• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Archives for August 2015

Luftë kundër trafikimit të qenieve njerëzore dhe dhunës në familje

August 7, 2015 by dgreca

Konferenca Nacionale: Nje thirrje për veprim! Lufta kundër trafikimit të qenieve njerëzore dhe dhunës në familje/
Nga Violeta Mirakaj/
Organizata e gruas shqiptare – amerikane “Shprese & Paqe”, me themeluese dhe drejtore Znj. Mimoza Dajçi në vazhdimësi të misionit dhe te objektivave të saj, mbrojtja dhe ndergjegjesimi i femres shqiptare ne vecanti si dhe asaj amerikane në përgjithësi, nga dhuna dhe nëpërkëmbja e saj , mori pjese diten e Enjte me date 6 Gusht ne Konferencën Nacionale : “Nje thirrje për veprim! Lufta kundër trafikimit të qenieve njrëzore dhe dhunës në familje.
Konferenca Nacionale u mbajt ne Salvation Army, Greater New York Divisional Headquarters, 120 West 14th Street New York, NY 10011 me moton : “Not on my Watch! The Movement”.
Pesëmarresit, ishin të shumte, ishin perfaqësues të të gjithave organizatave në dobi të shoqërisë njerëzore, të emancipimit të saj , ndalimit të dhunës në familje, trafikimit të qenieve njerëzore.
Organizimi i kësaj konference ishte sa i detajuar dhe i programuar.
1- Trafikimi i qenieve njerëzore : Çfarë duhet te dime .
Referuan dhe drejtuan bashkebisedimin me te pranishmit: Rev. Adrian Danhauser, NOMW Borough Director, Manhattan , Jayne Bigelsen, – Covenant House, Nicole Wood, U.S. Dept. of Homeland Security, Center for Faith – Based & Neighborhood Partnerships, Chris Muller , Restore NYC, Mary Caparas, New York Asian womens Center
2- Edukimi shëndetësor dhe trafikimi i qenieve njerëzore.
Bashkebisedimi i shoqëruar me filmime në munitor u realizuan nga:
⁃ Rev. Cheryl Anthony, NOMW Borough Director, Brooklyn
Joyce Thomas, Administration for Children and Families,U.S. Dept. of Health & Human Services. Miriam Good man, Center for Court Innovation ( CCI). Dennis Romero, SAMHSA ( Substance Abuse & Mental Health Services Adm.). Michelle Davis, Office of the Assistant Secretary for Health, U.S. Dept.of Health &Human Services
3- Perfaqësues të të gjithave besimeve fetare : te organizuar nga – Roleigh Sadler,NOMW Vice Chair
Quentin Walcott, Connect NYC, Rev. Dr. Gabriel Salgero, National Latino Evangelical Coalition.  
Rev. Que English dhe bashkeshorti i saj Tim English shquhen si klerik per tolerancen e tyre fetare, punojne shume per te drejtat e njeriut, kunder dhunes e trafikut njerezor. Ata jane miq te mire te komunitetit tone, kane bashkepunim te afert me Assamblyman Mark Gjonaj si dhe me organizaten e gruas shqiptare – amerikane “The Women’s Organization “Hope & Peace” ku shpesh ftohet ne eventet qe ata organizojne.
⁃ Rabbi Robert Kaplan, Jewish Communitz Relations Council
⁃ Imam Abdul Azub Baqi, Chairman, Committee of Justice NY Metropolitan Muslim Council
Në një shoqëri civile për të parandaluar problemet dhe plagët e rënda shoqërore shikohet si një domosdoshmeri bashkimi i të gjitha forcave shoqërore , politike dhe fetare
4 – Dhuna ne shoqeri: Cfare duhet te dime!
Ndihmuan : Rev .Kim Osorio, Borough Director, Bronx
U trajtuan me materiale filmike si dhe me bashkebisedim nga – Rosemonde Pierre – Louis, Commissioner, NYC Mayors Office to Combat Domestic Violence. – Sally MacNichol, Executive Director, CONNECT NYC – Dorchen Leidholdt, Sanctuary for Families
5- Perspektiva e të Drejtave Njerëzore – nga Commissioner
6- Trafikimi, Dhuna seksuale te Adolishentet u paraqit perpara auditorit nepermjet perfomimit artistik te drejtuar nga Katie Cappiello te grupit te vajzave, studente ,ku u pasqyruan fakte nga jeta reale e dhunes dhe nëpëkembjes se vajzave të vogla etj…
Nga podjumi i konferencës, u shpalosen dhe u evidentuan me shifra fakte si: 29 000 000 gra dhe femijë jane trafikuar në botë, rreth 2 200 fëmijë kanë humbur nga trafikimi në New York City, dhe shume fakte të tjera që tregojne për këtë plagë të shoqërisë. Nuk u mjaftuan vetëm me evidentim, por dhe me masat që duhen marrë, si dhe shkaqet që influencojnë në të. Edukimi, rritja e mundësisë së kualifikimit dhe punësimi, bashkeveprimi i të gjitha instancave do te sjelle ate se – Bota ështe në anën e atij që reagon. Padituria sjell injorancë, injoranca sjell varfëri dhe mjerim. Dituria sjell mençuri, aftësi, krijim, imagjinatë, zhvillim, qytetërim, emancipim, kulturë të gjerë, të drejtë e lumturi…
Plaget morale kanë këto veçori: fshihen, por nuk mbyllen, ato dhembin kurdoherë dhe janë gati te lëshojnë gjak, sapo të preken, se ngelen të gjalla e të hapura brenda ne zemër….. Eshtë nje proçes sa i gjatë dhe delikat. Prandaj lufta kundër dhunës, trafikut, të femres ,marrja nëpër këmbë të dinjitetit të saj është një nga problemet më të mprehta në shoqërinë njerëzore .
Perballimi i jetës mund të jetë i vështirë, po duke marrë ndihmë është e lehtë. Kjo është sa një çështje spirituale dhe morale. Duhet te shkojmë të gjithë të bashkuar thellë e më thellë ne luften kundër kësaj të keqe te madhe , e cila eshte si nje gangrenë per jetën tonë. Të jemi prezent në jetën e të rinjve , fëmijve, të jemi mbështetës për ta, se është mbështetje për të ardhmen. “Ti themi Stop dhunës dhe krimit !”

New York
7 Gusht 2015

Filed Under: Komunitet Tagged With: lufte kunder dhunes, Violeta Mirakaj

Dinamo e Zagrebit! Skenderbeu: “Yes! We can “

August 7, 2015 by Administrator

Nga Albano Kolonjari/
“Yes! We can” eshte kjo deklarata e futbollisteve te Skenderbeut pasi kane mesuar se kundershtari i tyre i ardhshem  ne Ligen e Kampioneve faza “Play-off”, eshte Dinamo e Zagrebit. Shorti i hedhur te premten paradite, ka vendosur perballe Kampionit  te Shqiperise Skenderbeut, Dinamon e Zagrebit, nje nga shkollat e futbollit Ballkanit. Dinamo ka nxjerre nga academia e saj e futbollit lojtare qe sot jane kthyer ne yje te futbollit kroat por edhe te klubeve ku ata luajne si Mateo Kovacic, Luka Modric etj. Dinamo eshte nje skuader me shume tradite ne arenen Europiane te futbollit dhe ka marre pjese rregullisht ne ndeshjet ne grupe si per Ligen e Kampioneve ashtu edhe per Ligen Europiane. Dinamo eshte skuadra qe ka dominuar futbollin kroat, si ne kohen e ish-Jugosllavise por  edhe tani. Ne Kroaci Dinamo ka fituar 17 tituj kampion, 13 kupa dhe 5 superkupa. Ndersa ne kohen e ish Jugosllavise, ka fituar 4 tituj kampion dhe 7 kupa. Gjithashtu Dinamo eshte edhe nje here fituese e Kupes Ballkanike ne vitin 1976.  Me kete skuader luan edhe 19 vjecari i talentuar shqiptar Endri Cekici.  Kjo nuk eshte hera e pare qe Dinamo e Zagrebit do te vije ne Shqiperi. Ne vitin 1996 Dinamo u ndesh me Tiranen duke i fituar te dyja takimet 4-0 dhe 6-2.  Edhe pse perballe do te kene nje skuader shume here me potente se ata, lojtaret e Skenderbeut jane optimist per kalimin e fazes “Play-off”, duke synuar keshtu futjen ne ndeshjet ne grupe per Ligen e Kampioneve. Pas shortit te dy tekniket Zoran Mamic dhe Mirel Josa komentuan shortin ne faqen e UEFA-s duke u shprehur se:
Zoran Mamić, Dinamo Zagreb coach: Skënderbeu are obviously tough opponents and they will get our maximum respect. The Champions’ League group stage is not an obligation for us but it is our goal. We want to be there and nothing has changed that.
Skënderbeu është dukshëm një kundërshtar i vështirë dhe do të marrë respektin maksimal nga ne. Grupet e Ligës së Kampionëve nuk janë detyrim për ne, por janë një qëllim i joni. Ne duam të arrijmë atje dhe kjo gjë nuk ka ndryshuar”,
Mirel Josa, Skënderbeu coach: Dinamo Zagreb is a strong opponent and very experienced. At this stage of the tournament every team is capable of competing against everyone else. We will be ready.
Dinamo e Zagrebit është një kundërshtar i fortë dhe me shumë eksperiencë. Në këtë fazë çdo skuadër është e aftë të ndeshet me të tjerat. Ne do të jemi gati.”

Filed Under: Sport Tagged With: Alban Kolonjari, inamos se Zagrebit, Skenderbeu perballe

Kosovë – Komandant i ri KFOR, gjeneral major Guglielmo Luigi Miglietta

August 7, 2015 by dgreca

-Jahjaga: Me KFOR-in 16 vjet së bashku kemi numëruar sukseset dhe të arriturat tona të përbashkëta, në ruajtjen e paqes dhe të sigurisë dhe në ndërtimin e një shoqërie ku mbizotëron toleranca dhe mirëkuptimi/
Nga Behlul Jashari/ PRISHTINË, 7 Gusht 2015/ Komandant i ri forcës së NATO-s në Kosovë – KFOR, prej sot është gjeneral major Guglielmo Luigi Miglietta. Në ceremoninë e ndërrimit të komandës së KFOR-it, sot në kampin Film City në Prishtinë, ai mori detyrën nga gjeneral major Franqesko Paolo Figliuolo, i cili nga 3 shtatori 2014 pasoi gjeneral majorin Salvatore Farina. Të tre këta komandantë të KFOR-it janë italianë dhe pasojnë gjeneral majorin gjerman Volker Halbauer, i cili në 7 shtator 2012 pat marrë detyrën e komandantit të KFOR-it, për të katërtën herë radhazi një gjeneral i Bundesverit. Nga viti 1999 i lirisë së Kosovës KFOR kishte edhe komandantë të tjerë.
Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, në ndërrimin e Komandës së KFOR-it tha se, për 16 vjet me radhë së bashku kemi numëruar sukseset dhe të arriturat tona të përbashkëta, në ruajtjen e paqes dhe të sigurisë dhe në ndërtimin e një shoqërie ku mbizotëron toleranca dhe mirëkuptimi.
“Viti pas viti kemi dëshmuar se së bashku mund ta bëjmë Kosovën një vend të dashur jo vetëm për ata që kanë lindur dhe janë rritur këtu, por edhe për të gjithë ata që kanë kaluar pjesë të jetës së tyre në këtë vend”, u shpreh Presidentja Jahjaga në ceremoninë e ndërrimit të Komandës së KFOR.
Presidentja e Kosovës tha se, në 16 vjet kemi mësuar se paqja arrihet me durim dhe me punë e sakrificë dhe mirëmbahet me besim dhe dashuri. “Në këto 16 vjet burrat dhe gratë e forcës paqeruajtëse të NATO-s, KFOR, kanë qenë përkrah popullit të Kosovës në ruajtjen e paqes, në ndërtimin e mjedisit të sigurt për të gjithë dhe në promovimin e vlerave demokratike – të ndërtimit të lidhjeve ndërmjet njerëzve”, theksoi Jahjaga.
Ajo tha se, nuk ka qenë aspak e lehtë rruga që e kemi kaluar së bashku, një rrugë e krijimit të mirëbesimit, e ruajtjes së sigurisë dhe paqes, e ndërtimit të jetëve të njerëzve nga rrënojat e luftës dhe një rrugë e filluar, sado e rëndë, e pajtimit ndërmjet njerëzve.
“Ju oficerë e ushtarë të KFOR-it, të gjithë ju që i keni qëndruar përkrah popullit të Kosovës, në çdo kohë, që prej më shumë se 16 vjetësh, jeni shndërruar në simbolin më të rëndësishëm të paqes dhe të garantuesit të përparimit të shoqërisë. Populli i Kosovës do të çmojë përgjithmonë përkrahjen tuaj dhe besimin që keni pasur në Kosovën, si një vend i shpresës dhe i përparimit. Do të vlerësojë përgjithmonë miqësinë që e keni ndërtuar dhe vendosmërinë – që së bashku ta shndërrojmë Kosovën në faktor stabiliteti e paqeje në rajon dhe më gjerë”, u shpreh Presidentja kosovare.
Ajo vijoi se, partneriteti ynë është rruga e suksesit dhe e ka ndihmuar Kosovën në ndërtimin e Forcës së Sigurisë mbi standardet e NATO-s dhe po ky partneritet i ka ndihmuar kësaj Force të përmbushë kapacitetet e saj operacionale, duke e bërë Forcën e Sigurisë së Kosovës të aftë për t’u shndërruar në një forcë mborjtëse, që do të reflektojë përbërjen etnike të Kosovës.
“Partneriteti është edhe e ardhmja e jonë. Dhe një dëshmi se ndajmë vlerat dhe idealet e përbashkëta që i ndërtojmë me mbështetjen e mijëra ushtarëve që shërbejnë e kanë shërbyer në Kosovë”, tha Jahjaga.
Kjo vendosmëri jona, vijoi ajo, e bën Kosovën një partner të NATO-s dhe të mekanizmave të rëndësishëm të sigurisë në botë në kohë sfidash globale, kur na duhet një përgjigje e përbashkët ndaj cilitdo kërcënim ekstremist e radikal për sigurinë jo vetëm në vend por edhe në rajon e më gjerë.
“Partneriteti ynë në rajon, në fushën e sigurisë, do të pengojë ndikimet radikale mbi qytetarët tanë dhe do të ndërpresë aktivitetet terroriste, duke e bërë gjithë Ballkanin një vatër të stabilitetit dhe të sigurisë. Dhe, prandaj Kosova dhe krahas saj edhe shtetet e tjera në rajon, përfshirë Maqedoninë, kanë treguar se janë të pakompromis në luftën kundër ekstremizmit si kërcënim global”, theksoi Jahjaga.
Kosova sot, vijoi Presidentja e Republikës, është pjesë e pandashme e arkitekturës së sigurisë që ruan vlerat fondamentale të demokracisë – lirinë e njerëzve, barazinë dhe respektin për secilin pa dallim dhe një vend që aspiron të jetë pjesë e barabartë e familjes evropiane dhe kontribuuese e sigurisë kolektive si pjesë e NATO-s.
“Së bashku me ju, paqeruajtës të NATO-s në Kosovë, kemi ruajtur frymën e tolerancës dhe të besimit në njëri tjetrin”, u shpreh Jahjaga.
Ajo tha se, ndërrimet e komandave të KFOR-it në Kosovë shënojnë një simbolikë të fuqishme dhe gjithsesi edhe tregojnë përkushtimin e paqeruajtësve për këtë vend, mbi të gjitha mbështetjen e NATO-s për një Kosovë demokratike dhe të sigurt, në paqe me të gjithë.
“Dhe sot dua veçanërisht të theksoj rolin e jashtëzakonshëm të komandantit të KFOR-it, gjeneralit Francesco Paolo Figliuolo”, tha Presidentja e Kosovës, Jahjaga, dhe vijoi: “Gjeneral Figlioulo, në emër të popullit dhe institucioneve të Kosovës ju faleminderit! Për kontributin tuaj në forcimin e paqes dhe stabilitetit të Kosovës, unë ju nderoj me Medaljen Ushtarake për Shërbim në Kosovë”.
Presidentja e Kosovës iu drejtua edhe komandantit të ri të KFOR-it.
“Gjeneral Miglietta, mirë se erdhe në Kosovë!
Ju siguroj se institucionet e Kosovës do të punojnë së bashku me ju në rrugën e suksesit të përbashkët për të ruajtur vlerat e ndërtuara nga mijëra ushtarë në ruajtjen e paqes në Kosovë. KFOR-i vazhdon të jetë institucioni më i vlerësuar dhe besoj fuqishëm se do të vazhdoni të jeni garanti më i fortë i një mjedisi të sigurt për qytetarët e Kosovës”, u shpreh Presidentja kosovare.
Ne, vijoi Jahjaga, do të vazhdojmë të ndërtojmë vizionin tonë të një vendi me aspiratë e synim të qartë për të qenë pjesë e BE-së dhe kontribuuese e rëndësishme e sigurisë kolektive. “Gjithsesi një shtet modern dhe demokratik, shtet ligjor dhe i përparuar, shtet i secilit qytetar të saj, pa dallim”, përmbylli fjalën e saj Presidentja e Kosovës.

Filed Under: Kronike Tagged With: KFORI me komandant te ri, Luigi Miglietta, Presidentja Jahjaga

70 VJET NGA HEDHJA E BOMBES ATOMIKE NE NAGASAKI-HISTORIA E MARINSIT SHQIPTARO-AMERIKAN

August 7, 2015 by dgreca

Kalendar Historik- 9 Gusht 1945 Marinsi nga Vunoi dhe heronjët shqiptarë në luftrat e Amerikës/
Nga Dalip Greca/
Në 70 vjetorin e hedhjes së bombës atomike në Nagasaki, përkrah më shumë se 70 mijë viktimave të cilët vdiqën nga hedhja e bombës së dytë, tri ditë më pas asaj që u hodh në Hiroshima, ku kishin humbur jetën më shumë se 160 mijë viktima, përmendet edhe emri i një shqiptaro-amerikane, që ra larg vendhedhjes së bombave nga sulmi i aviacionit japonez.
Edhe pse trupi i tij nuk u arrit të gjendej, emri i është shkruar në historinë e Amerikës dhe ka për dëshmi memorialin në varrezat e heronjëve. Në mes shumë memorialve gjendet në Arlington-VA edhe ai i djalit nga Vunoi. Guri memorial mban numrin 36-5 MF. Por çuditërisht, deri para pak kohësh, emri i tij ka munguar në literaturën shqiptare, madje dhe në shtypin e diasporës nuk përmendej fare. Emri i Odisesë nuk gjendet as në librin “Shqiptarët e Amerikës” të autorit Vehbi Bajrami me redaktor autorin e këtij shkrimi, botuar në vitin 2003, ku janë botuar listat e luftëtarëve dhe të heronjëve shqiptarë në luftrat e Amerikës..
Marinsi me origjinë nga Vunoi i Himarës shërbente në anijen”Boria”. Para se të tregojmë aktin final të betejës që u zhvillua mes anijes amerikane “Boria” dhe avionëve kamikazë japonezë pas hedhjes së bombës në Nagasaki, ku humbi jetën heroi i Amerikës, shqiptari nga Vunoi i Himarës, le të tregojmë shkurtimisht historinë e familjes së tij, sipas dëshmive të përcjella nga vetë të afërmit e marinsit-hero.

Si dhe kur erdhën ata në Amerikë?

I ati i Odisesë, quhej Anastas Koleka nga Vunoi i Himarës. Ai ishte ndër ata shqiptarë që emigroi në Amerikë aty rreth vitit 1906. Si shumë mërgimtarë të tjerë shqiptarë, edhe Odiseja i mbante të forta lidhjet me familjen dhe vendlindjen. Kështu vepronin shumica e shqiptarëve, të cilët punonin në Amerikë por nuk e merrnin që në fillim familjen atje nag frika e moskthimit. Madje si gati të gjithë emigrantët e tjerë shqiptarë ai u kthye në atdhe për të krijuar familjen. Kjo ndodhi pas 14 vjetësh që të kthehet në fshatin e tij Vuno, me qëllim që të martohej, siç vepronin pothuaj pjesa më e madhe e shqiptarëve të emigruar këtu. Anastasi që martuar me Ollgën dhe pa kaluar shume kohë pas dasme, së bashku me nusen e re, Ollga Koleka më 1920, merr rugën e gjatë të rikthimit në kontinentin e çudirave. Pas kthimit vendosën në Lorean, Ohio. Familaj e re u përshtat me atdheun e ri. Aty ju lindën dhe tre fëmijtë e tyre Kristo “Chris) Odisea “Ulysses) dhe Joana “Johanna).

Anastasi dhe Ollga i edukuan fëmijët me dashurinë për Amerikën, por dhe me mirënjohje për Atdheun nga vinin prindërit e tyre, Himarën dhe Shqipërinë. Odise Koleka, në moshën 7-vjeçare së bashku me nënën Ollgë, motrën Joana dhe vëllain Kristo”Chris) “që ishin vetëm 2 vjeçare) u kthyen në vendlindjen e prindërve të tyre në Vuno. Gjatë qëndrimit të dy vëllezërit vazhduan shkollën atje në Himarë. Më 1936 vëllai i Odisesë, Kristo “Chris) kthehet në Amerikë, ndërsa Odisea do të qëndronte atje dhe një vit më pas. Me largimin e djemëve të saj u bë dhe një ndarje e tyre, nëna nuk i pa më djemtë e saj. Jeta u tregua e ashper, ndërsa motra e tyre, Johanna, nuk pa më me sy vëllain e saj Odisenë, ndërsa me vellain tjetër, Kriston do ta takonte mbas shumë vjetësh, kur ata ishin me flokë të bardha. Ollga, gjatë të gjithë jetës së saj, mbeti një nënë me zemër e shpirt të përvëluar nga malli e dhimbja. Ajo do të mbetej gjatë të gjithë kohës me vështrimin e përqëndruar andej nga ktheheshin burrat prej kurbetit duke pritur si nënë zemërmallur kthimin e djalit. Me këtë ndjenjë qëndroi ajo deri sa mbylli sytë nga kjo jetë në vitin 1970, mbas një sëmundje të gjatë. Dhe pse e sëmurë rëndë sytë e saj gjatë gjithë kohës mbaheshin tek dy fotografitë që i kishte në mur, njëra ishte fotografia e Odisesë me uniformën ushtarake, ndërsa tjetra ishte fotografia familjare.

Bomba në Hiroshima dhe Nagasaki

Japonia nuk e kishte marrë seriozisht deklaratën e presidentit amerikan Harry Truman, i cili kishte paralajmëruar prerë :”Japonia duhet të dorëzohet pa kushte, si shans i fundit për të shmangur një shkatërrim total.” Paralajmërimi i presidentit qe konkret dhe nuk fshihte tragjedinë e tmerrshme që mund të ndodhte si pasojë e mosnënshtrimit: “Nëse ata nuk pranojnë kushtet tona, ata duhet të presin një shi që do t’i shkatërrojë nga ajri, në një mënyrë që nuk është parë kurrë në tokë”-paralajmëroi Truman. Llogaritë qenë bërë të përpikta: Nëse do të pushtohej Japonia me forca do të rrezikoheshin jetët e jo më pak se 1 milion vetëve, prandaj u vendos që Japonai të ndëshkohej me bombat e tmerrshme. Pse u zgjodh Hiroshima? Arsyeja ishte se u konsiderua si vend ideal, ndoshta edhe për asryen se aty ndodheshin edhe depozitat kryesore të furnizimit të ushtrisë japoneze.

Me 6 gusht 1945, aty rreth orës 8 e 15 minuta në mëngjes qe lëshuar prej luftanijes amerikane”Augusta” njëra prej bombave të tmerrshme, që përmbante 20 mijë ton eksploziv. Bomba qe pagëzuar me emrin “Little boy” duke iu referuar presidentit Rusvelt. Njerëzia panë se si u ngrit një re e madhe tymi në formën e një kërpurdhe gjigande mbi qytetin 350 mijë banorësh të Japonisë, Hiroshima. Pamjet qenë të tmerrshme, dëmet gjithashtu. Bomba shkatërroi një zonë prej 13 Km katrore. Tri ditë më pas, një tjetër bombë e të njëjtit lloj, do të hidhej në qytetin tjetër japonez, në Nagasaki. Kjo bombë qe pagëzuar me merin”Fat Man”. Thonë se i referohej britanikut Einston Churchill). Kjo bombë peshonte 4050 kg. Nagasaki ishte si i fortifikuar prej natyre; rrethohej prej malesh të lartë dhe efekti veprues qe më i kufizuar; vetem në 6.7 KM katrore. Statistikat tregojnë se gjatë hedhjes të dy bombave pati shumë të vdekur e të sakatuar. Rreth 160 mijë të vdekur në Hiroshima dhe 70 mijë në Nagasaki. Shumë qenë dhe ata që vdiqën më vonë nga pasojat e bombave. Viktima të shumta qenë kontigjente të sëmundjeve kanceroze. Po t’u shtosh shifrave edhe viktimat e mëvonshme, shifra e përgjithshme e të vdekurve për shkak të bombave arrin në 237062. Më shumë se 60 për qind e ndërtesave u bënë shkrumb e hi.Pas kësaj tragjedie Japonia që e pat radhitur veten në krahun e Hitlerit si pjesë e trikëndshit Berilin-Romë -Tokjo, u tërhoq dhe pranoi kapitullimin. Ky akt shënoi dhe fundin e Luftës së Dytë Botërore.

“Kamikazët” japonezë dhe anija”Boria”, ku shërbente Koleka

Ishte kohë lufte kur Odisea, që pat lindur më 29 nëntor 1923, kishte mbushur 20 vjeç atë mot që do të rreshtohej në radhët e ushtrisë më të madhe të botës, e cila do të vendoste fatet e Luftës së II Botërore. Pikërisht më 25 tetor 1943, në moshën e ëndërrave ai do të vishte uniformën e ushtrisë më të fortë në botë dhe do të kontribuonte për shfarosjen e murtajës nazi-fashiste që po kërcënonte botën. Odisea u radhit në radhët e marinës; aty në US NAVY e kreu shërbimin ushtarak në ato kohë lufte.

Heroi ra atë ditë kur në Nagasaki, qe hedhur bomba. Më 9 gusht 1945, “kamikazë” japonezë goditën anijen, ku shërbente edhe Odise Koleka, anijen”Boria”. Kronikat përcjellin faktet tragjik: Ka qenë ora 2:59 minuta kur anija e tyre mori një goditje të befasishme. U krijua një situatë e jashtzakonshme. Por jo gjithçka e tmerrshme kishte mbaruar me atë sulm kamikaz të fillimit. Sulmet do të përsëriteshin sërish; anija u mbulua me zjarr përsëri në orën 3:26, ku një tjetër kamikaz iu sul si një skifter anijes”Borie”. Ekuipazhi amerikan bëri të gjitha përpjekjet që ta largonte të keqen që po e kërcënonte anijen e vet që po përpihej nga flaka, uji dhe rreziku prej ajrit. Me mjetet që dispononte anija “Borie) e goditi avionin 2700m larg. Por e keqja e kishte marrë rrugën. Anija ishte e ekspozuar ndaj kamikazëve që vazhdonin të vërtiteshin si skifterët mbi gjahun e zbuluar.Qielli u mbush me avionë japonezë.Në kufijtë e një ore ekuipazhi goditi edhe tre avionë të tjerë, por ç”mund të bënte ai më shumë?!.Ai ekip heronjësh qëndroi deri në vetmohim, deri në rrahjet e fundit të zemrave.Luftohej për jetë a vdekje që beteja kundër kamikazëve japonez që kërkonin shpagim, të shmnagej sa më me pak humbje.Por gjithçka qe e pabarabartë.Kamikazët kishin mbushur qiellin mbi Oqean.Lufta vazhdoi gjatë. Vonë aty rreth orës 4:30 zjarri në “Borie” u shua dhe shumë gjëra në anijen ishin prishur që nga goditja e parë. Bilanci ishte tragjik: 35 të vdekur, nga të cilët 13 nuk u gjetën kurrë, 34 marinsa të tjerë amerikanë qenë të plagosur, gati të gjithë ata që shpëtuan gjallë ishin në gjendje tepër të rënduar.Anijes”Borie” filluan t”i vijnë ndihma.” USS Abbot” një anije tjetër filloi të transportonte personelin mjeksor për t”i dhënë ndihmat e para të plagosurve dhe për t”u kujdesur për të vrarët.Por Odisea ishte pa fat, ai ishte ndarë nga jeta e të gjallëve, dhe për fat të keq, si shumë të tjerëve, trupi i tij nuk u gjet.

Në fletët e ditarit…

Duke shfletuar ditarin e atyre çasteve të vështira, ndalim në njërën nga ditët:
E Enjte, 9 gusht 1945: Ekupiazhi i anijes Boria sulmohet rreptë. Kamikazët zbrazin bomba si pikat e shiut.Marinarët qëndrojnë dhe u kundërpërgjigjen. Sulmet janë të pafundme. Një pjesë e marinarëve janë shuar dhe i kanë përpirë dallgët.Tragjedia ka ndodhe.

E premte, 10 gusht 1945

Në orën 3:30 filloi ceremonia në det për të vrarët, që ranë në krye të detyrës. Trimat po përcilleshin siç u kishte hije; me dhimbje, nderim dhe me krenari! Por, sa keq, trupi i birit të shtrenjtë të Shqipërisë, Odisesë, nuk u gjet. Me 15 gusht 1945 lufta e dytë botërore mbaroi…Dhe më 2 shtator, 1945 Japonia shkroi aktin e dorëzimit.
Jeta e 22 vjeçarit Odise Koleka u shua më 9 gusht 1945.

Letra që hedh dritë në aktin e heroit shqiptaro-amerikan

Ishte një letër dërguar nga Energjik Ndrenika ajo që më ra në dorë dhe që u bë shkas për të ndriçuar aktin e ushtarit shqiptaro-amerikan. Në letër shkruhej: Me këto dokumenta që kemi të nxjerra nga arkivat po iu drejtohemi juve me besim të plotë se do të ndriçoni ketë histori. Ne ndjehemi krenare pse në historinë e Amerikës është dhe akti trimëror i shqiptarit nga Vunoi,i njeriut tonë të shtrenjtë. Duke u bazuar tek kjo e vërtetë, po ju dërgojmë rrëfimin real per nje njeri që dha jetën, në ushtrinë amerikane, gjatë luftës së dytë botërore. Heroi quhet Odhise Koleka- “Ulysses Kollecas” po ju dërgojmë edhe dokumentacionin e ofruar nga shteti amerikan. Për të gjitha këto dokumenta, bisedime, fotografi, një punë të pa lodhur ka bërë mbesa e nënës tonë Enita Kushi. Besojmë me anën e këtij shkrimi do të kujtojmë atë që në moshë të re dha jetën e tij, e shumë bashkëfshatarët e tij që e mbajnë mend, besojmë se do të ndjejnë interes ta lexojnë jetën e Odhisesë. E mbi të gjitha e bëjmë për nënën tonë për t’i mbushur sadopak boshllëkun e krijuar për të vëllain e saj. E bëmë për vallin e tij Chris “Kriston”, që gjatë të gjithë jetës e ndjente mungesën e vëllait të vogël, Odisesë. Por që në takimin e parë me motrën e tij pas 55 vjetësh, të gjithë dashurinë që ndjeu për të kaluarën ia dhuroi motrës së tij të dashur, së cilës i ishte përvëluar zemra nga mungesa e vëllait hero.
Për t”i mbledh këto dokumenta ndihmuan edhe dy shokë të tij, që ende jetojnë. Për nder të tij, në varrezat e Arlingtonit VA, ndodhet memoriali me emrin e Odisese me numër 36-5 MF.

Letra që m’u përcoll nënshkruhej nga Energjiku, Eleni, Irakliu, Miranda.Kjo ishte letra që u bë shkas për të ndriçuar aktin e Odise Kolekës.Kujt t’i bjerë rruga në varrëzat ë heronjëve të Amerikës, le të ndaloi hapat para varrit më numer 36-5 MF në varrëzat e Arlingtonit VA dhë të nderoi kujtimin e heroit shqiptar që ra në kohën kur Lufta e tmerrshme po ulte perden….

Shqiptarët, pjesmarrës në ushtrinë amerikane që nga Lufta e I Botërore

Shqiptarët e Amerikës janë pjesmarrës gati në të gjitha luftërat që ky supershtet ka zhvilluar në të gjithë kontinentet, që nga Lufta e I Botërore e deri tek ajo më e fundit, Lufta në Irak, ku mbeten dy shqiptarë të vdekur. Në Luftën e I Botërore në listën e nderit të atyre që shërbyen në front janë shënuar edhe emrat e 23 luftetarëve shqiptarë, të cilët u regjistruan në radhët e Ushtrisë Amerikane.Ata luftuan dhe u nderuan nga shteti amerikan.Ndërsa në Luftën e Dytë Botërore lista është tepër e gjatë; janë më shumë se 250 shqiptarë që kanë shërbyer nën flamurin amerikan. Më shumë se 60 është numri i shqiptarëve që ishin luftëtarë në ushtrinë amerikane gjatë Luftës në Kore; qindra shqiptaro – amerikanë luftuan në Vietnam, ndërkohë që dhjetëra të tjerë kanë shërbyer në Gjirin Persik, gjatë konfliktit. Vetëm nga Bostoni në shtetin e Masachusset numri i shqiptarëve që shërbyen nëpër konflikte është më shumë se 130 luftëtarë, nga Nju Jorku e rrethinat rreth 180, nga Kenektikat 55 luftëtarë etj.Pjesa më e madhe e shqiptarëve kanë shërbyer në Forcat toksore, por të shumtë janë dhe ata që kanë shërbyer në forcat ajrore, veçanërisht në Luftën në Vietnam. Janë të shumtë dhe shqiptarët që kanë shërbyer në forcat detare.Doemos se në luftë ka dhe të vrarë. Disa prej shqiptarëve e patën fatin e keq që të mos ktheheshin të gjallë nga luftrat. Kështu psh Apostol Kosta, nga Filadelfia, luftëtar i Luftës së Dytë Botërore do mbeste në fushën e luftës, siç do të mbeteshin edhe Paul Prifti, Angelo Kosta, Louis Prifti, Eugene Rupi, Alex Kristo, Louis Notska, Charls Stephono, Petro Douris, Joseph Papas, Michael C Progri, Bill Visar, Joseph Pandeli, të gjithë këta me banim në Filadelfia.

Islam Fetahu, hero I luftës në Vietnam

Një ndër ata që u shpall hero i Amerikës, ishte edhe Islam Fetahu, i cili humbi jetën në ballin e luftës në xhunglat e Vietnamit. Ai qe marins dhe sapo pat mbushur 21 vjeç kur ra trimërisht në fushën e luftës. Tragjedia ndodhi në një ditë prill 1969. Prindërit e Islamit jetonin në Brooklyn të New Yorkut. Lajmi i tronditi në të tërë qenien prindërit që e donin aq shumë djalin e tyre të mire. Në fillim nuk deshën t’u besonin veshëve për mandatën që u solli Departamenti i Mbrojtjes: “Djali juaj ra heroikisht ne provincën Quang Nam të Vietnamit.” Familja Fetahu kishte ardhur në Amerikë nga Podujeva e Kosovës, që më 1941. Babai i Islamit, Idriz Fetahu është një ndër nacionalistët aktive të shqiptarëve të Amerikës, që ka përkrahur legalistët. Lajmi i vrasjes së djalit e tronditi thellë, ndërsa e shoqja, nëna e dëshmorit, nuk e mori kurrë veten. Asaji i mbetën sytë e veshët në pritje të ardhjes së djalit…S’donte ta besonte mandatën e kobshme. Më 16 prill trupi i dëshmorit u varros me nderime në Nju Jork. Shtypi i diasporës shkroi me admirim për aktin heroik të djaloshit kosovar. Gazeta e legalistëve, Atdheu e botuar në maj 1969, ka shkruar se varrimi i Islamit u bë me nderimet të mëdha ushtarake, por nuk munguan dhe traditat fetare e shqiptare. Ceremoninë fetare e udhëhoqi i perndershmit Sali Myftija i ndihmuar nga Imam Isa Hoxha. Marinsat amerikanë që morën pjesë në varrimin e heroit, pasi e kishin palosë në formë trikëndësh flamurin amerikan me të cilin qe mbuluar trupi i heroit, ia dorëzuan nënës së tij, e cila pasi e ka puth, e ka shtrënguar fort në gji, si gjë të shenjtë, dhe më pas është shkrehur në lot. E gjora nënë është rrëzuar përtokë nga dhimbjet që i plasnin shpirtin. Presidenti amerikan Richard Nixon me prill 1969 e ka ngushëlluar personalisht familjen Fetahu. Në letrën dërguar famijes, presidenti i Amerikës shkruante: “Me dhimbje të madhe kam mësuar për vdekjen e djalit tuaj Islam Fetahu, vullnetar i klasit të parë. Nga të gjitha vuajtjet e luftës, më mizorja janë humbjet e njerëzve të tillë si biri juaj. Ngushëllimi i vetëm, që mund t’ju ofroj është ai që kombi, për të cilin Islami dha jetën për t’i shërbyer, ndan me ju dhimbjen dhe gjithmonë do të nderojë kujtimin e tij. Lutem për ditën kur paqja të kthehet. Do të dëshiroja që biri juaj të jetonte, ta shihte atë ditë. Por kur ajo ditë do të vijë, ai do të ketë një vend të veçantë në zemrat e bashkdhetarëve të tij. Zonja Nixon bashkohet me mua në shprehjen e simpatisë më të thellë dhe në shpresën e thellë, të cilin djali juaj kaq tragjikisht ka fituar do t’ju ndihmojë të përballoni dhembjen dhe t’ju qetësojë.”.
Kjo qe lufta më e gjatë në historinë e Amerikës, luftë që mori 58 mijë jetë luftëtarësh të vrarë dhe më shumë se 300 mijë u plagosën.
Shumë shqiptarë morën pjesë gjatë Luftës së II Botërore në betejën e e Normandisë, ku disa mbetën në fushën e nderit. Ndër ata ishte shqiptaro-amerikani James Sotiri, i cili mori atje plagët vdekjeprurëse për t’u shuar një herë e përgjithmonë. Jani Papa nga Leskoviku, me dy bashkëkombas, do të binte në fushën e luftës në Itali në vitet e luftës së Dytë Botërore. Ja kështu , gati në çdo luftë i gjen shqiptarët, siç ishin të pranishëm edhe në Irak e Afganistan.

Dy heronjët shqiptarë të luftës në Irak

Në luftën e Irakut kanë mbetur në fushën e nderit dhe dy dëshmorë shqiptarë,Gentian Marku dhe Ervin Dervishi, të cilët dhanë jetën nën flamurin amerikan. Ervin Dervishi ishte pjesetar i Divizionit të katërt të Këmbesorisë amerikane në Irak. 21 vjecari ra në krye të detyrës me 24 Janar 2004, teksa kryente patrullimin ushtarak në përbërje të regjimentit 22 të Kembesorise se Divizionit te 4-t te Kembesorise. Në castin e humbjes së jetës Ervin Dervishi me automjetin e tij të tipit Bradley u godit me raketë antitank.
Trupi i pajetë i heroit shqiptar u përcoll mes dhimbjes dhe lotëve ne varrezën  “Laurel Land Cemetery. Trupi i heroit nga Tirana ishte mbuluar me flamurin amerikan. Për të nderuar aktin heroik të 21 vjecarit shqiptar, toga e pushkatarëve zbrazi breshëri pushkësh gjatë ceremonisë. Presidenti George W. Bush, e dekoroi Ervin Dervishin me Medaljen- Ylli i Trimerisë- “Purple Heart”.
Gentian Marku, heroi tjetër shqiptar, ra në të njëjtin vit, dhjetë muaj më pas. Ai qe lindur në Piraj të Lezhës. Ishte vetëm 22 vjec kur ra në krye të detyrës, por veprimtarinë ushtarake e pat të spikatur. Në shkurt 2002, pasi kishte mbaruar shkollën e mesme shkelqyshëm, ai pat nënshkruar kontratën 4 vjecare me ushtrinë amerikane. Ra në kontakt me flakët e luftës që pas një muaji. Në mars 2002 merr pjesë në një operacion në Mosul. Në të gjitha operacionet të forcave shumëkombëshe ku mori pjesë; Haiti, Indi, Egjypt, Indonezi, Emiratet e Bashkuara, Maltë, ai u dallua për aftësi të vecanta dhe mori shumë medalje. Gentiani mori pjesë edhe në një stërvitje ushtarake komplekse që ushtria amerikane kreu në Shqipëri gjatë vitit 2003. Në vitin 2004 Gentiani, tashmë ushtarak me përvojë kthehet sërish në Irak në Falluxha. Autori i librit ”Heroi i dy kontinenteve”, Ndue Hila shkruan: ”Forcat speciale ku bënte pjesë Gentiani, kanë zhvilluar luftime të ashpra në këtë zonë duke hyrë shtëpi më shtëpi dhe në këto operacione forcat e specializuara amerikane kanë hasur në pengesa dhe vështirësi serioze, por falë një përgatitjeje të lartë, kanë arritur që t’i kalojnë me sukses duke çliruar zona të tëra dhe pastaj t’i kenë nën komandë. Këtu është edhe shqiponja shqiptare, Gentian Marku, që asnjëherë nuk iu largua këtij aksioni.”
Në betejën e 25 nëntorit në Falluxha, heroi shqiptar ra për lirinë e Irakut. Varrimi u krye në vendlindje sipas amanetit të të ndjerit. Edhe Amerika edhe Shqipëria e kanë nderuar heroin me medalje e urdhëra të lartë trimërie. Sa qe gjallë ai pat marrë shtatë medalje me motive për zotësi e trimëri; ndërsa pas vdekjes u nderua nga presidenti i SHBA George W Bush me medaljet  ” Për devotshmëri, kurajë dhe trimërinë që ka treguar ndaj shtetit amerikan si në kohë paqe dhe në luftë”, Medaljen “Zemër e Skuqur”, “Medaljen e Trimërisë” etj. Presidenti i Shqipërisë e nderoi me Medaljen e Artë të Shqiponjës. Në vendlindjen e tij dhe në Lezhë me emrin e heroit shqiptar të Amerikëes janë emërtuar rrugë, shkolla dhe sheshe etj.

Filed Under: Histori Tagged With: 70 Vjet nga hedhja, bombes ne Nagasaki, Marisni nga Vunoi, Odhise Koleka

MPJ e Kosovës: Fillon lëshimi i certifikatave të gjendjes civile në Minhen dhe në Zvicër

August 7, 2015 by dgreca

PRISHTINË, 7 Gusht 2015/ Sot, për herë të parë në dy misionet më të mëdha diplomatike dhe konsullore të Republikës së Kosovës, përkatësisht në Gjermani dhe Zvicër ka filluar lëshimi i certifikatave të gjendjes civile. Me rastin e fillimit të lëshimit të certifikatave të gjendjes civile në Konsullatën e Përgjithshme të Republikës së Kosovës në Minhen, u organizua një ceremoni rasti ku mori pjesë edhe Sekretari i Përgjithshëm i MPJ-së, Kreshnik Gashi.
Ai, duke e vlerësuar ofrimin e këtij shërbimi si një ndër objektivat e realizuara tashmë të MPJ-së, theksoi se, “me lëshimin e certifikatave të gjendjes civile në misione plotësohet më tutje gama e shërbimeve që ofrohen nga misionet e Republikës së Kosovës”, ndërsa bëri të ditur se, “së shpejti, certifikatat e gjendjes civile do të lëshohen edhe në të gjitha misionet tjera të Republikës së Kosovës”.
Konsulli i Përgjithshëm i Republikës së Kosovës në Minhen, Naser Idrizi, theksoi se është shumë i kënaqur që përurimi i këtij shërbimi po ndodhë në Konsullatën e Përgjithshme në Minhen, e cila është hapur këtë vit dhe mbulon Republikën e Bavarisë dhe të Turingenit./ B.Jashari/

Filed Under: Kronike Tagged With: Gjermani, leshon certifikatat, MPJ e Kosoves

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 67
  • 68
  • 69
  • 70
  • 71
  • …
  • 89
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Bahamas njeh Kosovën!
  • Legjenda e portës shkodrane, Paulin Ndoja (19 dhjetor 1945 – 16 prill 2025) do të mbushte sot 80 vjeç
  • “Roli dhe kontributi i diplomacisë shqiptare në Maqedoninë e Veriut nga pavarësia deri sot”
  • Marie Shllaku, kur një jetë e re u shndërrua në përjetësi kombëtare
  • Në sinoret e Epirit…
  • Mbrëmë hyri në fuqi Ligji i SHBA për autorizimin e mbrojtjes kombëtare
  • Skënderbeu “grek”, ose si të bëhesh grek pa e ditur
  • A historic moment of pride for the New Jersey Albanian-American community
  • U zhvillua veprimtaria përkujtimore shkencore për studiuesin shqiptaro-amerikan Peter Prifti
  • Dashuria që e kemi dhe s’e kemi
  • “Jo ndërhyrje në punët e brendshme”, dorëheqja e Ismail Qemalit, gjest atdhetarie dhe fletë lavdie
  • Arti dhe kultura në Dardani
  • Gjon Gazulli 1400-1465, letërsia e hershme shqipe, gurthemeli mbi të cilin u ndërtua vetëdija gjuhesore dhe kulturore e shqiptarëve
  • “Albanian BookFest”, festivali i librit shqiptar në diasporë si dëshmi e kapitalit kulturor, shpirtëror dhe intelektual
  • VEPRIMTARI PËRKUJTIMORE SHKENCORE “PETER PRIFTI NË 100 – VJETORIN E LINDJES”

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT