjetër plan vrasje për mua, Petrit Çinari do më ekzekutonte”/
Shkruan: Tom Doshi/
Sic e keni ndjekur, une po vazhdoj me force, pavaresisht se i braktisur nga Partia ime dhe Qeveria, rrugen e veshtire te denoncimit dhe faktimit te nje akti terrorist per te vrare dy deputete nga Kryetari i Kuvendit te Shqiperise.
Dua te ndaj me ju disa fakte dhe shqetesime lidhur me kete proces, dhe dua te deklaroj disa vendime te miat.
E para, dua te hedh poshte me vendosmeri akuzat qe serviren kunder meje se gjoja jam ne bashkepunim me Sali Berishen dhe PD. Tom Doshi nuk ka bashkepunuar kurre me Sali Berishen ne te shkuaren, dhe nuk do te bashkepunoje ne te ardhmen me kete person. Jam kundershtar politik me Sali Berishen dhe keshtu do te mbetem.
E dyta, kam informacione qe hetimet qe po behen per akuzat e mia ndaj Metes jane te dekonspiruara. Nje shoqe e Monikes raporton çdo dite per ato qe ndodhin aty. Pavaresisht se une nuk i paragjykoj hetimet, konstatoj se ato po nxitohen me qellim, per tu mbyllur shpejt, pa arritur ti behet nje zberthim shkencor cdo fakti.
Do ti kerkoj qe neser me shkrim Prokurorit te Pergjithshem qe te kerkoj ekspertize nderkombetare per hetimet. Ne kushtet qe Prokurori i Pergjithshem dhe ai i Krimeve te Renda kane ngjallur dyshime per mua, se bashkepunonin me te akuzuarit, rezultatet jane te kompromentuara. Akuza qe une kam bere ndaj Ilir Metes eshte shume e rende. Ajo duhet gjykuar nga nje grup prokuroresh shqiptare dhe te huaj, ashtu sic u hetua dosja e Azem Hajdarit, me europian e amerikan, qe kane experience dhe neutralitet ndaj te hetuarve.
Idea qe ka dhene sot nje eurodeputet eshte e mirepritur prej meje dhe me jep shprese se nderkombetaret duan zbardhjen e ketyre akuzave. Qe shqiptaret te kene besim tek drejtesia, hetimi me nderkombetar eshte detyre e shtetit. Le te pergjigjet Ilir Meta nese eshte dakord qe te ftohen zyrtarisht prokurore te huaj te hetojne keto akuza. Le t’ja kerkoj dhe ai zyrtarisht kete gje Prokurorit te Pergjithshem.
E treta, kam degjuar sot se Fatjon Skenderi paska ardhur ne Tirane me garanci nga shteti se nuk do arrestohet, per te folur ne Prokurori. Cili shtet jep nje garanci te tille? Pse trajtohet ky person ndryshe nga Durim Bami? Mos ka ndikuar Ilir Meta qe drejtesia ti ofroj ketij garanci? Media ka fshehur qellimisht historine kriminale te Tonit. Nga informacionet qe me ka sjell sot nje deputet i maxhorances ne Kuvend, rezulton se Fatjon Skenderi eshte i denuar per trafik nderkombetar droge nga gjykata shqiptare.
Shkalla e pare dhe Apeli i kane dhene 13 vjet burg per te vuajtur 9 vjet, meqe e kishte pranuar akuzen. Gjykata e larte ja uli denimin ne 4 vjet. Ky person eshte denuar ne shkalle te pare dhe nga Gjykata Italiane me 17 vjet burg para pak kohesh, dhe ceshtja eshte akoma ne Apel. Prokuroria dhe Ministria e Drejtesise duhet te informojne dhe informohen nga autoritetet italiane per kete person te rrezikshem.
Ilir Meta ka mohuar njohjen me kete person, por mua ma ka pranuar njohjen dhe takimin tek lokali VIVA. Prokuroria per te provuar kete genjeshter duhet te verifikoj me kujdes tabulatet e Tonit ne kohen kur trafikonte droge ne Kosove dhe Itali. Sa here ka folur ky person me Monika Kryemadhin ne kete periudhe? Eshte detyrim para shqiptareve qe keto gjera te zbardhen njehere e pergjithmone. Toni i Metes dhe i Monikes ka bere dhe porosi te tjera per vrasje, te cilat fatkeqesisht jane finalizuar ne krim. Se shpejti ai duhet te sqaroi se kush ka qene porositesi i vrasjeve te tjera. Njerezit po e vrasin friken dhe kane filluar te tregojne me shume se sa dime deri tani.
E katerta, jam informuar nga nje i njohuri im, se ne Prokurorine e Krimeve te Renda dje eshte bere nje kallzim penal nga Petrit Çinari, nje ish oficer nga Skrapari. Ne kete kallzim eshte deklaruar se babai i Ilir Metes, rreth 1 vit e gjysem me pare, e ka thirrur Petritin ne Gjirin e Lalzit dhe i ka kerkuar atij me porosi te Ilir Metes, qe te vras Tom Doshin. Ky person paska punuar bashke me Rrexhep Meten ne ushtri dhe paska qene qites i shkelqyer. Pas rikthimit te tij nga Amerika, babai Ilirit e paska gjetur, ftuar ne Gjirin e Lalzit dhe bere oferten makabre, e cila duket se nuk eshte pranuar nga Petriti. Ky person, me guximin e lavderushem qytetar ka shkuar me vullnetin e tij te lire dhe ka denoncuar kete porosi te re vrasjeje. Kete informacion mund ta konfirmoje Prokuroria.
Ky person menjehere duhet mbrojtur si deshmitar i drejtesise.
Nga disa media, analiste apo politikej, jam i habitur qe vazhdojne flasin per personin tim negativisht, sikur une jam kriminel ..
Une nuk pasur dhe nuk kam asnje problem me drejtesine, prandaj i bej thirrje ketyre personave te ndalin keto sulme te padrejta ndaj meje ,pasi duhet te marre fund politika e shpifjeve ne vendin tone.
Une do te vazhdoj te bej publike, sipas rastit, te verteta qe une mendoj se nuk demtojne hetimin dhe se ndihmojne daljen e se vertetes.
Ju falenderoj per mijera mesazhe qe me keni derguar keto dite. Ju jam mirenjohes.
Archives for March 2015
Ringjallja e një kufome politike
Nga Felix Steiner/
Presidenti i Komisionit Evropian Juncker, ka propozuar ngritjen e një ushtrie të përbashkët të BE-së. Me këtë ai me sa duket kërkon të impresionojë Moskën. Po kjo me siguri nuk do të arrihet, mendon Felix Steiner.
A ka Jean-Claude Juncker-i ndonjë libër historie të Evropës në zyrën e tij? Po ta ketë, do të bënte mirë të hapte atje kapitullin e Komunitetit të Mbrojtjes Evropiane. Është historia e një dështimi të trishtueshëm para më shumë se 60 vjetësh. Plani lindi – paralele interesante me sot – përballë një krize: në korrik 1950 Koreja e Veriut pati sulmuar me ndihmë kineze Korenë e Jugut, për ta bashkuar vendin nën sistemin komunist. Në Evropë ekzistonte frika se mund të ndodhnin gjëra të ngjashme dhe kështu lindi koncepti revolucionar, që forcat e armatosura të Francës, Italisë, Gjermanisë Perëndimore dhe të shteteve të Beneluksit të nxirreshin nga komanda e shteteve nacionale dhe të bashkoheshin nën një kryekomandë të përbashkët mbinacionale. Sipas parimit: vetëm së bashku jemi të fortë dhe i vetmuari nuk bëhet shumë i fortë – para së gjithash Gjermania, ndaj së cilës ekzistonte mosbesim i madh vetëm dhjetë vjet pas kohës së Hitlerit.
Heqja dorë nga sovraniteti është e vështirë për të mëdhenjtë
Megjithëse plani ishte në prag të realizimit vetëm katër vjet pas prezantimit, ai megjithatë dështoi. Dështoi në Parlamentin e më të fuqishmit shtet anëtar të asaj kohe – në Asamblenë Kombëtare franceze. Pse? Sepse ja që “Grande Nation” nuk donte të hiqte dorë në fund nga kaq shumë sovranitet. Veç kësaj, frika akute e luftës e verës 1950, në gusht 1954 ishte qetësuar.
Na lejohet në këtë kuadër të bëjmë pyetjen banale: çfarë duhet të jetë më ndryshe në Parisin e vitit 2015 nga Parisi i vitit 1954? Si për shembull planifikon ta vazhdojë Franca angazhimin e saj të gjerë në Afrikë, po të jetë BE ai që do të vendosë për të gjitha detajet? Fare! A do ta lejojë BE këtë angazhim? Me siguri jo! Propozimi i Junckerit dështon që në premisë, aty ku dështoi njëherë.
Kush do të vendosë për angazhimin e ushtarëve gjermanë?
Po nuk është vetëm Franca. Bundestagu Gjerman ka kompetencat më të gjera të miratimit nga të gjitha parlamentet në BE, përsa i përket angazhimit të Bundeswehrit. A e beson dikush seriozisht, që deputetët gjermanë do ta kalonin këtë të drejtë në një institucion të BE, pavarësisht nëse ai do të ishte Parlamenti apo Komisioni Evropian? Jo, propozimi i Junckerit nuk ka shans, edhe sepse argumentimi i tij është thjesht i gabuar. Politika e Evropës nuk të ngjall besim dhe me një ushtri të përbashkët do të mund t’i tregohej Rusisë se Evropa e ka seriozisht mbrojtjen e vlerave të BE, pohon Junckeri. Po çfarë do të ndryshonte me një ushtri të përbashkët? Një ushtri e përbashkët, angazhimi i së cilës përjashtohet kategorikisht që në fillim të një krize, nuk të frikëson më shumë se 28 ushtri nacionale, angazhimi i të cilave përjashtohet gjithashtu që në krye. Politika e Evropës nuk është e besueshme, para së gjithash, sepse politikanët e Evropës flasin shpesh me zëra të ndryshme dhe nuk shfaqen të bashkuar. Kur shumica p.sh. do ta izolojë Vladimir Putinin, por kur persona të veçantë e presin atë ose i bëjnë atij vizita!
Edhe problemi i potencës ushtarake të Evropës nuk ka të bëjë me organizimin kombëtar të ushtrive. Kur shtetet e BE sot ende nuk janë në gjendje të mbrojnë veten dhe janë të varura nga SHBA edhe më fort se në kohën e luftës së ftohtë, atëherë kjo thjesht ka të bëjë me faktin se askush nuk dëshiron të investojë paratë për këtë. Pikërisht këtu qendron edhe ajo që i tradhëton duartrokitjet, të cilat Junckeri i mori nga socialdemokratët e Gjermanisë: një ushtri e përbashkët krijon sinergji dhe mund të kursejë në këtë mënyrë shumë para. Sepse në këtë mënyrë mund të investosh edhe më pak para në siguri.
Shtetet e vogla kanë avancuar më shumë
BE mund të mësojë shumë nga shtetet e tij të vogla anëtare: shumica e tyre i ka specializuar trupat për lloje të caktuara armësh. Vetëm shtetet e mëdha, si Franca, Gjermania, Britania e Madhe, Spanja, Polonia dhe Italia vazhdojnë t’i mbajnë dyqanet e tyre me mallra të përzier, të cilat janë në gjendje të bëjnë nga të gjitha nga pak, por asgjë më si duhet. Organet përkatëse për ta avancuar edhe më tej një specializim të mëtejshëm të trupave në nivel të BE dhe të NATO-s ka kohë që ekzistojnë. Vetëm rezultatet e punës janë modeste deri tani. Tekat prej fuqie të madhe të fuqive atomike dhe të OKB-së pengojnë çdo përparim.
Një vërejtje e vogël e fundit për Jean-Claude Junckerin: që prej dhjetë vjetësh ekzistojnë Battlegroups të BE – një trupë e shpejtë ndërhyrjeje në Evropë dhe në zonat e krizës në Lindjen e Afërt dhe në Afrikë. Përgjegjësia kalon nga një komb tek tjetri, disa njësi madje janë të organizuara në mënyrë shembullore multinacionale. Vetëm: për t’u angazhuar nuk janë angazhuar kurrë Battlegroups në këto dhjetë vjet – gjithçka është çështje e vullnetit të përbashkët politik.(DW)
Tërnava: Nuk kemi gjak të njomë për të ujitur shkretëtirat e arabëve
“Nuk besoj që shkaqet ekonomike kanë ndikuar qoftë edhe te një person që ta marrë atë rrugë [Sirisë dhe Irakut], kam bindjen se ata janë të mashtruar”, thotë kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim Tërnava.
Radio Evropa e Lirë: Myfti Tërnava, në Kosovë aktualisht janë rreth 135 persona që janë nën hetime, për shkak të dyshimeve për përfshirje në aktivitete terroriste. Në mesin e tyre ka edhe imamë, që dyshohet se kanë nxitur radikalizmin dhe rekrutimin e luftëtarëve në Lindjen e Mesme. Sa është numri i saktë i këtyre imamëve?
Naim Tërnava: Së pari, se ka imamë në mesin e atyre, unë nuk e di, sepse këto janë vetëm disa të dhëna të cilat edhe unë i kam lexuar në shtyp. Mirëpo, nuk kam lexuar që ne mesin e tyre mund të ketë edhe imamë. Megjithatë, edhe kjo është e mundshme që në mesin e tyre të ketë edhe imamë. Por, kjo është punë që e bën shteti, që e bëjnë institucionet e shtetit dhe sigurisht që ato janë të thirrura dhe janë përgjegjëse për këtë që të shihet dhe të sigurojnë siguri brenda për brenda Kosovës, pavarësisht se kush mund të jenë ata.
Çdokush i cili tenton të destabilizojë vendin në çfarëdo mënyre qoftë ajo, edhe në aspektin tjetër fetar, siç kanë filluar tash të përdoren këto shprehjet “ekstremizëm, terrorizëm”…
Edhe ne si Bashkësi Islame, por edhe unë si myfti qëndroj pas asaj që ata njerëz duhet identifikuar dhe ata njerëz duhet që të shohin veprat e tyre të këqija që bëjnë në raport me shtetin dhe me ardhmërinë e vendit tonë dhe sigurinë e vendit tonë.
Bazuar në fenë dhe parimet islame, nuk lejohet assesi, në asnjë mënyrë, në asnjë kohë, asnjëherë që dikush në emër të fesë t’i bëjë keq vetes, t’i bëjë keq vendit të vet, t’i bëjë keq atdheut.
Radio Evropa e Lirë: Çfarë masash mund të ndërmarrë Bashkësia Islame në këtë drejtim? A keni kontroll mbi imamët, mbi ligjëratat e tyre në xhamitë anekënd Kosovës?
Naim Tërnava: Unë e kam thënë edhe më herët dhe po e ripërsëris edhe një herë se shtypi në Kosovë, ka shkruar shumë herë, dhe ka informuar opinionin për ata që po ndodh, edhe në këtë spektër. Por, unë mund të them më përgjegjësinë e plotë se Bashkësia Islame e Kosovës, ligjëratat të cilat mbahen nëpër xhami, e merr përgjegjësinë si Bashkësi Islame e Kosovës.
Derisa në jetën private të imamëve, nuk është punë e jona, se ku ata shkojnë, çka ata bëjnë pas orarit të punës. Ajo është punë që u takon institucioneve të shtetit.
Radio Evropa e Lirë: Është thënë shpesh se janë kushtet ekonomike dhe sociale ato që mund të kenë detyruar një numër të konsiderueshëm të qytetarëve të Kosovës t’ia mësyjnë Sirisë dhe Irakut, për të luftuar krahas Shtetit Islamik. Por, ka edhe të atillë që thonë se në pyetje është një ideologji që shkon përtej kushteve ekonomike dhe sociale. Ju si mendoni?
Naim Tërnava: Unë nuk besoj që shkaqet ekonomike kanë ndikuar qoftë edhe te një person që ta marrë atë rrugë. Unë e kam ketë bindje si myfti i Republikës. Unë kam bindjen se ata janë të mashtruar.
Kanë marrë këtë hap nga injoranca, nga mos dija. Mirëpo, mundet që edhe ata të jenë mercenarë, të paguar me para dhe kanë mësyrë atë rrugë. Rrugë e cila nuk përkon fare, asnjëherë me normat islame. Feja islame, është kundër asaj që po ndodh në Irak, asaj që po ndodh në Siri.
Dhe asnjë dispozitë e islamit, nuk lejon vëlla-vrasjen mes vete. Këto tortura, dhunime, krime që po ndodhin atje janë anti-njerëzore.
Janë anti-natyrës së njeriut, pavarësisht besimit që i takon, a në veçanti besimi islam që është paqe, i cili thërret gjithë herë në bashkëjetesë mes besimeve mes njerëzve, pa dallim ngjyre, pa dallim race, pa dallim gjuhe, pa dallim vendi, ngase islami thërret në bashkëpunim të njerëzve mes veti.
Duke pas para sysh se i madhi Zot thotë: “ O ju njerëz”, pra është fjala pa dallim gjuhe, ngjyre, feje, pa dallim vendi, që të gjithëve “ju kam krijuar nga një mashkull dhe nga një femër”.
“Ju kam bërë kombe, ju kam bërë fise të ndryshme, që ju të njiheni mes vete, të bashkëpunoni mes vete”, këtu është fjala, e jo të luftohet mes vete.
Sipas islamit, vrasja e një njeriu të pafajshëm është sikur me e vra tërë njerëzimin. Dhe bërja që të jetojë një njeri është sikur të kishe bërë që të jetojë mbarë njerëzimi.
Andaj të gjithë ata të cilët tentojnë që këto që po ndodhin atje t’i identifikojnë me islamin, ata gabojnë dhe nuk e njohin islamin.
Pra, këta janë disa të ashtuquajtur myslimanë, të cilët keqpërdorin, keqinterpretojnë islamin, për interesat e tyre individuale, grupore, klanore, ku ta di unë çfarë. Ekstremizmi, terrorizmi, fundamentalizmi, nuk ka të bëjë me islamin si fe.
Islami është krejt tjetër, kjo që po ndodh atje është krejt tjetër. Sepse, vetë fjala islam do të thotë paqe, lumturi, ardhmëri, progres, prosperitet, gatishmëri për bashkëpunim, mirëqenie. Të gjitha këto i ngërthen në vete fjala islam.
Radio Evropa e Lirë: Këta persona të cilët kanë shkuar në vatra të luftës, nga kush mendoni se janë mashtruar ose po mashtrohen?
Naim Tërnava: Këtë punë nuk e di. Mirëpo kushdo qofshin ata, kjo është punë e shtetit që duhet ta hulumtojë. Ai i cili ka ndikuar dhe ndikon në shkuarjen dhe humbjen e jetës së një të riu tonë atje, ndaj tij duhet të merren masa, qoftë ai edhe myftiu i Kosovës, qoftë ai edhe imam, qoftë ai edhe kryetar shteti, kryeministër, ministër. Kushdo qoftë, sepse mbi interesin e shtetit dhe të vendit nuk ka asgjë. Këtë duhet ta kuptojmë të gjithë.
Radio Evropa e Lirë: Shteti, organet e drejtësisë, a po bëjnë sa duhet në ketë drejtim? Përfshirë edhe juve si Bashkësi Islame?
Naim Tërnava: Ne jemi munduar me ato kompetenca që i kemi. Nuk mund të dalim nga lëkura jonë, siç thotë populli. Ne kemi bërë atë që është në kompetencën tonë për ta bërë.
Ndërsa, këto punë nuk janë punë që mund t’i kryejë Bashkësia Islame. Këto janë punë të shtetit.
Radio Evropa e Lirë: A po i bën shteti këto punë?
Naim Tërnava: Shteti është duke bërë diçka. Mirëpo, jo ajo që pritet të bëhet sa duhet dhe si duhet. Ka mundësi që të bëhet edhe më shumë, të punohet edhe më shumë në ketë drejtim. Për shembull, ne jemi pjesë e Evropës dhe unë besoj që Kosova duhet të marrë edhe modele se si kësaj çështjeje iu kanë qasur edhe shtetet tjera të Evropës, sepse numër i konsiderueshëm i atyre që marrin pjesë në këto luftëra në këto masakra janë nga të gjitha shtete e Evropës, e botës marrë përgjithësisht.
Kemi disa shtete që iu kanë qasur këtij problemi shumë mirë. Për shembull, po e marrim Danimarkën. Danimarka është një shtet në të cilin ata që janë kthyer nga ajo luftë, ka marrë dhe për çdo njërin ka caktuar nga një këshilltar – ta quaj kushtimisht kështu – nga një psikolog që të merret me ta dhe kanë bërë ri-integrimin e tyre në shoqëri.
Kjo është një punë e madhe, është një punë e mirë. Këto hapa duhet ndjekur edhe shtetet e tjera. Sigurisht edhe aprovimi i ligjit në parlamentin e Kosovës, që ata të cilët marrin këtë rrugë i pret edhe dënimi, është një ligj që unë dhe Bashkësia Islame e ka përkrah, sepse ne nuk kemi gjak të njomë që të ujisim shkretëtirat e arabëve.
Radio Evropa e Lirë: Shkuarja e shtetasve të Kosovës në vatrat e luftës në Siri dhe Irak, a mendoni se mund ta vë në rrezik bashkëjetesën dhe tolerancën ndërfetare në Kosovë?
Naim Tërnava: Ne jemi model që duhet ta ndjek bota mbarë sa i përket respektit ndërfetar në mes një kombi, siç është kombi shqiptar. Kushdo që tenton në këtë drejtim, qysh në hapin e parë është i dështuar.
Bashkësia Islame e Kosovës në këtë drejtim është një portë e hekurt mbi të cilën nuk mund të kalojë askush asnjëherë për të prishur marrëdhëniet ndërfetare, të cilat ekzistojnë jo vetëm në Kosovë, por brenda kombit shqiptar, kudo që ata jetojnë, brenda trojeve tona etnike shqiptare, por edhe në mërgatën e largët.
Ne do të bëjmë të pamundshmen që asnjëherë këto marrëdhënie tona të mira të mos lëkunden, edhe nëse dikush tenton t’i lëkund. Dhe unë jam shumë krenar që deri sot si myfti i Kosovës mund të them se nuk kemi dëgjuar asnjëherë që ne mesin tonë kemi pasur qoftë edhe ndonjë mosmarrëveshje të vogël ndërfetare.
E ajo që po ndodh se po shkojnë atje, e thashë edhe më herët, janë çështje me të cilat duhet të merret shteti.
Radio Evropa e Lirë: Ju sapo jeni kthyer nga një konferencë ndërkombëtare të mbajtur në Mekë, për të diskutuar luftën kundër terrorizmit. Cilat janë përfundimet e konference; sfidat me të cilat përballen sot shumë vende në botë?
Naim Tërnava: Lidhja Botërore Islame edhe vitin që shkoi, por edhe në këtë vit, ka pasur këtë konferencë të nivelit botëror, më të njëjtën temë “ Luftimi i Ekstremizmit, Terrorizimit dhe Fundamentalizmit” anekënd botës, kudo që paraqitet ky lloj ekstremizmi apo terrorizimi.
Duke u bërë me dije edhe në konkluzionet e fundit të kësaj konference katër ditore ku morën pjesë afër 100 shtete, u nënvizua mbledhja e tërë potencialit intelektual që ekziston në botën islame, por jo vetëm në botën islame, po kudo qoftë ai për të ndikuar te këta të rinj, të cilët janë mashtruar dhe e kanë keqinterpretuar dhe keqkuptuar islamin.
Duhet ushtruar ndikim tek ata që të largohen nga bindjet e tyre, të largohen edhe nga mashtrimet e mundshme që mund t’ua bëjë dikush, duke potencuar se kjo që po ndodh vërtetë nuk ka të bëjë fare më islamin.(Bisedoi:Anton Konjushevci)
Emigrantët e paligjshëm dhe patentat
Emigrantët pa dokumente në Kaliforni tani mund të ngasin makinën në bazë të një ligji të ri të këtij shteti. Më shumë se një milion njerëz pritet të aplikojnë për patentë. Dhjetëra mijëra emigrantë tashmë kanë aplikuar. Edhe pse Kalifornia nuk është shteti i parë me një ligj të tillë, ajo ka numrin më të madh të emigrantëve pa dokumente në Shtetet e Bashkuara.
Emigrantët presin për disa orë në radhë të gjata për të hyrë në këtë zyrë ku jepen patentat, por shumica e këtyre njerëzve, përfshirë Christian Alvaradon, nuk e kanë bezdi.
“Jam shumë i gëzuar. Kam pritur një kohë të gjatë për të marrë patentën”.
Alvarado dhe motra e tij me origjinë nga El Salvadori janë emigrantë pa dokumenta.
Ai erdhi në SHBA tetë vjet më parë dhe kjo është hera e parë që ai mund të aplikojë për patentë shoferi në Kaliforni. Pasi të dëshmojë identitetin e tij dhe qëndrimin në Kaliforni, të kalojë testin e shikueshmërisë, testin me shkrim dhe testin e ngarjes së makinës, ai mund të marrë patentën.
“Gjithmonë jemi të frikësuar nga policia. Ata mund ta marrin makinën dhe duhet të paguash për ta rimarrë atë”.
Zoti Alvarado në të kaluarën është kapur duke ngarë makinën pa patentë dhe u detyrua të paguante 800 dollarë, një dënim i madh për këtë kopshtar.
Para ligjit të ri, ai dhe shumë emigrantë pa dokumente i përdornin makinat pa patentë.
Ndërsa ligji i ri lehtëson frikën e shumë emigrantëve pa dokumente, por krijon edhe shqetësime të reja. Ata shqetësohen nga dorëzimi i informacionit personal në një agjenci qeveritare dhe frika nga deportimi në të ardhmen. Por zëdhënësi i Departamentit të Transportit në Kaliforni, Armando Botello thotë se njerëzit nuk duhet të shqetësohen.
“Departamenti i Transportit në Kaliforni nuk i ndan të dhënat me autoritetet. Kjo ndodh vetëm në raste të veçanta kur dikush është i dyshuar ose hetohet për një krim. Këto raste janë specifike dhe duhet të ketë një kërkesë nga autoritetet”.
Patenta e re duket si një patent e rregullt përveç një mbishkrimi ku thuhet “Mund t’i nënshtrohet kufizimeve federale”, pra ajo nuk mund të përdoret për të udhëtuar me avion apo për të hyrë në një ndërtesë federale.
Ana Garcia e organizatës Central American Resource Center thotë se disa emigrantë kanë një tjetër shqetësim.
“Ata kanë frikë se do të trajtohen ndryshe, ata kanë frikë se mund të diskriminohen apo se policët mund ta kuptojnë që ata janë pa dokumente dhe mund të njoftojnë autoritetet”.
Por jo të gjithë e mbështesin këtë ligj të ri, thotë profesor Dan Schnur.
“Argumenti kundër projekt-ligjit për patentat për shumë vite është parë si një shpërblim për veprimet e paligjshme”.
Por profesor Schnur thotë se opinioni publik në Kaliforni ka ndryshuar në favor të emigrantëve pa dokumente.
“Shumica e votuesve të rinj të bardhë janë në favor të reformës gjithpërfshirëse të imigracionit përfshirë çështjen e dhënies së patentave sepse ata janë rritur në një shoqëri më të larmishme kulturore sesa prindërit apo gjyshërit e tyre”.
Profesor Shnur thotë se me kalimin e kohës ndryshimet në qëndrimin ndaj ligjeve të imigracionit do të përhapen edhe në pjesën tjetër të vendit.(Kortezi:Zeri I Amerikes)
KONTRIBUT PËR ZHVILLIMIN E ARSIMIT NË TREVËN E VLORËS
Shkruan:MSC. Albert HABAZAJ/ studiues/
Ne Foto:Shkolla e pare Shqipe ne Vlore/
Historia e arsimit në qarkun e Vlorës është pjesë përbërëse me rëndësi e historisë sonë kombëtare. Si në mbarë Shqipërinë, sidomos në qytetet kryesore të vendit, edhe në Vlorë, arsimi lindi mbi një shtresë të pasur monumentesh të kulturës materiale dhe jomateriale (shpirtërore), si një vepër e gjenisë krijuese të popullit të krahinës së Vlorës, që, duke kaluar përmes furtunash shkombëtarizuese për mijëra vjet me radhë, diti të ruajë e të gdhendë më tej fizionominë e kulturës dhe të arsimit shqip me dinjitet kombëtar. Vlora ka dhënë një kontribut me vlerë historike përgjatë shekujve, ka krijuar dhe ka ruajtur visare të rralla monumentale në shërbim të edukimit dhe të arsimit shqip. Arsimi dhe edukimi në Vlorë ka një diagramë zhvillimi të dukshëm pozitivisht në hapësirë dhe në kohë. Një enciklopedi antologjike të mendimit kulturor për arsimin dhe edukimin në Vlorë i ka dhënë kësaj treve emërmadhe për historinë e arsimit kombëtar Prof. Dr. Bardhosh Gaçe, me monografitë e tij shkencore, me artikujt, punimet, kërkimet e studimet e shumta diturore. Për mbi 40 vjet, Bardhosh Gaçe, krahas punës titanike në fushën e etnokulturës dhe të albanologjisë, po jep një ndihmesë të rëndësishme për arsimin, me pishtarët e dijes, fillimtarët dhe vijuesit dritërues në qytet dhe në fshatrat e Vlorës, të etur për dije dhe liri. Botim pas botimi, vit pas viti e dekadë pas dekade, profesor Gaçe po e lartëson profilin e tij pedagogjiko- shkencor në përmasat e një personaliteti kombëtar. Disa nga monografitë e tij më të spikatura në fushën e arsimit janë : “Rapsodi Xhemil Veli Duka”, kushtuar luftëtarit për liri, arsim dhe këngë Xhemil Duka, 2000; “Dallgët joniane të jetës”, kushtuar atdhetarit, mësuesit dhe folkoristit Musa Muho, 2000; “Blerimi i mësuesit Besim F. Xhebraj”, 2007; “Rilindasi i Vlorës Ibrahim Abdullahu”, 2009; “Mbrëmje vere me Muço Delon”, 2011; “Mësuesi i Popullit Ibrahim Kushta”, 2012, etj. Veprimtaria kërkimore – shkencore e B. Gaçes ravijëzohet në këto piketa metologjike: dokumenta origjinale, monografi, dëshmi e botime, ekspedita vetiake dhe ekspedita kolektive, në grup, trajtuar në rrafshin kronologjik, si një vështrim në mënyrë të krahasuar. Ai është një eksplorator vigan, që di, si ai, të gërshetojë dobishëm vëzhgimin e palodhur në terren me punën këmbëngulëse në biblioteka e arkiva, brenda dhe jashtë vendit, duke iu referuar burimeve të mëparshme të botuara nga autorë shqiptarë dhe studiues të huaj. Nxjerrja në dritë të bardhë e arsimit në Vlorë, sidomos për periudhën, që kulmon me shpalljen e Pavarësisë Kombëtare, më 28 Nëntor 1912, është pothuaj meritë tërësore e studiuesit Bardhosh Gaçe, i cili, ndërkohë, u është mirënjohës autorëve të mëparshëm të historisë së arsimit në Vlorë, historianit Neil Shehu dhe Prof. As. Dr. Zeko Brako, të cilët botuan aq sa mundën dhe, për kohën, duhen falënderuar. Për këtë kontribut të jashtëzakonshëm, studiuesi Gaçe njihet dhe vlerësohet si kryemjeshtër i monografive të atdhetarëve të arsimit dhe të historisë së tij në rrjedhat e kohës. Pa hulumtimet e tij, Himara arsimore e shekujve XVI-XVIII do të na vinte e cunguar, me tjetër rrjedhë apo (larg qoftë) e tharë, aq më tepër nga fakti që portat e Mesjetës, për ne, nuk hapeshin dot, sepse ishin të blinduara nga barbarët dhe shumë të rënda. Misionarët bazilianë të Italisë, që punuan edhe për Shqipen në trevën e Himarës, gjatë asaj periudhe historike të tranzicionit të vështirë kulturor dhe fetar, ringjallen me veprën e tyre të jashtëzakonshme, falë ndihmës së këtyre emrave dritërues: Nilo Borgia e Matteo Mandalà, Jup Kastrati e Petro Marko, Bardhosh Gaçe e Shaban Sinani, Pëllumb Xhufi e Mimoza Hysa. Studiuesi B. Gaçe, me rigorozitet shkencor, në një nga monografitë e tij, na sjell tërë pamjen e një historie të papërsëritur për njeriun, mësuesin dhe këngëtarin e paharruar Xhemil Duka, që i përkiste njerëzve të shquar që bënë Shqipërinë, si Sh. Gjeçovi, F. Noli, L. Gurakuqi, J. Minga, H. Xhelo, H. Lumi, A. Rustemi dhe shumë mëmëdhetarëve të tjerë si këta. Me jetën e tij, Xhemil Duka u bë shembull i gjallë për të përparuarit e arsimit kombëtar, shkruan Profesori. Ndërsa për pionierin tjetër të arsimit kombëtar, Musa Muho, ai ndërton një përmendore të bardhë me shkronja drite. Atdhetari, mësuesi dhe folkloristi Musa Muho vjen në penën e autorit si një pishtar i shqipes, qysh në vitin 1913 (kur u hapën 10 shkollat e para shqipe në trevën e Vlorës) dhe bëhet shembul i mësuesit të talentuar deri sa mbylli sytë më 3 Nëntor 1981, si personalitet i arsimit në Vlorë. Në Vlorë dhe në Labëri flitet shpesh për figura të ndritura të historisë, kulturës dhe arsimit kombëtar, gjurmët e të cilëve shkrepëtijnë në qiellin e kohës sonë. Shpirti i tyre duket sikur bie një frymë shenjtërimi për brezat e rinj. Njëri prej lisave të blertë të Vlorës dhe të Labërisë ëshët mësuesi atdhetar Besim Feim Xhebraj, jeta e të cilit është një frymëzim kombëtar. Zjarri i tij u ndez qysh në shoqërinë “Shtizat e Qytetërimit” dhe “Mbrojtja Shkollore”, në demonstratën antimperialiste të Vlorës, 28 Nëntor 1919, në Epopenë e Njëzetës, me shoqërinë “Bashkimi”, në Paris, në Kuçovë, udhëve të dritës si mësues vizionar, si veprimtar i palodhur i arsimit kombëtar, me përkushtim idealisti. Me këtë profil na vjen ky personazhi i nderuar i monografisë “Blerimi i mësuesit” i autorit B. Gaçe. Me dashuri dhe vërtetësi shkruan autori monografinë e shkëlqyer “Rilindasi i Vlorës Ibrahim Abdullahu”. Sipas tij, ekzistencën e shqiptarëve si komb, Ibrahim Abdullahu e shikonte edhe tek përhapja e gjuhës shqipe, ndaj shërbeu si mësues shëtitës në Vlorë dhe në trevat e saj. Ishte ndër iniciatorët e çeljes së shkollës shqipe të Muradies më 1908, përkrahës i flaktë i Kongresit të Manastirit, si dhe i përhapjes së librave shqipe të rilindasve tanë. “Pa u kulturuar dhe pa mësuar gjuhën shqipe – thoshte Ibrahim Kushta, – nuk mund të fitohet qytetërimi i shqiptarëve”. “Mësuesi i Popullit Ibrahim Kushta” është një tjetër monografi e studiuesit të talentuar Bardhosh Gaçe, kushtuar mësuesit me kulturë të thellë dhe mendimit të tij pedagogjik, sepse I. Kushta përfaqëson një figurë emblematike të traditës së arsimit në Vlorë. Mesazhi që përcillet nga studimi i monografive për pishtarët e arsimit në Shqipërinë Jugperëndimore mund të përmblidhet me shprehjen: “Mësuesi ka në dorë fatin e shtetit dhe fytyrën e ardhme të Atdheut”. Në librin “Mbrëmje vere me Muço Delon”, na shpaloset mësuesi i diturisë dhe lufëtari i lirisë, shkruar me pasion e dashuri nga autori B. Gaçe, i cili ka patur fatin e madh ta njohë shumë mirë heroin e librit, të bisedojë gjatë me të, ta zbërthejë deri në detaje dhe të na e japë portretin e tij me fakte e dokumente në një monografi përfaqësuese, që ndriçon historinë dhe kulturën e Labërisë dhe më gjerë. Vlora dhe Labëria është një hapësirë me yje të ndezur, se nuk mund të jetë një hapësirë me yje të shuar, sepse në ato vise, ndër të tjera, trimëria e dituria binjake ishin të dyja, sepse pushka dhe pena prunë dritë përmbi bedenat e kështjellës së trimave për liri, pavarësi dhe përparim. Memoria arsimore në Vlorë emrin e Bardhosh Gaçes e ka të ngulitur thellë, sepse ai ka gdhendur me shkronja floriri apostujt e shkollës shqipe dhe kombëtarisë në Vlorë. Opusi monografik i B. Gaçes është i pari monument i historisë së arsimit në Vlorë dhe çmueshmëria e tij vlerësohet më tepër për faktin se e përmendi nga harresa letargjike, e riformatoi vërtetësisht dhe bëri pronë të botës shkencore shqiptare. Shkrimtaria kërkimore- shkencore e Prof. Gaçes përbën një tren në fushën e historisë së arsimit. Duke udhëtuar me trenin e tij të shkrimtarisë arsimore, na shfaqet në horizont ndriçimi i traditës së mëparshme të shkollës shqipe në Vlorë, tradita shkollore në Himarë, ruajtja e frymës rilindase ndër banorët e këtyre trevave. Fokuson në tej përhapja e abetares, e shkronjave shqipe, floririt e kaluar floririt për shqiptarët, që nga koha e Rilindjes e deri ë vitet 1920, me artikujt në gazetën ‘Mësuesi”, në revistën “Arsimi” etj. Ravijëzohen marrëdhëniet e Vlorës, Himarës, Kurveleshit, Mesaplikut, Dukatit e Topalltisë me shoqëritë patriotike të kohës deri në Sofje, në Bukuresht, në Stamboll etj, po ashtu artikujt e spikatur për Jani Mingën si orator e filolog. Dom Mark Vasa, Musa Çakërri, Murat Tërbaçi, Gani Iliazi, Peço Doko, Beqir Velo Kanina, etj., që shquhen si mësuesit e parë në fillimshekullin XX në Vlorë, vijnë të gjallë me mesazhet e tyre rilindase përpëmjet punimeve shkencore të studiuesit skrupuloz B. Gaçe. Nevoja për të nxjerrë monografi për këto figura komplekse për gjurmët arsimore, sidomos nga shek. XX e në vijim gjetën në penën e Gaçes harmoninë e admirueshme të koherencës me emocionin e fuqishëm. Gjimnazi i Janinës e i Shën Mitër Koronës qenë vatrat e përgatitjes së mësuesve të parë të Shqipes. Të gjithë mësuesit që bënë dritë për arsimin u arsimuan jashtë, në Janinë, në Kalabri… Kjo del edhe nga monografië për I. Kushtën, M. Delon, Xh. Dukën, B. Xhebron, M. Muhon, më marrëdhëniet e tij me H. Xhelon, J. Mingën etj. Nxjerrja në dritë e statusit të shoqërive kulturore – arsimore e letrare, si e shoqërisë “Opinga”, “Mbrojtja Kombëtare”, “Mbrojtja Shkollore”, ‘Shtizat e Qytetërimit”, “Lidhja e Djelmoshave” dhe “Shoqëria Letrare e Vlorës”, të cilat u krijuan dhe vepruan në vitet 1918 -1920, ka qenë një merak dhe realizim dokumentar, sipas kritereve shkencore në laboratorin e “Punëtorit të madh të kulturës së kombit”, siç e quan arbëreshi i shquar Antonio Bellushi studiuesin Bardhosh Gaçe. Një objekt i rëndësishëm i punës studimore të Profesorit ka qenë e ngelen elementët pedagogjikë. Ai veçon “Abetaret dhe Këndimet për Shkollën Fillore” të Jani Mingës dhe thekson se, askush tjetër përveç J. Mingës nuk bëri abetare e këndime në vitet ‘20 – ’30, kur njerëzit ende ishin analfabetë apo dinin vetëm turqishja (turçe, thuhej në popull). Abetaret dhe këndimet e J. Mingës patën përhapje jo vetëm në krahinat jugperëndimore të vendit, por në pjesën më të madhe të Shqipërisë. Për të shkruar këto monografi të çmuara autori ka përfituar nga dijetarët e mëdhenj të vendit, se rrinte me ta, i dëgjonte, i respektonte dhe mësonte prej tyre. Konkretisht ai ka patur kontakte me Musa Krajën, Shefik Osmanin, Koli Xoxen, Shaban Demirajn, Musa Vyshkën, Ali Xhikun, Zihni Sakon, Fatmir Agalliun, Vangjel Gjikondin (Mësues i Popullit, nga Lekli), Kozma Vasilin, Dhimitër Grillon, Nasho Jorgaqin, Jup Kastratin, Bedri Dedjen, Hamit Boriçin, Iljaz Gogën, sidomos në fushën e zhvillimit të arsimit, psikologjisë, pedagogjisë, metodologjisë. Kur Bardhoshi ishte mësues në Kukës, në vitet 1977-1980, i shkon për inspektim një ekip nga Ministria e Arsimit dhe nga Akademia e Shkencave, me Bedri Dedjen (sekretar i Akademsë së Shkencave dhe zëvendës ministër i Arsimit për kohën) dhe Prof. Sotir Temo. Panë një orë mësimi që Bardhoshi po zhvillonte në Morinë. Panë dhe fletoret e nxënësve të klasave të shtata e të teta, të cilët kishin mbledhur folkor. Model! Në konkluzionet, që bënë për Seksionin e Arsimit Kukës, zhvilluar në sallën e gjimnazit të qytetit, Profesor Bedri Dedja tha: “Tashmë, me mësues të rinj, të përgatitur në Universitetin e Tiranës, siç është dhe mësuesi i Morinës Bardhosh Gaçe, ku gjatë vëzhgimeve tona, kemi vënë re disa orë mësimi Gjuhe dhe Letërsie të nivelit të lartë metodologjik e arsimor, mund të marrin përvojë edhe shkollat e kryeqytetit” (edhe pse Morina qe një fshat i largët i verilindjes malore). Edhe në auditoret e Universitetit “Ismail Qemali” të Vlorës, ku jep mësim, Prof. Dr. Bardhosh Gaçe kujton me nderim pedagogët dhe dijetarët e mëdhenj E. Çabej, Sh. Demiraj, M. Domi, A. Kostallari, A. Uçi, V. Bala, Z. Sako, N. Jorgaqi, J. Xoxa, F. Arapi, me të cilët organizonin debate dhe diskutime të hapura, që bënin me auditorët e Universitetit për Letërsinë dhe Gjuhën, si dhe për marrëdhëniet e Shqipes me gjuhët e tjera të Ballkanit. Bardhosh Gaçe thekson mendimin, si tek artikujt për J. Mingën dhe monografia për I. Kushtën, se arsimi shqiptar ka tendencë oksidentale dhe shpërfaqet mendimi për prirjen e arsimit kombëtar e të shkollës shqiptare sipas modeleve gjermano – austriake dhe franceze. E kush më mirë se shpirti i florinjtë i akademikut (ende të pashpallur vetëm zyrtarisht) Bardhosh Gaçe do të na sillte të gjallë zgjimin e kujtesës kombëtare të shkruar përmes monografive shkencore për pionierët e arsimit dhe njëkohësisht luftëtarë të paepur të lirisë?!
Vlorë, e martë, 10.03.2015
- « Previous Page
- 1
- …
- 52
- 53
- 54
- 55
- 56
- …
- 80
- Next Page »