Në Prishtinë iu bënë nderime Isa Boletinit, një nga personalitetet kryesore të kryesore të pavarësisë së Shqipërisë, eshtrat e të cilit varrosen të mërkurën në vendlindjen e tij,Eshtrat e Isa Boletinit, njërës prej figurave kryesore të pavarësisë së Shqipërisë, pritet të varrosen të mërkurën në fshatin Boletin të komunës së Zveçanit në pjesën veriore të Kosovës, që është edhe vendlindja e tij.
Një prej personaliteteve kryesore të luftës për çlirimin nga sundimi osman dhe kundër pushtimit serb të Kosovës, Isa Boletini u vra në Podgoricë të Malit të Zi në vitin 1916. Eshtrat e tij tash e disa ditë janë duke udhëtar nëpër disa qytete të Kosovës dhe sot atij ju bënë homazhe në Parlament ku u mbajt edhe një seancë solemne në nderim të tij. Oratorët vunë theksin tek përmasat e figurës së Isa Boletinit por edhe simbolika e varrimit të tij në Boletin.
“Përmasa kombëtare e Isa Boletinit, përkushtimi i tij madhështor ndaj Kombit si dhe lavdia e tij do t’i mbijetojnë shekujt shqiptar edhe pas 10 qershorit. Isa Boletini meriton nderimin e gjithë shqiptarëve dhe kam bindjen se vendlindja e tij do të kthehet në faltore për gjithë shqiptarët në Ballkan”, tha Xhavit Haliti, nga PDK.
“Kujtimi i ikonave shqiptare, të lidhura njëra me tjetrën, të cilat në mbiemra mbajnë vende e krahina shqiptare, në kohë e në hapësirë, na nxjerrin përpara mbi të gjitha sintaksën shqiptare, që lidh mendimin dhe veprimin për të krijuar identitetin kombëtar si vetëdije e si histori; një trashëgimi që kapërcen breza e shekuj”, tha Sabri Hamiti, nga LDK.
“Isa me të drejtë po varroset në Boletin. Por do të jetë i qetë vetëm atëherë kur mbi kalanë e Zveçanit të valojë flamuri kuqezi dhe jo ai i Serbisë. Dhe vetëm atëherë kur Mitrovica, të cilën ai aq shumë e deshi dhe për të cilën luftoi – të bashkohet”, tha Glauk Konjufca nga lëvizja Vetëvendosje.
“Vepra e Isës, si për së gjalli ashtu edhe tani, ka një simbolikë të fuqishme, që konsiston në idenë e të qenit bashkë nga të gjitha trevat shqiptare, por edhe me gjerë, pa dallime dhe ngjyrime partiake e politike”, tha Ramush Haradinaj nga AAK|.
Rivarrimi nxiti debate të shumta pasi që më 14 maj të këtij viti qeveria e Tiranës dhe ajo e Prishtinës vendosën që eshtrat e tij të prehen në Vlorë krah atyre të Ismail Qemalit që njihet si babai i pavarësisë së Shqipërisë. Por, reagimet ndaj këtij vendimi bënë që ai të ndryshojë dhe kjo të bëhet në Boletin, kryesisht nën arsyetimin se ajo është vendlindja e tij dhe heqja dorë do të ishte lëshim kundrejt përfaqësuesve serbë që nuk e shohin me sy të mirë një ceremoni si ajo e nesërmja dhe simbolikë e sovranitetit të Kosovës në veriun e saj të banuar me shumicë serbe.(VOA)
Archives for June 2015
ISA BOLETINI,”GJENERALI I KRYENGRITJEVE MBARËSHQIPTARE
Nga Prof. Murat Gecaj/
Kryetrimi shqiptar, “Heroi i Popullit” Isa Boletini ka thënë: “Njëqind herë jetën e jap, por jo kurrë: Armën, Nderin, Flamurin e Atdheun tim!”/
Lumenj gjaku u derdhën nga populli trim e liridashës shqiptar, deri sa u kurorëzua akti i madh historik i 28 Nëntorit 1912, kur Shqipëria u shpall shtet i lirë dhe i pavarur. Në ballë të sa e sa kryengritjeve masive të shqiptarëve, kundër pushtuesve otomanë, qendruan shumë trima të ditur e luftëtarë. Me armë e me penë, me guxim e dituri, ata nuk kursyen asgjë, që të realizohej ideali ynë i lartë kombëtar.
Kur kujtojmë figurat e shquara të Kombit tonë, menjëherë mendja na shkon edhe te biri i thjeshtë i Boletinit të Shalës, në Mitrovicë të Kosovës, Isa Boletini ose, siç e thërrisnin malësorët “Isa Begi”, për të shprehur kështu nderimin dhe respektin e veçantë për të.
x x x
Lindi më 15 janar 1864, në një familje me tradita atdhetare. Kushtrimi i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit për luftë kundër armikut, çoi në këmbë edhe Isën 17-vjeçar.Kudo, u dallua shpejt për trimëri dhe guxim, zgjuarësi e urtësi. Armiku pushtues e shprehu urrejtjen e madhe për të edhe kur i dogji kullën e tij, gjashtë herë dhe gjashtë herë e rindërtoi. Nuk u mposht ndaj përndjekjeve e presioneve dhe gjurmimeve, që i bëheshin nga pushtuesit gjakatarë. Ka mbetur në kujtesën e brezave shprehja e tij e njohur: “Unë jam mirë, kur asht mirë Shqipnia”. Ndërsa nuk e zinte gjumi, kur shihte padrejtësitë dhe synimet grabitqare të otomanëve pushtues dhe të monarkive shoviniste fqinje.
Në fillim të shekullit të kaluar, Isa Boletini u vu në krye të Malësisë së Shalës dhe bashkë me Idriz Seferin u dallua në udhëheqje të kryengritjeve antiosmane të viteve 1910-1912. Veçanërisht, spikati trimëria e luftëtarëve shqiptarë në grykat e Kaçanikut e Cerralevës. Shumë domethënës është epiteti, që i vuri shtypi i kohës, i cili e quajti Isa Boletinin: “Gjenerali i kryengritjeve shqiptare”.
Ai udhëhoqi me trimëri luftëtarët shqiptarë edhe për të kundërshtuar synimet anaksioniste të shteteve shoviniste fqinje serbo-malazeze etj., që kërkonin t’i copëtonin trojet shqiptare. Qëllimi i lartë, që i vuri vetes, e afroi atë me atdhetarë të shquar e udhëheqës popullorë, ndër të cilët ishte dhe Ismail Qemal Vlora. Biri trim i Kosovës, Isa Boletini ishte në mbështetje të Kuvendit të Vlorëss e përkrah tij dhe delegatëve të tjerë shqiptarë, si: Luigj Gurakuqi, Mithat Frashëri, Vehbi Agolli, Babë Dudë Karbunara, Nikollë Kaçorri, Dervish Hima, Rexhep Mitriovica, Myfit Libohova, Jani Minga, Bedri Pejani, Ilias Vrioni, Dhimitër Zografi etj.. Njëzëri, ata nënshkruan Aktin e madh historik të shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë dhe valvitën lart Flamurin tonë Kombëtar, pas 500 vjet robërie, nën sundimin otoman. Prijësi i betejave legjendare kundër pushtuesve armiq, Isa Boletini, në krye të mbi 300 luftëtarëve të armatosur kosovarë, u bë mburojë e çeliktë për zhvillimin dhe suksesin e atij Kuvendi të madh historik. Ndër të tjerët, aty mori pjesë aktive dhe “Mësuesi i Popullit” Sali Gjukë Dukagjini, delegat i Pejës, Gjakovës, Plavës e Gucisë. Shtypi i kohës e përshkruante kështu ndihmesën, që ky dha, në ato ditë:
“Vetë Ismail Qemali, kur e pa të ndezur, duke folur për rëndësinë e asaj nate, e afroi afër dhe e puthi në të dyja faqet, me lotë ndër sy. Sali Gjuka kishte ndërgjegje me të vërtetë kombëtare. Kur ky pa se delegatët e Korçës mungonin në atë mbledhje, e qau fatin e zi të atij qyteti dhe propozoi që të zgjidheshin delegatë të tjerë, duke qenë se Korça ishte e pushtuar prej armikut”.
x x x
Isa Boletini është i njohur edhe për udhëtimin, që bëri më 1913, nëpër disa shtete të Europës, për të mbrojtur me çdo kusht të drejtat legjitime tëë popullit shqiptar, të cilat donin t’i nëpërkëmbnin armiqtë e përbashkët të Shqipërisë dhe Kosovës.
Shovinistët serbomëdhenj kërkonin ta largonin trimin atdhetar nga rruga e tij e luftës për të drejtat kombëtare. Prandaj u përpoqën, me dinakëri e me të holla, i propozuan poste e detyra, që ta afronin të bashkëpunonte me pushtuesit e rinj ose, të paktën, të hiqte dorë nga lufta e tij e vendosur. Por Isa Boletini trashëgonte cilësitë më të mira të shqiptarit, si krenarinë, besën e burrërinë etj. Prandaj, i përçmoi të gjitha ofertat e përpjekjet e armiqve dhe, si kurdoherë, mbeti luftëtar i papërkulur, i vendosur deri në fund, që populli shqiptar të ishte i lirë dhe i pavarur. Ai i qëndroi besnik idealit të tij, betimit që kishte bërë një herë: “Unë, njëqind herë jetën e jap, por jo kurrë: Armën, Nderin, Flamurin dhe Atdheun tim!”
Pasi ushtritë austro-hungareze pushtuan Cetinën, Isa Boletini kaloi në Podgoricë. Gjenerali gjakatar, Vashoviqi bëri plane për të organizuar një kurth. E lajmëroi të shkonte tek ai, por Isa e mori vesh qëllimin e vërtetë e djallëzor dhe nuk u bind. Në këto rrethana, forcat malazeze organizuan një pritë tjetër, në befasi. Ndërkaq, I.Boletini qëlloi me kobure, duke dhënë kështu sinjalin e luftës. Beteja ishte e përgjakshme dhe ai qëndroi si u ka hije trimave, deri sa u nda përgjithnjë nga jeta. Pranë mbetën dhe djemtë e tij, nipat e disa bashkëluftëtarë. Aty, te Ura e Ribnicës, përherë u çimentuan themelet e një lapidari trimërie e burrërie, në shërbim të çështjes së madhe mbarëkombëtare. Kjo ngjau më 23 janar të vitit 1916.
x x x
Tashmë, është e njohur një histori, nga jeta e këtij kryetrimi shqiptar, që po e ripërsëritim më poshtë. Më 1913, atdhetarët Ismail Qemali e Isa Boletini shkuan bashkë në Londër, përfaqësues të denjë të popullit tonë. Aty do të takonin kryetarin e Konferencës së Ambasadorëve, për t’i shprehur protestën e vendosur ndaj padrejtësive të mëdha, që po i bëheshin Shqipërisë. Gjithashtu, do t’i çonin atij betimin solemn dhe të njëzëshëm të mbarë shqiptarëve, se ata ishin të vendosur deri në fund për t’i bashkuar trojet tona amtare, të cilat na i kishin lënë të parët tanë trashëgim, brez pas brezi.
Ishte një rregull i caktuar që, para se të hynin në zyrën e sër Eduard Greit, duhej t’i lenin armët në garderobë. Këtë kërkesë ia përsëritën edhe rojet Isa Boletinit, i cili veproi po ashtu: la koburën në garderobën e duhur. Pas bisedimeve zyrtare, Grei iu drejtua Isës me të qeshur: “Më në fund, zotëri Boletini, atë që nuk e kanë bërë dot pashallarët turq, e bëmë ne, në Londër!” Kreshniku i Kosovës martire e mori vesh mirë se diplomati europian e kishte fjalën që, gjoja, ata e paskëshin çarmatosur!? Ndërkaq, Isa Boletini e shikoi drejt e në sy ministrin e lartë dhe, po me buzëqeshjen dhe krenarinë e ligjeshme të shqiptarit, trim e të zgjuar, të paçarmatosur kurrë, iu përgjigj shkurt e prerë: “Jo, besa, kurrë, as në Londër!” Aty për aty, nga gjiri nxori një kobure tjetër, me fishekët në gojë…
Marrim, kështu, nga jeta heroike e këtij luftëtari të shquar të lirisë e Pavarësisë, mesazhin e madh që ka përcjellur historia për shqiptarët: Ata kurrë nuk do të durojnë t’i shtypin, t’i çarmatosin as t’i nënshtrojnë armiqtë, sado të fortë e dinakë të jenë. Shqiptarët “e bëjnë dekën si me le”, kur i thërret zëri i tokës amtare, kur rrezikohen seriozisht liria dhe pavarësia e tyre. Për këtë gjë, flasin qartë sakrificat e shumta, që provoi në luftën kundër pushtuesve serbë, deri sa u çlirua, populli martir i Kosovës, vendlindja e kryetrimit Isa Boletini, “gjeneralit të kryengritjeve shqiptare”. Gjeneralë të tillë të shquar, si Adem Jashari me bashkëluftëtarët, bënë që andej të largohen të mundur pushtuesit serbë dhe Kosova të hyjë e sigurtë në rrugën e lirisë dhe pavarësisë, që e meriton.
Tiranë, më 9 qershor 2015
Shënim:
Megjithëse nuk jam poet, figura e ndritur e Isa Boletinit më ka frymëzuar që, kohë më pare, t’i shkruaja pak radhë, në vjershën, që po e paraqes më poshtë…Ju falënderoj për mirëkuptimin!
DY KOBURET E ISË BOLETINIT…
Kur Isa para Lordit Grei qendronte
dhe misërin kokoshka e bëri,
anglezi shumë gjëra mendonte
e me “dredhinë” u ngazëllye i tëri:
“Këtu nuk lejohet, zotëri, me armë,
prandaj hiqe shpejt koburen nga brezi!”
Ndërsa, sakaq, Isa diku atë e vari,
por në kokë një mendim i erdhi.
Ai një kobure tjetër me vete kishte marrë.
“Ja, u çarmatose sot,o trimi Isë!”-
foli Lordi me qesëndi dhe në sy e vështroi,
se si do të vepronte bir’ i Shqipërisë.
Pa iu dridhur qerpiku Isës-burrë,
nga xhepi nxori koburen, të re flakë:
“Mua nuk më çarmatosë kush, kurrë!”,
tha ai, si t’i kish rënë Lordit shuplakë!
PRESIDENTI OBAMA KRITIKON ASHPER PRESIDENTIN PUTIN
Reuters and AFP/
Perktheu Gjon Kadeli/
Ne nji konference per shtyp, te mbajtun me rastin e mbylljes se mbledhjes se vendeve antare te Shtatses, ne Bavari te Gjermanise, Presidenti Obama tha se, Presidenti i Rusise Putin, asht tuej e shkatrrue ekonomine e Rusise per “Madheshti” [glori]. Ai shtoi se Putini po e ban kete gja, ne nji perpjekje, qe do te deshtoje, per te rikrijue madheshtine e Perandorise Sovjetike.
Ne nji nga kritikat ma te ashpra, gjate mbledhjes se nivelit te nalte te Shtatses, Presidenti Obama tha se, populli Rus po vuen shume, si rrjedhim i veprimtarive te Putinit. Putini nuk ishte i pranishem ne ate mbledhje te udheheqesve te vendeve ma te industrializueme tebotes, sepse ai u perjashtue ga ky ‘Klub i Vecante’ i fuqive ekonomike, mbasi Rusia pushtoi Krimene vjetin qe kaloi.
“Presidenti Obama tha, se, sic q kemi pa gjate diteve te fundit, forcat Ruse vazhdojne te veprojne ne zonen lindore te Ukraines, tuej cenue integritetin toksor dhe sovranitetin e Ukraines” Presidenti
shtoi, Rusia po pershkohet nga nji ngadalsim i madh i veprimtarive ekonomike, keshtu qe, veprimtaria Ruse, asht tuej damtue Rusine dhe popullin e saje.
Presidenti Obama tha gjirhashtu se “Ma ne fund, kjo gja do te jete nji problem per Putinin, i cili duhet te marri nji vendim rreth kesaj cashtje” ” A do te vazhdoje ai ta shkaterroje ekonomine Ruse, dhe t’a mbaje Rusine te vecueme, tuej vazhdue ne rrugen e gabueme, per te rikrijue “Madheshtine e Perandorise Sovjetike” A po do t’a kuptije ai,se madheshtia Ruse nuk mberrihet tuej dhunue integritetin tokesor dhe
sovranitetin e vendeve te tjera” Presidenti Obama tha se ne qofte se, Presidenti Putin vazhdon kete
rruge, sanksione te reja do te vendosen kunder vendit te tij ngaBashkimi Europian dhe nga Shtetet e Bashkueme.
Ne komunikaten qe u leshue nga Shtatshja, thuhet se, sanksionet ekonomike qe jane tashti ne fuqi do te vazhdojne, deri sa marreveshtjet e Minskut, per ndalimin e fuftimeve ne marreshjen e nenshkrueme nga qeveria e Ukraines dhe kryengritesit pro Rus qe perkrahen nga Rusia, nuk zbatohen plotsisht.
Ne ate deklarate thuhet, “Ne presim qe Rusia te ndaloje perkrahjen e kryengreitesve dhe te perdori ndikimin e saj te madh, ndaj kryengritesve, keshtu qe marrevshjet te zbatohen.”
Cili është Kaplan Resuli(2) ?
Nga Fahri XHARRA/
Kush e thot që Kaplani është vetëm? Së paku ai ështe haptazi antishqiptar; por në gjiun tonë mohuesit e kombit janë të mshehur nën ngjyrat e ndryshme : kameleonët e tradhëtisë kombëtare . Përderisa Kadare thoshte” “Gjeografia, gjëja më kokëfortë në botë, dëshmon e para evropianitetin shqiptar. Zelli i atyre, që me çdo kusht duan ta zbehin disi edhe këtë fakt kokëfortë, arrin disa herë të krijojë përshtypjen se Shqipëria është në skaj të Evropës dhe fill pas saj nis Turqia, ose Azia. Ndërkaq, kur hedh sytë në hartë, vëren se gjer në atë kufi shtrihen së paku tri shtete të tjera: Maqedonia, Greqia dhe Bullgaria. Për të mos përmendur atë që quhet “Turqia evropiane”. Popullsia shqiptare, ashtu si e gjithë kontinentit evropian, është e bardhë. Ashtu si gjuha, ajo quhet, në rastin më të favorshëm, pasardhëse e ilirëve, në më të pafavorshmet, e trako-ilirëve”, Rexhepi i Mad hi përgjigjet: “Dhe, s’ka nevojë për pudër zbukurimi. Pa dyshim. As për blozë përçmuese. Pa dyshim. Kur e zbukurojmë një popull me pudër zbukurimi? Kur e quajmë evropian dhe të krishterë, pa dyshim. E kur e shëmtojmë me blozë përçmuese? Kur e quajmë joevropian dhe mysliman, pa dyshim! Domethënë: pudra zbukuruese mund të qitet vetëm në fytyrën evropiane dhe të krishterë, kurse bloza përçmuese vetëm në fytyrën joevropiane dhe myslimane! Kjo është përgjigjja e qartë, serioze dhe, pse jo e prerë e Ismail Kadaresë! Bukur apo jo! Muzika ngjan shumë e njohur apo jo!” Hajde Rexhepi i Madh , hajde !
Por si e thot Kaplani ?
Përderisa Kaplan Resulin e mbajnë, e lajnë ,e hekurosin dhe e ushqejnë serbët haptas në Gjenevë , por këta kaplanresulat tonë po mbahen edhe me parat tona, po “ madhërohen” me duartrokiyjet tona. Sa për qudi që jemi ?
Ata që kujdesën për Kaplanin shkruajnë”
Ka disa muaj që në duert e lexuesve është botimi i dytë i veprës kapitale të akademik, prof.dr. Kapalna Resulit : Kush janë shqiptarët ? (КО СУ АЛБАНЦИ? ) e botuar në Jagodinë të Serbisë. Me materialet e grumbulluara në këtë libër Akademiku Buroviq në mënyrë të pathyeshme tregon se Shqiptarët nuk janë autokton as në Shqipëri e lere më në Kosmet
( Kosovë, s ii themi ne fxh) e pastaj e dokumenton qe aspak nuk janë ilir , kures pellazg jo që jo ?
(Има неколико месеци откако се у рукама читалаца налази друго издање капиталног дела академика, проф. др Каплана Буровића КО СУ АЛБАНЦИ?, објављено од издавачке куће ГАМБИТ из Јагодине, Србија. Научним студијама, које су сакупљене у овој књизи, Академик Буровић непобитно доказује да Албанци нису аутохтони ни у самој Албанији, камоли на Космету, затим да нису ни Илири, камоли и Пелазги. )
Pak apo shumë e ngjajshme me Rexhep Qosjen !
“Shqiptarët pretendojnë se Ilirët kanë ardhur të parët në Ballkan , para Grekërve –shkruan Kaplani ,duke mos mundur të dokumentojnë që janë autoktonë, e as Pellazg- duan që së paku të jenë ardhësit e pare të Ballkanit, para të gjithë popujve tjerë. Ndër shqiptar ka edhe asi “ akademikësh” , supermnedësa të cilët edhe sot e gjithë ditën mundohen ta vërtetojnë që janë ata që s`janë
Por , po ua lë në original disa rreshta nga ai libër se të gjithe kaplanresulat që shkruajnë shqip, në mohim të kombit e dijnë mire serbishten
(Други Албанци претендирају да су Илири дошли на Балкан пре Грка, јер – пошто увидеше да не могу доказати да су аутохтони, ни Пелазги – хтели би да буду бар први дошљаци на Балкан, пре сваког другог народа. У тој колотечини међу Албанцима (па и међу њиховим „академицима“!) има и таквих суперклуга (паметњаковића), који и дан-данас претендирају да су Илири и Пелазги исти народ2), да су Илири променили свој субстрат и тако произашли од Пелазга, као Тројанци, Трачани (Дачани, Гети, Дарданци), Сербони, Сармати, Анди, антички Македонци, Етрурци, Латини, Келти и др., који су то учинили без промене субстрата, иако – како сам то изнео у једној другој студији3) – светски научници, па и највећи албански историчари (сами они!), већ су јавно и службено признали да Албанци са Пелазгима немају никакве везе.
Edhe Ilirët me pellazgët nuk kanë lidhëshmeri ndërveti – thot Kaplani. Këta janë dy popuj krejtësisht të ndryshëm , me posaqshmëri të vecanta gjuhësore
(Исто тако и Илири са Пелазгима немају никакве везе. То су два сасвим друкчија народа, мада су оба Индоевропљани, али са сасвим посебним језичним карактеристикама. Док је језик Пелазга, који су ушли на Балкан преко Мале Азије и Мраморног мора, имао карактеристику САТЕМ, илирски је имао карактеристику КЕНТУМ. Један народ са карактеристиком кентум, без промене субстрата не може произаћи из једног језика са карактеристиком сатем. И само ово је довољно да се обори претендирање Албанаца да су Илири пелашког порекла. Ми се нећемо бавити опширније овим проблемом, пошто је научно третиран од других, који су се сложили са поменутим немачким Академиком Милојчићем, па и са аустријским Академиком Мајером, који
нам је научно доказао да Албанци немају ништа заједничког са Пелазгима. (nga libri “Ko su albanci”
– Kush janë shqiptarët )
Në faqen e Kaplan Resulit – Buroviq lexova që ai paska lozur shah me Titon, si dhe që Aleksander Rankoviqi e paska përcjellur këtë lojë të shahut , ku Kaplani paska dalur fitimtar.Konfuzion ne data .
Një mik i tij i shkruan : Ne e dinim se ishe derguar nga ana e Dushan Mugoshes. Ne e dinim edhe ne cilin vend je takuar me te dhe me UDB-ashet tjere.
Me te ardhur ne Jugosllavine tende u deklarove kunder sistemit te Enverit. Ketu kishe te drejte, sepse ishe kape ne flagrance.
Veprimtarine tende e kam percjell. Ke filluar te perbaltesh historine kombetare shqiptare. Edhe kjo te falet, sepse je vene ne sherbim te interesave materiale.
Njihesh si akademik ne radhet e akademikeve serbe. Nuk ka gje te keqe; do te ishte keq nese te kane trajtuar si shqiptar “i ndershem”
Po te informoj se ne “KOSOVë” te kane radhitur ne radhet e shkrimtareve te shquar shqiptare.
Pra akademiket tane jane aq kosmopolit sa edhe atdhemohuesit edhe kombmohuesit i ” Nderojne”.
Alah selamet, Shqiptari i pa emer !
Deri nesër , me të mra !
Fahri Xharra , 09.06.15 Gjakovë
*( pjesa e 2-të )
Shqipëria etnike po jetësohet
Nga Kastriot Bushi/
Dikur thuhej nga njerëzit e pendës se …Kosova si është sot, do të jetë edhe nesër ! – Apo shqiptarët si janë sot , sa të drejta kanë dhe si e përcjellin Demokracinë si proces e sistem , ashtu duhet të jetë edhe premtimi i tyre për të ardhmën e ndryshme e të afërt, por jo edhe të pasigurtë .
Ne si popull, edhe në historinë tonë nuk kemi qenë asnjëherë të mashtruar sikurse disa nga popujt sllavë. Marrim shembull , serbët kanë jetuar me shekuj duke ëndërruar se gjoja ; Kosova është djepi tyre , por kanë harruar se , ‘’fëmia që përkundet nuk do të thotë domosdo se është i yti “, thoshte dikur Akademiku Esat Stavileci . Edhe pse për këtë kauzë , janë shkruar e derdhur pasuri marramendëse e janë zhvilluar luftëra , prapë ne jemi nxjerrur para vetë Historisë , të pastër sepse ; Pavarësia e Kosovës e shpallur para gjithë botës e njohur, është tani më fakt edhe juridik , dhe çështja e pazgjidhur shqiptare, që kërkohet nga e gjithë Mërgata shqiptare e mekanizmat e shoqërive të ndryshme kulturore dhe tani më ,së fundmi edhe raportet e dy qeverive për bashkëpunim në nivel shtetesh .
Përkundër kësaj panorame dhe gjendjes në të cilën po kalojmë si popull shtrohet një pyetje , thelbësore ; ku janë shqiptarët sot, dhe përgjigjia e saj ka një bazë , që shfaqë indeksin e tyre real në një nga dimensionet e saj në raport me politikën e SHBA-së në Ballkan ?
Disa nga këto raporte nuk përkojnë me mesazhet të cilat vetë bashkësia ndërkombëtare , kohë paskohe shfaq dhe organizon për Ballkanin, theksi i problemit janë shqiptarët, ku në fakt është e kundërta .
Rasti i fundit për rivarrimin e kolosit të madh Isa Boletini , ku idea e Kryeministrit Rama dhe ministrit të jashtëm z Thaçi se : Në Vlorë për ta lidhur historinë kjo përkthehet shumë thjeshtë “ ky akt e t`kurrë teritorin e Shqipërisë etnike, derisa Sërbia dëshiron ta mbanë peng veriun e Kosovës dhe shtypë shqiptarët në Luginë të Preshevës “ , andaj Trimi ka vendin në Boletin dhe ka datën e tij 10 Qershorin e Lidhjes . Aty ku mungon hallka , duhet të forcohet .
Çfarë po ndodhë me sistemin e drejtësisë dhe informacionit, kur çdo lëvizje në rajon “arsyetohet “, me mbajtjen e balancës së paqës, dhe prapë mungon baza dhe konkudimi për x –gjendjen , dhe tanimë spektakli medial duhet ta ngarkojë vetëdijen publike , sikurse të informohesh donë të thotë, të keq-informohesh , ose po të mos jesh i informuar , do të thotë të mos ekzistosh ! Shteti nuk duhet të ju bjerë në qafë njerëzve që kanë edukim e arsimim për të cilin nuk kanë as denime për komunikacion e lëre më vepra të cilat as që duhet të diskutohen , por si mekanizëm të tij që ka forcën për ta zbatuar Ligjin ,e përdorë për ta konsumuar kohën të cilën nuk mundet ta shfrytëzoj kundër krimit partiak , korrupcionit publik , diskriminimit të llojllojshëm e shumë të tjera . Andaj kjo masë duhet që Prokurori i shtetit z Aleksandër Lumnezi të bëhet Aleksandri për qytetarët tanë . Vetë procesin politik që nga fillimi SHBA-të janë munduar me të gjitha mekanizmat ta këshillojnë dhe të japin gjithëçka nga përvoja e tyre , me të vetmin qëllim ; që ta rrisin vetëdjien për Demokracinë , sepse demokracia do të thotë edhe se si duhet të edukohet qytetari , çfarë është të jesh një tjetër për të . Pra thjeshtë korrupcionin në nivel vendi të mos e bëjnë politikanë trend, dhe prapë të na lodhin për vote . Ose të bindemi se jemi të lire një herë , edhe atë gjatë zgjedhjeve vetëm 5 minuta .
Çfarë ju mungon sot shqiptarëve : Një Anton Çetë që ta pajtojë këtë popull , dhe ta mbledhë në një Pikë , pastaj një Gjeneral ushtarak që nuk shqetesohet shumë për deklarata të papjekura që historia u ka vënë vulë , edhe pse pregaditja e tij ofron siguri për vetë sistemin e sigurisë . Dhe së fundmi një President që ; populli e sheh vetën tek ai , është fjala dhe besa e tij për të ardhmën ku dora e tij që shtrëngon homologut të tij, ta kujton fotografinë e munguar të zingjirit historik, atë të çështjes së pazgjidhur të çështjes shqiptare , pra çështja e çështjes !
Neve jemi mirë, kur shqiptarët : mendojnë , flasin dhe veprojnë Shqip . Edhe shqipëria do të jetë mirë .
Kastriot Bushi
Arbëri 10 06 2015
- « Previous Page
- 1
- …
- 55
- 56
- 57
- 58
- 59
- …
- 79
- Next Page »