• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Archives for June 2015

Freedom House: Përparim i pamjaftueshëm i demokracisë në Ballkan

June 23, 2015 by dgreca

Demokracia në vendet e Ballkanit vazhdon të jetë e brishtë dhe në disa raste ka pësuar rënie, sipas raportit të organizatës Freedom House “Vendet në Tranzicion”, të botuar sot.Asnjë nga vendet e Ballkanit nuk ka një demokraci të konsoliduar, thuhet në raportin që mbulon zhvillimet e vitit 2014 dhe 4 nga 7 vendet e përfshira pësuan rënie.Sipas Freedom House, krahasuar me një vit më parë, Shqipëria ka shënuar përparim, Kosova nuk ka ndryshim dhe Maqedonia ka pësuar rënie.Raporti arrin në përfundimin se në 29 vendet e analizuara në Evropë dhe Euroazi, përpjekjet për demokratizim po përballen me sulme të reja dhe gjithmonë e më agresive.

Kategorizimi i regjimeve sipas nivelit të demokracisë

Shqipëria dhe Maqedonia vazhdojnë të jenë pjesë e grupimit të regjimeve tranzicionale dhe hibride, ku bëjnë pjesë edhe Bosnja, Gjeorgjia, Moldavia dhe Ukraina. Maqedonia ra vitin e kaluar në këtë kategori.

Në kategorinë e vendeve me demokraci gjysmë të konsoliduar, një vlerësim më i lartë se sa ai i regjimeve hibride, këtë vit bëjnë pjesë Serbia dhe Mali i Zi, por edhe vende të BE-së, si Bullgaria, Kroacia, Hungaria dhe Rumania.

Kosova bën pjesë në kategorinë e regjimeve gjysmë autoritare, së bashku me Armeninë dhe Kirgistanin. Asnjë nga vendet e Ballkanit nuk është mes regjimeve autoritare, ku hyn Rusia dhe ku në nivelin më të ulët është Uzbakistani.

Vendet me nivelin më të lartë të demokracisë, hyjnë në grupin e demokracive të konsoliduara, ku përfshihen Sllovenia – me vlerësimin më pozitiv – Estonia, Letonia, Polonia, Republika Çeke, Lituania dhe Sllovakia.

Shqipëria përmirësim, por ende prapa në radhitjen e rajonit

Freedom House thotë se Shqipëria ishte i vetmi vend në Ballkan që shënoi përmirësim në nivelin e demokracisë në përgjithësi në krahasim me vitin e mëparshëm, falë ndërmarrjes së disa reformave dhe hapave paraprakë në luftë kundër korrupsionit nga qeveria që u zgjodh në vitin 2013. Megjithatë në renditjen e përgjithshme të 7 vendeve të Ballkanit vetëm Bosnja dhe Kosova mbeten pas saj.

Sistemi gjyqësor ende nuk ka demonstruar se merr përsipër ndjekje penale të nivelit të lartë. Gazetaria hetimore është e dobët, pasojë edhe e krimit të organizuar që vazhdon të mbetet shumë i përhapur. Raporti përmend faktin që Shqipëria mori në vitin 2014 statusin e vendit kandidat në Bashkimin Evropian, pas tri refuzimeve të mëparshme.

Kosova, vlerësimi i pandryshuar por ulje dhe ngritje në dy kategori

Vlerësimi i përgjithshëm për Kosovën nuk ka ndryshuar nga viti i kaluar, por vendi ka shënuar rënie në kategorinë e kuadrit dhe pavarësisë së gjyqësorit.

Në kategorinë e pavarësisë së medias është shënuar  përparim, falë shtimit të organeve të pavarura të medias dhe gazetarisë investiguese në mediat elektronike.

Megjithatë media në vend vazhdon të vuajë nga problemet që i kanë edhe shumica e vendeve të tjera në rajon, siç janë njëanësia pro-qeverisë në radio-televizionet publike, autocensura e shkaktuar nga presioni editorial nga udhëheqësit politikë dhe pronarët dhe ngacmimet ose sulmet ndaj gazetarëve që zakonisht nuk ndëshkohen.

Vazhdon rënia për Maqedoninë

Maqedonia, është mes vendeve që ka vazhduar të ketë rënie në nivelin e demokracisë, ashtu si edhe një vit më parë, veçanërisht në kategoritë e procesit elektoral dhe shoqërisë civile.

Zgjedhjet presidenciale dhe ato të parakohëshme parlamentare të prillit 2014 u shoqëruan nga njëanshmëria pro-qeveritare nga ana e medias dhe abuzimi me burimet administrative, duke sjellë si rezultat një tjetër bojkotim afatgjatë të parlamentit nga ana e opozitës.

Qeveria, thuhet në raport vazhdoi të zbatonte një numër reformash institucionale të kërkuara nga Bashkimi Evropian, por zhvillimet shqetësuese të viteve të fundit kanë vënë në pikëpyetje përkushtimin e partisë në pushtet ndaj pluralizmit politik dhe demokracisë.

Gjatë gjithë vitit 2014, grupet e shoqërisë civile dhe lëvizje spontane popullore u përpoqën pa sukses të kundërshtonin propozimet problematike qeveristare dhe, përfshirë legjislacion që minon pavarësinë e universiteteve.

(Shënim i redaktorit: Analiza e raportit nuk i përfshin zhvillimet e këtij viti).-Kortezi-VOA

Filed Under: Featured Tagged With: Demokracia ne Ballkan, Freddom House

“NOSTALGJI” DHE “SI JANE POETET” NE SOFREN E DIELLIT

June 23, 2015 by dgreca

Neki Lulaj-Gjermani/

NOSTALGJI/

Mendja sonte me dremiti përgjumshëm leqeve të shpirtit/
Shkoi poshtë e lart mbi disa kalldrëme ne disa kthesa jete/
Në odat me një llampë gazi si pasqyrë eca nëpër kate kujtimi/
Në ato qilare pa  dritë,  në dritë hëne  gjeja dashurinë si rreze./

Tingujt bashkë me erën  me përcjellin hapat e opingave të çara
Mbi gurë baltë e në një llohë vjeshte fytyrën ma pickonte
Hijet i mbaja fort e më fort me dorë si disa lule bore të bardha
Si një shkop magjik që e mbajnë pleqtë kur u ikin vitet në hone

U zgjua zogu bukurisht nga kjo nostalgji e çukisur  rinore
Duke i fshehur në cergën e territ netët na rritën në ikje.
Me dorën e ngrohtë përkdheli ballin  sit ë ishte  leqe baritore
Janë vargmalet e dashurisë plot përrenj lumej gurra freskie.

U ngjitëm kaltërsive mes rreshtave te bjeshkës së gjelbëruar
Hojet rinore ushqehen  me mjaltë, me fjalë  e fllad dashurie
A do të di edhe unë ta kem kur u duhej  dashuria  si e munguar
Fjalët janë atllarë të pashaluar ,hapa e javë në  kalendarin në ikje.

Fjalët  mëndafsh,  janë copëza  dashuri që sinorët përvëlojnë
Fjalët janë  kuaj të pashaluar  për shkallët e shpirtit të uritur
Nuk plaken e janë lumë që ujin e vrullshëm nuk e shteron.
Fjalët janë hoje mjalti, nostalgji për të mirin  e njeriun e ditur
….

SI JANË POETËT

Poetët janë si një pyll plot me bore, si një agim
Si një fushë me ullinj plot gjethe e me kokrra.
Degët iu lakohen nga pesha  e rëndë e begatisë
Kanë bukurinë që ua njeh guri, lulja dhe shqota.

Poetët jaë  erë behari apo dhe vjeshtë pa gjethe në tufane
I zbardhëron edhe bora e parë i zbukuron urimi
Poetet janë aktitektë urash mbi detra e oqeane
Që lidhin botën me magjinë e vargut dritërrëzëllimi.

Ata janë si kështjella madhore katallanësh si përralla.
Me plot shkallë, rrasa, tjegulla,  bedena, gur e mure.
Portat i kanë shumë te mëdha te gjëra e të gjata.
Janë kala me mure, frëngji apo petale në  lule.

Janë bletarë që shpërndajnë hojin e fjalëve të ëmbla
Janë poleni i lules ku bleta e thith dhe e bën mjaltë
Bukuri e botës dhe gurë margaritari si në ëndrra
Dashuron të dashurit e  shlodh në udhë  çdo shtegtar

Poetet janë dritë që fle në prehërin e hënës
E në gurrat e  fjalës së tij  shuhet  etja dhe uria.
Ata janë edhe engjëj që rrinë në mjegullën e dendur.
Kanë kalanë e fjalëve me shkallë ku preket gjithësia.

Janë engjëj dhe bujq duarartë që krasisin vargje
Strofat ua u kafshojnë zanorët rrallë e më rrallë..
Bashkëtingëlloret ju rrëshqasin valët  e Bunës në harqe
Janë gryka burimi plot shkumb e  ujë që duket si ujëvarë.

Vegon ylli tek ta ku etjen e shuajmë brez pas brezi
Tek ta janë Migjeni, Naimi, Noli, Mjeda,   Çajupi e Poradeci.

Filed Under: Sofra Poetike Tagged With: neki Lulaj, Nostalgji, Si jane poetet

100 MIJE DOLLARE PER KATEDRALEN”NENE TEREZA” NE PRISHTINE

June 23, 2015 by dgreca

*Turneu i 7-të – i Golfit për të ndihmuar Katedralen e Nënë Terezës në Prishtinë/

*U grumbulluan mbi 100 mijë dollarë, kurse, Anton Raja dhe bashkëshortja e tij Gloria, dhuruan mbi 18 mijë dollare, për Katedareln në emër të shpirtit të djalit të tyre, i cili u nda nga jeta një vit më parë. Kontributeve me shuma të mëdha me mbi 18 mijë dollare, iu paraprinë edhe Mark Gjonaj, Fran Çotaj, Mëhill Gjurraj dhe Nazar Mehmeti me 5 mijë dollare/

Nga Beqir SINA Pearl River – New York/

Orange town – New York –  Në fushën e njohur të golfit “Blue Hill Golf Course” shtrirë mbi kodrinat e gjelbëruara të Liqenit Tappan në Pearl River, rrethinat e qytetit të Orangetown – New York, me qëllim mbledhjen e ndihmave për ndërtimin e Katedrales Nëna Tereza në Prishtinë, u zhvillua turneu i 7-të i golfit “Golf Outing to help build Mother Tersesa Cathedral in Prishtina, Kosova”. Për këtë qëllim ditën e hënë 20 qershor, 2015, mbi 150 lojtarë, kanë marrë pjesë në Turneun Vjetor të Golfit, i cili është i shtati në radhë, kushtuar ndihmave, që po vazhdojnë të japin shqiptarët e Amerikës, për ndërtimin e Katedrales Nëna Terese në Prishtinë. Ky turne u zhvillua nën kujdesin e një grupi kordinator : Anton Raja (kryetar i bordit) Elmi Berisha (nën kryetar) Leon Gjoni, Mark Curnaj, Mark Tushaj, Michael Torrelli, Ismer Mjeku, Simon Qafa, Besim Malota, dhe Palok Rudaj.Këtij aktiviteti i kontribuan më së shumti edhe një numër sponsorizuesish, si kompani shqiptaro amerikane, prestigjioze të shtitjes së makinave, restorantet shqipëtare, kompani shitje e blerje shtëpish, ndërtim banesash, dhe kompani të ndryshme tepër të njohura. Mes tyre edhe biznesmen dhe kompani amerikane, si kompania e madhe e shtijes së makinave të reja “Route 59 Interstate Toyota – Scion”.Aktiviteti, ka marr për çdo vjet formën e një bashkimi të, të gjithë shqiptarve nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia, Mali i Zi, Presheva, Bujanovci Mdevegja e Çamëria, pa dallim feje dhe krahine apo ideje.

Turneu i Golfit, i cili thotë se do të mbetet tradicional – ishte si një paradë e disa prej njerëzve me të sukseshëm të komunitetit Shqiptar në SHBA, sipas fushave të tyre. Në këtë aktivitet për grumbullim e ndihmave, përveçse bashkëatdhetarve tanë, morën pjesë edhe golfistë amerikanë, klerikë, përfaqësues të Kishës, Katolike shqiptare Zoja e Shkodrës, lider të komunitetit, disa nga zyrtarët amerikanë përfaqësues institucionesh të kësaj zone, televizionet dhe gazetat shqiptare, në SHBA-ës.

Përfshirë edhe mysafirë nderi nga Kosova, Dom Rrok Gjonlleshaj përfaqësues i Monsignor Dodë Gjergjit – Ipeshkëv i Kosovës, si dhe Dom Pjetër Popaj, famullitari i Kishës Zoja e Shkodrës në Hartsdale, New York, dhe veprimtari i njohur nga Teksasi Nazar – Nick Mehmeti Presidenti i Rrjetit të Bizneseve Shqiptare në Diasporë, (i cili dhurojë 5.000 dollar), ardhur së bashku me sekretarin e përgjithshëm Ismet Smajli, Gani Fejza dhe të tjerë,po nga Dallasi, të ardhur edhe ata enkas për këtë aktivitet.

Në fund të këtij aktiviteti, me pjesmarrësit, u organizua edhe një koktej si dhe një darkë festive me fjalime të shkurtëra e ndarje çmimesh. Gjatë të cilës, politikanë, dhe veprimtarë të komunitetit morën çertifikata, çmime dhe dhurata të ndryshme, për këtë aktivitet. Ndërkohë, që në fund tri ekipet më të mira, sipas pikëve të shënuara gjatë turneut të golfit, fituan edhe çmimet përkatëse sportive. Ndërsa, me intersim u përcoll edhe loja e fatit për të fituara disa sende me vlerë, nga sporti i Golfit.

Kurse, me motivacionin “Për kontributin e dhënë dhe angazhimin në grumbullimin e fondeve në ndërtimin e Katedrales Nëna Terese në Prishtinë – Zoti me ndërmjetësinë e të Lumes Nëna Terese, ju sjelltë bekime në familje dhe punë” u nderuan : Gloria Raja, Martin Pjetri, Leon Gjoni, Ismer Mjeku, Simon Qafa, Isa Brija, Palok Rudaj, John Kolenika,Mark Tusha,Carol Cercuzza, Gëzim Nika, Sabit John Bityci, Sal Haxhiimeraj, Elmi Berisha, Ragip Gjonbalaj, Aleksander Raja, Gjok Deçkaj dhe Marjan Kolnrekaj.

Anton Raja dhe bashkëshortja e tij Gloria, dhuruan mbi 18 mijë dollar, për Katedareln në emër të shpirtit të djalit të tyre, i cili u nda nga jeta një vitë më parë. Kontributeve me shuma të mëdha me mbi 18 mijë dollar, iu paraprinë edhe Mark Gjonaj, Fran Çotaj, Mëhill Gjurraj.

Dom Pjetër Popaj, famullitari i Kishës Zoja e Shkodrës në Hartsdale, New York , u tha për gazetën tonë, se sot ne jemi të lumtur për të parë një numër kaq të madh prej pjesëmarrsve në këtë turne të golfit. Ne, tha ai falënderojmë të gjithë këta pjesëmarrës, dhe në një mënyrë të veçantë natyrishtë organizatorin – Anton Raja dhe bashkëpuntorët, e tij , Elmi Berisha, Simon Qafa, Leon Gjonaj, e të tjerë, të cilët kan punuar aq shumë në organizimin e kësaj ngjarje. Ne falemnderojmë edhe Dom Rrok Gjonlleshaj i cili erdhi enkas për këtë rast, Gjejë, rastin që me anë të gazetës tuaj, të ju japë të gjithëve këtyre golfitëve dhe kontribuesve, një falenderim dhe një bekim të veçantë për bujarinë dhe mbështetjen – ndaj Katedrales së Nëna Terezes në Prishtinë”.

Më pas Dom Pjetri u shpreh se :”Ky Turne Golfi në çdo anual ka qenë një ndihmë e madhe për të vazhduar punën e ndërtimit të Katedrales në Prishtinë, dhe ne shpresojmë që me organizimin e ngjarjeve si kjo, ndërtesa e Katedrales, do të përfundojë shumë më shpejt. Mbasi, jan shqiptarët e Amerikës në çdo kohë, bujar dhe që japin për vendin e tyre, duke marrë bekimin e Perendisë. Faleminderit  për ndihmën – që të ndërtojmë tempullin e Zotit, mbasi ky është investimi më i madh – që ne mund të bëjmë në jetën tonë.”

Pikërishtë shtoi Dom Pjetër Popaj, ne klerikët – falënderojmë çdo njerin për këtë investim dhe lutemi që Zoti të ju jap ju dhe familjeve tyre, çdo të mirë në jetë dhe do të shpërblejë bujarinë e tyre me bekimet e panumërta, në këtë pikë bashkimi ku shqiptarët e të gjitha besimeve, e të gjitha visve bëhen bashkë për të ndihmuar “.

Edhe pse gurthemeli i Katedrales “Nëna Tereze” është vënë para dhjetë vjetësh, në këtë objekt janë kryer vetëm gjysma e punëve dhe janë shpenzuar gjysma e parave. Deri tash në katedrale janë investuar mbi 5 milionë e gjysmë euro, ndërsa në tërësi ajo do të kushtojë  mbi 7 milionë. Kurse, Ipeshkvia e Kosovës pret që punët e përgjithëshme, sidomos fasada e jashtme dhe pikturat, të kryhen në vitin 2016, dhjetë vjet pas vënies së gurthemelit.

“10 vjet më parë ishte vënë gurthemeli i Katedrales “Nëna Tereze” në qendër të Prishtinës, por edhe sot e kësaj dite ajo mbetet e papërfunduar. Deri tash janë kryer vetëm gjysma e punimeve, ndërsa në shtator brenda në Katedrale pritet të përfundojë edhe çereku i punëve, tha Dom Gjonlleshaj duke shtuar se, sipas Ipeshkvisë së Kosovës, deri tash në Katedrale janë shpenzuar mbi 5 milionë e gjysmë euro, ndërsa ky objekt kulti kur të kompletohet pritet të ketë kushtuar rreth 7 milionë. Mirëpo, edhe kjo vlerë mund të tejkalohet varësisht nga çmimet e kërkuara për kryerjen e punëve dhe blerjen e materialeve“.

Don Rrok Gjonlleshaj, i cili është dhe anëtar në Këshillin për Ndërtimin e Katedrales, tha se koha e përfundimit të katedrales nuk mund të dihet, pasi zhvillimi i punimeve varet direkt nga donacionet që jepen për ndërtimin e objektit.

“Punët nëpër katedrale, pothuajse nuk përfundojnë kurrë, sepse në to gjithmonë punohet”, i tha gazetës tonë Don Gjonlleshaj. Ai thotë se megjithëse nuk janë siguruar të gjitha të hollat, është i kënaqur me zhvillimin e punimeve që janë bërë deri tash, dhe dha një faleminderim dhe bekim , sidomos për shqiptarët e Amerikës, dhe Anton Rajën iniciatorin dhe organizatorin e turneut të golfit në grumbullimin e ndihmave për Katedarlen “.
Turne i 7-të Golfi: Të ndihmojmë Katedralen Nëna “Tereze” në Prishtinë

Organizatori i këtij turneu golfi me qëllim mbledhjen e ndihmave për ndërtimin e Katedrales Nëna Tereza në Prishtinë, Anton Raja – aktivist dhe biznesmen i dalluar, thotë se: “më duhet t’i faleminderohem, bashkëorganizatorve të mi Leon Gjoni, Martin Pjetri, Mark Tushaj, Elmi Berisha dhe çdo njerit prej tyre, që në pamundësi t’i permend emër për emër, jan pjesë e këtij turneu të suksesshëm, dhe këtij kontributi të çmuar. Të gjithë ata që janë një inspirimi i shqiptarëve të Amerikës, për të bërë këtë aktivitet fondmbledhës, me qëllim që edhe me anë të lojës së Golfit, shqiptarët të ndihmojnë në kontributet e tyre, për ndërtimin e Katedrales Nëna Tereze në Prishtinë” tha ai.

Zoti Raja, gjithashtu shprehet i bindur se ky aktivitet ka qënë një sukses i shkëlqyer dhe se shuma e mbledhur nga ky turne prej më shumë se 100 mijë dollarë, do të jetë një ndihmë e madhe në ndërtimine Katedareles së Nëna Tereses në Prishtinë.

  1. Raja tha se: “Golf sporti që gjithmonë sjell kënaqësi për një kauzë të madhe dhe i jep pjesëmarrësve një mundësi për të luajtur në një sport shumë të respektuar siç është golfi. Me shumë “vështërsi”, mbështetja e lojtarëve dhe e shumë pjesëmarrësve, tregonë se ne për shtatë vjet, mund të vazhdojmë me ndihma tona nga SHBA, në ndërtimin e Katedrales së bukur në mes të Prishtinës, një shtëpi e Zotit, që ofron, fenë, trajnim arsimor dhe udhëheqës, si dhe shumë veprime humanitare, si dhe jep falas një drekë me shpenzimet e Katedrales. Me këtë turne Golfi, ne inkurajojmë të gjithë komunitetin, tonë sidomos ato që e duan golfin për të marrë pjesë në të ardhmen në mënyrë që ne mund të bëjmë Katedralen një realitet dhe një projekt krenar për të gjithë shqiptarët në të gjithë botën. Ju faleminderit të gjithë atyre që morën pjesë dhe ndihmuan në shumë mënyra për ta bërë këtë një sukses të madh .” tha Raja.

Guzhina shqiptare dhe simbolet tona kombëtare

Në hyrje të këtij mjedisi të bukur natyror, ishte vendosur një strishe e madhe e bardhë, ku shkruhej në boj qielli “Golf Outing to help build Mother Tersesa Cathedral in Prishtina, Kosova” . Çdo pjesmarrësi i shpërndahej një bluzë blu, qendisur një stemë e bardhë “Mother Teresa Cathedral Golf Outing” . Ndërsa në hyrjen qëndrore të këtij klubi shumë pranë shtizës ngrihej flamuri i SHBA-së, dhe ai Shqiptarë.

Planifikimi i kësaj ngjarje të komunitetit shqiptarë të Amerikës, për t’a zhvilluar këtë aktivitet të bukur, në fushën e njohur të golfit “Blue Hill Golf Course”, jo vetëm se ka impenjuar seriozisht stafin profesional të këtij klubi, me përvojë, por për të kombinuar shërbimin e tyre të klasit botëror, me atë të shërbimit të lokaleve të tjera me bisnesmen shqiptarë, me shërbime dhe pajisje të mira për të siguruar që kjo ngjarje e veçantë të bëhet e paharrueshëme.
Si dhe vitin e kaluar një ndihmesë të madhe ka bërë stafi i kuzhinës së lokalit të njohur, “Fiorino Ristorante” – Summit – New Jersey, dhe pronari, e veprimtari i dalluar i komunitetit zoti Sabit Bytyqi, anëtari i kryesisë së Vatrës, me ushqimet e përgatitur me një shije të lartë profesionale e artistike dhe me një kujdes maksimal, nga shefi i Fiorino Ristorante – Xhilbertoja . Cena 2000 me Ragip Gjonbalajn, Three Angelina me Sal Haxhibrahimaj edhe ata ishin së bashku me restorantet e tjera, byrektoret dhe piceritë, pjesmarrëse shumë të aftë të përgatisën çdo pjatë me elementet me të plota të menuje restoranti dhe të kënaqin çdo pjesmarrës.   Organizatori i këtij aktiviteti fondmbledhës, për të ndihmuar ndërtimin e Katedrales Nëna Tereze në Prishtinë, veprimtari dhe biznesmeni Anton Raja, së bashku me miqt e tij, për këtë qëllim kishin bërë gjithëçka që t’ju krijojnë qindra pjesmarrësve, shumica shqiptarë, nga Shqipëria, Kosova, Mal i Zi, Maqedonia, Lugina e Preshevës, e Çamëria, të të tria besimeve fetare, një atmosferë të mrekullueshme, duke u orfuar atyre jo vetem relaksim, sport, por edhe një shije për ushqimin dhe pije të mirë, por natyrishtë dhe tju ofrojë sado pak dashurinë e mallin për vendlindjen: Grykën e Rugovës, Plavën e Gucinë, Malet e Sharit, Korabin, Shpiragun – Tomorin, dhe Alpet e Veriut të Shqipërisë.

 

 

 

Filed Under: Komunitet Tagged With: 100 mije dollare, Golf, Katedralja ne Prishtine, Turneu i 7

NJOFTIM I KRYETARIT TË VATRËS

June 23, 2015 by dgreca

Po ju njoftoj se mbledhja e Këshillit Drejtues do të mbahet ditën e dielë më 12 korrik 2015, në orën 2 PM në sallën e VATRES. Në këtë mbledhje do të bisedohet mbi punimet e Kuvendit vjetor i cili u mbajt me 2 maj në Jacksonville, Florida, si dhe mbi subjekte të tjera që kanë të bajnë me aktivitetet e Vatrës dhe me detyrat që na presin. Do të hartohet lista e re e Këshillit Drejtues, që do të ketë një numër antarësh në proporcion me numrin e përgjithshëm të antarëve të Vatrës. Deri në atë datë parashihet se kryetarët e degëve do të kenë dërgue listat e plota të antarëve të rregullt të degëve të tyre. Prandaj ju lutem të mos mungoni, pse janë të nevojshme mendimet e të gjithëve. Në se ndokush nuk mund të jetë i pranishëm për arsye objektive, duhet me ngarkue me shkrim (e-mail ose letër) nji antar që do të jetë në mbledhje, për ta përfaqsue personin i cili dëshiron por nuk mundet me marrë pjesë fizikisht.

Kryetari

Dr. Gjon Bucaj

 

 

Filed Under: Vatra Tagged With: Gjon Bucaj, I KRYETARIT TË VATRËS, Njoftim

Besnik Mustafaj: Si qytetar i këtij vendi ndjehem më mirë se në zgjedhjet e mëparshme

June 23, 2015 by dgreca

Personalizmi i fushatës nga Rama dhe Basha,  ishte shenjë e papjekurisë së lidershipit dhe një dëm që ata i bënë fushatës. Të dy e spostuan dhe e kthyen në një test politik për veten e tyre, duke bërë kështu një gabim për veten e tyre. Për mendimin tim, Edi Rama bëri një fushatë shumë të keqe, sepse e para e quajti kauzë personale dhe e dyta e përdori pushtetin e tij për shantazh./

Intervistë e Zerit te Amerikes me shkrimtarin Besnik Mustafaj/

Zëri i Amerikës: Zoti Mustafaj! Cili është mendimi juaj i parë rreth zgjedhjeve vendore dhe rezultateve të tyre?

Besnik Mustafaj: Si demokrat i vjetër është një ndjenjë e hidhur për arësye të përmasave të fitores së të majtës. Por si qytetar i këtij vendi ndjehem më mirë se në zgjedhjet e mëparshme. Fushata në nivelin e qytetit dhe të kandidatëve qe një fushatë serioze dhe e qetë, që shënoi hapa të reja në dialogun politik midis kundërshtarëve, pavarësisht se për drejtuesve të partive nuk qe e tillë.

Zëri i Amerikës: Si e pritët faktin që ndërsa zgjedhjet mbaheshin për pushtet vendor, kryetarët e partive u përfshinë shumë në fushatë?

Besnik Mustafaj: Për mua ishte shenjë e papjekurisë së lidershipit dhe një dëm që ata i bënë fushatës. Të dy e spostuan dhe e kthyen në një test politik për veten e tyre, duke bërë kështu një gabim për veten e tyre. Për mendimin tim, Edi Rama bëri një fushatë shumë të keqe, sepse e para e quajti kauzë personale dhe e dyta e përdori pushtetin e tij për shantazh. Thëniet e tij të përsëritura gjatë fushatës së kush nuk voton për kandidattin e majtë nuk do të ketë ujë e drita është antidemokratike, është e rrezikshme si ligjëratë publike dhe është një diçka që duhet t’i bëjë shqiptarët të mendojnë. Basha gjithashtu e bëri kauzë personale duke folur për një “projekti Basha”. Ç’është ky? Nuk ka projekt Basha ende në nivelin e zgjedhjeve lokale. Edhe Basha bëri një gabim, sepse si do ta faturojë tani këtë humbje të Partisë Demokratike dhe e djathta në tërësi? Të dy e dëmtuan fushatën, por nga ana tjetër pati kandidatë shumë të mirë dhe këtu do të veçoja Halim Kosovën.

Zëri i Amerikës: Ju pyetët si do të faturohet humbja në Partinë Demokratike. Ndërkohë po dëgjohen zëra kritikë ndaj kryetarit Basha.

Besnik Mustafaj: Ka vend për zëra kritikë ndaj kryetarit. Ai duhet të kuptojë tashmë se ristrukturimin e partisë nuk e ka bërë ende, siç do të duhej ta kishte bërë gjatë dy vjetëve. Tani do të ketë gjithë kohën për t’iu kushtuar partisë siç ka thënë. Pra, ringritja e partisë nga humbja e thellë e 2013 nuk është bërë. Zoti Basha duhet të përcaktojë qartë profiin e liderit që dëshiron të jetë: a do të jetë një profil lideri siç e kanë shumica e partive popullore europiane. Partitë e qendrës së djathtë janë zakonisht parti me lider të fortë në qendër, si për shëmbull; partia e Merkelit, e Sarkozisë, e Berluskonit etj. Për të bërë një parti me lider ai duhet të tregojë së pari se është lider dhe të vendosë një dialog të drejtpërdrejt me të gjithë militantët, të shkojë tek ata dhe nuk ka nevojë të bëjë vetëm mitingje dhe televizion. Nuk janë kurrë militantët e partisë njerëz që mjaftohen me fjalime përmes televizionit për të njohur liderin. Ose të zgjedhë nëse do të jetë një parti institucionale e strukturuar në të gjitha nivelet. Atëherë strukturat bëhen vendim-marrëse. Ai i merr vendimet lider partie dhe nuk nuk sillet si parti me lider. Kjo fushatë dhe rezultatet tregojnë se ai në radhë të parë duhet të fitojë besimin e militantëve të partisë, që ai nuk e ka fituar ende. Pra, duhet të fillojë një dinamikë tjetër brenda Partisë Demokratike. Unë shpresoj se ai do të ketë pjekurinë t’i lexojë mirë këto rezultate.

Zëri i Amerikës: A mendoni se shpirti demokratik i qytetarëve u shpreh në këto votime?

Besnik Mustafaj: Pa asnjë diskutim. Partia Demokratike ka humbur në disa njësi vendore të administruara deri dje nga komunarë demokratë. Kjo do të thotë se ajo ka administruar keq. Por , nga ana tjetër Partia Demokratike ka fituar në disa bastione socialiste në jug dhe në veri. Pra, unë besoj se gjatë këtyre zgjedhjeve qytetarët dhanë shenja serioziteti kundrejt të dy partive të mëdha, por veçanërisht ndaj Partisë Socialiste dhe të majtës në përgjithësi.

Zëri i Amerikës: Disa analistë e shohin me shqetësim tani fitoren e madhe të Partisë Socialiste. A ekziston rreziku i abuzimit të tyre me një pushtet kaq të gjerë?

Besnik Mustafaj: Së pari fitorja e tyre është një fitore demokratike, një fitore e dhënë nga sovrani. Rrezikun e abuzimit e parandjej edhe unë. Ky rrezik lidhet me profilin e kryetarit socialist. Edi Rama është një person egocentrist, i cili do një përqëndrim sa më të madh të pushteteve në duart e tij dhe nga fillimi i jetës së tij politike dhe deri tani nuk ka dhënë provat se është një demokrat i vërtetë. Kërkohet një vigjilencë e gjithë shoqërisë, kërkohet vigjilencë e komunitetit ndërkombëtar për t’i treguar disa kufij që ai nuk mund t’i shkelë sepse është i zgjedhur në mënyrë demokratike.

Zëri i Amerikës: Në këto zgjedhje hmbën shumë kandidatë që janë personalitete në komunitetet qytetare, dhe bashkë me ta duket sikur humbi qytetaria përballë politikës. Si e shihni këtë zhvillim, pra kandidatët partiakë përballë atyre qytetarë?

Besnik Mustafaj: Në dasëm nuk shahet dhëndri, thotë populli. Ata që fituan nuk do të bëj analizë për ta. Atyre iu uroj gjithë fitimtarëve ta kryejnë me nder atë detyrë. Unë do të veçoja Halim Kosovën, Ardian Turkun, Gjergj Meron, doktorin e Gjirokastrës etj. Ishin kandidatë dinjitozë për detyrat që konkurruan. Ata shënuan një cilësi të re në politikën shqiptare. Ata sollën dialogun politik në nivel lokal. U bë gjithçka që ata t’i futnin nëpër replika politike. Halim Kosva është i pari që tha unë punoj me Edi Ramën, po të fitoj. E dyta ai nuk e shau kurrë rivalin e tij, por tha “Vetëm Punë e jo Fjalë”. Fjalimin e Erjon Velisë dua ta vlerëosj me këtë rast. Ai tha se me Halim Kosovën më shumë gjëra na bashkojnë se sa na ndajnë, dhe e vlerëosi rolin e tij në fushatë. Kjo është një sjellje prej fitimtari serioz. E dyta, tha: Nuk kemi ardhur si pushtues në Tiranë. Shpresojmë se ai do të dijë ta mbajë atë fjalë që tha, por parashtrimi publik i asaj që premtoi të kryejë meriton respekt.

Intervistoi:Ilirian AGOLLI

 

Filed Under: Interviste Tagged With: besnik Mustafaj, Interviste, zgjedhjet

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 19
  • 20
  • 21
  • 22
  • 23
  • …
  • 79
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Bahamas njeh Kosovën!
  • Legjenda e portës shkodrane, Paulin Ndoja (19 dhjetor 1945 – 16 prill 2025) do të mbushte sot 80 vjeç
  • “Roli dhe kontributi i diplomacisë shqiptare në Maqedoninë e Veriut nga pavarësia deri sot”
  • Marie Shllaku, kur një jetë e re u shndërrua në përjetësi kombëtare
  • Në sinoret e Epirit…
  • Mbrëmë hyri në fuqi Ligji i SHBA për autorizimin e mbrojtjes kombëtare
  • Skënderbeu “grek”, ose si të bëhesh grek pa e ditur
  • A historic moment of pride for the New Jersey Albanian-American community
  • U zhvillua veprimtaria përkujtimore shkencore për studiuesin shqiptaro-amerikan Peter Prifti
  • Dashuria që e kemi dhe s’e kemi
  • “Jo ndërhyrje në punët e brendshme”, dorëheqja e Ismail Qemalit, gjest atdhetarie dhe fletë lavdie
  • Arti dhe kultura në Dardani
  • Gjon Gazulli 1400-1465, letërsia e hershme shqipe, gurthemeli mbi të cilin u ndërtua vetëdija gjuhesore dhe kulturore e shqiptarëve
  • “Albanian BookFest”, festivali i librit shqiptar në diasporë si dëshmi e kapitalit kulturor, shpirtëror dhe intelektual
  • VEPRIMTARI PËRKUJTIMORE SHKENCORE “PETER PRIFTI NË 100 – VJETORIN E LINDJES”

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT