Archives for June 2015
NESER PARADA- SONTE, ORGANIZATAT E KOMUNITETIT MBLIDHEN NE GIOVANNIS RESTAURANT
NE FOTO: Nga takimi i 13 Qershorit organizuar nga Rrenjet Shqiptare ne Shtepine e Vatres/
Sonte, e Premte 19 Qershor 2015, nën drejtimin e Organizatës “Rrënjët Shqiptare” me president Marko Kepi, do të organizohet takimi i organizatave pjesmarrëse në Paradën e Emigrantëve, që organizohet ditën e Shtunë, me 20 Qershor 2015, 0ra 8 AM-1.00 PM në 43th Sreet dhe 6 Avenue. Takimet e mëparshme me të gjitha organizatat pjesmarrëse janë bërë në Shtëpinë e Vatrës. Takimi i fundit, që bëhet sonte në orën 7 PM organizohet në Giovannis Restaurant, pronë e z. Gjergj Dedvukaj, në adresën 2343 Arthur Avenue – Bronx, NY 10458 .
Fotografia shoqëruse ështe marre nga takimi i dytë i organizuar në Vatër.
Edhe një herë Vatra u bënë thirrje vatranëve të treshtetëshit të bëhen pjesë e paradës, të sjellin fëmijët apo nipër e mbesa, të veshur kuq e zi, të marrin flamujë Kombëtar dhe të nderojmë Kombin Shqiptar, në këtë Paradë..
Shihemi në Paradë, nesër e Shtunë, 20 Qershor, 2015.
Greqia e varfëruar financon autobusët për të votuar kandidatët e PBDNJ-OMONIA
Ne Foto:, Vasil Bollano, Leonidha Papa, Andoni Samaras, Fredi Beleri, 4 Qershor, në zyrën e DR, kryetarit./
Nga Arben LLALLA/
Greqia ka disa vite që ndodhet në kolapsin e rrënuar ekonomikisht. Më 30 Qershor është afati i fundit që ky shtet duhet të paguaj këstin e radhës prej 1.6 miliardë euro. Nëse ky këst nuk paguhet atëherë më 1 Korrik pritet të shpallet falimentimi i Greqisë, ky është mesazhi nga kryetarja e FMN, Cristine Lagarde. Por Greqia edhe pse ka probleme të rënda ekonomike Ministria e Punëve të Jashtme- drejtoria e Diasporës ka marrë përsipër pagesën për rreth 100 autobuzë për të sjellë në Shqipëri emigrantët shqiptar për të votuar më 21 Qershor në zgjedhjet për kryetar Bashkie. Javën e parë të muajt Qershor në Athinë ishin Kryetari i OMONIA, Leonidha Papa, Vasil Bollano dhe Fredi Beleri, kandidati për kryetar të bashkisë së Himarës i mbështetur nga PBDNJ-OMONIA. Këta pasi bënë disa takime me mbështetësit e tyre që i përkasin krahut të djathtë ekstremistë u pritën nga përfaqësuesi i zyrës për Diasporën në MPJ greke për të kërkuar mbështetje financiare për autobëz falas për votuesit shqiptar. Kjo zyrë ju premtoj Papës, Belerit dhe Bollanos se do tju sigurojë financa në të holla për rreth 100 autobuzë. Autobuzët që do financojë MPJ-Drejtoria e Diasporës Greke, do nisen ditën e Premte dhe të Shtunën, gjatë udhëtimit në çdo autobuzë do ketë ciceron të PBDNJ-OMONIA i cili do ti orientojë udhëtarët se për kë kandidat duhet të votojnë. Në një farë mënyre dhënia e biletave të udhëtimit falas nga MPJ të Greqisë në drejtim për të votuar kandidatët e PBDNJ-OMONIA është futje hundët në punët e brendshme të Shqipërisë, por është edhe një formë e shit-blerjeve të votave që duhet të dënohet zyrtarisht nga shteti shqiptar.
Pas këtij takimi me përgjigje pozitive përfaqësuesit e PBDNJ-OMONIA kërkuan takim me qeveritarët grek, por morën përgjigje negative. Kryeministri Çipras ishte shprehur në kofidencë se nuk ka asnjë preferencë për të mbështetur kandidatët e PBDNJ. Pas refuzimit nga ana e përfaqësuesve të qeverisë greke, më 4 Qershor, Leonidhas Papas, Vasil Bollano dhe Fredi Beleri trokitën në dyert e partisë opozitare të Demokracisë së Re dhe u pritën nga kryetari i saj Andoni Samaras i cli ju premtojë se ditën e zgjedhjeve do dërgoj disa deputet të partisë së tij për të ndikuar në rezultatin që të fitojnë kandidatët e PBDNJ-OMONIA.
Ramush Haradinaj lirohet
Ramush Haradinaj lirohet, ai shkroi ne Facebook se edhe Pasaporten e mori/Lideri i AAK-së Ramush Haradinaj është lënë i lirë dhe i është dorëzuar Pasaporta, që e mbante “peng” në Slloveni, pas arrestimit me një urdhër-arresti të lëshuar nga Serbia më 17 qershor në aeroportin e Lubjanës.Për kthimin e pasaportës ka vendosur Gjykata Themelore e Kranjit e cila edhe ishte marrë me rastin njoftojnë burime të Koha.net. Në Kranj, bashkë me Haradinajn, kishte udhëtuar edhe ambasadori i Kosovës në Lubjanë, Nexhmi Rexhepi.
Kongresisti Engel, i bëri thirrje Sllovenisë të lirojë Haradinajn
Serbia të dëshmojë se do normalizim duke i tërhequr urdhër-arrestet nga Interpoli/
WASHINGTON, DC—Kongresisti Eliot L. Engel, demokrati më i lartë në Komitetin e Çështjeve të Jashtme në Dhomën e Përfaqësuesve, lëshoi sot deklaratën e mëposhtme që i bën thirrje qeverisë së Sllovenisë të lirojë ish-kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinaj. Kryetari i AAK-së ndodhet i ndaluar në Ljubjanë, në bazë të një urdhër arresti të lëshuar nga “Serbia dhe Mali i Zi”, një shtet që nuk ekziston më.
“Ramush Haradinaj ka dalë dy herë i pafajshëm nga Gjykata Ndërkombëtare Kriminale për ish-Jugosllavinë dhe duhet të çlirohet nga abuzime të tilla. Ndërkohë që shpresoj se ky veprim ka qenë një gabim, mendoj se qeveria sllovene dhe sistemi gjyqësor mund ta lajë në një farë mënyrë gabimin e bërë duke e lejuar ish-kryeministrin Haradinaj që të kthehet në shtëpinë e tij në Kosovë”.
“Mirëpo, që të sigurohemi që gabime të tilla të mos përsëriten më kurrë, Beogradi duhet të tërheqë “Kartat e Kuqe” nga Interpoli, të cilat janë edhe rrënja e problemit. Veprimet e Serbisë janë në kundërshtim me synimet e dialogut ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës. Nëse Serbia dëshiron vërtet të demonstrojë se është gati të normalizojë marrëdhëniet me Kosovën, ajo duhet t’i japë fund kësaj gjuetie shtrigash”./B.SINA/
- « Previous Page
- 1
- …
- 27
- 28
- 29
- 30
- 31
- …
- 79
- Next Page »
