• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Archives for April 2015

KUSHTRIMI I TE PAREVE

April 12, 2015 by dgreca

NGA HEKTOR ZOTAJ*/
Te flasesh e shkruash per Kombin nuk eshte kurre vone, e kurre teper. Manifestimet enveriste, nderimi me grusht, demonstrimi me portretin e Enverit, pjesmarrja e qeveris dhe parlamentareve enverist ne keto manifestime, dekorimi I pjestareve te nomenklatures , dhe thirrja per njohjen e figures se Enver Hoxhes ketu ne Amerike eshte “PIKE REFERIMI PER KOMBIN”.
Fryhet “Cari i Kuq i Kremlinit”, trimerohen enveristet ne Shqiperi. Nderimi me grusht – me pese gishtat te mbledhur – eshte simboli i “Manifestit Komunist’” I Marksit, per Bashkimin e Proletariatit te pese kontinenteve, per permbysjen me gjak te kapitalizmit botetror, e ne radh te pare te kaptalizmit amerikan,si shteti me i madh kapitalist i botes.
Kur komunizmi boteror e ka harruar , apo hequr kete symbol pas deshtimit te sistemit socjalist – pas “SHEMBJES KOMUNIZMIT”, enveristet ne pushtet kercenojne boten per “Revolucionin Final”. Sa qesharak, aq e dhe te mjere jane.
Po ashtu 70 vjetori “ clirimit “ te Tiranes, me portretin e Enver Hoxhes nuk eshte festim, eshte manifestim i forces, manifestimi enverist per pushtimin komunist te kryeqytetit pas terheqjes kapitulluese te ushtris naziste.
Ne kete pushtim u vrane me shume shqipetare nga komunizmi se sa nga fashizmi e nazizmi te marre se bashku.
Sipas statistikave te Ministrise Mbrojtjese-(Botimi 2013 ne librin –“Deshmoret e Atdheut”) :
7 Prill 1939 – 31 Dhjetor 1944 —————- 6790 – Te vrare nga fashizmi e nazizmi
Masakrat qe beri komunizmi ne Shqiperi ne periudhen e paqes:
1 Janar 1945 deri ne shembjen e komunimit—-6904 – te vrare nga komunizmi-nga te cilet- 450 gra.
Te denuar politik ne burgje—————————21948- nga te cilet gra- 7360
Te internuar politik ————————————-49009- nga te cilet pleq, dhe femije- 10792
Te ekzekutuar pa varre ——————————–4500 persona

Kjo masaker u be nga Enver Hoxha e klika rreth tij qe krijuan emisaret e komunizmit jugosllav ne Shqiperi, e sot behet thirrja ta njohim figuen e tij sepse, “ka mbajtur peshe ne luften e dyte boterore te njohur edhe nga aleatet”
Ai kurre nuk qe figure per populllin, ai qe vet frika per popullin. Nuk qe figure per aleatet. Aleatet dhe pjesa me e civilizuar e njerezimite e quajti sistemin e tij, si komunizmin me ekstrem ne gjithe gjinine komuniste. Per me teper edhe vet komunizmi e flaku tej si limon te shtrydhur, I mbetur i izoluar nga e gjithe bota duke e shpure Shqiperin ne nje planet tjeter-“JASHTE GJINISE NJEREZORE”.
Jane dokumenta per figuren e tij te rreme, figuren e tij fallco te pregatitur dhe te sajuar me shume kujdes nga armiqte shekullore te kombit Shqipetar nga sllavizmi (fotografija me Miladin Popovicin)
Ne librin “ The Albanians” shkruar nga analistja britanike Miranda Vickers (publikuar me 1999 ne New York) eshte deklarata e Dizdarevich ( njeri prej dy te derguarve jugosllav ne Plenumin e Beratitt ) dhene ne intevisten e tij ne vitin 1980 . Sipas Dizdarevich: “Enver was an opportunist who liked shifting responsibility onto others. It was Yougosllav mission in 1944 that saved Hoxha been dismissed “(The Albanians faqe 158).
Kete pregatitje te figures tij e deklaron Enver Hoxha vete ne raportin e tij zyrtar, i plotesuar dhe me diskutimin e tij te shkruar e mbajtur para byros dhe komitetit qendror ne Plenumin e 2 te KQ te Partise Komuniste Shqiptare nga 23 Nendor-27 Nendor 1944 ne Berat. Ne kete mbledhje figura e tij u analizua po ashtu edhe nga grupi qendror I Paritis komuniste Shqipetare. Aty paraqitet shume e qarte dhe e plote figura e Enver Hoxhes per periudhen e luftes 8 Nendor 1941-27 Nendor 1944.
Drejtoria e Pergjiteshme e Arkivave e Shqiperise, ruan dokumentat origjinale te raporteve dhe diskutimeve te mbajtura gjat diteve te fundit te mbarimit te luftes boterore per Shqiperine, pikerisht ne 5 ditet e fundit te “Clirimit”
Keto dokumenta jane botuar ne materjalin “ POLITIK ANTIKOMBETARE E ENVER HOXHES”-Plenumi 2-te I K.Q. te PKSH.-Botuar 1996, nga Prof. Ndreci Plasari dhe Dr. Luan Maltezi .
Raporti “ VIJA POLITIKE” – mbajtur nga Enver Hoxha dhe diskutimi mbajtur, po nga Enver Hoxha Plenumi 2-te I K.Q. te PKSH -marre nga materialet e arkivave te Shqiperise dhe botuar ne materjalin e vitit 1996 nga Prof. Ndreci Plasari dhe Dr. Luan Maltezi theksohet si vijon:
“Komiteti Qendror eshte identifikuar me Miladinin, dhe praktikisht Komitet Qendror nuk kish.adaptuam prej tyre jo vetem menyren e punes, por edhe menyren e mendimit”-(raporti Vija Politike faqe27)
“…. Une qesh pa experience dhe pa pikpamje organizative e politike te qarta…cdo gje qe thoshte Miladini, per mua qe nje gje e mire, e mbaruar.” (raporti Vija Politike faqe 153)
“- Si ube qe une qendrova prane Miladinit, kete se di. Por fakti esht qe une qendrova” (raporti Vija Politike faqe 154)
…”une mora shume nga Miladini por mora keq besimin dhe jo dashurin per shoket ”-(raporti Vija Politike faqe 155)
…”duke ndenjur me Miladinin edhe une zura te merrja zakonet e tij dhe te mendoja si ai. ( po aty ).. Erdhi puna e formimit te Shtabit te Pergjitheshem. Edhe kjo u be si punet e tjera, si ajo e Pezes. Menjehere une u bera komisar politik, por fare pak une dija per kete. Persa I perket vijes politike une mendoja si mendonte Miladini, asnje presje me teper. nuk pata asnje ngrite politike si udheheqes I parties qe ishja, te mesojae e te mendoja me te vertet si marksist po ashtu dhe te punoja”.(raporti Vija Politike faqe 156)
………..”Keshtu ne Byro te preferuarit ishim une , Baca dhe Lirija” (raporti Vija Politike faqe 159)
………..”Vija terroriste ishte me e theksuar tek Dushani (Mugosha) dhe tek Miladini. Ne kete pike une isha pasqyre e Miladinit” (raporti Vija Politike faqe 163)
Po ne kete raport kreret e Partise Komuniste ne ate Plenum shprehen keshtu rreth figures se Enver Hoxhes:
Sejfulla Malishova – “Njau ajo qe Komitet Qendror nuk ekziztonte. Komitet qendror dhe Byro ishte Miladini me 2-3 veta te shkeputur nga Komiteti Qendror, nga Byroja. (faqe 72). Keshtu ne Partine tone, po duken simptomat e degjerimit, nga nje parti politke, ne nje bande kriminelesh… Keshtu sektarizmi degjeneroi ne terror dhe terrori u be shume here krim” (faqe 128)
Nako Spiru – “Gjith puna ishte perqendruar ne duart e Miladinit, Dushanit, te Enveri e te Liris, keshtu pak nga pak me punen e Miladinit, u krijua klika e Enverit, Liris dhe Baces.” (Faqe 119). Deri dje as qe kish dale ndonje emer, sot edhe ne nje list gjellesh do gjesh emrin e Enverit….paralelisht me te ka nisur nje fushate denigrimi per te tjeret”……………..Ndjek me sy mbyllur Miladinin I cili pak nga pak perqendroi pergjegjesite ne duart e tij…….Ska bere asgje nga vetja, zbatues pa prespektive i Miladinit ….krijoje klike rreth vetes” (faqe 331)
Per figuren direkte te komandantit te pergjithshem ( E Hoxha) verteton raportin e mbajtur nga Koci Xoxe ( atehere sekretarin organizativ, figura nr 2 I PKSH)”vVija Organizative”
“- Megjithese ushtria perbehet prej nje numri derrmues fshataresh, ne gjithe ushtrine ka 14 udheheqes, fshatare e punetore, ndersa intelektualet dhe te pasur 62.(faqe 61)
“……Shoke, ne shkonim pa nje perspektiv, me syte mbyllur drejtonim gjithe kete levizje, kete ushtri e kete pushtet. Sektarizmi ( ekstremizmi) i tmerrshem mbreteronte ne rradhet tona qe ne krye e deri ne fund. Nuk mund te shkohet keshtu sepse keshtu shkohet ne rrugen e shkaterrimit.( faqe 63)
Ne kete fragment te mesiperm te raportit te Byrose Poltike , del e verteta qe: ishte tipari gjenetik per te lufutar “zaptuesin” qe e ngriti popullin ne mal, ne ushtri, ne lufte, e jo Partia, jo “Klika”. Ajo e fshehur sic ishte e manipuloi ne emrin e saj. Klika perkundrazi perjashtoi nga lufta gjysmen e popullit, qe perfshinte gjithe krahinat e veriut, forcat e Abas Kupit, Muharrem Barjaktarit e Ndreve ne Diber, Kryezive ne Gjakove e kudo ne Gegeri e ne Kosove.”Klika” filloi luften te vrasjes te nacionalizmit jo vetem ne Gegeri, por akoma me shume ne Toskeri. Kjo qe tradheti e madhe per kombin shqiptar dhe mashtrim i madh per aleatet. Fakti tjeter I te vertetes ne raportin e Byrose,- nuk ishte shtabi pergjithshem qe e bente luften, ishin “14 fshatare e 62 intelektuale e te pasur” qe e drejtuan ate lufte dhe qe “klika” e regjistruar ne emrin e saj, e pervetesuar per te marre pushtetin.
Per aleatet e medhenj te Luftes se 2te Boterore USA dhe Britanine e Madhe qe jane faktori nr 1 per fitoren e asaj lufte- ja dokumentet:
Enver Hoxha)-…”me aleatet kemi pasur nje vije te lekundshme, por me teper sektare ( ekstremiste) me qellim qe sa me shpejt ti permbysnim ata. Bile njeher morem nje vendim sektar te atille, qe ishte vendimi i Miladinit por qe e mbrojta edhe une, per te kapur Neil (Billy) Maclean ( Kryetarin e Misionit te pare ushtarak Britanik te Shqiperise) per ta burgosur per ta nxjerre perpara gjyqit ushtarak. Kur kjo nuk na doli, atehere Miladini u terhoq dhe tha sikur vendimin e kish marre vete Enveri” (faqe 163).
Perse Maklini duhej burgosur e nxjerre perpara gjyqit ushtarak? Sepse ai bashkepunonte me forcat nacionaliste qe ti pajtonte me vrasesit dhe te dyfishonte forcat shqiptare kunder nazismit. Akti me i pabese karshi aleateve ne perfundim te luftes u be fundosja ne Kanalin e Korfuzit e anijes luftarake britanike bashke megjithe ekuipazhin ushtarak, qe kish ndjekur neper dete e oqeane floten naziste , gjeti vdekjen tek Shqiperia aleate. Misjoni ushtarak britanik, qe i vetmi nga treshja e madhe (USA, Britani, B.S) perfshi dhe PK Jugosllave, qe e veshi, e mbathi, armatosi me furnizime nga ajri ushtrine NACL, e organizoi dhe e sterviti, atje ne mal (misjoni ushtarak britanik). Me vone me veprimin prej maniaku antiamerikan, anti anglosakson preu marredheniet diplomatike me USA e Britanine e Madhe, me servilizmin e tij karshi padroneve Tito e Stalin e ata vete nuk i prene asnjehere.
Klasa ben thirrje shqiptareve-amerikane qe jane betuar para flamurit per besnikeri karshi U.S.A te njohin kete armik te betuar te Amerikes.
Ai shpalli armiq gjithe shqiptaret qe ishin jashte Shqiperise, imigrantet shqiptare qe nga fillimet e viteve 1900 ne Amerike e kudo ne bote, shpalli te padeshiruar shqiptaret ne trevat tona kombetare ne ish Jugosllavi, duke prere per 40-50 vjet marredheniet familjare nderkufitare shqiptare. Mjere ai shqiptar e qe kishte njeri jashte shtetit.
Po ne ato dite te mbarimit te luftes, po ne ate mbledhje madhore te tyre u pregatit akti me I turpshem e me makaber per mashtrimin e popullit shqiptar, akti qe e futi ate ne zgjedhen e klikes per 47 vjet

Sipas dokumenti Nr 52-te “arshives “ D eklarata e Keshillit Antifashist Nacional Clirimtar Per Te Drejtat E Qytetareve me 23 Nendor 1944.( nga materiali “ POLITIK ANTIKOMBETARE E ENVER HOXHES”-Plenumi 2-te I K.Q. te PKSH.-Botuar 1996, nga Prof. Ndreci Plasari dhe Dr. Luan Maltezi) theksohet si vijon
-DEKLARATE E KESHILLIT ANTIFASHIST NACIONAL CLIRIMTAR TE SHQIPERISE MBI TE DREJTAT TE QYTETAREVE me 23 Nendor 1944 garantonte:
Lirine e fese dhe te ndergjegjes si dhe te drejtat e barabarta te te gjitheve
Lirine e mbledhjes, te fjales, te shoqerimit dhe te shtypit
Pronesine private dhe sigurine personale te qytetarit si dhe lirine e iniciativen private ne jeten ekonomike.
Askush nuk mund te denohet pa zhvilluar gjyq.
Ndersa mashtrimi shprehet qarte ne Kushtetuten e Republikes Popullore Socialiste te Shqiperise te vitit 1976
Disa nga nenet e kesaj kushtetute theksojne:
Neni 16 …ndalohet prona private
Neni 18 … jane prone vetem e shtetit: toka (gjithe siperfaqja tokesore e Shqiperise u be prone e shtetit)
Neni 19… Toka jepet ne perdorim shoqeror ndermarrjeve e institucioneve shoqerore, koperativave bujqesore dhe organizatave shoqerore, si dhe ne perdorim vetiak te shtetaseve
Neni 23… Jane prona vetiake te ardhurat nga puna, shtepia a banimit dhe sende te tjera qe sherbejne per plotesimin e nevojave materjale e kulturen vetiake e familjare
Neni 32 … Shteti zhvillon nje veprimtari te gjere ideollogjike kulturore per edukimin komunist te punonjesve, per formimin e njeriut te ri.
Sic dihet kushtetuta eshte ligji themelor e cdo vendi.
Ne Shqiperine enveriste te gjitha masat represive kunder popullit u ben nga viti 1945 e perfundimeve ne vitin 1967. Ndersa ligji per keto masa represive u aprovua 10 vjet me vone, ne kushtetuten e vitit e vitit 1976. A ka nenje shembull te tille ne historine e njerezimit, qe ligji te dale pas zbatimit.
Me nenin 19- Toka e Shqiperise ne fshat dhe ne qytet u be prone e e shtetit.
Fshatarit ja dha token si prone te tij ne vitin 1945 me reformen agrare ja mori e ja bashkoi te gjitha ne kooperativat bujqesore ne vitin 1956 me kolektivizimin e bujqesise. Ne vitin 1976 ja mori dhe e beri prone te shtetit.
Si ne fshat dhe ne qytet, jo vetem toka e kopeshtit, e oborit, po edhe trualli e themelit te shtepise u be i shtetit. Asnje meter katrore nuk mbeti me prone e shqiptarit. Pra shqiptari nuk kishte me toke, nuk kishte me” dhe’ “- humbi kuptimin “ atdheu” “ meme-dheu” ( dheu i babait, dheu i nenes). Asnje shtet ne bote nuk ka bere gjithe dheun e vendit prone te shtetit. Shteti armik i kosovareve, nuk ja shtetezoi token kosovarit, apo shqiptaret kudo qe ishte. Shteti grek nuk lejoji kthimin e camerve ne tokat e tyre, por kane kaluar 70 vjet e nuk ka nxjerre ligj per shtetezimin e tokave te Cameris. Ne Shqiperine dheu 28000 km u be prone e komunizmit.
Ai e beri “biografin”, kushtin absolute te jetes ne Shqiperi- e beri kusht per ekzistence. Krijoi “Kultin e biografise”, “kultin e klases”, “kultin enverist”. Kur biografia e tij e paska qene. “Zero-Zero”, sic po del nga dokumentat e ketyre viteve. Kulti klases vazhdon edhe sot ne jeten shoqerore edhe ne qeverisje
Kursin e Kongresit te 10 te nderrimit te emrit nga PPSH ne PSSH-i pagezuar “Vazhdimesia” – koseguent ne rrugen e Enverit, sot “Vazhdimesia” deklaron me mburrje e cinizem se ne periudhen e tranzicionit (1990-2014) i ka bere vendit e Shqiperise e popullit $70 miljard dem, me programin e saj te “tokes se djegur”, te vendosur qe ne vitin 1989 ne prag te renies te komunizmit. Per cdo familje te mbetur atje ne Shqiperi demi eshte mbi 200 mije dollar.
Shpalljen e ketij demi ajo e bente te tregoj forcen se eshte klasa ajo qe edhe sot sundon ne Shqiperi. Kombi regjistron e kerkon borxhin nga e njejta klase me emra te ndryshem nga klasa enveriste. Nga klasa qe edhe ne vitin 2014 nderon me grusht manifeston me portretin e Enverit, ben thirrje per njohjen e figures se tij.
Pas shembjes se komunizmit dhe hapjes dokumentave e statistikave te te gjithe perandorise komuniste, bota u njoh me krimet masive rrenqethese, me shkaterrimet ne shkalle te pallogaritshme te jeteve njerezore,fizike, shpirterore, e kufizimet e nevojave te jetes ne zgrib te ekzistences.
Bota e qyteteruar demokratike e perendimit ne forumet e saj me te larta mori vendimin “komunizem=nazisem”.
Eshte e tepert te shkruhet per krimin sadist te kryer me “klasen e permbysur”. Burgu internimi dhe familjet antikomuniste mbeten I vetmi vend ku behej liria e mendimit, liria e fjales- Aty brenda per brenda ziente, e shperthente urrejtja e perbuzja per komunizmin, per pushtetin, per enverizmin, me gjithe pasojat e renda te pesuara.
Nexhmie Hoxha ne vitet 70 ne mbledhje me grate deklaroi:- “Ne do ti ndjekim reaksjonaret ne thellesine e shtate brezave, bile do ti leme pa martuar”- Ky ishte program genetic per zhdukjen fizike te te permbysurve nga njera ane dhe “Purifikimi genetic per klasen enveriste nga ana tjeter”
Shtresa antikomuniste e munduar tej cdo kufiri e lodhur, e perkulur nga pasha e vuajtjeve, mbeti ajo q ishte, nuk e humbi shpirtin. Demin me te madh, demin me te pallogaritshem dhe te pa riparueshem enverizmi ja beri popullit, popullit te thjeshte, popullit jashte politikes, te quajtur “MASA”, mases punonjese.
Masen ajo klika, e tjetersoi me fuqin e katert te rregullave te hekurta
shkaterrim ekonomik
militarizim te jetes
shpelarje truri-mendjes
shpelarje shpirti
Shkaterrimi ekonomik u be me shtetezimin e cdo prone, familjare e aktiviteti privat ne qytet, dhe kolektivizimi i prones private ne fshat i hoqen popullit te thjeshte-bazen e jetes.
Gjithe populli i Shqiperise u be “proletar” (Sipas percaktimit te Marksit proletar=njeriu qe nuk ka asnje mjet jetese, pervec krahut te tij te punes)
Asnje vend komunist I botes nuk u be 100% proletar si Shqiperia.
Dikur ne te kaluaren fshatari I varfer lutej: “ Te dy qete dhe hostenin, lem o zot te rroj “ndersa enverizmi i rrembeu fshatarit token, qete me vone dhe Zotin – i la ne dore vetem hostenin per te jetuar. “ E shkruesit tane sot”thone “qe diktatura nuk i beri asnje te keqe fshatarit”.
Per gjithe popullin shqiptar enverizmi la vetem nje dere hapur” per jeten “borderon 15 ditore”, ne qytet e ne fshat, kudo, me nje pagese mjerane. Ne fshat, pagesa ditore mesatarisht ishte 40 lek te vjetra: vetem dy buke ne dite. Populli nga nje varferi dinjitozi qe kishte ne te kaluaren, perfundoi ne mjerim te plote. I vrau shqiptarit “nervin e punes. E beri indiferent per punen, e beri indiferent per jeten. Pikerisht kjo indiference e popullit me vite solli RRENIMIN E KOMUNIZMIT. Ekonomia mbaroi, banka kombetare mbeti bosh. Ata i shpetoi RENIA E MADHE E KOMUNIZMIT ne bote. Klasa ja dha vrapit per ne kapitalizem. Per kete varferi, ne librin “The Albanians” Vicker shkruan: faqe 204: “Those Kosovars who did visit Albania at this time, however, were shocked at the level of poverty they witnessed there”. Kur u hapen rruget e ne kaluam viset shqiptare ne very deri ne Prishtine e ne Lindje deri ne Shkup ne u tmerruam me veten tone. Ne jetuam vetem nga “borderoja mjerane” dhe po ti afroheshe shume kufirit per ne emigracion, na vriste “shteti yne” dhe na terhiqte zvarre si qen.
Natyrisht “klasa” shkonte jashte shtetit, atehere, edhe kur u happen rruget ajo shkoi ne menyre “komode”, me “dokumenta te rregullta” te Republikes Socialiste te Shqiperise, ndersa populli kapercente malet, kacavirrej ne anije, e ne gomone e humbiste jeten ne fund te detrave.
Vertet pse jo, klasa thote sot “ne kishim qene mire, por pame qe kishte edhe me mire”.Vertet klasa ishte mire edhe ne ate kohe qe populli ishte ne mjerim
Pushteti enverist, e filloi qeverisjen e popullit me triske dhe e perfundoi pas 45 vitesh me TALLON.
Militarizmi: Jeta e gjithe popullit, hyri ne komande ushtarake.
Gjithe populli proletar, ne qytet, ne fshat, kudo, ne bujqesi, ne fabrika, miniera, ndertim, ne cdo aktivitet njerezor pa perjashtim u organizua ne brigada. Aty ne brigade behej gjithe jeta. Aty behej privilegji, aty behej lufta e klasavave aty behej gjithcka. Partia e kishte popullin ne grushtin e saj, te bere zap, ne kontroll te plote fizik e psikologjik.
Shpelarja e trurit: Perpunimi psikologjik.
Per 45 vjet zgjoheshe me zerin e radios “ju flet Tirana” dhe bie ne gjume po me ate. Ne cdo brigade te Shqiperise ne pune, ne burg, ne internim dita niste me leximin e gazettes “Zeri I Popullit”. Ne dite te caktuara mesimi i veprave te sh.Enver nga Nr.1 deri ne Nr.69, e perseri nga e para.
Perpunimin me te kualifikuar te trurit e bente arti dhe letersia, qe ne forma te “qyteteruara” nuk po na ndahet edhe ketu ky jemi, ne evokim “te jetes normale”qe ne benim atje ne ate kohe”, ku edhe degjimi I ndonje stacjoni te huaj, apo komenti i ndonje “romani te huaj” mund te denohej per agjitacion e propagande me 15-20 vjet burg, aq sa ketu denohet nje krimnel qe ka marre nje jete njeriu. Shpelarje truri ne me teper se 2 gjenerata, te lindur e te rritur ne ate qe quhej “proapagande e partise” .
Shpelarje e Shpirtit. Njeriu qe beson ne Krijuesin ne Zotin nuk ka frike. Me kete besim tek Zoti kalsa e permbysur anti komuniste, e ruajti veten per 50 vjet.
Enver Hoxhen dhe klasa qe ai krijoi, mospasja e frikes e tmerronte. Me frike jetonte ai vete. Frika thone psikologet ishte elementi i pare i atij qe ben krime. Ai shikonte endrra me sy hapur sikur “do ta eliminonin me tri menyra, me arme zjarri, aksident automobilistik apo helm me veprim te ngadalte (fjala e tij ne takimin e fundit me zgjedhesit).
Kush qe mberthyer tek ekrani i TV Shqipetar ne momentin pas mbylljes arkivolit me kufomen e Enver Hoxhes ne sallen e Presidences.
Pa edhe degjoi Nexhmije Hoxhen qe pergedhelte me dore arkivolin duke thene:” mos ki frik Enver, se partine e ke lene te forte”. Sipas saj Enveri dhe I vdekur kishte frik.” Kjo frik e beri ate te shkalloi fare. Me kete frike ai filloi masakren me barbare me kleriket , qe nga koh zgjatja dhe metodat kriminale ja kaloi edhe “kryqezimit te Krishtit
Me rrevolucjoni anti- zot te vitit 1967, ai u be I pari dhe I vetmi ne perandorin komuniste e I vetmi shembell ne historin e njerezimit
Shkaterruan e u mbyllen 2169 objekte fetare
U ekzektuan 120 klerik katolik; 83 bektashi; 60 te tjere myslyman dhe 39 klerik
ortodosk
Ne kushtetuten e vitit 1976, pasi masakra kishte mbaruar u vu vetem nje rresht
Neni 37: Shteti nuk njeh as nje fe
Ne llibrin e saj”The Albanian” Vicker shkroi ne faqe 196 “ Hoxha outdid even Stalin and Mao by officially banning the practice of religieon and the sale of religious books and the icons”.
Me kete ligj ai shqiptarit, popullit te thjesht , I shpelau edhe shpirtin.
A ka ne bote qenie njerezore, mbi te cilen te jene ushtruar kater tmerre- shkaterrimi ekonomik,-militarizimi I jetes- shplarja e trurit- shpelarja e shpirtit- ne te njejten kohe, ne me shum se dy gjenerata dhe te kete rezistuar?
Ne vende te tjera te botes kane ndodhur nje e shumta dy goditje te tilla, po kurre, kurre kater menjeher si tek “shqipetari I shqiperise”
Ky qe shqipetari I shqiperise ne 22 shkurt 1991, qe me shpirt te plasur , me urrejtje, me perbuzje, nje mase njerezore prej 100 mij vetesh, I hodhi kavon e celikut monumentit te Enver Hoxhes, e perplasi n e trotuar, e theu, mori bustin e terhoqi zvarre ne drejtim te monumentit te “ ushtarit te pa njohur” , djathtas pergjate “Ruges Elbasanit”, zvarre perpara nderteses te Ambasades Amerikane te kohes Zogut, majtas ne majen e kodres , e vari ne nje trekendesh koken e tij, karshi studenteve ne greven e urise duke thirrur: ” Posht enveri, posht nexhmija , esht e jona Shqiperia’,” e duam Shqiperin si gjith Evropa”. Nje mase tjeter njerezore me me shume se 100 mij, hodhi bustet e tij, ne qytetet e Korce,Elbasan, Durres, Fier dhe ne Gjirokaster.
Ky eshte momenti me madhor I ndodhur ndonjeher ne historin e kombit shqipetar, qe me kryengritje popullore denoi me urrejtje e perbuzje diktatorin qe I kishte marre jeten, dhe e poshteroi ate, sic nuk eshte poshteruar asnje dictator tjeter ne bote. Diktatoret dhe vrasesit, sot, qyteterimi demokrarik I hedh litarin ne gryk si Sadam Hysenit, e dergon ne fund te detit si Bin Ladenin, I fut nje plumb ne koke si Muamar Kadafit.
“Vezhguesit”,” sehirxhinjt e trotuareve”, jane mjeti I neveritshem, qe klasa I perdor per te pastruar krimet e saj. Gazetari britanik Henry Carles tha: “demokracia ne Sqiperi humbi per nje grusht gjak”.Populli shqiptar nuk u muar me me te, as me klasen, iku ne punen e tij. Iku per te gjetur veten, iku me shum se nje e treta, e pa ndodhur ne asnje vend tjeter te lindjes komuniste, e pa ndothur nonjeher ne nonje vend tjeter te botes. Klasa thote:” ne vitin 2013 me zgjodhi populli”. Klasa ne te vertet zgjodhi veten. Klasa gjithnje fiton, sepse klasa eshte shume eshte “SHUMICA BOLLSHEVIKE”. Ne shembjen e komunizmit, klasa raportohej mbi 150 mije anetare partije me tesera, dhe me dosje me detyre kryesore spiunimin, per te cilin ajo ishte betuar ne momentin e pranimit komunist.
Ato jane dosjet e verteta qe mbajne te fshehte krimin, krimin enverist, me hapjen e te cilave do te zbulohet misteri komunizmit ne Shqiperi. 150 mij anetar partije jane 150 mij familje, qe llogaritet me shum se 600 mij fanatic, te cilet mbeshteten nga mbi 600 mij te tjere familjet prinderore te te dy kraheve. Kjo shifer per dy miljon shqipetar qe kane mbetur atje, perben me shume se 50% qe voton per veten e saj. Ajo ben ligjin ne vend.Klasa atje nuk paksohet, ajo kalon oqeanin per tu “ndodhur” prane diaspores e per tu kthyer perseri atje ne “ krye te detyres”. Nen kujdestarin e saj, shqiprtaret e pa vemendeshem me deshiren e natyreshme per tu grumbulluar e per te gezuar ne komunitet, festojne “1 majin ” e “ 8 marsin”, dy festat anti amerikane te komunizmit boteror, qe nuk kane te bejne me asnje fest tradicjonale ne Shqiperi. “ 1 Maji” I Stalinit , Enverit e Mao Ce Dunit, ne enciklopedin amerikane eshte shpjegohet:
“Maj Day parade and strike. In Octobre 1884, Federation of Organized Unions, unanimously set May 1, 1886. Haymarket Affair 1889- International II Paris (Internacjonalja e Dyte Komuniste), “ a grate international demonstration”, adapted May 1,1890.
“ 8 Marsi: “ The Triangle shirtwaist Factory-Manhattan. March 25,1911- ku u humben jeten 146 gra. E festuar nga Lenini si festa nderkombetare e grave’ e festuar edhe nga Mao Ce Duni qe nga viti 1922, perpara se te vinte ne pushtet, dhe e vendosur nga Enveri si fest e gruas ne Shqiperi. E asaj gruaje te mases qe librin “ The Albanian” Vicker shkruan ne faqen194:”But in reality, although they could no longer be sold as men’s property, they now became the property of the state. Women continued to work as long hours”.
Klasa dhe kasnecet e saj ose sic quhen shpesh here “shkruesit e paanshem” perpiqet te mbajne “mjegullen enveriste” tek shqiptaret kudo qe jane edhe ketu ne Amerike. Po ne e dime ti lexojme ata dhe ata e dine kete.Klasa enveriste ne pushtet pergatiti pritjen e Papes Te Shenjte me portretet e martireve te klerit katolik dhe 2 muaj me vone, po ne ate boulevard, demonstron e perulet perpara portretit te “vrasesit te atyre martireve” te nesermen vrapon perseri tek “Bunker-Art” per te denuar te adhuruarin e saj”.
Klasa ne pushtet e do me shpirt “ Carin e Kuq te Kremlinit” e komunizmin, dhe do nga halli Ameriken.Pra eshte pikerisht sherbetor i zotnive.
Klasa sot perseri fryhet me kapital
-Fryhet, nga korruspioni. Sic tha Sekretari i Shtetit J.Kerry: “ oligarket kene uzurpuar shtetin dhe po diskreditojne imazhin e demokracise”
-Fryhen nga kokaina –si Ermal Hoxha
-Fryhen nga krimi-duke ekzekutuar ne mes te publikut, ne mes te lokalit, apo “vrases” me pagese
Klasa enveriste e boshatisi Shqiperine nga kombi tani po boshatis dhe Kosoven nepermjet Thacit 1 dhe Thacit 2. Kombi eshte ne rrezik. Megjithate ai eshte ne kembe e vecanerisht ne diaspore dhe Vatra eshte gjalle si 103 vjet me pare.
Ne dy krahet e oqeanit me perpjekje te shkathta “klases” i shkon ne mendje qe me “ shumicen bolshevike” te votave te hedhe ne dore Vatren. Po kjo nuk do te ndodhe kurre, kurre. Vatra per ata do ngrije.
Pas mbarimit te luftes se dyte boterore e goditjes qe mori kombi shqiptar ne trojet e tij te ILIRISE nga shovinizmi grek ne cameri, nga komunizmi sllav ne ish-Jugosllavi dhe nga enverizmi ne Shqiperi pasha specifike e kombit tone u zhvendos perfundimisht jashte trojeve etnike
Atje ai mbeti I pa cenuar si ne vendosjet mijvjecare te arvanitasve ne Greqi, ato qindra vjecarete arbereshve ne Itali po edhe emigranteve ne azin e vogel ne Lindjen e mesme e me vone ne venjet Europijane e ne Amerike. Te dhenat e grumbulluara nga shteti komunist qe ndiente shqetesim per kombin jasht kontrollit te tij, me deshperim mesoi se raca shqipetare ne gjith vend ndodhjet e saj, kishte arrijtur shifren perfshirese 20 miljon, pra me shume se ¾ e kombit ishte jasht kontrollit komunist. Sot me emigrimet pas shembjes te komunizmit ky raport esht me I madh. Problemi esht se ky proporcjon I favorshem esht shum I shperndare dhe I pa lidhur. Ky faktor e ben Vatren ashtu si 103 vjet me pare-QENDREN E KOMBIT SHQIPETAR NE BOTE. Ajo eshte e pa prekeshme.
Sot, me krijimin e aksit komunisto- shovininist Beograd-Athine dhe me qeverisjen e keqe dhe shume te dyshimte ne dy shtetet shqiptare, segmenti I komunist eshte shtrire I plote ne te gjith gjatesin e kombit tone atje ne trevat etnike. Me perpjekjet e Rusise per nderhyrjen ne Ballkan-sic raportoi Sekretari I Shtetit John Kerry perpara Kongresit amerikan, kercenimi I kombit tone eshte present dhe alarmant.
Njerezimi ka hyre ne fazen perfundimtare te ‘zhdukjes te sundimit mbi njeriun”, qe behet direct nga komunizmi ose nga format e nxitura prej tij te fondamentalizmit fetar te te gjitha llojeve. E vetmja rruge e egzistnces njerezimit ne kete planet mbetet formula e kushtetutes amerikane: -“ NJERIU KA LINDUR I BARABARTE”, ai nuk ka lindur me “klasa” dhe as me besimin tek Zoti-te detyruar me ane te vdekjes
Autori eshte pjese e deges se VATRES ne Washington D.C.

Filed Under: Analiza Tagged With: Hektor Zotaj, KUSHTRIMI I TE PAREVE

“Shqiptarët Ortodoks në Maqedoni”, rrugëtimi nga Çikago në Nju Jork

April 12, 2015 by dgreca

*Promovim i suksesshëm i librit “Shqiptarët Ortodoks në Maqedoni” në “Orion Palace” në Brooklyn në Nju Jork/
*Takim me dyer të mbyllura i Ligës Qytetare Shqiptaro-Amerikane me prof.Branislav Sinadinovski/
Nga Dalip GRECA/
Të shtunën në mesditë, në “Orion Palace” të qytetit të Brooklyny-it në Nju Jork u organizua nga shoqata Dibrane promovimi i librave “Shqiptarët Ortodoks në Maqedoni” i shkruar nga profesori me origjinë e gjak shqiptar, Branislav Sinadinovski dhe “Rilindasit Shqiptarë”, të autores Gordana Sinadinovska, bashkëshorte e Branislav Sinadinovski. Veprimtari u sponsorizua nga biznesmeni shqiptaro-amerikan nga Nju Jorku Ylber Pilku.
Kësaj veprimtarie iu bashkëngjitën edhe organizatat të tjera shqiptaro-amerikane si Federata Pan-Shqiptare e Amerikës VATRA, e përfaqësuar nga Marjan Cubi, anëtar i Kryesisë, Zef Balaj anëtar i Këshillit, Dr. Skënder Murtezani, kryetar i degës së Vatrës në Queens dhe anëtar i Këshillit të Federatës Vatra, si dhe editori i Gazetes Diellit dhe anëtar i Kryesisë së Vatrës. Të pranishëm ishin edhe organizata e shoqata të komunitetit shqiptar si Shoqata Çamëria, Ana e Malit, Rrënjët Shqiptare, Akademia Shqiptare e Nju Jorkut etj.
Ishte e pranishme edhe media shqiptare në Nju Jork, si Gazeta Dielli, Televizioni Kultura Shqiptare, Gazeta Illyria, Bota Sot, Agjensia INA, Televizioni Alba Life etj.
Të pranishëm ishin autorët e librave: Prof. Dr.Branislav Sinadinovski dhe Gordana Sinadinovska, të shoqëruar nga veprimtari dhe biznesmeni nga Chikago z. Fanol Cami.
Kjo veprimtari u moderua nga gazetari i komunitetit Shqiptar në SHBA Beqir Sina, i cili në hapje të ceremonisë prmovuese u uroi mirëseardhjen mysafirëve, pronarit të lokalit, që e lëshoi pa pagesë lokalin si dhe sponsorit Ylber Pilku.
Më pas moderatori ftoi të pranishmit që të përcillnin së bashku Hymnin Kombëtar Shqiptar dhe atë Amerikan. Me një minut heshtje u nderua Kujtimi dhe kontributi i heronjve të Kombit dhe patriotve, duke veçuar rilindasit shqiptar ortodoks si :Naum Veqilharxhi, Petro Nini Luarasi, Josif Bageri, At Stathi Konomi e të tjerë.
Në fjalën e tij hapse,ndër të tjera gazetari Sina tha :“është nder i veçantë që në mesin e komunitetit shqiptar në SHBA ndodhet profesori i nderuar shqiptar Branislav Sinadinovski, i cili sjell veprën e tij kolosale “Shqiptarët Ortodoks në Maqedoni”.
Z. Sina theksoi se ky libër monumental zbardh të vërtetën e komunitetit ortodoks shqiptar, të harruar dhe të persekutuar në Maqedoni gjatë shumë dekadave të golgotës shqiptare, me synimin dhe zhbërjen dhe asimilimin total të tyre. Moderatori tha fjalë lavdëruese për profesor Branislav Sinadinovski, i cili ka guxuar që të shpallë publikisht të vërteta të fshehura deri më tani.
Kryetari i Shoqatës Atdhetare “Dibra”, Musa Paçuku në fjalën e tij theksoi se është një nder i veçantë që profesori Sinadinovski ka sjellë këtë faqe të re të historisë shqiptare në Maqedoni.
“Duke përshëndetur këtë promovim kaq të rëndësishëm dhe kaq të veçantë, tha Paçuku. Ai tha se dëshiroj të përgëzoj Branislav Sinadinovskin dhe bashkëshorten e tij Gordana Sinadinovska për interesimin dhe guximin, sa shkencor po aq edhe njerëzor për t’iu qasë dhe për të trajtuar një temë dhe një çështje, e cila tanimë mëse një shekull ka qenë objekt debatimi në mes të shkencëtarëve, por edhe objekt i politikave ditore, për fat të keq në këto anë, të ngarkuar me shumë paragjykime dhe me inate ballkanike, të cilat i tejkalojnë kufijtë e mirësjelljes e tolerancës në mes të njerëzve”.
Më pas z. Sina ua dha fjalën ligjërusëve të këtij promovimi. Këngëtari Haxhi Maqellara solli kumtesën e përgatitur nga drejtori i Agjensisë së Lajmeve INA, gazetari Naser Pajaziti. Në këtë kumtesë, autori, pasi përëgzon komunitetin shqiptar të Nju Jorkut për këtë promovim, përshkruan veprën e shkruar me guxim e kurajo shkencore nga profesori Sinadinovski.
-Ju, shkruan Pajaziti”,- jeni pjesë e trungut tonë kombëtar që po qëndroni në ballë të të gjitha sfidave të Kombit tonë, sidomos në kohërat kur e do nevoja dhe solidariteti. Ju këtë po e dëshmoni në vazhdimsi. Po e dëshmoni dhe vulosni edhe sot duke organizuar këtë aktivitet patriotik e Kombëtar me rastin e pritjes vllazërore për profesorin tonë të nderuar Branislav Sinadinovski.
”Shqiptarët Ortodoksë të Maqedonisë” i profesorit Branislav Sinadinovski është një vepër madhështore dhe një pasuri e çmuar Kombëtare, që do të lerë gjurmë të pashlyeshme në historinë Kombëtare, shkruan gazetari Pajaziti. Më pas ai tregon rrethanat në të cilat e ka njohur profesorin Branislav Sinadinovskin, gjatë një emisioni televiziv në gjuhën maqedonase, ku ai si një intelektual i vërtetë, me argumenta dhe gjuhë diplomatike, mposhti gazetarin inferior maqedonas, i cili kishte marrë detyrën për të determinuar emisionin e ndriçimit të së vërtetës të shqiptarëve ortodoksë në Maqedoni. Profesori përveçse i tregoi vendin atij gazetari, çoi porosi edhe tek promotorët e tij se nuk ka asnjë fuqi që mund ta heshtë dhe ta fusë nën dhe’ çështjen e shqiptarisë në trevat shqiptare të Rekës në Republikën e Maqedonisë.
Apeli i gazetarit Pajaziti përmes kumtesës së tij ishte:”Ne duhet të qëndrojmë pas dhe të mbështesim në çdo hap e çdo moment këtë rrugëtim të profesorit tonë të nderuar…Ky komunitet do përkrahje, do mishërim kombëtar, solidarizim dhe bashkëveprim, duke siguruar të gjithë parakushtet e nevojshme.Këtij misioni i duhet dhënë një përkrahje e fuqishme institucionale, që do të garantonte lirinë e shprehjes dhe të drejtën e vetëdeklarimit të çdo qytetari që ka gjak shqiptar. O Sot, o kurrë, përcjell mesazhin e tij gazetar Pajaziti.
Shpend Koleci, në kumtesën e tij, ndër të tjera, tha se fati dhe golgota e vëllezërve tanë të krahinës së Rekës është përcjellë me gjak e lot, që asnëjherë nuk do të shuhen.
Duke ju drejtuar autorve të librave, çiftit Sinadinovski, kumtusi tha:Ne jemi krenar që ju kemi ju, por do të ishim më të gëzuar nëse inkurajohen edhe vëllezrit dhe motrat e këtij religjioni që me kurajo që të deklarojnë të vërtetën.
Artisti Xhevat Limani përcolli mesazhe shqiptarie në diskutimin e tij duke veçuar kontributin e shqiptarve të Amerikës. Ai e përgëzoi profesor Sinadinvski për kurajon shkencore në publikimin e të vërtetave shqiptarve përmes librit të tij”Shqiptarët Ortodoks të Maqedonisë”. Më pas përmes vargjeve poetike ai e ka ngritur sallën në këmbë duke rritur krenarinë e të qenurit shqiptar.
Me duartrokitje të zgajtura janë pritur përshëndetjet e mysafirëve amerikanë, avokatit të njohur Stiv Kaufman dhe profesor Paulo Polombo.
Kryetari i Degës së Vatrës, njëkohësisht anëtar i Këshillit të Federatës Pan-Shqiptare të Amerikës VATRA, dr. Skënder Murtezani, i lindur në Tetovë, e përgëzoi profesorin Sinadinovski për librin e të vëretatave shkencore dhe përcolli mesazhe vlerësuese nga Federata Vatra dhe kryetari Gjon Buçaj. Dr. Murtezani tregoi një kujtim nga rinia e tij, kur ai ishte kampion në pingpong. Shoku i tij i skuadrës Filip Sinadinovski, që në publik nuk shfaqej si shqiptar si shumë ortodoksë të tjerë shqiptar, i kishte treguar në mirëbesim se në familje flisnin shqip, por nuk mund ta bënin këtë hapur në publik. Para dy vitesh, kur dr. Murtezani e kishte takuar Profesor Sinadinovskin, ia kishte treguar këtë ngjarje. Profesori kishte qeshur dhe kishte pohuar se Filipi ishte pjesë e fisit të tij.
Duke folur për librin Dr. Murtezani tha se “Libri i Profesor Sinandinovski ka nxjerr në dritë të diellit të vërteta të hidhura për maqedonsit, që më kot përpiqen të mbulojnë ende atë që sot nuk mund të fshihet.”
Dr. Murtezani përcolli ide të qarta të bashkimit shpirtëror Kombëtar dhe kritikoi partitë politike shqiptare që në vend të bashkimit, vazhdojnë e mbjellin përçarje.
Veprimtari i Çamërisë z. Sali Bollati, ka përshëndetur organizatorët dhe ka përgëzuar autorët e librave për kurajon shkencore të publikimit të të vërtetave të fshehura.
Kryetari i Akademisë Shqiptare të Nju Jorkut z. Skënder Kodra, ka përgëzuar autorët për librat e shkruar, duke e konsideruar zbardhjen e të vërtetave, kontribut të rëndësishëm për çështjen kombëtare. Në fund e kanë marrë fjalën autorët e librave. Studiuesja Gordana Sinandinovska ka folur për librin e saj Rilindasit Shqiptar, duek evidentuar kontributin e tyre të jashtzakoshëm kombëtar. Ndërsa profesori Branislav Sinadinovski foli rreth librit të tij “Ortodoksit shqiptar në Maqedoni”duke i mëshuar faktit se ky libër ishte realizim i I një amanet të babait të tij, profesorit të ndjerë Jakim Sinadinovski, i cili kishte lënë si amanet , që kurrë të mos harrohet e vërteta e origjinës së shqiptarëve të Rekës së Gostivarit dhe të Dibrës.
Profesor Sinadinovski përshkroi me emocion rrugëtimin dhe golgotën e shqiptarëve ortodoks të Maqedonisë drejt asimilimit misterioz, heshtjen dhe heqjen dorë nga origjina dhe identiteti kombëtar si dhe shqetësime të tjera. Më pas ai foli për tendencën e rikthimit tek identieti dhe guximi i brezave për t’u deklaruar shqiptarë etnik.
Profesor Sinadinovski argumentoi se zona e Rekës së Gostivarit dhe Dibrës është një rajon i heshtur sot, i populluar shumë pak nga banorë që janë shqiptarë etnik, të cilët nga asimilimi dhe frika, nuk duan të flasin për historinë e tyre.Gjithësesi ai tha se së shpejti në Kishën Ortodkse të fshatit të tij të lindjes do të meshohet në gjuhën shqipe.
Gazetari Sina e ka mbyllur veprimtarinë duke vlerësuar miqësinë shqiptaro – amerikane dhe përkrahjen e Amerikës ndaj kombit shqiptar edhe në çastet më të vështira historike. Ai përmendi kontributet e presidentëve Wilson, George Bush i vjetër me vijën e kuqe’ në prag të Krishtëlindjeve, në 1991, deri tek roli i presidentit Klinton gjatë luftës në Kosovë, roli vendimtar i Presidentit George W. Bush në pavarësinë e Kosovës, dhe rruga që ndoqi administrate aktuale me Presidentin Obama”.
Të pranishmit shijuan ushqimet dhe pijet e sponsorizuara nga biznesmeni Ylber Pilku.

TAKIMI ME DYER TE MBYLLURA ME LIGËN QYTETARE SHQIPTARO AMERIKANE

Në mbrëmjen e së shtunës, në mjediset e restorantit” Giovanni’s Pizza” , pronë e bashkatdhetarit Gjergj Dedvukaj, prof.dr.Branislav Sinadinovski dhe bashkshortja e tij, të shoqëruar nga veprimtari i komunitetit të Çikago Fannol Cami, u pritën nga presidenti i LQSH Joe DioGuardi dhe zonja Shirley Cloyes DioGuardi, Këshilltare e LQSHA për Çështjet Ballkanike.
Gazetarët ishin të pranishëm vetëm në çastet e shkëmbimit të urimeve të mirëseardhjes. Biseda ishte me dyer të mbyllura, pa praninë e shtypit.

Filed Under: Komunitet Tagged With: dalip greca, ne Maqedoni, ne Nju Jork, nga Çikago, rrugetimi, Shqiptarët ortodoks

Syrja bej Vlora, një diplomat kalibri europian

April 11, 2015 by dgreca

Nga Ilir Ikonomi/
Syrja bej Vlora (1860 – 1940), djathtas, fotografuar në Vjenë me një diplomat tjetër. Syrja beu, i ati i Eqrem bej Vlorës, i vëllai i ish-Kryeministrit Osman Ferit pashës, ka qenë një figurë me ndikim tek qarqet politike evropiane. Mendoj se ai e përdori këtë ndikim në të mirë të Shqipërisë. Publiku është njohur më shumë me këtë figurë karizmatike këto 10-15 vitet e fundit. Para ca kohësh u botuan në shqip kujtimet e Syrja beut. Në turqisht ato ishin botuar në vitin 2009.
Më 1912, kur Perandoria Osmane po shpërbëhej, Syrja bej Vlora ishte ndër të parët që u përpoq për shpalljen e pavarësisë me ndihmën e Austrisë. Intervista e mëposhtme e Syrja beut është botuar në gazetën e Bukureshtit, Universul, të datës 25 nëntor 1912, vetëm tri ditë para se Ismail Qemal Vlora të shpallte pavarësinë e Shqipërisë.
——————————-
Ja deklaratat që bëri mbrëmë lideri shqiptar, i cili pranoi të më presë në pallatin e tij në Pera (të Stambollit) dhe të bisedojë me mua:
SYRJA VLORA: Dje më priti në audiencë ministri i Brendshëm dhe pastaj veziri i madh. I pari më deklaroi se qeveria është e gatshme të japë gjithçka për një Shqipëri autonome. I dyti, me të cilin pata edhe bisedën më të gjatë, më deklaroi se është absolutisht me mendimin e shqiptarëve, që Shqipëria duhet të jetë autonome, por do ta bëjë këtë pasi të jetë këshilluar me kolegët dhe do t’ia paraqesë çështjen për miratim Padishahut, i cili do të udhëzojë sesi duhet vepruar. Siç e shikon, ngurrimi tradicional i burrave të shtetit turk nuk mungon as në çastet më kritike, kur ngjarjet ndodhin me shpejtësi marramendëse, sepse derisa të vijë miratimi nga Padishahu, Shqipëria do të jetë gllabëruar plotësisht nga pushtuesit ballkanikë. Që këtej del edhe vërtetësia e thënies se diplomati më i mirë është bajoneta.
GAZETA UNIVERSUL: Çfarë kuptoni me Shqipëri autonome?
SYRJA VLORA: Unë, si gjithë udhëheqësit shqiptarë, që interesohen për fatin e Shqipërisë, kam qenë dhe jam kundër autonomisë. Ne kërkojmë shpalljen e Shqipërisë shtet të pavarur nga çasti kur nuk është më e mundur të ruhet statukuoja e paraluftës në Turqinë europiane.
GAZETA UNIVERSUL: Më duket se jo të gjithë shqiptarët e duan pavarësinë e Shqipërisë…
SYRJA VLORA: Po, keni të drejtë. Janë disa që duan të jenë shtojcë e Greqisë dhe shumica e tyre janë të krishterë ortodoksë. Të tjerët, janë ata që nuk gjejnë shpëtim përveçse te Kalifati dhe Sheriati, por nuk duhet harruar se të gjithë shqiptarët e vërtetë, pa dallim feje, e sidomos katolikët dhe gjithë intelektualët e larguar – dhe tek ata qëndron e gjithë forca e Shqipërisë – besojnë se nuk ekziston tjetër shpëtim përveçse shpallja e një shteti të pavarur. Kjo është edhe bindja ime. Vetëm në këtë mënyrë do të kemi mbështetjen e Aleancës Treshe dhe në veçanti të Austrisë katolike dhe apostolike, e cila edhe me rrezikun e një lufte nuk do të lejojë që Shqipëria të ndahet mes pushtuesve. Në qoftë se Madhëria e Tij, veziri i madh Qamil Pasha do të më kishte dëgjuar që në fillim dhe do ta kishte shpallur Shqipërinë autonome, të gjithë malësorët shqiptarë, që sot luftojnë krahas malazezëve për qytetin e rrethuar të Shkodrës, do të ishin kthyer tani në shtëpitë e tyre për të treguar se me ç’guxim të madh rezistoi armiku.
GAZETA UNIVERSUL: A mund të na thoni se cilët janë udhëheqësit e shtetit të ardhshëm shqiptar?
SYRJA VLORA: Sipas meje, udhëheqësit e një Shqipërie etnografike janë të shumtë dhe do t’i shndërronin në hiç sukseset e serbëve në veri e lindje dhe të grekëve në jug dhe perëndim, por Shqipëria, ashtu siç është delimituar në kabinetet e Vjenës dhe të Romës, është një territor i kufizuar në veri nga Mali i Zi, në perëndim nga Deti Adriatik dhe me një vijë vertikale që fillon nga Prizreni. Italia dhe Austria, garantojnë se i gjithë bregdeti adriatik, deri përtej portit të Sarandës, do t’i mbetet Shqipërisë. Austria garanton gjithashtu edhe Pazarin e Ri dhe që serbëve nuk do t’u lejohet dalja ne det e as pushtimi i një pëllëmbe të vetme territori. Me pak fjalë, shqiptarët i kanë varur shpresat në mbështetjen e vyer dhe të dobishme të Austrisë dhe të gjithë botës katolike, e cila nuk e sheh me sy të mirë pushtimin greko-sllav të një toke të zotëruar prej mijëra vjetësh nga raca shqiptare.
GAZETA UNIVERSUL: Ç’mendoni për jetëgjatësinë e Lidhjes Ballkanike?
SYRJA VLORA: Lidhja Ballkanike është krijuar që prej një viti dhe do të zgjasë derisa koalicioni të bëhet zot i të gjithë Turqisë europiane. Sukseset e tyre besoj se i detyrohen edhe rënies së pritshme të Janinës dhe të Shkodrës.… Që ta mbyll, ne shqiptarët e kishim parashikuar këtë katastrofë dhe me kohë i kishim paralajmëruar dhe këshilluar qeveritarët të ishin më të sinqertë dhe më të shpejtë në zbatimin e reformave të vërteta, jo vetëm në letër. Por fatkeqësisht kemi folur kot. Mëkat që edhe sot, kur gjenden përballë një fakti të kryer, pra kur Turqia europiane është pushtuar nga aleatët, qeveritarët ngurrojnë të marrin masa për të shpëtuar aq sa mund të shpëtohet. Ndoshta ka qenë e shkruar që Perandoria Osmane, ashtu si ajo Bizantine, të bjerë nën barrën e mëkateve të bijve të saj.
Me këto fjalë plot hidhërim e mbylli intervistën lideri shqiptar.

Filed Under: Histori Tagged With: Ilir Ikonomi, kalibri europian, një diplomat, Syrja bej Vlora

Kosova mbledh stilistët më të mirë shqiptarë dhe botërorë

April 11, 2015 by dgreca

Nga Almarina Gegvataj/
Për të shtatin vit me radhë, Prishtina është mikëpritëse e dizenjuesve më të mirë shqiptarë dhe atyre botërorë që do të prezantohen në kuadër të javës së modës në Kosova International Fashion Week 2015.
Në këtë javë mode, e cila do të zhvillohet në datat 25 dhe 26 prill, janë angazhuar një numër i madh profesionistesh nga vende të ndryshme të rajonit të cilët janë përkujdesur për çdo detaj të këtij projekti.
Fotograf zyrtar i Javës së Modës, do të jetë Avni Selmani, i cili edhe ka filluar setet e ndryshme fotografike në kuadër të KIFW’15 dhe shumë shpejt do të dalin edhe fotot e para me veshjet e dizenjuesve që do të marrin pjesë.
Koreograf i Javës së Modës pritet të jetë Asil Çagil, i cili është edhe koreograf ndërkombëtarë i Javës së Modës në Stamboll dhe Ahmet Günes, DJ zyrtar i Javës së Modës në Stamboll.
Listës së pjesëmarrësve në Javën e Modës në Kosovë i është shtuar edhe Isagus Extroversions, një brend që ka marrë pjesë në shumë javë të modës në aspektin ndërkombëtarë dhe është vlerësuar si një prej dizenjuesve më interesante për veshjet ekstreme.
E veçanta e këtyre kreacioneve është se të gjitha janë punime ekstreme me ide të shfrenuara të dizenjueses, e cila frymëzohet nga gjërat ekstreme për të realizuar këto veshje.
Në këtë sfilatë pritet që të marrin pjesë edhe emra të tjerë të botës së modës që do të jenë pjesë e ngjarjes më të madhe të modës në rajon

Filed Under: Kulture Tagged With: Kosova mbledh, stilistet me te mire

Veza e kuqe e Pashkës

April 11, 2015 by dgreca

Kur i referohemi traditave në lidhje me Pashkën në mendje na vjen veza e kuqe, një veçori tipike e kremtimit te kësaj feste. Dhe ne te vërtetëm veza simbolizon jetën, që është e mbyllur dhe e përgjumur brenda lëvozhgës së saj, ndërsa ngjyra e kuqe e vezëve simbolizon sakrificën dhe në rastin konkret, sakrificën e Krishtit, simbolikë e fitores, gëzimit dhe jetës.
Ngjyra e kuqe e paraqet forcën dhe fuqinë e perëndisë si dhe njëkohësisht e simbolizon edhe gjakun e Krishtit, i cili u derdh në kryq për shpëtimin e të gjithë njerëzve në botë. Kështu ngjyra e kuqe rikujton gjakun e Krishtit dhe shpëtimin.
Veza e Pashkëve është e vjetër, aq sa edhe vetë Krishtërimi dhe kisha e ka pranuar në traditën dhe në praktikën e saj si simbol i Ringjalljes së Krishtit.
Të krishterët e parë dhe bashkëkohës së apostujve filluan të ngjyrosin vezë dhe t’i dhurojnë për Pashkë, duke përshëndetur ‘Krishti u Ngjall’! Përgjigja është: ‘Vërtet u Ngjall’!
Pjesë tjetër e traditës së Pashkëve është buka e pashkës, ku vendoset veza e kuqe në mes, e cila duke qenë e ëmbël shpreh kuptimin e ëmbëlsisë dhe lumturisë të cilat i përmbajnë fjalët e Zotit dhe lutjet e besimtarëve.
Fjala Pashkë shoqërohet me fjalën e ndritshme, duke treguar ose simbolizuar dritën që del nga varri i Krishtit. Madje për të përforcuar ndritshmërinë e Pashkës besimtarët marrin me anë të llambadave të zbukuruara dritën, të cilën klerikët e marrin nga flaka e kandilit të pashuar të Tryezës së Shenjtë, e cila simbolizon varrin e Krishtit të ngjallur dhe e çojnë në shtëpitë e tyre duke bërë kryqin në pragun e shtëpisë dhe duke e mbajtur këtë flakë të pashuar për 40 ditët. Marrja e flakës nga Tryeza e Shenjtë që ju jepet besimtarëve simbolizon flakën që del çdo vit nga varri i Krishtit në Jeruzalem ditën e Pashkëve Orthodhokse, flakë e cila merret dhe shpërndahet në kisha të vendeve të ndryshme. Padyshim që pjesë e tryezës së festimit të Pashkës është mishi i qingjit, duke simbolizuar Krishtin, i cili si qingj erdhi në therrore, duke u sakrifikuar për mëkatet e njerëzve (Ungjilli sipas Joanit 1:29, Letra I-rë e Petrit, Zbulesa 5:6).
Atmosferën e Pashkës besimtarët e shprehin duke uruar “Gëzuar për shumë vjet Pashkët”, por ajo që shpreh më shumë frymën e periudhës së Pashkës është përshëndejta “Krishtit u ngjall” dhe si përgjigje ka “Vërtet u ngjall”.

Filed Under: Kulture Tagged With: e Pashkës, Veza e kuqe

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 35
  • 36
  • 37
  • 38
  • 39
  • …
  • 70
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • “Albanian BookFest”, festivali i librit shqiptar në diasporë si dëshmi e kapitalit kulturor, shpirtëror dhe intelektual
  • VEPRIMTARI PËRKUJTIMORE SHKENCORE “PETER PRIFTI NË 100 – VJETORIN E LINDJES”
  • 18 dhjetori është Dita Ndërkombëtare e Emigrantëve
  • Kontributi shumëdimensional i Klerit Katolik dhe i Elitave Shqiptare në Pavarësinë e Shqipërisë 
  • Takimi i përvitshëm i Malësorëve të New Yorkut – Mbrëmje fondmbledhëse për Shoqatën “Malësia e Madhe”
  • Edi Rama, Belinda Balluku, SPAK, kur drejtësia troket, pushteti zbulohet!
  • “Strategjia Trump, ShBA më e fortë, Interesat Amerikane mbi gjithçka”
  • Pse leku shqiptar duket i fortë ndërsa ekonomia ndihet e dobët
  • IMAM ISA HOXHA (1918–2001), NJË JETË NË SHËRBIM TË FESË, DIJES, KULTURËS DHE ÇËSHTJES KOMBËTARE SHQIPTARE
  • UGSH ndan çmimet vjetore për gazetarët shqiptarë dhe për fituesit e konkursit “Vangjush Gambeta”
  • Fjala përshëndetëse e kryetarit të Federatës Vatra Dr. Elmi Berisha për Akademinë e Shkencave të Shqipërisë në Seancën Akademike kushtuar 100 vjetorit të lindjes së Peter Priftit
  • Shqipëria u bë pjesë e Lidhjes së Kombeve (17 dhjetor 1920)
  • NJЁ SURPRIZЁ XHENTЁLMENЁSH E GJON MILIT   
  • Format jo standarde të pullave në Filatelinë Shqiptare
  • Avokati i kujt?

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT