Nga Beqir SINA – New York/
Presidenti i Republikës zhvillon një vizitë pune në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku do të shënohet 70 vjetori i fitores mbi nazismin – kapitulimin e Gjermanisë/
NEW YORK : Presidenti i Republikës Bujar Nishani ka mbrritur mbrëm në Nju Jork, për të nisur sot një vizitë pune në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku është i ftuar për të ndjekur votimin e rezolutës për rolin e kombit shqiptar, në Asamblenë e Nju Jorkut.
Rezoluta e cila përfshinë edhe rolin e shqiptarëve gjatë Luftës së Dytë Botrore në mbrojtjen e hebrenjëve ku shqiptarët jan njohur si i vetmi vend në botë ku asnjë hebre nuk u dorzuar ose u vra mbasi mori mbrojtjen e shqiptarëve në bazë të Besës shqiptare, një zakon shekullor i shqiptarëve, u kërkua nga anëtari i Asamblesë së Nju-Jorkut, i pari shqiptaro amerikan në historinë e diasporës që është zgjedhur në Kuvendin e Nju Jorkut zoti Mark Gjonaj dhe senatori Jeff Klain mik i dëshmuar i shqiptarëve në Nju Jork.
Po gjatë kësaj ceremonie Presidenti i Republikës së Shqipërisë, pritet t’u drejtohet më një fjalë të pranishmëve në punimet e Asamblesë si dhe Senatit të Shtetit të Nju-Jorkut.
Gjatë qëndrimit në SHBA, kreu i shtetit shqiptarë Nishani do të vizitojë edhe Kolegjin Hebre “Hebrew Union College’, në Nju Jork dhe do të përshëndesë aktivitetin, që do të mbahet në B’nai Jeshurun Sinagogue, me rastin e shpëtimit të Hebrenjeve 70 vjet më parë.
Ky aktivitet mbahet në shenjë vlerësimi ndaj ndihmës që dhanë shqiptarët në shpëtimin e hebrenjve me kodin e njohur njerëzor Besa.
Kreu i shtetit shqiptar do të mbajë edhe një ligjëratë në Kolegjin e Manhatanit ‘Manhattan College’, me temë: “Mbi tolerancën fetare” dhe do të shfaqet filmi dokumentar Besa.
Në agjendën e Presidentit Nishani përfshihen edhe takime me politikanë të Nju-Jorkut dhe e nderimet me disa tituj te lart të shtetiti shqiptarë, të disa personaliteteve të shquara shqiptaro-amerikane, me një kontribut të qenësishëm në promovimin e vlerave, kombëtare, dhe humane të shqiptarëve në disporë.
Kreu i Shtetit shqiptar do të zhvillojë takime edhe me drejtuesit e Fondacionit “Raoul Wallenberg”, me organizatën “Sisterhood of Salam” dhe ‘’Ethnic Understanding”, të cilat punojnë në promovimin e dialogut ndërfetar.
Presidentin e shoqëron Zonja e Parë, Odeta Nishani.
Archives for May 2015
DR. ZIADIN SELA U TAKUA ME KOMUNITETIN SHQPTAR NË NJU XHERSI
Dr. Ziadin Sela,Kryetari që i prinë Lëvizjes për reforma në Partinë Demokratike Shqiptare të Maqedonisë , ishtë mbrëmjen e së Hënës, (4 Maj 2015), mysafir në Qendrën Kulturore të Komunitetit shqiptar në Nju Xhersi. Pjesmarrës të shumtë, kryesisht struganë, por edhe nga viset e tjera shqiptare, me banim në Nju Xhersi, por edhe nga Nju Jorku, bashkëbisdeduan më shumë se 3 orë me politikanin që mendon ndryshe nga kryetari i partisë së tij, një politikan ndryshe, që i bënë oponencë jo vetëm maqedonsve, por edhe partive politike shqiptare, qoftë BDI-së, apo dhe vetë Partisë së tij.
Fillimisht kryetari i Lëvizjes për Reforma në Partinë Demokratike Shqiptare, njëkohësisht kryetar i Komunës së Strugës, informoi pjesmarrësit për gjendjen e shqiptarëve në Strugë dhe në tërë Maqedoninë, ku fatkeqësisiht shqiptarët nuk i gëzojnë të drejtata edhe për shkak të paftësisë së klasës politike shqiptare, të kompromiseve të saj me pushtetin apo aleatët maqedonas, dhe për mungesë të vizionit të vetë politikanëve shqiptar. Politikani me vizion ndryshe nga klasa politike shqiptare aktuale tha se e sheh gjendjen të njëtë apo më të përkeqësuar se sa 24 vite të shkuara, ku ai djalosh i ri, protestonte për të kërkuar të drejtat elementare për bashkombasit e vet në Maqedoni, dhe sot pas 24 vitesh edhe i biri i tij kërkon të njëjtat të drejta. Faktet tregojnë se klasa politike shqiptare nuk ka bërë kurrfarë progresi në luftën e saj për të drejta kombëtare, kulturore, politike dhe ekonomike.
Dr. Sela vlerësoi rolin e diasporës shqiptare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe kërkoi mbështetje të mëtejshme.
Pasi informoi për vizitën e tij në Amerikë, takimet e zhvilluara dhe ato që ka në axhendë për dy ditët e ardhshme, dr.Sela iu dha përgjigje shumë pyetjeve nga salla. Përmes debatit konstruktiv, ai iu përgjigj edhe kritikave për shqetësime të ndryshme të struganëve për gjendjen në Komunën e Strugës, ku probelemet janë të shumta, gjendja ekonomike e vështirë, të drejtat e nëpërkëmbëura nga pushteti qëndror. Diskutanëtët kërkuan më shumë luftë e përpjekje nga ai dhe klasa politike shqiptare për më shuë të drejta për shqiptarët në Maqedoni, vecanërisht për Strugën, nga vinin shumica e pjesmarrësve në takim.
Në vizionin e dr. Ziadin Selës klasa politike aktuale shqiptare duhet të largohen nga skena politike sepse e ka humbur besimin e qytetarëve shqiptarë, politikanët nuk i kanë mbajtur premtimet e tyre, e kanë shkelë besimin e qytetarëve, kanë vrarë shpresën për të ardhmen, vecanërisht kanë vrarë shpresën e rinisë. Ata duhet të largohen nga skena politike. Natyrisht kjo kërkon obligim dhe sakrifica nga politikanët me vision bashkëkohor, tha dr. Sela. Ai paralajmëroi se një ekip i ri po krijohet,një ekip me politikanë me vizion ndryshe, që t’u prijë shqiptarëve për më shumë të drejta, duke i nxjerrë ata nga gjendja pa shpresë, ku i ka katandisë politika vasale e deritanishme. Qytetarët shqiptarë, tha ai, nuk mund të trajtohen mëtutje si qytetarë të dorës së dytë, ata meritojnë më shumë dinjitet dhe si popull autokton duhet të respektohen e jo të nëpërkëmben.
Udhëheqësit aktualë shqiptarë, përfaqësuesit e shqiptarëve në Parlament, nuk luftojnë për të drejtat e shqiptarëve, por thjeshtë luftojnë për mirëqenien e tyre. Ne tha ai, nuk do t’i lejojmë më tutje ata që të na vrasin të ardhmen e fëmijëve tanë. Ka ardhë koha për ndryshim, paralajmëroi ai.
Në takim ishte i pranishëm edhe anëtari i Këshillit të Vatrës, kryetari i degës së Vatrës në Queens, Dr. Skënder Murtezani, i cili në fjalën e tij, tregoi papajtueshmëri me gjendjen e shqiptarëve në Mal ët Zi, me nivelin e politikanëve shqiptar, me kompromisin e klasës politike shqiptare, që më shumë përcanë shqipatrët mes vetes se sa lufton për të drejtat e tyre. Dr. Murtezani kritikoi vasalitetin e klasës politike me shtetin dhe partitë maqedonase; foli për mungesën e theksuar të të drejtave të shqiptarëve. Në vizionin e dr. Murtezanit, partitë shqiptare duhet të gjejnë pikat e përbashkëta të inetersave kombëtare dhe jo ta luftojnë njëra tjetrën sikur të ishin armiq. Opozicioni në politikë nuk është armiqësi, por aleternativë ndryshe. Në raport të drejtë me numrin e popullsisë autoktone shqiptare në Maqedoni, duhet të ishin edhe të drejtat e fituara edhe përfaqësimi në pushtet për qytetartë shqiptarë, por fatkeqsisht kjo nuk ndodh sepse mënyra e vjetër e të bërit politikë nga klasa politike shqiptare, shpenzon energji mes vetë shqiptarëve, tha dr. Murtezani.
Të pranishmit dhe dr. Ziadin Selën, i përshëndeti edhe editori i Diellit, Dalip Greca, Iicili e përgëzoi mysafirin për vizionin ndryshe dhe i uroi sukses në misionin e marrë. Duke iu drejtuar struganëve, editori i ftoi ata që si komunitet shqiptar duhet të jemi më të bashkuar që të krijojmë më shumë hapsirë për mbështetje tek politika dhe institucionet amerikane. Vatra, tha editori, Federata që ka 103 vjet histori, mund të ishte një shtëpi e përbashkët e Shqiptarëve këtu ën SHBA, dhe mund të siguronte mbështetje të sigurtë për bashkimin e shqiptarëve të Amerikës.
Në fund të pranishmit bënë fotografi me kryetarin Sela.
Sot, dr. Ziadin Sela do të bëj një vizitë në kryeqytetin e Shtetit të Nju Jorkut, Albany, ku do të zhvillojë takime në Ansamblenë e shtetit në Nju Jorkut, ku ndodhet edhe presidenti I Shqipërisë z. Bujar Nishani.(Korresp i Diellit)
Federata Pan-Shqiptare e Amerikes “VATRA” mbajti Kuvendin Vjetor në Jacksonville – Florida
Kryetar u ri-zgjodhë me aklamacion Dr. Gjon Buçaj/
Nga Beqir SINA-nga Jacksonville, Florida/
JACKSONVILLE FL : Kuvendi Vjetor i Federatës Pan-Shqiptare të Amerikës, VATRA, u mbajt kësaj radhe për herë të parë pas çerek shekulli, jashtë Nju Jork-ut, shtetit ku është aktualisht edhe qendra e Vatrës, prej transferimit të saj nga Bostoni Nolian. Ky kuvend për koicindencë, u mbajt në qytetin Jacksonville të Floridës, jo shumë larg vendit, ku është edhe sot shtëpia, ku mbylli sytë imzot Nolit në Fort Lauderdale të Florida-s, shtëpi që Federata Pan Shqiptare “Vatra”, i pat blerë si dhuratë peshkopit shqiptar më 1954.
Në këtë Kuvend, morën pjesë rreth 100 delegatë dhe të ftuar, nga Nju Jorku, dhe zona e “Tri Shteteve”< NJ, CT, Detrioiti, Uashingtoni, Florida, Bostoni, Çikago, Toronto, Pensillvenia, dhe Karolina e Veriut. Kuvend i 2 Maj 2015, në Jacksonville (Ramada Jacksonville/Baymeadows Hotel & Conference Center ), u mbajt në një frymë tejet demokratike, ku nuk munguan edhe debatet e forta konstruktive, nga ana e kryetarëve të degëve dhe disa delegatëve.
Kuvendin e dretojë në cilësinë e Kryetarit të këtij Kuvendi profesor Mithat Gashi me dy ndihmësit e tij, zoterinjte Ali Lushnja, e Kujtim Porja.
Kuvendi i Vatrës, i nisi punimet në orën 9-të mëngjesit, simbas rregullores së përcaktuar nga Kanunorja- (Kushtetuta) e saj. Mbas zgjedhjes së Komisionit, prej tre vetësh, për verifikimin e kredencialeve të delegatëve, Kryetari i Kuvendit të Vatrës, u votua professor Mit'hat Gashi, sekretarë u zgjodhën Merita Bajraktari-McCormack, dhe Naze Veliu, të cilët ndoqën dhe procedurën e këtij Kuvendi në bazë të Kanunores së federatës VATRA.
Më pas u kënduan Hymnet kombëtare të SHBA dhe Shqipërisë nga këngëtari i mirënjohur Frederik Ndoci. Kurse, udhëheqësi i këtij Kuvendi, kryetari, Profesor Mit'hat Gashi, kërkoi që me një minutë heshtje të pranishmit të nderonin të gjithë të rënët e Kombit amerikan dhe të Shqipërisë.
Anëtari i kryesisë së Vatrës, zoti Zef Bala, një veprimtar i njohur, dhe anëtari i Bordit të Drejtorëve të Lidhjes Qytetare Shqiptaro Amerikane, solli një përshëndetëje të veçantë në këtë Kuvend, drejtuar punës së Kuvendit Kombëtar të Vatrës, në emër të presidentit të saj ish kongresitit Joe DioGuardit, i cili udhëheq lobin e parë shqiptar në Amerikë, dhe të vetëmit dedikuar çështjes kombëtare shqiptare në SHBA.
"Ju lutem përcillni urimet e mia më të mira, për Vatrën dhe kryetarin e saj dr Bucaj si dhe anëtarët e tjerë të Bordit të Vatrës me rastin e Kuvendit që po mbahet në Florida, duke ju uruar punë të mbarë, thuhej në mesazhin e DioGuardit. " Ne së bashku kemi shumë për të bërë, theksohej në mesazh, për të ndjekur atë rrugën historike të kombit shqiptarë. Luftën për lirinë dhe pavarësinë e popullit shqiptar, 15.000.000 shqiptarëve në botë, duke përfshirë 7.000.000 në Ballkan, 3.500.000 në Shqipëri dhe 750.000 në SHBA, dhe le të mos harrojmë 250,000 arbëresh në Itali, që prej nga koha e Skënderbeut, të cilët presin ma shumë nga kombi shqiptarë, deri në bashkimin tonë kombëtarë".
Punimet e Kuvendit të Vatrës, nisen me raportin e kryetarit dorëheqës, Dr. Gjon Buçaj, duke vijuar me raportin mbi gjendjen financiare nga Arkëtari i deritanishëm, z. Marjan Cubi, i cili foli edhe për raportin e Fondacionit "Vatra Foundation, Inc.". Raportii i Fondit të Studentave "Vatra Educational Foudation", u mbajt nga z. Mithat Gashi dhe së fundi ka qenë raporti i Editorit të gazetës "Dielli", z. Dalip Greca.
Më pas kryetarët e Degëve të Vatrës- folën mbi aktivitetet e degeve, cilat ishin arritjet e degëve gjate mandatit që shkoi dhe cilat janë objektivat e degëve të tyre deri në kuvendin e ardhshëm. Më pasë ata kaluan në diskutimet e tyre duke dhanë dhe disa propozime për propozimet në ndryshimet në Kanunoren e Vatrës. Propozimet të gjitha kaluan me votimin nga delegatët e rregulltë, ashtu, siç i parasheh Kanunorja e vjetër, të shoqëruara me pyetje, spjegime dhe rekomandime mbi raportet dhe aprovimi i tyre.
Në pika mjaft të rëndësishme e morën fjalën Kryetarët e Degëve të Vatrës në të gjithë territorin e SHBA, duke filluar nga : Dega Washington DC, Znj. Merita Bajraktari-McCormack, Dega Michigan, z. Alfons Grishaj , Dega South Florida, z. Kolec Ndoja, Dega Hudson Valley, z. Pashko Camaj, Dega Jacksonville, Florida, z. Adriatik Spahiu, Dega Hartford, CT, prof. Prend Çeta, Dega Orlando, Fl. znj. Florisiana Ahmetaj-Metollari, Dega Tampa, Fl., z. Tasim Ruko
Seanca e parë e Kuvendit të Vatrës, vazhdoi punën e saj, me mesazhe përshëndetëse nga dy veteranët e Vatrës, Zef Përndocaj, dhe Zef Balaj, z. Asllan Bushati, Naze Veliu dhe Adriatik Zoto. Një përshendetje majft të ngrohtë, u solli vatranëve në këtë kuvend, Dr Ana Kohen Presidente e organizatës së Gruas Shqiptare Motrat Qiriazi"
Gjatë senacave çdo propozim për ndryshim në Kanunore, dhe vendosjen e rregullores së re, u votua dhe kaloi me shumicë votash. Propozimet e degeve kalaun nëpër një proces të shoqëruar jo vetëm nëpërmjet debatesh të forta - por edhe kundërshtive -"përlasjeve", deri në atë të gjetjes së konsuesit në disa raste.
Mbasi ishte bër më parë dorëheqja, u vazhdua me shpalljen e kandidaturave(propozimeve), pas asaj të kryetarit të dorëhequr, dr Gjon Buçaj, duke nisur edhe proceduara e zgjedhjes së kryetarit.
Gara për kryetar të Vatrës, nisi me vetëm një kandidat – Dr Gjon Buçaj, të propozuar, nga veterani i Vatrës, anëtari i kryesisë zoti Zef Përndocaj, mbasi nuk pati asnjë kandidatur tjetër të paktën të shpallur në Kuvend. Kryetari i mandatit të kaluar, Dr Gjon Buçaj, u zgjodh me aklamacion - duke zgjedhur më pas sipas Kanunores, edhe drejtuesit e lart të Vatrës për një mandat të dytë dhe të fundit.Në këtë mynyrë Kuvendi i Vatrës, votoi unanimisht dr. Gjon Buçajn si kryetar të Vatrës, deri në Kuvendin e ardhshëm..
Kryetari i Vatrës, dr. Gjon Bucaj me këtë rast shpalli edhe listën e zyrtarëve të Federatës Panshqiptare të Amerikës Vatra, e cila organizoi Kuvendin më 2 Maj 2015 në Jacksonville - Florida. Pas nisjes së konsultimeve, dr. Bucaj tha se lisa e zyrtarëve të lart që i përkasin strukturave të Vatrës, vazhdon me dy nën kryetar : zotin Agim Rexhaj, dhe Asllan Bushati, secretar i Përgjithëshëm: Nazo Veliu, sekretar i thesarit (arkatari) Marjan Cubi, President of Vatra Foundation, Inc. Dr. Nexhat Kalici, President of Vatra Educational Foundation Prof. Mithat Gashi dhe Editor i gazestës “Dielli” Dalip Greca.
Dr. Gjona Buçaj, mbasi ri-mori detyrën e kryetarit, shpalosi pikpamjet e tij për Vatrën, duke u folë gjerësisht për të ardhmen e Vatrës, në kushtet e një zhvillimi dhe përparimit të saj, me qëllim, intensifikimin e përpjekjeve për gjallërimin e aktivitetit të Federatës më të vjetër të shqiptarëve në diasporë.,
Me këtë rast Kuvendi i Vatrës, vlerësoi kontributin e dr. Gjon Buçaj, i cili realisht ka qenë një ndihmës i afërt i kryetarit Karagjozi, dhe ka kryer disa vite detyrën e nën/kryetarit të Vatrës, dhe është treguar i palodhur dhe i përkushtuar.
Kryetari i ri-zgjedhur për edhe një mandat të dytë, i cili sipas Kanunores është i fundit për Dr. Gjon Bucaj,në fjalën përmbyllëse falënderoi të gjithë vatranët për besimin që i dhanë, duke e ngarkuar me drejtimin e Vatrës deri në Kuvendin e ardhshëm dhe përfundimin e mandatiti të tij. “I vetëdijshëm për përgjegjësinë e rëndë të kësaj detyre,” shtoi ai, ” e pranoj duke u mbështetur në besimin e të gjithë Vatranëve se do të punojmë edhe më shumë së bashku për realizmin e të gjtiha premtimeve që dhamë për Vatrën“.
Ky Kuvend si në të kaluarën ka shprehur edhe një her një vlerësim të merituar për z. Agim Karagjozi, i cili e ka nderuar dhe e ka udhëhequr me përkushtimin e tij atdhetar dhe kombëtar Vatrën e kolosëve të kombit shqiptarë. Zoti Karagjozi është President Nderi i Vatrës, për dy dekada ka qenë kryetar historik i Vatrës, dhe për 55 vjet një vatran, i flakët duke ia kushtur gjithë jetën çështjes Kombëtare, kujtohet më dashuri dhe respekt në rradhët e vatranëve bashkë luftëtarve të tij.
Për nder të mbylljes me sukses të punës së Kuvendit të Vatrës, në lokalin e bukur Ramada Jacksonville/Baymeadows Hotel, u shtrua një darkë. Gjatë darkës iu dha çmimi“AWARD OF MERIT” kryetarit të degës së Jacksonvillit zotit Adriatik Spahiu dhe disa vatranëve, të dalluar për merita në vitet e fundit.Me këtë rast duhen thënë fjalë miradie për mikëpritësit e këtij Kuvendi, të cilët ishin Vatranët e Degës Jacksonville, për organizmin mjaft të bukur dhe dinjitoz .
KUFIJTE E KOSOVES-Synimi i Malit të Zi është ngushtimi i hapësirës së Kosovës
Intervistë me Ali Lajçin lidhur me kufijtë e Kosovës dhe Malin të Zi!/Intervistë me Ali Lajçin lidhur me kufijtë e Kosovës dhe Malin të Zi!
Intervistoj Asllan Dibrani/
Ngjarjet e fundit për kufirin me Malin e Zi kanë lënë hapësirë shqetësimi tek çdo shqiptar, po edhe tek ju zoti Ali Lajçi,që edhe jeni njëra ndër figurat me aktive që keni dhënë kontribut për çështjen e Kosovës që nga fëmijëria e deri me sot. Meqë ishim edhe ish të burgosur politik të ngjarjeve të 81-ta, do të flasim pak edhe për këto ngjarje!.Në këtë kohë është bërë vështirë edhe të shkruhet e të publikohen vlerat e kombit, pikërisht nga ish komuniste dhe shërbëtorët e ish Jugo-Serbisë, por edhe për kufirin. A jeni dakord zoti Ali për shtjellimin e këtyre temave?
-Po si jo me gjithë kënaqësi. Pikërisht si pikë referimi e intervistës do të jetë Rugova,dhe synimet e Malit të Zi që t’i ngushtoj tokat tona akoma, edhe se andaj e këndej kufirit janë banorë shqiptarë. Po e pasqyroj Rugovën si rajon dhe vlerat e saj, pastaj fillojmë pyetjet tona.
-Po më gjithë dëshirë zoti Dibrani do të jam në disponim dhe shërbim të kontributit, lidhur me këtë temë aktuale, por edhe çka t’u intereson tjetër do të përpiqem t’u përgjigjem pyetjeve tuja. Faleminderit z.Ali ,do të jetë në interes të publikut një historik i shkurtë i këtij rajoni pastaj fillojmë me pyetjet si më poshtë:
Vlera e Rugovës si territor strategjik dhe ekonomik për Kosovë
Rugova është një krahinë e vogël gjeografike dhe etnografike e Kosovës. Është krahinë malore që përbehet nga Rugova e poshtme dhe Rugova e sipërme. Kjo krahinë përfshinë afër 200 km katrore. Ka qenë edhe me e madhe, por një pjesë e territorit të saj ka mbetur nën Malin e Zi.
Rugova e sipërme kufizohet me katundet e Plavës dhe Gucisë, të Beranit dhe Rozhajes, kurse Rugova e poshtme kufizohet me Pejën dhe Rrafshine e Dukagjinit. Është zonë e thellë malore me Bjeshkët e Rugovës me shkëmbejë e thepisur dhe me bukuritë e rralla piktoreske, po edhe turistike. I takon krahinës së gjerë të Kelmendit. Aty, nëpër luginën e lumit Lumëbardhit, kalon rruga për në bregdetin e Adriatikut. Andej kalonte edhe rruga e moçme Pejë-Shkodër. Banorët janë kelmendas. Ndahen në pesë vëllazëri të mëdha: Lajç, Nikç, Muriq, Vukel dhe Selcë. Gjysma e popullsisë janë Lajç. Ka edhe pak jo kelmendas, që janë pjesëtarë të fiseve Kastrat (Sh. i Vogël), Shalë (Drelaj), Shkrel (Shkrel) e Berishë (Stakaj). Përbëhet nga tetëmbëdhjetë vendbanime fshatrash ku me shtatin e vetë të bukur nga horizonte të largëta gërshetojnë peizazhet përrallore. Pozita e saj gjeografike, hidrografia, relievi, përbërja gjeomorfologjike dhe klima e bëjnë atë një tërësi të veçante gjeografike, botanik
zoologjike shumë të pasur nga e cila, po të i epet një prioritet turizmit mund të hynë ne rangjet ma të bukura të turizmit botëror dhe evropian.
– Gjithashtu, ajo ka edhe një të kaluar historike të pasur. Kosova, si udhëkryq i Perëndimit dhe Lindjes shpeshherë u bë skenë e ngjarjeve më të bujshme historike. Atë e rrihnin valët e ndikimit helen, romak, sllav, turk dhe evropian nga vetë shtrirja strategjike që posedon. Mbi këtë trevë u gërshetua një thesar i madh kulturash që ti imponojnë traditën kulturore të veçantë, por trashëgimia kulturore e këtij rajoni mbeti autoktone e pasur dhe e qëndrueshme iliro-dardane, ashtu sikurse edhe tek pasardhësit e tyre- tek ne shqiptarët.
Regjioni i Rugovës me potencialin e saj natyror me bukuritë e shumta dhe pasuritë e saja, me ujëra si burime natyrore, liqenjë në lartësi të ndryshme, shpella të shumta, peizazhe piktoreske të vargmaleve të lidhura në mes veti me liqenjë, me florë dhe faunë etj, ka vlera shumë të mëdha strategjike po ashtu edhe ekonomike. Zbulimi dhe përhapja e rrugës 13.2 km në shpellën “Gryka e madhe” e Rugovës është një pikë turistike qe do ti kaloj edhe vlerat e Shpellës s e Gadimes në brendësinë e kësaj gjendjen disa liqej me thellësi të ujit deri në 45 metra me bukuri mahnitëse. Pikërisht sllavet i kanë sytë edhe të kjo pasuri natyrore dhe si synim rrudhjen dhe tkurrjen e territoreve tona nga e cila ja vlen ta kemi edhe mesazhin dhe opinionin e zotit Ali Lajçit lidhur me këtë temë !.
Pyetje-përgjigjeje:
Këshilltarët e Kuvendit Komunal të Pejës, në një seancë të jashtëzakonshme që është mbajtur këto ditë janë informuar për procesin e punës së Komisionit Shtetërorë të Republikës së Kosovës për Demarkacionin e kufirit me Malin e Zi, që përfshinë territorin e Komunës së Pejës opinioni i juaj?. Çka na thuani?.
Ali Lajçi: Iniciativa jonë ishte qe edhe kuvendi komunal me deputetet e kësaj zone të shprehin shqetësimin e tyre në lidhje me demarkacionin e kufirit dhe trendin negativ të tij, kundër propozimit të Malit te Zi, i cili cenon hapësirat dhe tokat tona rënd, duke përfshirë 6-7 e deri ne 8 km,thellësi të territorit të Republikës se Kosovës. Nga ky synim kapin bjeshkët më te bukura si pika më strategjike për ta vrojtuar dhe mbajtur nën kontroll eventuale Kosovën.
Kuvendi i Pejës lëshoi një deklaratë përkrahëse duke përforcuar kufijtë e Kosovës të vitit 1974 e që kap vijat qendrore në këto pika Qakorr- Mokna- Kullë. Kur dihet për kufijtë historik e etnik kapin edhe me tutje.
A.Dibrani: Ndonëse në këtë takim njeriu ma i zëshëm me argumente ishit ju, ku shpalosët edhe hartën origjinale para anëtarëve të komisionit dhe asamblistëve, por edhe para dhjetëra rugovasëve dhe qytetarësh të tri komunave që kishin mbushur sallën e Kuvendit – si u prit nga të pranishmit?
Ali Lajçi: Nga të pranishmit vërtet u pritem mirë ku u ndezën edhe emocione të fuqishme kundër komisionit qendror kadastral të qeverisë se Kosovës, i cili gjendet në ujera e turbullta me komisionin qendror të Malit të Zi. Ky komision jo në nivel të duhur profesional as etik, dhe tejet i pa përgjegjshëm, ku pritet ndryshim i tërësishëm të qasjes apo ndryshim të komisionit. Pritet të veproj qeveria dhe institucionet tjera qendrore.
A.Dibrani: Kush janë në komisionin kosovar për demarkacionin e kufijve që lozin me vlerat e kësaj treve? Përse gjithë kjo neglizhencë, oportunizëm dhe nënshtrim i faktorit shqiptar nga cubat malazezë me harta e tyre të falsifikuara?
Ali Lajçi: Komisioni qendror përfaqësohet në krye me Murat Mehën, Tefik Bashën etj… Të cilët veprojnë në kundërshtim me interesat e vendit. Këta njerëz dhe shumë struktura në nivele të institucioneve tona janë tmerrësisht të nënshtruar politikave shantazhuese, ekspansioniste të Serbisë dhe Malit të Zi.
Flitni për hartat e tyre të falsifikuara me të drejtë, sepse në emër hartash të vitit 1974 ata krijojnë harta tjera të reja të viteve 1988, 2004- 2008, ku këto harta depërtojnë 6-7- 8 km,në hapësirat tona.
A.Dibrani: Nëse përcaktohet kufiri përfundimisht me ato harta atëherë sipas pretendimeve të Malin e Zi, çka humb Rugova dhe Kosova ?
Ali Lajçi: Humbë pjesët me vitale, të bukura të bjeshkëve nga trojet tona, kur dihet se vlera turistike , ekonomike e strategjike është tejet e madhe jo vetëm për regjionin e Rugovës, por edhe mbarë Kosovën.
A.Dibrani: Ju keni përdorë një fjalë vagabondë për qeveritarë aktuale, kush janë ata?
Ali Lajçi: Këta janë qeveritarët e sodit e të djeshmit si Hashim fyelli e Isa Stuci-liliputi, apo njeriu pa identitet dhe klani i karagjozëve!
A.Dibrani: A duhet të dënohen dhe të eliminohen nga skena politika këta matrapaz që bëjnë pazarllëqe me tokat tona andej e këndej kufirit ?
Meqë po insistohet, a mendoni që të kërkohet pjesa e jonë dhe të prishen kufijtë artificial që i venë fuqitë e mëdha,por edhe Serbia?
Ali Lajçi: Jo kot dhe aspak i vetmuar, dhe jo kurrë kokë në veti.
Ju drejtohem me transparencë të plotë qytetare që nuk do të ju lejohet kjo djallëzi e dinakëri e tyre të realizohet .
Në pyetjen e dytë që ju shtroni, jemi plotësisht dakord, por tash flasim për një kapitull tjetër.
A.Dibrani: Kush luajti lojëra të fshehura pa e ditë Rugova që u shpall edhe park nacional?
Ali Lajçi: Gjithnjë këta aktorët që i ceka më lartë.
A.Dibrani: A i ka kundërshtuar kush terroristët e Malit të Zi që ilegalisht kanë hy e kanë kamufluar kufijtë artificial edhe i kanë asfaltuar natën dy kilometra rrugë në territorin e Rugovës nga Çakorri në Bjelluhë?
Ali Lajçi: Janë bëre reagime e protesta por veshët në lesh të institucioneve tona ende po sillen jashtë zakonisht të pa përgjegjshëm.
A.Dibrani: Ku janë forcat e Kosovës në këtë skandal të cenimit të sovranitetit territorial të Kosovës?
Ali Lajçi: Forcat tona janë në gjumë i nderuari gazetar, andaj ju jeni ata që i zbardheni disa tema aktuale se për qeveritarë na mori lumi!.
A.Dibrani: Çka bënë Qeveria e Kosovës pran këtyre synimeve që tentohet të rrudhen akoma trojet shqiptare?
Ali Lajçi: Vazhdon gjumi i tyre, oportunizmi , injoranca dhe dëgjueshmëria nga skenarët antishqiptar që do t’i zgjojmë një ditë nga kjo amulli që e bëjnë edhe tek masa !
A.Dibrani: Cilat janë kontaktet e juaja me faktorët lokal apo ndërkombëtar zoti Ali lidhur me ketë ngjarje?
Ali Lajçi: Nga të gjitha anët po përpiqem duke i shfrytëzuar të gjitha mundësitë institucionale, ndërkombëtare. Nëse institucionet tona nuk do të pezullojnë këtë trend negativ, atëherë ne kemi edhe lakore tjera organizative.
A.Dibrani: Sa keni përkrahje se paku morale nga ish të burgosurit tanë, shokët e idealeve tona qe ishim bashkëvuajtes për çlirimin e Kosovës dhe rrënimin e Jugosllavisë cariste?
Ali Lajçi: Nga ish të burgosurit tanë kishim e kemi përkrahje nga te gjitha trojet tona dhe jemi në kontakt të vazhdueshëm.
A.Dibrani: Kush mbajti takime të fshehta me organet malazeze?
Ali Lajçi: Nuk janë mbajtur takime të fshehta,u mbajtën të hapura, por në dëm te interesave të vendit tonë.
A.Dibrani: Zoti Ali çka kërkojnë armiqtë dhe tradhtaret shqiptarë në mes tokave shqiptare dhe përse ju rugovasit si dilni zot vet territorit qoftë edhe me forcë?
Ali Lajçi: Sa i përket armiqve tanë ata historikisht vazhdojnë avazin e vjetër kurse ne, do të përpiqemi ti pengojmë ato qëllime me te gjitha mundësitë tona.
A.Dibrani: Spektri politik i qeverisë së Kosovës janë apo s’janë fare të brengosur për ngushtimin e territoreve tona si nga Maqedonia -Serbia po ashtu edhe nga dhe Mali i Zi?
Ali Lajçi: Po dihet shumë mirë prandaj po i kundërshtojmë
A.Dibrani: A synoni që ta hapni këtë debat edhe në Kuvendin e Kosovës?
Ali Lajçi: Po synojmë në Kuvend gjithsesi dhe në të gjitha institucionet tona.
A.Dibrani: Pse e lëshuan mbledhjen të pranishëm anëtarët e komisionit kosovar për demarkacionin e kufirit?
Ali Lajçi: Kuvendi i Pejës kaloi shumë mirë në përkrahje nga gjithë deputetët e të gjitha partive kurse komisioni qendror i bllokuar nga argumentet e faktet tona nuk ju mbeti vend dhe u larguan në heshtje.
A.Dibrani: Sa është alarmuar ky rast tek rugovasit këtu në Kosovë dhe jashtë që dihet se është një komunitet i madh edhe në Amerike,sa është solidariteti i tyre me juve ?
Ali Lajçi: Po si të vendoret edhe mërgimtarët është çështje e ndjeshme dhe kemi përkrahje.
A.Dibrani: Dhe në fund opinioni i juaj lidhur me deklaratën e Azem Vllasit për ngjarjet e vitit 1981? Sa ka logjik që një komunist dhe një pjellë e marksist-leninisteve jugosllav të përbaltë atë periudhë të lavdishme të tërë popullit që na përkrahi për kërkesën tonë Kosova Republikë?
Ali Lajçi. Lexo e shiko video klipet e intervistat e mija në lidhje me këtë miop politik, kurse të tjerat vazhdojnë.Nuk ka kurrfarë arsye të klithin për ato ngjarje. Ato kanë vlerën e vet në frymë kombëtare. Komunizmi, marksizmi -leninizmi dhe etikat tjera ndaj atyre ngjarjeve ju beftë mirë atyre ku i kane gatuar në kuzhinat e Beogradit , si Z.Vllasit dhe Vllasëve tjerë.
A.Dibrani:Për fund ju mbesim mirënjohës për kohën që gjetet dhe për përgjigjeje denjitoze gjatë pyetjeve. Shpresojmë që territori i ynë do të zgjerohet e jo të ngushtohet nga armiqtë tanë shekullor, por edhe nga tradhtarët tanë shqiptarë që kanë qua kokën duke ju falënderuar “demokracisë së tepruar” që po na kushton dhe po na kafshon në kockë!
KOHË E PAMJAFTUESHME DO TË ISHIN NJËQIND VJET…
Nga Ramiz LUSHAJ/
Selim Aliaj i Tropojës iu përket me gene dy fiseve: fisit të madh të poetëve të botës dhe fisit me epose e epope të Shipshanit të Malësisë së Gjakovës. E gdhend bukur fjalën poeti e shkrimtari ynë euro-kontinental Besnik Mustafaj tek parathania e vëllimit poetik “Muzat e dhimbjes” teksa medalion për autorin: “Selim Aliaj pati pa dyshim një përceptim prej poeti të botës. Dhe jo vetëm në anët e mira të veprës së vet, por edhe në të metat mbetet diku thellë poet. Ai është i vetëdijshëm se jeton diku në periferi dhe nuk kërkon të ikë prej saj. Përkundrazi, vendos ta kthejë periferinë në qendër, një ndërmarrje kjo, që mund t’i shkojë vetëm një poeti” (“Muzat e dhimbjes”, fq. 4-5).
Selim Aliaj është rrënjas nga fshati Kasaj i Shipshanit, fshat të cilin, sëbashku me kusherinin e tij, me poetin kombëtar Hamit Aliaj, qyshse në vitet ’70 e banë të njohur në hartat e kohënave dhe si “ fshat i poetëve”.
Poeti ynë Selim, “shtegtar i veprave të dritës” (fq. 4) si e quan ai veten në kohë dhe rrugëton dhjetra kilometra e vjen këtu në metropolin Tiranë me librin e parë poetik “Për njerëzit e dritës” (viti 1977) e u banë miradije të gjithëve në zyra e bulevarde të kryeqytetit: Kam ardhur andej nga Alpet / t’ju sjell një grusht fjalësh veriore /(Po aty. fq. 5).
E fshatit Kasaj i lisnojnë prapë njerëzit e letrave shqipe si poeti e studiuesi me libra të botuar Hasan Selimi – njeri i veçantë e që po del në pension si gjyqtar i Shkodrës, apo studiuesit me libra dorëshkrimorë si pedagogu e avokati Ali Aliaj (vëllai i Selimit) dhe i nderuari e i ndjeri Ramadan Çelaku.
Selim Aliaj është nga bajraku i Shipshanit, bajrak me prijëtarë historik Din Bajram Bajraktarin, Bek Din Bajraktarin, Tahir Bek Bajraktarin e të tjerë, po edhe vet është një bajrak, një ndër bajrakët e poezisë shqipe në Kasaj e Malësinë e Gjakovës, ndër treva etnike shqiptare në Ballkan. E poeti i thotë vendlindjes së tij: Biografia jote do të na duhet përherë…”(“Për njerëzit e dritës”. fq. 27).
Selim Aliaj është poet i vërtetë me dy libra poetik të pjekur, që nuk i ka djegë kurrnji furrë e kohënave që i përjetuem bashkarisht me fate e fatalitete.
Ai ka në arkivin e kullës së tij në Kasaj dhe në faqe të gazetave e revistave të Tiranës poezi të tij të palueme e të botueme, që sigurisht janë disa vëllime poetike, krejt si “kulla poetike” të reja të tij e të kohës sonë, që presim prej truallit të tij të na vijnë në duar e bibliotekat tona dhe brumi e toka e vet ka me i mbajtë gjatë në udhë e istikame.
E, për ata që nuk e dijnë, Selim Aliaj është dhe poet i kangëve të Malësisë së Mirë, Tropojës, e për ma tepër, me njanën prej tyne “Çou moj çikë e del te ara” doli në skenë për herë të parë kangtarja Fatmira Breçani, Mjeshter e Madhe, çika e dajës tem, Cen Selim Breçanit të Markajve, një nga vendet ma të mira të botës. Këtë kangë e ka kompozue i ndritshmi e i ndjeri Bashkim Gjyriqi.
Selim Aliaj ishte dhe dramaturg, pasi ka shkrue disa drama, qyshse herët e tevona.
Për Selim Aliajn kisha me folë bukur gjatë, po diçka nga jeta e pena e tij ka me mbetë tana herët në memorien e kohës: Ishte poet i brezit të viteve ’70 të Tropojës poetike, sëbashku me Ndoc Paplekën, Mehmet Elezin, Hamit Aliaj, Skënder Buçpapaj, Avni R. Mulaj, Besnik Mustafaj, Halil Buçpapaj e të tjerë. Selim Aliaj ishte mik i mirë dhe me brezat e rinj të poetëve e krijuesve të tjerë të Tropojës: kompozitorët Kolë Susaj e Bashkim Gjyriqin, poetët Jaho Margjeka, Mujë Buçpapaj, Marash Mëhilli e të tjerë.
Rreth këtij fakti deshta me thanë diçka:
Tropoja i ka rritë poetët e vet.
Po mbi të gjitha, si rrallkund e rrallherë: poetët e Tropojës e kanë rritë njani-tjetrin në breznitë e veta poetike.
Tropojës ia kanë marrë deri në tepri pasuritë e saj nën e mbitokësore po kurrnjiherë nuk kanë mujt’ me ia marrë poetët e saj.
Triania e Selim Aliajt është kjo: simbolika Drita. Ndërtues i veprave të dritës në Vaun e Dejës e në Fierzë. Mësues i dritës në disa vise të Tropojës. Autor i vëllimit poetik “Për njerëzit e dritës”. Pra, në jetën e tij prej poeti, prej malësori, prej misionari, i pati të tria me Dritë: Shpirtin, Udhën, Fjalën Poetike.
E, në përmbyllje: Selim Aliaj kishte dy dashuri të tij të mëdha, binjake siameze, që lartësojnë njana-tjetrën, dy dashuri të përjetshme dhe pas vdekjes: Poezia e Vendlindja.
E, sot, sikurse dhe herë të tjera, ne, shokë e miq të tij të jetës e letrave po flasim në këtë sallë për dashurinë e tij të madhe: Poezinë.
E, sot, si astenjëherë tjetër, kanë ardhë dhe përfaqësuesit e pushtetit lokal të Tropojës, nga vendlindja e Selim Aliajt dhe e imja; kanë ardhë nga dashuria e madhe e trollit të Selim Aliajt; kanë ardhë me e nderue sot Selim Aliajn e tyre, Selim Aliajn tonë, poet i kohës e i botës.
Përndryshe, në ditë të sodit: dhania e titullit “Qytetar Nderi” nga komuna e vendlindjes së tij, Tropojës, poetit Selim Aliaj më ngjan si një dasëm legjendë në Tiranë, ku krushk të parë jo vetëm simbolik, kena poetin e njohur Besnik Mustafaj, shokun e rinisë të Selim Aliajt dhe redaktorin e librit të dytë poetik të tij “Muzat e dhimbjes” (Botime Ora. Tiranë, 2001), moderatorin e kësaj veprimtarie. Krushk’ të parë kena dhe drejtuesit e ardhun nga komuna e Tropojës: Ram Kortoçi, Xhavit Çela…
A e ndiet’ dhe sot kangën: “Çou moj çikë e del te ara”. Për atë Zot nuk e di se kur e ka pasë kohën me ardhë ajo çika e kangës së tij, për me e marrë nusen e tij, po veç po due me thanë: Selim Aliaj në koft se i iku kësaj dasme të tij, ai kurrë nuk iku nga vendlindja e vet – fshati Kasaj e komuna Tropojë, e rrethi Tropojë. Kurrë nuk i iku Poezisë. As me lindjen e tij, as me vdekjen e tij. E, prandaj kjo ditë po më përnget brenda legjendës, mbi realitetin, përtej vizioneve si “Dasma e Selim Alisë”.
E tashti boll fola me fjalët e mia e tuajat për Selim Aliajn: shokun tim, poetin tonë, Qytetarin e Nderit të Tropojës. Prandaj po e mbylli me vargjet e poezisë të Selim Aliajt, shkrue 40 vite ma herët, botue tek “Për njerëzit e dritës” (fq. 10), me titull: “Shokëve të mi”:
Ju më mbollët poezinë në shpirt
që gjithnjë të më rrjedhë si krua,
i shoh të zgjaten vargjet e mia
sikur ditët në duart tuaja…
Çdo ditë ju shtoni një heroizëm të ri…
pranverës sonë i shtoni jetë.
Që të shkruaj për ju
Kohë e pamjaftueshme do të ishin njëqind vjet.
E, tashti, po shtoj dhe diçka, që desha të ishte kryefjalë nderimi për Këshillin e Komunës të Tropojës, për kryetarin e tij Adem Beli e sekretarin Idriz Bugushi dhe veçmas për nismëtarin bajemirë e faktkryem Xhavit Çela, që i dhanë me unanimitet babës tim, Ali Mus Lushaj, veteran i luftës e i punës, autor i monografisë “Shipshani i Malësisë së Gjakovës”, etj. titullin “Qytetar Nderi” i komunës Tropojë. Mirë u takofshim bashkarisht në një eveniment nderimi për babën tem, në një veprimtari të tillë, si kjo e sodit. që do ta organizojmë me vllazninë e madhe Lushaj e fisin e Shipshanit, me komunen Tropojë, me Malësinë e Gjakovës.
- « Previous Page
- 1
- …
- 60
- 61
- 62
- 63
- 64
- …
- 67
- Next Page »