Nderim, në 90-vjetorin e vrasjes/
Nga: Prof. MURAT GECAJ/
1.Bajram Curri është bir i lavdishëm e i paharruar i Kosovës dhe i mbarë Shqipërisë. Ai e shkriu tërë jetën për lirinë, pavarësinë dhe përparimin e mbarë trojeve tona amtare. Lindi në një karrocë, në vitin 1862, në fshatin Krushtë e Madhe, gjatë rrugës për në qytetin e Prizrenit. Pushtuesit osmanë po i internonin familjen, nga Malësia e Gjakovës (Tropoja), si hakmarrje ndaj qendresës antiosmane të babait të tij, Shaqir Currit. Erdhi në jetë “i burgosur”, por kurrë burgun nuk e pa me sy dhe as nuk e lidhi kush, veç nëna në djep edhe pse armiqtë tërë jetën e ndoqën kamba-këmbës. Se ishte trim e trimëri merrte përherë nga populli ynë i pamposhtur e liridashës, për të cilin ai nuk kurseu asgjë, as jetën.
Rasti e ka sjellë që gjatë jetës jam njohur nga afër me bashkëshorten e tij, kreshniken Dervishe ose “Ajkunën”, siç e quante vetë Bajram Curri. Por i kam njohur nga afër dhe bijat e tij, nënë Feriden, në Tiranë e nënë Hajrinë dhe mbesat, Valdetin e Mimozën, në Shkodër. Kur shkoja për ndonjë arsye timen në këtë qytet të lashtë, gjeja kohë e kthehesha në banesën e tyre mikpritëse. Deri para disa vjetësh, kur u nda nga kjo jetë, aty jetonte e moshuar dhe nënë Hajria. Sigurisht, temë e bisedave tona ishte babai i saj, “Heroi i Popullit” Bajram Curri. Ndër të tjera, aty kam rikujtuar edhe tregimet e bashkëpunëtorit e babait tim, për të dhe të mjaft banorëve, në Malësinë e Gjakovës (Tropojë).
Në vijim të këtyre lidhjeve, më ka marrë në telefon nga Shkodra edhe mbesa e B.Currit, Mimoza Kraja. Ajo kishte një merak dhe amanet të nënë Hajrisë: “Mos e harroni asnjëherë gjyshin tuaj dhe kujtojeni me nderim çdo përvjetor të rënies së tij”. Me atë dhe bashkëshortin e Mimozës, jam takuar e kemi bërë fotografi bashkë, në Tiranë, gjatë festimeve të 100-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë, kur ajo ishte e ftuar dhe në Vlorë. Pra, ky shkrim është edhe vazhdim i një dëshire të vetë Mimozës, për gjyshin e saj të paharruar.
Në vitin 2011, u takova në Tiranë me studiuesen Lumturi Ristani (Përnaska). Ndër të tjera, ajo kishte fotokpjuar një dokumentt interesant. Ishte një bisedë e bërë nga historiani e “Mësuesi i Popullit” Zekeria Rexha, me mësuesit e nxënësit e Gjimnazit “Qemal Stafa” në kryeqytet, me rastin e 42-vjetorit të vdekjes së Bajram Currit, pra në mars 1967. Në këtë material, në 12 faqe të daktilografuara, prof.Z.Rexha hidhte dritë mbi këtë figurë të madhore të Kombit tonë, që nga prejardhja e tij dhe deri sa u vra, në Shpellën e Dragobisë, 90 vjet më parë.
2.
Siç tregonin bashkëkohësit, që në rininë e tij, Bajram Curri u dallua për zgjuarësi dhe gjallëri. Bashkëmoshatarët dhe ata që e njohën nga afër, tregonin se qyshë 10-12 vjeç i pëlqente të stërvitej me kalë dhe të godiste shenjën me gurë e më vonë me armë. I edukuar me ndjenjat atdhetare në gjirin e familjes, urrejtja për pushtuesit dhe çdo lloj armiku, iu kthye në nevojë jetësore.
Megjithëse provoi disa fatkeqësi familjare, Bajrami nuk e dha veten. Përkundrazi, gjeti forca për të punuar e luftuar më shumë për Atdheun. Nënë Feride Bajram Curri më tregonte: “Babës i vdiqën dy vëllezër, djem e vajza, por nuk u ligështua. Përkundrazi, u jepte forcë e zemër njerëzve, kur kishin halle. Më shumë kujdesej për të tjerët, se sa për vete. Baba ka patur muhabet të mirë, të shtruar dhe kurrë nuk rrinte pa shokë e dashamirë. Asnjeherë nuk ishte me nerva të ngritura, në jetën familjare e shoqërore dhe nuk dëshironte t’i dëgjonte të tjerët të bënin shamatë. Ishte shakaxhi dhe i pëlqenin kënga e muzika popullore. Zërin e kishte të bukur, melodioz; mendjen të hollë dhe ishte shumë zemërgjerë”.
Bajram Curri nuk pati shkollë, por ishte mjaft i zgjuar nga natyra dhe arsimdashës. Me kujdesin e tij, u çelën shkolla shqipe në: Gjakovë (më 1915), në Malësinë e Gjakovës dhe në Has e Lumë etj., në vitet ’20 të shekullit të kaluar. Me dhjetëra djem kosovarë i dërgoi për të vazhduar mësimet në Shkup, Kolgecaj e Krumë, në Tiranë dhe Elbasan. Duke e vlerësuar lart ndihmesën e tij në këtë fushë, në Kongresin e Arsimtarëve të Tiranës (më 1924), atë e zgjodhën kryetar nderi të tij etj. Siç e fikësuan studentët shqiptarë në një fotografi, tashmë të njohur, Bacë Bajrami pati si moto të jetës së tij: “Një për të gjithë, të gjithë për një”.
3.
Qyshë në rini, Bajram Curri doli në ballë të qendresës popullore kundër pushtuesve otomanë. Në Malësinë e Gjakovës ai mblodhi rreth vetes një çetë me luftëtarë të vendosur dhe u ndesh me ushtrinë e Mustafa pashës, duke i penguar që ta nënshtronin atë krahinë liridashëse dhe të mblidhnin rekrutë e taksa të shumta. Kjo veprimtari i shqetësoi pushtuesit, prandaj u përpoqën që ta afronin atë, me mënyra të ndryshme e duke i bërë lajka. Por atdhetari i madh nuk e ndërroi asnjeherë mendjen, pra qendroi i vendosur në luftën e tij të drejtë.
Kryengritjet e mëdha antisomane të viteve 1910-1912 i ngritën peshë zemrat e qindra e mijëra luftëtarëve, në Kosovë e kudo në Shqipëri. Veçanërisht, është e njohur veprimtaria e Bajram Currit gjatë kësaj periudhe, në krye të forcave kryengritëse të krahinave veriore, si Gash, Krasniqe, Bytyç, Nikaj-Mërtur, Shalë etj. Një qendresë e pashoqe u bënë pushtuesve në Qafën e Morinës dhe në prita të tjera, kur sulmoi ushtria e gjaneralit gjakatar Durgut Pasha. Ndërsa në Qafën e Prushit (ku të parët tanë farkëtonin armët kundër pushtuesve edhe sipas Akademikut Eqrem Çabej)) armiqtë lanë shumë të vrarë e të plagosur. Me guxim i udhëhoqi luftimet Bacë Bajrami për mbrojtjen e trojeve shqiptare edhe kundër pushtuesve serbo-malazezë.
Veprimtaria e tij luftarake u bë e njohur kudo, ku flitej shqipja, por dhe ndërmjet armiqëve. Janë mjaft domethënesë fjalët e B. Currit, sipas bashkëluftëtarit të tij, atdhetarit Hasan Prishtina: “Asht nji detyrë e shenjtë për me luftue kundra çdo anmiku dhe mos me pasë aspak pushkë. Lufta na u ka ba detyrë. Pra, duhet t’u dalim zot të drejtave tona dhe të shpëtojmëë prej robnisë”. Synim të jetës së vet kishte dhe edukimin e brezit të ri, me virtytet më të larta të shqiptarizmit. Kështu, bashkëkohësit tregojnë se u drejtohej kështu të rinjve: “Merrni vesh, djemtë e mij: -Kur një djalë shqiptar nuk ka besë e nder, kur nuk e do vatanin e vet dhe nuk vdes për të, ai nuk është shqiptar, ai është më e fundit vrimë e kavallit (fyellit)”.
Shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë, më 28 Nëntor 1912, Bajram Curri e priti me gëzim të madh. Por përsëri nuk e rreshti luftën e tij të vendosur kundër armiqëve, ndaj synimeve të serbomëdhenjve dhe të shteteve të tjera shoviniste fqinje. Mbështeti fuqimisht qeverinë e Ismail Qemalit, në Vlorë dhe më pas atë të dalë nga Kongresi i Lushnjës, e cila e emëroi Ministër Paportofol dhe komandant të Forcave Kombëtare. Duke e përshëndetur këtë gjë, përfaqësues të popullit i shkruanin atij, ato ditë:”E gjendmja e një burri me shpirt të thjeshtë, kombëtar, na jep një shpresë të madhe për Shqipërinë”. Ndërsa në fitoren e Revolucionit të Qershorit 1924, Bajram Curri luajti rol vendimtar. Ai udhëhoqi afër 2.000 forca kryengritëse, të cilët hynë me fitore në Tiranë.
4.
Por edhe pas dështimit të Revolucionit antizogist të vitit 1924, B.Curri e vazhdoi qendresën e vendosur në malet e Veriut të Shqipërisë, në mbrojtje të idealeve demokratike. Atje gjeti strehë të sigurtë dhe përkrahje të gjithanshme, nga malësorët trima e liridashës. Kudo la mbresa të pashlyera dhe te secili gjeti besnikë për kokë. Prandaj nuk është e rastit që, sa e sa familje atdhetare e bujare në Malësinë e Gjakovës, Dukagjin, Has, Lumë, Pukë, Dibër a gjetiu, e kujtojnë atë edhe sot e kësaj dite, mik e bashkëluftëtar të paharruar të shtëpive të tyre. Babai më tregonte edhe këto, për “kreshnikun Curr”: “Bajrami ishte burrë i pashëm, trupmadh, si lisi me rrema. Ta fitonte zemrën me thjeshtësi, urtësi e dashuri. Fliste me cilindo, bile edhe me fëmijët e gratë e moshuara. Ta dinte nderën e ishte mikpritës. Këtë gjë e kam provuar tek ai edhe vetë unë…(Bujan-Tropojë, 1968)”.
Armiqtë e gjurmonin që ta kapnin të gjallë “Dragoin e Dragobisër”, por nuk ia arritën dot qëllimit. Mjaft shtëpi malësorësh u bastisën, në atë dimër të egër të fillim-vitit 1925. Por nuk treguan asgjë për vendndodhjen e tij. Sapo përmendim këto fjalë, menjëherë na bien ndërmend vargjet-lapidar të një elegjie të njohur: “Thon’ u shtri e thonë u vra,/ po ti s’ vdiqe, or Baba,/ as te Shkëmb’ i Dragobisë,/ as te zemër’ e djalërisë…”. I shkroi me dhimbje e pasion Fan Noli, në përkujtim të “Tribunit të vegjëlisë”, B.Curri.
Po, si kishte ndodhur ajo epope legjendare? Siç thamë, armiqtë e ndiqnin Bajram Currin. Ai gjeti strehë në Alpet e Shqipërisë, bashkë me luftëtarët e vet besnikë. Shpella e Dragobisë u bë istikam i sigurtë për të, deri sa e rrethuan nga të gjitha anët. Atëherë, siç tregonin më të moshuarit, ai gjeti një shteg kalimi dhe u nis drejt një vatre mikpritëse të atij fshati. Por, papritmas, u ndesh në forcat armike. Ata qëllonin, por nuk donin ta vrisnin. Se kryeministri serb Pashiq,”hajni”, në bashkëpunim me tradhtarët vendës, kishin venë shuma të mëdha, 10 mijë franga ari, si shpërblim për atë, që do ta kapte të gjallë Kryetrimin. Lufta u bë e ashpër ndërmjet Bajram Currit, me pak veta dhe kundërshtarëve, që shkonin në front luftimi.
Ishte 29 marsi i vitit 1925. Fillim pranëvere. Bjeshkët kreshnike gjëmuan nga armët e paulura të “Dragoit të Dragobisë”. Por zogjtë e malit përhapën lajmin tragjik, “ma të idhtë se zana”, se, më në fund, kishte rënë “lisi me rrema”. Ushtimën e tij e përhapën me dhimbje të pazakontë valët e Valbonës ujëkaltër dhe Alpet e mbuluara me borë të përhershme. Ndërsa rapsodi popullor e përjetësoi me vargje të dhimbshme e kranare: “Bajram Curr, o Bajram Curr,/ emri yt s’ harrohet kurrë!/Të kujton gjithnjë Shqipëria,/ s’të harron përjetë Kosova…”. Shumë epitete e fjalë nderimi dhe vlerësimi i kanë bërë Bacë Bajramit, duke e quajtur: “Fatosi i lirisë së Shqipërisë”, “Dragoi i Dragobisë”, “Babai i vegjëlisë”, “Shqiponja e maleve shqiptare” etj. Emri i tij është përjetësuar në shumë shkolla e rrugë, në Shqipëri e në Kosovë dhe në qytetin alpin “Bajram Curri”.
Trupi vigan i Bajram Currit u mbulua me flamurin e lavdisë shqiptare; ai u kthye në simbol lirie e në Përmendore të bardhë, e cila përherë i fton brezat për atdhetarizëm, guxim e trimëri.
x x x
Në mbyllje të këtij shkrimi, dëshiroj të përmend një fakt interesant. Publicisti e studiuesi Gjon Neçaj, me banim në qytetin “B.Curri”, më 2011, ka shkruar në Internet edhe për ditëlindjen e B.Currit. Ai ka paraqitur aty, për herë të parë dhe të fotokopjuar, pasaportën e Bajram Currit. Ajo ishte lëshuar në Tiranë, më 4 shtator 1924, pra vetëm disa muaj para vrasjes së tij, për qëllim udhëtimi jashtë shtetit. Në këtë dokument, saktësohen përsëri: vendlindja, Gjakovë; emri i babait të tij, Shaqir dhe i nënës, Hava. Ndërsa datëlindje është shënuar viti 1866. Pra, kjo datë ndryshon me 4 vjet dhe nuk është e nëjtë me atë, që e kemi të publikuar në shkrime dhe libra të ndryshëm të deritanishëm. Mbetet për t’u verifikuar ky ndryshim, pra nëse është ndonjë “lapsus” i gjendjes civile, që e ka lëshuar pasaportën e Bajram Currit apo nuk është i saktë viti i lindjes, 1862, që është i njohur deri tani?!
Tiranë, 28 mars 2015
Archives for March 2015
SHFLETIM-FLETE DITARI
SHKRUAN:EGLANTINA MANDIA/
TIRANE,mengjezi i se Martes,9 Korrik,1996 Ora 10….
Presim autobuzin tek kafe Flora. Autobuzi vonohet dhe rruga jone Tirane -Sofje do te jete e gjate , sic duket e merziteshme,sepse na u dashka t’i biem rreth e qark,Ballkanit tone heroik.
Jemi nje grup i vogel i perbere nga Tinka Kurti,Artiste e Popullit,Rajna Kovacit,dhe une,te ftuar nga miqte e mi te shtrenjte : Natasha Lako dhe Mevlan Shanaj,atashe kulturor i ambasades sone ,ne Suedi, per nje tur takimesh,per librin tim,Sonata e Henes,Filmi dokumentar per Ramiz Kovacin,me skenarin e Rajnes dhe shfaqja e filmit artistik :Zemra e nenes” e Tinkes.Autobuzi ne fakt qe nje mikrobuz me7 vende dhe me ajer te kondiconuar.Sediljet te rehateshme dhe ne te lodhura na ze gjumi deri ne
kufirin me Maqedonine.Ne kufi pritem dy ore per kontrollet dhe tete ore
te tjera,ec e ec ,e s’ka te sosur neper pyll dhe bregut te liqenit deri
sa arrijme ne Sofje.
Nje djalosh teper i sjellshem na fut ne nje salle qe duket me teper si nje gazerme afer aeroportit te Sofjes.Bie shume shi,shi i ftohte sikur te qe vjeshte e vone ne Tirane.Ne u nisem nga korriku i kryeqytetit tone dhe jemi fare te papregatitura per kete lloj shiu e trishtimi me keq se ne memedhe ,qe here pas here e dredhin ethet e krizave butaforike. Me ne fund arrijtem prane:Balkan-Boing”qe na fton per rrugen e gjate Sofje-Stokolm.
Natasha me Mevlanin na presin ne aeroport. Edhe Stokolmi na priti me shi.Jemi te mallengjyer e te malluar.Nuk na pushon goja duke folur per Rikun , Petron(prinder te mire e te dashur te Natashes ) miqte e perbashket e plot gallata nga Kryeqyteti.
VAXJO -11,12 korrik,1996
Mevlani ka bere planin e turit tone dhe te nesermen ne oren 8.30 A.M.nisemi drejt Vaxjo.Zbresim ne juge,ne brigjet e detit Balltik,drejt Danimarkes, ne nje peisazh pyjor si ne Michigan.Udha eshte shume e bukur midis detit,qiellit dhe pyllit.
Ne oren 3,15 P.M hyjme ne qytetin e qete,paqesor dhe shlodhes Vaxjo,qe te duket cuditerisht i njohur dhe familjar,me katedrale e kisha,pastor shume modeste, biblioteken,shatrivanin ,si te qe nje enderr e enderruar moti.
Ai mengjez filloi me zymtesine e shiut e shnderua ne kete dite te bukur me diell.Na pret mesuesi i gjuhes shqipe,Ganiu ,me nje djalosh qe e quan “daja im”.Ganiu na con ne shtepi,per tu shlodhur ku njihemi me Driten,nusja dhe nena e kater vajzave,me bujarine e zemergjeresin, karakteristike kosovare .Shtepia eshte e thjesht,po te emocionon ngrohtesia dhe nderimi per Rilindasit.Fotot e zmadhuara te Naim Frasherit,Ismail Qemalit,emrat e vajzave Vlora dhe Vjosa,te rrethojne me ndjenjen e mirseardhjes.Keto gra te urta,i rrisin dhe i mekojne famijet e tyre,jo vetem me qumeshtin e gjirit.
Pasdite ne oren 7P. M. zhvillohet takimi i pare i aktivitetit te perbashket,ku na presin te gjithe me shume dashuri e respekt.
Violina e pare eshte Tinka me filmin ,ZEMRA E NENES . ( Prodhim i vitit 1993. Regjia: Besnik Bisha, Skenari: Nexhat Tafa, Producent: Albafilm Studio. Muzika: Mira Meçule. Aktorë: Tinka Kurti, Ermira Gjata, Ilir Bezhani, Bledar Pupi, Pranvera Veizi.)
“Nje grua plakë (Tinka Kurti) jeton vetëm. Fëmijët e saj kane ndërtuar jetët e tyre dhe vinë e vizitojne rrallë. Lidhjet me miqtë kane humbur prej kohesh Të vetmin mik ka nipin e saj. Në këtë vetmi ajo ka ndërtuar një jetë të veçantë. Përfytyron femijët, nipërit, mbesat dhe përpiqet t`i gjallërojë duke ndërtuar kuklla për sejcilin prej tyre. I vendos në divan rreth dhomës dhe bisedon çdo ditë me ta.. Vjen një çast dhe të gjithë grumbullohen rreth saj për t`i trashëguar pasurinë. Ajo ia beson nipit Erionit ,testamentin për këtë “pasuri”. Nuk ka se ç`tu japë veç shpirtit.
Auditori eshte teper heterogjen,nga intelektuale te shquar si piktori,Shyqyri Gjurkaj, e deri te gjyshet e gjysherit, qe i kane sjelle djemte nga Kosova, ne ate gjysem parajse.
Sigurisht qe filmi binte ne kontrast me kete ambjent ,po oratoria e Tinkes e zbuti pak hutimin,ndersa ne, me vone, qeshem sa u shkulem, me paditurine tone.
Shyqyriu na ftoi per nje caj ne shtepine ,ku njohen nusen e vajzen,te dyja plot finese e mencuri.
Ishte nje kenaqesi e vertete te shihje studjon e tij,vecanerisht vizionin ultramodern te frymezuar nga GURI.Guri i varur,guri i burgosur,guri murrane.Piktura e tij , lidhur ngushte me gurin, me qendresen e Gurit shkembor , qe nuk e shkaterron asnje stuhi,apo shi
gjaku qe i bie nga qielli a Toka.
Piktori dhe akademiku, Gjurkaj kerkon vetvehten tek qendresa e tokes se
premtuar ,te cilen e sheh ne syte e njerezve, shkruar nga tragjedia e
gjakut nder shekuj, ndersa nje filiz i gjelbert shprese deperton
thelle,thelle ne zemer.
Malmo-13,14 Korrik,1996
Ganiu me Shyqyriu na shpien ne Malmo,beme mbi 200km rruge,nene
shushritjene pylli e detit,pyllit dhe gjumit ,qe na nanuriste here pas
here sidomos mua ,qe me ze makina.
Na priten antare te shoqates “Kosova”qe na shetisin neper qytet, para se
te filloje aktiviteti,Selvia,nje grua energjike,e shkathet na shpie deri
ne kufi me Danimarken ,qe na kujton princin e palumtur Hamlet,”Te rrosh a
te mos rrosh,kjo eshte ceshtja!”
Dy qytetet jane aq afer, si Pogradeci me Shen Naumin.
Grate e shoqates”LIRIA” jene shume aktive dhe ne oren 6 P.M.fillon
aktiviteti.
Tinka brilante si gjithmone rrefen per rolin e saj me te dashur nene
Pashakon.Japim edhe dokumentarin e Rajnes per te atin,Ramiz Kovacin.
Grate e shoqates Liria te drejtuara nga Fatimja,na nderojne duke e
quajtur sektorin e tyre te muzikes “Ramiz Kovaci”dhe sektorin e
Teatrit,”Tinka Kurti”.
Jemi mysafire tek Zenel Peposhi.qe ka nje shtepi karakteriste thuajse e
tera e punuar me dru ,me nje verande sere lulesh ,e tera xham,ku pine
kafene me zonjen e tij fisnike,dhe ne dimer shohin boren,qe i kujton
Lusen e Kukesit,ku ka Lindur.Zejneli eshte nje natyre teper e ndjeshme
poetike,ka botuar edhe dy libra me poezi.Po eshte edhe nje aktivist i
cmuar i te drejtave te njeriut
Peposhi, u denua nga regjimi komunist, sapo doli nga burgu shkoi ne
France. në mërgim i bindi mërgimtarët në Paris të formojnë Frontin e
Rezistencës Antikomuniste (FRAK-un).
Në këtë formacion anëtarësohen edhe kosovarë, të zhgënjyer nga qendrimi
pasiv i Tiranës zyrtare dhe mosreagimi në forume ndërkombëtare . Njera
nder sferat e angazhimit te ketij organizmi te mergates ,ishte
grumbullimi i materialeve te dokumentuara per organizatat e te drejtave
te njeriut, pasuar nga shkrime neper gazeta, demaskuese me fakte
torturash e keqtrajtimesh deri ne shtate breza,njekohesisht edhe
demostrata te perbashketa.
Ndaj shtepia e tij dhe dhoma e miqve ishte gjithenje plot me njerez,qe
bisedonin me veprimtarin,intelektualin,dhe poetin Zenel. Zeneli kish
deshire te shkruante edhe Kujtimet e tij ,ne qofte se do kish kohe te
mjaftueshme, per vehte.
Goteborg ,15 Korrik ,e hene,1996
Kemi 6 dite qe udhetojme pa pushim, levizim nga nje qytet tek tjetri me
miq te shoqatave kosovare,si te mbanin torcin olimpik ne dore.
Kemi ardhur vertet ne Suedi, po eshte hera e pare qe ulemi gju me gju me
popullin tone ,qe e kemi te pragu i deres pa patur mundesi ta shohim,te
flasim ,te njihemi me njeri tjetrin si vellezer gjaku qe jemi, ndaj nuk
na lodhin as rruget e gjata,as aktivitet e ngjeshura njera pas tjetres..
Udha nga Malmo,pika me e larget e jugut Suedez, ishte me te vertet shume
e gjate,ndaj aktiviteti ishte lene per te nesermen.
Bedriu, qe erdhi te na marre ,me Taxi kesaj rradhe, ishte shofer
profesionist,qe punonte vullnetarisht per ne, ate pasdite . Göteborg
është qyteti i dytë më i madh në Suedi. Popullsia në këtë qytet arrin
shifrën prej gjysmë milioni., dhe qyteti i pestë më i madh në rajonin
nordik me mbi 500 000 banorë në zonën urbane, dhe mbi 940 000 në
rrethinen e Göteborgut. Qyteti është i vendosur në bregun perëndimor në
gojën e Göt adhe u themelua me iniciativën e Mbretit Adolf Gustav II i
1621 . Në vitet 1800 Göteborgu u industrializua në pjesë të madhe me
ardhjen e anglezëve, dhe gjatë kësaj kohe Göteborg kishte nofkën “Little
Londër”na shpjegoi Bedriu qe kishte guiden Turistike dhe njihte qytetin
ne pellembe te dores.Zoteronte 6 gjuhe te huaja.Djaloshi 30 vjecar,i sapo
martuar ate vit, qe bere baba vetem pak muaj me pare , me
vogelushen,Arberesha.
Ishte dite e diele,pas pak do te perendonte dielli, ndaj Bedriu ngutet qe
te shohim sa me shume cudira te ketij qyteti, qe ai e dashuron ne
kuptimin me te mire te fjales.
“Ky eshte qyteti i enderrave te mia.Ketu jemi 8 vellezer e motra kemi
edhe prinderit,jetojme te gjithe neper apartamentet tona,po jemi te
gjithe ne nje bllok.
Sonte do te jeni musafiret e mija.Dhe nusja ime eshte lajmeruar e do ta
pelqeni, jo vetem pse e quajne edhe ate Bedrie.”
Dhe me te vertet sapo hyme ne shtepi dhe Bedriu e puthi ne buze nusen e
tij,e kuptuam se ajo ishte nje fole e bukur dashurie,besimi dhe
shprese.Bedria kishte mbaruar fakultetin e letersise ne Universitetin e
Prishtines,shkruante poezi,e ushqente me gjumesht gjiri me nje kenaqesi
te vecante vogelushen tre muajshe,enderronte te shkruante nje roman per
kusheriren e saj 21 vjecare, qe vrau veten,vetem sepse prinderit dhe i
shoqi e benin fajtore,se lindi nje femije antikapat.
E gjithe lodhja e udhes na fluturuoi sakaqe,nga ky cift i gezuar, i
lumtur me nje vizion aq te hapur per jeten!.
Norkoping,16 Korrik,1996
Rrugen nga Goteborgu per ne Norkoping e beme me Sejdulla
Haxhimehmetin,nje djale i heshtur,rreth te dyzetave,qe merrej me
sport,pra ishte trajner e mik i vjeter me Bedriun.
Me nje fjale stafeta e jone qe ne duar te sigurta.Kjo ishte dita e
fundit e turneut me nje vrap te papare,ku na prisnin udheheqesit e
shoqates Fahredin Berisha dhe njohesi perfekt i gjuhes shqipe Ullmar
Qvick,perkethyesi i letersise sone nga shqipja ne suedisht, dhenderi
shqiptar,martuar me Samken cupen e mencur e te bukur kosovare,qe ishte
shtatzene,pra po vinte edhe nje femije shqiptaro-suedez ,per ta bere
lidhjen me te forte dhe te pandashme.
Takimi ishte i nje niveli shume te larte.Erdhi edhe Mevlani qe te na
merrte.Samka kishte shtruar nje sofer shume elegante sipas stilit
Suedez,qe vetem nje nuse e dashuruar dhe kulturuar ne kulmin e bukurise
se saj,mund ta bente per te nderuar bashkeshortin dhe veten.Natasha qe e
kishte mik Ullmarin me tregoi jeten e tij.Kishte lindur në Kristinehamn,
në rrethin e Vermlandës, në vitin 1934. Gjimnazin e kreu në 1953 dhe
shkollën pedagogjike në vitin 1957. 40 vite në profesionin e arsimtarit
në shkolla të ndryshme të Suedise. profesioni tjeter
recensionist -kritik dhe përkthyes.
Njeri i gjalle shume energjik Ishte kenaqesi ta degjoje shqipen e tij
jashtezakonisht korekte,per te cilen e ndjente veten krenar,si kish
filluar me kenget ne radio,e me vone me nje vullnet te hekurt e kish bere
program te gjithe jetes.
Burre me karakter,qe fati i a solli ne kohe te veshtira te ndihmonte
bashkatdhetaret e Samkes me c’te mundej dhe te ndjehej gjysem shqiptar
per shkak te familjes se re e rrethit te saj.
Ky turne qe me teper se nje fantazi per ne, ne saje te Mevlanit dhe
Natashes, qe kishin programuar cdo hollesi.
Brenda nje jave ne Suedi na dukej sikur kishim kohe ,qe vinim rrotull ne
ato vise,si te qeme aq larg, po njekohesisht edhe shume afer
ATDHEUT,midis njerezve tane .
U kthyem ne Stokolm plot energji e gezim per kete fat te rralle qe
patem.Per ta plotesuar kete ndjenje do u jap lexuesve te mij nje fragment
nga nje studim i Ullmari vite me pas:
Kjo është kumtesa ime për Seminarin XXIII Ndërkombëtar për Gjuhën,
Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare më 15-27 gusht 2004.
SUEDIA DHE SUEDEZËT NË VEPRAT E SHKRIMTARËVE SHQIPTARË
Shqiptarët dhe suedezët jetojnë larg njëri-tjetrit, dhe historikisht
marrëdhëniet midis vendeve ballkanike dhe skandinave kanë qenë të pakëta,
në krahasim me marrëdhëniet midis Skandinavisë dhe viseve të tjera të
Evropës. Në të kaluaren skandinavët në përgjithësi nuk kanë parë
territoret ballkanike si të vlefshme nga pikëpamja ekonomike, strategjike
ose kulturore.
Shkaqet e këtij qëndrimi janë të llojllojshme, nuk do ti prek këtu, sepse
kjo do të ishte një diskutim jashtë kornizave të kësaj kumtese. Në fund
të diskutimit letrar, me të gjitha të dhënat brenda temës, do të përpiqem
të analizoj mundësitë dhe kufizimet e kritikës letrare përsa i përket një
teme specifike si e imja – Suedia dhe suedezët në veprat e shkrimtarëve
shqiptarë
(FRAGMENT,PJESA E FUNDIT).
Më ka mbetur vetëm një tekst për të trajtuar në kumtesën time.
Ky tekst është një fletë nga Ditari i Musine Kokalarit. E gjejmë në
biografinë e Musinesë, “Sonata e Hënës” nga Eglantina Mandia (Tiranë,
1995). Këtë tekst më dha për përkthim Natasha Lako në lidhje me Javën e
kulturës shqiptare që u mbajt në Pallatin e Kulturës të Stokholmit po atë
vit. Pas prezantimit tim të ditarit të Musine Kokalarit u interesua për
këtë tekst edhe Shoqata e shkrimtares Selma Lagerlöf dhe më dha një
honorar për përkthimin. Një nderim posthum për një intelektuale të vyer,
jeta e së cilës u bë vuajtje pa fund…
Musine Kokalari, e para shkrimtare femër në Shqipëri, në fund të Luftës
së dytë botërore hapi një librari në Tiranë, dhe pikërisht atje gjendet
Musineja më 18 shkurt të vitit 1945, kur ajo do të shkruante në ditarin e
vet për Selma Lagerlöf-in, laureate të Çmimit Nobel për letërsi. Një vit
më vonë u arrestua Musineja, dhe në korrik 1946 ajo u dënua me njëzet
vjet burgim nga gjykata ushtarake e Tiranës si ‘sabotatore dhe armike e
popullit’. Vërtet ajo ishte një nga themeluesit e Partisë Socialdemokrate
Shqiptare, dhe si e tillë ajo guxoi të kritikonte komunistët për sjelljet
e tyre dikatoriale dhe terroriste në qeverisjen e vendit. Ajo grua e
talentuar u poshtërua, u shkatërrua nga regjimi i Enver Hoxhës, duke
kaluar18 vite në burgun famëkeq të Burrelit, dhe që nga viti 1964 deri sa
vdiq Musineja në vitin 1983, u detyrua të punonte fshesare në qytetin
Rrëshen të Mirditës. Turp i madh dhe një krim që nuk do të falet kurrë!
Më falni për emocionet jo shkencore, por tema të tilla nuk mund të
përshkruhen me fjalë të thata.
Ditari i Musine Kokalarit për datën 18 shkurt 1945 fillon me një
përshkrim të situatës: “Dita e vdekjes për 17 veta. Plagë të reja që
hapen, lotë që po derdhen. Lotë mjerimi që s’kanë të pushuar, se plagë të
reja të tjera do të hapen dhe s’lenë as të vjetrat të mbyllen. Hija e
vdekjes mbulon qytetin. Drithma i shkojnë në trup çdo njeri. Ngjajmë me
gjethet e pemëve që era i lëkund. Një e nga një po ikin e ikin. Një e nga
një po na lënë. Kënga e vdekjes u përhap kudo dhe po hyn shtëpi më
shtëpi. Ka më tepër se një mot që ka nisur me të madhe dhe nuk dihet se
ku do të vejë dhe ku do të mbarojë. Pse heshtin njerëzia? Pse nxijnë
rrugët e Tiranës? Mos vallë zemra ime e zezë, që kullon gjak i sheh
kështu? Pse shtëpia më duket e ftohtë dhe çdo gjë pa shpirt? Fytyrave
tona çdo ditë e më tepër u shtohet një rrudhë. Çdo ditë më të zbehta dhe
me flokë të thinjura, nuset. Plaga e shpirtit çdo ditë ftohet dhe kështu
dhëmbja dëgjohet më shumë. Dhëmbja shungëllon në boshllekun e shtëpisë
sonë të ftohtë.”
Musine Kokalari kishte një dhëmbje të thellë personale: Më 12 nëntor 1944
u ekzekutuan pa gjyq dy vëllezërit e saj, Mumtaz dhe Vejsim nga
komunistët. Kjo vrasje, sipas intelektualit Andrea Varfi, kishte qenë një
strategji e caktuar, zëri i së cilës u ndie edhe në Tivar. – Nuk do të
dimë kush ishte fajtor drejpërdrejt – Enver Hoxha, Mehmet Shehu ose
këshilltarët e tyre jugosllavë. –
Notat e hidhërimit në ditarin e Musinësë natyrisht kanë të bëjnë edhe me
këtë ngjarje. Në Ditarin e saj Musine Kokalari tregon se si largohet
shpirtërisht nga mjedisi e terrorit dhe ankthit, duke lexuar në librari
“Novela suedeze” të Selma Lagerlöf. Musineja mahnitet: “Penda e saj nuk
shkruan, po i bie telave që tingëllojnë muzikën e ndjenjave të zemrës.
Fjalët e saj i ngjajnë poezisë stolisur me mijëra zëra, ku natyra merr
pjesë, sheh, këndon dhe qan me njerinë bashkë.” Ajo lavdëron suedezët që
paraqiten në veprën e Selmës: “një këngë e pa prerë, që lidh zemrat e
njerëzve të një populli të qetë, që do paqen, kënga e dashurisë….
Pasqyra e gjallë e një populli të thjeshtë, të ndershëm, i lumtur dhe në
varfëri, kur zemra është e kulluar si ujët e krojve. Pasqyra e një
populli me ndërgjegje, ku edhe fukaraj, që është keq për bukën e gojës, e
ruan dhe nderon mikun dhe shokun.”
Në këtë rast dua të vërej, se Musineja interpreton rrëfimin përrallor të
shkrimtares për njerëzit në krahinën time të lindjes, Vermlanda, me një
idealizim disi të tepruar. Mirëpo, pak më tej, mendimet e Musinesë për
popullin tonë bëhen më realiste, kur ajo shkruan për marrëdhëniet midis
njeriut dhe natyrës vermlandeze: “Njerëz që me vetminë e natyrës nuk
rrojnë vetëm, se kanë një botë të brendshme të pasur, të cilët edhe në
gjënë më të vogël të natyrës gjejnë bukurinë e pashoqe: shushurimën e
krojeve, këngën e zogjve, fërshëllimin e erës, që tund degë dhe lëkund
gjethë, bukurinë e luleve me erë të mirë dhe dëborën në dimër, që vesh
çdo gjë me petkun e saj të bardhë, si nusja atë ditë, që le derën e
babait për të vajtur tek shoku i jetës.” Ky citim bën të qartë, se
Musineja e ka kuptuar plotësisht mentalitetin e suedezit në lidhje me
natyrën, një mentalitet që pjesërisht ruhet edhe sot.
Dhe shënimet e Ditarit të saj mbarojnë me këto fjalë shumë
prekëse:”Dashuria – burim i jetës na prek dhe na bën të mendojmë si ajo,
na bën të mendojmë që edhe ne, ta kemi një vend-Atdhe si i saja, që na e
përshkruan. Dhe në mos është ashtu si duket në shkrimet, ajo ka treguar
se si vendi i saj, të gjejë rrugën më të drejtë për të qenë të lumtur.
Të punojmë për të mbjellur farën e lirisë, ku respekti i çdo njeriu të
jetë gjëja e parë. Dhe individualiteti i mbrujtur mbi baza të shëndosha
morali në çdo krijesë është ideal. Një ideal që nuk i largohet
realitetit, po që i vjen në ndihmë duke rrojtur me nder dhe me djersën e
ballit. Një ideal me virtytet më të larta dhe me ndjenja njerëzore!”
Dhe në këtë rrugë që na tregoi Musine Kokalari jemi ne sot. Sepse idealet
e lirisë dhe të mbrojtjes së të drejtave të individit duhet të jenë aq të
gjalla edhe në botën tonë të tanishme. Në Suedi, në Shqipëri, në Kosovë,
kudo.
Tani dua të vështroj këtë studim letrar nga pikëpamja e temës së sesionit
shkencor të seminarit “Kritika letrare dhe periodizimi i letërsisë.”
Besoj se për një studim specifik letrar, periodizimi nuk mund të ketë
shumë rëndësi. Më me rëndësi është të përqëndrosh vëmendjen te rrethanat
shoqërore dhe politike në të cilat veproi shkrimtari, rrethana të cilat
kanë ndikuar konkretisht në formën dhe përmbajtjen e veprës së tij. Për
mua ka qenë i udhës të shqyrtoj edhe korrektësinë faktike në përshkrimin
e lëndës, ose si në rastin e Musine Kokalarit, emocionet e ngjallura nga
materiali thelbësor (romani i Selma Lagerlöf-it) duke i vështruar në
përputhje me realitetin e kohës.
Mirëpo, një faktor që shpesh harrohet është pozita e kritikut letrar si
ndërmjetës midis shkrimtarit dhe lexuesit. Pushteti i kritikut është
mjaft i madh. Duke shkruar shpesh recensione me vlerësime për librat në
revistën e Shërbimit suedez të bibliotekave, unë jam i vetëdijshëm për
këtë pozitë, për rëndësinë e kritereve të shëndosha në rolin tim si
kritik-recensues. Nga recensioni im varet në shumë raste suksesi (ose
mos-suksesi) i përhapjes së librit në shqyrtim nepër bibliotekat e
Suedisë, dhe ndoshta kritiku letrar, si faktor subjektiv, mund të ketë më
shumë rëndësi se faktorët objektivë (çmimi, lënda, pozita e shkrimtarit,
tirazhi etj.).
Musine Kokalari ëndërronte Suedinë, ambientin e bukur dhe të qetë ku
jetoi dhe veproi Selma Lagerlöf, por mundësitë e saj për të parë vendin
tonë u shkatërruan nga tragjedia e saj personale e cila ishte edhe
tragjedia e vendlindjes së saj.
Ajo motër e Gjergj Elez Alisë siç e quan Eglantina Mandia, nuk erdhi
kurrë në Vermlandë. Unë mendova për të para dy-tri vitësh, kur bëra një
vizitë me bashkëshorten time, e cila është me burim kosovar, motrën e saj
dhe vajzat tona, për të ushtruar sportin e dimrit pikërisht në atë pjesë
të krahinës ku gjendet shtëpia e Selmës.
Gratë dhe vajzat u kënaqën në natyrën e bukur vermlandeze, me liqene,
lugina dhe male të larta me pyje të dendura, merreshin me slalom sikur në
malet e Brezovicës….
Bashkimi midis popujve ka shumë faqe, dihet, dhe me këtë kumtesë jam
përpjekur të ju tregoj se si letërsia shqipe ka dhënë një kontribut të
vlefshëm për të mirën e miqësisë suedezo-shqiptare. Dhe kjo, më në fund,
është edhe një detyrë në duart e kritikut letrar: Në lidhje me përkthime
me material jetik letrar nga një vend, kritiku mund të analizojë nëse
libri në shqyrtim ka vlerë për ti dhënë lexuesit mbresa, gjykime dhe
pikëpamje nga mjedisi i përshkruar.
Kjo natyrisht duhet të bëhet nën kontekstin e egos letrare të veprës.
Për kontributin e shkrimtarëve të shqyrtuar në këtë studim për të
transmetuar një element pozitiv suedez në botën letrare shqiptare kam
pasur një kënaqësi të veçantë të informoj lexuesit suedezë në librin tim
dokumentar “Mera hjältemod än vete” – Më shumë heroizma se grurë – që
gjendet në shtyp.
Ullmar Qvick
NORRKÖPING, SUEDI NË GUSHT V.2004
Stokolm ,e merkure 17 korrik, 1996
Dita e fundit qe na ka mbetur.Dalim neper qytet per te pare e per te
blere.Mevlani, fisnik si gjithemone ,nxiton te na bej ca foto,qe na
mbeten kujtimet e vendeve me te bukura te Stokolmit , nga kendveshtrimi i
nje kineasti te talentuar si ai.
Stokolmi eshte edhe nordik edhe teper europjan.Na beri shume pershtypje
muzeu i aktores Greta Garbo.Roli i saj i Ana Karenines,eshte i pa
arritshem,Felini,Teatri mbreteror.
.Shkojme edhe ne muzeun e mbretit ne Drottningholm Palac,shtepia e
familjes mbreterore deri ne vitin 1981,qe u be Muze.
Shetisim edhe ne Parkun e mahnitshem ne mes te bukurive te natyres dhe
bukurive te krijuara nga dora e njeriut.
Mevlani nxiton te marre fotot e lara dhe na dhuron sejciles nga nje
Album.Percollem Tinken dhe Rajnen per ne aeroport,meqenese une vendosa te
qendroj ca dite me shume, per te mbaruar aktivitetin e Natashes ne
Norvegji.
Natasha eshte bere shume e njohur ne keto ane.Ullmar Qvick ka shkruar
keshtu per Natashen:
“Një fakt disi çuditës është mungesa e elementit suedez në veprat e
shqiptarëve të cilët kanë jetuar dhe jetojnë si mërgimtar në Suedi. Si
duket dëshira e tyre për të shkruar ka qenë e lidhur me mallin për
atdheun e humbur, përkohësisht ose përgjithmonë… Shumica e mërgimtarëve
shqiptarë erdhën në Suedi nga Kosova si pasojë e ngjarjeve në fillim të
viteve ’90.
Një pozitë tjetër ka pasur Natasha Lako, poeteshë nga Shqipëria, e cila
kaloi disa vite në Ambasadën e Shqipërisë në Stokholm. Në vëllimin poetik
“Thesi me pëllumba” (Tiranë, 1995) gjejmë katër poezi me motive nga
Suedia. Vjershat e Natasha Lakos janë të njohura edhe për publikun
suedez, të botuara në përkthimin tim në katër antologji të poezisë. –
++++++
Po ate pasdite dolem me Natashen neper udhet e Lidingos ,qe eshte nje
qytet i bukur solid si i gjithe Stokolmi,konturet e te cili ravijezohen
ne kujtese..Pime nje kafe buze liqenit dhe rosat qe notojne aty me
kujtojne vjershen, ROSAT E LIDINGOS,nga vellimi i fundit me poezi i
Natashes
Zgjasin qafen rosat e Lidingos dhe presin
Me shohin mua po s’e dine qe prej kohesh
Eshte shfaqur edhe bota e mendimeve
Presin,pa ditur se vetem nje e treta e vjeshtes eshte e tyre
Nje e treta e vjeshtes eshte e njeriut
Dhe nje e treta e vjeshtes eshte e vjeshtes
Dhe nje e treta e detit eshte e tyre
Dhe nje treta e detit eshte e njeriut
Dhe nje treta e detit eshte e detit
Keshtu eshte ndare dhe edhe shpresa,por ato s’e dijne
Dhe nje e treta e shpreses eshte e imja
Dhe nje e treta e shpreses eshte e shpreses
Do te nisin fluturimin rosat e Lidingos,do te ikin
Se bashku me pjesen e tyre te shpreses
Se bashku me pjesen e tyre te detit
Se bashku me pjesen e tyre te mendimeve,
Qendrojne edhe pak,
Zgjasin qafen dhe presin,zgjasin qafen dhe presin
Po me shohin vetem mua.
Mbaruam kafene dhe sodisim kete bukuri shlodhese,prane Hotelit dhe
muzeut te Carl Milles.(1875-1955)U futemi ne Milles-garden,qe eshte
vertet shokuese.Qysh nga viti 1906,Carl Milles ka banuar ne Lidingo,me
te shoqen Olgen. Skulptura DORA E ZOTIT, eshte nje nga kryeveprat e tij.
Nje njeri i vockel qendron mbi nje dore te stermadhe .Ai sheh drejt
qiiellit,me nje qendrim te tensionuar ne lakuriqesine e vet.
Balancohet qe te mos rrezohet midis gishtit te madh dhe pellembes se
dores,e gjitha kjo eshte shume e veshtire,po qendrimi e tij duket se do
qe terheqe vemendjen e dikujt lart ne qiell,sikur kerkon te marre nje
mesazh te vecante,ose te krijoje mundesine e nje diallogu. Carl Milles
punoi per DOREN E ZOTIT,ne vitet 1949-1953 dhe perfundoi krejtesisht para
vdekjes, ne 1955.
Mua me tronditi jashte mase kjo Skulpture apo me qarte mesazhi i saj!
Kur dolem nga Muzeu i Milles,heshtem nje cope here.
Me vone hyme ne hotel- keshtjellen ,nga ballkoni i te cilit pame dy
ballona ,qe fluturonin qetesisht ne qiellin gri te Stokolmit.
Stokolm,Oslo,e shtune,20 Korrik,1996
Nisemi me Volven e Mevlanit,ne oren 7.30 A.M
.Si gjithenje pjesen me te madhe te rruges e bej me sy mbyllyr,qe te
shpetoj nga zenia e makines.Rruga eshte e gjate 500 km,Ne oren dy jemi ne
Oslo.
Vijme rrotull dy ore te tjera sa takohemi me Fatmirin dhe Jonuzin,qe na
presin ne lokalin e VIKINGEVE.Pasi pime nje leng frutash Viking,nisemi
me botin e Jonuzit neper fjordet e Oslos.Eshte dite e bukur me diell pa
ere.
Pastaj kalojme ne VIGELAND PARK.Ky park i jashtezakonshem eshte
kryeveper e gjalle e Skulptorit Norvegjes GustavVigeland (1869-1943) me
nje teme madhore fillozofike,CIKLI I JETES.
Eshte nje nderthurje unike midis gjelberimit,luleve,pyllit dhe skulptures
te punuara me bronx,hekur,qe marrin ngjyra te pabesueshme gjate
dites,midis diellit,shiut,ngricave dhe bores
Arti i Vigelandit eshte nje hymn per jeten.Aty ndeshet njeriu ne te
gjitha fazat e jetes e cdo lloj emocioni.Kur sheh skulpturat te duket se
po lexon e sheh pervojen e vete jetes tende .Afro 200 skulpturat jane
te punuara nga e njejta dore e Gustav Vigelandit.
Kjo furri e rralle artistike eshte e vecante jo vetem per Norvegjine,po
ne te gjithe boten nuk i a gjen shoqen.
Jonuzi na shpie ne restorant”BOLETINI”‘e per te fjetur na merr ne
shtepine e tij me qenese gruan dhe femijet i ka me pushime ne
vendlindje.
OSLO,e diele,21 korrik 1996
Ngrihemi ne oren 9 A. M.
Qysh kur kaluam nga Fjordet me botin e Jonuzit,s’me ndahej nga shpirti
kenga e Solvengut, nje melodi fluide,tipike e kthjellet e paster,sic dhe
eshte Peer Gynt e Eduard Griegut.
Ne fakt kjo Norvegjia e larget,si te qe ne Hene, ishte bere pjese e
shpirtit tone , nepermjet dy korifejve te muzikes dhe
letersise,Ibsen-Grieg,ata ishin te paprekshem ,te pa ndalueshem, te
padjegshem neper tura drush,madje as ne sheshin Tjen An Men.
U veshem e dolem per te mos munguar asnje moment nga programi yne.Dita
ish e bukur me diell,te cilin nordiket e respektonin jashte mase
megjithese, Korriku dukej si muaji Mars tek ne.Po edhe ne e duam shume
kete muaj, qe na sjell pranveren.
Kishim dy mundesi te vizitonim shtepine muze te Ibsenit apo
Munch-Muze.Vendosem te shohim Munchin,meqenese Ibsenin e kishim ne te
gjitha bibliotekat tona mandje te perkthyer nga NOLI YNE I MADH.
, nnjnnnjNHenrik Ibsen died in njMay 1906, and in the autumn Munch made
the set designs Nje cicerone e qeshur na shpjegoi kryeveprat e Eduart
Munchut,piktorit me te rendesishem te Norvegjise nje nga pionieret e
ekspresionizmit.Muzeu u hap(1963) me rastin e 100 vjetorit te lindjes se
piktorit me nje koleksion prej 1000 pikturash.
U ndalem me gjate tek kryevepra e tij:THE SCREAM(KLITHMA),qe ajo e
shpjegoi, si frika e tjetersimt,po nje kritik arti ,e ka quajtur:” ikone
e artit modern,nje Mona Liza e kohes sone”
Ndersa vete piktori tregon castin e frymezimit per kete pikture:
“Po kaloja rruges me dy miq,ne perendim te diellit,kur pa pritur qielli u
kthye ne ngjyre gjaku.Pata nje ndjenje te fikti dhe u mbeshteta ne
parmakun e ures, ndersa zjarri ngjyre gjaku mbuloi fjordin e zi dhe
qytetin.Miqte e mi u larguan,une qendrova atje duke u drethur nga ankthi
dhe ndjenja e nje ulerime, qe pershkoi gjithe natyren .
Ciceronia vazhdoi te tregoje me zerin e embel,per seleksionimet e here
pas hereshme,vec ne s’po e ndiqnim me.
U larguam nga Muzeu,te tronditur nga forca e artit te vertete qe te
pasuron jeten e te fut ne mendime.
Nderkaq ora e takimit per promovimin e librit te Natashes,”Thesi me
pellumba” kish ardhur.
I gjitem vrap shkallet e nderteses tre kateshe, kur pame se ne dere mezi
po prisnin lexuesit dhe adhuruesit e poezise,u gezuam pa mase.
Nje nuse e re elegante hapi mbledhjen duke i a lene fjalen referueses qe
u perpoq te fliste pa leter:
POEZIA eshte kryefjala e jetes se Natasha Lakos.Poezia i gjalleron
shpirtin dhe i jep force ne kerkim te se vertetes,te bukures , sublimes.
“Sapo jam zgjuar nga nje enderr e keqe”,eshte titulli i nje
poezie,shkruar vite me pare.Une e mbaj mend shume mire kur u recitua kjo
vjeshe e pafajshme ne Teatrin Kombetar ne Tirane
Sapo jam zgjuar nga nje enderr e keqe
Ku kuajt nen nje qiell te qelqte,
Nuk dine te vrapojne,as nuk dine te ndalin,
As fluturojne,as nuk fluturojne
Zogjte pendebute mbi toke.
Thua ne kete bote cfare enderr,
Shohin kuajt e zogjte per mua
Dhe a e shohin dot.
U zgurdulluan syte e vigjilenteve te revolucionit,ndoshta edhe u prehen
edhe shume maja shpatash kaleme,plot helm te helmuar,po nuk ndodhi
asnjera. se qe pikerisht casti yne,kur sapo u zgjuam te gjithe nga nje
enderr e keqe.(eshte shume pak ta quash si L.Pogradeci,nga nje llaftar i
llaftarisur)
E ja ku jemi perseri:
Mbi nje llampe te rruges bie bore,bie bore
Eshte aq konkrete dhe aq abstrake kjo poezi!Vetmia e llampes,bora qe bie
e ftohte,qe mbetet te shkrihet,po a ka aq nxehtesi ajo llampe e vogel te
shkrije”me vetmi te shuar”?Sepse as eshte e zonja te iki e as te rrije
aty ne vetmine e dhimbjes,dhimbjes se shuar!
Ndersa tek vjersha:”Pejsazh me zjarre te vegjel”autorja ben thirrje,te
mbetemi te thjeshte ,njerezore,te mos humbasin vehten ne cdo rrethane,se
per lumturine duhet shume pak,nje flake e vogel e vogel”ne rrugen e gjate
,ku njeriu ecen duke u maturuar dhe duke zbuluar e kuptuar te vertetat e
thjeshta dhe te ngateruara,per t’u ndergjesuar duke rikrijuar vetveten.
Kendi i veshtrimit te botes, qe mbetet vetem sodites,eshte ai njeriu i
pranuar,dhe gjithecka e pranuar,rrugica e pranuar,eshte sidoqofte nje
sarkazme e pranimit,si ai profilii njeriut ne gazete pra i stamposur ne
kornizen e tij,ku njerezit e tjere fshijne kembet paq e paq,para se te
kalojne pragun e ketij stampimi te ri.
Kete diskutimin tim per librin:”Thesi me pellumba “kam deshire ta mbaroj
me nje poezi qe me ka pelqyer shume, te cilen po e recitoj:
Ne mos qofte nje dere e verber
eshte nje vesh i shurdher
i mbyllyr
Nje dere e ngritur gjithenje ne kembe,
qe can gjithenje nje salle teatri
te mbushur,ose te zbrazet
Ne mos qofte nje vesh i shurther,
eshte nje dere e verber
Dikush eshte zgjatur te veje atje
nje shigjeteze te vogel
memece
Njerezit jane bere te ngateruar
per te gjetur shenjen
e hyrjes dhe daljes.
Njerezit, qe ecin si fjalet
qe vijne si fjalet
fjalet, qe zevendesojne lumenjte
lumenjte, qe zevendesojne njerezit.
Rrjedha te krijuara njera pas tjetres
njerezit,fjalet,lumenjte
dhe ky teater i zbrazet
me nje shigjete te ndezur
Ca e dine,ca nuk e dine
ca e shohin,ca nuk e shohin
ne mos qofte nje dere e mbyllur
eshte nje vesh i hapur.
A thua keshtu do te jete gjithmone?
Kjo eshte pyetja hamletiane e autores!
Ne e pergezojme se vargjet e saj jane shembelltyre e vertetsise
intelektuale. “perfundoi fjalen referuesja nepermjet duartrokitjeve
U kthyem menjehere, drejt Stokolmit, sapo mbaruam pershendetjet dhe
autografet e librit.
Ora ishte 6 P.M.
Une isha me te vertet e gezuar per respektin dhe dashurine e miqve te
POEZISE shqipe.Pasuri e paluajteshme e shpirtit te popullit tim.
Sado furtuna te egra, te ashpera ,qe e kane plakosur, shpirtin nuk i a
kane thyer,as gjuhen nuk i a kane zhdukur.
Edhe une po kthehem me e pasur ne Atdhe!Me bindjen absolute se cdo njeri
ka mundesine e zgjedhjes ne udhen e shkurter qe ben ne kete bote,te behet
njeri e me njeri cdo dite.
I falenderoj megjithe zemer,nordiket qe na blatuan gjithe fisnikeri me
,Doren e Zotit” te Carl Millesit ,”Kengen e Solvengut ‘te Griegut,
“Ciklin e jetes” se Vigelandit,dhc “Klithmen” e Munchut, qe as ne enderr
nuk i kisha pare.
PËR NDER TË FJALËS!
KUJTOJMË ISH PREFEKTIN E VLORËS, XHEVAHIR N. REXHEPI – NJË JETË E GJELBËR E PRERË NË MES…
Shkruan: MSC. Albert R. HABAZAJ/
Nderojmë kujtimin dinjitoz të dritëruesit Xhevahir Namik Rexhepi, ish Prefekt i Qarkut të Vlorës (shtator 2007 – qershor 2008), jo vetëm si qeverisës e menaxher i mbarë i prefekturës, sa i zoti, aq i hapur, i Vlorës me emër, por, së pari, dhe si shembull atdhetar e model qytetar për të tre brezat vitalë të jetës njerëzore ndër ne. Xhevua ynë i paharruar u lind në Lepenicë të Vlorës më 13 maj 1961 dhe, vetëm 47 vjeç, atë të premte të zezë të 20 qershorit 2008, fatalisht fluturoi si pëllumb në qiell, u bë yll në yjësinë e Mirësisë dhe vjen në imazhin tonë si meteor i qeshur. Kaloj ndërmend fjalët e mira, mbushur me shpresë dhe dëshirat e njerëzve, ngarkuar me besim, sidomos të banorëve të krahinës së Mesaplikut e të Lumit të Vlorës, që, mund t’i përmbledh në këtë citim vlerësues të Prof. Dr. Bardhosh Gaçe, Mjeshtër i Madh, i cili e quante karrierën politike vijuese të Xhevos: “fat për krahinën që në parlamentin e ri shqiptar do të zerë vend një intelektual i ndershëm dhe i përkushtuar, për t’u dhënë zgjidhje problemeve bashkëkohore të zonës”. Por brilanti Xhevahir nuk pati fat për vetë e ne nuk patëm fat për të. Prandaj më dhemb fjala e shpirtit, e trurit dhe e zemrës, kur shkruaj në një poezi: “Sa e bukur Vlorë e ligë,/ Sa e ligë Vlorë e bukur,/ Heroikisht e nëmur!…/Pse?/ Pse?/ Pse?/ E pafat për njëshat…/ Asnjë nuk gjergjëroi…” , botuar tek libri im më i ri poetik “Dhembin degët e shqyera”. Në ndërgjegjen time ruaj mbresa të pashlyeshme nga bisedat me babain e Xhevos, xha Namikun, Namik Hano Rexhepin…Më 1987, u emërova në Lepenicë. Lepenica bleron në brinjë të Lumit të Vlorës apo Shushicës, si i thonë sot asaj lugine, që dikur quhej Lumi i Bardhë apo Polianthes në antikitet. Lepenica në ngjan me një kutizë të zbukuruar në krahun e majtë të rrjedhës së Lumit, në prehër të malit Qyramëngë. Fshati është ndërtuar në një brez shkëmbor me shtëpi pranë njëra – tjetrës. Shtëpitë janë tipike dykatëshe të lidhura me dy rrugë që rrethojnë fshatin, të shtruar bukur me kalldrëm. Çdo shtëpi ka patur portën e saj me mermer e me rrugicë të rregullt. Nëpër shekuj lepenicioti, se kishte pak tokë, mërgonte. Siguronte bukën e gojës, po merrte dhe kulturë nëpër botë, sikundër dhe linte nga traditat dhe doket e tij më të mira, që pëlqeheshin nga të tjerët. Kjo traditë u trashëgua. Lepenica, vërtet është një fshat i vogël, por nga më të bukurit në Labëri, që më kujton një zambak në gjirin e ashpër të maleve në luginën e Mesaplikut me histori e këngë. Në Lepenicë njoha burra të nderuar e të respektuar në fshat e në krahinë si: Sadik Sinani, Imer Sheme, Safet Allushi, Nazif Shahini, Godo Trushaj, Mëno Hysi, Kujtim Veshi e Namik Hano. Njohja me ta më plotësoi më thellë kujtesën për ngjarje e bëma legjendare të Labërisë, më bëri më të mirë, më të dobishëm për punën, për Atdheun, për misionin fisnik, për shoqërinë. Respekti reciprok më krijoi hapësira për t’u ngacmuar atyre burrave kujtesën e historisë. I njoha nga afër dhe në thelb, kështu që kam patur fatin dhe nderin të kem qenë edhe mik në shtëpinë e secilit. Bëra pesë vjet atje, ditë për ditë me ta, saqë, Lepenicën e njoh po aq në thellësi, ndoshta sa vendlindjen time, Tërbaçin. Më kujtohet, ndër të tjera, një mbrëmje vjeshte e vitit 1987, kur isha i ftuar te xha Namiku. Më bëri përshtypje shtëpia e pastër si bora, e bukur si kukull, me kopësht të begatë, me pemë e gjelbërim. Më shëmbëllente me një vilë aristokrati të kulturuar ajo ndërtesë dykatëshe e veçantë për kohën, mbase në tërë Labërinë. – Mirëse na erdhe! – më ftoi buzagaz xha Namiku, ai plak i paplakur e i urtë, ai burrë i bardhë, ai punëtor që mundtë krahasohet me veten. Bujaria e tij, me darkën tradicionale e të pasur labe, më ka lënë mbresa, që edhe sot, pas gati 30 vjetësh, nuk mund t’i shlyej nga kujtesa. Bujaria shpirtërore qe ajo gjë, e cila më mrekulloi dhe më bën ta cilësoj xha Namikun monument kulturor në lëvizje. Rrëfimet e Namik Rexhepit buruan të qarta, të kthjellëta, të vërteta, të thjeshta, pa zbukurime: “Jam krenar, por ndjej shumë përgjgjësi që jam bir dëshmori. Mundohem, sa kam aftësi fizike e mendore, që ta justifikoj me shembull, me veprim” – më tha Xha Namiku. Pasi bëmë urimet sipas traditës me qelqet e rakisë, biseda u shtrua në shtratin e vet. Filloi mirësinë dhe nisi këngën e mikpritjes me burrat e këngës e të lezetit, që mbushnin odën e miqve. Edhe unë dija pak nga tradita, se bir i këngës jam, por aty mësova shumë, sepse, edhe i ri isha ende. Ngrita gotën, për t’i kthyer respektin të zotit të shtëpisë, mora një mirësi për të me një njeriun tim të afërt nga gjaku (lepeniciot, që ishte në atë darkë) dhe fillova këngën e nderimit, e cila i kushtohej dëshmorit të Luftës Antifashiste Nacional Çlirimtare Hano Rexhepi, i cili qe dhe babai i mikpritësit tim, Namik Hano. E mora me zë të shtruar, jo sipas melodisë së tyre, por sipas stilit tërbaçiot, që unë e zotëroja: “Përroi që rrjeth nga mali,/ Sirolaku,/ ku trimi Hano Rexhepi/ derdhi gjakun…”. Ma kthente këngën babë Sadiku e ia priste Kujtim Veledini; ia mbushnin burrat e këngës, që bënin iso. Më dukej se do çahej tavani i dhogtë, i zbukuruar me figura të ndryshme etnografike. Xhamat e dritareve dridheshin e djersinin. Sa u kënaq xha Namiku. Më puthi në ballë e një lot i qeshur i shkau faqeve burrit të lartë. Edhe të tjerëve sikur ua kisha gjetur zemrën me atë këngë. Erdhën edhe djemtë e xha Namikut e të bujares fisnike Tefta në këngë, kur u ndez labçe vënçe kënga, erdhën Sazani, Xhevdeti, Xhevahiri e Dritani, aq të mirësjellshëm, të edukuar, të thjeshtë e me dinjitet. Në atë shtëpi miku, rrodhi e ngrohtë e miqësore biseda. Unë doja imtësira të kulturës materiale, sidomos për arktitekturën e veçantë të këtij fshati, sa një kuti e bukur për nuse. E xha Namiku më tha: “Të parët e mi kanë lëvizur për një jetë më të mirë, kanë parë botë me sy, kanë punuar me ndershmëri, o bir, e me zotësi, nuk kanë fryrë sytë, se e dinin mirë, që s’bien petulla nga qielli. Në ato vise ku kanë punuar në megrim, kanë bërë emër e prokopi. Me ato lekë që vunë, bënë kapital, këtu në tokën e tyre, në pronën e tyre, në trojet, që i kishin trashëgim nga të parët. Atje ku punuan shikonin shtëpi të mira, të sistemuara, me planimetri, me të gjithë parametrat e duhur, si i thoni ju sot. Po ne pse s’i kemi kështu? Pse? Ç’na mungon? Ç’na duhet? Si duhet ta bëjmë, që të gëzojmë edhe ne? Të ndihemi njerëz. Dhe dhanë fjalën njëri – tjetrit, që kur të ktheheshin në Lepenicë, do të ndërtonin shtëpi me arkitekturë si andej. Dhe u kthyen…Stërgjyshi. Gjyshi. Edhe babai…Babai u kthye me lirinë shkruar në ballë, i bukur si liria, i qeshur si ajo. E mbajti fjalën babai në shkallën më sublime: dha jetën për lirinë e vatrës, Lepenicës, të Atdheut. Ne, të tjerët, të gjallët e pasmë vijuam stafetën e të parëve në kushtet e rrethanat e paraqitura, me të mirat e mundshme. Për nder të fjalës së të parëve tanë, ne po bëjmë këto që shikoni, që ju thoni se dallojnë. Veçse, një gjë duhet ta keni të qartë, o Berti, se je i ri, e do shoç e shijosh më shumë. Kjo arkitektura e shtëpisë, që thua ti, nis me arkitekturën e mendimit e pastaj vazhdon me arkitekturën e veprimit. Ja kështu quhet nderi i fjalës i plotësuar, përndryshe, ik, mëshihu, mo të sho’ njeri…”. Se kur u gdhi, s’e kuptova, por, pas kafesë me një teke në mëngjes, duhet të shkoja në punë. U përshëndeta me xha Namikun, që me mua i dha kuptimin e plotë shprehjes urimore: “Mirë se erdhe!”, po ashtu duke e mikpritur edhe unë: “Mirë se të vini në shtëpinë time, xha Namik!”. Ndër shumë mbresa të udhëtimit tim 27 vjeçar nëpër udhët e jetës, më ka ngelur në kujtesë thellë ajo mbrëmje vjeshte lepeniciote, e pashlyeshme, dhe shprehja e artë e atij njeriu vërtet fisnik, Namik Hano Rexhepit: Për Nder të Fjalës! Në pleqëri, fati e qëlloi keq xha Namikun, e lëndoi, e ligështoi për Xhevon, por nuk i uli kryet për nder të fjalës dhe për fjalë të nderit. Për t’ia lehtësuar sadopak dhembjen këtij burri perëndie, edhe unë, i vura supin në trarin e tij të dhembjes, me një këngë të përvajshme për të birin, për të mirin, si floririn, xhevahirin Xhevahir N. Rexhepin: “Lot nga syri i një ylli”:
“I – Palë – palë palosen shekujt
Pak me diell, shumë me llohë,
Dëshmorë, që bien për jetën
Labëria mbjell çdo kohë.
Mban mend shekull’ i kaluar
Vlorës – portretet me dritë;
S’ka se si për t’i harruar
Dy prefektë – burra fisnikë.
I pari, që mban mend Vlora
Është Osman Haxhi Nuri,
I dyti që shndrit si bora
Ësht’ Xhevo profil flamuri.
Dhe u mblodhën 100 vitet
Në kuvend, kokë më kokë,
Thanë që lavdia rritet
Për të dy burrat çdo mot.
II – Lum’ i Vlorës del nga shtrati
Rrufeja mbi male shkrepi,
Vlorë nuk i qeshi fati
Për drerin Xhevo Rexhepi.
Pse mor’ Xhevo xhevahiri
Erdhe bukurez’ e ike?
Pse, o Xhevahir floriri
Dritën e bukur e fike?
I Bukur i Dheut, pse
I le vetëm këto vënde?
Fluturon si zog mbi re,
Dhe çon historinë tënde…
Lis me rrëmba – xha Namiku.
Që në rrënjë merr mornica,
Lot e shi derdh Mesapliku,
Bubutin keq Lepenica.
Kërkon birin, Xhevahirin
Nëpër male, yje, hënë,
Çjerr faqet për më të mirin,
Edhe zogjtë kujen e zënë.
Shpatet, dielli, era, bora,
Fusha, brinjat, lumi, pylli,
Ligështohen, kur shikojnë
Lot nga syri i një ylli…
Vlorë, e shtunë, 28.03.2015, 08:41’
Kaubojsi dhe agjentja
Tregim nga Ilir Levonja/
Rreth viteve tetëdhjetë në qytetin tonë u bë shumë zhurmë. Në çdo tavolinë shtëpie i bëhej gjyq një djali që vishej me pantallona të ngushta, me xhepa pllakë dhe shumë të gjëra poshtë. Ky quhej model kaubojsash. Të paktën kështu thoshin njerëzit. Vishej i tëri në të zeza. Madje në dimër, kur binte borë dhe bënte ftohtë aq sa ngrinte ujët në pullazet e banesave, ai se nga sajoi një kapërdinë dhe një kapele me rreth të harkuar. Shëtiste vetëm dhe shpesh ironizonte njerëzit kur e thumbonin.
Në të njëjtën kohë në qytet erdhi dhe një grua e huaj. Askush nuk e dinte se si, për çfarë. Por vetmia e saj të vriste sytë. Asgjë nuk bënte tjetër. Shëtiste. Më pas u hapën fjalë se ishte agjente. Në tavolinat e shtëpive krahas kaubojsit zuri të pëshpëritej edhe për ‘të. Dikush e pati parë që në një orë të vonë pas mesit të natës, të futej në degën e punëve të brendshme. Filluan shtjellimet. Çfarë agjente mund të ishte? Ndofta e dyfishtë. Kushedi i shërben të dyja palëve? Një ditë e panë në ballkonin e një pallati dykatësh. Nëse i dhanë shtëpi, duhet të jetë agjentja e jonë. Kjo i vulosi të gjitha. Megjithatë ajo prapë dilte e shëtiste e vetme. Qe periudha e lavdisë së saj. Me rroba ndryshe nga gratë e tjera. Kërciste trotuari. Ndalonte në çdo kryqëzim. Askush nuk e priste diku. Por ajo prapë, dikë kërkonte mes njerëzve. Vështrimin përmbi kokat e tyre.
Mbas disa ditësh, u pëshpërit se ajo dhe kaubojsi takoheshin fshehtas. Dukej se natyra e veçantë e tipave të tyre, përballë një qyteti, i afroi. Çfarë nuk flitej. Bënin takime shoqërore ku dëgjonin muzikë të huaj, pinin verë, flisnin për Amerikën. Thoshin se ata do martoheshin. Mirëpo nga ana tjetër, ata vazhdonin në rrugën e tyre. Kaubojsi i vetëm shkonte deri tek stacioni i autobuzëve. Aty pinte cigare më këmbë. Vështronte njerëzit. Për ditë. Zakonisht paraditeve. Sidomos kur mbante mot i mirë. Të njëjtën gjë dhe agjentja e dyfishtë. Veçse ajo shëtiste kryq me rrugën e kaubojsit. Poshtë pallatit të saj, ndiqte trotuarin deri te axhensia e kamionëve. Aty ndalonte. Shikonte çfarë ikte nga qyteti. E gjitha e pastër, me një çantë të shkëlqyeshme meshini fin, ku brenda së cilës thoshin se mbante radiomarrëset. Me një fjalë paimet e sofistikuara të një agjenti.
Një mëngjes vere çuditërisht u zhdukën që të dy. U fol sërish. Çfarë nuk u tha. Së pai se u arratisën të dy. Së dyti sikur ajo u mbyt në lum. Së treti sikur ajo e kaloi kufirin, por kaubojsi u vra nën telat e klonit. Ndërkohë që një fshatar kishte pohuar se gruaja ndodhej në fshatin e tij. I thanë se do i kenë bërë sytë. Ajo e tyrja, agjentja ndodhej në arrati me kaubojsin.
Sikur të mos ishin hapur kufijtë, do flitej akoma për ata. Por tashmë askush nuk e kishte më mendjen. Puna e tyre nuk diskutohej, dukej si një ofiçinë e braktisur. Si një kinema ku askujt nuk i shkon mendja të shohë filma. Askush nuk e dinte më se ku ndodhej kaubojsi. Se ku ndodhej agjentja. Dhe askujt nuk i duhej. Të gjithë iknin.
Gati njëzet e kusur vite më pas, kaubojsi u kthye. Qyteti iu duk i huaj për shkak se shumë njerëz ishin larguar. Vendin e tyre e kishin zënë banorë të rinj. Megjithatë ai bëri ritin e zakonshëm. Tashmë një kauboj me veshje reale, por që nuk i tërhiqte më vëmendjen kurkujt. Madje më shumë se njerëz kishte makina të markave të ndryshme.
Qe dimër. Pati pushuar bora. Dielli të vriste sytë, megjithatë bënte ftohtë. Ndërsa vendosi në tokë kapelen e kaubojsit, veç përmbys. Burri nxorri harmonikën dhe rrugëtoi me të në vargmalet e andeve. Tashmë një artist i madh por veset e përmbytën të tërin. Në fakt askush nuk mund ta kuptonte se përse i binte asaj melodie, që sado e bukur dhe e kthjellët, mbarte trishtim. Askush nuk i hidhte lekë. Pas një jave vendosi të mos vazhdonte më këtë zanat rruge. Mbeti mëdyshas. Njerëzit nuk e përfillnin fare. Ndërsa po kotej të vazhdonte apo jo, e zuri gjumi. Dremiti për pak. Por shpejt i dha kurajo vetes që të ngrihej e të lozte më këmbë. Ashtu bëri. Luajti aq bukur sa edhe xhinglat e trupit i rrëkëllinin. Përpara qëndronin një grup njerëzish.
-Bjeri edhe një herë?- iu lut një vajzë e vogël.
-Sapo e bëra, -ia ktheu ai.
-Bjeri për gjyshen time, -këmbënguli vajza dhe hodhi disa qindarka në kapelen e përmbysur.
Kaubojsi i vjetër, qeshi. Gjyshja e saj priti me sytë e shuar. Mbante veshur një fustan të kaltër. Duart kryq, ku midis shpuplitej një shami e vogël.
-Edhe me gjyshet duhet të merrem tashti? -tha ai me ironi.
-Po edhe ti gjysh je, – ia ktheu vajza pa droje.
Aty pari kaloi një hamall me një portmonto. Ndali kureshtar. Kaubojsi mendoi se vajza po hakërrehej. Portreti i tij në pasqyrën e portmontosë dukej tepër i madh. Ruante akoma atë hije megjithëse fytyra i qe brejtur nga rrudhat. Vërejti se ishte pa kapele dhe me të vërtetë që përballë në xhamin me sakica metali të verdhë, gjëndej një burrë i dalë boje. I lodhur dhe i ronitur pavarsisht rrobave të forta të kaubojsve. Gruaja me sy të shuar e mori mbesën për dore dhe i kërkoi të vazhdonin. Vetëm atëherë kaubojsi u kujtua se ajo ishte agjentja. Edhe pse e kishin bërë njëri-tjetrin të famshëm, kurrë nuk kishin këmbyer dy fjalë. Ikën shtruar.
Në katin e dytë midis gjyshes dhe së mbesës u ftillua ky dialog:
-Ai adhuronte perëndimin, adhuronte të bëhej i huaj. Kurse unë adhuroja atdheun dhe erdha, u riatdhesova. Më pranuan, pastaj më torturuan duke mos më besuar. Më internuan. Sot e pashë me sytë e shpirtit që ai erdhi tek unë. Nuk i paska prirë bota e huaj. Por të paktën askush nuk po e dënon.
-Po ty kush të dënojë?
-Njerëzit e sojit të tij.
I ESHTE DHENE LAMTUMIRA NIPIT TE HASAN PRISHTINES
Me 22 Mars 2015 iu dha lamtumira e fundit Nipit te Hasan Prishties, Hakan Ismet Berisha-Veliu. Varrimi u be ne qytetin e Mitrovices.
Hakani nderroi jete ne moshen 85 vjecare dhe ka lene pas vetes miresi.
i leht i qofte dheu nipit te Patriotit te shquar. Hasan Ahmet Berisha (Prishtina)!
(Njoftimi iu percolli Gazetes Dielli nga FERKI VELIU BERISHA, anetar I Vatres.)
I ndjeri ne te gjalle te tij e kishte sqaruar publikisht pemen gjenalogjike te familjes si pasardhes I heroit Kombetar Hasan Prishtina. Po e bashkengjisim njerin prej shkrimeve.
***
E vërteta e trungut gjenealogjik të Hasan Prishtinës!
Hakan Ismet Berisha, nga Mitrovica, është familjari më i afërt i Hasan Prishtinës. Hakani shpjegon për familjen e tij se ajo kishte jetuar në Vushtrri, dhe prej kohësh ishte shpërngulur në Mitrovicë. Në Vushtrri kjo familje jetoi deri në vitin 1933/34. Atëherë këtë shtëpi, me më shumë se 30 ari truall, e kishin marrë serbët dhe e kishin shfrytëzuar për punë të Gjyqit Komunal.
Zejnullah begu dhe Hasan bej Prishtina kanë qenë djemtë e dy vëllezërve. Zejnullahu ka qenë i Abdullahut, kurse Hasani i Ahmetit. E, Abdullahu dhe Ahmeti kanë qenë të Aliut. Zejnullah begu kishte vetëm një motër, e cila ishte e martuar në Turqi, kurse Hasani e kishte vetëm një vëlla, Ymerin. Zejnullah begu, gjyshi i Hakanit, kishte katër djem, Qemajlin, Ismetin, Abdullahun dhe Besimin, si dhe dy vajza: Shukrijen dhe Naziren. Hasan Prishtina nuk kishte fëmijë. Ndër më të afërmit e tij ka qenë, Elma, vajza e të vëllait, Ymerit. Hakani i ka dy djem, Afrimin dhe Agronin dhe një motër e cila jeton në Prishtinë, e cila ka një djalë dhe një vajzë, që të gjithë me pasardhës.
Hakan Berisha: Veliqët (Veliu) e Polacit janë më të afërmit e Hasan Prishtinës!
Hakani shpjegon se si kishte qenë i ftuar në Lagjen Veliqi (Veliu), në Polac të Skënderajt, kishte qëndruar në truallin e të parëve të tij, aty ku i pari i tyre, Abdullah Veliqi, e ka varrin. Hakani aty, pas kaq viteve, ishte njohur me djalin e Rexhep Veliqit, me Zeqirin, babanë e të cilit gjithmonë e kishte respektuar për kushëri të vetin, si dhe ishte takuar e çmallur edhe me shumë të afërm e kushërinj, që konsiderohen dhe në realitet janë të afërm të Hasan Prishtinës. Hakani sot ka një fotografi ku janë Zejnullah begu dhe Rexhep Veliqi, por ka edhe fotografi familjare e dokumente arkivale që vërtetojnë se Hasan Prishtina dhe Zejnullah begu trungun familjar e kanë nga Lagjja Veliqi (Veliu) të Polacit.
Mehmet Prishtina (Aliuka mbiemri origjinal) s’ka lidhje me trungun e familjes së Hasan Prishtinës!
“Kur kam dëgjuar se ka dalë një njeri me mbiemrin (Mehmet) Prishtina dhe i njëjti njeri sot dezinformon se ai kinse qenkësh stërnip i Hasan Prishtinës, unë, Hakani, i kam i telefonuar stërnipit të Isa Boletinit, Gazmendit, me të cilin bashkë kemi shkuar në Shkup, dhe më dha dëshmi e fakte se, unë, Hakan Berisha, isha dhe jam pjesë më e afërt e Trungut të Hasan Prishtinës! Kjo është e vërteta që s’e luan as topi”, thotë Hakani.
Për prejardhjen dhe për gjenealogjinë e Hasan Prishtinës, historiani Prof. Dr. Muhamet Pirraku kishte filluar të interesohej nga fundi i viteve të ‘60-a të shekullit të 20-të, në të gjitha arkivat shtetërore të Jugosllavisë, të Vjenës, të Tiranës e të Shkodrës. Ai ka shënuar Kujtesën historike në Drenicë e në të gjitha viset e Kosovës, në Shkup, Tiranë e në Shkodër. Dhe, si në burime, ashtu edhe në kujtesën historike Hasan Prishtina, thuhet se rrjedh nga Vëllazëria stërgjyshore Veliqi (Veliu) të Polacit të Drenicës. Nëna e Hasan Prishtinës, gruaja e Ahmet Haxhi Ali Veliqit-Berishës, ishte vushtrriase, Nexhibe Haxhi Sallahu (sipas Fahri Buçincës është quajtur edhe Salih). Realisht, Haxhi Ali Veliqi, e dimë nga burimet arkivale se i ka pasur tre djem që kanë pasur trashëgimtarë. Të bijtë e Haxhi Ali Veliqit kishin miqësi e krushqi me: Mulla Haxhi Zekën (Pejë), me Ali pashë Dragën (Mitrovicë) me Zija pashë Gjinollin (Prishtinë) me Sylejman pashë Berishën-Prishtinën, me të bijtë e Emin Agës.
Unë, Hakan Berisha: Betohem në flamurin e kombit, e them të vërtetën
“Ky far Mehmeti Prishtina, mund t’i ndërrojë një mijë mbiemra, por një gjë duhet ta ketë të qartë ai, dhe krejt shqiptaria, se ky njeri mashtrues, lakmues i pasurisë së patundshme të Hasan Prishtinës, rrenacak dhe pa ndërgjegje prej njeriu, nuk ka lidhje, as me trungun familjar, e as me gjakun, as me gjenealogjinë familjare të Hasan Prishtinës! Ai nuk është dhe nuk mund të jetë pasardhës i Hasan Prishtinës, sepse Hasani nuk ka pasur as motër, as s’ka lënë pasardhës të vetin. Ngritjen e përmendores së Hasan Prishtinës, pastaj Mirënjohje për kontributin e patriotit e luftëtarit për bashkimin e trojeve etnike, është dashur ta bëjë shteti i Shqipërisë apo shteti i Kosovës, sepse Hasan Prishtina ka dhënë më shumë se çdokush për liri, për atdhe, për arsim, për bashkim… prandaj nderimet, Mirënjohjet, apo përmendoret, e të tjera, u takojnë t’i bëjnë dy shtetet: Shqipëria dhe Kosova, dhe jo të përqafohen, të puthen, ta falënderojnë atë njeri mashtrues, rrenacak, lakmitar mbi pasurinë dhe krejt çka la pas vdekjes i madhi Hasan Prishtina. Jam i befasuar”, shton Hakan Berisha, loza e Hasan Prishtinës, me faktin se si ka mundur të ndodhë që për 100-vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë, në Kosovë të dekorohet me dekorata e mirënjohje si më i afërmi i Hasan Prishtinës, kurse në Shqipëri e në Maqedoni të dekorohet njeriu tjetër, që sipas Hakan Berishës nuk ka lidhje farefisnore me familjen e Hasan Prishtinës.
Hakan Berisha – loza më e afërt e trungut të Hasan Prishtinës!
Hakani në fund na i tregoi të gjitha dekoratat dhe mirënjohjet që ndër vite i ka ruajtur si trofe të vlefshme në shenjë nderi e respekti për Hasan Prishtinën. Prandaj, duhet të shkruhet e të thuhet, të reagohet e të punohet drejt e mirë, t’u thuhet ndal punëve jo të mira, sidomos keqinterpretimit (shtrembërimit) të fakteve historike për njerëzit e mëdhenj. Hakan Berisha mban Mirënjohjen që e ka pranuar në emër të familjes së Hasan Prishtinës.
“Epo, qe pra, unë, Hakan Berisha, si loza më e afërt e trungut të Hasan Prishtinës, asgjë më shumë nuk kërkoj, pos të mos i besohet, të mos përfillet, të mos ndihmohet dhe përkëdhelet njeriu i cili Hasan Prishtinën, ama nuk e ka as fis, as farefis. Unë nuk kam asgjë kundër Mehmetit, as kundër askujt që kontribuon për shtatoret dhe veprën e Hasan Prishtinës, por mos të ëndërrojë kush që do të mund ta blejë Hakanin me pare e ta shtrembërojë historinë e një njeriu aq të madh, siç ishte Hasan Prishtina… Na nuk mund të durojmë më, jemi shumë të zhgënjyer me këto veprime skandaloze”, thotë Hakani.
“Vëllezër, kujdes! Mos besoni këtij mashtruesi, rrenacaku, profiteri, sepse, sipas të gjitha burimeve tona, ky mashtrues me mbiemër të rremë të trungut të Hasan Prishtinës, gjithsesi është me dijeni dhe me përkrahje të armiqve të të gjitha fytyrave kombëtare që u vranë nga dora tradhtare e armiqve të Shqipërisë, të Kosovës, të shqiptarisë”, shton Hakani. /Riza Grajqevci/Shqipëria e bashkuar/
- « Previous Page
- 1
- …
- 7
- 8
- 9
- 10
- 11
- …
- 80
- Next Page »