Nga Beqir SINA/
Me rastin e 25 vjetorit, të “braktisjes” së kampit të interrnimit, Savër – Lushnje, më shumë se 80 ish të intetrrnuar kan kujtuar me 20 gusht, jetën e tyre, dhe, duke treguar historitë e tyre të jashtëzakonshme, sot përmes nji këndvështrimi shumë interesant, tani në botën e lirë.
SAVER LUSHNJE : Në ish-kampin e punës në Savër të Lushnjes, është mbajtur një takim përkujtimor, për të shënuar 25-vjetorin e largimit të ish internnuarve, daljen në botë e lirë, familjet e tyre të cilat hynë në burgje dhe kampet mbas ardhjes së rregjimit të Enver Hoxhës të vitit 1944.
Disa prej tyre aktualisht jetojnë në Shqipëri, kurse shumica janë të vendosur në Greqi, Itali, Francë, Gjermani, Angli, SHBA dhe Kanada, por secli prej tyre me nostaligji dhe me mall kujton Savrën, shoqërinë dhe bashkëvuajtjen e tyre.
Me rastin e 25 vjetorit, të “braktisjes” së kampit të interrnimit, Savër – Lushnje, më shumë se 80 ish të intetrrnuar kan kujtuar me 20 gusht, jetën e tyre, dhe, duke treguar historitë e tyre të jashtëzakonshme, sot përmes nji këndvështrimi shumë interesant, tani në botën e lirë.
Në, atë, që deri para 25 vjetëve ishte nji ëndërr e “tmerrshme” e netëve të gjata – të atij dimri….që të “kallte” frikën.
Ishin pikërisht këta njerëz nga ky kamp interrnimi dhe familjet e tyre, fisnike, që ishin edhe krenaria dhe bukuria atij fshati, dhe atij vendi që për nga kultura dhe tradita, qysh në atë kohë ishin një “Parisë i vogël” në mes të Shqipërisë, që shumë pak njerëz në atë kohë e dinin se kush ishte Savra dhe banorët e saj.
Një fshat ky me rreth 2000 banorë, në atë kohë, nga e gjithë Shqipëria, përfshirë këtu, Kosovën, Luginën e Preshevës, shqiptarët nga Mali i Zi, Maqedonia dhe Çamëria – Fshat ky i ndërtuar në rrugën nacionale rreth 3 kilometra në jug të qytetit të Lushnjes.
Zanafillën e këtij fshati – e gjejmë në Betejen e Savrës, e cila sipas historianve,është faza e re e ndërhyrjes osmane në trevat shqiptare
Në disfatën e forcave shqiptare në Savër, thuhet se gjeti vdekjen Balsha II, që ishte bërë shprehës i aspiratave për krijimin e një shteti të përqendruar shqiptar. Savrën e ka permendur edhe një autor përmendimor Attilio Brunalti (në Revistën Nuova Antologia 1881 f,232) i cili e përshkruan fushën e Savrës si “I campi di Berath” (fushat e Beratit) ku u shfaqen për herë të parë ushtarët osman. (Kur ishim në Savër, një puntor duke hapur një kanal dranazhi gjeti disa objekte – si një shpatë dhe disa sende qeramike , që tregonin se aty ndoshta mund të jetë zhvilluar Beteja e Balshavej – diku aty pranë por, gjithsesi fjalën e fundit i ngelet arkeologjisë, dhe historianëve).
Në vitin 1939 – pushtuesit Italian ngritën në Savër, një aerodromë të vogël të ushtarak për kaçatorrët – ( gjurmët e aeroporit dhe të disa gazermave ushtarake, i hasim në fushën në të majt të rrugës nacionale, afër Urës së Semenes)
Në vitin e largët 1956, ishin “ustallarët” grekë , komunistët dhe partizanët grek, që kishin ikur nga Greqia – duke gjetur mbrotjen e Enver Hoxhës, të cilët ngritën gazermat e para – të cilat u mbushën brenda vitit me qindra familje, nga më të mirat e kombit shqiptarë, Madje edhe nga ato familje pjestar të së cilëve kishin qenë edhe firmëtarët e pavarësisë së Shqipërise, të cilat regjimi komunist i quante armiq të popullit dhe kishte internuar në kampin e ngritur në Savër, rreth 4 kilometra larg qytetit të Lushnjes.
Mes armiqve të regjimit të Enver Hoxhës, u renditën, edhe familjet fisnike, pasanikët, intelektualët , që kishin mbraruar shkollat, në Parisë, Romë, Vjenë, Zagreb, Bukuresht, Sofie, Stamboll, ose edhe ata familje ish partizane, por që pasi një i afërm i tyre u arratis nga vendi në fillim të viteve ’1945 dhe më pas, përfundojë ne interrnim.
Mirëpo, sipër “ironi” të fatit ai regjim (Enver Hoxha) nuk kurseu në Savër edhe kushuririn e tij – Vehip Hoxhën me Anenë dhe tre vajzat e tij të shkolluara – Andanin, Nerimanin dhe Suzanin.
Familje kjo që së bashku me 30 mijë familje të tjera jetoi më shumë se tre dekada në njërin prej 48 kampeve të interrnimit të ngritur nga regjimi komunist në Shqipëri – pas Luftës së Dytë Botërore, në Savër.
(Regjimi i egër stalinist, i instaluar në Shqipëri pas vitit 1945 nga Enver Hoxha burgosi 17 900 persona dhe internoi mbi 30 mijë të tjerë si të dënuar politikë, sipas të dhënave nga arkivat e Ministrisë së Brendshme. Shqipëria e vogël prej 3 milionë banorësh kishte 23 burgje dhe 48 kampe internimi për të ashtuquajturit “armiq të popullit”).
Kampi i internimit në Savër, ishte ndër më të famshmit e kohës, për shkak se aty u vendosën të afërmit e pesë kryeministrave të para luftës dhe familjarë të diktatorit Enver Hoxha, dhe disa nga familjet më të njohura dhe më të medhat në Shqipëri, Kosovë dhe trevat shqiptare.
Savra, ishte fshati i ndarë në dy pjesë; njëra anë në shtëpiat me tulla dhe gurë dhe vonë edhe me 6 pallatet dykatëshe në anën tjetër ku jetonin të ardhurit, nga Skrapari shumica e tyre, të cilët duhet theksuar dhe kujtuar si shumë të dashur dhe miqësor, mbasi ata kishin vendosur vetë shumë raporte të mira me të interrnuarit – Ndërsa, në pjesën tjetër ishin 7 barakat me muret me pupulit mbuluar me kartonsere ( Pupulit – është kashtë kenete e përzjer me gëlqere dhe çimento) të krahut të majtë, kur hyje në Savër, ishin të stërmbushura me të internuarit e regjimit, ku në një dhomë(4×4) jetonte edhe ndonjë famije me 6-7 anëtarë.
Njerëzit, që i shërbenin Degës së Brendshme, oficerët operative survejonin përndiqnin çdo ditë të interrnuarit, e asaj kohe megjithse ata jetonin në kushte çnjerëzore dhe shfrytëzim të egër në punë nga më të vështirat, duke i arrestuar për agjitacion dhe propogandë, ndonjerin prej tyre, sa here që kishte ndonjë situatë jo të mire në qeverinë e Tiranës, në kampet e interrnimit zbriste gazi i degës dhe dikush do të merrej në burg në mënyrë demonstrative duke future frikën dhe nënshtruar të tjerët.
Të internuarit në Savër, flinin si sardele në barakat e kampit dhe kishin një novjetore 15 familje , ( çfarë binte jashtë – binte edhe në novojtore – sa në disa raste duhej të shkohej edhe me çadër për të kryer novojat personale) dhe, të interrnuarit shfrytëzoheshin nga regjimi i kohës për të hapur kanalet, prashitur, e vjelur të korruarat, grurin, lule dielli, miser dhe pambuk, në kënetat në fushën e Myzeqesë, duke u shfrytëzuar si skllav(Gulagë) në bujqësi.
Jeta ishte mizerje aqsa, edhe: “Këpucët, ushqimet dhe rrobat mbaheshin të varuara mbi krevate, ose çarçafët vareshin në tela jashtë nëpër gardhe. Në të njëjtën dhomë kishte dhjetra familje, që edhe flenin bashkë burrë e grua(babai dhe nëna), së bashku hanin, gatuanin apo mbanin edhe fëmijët e vegjël po në atë dhomë 4×4 – vetëm me një dritare që ndonjeri e kishte edhe derë.
Uji i pishëm shumë herë mungonte, fillimisht ishin tre puse dhe uji vinte me autobotë nga Lushnja – por më pas erdhën çezmat të cilat ngaqë tubacioni çahej përzihej me ujrat e kanaleve dhe vinte edhe me ngjyrë të kuqe si ndryshkë, dhe gratë e kullonin me shamitë e kokës.
Në këto baraka të ish-kampit të internimit, të interrnuarit e Savrës, përpiqeshin të jetonin dhe ndërtonin një jetë ndryshe nga ajo e kohës së komunizmit. Ata ishin me shumë kulturë perendimore, çdo familje pothuajse zotronte një gjuhë të huaj ( greqisht, italisht, anglisht, frengjisht, truqisht, serbisht, e ndonjë gjuhë tjetër.
Të rinjët e të rejat , megjithse ishin të ndaluara – qysh në atë kohë, visheshin bukur dhe pastër, ndiqnin moden e huaj, në veshjet e tyre, dëgjonin muzikën e huaj dhe shifnin filmat perendimorë , lexonin libra të autorve të mëdhenjë, dhe dini se çfarë ndodhte në të gjithë botën – megjithse, jetonin prej vitesh në barakat të ndërtuar me baltë dhe kallama, e mbuluar me kartonsere ose nga pllaka enterrniti.
Ishin të interrnuarit dhe banorët e tjerë të saj që Savrën e kishin bërë vetë një vend të mirë për të jetuar, duke iu përshtatur kohës, mbasi fshatrat për rreth saj ishin të prapambetuara – megjithse, ato kishin kushte shumë më të mira sesa Savra.
Shpëtim Turani, një bashkëvuajtësi im nga Savra, i cili me ardhjen e demokracisë, mbas 1990, si shumë fëmijë të interrnuarve, nga kampet e interrnimit, (Savër, Pulg, Gradishtë, Gjazë, Grabian, Shtyllas, Lubonjë, e të tjera kampe) e treguan veten se kush kan qenë dhe se kush janë, duke studiuar dhe u shkolluar në Shqiperi, dhe perendim , ashtu siç kishin vepruar gjyshrit e tyre dhe prindërit, e disa prej tyre, ai e gjeti dhe e tregojë vetveten.
Ai, ka mbaruar shkollën e lartë Akademinë e Policisë, ndërsa është specializuar nga kurset e policis dhe FBI në Europë për policinë, shqiptare, dhe ka shërbyer edhe në forcat speciale kundra terrorismit ndërkombëtar “Eggers” Base në Kabul-Afghanistan, duke trajnuar me 5 shqiptar dhe ekspert amerikan dhe kanades, edhe rekrutet e policies afagane nga “Afghan Police Anademy “.
Shpëtimi me gruan dhe të motrën e tij , ishte këto ditë në mesin e 80 “vizitorëve”, të cilët, u mblodhën me rastin e 25 vjetorit, të “braktisjes” së kampit të inte-rrnimit, Savër – Lushnje
Shpëtimi( Timi ) tregonë se takimi u zhvillua në datën 20 Gusht 2015:
Për takimin pati njoftime në rrjetet sociale si facebook si dhe me telefonata, tha ai nga dy organizatorët Sofo Kuqeshi dhe Tefta Mersini (motra e Eqerem, Hydai dhe Fadil Çapës). Ish të interrnuarit – shumica e tyre, që jetojnë sot në perendim u mblodhën para ish kinemasë – “Kendi I Kuq” i kampit.
“Vizita e tyre , tregon Timi, nisi me vizita në ish-banesat e mbetura të ish të internuarve, kryesisht ato në zonat ku kanë qenë baraket e famshme me kallama dhe baltë, ku shumë pak gjurmë duken edhe tani. Mbasi, bëmë disa fotografi dhe u takuam edhe me banorët e rinjë të Savrës, dhe disa që jetonjnë ende aty, siç ishim së bashku 80 ish te internuar dhe të afërm te tyre, shkuam në një restorant që ndodhet në afërsi të Klubit të Shoferit, ku menute e pasura të ushqimeve, DJ dhe përshëndetjet e disa nga të pranishmeve e bënë shumë mallëngjyese dhe të gezueshme e të paharrueshme atmosferën, tha ai dhe shtoi se u shkëmbyen numra telefoni dhe u propozua që ky aktivitet të zhvillohet çdo vit “Per tu mbledhur dhe per te kujtuar Savren.”
Ndër të pranishmit mund të permend thotë Shpetimi: Unë me bashkëshorten dhe motrën e vogël Lirikën që banon në Tiranë si dhe kishte ardhur nga Suedia djali i xhaxhait tim, Simon dhe Sokol Mirakën me bashkeshortet e tyre, Pjetër Delia, Kadri Prengjonin, Ndue e Katrina Pllumbi, Gjergj Suljoti, djali dhe vajza e Miço Kokalit të ardhur nga Janina – Greqi,Ylli Iljazi, Vali nga Greqia, Ahmet Cane dhe Dylberja. Nikolin Daka, Tefta Mersini nga Vlora, Sofo Kuqeshi me bashkeshorten, djalin, nusen e djalit,. Flamur Bamçi me bashkeshorten dhe djalin. Petrit Bamçi me vellain Zanin e bashkeshorten e tij.. Besnik Kaba me bashkeshorten dhe djalin e tij, Bedrije Kaba, vajza e Besnik Kabës dhe vajza e motrës së tij. Magdaleni Buzi, Lumja e motra e Zini Asllanit me vajzën e saj. Vehat dhe Bale Iljazi dhe djali i tyre. Lavdi Kaba i cili është banori aktual i Savrës. Motra e madhe e Gani Hoxhes, Myrvetja, bashke me bashkeshortin Idrizin nga USA, Baftije Nela, Neritan Kolgjini i bri i Ahmeti Kolgjinit, Najada si dhe Brunilda te bijat e Tahsim Spahiut, me bashkeshortin e saj. Vajza e madhe dhe e vogel e Flamur dhe Myrete Selimit, Landa dhe Entela. Dine Dine nga USA. Bajame Çeliku nga Belgjika bashke me vajzen e saj.Gezim Baruti me djalin dhe vajzen e tij.Ilir Biçaku dhe Adriana Kokali vjaza e Mico Kokalit.
Kurse, në qendër të Savrës u takuam edhe disa savrakë të cilët ndodheshin rastesisht si Mesut Gjolena, Zenel Dyrmishi, Namik Toska, Zenel Sina, etj. te cilët u shprehën me mall për këtë takim, tregonë Shpetim Turani.
Archives for August 2015
Java e pare:Partizani dhe Flamurtari me dhimbje “koke”. Tirana dhe Kukesi ne pritje te Skenderbeut.
Nga Albano Kolonjari
Dy ekipet pretedente per titullin kampion Tirana dhe Kukesi, arriten fitoret e para ne javen e pare te Kampionatt te 77-te Kombetar te futbollit. Bardheblute fituan ne Puke 1-2 me gola te Gilman Lika 40, dhe Fukui 77’. Pukjanet te cilet luajne per here te pare ne Kategorine Superiore kaluan te paret ne avantazh me ane te Malindit 23 minute. Por Tirana fale tradites dhe kualiteteve te saj arriti te fitoje takimin me permbysje. Bylisi nje tjeter skuader e ardhur nga Kategoria e pare ne javen hapese te Kampionatit, sfidoi nenkampionet e Shqiperise Kukesin. Ballshiotet luajten mire, por kuksianet arriten te fitojne takimin fale golave te brazilianeve Lima dhe Flores. Tirana dhe Kukesi jane dy ekipe pretedente per titullin kampion dhe fitoret bindese ne javen e pare tregojne se ky kampionat do te kete rivalitet te madh. Nderkohe qe dy ekipet te tjera pretedente Partizani dhe Flamurtari hodhen nje hap te gabuar ne javen e pare. Flamurtari humbi ne takimin e luajtur ne stadiumin “Loni Papuciu” te Fierit 0-1 perballe Teutes se Durresit. Menjehere pas takimit administratori i Flamurtarit Sinan Idrizi u shpreh:”Pashe ne fushe nje ekip pa gjak dhe qe nuk e ndiejne peshen e faneles se Flamurtarit. Ishte nje ndeshje e dobet dhe Flamurtari nuk vajti asnjehere ne porten e kundershtarit. Nuk do te tolerojme ate qe pame ne fushe”. Nga ana tjeter tekniku ii Teutes Magani ka kerkuar qe:”ishte nje fiture e bukur shpresoj qe ekipi te mos kaloje ne eufori.” Partizani qe ka shpenzuar shuma te medha ne kete merkato nuk arriti te shkonte me shume se barazimi 1-1 me lacin ne ndeshjen hapese te ketij kampionati. Partizani ne fushen e tij ne “Qemal Stafa” u gjend ne disavantazh 0-1. Do te ishte prurja e kesaj merkatoje Sukaj qe me nje goditje “xhevahir” nga 25 metra barazon 1-1. “Laci ishte i vendosur mire ne fushe dhe arriti te realizoje objektivin e tij. Skuadra ime Partizani nuk ishte ne formen dhe lartesine e duhur, ketu ndikon edhe mungesat ne formacionin baze”, u shpreh tekniku i kuq Sulejman Starova. Nderkohe qe ekipet pretedente Partizani, Tirana, Kukesi dhe Flamurtari jane ne pritje te takimit te kampiones ne fuqi Skenderbeut me Vllaznine e Shkodres.
| Fri | 21/08/15 | Partizani Tirana | 1 – 1 | Laçi | View events | More info |
| Sat | 22/08/15 | Flamurtari Vlorë | 0 – 1 | Teuta Durrës | View events | More info |
| Sun | 23/08/15 | Kukësi | 2 – 0 | Bylis Ballsh | View events | More info |
| Tërbuni Pukë | 1 – 2 | Tirana | View events | More info | ||
| Fri | 28/08/15 | Partizani Tirana | – | Flamurtari Vlorë | More info | |
| Bylis Ballsh | – | Tërbuni Pukë | More info | |||
| Skënderbeu Korçë | – | Kukësi | More info | |||
| Teuta Durrës | – | Vllaznia Shkodër | More info | |||
| Laçi | – | Tirana | More info | |||
| Wed | 09/09/15 | Vllaznia Shkodër | 11 : 00 | Skënderbeu Korçë | More info |
Presidenti Obama fton kryeministrin Mustafa në samitin e liderëve në New York
Presidenti amerikan Barack Obama fton kryeministrin kosovar Isa Mustafa në samitin e liderëve në New York.
“Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, është ftuar nga presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Barack Obama, që të marrë pjesë në samitin e liderëve, që do të mbahet më 29 shtator në New York”, sapo bëri të ditur Kryeministria kosovare në njoftimin e dërguar.
Theksohet se, Samiti do të mbahet në selinë e Kombeve të Bashkuara dhe në të do të diskutohet për të arriturat e shteteve në luftën kundër ISIS-it dhe ekstremizmit të dhunshëm.
Ftesa i është dorëzuar para pak ditësh kryeministrit Mustafa nga Ambasada e SHBA-ve në Prishtinë.
Kosovë-Shqipëri, vazhdon ndërtimi i “autostradës” energjetike”
Nga Behlul Jashari/ PRISHTINË, 23 Gusht 2015/ Në Kosovë vazhdon ndërtimi i “autostradës” energjetike drejt Shqipërisë. Në rajonin e Gjakovës, javën e ardhshme, me qëllim të krijimit të kushteve të sigurisë në punë do ketë shkyqje në linën LP 10 kV Cërmjan dhe Sopot.
“Çkyqjet janë të domosdoshme për të mundësuar punimet në linjën interkonektive 400 kV Kosovë-Shqipëri”, thekson njoftimi dërguar nga Operatori i Sistemit, Transmisionit dhe Tregut-KOSTT sh.a.
Kosova dhe Shqipëria në vitin 2016 inaugurojnë “autostradën” energjetike, ka thënë kryeministri kosovar Isa Mustafa në konferencën e fundit për shtyp këtë muaj, i pyetur nga ATSH, ku ka folur edhe për bashkëpunimet në fushën e energjetikës e të tjera.
“Rrjeti energjetik mendojmë se vitin e ardhshëm duhet të aktivizohet. Sivjet presim që të kryhen të gjitha punimet në pjesën tonë, edhe në pjesën e Shqipërisë kryhet vitin e ardhshëm dhe do e inaugurojmë”, ka theksuar kryeministri kosovar.
Kreu i qeverisë së Kosovës, gjatë konferencës për shtyp ka bërë të ditur se, është duke u punaur që të sigurohet edhe tregu i përbashkët i energjisë elektrike, që të bëhet këmbimi i saj.
“Jemi shumë afër me Shqipërinë që të zhvillojmë një lloj tregu të përbashkët, për arsye të kapaciteteve të transmisionit, të cilat po i ndërtojmë, sidomos të linjës interkonektive 400 kV, ku punimet gati përfundojnë këtë vit, ndërsa presim që në vitin 2016 të përfundojnë tërësisht dhe të aktivizohet kjo linjë dhe të krijohen kushte të veçanta që Kosova e Shqipëria të kenë këmbim të energjisë elektrike në sezone të ndryshme kur mund të ketë mungesë ose mund të ketë tepricë të energjisë elektrike”, ka thënë kryeministri Mustafa.
“Dhe, krahas kësaj, ne do të shikojmë të bashkëpunojmë me Shqipërinë edhe në aspektin e gjenerimit të energjisë elektrike, dhe do të zhvillojmë biseda në të ardhmen edhe për këtë”, ka shtuar ai.
“Po punojmë poashtu edhe në planin e zhvillimit të energjisë së ripërtritëshme në Kosovë, orientimet tona janë që diku deri në vitin 2020 të arrijmë 25 për qind të energjisë nga burimet e ripërtritëshme dhe të përplotësojmë kriteret e Bashkimit Evropian. Këtu llogarisim edhe në hidrocentralin e Zhurit, e poashtu do të shohim edhe mundësinë e kombinimit me Shqipërinë”, ka thënë kreu i qeverisë kosovare, Mustafa.
Në 21 dhjetor te vitit 2013, në praninë e ministrit të Energjetikës dhe Industrisë të Republikës së Shqipërisë, Damian Gjiknuri, ministrit të atëhershëm të Zhvillimit Ekonomik të Kosovës, Fadil Ismajli, dhe ambasadorit të Gjermanisë në Kosovë në atë kohë, Peter Blomeyer, në hapësirat e Lidhjes së Shqiptare në Prizren, në një ceremoni solemne, është nënshkruar kontrata për ndërtimin e linjës interkonektive 400 kVKosovë-Shqipëri.
“Ndërtimi i linjës interkonektive të tensionit të lartë 400kV Kosovë-Shqipëri do të ndikojë në optimizimin e dy sistemeve, ngritjen e kapaciteteve transmetuese, si dhe ngritjen e sigurisë dhe besueshmërisë së sistemeve elektroenergjetike të Kosovës dhe Shqipërisë, dhe po ashtu do të ndikojë në zhvillimin e tregut të të dy vendeve si dhe tregut rajonal të energjisë elektrike. Me implementimin e projektit të Autostradës Energjetike Kosovë-Shqipëri, do të mundësohet shkëmbimi më i madh i energjisë elektrike në mes të dy vendeve sidomos pas ngritjes së kapaciteteve gjeneruese të planifikuara në Kosovë të bazuara kryesisht në linjit si dhe të kapaciteteve gjeneruese hidro të Republikës së Shqipërisë”, u theksua me atë rast.
Në 10 mars 2015, ministri i Energjisë dhe Industrisë së Shqipërisë, Damian Gjiknuri, dhe ministri Kosovar i Zhvillimit Ekonomik, Blerand Stavileci, të shoqëruar edhe nga drejtuesit e operatorëve të transmisionit dhe rregullatorëve të energjisë të të dyja vendeve, kanë vizituar NS 400/220kV – Kosova B në Obiliq, ku janë njoftuar për së afërmi me punën që po bëhet për realizimin e interkoneksionit Kosovë-Shqipëri, “autostradës” energjetike.
Ministri i Energjisë dhe Industrisë të Shqipërisë, Damian Gjiknuri, vlerësoi se përfundimi i kësaj linje krijon damarin e nevojshëm dhe shtyllën kurrizore ku ky sistem do të ngrihet, i cili do harmonizohet me politika të përbashkëta, strategji të përbashkëta dhe investime të përbashkëta, pasi dyja vendet kanë sfida të përbashkëta sa i përket energjisë.
“Shqipëria dhe Kosova kanë nevoja të mëdha, prandaj është i nevojshëm koordinimi dhe harmonizimi i tyre dhe kjo ardhje këtu nuk është vetëm simbolike, por është konkrete, është për t’u treguar njerëzve se gjërat po avancojnë përpara”, tha Gjiknuri.
Ministri Stavileci theksoi se ecuria e mirë e punimeve në ndërtimin e linjës 400 kV Kosovë- Shqipëri rrit pritshmëritë se deri në fund të këtij viti do të përfundojë pjesa nga Kosova dhe deri në pranverën e vitit të ardhshëm edhe pjesa e Shqipërisë. “Kjo është ‘autostrada’ energjetike në mes Kosovës dhe Shqipërisë, duke ditur rëndësinë që ka dhe benefitet e shumta që përfitojnë dy shtetet. Por, ne do të shkojmë edhe përtej kësaj, pra edhe me një linjë të re 110kV Dragash-Kukës. Dhe po ashtu jemi dakorduar që në konceptet tona zhvillimore të fusim ide që lidhen me ndërtimin e kapaciteteve të reja që e plotësojnë tregun energjetik në mes të Kosovës dhe Shqipërisë”, tha Stavileci.
Vizita në NS 400/220kV Kosova B u realizua pas themelimit të Komitetit Drejtues dhe takimit të grupeve punuese për krijimin e tregut të përbashkët të energjisë mes dy vendeve, që është mbajtur po atë ditë në Prishtinë në mjediset e Ministrisë kosovare të Zhvillimit Ekonomik.
Pjesë e mbledhjes së përbashkët, të parës historike, të qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë, në 11 janar 2014, në qytetin e Prizrenit, pas së cilës u bë nënshkrimi zyrtar i Dokumentit për bashkëpunim dhe partneritet strategjik ndërmjet dy shteteve dhe marrëveshjeve tjera mes dy qeverive, ishte edhe Marrëveshja për bashkëpunim në fushën e zhvillimit ekonomik dhe të energjisë.
SHQIPTARËT PËRBALLË SFIDAVE GLOBALE DHE RAJONALE. RASTI I TUZIT DHE MALËSISË
Nga Dr. ISLAM LAUKA/
Pjesëmarrja në simpoziumin shkencor “Tuzi dhe Malësia flasin Shqip”, më jep rastin që të trajtoj disa prej sfidave më të rëndësishme, me të cilat, aktualisht, po ballafaqohen shqiptarët, në rrafsh global e rajonal, si dhe të ngre disa probleme shqetësuese që dalin nga ky ballafaqim.
Me aq sa e njoh unë historinë dhe aktualitetin e Malësisë dhe Tuzit, mendoj se, pavarësisht vështirësive të panumërta, kryesisht, të karakterit të brendshëm, por edhe të jashtëm, këto të fundit, të lidhura, veç të tjerash, edhe me ndikimet e globalizmit, shqiptarët e kësaj ane kanë arritur të ruajnë lëndën dhe kulturën e tyre kombëtare.
Gjatë 150 vjetëve të fundit, kjo zonë ka njohur shumë pushtues, qe nga otomanët, serbo-malazezët, fuqitë e boshtit, gjatë Luftës së Dytë Botërore dhe shumë forma regjimesh, që nga perandoritë, monarkitë, totalitarizmi komunist, etj por Tuzi dhe Malësia kanë ditur t’u bëjnë ballë dallgëve të historisë, duke folur vetëm një gjuhë – shqipen, duke valëvitur vetëm një flamur – atë kuqezi, duke kënduar vetëm një himn – atë kombëtar. Në këtë luftë të ashpër për mbijetesë, veç gjuhës dhe flamurit, shqiptarët e këtyre anëve i kanë mbajtur të lidhur me njëri tjetrin vlerat e tyre tradicionale si, toleranca ndëretnike dhe ndërfetare, ndjenja e sakrificës në emër të atdheut dhe solidariteti kombëtar.
Janë këto vlera të rralla që e kanë kthyer Malësinë dhe Tuzin në një kështjellë të shqiptarisë dhe kjo është arsyeja përse zgjodha pikërisht këtë vend për të ngritur disa probleme shqetësuese që dalin nga ballafaqimi i shqiptarëve me sfidat aktuale, globale e rajonale.
Problemi i parë shqetësues ka të bëjë me keqkuptimin e proceseve globale. Dihet që sot jetojmë në epokën e globalizmit. Është globalizuar ekonomia, informacioni, vetë jeta shoqërore. Distanca, në kuptimin klasik, në sajë të arritjeve teknologjike, ka vdekur.
Sot flitet për botën si për një fshat.
Askush nuk mund t’i mohojë anët pozitive të globalizmit, por e vërteta është se ai shoqërohet edhe me anë të errëta, negative, me rreziqe dhe kërcënime. Pasojë e globalizmit është shtimi i të ashtuquajturave “probleme pa pasaportë” si, terrorizmi, ekstremizmi fetar, narkotrafiku, epidemitë, ndryshimet klimaterike, etj. Pasojë e globalizmit është ndikimi i ndërsjellë i krizave ekonomiko-financiare që shpërthejnë në vende të ndryshme të globit, por që prekin dhe rëndojnë gjithë ekonominë botërore.
Efektit të këtyre dukurive nuk u shpëtojnë vendet e mëdha, as ato të vogla, por për këto të fundit, pasojat e globalizmit janë më të rënda.
Një ndër dukuritë globale që paraqet kërcënim serioz për interesat jetike të popujve të vegjël, siç janë shqiptarët, është ajo e rrafshimit të vlerave. Lima e globalizmit i han pa mëshirë vlerat e të vegjëlve, por nuk ka çfarë u bën atyre të popujve të mëdhenj që, si rregull, janë të fuqishëm dhe synojnë imponimin e vlerave, kulturës dhe “drejtësisë” së tyre, në bazë të praktikës së moçme, sipas së cilës, vlerat, kultura dhe drejtësia ndjekin fuqinë.
Duke e konsideruar rrafshimin e vlerave si një prirje bashkëkohore, me kah vetëm pozitiv, disa pseudoanalistë shqiptarë, të njohur edhe si mohues apo patriofobë, kanë vëne në shënjestër njërën prej vlerave themelore shqiptare – dashurinë për atdheun. Sipas tyre, atdhedashurisë i ka kaluar koha, bartësit e kësaj ndjenje janë primitivë, të pagdhendur, mendjengushtë, malokë të pandreqshëm; për të na respektuar të tjerët, duhet të shajmë veten tonë; ata që marrin vesh nga epoka të cilës i përkasin, për të qenë modernë, duhet ta përbuzin e ta poshtërojnë atdheun; s’ka atdhe, ka thjesht qytetarë të botës, s’ka vlera kombëtare, ka vetëm vlera gjithënjerëzore, trumbetojnë në “analizat” e tyre këta “ekspertë”, ithtarë të globalizmit. Dhe vijon përfundimi i tyre kategorik: shqiptarët nuk mund të përfshihen e të integrohen në proceset globale pa u ndryshuar, pa u modernizuar, pa u gdhendur e zdruguar, në mënyrë që të zhvishen nga “arkaizmat” që i lidhin ata me nocionet e dala boje si atdheu apo ideali kombëtar.
Për këta pseudoanalistë nuk ka fare rëndësi fakti që lideri i proceseve globale, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, edukimin me ndjenjën e atdhedashurisë e kanë pjesë të pandarë të të gjithë sistemit arsimor; që fëmijët e këtij vendi, çdo ditë, para se të futen në mësim, betohen para flamurit kombëtar; që presidentët e tij, pavarësisht bindjeve politike, fjalimet e tyre, gjithmonë, i përfundojnë me të njëjtin urim, “Zoti e bekoftë kombin Amerikan”.
Shembulli amerikan dëshmon se rruga drejt globales dhe gjithënjerëzores kalon domosdoshmërisht, nëpërmjet kombit dhe atdheut tënd. Në rastin tonë, do të thotë që ajo rrugë kalon, nëpërmjet Tiranës, Prishtinës, Tetovës, Preshevës, Ulqinit (dhe Tuzit) e Çamërisë.
Ose, marrim shembullin e Francës, një tjetër komb i pjekur dhe i civilizuar, lojtar aktiv i proceseve globale. Mbrojtjen e pastërtisë së gjuhës së unifikuar kombëtare nga ndikimet negative të globalizmit, sidomos nga fjalët e huaja, Franca e ka të sanksionuar me ligj. Po të krahasohet kujdesi dhe vëmendja e Francës zyrtare për mbrojtjen e pastërtisë së gjuhës së vet me shpërfilljen e hapur të këtij problemi, lidhur me gjuhën shqipe, nga ana e autoriteteve tona shtetërore, del qartë se proceset e sotme globale nuk kuptohen drejt dhe në kompleksitetin e tyre, jo vetëm nga disa pesudoanalistë, por as nga pushtetarët dhe as nga institucionet tona shkencore.
Gjuha jonë, që Kadare e quan “Shënshqipja”, për fat të keq, vazhdon të marrë goditje nga të gjitha drejtimet, sidomos nga fjalët e huaja që, në vitet e tranzicionit të gjatë po vazhdojnë të futen pa doganë. “Cunami” i tyre po përmbyt terminologjinë shkencore, kulturore, sportive, të shtypit të shkruar e pamor dhe po depërton, pamëshirshëm, edhe në gjuhën e folur. Sipas Mehmet Elezit, autor i një fjalori të rrallë të gjuhës shqipe, botuar në vitin 2006, “Fjalë, shprehje e struktura të huaja krejtësisht të panevojshme janë lëshuar mbi gjuhën shqipe si retë e karkalecave”. Emra restorantesh, shoqatash gjithfarëlloji, kanalesh televizive, veprimtarish kulturore, artistike e sportive, në masë të madhe, nuk janë shqip. Arrihet deri aty sa dokumenti i identitetit të shtetasve shqiptarë, në vend të fjalës së bukur shqipe “letërnjoftim”, të quhet “kartë identiteti” (ID). Edhe emra vendesh, historikisht të njohura si shqiptare, po zëvendësohen me emra të huaj si, Bari për Tivarin, Bitola për Manastirin, Peç për Pejën etj. Po hiqen nga përdorimi fjalë shqipe shumë të bukura, tingëlluese e shumë shprehëse, për t’u zëvendësuar me fjalë të huaja, të zbrazëta dhe pa ngjyrë si: shëtitore – pedonale, fëmijë, vogëlush – minoren, anashkalim – bypass, ndihmoj – asistoj, përkrah – suportoj, këshill – bord, grup punues – taskforce, shkurt – flesh, kohë e pjesshme – part time, ngjarje – event, bisede – chat.
Fjalët e strukturat e huaja, të futura kontrabandë në gjuhën shqipe, janë po aq të rrezikshme për ne e kombin tonë, në mos edhe më të rrezikshme, se kontrabandimet e tjera me armë e drogë. Fishta i madh ka paralajmëruar me kohë: “Mos të harrojmë se më bjerrë gjuhën do me thanë me bjerrë kombësinë e pavarësinë”.
Për fat të keq, ashtu si mallrat e tjera kontrabandë, edhe fjalët që ndotin gjuhën shqipe, si konsumues të parë, zakonisht, kanë pushtetarët, të cilët, për t’u hequr si të ditur, nuk mjaftohen me përdorimin e tyre pa kriter, por, në jo pak raste, duke thyer çdo rregull etik, protokollar e gjuhësor, nisin e bëlbëzojnë në gjuhë të huaj “fjalimet” e tyre në mjedise zyrtare, si në Shqipëri, ashtu edhe në Kosovë. Ata që s’dinë të lidhin dy fjalë në gjuhën e nënës, në gjuhë të huaj, nuk bëjnë gjë tjetër veç rrisin, në mënyrë progressive, budallallëqet e tyre, me të cilat, në mënyrë bujare, i ka pajisur natyra a perëndia.
Për të përballuar sfidën e rëndë që po i bëhet shqipes, duhet mobilizuar në një front unik shteti, institucionet shkencore, shkolla dhe gjithë shoqëria, mbi të gjitha duhet përkushtim atdhetar dhe angazhim intelektual. Këtë dëshmon shembulli juaj. Duke ruajtur të pastër gjuhën e Fishtës dhe duke bërë përpjekje që në shkollat dhe mjediset publike të përdoret gjuha e standardizuar shqipe, Malësia dhe Tuzi, të gjithë sa jeni këtu, duket se e keni gjetur vaksinën për të parandaluar flamën e gjuhës. Kjo vaksinë është dashuria e pakufishme dhe përkushtimi juaj kombëtar ndaj “Shënshqipes”.
Një tjetër dukuri që shoqëron globalizmin dhe mund të paraqesë rrezik për vendet dhe popujt e vegjël është ajo e relativizimit të gjithçkaje, duke përmbysur raportet e mëparshme midis së drejtës e të padrejtës, të moralshmes e të pamoralshmes. Thelbi i kësaj dukurie është: e mira nuk është aq e mirë sa duket, as e keqja nuk është aq e keqe sa duket. Ato edhe mund të këmbejnë vendet. Në këtë këndvështrim, pushtuesi i dikurshëm duhet të konsiderohet bashkëqeverisës; xhelati duhet të mëshirohet e respektohet nga viktima; heronjtë, të cilët i kemi nderuar deri tani, nuk janë kurrfarë heronjsh, veç hajdutë e cuba; simbolet kombëtare që na kanë frymëzuar në luftërat tona për liri nuk janë gjë tjetër, veç relikë e së shkuarës, pa asnjë vlerë.
Shprehje e kësaj mendësie janë përpjekjet për ta paraqitur periudhën pesëqind vjeçare, nën Perandorinë Osmane, si bashkësundim e bashkëqeverisje të shqiptarëve me Turqinë dhe historinë tonë të shkruar me gjak, pikërisht në luftë me otomanët, si histori të pashallarëve dhe vezirëve osmanë, me origjinë shqiptare. Në këtë logjikë, edhe historia e përgjakshme, rreth njëqind vjeçare e shqiptarëve ne Jugosllavi, është histori e bashkëqeverisje së tyre me Beogradin, për shkak se, ashtu si në Stamboll, edhe në kryeqytetin serb, ata i kanë pasur pashallarët dhe vezirët e tyre si Sinan Hasani e çiftat e tij. Arrihet deri atje sa të kërkohet rishikimi dhe rihartimi i teksteve shkollore, në mënyrë që të mos “lëndohen” Turqia dhe Serbia. Mbështetësit e kësaj teze, e kanë të vështirë t’u përgjigjen pyetjeve të tilla si:”A erdhën osmanët si pushtues në tokat shqiptare apo erdhën shqiptarët si pushtues në Anadoll? Pa përmendur luftën hëroike nën udhëheqjen e Skënderbeut e luftëra të tjera në shekuj, kundër Turqisë, kundër kujt dhe përse u zhvillua lufta për mbrojtjen e Hotit dhe Grudës në vitin 1879-1880? Kundër kujt dhe përse u zhvillua kryengritja e Malësisë së Madhe, në vitin 1911, kur Tuzi me rrethinë u shndërrua në njërën ndër fushëbetejat kryesore të saj?
Përgjigja ndaj këtyre pyetjeve ështe e qartë: shqiptarët ishin të pushtuar nga Turqia dhe luftonin, së pari, për çlirim nga zgjedha osmane dhe, së dyti, për mbrojtjen e tokave të tyre, të cilat turqit kishin vendosur t’ua dorëzonin fqinjëve tanë grabitqarë. Çdo interpretim tjetër është falsifikim i historisë për qëllime të caktuara politike.
Të njëjtat pyetje mund të shtrohen në rastin e ish Jugsllavisë, Malit të Zi e Serbisë, aq më tepër që këto ditë, rishikimet e teksteve shkollore i ka kërkuar kreu i Kishës Ortodokse Serbe, Patriarku Irinei: A shkuan shqiptarët si pushtues në Beograd apo erdhi Beogradi me makinerinë e tij të luftës në Kosovë? A shkuan shqiptarët e Ulqinit dhe të Tuzit në Cetinë, apo e kundërta, Cetina i pushtoi me forcë këto territore autoktone shqiptare?
Nuk mund të quhet i moralshëm, as parimor, qëndrimi sipas të cilit, të zezës i duhet thënë e bardhë dhe të bardhës, e zezë. Rishikimi i teksteve të hitorisë duhet t’u lihet në dorë historianëve, jo politikanëve e klerikëve ortodoksë e muslimanë.
Një demonstrim tjetër i relativizimit të moralit është propizimi i kryeministrit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç, për të caktuar një datë, në kujtim të viktimavë të luftës në ish Jugosllavi. Nëse ky propozim do të bëhej nga boshnjakët, shqiptarët e Kosovës apo kroatët, edhe mund të besohej si i sinqertë, por kur ai vjen nga kryeqyteti që ndërmori katër luftëra agresive kundër fqinjëve të tij, nuk mund të mos lindë dyshimi i bazuar se po bëhen përpjekje për relativizimin e fajit, që vrasësit të lehtësohen disi nga faji dhe viktimat mos t’i lërë krejtësisht pa faj, me një fjalë, të dyja palët, nga pak fajtorë, nga pak viktima dhe, si të tilla, të futura në një thes, të dyja të përkujtohen. Meqënëse ky propozim është bërë publikisht, do të ishte mirë që edhe përgjigja refuzuese e Prishtinës dhe Tiranës, sidomos e kësaj të fundit, të cilën nisma e Vuçiçit e implikon në konflktin jugosllav, të jepet publikisht, para se ai të paraqitet zyrtarisht, në takimin e Vjenës, që do të mbahet në datën 27 të këtij muaji. Pjesë e këtij qëndrimi duhet të jetë kërkesa e Tiranës dhe Prishtinës që Beogradi të kërkojë falje, zyrtarisht për krimet e kryera kundër shqiptarëve; që Serbia të zbardhë fatin e të pagjeturve dhe të bëjë të mundur kthimin e eshtrave të tyre në Kosovë, si dhe të paguajë dëmshpërblimin e luftës.
E afërt me përmbajtjen e këtij propozimi është “Iniciativa 6” (Ëest Balkan 6), e paraqitur nga Mali i Zi dhe e mbështetur fort nga Serbia, që parashikon krijimin e një forumi rajonal, të përbërë nga pesë ish njësi të Federatës Jugosllave plus Shqipërinë. Kjo përbërje të sjell në mend një strukturë të dënuar, tashmë, nga historia, si ish Jugosllavia, minus Slloveninë dhe Kroacinë, por duke shtuar Shqipërinë. Rikthimi tek strukturat e dështuara, e pakta që mund të thuhet, është kundër produktive. Nuk është vështirë të parashikohet që në forumin “Balkan Six”, violinë e parë, do të ishte Beogradi. Kjo për shkak të mentalitetit dominues të Serbisë, por edhe të mbështetjes së ambicies së saj nga disa kryeyqtete europiane, ende të paçliruara nga nostalgjia serbocentrike. Veç kësaj, kjo iniciativë krijon mbivendosje a paralelizma me disa organizata të tjera rajonale, të cilat, pavarësisht numrit relativisht të madh të tyre, në praktikë nuk kanë rezultuar efektive. Në këtë kontekst, ajo zor se mund të jetë në interesin shtetëror e kombëtar të shqiptarëve.
Një tjetër dëshmi e relativizimit të gjithçkaje në epokën globale është qëndrimi ndaj heronjve dhe simboleve kombëtare. Në Prishtinë, Adem Jashari, është shpallur kriminel. Po në Prishtinë është përdhosur monumenti i Skënderbeut. Në Tiranë, një tufë mohenikësh, në emër të çmitizimit dhe çheroizimit është ngritur kundër heronjve dhe simboleve kombëtare. Monumenti i pavarësisë dhe bustet e heronjve, të ngritura para 3 vjetësh, në kuadrin e 100 vjetorit të shpalljes së pavarësisë, janë dhunuar e përdhosur. Në manifestimin qendror të FSK-së, në Prishtinë, që hapi “Epopenë e UÇK-së”, më 5 Mars 2015, nuk u ekzekutua himni ynë kombëtar.
Çfarë na ofrojnë globalistët, kozmopolitët dhe postmodernistët në vend të heronjve dhe simboleve tona kombëtare? Heroi i tyre është “uni” me nevojat e tij, egocentrizmi pa fre, ndërsa simbolet e tyre janë plaçkat luksoze. Sipas kësaj mendësie, njeriu, në vend që t’u japë gjërave kuptim, kthehet në vegël, obejkt të plaçkave. Zotërimi tyre i jep kuptim njeriut dhe jetës së tij, vetë njëriu identifikohet me to dhe statusi i tij përcaktohet nga statusi (klasi) i plaçkave që blen.
Rendja pas konsumizmit, bjerrja morale, zhveshja nga idetë, janë dukuri që gërryejnë dhe mbysin shoqëri e kombe të zhvilluara e të konsoliduara, le më shqiptarët, që renditen ndër popujt më të varfër të Europës.
Nuk na çojnë në Europë kultura e fastfud-it, e selfie apo belfiekulturës, por kultura dhe vlerat tona kombëtare.
Integrimi ne Europë nuk do të thotë braktisje e vlerave tona. Konica ka shkruar se tjetri njeh çmimin që ti i cakton vetes. Europa nuk të pranon, nëse je i zhveshur nga vlerat. Ajo nuk i pranon njerëzit pa fytyrë, pa kujtesë historike, pa respekt për të parët e tyre, që do të thotë pa respekt për veten e vet. Në këtë kuptim, ne duhet të përpiqemi të integrohemi si shqiptarë, me fytyrën tonë, me heronjtë, simbolet e vlerat tona, përndryshe procesi integrues humbet çdo kuptim.
Vështirë të flitet për integrim me të tjerët pa qenë të integruar me njëri tjetrin. Janë vlerat tona ato që na bashkojnë si shqiptarë, ato që i kontribuojnë kohezionit social dhe kombëtar të shqiptarëve. Me ato vlera ne duhet të krenohemi dhe, pse jo, t’ia ofrojme Europës dhe botës. Toleranca dhe bashkëjetesa fetare e ndëretnike, sa për të përmendur dy prej këtyre vlerave, janë të markës shqiptare dhe pa afat skadence, ashtu si edhe shumë vlera tonat kombëtare. Të gjitha së bashku ato përbëjnë arkitrarët mbi të cilët ka qëndruar shqiptaria në shekuj. Sot, në epokën globale, jo vetëm që nuk e kanë humbur rëndësinë e tyre, por kanë marrë vlerë të re, përballë radikalizmit dhe ekstremizmit fetar dhe etnik që po hedhin botën në flakët e luftës.
Këta arkitrarë, duket se janë mbajtur mirë dhe i kanë qëndruar kohës edhe këtu në Malësi dhe Tuz, falë përkujdesjes dhe sakrificave sublime të shqiptarëve të kësaj treve. Por që ata të mbeten vitalë, përballë sfidave globale e rajonale, nuk mjafton vetëm përkujdesja dhe sakrificat e tyre. Është e domosdoshme që të ndihet dora e ndihmës dhe e solidaritetit kombëtar nga Shqipëria dhe Kosova. Ky solidaritet duhet të jetë i sinqertë, vëllazëror, i prekshëm, jo sa për të thënë, apo më keq, për propagandë politike, siç ndodhi me Luginën e Preshevës, kur Shqipëria dhe Kosova shpallën me bujë në Prizren, se do të ofrojnë për të nga 50 mijë euro ndihmë. Kësaj i thonë u mbars mali, polli një mi. Ky është mjerimi i solidaritetit dhe, natyrisht, nuk mund të mos japë efekte krejt të kundërta, në krahasim me ato që mund të presin zyrtarët e Tiranës dhe të Prishtinës.
Në radhë të parë, shqiptarët në Mal të Zi nuk duhen trajtuar si pakica. Nëse kondiserohen si të tillë në raportet demografike të shtetit ku jetojnë, ata nuk mund te konsiderohen pakicë në raport me popullin dhe kombin të cilit i përkasin. Përkundrazi, ata janë një pjesë thelbësore e këtij kombi dhe me kontribut të jashtëzakonshëm në çeshtjen kombëtare shqiptare. Nuk duhet harruar se, “prova e përgjithshme” e shpalljes së pavarësisë së Shqipërise është bërë këtu, në Malësi, në Tuz. Ndaj ata janë e duhet të jenë të barabartë më të gjithë shqiptarët, pavarësisht numrit të tyre dhe vendit se ku jetojnë. Si të tillë ata duhen trajtuar edhe nga shtetet tona.
Parë në këtë dritë, marrëdhëniet e Tiranës dhe Prishtinës me Podgoricën zyrtare duhet të kushtëzohen nga qëndrimi i kësaj të fundit ndaj shqiptarëve që jetojnë në trojet e tyre në Mal të Zi. Nëse do të veprohej kështu, me siguri, shqiptarët do të përfaqësoheshin më mirë në organet qëndrore dhe vendore, në komunat e tyre do të investohej më shumë dhe, në respekt të nenit 69 të Kushtetutës se Malit të Zi, do të hiqeshin kufizimet aktuale lidhur me përdorimin e flamurit kombëtar shqiptar.
Së fundi, jo vetëm institucionet zyrtare, por edhe ato shkencore, shoqëria civile, mjetet e informimit masiv etj, në Shqipëri e Kosovë, duhet të jenë më të angazhuar e më të përkushtuar ndaj çështjes së shqiptarëve në Mal të Zi. Nuk është normale që në Fjalorin Enciklopedik Shkencor të Akademisë së Shkencave të Shqipërise, botuar në vitin 2008, nuk përmendet fare personaliteti i përmasave kombëtare, biri i shquar i kësaj treve, Baca Kurti, ndërkohë që në të kanë zënë vend dhjetëra personazhe të epokës komuniste, që nuk i ka njohur kush për së gjalli, as nuk i njeh kush pas vdekjes së tyre. Po kështu, në këtë fjalor nuk përmendet fare një vend historik si Deçiqi.
Shpresoj që Enciklopedia Shkencore e Akademisë së Arteve dhe Shkencave të Kosovës, e cila pritet të dalë së shpejti, t’i plotësojë këto boshllëqe.
Tuz-Malësi, 23 gusht 2015
- « Previous Page
- 1
- …
- 21
- 22
- 23
- 24
- 25
- …
- 89
- Next Page »
