Nga Sadik Elshani/
Ne muajin tetor te vitit te kaluar, zyrtarisht, me analizat e ADN-se me ne fund u identifikuan pozitivisht mbetjet mortore te Heroit Kombetar, Trimit te Kosoves dhe te gjithe shqiptarise, Isa Boletini. Padyshim, ky ishte nje lajm shume i mire per te gjithe shqiptaret, se me ne fund ky Burre i Madh i kombit tone do te kete vendin e perhershem ku do te prehen eshtrat e tij ne token e lire shqiptare, per lirine e se ciles ai kishte luftuar tere jeten dhe ne fund kishte flijuar edhe vete jeten e tij. Po ato dite u njoftua se do te fillojne edhe pergatitjet per rivarrimin madheshtor te eshtrave te Isa Boletinit dhe se rivarrimi do te behet ne fshatin Boletin, vendlindjen e tij dhe te shume trimave te tij qe gjithmone iu ndodhen prane.
Per habine tone, dje lexuam ne shtypin shqiptar se me vendimin e qeverive te Shqiperise dhe te Kosoves, rivarrimi i eshtrave te Isa Boletinit nuk do te behet ne Boletin, sic ishte njoftuar me heret, por ne Vlore. Ky vendim nuk me duket i drejte per kete cast, shfaq haptas papjekurine e te dy qeverive, tregon qartas shkurtpamesine e te dy qeverive dhe po ashtu tregon se te dy qeverite nuk kane vizion, program kombetar, platforme, strategji kombetare. Sikur e sjell nje porosi ogurzeze, sikur u tregon serbeve dhe gjithe botes se ne nuk jemi te sigurt nese do ta kontrollojme ndonjehere ne jeten tone veriun e Kosoves. Kjo eshte nje porosi e kobshme per te gjithe shqiptaret. Vlora, qyteti ku u ngrit Flamuri i Skenderbeut dhe u shpall Pavaresia e Shqiperise eshte qyteti shume i dashur per te gjithe shqiptaret. Ne Vlore ato dite u ndodh edhe Isa Boletini me trimat e tij dhe ata ishin ushtria e pare e Shqiperise se pavarur. Te gjitheve na jane ngulitur ne koken tone skenat e fundit te filmit “Nentori i dyte” kur Isai vjen ne Vlore, bie ne gjunj dhe e puth flamurin Kuq e Zi, flamurin e lirise. Dhe nuk ka asgje per t’u kundershtuar se, perse eshtrat e ketij burri te rralle te kombit tone te varrosen ne Vlore, ose ne cilindo skaj te tokes shqiptare, sepse ai luftoi per lirine e cdo pellembe te truallit arberor.
Ndodhemi ne rrethana te caktuara historike. Vertet Kosova eshte shtet i pavarur, por veriu i saj ku ndodhet edhe fshati Boletin, per fat te keq nuk eshte nen kontrollin e qeverise se Kosoves. Ngjarje te tilla te medha kombetare, si rivarrimi i eshtrave te nje Heroi Kombetar, duhet te sjellin nje porosi te madhe, nje mesazh te prere e te qarte per te gjithe, se Kosova nuk ka hequr dore dhe kurre nuk do te heq dore nga pjesa veriore e saj. Rretanat e tanishme ne Kosove dhe gjendja ne Veriun e Kosoves, kerkojne, diktojne qe eshtrat e Isa Boletinit duhet te rivarrosen ne Boletin dhe jo ne Vlore dhe na asnje vend tjeter. Gati pas njeqind vjetesh nga vrasja e tij, eshte koha qe ai te prehet i qete ne vendlindjen e tij. Kosova sot me shume se kurre ka nevoje qe ne gjirin e saj ta kete birin e saj te madh, Isa Boletinin, ta ndiej nga afer pranine e tij. Ceremonia madheshtore e rivarrimit te eshtrave te Isa Boletinit le te filloje ne Vlore, te vazhdoje ne te gjitha qytetet shqiptare dhe me ne fund te perfundoje ne Boletin. Me kete me siguri do te pajtohej edhe vete Baca Ise. Kryetari i Kuvendit Komunal te Mitrovices, Zoti Agim Bahtiri dhe gjithe mitrovicasit kane te drejte qe kembengulin qe rivarrimi i eshtrave te Isa Boletinit te behet ne Boletin ose Mitrovice dhe jo ne Vlore. Qeveria e Shqiperise dhe ajo e Kosoves nuk duhet te luajne lojera te tilla me mbetjet mortore te njerit nga burrat me te medhenj te kombit tone, por te respektojne kerkesen e bashkevendasve te tij dhe shumices se shqiptareve.
“Une jam mire kur asht mire Shqypnia” – ka thene dikur Isa Boletini. Ne sot duhet te njdjehemi mire kur ai prehet i qete me tere lavdine e tij, ne vendlindjen e tij, ne Kosoven e lire. Dhe neve nuk na mbetet tjeter, vecse te perkulemi me nderim perpara figures se tij, te vazhdojme rrugen e tij, te ndjekim shembullin e tij, te jemi te bashkuar e te punojme me perekushtim per ceshtjet madhore te kombit tone.
* Philadelphia, 14 maj, 2015
Sadik Elshani eshte doktor i shkencave te kimise dhe veprimtar i bashkesise shqiptaro – amerikane.
Archives for May 2015
Atje, në Mitrovicë e ka vendin Buletini
Nga Rasim Bebo-Çikago/
Janë tri figura të Rilindjes Kombëtare, që sërbo-greku nuk I duan të qëndrojnë në vendet që ata pretendojnë. Në very është Isa Buletini në Mitrovica e dhe në Shqipërinë Jugore Vorio-Epiri I quajtur nga greku, është Naim Frashëri në Përmet dhe Themistokli Gërmenji në Korçë.
Drejtori I pallatit të Kulturës “Naim Frashëri” në Përmet thotë: “Peshkopi Janullatos ka ngulur këmbë të prishet Shtëpia e Kulturës “Naim Frashëri” në Përmet. Athina kërkon ta lërë Përmetin pa një shtëpi kulture shqiptare”. Konflikti gjyqësor midis qendrës kulturore të Bashkisë Përmet dhe kishës ortodokse Përmet, filloi më 25 shtator 1947 dhe përfundoi më 5 maj 2004.Të tria shkallët e gjyqësorit vendosën: “Pallati I Kultures “NAIM FFRASHERI”, të mos tjetërsohet e të kthehet në kishë po të vazhdojë e të ngelet si tempull I kulturës në zëmër të Përmetit. Të tre vendimet e gjyqësorit u vlerësuan të regullta, nga Gjykata Kushtetuese me vendim nr. 66 datë 5-5-2004. Janullatosi nuk e njohu vendimin e Gjykatës Kushtetuese dhe e cilësoi pallatin e kulturës në Përmet, “kishë e Shën Mërisë” (që nuk ka qënë Kurrë kishë). Koloneli Peshkop Janullatos, si guvenator që njeh veten e tija në shërbim të grekut urdhëron agjentët grekë dhe shqiptaro-grekë, që godina e Pallatit të kulturës “Naim Frashëri” te shkatërrohet plotësisht, duke lënë vetëm muret rethuese, ndërkohë që në brëndësi të saj të ndërtohet kisha fshehura dhe natën. Punimet filluan , natën hynin dhe dilnin kamjonët për të ngritur kishën. Ish drejtori I pallatit të Kulturës në Përmet, Kastriot Bezati shton se kisha ortodokse kërkon të vrasë indetitetin dhe kulturën kombëtare, duke tentuar të istalojë në Përmet Helenizimin. Më në fund pas përplasjeve të ashpra me legenat e janullatosit u larguan si të dh…
Skandali në Korçë.
Shëmbet shtëpia e themistokli Gërmenjit, të shtunën më 11 gusht 2012 në mëngjes, u gjet e rrëçёnuar “Shtëpia e flamurit” e ngritur më 8 dhjetor 1916.
Kryetari I bashkisë së Korçës Niko Peleshi, tha se godina ku Gërmenji shpalli Korçën “Krahinë Autonome” u shemb gjatë natës me mjete të rënda (buldozerë).
Tani kthehemi në Very në Mitrvicë te Isa Buletini.Vendimi I Këshillit organizativ për rivarosjen e eshtrave të heroit kombëtar, ISA BULETINI, në Vlorë ka ngjallur reagime te familjarët e tij, të kryetarit të Komunes së Mitrovicës edhe tek ne këtu në Çikago.
Të alarmuar me vendimin, familjarët e Isa Buletinit dhe banorët nga fshati boletin, I kanë kërkuar Kryetarir të Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtirit, që të mos lejojë largimin e eshtrave të ISA BULETINIT nga Mitrovica. “ISAI nuk ka luftuar për të shkuar e për t’u prehur atje, por ka luftuar për të qëndruar në Buletin. E kanë lutur duke I afruar pasuri në Turqi e gjithandej, por Isai ka thënë se më shumë do të kishte dashur një gur të Buletinit se sa gjithë pasurinë që do I jepnin, Dhe sot, nuk mund të lejojmë që ata ta marrin e ta dërgojnë në Vlorë, jo”, tha Skënder Buletini.
“ISA BULETINI është I Buletinit, I Mitrovicës, I Kosovës dhe I krejt Shqipërisë. Unë dhe gjithe familja buletini afrojmë përkrahjen e plotë për angazhimin dhe rivarosjen e eshtrave të ISA BULETINIT në Buletin”, tha Sadik Buletini, familjarë. “Nuk do të më ndalë askush. Nuk po dua të them të fundit, por mendoj se kryeministri do t’ia vejë gishtin kokës dhe do ta mendojë mirë, se kjo punë nuk do të mund të bëhet. … Se do të bëjmë gjithçka dhe ISA BULETINI do të varroset në vendin e vet. …”, tha Agim Bahtiri, kryetari I Mitrovicës. Kryetari I Gjilanit, nga radhet e KLD-së Lutfi Haziri tha se heroi kombetar ISA BULETINI duhet të pushoje aty ku I ka pritur topat kundër “mbretërisë” sërbo-kroate-sllovene. Edhe “Nisma për Kosovën” e sheh këtë si një vrasje të dytë të heroit, duke thënë se Vlora nuk eshte zgjedhur për ta nderuar, pasi kjo çështje është negociuar me sërbinë.
Vendi ku është parashikuar, që të bëhet rivarrimi I eshtrave të Isa Buletinit, ndodhet Brenda hapësirës së kullës së tij. Ai, bashkë me bashkëluftëtarët e tij janë vrarë më 23 janar 1916, në Podgoricë të Malit të Zi. (TOP ÇANNEL 14 – 5- 2015)
Shikoni si sinkronizohen grekët me sërbët për kundra rilindjes sonë Kombëtare. Pak kohë më parë Koloneli Janullatos doli hapur duke thënë: “Ne do të luftojmë kudra rilindjes kombëtare Shqiptare”. Shqipëria e Jugut që greket e quajnë Vorio-Epir, Janullatos e don të pastër pa figuta të rilindjes tonë kombëtare, prandaj ai u vu kundra figurës “Naim Frashëri” të shtëpisë së kultures dhe kundra shtëpisë muze të Themistokli Gërmenjit në Korç.
Ka figura të politikës Kosovare që kanë thënë se, rivarrosja e eshtrave të Buletinit kudo tjetër është gabim, përveç se në Kullën e tij.
Rasim Bebo Addison Çikago 15 maj 2015
Atentati i dytë do të ishte nëse Isa Boletini nuk do të varrosej në vendlindje
Shkruan:Prof Dr Hakif Bajrami/
Letër publike Samuel Zhbogarit, përfaqësues i BE-së në Kosovë, me rastin e ndalimit të rivarrosjes së eshtrave të Isa Boletinit në vendlindje
Zotëri Guvernator Samuel Zhbogar, kombet e robëruar gjithmonë kanë dëshmuar prova se diçka u vlon në zemër si e posaçme nga perceptimi i historisë përballë kombeve që e gëzojnë lirinë, por që në shumë raste të robëruarin nuk e kuptojnë. Ezopi i famshëm e përshkruan një skenë bisede në mes të nënës dhe të birit të saj të verbër. Me një rast nëna i drejtohet birit: “Nuk është tragjedi që të kam lindur të verbër, por është tragjedi që po rren”. E ju mos na shitni demokraci se për rivarrimin e Isa Boletinit në Vlorë paskan vendosur dy qeveritë. Jo, ky popull e kupton shumë hollë politikën “demokratike”. Gaboheni nëse e vlerësoni vetëm në bazë të varfërisë së egër që është mbjellë këtu nga kolonizatorët klasikë dhe neoliberalë.
Serbia postfashiste e ka sjellë Ballkanin në kohën e Luftës së Ftoftë, duke punuar me leje të Moskës. Zotëri i nderuar Zhbogar, tash doni të tregoni se nuk kemi pasur prokurorë dhe gjykatës të guximshëm. Jo, ata ishin këtu dhe janë po nuk kanë kompetenca. Bile jo të gjykojnë vendorët, por as të shkruajnë për krimet, ishte e “ndaluar në heshtje”. Po ne kemi duruar falë besimit në SHBA. Dhe këtë realitet besoj se do ta mbajmë me Besë të pathyer. Njëherësh si historian, Ju garantoj se më 1992 -1999 nga Ushtria jonë Çlirimtare nuk është vrarë ndonjë serb: fëmijë, plak, plakë, asnjë femër, asnjë civil pa armë. E kundërta ka ngjarë nga pushteti i Beogradit, i cili kishte këtu 60000 ushtarë, 12000 paramilitarë, 63 civilë mercenarë dhe vendas të armatosur, që kanë bërë mizori të papara. Mbeturinat e tyre neofashiste kanë mbetur të veprojnë në Kosovë. Ato mbeturina janë aktive edhe sot. Por krimet duhet të hulumtohen dhe të gjykohen. Krime si historian e di që nuk vjetrohen. E njoh shumë mirë punën e Vizentalit në hulumtimin e kriminelëve.
Zotëri i nderuar Zhbogar, në Kosovë për fat është instaluar më 1999 pushteti i kombinuar nga politika euroatlantike. Sa herë që drejtësia është vënë këtu në pikëpyetje, në shesh kanë dalë politikanët me kredibilitet dhe çështja ka dalë nga kolapsi, për të cilin punojnë ditë e natë qeveritë e Beogradit dhe të Moskës. Shqiptarët, zotëri i nderuar, e njohin pasojën e robërisë më shumë se kushdo tjetër në Evropë. Ky pohim dëshmohet në shembullin më eklatant të ndjekjes së hebrenjve gjatë Luftës së Dytë Botërore, kur ne shqiptarët si popull, duke mos llogaritur në pasoja, i strehuam dhe i shpëtuam si askush më mirë. E bëmë atë gjest civilizues sepse ne kultivojmë Besën dhe respektin për varret e të parëve. Prandaj, ne kemi shumë arsye popullore të kemi shpresë edhe në varrin e Isa Boletinit, sepse si njeri që nuk urrente asnjë popull dëshmoi para Evropës se ne e meritojmë pavarësinë. Çka ngjau me fatin tonë dihet.
Zotëri Guvernator Samuel Zhbogar, jam i detyruar të drejtoj pak në histori. Isa Boletini para Emil Zollës së famshëm që me verën “akuzoi” e shpëtoi një oficer hebre (Drajfusin). Ndërsa, vigani i Boletinit më 1881-1908 u doli në ndihmë afro 250 000 refugjatëve shqiptarë që i kishte dëbuar Serbia parafashiste nga vatrat e veta stërgjyshore nga Shqipëria Veriore (Sanxhaku i Nishit, Pirotit e deri në afërsi të Prishtinës dhe të Shkupit). Isa Boletini tërë pasurinë e vet e shkriu për t’i ndihmuar të pastrehët që i kishte përzënë Serbia. Kështu ky njeri i rëndomtë do të shndërrohet në lider të pakontestuar. Isa Boletini i ka mbrojtur edhe serbët vendas të Vilajetit të Kosovës. Valiu i Kosovës më 1889 në Mitrovicë iu ka drejtuar atyre 12 shtëpive serbe vendase që: “ Jeni në besë të Isa Boletinit”. Pra mos u frikësoni.
Zotëri Guvernator Samuel Zhbogar, po ta përkujtoj aktin e Avni Rrustemit në Paris më 1920. Ai e vrau një tradhtar shqiptar që quhej Esat Pasha. Por gjykata e nderuar franceze e liroi Avni Rrustemin se vrasjen nuk e ka bërë me paramendim, por ka qenë i detyruar nga disponimi i popullit. Ku mundet më mirë drejtësia ta japë provimin se në këtë rast. Pse pra i bëni atentat të dytë liderit tonë popullor Isa Boletinit që u vra në pabesi në Podgoricë, jo me dëshirë të popullit të nderuar malazez, por me urdhër të Petrogradit, Beogradit dhe Vaselenës të Stambollit, besa edhe të oborrit të Sulltanit. Ja pra pse shqiptarët e duan Isa Boletinin në oborrin e shtëpisë së tij stërgjyshore. Mjaft me plagë të vjetra mbi këtë popull sepse nuk e meriton.
Zotëri Samuel Zhbogar, të lutem mos i detyroni të bëjnë atentatin e dytë mbi Isa Boletinin këta pushtetarët tanë, sepse për karrige ta dini janë në gjendje të bëjnë çdo gjë. Por të mos habiten se ka Emil Zolla, Avni Rrustema, Isa Boletina edhe sot në Evropë, të paktën. Për të mos urryer asnjë, populli më ka mësuar: Hasan Prishtina, Isa Buletini, Adem Demaçi. Unë nuk merrem me politikë, por kam doktoruar në politikë. Si historian të lutem mos puno që të gjykojë gjyqi i historisë, se ai është më i rëndë se ai i Emil Zolës!
Si historian kam përshtypjen se ndaj historisë së kombit tim jeni duke u sjellë me një nënçmim të çuditshëm, madje pak më të ngurtë dhe të moderuar sesa që kishin këtu si robërues despotët e Beogradit. Populli shqiptar duhet ta dini se në esencë nuk e urren asnjë komb tjetër. Mu për këtë ka mbijetuar në këtë nyje strategjike jo vetëm për Ballkanin. Në shumë raste me sjelljet e juaja të sajuara tani prej kabineteve, pa dalë kurrë për të mësuar diçka në popull, jeni duke u përpjekur të na lustroni historikisht, politikisht, ekonomikisht dhe “shkencërisht” duke u dukur sikur jeni dofarë valinjsh mesjetarë. Po duhet ta dini se edhe valinjtë, edhe gospodarët, po edhe seniorët dhe zotërinjtë, kombi shqiptar nuk i duron edhe pse është në udhëkryq dhe nëpër të provojnë të kalërojnë të gjithë, ama të gjithë. Kështu është dhe kështu na duket se jeni kah veproni. Sot ç’është e vërteta, është duke u zhvilluar luftë shumë e egër nëpër Evropë që shqiptarët të paraqiten sa më tepër të paditur dhe si të “tillë” jo të aftë që të qeverisin vetveten. Kjo sëmundje evropiane, neve shqiptarëve na është e njohur qe dyqind vjet.
Zotëri Guvernator i nderuar Samuel Zhbogar, në Kosovë është kah eksperimentohet sikurse të ishte ndonjë koloni klasike. Po e them publikisht. Më 2001 i kemi njoftuar guvernatorët e UNMIK-ut se në Kosovë duhet të themelohet një Gjykatë, e cila do t’i hetonte dhe gjykonte padrejtësitë e bëra. Nuk e kemi quajtur as “speciale, as e posaçme”, por gjykatë në të cilën Kosova dhe shqiptarët do të dilnin faqebardhë para botës. Paraardhësit e juaj, Zotëri e kanë luftuar këtë ide publike dhe legale me kërcënim. Madje, na e kanë ndaluar ekspozitën mbi krimet e bëra në Kosovë 1989-1999. Këtë e ka bërë me urdhër Hans Hakerup. Tani në rastin që po ju drejtohem Juve me urdhër të Beogradit na e ndaloni varrosjen e kolosit të Luftës Çlirimtare jo vetëm për shqiptarët, Isa Boletinit në vendlindje. E di se ju është urdhëruar që FSK-ja nuk guxon të dalë në veri të lumit Ibër. Ani mirë. Këtë “gjellë” evropiane ju na e keni kurdisur, UNMIK-u ia ka qitur vajin, ndërsa Ju po e biberosni me këto ndalesa. Po mbushen katër muaj që shqiptarët për çdo ditë po i përkujtojnë varret masive nëpër Kosovë. Kështu ngjan qe 16 vjet. A keni ngritur ndonjë akuzë se kush i bëri ato krime mbi civilët duarthatë nëpër Kosovë, kushdo qofshin ata, kush ju ka penguar. Çfarë çmimi doni të na e varni në qafë tani si popull i persekutuar. Pse mbani murin e ri të “Berlinit” në Mitrovicë, kur ai fare nuk është i nevojshëm. A e dini sa kriminelë strehohen në atë pjesë veriore të Kosovës. Po, e dini fare mirë. E po ju them se letrën po e shkruaj më 14 maj 2015 , në përvjetorin kur në Qyshk të Pejës 26 kriminelë serbë iu drejtuan të lidhurve në pranga: “Tash do t’ua presim kokat, fare nuk do të ndjeni dhimbje”.
Aty ishin dy priftërinj zotëri, evropianë me pedigre prej demokratësh. Po, po, nga Zyra e Juaj, lokaliteti Makofc, nuk është as tri (3) kilometra. Keni dalë Ju për t’i parë varret aty. Aty, njerëzit janë prerë me sharrë publikisht nga kriminelët e Arkanit dhe të Millosheviqit, që njihen dhe asgjë nuk u ka ndodhur deri më sot. Po, kur më 2001 e refuzuat kërkesën tonë gojore ta formojmë një Gjykatë që do t’i gjykonte krimet, ju e refuzuat me kërcënim. Tani kërkoni Gjykatë Speciale vetëm për Kosovë, madje në mënyrë hipokrite duke akuzuar se “nuk keni qenë të zotët ta themeloni vetë Gjykatën. Tash do t’ju tregojmë ne si bëhet drejtësia”. Po ta them edhe këtë, se jam ai që konventat e Gjenevës i kam përhapur në të gjitha zonat operative përmes Zyrës së Adem Demaçit, ku isha në rolin e këshilltarit të UÇK-së. Dje (më 2001) nuk bënte të themelohet Gjykata, tash duhet ta themelojmë, madje kërcënoheni se do ta themelojë Këshilli i Sigurimit i OKB-së. Punë e madhe shumë nëse e formon. Ne jemi i vetmi popull në Evropë që jetojmë në geto, ndërsa standardet e ligjet e Evropës i kemi si zakone shumë më të rrepta e ai është Kanuni. Me këtë ligj nuk ka askush të drejtë ta torturojë palën që ndiqet. Bile nëse është në besë, i dëmtuari e ka për detyrë ta ushqejë dëmtuesin nëse i rrezikohet familja. Të nesërmen del dhe e vret dhe nuk e torturon fare. Por torturat e kazamateve “civilizuese” evropiane dhe aziatike, ne shqiptarët i njohim ma mirë sesa hebrenjtë kampet e përqendrimit, sepse kemi vuajtur nëpër kampe përpara hebrenjve të nderuar. Mu për këtë arsye kur u hap Muzeu i Holokaustit në Çikago iu kam drejtuar atij auditoriumi me kërkesë të tyre me këtë titull: “Besa shqiptare dhe dituria hebreje janë virtytet më të larta të civilizimit”. E pra Samule Zhbogar, ma jep besën se do të ma lejosh ta rivarrosim në vendlindje Isa Boletinin se aty të parët e tij kanë jetuar denbabaden. Mos krijoni skena që njerëzit ta marrin vetë drejtësinë në dorë, kur krijohen vakuume të padrejtësisë. Pikërisht mbi këtë filozofi makabër të robëruesve ka lindur kanuni si “prodhim vendor”, sepse nuk i ka besuar drejtësisë së kolonizatorit.
Po e përfundoj. Deri dje na keni copëtuar copa-copa trojet tona në pesë shtete. Tani keni filluar të na i ndaloni edhe rivarrimet. Më thuaj a duhet të ndryshojmë ne apo duhet të ndryshoni Ju. Ne, t’ju them të drejtën për fajde dhe korrupsion kemi dënime të pafalshme kombëtare dhe fetare. Ne për hafije dhe kriminelë kemi norma shumë të ashpra. Na lejoni ta ndërtojmë edhe ne demokracinë, jo të vetmuar, por në kolektivitet evropian. Por, mos na i ndaloni varrimet aty ku njerëzit lindën, punuan dhe bënë histori, siç është Isa Boletini. Ne e dimë se me çfarë presioni qeveritë kukull të Prishtinës dhe Tiranës e kanë propozuar rivarrimin e kolosit të lirisë në Vlorë. Ne nuk duam që rivarrimi të politizohet, dronët dhe spektaklet na duhen për dëshmi, por jo për mbulesë të mjegullave politike. Varri i Isa Boletinit e ka vendin aty ku ka lindur, në Buletin.
Me nderime,
Prof Dr Hakif Bajrami
Prishtinë, 14 maj 2015.
Për gazetën Dielli e zgjodhi Neki Lulaj
DioGuardi – tregon lidhjet e forta të shqiptarëve me hebrenjtë në Shtetet e Bashkuara
Nga Beqir SINA, New York/
Joanna Landau:” Përpjekjet për të eksploruar Izraelin, kan qenë të suksesshme, për të krijuar programe të reja që tërheqin më shumë njerëz . Kjo inisiativë është parë, si një mënyrë për të krijuar marrëdhëniet profesionale dhe afatgjata me njerëzit, si e shohin Izraelin rreth globit, dhe shtuar sa më shumë miq për Izraelin”
NEW YORK CITY: Miqt amerikanë të Vibe-Izraelit u mblodhën të enjten, në klubin Bohemian “Bohemian National Hall ” – në qytetin e Nju Jorkut, në një pritje, ku u promovua tradita, kultura, mallart dhe prodhimet, turizmi dhe historia e Izraelit. Dhjetëra pjesëmarës morën pjesë në këtë pritje, të organizuar nga Konsullata e Përgjithshme e Izraelit, në bashkëpunim me organizatën VibeIzrael, me presidente Joanna Landau, përfshirë edhe ambasdorë të trupit diplomatik në OKB, personalitete izraelito-amerikane të fushave të ndryshme, rabin dhe veprimtar të njohur izraelit.
Në këtë pritje ishte i ftuar nderi edhe ish kongresmeni i Nju Jorkut, Joseph J. DioGuardi – Presidenti i Ligës Qytetare Shqiptaro-Amerikane, i cili edhe një herë më shumë, tregojë se lidhjet e forta të shqiptarëve me popullin hebre janë më të mirat se ndonjëherë në historinë e tyre. Një lidhje, kjo, që i ka rrënjët e saj, prej mbarimit të Luftës së Dytë Botërore – kur shqiptarët me guximin e jashtëzakonshm gjatë Luftës së Dytë Botërore, kan strehuar , duke i mbrojtur dhe shpëtuar jetën për mijëra hebrenjë gjatë Holokaustit, në bazë të kodit shqiptarë Besa.
Joanna Landau, e cila është preisdente e Misionit VibeIzrael, duke hapur këtë veprimtari tha se ky mision është themeluar në vitin 2009, për të ndryshuar mënyrën se si njerëzit mendojnë dhe të ndjehen në lidhje me Izraelin. ” Qëllimi ynë, tha znj. Landau në fillim të shfaqjes së këtij dokumentari promovues, të traditës, kulturës, prodhimeve të ndryshme, turizmit, dhe historisë së Izraelit me titull “The American Friends of Israel”, është për të tërhequr miliona të rinjë e të reja, në Amerikën e Veriut dhe Amerikën Latine, Evropë dhe Australi, me një mesazh frymëzues dhe opinione pozitive rreth Israelit, që do të jenë të balancuara prej mesazheve negative në lidhje me Izraelin”.
VibeIzraeli, si një organizatë më vete, u themelua në vitin 2013 dhe filloi të përqëndrohet në përpjekjet e saj, për të ndryshuar perceptimet globale ndaj Izraelit, me një theks të veçantë në fokus kryesor, të “Toursto Israel”.VibeIzraeli, që nga themelimi i saj, u shafq në dokumentar se ka qenë në turne anembanë Izraelit. Prej krijimit Misioni VibelIzrael, tha Joanna Landau preisdente e Misionit VibeIzrael, “përpjekjet për të eksploruar Izraelin, kan qenë të suksesshme, për të krijuar programe të reja që tërheqin më shumë njerëz . Kjo inisiativë është parë, u shpreh ajo si një mënyrë për të krijuar marrëdhëniet profesionale dhe afatgjata me njerëzit, në atë si e shohin Izraelin rreth globit, ata, dhe, shtuar sa më shumë miq për Izraelin”
Takim miqesor ne Departamentin e Shtetit
Kronike e vonuar per viziten e kryetarit te Komunes se Struges,z. Ziadin Sela ne Washington/
Nga Haxhi DAUTI/
Washington D.C./ Ne fund te vizites ne SHBA, Kryetari i Komunes se Struges, zoti Ziadin Sela, u taku me Drejtorin e Europes Jug-Qendrore te Departamentit te Shtetit, zotin Tom Yazdgerdi. Ne takim merrnin pjese Desk Oficeret qe mbulojne Maqedonine dhe Shqiperine ne Departamentin e Shtetit, zonja Carina R Canaan dhe Benjamin P Rinaker.
Zoti Ziadin Sela ishte i shoqeruar nga zoti Haxhi Dauti, presidenti i Keshillit Shqiptaro-Amerikan si dhe nga zoti Mustafa Xhepa, njeri prej derjtoreve te bordit drejtues te organizates Shtepia e Lirise Shqiptaro-Amerikane me qender ne Washington.
Pas fjaleve te ngrohta miqesore te zotit Yazdgerdi e mori fjalen zoti Sela, i cili beri nje prezantim te gjendjes aktuale te shqiptareve ne Maqedoni. Ai u perqendrua tek mos zbatimi i Marreveshjes se Ohrit dhe pasojat e saj, tek nxitja e ndasive etniko-fetare nga qarqe te caktuare te lidhura me qeverine, tek mos ndeshkueshmeria dhe mbrojtja qe gezojne prej kryeministrit disa ministra dhe zevendesministra pergjegjes per pergjimet antikushtetuese, tek centralizimi i pushtetit lokal, ku çdo investim varet nga kryministri, i cili ka ndaluar apo derguar fondet ne destinacione te tjeter per te mos financuar projektet lokale, theksoi rendesine qe kane projektet e USAID per te afruar komunitet me njeri-tjetrin, si dhe njeved te veçante ne fjalen e tij zuri prezantimi i levizjes se re politike qe ai drejton.
Nga ana e tij zoti Yazdgerdi pershendeti vendosjen e dialogut Kosove-Serbi. Akuzat publike per pergjimet e bera i quajti te renda dhe shtoi se ministrat pergjegjes duhej te dorehiqen, ose te pushohen. Per kete shtoi ai, duhet qe opozita te marre pjese ne Parlament dhe te perfshihet ne hetim. Lidhur me Marreveshjes e Ohrit zoti Yazdgerdi theksoi faktin se SHBA-te kane mbetur te zgenjyer nga mos zbatimi i saj. Ai theksoi gjithashtu rrezikun qe mund te vije nga fryerja e zjarrit te çeshtjeve etnike dhe theksoi qendrimin e SHBA-ve se nuk deshirojne qe te cenohet integriteti i Maqedonise si dhe te pengohet hyrja e saj ne Bashkimin Europian dhe NATO. Ai e mbylli fjalen e tij duke nenvizuar se Ballkani eshte nje rajon, ku fare lehte mund te krijohen trazira qe mund te çojne ne trazira te pa parashikueshme, prandaj lidera te rinj si zoti Sela jane ato qe i duhen vendit.
Me pas fjalen e mori zoti Haxhi Dauti, i cili e njohu z. Yazdgerdi me projektin “Korniza e Marreveshjes se Ohrit”, ku KSHA po lobon qe Universiteti i Kolumbias, me ne krye z. David L. Phillips, te studioje sa perqind eshte implementuar Marreveshja e Ohrit. Ky projekt u mireprit nga z. Yazdgerdi. Po ashtu, z. Dauti foli rreth vizites se tij ne Maqedoni, takimeve qe ai kishte pasur me disa politikane pjese te qeverise, si dhe politikane te partive opozitare, ku u kishte bere te njohur projektin “Korniza e Marreveshjes se Ohrit” dhe kishte gjetur mbeshtetjen e tyre.
Takimi u pershendet edhe nga Zevendes Nensekretari i Shtetit zoti Hoyt Yee, i cili e siguroi zotin Sela se do te kete mbeshtetjen e tij.
- « Previous Page
- 1
- …
- 36
- 37
- 38
- 39
- 40
- …
- 67
- Next Page »