Organet serbe të hetuesisë dalin me versione “ ngreh e mos këput” pa bërë ndonjë hap serioz për zbardhjen e këtij krimi makabër/
Shkruan: Xhavit Çitaku/
Shikuar larg në historin serbe, ata janë mjaft të përgatitur për të ndërtuar hipoteka nga më të ndryshmet në mënyrë që të shpërlahen nga ndotësitë çnjerëzore që i kanë bërë e i bëjnë edhe sot e kësaj dite ndaj të tjerëve e sidomos kur janë në pyetje shqiptarët. Të bindur thellë se pa u zbuluar rrethanat dhe vrasësit e vëllezërve Yll, Mehmet dhe Agron Bytyqi marrëdhëniet ndërmjet Serbisë dhe SHBA-ve nuk mund të bien në “ binar” të shëndosh, autoritet serbe, përkatësisht prokuroria e këtij shteti krijojnë skena të reja kinse janë në rrugë të mirë të hetimeve që po zhvillohen nga paslufta e deri me tash. Shpifin e çka nuk shpifin jo vetëm prokuroria por edhe pushtetarët e këtij shteti. Për të humbur gjurmët, apo më mirë më thënë për të mbrojtur vrasësit e vërtet të vëllezërve Bytyqi, këto ditë prokurori serb doli para opinionit me një “ margaritar” që askujt nuk mund t’ia mbush mendjen e posaçërisht SHBA-ve. Ky përfaqësues i organit hetues serb “ topin” tash e gjuan dhe e fajëson ish-ministrin e punëve të brendshme të Serbisë Vllajko Stoilkoviq, i cili bëri vetëvrasje në vitin 2002 para parlamentit ish-Jugosllav. Ky është një shembull tipik serbian që tregon se si i hetojnë krimet e luftës organet e prokurorisë. Pra, tash kinse kanë ardhur në përfundim se urdhërinë për të likuiduar këta tre shqiptaro- amerikan e kishte dhënë Stoilkoviq, i cili tashmë është i vdekur dhe i cili nuk mund të dëshmoj se si , kush dhe ku u vranë shqiptarët.
Një politik e tillë e shpifur e autoriteteve serbe ka vetëm një qëllim: prolongimi i mëtejmë e zbardhjes së këtij krimi, për të cilin edhe prokuroria, edhe organet e tjera policore e gjyqësore, por edhe pushtetarët e dinë mirë se kush janë urdhërdhënësit dhe autorët e vrasjes, me emër e mbiemër. Ata shëtisin lirshëm pa u brengos se do të prangosen ndonjëherë. Thënë me gjuhën e fakteve, organet serbe të hetuesisë dalin me versione “ ngreh e mos këput” pa bërë ndonjë hap serioz për zbardhjen e këtij krimi makabër.
Deklarata kontradiktore
Derisa prokurori serb hedh në dritë disa detaje fillestare, pas 16 vjetëve, se nga erdhi urdhëri për likuidim të shtetasve shqiptaro- amerikan, në anën tjetër ministri i punëve të jashtme të Serbisë, Ivica Daqiç pranon se ka presion nga Vashingtoni, mirëpo kur nuk ka fakte nuk mund të arrestohen njërzit në rrugë, deklaroj ai. Janë këto lojëra serbe që do të vazhdojnë deri sa t’iu shkon “ kungulli mbi ujë”.
Ndërkaq, kur është çështja tek shqiptarët këtu nuk ka “ pardon”, për ta u formuan e do të formohen gjyqe paralele dhe atë vetëm për vepra të supozuara dhe të shpifura, në rend të parë, nga shteti fqinj Serbia.
Dhe krejt në fund. Qeveria amerikane tashmë është dashur ta kuptoj këtë lojë serbiane dhe është ky pushtet sikurse edhe të gjithë të tjerët se nuk janë të interesuar që në bankën e të akuzuarëve të ulën ata që kryen krime të rënda kundër njerëzimit. Shembulli i Karagjiqit, të cilin nuk mund ta “ “gjenin” duke mbajtur mësim në universitet, është dëshmia më e mirë se sa janë të përkushtuar organet serbe për të arrestuar e dënuar ata që bënë krime.
Archives for June 2015
“ Tradhtia “ e tradhtarit si karrem i infiltrimit – Kaplan Resyli –Buroviq
Nga Fahri XHARRA/*
Isha shumë i ri në kohën kur lexoheshin librat tinëz , kur ishe i kufizuar që pas 12 orësh librin që të kishte rënë në dorë duhej t`ia dorëzoje tjetrit të besueshëm , në mënyrë që sa më shumë veta ta lexonin dhe të binte prap në duer të besueshme nga kishte ardhur.
Po në këtë mënyrë qarkullonte edhe “Tradhtia “ e Kaplan Resylit ; lexuesi mbushej pezm për tadhtinë e madhe sllave-komuniste që iu ishte bër popullit tonë pas Luftës së Dytë Botërore . Por ne nuk e dinim se cili ishte ky Kaplani ?
Studiuesi Fehmi Ajvazi ka bërë hulumtime për të gjet autorin e vërtet të romanit. Ai ka piketuar dy autorë të mundshëm:
“Mësuesi H.K. (nga fshati Kokaj, i Gjilanit) dhe Haki Limani (profesor i Letërsisë dhe Gjuhës Shqipe nga fshati Tërrnavë e Preshevës). I pari, është likuiduar së bashku me gruan e tij dhe me patriotin Hasan Alia duke e kaluar lumin Drin (në zonën e Hasi/ Prizren) në tentim për të dalë ilegalisht në Shqipëri. I dyti, Haki Limani është aksidentuar për vdekje (mbase me qëllim) në afërsi të “Radio Prishtinës”, në Prishtinë (ka qenë në shoqëri me poetin Azem Shkreli, dhe me një person tjetër).”( I.K.)
(• 08.08.1934 i lindur në Ulqin, me mbiemër Resulbegoviq.• 1958 mbaron shkollën e lartë pedagogjike në Shkup.•1953-1959 mësues në Tearcë të Tetovës.• 1959 arrestimi në Tetovë.• 1961 “arratisja” në Shqipëri.• 1963-19770 mësues historie e letërsie në Lushnje.• 1970 arrestimi në Shqipëri.• 15.06.1971 gjykimi në Gjykatën e Tiranës.• Janar 1991 amnistia nga vuajtja e dënimit.• 1993 strehohet në Gjenevë, ku vazhdon të jeton si i strehuar politik.)
Shtypi serb e jep kështu pak më gjerësisht . (Академик проф. др Каплан Буровић рођен је 1934. године у Улцињу (Црна Гора). Ту је завршио седмогодишњу школу, а вишу гимназију у Београду. Дипломирао је у Скопљу, на албанологији, и – по други пут – у Тирани, на Факултету албанског језика и књижевности. Почео је да ради као главни и одговорни уредник београдског листа Искра, затим као дописник многих органа штампе, међу којима су: цетињски часопис Сусрети, подгорички Омладински лист, загребачки Полет, скопски листови Трудбеник, Флака е влазнимит (Пламен братства), приштински часопис Јета е ре (Нови живот), лист Јединство, а у последње време: београдски лист Таблоид и И-н Сербске, српске електронске новине Истина (Беч), сајтови Корени, Глас дијаспоре, француска ревија Lettre internationale, енглеска ревија The voice of truth, црногорска ревија Српски глас Боке, па и Светигора, македонски листови Вест и Битолски бвесник. Он је познат и као оснивач ревије Ylberi (Дуга) и годишњака Улцињ. Једно је време радио и као професор језика и књижевности у Тетову (Македонија), затим у Љушње (Албанија).)
Pse u desht që Kaplan “albanologu “të shkonte në Shqipëri ?
Në shenimet për të , thuhet se ai i shkroi mbi 100 libra e të gjitha mbasi iku nga Shqipëria; “Një gjë është e sigurt, Kapllani vet nuk ishte autori. Secili që është marrë me atë tematikë, ka shtruar pyetjen: përse Kapllani nuk shkroi dot pastaj ndonjë vepër tjetër letrare, të përafërt me romanin TRADHTIA, gjatë viteve 1963-1970, sa kohë që ishte mësues historie në Lushnjë, ose nga viti 1991 deri tani? ( I.K. ) Kush ia shkruan librat , ditëve të sotit ? Ose pse Kaplani është aq i mbrojtur nga qarqet serbe ?
(Академик Буровић је познат као публициста, књижевник и научник, балканолог и албанолог. Он је стриктно научним аргументима доказао да Албанци нису на Балкану ни аутохтони, нити следбеници Илира. Његове албанолошке тезе су већ усвојене од стране многих научних институција, универзитета и академија наука. Универзитет у Њујорку га прогласио за famous dissident and historian, а француски медији за grand homme, qui a sacrifié sa vie pour la recherche. Македонска академија наука и уметности увела је његове албанолошке тезе у своју Енциклопедију Македоније. )
Pra Kaplani shërben si publicist , shkrimtar dhe shkencëtar , balkanolog dhe alabanolog që t`i publikon teoritë serbe që me argument të del nga goja e një shqiptari se “ Shqiptarët nuk janë autokton në Balkan dhe as trashigimtar të ilirëve “
Vetëm një pyetje , sa kaplanresula u cfaqën pas vitëve të `90 –ta në Shqipëri , Kosovë , Maqedoni, Mal të Zi , Kosovë Lindore dhe diasporë ?
Propagandimi lajmit të djeshëm sensacional, për “albanologun” dhe “akademikun” serb Kapllan Buroviq, nuk ishte aspak profesional!
Por ka edhe më keq :” Ndoshta propaganduesit e ish-Kapllan Rsulit do të jenë penduar për shkrimet e tyre të dikurshme, duke e propaganduar “shkrimtarin disident” Kapllan Resuli, i cili rezulton se nuk duhet të jetë burgosur e gjykuar kot në Tiranë…”
Përshëndetje , lexohemi nesër në pjesën e dytë.
Fahri Xharra ,08.06.15
Gjakovë
*
(Pjesa e pare )/
RIKTHIM PAS 58 VJETESH…Arratisja ne Greqi…Kercimi me Nurejev ne SHBA….
Flet balerini me famë botërore, Timoleo Pappa: Pas 58 vjetësh, Tiranën e gjej si një qytet madhështor/
-Si u arratisa në Greqi në vitin 1957, mes provokimeve mora statusin e emigrantit politik/
– Në Amerikë kam kërcyer me balerinin më të madh të botës, Rudolf Nurejev/
-.Dua të vërtetën e jetës sime, nënshtetësinë shqiptare që mu mohua për 58 vjet/
– Babanë dhe nënën nuk i pashë me sy dhe nuk i dëgjova zërin derisa vdiqën/
Nga Albert Z. ZHOLI/
Një jetë e pabesueshme. Një balerin që kthehet në atdhe pas 58 vjetësh. Iku në vitin 1957 dhe u kthye në 1 qershor 2015. Timoleo Pappa, një ndër balerinët më të njohur në botë, është arratisur nga Shqipëria në vitin 1957. Sapo ktheheshin nga ish-BS, nga një turneu të gjatë veprimtarish artistikë (si valltar) në një çast, që trupa me vapor ndaloi për disa orë në Pirea të Athinës, Timolea me shpirt të lirë, arratiset. Për disa kohë ai ishte i pabesueshëm, por çiltërsia i dukej në sy valltarit dhe balerinit, që për pak vite do të bëhej më i dëgjuari në botë krah balerinit me famë botërore, rusit, Nurejev. Në vitet 1957-1959 ai do të qëndronte në Athinë ku falë talentit do të punësohej në Teatrin e Operës dhe të baletit të Athinës dhe më vonë do të shkonte në Amerikë. Prezantimin me të do të ma bënte Prof. Ramazan Bogdani, i cili ishte miku i tij i vegjëlisë.
Një njeri i njohur nëpër botë, por jeta jote pak njihet në Shqipëri. Ku linde dhe si erdhe në Tiranë para Luftës së Dytë Botërore?
-Unë linda në Poliçan të Gjirokastrës në vitin 1933 dhe erdha në TIRANË pas luftës Italo- Greke. Babai im donte qe të na merrte në Tiranë. Që atëherë deri në vitin 1957 kam banuar në Tiranë. Kur erdha në Tiranë nuk e ndoqa shkollën menjëherë, por luaja jashtë me fëmijët e italianëve, kur ishte koha e Italisë. Meqë në fshatin tonë flisnin greqisht, unë nuk dija dhe mësova italisht përpara dhe kur shkova në shkollë mësova dhe shqip.
Ku dhe si vazhdoi shkollimi dhe edukimi juaj si valltar dhe balerin?
Shkollën unë e kam kryer në Liceun Artistik (kulturën e përgjithshme). Në shkurt të vitit 1950, u krijua grupi profesionist pranë Filarmonisë Shqiptare. Mbas tre muajsh neve shkuam në një turne artitike në pesë shtete dhe përfaqësuam shtetin shqiptar si valltar. Kemi qenë në Bullgari, Hungari, Rumani, Poloni, Çekosllovaki. Ka qenë një turne tre mujor teksa përfaqësonim shtetin ku kemi pasur sukses të jashtëzakonshëm. Ishte spektakli koreografik i quajtur “Vëllazërimi i Popujve” që ishte vënë në skenë nga mjeshtri rus Georgi Perkun. Ky balerin me famë, ndenji në Shqipëri tre vjet dhe ka dhënë spektakle të rëndësishme, siç ka qenë “Vëllazërimi i Popujve” në vitin 1950, baleti “ Shatërvani i Bahçisarait” në vitin 1951, spektakli koreografik “Flamuri i Paqes” 1952, dhe “Esmeralda” në vitin 1953. Gjithë këto spektakle kaq të rëndësishme ishin për mua pjesa më e bukur e jetës, pasi në njërën prej tyre tek “Flamuri i Paqes”, kam qenë solist. Në teatrin e Operës dhe të Baletit, ne në atë kohë sa kishim filluar hapat e para për të mësuar baletin, ndaj në shumë pjesë ne ishim valltarë kurse në operat si (Emeralda) dhe “ Shatërvani i Bahçisarait ishim si balerinë.
-Pas liceut si vazhdoi jeta jote artistike ?
Kam qenë gjithmonë në teatër. Shkonim në lice nga ora 08-00 deri në orën 11-00 dhe nga ora 11 -00 dhe mbrapa ne ishim valltarë profesionistë në Ansamblin e Valleve. Konkretisht ,qysh në 1 shkurt të vitit 1950, kur kam qenë 17 vjeç, isha valltar profesionist. Mbas orës 11-00 ne bënim prova për tu përgatitur për shfaqjet e teatrit. Nga viti 1950 deri në 1957, isha në Filarmoninë e Shtetit. Gjatë kësaj kohe kemi dhënë koncerte të ndryshme edhe në Shqipëri.
Z. Ramazan Bogdani më ka thënë se ju së bashku me të keni marrë pjesë në filmin “Skënderbeu”?
Po, kam marrë qenë i pranishëm në filmin “Skënderbeu”. Në vitin 1953 merret përsipër të realizohet filmi “Skënderbeu”. Një film shqiptaro-sovjetik. Rolin kryesor do ta luante artisti i madh Hakaki Horava. Regjisori kishte caktuar disa skica skeme ku dhe ai edhe do të kërcente. Ai u fut në grupin tonë ku do të kërcente një valle epike shumë të thjeshtë. Këtë valle e kemi punuar këtu në sallën e baletit, si dhe ilustrimin e të gjithë asaj veprimtarie. Për këtë skenë janë filmuar skena të ndryshme siç është edhe në Berat, Dasma e Skënderbeut apo edhe në Shkodër që bëhen paraluftimet, më tej këtu në rrethinat e Tiranës që bëhen gëzimet e dasmës së Skënderbeut. Në gjithë këto skena kemi qenë të pranishëm së bashku me Grupin e Valleve, të Ansamblit Artistik të Ushtrisë. Pra, ishte Ansambli i Valleve të Filarmonisë Shqiptare dhe ai i Valleve të Ushtrisë.
Nga koncertet jashtë shtetit, kë do të veçosh?
Në vitin 1957, Ansambli ynë shkon dhe paraqitet në Festivalin e Dytë Ndërkombëtar të Rinisë në Moskë dhe duke u kthyer vapori ndalon në Pire. Kisha kohë që mendoja të arratisesha. Në shumë vende shikoja se Shqipëria ishte ndryshe, nuk ekzistonte liria e fjalës. Lirinë, fjalën e zemrës e kisha diçka që nuk më linte të merrja frymë lirisht. Pikërisht, këtu në Pire mendova të arratisesha. Nuk e bëra të gjatë, gjeta një boshllëk mes atyre që na shoqëruan dhe renda mes Pireut ku të gjeja policin. Së fundi u paraqita aty. Duke pasur parasysh se njihja gjuhën greke u thashë pse u arratisa dhe kërkova strehim politik. Më panë me dyshim. Por unë fola siç ishte duke këmbëngulur se kërkoj diçka të tillë. Më kanë provokuar disa ditë, por unë qëndroja besnik në fjalët e mia. Menjëherë ka ndërhyrë ambasadori sovjetik në Athinë, pasi ne ahere nuk kishim ambasadën tonë në Greqi. Disa kohë luftë nervash dhe mosbesimi dhe këmbënguljes për t’u kthyer. Por unë ngula këmbë, dua strehim politik. U stresova se ata nuk donin të ma jepnin. Së fundi më besuan dhe më dhanë një Proces-Verbal, në formë kërkese dhe e nënshkrova. Dy vjet ndenja në Athinë dhe punova në Operan e Shtetit si balerinë dhe më vonë kam qenë për 25 vjet në Teatrin e Operas dhe të Baletit Shtetëror të Athinës.
Ju thatë dy vjetët e para punuat në Operan e Athinës, po pas dy vjetësh ku shkuat?
Brenda këtyre dy vjetëve mora një kërkesë nga një specialist i kulturës në ambasadën Amerikane. Ai më pyeti nëse doja të shkoja në Amerikë . Në atë kohë Amerika merrte shkencëtarët dhe artistët më të mirë të Evropës. Pranova. Në vitin 1959 shkova në Amerikë ku ndenja 10 vjet . Shkova në Nju York. Atje vinin yjet e Botës. Në Nju York jetova dhe punova. Bëra një jetë intensive. Në orën 09-00 shkoja në mësim dhe mbaronin në orën 14-00. Pastaj fillonin prova të ndryshme. Pas disa provash u punësova në një ndër teatrot e baletit më të njohura në Amerikë, quhej “Llatin Kuoter”. Aty punova 7 vjet si profesionist me të gjitha kushtet dhe rregullat e kohës. Në atë teatër kam luajtur me të gjithë yjet e botës së baletit. Kur shkova në Amerikë isha 25 vjeç.
-A ke ndjerë shenjë racizmi?
Jo nuk kam ndjerë. Aty arti vlerësohej dhe as pyeste njeri nga je, por çfarë din të bësh.
-Kur e ke parë veten më vështirë në Amerikë ?
Nuk kam pasur kurrë vështirësi në Amerikë. Punova dhe fitova sa nuk e besoja. Amerika mi dha të gjitha shanset.
Pra nga viti 1957 deri në vitin 1990 nuk u takove dhe nuk fole në telefon me asnjë nga të shtëpisë?
Deri në vitin 1989 unë nuk u takova me asnjë nga të familjes, as në telefon nuk kam folur. Vetëm kam mundur të çoj ndonjë haber tek nëna në mënyrë shumë të fshehtë. Nëna dhe babai më ndruan jetë pa i parë, më, pa i takuar, pa folur (loton). Pas 58 vjetësh sot shkova tek varri i tyre.
A u internuan të familjes?
Jo, mund të them se u persekutuan disi, por nuk i internuan kurrë. Babai im bëri diçka shumë të zgjuar, mbas një këshille të një njeriu. Ai shkoi në Ministrinë e Brendshme të më kërkonte mua. Ai shkoi atje dhe i tha atyre se ju ma morët djalin dhe unë tani tek ju e kërkoj. E dua djalin gjallë, ose vdekur. Nuk e çova unë në Rusi, ju e çuat. I thanë se mos u mërzit se ne djalin do ta kthejmë. Dhe për kë të qëllim ata nuk u internuan por vështirësitë kanë qenë në marrëdhëniet shoqërore. Njerëzit u qëndronin larg, në punë i shinin shtrembër, ishin gjithmonë nën trysni. Pra kaluan një jetë të vështirë.
Ju në Amerikë jeni njohur dhe keni dhënë shfaqje dhe me balerinin më të madh të botës Rudolf Nurejev. Si i kishe mardhëniet me të?
Kishim marrëdhënie pune. Marrëdhënie të thjeshta, normale, pa ndonjë miqësi të veçantë. Por Nurejev ishte njohur me vëllanë tim Milto Pappa në Moskë, pasi im vëlla kishte studiuar në Moskë për baleti. Në provimet për diplomë vëllai im edhe shumë yje të tjerë të baletit rus ishin para jurisë në të njëjtën ditë. Por, dihej kërcimtarët janë të varfër. Nurejevi kur vinte nga Leningradi, për shkak të varfërisë nuk kishte ku të flinte. Vëllai im kishte dhomë të mirë, pasi ishte me bursë dhe e ftoi Nurejevin të flinte aty disa ditë. Këtë ai nuk e kishte harruar. Ai ka jetuar 10 ditë me vëllain tim dhe me pastërti ma kujtonte disa herë bujarinë e tim vëllai.
-10 vjet në Amerikë nuk pate asnjë lidhje me Shqipërinë, po nga Ambasada Shqiptare a të bënin ndonjë provokim?
Provokime kisha jo nga shqiptarët por nga amerikanët, por për të mirë. . Kisha një takim shtetëror dhe ata që më kishin në vëzhgim më pyesnin se a më provokonte njeri, a me fyente njeri, a më shqetësonte njeri. Pra, më pyetën nëse kishte njeri që më bezdiste. U përgjigja, jo. Më thanë se ne jemi përgjegjës për jetën tënde, sepse ti përbën një shembull për gjestin që ke bërë dhe krijove një farë shpresë lirie tek njerëzit tanë. Pra nga viti 1959-69 kam qenë në Amerikë. Pas vitit 1969 erdha në Greqi se u martova. Gruaja ime ishte pedagoge baleti si koreografe dhe kishte studiuar në Institutin e Arteve në Athinë.
Ju ishit njohur më parë?
Po, isha njohur kur isha në Operan e Athinës. Ajo më vonë edhi tek unë në Amerikë. Ndenji rreth 4 vjet dhe në vitin e katërt lindëm një djalë. Kur djali ishte tetë muajsh, ajo më tha do kthehem në Greqi. Nuk e përballonte dot atë jetë. I thashë, në qoftë se të pëlqen vendi shikoje me kujdes dhe më thuaj dhe vetëm atëherë u martova me të. Por koha larg njerëzve e mërziti. Shkoi në Athinë dhe më lutej të kthehesha pasi kisha djalin, U detyrova të kthehesha në vitin 1967 në Greqi. Atë ditë që u ktheva ishte 21 prill i vitit 1967. Isha në avionin më të mirë të asaj linje. Nuk na lanë që të zbrisnim nga në vendin e linjës, por avioni që u nisëm na ndali jashtë destinacionit në Romë. Ndenja një ditë në Romë dhe pastaj u ktheva në Greqi. Mori fund aventura amerikane. Tashmë u vendosa përfundimisht në Athinë.
Ku u punësuat sërishmi në Athinë?
Sërishmi në Teatrin e Operas dhe të Baletit Shtetëror të Athinës, ku punova për 25 vjet rresht. Deri në vitin 1992. Gjatë kësaj kohe si solist i parë në Teatrin Shtetëror të Baletit kam hapur dhe dy shkolla koreografike. Një e kisha të timen dhe një e kishte bashkëshortja.
-Kush janë rolet kryesore që ke luajtur në Teatrin e Operës dhe të Baletit Grek dhe në Amerikë dhe sa shfaqje keni dhënë?
Thuajse i kam luajtur të gjitha rolet kryesore të veprave të mëdha si solit. Kam dhënë më shumë se 1000 spektakle ku kam qenë balerin i parë.
-Si i ndiqje zhvillimet në Shqipëri?
Kur ika, nuk e kisha idenë se çfarë bëhej më në Shqipëri. U ndërprenë mardhëniet. Nuk kam pasur komunikim. Nuk kisha asnjë informacion. As në radio nuk ndiqja asgjë. Pra informacioni për Shqipërinë ishte zero. Nuk fola as njëherë në telefon me prindërit. Ishte një gjë e tmerrshme. Kur vdiq Enver Hoxha e mora vesh nga gazetat. Kaq. Një lajm i thatë. Nuk interesohej askush për Shqipërinë. Mendoja se diçka do të ndryshonte. Por jo. Ende nuk vinin sinjale.
-Në 90 kur u hapën kufijtë si u takove me të afërmit?
Në vitin 1989 vëllai im Miltiadhi, erdhi në Korfuz dhe u takuam për herë të pare. Ishte një ditë e veçantë. Unë shkova nga Athina në Korfuz. Takim mes lotësh, mes mallit, mes dhimbjesh. Po trokiste 1990. Pak muaj më vonë më erdhën dhe më takuan dhe vëllezërit e tjerë. Më vonë ata u sistemuan të gjithë në Athinë. Ishin kohë të vështira për Shqipërinë. Ishin kohë që nuk i mendoja.
Nga jeta dhe kujtimet me vëllezërit dhe motrat çfarë veçon?
Në vitin 1952, një mëngjes kur sapo hapa sytë, dëgjova nënën time që i thoshte motrës mos e mbaro atë copën e bukës se i duhet Timoleos. Ai kërcen dhe pa bukë nuk e mbajnë këmbët. U shqetësova dhe u ngrita nga shtrati, mora copën e bukës dhe ndoqa motrën. E arrita dhe i thashë, merre bukën se unë mar lekë aty ku punoj, mund të blej diçka. Ajo mes lotëve më thotë, jo vëlla ti lodhesh, të duhet buka. Flitej vetëm për një copë bukë thatë. Pra për një kore bukë.
-Pse erdhe pikërisht tani pas 58-vjetësh dhe jo që në vitin 1990? Si e gjete Tiranën?
-Ashtu erdhën rrethanat e jetës. Jeta ka të papritura. Por ja erdha tani. Tiranën e gjeta si një qytet përrallë. Qytet i bukur me njerëz të dashur. Nuk po çmallem dot. Po takoj miqtë që më përqafojnë me mall. Tirana është më e mirë se çdo qytet tjetër në botë. Më kanë bërë një pritje të jashtëzakonshme. Jam takuar me një sërë njerëzish në mënyrë të veçantë me artistët e grupeve të valleve të vitit 1955. Unë i thosha mikut tim të vyer Ramazan Bogdani, se tani dua të takojmë ato gocat që kemi kërcyer në ato vite, por ato tani janë goca stërgjyshe, Besa Morina, Irma Laze, Ikbal Morina, Advie Alibali e shumë të tjera.. .
Meraku juaj?
Kur u arratisa më hoqën nënshtetësinë. Tani dua atë të vërtetë që jam. Dua të vërtetën e jetës sime, nënshtetësinë shqiptare.
****
Prof. Ramazan Bogdani
-Një pritje madhështore i ka bërë në teatrin e Operas dhe të baletit Drejtori, Ilir Kerrni i cili e ka pasur pedagog 7 vjet vëllanë e Timoleo Pappës. Kur u takuan tek shkallët e teatrit ai nuk po i besonte syve. E priti në mënyrë të shkëlqyer dhe e shoqëroi për një provë të vogël në sallën e Baletit dhe atë të Ansamblit Popullor. Në sallën e Ansamblit po bënin provë Vallen Çame të Panajoit Kanaçit. Unë dhe Timoleo kemi dalë nga koka dhe këmbët e Panajot Kanaçit. Timoleo në mënyrë të improvizuar, kërceu disa lëvizje të atyre viteve para 60-ës të valleve të Peshkopisë. Pastaj një pritje të shkëlqyer i kanë dhënë në shkollën koreografike, ku vëllai, Miltiadhi ka dhënë mësim. Kemi takuar të gjithë shoqet dhe shokët e vegjëlisë. Kur erdhi, që të nesërmen me njerëzit e tij shkoi në varreza dhe i vuri tufa me lule, nënës, babait, vëllait, motrës dhe tani e ndjen veten të lehtësuar. Timoleo është një artist i madh , një bashëkbalerinë me Nurejevin, i cili e ka vënë atë në vendin e parë. Kishte një merak të madh për të takuar Alma Rodkovicën, bashkëshortja e të madhit Çesk Zadeja. Me Almen kemi qenë që në Grupin e parë të Valleve. Shkuam i ramë derës dhe del Alma. Kur u prezantua ajo ndenji për 5 minuta si pa ndjenja.
***
Ema Qazimi BOgdani
Timoleo është personifikimi i një njeriu të urtë, të qetë dhe i vrarë shpirtërisht nga mungesa që ka pasur për Shqipërinë, nga vuajtjet e mëdha që ka kaluar. Mua më vjen keq kur shikoj këtë njeri me një vitalitet të madh që ka pasur tragjedi dhe tani me një gjendje të rëndë shpirtërore të rënduar. Por ai në çdo hap mbetet fisnik, njerëzor dhe i dashur.
Selam Erdogan!
nga Ilir Levonja-Florida/
Për javë të tëra prestigjozja NewYork Times godiste me editoriale fushatën e Erdoganit. Ose më saktë, ashtu siç edhe po e thërrasin, përpjekjen e tij për tu bërë një Sulltan modern i Anadollit. E bënte këtë me editoriale të shkruar nga grupanalistësh. Grupeditorësh. Rrallë nga një emër i vetëm. Mbrëmë, e gjitha kjo u kurorëzua me një tjetër të tillë. Të drejt për drejtë. Me shifra. Deri në çastin kur dukej qartë se fitorja, Erdoganit nuk vlente. Ajo qe një humbje e ëmbël për shkak të pamundësisë për të qeverisur i vetëm. Shkurt Sulltani, humbi. Madje kësaj faqeje, të dhënave e të tjera, po shoh sot që i referohen edhe webet në Shqipëri. Megjithatë, editorialit të NewYork Times-it, i mungon aty thelbi. Që është mbyllja. Dy radhë të tilla, “The A.K.P. has lost votes, and it’s because of him. People are tired of having their lives dictated by one nutty man. It’s time for change.” Me pak fjalë, Partia A.K.P (Partia për Drejtësi dhe Zhvillim) humbi votëm vetëm pre tij. Njerëzit janë të lodhur së jetuari në diktatin e një të marri. Eshtë koha për ndryshim.
Cilësimi si i marr, duket si pak. Arsyet fillojnë që nga Stambolli, rrethinat ku ai u rrit. Njerëzit thonë se ai është bërë një makth në jetën tyre. Edhe mburremi, por edhe kemi frikë prej tij. Burri që i tha këto fjalë, është 77 vjeç, i lutet gazetarit të mos i publikojë emrin pasi është i afërm i Presidentit dhe ka premtuar se do votojë për A.K.P-ën.
Gjithsesi, Turqia nga sot ndodhet përpara një prove të fort. Aleancat. A do të mundet A.K.P-ja të bëjë aleancë me ndonjë nga partitë e vogla? Por gjasat janë të vështira. Sidomos kur mendon kurdët. Që mbrëmë arritën një fitore historike me përfaqësimin e tyre në Parlamentin turk. Mirëpo mbanin nëpër duar foton e Oçalanit, liderit dhe armikut të Erdoganit. A do munden nga ana tjetër, partitë opozitare të bashkohen, të qeverisin bashkë dhe me Erdoganin President. Por tashmë me fuqitë e një presidenti të deritanishëm. Jo të Sulltanit, të atij soji që ai e ëndërronte.?
Kjo i përket klasës politike aty. Nga sot e në ditët në vazhdim.
A ka lidhje kjo e gjitha me Shqipërinë tonë? Sigurisht që ka.
Së pari raporti i numrit të partive me zgjedhësit. Në Turqi konkuruan 20 të tilla, përballë numrit 54 milion zgjedhës. Ato që kaluan pragun dhe që do mbushin Parlamentin turk, janë 4.
Sa janë partitë që konkurojnë në Shqipëri? A është normale shifra aktuale përballë numrit të zgjedhëseve? 61 parti përballë një elektorati zgjedhësish prej 1 milion e ca. Asesi!
Së dyti, pragu elektoral. Në Turqi është 10%. Në Shqipëri tepër i ulët. Por edhe i lartë, nuk bën efekt në minimizimin e numrit të forcave politike. A ia vlejnë aleancat që bëjnë forcat e mëdha tek ne, duke futur në Kuvendin e Shqipërisë, prëfaqësues partish që u ngjajnë atyre që shënojnë vetëm emrin diku. Sa për një rrogë. Asesi!
Së treti, përpjekja e popullit turk për balancimin e pushtetit. Në mënyrë të atillë që të shmanget pushteti absolut. A e ka arritur Shqipëria këtë? Zgjedhjet e 21 qershorit janë prova.
Së katërti, reagimi i një populli ndaj një individi që harxhon më shumë energji në glorifikim e pushtetit të tij, se sa në mirëqënien e popullit. Ndaj një individi dominant. Erdogan, 13 vjet në pushtet. Përmes një trekëndëshi shokësh, Erdogan, Gyl, Davutoglu. Qëllimi, të kthente Turqinë në Republikë Presidenciale. Ndaj ndërtoi një pallat me vlerë 370 milion euro. I shpiku botës grupimin Gylen si organizatë terroriste.
Deri këtu Shqipëria nuk ka shkuar. Por ka plot ithtarë që nën emrin e islamit janë bërë pjesë e një xhihadi terrori.
Megjithatë, epidemia liderit absolut i ka dhënë prej kohësh shënjat e para. E njeriut që kërkon të rizgjidhet për të katërtën dhe të pestën herë.
Së pesti, minoriteti kurd atje. Një parti, futet në parlament me 81 deputet.
Në Shqipëri, minoritetet, qoftshin greke apo sllave, përfaqësohen çuditërisht nga 4 deri në 5 parti.
Dhe për më keq akoma, çamët. Ajo pjesë e popullatës shqiptare më e vujtuara, më e përçmuara biles edhe nga vet shqiptarët e dheut amë. Me disa përfaqësues, deri të tillë rrethinash. Të përfaqësuar në Kuvend përmes aleancave, që në rastin e tyre janë fare të padobishme.
_______
Ahmet Davutogluja, mbrëmë vonë. Nga ballkoni i A.K.P.-ës, u premtoi vëllezërve në Shkup, Siri, Irak, Maqedoni etj…, mbajtjen e premtive që ai dhe Rexhep Erdogan, u kanë bërë gjatë vizitave të tyre. Në këto vite qeverisje. Kjo rikonfirmoi, atë që përflitej. Strategjinë e shokëve të Anadollit, për rimëkëmbjen e një tjetër Perandorie Otomane. Atë të Sulltanit Erdogan.
Pra ai humbi. Dhe për ironi të ëndrrës së tij. Pikërisht numrin e atyre karrikeve që do mbanin në Parlament, e morën kurdët. Selam Erdogan, demokracia mbruhet me erën e lirisë dhe të drejtat e njeriut.
MESAZH DORJAN GRECES PAS DASMES SE MREKULLUESHME….
Nga Asllan BUSHATI/*
I dashur Dori, do të më falësh për stilin e pasqyrimin jo me nivel të shkrimit të më poshtëm, jo se nuk dua, por se unë nuk jam as gazetar dhe as gjuhtarë si Babai Juaj Dalip Greca në përshkrimin e ngjarjeve të bukura si ajo e dasmës tënde që përjetuam sonte në Rockleigh Country Club. Ai sigurisht që din shumë më mirë se unë ti përdori format gazetare dhe figurat letrare për t’i pasqyruar ngjarjet bukur , këndëshëm e me stil. Koha i ka gedhendur bukur shkrimet e tij në shumë faqe të shtypit të shkruar shqiptar, por vecanërisht në faqet e “Diellit”, me të cilat ne krenohemi.Por sot unë duke përdorur shprehje e fjali të zhargonit të përditshëm (ndoshta dhe të konsumuara), do te përpiqem të përciellë vetëm disa ndiesi të mijat dhe të disa vatranëve që morën pjesë në dasmën tuaj dhe të Kristinës.
Po e filloj nga organizimi i dasmës i cili me një fjalë të vetme mund të quhet thjeshtë –perfekt,. Ai nisi me ftesat e nisura që para gjashtë muajsh duke na thënë me kohë se”s’ka justifikim për mos pjesëmarrje”, ftesa të cilat ishin nga më të mirat që kemi patur rastin të shohim .Por jo vetëm kaq, ishte zgjedhur për dasëm një lokal i shkëlqyer, në një vend shumë të bukur dhe piktoresk. Na pritët hijshëm,me kultur dhe duke gërshetuar mirë traditën me qytetarinë , kulturën tonë shqiptare me kulturën e Amerikës. Dalipi e Xhemilja, motrat tuaja dhe Ju, familja Bardhecaj, Kristina e dashamirët e tyre, na pritën buzëgas e me ndienjë të thellë respekti në hyrje të restorantit dhe në cdo tavolinë , të cilën do ta ruajmë të pa harruar.
Ushqimi ishte i klasit të lartë si në sallën aperitive ,në restaurant dhe në pjesën vijuese për fruta e ëmbëlsira. Muzika e gërshetuar bukur live e me DJ, nga Kelmendi e në Camëri, nga Kosova e në Gjirokastër, nga Korca e në Lushnje, nga Ulqini e në Dibër, në një harmoni të plotë mbarshqiptare. Atmosfera e dasmës dhe muzika na bënë që për disa orë ,të harrojmë hallet e jetës kurbetqare dhe të mbushim zemrat me copëza gëzimi atdhetar. Në urimet per ju u ngritën dolli e shëndete nga Puka:Gjon Bucaj e Zef Balaj me bashkeëshortet; nga Kosova Agim Rexhaj e Marjan Cubi me bashkëshortet,; nga Mirdita Zef e Albert Pernocaj;nga Luma, Halit Daci e Mithat Gashi me familje;Idriz Lamaj me bashkeshorten Alma, Leke dhe Pashko Gojcaj nga Hoti shqiptar,Teki Gjonzeneli me bashkeshorten Filnlanda, Petrit Spiro me Enxhin, avokati shume i njohur shqiptar Ylber Dauti, Tana Vila nga Tirana, Vedat Kulla me Veren vajzen dhe dhendrrin,Sokol Prenjo Imeraj,Adem Belliu i TV KUTURA SHQIPTARE me te gjithe familjen,Nazo Veliu me Veiz Belliun dhe mbesen Kamila, nga Camëria,Perparim Likollari nga Permeti me Violeten, vajzen Blerina dhe dhendrin amerikan Maxhid, lushnjaret e shumte qe kishin ardhe edhe nga Kanadaj, presidentja e Komunitetit Shqiptar ne Kanda Aida Lumi Bejte em bashkshortin Arben, Viktor Haxhiu dhe Lindita, Kristaq Papa dhe Pavlina, Kristaq Foto dhe Entela, Dr. Irida Hasalla me Dr. Ermal Molla, Mereme Dervishi(Nezaj) me djalin Dritan dhe nusen Enkeleda, Luan Korershi me Mozen,fqinjet dhe kusherirat e Dalipit, Lavdije dhe Natasha, me bashkeshortet Zenel Hasalla dhe Arben Bilbili dhe femijet,krushqit e Dalipit nga Delvina Abaz dhe Donika Shehu, shoket dhe shoqet e tua, qe i dhane “zjarr” valleve, …dhe rrjeshti s’ka të ndalur por vazhdon me të gjitha trevat shqiptare.
Të dyja familjet, Greca e Bardhecaj na kënaqën e na gëzuan, Dori e Kristina na lumturun në atë amient të këndëshëm dhe në një local luksoz. Po të kisha mundësi shprehjen e më poshtëme do ta shkruaja mbi gurë (që të mos fshihej kurrë), në një faqe shkëmbi ku të thuhej:”U trashëgofsh Dorian Greca”. Por me qënëse nuk kam mundësi ta bëj një gjë të tillë, do ti lutem editorit të Diellit të ma botojë atë në on line dhe në print, që të mbetet si një dëshmi e datës 7 Qershor 2015,në mënyrë që vatranët dhe breznitë e ardhëshmë shqiptaro- amerikane të mund të bëjnë një dasëm të tillë kaq të pa harrueshme dhe ku shprehet me fakte se feja e shqiptarit është shqiptaria.
Urojmë (fjala jonë në vesh të perendisë), që Doriani e Kristina të trashëgohen, të kalojnë jetë të lumtur dhe fëmijët e tyre të bëhen shqiptaro-amerikanë të zot, për vehten e tyre dhe komunitetin. Bëfshin dasma si kjo e Dorit dhe e Kristinës.
Të thashë Dori që në fillim se nuk kam dell për gazetari,por sido që të jetë, miqt e mi vatranë dhe unë me familjen time të urojmë e të pëqafojmë shumë.
*Nënkryetari i Vatrës
Rockleigh Country Club. 7 Qershor 2015
Shenim: Keto radhe u shkruan shpejt e shpejt pas kthimit nga dasme qe u be ne Nju Xhersi,ora duhet te kete qene 2 e nates.Koha nuk qe e mjafte sepse me priste udhetimi me aeroplan drejt Tiranes, udhetim qe e kisha shtyre per shkak te dasmes tende Dorjan! Te trashegohesh!
- « Previous Page
- 1
- …
- 58
- 59
- 60
- 61
- 62
- …
- 79
- Next Page »