Nga Harry Bajraktari/
Kam nderin dhe kënaqesinë t’ ju uroj mirënjohjen, përkatësisht dekoratën” Naim Frashëri” që ua ndau Presidenti i Republikës së Shqipërisë z. Bujar Nishani për punën e palodhshme si gazetar dhe kontributin që keni dhënë e po jepni në afirmimin e vlerave të popullit shqiptar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe afirmimin e vlerave të popullit amerikan si dhe ndihmën dhe kontributin që kanë dhënë SHBA për popullin shqiptar, sidomos për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës. Vlerësoj punën tuaj të jashtëzakonshme në afirmimin e komunitetit tonë shqiptaro-amerikan si dhe prezentimin e vlerave të tij në të gjitha mediat shqiptare në Shqipëri, në Kosovë dhe në gazetat tjera që botohen në Maqedoni, në Mal të Zi dhe në Luginë të Preshevës, si dhe në gazetat e Komunitetit tonë “Illyria”, “Dielli” të Vatrës dhe në mediat elektronike në gjuhën shqipe në New York, e në disa gazeta amerikane. Kjo mirënjohje do të jetë edhe një motiv i fuqishëm për theksimin e vlerave të komunitetit tonë dhe vështrimin perspektiv e kritik të tij.
Me këtë rast dëshiroj të theksoj se Z. Beqir Sina vjen nga një familje e njohur patriotike të cilën pushtetit i Enver Hoxhës e kishte persekutaur, ndjekur dhe ndarë përgjysmë: një pjesë e saj kishte arritur të ikte nga xhelati, ndërsa vetë Beqir Sina me një pjesë tjetër të familjes kishte mbetur në Shqipëri. Ai ka kluar 30 vjet në kampin famëkeq, në Saver të Lushnjës. Pas rënies së sistemit të Enver Hoxhës, u largua nga Shqipëria dhe nga viti 1992 i bashkangjitet babait dhe nënës dhe pjesës tjetër të familjes në New York, të cilët kishin emigruar si shumë shqiptarë të tjerë në SHBA.
I ati i tij Rasim Sina për një kohë të gjatë ka udhëhequr radion Lëvizja e Legalitetit në gjuhën shqipenë New York dhe për shumë vite ka informuar komunitetin tonë për dhunën dhe persekutimet që u bënte regjimi diktatorial i Shqipërisë kundërshtarëve politikë të Enver Hoxhës dhe ka denoncuar me tone të ashpra politikën shoveniste të Jugosllavisë ndaj shqiptarëve në Kosovë dhe shqiptarëve në viset tjera nën Jugosllavi. Këta njerëz me idealet e tyre të larta atdhetare kanë mbajtur të pashuar ndjenjën për një Shqipëri të lirë, demokratike, për një Shqipëri proamerikane dhe proevropiane.
Beqir Sina, i cili vetë kishte përjetuar të gjitha format e poshtërimit gjatë 30 viteve në kampin e Lushnjës- në shkrimet e tij të shumta ka dhënë skena rrënqethëse nga aty që mund të krahasohen me kampet më famëkqija që ishin ngritur gjatë dhe pas Luftës së Dytë Botërore në vendet komuniste.
Beqir Sina pasi arriti në New York punoi një kohë në radion Lëvizja e Legalitetit ” Zëri i Kombit”, të themeluar nga i ati i tij, Rasim Sina, aktivist i çështjes kombëtare. Sot ai bashkëpunon me shumë gazeta dhe është gazetari më aktiv i komunitetit tonë shqiptaro- amerikan.
Archives for May 2015
ME GAZETARIN E ZËRIT TË AMERIKËS ILIR IKONOMI NË ARKIVIN E VATRËS
Të Premten, 8 Maj 2015, gazetari i Zërit të Amerikës dhe studiuesi Ilir Ikonomi vizitoi arkivin dhe bibliotekën e Vatrës.
Gazetari Ikonomi u prit nga zv/kryetari i Vatrës Asllan Bushati dhe Editori i Diellit Dalip Greca, si dhe producenti i TV Kultura Shqiptare Adem Belliu.
Z. Ikonomi u njoh nga Editori me dokumente autentike të Vatrës që nga vitii 1910 me rekordet e Shoqërisë Besa-Besën, me rekordet dhe fushatat e Vatrës, me dokumentet origjinale të Huasë Kombëtare 1920-1922 dhe Fushatës së 3 Qershorit 1917,si dhe me koleksionet e Diellit. Për më shumë do t’ju informojmë përmes Gazetës Dielli në print.
TË SHTUNËN,9 MAJ,NË MONROE COLLEG SHFAQET FILMI”SKENDERBEU”
Njoftojmë komunitetin shqiptar se të Shtunën me 9 maj, në Monroe College, do të shfaqet Filmi Dokumentar “Skënderbeu” i regjisorit Vladimir Prifti me muzikë të Aleksandër Pecit.
Filmi do të shfaqet nga ora 1 e mesditës deri në orën 4.00.
Bashkëorganizatorë të kësaj veprimtarie janë:Federata Pan -Shqiptare e Amerikës VATRA, Organizata e Grave “Hope & Peace”, pedagogu shqiptar në Monroe College Haxhi Berisha, Ansambleisti i Shtetit të Nju Jork-ut z. Mark Gjonaj, Mark Shkreli, Astrit Tota, Mimoza Dajci dhe Gjergj Dedvukaj.
HYRJA ËSHTË FALAS!
***
“Scanderbeg”
Film – Documentary
Producer: Vladimir Prifti
Music: Aleksander Peci
Narrators, researchers, historians, actors from Albania
Ëhere: Monroe College
2501 Jerome Avenue
Bronx, NY 10468
Tel: (718) 933 – 6700
Ëhen: May 9, 2015
Time: 1 P.M. – 4 P.M.
The event is organized by “Vatra” Federation, The Ëomen’s Organization “Hope & Peace”, Prof. Haxhi Berisha, Assemblyman Mark Gjonaj, Mark Shkreli, Scenographer/Painter Astrit Tota, Mimosa Dajci, Gjergj Dedvukaj.
Entrance: Free of charge
Shqipëria dhe rrjedhja e sekreteve drejt Rusisë
KUR E KA PERFAQESUAR VANGJEL DULE SHQIPERINE NE RUSI?/
*Nje pyetje:A mund të na informoje publikisht Vangjel Dule nëse ka arritur të diskutojë me deputetët rus për njohjen e pavarësisë së Kosovës dhe paqen në Ukrainë?/
* Thonë se ka rrjedhje të informacioneve sekrete nga Shqipëria drejt Rusisë, po për këtë, di gjë Vangjel Dule?/
Nga Arben Llalla/
Nënkryetari i Kuvendit të Shqipërisë ,Vangjel Dule shihet të ketë bërë një vizitë në Kuvendin e Rusisë. Nuk e dimë se kur Vangjel Dule të ketë përfaqësuar Shqipërinë në politikën ruse, por një gjë është e sigurt se fotografia është gjatë mandatit që ai gëzon postin e lartë të Republikës së Shqipërisë. Vangjel Dule është politikani i parë i lartë që ka vizituar zyrtarisht Rusinë. Ne, duam të dimë nëse Vangjel Dule diskutojë me deputetët rus për njohjen e pavarësisë së Kosovës dhe paqen në Ukrainë? Meqenëse ju dha rasti të qëndronte disa ditë në Rusi dhe të kishte takime me krerët më të lartë të këtij shteti. Mos vallë z.Dule ka qenë në biseda informative me agjentët rusë për deri sa flitet kohëve të fundit në media se ka rrjedhje të informacioneve sekrete nga Shqipëria në drejtim të Rusisë? Çfarë do të thotë tani nëpër TV, Vangjel Dule se nuk kam qenë në Rusi sot por para disa kohëve? Unë e garantoj lexuesin se Vangjel Dule ka qenë në Rusi gjatë mandatit si nënkryetari Kuvendit të Republikës së Shqipërisë dhe jo si deputet i PBDNJ, por si deputet shqiptar, duke përfaqësuar shqiptarët dhe jo minoritarët grek. Nëse unë gënjej, atëherë Vangjel Dule le ti drejtohet Gjykatës. (@Arben Llalla
Dy artistë shqiptarë në recitalin e muzikës botërore në “Montclair State University”
Nga Keze Kozeta Zylo/
Në Nju Xhersi në universitetin e mirënjohur në “Montclair State University” u shfaq para publikut amerikan muzika e bukur shqiptare në recitalin nga muzika botërore. Dashamirësit e muzikës dhe të artit, bashkatdhetarët shqiptarë, studentët amerikanë grupe grupe zinin vendet përballë skenës për t’u argëtuar duke lënë për një çast studimet dhe punët e shumta që kryejnë.
Kishim kohë që kishim marrë ftesën nga drejtori i ansamblit të muzikës ballkanike dhe mezi prisnim të dëgjonim dy artistët tanë të mirënjohur shqiptarë Merita Halilin dhe Raif Hysenin. Maestro Raif Hyseni është një artist me botë të madhe shpirtërore dhe prezantimi që i bën muzikës shqiptare është krenari për të gjithë ne që e dëgjojmë me ëndje të veçantë. Programi muzikor u hap me këngën arbëreshe kalabreze “Vajta kalova”, këngë të cilën artisti Hyseni i spjegoi publikut se ka 500 vjet qe këndohet dhe sa herë këndohet aq me duartrokitje të zjarrta mirëpritet. Kënga e bukur me lirizmin e hollë që mban brenda tekstit tepër të ndjerë, tretet brenda shpirtit shqiptar kur e dëgjon, ajo bëhet dhe më tërheqëse më e magjishme kur këndohet nga artistja dhe mjeshtrja e këngës popullore Merita Halili. Gjithmonë më pëlqente në Shqipëri kur e dëgjoja këtë këngë, gjithmonë e riktheja ta dëgjoja përsëri, por këtu në emigrim dhjetëfishohet dëshira, ndoshta e dëgjoj dhe me vajtim, sepse: “Vajta kalova në tërë Kalabrinë, por kund nuk gjeta si Arbërinë…Dy manushaqe në dorën time/ ja fala njerën/ Arbëreshës sime. Vajta kalova në tërë Kalabrinë por kund nuk gjeta si vendi im”. Ky tekst i bukur dhe mjaft kuptimplotë për vendin tënd të kujton shkrimtaren e famshme Maya Angelou e cila ka thënë: “You can never go home again, but the truth is you can never leave home, so it’s all right”, që përkthehet: “Ju mund të mos shkoni kurrë në shtëpi, por e vërteta është se ju kurrë nuk e keni lënë shtëpinë, kështu që kjo është e gjitha e drejtë”.
Pas interpretimit të kësaj kënge të mahnitshme në skenë dolën studentët amerikanë me këngën aq popullore kosovare të udhëhequr nga Merita Halili si : “Mora mandolinën” që padyshim është një perlë e muzikës popullore shqiptare. Këngëtarja e shquar vazhdon të sjellë para publikut me të njejtin vibrim dhe artikulacion të zërit si në rininë e saj të hershme dhe të emocionojë dëgjuesit e shumtë që duken sikur i thonë: të këndoftë zemra ngaherë, sepse e duan të këndojë me mandolinën në kopshtin me trëndafila…
Pas dy këngëve u interpretua në instrumenta të ndryshme në orkester: Vallja dyshe dibrane: Vallëzim nga Dibra në Paris.
Lëvizjet artistike të duarve të tyre në instrumenta të ndryshme si dhe
dhe për më tepër kur intepretohet nga të huajtë e bëjnë spektatorin më tërheqës dhe më të vëmendshëm për larmishmërinë dhe të shprehurin e tyre aq bukur. Vallja dyshe dibrane ka një koreografi tejet tërheqëse dhe befasuese për shikuesit. Janë motive të ndërtuara mbi bazën e dyhapëshit, kërcime solistike, ku dallohet kërcimi dypjesësh.
Ajo që i bënte dhe më komunikues me publikun artistët shqiptarë ishte kur maestro Hyseni iu mësonte publikut amerikan të flisnin në shqip titujt e teksteve si psh: Ah ti!…Dhe ata si në një kor të vetëm shqiptonin: Ah ti!…
Dhe ne artdashësit bashkatdhetarë themi për ju artistë, ambasadorë të kulturës shqiptare: Ah Ju!…
Interesante ishte se në këtë koncert morën pjesë disa studentë nga departamenti i gjuhëve të huaja të spanjishtes, të cilët ditën tjetër në orën e leksionit të spanjishtes sipas Dr.Watkins kishin diskutuar me shumë respekt dhe kënaqësi duke hedhur mbresat artistike në esetë e tyre shkruar enkas rreth koncertit të udhëhequr nga Raif Hyseni drejtori i Ansamblit të muzikës ballkanike. Ja si shkruante një prej studentëve të degës së spanjishtes në universitetin e mirënjohur “Montclair State University”: “Une pëlqeva shumë se si dy artistët arritën të prekin zemrat tona dhe ne të këndonim së bashku me ta. Më e preferuara ime ishte vallja dyshe dibrane, vallëzim nga Dibra në Paris. Ishte shumë interesante se si ishte kombinuar gjithë muzika nga vende të ndryshme të botës dhe ne i dëgjonim me kënaqësi. Ne dëgjuam muzikë të ndryshme nga kultura të ndryshme në botë dhe shpresojmë të vimë pësëri dhe t’i dëgjojmë me po aq kënaqësi”.
Pas koncertit recital shqiptar në skenë u ngjitën grupe nga vende të botës si dhe nga Afrika perëndimore që e drejtonte z.Robert Levin.
Në këtë koncert morën pjesë dhe shumë bashkatdhetarë të cilët folën me emocion dhe respekt për këtë program të pasur artistik. Bashkëpunëtorja e TV “Alba Life” znj.Linda Daci mori një sërë intervistash me muzikantë të ndryshëm që luajtën në instrumenta gjatë koncertit, pedagogë si dhe artistë të talentuar shqiptarë si sopranoja Deshira Ahmeti Kerliu, te cilat u transmetuan në kanalet televizive.
Ishte një ditë e bukur që si shqiptarë na bën të ndihemi tejet krenarë ngase dy artistë të mirënjohur shqiptarë kanë arritur të japin leksione dhe t’ju mësojnë të huajve në një universitet muzikën dhe kulturën e lashtë shqiptare.
- « Previous Page
- 1
- …
- 51
- 52
- 53
- 54
- 55
- …
- 67
- Next Page »