Nga Ilir Levonja-Florida/
-Me fillimin e fushatës/
Ti qytetar që mendon se do heqësh emrin nga lista e shitores në lagjen tënde. Se do mbyllësh një hall. Ta dish, gabohesh. Një listë veresie akoma më e gjatë të pret nga muaji tjetër e në vazhdim.
Ti qytetar që do të japin një drekë diku. Ti që ke gjithë jetën anëtar. Dhe gjithë jetën u ke trokitur në derë të afërmve të tu, fqinjëve.
U ke kërkuar votën.
Edhe pse në zgjedhjet e mëparshme e bërë. Dhe asgjë nuk more si shpërblim.
Prapë një drekë me bretkosa do marrësh.
Mos e shit votën për një grusht para. Nuk janë shpëtimi yt, por robëria.
Personi që do t’i ofrojë, në emrin e tij, është i varuar nga dikush tjetër.
Ai tjetri do t’i marri në dhjetëfish, në qindfish, në miliona. Nga tenderat për rrugën tënde. Nga demagogjia në shërbimin tënd.
Ai do bëhet me vilën e tretë. Kurse ty do të vazhdojë të pikojë çatia.
Ai do të çojë fëmijët për të studiuar jashtë shtetit. Kurse fëmijët e tu do vazhdojnë të ikin nëpër male refugjatë. Nëpër det me gomone. Nëpër dogana brenda mauneve.
Ti qytetar që mendon se i zgjidhe hallet me një premtim. Se do marrësh një vend pune.
Gabohesh. Ai vend ka për të qënë kërcënim. Lekët e paguara nuk do të arrijnë të zëvendësohen me rrogën e ulët. Dhe sigurisht që në një ditë, krejt papritur do të heqin. Dhe ti prapë do mbetesh borxhli. Dhe prapë do jesh pjesë e një sistemi. Ku ha njeriu njeriun.
Jo pjesë e qytetarisë.
Dhe ti prapë do rrish në radhë, për të mundur atë që të mundi. Jo me meritë, por me intrigë.
Mos e shit votën tek një kryetar i ofruar. Jo i përzgjedhur.
Ai nuk ka se çfarë të bëj për ty. Ai është nën urdhrat e padronit. Në një të ardhme të afërt, ti do jesh një spektator publik i luftës mes tij dhe padronit. Puna e përqindjeve në mes. Jo hallet e tua.
Pra ishe, do jesh dhe do të mbetesh një spektator. Jo qytetar. Në të njëjtën kohë kur në vendet fqinjë, qytetari është qytetar. Pjesëmarrës. Dhe jo një i dënuar si spektator.
Mos e shit votën tënde duke i besuar një premtimi për legalizimin e një trualli, një shtëpie. Kur ai dhe ajo janë shitur njëqind herë. Janë ndarë njëqind herë, janë kthyer në pasuri të pa luajtshme, po njëqind herë. Me vula dhe firma të rregullta. Nga e njëjta Gjykatë. Në të njëjtën zyrë kadastrale. Nga të njëtët persona.
Shkurt mos e shit votën tënde për mish mashin, sepse do bëhesh pronari i njëqind e një-t. I këtij mish mashi.
Mos e shit votën përpara atij kandidati, njerëz të të cilit mbajnë shënime kur ju flisni. Ta dini ato letra, ato blloqe, janë koshi i halleve tuaja. Hallet tuaja nuk kanë nevojë të mbahen shënim. Ato janë zhurmëkërcitës. Që në fytyrat tuaja që kanë disnivel të dukshëm me shëndetin e bardhë të kandidatit. Ndaj u thoni liderëve të rrinë larg pozave me ju. Përqafimeve…, mund të gërricin fytyrat e buta nga faqet tuaja të pa rruara.
Kujdes pra nga pamjet me kalemxhinjë që bëhen figura të rëndësishme publike vetëm pse mbushin koshat me hallet e juaja.
Kujdes nga ata që e përdorin me kollajllëk mençurinë e viteve, thënien në gjindjen e shpirtit tuaj, se fjala vret më shumë se plumbi.
Kujdes që të mos keni përjetësisht depresion. Ata do i përdorin fjalët tuaja thjesht për tu dhënë sa më shumë emocion fonive të markave të fundit. Steriove gjigande.
Një burrë shteti do i bjeri sërish gjoksit. Duke u përgjëruar mbi hallet tuaja që u kanë veshur me rrudha e pa rroje, kokë e këmbë. E mbani mend ? E bëri Edi Rama darkën e 21 janarit. E rrahu zemrën e tij përpara jush. E rrahu me forcë. Ju menduat se e bëri për të vrarët tuaj. U bëtë me të drejtë popull. U bëtë njerëzim i madh. U bëtë qytetar. Ju i shkuat pas. Përse? Për të mundur padrejtësinë. Që ka sharmin e sheikut.., edhe pse me kostum katoliku. Që ka çadra beduinësh edhe pse me darka plot pije katolikësh. Që ka priza energjie edhe në një shesh publik, edhe pse ju vrisni veten nga faturat e pa paguara të energjisë. E cila në raport me vendet e tjera. Eshtë katërqindfishuar në raport me të ardhurat e tua prej milingone. E megjithatë sheiku dhe katoliku janë bashkë. Të vdekurit tuaj, flen veç. Veç edhe prej jush. Sheiku dhe katoliku jua bënë dymbdhëdhjetë shifror borxhin. Ta dini, i bie tashmë që edhe ata që do lindin në dymijë e pesëdhjetë e pesën, janë debitorë.
Mos e shit votën në ke një fije respekti për veten. Për jetën tënde që i ngjan një fabrike të braktisur nga ndotjet radioaktive.
Ti që ofrohesh për një emër në listën e komisionerëve. Që mendon se të paktën të marrësh një shpërblim. Një drekë me bërxolla dhe turshi. Një premtim për një vend pune. Një premtim për të shënuar emrin diku. Sa për të marrë rrogën. Duke kujtuar se po ndihmon sado pak familjen. Aspak. Do luftojë yt bir, më keq nga ty. Do ketë yt bir një tashme në të nesërmen e tij, më të dhjerë se e jotja. Do të nëmi sysh. Do të nxjerri në punë. Ty që mendove se u torturove për ‘të.
Mos e shit votën ti që mendon se duke marrë pak lekë fushate, mund të blesh ca vite pune në zyrat e pensionimit. Gabohesh, prapë sytë tek westerunion-i do i kesh. Një hall më shumë për fëmijën tënde. Një pleqëri me qera. Një pleqëri me ramatizëm kockash dhe shpirti.
Sepse një biznesmeni që ka një biznes, nuk i duhet Bashkia për ty. Por për biznesin.
Një qeveritar që ka dikasterin, nuk e do Bashkinë për ty. Por për partinë.
Sepse pavarsisht komunikimit, edhe politika ka brenda një mision. Kësisoj është botë e misionarëve. Me qëllime misionare. Jo përqindjesh. Një biznes që nuk i rri konform misionit të politikës për të drejtat civile, për të tashmen dhe të ardhmen qytetare, është shushunjë e politikës. Dhe normalisht mijra shushunjëza në trupat tuaj. A e dini, 95% e shqiptarëve punojnë sot pa të drejtat minimale të një punonjësi. Pa një orë pune të arshivuar. Pa siguracione jete. Pa…, çfarë të thuash më shumë. Zi e më zi bëhet. Kjo është e ardhmja. Ju do paguani sërish, zyra pensioni, që nuk ndajnë pensione. Ju!
Ti qytetar që mendon se vota jote është një thes miell. Jo është më e vlertë se edhe një vaporr me miell. I cili është blerë me lekët nga përqindjet e tenderave publikë. Ti një thes miell do marrësh. Ata vaporët.
Mos e shit votën për ricklimin e këtyre pa vlerave.
Bëhu qytetar me shance më të mëdha. Sepse ëndrra shohin të gjithë njerëzit. Kësisoj të gjithë e duan një shanc. Kësisoj do kemi më shumë misionarë me projekte për hallet tuaja. Dhe më pak shushunjëza në trupin tuaj.
Bëhu qytetar dhe jepi udhë ndjesisë së shpirtit. Për më shumë misionarë. Jo nga ata që pozojnë për të treguar markën e kostumit, të orës apo xhelin e flokëve. Por ata me xhelin e rrudhave tuaja. Me parfumin e halleve tuaja. Ka kudo midis. Ka plot. Ju jeni vitalë. Nuk jeni shterpëzuar.
Bëhu qytetar dhe merrja lekun e shampanjës atij pashait katolik.
Që ka të drejtën të bëj tri lloje dasme për fëmijën, me miqtë e vet, me miqtë e vajzës, me miqtë e dhëndrrit; tri lloj ditëlindjesh… Kurse ti, vazhdon me listat emërore, sa do më hedhi filani, sa do më hedhi fisteku. Duke thelluar brenda vetes tënde mendësinë e dorovitjes si një borxh. Dhe, ia feston ditëlindjen fëmijës tënde pa drita, me një tortë veresie.
Bëhu qytetar, gjyko si qytetar, voto si qytetar…, që të rrosh si i tillë.
Archives for May 2015
Katedra e Albanologjisë në Budapest e gatshme për studiues të shqipes
Shkruan: Hazir Mehmeti, Vjenë/
Prof.Dr.Musa Ahmeti: “ … hungarezët ishin në anën e shqiptarëve si gjatë luftërave ….njëra nga 64 katedrat e gjuhëve të huaja… Asnjëherë nuk është plotësuar numri i kërkuar i studentëve…”/
Lajmi, se para pak vjetëve ishte hapur Katedra e Albanologjisë në Budapest, na bënte kureshtar të takoheshim me njerëzit e saj të cilët na kishin ftuar muaj më parë në një mbrëmje letrare prezantuese. E dinim se dikur Katedra e Albanologjisë ishte në Vjenën e Norbert Joklit e Dr.Gjergj Pekmezit si themelues i saj e cila nuk ekziston më. Dhe, ja fatbardhësisht, Budapesti u kujdes në mundësinë për të studiuar gjuhën shqipe krahas dhjetëra gjuhëve që mësohen aty. Që në hapat e parë u ndeshëm me mikpritjen e përzemërt vëllazërore. Drejtoresha e saj Dr.Etleva Lala dhe Dr.Musa Ahmeti, profesor, krahas angazhimeve të tyre, kishin organizuar promovim të një vepre letrare me autor shqiptar i cili jeton e vepron në Hungari. Pas gjithë përjetimeve të këndshme nga forca e fjalës së një vepre të re, organizuam një bisedë me Prof. Dr .Musa Ahmetin, ligjërues.
Pyetje: Z.Profesor, çka mund të na thoni rreth Katedrës së Albanologjisë këtu në Budapest?
Dr.Musa Ahmeti: “Katedra e Albanologjisë ose më saktë “Programi i Studimeve Shqiptare” është themeluar në vitin 2012 nga qeveria shqiptare në bashkëpunim me qeverinë hungareze, marrëveshje që e firmosën të dy kryeministrat dhe ministrat e kulturës. Pra, katedra jonë është pranë Universitetit Shtetëror të Budapestit dhe është njëra nga 64 katedrat e gjuhëve të huaja pran UN. Në fillim kishim numër të kufizuar studentesh, ndërsa ligji hungarez lejon 15 studentë për një departament. Ne jemi departament dhe momentalisht nuk jemi të akredituar, e presim që vitin tjetër të akreditohemi, atëherë do kemi mundësi të rrisim numrin e studentëve nga 15 në 30 student. Për momentin ne kemi më shumë kërkesa se sa ato që mund të ofrojmë. Ne jemi të gatshëm që edhe të tjerëve t’ju ofrojmë shërbime tona nga shkenca e albanologjisë, nga fusha e historisë kombëtare, etnologjisë, etnografisë, përditshmërisë dhe trashëgimisë kulturore. Si rezultat i punës konkrete, ne kemi 5 student të cilët janë në vitin e dytë të studimeve dhe kanë filluar të përkthejnë në hungarisht dhe e kundërta, nga hungarishtja në shqip. Njëri nga ata është edhe Robert Markus, i cili po e përkthen “Kanunin” e Lekë Dukagjinit në hungarisht, punë aspak e lehtë kur dihet shkrimi i tij në dialektin gegërisht. Është duke u përkthyer gjithashtu “Darka e Gabuar” e Ismail Kadares si dhe disa tregime. Janë përkthyer nga Katedra jonë poezitë e Prof.Sali Bashotës në hungarisht. Përkthimet do vazhdohen për sjellën e vlerave më të arrira nga autorë shqiptarë në prozë e poezi në gjuhën hungareze. Qëllimi ynë i vazhdueshëm është avancimi i kontakteve me organet përkatëse hungareze, në radhë të parë, për të qenë një urë lidhëse bashkëpunimi me institucionet përkatëse në Shqipëri dhe Kosovë”
Pyetje: Z.Profesor, Si është struktura e studentëve tuaj?
Dr.Musa Ahmeti:”Struktura e studentëve është nga kombe të ndryshme përveç asaj hungareze kemi student e gjithë globi bie fjala nga Argjentina, Brazili etj.
Një e veçantë programit tonë është se ne jemi të akredituar pranë programe ErasmusMundus dhe studentet certifikohen për pikë dhe vlerësime të mëtutjeshme nga UN nga ata vijnë. Kjo për studentët me gradë magjistër shkencave dhe doktor shkence PSD
Pyetje: Si janë rrethanat në shkëmbimet ndër shkencorë, ndërkulturore në mes Institucioneve shqiptare, kur dihet se shkencëtarët hungarez kanë kontribuar në gjuhësinë, historiografinë shqiptare? Ku jemi ne raport me hungarezet?
Dr.Musa Ahmeti: “ Një pyetje me shumë interes. Vet hapja e Programeve të Studimeve Shqiptare, e mbështetur nga shteti hungarez, nga politika zyrtare aktuale, është shenjë që hungarezët kanë një respekt dhe interes të veçantë për albanologjinë në përgjithësi si gjuhë. Studimet albanologjike në Hungari janë të kamotshme dhe të dokumentuara që nga shek. i 11-të. Unë jam medievist që do të thotë specialist i studimeve të mesjetës. Në arkivat hungareze ne kemi bërë hulumtime të vazhdueshme që nga viti 2008, kur jemi vendosur këtu, rezultatet janë fascinuese, ka një dokumentacion të jashtëzakonshëm mbi raportet hungareze-shqiptare, për raportet e fisnikëve shqiptarë me ata hungarez. Këto raporte janë të pa prekura dhe të pa studiuara. Bie fjala është letërkëmbimi i Gjergj Kastriotit-Skënderbeut me Janosh Huniadin dhe disa gjëra të cilat nuk janë të botuara dhe presin fatkeqësisht akoma studiues, presin kohë dhe kërkojnë hulumtues me përgatitje të lartë profesionale nga poleografitë e kohës. Nga koha e mëvonshme në njërën nga bibliotekat kombëtare të Hungarisë e quajtur Seçeni, ruhen dorëshkrime origjinale të Shuflajt që kanë të bëjnë me shqiptarët, ruhet letërkëmbimi i Shuflajt-Taloci, ruhet letërkëmbimi Nopça me të tjerët e shumë tjera. Gjëra këto që janë të pa çmueshme për kohën. Ato tregojnë në mënyrë të veçantë një pasuri kombëtare të shqiptarëve të cilat studiues hungarez e kanë studiuar, mbledhur dhe ruhet e pa botuar. Interesimi i hungarezëve nuk është i pabazë për albanologjinë dhe shqiptarët. Dihet historikisht që hungarezët ishin në anën e shqiptarëve si gjatë luftërave, pushtimit turk dhe më vonë. Hungaria është njëra ndër tre vendet e para që ka njohur Kosovën. Problemi i kohëve të fundit me emigrantët është shumë i dhimbshëm, mirëpo e vërteta është prapë shumë e dhimbshme. Cilido shtet i cili do pranonte më shumë se 20 mijë refugjatë të pa planifikuar, të pa përgatitur, trajtimi nuk do ishte ndryshe nga ai që ishte në Hungari. Nuk dal në mbrojte se Hungaria është sjell në mënyrë korrekte, përkundrazi. Hungarezë po ofrojnë mundësi të ndryshme, janë të gatshëm t’i mbështesin në fushën e kulturës. Ata hapen Katedrën e Albanologjisë dhe janë në gjendje të hapin katedrën e hungarishtes në Tiranë dhe Prishtinë. Për fat të keq, edhe pse ish Ministrit të Diasporës, z.Ibrahim Makolli iu kërkua zyrtarisht, nuk u bë ndonjë veprim. Ju kërkua zyrtarisht Ministrit të Arsimit të Shqipërisë, duke e mbështetur plotësisht procedurat e duhura, por prapë konkretisht nuk doli gjë.
Në Kosovë tek vendi Kroni i Mbretit në vitin 1448 është zhvilluar beteja ku ka qenë Janosh Huniadi i cili del humbës. Lidhur me këtë është një iniciativë nga dy Institutet, të Albanologjisë dhe Historisë, Qendrës së Studimeve Shqiptare nga Tirana, që në atë vend të ngritët një Obelisk, nën mbështetjen hungareze. Rreth kësaj beteje do organizohet me 16 tetor një konferencë shkencor dyditore ku do marrin pjesë 22 studiues nga tërë bota. E veçanta është se tek hungarezet ka zgjuar një interesim ajo se banorët vendor të asaj ane, të njohur për traditën e mikpritjes, të ndershëm e besnik, të fjalës, ata morën dhe shëruan të gjithë të plagosurit hungarez, i varrosen të gjithë ushtarët e rënë hungarez.. Ato varre nga vendoret njihen si “Varret e të Huajve”.
Pyetje: Ka student shqiptarë në Universitet e Budapestit, keni ndonjë të dhënë?
Dr.Musa Ahmeti: “ Ka student nga trevat shqiptare në dy nivelet shkencore, në magjistraturë dhe doktoratë, ata janë studiues, pasi ata kanë mbaruar universitetin dhe tani janë në UN e Europës Qendrore në Budapest, ku çdo vit regjistrohen nga 5 student nga Kosova, 10 student nga Shqipëria, 4 nga Maqedonia dhe 2 studentë shqiptarë Mali i Zi dhe një student nga Presheva. Studimet janë në gjuhën angleze. UN i heq të gjitha shpenzimet. Mirëpo, problemi është se ne nuk kemi student nga trevat shqiptare të përgatitur që të studiojnë në anglisht. Asnjëherë nuk është plotësuar numri i kërkuar, kështu që këtë vit kemi vetëm një student nga Kosova dhe tre nga Shqipëria, kur dihet se u hiqen të gjitha shpenzimet, udhëtimi, vendosja në hotel me pesë yje dhe një para dite xhepi prej 400 Eu. Kurse për doktoratë u heqin të gjitha shpenzimet dhe u jepet një pagë prej 980 Eu. dhe kjo vetëm për studentët shqiptarë nga viset shqiptare.
Pyetje: Keni kontakte me strukturat e universiteteve shqiptare lidhur me sqarimin dhe informimin e gjithë këtyre mundësive, shfrytëzimin e tyre nga studiuesit tanë?
Ne kemi bërë kërkesë zyrtare UN Shtetëror të Prishtinës, unë personalisht, Prodekanes për Marrëdhëniet Ndërkombëtare zj.Edita Tahiri-Aliu. Sot e kësaj dite nuk kemi marr asnjë përgjigje konkrete dhe nuk kemi marr numër studentesh. Me ish Ministrin e Arsimit z.Ramë Buja, çdo vit i kemi dërguar kërkesë në formë të shkruar se UN me të cilin bashkëpunojmë, dhe UN Corvinus janë të gatshëm të pranojnë me këto kushte student nga trevat shqiptare. Studentet e përgatitur në UN e Prishtinës dhe UN e Tiranës nuk e kanë nivelin e mundësinë që në mënyrë të pavarur të botojnë, e them me keqardhje. Këtu ne iu ofrojmë mundësi të botimit në revista punimet e tyre shkencore të cilat i kanë bërë së bashku me pedagogët e tyre. Kërkime arkivore të formave të ndryshme.
Faleminderit, z. Profesor! Ishte kënaqësi.
Dr.Musa Ahmeti: Ju lutem, dhe unë ju falënderoj.
***
Prof.Dr. Musa Ahmeti u lind në fshatin Ponoshec. Shkollimin fillestar e kreu në vendlindje, gjimnazin në Gjakovë, kurse studimet në Prishtinë. Kreu specializime në Zagreb, Barcelonë, Vjenë, Athinë dhe në Moskë. Në vitin 1996 doktoron për periudhën e Mesjetës si specialist i paleografisë latine, greke dhe sllavo-mesjetare. Punoi në UN e Zagrebit. Kryen habitacionin në arkivin e Vatikanit dhe Parisit. Tani është ligjërues në UN-ELTE të Budapestit.
Lojë e rrezikshme, shqiptarë zgjohuni!
*Fqinjët e konsiderojnë Shqipërinë armik të rrezikshëm. Kur dikush është i rrezikshëm, atëherë duhet ose të likuidohet ose të dobësohet. Megjithatë, është më mirë të ta kenë frikën se të të duan. Atdheu im, krenaria dhe gëzimi im!/
* Zgjohu shqiptar, harro fe, krahinë, parti, bajraqe, oxhaqe. Bashkohu me vëllezërit dhe motrat e tua të gjakut dhe gjuhës. Mos lejo udhëtimin personal në gërmadhat e ferrit! /
Nga Aurel Dasareti/
***
Manipulimi/
Manipulimi është ndikimi tek të tjerët me anë të mjeteve për të cilat ata nuk kanë pamje të përgjithshme dhe për këtë arsye nuk mund të mbrohen prej tyre. T`i bësh budalla për të bërë ndonjë gjë në interes tëndin. Manipulimi është një problem social gjithëpërfshirës, por i fshehur.
Të gjithë ne kemi qenë të manipuluar. Fëmijët i manipulojnë të rriturit për të shikuar programet televizive që shfaqen pas kohës që ata duheshe të flinin. Reklama na manipulon për të blerë mallra që ne ”nuk e dinim” se na “nevojiten”. Babai manipulon nënën për të parë nevojën për një automobil (makinë) pak më të madhe me motor pak më të fortë. Dhe ajo e manipulon atë për të vizituar një restorant që është aq “i pastër” (shumë i shtrenjtë). Këto janë vetëm disa shembuj të pafajshëm të manipulimit të përditshëm.
Kjo nuk është ajo që më shqetëson mua.
Kur para një jave përfundova shkrimin e një libri shkencor (në anglisht, për punëdhënësit/jo për opinionin) për mënyrën se si manipulimi duhet të kuptohet dhe të trajtohet, unë kam qenë i përqendruar për forma dhe prirje të rënda të manipulimit nga tradhtarë të veçantë, kriminelë të veçantë, priftërinj/hoxhallarë të veçantë, agjentë (spiunë) të veçantë, qeveri të veçanta, sisteme të veçanta, fise/kombe të veçanta, shtete të veçanta. Dhe manipulimi që nuk është i kushtëzuar nga situata, por që është bërë një tipar personaliteti dhe që mund të dëmtojë shumë rëndë shëndetin dhe jetën e viktimave të manipuluesit.
Mungesa e njohurive
Meqenëse manipulimi zhvillohet në fshehtësi, derisa eventualisht të zbulohet/demaskohet, askush nuk e dinë cilësinë dhe sasinë e manipulimit që ka ndodhur. Pasi unë jam edhe ushtarak edhe psikolog dhe kam tetë vite përvojë luftarake, shumë shpesh jam takuar me fenomenin: manipulim.
Nuk ka dyshim se mungesa e njohurive për manipulimin, shoqërisë shqiptare i shkakton çrregullime shumë serioze me pasoja fatale: copëtimin, zhdukjen e Atdheut dhe shkatërrimin e tërësishëm (vdekjen) e gjithë Kombit tim.
Na e keni qitur emrin zi, për shkakun e juaj do ta humbim nënën Shqipëri. Askush nuk ju ndalon të shkoni në Kisha e Xhami por mos demonstroni për Greqi e Turqi, mos luftoni për Irak, Siri dhe Arabi o derra o thi!
Pas qindra e mijëra rasteve unë i kam zier përvojat e mia në një përkufizim, definicion konkret dhe kam mbledhur mostra për një libër rreth fenomenit manipulim.
Manipulimi është diskutuar pak në literaturën e përgjithshme psikologjike. Është koha që këtë fenomen ta vendojmë në qendër të vëmendjes. Unë kam parë shumë shembuj, duke përfshirë ekspertë dhe profesionistë të tjerë, që kanë qenë të manipuluar.
Si mund të thuash se të tjerët kanë qenë të manipuluar?
Në radhë të parë unë kam punuar shumë me fenomenin dhe e zbuloj atë shpesh kur të hasi përsëri atë. Së dyti, unë kam punuar gjatë në disa çështje shumë të serta dhe kam folur shumë me individët, palët, të pandehurit, ndonjëherë edhe miqtë dhe kolegët e tyre. Atëherë ajo del në shesh. Duke folur me më shumë njerëz se sa që gjykatësit i pranojnë si dëshmitarë në një gjyq, është e mundur për të zbuluar manipuluesit. Ata shpesh janë inteligjent dhe të artikuluar dhe vështirë për t`i zbuluar, por ata nuk mundin që gjatë gjithë kohës t`i bëjnë budallenj gjithë të tjerët. Duke folur me njerëz që me kalimin e kohës i kanë përjetuar ata në situata natyrore, ka shumë gjasa që disa prej tyre e kanë përjetuar çarjen e fasadës. Dhe, del përbindëshi.
***
Liria e mirëfilltë, shtrihet jo vetëm në qeniet njerëzore, por në të gjitha mjetet e tjera të prodhimit. Edhe toka apo kapitali mund të jenë “të lirë” në kuptimin se nuk janë të lidhur me përdorime të veçanta.
Kur liria është fakt, karakteri i shoqërisë përcaktohet tërësisht nga vendimet e anëtarëve të saj. Do të kishte rrugë të ndryshme në të gjitha aspektet e ekzistencës: në marrëdhëniet personale, në mendimet dhe idetë, në materialet dhe proceset prodhuese, në organizimin ekonomik e shoqëror etj. Në këto rrethana, individi do të zinte një vend të lartë. Forca më e dukshme tërheqëse e lirisë është forcë negative: mungesa e caqeve. Por liria ka edhe një aspekt pozitiv, i cili është edhe më i rëndësishëm: ajo u jep mundësi njerëzve të mendojnë për vetveten, të vendosin për atë çka duan dhe t`i kthejnë ëndrrat në realitet.
Një shoqëri jodemokratike, primitive-raciste-fashiste-terroriste (si kjo e FYROM-it, e Serbisë, e Malit të Zi) që ka për qëllim të siguroj epërsinë e një klase (sidomos race apo kombësie) mbi një tjetër, ajo mund ta përmbushë me efektivitet qëllimin e vet nëse të shtypurit mbeten indiferent/pasiv dhe nuk i bashkojnë forcat e veta. Por nëse qëllimi saj është të sjellë kushtet idilike të një shoqërie vërtetë demokratike, doemos do të dështojë. Midis idealit klasor, sidomos atij racor apo kombëtar, ekziston një hendek. Për ta kapërcyer këtë hendek, nevojitet një sistem i përpunuar shpjegimesh, i cili në vetvete nuk përputhet me faktet.
Sigurimi i pranimit nga të gjithë i ideologjisë është detyrë parësore e autoritetit sundues dhe kriter i suksesit të saj. Sa më gjerë të pranohet një ideologji e shpikur nga autoriteti pushtues, aq më i vogël do të jetë konflikti midis interesit kolektiv dhe politikës së ndjekur aktualisht, dhe e kundërta. Në rastin më të mirë, sistemet autoritare mund të shkojnë larg në rivendosjen e qetësisë dhe “harmonisë” së një shoqërie të këtillë. Në rastet më të shumta, nevojitet një farë shkalle shtrëngimi, dhe atëherë mund të përligjet me argumentet dinake, çka e bënë ideologjinë më pak bindëse, duke kërkuar përdorim force më të madhe. Derisa, në rastin më të keq, kur sistemi mbështetet në shtrëngim dhe detyrim duke terrorizuar “terroristët” fiktiv, të pafajshëm, shndërrohet në lojë të rrezikshme.
***
Në spitalet psikiatrike preferohet të varen në mur piktura (art). Qëllimi është për të larguar mendjen e pacientëve në diçka tjetër përveç sëmundjes. Nëse nuk më besoni, pyetni “doktor profesorin” me çrregullime mendore, pronarin e BDI-së, katundarin Ali Ahmeti i cili ka përvojë të madhe nga spitalet psikiatrike të Zvicrës.
Nëse një person vjedh një shishe birrë në dyqan, baza ligjore është mjaft e thjeshtë. Kur një person megjithatë fillon të vjedh “dyqan në dyqan”, merret me përvetësime ose vepron jo-besnikërisht ndaj kompanisë ku është i punësuar, çështja është më e komplikuar; është kjo tradhti, vepër penale. Kush çfarë dinte dhe kush ka marrë pjesë në veprimet, etj renditja e këtyre procedurave ligjore është thelbësore në këso rastesh.
Për një të punësuar që nuk e ka dëmtuar kompaninë, është e lehtë për t’iu përgjigjur akuzave ndaj tij, dhe sigurisht nuk ka asgjë për të fshehur. Por, për kriminelët është e pamundur, prandaj të tillët kanë nevojë që ta largojnë vëmendjen e punëdhënësit nga afera e vjedhjeve në ndonjë problem fiktiv që për punëdhënësin (rastin konkret-qytetarët e FYROM-it) do t`ishte shumë më i madh se afera aktuale. Kjo sa për blerje të kohës gjatë së cilës ndoshta punëdhënësi do ta “harronte” jo-besnikërinë e tyre.
Këtë manovrim tërheqje vëmendjeje nga “bombat” e Zoran Zaevit në diçka tjetër e përdorin kriminelët sllavo-folës të VMRO–DPMNE, sakatit Nikolla Gruevski, rospisë së shëmtuar Gordana Jankullovska etj dhe zagarët e tyre shqipfolës të BDI dhe PDSH: Ali Ahmeti, Abdilaqim Ademi, Menduh Thaçi etj. Dhe, terrorizohen shqiptarët e pafajshëm…
Shqiptarët ecën shumë ngadalë, dy decenie nuk i bashkërenduan përpjekjet dhe nuk vunë në lëvizje energji të mjaftueshme. Po të kishin vepruar të bashkuar, më herët, më shpejtë dhe me më vendosmëri, do t`u ishin dashur më pak energji dhe mjete për të kryer me sukses operacionin…
Historia dhe krenaria pellazge/ilire e Kombit tim është si një bazë e nevojshme në luftën kundër kolonializmit dhe dominimit të pushtuesve, por për momentin duhet të jemi pragmatik. Së bashku me partinë e Zaevit (nëse bashkëpunimin e kushtëzojmë me garanti 100% status i barabartë me sllavo-folësit) mund të rrëzojmë regjimin aktual të aparteidit.
***
Zgjohu shqiptar, harro fe, krahinë, parti, bajraqe, oxhaqe. Bashkohu me vëllezërit dhe motrat tua të gjakut dhe gjuhës. Mos lejo udhëtimin personal në gërmadhat e ferrit!
* USA, ekspert i shkencave ushtarake-psikologjike (dasaretiaurel@yahoo.com.au)
Dy dite ne Washington DC
nga Illo Foto/
Kryeqyteti i nje vendi,quhet i tille,jo thjesht se aty punojne organizmat e larta te shtetit, por edhe sepse simbolizon karakteristikat kulturore,historike, ekonomike te shtetit.Nuk mund te kuptohet Roma, pa Koloseun,Athina pa Akropolin, Moska, pa Kremlinin etj.Sejcili kryeqytet te imonon autoritetin dhe kulturen e vet.
Une jam me origjine fshatar.Qyteti i pare,qe kam vizituar,ka qene Gjirokastra dhe qe ndodhet vetem 20 km larg fshatit tim te lindjes, kur isha vetem 8 vjec. Mbresat e asaj dite jane te pa shlyshme ne ndergjegjen time dhe sot,qe jam afer 80 vjet. Parafytyrimi im nuk ndahej nga grumbulli i shtepive, mureve, kinemaja, shkollat e medha me disa kate,rruget e shtruara me kardllem te ngjeshur.Ne jeten e gjate , kam pare shume qytete dhe disa kryeqytete. Pjesen dermuse te jetes e kam kaluar ne qytete. Dy dekada te jetes ne Atdhe , i kam kaluar familjarisht ne Tirane. Dy dekadat e fundit , banoj ne NY . Nga venbanimi yne i perhershem , leviz rralle. Ne datat 17- 19 Prill kreva nje vizite ne Washington DC , qe eshte , 5 ore me autobuz , larg nga NY . Ne kete vizite shoqerohesha , nga ime shoqe , Milika dhe vajza jone , Klara .
Keto te dhena i shkrova , per te krijuar idene se i kam te dyja ndjesite e vendbanimeve , me synimin , qe t’i vleresoj sa me objektivisht, venbanimet qe vizitoj . Te kritikosh ate , qe kane bere te tjert eshte me lehte se sa te besh ate qe kritikon . Sejcili vizitor , ne c’do vend qofte , pyejet e para te tij , jane per raportet e banorve me mjedisin , me ekonomine familjare dhe me punesimin . Natyrisht , une s’kam pse ndryshoj nga c’do vizitor , por instiktin e pyetjeve ma kalit pozicioni i studjusit dhe gazetarit . Raportet e banorve me mjedisin , punesimin nepermjet resurseve , polarizimin e shoqerise , jane tema kryesore te shkencetarve te sotem ekonomiste , per shoqerine globale, tashme te formuar .
Nje intelektual i c’do niveli , ne Washington do te perqendrohet ne vlerat historike , arkivore dhe politike , qe ruan kryeqyteti i shtetit superfuqi boterore . Njerzit , qe kane studjuar ne Biblioteken e Kongresit dhe qe u jane referuar arkivava te Amerikes, jane shkencetare dhe studjus te nderuar te vendeve te tyre . Kjo ndodh se te tera falangat e shtetit amerikan jane krijuar me kujdesin e jashzakonshem te Baballareve te kombit te ri amerikan , qe jane njerez te vecante dhe te pa perseritshem ne Bote . Shkurt dhe qarte , Washington DC e ka merituar statusin si qendra politike , kulturore , arkivore , me e rendesishme e botes . Une do te sqaroj ndjesite e mija , ne prekjen e pare te jetes viziule, ne kete qytet ekollogjik , me arkitekture imponuse , qe i pranon njerzit pa sqime , me te gjitha kulturat dhe edukatat mbare boterore . Madheshtia e ketij qyteti , buronn nga thjeshtesia e konceptimit ne projektim .
Wahingtoni eshte me shume universal se sa specifik . Ketu mund ta ndjesh veten suedez , kinez , korean , shqiptar dhe domosdoshmerisht , amerikan . Washingtoni e ka pershtatur pazgjithshmerisht formen , me permbajtjen e tij gjithperfshirese . Qofte dhe 2 ore te jeshe ne Washington , perkushtohesh per kete qytet mikprites dhe njerezor . Une qendrova dy dite , prandaj kam te drejte ta quaj veten amerikan i Washingtonit DC.
Te dhenat ekonomiko – mjedisore , lexusui i gjen vetem me nje klikim ne komjuter .
Rruga , per ne Washington DC nuk ka ndonje ndryshim nga magjistralet nderkontintese te Amerikes. Iindustria e ndertimit sot nuk identifikohet nga muret e larte , por nga komleksiteti i rrugeve dhe rrugicave , qe mundesojne shume kalime , per nje pike dhe dhe urat solide . Ne hyrje te qytetit, Washingtonin DC duket nje natyre krejt tjeter nga ajo , qe lashe ne NY. Ne DC kishte shperthyer gjelberimi dhe lulet e qershive kishin perfunduar . Atmosfera ishe mbuluar me qilimin shumngjyresh te luleve , qe ne NY duhen me shume se 7 dite te ndodhi . Sipas ndjesise time , pranvera ne DC eshte 10 dite me e hershme , se ne meridianin kontinental te Amerikes . Kjo saktesohet me raportet meteorollogjike , qe bota mbare i referohet buletinit amerikan . Freskine e perjeteshme rajonit ja jep lumi Patomak , qe nga permasat e pellgut , eshte gati sa 1.5 siperfaqja e Shqiperise . Mund te jene arsyet klimatike , qe Baballaret e kombit e emeruan kryeqytet Washingtonin ? Mund te mos jete vetem kjo arsyeja , por mund te jete njera prej tyre. Ne pamje te pare kjo mund te duket nje kaprico ekollogjike, por behet fakt i domosdoshem , kur Federata amerikane , permbledh Alesken e akujve dhe Floriden e prandveres se perjeteshme . Nje qender medjatore unifikimi eshte motiv , qofte dhe formal .
Gjeografikisht Washingtoni DC ndodhet ne qendren gjografike te Shtetit federal me te madh te botes , qe identifikohet me tre geramat , USA . Ky shtet nuk u formua se duhesh te ekspozonte nje fuqi me vlera universale . Kjo federate u krijua , per t’i treguar botes se fuqia vjen prej bashkimit . Kete bashkim nuk kane mundur ta krijojne as shtetet e Amerikes se jugut dhe as Bashkimi europjan , qe po ben perpjekje titanike, per nje Europe te tipit amerikan . Deri me sot ky Uion nuk eshte formuar edhe mund te mos formohet . Ndoshta shreh skepticizmin tim , kur shprehem se ne Europen e sortme mungojne Baballaret e kombit , por nuk do te thote se do te mungojne perjetesisht . Ata baballare , qe drejtuan Europen , perpara nje shekulli , bene gabimin fatal te coptimit etnik te kombit shqiptar , duke lene pas shume sherre nderkufitare , qe une as i di dhe as kam tagrin t’i permend .
Duke shetitur ne WDC, e ndien nje zgjerim provizor te mushkrive . Merr fryme me lirisht, sepse qyteti eshte i zhvilluar orizontalisht , nje fenomen i kundert me NY dhe te gjithe qytetet e sotme metropolitane te botes , qe vijojne te zhvillohen vertikalisht me gradacilet , qe te kufizojne frymarrien dhe shikimin . Kur njeriut i zvogelohet orizonti i shikimit , ndjehet ngushte fiziollogjikisht . Aparatet jetesore zvogelojne funksionin , per te mbijetuar . Washingtoni si qytet me zhvillim orizontal , e meriton statusin qytet aerobik. Te tille qytete sot ne bote jane te rralle dhe behen gjithnje me te rralle . Tendenca zhvillimore ka kohe , qe eshte ne gare me lartesite qiellore . Ne njesine e siperfaqes, ne qytetet horizontale , banojne dhe punojne me pak njerez , por kjo kompesohet, statistikisht , me jeten me te gjate te banoreve .
Zhvillimi horizontal i W DC -Se , perputhet me arkitekturen e sejciles nderteses dhe e grupit te ndertesave te e njejtit funksion . Te perqendrojme vemendjen ne ndertesat qeverritare . Ato perbejne nje grup ndertesash te evidentuar dukshem .Aty perpunohen plane , behen bilance dhe analiza , per Ameriken, duke ruajtur dhe baraspeshat e zhvillimit boteror . Kur gjendesh perballe korpusit qeverritar , te bie ne sy madheshtia e Pentagonit , Senatit , Kongresit dhe departemannteve . Keto jane ndertesa hijerenda dhe madheshtore . Shtepia e bardhe perballe tyre , duket shume e vogel . Ketu arkitektura ka mbeshtetur kuptimin demokratik te pushtetit . Pushteti i Presidentit , eshte jo vetem kalimtar , por me i kufizuar se Kongresi dhe organet ligjvenese .Kjo e vertete apsolute konfirmohet edhe nga ndertimi arkitekturor , qe na jep fenomeni optik , kur i shofim objktet te lidhura , sic jane realisht . Ne filmimet televizive , Shtepia e bardhe , duket me e madhe se sa duket , kur je perballe saj. Shtepija e Bardhe si institucion dhe objkt qeverritar , cvleresoi totalisht ish Pallatet mbreterore boterore , institucione parazite , konservatore me lluksin prallor te sjelle nga feudalizmi .
Pa qene arkitekt , urbanist ose fjorist ndjehesh i plotesuar , kur shetit midis rrugve , sepse e gjen cdo objkt ne vendin e vet , pa asnje teperim ose mangesi . Territori eshte i mbushur me ndertesa , rruge , sheshe , parkinge , por kudo gjen siperfaqe te gjelberta ne planin orizontal dhe vertikal . Nuk ka boshllek , por as mbingarkesa optike . Ne te 2400 Km. rruge me shume mbi dhe nen kalime , kombinime te hekurudhes dhe te metrose , ke pershtypjen se je duke bere nje rruge te vetme , qe te con shume shpejt, ne vendin , qe ti deshiron . Mjedisi te nxit te ecesh ne kembe , ose me bicilketat qytetese . Aty ku ndeshesh me nje boshllek te cdo figure gjometrike , plotesohet me lulishte te mbushur me lule te familjes te tulipanve . Luleria orizontale dhe ajo e drurve dekorative, qe quhen gjelberim qyteti , te ndjek pas ne cdo cep , qe mbetet brenda kurores se gjelber , qe ngjason me kurorat antike te dafines .
Washington DC-ja eshte venbanim dhe qender administrative qe ploteson kerkesat e te tera kohrave, deri sa pas me shume se dy shekuj , nuk ben dot as nje vrejtje , per ndertimin e territorit te tij . Imitim i ndertimit struktor arkitektonik dhe arobia mjedisore ,do te jene qytete bioindustriale te se ardhmes. Keshtu e shof une Wahingtonin aktual .
Ne radhe te pare Washington Dc eshte qytet me vlera te pa diskutushme politike . Studentja e Univesitetit “G.Washington ” , Emilja , na spjegoi te tera stajutajat , qe gjenden me karar, ne shume sheshe te qytetit. Ajo u ndal gjate , ndoshta dhe per hir te profesionit te saj te arthem ,te komleksi skulpturor i Martin Luter Kingut . Kjo statuje madheshtore eshte ndertuar brenda nje komleksi skupluror me motiv historik . Nje shkemb graniti i madh , pa forme te rregullt sterometrike ,eshte i care me furi nga nje shkemb i forte, me i vogel , por me kompakt , masiv dhe me i larte se shkembi pa forme . Ne shkembin , qe ka dale nga kjo carje eshte gdhendur ne granit, shtatoria e M. L Kingut , njeriut qe tronditi Ameriken , per barazine rracore . Kjo barazi u rrit brenda vendit dhe arriti maturine ne presidencen e sukseshme te presidentit me ngjyre , Barak Obama . Nuk besohet se per te gjitha pabarazite shoqerore do te duhet nga nje Martin Luterking . Shoqeria duhet te ndergjegjesohet , per diferencat extremiste te pasurise se sotme .
Washington DC. eshte nje liber enciklopedie , qe rri i hapur dite nate , per syte e banorve , te vizitorve, te studjusve dhe shkencetarve . Nje vizite sado e thjeshte dhe e shpejte , edukon . Njeriu del me shume improsine , behet me i bute , me i arsyshem me tolerant , sepse mendon qe ka DC , qe e kane konceptuar dhe ndertuar mendje te ndritura . Eshte qyteti i te arthmes , kur industria do te vishet me kostum biologjik dhe biollogjia do te industrializohet . Qyteti i pare ne bote , qe eshte i gatshem , per te pranuar kete transformim politiko -shoqeror , eshte W_DC- ja.
Njeriu me mendje te shendoshe dhe gjykim normal , le te beje pak aritmetike . U be kryeqytet ne 1790 dhe po qe se vendosej sot , do te behej po keshtu , me keto parametra funksionale , ndertimore ,artistike , ekollogjike dhe teknike . DC eshte qender e vogel banimi . Duke pasur me pak se 600 mije banore , ndersa me rrethinat bashkangjitur arrin nje milion . Ky mund te konsiderohet popullimi me optimal i kesaj siperfaqeje gjografike . Te tilla propocione keshillojne shkencetaret urbaniste dhe ekollogjistet , per vendbanimet e qyteteve te arthme globaliste me permbajtje bio-industriale . Mendimet e Baballarve te kombit amerikan i paraprijne mijvjecarve te zhvillimit njerezor .
Ne qender te qytetit shtrihet korpusi universitar “G. W” . Ndertesat mesimore dhe konviktet zene nje pjese te rendesishme te siperfaqes se qytetit . I vizituam keto segmente te ketij institucjoni te rendesishem te universiteve te Amerikes . Studentja shqiptare , Emilija , pret te dipllomohet ne muajin e ardhem . Ajo na futi ne dhomen e konviktit dhe ne sallat e leksioneve .
Me beri pershtypje korpusi i inxhinjerise , qe ka perfunduar se ndertuari vetem pak kohe me pare . Eshte nje mjedis ku bashkohen natyrshem , thjeshtesia , madheshtia dhe funksionaliteti . Ne auditoret , qe duken te pa fund flisnin edhe muret , paisjet , kafeneja , biblioteka, gjithcka . Te tera mjediset ishin te kalkuluar per akustike . Tek tuk , ne keto mjedise , shifje grupe studentesh , qe kryenin detyra ne diten e pushimit . Keto grupe dhe individe ngjanin si molekula te vecuara te trupit shkencor inxhinjerik amerikan . Salla qendrore e korpusit eshte madheshtore dhe e gjithe pushteteshme . Ajo pret turma , qe u jep forme, ne mendime , veprime te perbashketa dhe te fryteshme. Kete fakultet , si pjese te fakulteteve inxhinjerike , mund ta quajme palestra ku stervitet truri i arthem amerikan , per udhtimin drejt yjeve , krijimi i makines pa shofer, ckripezimi i ujit te oqeanit, urbanizimi aerobik etj. probleme te ketij kalibri . Vete mjedisi ndikon , qofte dhe mbi vizitorin e thjeshte dhe kalimtar , sic ishim ne.
Ne bujtem ne qendren rezidenciale ne Wirgjinia . Dukej lluksoze , me hyrjen e kycur me celes elektronik , me rrethimin me kangjella dhe zhytur ne nje mjedis pylli dekorativ . Klara tha se ky mjedis ngjan me rezidencen e pushimit te Floridas . U ndjeva mire , me kete vleresim te Klares , duke parafytyruar te arthmen njerezore te jeteses masive . Ne rezidencen , qe po flas, nuk banonin senatore dhe ministra , por njerez te shtreses se mesme , qe presupozohet te bejne shumicen e popullsise , ne shoqerine e arthme globaliste dhe pa kriza .
Ndertesat , qe perfaqesojne shumicen ne W -DC, ishin te mirrekalkuluara per frymarrje normale dhe teresisht me konstruksion druri . Nuk ka materjal ndertimi me higjenik se druri. Muri i drurit ka frymarrie . Shtepija me mure druri eshte objkt jetesor lluksi . Siguria e automatizuar kunder zjarrit, e ben kompleksin te garantuar . Donika , mbesa ime dhe bashkeshorti i saj Klajdi dhe te dy qente e tyre te lluksit , kane disa vite , qe banojne ne kete apartament , qe menazhohet nga nje kompani e profilizuar . Mjediset e brendshme dhe komunikimi me mjedisin rrethus eshte shume harmonik dhe komod , pa te shkaketuar zymti dhe lodhje mendore . Ne kemi pare me qindra apartamente komerciale ne N Y , qe nuk afrohen per t’u krahasuar, kryesisht nga hapesira volumetrike , per fryme te cdo banori . Vleresimi i nje apartamenti , finalizohet me gjumin. Ne kete apartament fjetem shume qete dhe u clodhem plotesisht, pa merak dhe pa parafytyrime te zgjatura .
Bashkejetesa me kafshet e lluksit eshte bere pjese e jetes njerezore boterore , qe vjen duke u thelluar. kete bashkejetese e perbuzi dhe e eliminoi komunizmi . Kam pasur mendime konservatore , per kete bashkejetese , por koha po e thyen gradualisht konservatorizmin , qe nuk eshte vetem shqiptar . Kafshet e lluksit do te vijojne te zene gjithnje e me shume hapesire jetesore nga njeriu , sepse jane ndihmese e njeriut . Njeriu teknollogjik , shkarkon, duke i lene prapa dites se punes, shume lodhje dhe emocione tek besniket e vet pa vese dhe trille njerezore . Loja dhe bashkbisedimi me kafshet e luksit eshte terapi , nga me efektivet , per semundjet me baze nervore .
Sado qe ne qytet nuk pame geto , syri me zuri pak lypsare dhe ndonje te pa strehe endacak . Mendoj se ne raport me popullsine banuse , jane ne shifra te pa perfillshme . Te tilla kategori shoqerore do te kete edhe shekujt e arthem . Keto jane protuberanca mendore te shoqerise , qe nuk mund t’u shmanget sistemi . Per t’u bindur juve , qe nuk jane protuberanca te sistemit , po ju paraqes disa shembuj te komunitetit shqiptar , qe banon ne Kryeqytetin amerikan .
Nuk kam statistike se sa shqiptare banojne dhe punojne ne kete qytet magjik , por po ju rendis disa familje , qe une i njof . Femijte e kolegeve dhe miqve te mi : A. Obdari , P. Papazisi , P. Pali , L. Chani , F. Shahinllari , F. Korreshi, P. Mihali , V. Cici, banojne dhe kryejne detyra te rendesishme shteterore ne Kryeqytetin amerikan . Keshtu ndodh edhe me mbesen time , Doniken dhe bashkeshortin e saj , Klajdin. Studentja , qe na shoqeroi ne UGW , Emilia , eshte vajza e djalit tim , Kristaqit .
Krenohem me bashkpatriotet , qe kontribojne ne ushtrimin e pushtetit amerikan ! Shqiptare te ingranuar ne menyre intelektuale gjenden an’e kend botes . Lipset te jene me te interesuar , per te ndihmuar ne Atdheun e origjines , qe ka prapambetje te theksuar ne te tera fushat e ekonomise , shkences dhe biznesit .
Shembulli i adoptimit te individeve te lartpermendur , me con te perfundimi se shqiptaret e persekutuar nga regjimi komunist , te varferuar dhe te pa shprese , gjeten mundesi te natyralizohen ne Wahington Dc, per nje kohe infra te shkurter . Ketu nuk e kane gjetur veten vetem shqiptare , por perfaqesus nga te gjitha kombet e botes . Te 170 familjet e ambasadave te huaja , qe jetojne dhe punojne ne W DC , ndjehen me fat , qe i solli detyra ne kete qytet te te gjitha kohrave . Eshte e pa justifikuar objektivisht ekzistenca e lypesve dhe endacakve , qe sigurisht kane nje kontakt me te hershem me kete qytet . Lypsaret dhe endacaket , sado qe jane bashkudhetare te kapitalizmit , mbeten te tille , per faje dhe pa aftesise se tyre patologjike .Per te plotesuar kerkesat e nje reportazhi me detyre ekonomike , vizitova nje treg fshatar , por nuk mund te kryej kahasimet e duhura , sepse tregu ishe me produkte ‘bio'”. Mbetet vetem shembulli i nje dreke ne restorant , diku afer U G W. Simbas kesaj dreke cmimei ishte 2% me i ulet se nje dreke e ngjashme ne restorantet greke te NY C.
Demokracia amerikane, e nisur si eksperiment boteror,mbetet metafora e te arthmes globaliste te njerezimit . Vendbanimi me i mundshem i te arthmes , do te jene venbanime te ngjashme me Washingtonin e sotem , qe megjithse i themeluar perpara me shume se dy shekuj,pervec vlerave urbanistko- mjedisore , perben parametrat me optimale te bashkejeteses midis shtresave shoqerore .
NY – Prill 2015
NE PRITJE TE NJE FILMI NGA HOLLIVUDI PER HEROIN KOMBETAR TE SHQIPTAREVE
*Joe DioGuardi:Kur të vdes do të prehem në varrët e arbëreshve dhe pranë bustit të Skenderbeut/
*Arbëreshi Joe DioGuardi shpaloj edhe një të dhënë nga fusha e filmit,që do ti dedokohet figurës së kryetrimit të kombit shqiptar Gjergj Kastrioti Skenderbeu për të cilin do të bëhet një film i metrazhit të gjatë me artistët më të njohur nga Holivudi dhe që do të akordohen 35 milionë dollar./
Nga Skënder KARAÇICA/
Ish kogresmeni dhe kryetari i LQSHA-së,Joe DioGuardi,gjatë takimit në Uashington me përfaqësuesit e Komitetit dhe Nënkomitetit për Politikë të Jashtme në të cilën u shpalosen çështja e (pa)zgjidhur shqiptare në Ballkan me theks të veçantë në pjesët e etnike të ndara padrejtësisht në Maqedoni,Mal të Zi,Lugina e Preshevës dhe Çamëri,ai bisedoi me veprimtarët shqiptaro-amerikan nga Çikago dhe pjesët tjera nga Amerika,për një varg çështjesh nga aktualiteti i lobimit të tij.
Po bëhen njëzetë e pesë vjet që arbëreshi me origjinë shqiptare po qendron në ballë të kauzës kombëtare për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës,të ndryshimeve demokratike në Shqipëri si dhe zgjidhja e drejtë çështjes shqiptare në hapësirën etnike në Ballkan.Në një takim të ngrohtë,Joe DioGuardi,thotë për (INA)veprimtari nga Çikago Mahmut Skenderi,ritheksoi se për çështjen shqiptare dhe gjakun tim e kam amanet prej babait tim Joseph Sr.që të punoj sa të jem gjallë për vlerat e lirisë e të demokracisë për kombin shqiptar në tokën e vet që është pjesë e participimit të vlerave me popujt e bashkuar europianë dhe me miqësi të përjetshme më SHBA.
Arbëreshi shpaloj edhe një të dhënë nga fusha e filmit,që do ti dedokohet figurës së kryetrimit të kombit shqiptar Gjergj Kastrioti Skenderbeu për të cilin do të bëhet një film i metrazhit të gjatë me artistët më të njohur nga Holivudi dhe që do të akordohen 35 milionë dollar.Me këtë film,thotë arbëreshi shqiptar Joe DioGuardi,do ti tregojmë botës dhe boshtit pansllavist se kush ishin dhe kush është sot kombi shqiptar në Ballkan,që i doli në mbrotje për të shpetuar lirinë,demokracinë dhe qytetërimin në Europë nga Përondaria Osmane e Bosforit.
Unë e zgjodha rrugën e jetës time politike në shërbim të kombit tim shqiptar në tokën e vet etnike dhe të ndarë padrejtësisht në disa shtete sllave.Jeta politike për kauzën kombëtare nuk ka moshë,prandaj e kanë thanë për së koti disa qarqe që nuk duan ti kritikojmë në rrugën e shtetndertimit të Kosovës dhe në përgjithësi për çështjen shqiptare etnike në ato hapësira.Unë do të punoj deri në frymën e fundit,e dikush le të kritikoj punën time,koha do të tregoj se kush sa është angazhuar për vlerën e madhe të lirisë së Kosovës dhe të vijave tjera të ndryshimeve pas rënies së sistemit totalitar të komunizmit në Shqipëri.
DioGuardi nuk harroj pa përmendur se me rastin e 100-vjetorit të pavarësisë
së Shqipërisë,ish kryeministri shqiptar Sali Berisha nuk më bëri ftesë për kremtimin e kësaj dite të madhe,që edhe arbëreshët e mi larg atdheut i vuan gurët e pavarësisë për Shqipërinë e tyre,kështu u tha veprimtarëve shqiptatarë pjesëmarrës në takimin politik në Uashington.
Momenti më prekës në këtë bisedë të DioGuardit,sipas Mahmut Skenderit,ishte atëherë kur arbëreshi në damarët e të cilit qarkullon gjaku shiptar,foli për kohën e ndarjes nga jeta.Kur të vdes nuk do të prehem në varrezat e Amerikës,por do të shkoj që të prehem në tokën e të parëve të mi arbëresh dhe varri im do të jetë pranë bustit të Skenderbeut në Kalabri.Arbëreshet e Italisë janë simbol i identitetit europian të kombit shqiptar,fliste me zërin e tij burrëror DioGuardi në një nga sallat e Kongresit Amerikan,ku përseri në këtë kohë çështja shqiptare e (pa)zgjdhur!Shqiptarët kudo që ndodhën sot në Europë,Amerikë dhe Astraalinë e largët i janë mirnjohës trashëgimisë artistike në shekuj me poetët Jeronim De Rada dhe Zef Serembe,që i kanë dhënë Europës në kohën që jetuan e punuan atë se çka janë shqiptarët si komb i lashtë.
- « Previous Page
- 1
- …
- 61
- 62
- 63
- 64
- 65
- …
- 67
- Next Page »