• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Archives for August 2015

Rilindja në 30 dhjetor 2008: MESAZH ATYRE QË DUAN KUFIRIN NË MITROVICË

August 11, 2015 by dgreca

Nga Behlul Jashari/
Në përfundim të Vitit Historik 2008 të shpalljes së pavarësisë së Kosovës më 17 shkurt dhe njohjes nga 53 shtete, dhe më të fuqishmet në botë, po presim gëzuar Vitin e Ri 2009 të pritjesë së anëtarësimit të shtetit tonë të ri në OKB dhe të jubileut të 10-vjetorit të paqes e lirisë në Kosovë – të hyrjes së NATO-s, forcës më të madhe planetare.
Në Ditën e Lirisë e të Paqes, më 12 qershor 1999, kur NATO-ja hyri e nisi marshin fitimtar e çlirimtar në tokën e Kosovës për t’iu dhënë fund krimeve të tmerrshme e gjenocidit, nga kolona e tankeve të para, ku isha me ushtrinë e Aleancës Veriatlantike e gazetarë nga gjithë bota, atë mëngjes të gëzimit të madh shqiptar kemi qeshur me një grafit çmendie të shkruar nga forcat që po dëboheshin pas humbjes së luftës kundër lirisë, në një shpatull mali në Grykën e Kaçanikut: “Serbija do Tokio”.
Shkarravina, që përkthyer shqip thoshte “Serbija deri në Tokio” më rikujtoi grafitet “Shqiptarët përtej Bjeshkëve të Nemuna” dhe britmat “ikni përtej…” të atyre që me dhunën më të ergër dëbuan më se një milion shqiptarë nga Kosova.
Ata me operacionin “patkoi” kishin dashur ta zhbënin Kosovën, që duke vrarë e dëbuar shqiptarët, duke ua djegur e rrënuar shtëpitë, qytetet e fshatrat, të zhvendosnin kufirin shqiptaro-serb edhe përtej Bjeshkëve të Nemuna, siç e kishin zhvendosur para më shumë se një shekulli përgjakshëm nga Molla e Kuqe e kujtesës sonë historike.
Ata edhe më tej duan t’ua vënë flakën kufijve të Kosovës si në 19 shkurtin e 2008-tës në veri, duan të copëtojnë hartën e vendit që deshën ta zhbëjnë me gjenocid dhe tokëdjegie.
Ata edhe më tej shohin ëndrra të pamundshme, tash më 9 dhjetor 2008, kur në ditën e shtrirjes së EULEX-it në gjithë Kosovën, në veri të urës mbi limin Ibër në Mitrovicë pashë grafitin që përkthyer shqip thoshte “këtu është Serbi”.
Por, edhe ata të gjithë do ta kuptojnë, shumë prej tyre e kanë kuptuar, se ka ikur përgjithmonë koha e pretendimeve dhe e ëndrrave të këqija kundër Kosovës, se Kosova është shtet.
Le të jetë 2009-ta edhe viti i vetëdijësimit e besimit edhe të asaj pjese të vogël të shtetasve të Kosovës që janë kundër këtij shteti, se Kosova është edhe shtëpia e atdheu i tyre, i lirisë, paqes, mirëqenies, prosperitetit e garancive për të gjithë, i demokracisë, standardeve dhe ecjes drejt integrimeve euroatlantike.
Le të jetë 2009-ta viti i vetëdijësimit përfundimtar edhe të fqinjit tonë verior që ka mbetur i vetmi fqinj kundër shtetit të Kosovës, se kufijtë e Kosovës janë të vendosur e të garantuar edhe ndërkombëtarisht dhe se Kosova është shtet i pavarur, sovran e demokratik.
Shtet që rrezaton paqe, stabilitet e demokraci dhe që i ofron fqinjësi të mirë e bashkëpunim edhe shtetit nga i cili pret edhe kërkimfaljen për krimet e gjenocidin.
Grafitet, pretendimet e ëndrrat e këqija “Serbia deri në Tokio”, “Shqiptarët përtej Bjeshkëve të Nemuna”, “Kufiri në mes të Mitrovicës” e të tjera si këto e të kohëve që shkaktuan edhe tragjedi njerëzore le të mbesin përmendore të marrëzisë e të shkuarës, apo më mirë sikur të ishte e mundur le t’i fshijë përgjithmonë e bardha dëborë e dimrit që do të shkrijë derisa shkojmë drejt Vitit të Ri 2009 e pranverës së re, drejt kohëve të mira që vijnë për të gjithë.

Gëzuar!

***
SHËNIM I SOTËM, 11 GUSHT 2015
PRISHTINË, 11 Gusht 2015/ Shkrimi-editoriali MESAZH ATYRE QË DUAN KUFIRIN NË MITROVICË është botuar në gazetën tradicionale të Kosovës Rilindja në 30 dhjetor 2008, vitin historik të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës në 17 Shkurt. Autori, kryeredaktor i parë-themelues i gazetës së përditshme Bujku nga18 janari 1991 dhe kryeradaktor i Rilindja në kohën e dëbimit të padrejtë e të kundërligjshëm që i bëri UNMIK gazetës tradicionale të Kosovës nga Pallati i Shtypit dhe deri në numrin e fundit.
Autori, Behlul Jashari sot tregon për gazetën Dielli: Edhe pas dëbimit në 21 shkurt 2002, deri në të cilën datë gazeta doli përditë, Rilindja nuk u ndal, si në kohën e luftës vazhduam të punojmë nëpër shtëpia. Botuam numra të jashtëzakonshëm dhe protestues të gazetës tradicionale të Kosovës, jo të përditshëm-të kohëpaskohshëm.
Gazeta Rilindja, kronikë e zhvillimeve historike të Kosovës, pasi doli me botime speciale edhe për ngjarjen historike të shpalljes së pavarësisë dhe njohjet ndërkombëtare që pasuan, ka përmbyllë daljet e mëse 40 numrave të jashtëzakonshëm të kohëpaskohshëm në 30 dhjetor 2008, me numrin festiv të Vitit të Ri 2009, me paralajmërimin në ballinë: DUKE BESUAR NË SUNDIMIN E LIGJIT NË SHTETIN E KOSOVËS PRESIM QË NGA NUMRI I ARDHSHËM RILINDJA TË DALË PËRDITË.
Kryetitulli në ballinën e gazetës Rilindja ishte i ëndërres dhe i të ardhmes: KOSOVA SHTET NË OKB. Dy nga titujt tjerë në ballinë: 53 SHTETE NJOHËN SHTETIN E KOSOVËS dhe VITI 2009 I SHQIPËRISË NË NATO.
Në kalendarin e gazetës Rilindja për Vitin 2009 ishte piktuara ekskluzive, e autorit Veli Blakçori: Molla e Kuqe. Te ajo mollë, sipas kujteses historike të shqiptarëve, ishte kufiri shqiptaro-serb para dëbimit të përgjakshëm të shqiptarëve nga Sanxhaku i Nishit e Toplica, para mëse 130 vjetëve (sa ishin në vitin e daljes së atij numri të gazetës Rilindja). Molla e Kuqe është si një mesazh atyre që duan të vendosin kufi në Mitrovicë, se nëse ndryshon kufiri – dihet ku ishte…

Filed Under: Histori Tagged With: 2008, kufiri ne Mitrovice, mesazh, Rilindja e 30 dhjetorit

REQUIEM PER HAVZI NELEN

August 11, 2015 by dgreca

Foto e fundit e Havzi Nelës. para varjes .Bërë në hetuesinë e Kukësit/  
 Nga Gjegji Hani*/
Nuk me kujtohet data! Ne burg nuk kishin rendesi oret, ditet, muajt! Vetem vitet kujtoheshin! Viti I arrestimit, dhe viti I lirimit te mundeshem qe mbetej gjithmone diku larg! Mbaj mend qe ishte vere, dhe dicka me shume se nje vit me pare isha riarrestuar e denuar per here te dyte me akuzen e Tradheti ndaj Atdheut e Agjitacion e Propagande. Me prisnin 11 vite te gjate, dhe ngushellimi i vetem ishte mosha. Sapo kisha mbushur te 18-at, dhe po te deshte i madhi Zot, rreth te tridhjetave mund te isha serish jashte. Nuk e di se perse, por te burgosurit politike nuk thoshin kurre, ne burg apo ne liri, por brenda e jashte! Asaj kohe nuk me kishte rene ne sy kjo gje, por me pas, ne vitet qe erdhen, dhe ne kujtimet qe here pas here kerkojne te drejten e tyre per te mbijetuar, me kujtohesh se ne nuk thoshim i lire, por jashte! Dhe jo i burgosur, por brenda! Besoj se nuk duhen shume mend per ta kuptuar se perse! Me kujtohet se bente shume vape, kur zbrita nga birrucat e hetuesise se tiranes ne kaushin e burgut. Nje vit me pare kisha kaluar nje hetuesi te veshtire ne duart e zv. Shefit te hetuesise se rrethit Durres, Agim Ferizit (sot nenkryetar i gjykates se apelit Durres) dhe gjashte muaj me vone isha marre serish nen hetim ne Tirane pasi kishin arrestuar xhaxhain me akuzen e kontrabandes se floririt. Hetuesit te Tiranes i mbaj mend vetem mbiemrin, Melyshi, dhe nje sy cakerr, qe kur te drejtohesh te dukej sikur shikonte ne tavan! E kisha kaluar edhe ate dallge, dhe pas tre muajsh isha serish ne kaush te burgut, ku prisja transferimin me destinacion repartin e riedukimit 313 Qafe-Bar. Tuc. Puke. Nga hetuesia dola me nje dhimbje koke qe se bashku me vapen, tymin e duhanit dhe dendesine e te burgosurve te ngjeshur si sardelet ne nje dhome me tre radhe krevatesh rifuxho, e benin te pa mundur te me zinte gjumi. Kerkova nje valium ne infermieri, dhe infermieri me dha nje kokerr te madhe me ngjyre jeshile te erret dhe pak si te sheqerosur ne shije,( te cilen ma kishin dhene shpesh edhe ne hetuesi) dhe me kerkoi ta pija ne prezence te tij! Te burgosurit nuk benin pyetje! Nese u kerkohej te benin dicka, ose e benin ose jo, por pa kerkuar shpjegime se perse! Edhe une e piva pa thene gje, mjaft te flija. Me vone dikush me tha se ato qe kisha pire per tre muaj rresht ishin kloropromazine 100, nje qetesues per te semuret psiqike. Nuk e njhja Havzi Nelen. Deri ate dite nuk kisha degjuar te flitej per te. Rreth ores kater pasdite, kur te burgosurit ordinere me denime te lehta ketheheshin nga puna ne kompleksin e pishinave qe po ndertohej ne Tirane, ku punonin bashke me shume te burgosur politike-ndonese kontaktet mes tyre i kishin shume te kufizuara- dikush ne korridor hapi sportelin e vogel te ders sone e thirri me sa kish ne koke: “E varen edhe nje tjeter nga ju, armiqte e mutit”! Ai ze me kumbon akoma ne vesh. Kishte nje te qeshur tallese qe shkonte mes cinizmit e gallates! Me vone, nje i burgosur ordiner me te cilin kishim mundesi te flisnim ne mengjes kur ai lante korridorin e ne dilnim ne ajrosje, na tha se kishte qene njeri nga kapterrat e shoqerimit qe na kish dhene lajmin e kobshem, duke u zgerdhire vesh me vesh! Aty per aty, askush nuk ja vuri veshin! Kishim shume provokime te tilla, e nuk na benin me pershtypje. Nuk e di se kur me zuri gjumi! Heshtja e nates thyhej nga gerrhimat e renkimet e te burgosurve ne gjume. Diku, ne te gdhire, nje ulerime e mprehte, therese shqeu vetedijen time te pergjumur. U ngrita ndenjur pa e kuptuar se c’po ndodhte. Flija ne radhen e trete te rifuxhos, ku me te vjetrit nuk arrin te ngjiteshin, ndaj flinin ne rreshtin e pare apo te dyte. Ulerimat perzier me renkime ngjethese vinin nga diku poshte, sikur dilnin nga dheu. Te burgosurit rreth tij mundoheshin ta zgjonin nga ajo ender e lige! Dikur u zgjua, u qetesua e serish gjithcka heshti. Te nesermen me thane se i burgosuri ne fjale ish torturuar aq shume, ngaqe nuk pranonte te dilte ne pune, sa i kishin demtuar edhe organet gjenitale, e qe atehere nuk urinonte dot me ne kembe si te gjithe meshkujt. E kishin sjelle ne kaush per ta transferuar ne burgun e Burrelit pasi nuk e kishin thyer dot, e nuk e kishin nxjerre dot ne pune.
Ate, qe ne fillim e kishim marre per nje provokacion te zakonshem, pak dite me vone na e konfirmuan burime te ndryshme te “radio burgut”! Eshte e cuditeshme se sa shpejt qarkullojne lajmet tragjike! Aty degjova per here te pare per Havzi Nelen. E kishin ekzekutuar me varje ne mes te qytetit. Ata qe e kishin njohur tregonin per te, e perpiqeshin te hamendesonin se c’kish bere qe ta varnin?! Dikush tha per poezite qe shkruante, por logjika nuk mund ta pranonte nje aresye te tille, e kerkonte motive te tjera, me te thella e te komplikuara! Si mund te varesh dike per disa poezi? Atehere nuk e njhja Edvin Ramen. Per te jatin dija qe ishte skulptor. Nuk njihja as Diana Culin, as kisha lexuar ndonje poezi te saj! As qe me shkonte neper mend qe ata kishin firmosur denimin me vdekje te nje mesuesi, poeti, NJERIU! Atehere nuk mendoja se e keqja kish kaq rrenje te thella, e nje fytyre aq banale e emra aq te zakonshem si Kristaq, apo Diana! Atehere mendoja se e keqja si ne perralle rrinte e mbyllur ne shpellen e bllokut, e mbahej ne kembe nga qente e saj me uniforme jeshile e costume gri! Por sot Nebil Cika ma kujtoi, e rashe ne detin e trazuar te kujtimeve, ku u ngjallen zera, fytyra, kujtime, njerez, vende e vite qe banaliteti i se keqes universale perpiqet ti fshije me forcen e heshtjes!  
*Ish i burgosur politik

Filed Under: ESSE Tagged With: Gjergj Hani, requiem per Havzi Nelen

Dy takime me shkrimtarin e madh Ismail Kadare; në kampin e interrnimit në Savër dhe Nju Jork

August 10, 2015 by dgreca

nga Beqir SINA, Nju Jork/
MANHATTAN – NEW YORK: Dy herë në jetën time – jam takuar me shkrimtarin e madh shqiptar, Ismail Kadare. Një herë e pata “takuar” 25 vjet më parë, si një i interrnuar në kampin e interrnimit në Savër – Lushnje, në javën e dytë të muajit Tetor 1990, (vetëm 1 javë më parë se ai të arratisej nga Shqipëria, në Francë), dhe takimi i dytë, ka qenë ai si gazetar në tepullin e lirisë, në Nju Jork – Prill 2006, kur Kadare erdhi si i ftuar të ligjërojë në Universitetin Kolumbia.
Tanimë, dihet se nuk përbën ndonjë diçka të veçantë, të thuash se jam takuar me Kadarenë, kur dhe si!… Por, të flisje 25 vite më parë, rreth kësaj, teme, ishte krejt e paimagjinueshme, dhe me pasoja që një shkrimtar si Ismail Kadare, të ulej në të njejëtën sallë me të interrnuarit, dhe, vetëm nji javë, më pasë ai të arratisej nga Shqipëria –
Kadare, erdhi në “kryeqendrën” e kulturës në Shqipëri, kampin e interrnimit në Savër – Lushnje , me një mikun e tij, Xhelo Murra (profesor agronomie), të takohej popullin në “këndin e kuq” si quheshin atëhere shtëpitë e kulturës, sidomos në ditët e vështira të vitit 1990.
Veprimi i tij, që ndoshta deri në atëhere nuk kishin kuptuar dhe nuk e kishin menduar ndonjëher se ai mund të bënte një “arratisje” spektakolare, sot ka shumë të pa thëna dhe pikëpyetje. Përse, erdhi në Savër dhe kërkojë takim me popullin si thirreshin atëhere.
Por, për shumëkënd atëhere në Savër, në “përshpëritje”, u folë sesi Kadare, që ishte njeriu më i privilegjuar i rregjmit, “me punë e rrogë të mirë” e me mundësi të pafundme për të shëtitur në botë me “vizën” e shtetit…, 1 javë para arratisjes të “takohej” e dëgjonte të interrnuarit “armiqt e popullit”
Nostalgjia për Kadarenë…
As që e kisha imagjinuar dhe menduar se Kadaren, mbas Savrës do ta takoja në Nju Jork. Ai erdhi dhe mbajti në Universitetin Kolumbia – Nju Jork, ligjeratën “Literatura dhe Tirania”. Shkrimtari i madh shqiptar Ismail Kadare, mbajti, këtu një leksion që zgjati më shumë 120- minuta.Auditori i sallës “Rotunda”, me rreth 500 – pjesmarrës, ishte i mbushur përlpotë.
Në ligjeratë, mori pjesë edhe arkitekti i marreveshjes se Dejtonit, i ndjeri ambasadori Ricard Hollbruk, ish ambasdori i SHBA-ës, në Tiranë, William Rajson, Professor Sami Repishti, ish kongresmeni republikan i Nju Jorkut, Josef J. DioGuardi – Presidenti i LQSHA, dhe bashkëshkortja e tij Cloyes DioGuardi, analisti i çështjeve evropiano lindore dhe ballkanike, Dr. Elez Biberaj, Drejtor në detyrë i Degës Euroaziatike të Zërit të Amerikës, albanologu dhe gjuhëtari Prof. dr Agron Fico, ish ambasadori i Shqipërisë në Kombet e Bashkuara z Adrian Neritani dhe i ndjeri ambasadori Lublin Dilja, e tjer.
Ishin gjithashtu gazetarë, diplomatë, veprimtarë të të drejtave të njeriut, përfaqësues të organizatave ndërkombëtare dhe joqeveritare, studentë, profesorë, të këtij universiteti, afaristë të suksesëshëm, intelektual, politikanë, shkrimtarë, gazetarë dhe kritikë.
Në atë takim Kadare zbulojë me shëmbuj nga praktikat letrare, për të vënë në pahë se letërsia ka qënë dhe mbetet, një letërsi e madhe dhe e vërtetë, një opozitare e vazhdueshme ndaj çdo diktature
Në fund mu dha rasti edhe mua të shkëmbej një bisedë të shkurtër me Kadarenë.
“Zoti Kadare, unë jamë një ish i presekutuar nga ai rregjim për të cilën Ju folët, sot, në këtë ligjeratë. Për nostalgji, do t’ju sjell ndërmend një moment që ndoshta edhe do t’u befasojë. Sot, pas 16- vjetëve,(bëhet fjalë për takimin e vitit 1990) në kampin e interrnimit në Savër të Lushnjes, ku unë banoja aso kohe, Ju veçse një javë nga ajo ditë që do të merrnit arratinë drejt Francës, dhe do t’a linit atë rregjim me “gishtë në gojë”, zhvilluat një takim në “këndin e kuq” të fshatit, me popullin. Të cilët, pra shumica e tyre ishin të interrnuarit. Ky takim ndoshta mbeti në heshtje dhe Ju patjetër e keni harruar…….! Por, ja që sot, ne që u takuam në fshatin simbol të diktaturës – për koicidencë, po takohemi në qytetin simbol të lirisë e demokracisë Nju Jorkun.
“A thua se ai takim i fundit në kampin e interrnimit, ishte sinjali që tregojë se ai rregjim kishte “kapitulluar” kishte marr fund ?
Kadare:”A’tëhere, isha plotësishtë, i bindur dhe i sigurtë, që ai rregjim falimentojë – pasi edhe s’kishte sesi të ndodhte ndryshe. A rregjim kishte “rënë” e mbahej, pa ditur se çdo të bëhej më vonë. Çdo gjë kishte marrë fund. Veçse rregjimin e mbyste dilema ” Sesi do të largohej dhe sa do t’a pranonte largimin!?!”. Një rregjim që rrëzohet, gjithmonë nuk arrin t’a kuptojë kurrë se po rrëzohet. Ai ishte stacioni i fundit, për atë rregjim”.
Kur Kadare do t’a marr çmimin Nobel për letërsi ?
Kadare :“ Kur të duan shqiptarët….!”

Filed Under: Opinion Tagged With: Beqir Sina, dy takime, me Ismail Kadaren

Kosovë-Mustafa në Gjakovë: Qeveria, bujqësisë prioritet

August 10, 2015 by dgreca

Nga Behlul Jashari/ GJAKOVË, 10 Gusht 2015/ Qeveria e Kosovës është përcaktuar që t’i jap prioritet mbi prioritetet zhvillimit të bujqësisë, tha sot kryeministri Isa Mustafa gjatë vizitës në Kompaninë Rajonale të Ujitjes “Radoniqi- Dukagjini”, në Gjakovë, ku u njoftua për punën dhe projektet.
Ai ka vizituar edhe tokat bujqësore që ujiten nga ky sistem, ku është takuar edhe me fermerët e asaj ane.
Në vizitën bashkë me ministrin e Bujqësisë dhe ministrin e Financave, duke vlerësuar punën e suksesshme sa i përket granteve dhe subvencioneve për prodhuesit e drejtpërdrejtë bujqësor, por edhe për ndërtimin e infrastrukturës e cila do të rris rendimentet në bujqësi, kryeministri Mustafa theksoi se një prej aspekteve infrastrukturore të cilës do t’i jepet përparësi e veçantë është pikërisht sistemi i ujitjes.
Kryeministri Mustafa po ashtu vlerësoi efektet e sistemit të ujitjes në rreth 5 mijë hektarë të cilat i mbulon Radoniqi, duke shprehur besimin se do të gjenden zgjidhje edhe për problemet me arkëtimet lidhur me shpenzimin e ujit.
“Orientimi ynë është që të zgjerojmë sistemin e ujitjes, së paku ta bëjmë dyfish apo trefish me atë që kemi tani, në mënyrë që të rrisim edhe numrin e kulturave që mbillen gjatë vitit në bujqësi edhe rendimentet. Të gjitha analizat tregojnë se ato rendimente mund të dyfishohen apo trefishohen, me çfarë ne do të arrijmë të ulim importin e produkteve bujqësore, të rrisim dhe ta fuqizojmë eksportin, ta rrisim industrinë përpunuese të këtyre produkteve dhe të përmirësojmë bilancin tregtar dhe punësimin, sepse kemi mundësi që të rrisim dukshëm numrin e të punësuarve në bujqësi”, theksoi kryeministri Mustafa.
Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Memli Krasniqi, theksoi se qeveria e ka prioritet qendror zhvillimin e bujqësisë, e ka dyfishuar buxhetin për bujqësi dhe ka krijuar edhe skema të reja të subvencionimit të kulturave të reja, duke përmendur edhe perimet në fushë të hapur.
Ministri i Financave Avdullah Hoti, lidhur me mundësitë e financimit të projekteve, tha se sot është diskutuar në detaje për projektin e zgjerimit të tokave bujqësore në ujitje.
Drejtori i Kompanisë “Radoniqi-Dukagjini”, Jahja Kadria, falënderoi kryeministrin Isa Mustafa për vizitën dhe mbështetjen e ofruar për avancimin e mëtutjeshëm të sistemit të ujitjes.

Filed Under: Kronike Tagged With: bujqësisë prioritet, Kosovë-Mustafa në Gjakovë: Qeveria

SHIU HARRON DURRESIN

August 10, 2015 by dgreca

Vazhdon vapa, reshjet e shiut “harrojnë” Durrësin tonë/
Durrësi është mbërthyer si asnjë herë tjetër në darën e vapës.
Që prej një muaji temperaturat ditore shënojnë mbi 34 gradë celsius, ndërsa reshjet e shiut e “kanë harruar” prej kohësh qytetin bregdetar. Javën e kaluar shira të rrëmbyeshëm prekën një pjesë të qyteteve tona kryesore, madje reshje shiu u regjistruan të shtunën edhe në zonën e Sukth-Maminas, vetëm 11 km larg Durrësit. Meteorologët parashikojnë ndryshimin e kushteve të motit vetëm në fundjavë, megjithëse duhet pranuar se vapa dhe zagushia kanë krijuar probleme edhe në saktësinë e këtyre parashikimeve. Po lus zotin të hedhë një pikë shi në Durrës.
SH.K.

Filed Under: Kronike Tagged With: Durresin, Shefqet Kercelli, shiu harron

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 59
  • 60
  • 61
  • 62
  • 63
  • …
  • 89
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • “Shënime për historinë antike të shqiptarëve”*
  • Si funksionon sistemi juridik në Shqipëri dhe pse ai ka nevojë për korrigjim?
  • Emisionet postare festive të fundvitit në Kosovë
  • JAKOBSTADS TIDNING (1939) / MBRETI ZOG, SHUMË BUJAR ME BAKSHISHE. — EMRI I TIJ NUK DO TË HARROHET KAQ SHPEJT NGA PRONARËT DHE PERSONELI I HOTELEVE NË VARSHAVË.
  • HAFIZ SHERIF LANGU, DELEGATI I PAVARËSISË TË CILIT IU MOHUA KONTRIBUTI PËR 50 VJET ME RRADHË, KLERIKU DHE VEPRIMTARI I SHQUAR I ÇËSHTJES KOMBËTARE
  • RIPUSHTIMI I KOSOVËS – KUVENDI I PRIZRENIT 1945
  • Nikola Tesla, gjeniu që u fiksua pas pëllumbave dhe u dashurua me njërin prej tyre
  • Bahamas njeh Kosovën!
  • Legjenda e portës shkodrane, Paulin Ndoja (19 dhjetor 1945 – 16 prill 2025) do të mbushte sot 80 vjeç
  • “Roli dhe kontributi i diplomacisë shqiptare në Maqedoninë e Veriut nga pavarësia deri sot”
  • Marie Shllaku, kur një jetë e re u shndërrua në përjetësi kombëtare
  • Në sinoret e Epirit…
  • Mbrëmë hyri në fuqi Ligji i SHBA për autorizimin e mbrojtjes kombëtare
  • Skënderbeu “grek”, ose si të bëhesh grek pa e ditur
  • A historic moment of pride for the New Jersey Albanian-American community

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT