• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Archives for July 2015

Basha publikon Dosjen e krimit elektoral

July 1, 2015 by dgreca

Nga Lulzim BASHA*/
Zgjedhjet vendore të 21 qershorit priteshin të shënonin një përparim dhe një frymëzim të ri për demokracinë në vendin tonë, sidomos në kushtet kur kemi marrë statusin e vendit kandidat në Bashkimin Europian dhe synojmë hapjen e bisedimeve për anëtarësim të plotë në familjen europiane. Për fatin e keq të shqiptarëve dhe për turpin e qeverisë Rama-Meta këto zgjedhje po vulosen dita-ditës, sa më qartë del në pah e vërteta e tyre tronditëse, si zgjedhje jashtë çdo standardi bashkëkohor europian, si zgjedhje jo të lira dhe të ndershme. Në këto zgjedhje u dëshmua shfaqja më brutale e krimit të veshur me pushtet dhe pushtetit të veshur me krim në qeverisjen e Republikës së Shqipërisë. Tashmë në historikun e demokracisë shqiptare dhe në kancelaritë e botës perëndimore këto zgjedhje janë shënuar për: Aktin e paprecedent të kandidimit të përfaqësuesve të krimit, trafikantë, tutorë, pengmarrës dhe kriminelë të njohur e të skeduar që dyshja Rama-Meta i kandidoi, pasi refuzoi thirrjet opozitare, mbarëqytetare, kombëtare dhe të komunitetit ndërkombëtar për t’u tërhequr nga ky akt poshtërues për Shqipërinë dhe shqiptarët. Aktivizimin masiv dhe të dhunshëm të bandave të armatosura kriminale që vepruan nën mbrojtjen e policisë para dhe gjatë ditës së zgjedhjeve, duke kërcënuar kandidatët e opozitës, mbështetësit e saj dhe zgjedhësit. Angazhimin si kurrë më parë në zgjedhje të të gjithë strukturave të shtetit, tatimorëve, inspektorateve, drejtorive arsimore dhe të shëndetit, burgjeve, OSHEE e në veçanti të policisë e që ushtruan një fushatë sulmesh, dhune, terrori, shoqërimesh, arrestimesh, kërcënimesh dhe keqtrajtimesh ndaj aktivistëve, kandidatëve dhe mbështetësve të opozitës nga Malësia e Madhe në Sarandë, nga Durrësi në Korçë, nga Bulqiza në Gjirokastër, nga Mallakastra në Cërrik, nga Mati në Vorë, nga Puka në Rroskovec e kudo. Kërcënimin e administratës publike për votën dhe përdorimin e aseteve publike në funksion të fushatës të kandidatëve të qeverisë, urdhrin kriminal ndaj drejtorëve të administratës nga Kryeministri i vendit për të marrë në dorë rezultatin e kutive të votimit. Derdhjen marramendëse të fondeve publike dhe parave të krimit dhe të korrupsionit qeveritar për të blerë masivisht votat me lekë, me ushqime e me veshmbathje. Sekuestrimin e mijëra kartave të identitetit, kundrejt shpërblimeve monetare apo ushqimore, por dhe si kurrë më parë, nëpërmjet kanosjes dhe persekutimit të votuesve të djathtë, duke synuar paralelisht dhe manipulimin dhe falsifikimin e mijëra të tjerave dhe përdorimin e një numri të madh për votime false në emër të personave që rezultojnë jashtë vendit dhe në emigracion për muaj e për vite të tëra. Manipulimin e listave zgjedhore dhe mbushjen e kutive të votimit veçanërisht gjatë pasdites së 21 qershorit në një numër të madh qendrash votimi pas nxjerrjes jashtë me forcë të komisionerëve të opozitës. Presioni dhe kërcënimet ndaj gazetarëve, medias dhe kufizimet e lirisë së shprehjes. Presioni ndaj institucioneve administruese të zgjedhjeve, si KQZ, vendimet antiligjore dhe standardet e dyfishta të së cilës merituan një vend të veçantë në raportin e ndërmjetëm të ODIHR.
Bandat u përdorën si njësi
paramilitare ndaj qytetarëve
Unë dua të sjell sot para jush vetëm disa prej rasteve flagrante të dhunimit të standardeve të zgjedhjeve dhe deformimit të vullnetit të zgjedhësve. Ndonëse Partia Demokratike dhe aleatët tanë ndërkombëtarë SHBA, BE, PE u angazhuan fuqimisht në procesin e dekriminalizimit, dyshja Rama-Meta në shpërfillje të hapur të angazhimeve të tyre formale kandiduan në zgjedhjet vendore përfaqësues të botës së errët të krimit si Artur Bushi në Krujë, Artur Bardhi në Kurbin, Elvis Roshi në Kavajë, Ndoni në Këlcyrë, Peçi në Tepelenë, Qaja në Devoll, Kokoneshi në Divjakë, Hasalla në Peqin, individë që ushtruan presion të hapur ndaj zgjedhësve, punonjësve të administratës, si dhe përdorën paratë e krimit të organizuar për të blerë vota.
Në zgjedhje u përfshinë banda të lidhura me pushtetin, të cilat vepruan si njësi paramilitare për të kërcënuar, trembur dhe dhunuar kandidatët, aktivistët dhe zgjedhësit tanë para syve të policisë që nuk ndërmori asnjë masë edhe përkundrejt denoncimeve të opozitës, si ajo e Shullazit dhe Xhabaftëve në Tiranë dhe Vorë, “Hakmarrja për Drejtësi” në Lushnjë dhe në Vlorë, bandat e Ben Qimes në Fier, banda e Kazazëve në Kavajë, bandat e Taullaut, Dokles, Lul Berishës dhe Hoxhës në Durrës, banda e Spahinjve në Bulqizë banda e Suel Çelës në Elbasan etj.
I dënuari me burgim të përjetshëm për vrasjen e kryekomisar Dritan Lamajt, Arben Frroku u përfshi në një fushatë të ethshme në Pukë. Ai jo rastësisht u lirua pak para zgjedhjeve, por si garanci për të punuar në krah të Edi Ramës në Pukë me të cilët është parë dhe në ambiente publike. Si shpërblim Arben Frroku mori të drejtën për t’u larguar jashtë vendit vetëm pak ditë para se ai të dënohej me burgim të përjetshëm nga Gjykata e Apelit.

Kandidatët e opozitës u kërcënuan

Kandidatët e opozitës u kërcënuan që nga mbyllja e bizneseve, dhunimi i të afërmve e deri me jetë në mënyrë që të tërhiqeshin nga gara. Raste të bëra publike janë ato të kandidatit të Partisë Demokratike në Pogradec që u kërcënua me jetë përmes një mesazhi, kandidatit në Pukë që u kërcënua në ambientet publike, kandidatit të Kamzës ku në drejtim të tij u qëllua me armë zjarri, kandidatit të Vaut të Dejës ku një punonjës policie qëlloi në drejtim të vëllait të tij. Kandidatit të Cërrikut të dy nipërit, të cilit u goditën barbarisht në sulme të veçuara dhe kandidatit të Vorës, ku e gjithë makineria shtetërore u investua për ta shantazhuar. Ka patur madje dhe raste kërcënimesh me jetë ndaj kandidatëve për Këshillin Bashkiak si në Delvinë, arkitektit Pandi Zhonga. Në Malësi të Madhe deputeti Sterkaj, nxori armën, gjatë procesit të numërimit të votave më 21 qershor, brenda Qendrës së Numërimit të Votave të KZAZ-së Nr. 1.
Kërcënime që shoqëroheshin nga presioni permanent i grupeve të individëve që lëviznin me makina pa targa, me xhama të zinj e të armatosur siç është raportuar gjerësisht në Krujë, Vorë, Bulqizë, Pukë, Cërrik. Në Fushë-Krujë u vendos dhe eksploziv pranë një zyre elektorale të kandidatit tonë metra larg komisariatit të policisë.
Vëllai i kandidatit të mazhorancës në Bashkinë e Selenicës njëkohësisht shef Komisariati në Shkodër i vuri pistoletën e shërbimit në kokë anëtarit të KZAZ-së së PD-së, duke i thënë: “Do të të jap një plumb në kokë”. Shefi i Komisariatit Nr. 6 të Policisë së Tiranës, shefi i Policisë Vorë dhe inspektorë të policisë u fotografuan në aktivitete elektorale në shoqëri të individëve me precedentë penalë dhe njëherësh kanë ushtruar presion ndaj anëtarëve të shtabit elektoral të kandidatit të PD, anëtarëve dhe simpatizantëve të kësaj partie në Vorë, duke i shoqëruar në mënyrë periodike në komisariat.

Aktivistët e PD u dhunuan
barbarisht në komisariate

Po në Tiranë, aktivistë të Partisë Demokratike, Njësia 8, u shoqëruan në Komisariatin Nr. 4 me qëllimin e vetëm për të përhapur panik ditën e votimit, më 21 qershor.
Shefi i Komisariatit të Policisë Bulqizë u kap duke pasur në makinën e tij kutinë e votimit Nr. 1076 nga fshati Gjuras.
Kryeplaku i fshatit Bërshi dhe anëtar aktiv i Partisë Demokratike në Burrel, zoti Qazim Rexhepi, u kërcënuar nga vëllai i shefit të Policisë Kriminale në Burrel.
Anëtarë të PD në Mallakastër u kërcënuan me armë në kokë nga efektivë të Policisë së Shtetit disa orë para mitingut të kreut të opozitës dhe dy ditë me vonë ku pa asnjë shkak është ndaluar dhe kandidati i opozitës.
Në fshatin Postribë, policia ushtroi dhunë dhe terror në banesat e mbështetësve të Partisë Demokratike. Shoferi i kandidatit të PD në Klos u godit nga shefi i Krimeve të Klosit, Ferdi Kola, njëkohësisht bashkëshorti i kandidates së majtë, Valbona Kola.
Dhunës barbare nuk i kanë shpëtuar dhe anëtarë e simpatizantë të Partisë Demokratike, në Sukth u dhunuan të rinjtë e Partisë Demokratike para një tubimi elektoral, në Malësi të Madhe policia ushtroi dhunë ndaj simpatizantëve të PD-së pas takimit elektoral të kryetarit të opozitës, dhunë e cila vazhdoi edhe gjatë procesit në numërimit në këtë njësi ku u godit kreu i PD lokale, si dhe u arrestua një numërues i PD.
Banorët e fshatit Fushë Prezë thonë se, forcat e policisë të shoqëruar nga persona të panjohur kanë hyrë me forcë në shtëpitë e tyre dhe kanë ushtruar terror për më shumë se gjashtë orë në mënyrë që të mund të bënin dëshmi të rreme se kandidati i opozitës u ka dhënë, “thasë mielli”, praktikë kjo e njohur e LSI-së dhe PS-së. (Siç është ajo shprehja e urtë: “Hajduti thotë, kapeni hajdutin!”).

Votues të opozitës u ndaluan dhe
u terrorizuan ditën e zgjedhjeve

Kemi bërë publike prova dhe fakte që votues të opozitës u ndaluan për të votuar, u terrorizuan dhe rrahën në ditën e zgjedhjeve nga bandat dhe individë me precedentë kriminalë siç është rasti i znj. Mereme Agalliu, bashkëshortja e kryetarit të PD-së për seksionin Nr. 6 në Durrës, që u dhunua barbarisht apo në Elbasan z. Xhevdet Mustafaj, që u kërcënua me jetë së bashku me familjen e tij nga banditët Çela me urdhër të Qazim Sejdinit.
Mosndëshkimi i fenomenit të faktuar të blerjes së votave në tetor 2013, në Korçë dha një garanci të mosndëshkimit për krime të tilla elektorale, duke sjellë një blerje masive të votave në zgjedhjet lokale të 2015-ës.
Si kurrë më parë, në kundërshtim të hapur me ligjin, vetëm dy ditë para zgjedhjeve, të burgosurit janë regjistruar masivisht për të votuar në zgjedhjet lokale, në dhjetëra njësi në mbarë vendin. Vota e detyruar e tyre në favor të kandidatëve të pushtetit ka qenë vendimtare jo në pak nga këto njësi.
Manipulimi i një numri të madh të kartave të identitetit (rreth 2000) në rrethin e Shkodrës është denoncuar nga media e pavarur.
Një tjetër videoregjistrim i bërë publik tregoni se negociatat për të shitur 70 karta identiteti për kandidatin e majtë për Bashkinë e Kamzës, Safet Gjici, pra dhënien e kartës së identitetit në këmbim të parave.
Në Durrës, ka prova konkrete të emigrantëve, të cilët nuk ishin fizikisht në Shqipëri më 21 qershor, por kanë votuar. Përveç kësaj, ka raporte se të dhënat e TIMS vazhdojnë të manipulohen në mënyrë që të përputhen me të dhënat e votimit. Ka edhe dëshmi të zgjedhësve që iu është refuzuar e drejta e votës, pasi persona të tjerë kishin votuar më parë me identitetin e tyre.
Në Durrës, brenda më pak se një muaji Vangjush Dako dhe drejtorët e tij regjistruan më shumë se 2,800 votues fiktivë, ndërsa në rrethin e Kavajës, Roshi regjistroi në adresën e Fabrikës së Letrës 595 votues të rinj janë brenda 12 ditëve.

Dëshmi të qytetarëve që shitën votën

Në të gjithë vendin, ka qindra dëshmi të qytetarëve, të cilët pohojnë se shitën votën në këmbim të parave dhe ushqimeve. Komuniteti rom, familje në varfëri ekstreme dhe të papunë kanë qenë në shënjestër të blerjes së votave.
Por, përveç kësaj forme të blerjes së votave, kemi mbledhur gjithashtu qindra raporte të kartave të identitetit të “blera” ose “mbajtur” nga votuesit e mundshëm të opozitës deri në ditën pas zgjedhjeve, për të pamundësuar votimin e tyre.
Janë raportuar më shumë se 500 raste familjesh të kërcënuara me jetë në mënyrë që të dorëzonin kartat e identitetit dhe nëse ky fakt do të bëhej publik në media, ata u kërcënuan se do t’u rrëmbeheshin fëmijët.
Shërbimet e detyrueshme nga entet publike u kushtëzuan për qytetarët me votën për koalicionin qeveritar. Rast flagrant është dhënia e KEMP-it në këmbim të votave në Dibër. Ndërsa në Gramsh, familjet e varfëra janë kërcënuar me ndërprerjen e ndihmës sociale dhe ato më vulnerabël në zonat rurale, me ndërprerjen e energjisë elektrike, nëse nuk votonin për kandidaten socialiste.
Presion i jashtëzakonshëm është ushtruar ndaj punonjësve të administratës. Atyre u është kërkuar të garantonin dhe të faktonin një numër të caktuar votash në këmbim të vendit apo janë kërcënuar se do të pushoheshin nëse merrnin pjesë në votim apo në procesin zgjedhor si vëzhgues apo komisionerë të opozitës.
Presion i jashtëzakonshëm është ushtruar ndaj punonjësve të administratës anembanë vendit. Atyre u është kërkuar të garantonin jo vetëm votën e tyre, madje dhe ta fotografonin atë, por dhe të siguronin një numër të caktuar votash në këmbim të vendit të punës.
Nëpunës civilë të djathtë janë kërcënuar se do të pushoheshin, nëse merrnin pjesë në mitingjet tona e në votim, e jo më për të folur për procesin zgjedhor si vëzhgues apo komisionerë të opozitës.

Administrata u përdor për
fushatë, mediat u shantazhuan

Godinat, automjetet dhe burimet njerëzore të administratës janë përdorur masivisht për të organizuar ose mbushur mitingjet elektorale të kandidatëve të majtë.
Qindra raste janë denoncuar, kur bizneseve të njohura si të djathta, në Tiranë, në Kukës, në Has në Sukth e në Korçë janë gjobitur, persekutuar dhe madje mbyllur si në Vorë, nga një administratë tërësisht në shërbim të interesave klienteliste elektorale e jo të qytetarëve.
Pamjet shokuese të Qazim Sedinit duke kërcënuar gazetarët janë maja e ajsbergut të kërcënimeve, të fshehta, publike dhe të drejtpërdrejta ndaj medias dhe ndaj gazetarëve. Vetë Kryeministri i vendit ka kërcënuar jo vetëm publikisht dhe në mënyrë të përsëritur kandidatët e opozitës, por edhe ka kërkuar tërheqjen e kandidatëve të pavarur nga gara, duke i kërcënuar se në rast mosbindje do të trajtoheshin siç trajtohen armiqtë.
Në Gjirokastër, fotografja e stafit elektoral të kandidatit tonë është shoqëruar në komisariat, ndërsa në Mat, makina e korrespondentit të “TV Mat”, Enver Doçi, është djegur sipas tij, në vijim të kërcënimeve të vazhduara nga njerëz të lidhur me PS.
Se çfarë ka ndodhur më 21 qershor në Shqipëri e kanë thënë, po e thonë dhe do ta thonë akoma më troç në ditët e ardhshme misionet dhe organizatat ndërkombëtare e kombëtare të vëzhgimit të këtyre zgjedhjeve.

Shqetësim ndërkombëtar për zgjedhjet

Raporti i parë i misionit të OSBE/ODIHR-it listoi një numër të madh shkeljesh dhe parregullsish në ditën e votimit, shkelje të cilat, të marra së bashku “minuan besimin e publikut në integritetin e gjithë sistemit”, konkludon me këtë sentencë të rëndë misioni i vëzhguesve ndërkombëtarë.
Në mbështetje të këtij raporti, Shtetet e Bashkuara të Amerikës deklaruan: “U bëjmë jehonë gjetjeve paraprake të OSBE/ODIHR për zgjedhjet vendore dhe ndajmë shqetësimet e tyre për blerjen e votave, pretendimet për presione mbi votuesit, institucionet e politizuara dhe parregullsi të tjera”.
Këshilli i Europës deklaroi: “Ne jemi të shqetësuar për raportet që kemi dëgjuar për frikësimin, presionin që u është bërë atyre që punojnë në administratën publike që të votojnë në një mënyrë të caktuar apo për kërcënimet se do të hiqen nga puna. Është një situatë që nuk është dinjitoze për një demokraci të pjekur në rast se, për shembull, mësuesit e shkollave apo zyrtarët e tjerë publikë kanë frikë se do të humbasin punën në rast se nuk mbështesin një kandidat të caktuar, qoftë edhe një person të pavarur. E njëjta gjë edhe për raportet, të cilat na kanë ardhur për blerjen e votave apo abuzimeve për sa i përket ryshfeteve. Kjo është shkatërruese për kredibilitetin e administratës zgjedhore dhe po ashtu dobëson edhe besimin e popullsisë te zgjedhjet”.
Pasi u njoh me raportin e parë të misionit të OSBE/ODIHR, kryetari i Komisionit të Jashtëm të Parlamentit Europian u tha mediave se, sikur gjysma e kësaj liste parregullsish të jetë e vërtetë, zgjedhjet janë të falsifikuara.
Brukseli dhe Uashingtoni po përballen papritur me një farsë zgjedhore të re, të padëgjuar në tokën e Europës, e cila ka treguar deri tani vetëm majën e ajsbergut dhe kjo u pa edhe dje në debatin që u zhvillua në Parlamentin Europian për zgjedhjet në Shqipëri, ku parregullsitë e listuara në raportin e parë të OSBE/ODIHR përcaktuan tonin e debatit kritik për këto zgjedhje. Organizatat e pavarura vendore të vëzhgimit të zgjedhjeve kanë publikuar fakte të tjera domethënëse të dhunimit të Kodit Zgjedhor dhe cenimit të standardeve demokratike të zgjedhjeve të lira, të ndershme e të barabarta.

Demaskim atyre që njollosën zgjedhjet

Partia Demokratike nga ana e saj është angazhuar fuqishëm, që ditën e zgjedhjeve dhe sidomos pas përfundimit të numërimit të votave, në përgatitjen e dosjes së plotë të dhunimit dhe manipulimit të zgjedhjeve vendore të 21 qershorit, që do ta bëjë publike, do ta denoncojë e ankimojë rast pas rasti, siç kemi nisur, në organet e drejtësisë, do t’ua verë në dispozicion miqve dhe partnerëve tanë ndërkombëtarë, do të kërkojë ndihmën dhe mbështetjen e tyre, siç po e kërkojmë:
– Për demaskimin dhe dënimin e atyre që ideuan, drejtuan dhe realizuan njollosjen e zgjedhjeve të 21 qershorit në Shqipëri;
– Për rikthimin me çdo kusht të standardit të zgjedhjeve të lira e të ndershme, pa të cilat, siç e kemi përsëritur shpesh, nuk ka liri për askënd, nuk ka demokraci për askënd, nuk ka zhvillim ekonomik dhe shoqëror, nuk ia vlen të jetohet.
Ndryshe nga sa premtuan për të vënë standardet mbi rezultatin, Rama-Meta vunë në këto zgjedhje gjithçka mbi standardet.
Mbi garën e ndershme e të barabartë vunë babëzinë e tyre për pushtet të pakufizuar.
Mbi të drejtën e qytetarëve për të zgjedhur lirisht e në qetësi partinë dhe kandidatin e zemrës vunë interesa të ndyra të një klientele partiake apo kriminale që arritën deri aty sa të merrnin peng të drejtën kushtetuese të mjaft shtetasve për të votuar.
Mbi aspiratën mbarëpopullore për hapjen e negociatave për anëtarësim në BE vunë aleancën e tyre me botën e krimit dhe korrupsionit, vunë llogaritë e tyre të ulëta dhe meskine.
Rama-Meta shkelën me të dyja këmbët standardet për t’u shpallur fitimtarë në një pseudogarë me rregulla të dhunuara.

Oreksi i shfrenuar mori peng zgjedhjet e lira

Rama-Meta sakrifikuan zgjedhjet, si pasuria më e madhe e qytetarëve, për të konfirmuar e vazhduar politikën e tyre të përkeqësimit dhe varfërisë galopante në vend.
Ata i shndërruan zgjedhjet vendore në pazarin më të pashembullt në Shqipëri dhe në Europë.
Ata e shtrinë në nivele të reja të panjohura pengmarrjen e pushtetit vendor nga krimi dhe malavita.
Ata e sfiduan ashpër dhe brutalisht nismën jetike, kombëtare dhe ndërkombëtare, për dekriminalizimin e pushtetit; ata sfiduan opozitën që e mori këtë nismë dhe SHBA e Europën që e mbështetën fuqishëm deri me thirrje publike të adresuara për të mos votuar kandidatë me rekorde kriminale, kandidimi i të cilëve “është një poshtërim për popullin shqiptar”, siç u shpreh ambasadori amerikan, Donald Lu.
Në bindjen time, ata i kanë bërë një dëm të madh demokracisë dhe vendit dhe ky dëm nuk do të vonojë të dalë në dritë të diellit në gjithë përmasat e veta.
Shqipëria do ta paguajë oreksin e shfrenuar të dyshes për të marrë peng zgjedhjet e lira.
Ka plot që pyesin sot “ku ishit ju”, duke na kujtuar rekordet e mëparshme të Ramës dhe Metës në prishjen e zgjedhjeve dhe urtësinë e popullit se ujku qimen e ndërron, por zakonin nuk e harron.
E mirëkuptoj pyetjen qoftë kur bëhet me dashamirësi, qoftë kur bëhet pa dashamirësi.
Ne ishim dhe jemi në këtë betejë për zgjedhje të lira e të ndershme me paralajmërimet dhe denoncimet tona frekuente kundër kandidimit të individëve me rekorde kriminale nga kundërshtari ynë.
Ishim dhe jemi në këtë betejë me paralajmërimet dhe denoncimet tona konkrete e të vendosura kundër angazhimit të bandave nga kundërshtarët tanë në një operacion elektoral kriminal të përmasave të panjohura në Europë.
Ishim dhe jemi në këtë betejë me paralajmërimet dhe denoncimet tona të vazhdueshme kundër blerjes së votës, kundër kërcënimit të zgjedhësve nga Kryeministri dhe lukunia e tij, kundër përdorimit të administratës herë si xhandar, herë si mish për top për interesat e qeverisë.

Në betejën për zgjedhje të lira përkrah SHBA dhe BE-së

Ishim dhe jemi në këtë betejë përkrah SHBA dhe Europës, me mjetet tona demokratike, me ndershmërinë dhe kurajon tonë, me vendomërinë dhe bindjen tonë se vetëm zgjedhjet e lira na çojnë përpara.
“Alternativa” tjetër do të ishte, sipas disa zërave, mospjesëmarrja në zgjedhje. Kundërshtari është investuar me kasandrat e veta për këtë opsion, pra për largimin e demokratëve dhe opozitarëve nga zgjedhjet. Kjo nuk ka qenë, nuk është e nuk do të jetë një opsion i Partisë Demokratike. Sa të ketë pluralizëm në Shqipëri dhe demokraci në botë- dhe do të ketë gjithnjë- Partia Demokratike do të jetë në fushën e betejës. Vetëm në këtë mënyrë dalin në pah në gjithë përmasat e tyre të neveritshme, manipulimet dhe marifetet e kundërshtarit në pushtet, vetëm në këtë mënyrë mbahet gjallë shansi i qytetarëve për të ndryshuar, vetëm në këtë mënyrë shkohet përpara drejt fitores. Kundërshtarin nuk e zgjedhim.
“Alernativa” tjetër, sipas së cilës duhet t’i përgjigjemi kundërshtarit me të njëjtën monedhë, pra kriminelë ai, kriminelë dhe ne, blerje votash ai, blerje votash dhe ne, armët e zjarrit në brez ai, armët e zjarrit në brez edhe njerëzit tanë, nuk meriton as të zihet në gojë. Ne jemi demokratë, pjesë e Partisë Popullore Europiane. Në sistemin tonë të vlerave dija, integriteti, ndershmëria dhe pozitivizmi janë cilësitë bazë të njerëzve që propozojmë për të drejtuar e përfaqësuar në çdo nivel të pushtetit. Dekriminalizimi për ne është një mision jetik për vendin, demokracinë, imazhin e vendit, familjen, edukimin e fëmijëve dhe të rinjve. Kemi bindjen e plotë se qytetarët e lirë na kanë mbështetur e do ta na mbështesin pa rezerva në këtë mision.
Ne e dimë e duhet ta dimë: Dyshja Rama-Meta dhe bandat që u angazhuan në këto zgjedhje prisnin një rezultat tjetër, prisnin, pse jo, zvogëlimin deri në zhdukje të PD-së dhe qendrës së djathtë, që është ëndrra e tyre e vjetër, ashtu siç kishte paralajmëruar kreu i ekzekutivit, Edi Rama, kur deklaronte lart e poshtë se të djathtën e vërtetë e kishte në koalicionin e tij!

PD dhe opozita rritje në këto zgjedhje

Por pavarësisht skemës kriminale për t’i marrë frymën opozitës, pavarësisht manipulimeve, blerjes së votave dhe marifeteve që do të jenë objekt i betejës sonë të re juridike dhe politike, Partia Demokratike dhe opozita u rrit në këto zgjedhje.
Vota për kandidatët tanë merr realisht një vlerë të shtuar në kushtet e presionit të madh, bombardimit të pandalshëm me propagandë dhe rrethimit të egër ku e vuri pushteti. Njëqind e njëzet mijë votat për Halim Kosovën në Tiranë, për të marrë vetëm një shembull, janë vërtet të arta në këtë aspekt. Besoj se për këtë arsye, ambasadori i SHBA në Tiranë, zoti Lu, i drejtoi një letër shumë domethënëse Halim Kosovës, duke promovuar pozitivizmin dhe ndershmërinë e tij në garë, një kontrast si nata me ditën me politikanët e korruptuar dhe kriminelë që janë përfshirë në blerje vote, manipulim dhe shantazhim të institucioneve demokratike. Unë gjej rastin ta falënderoj nga zemra ambasadorin Lu. Vlerat e Halim Kosovës janë vlerat tona referuese për sot dhe për nesër. Promovimi i këtyre vlerave na frymëzon dhe na mbush me besim se në dy vitet e mbetura të legjislaturës rritja jonë do të dyfishohet, ndërsa rënia e kundështarëve tanë do të futet në ritmin e konsumimit të përshpejtuar.
Vetëm Edi Rama gëzohet dhe englendiset me një fitore të damkosur nga vjedhjet dhe manipulimet, që as ia ka njohur, as ka për t’ia njohur si të ndershme asnjë institucion dhe vend mik.
Vetëm Edi Rama guxon të festojë pazarin dhe ankandin e zgjedhjeve nën qeverisjen e tij, një njollë turpi që vendit do t’i duhet kohë dhe punë për ta hequr.

Reformë Zgjedhore për shpëtuar votën e lirë

Zgjedhjet, të nderuar deputetë, ishin një problem qëkurse kjo dyshe futi në sistem blerjen e votës. Por sot, në dritën e manipulimeve të mëdha të evidentuara edhe nga ndërkombëtarët, zgjedhjet kanë dalë në pahun e kohës si problemi më madhor që ka vendi.
Përballja me këtë problem, duke bashkëpunuar ngushtë me miqtë dhe partnerët tanë, është beteja jonë e re. Është detyra jonë e dorës së parë të punojmë:
– Për të nxjerrë në dritë të plotë të vërtetën e këtyre zgjedhjeve.
– Për ta ndarë këtë të vërtetë ashtu siç është, me opinionin publik e partnerët ndërkombëtarë.
– Për të konceptuar një reformë zgjedhore që do të mundësojnë e garantojë shpëtimin e votës dhe zgjedhjeve nga pabarazia, blerja, vjedhja, tjetërsimi e tjerë dhe që do të garantojë përfaqësimin dinjitoz të shqiptarëve në qeverisjen vendore dhe atë qendrore.
U zgjata në çështjen e mësipërme sepse kjo është jetike për demokracinë, për Shqipërinë, jo vetëm për Partinë Demokratike.
Nuk mund të kemi pluralizëm dhe demokraci falso. Nuk mund të kemi zhvillim, përparim dhe integrim në Europës pa zgjedhje të lira. Nuk mund të ketë liri, nuk mund të ketë shtet, nuk mund të ketë qeveri dhe qeverisje legjitime pa zgjedhje të lira. Zgjedhjet e lira e të ndershme dolën edhe një herë në pahun e kohës që jetojmë si çështja më madhore e gjithë shqiptarëve, e Partisë Demokratike dhe opozitës.
E them me bindje. Por as e mendoj, as e them si alibi.
Unë e di se në të gjithë, me mendje dhe me zemër, kemi pritur dhe dëshiruar një rezultat ndryshe, një rezultat më të mirë nga ky që morëm.

Një detyrë e madhe për të reflektuar

Dua t’u shpreh sërish mirënjohjen tim më të thellë të gjithë atyre që besuan tek Partia Demokratike dhe opozita, që besuan te unë, që besuan tek kandidatët tanë dhe na votuan. Ky besim merr një vlerë të shumëfishtë përballë makinerisë së presionit, joshjes, parave, dhunës dhe kërcënimit me të cilën u përballën votuesit tanë. Por ata i sfiduan të gjitha këto, qëndruan për të votuar Partinë Demokratike.
Ky është një mesazh i madh force dhe frymëzimi për të gjithë ne. Sikurse është një detyrë e madhe për të reflektuar. Unë dhe gjithë drejtuesit e Partisë Demokratike, nga baza në qendër, kemi një përgjegjësi të madhe për të analizuar në thellësi rezultatin e këtyre zgjedhjeve kuti për kuti, bashki për bashki. Për të parë më shumë nga vetja jonë, të gatshëm të njohim dhe pranojmë defektet dhe të metat tona, pasi kështu do të bëhemi më të fortë.
Vota e atyre që na besuan do të përbëjë bazën e ringritjes tonë. Do të analizojmë fitoret për t’i patur si shembull, do të analizojmë humbjet për të nxjerrë mësime me qëllim për të dhënë më shumë, për të qenë në lartësinë e këtij besimi dhe pritshmërie, që të ngrihemi, të forcohemi, të përgatitemi shumë më mirë për betejën e radhës, të hedhim hapin vendimtar të fitores.
Kemi kaluar dy vite të vështira ku mbi të gjitha na është dashur të mbijetojmë dhe të rezistojmë përballë dhunës, agresionit, sulmeve dhe presioneve që synonin deri eliminimin e opozitës politike. Vota e 21 qershorit është dëshmia më e qartë që ne ia dolëm të qëndrojmë e të ngrihemi.

Këtë vjeshtë, takime qytet më qytet e fshat më fshat

Por për të arritur fitoren që të gjithë duam duhet të ringrihemi mbi këtë besim dhe këtë forcë. Bashkim, ribashkim, hapje, për të ftuar e bashkëpunuar me këdo dhe me të gjithë ata që pranojnë të ndajnë opozitën me ne dhe jo interesin.
Një hapje shumë më e madhe dhe një bashkëpunim më i ngushtë me shoqërinë civile, me botën intelektuale e akademike; një intensifikim shumë më i madh i komunikimit me qytetarët për të kompletuar pa humbur kohë programin më konkret dhe më të detajuar të zhvillimit që ndonjë opozitë ka patur ndonjëherë.
Shqipëria duhet të na shohë që këtë vjeshtë, qytet më qytet e fshat më fshat, duke komunikuar me njerëzit për problemet e tyre dhe alternativën tonë.
Në historinë e saj PD ka patur momente të vështira dhe shumë të vështira. Këta që fërkojnë duart sot i kanë fërkuar dhe atëherë, duke menduar se e zhdukën, e blenë dhe kësisoj do të mund të mbretëronin të qetë. PD as nuk zhduket, as nuk blihet. Ajo ka ditur të ringrihet dhe të fitojë në momente të tilla sfidash për të mirën e Shqipërisë. Unë ju premtoj se do të punoj me mish e me shpirt për të arritur këtë dhe nuk do ta tradhtoj besimin tuaj.
Sfida e sotme është instalimi i një qeverie oligarkike në aleancë me botën e errët të krimit. Rama-Meta bërtasin për fitore, por nuk u shndrit gëzimi. Janë kapur duke prishur dhe kapur zgjedhjet. Kanë krijuar krisje me partnerët tanë strategjikë me ngulmimin e tyre për të kandiduar individë me rekorde kriminale. Kanë pritur e shërbyer me çdo mjet shkatërrimin e opozitës, por panë rritjen e saj. Ndaj janë të dëshpëruar e të helmuar.
Ka lindur një vetëdije e re popullore kundër mashtrimit dhe krimit në pushtet. Kjo vetëdije është busulla, është e nesërmja e vendit. Jam i bindur për këtë. Por jam edhe më i vendosur se kurrë, bashkë me ju, bashkë me demokratët, bashkë me opozitarët, bashkë me gjithë qytetarët e lirë të këtij vendi, të udhëheqim këtë zgjim të madh kombëtar aspiratave popullore për zgjedhje demokratike, për një qeverisje të pastër e të përgjegjshme.(Fjalimi i kreut te demokrateve ne takimin me Grupin Parlamentar)

Filed Under: Opinion, Politike Tagged With: e krimit elektoral, Lulzim Basha, zbardh dosjen

239-vjetori i Pavarësisë, ceremoni festive në Ambasadën e SHBA

July 1, 2015 by dgreca

239-vjetori i Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës është festuar në Pallatin e Brigadave përmes pritjes tradicionale të Ambasadës Amerikane në Tiranë, ku morën pjesë krerët më të lartë të shtetit.
Në këtë eveniment, ambasadori Donald Lu shmangu komentet politike. Të gjithë fjalën përshëndetëse ai ia kushtoi njerëzve me aftësi të kufizuara, pasi këtë vit festohet edhe 25-vjetori i ligjit për amerikanët me aftësi të kufizuara.
Nëpërmjet mesazit të tij, ambasadori Lu inkurajoi dhe mbështeti përpjekjet e Shqipërisë në përmirësimin e jetesës së qyetetarëve shqiptarë me aftësi të kufizuara.
Ndërsa zëvëndësministrja e Mirëqënies Sociale, Bardhylka Kospiri tregoi dy histori suksesi të dy qyetarëve shqiptarë me aftësi të kufizuara që janë vënë në ndihmë të këtij komuniteti.
Ky event i përvitshëm i Ambasadës Amerikane shërbeu për të mbledhur së bashku jo vetëm miqtë e Shteteve të Bashkuara, por edhe aktorët e politikës shqiptare.Kryetari në ikje i Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha ishte shumë afër me pasardhësin e tij Erion Veliaj, por mungoi një shtrëngim duarsh.
Ish-kreu i demokratëve, Sali Berisha, që prej momentit të mbërritjes, pjesën më të madhe të kohës e kaloi në shoqërinë e ambasadorit francez dhe kryetares së komisionit parlamentar të integrimit, Majlinda Bregu.

Filed Under: Kronike Tagged With: 239 vjetori, Ambasada amerikane, David Lu, Pavarsia e Amerikes, Tirane

Presheva eshte vend i lirise se munguar dhe i dijes se ndaluar!

July 1, 2015 by dgreca

Intervistë me z. Gazmend Arifi, drejtor ekzekutiv i Qendrës Europiane për Luginën – Preshevë/
Për Tribunën Shqiptare, bashkëbisedoi Ajet Nuro, Montreal, Kanada/
Foto nag Altin Agron Boriçi/

Hyrje/
Dëshira për të bërë të njohur Luginën e Preshevës në të gjithë përbërësit e saj tek publiku shqiptar, më ka lindur herët. Në janar 2009, kur isha në stazh tek Zëri i Amerikës, takova z. Shaqir Salihu, gazetar, i cili mes të tjarsh më tha se shumë pak pasqyrohet Lugina e Preshevës në media. Pas kësaj kam njohur shumë preshevar, poetë, gazetarë, artistë dhe çuditërisht ata gjenden gjithandej a thua kjo komunë shqiptare, prodhon veç intelektual dhe artistë. Por, nga ana tjetër, të rinjët preshevarë i ke në universitetin e Tiranës, Prishtinës por edhe në universitete të tjara të botës. Shumë shqiptarë nga Presheva kanë emigruar (më mirë i janë larguar dhunës….) në shumë vende të botës, kryesisht në Zvicër, Gjermani dhe vende të tjera të Evropës Perëndimore por edhe këtu në Kanada. Shumë shqiptarë me origjinë nga Presheva, janë pjesë e politikës shqiptare, kryesisht në Kosovë. Por, Presheva, ka qenë edhe në qendër të vëmendjes kryesisht për dhunën e ushtuar nga autoritetet serbe në Preshevë dhe Bujanovce, dy komuna që janë pjesë e Serbisë. Ja pra, hapja e Qendrës Europianepër Luginën – Preshevë më jep rastin e mirë të bisedoj me një preshevar për Preshevën. – Ajet Nuro
Tribuna Shqiptare : Z. Arifi, së pari faleminderit për gatishmërinë për të qenë në një farë mënyre zdhënës i Luginës së Preshevës. Së dyti, përpara se të flasim për Preshevën dhe preshevarët, zoti Arifi, pa dashur t’u kërkojmë një Curriculum Vitae, nja dy fjalë për Ju.
Gazmend Arifi : Jam Malesor, nga lagjja e Ahmatajve ( Caravajke ), qe i bie nga Karadaku i Shkupit ( pjesa mbi Presheve). Te paret e mi, thuhet se kane emigruar nga Mirdita. Kam lindur ne Presheve me 30.10.1959 dhe prindrit e mi kishin tre femije dhe sot mund te themise ata arriten te kene nji mjek ( radiolog) , nji ekonomiste dhe mua qe kam mbaruar shkollen fillore “18 Nentori”- Presheve dhe Gjimnazin “Skenderbeu” ne Presheve.ne vitin 1977-78. Me pas jam regjistruar ne universitetin e Prishtines ne fakultetin juridik. Gjer me vitin 1991 kam punuar ne sektorin privat dhe ne ate vit jam punesuar ne Sherbimin juridik ne N.Sh ” Metal” Presheve, ku qendrova plot kater vite.
Deri ne vitin 2010 prap isha ne sektorin privat, ku kete vit isha Drejtor Ekzekutiv (Partner Preshevar ) ne Universitetin Nderkombetar te Struges, dega ne Presheve. Dega e cila nderpreu punen ne nentore te vitit 2011. Si produkt i gjithe kesaj doli nga shtypi Libri im ” Presheva Liria dhe Dituria” i botuar ne Geer Tirane . Jam i martuar dhe prind i tri Vajzave dhe dy Djemve. Sot bej punen e Drejtorit Ekzekutiv te “European Centre for the Valley ” ne Presheve.
Tribuna Shqiptare : Siç e përmendët edhe Ju, ju keni botuar së fundi një libër i titulluar « Presheva : Liria dhe dituria ». Vet titulli flet shumë, por ajo që do të donim të dinim është cili është historiku i kësaj krahine apo komune shqiptare.
Gazmend Arifi : Presheva eshte vend i lirise se munguar dhe i dijes se ndaluar. Ne Presheve , mungesa e lirise eshte mbjellur ne shekullin e kaluar, ndersa ndalimi i diturise vijon edhe ne shekullin tone. Liria pa dituri mund te perdoret, te shperdoret dhe te abuzohet. Dituria pa liri mund te prodhoj Xhordano Bruno e Galileo Gallei ne cdo kohe dhe ne cdo vend . Ky tog fjalesh ” Liri-Dituri” eshte komplomentuar, eshte plotesues, eshte i pandashem.Ne kohet moderne , ne shoqerit demokratike bashkimi “Liri-Dituri”eshte vlera me universale qe po i jep trendin rendit boteror te mileniumit te ri.
Lugina e Presheves, historikisht eshte pjese natyrale e historise se popullit dhe kombit shqiptar ne Ballkan. Elementet historike ne teresi, sidomos ato kulturore, gjuhesore, shpirterore e zakonore deshmojne ne menyre te pakontestueshme dhe nderkombtarisht te pranuar qasjen e shqiptareve te Lugines se Presheves me popullin shqiptar.Shqiptaret e quajn Presheven “Kosove Lindore”, serbet e therrasin “Serbija jugore”. Ky emertim kontradiktor shpreh “de-facto” nji realitet mbar shqiptar, ndersa “de-jure”, nji mjedis politik serb. Ky fakt politiko-juridik reflekton situaten problematike, nyje te Lugines se Presheve se popullit te saj. E vendosur ne trekendshin Kosove-Maqedoni-Serbi, Lugina e Presheves permban nga pikpamja administrative tri komuna: Presheven, Bujanocin dhe Medvegjen.Te marra se bashku kan nji siperfaqe prej 1249 km2 me nji popullsi mbi 100.000 banore. Duhet te ceket se ne kohen e Federates Jugosllave te Titos, Qeverija federale i ndau shqiptaret e Lugines nga Kosova qellimisht me nji vendim te vitit 1946. Ndarja u be duke kembyer dy komuna serbe ( Leposaviqin dhe Zubin Potokun). Komunat me zoterim shqiptar kaluan direkt nen juridiksionin e Serbise. Ne mars te vitit 1992 shqiptaret e Lugines organizuan referendumin e 1 e 2 marsit, per statusin e tyre ne raport me Kosoven. Rezultati i referendumit ishte nji vote unanime plebishitare pro bashkimit me Kosoven.
Situata me e perkeqesuar eshte ajo e pasluftes se Kosoves mbas vitit 1999. Ne kete moment shumica e forcave ushtarake e paramilitare serbe u larguan nga Kosova dhe u perqendruan ne kete rajon. Kundervenie direkte e ketyre forcave revanshiste serbe ishte krijimi i UCPMB. Bashkesia Nderkombetare me qellim te parandalimit dhe pershkallezimit te ketij konflikkti nderhyri dhe ndikoi ne Marveshjen e Konculit e cila qoi deri tek carmatosja e UCPMB dhe rihyrjen ne Lugine te forcave serbe dhe krijoi nji strukture te vecant qeveritare te drejtuar nga Nebojsha Coviq nga i cili u premtuan investime vendore e nderkombetare, zgjedhje te lira lokale, forca policore shumetnike si dhe integrimin e shqiptareve ne institucione publike. Pra veshtruar me kete pikpamje gjeoekonomike dhe gjeostrategjike, Lugina e Presheves, ky trekendsh qe nderlidh Serbine, Kosoven dhe Maqedonine kerkon nji trajtim shume te kujdesshem dhe me kendveshtrim te gjere.Prandaj edhe zgjidhja e problemit te saj konsiderohet shume komplekse sikunder vet pozicioni dhe nderthurrjet e interesave mbar rajonale.
Tribuna Shqiptare : Në paraqitjen që bëra në krye të kësaj interviste, përmenda artistë, poet, gazetarë dhe politikanë që kanë dal nga Presheva. N’a përmendni ju lutem, disa nga më të njohurit prej tyre.
Gazmend Arifi : Lugina i dha kombit me shume se sa kombi Presheves. Qe nga kohrat e kaluara qe nga Lidhja e Prizrenit, Presheva ka dhene Idriz Seferin ( Heroin kombetar ) , akademik Idriz Ajetin ( Medvegje ), Rexhep Ismajlin ( Presheve), Hivzi Islamin( Ternoc-Bujanoc ), Nexhat Dacin( Ternoce ), etj ; Poete : Sadete Presheva ( si poeteshe e pare shqiptare ne ish Jugosllavine ), Mexhid Mehmeti, Jonuz Fetahu, Mirko Gashi , Qerim Arifi, Xheme Karadaku, Hasan Emerllahu , Bilall Maliqi , Veli Veliu, Luan Maloku etj. Gazetare : Vehbi Bajrami , Mefail Maliqi , Baki Rexhepi , Ramize Murtezi etj. Artiste : Ismet Januzi ( piktor ) , Sabedin Etemi ( piktor ) , Agron Borici( aktor, dramaturg, regjisor ) , Arta Selimi ( aktore ne TK te Ks ) etj.
Tribuna Shqiptare : Çfarë e bënë të veçantë Preshevën dhe si shpjegohet kjo etje për t’u shkolluar?
Gazmend Arifi : Presheven, sot e ben te vecante shkolla fillore “Ibrahim Kelmendi” qe ka 1704 nxenes dhe llogaritet nje nder shkollat me me shume nxenesh ne Trevat shqiptare, si dhe Gjimnazi “Skenderbeu” qe sot ka 944 nxenes . Tradicionalisht, Lugina ka dhene emra te shquar kombit shqiptar .Peripevite , jeta e veshtire e shqiptareve ka shty popullaten qe per nji jete me te mire dhe mundesi per te dal nga Lugina te jet edhe arsimi ( me nji te keqe se nje pjese e te arsimuareve nuk jane kthyr ne Lugine ). Arsimimi e ka ruajtur me se miri popullaten e Presheves nga asimilimi ( gje qe ka ndoll me popullaten e asimiluar ne Sanxhak.
Tribuna Shqiptare : Dy fjalë për pupullsinë, komunën dhe organizmin politikë të Luginës së Preshevës.
Gazmend Arifi : Presheva ka nji popullsi gati te paster etnike , me 96% popullat shqiptare, me popullat rome dhe popullate serbe diku 2 % . Ne Bujanoc eshte nji multietnicitet me i theksuar ku popullaten atje e perbejn 58 % shqiptar e pjesa tjeter % e vogel duhet te jet rome. Medvegja sot ( shume e zbrazur ) diku gjithsej numron popullat shqiptare te mbetur diku mes 450 – 5oo veta. Ne Presheve sot veprojne gjashte subjekte politike ( parti politike ) dhe ne Kuvendin Komunal te Presheves eshte nji strukture e paster shqiptare ( dmth pa asnji etni tjeter ). Ne Bujanoc njashtu veprojn pese subjekte politike, shumicen e keshilltareve te Kuvendit e perbejne shqiptaret si dhe Kryetari i Komunes eshte shqiptar. Ne Medvegj kemi nji realitet krejtesisht tjeter. Ne Lugine u themeluan shume parti politike te cilat ne vend se te unifikojne luften politike, ato ceshtjen e pazgjjidhur te shqiptareve aq shume e parcializuan saqe nuk meti mahalle, familje pa u politizuar, jo per interesa kombetare por per interesa te ngushta personale e familjare …U thye kolektiviteti familjar e kombtare dhe dolen ne shesh antivlera politike, kulturore, arsimore, ekonomike etj.
Tribuna Shqiptare : Pas shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, duket se Presheva (por edhe shqiptarët e Maqedonisë. Malit të zi etj…) është nga pikat më të nxehta ku shqiptarët ende vuajnë për të drejtat e tyre. Si i kanë përjetuar shqiptarët e Preshevës ndryshimet e çerek shekullit të fundit dhe sidomos çlirimin e Kosovës dhe pavarësinë e saj?
Gazmend Arifi : Mbas vitit 2001-2002 , zhvillimiet politike ne Kosove lane disi jashte vemendjes gjendjen e veshtire politike ne Lugine te Presheves. Fillimisht zhvillimet politike per Pavarsimin e Malit te Zi dhe mepas edhe dinamika politike ne Kosove, kane ndikuar dhe vazhdojne te ndikojn ne Lugine, te populli dhe te perfaqesuesit “politike” te Lugines . Situata me e perkeqesuar e mardhenieve te shqiptareve te Lugines me Serbine eshte ajo e pasluftes se 1999 ku si revansh i kesaj situate krijohet UCPMB. Eshte realitet se po te kthehemi me koke prapa do te kemi arsye per shqetesim, po te hecim para , duhet te jemi optimist. Eshte shume e kjarte se ka qene shume me veshtire shkeputja e teritorit te Kosoves nga Ish Jugosllavija ne krahasim me “rehatimin” e situates ne Lugine te Presheves. Ja qe me erdhi dhe thenja e Isa Boletinit : Une jam mire kur eshte mire Shqypnija !…
Tribuna Shqiptare : Cilat janë problemet më të mëdha sot të shqiptarëve të Preshevës?
Gazmend Arifi : Liria dhe Dituria !…
Tribuna Shqiptare : Ju keni qenë një nga nismëtarët e hapjes së një universiteti në Preshevë. Ai u mbyll? Pse? A mund të rihapet? Kush mund të ndihmoi në një përpjekje si kjo?
Gazmend Arifi : Me 22 Qershor 2010 me një marrveshje ne mes Partnerit Preshevar (Gazmend Arifi) dhe Universitetit Nderkombtar te Struges, merret vendimi qe te hapet Dega e ketij Universiteti ne Presheve. Me shume nder e knaqesi ishim te privilegjuar dhe me 07 korrik 2010 ne Shtepin e Kultures ne menyre solemne hapem degen para nji numri te madh qytetaresh te Lugines se Presheves. Kam nji binde te palekundur se i gjithe stafi akademik dhe administrativ i deges ne Presheve si dhe bashkepunetoret e tjere ishin me nje entuziazem patriotik te perkushtuar ne pune, pertej detyrave normale te nji stafi universitar, kjo vinte nga ideja se puna jone ishte dicka me e rendesushme se mesimdhenja ne universitet. Shumica e jone e konsideronim punen si te nji rendesije emancipuese per treven dhe qytetin tone, qe u ipte te gjitheve energji per te bere me te miren e mundshme ne dobi te njohjes se njerzve me vlerat tona kombtare e natyrisht jo vetem te atyre qe studionin ne Universitet.
Hapja e Universitetit shqip ne Lugine ishte nji domosdoshmeri edhe ne kontekstin historik te lindjes se domosdoshme te tij ne nje truall patriotik por relativisht te pazhvilluar, pa shume te drejta e me shume luftura dhe pak paq, me shume tradita por te varfer, me shume vyrtyte por pak te arsimuar. Por po pame pertej te sotmes, si shqiptar autokton realist por edhe si europian integrues e globalist, Lugina e Presheves ka nevoje per Universsitet shqip.
E ardhmja e popujve te Evropes se bashkuar ku synojne te shkojn te gjithe popujt qe e perbejn Kontinentin e Europes eshte zhvillim kulturor , emancipim shoqeror , integrimi dhe zhvillimet e medha te cilat nuk realizohen pa patur njerez te ditur qe te iu pergjigjen sfidave te medha te se ardhmes. Presheva nuk mund te mbetet ende vend i LIRISE se munguar dhe i DITURISE se ndaluar ne nji ane, si dhe Presheva nuk do te jete kurre moderne pa Universitetin e saj SHQIP. E ardhmja e Krahines sone do jete e ndritur, do jet me e begatshme, nese ajo do udhehiqet nga njerez mire te arsimuar, te shkolluar mu ne Universitetin Shqip. « Hapja e nji Universiteti eshte mbyllja e nji burgu »…
Pse u mbyll ?
Besojaj dhe besoj se Universiteti shqip do kthej Presheven ne nji qytet universitar. Kontributi i institucionit tone nepermjet proceseve shkencore ne qytetin e Presheves ishte mjaft i larte dhe i vlersuar nga ana e studenteve dhe stafit mesimdhenes te cilet kan dhene nji perkrahje maksimale per Universitetin tone. Ne keto vite arsimi i larte mori hovin ne te gjithe rajonin po keshtu edhe ne zonat shqipfolese e padyshym ne menyre shperthyese ne Shqiperi !
Shpesh i kam sjell ndermend shume nga vuajtjet dhe peripecite qe ka kaluar gjate dekadave te ndryshme shkolla shqipe, arsimi, abetarja dhe arsimtaret.
Natyrisht se nga te paret deshmore te arsimit qe me kujtohet ne momente kur meditoja me vehten ishte Petro Nini Luarasi ( 1865-1911 ), si Drejtor i Shkolles se Djemve ne Korce shkonte nga fshati ne fshat per perhapjen e gjuhes shqipe. Me 20 shtatore 1892 Peshkopi i Kosturit-Filatit ,nxorri nji lajmrim me titull : ” Mallkimi i shkronjave shqipe “.Me vitin 1909 Qeverija Turke mbyll te gjitha shkollat shqipe dhe jep urdher te prere qe te shuhen te gjitha librat shqipe se bashku me dokumentet dhe literaturen. Petro Nini Luarasi vazhdoi mesimin e shqipes nder shqiptaret dhe si pasoje e vrane me vitin 1911. Babe Dede Karbunara ( 1842-1917 ) nga Berati ishte bashkepuntor i ngushte i Konstadin Kristoforidhit , i cili filloi gjate kremtimit te meshes te lexonte ungjillin ne gjuhen shqipe duke marre mbi vete kercenimet nga eproret klerik ortodoks. Me 1895 fanatiket i dogjen shtepine. Prifti ortodoks Kapedan Stathi Medhani , vraponte me librat ne gji dhe me pushken ne krah ane me ane ne Shqiperi, ai ishte nga Permeti, kishte qene pjesmarres ne Kongresin e Manastirit, kerkonte dhenien e meshen ne gjuhen shqipe, pasi sipas tij ” shiptaret merren vesh me Zotin me mire ne shqipen se sa ne greqishten, pastaj Zoti i din te gjitha gjuhet e pse mos te din edhe gjuhen shqipe “? Dhe shume e shume raste te tilla gjate historise se arsimit shqip.
Asnjihere nuke kam krahasuar vehten time me atdhetare te tille te shqiptarizmes e patriotizmes si keta te lartepermendur e shume te tjere qe nuk i permenda POR jo ralle historine e mbylljes se Universitetit te pare shqip ne Presheve e kam shikuar si mjaft te ngjashme me disa nga keto te lartetreguara.
Ende dhe sot e kesaj dite nuk kam arrit te kuptoj se si dhe sa duhet arsyet e verteta qe i quan disa individ, politikan, apo zyrtare qe te angazhohen e ti hapin lufte Universitetit, dega ne Presheve , sa te shkonte puna deri atje qe kjo lule e emancipimit dhe perparimit te mbyllej. Ne bashkepunim me disa bashkepuntore qe me mire i bashkangjiteshin te fortit sesa te shkonin me te DREJTIN Disa individ relativisht te fuqishem per momentin ne Treven tone, organizuan e bashkepunuan deri aty sa te me benin mua nji kallxim penal ( me skenar te pergaditur) per arsye te cilat as ata vet nuk i kishin te kjarta.
Ne qe bem te pamunduren qe te hapet Universiteti shqip ne Lugine, padrejtesisht u larguam, perfolem, u keqperdorem dhe u arrestuam, “shpetimtaret” dhe patronet e tyre, zune pozitat e veta ne karrika kryetaresh e cka jo.
U dergova ne paraburgim nga inskenime te turpshme dhe prej ku dola i pafajshem dhe i padenuar. Pas lirimit tim kerkova nga TV lokale qe vepronin ne Presheve qe te kem nji emision tv ( nji interviste tv ) qe te informoja qytetaret e Lugines per paraburgimin tim, per shkaqet e hapjes dhe argumentet e mbylljes se Universitetit ( gje qe me heret kisha pas me dhjetra realizime ne Tv ne fjale ) e une posedoja te gjithat FAKTET dhe ARGUMENTET materiale …POR cuditerisht kjo kerkese mu refuzua, intervenuan “patronet” e servileve qe te mos me ipet mundesija e publikimit te realitetit te UNS, dega ne Presheve. Ngushellim me mbeti ne dore Vertetimi nga Tv Presheva per “jo”te e “derguar”, mesit – misionare, duke me treguar se fjalet e kujt i percillnin , kerkuan qe te mbyllin gojen e te shperblehesha me nji vend pune. Nuk dua te ulem ne nivelin e te derguarve te tille e as te atyre qe i derguan duke nxjerr emra te ndryshem apo postet e ofruara. ATA kishin harruar se “nuk isha per shitje” dhe se Universiteti nuk ishte vend pazaresh !…

Nga ky “ngerq” edhe u obligova qe te shkruaj Librin “Presheva, Liria dhe Dituria” duke u mundua qe te perfshi arsyet e hapjes, nevojat te mirat qe sjell Universiteti shqip ne Lugine si dhe shkaqet e mbylljes dhe te gjitha te ndodhurat ne UNS, dega Presheve. Universiteti ne Presheve ishte nji realitet dhe ate fakt nuk mund qe te zhbejn as perqarjet as genjeshtrat as shpifjet as premtimet boshe te “patroneve” e “shpetimtareve” te tyre. Universiteti gjeti dhe ka mbeshtetjen mbareshqiptareve te treves soneé
Tribuna Shqiptare : A bashkëpunon faktori politik shqiptar për të patur një zë përball makinës serbe?
Gazmend Arifi : Qeshtja eshte se gjithcka duhet qe te ket buruimin nga kerkesat e organizuara nga vet ne qe jetojme ne Lugine. Subjektet politike qe veprojne ne Lugine vetemse sa e kan politizu cdo familje, mahalle (lagje) vetemse per nevoja personale e partiake duke lene anash interesin e popullit dhe ato kombtare. Besoj fort se ne zerin tone do pergjigjet pozitivisht edhe Tirana edhe Prishtina zyrtare. Te mos mbetem borgj, kohet e fundit ka levizje te rinise Preshevare per ndoshta nji organizim me te themelte
Tribuna Shqiptare : Kur zëri i shqiptarëve nuk dëgjohet, duket se mjeti i vetëm për dëgjimin e zërit të tyre është arma. Mendoni se shqiptarët mund t’i kthehen kësaj forme të zgjidhjes së problemeve të tyre?
Gazmend Arifi : Tani , mendoj se duhet te veprojm me mjetet demokratike qe edhe kombi yne duhet te shfrytezoj rrjedhat e dekadave te fundit qe jane ne rajon.
Tribuna Shqiptare : Si e shikojnë shqiptarët e Preshevës të ardhmen e tyre?
Gazmend Arifi : Te bashkuar ne BE !
Tribuna Shqiptare : Gjatë vizitës së parë që një kryeministër shqiptar zhvilloi që pas vizitës së Hoxhën pas Luftës së Dytë Botërore, në Beograd, Presheva ishte destinacioni i dytë. Si u ndien shqiptarët e Preshevës?
Gazmend Arifi : Ishte vizita e pare zyrtare e Kryeministrit Rama por e dyta qe i bente Presheves. U ndiem shume te FORTE dhe vazhduam ashtu te ndiheshim edhe ne ditet ne vijim, na la mundesine e shpresen qe te organizohemi per realizimin e lirise dhe te gjitha te drejtave qe duhet ti gezonim …
Tribuna Shqiptare : Gjatë vizitës së Ramës në Preshevë, kjo e fundit u mbulua me flamuj kuq e zi. Sa patriotë janë shqiptarët e Preshevës?
Gazmend Arifi : Thuhet se shteti Shqiptar eshte kur ka Shkodren, Dibren e Presheven bashke. Presheva me shume i ka dhene vendit se sa vendi Presheves, Preshevaret jane shume patriot.
Tribuna Shqiptare : Në një debat në facebook, shumë komentues theksonin faktin se shumë të rinjë nga Presheva janë radikalizuar apo janë bërë më shumë fetar aq sa ata identifikohen me fenë. Në përgjithësi, sipas Jush, çfarë vendi zë feja tek shqiptarët e Preshevës?
Gazmend Arifi : Mbizotron arsimi, edukata tradita dhe zakonet shqiptare mbi fenë ne Lugine .
Tribuna Shqiptare : Nëse do të rreshtonim sipas përparësisë, çfarë vendi u japin shqiptarët e Preshevës këtyre elementëve identifikues : familje, komb, fe?
Gazmend Arifi : Komb, familje, fe …
Tribuna Shqiptare : Si trajtohen shqiptarët e Preshevës nga Tirana dhe Prishtina? Prisni më shumë prej tyre?
Gazmend Arifi : U deklarova dhe me lart se “defekti ” eshte tek ne ! Ne cdo “projekt” qe do organizohet mire dhe i pranuar jam shume i bindur se do trajtohet pozitivisht nga Tirana e Prishtine…Tiranes i bie “barra” me e madhe qe te “interesohet” per realitetin shqiptar ne Lugine.
Tribuna Shqiptare : Ndonëse Prishtina është pak më afër, ka preferenca mes kryeqyteteve? E thënë ndryshe, nëse duhet të trokisni në dyerët e zyrtarëve në një nga dy shtetet tona, do të preferonit Tiranën apo Prishtinën?
Gazmend Arifi : Tiranen !
Tribuna Shqiptare : Duke u uruar për Hapjen e Qendrës Europiane të Luginës ë Preshevës, dy fjalë për këtë institucion.
Gazmend Arifi : European Centre for the Valley, eshte Organizate per zhvillim te arsimit, kultures, shkences, edukimit, teknologjise e themeluar per te bashkepunur me organizata vendore dhe nderkombetare dhe institucionet tjera ne vend dhe jashte vendit…Besoj se e kemi gjithe te kjarte se e ardhmja e popujve te Ballkanit do jete ne Europen e Bashkuar, aty ku synojne e pretendojne te shkojne gjithe popujt qe e perbejn Kontinentin e Vjeter e kjo arrihet permes zhvillimit kulturor, emancipimit shoqeror, integrimeve te medha ekonomike, detyra keto qe nuk ka mundesi te realizohen pa patur njerez te ditur qe i pergjigjen sfidave te medha te se ardhmes. Te ceki se sot kemi marveshje bashkepunimi me organizata nga Turqia, Kosova, Shqiperia , Gjermania etj.
Tribuna Shqiptare : Si Gazmend por, edhe duke qenë një shqiptar që jeton në Preshevë, jeni optimist se Presheva do gjej vendin e saj në zgjidhjen e çështjes shqiptare cilado qoftë ajo?
Gazmend Arifi : Duke patur parasysh levizjet dhe politikat qe po levizin ne rajon dhe duke ditur levizjet e popullit tim ( me paqedashuri dhe kulture europiane ) jam shume i bindur se Lugina do realizoj Lirine e merituar. Se fundmi ju falemnderoj per mundesin e dhenjes se intervistes. Juve ju deshiroj shume mbaresi e suksese ne jete !
Tibuna Shqiptare :Z. Arifi, më lejoni edhe një herë t’iu falenderoj në emrin tim dhe atë të të gjithë atyre që do lexojnë intervistën Tuaj. Suksese Qendrës Europiane të Luginës së Preshevës!

Filed Under: Interviste Tagged With: Ajet Nuro, Gazmend Arifi, Interviste, Presheva, se munguar, vend i lirise

​Nderohet veprimtari Harry Bajraktari

July 1, 2015 by dgreca

Foto: Adem Belliu-Prishtine
Një nga personalitetet më të shquara të komunitetit shqiptaro-amerikan, Harry Bajraktari, i cili më shumë se tri dekada ka dhënë kontributin në promovimin dhe afirmimin e çështjes së Kosovës, u nderua në një solemnitet të mbajtur sonte në Prishtinë nën patronazhin e ministrit të Diasporës, Valon Murati.
Në këtë ceremoni, ku morën pjesë edhe presidentja e Republikës, Atifete Jahjaga, ministra të kabinetit qeveritar, deputetë të Parlamentit të Kosovës, akademikë e personalitete të tjera të shquara nga jeta shoqërore dhe kulturore shqiptare, Bajraktari u konsiderua si një nga figurat kryesore të lirisë së Kosovës.
Me këtë rast, ministri Murati, tha se Bajraktari nuk kurseu asgjë për t’ia siguruar popullit të vet lirinë. Sipas tij, falë angazhimit të tij dhe bashkëkombësve të tjerë, Kosova sot është e lirë nga shtypja e një regjimi të dhunshëm të cilin e kishte përjetuar për një shekull”, tha Murati.

Murati: Falë angazhimit të Bajraktarit, Kosova sot është e lirë

Ai punës së rëndë dh e të pandalshme për një standard më të lartë të jetës së tij ia shtoi edhe përpjekjet e vështira për t’ia siguruar popullit të vet lirinë. Nuk kurseu asgjë nga vetja e tij për këtë qëllim. Punën intelektuale, shkathtësitë bindëse, pozitën shoqërore, mjetet financiare dhe gjithçka kishte në dorë. Falë angazhimit të tij dhe bashkëkombësve të tjerë, Kosova sot është e lirë nga shtypja e një regjimi të dhunshëm të cilin e kishte përjetuar për një shekull”, tha Murati.
Ceremoninë e nderoi edhe prania e mysafirit special, mikut te shqiptarëve për më shumë se 25 vjet në Kongresin Amerikan dhe mik personal i Bajraktari, kongresmeni Eliot Engel. Në një fjali rasti ai foli gjatë për miqësinë e ngushtë dhe të përzemërt që e ka me Bajraktarin.
Engel: Gjatë punës sonë të përbashkët kemi punuar që Kosova dhe SHBA të jenë mike

Harry është dëshmia e gjallë se një person i vetëm mund të bëj ndryshime dhe ai me të vërtet e ka bërë këtë ndryshim. Dhe gjatë tërë asaj pune të përbashkët ne gjithmonë kemi punuar që Kosova dhe Shtetet e Bashkuara të qëndrojnë si mike dhe aleate të njëra tjetrës. Dhe gjatë këtyre 7 viteve të mia në Kongres gjithmonë kemi punuar që SHBA dhe Kosova të jenë miq të mirë dhe të afërt, tha Engel.
Ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi, tha se Bajraktari me angazhimet e tija, ka arritur që ta kthejë dinjitetin e Kosovës.

Minxhozi: Bajraktari e zbatoi në praktikë thënien e John Kenedy

Herry Bajraktari, shkoi në Amerik ë në atë kohë kur në rininë e vet dëgjoi fjalët e presidentit John Kenedy, i cili tha: “mos kërko ç’do të bëjë vendi për ty, por çfarë do të bësh ti për vendin”. Dhe Herry Bajraktari këtë e zbatoi në praktikë duke u bërë një njeri i suksesshëm në të gjitha fushat. Është e vështirë të ndash ekonominë nga politika, është e vështirë të ndash Kosovën nga Amerika, është e vështirë të ndash të gjitha përpjekjet që ai bëri, që Kosova të marrë vendin, dinjitetin edhe në arenën ndërkombëtare”, tha Minxhozi.
Ai shtoi se kontributi i tij nuk ka qenë vetëm për Kosovën, por për mbarë kombin shqiptar, duke marrë nderimet më të larta nga shteti i Shqipërisë.
Vetë Harry Bajraktari në fjalën e tij të rastit e kujtoi rrugëtimin e vet për në SHBA, që në moshën 12 vjeçare, duke bërë edhe falënderime ndaj prindërve të tij dhe popullit Amerikan.
Bajraktari: Jeta ime deri këtu ka qenë rrugëtim i gjatë
“Kjo histori e rrugëtimit të familjes sime për në SHBA, para 46 vjetësh, kishte shpresën e besimit të madh, në një kohë kur Kosova i vuante të gjitha të këqijat nën sundimin e ish-Jugosllavisë dhe Serbisë. Ky udhëtim i gjatë me babanë, nënën dhe tri motrat, kur i kisha vetëm 12 vjet, më ka shoqëruar gjatë gjithë jetës… Nga këtu dëshiroj t’i falënderoj prindërit e mi për sakrificën e vullnetin që patën, sidomos SHBA-të që jo vetëm që na pranuan dhe na bënë pjesë të tyre, por na ndihmuan për të arritur qëllimet tona për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës, që aq gjatë vuajtëm dhe pritëm”, tha Bajraktari.
Në këtë ditë, po ashtu u shënua edhe fillimi i “Muajit të Diasporës”. Me këtë rast, ministri Murati thekso i rëndësinë e hartimit të regjistrit të diasporës dhe mërgatës, duke u bërë thirrje të gjithë bashkatdhetarëve që t’i përgjigjen thirrjes për regjistrim. /B.S/

Filed Under: Komunitet Tagged With: Nderohet Harry Bajraktari, ne Prishtine

Pse Pjeter Bogdani në gojën e tradhtisë kombëtare ?

July 1, 2015 by dgreca

Nga Fahri XHARRA/
Shqiptar quhet ai, që ka lerë në atë toke, ku ka lindur i ati, gjyshi stergjyshi dhe katragjyshi i tij per mijëra vjet, që e ka folur atë gjuheë si nëna, gjyshja dhe katragjyshja e tij kane folur ne vatrën e familjes kur koha filloi te rridhte, quhet ai që ka të shenjtë nënë e at, nder e besë, qiell e tokë, quhet ai qe ndjek prijësin e vet deri ne sakrificë, quhet ai qe nuk ulët ne gjunjë para Perendisë por e nderon atë në këmbë, sepse Perendia e tij ja kerkon që ai te rrojë me dinjitet, quhet ai që lufton si askush tjetër, per të mbrojtur vatër e atdhe, femijtë vëlla e motër, dhe që nuk lufton për fe sepse fe e ka atdheun, ka të parët, ka diell e hënë, ka tokën ku ka lereë, ka gjakun dhe besën e dhënë.( dias10 )
Po sot si jemi?
Pjetër Bogdani përmend thënjen e Herodotit: Cezar Augusti “Dëshironte fort me pasun ndë ushtritë tinë t’arbëreshëtë. Përse thonj pësonjënë shumë e nuk druhen për hu e për het, se janë më zemërorë se të tjerëtë„ .
Pse u ngriten zërat kundër Pjetër Bogadanit ? A nuk jemi ata që në valën më errët kundërshqiptare:
“ Në vitin 1982, studiuesi e kritiku i njohur Ibrahim Rugova botoi te Rililindja e Prishtinës librin Vepra e Bogdanit 1675–1685, që konsiderohet një nga studimet më të mira të veprës së Pjetër Bogdanit.”
Pse i lejuam më të prapambeturit e kombit të flasin kundër kur Pjetër Bogdani ka hyrë në historinë e patriotizmit shqiptar dhe të kulturës shqiptare jo vetëm me veprimtarinë e vet kombëtare për të organizuar kryengritjen e përgjithshme antiosmane, por edhe me veprën e tij diturore-letrare “Çeta e profetëve” (Cuneus profhetarum), që e botoi në Padovë, më 1635 me ndihmën e një miku të vet.
A e dijmë që? “ Kudo që punoi , qoftë si peshkop i Shkodrës dhe administrator i kryepeshkopatës së Tivarit, qoftë si kryepeshkop i Shkupit, të gjitha këto detyra Bogdani i kreu jo vetëm si klerik, por edhe si patriot. Bashkë me predikimin fetar dhe nën petkun e klerikut ai edukonte te besimtarët edhe ndjenjën e dashurisë për liri e për atdhe dhe urrejtjen ndaj pushtuesëve osmane, nxiste dhe organizonte qëndresën kundër tyre dhe, jo rrallëherë, ka marrë pjesë drejtëpërdrejt në kryengritjet antiosmane që shperthyen në atë kohë.”
Për t’u shpëtuar këtyre ndjekjeve, atij i është dashur shpeshherë të merrte udhët e maleve. Madje edhe sot nëpër vendet ku ka kaluar ka shpella që mbajnë emrin e tij e që tregojnë se ai është fshehur në to për t’u shpëtuar operacioneve ushtarake turke. Gjatë këtyre arratisjeve, me sa duket, ai merrte me vete biblotekën personale, ose , të paktën, dorëshkrimet e vyera, sepse sikurse e thotë vetë me keqardhje, gjatë këtyre shtegtimeve të detyrueshme atij i humbi (hupi si krypa nd’ujët-shkruan ai) dorëshkrimi i gramatikës së të ungjit.
Po kujt i pengonte Lufta turko-veneciane ? “Gjatë luftës turko-veneciane (1664-1669), ai u përpoq që të organizonte veprime të përbashkëta me venecianët kundër pushtuesve osmane. Po kështu edhe në konfliktin turko-austriak (1689) Pjetër Bogdani mori malin për të organizuar kryengritjen e armatosur, dhe, kur forcat austriake hynë në Prishtinë, me ta u bashkuan edhe rreth 500 luftëtarë të cilët kronisti austriak i cilëson “arnautë”, d.m.th. shqiptarë. Bogdani ishte faktori vendimtar i këtij bashkëveprimi, aq sa kronisti i mësipërm, kur vdiq, më 6 dhjetor 1689, në mënyrë lakonike shkruan se “me vdekjen e Pjetër Bogdanit iku edhe fati ynë në tokë”. Dhe me të vërtetë, ushtria austriake filloi të pësonte disfata të përditshme.
Ai e rrespektonte kombin ,pa marrë parasyshë përkatsinë fetare dhe që “frytet e punës politike të Bogdanit për afrimin e shqiptarëve myslimane e katolike kundër zgjedhës shekullore, sidomos simpatinë që gëzonte ai tek shqiptarët myslimanë, e dëshmon edhe suksesi që pati më 1680, kur pajtoi brenda tri orëve fiset e Krasniqit dhe të Gashit, që ishin në gjakmarrje.”
“Me kulturën e tij të gjerë enciklopedike, me mendimet e tij përparimtare iluministe e atdhetare, me punën e gjatë këmbëngulëse më se tridhjetëvjeçare”… por deshtën që ne ta harrojmë, ta shajmë që përveq eshtrave dhe varrit që s`i dihet ta ngrysim edhe emrin dh eta terrojmë veprën e tij
Dhe kush? Shikojeni videon “
https://www.youtube.com/watch?v=H2Mb7JUXIro
Dhe shpirti i tij prej atdhetari :“Në vitin 1689 depërton ushtria austriake. Në nëntor kjo ushtri arrin në Prishtinë. Bogdani të niset me ushtrinë për Prizren, ku i inkuadron edhe 6.000 shqiptarë dhe bashkë me ta arrin atje. Atje sëmuhet nga murtaja. Kthehet në Prishtinë për shërim te mjekët gjermanë, po më kot. Vdes në fillim të dhjetorit 1689 në Prishtinë ku edhe varroset. Siç njoftonte nipi i tij Gjon Bogdani, menjëherë pas thyerjes së ushtrisë austriake ato ditë, tatarët dhe turqit e nxjerrin nga varri trupin e tij.
Me kulturën e tij të gjerë enciklopedike, me mendimet e tij përparimtare iluministe e atdhetare, me punën e gjatë këmbëngulëse më se tridhjetëvjeçare, Bogdani i dha letërsisë shqiptare dhe popullit shqiptar një vepër madhore, që kurorëzoi traditën e mëparshme letrare e kulturore dhe që paralajmëroi një periudhe të re të zgjimit gjithkombëtar.
Për veprën e Pjetër Bogdanit kanë shkruar studiues e shkritarë të njohur shqiptarë e të huaj si Gaetano Petrotta, Eqrem Çabej, Faik Konica, Filip Fishta, Alberto Straticò, Mario Roques, Justin Rrota, Matteo Sciambra, Injac Zamputti, Idriz Ajeti, Ibrahim Rugova, Sabri Hamiti etj. Në vitin 2006, studiuesja Anila Omari, Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë në Akademinë e Shkencave, botoi një studim të plotë të “Çeta e profetëve” të Pjetër Bogdanit. Në 950 faqe, studiuesja Omari ka sjellë të parin studim filologjik të veprës së Bogdanit, duke tentuar edhe një publik pak më të gjerë se ai me përgatitje shkencore..
Fahri Xharra, 01.07 15 Gjakovë
Literatura “
https://www.youtube.com/watch?v=H2Mb7JUXIro
http://www.forumishqiptar.com/threads/4939-Pjet%C3%ABr-Bogdani-pene-e-arte-n%C3%AB-letersine-Shqiptare
https://www.shqiperia.com/kategori/kat/knr/310/Pjeter-Bogdani
http://www.poezishqip.com/pjeter-bogdani/
https://sq.wikibooks.org/wiki/Vitviteja/Pjet%C3%ABr_Bogdani/dhe_muzik%C3%ABn

Filed Under: Analiza, Histori Tagged With: Fahri Xharra, Pjeter Bogdani

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 96
  • 97
  • 98
  • 99
  • 100
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Dashuria që e kemi dhe s’e kemi
  • “Jo ndërhyrje në punët e brendshme”, dorëheqja e Ismail Qemalit, gjest atdhetarie dhe fletë lavdie
  • Arti dhe kultura në Dardani
  • Gjon Gazulli 1400-1465, letërsia e hershme shqipe, gurthemeli mbi të cilin u ndërtua vetëdija gjuhesore dhe kulturore e shqiptarëve
  • “Albanian BookFest”, festivali i librit shqiptar në diasporë si dëshmi e kapitalit kulturor, shpirtëror dhe intelektual
  • VEPRIMTARI PËRKUJTIMORE SHKENCORE “PETER PRIFTI NË 100 – VJETORIN E LINDJES”
  • 18 dhjetori është Dita Ndërkombëtare e Emigrantëve
  • Kontributi shumëdimensional i Klerit Katolik dhe i Elitave Shqiptare në Pavarësinë e Shqipërisë 
  • Takimi i përvitshëm i Malësorëve të New Yorkut – Mbrëmje fondmbledhëse për Shoqatën “Malësia e Madhe”
  • Edi Rama, Belinda Balluku, SPAK, kur drejtësia troket, pushteti zbulohet!
  • “Strategjia Trump, ShBA më e fortë, Interesat Amerikane mbi gjithçka”
  • Pse leku shqiptar duket i fortë ndërsa ekonomia ndihet e dobët
  • IMAM ISA HOXHA (1918–2001), NJË JETË NË SHËRBIM TË FESË, DIJES, KULTURËS DHE ÇËSHTJES KOMBËTARE SHQIPTARE
  • UGSH ndan çmimet vjetore për gazetarët shqiptarë dhe për fituesit e konkursit “Vangjush Gambeta”
  • Fjala përshëndetëse e kryetarit të Federatës Vatra Dr. Elmi Berisha për Akademinë e Shkencave të Shqipërisë në Seancën Akademike kushtuar 100 vjetorit të lindjes së Peter Priftit

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT