• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Archives for July 2015

Leter pa zarf Myftiut te Pukes

July 28, 2015 by dgreca

Nga ILLO FOTO- NJU JORK/
Ne foto: Myftiu u Pukes, Gezim Kopan/
I pernderuar Myfti,
Nuk njihemi fizikisht, por kjo nuk me pengon te te pershendes miqesisht dhe te te dergoj te fala te sinqerta, per te pasur gezime dhe lumturi,ne jeten provizore, qe na eshte dhene e drejta ta jetojme.
Ne diten e lumtur te Fiter Barjamit , Ju ju drejtuat populit te Pukes ku sherbeni , me nje mesazh shume kuptimplote dhe qortus , per aq sa e lejojne suret perkatese te ketij problemi , qe rregullon mardheniet e njerzve me te derguarin e Perendise.
Po e citoj nje pjese te mesazhit tuaj, ashtu si e ka botuar shtypi civil i Shqiperise :
“Largimi është tradhti ndaj vendlindjes. Azili nuk është shpëtim, bëhuni më vizionarë! Ktheni sytë nga tokat tuaja bujqësore. Jemi i vetmi vend ku toka nuk punohet. Kur nuk doni vendin tuaj, si mund t’iu duan të tjerët”.
Si bashkatdhetar dhe specjalist i vjeter bujqesie , te falnderoj nga zemra , per kete konsiderate te munguar , qe shprehni ndaj tokes meme dhe ndaj bujqesise te vendit tone . Te tere njerzit, me perjashtim te qeverritarve, e dine se ne Shqiperi, ka 25 vjet, qe nuk mbillen gati c’do vit, mbi 200 mije Ha toke, ne mos me shume.
Me lejoni t’i shtoj shqetesimit tuaj qytetar , se tokat me te mira bujqesore ne Myzeqe, Zadrime, Vurg, Mamuras, Maliq dhe luginat e lumejve ka vite , qe u ka mbire trusku . Mbi to po kuturiset te peshkohet, i respektuar, Myfti.
Eshte tamam keshtu, sic shpreheni ju. Jemi i vetmi vend ne bote, ku toka nuk punohet. Ne e kemi alternitiven, qe te mos emigrojme dhe e perbuzim .
Shumica e tokave te pa punuara jane te pa kulluara dhe pa ujitje . Po sa do t’i leme keshtu ? Ministrat e bujqesie te ketij tranzicioni 25 vjecar, jane fajtoret e drejtperdrejte te ketij handikapi te pa pare . Lere, qe nuk kane vene ujet ne zjarr, per te ndryshuar situaten me token bujqesore , po nuk i kane dhene popullit shqiptar nje raport , sa toke nuk selitet dhe pse . Me sa duket, Ministrat nuk e dine shifren e sakte te tokes te pa mbjelle . Shifrat, kemi te drejte te dyshojme se jane te manipuluara , deri sa ish Ministri Ruli, raportonte, perpara medjave se bujqesia eshte rritur mbi 8 %, kur ajo eshte shume posht nivelit te vitit 1990.
Nuk eshte e qarte , pse fshihet shifra e mos mbjelljes se tokes bujqesore , nje realitet nga me mostruozet , qe ka njohur ky vend, ashtu sic e nenvizoni dhe Ju ne mesazhin tuaj. Fshatari token e ka punuar me parmende druri dhe ja ka dale. Sot nuk behet fjale, per mjete mekanike te punimit, qe i kemi dhe i gjejme, po s’i patem.
Keto 25 vite kane ministruar Ministrine e bujqesise 10 Ministra . Sejcili e ka shpallur veten shkencetar dhe patriot ,por e kane dorezuar Ministrine me token shqiptare te pa mbjelle dhe pa thene gjysem fjale , per faktin pse nuk mbillet. Ministri i bujqesise , mund te emertohen ndryshe edhe Ministri i tokes dhe i ujit siperfaqesor . Faktikisht nuk kane menazhuar as toke , as ujra dhe perseri e kane mbajtur emrin ministra; per cfare ? Si i ka lejuar populli te kaperxejne pragun e Ministrise , pa u pergjigjur? Profesoret e bujqesise shqiptare , dogjen diplomat perpara zyres se ish Ministrit . Kete nuk e harron bota dhe Europa, por ne Shqiperi kjo ngjarje unikale u harrua , qysh ne mbremjen e dites , qe ndodhi . Lavdia eshte e perjeteshme per profesoret bujqesore shqiptare !
Situata e heshtjes 25 vjecare, nuk ka spjegim. Ajo qe te them me sinqeritetin e burrit eshte kjo : Po qe se do ta kisha krijuar une kete situate , ose dicka afer kesaj, do te kisha vajtur me kohe ne vetvrasje pa u menduar dy here !
Nje koleg, me ka thene , tani von , se pushtetaret e fshefin gjendjen e tokes se pa punuar , sepse nuk i pranon Europa . Personalisht mendoj krejt te kunderten . Europa nuk e ka vene kete kusht dhe ne se dikush mund ta zgjidhi kete ngerc , eshte vete Europa . Ne kemi dhene boll prova , se jemi te pa afte , per nje sipermarrje te tille mbi token tone . Duhen investime te medha , brenda nje afati kohor sa me shkurter. A mund ta realizojme ne kete investim , me buxhetin modest, qe do te kemi ne c’do kohe ? Europa mund ta beje , po tja kerkojme .
Shtypi ka bere dhe po ben sehir . Duhet te gjendet nje burre t’u kerkoi llogari pushtetarve , ne emer te popullit ! Juve dhe kleriket e tjere shqiptare ju dhemb zemra , per token , qe nuk mbillet , sepse ju i doni besimtaret e varfer . Nuk kini asnje ngjashmeri me Ministrat e korruptuar dhe te pa ndergjegjshem , per detyren , qe ju ka ngarkuar populli . Nuk jeni as nje gazetaruc , qe pergjon per ndonje lajm sensacional .
Toka e pa mbjelle nuk eshte nje gabim , qe riparohet me nje autokritike. U eshte hequr shqiptarve alterrnativa me e plote per punesim , mirqenie dhe evitim te emigracionit marrok .
Kur themi , qe jane fajtore te rinjte , qe ikin , me perpara , duhet te kthejme syte dhe vemendjen nga Ministrat e bujqesise , qe populli i ka paguar dhe vijon t’i paguaj me roga te pa krahasushme , per 25 vite . Une nuk di te mallkoj . Besoj kete do ta beni Ju , ne emer te besimtarve , qe ju u sherbeni me perkushtim .
Juve keni besim tek pushtetaret e rinj te Bashkive te medha se do te bejne dicka me shume per bujqesione , vecanerisht per kullim- ujitjen . Kete mendim kam dhe une , por me shume rezerva . Pse ? U bene reforma te sukseshme ne arsim , pensione , ushtri , shendetesi , do te behet dhe ajo e drejtesise; kudo . Bujqesia do te mbetet po kjo , me koregjim te inflacionit . Bujqesine e duan hiq e mos keput . Kjo situate arsyetohet se ka ndryshuar struktura e mbjelljve, sipas kerkeses se tregut. Kjo keshtu ka ndodhur vertet , por pritej . Te publikojne sa $ merren nga nje Ha. toke e kadastruar ? Kjo shifer na duhet per krahasim . Le te mbillet toka me se te duan; qofte dhe manaferra .
Pak dite perpara degjova Zv. Ministrin e bujqesise , qe fliste se do te pastrohen me shume kanale . Per c’kanale flet ky zoteri ? Fjala eshte per nje rrjet te tere inxherik , te eliminuar ne teren .
Zv. Ministri optimist foli dhe per politikat bujqesore , qe do te formuloi me mire Ministria , tani , qe “kanalet “ i ka Bashkia . Po per c’politika behet fjale , kur nuk ekziston objkti allfa : Nuk mbillet toka ! Do te ndjehem i lumtur , ne se realizohet parashikimi tuaj per punen e Bashkive te medha . Jam ende skeptik .
Toka bujqesore nuk eshte “disa kanale “ , sic e percaketojne keta “optimiste “ qeverritare . Toka bujqesore eshte bonifikim integral, nga Velipoja ne Karaburun .Bonifikimin nuk e beri Diktatura , por populli. Shqiptarve ju deshen 30 vite per ta perfunduar . U prish per disa dite dhe vijon te mos jete funksional per 25 vjet . Kur dhe kush do ta beje funksional? Kete duhet ta gjykoi drejtesia e pa varur !
Uroj te behet me e mira dhe ne kurban Barjam te takohemi me koncepte dhe praktika te reja per token dhe ujrat siprfaqesore , qe gjithsesi duhet te kemi ende besim tek vendimi mbarepopullor , i shprehur 2 here me vote .
Me konsiderate te larte : Illo Foto , NY- Korrik -2015

Filed Under: Opinion Tagged With: Gezim Kopani, Illo Foto, leter, Myftiut te Pukes

Kosovë, themelohet Universiteti i Shkencave të Aplikuara në Ferizaj

July 28, 2015 by dgreca

FERIZAJ, 28 Korrik 2015/-Ministri kosovar i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Arsim Bajrami ka marrë pjesë sot në mbledhjen konstituive të Këshillit për themelimin e Universitetit të Shkencave të Aplikuara në Ferizaj. Ai ka vlerësuar se themelimi i këtij universiteti është shumë i rëndësishëm dhe do të ndihmojë edhe zhvillimin ekonomik të Ferizajt. “Ky nuk është një universitet më tepër në Kosovë, sepse është një universitet i veçantë, i profilizuar, e që do të jetë i lidhur me tregun e punës”, theksoi Bajrami.
Ai shprehu bindjen se anëtarët e Këshillit do të angazhohen maksimalisht për ta quar përpara këtë universitet dhe i porositi ata që të angazhohen për të siguruar lidhje me ekonominë dhe partneritet me bizneset.
Ministri Bajrami është takuar edhe me kryetarin e komunës së Ferizajt, Muharrem Sfarqa, ku i ka uruar të gjithë qytetarët e kësaj komune për fillimin e punës së Universitetit, ndërsa ka biseduar edhe për gjendjen në arsimin parauniversitar në këtë komunë.
Ministri vizitoi edhe shkollën e mesme në Ferizaj, respektivisht punët finale që janë duke u kryer në këtë objekt të ri që është investim i MAShT, si dhe shkollën fillore në Zaskok për të parë nga afër kushtet, në të cilat mësojnë nxënësit dhe mundësitë për investime në të ardhmen./B.Jashari/

Filed Under: Kronike Tagged With: Kosove, në Ferizaj?, themelohet, Universiteti i Shkencave të Aplikuara

Tiranë, ambasada e SHBA-ve për raportin e DASH

July 28, 2015 by dgreca

Raporti për Trafikun e personave, ambasada “vlerëson si të turpshme që ka një anëtar të parlamentit shqiptar me dënime për trafikimin e njerëzve”
Në Shqipëri Ambasada amerikane u shpreh sot se e “vlerëson si të turpshme që ka një anëtar të parlamentit shqiptar me dënime për trafikimin e njerëzve”. Deklarata e përfaqësisë diplomatike të Shteteve të Bashkuara në Tirana, erdhi pas publikimit një ditë më parë të Raportit të Departamentit amerikan të Shtetit për Trafikun e qënieve njerëzore ku vihej në dukje fakti se një deputet i tanishëm i parlamentit ka qenë dënuar më parë për krime që lidhen me trafikimin. “Shqiptarët kanë të drejtën të kenë përfaqësues të zgjedhur me integritet dhe standarte të larta etike, jo kriminelë”, thuhet më tej në deklaratën e ambasadës, ndërsa shtohet se “Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë t’i kërkojnë të gjitha partive politike që t’i mbajnë individët me të shkuar kriminale larg jetës politike dhe publike të Shqipërisë”.Në raportin e këtij viti Shqipëria klasifikohet në shkallën e dytë, pa ndryshim nga viti i kaluar, ndërsa theksohet se “Qeveria e Shqipërisë nuk i plotëson krejtësisht standardet minimale për eliminimin e trafikimit të qenieve njerëzore, megjithatë po bën përpjekje të rëndësishme në këtë drejtim”. Në deklaratën e ambasadës në vijim të interesimit të mediave vendase lidhur me raportin e Departamentit të Shtetit thekson se “ne nxisim qeverinë shqiptare t’i vazhdojë ato përpjekje për të luftuar të gjitha format e trafikimit të njerëzve nëpërmjet zbatimit të fortë të ligjit dhe mbrojtjes efikase të viktimave, si dhe me politika për parandalimin e trafikimit. Shtetet e Bashkuara janë të angazhuara të punojnë me Shqipërinë për të mbështetur përpjekjet e vazhduara kundër trafikimit të njerëzve”, saktëson deklarata

Raporti i Departamentit Amerikan të Shtetit/

Trafiku njerëzor, Shqipëria pa ndryshim

Në raportin e këtij viti Shqipëria klasifikohet në shkallën e dytë, pa ndryshim nga viti i kaluar. Gratë dhe fëmijët në Shqipëri, thuhet në raport, janë kryesisht objekt trafikimi seksual në vendet fqinje, Kosovë, Maqedoni dhe Greqi, por edhe në vende të tjera evropiane. Viktimat shqiptare dhe disa viktima të huaja janë objekt pune të detyruar në Shqipëri, sidomos në industrinë e turizmit. Një numër në rritje fëmijësh shqiptarë, shpesh të etnisë rome ose egjiptiane, janë objekt lypjeje të detyruar dhe formash të tjera pune të detyruar në Shqipëri si dhe në vendet fqinje: Greqi, Kosovë, Maqedoni dhe Mal të Zi. Disa vajza shqiptare bëhen objekt trafikimi seksual ose pune të detyruar pas martesave me kontratë. Një numër grash të huaja nga vende evropiane, si Ukraina, Rusia, Britania dhe Norvegjia janë objekt trafikimi seksual në Shqipëri. Në raport thuhet se bashkëpunimi i zyrtarëve në krimet e trafikimit mbetet një shqetësim i rëndësishëm. Aty përmendet fakti se një deputet i tanishëm i parlamentit ka qenë dënuar më parë për krime që lidhen me trafikimin. Qeveria e Shqipërisë, thotë raporti, nuk i plotëson krejtësisht standardet minimale për eliminimin e trafikimit të qenieve njerëzore, megjithatë po bën përpjekje të rëndësishme në këtë drejtim. Raporti rekomandon që Shqipëria të rrisë financimet për strehimin e viktimave të trafikimit dhe të vërë rregullisht në dispozicion fonde për këtë qëllim. Aty rekomandohet gjithashtu që për viktimat të sigurohet kujdes shëndetësor dhe mendor falas, sipas një ligji të vitit 2014 dhe vendimit të ministrisë përkatëse. Në raport thuhet që viktimat të mos ndëshkohen për akte të paligjshme të kryera si rezultat i drejtpërdrejtë i faktit që kanë qenë objekt trafikimi. Raporti rekomandon gjithashtu që të vazhdohen përpjekjet për kontrollin e fëmijëve të rrugëve për shenja trafikimi.

Filed Under: Kronike Tagged With: ambasada e SHBA-ve, për raportin e DASH, Tirane

Shqipëri, të marroft Zoti!….Më falë Shqipëri!

July 28, 2015 by dgreca

Ne Foto: Bjeshkët me Namë, të cilat Jovan Cvijiqi i bëri të Namura!/
Nga Fahri XHARRA/
Më falë Shqipëri që të rëndova ndoshta edhe të lëndova! Më fal! Por i pezmatuar nga ato që po lexoj për ne e mbi ne , ta mbushin zemrën plot vaj. Si lejohet që çdo kush të shkordhet mbi ne , e ne të heshtim? Si lejohet, e gjithë ajo energji e mohuesve të shkarkohet mbi ne?
Dhe Shqipëria heshtë, nuk bëzanë!
Që nga koha e Ismail Qemalit , neve nuk patëm njerzë të denjë të politikës që ti dalin zot atdheut. Na erdhi Esat Pasha me dum`babën , e pastaj deri te mbreti Zog , sa qeveri i ndërruan , pastaj mbreti , pastaj fashizmi , pastaj Enveri që me çdo kusht donte të hyj në histori me marksizëm – leninizmin e tij , donte ta rrenojë “ imperializmin” dhe “revizionizmin “ në botë . Pastaj Ramiz Alija , Sali Berisha, Fatos Nano dhe tani Edi Rama , asnjë nga këta ,asnjë për komb. Leta shikojnë historinë e tyre udheqëse te gjallët dhe kurse për ata që na i kan marrur të ligat ,le të hapin sytë trashëgimtarët dhe të na tregojnë një sukses kombëtar.Asnjë!
Serbia e ka ndërruar strategjinë e poshtërimit ndaj nesh , ndaj shqiptarëve ,ndaj Shqipërisë ! Tani janë futur në lojë boshnjakët ( me të vjetrën , muslimanët) e viseve shqiptare të cilët konferencat e ndryshme i ndanë nga trungu. Tani mu ata që e paten fatin e tillë , të ndarjes , të zhdukjes nga origjina e tyre e kërkojnë veten diku në askund .Le të shkojnë ku të duan , të humbur janë sepse neve nuk kishim fuqi t`i mbrojmë . Le të shkojnë ku të duan se ne nuk e dijmë as një fjalë zyrtare për ti “kthjelluar: nga mendja dhe të mendojnë ndyreshe ; ose së paku mos të mundohen të na” ndërrojnë” strukturën kombëtare të Shqipërisë .
E keni njohur një historian boshnjak , quhet Mustafa Memaj ( jo , Memiq ) është nga Gusinja , ishte dikur shqiptar; kurse tani boshnjak ( musliman ) me ndikim të madh në kombin e tij të dikurshëm shqiptar .( Mustafa_Memic_2007Mustafa Memić rođen je 24. augusta 1924 godine u Gusinju, gdje je 1935. završio četverogodišnje osnovno školovanje. Od septembra 1935. do kraja marta 1941. godine učio je u Velikoj medresi kralja Aleksandra u Skoplju. ) Paska pas mësuar 6 vjet në Medresën e madhe të Shkupit “ Krajl Aleksandër” . Aty ku edhe hasan Kaleshi i morri mëesimet për tradhtinë kombëtare.
Tani , edhe pse i shtyer në moshë ai prapë e vazhdon lojën e tretjes së shqiptarëve të vendit të tij në amulli kombëtare e cila nuk ka egzistur kurrë ; në boshnjak të Sanxhakut ?
Ai e thot dhe e shkruan edhe e mbronë nërkombëtarisht “ Banorët që nga Bjeshkët me Nam ( Prokletije ) janë të njohur për organizimin fisnor dhe malor të jetës së tyre, dhe mirreshin vetëm me blegtori , dhe normalisht edhe me dyndje“
E ka një qëlim të keq Mustafa Memiqi kur thot” që lëvizjet e tyre ishin një kahore nga malet malaziase(?) dhe malësisë së Shodrës (crnogorskih brda i skadarske malesije ) e drejt në krahinën e Plavës dhe Gusisë , Luginës së Lumit Lim dhe Rozhajës e në anën tjetër drejt Podgoricës , rrafshinës së Zetës dhe Nikshiqit dhe Tivarit “ Pra ,andej para nuk paska pasur shqiptar vendas por vetëm ardhacak malësor ? ( Të flisite për kohën parailire , ndoshta .Por jo , ai flet për kohërat e reja ) . (Qëllimi 1 ) . Dhe vazhdon . : lëvizjet në kahjen tjetër- drejt Shkodrës (najprije su zapažena krajem XVII vijeka iz Boke Kotorske, prvenstveno iz Herceg Novog i Risna i krajem XIX vijeka iz Nikšića, Spuža, Žabljaka, Zete i Podgorice, a tokom druge decenije XIX vijeka iz plavsko-gusinjske oblasti, takođe prema Skadru. )
Pra lëvizjet e muslimanëve ( lexo: shqiptarëve ) nga tokat e tyre e drejt Shqipërisë , nga Boka e Kotorit, HercegNovi, Nikshiqi, Spuzha, Zhablaku , Zeta e Podgorica , pastaj nga Plava e Gusija,.( Qëllimi 2 dhe 3 )
Ky ishte një debim me dhunë i shqiptarëve të Bokës së Kotorit, HercegNovit, Nikshiqit, Spuzhës, Zhablakut , Zetës dhe Pogoricës pas Kongresit të Berlinit (1878 ) – qëllimi 2 , dhe qëllimi i tretë të na bindë nebve dhe botën që malaziasit e populluan Veriun e Shqipërisë me popullsi boshnjake .
Literatura që Memaj ( Memiqi ) e ka përdorur për këtë shkrim është impozante:
1. Tomo K. Popović, Herceg-Novi, Istorijske bilješke, knj. prva, 1382-1797, Orjena, Herceg-Novi, 1924, 95;
2. Hivzija Hasandedić, Spomenici islamske kulture u Herceg-Novom i okolini, “Takvim” 1407/8-1987, Sarajevo, 1987, 152, 153; – Hrvatski arhiv Dubrovnik, C, 2-Za, C 2-4, C-61 a, Acta turcarum Arhiva 5. 3.Tomo K. Popović, Herceg-Novi, 93;
4. Autor podatke dobio od Oručević Slada, dip. ekonomista u Privrednoj komori SR BiH, zavičajno iz Podgorice. Ima rođake u Skadru;
5. Mustafa Memić, Plav i Gusinje u prošlosti, Beograd, 1989, 75;
6. Razgovor autora sa Bašić (Duli) Medihaja, živi u Tirani, razgovor vođen kada je kao gost boravila u Sarajevu (10. VI 1990. godine);
7. Petar Šobajić, Nikšić-Onogošt, Beograd 1938 116.
8. Isto, 120.
9 Dr Žarko Bulajić, Agrarni odnosi u Crnoj Gori (1878-191 2), Titograd, 1959, str. 88-89;
10Demuš Đoković, Razvoj revolucionarnog pokreta na području Tuzi i Malesije između dva svetska rata. Rukopis u Istorijskom institutu SR Crne Gore; Hercegovine 11503, 11504;
Shikoni , të heshturit e Shqipërisë , Mustafa Memiqi , nuk është për tu injoruar ,sepse ai kryen shërbime të mëdha në mohimin dhe shtrembërini e historisë sonë, Librat e tij janë të pa numërt , dhe të gjitha me një qëllim : Mohimin!:
Librat e Memiqit:
1.Velika medresa i njeni učenici u revolucionarnom pokretu, Skoplje 1984., recenzenti: dr. Anton Kolendić i Edib Hasanagić,
2.Plav i Gusinje u prošlosti, Beograd 1989., recenzenti: akademik Branko Pavićević i akademik Sima Ćirković,
3.Bošnjaci-Muslimani Sandžaka i Crne Gore, Sarajevo 1996., recenzenti: akademik Avdo Sućeska i prof. dr. Mustafa Imamović,
4.Poznati Bošnjaci Sandžaka i Crne Gore, Sarajevo 1998., recenzenti: prof. dr. Enes Pelidija i prof. dr. Ismet Dizdarević,
5.Kad iz staračkih grudi prikrivena se zavist i zloba probudi, Sarajevo 2001., recenzenti: Ishak Laličić i Fehim Kajević,
6.Korjeni zla i nasilja, Sarajevo 2002., recenzenti: mr. Muharem Kreso i dr. Husnija Kamberović,
7.Bošnjaci (Muslimani) Crne Gore, Sarajevo 2003., recenzenti: prof. dr. Novak Kilibarda i dr. Safet Bandžović,
8.Pojave prozilitizma u plavsko-gusinjskom kraju 1913. i 1919. godine, Sarajevo 2004., recenzenti: akademik Muhamed Filipović i mr. Sefer Halilović.
9.Sjećanje na Dževahiru Memić, rođ. Hot, Sarajevo 2004.
E ne , na qoftë për marre e për turp , kënaqemi me një ideologji antikombëtare, i lejomë krymbat e huaj t`i lëshojnë larvat e tyre që vështirë çrrënjosen
Fahri Xharra, 28.07.15 , Gjakovë

.

Filed Under: Opinion Tagged With: Fahri Xharra, Më falë Shqipëri

Kosovë- Ndahen Çmimi për Vepër Jetësore dhe Çmimi Vjetor

July 28, 2015 by dgreca

Kosovë- Aktorit Xhevat Qorraj Çmimi “Bekim Fehmiu”/
-Regjisorit Agim Sopi Çmimi për Kinematografi/
Nga Behlul Jashari/ PRISHTINË, 28 Korrik 2015/-Aktori kosovar Xhevat Qorraj, me mëse 60 role në teatër dhe në film, është fituesi i Çmimit Kombëtar për Vepër Jetësore “Bekim Fehmiu”.
Sipas vlerësimit të jurisë, Çmimi Kombëtar për Vepër Jetësore “Bekim Fehmiu” i ndahet aktorit Xhevat Qorrajt “për rolet e tij të shumta të realizuara që nga fillimi i viteve të 70-ta e këndej në vepra të ndryshme filmike të produksionit vendor, kryesisht role kryesore, të cilat, si në kinematografinë e paraluftës, ashtu edhe në atë të pasluftës, nga kritika vendore dhe ajo ndërkombëtare, janë pranuar dhe vlerësuar si kreacione të nivelit të lartë artistik”.
Ka luajtur në filmat “Kur pranvera vonohet”, “Rojet e mjegullës”, “Era dhe lisi”, “Binarët”, “Kulla”, “Tre veta kapërcejnë malin”, “Tri dritare dhe një varje”, “Kodi i jetës”, e të tjerë.
Pas rolit të Babait të Madh në shfaqjen “Macja mbi çatinë e nxehtë” të regjisorit Florent Mehmeti në Teatrin Kombëtar të Kosovës, në vitn 2010, u pensionua.
Në ceremoninë e zhvilluar sot pasdite, aktori Xhevat Qorraj, duke falënderuar Ministrinë e Kulturës për çmimin tha se, “ky është shpërblimi më i dashur për mua, sepse e mban emrin e aktorit të madh Bekim Fehmiut”.
Çmimin vjetor për Kinematografia iu dha regjisorit, skenaristit dhe producentit Agim Sopi dhe sipas vlerësimit të jurisë, ky çmim jepet “për suksesin e jashtëzakonshëm me filmin ‘Agnus Dei’, i cili me përmbajtjen dhe me formën e tij, në mënyrë krejt të veçantë, trajton dramën e luftës së fundit në Kosovë”. Filmi, me premierë në vitin 2012, ka marrë mbi 30 çmime në festivale ndërkombëtare.
Ministri kosovar i Kulturës, Kujtim Shala ndau çmimet pas vlerësimeve të jurisë, në përbërje Musa Ramadani, Lindita Zeqiraj, Bekim Lumi, Drita Krasniqi dhe Besim Rexhaj.
Çmimi “Bekim Fehmiu” që iu dha aktorit Xhevat Qorraj, në bazë të rregullores, shpërblehet me 5000 euro. Ndërsa, Çmimi Vjetor për Kinematografi që iu dha regjisorit Agim Sopi për filmin “Agnus Dei”, shpërblehet në vlerë 2500 euro.

Filed Under: Kulture Tagged With: B Jashari, dhe Çmimi Vjetor, Kosovë- Ndahen Çmimi për Vepër Jetësore

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 8
  • 9
  • 10
  • 11
  • 12
  • …
  • 100
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • NDAA i SHBA-së dhe pozicioni i Kosovës në arkitekturën e sigurisë
  • Alis Kallaçi do të çojë zërin dhe dhimbjen e “Nân”-s shqiptare në Eurovision Song
  • Garë për pushtet…
  • Njëqind vjet vetmi!
  • “Shënime për historinë antike të shqiptarëve”*
  • Si funksionon sistemi juridik në Shqipëri dhe pse ai ka nevojë për korrigjim?
  • Emisionet postare festive të fundvitit në Kosovë
  • JAKOBSTADS TIDNING (1939) / MBRETI ZOG, SHUMË BUJAR ME BAKSHISHE. — EMRI I TIJ NUK DO TË HARROHET KAQ SHPEJT NGA PRONARËT DHE PERSONELI I HOTELEVE NË VARSHAVË.
  • HAFIZ SHERIF LANGU, DELEGATI I PAVARËSISË TË CILIT IU MOHUA KONTRIBUTI PËR 50 VJET ME RRADHË, KLERIKU DHE VEPRIMTARI I SHQUAR I ÇËSHTJES KOMBËTARE
  • RIPUSHTIMI I KOSOVËS – KUVENDI I PRIZRENIT 1945
  • Nikola Tesla, gjeniu që u fiksua pas pëllumbave dhe u dashurua me njërin prej tyre
  • Bahamas njeh Kosovën!
  • Legjenda e portës shkodrane, Paulin Ndoja (19 dhjetor 1945 – 16 prill 2025) do të mbushte sot 80 vjeç
  • “Roli dhe kontributi i diplomacisë shqiptare në Maqedoninë e Veriut nga pavarësia deri sot”
  • Marie Shllaku, kur një jetë e re u shndërrua në përjetësi kombëtare

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT