• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Archives for September 2015

Kurban Bajrami ne DIASPORE: Paqe e begati për të gjithë besimtarët shqiptar në SHBA

September 24, 2015 by dgreca

Besimtarët myslimanë shqiptar në SHBA, festuan Kurban Bajramin, së bashku në xhamitë e qyteteve kryesore, si – Nju Jork, Nju Xhersi, Kenektiket, Detroit, Toronto(Kanada) Filadelfia, Feniks, Dallas, Tampa, Çikago, dhe Uashington/

Nga Beqir SINA/

STATEN ISLAND NY : Besimtarët myslimanë festuan sot Kurban Bajramin, ku ata falënderojnë dhe madhërojnë Zotin dhe në shenjë mirënjohjeje falin Namazin dhe presim kurban. Në një ndër festimet më të mëdha në SHBA, për besimtarët musliman shqiptar, falja, u krye sot në mëngjes në Qendren Islame Kulturore Shqiptare – Xhamia Shqiptare në Staten Island- New York. ”.Festimet, që nisin në mëngjes me faljen, prerjen e Kurbanit, kan vazhduar më pas me shkëmbimet e vizitave urimeve të cilat u mbajtën edhe në qytetet e tjera. Ku, mijëra besimtarë myslimanë, shqiptarë në Shtetet e Bashkuara, sot heret në mëngjes, kryen ritin e faljes së Kurban Bajramit, duke u mbledhur në xhamitë e qyteteve kryesore, si – Nju Jork, Nju Xhersi, Kenektiket, Detroit, Toronto(Kanada) Filadelfia, Feniks, Dallas, Tampa, Çikago, dhe Uashington.Atmosfera festive me rastin e festës së Bajramit, i ka përfshirë të gjitha xhamitë shqiptare aty ku jetojnë ma së shumti shqiptarët myslimanë – në SHBA. Ata, e festuan së bashku dhe masivisht sot ditën e ejte Kurban Bajramin, festën e dytë më e madhe myslimane, e cila vjen pas Fitër Bajramit.Në mesin e besimtarëve ishin edhe fëmijë të shoqëruar nga prindërit, e të veshur me veshje të bukura ulur pranë prindërve, për faljen e Namazit, dhe, për, të kryer obligimin si dëshmi se i besojnë Zotit të plotfuqishëm në këtë ditë, që është dhe dita e bashkimit për të gjithë vëllezërit myslimanë dhe sublimon Zotin. “Njeriu të përzgjedhë kafshën më të bukur, ta bëjë kurban dhe ta ndajë me të tjerë. Është dita që kujton të pasurit për t’i dhënë të varfërve nga pasuria e tij, dhe të lëmë mënjanë inatet tona dhe për hatër të Zotit.”- tha Imam Ferit Bedrolli – i cili hapi faljen në Xhamin e Staten Island- në Nju Jork.Ndërkohë, që të gjithë Imamët, shqiptarë, iu drejtuan besimtarëve, të tyre, anembanë duke bërë lutje për paqe dhe begati. Kurse, në ligjërimet e tyre, ata kërkuan më shumë vëllazëri dhe harmoni mes besimtarëve, virtyte të cilat janë mishëruar më së miri deri më tani.Më pas riti i faljes ka vazhduar sipas traditës së Kurban Bajramit, me shtërgimin e duarve dhe urimet e ngrohta të çdo besmitari: “Për shumë vjet dhe me Fat Bajramin”, dhe, vizitat nëpër shtëpit e të afërmeve të tyre.Kurban Bajramit në Xhaminë Shqiptare në ishullin njujorkez Staten Island, mblodhi, më shumë se dy mijë besimtar. Ceremonia e festës, ka filluar në orët e para të mëngjesit, kur xhamia i hapi dyert e saj për të gjithë besimtarët në orën 6:00 të mëngjesit.

Më pasë është kryer Ezani i Namazit të Sabahut.Në vazhdim ka pasuar leximi i sures Jasiin dhe Ligjerata nga Imam Ferid Bedrolli.

Namazi i Sabahut, është falur nga Imam Hafiz. Dr. Dhulkarnein Vardar njëherit Presidenti i Qendrës Islame Kulturore Shqiptare ne Staten Island, shoqëruar me një Ligjeratë të gjatë, i cili foli për fenë, familjen, kombin dhe shoqërin tonë. Si dhe për tolerancën dhe bashkëjetesn fetare, duke dhënë edhe shembuj – si ai i bashkëpunimit me të gjitha komunitetet fetare, dhe pjesamrrjes nesër i Dr Tahir Kukaj – Imam i xhamisë shqiptare në Staten Island – New York, në lutjen ndërfetare të Papa Franciskut të Parë, në Nju Jork .

Falja e Namazit të Kurban Bajramit, u krye në orën 7:10 të mëngjesit dhe më pasë është mbajtur një Ligjeratë e thuktë e Festës së Kurban Bajramit nga Hytbeja, prej Imam Dr. Tahir Kukaj.

Imam Kukaj – nga Hytbeja, u përcolli një apelim me rastin e festës së Kurban Bajramit të gjithë besimtarëve mysliman shqiptarë, që të tregohen human dhe t’i ndihmojnë skamnorët kudo që janë, në Shqipëri, Kosovë, Luginën e Preshevës, Mal të Zi dhe Maqedoni. Dhe, dërgoi urimin në emër të Xhamisë Shqiptare në Saten Island për të gjithë besimtarët shqiptar duke uruar Festën e Bekuar të Kurban Bajramit dhe duke iu lutur Allahut për paqe e stabilitet në botë.

”Se me këtë ditë të kultivojmë vlerat e babait të Pejgambereve Ibrahimi a.s. i cili konsiderohet babai i gjithë profetëve. Të kultivojmë vëllazërim fetare dhe njerëzore. tha ai mbasi Zoti ka begatuar njeriun me çdo gjë të mirë. Le të merremi me veprime dhe punë që na çojnë drejtë paqes e prosperitetit dhe jo drejt konfrontimit dhe gjakëderdhjes” u shpreh Dr Tahir Kukaj – duke shtuar se ” Ibrahimi a.s. është shëmbull i përkryer i sakrificës andaj edhe përherë jeton – shëmbulli i tij me ne muslimanët dhe të tjerët.” Secili, pres nesh kemi diçka, që duhet të sakrifikojmë për hirë të Zotit dhe për hirë të mirësisë gjithënjerëzore” tha Dr Tahir Kukaj – Imam i xhamisë shqiptare në Staten Island – New York

Më pas besimtarët janë kthyer në banesat e tyre, për të vijuar me festën e kësaj dite tashmë pranë familjeve, miqve dhe të dashurve të tyre, me tryezat e mbushura përplot me ëmbëlsirat tradicionale. Riti i kësaj feste, ka vazhduar edhe me vizita e njëri-tjetri në kujtimin e atyre që nuk janë më midis nesh por kan kaluar në botën e amnueshme.






Filed Under: Komunitet Tagged With: Beqir Sina, dhe shqiptaret e Amerikes, kurban Bajrami

TRAGEDI NE MEKE: 717 numri i pelegrinëve të vdekur, mbi 800 të plagosur

September 24, 2015 by dgreca

Hoxholli: Në Mekë janë 400 haxhinj shqiptarë, nga këta 80 janë shqiptarë dhe boshnjakë nga Mali i Zi, 320 janë shqiptarë të Shqipërisë. Nuk ka të vdekur, as të plagosur nga shqiptarët/

Mbi 717 të vdekur dhe mbi 800 të plagosur është bilanci tragjik i pelegrinazhit të haxhit në afërsi të qytetit të shenjtë të Mekës në Arabinë Saudite.Ngjarja ka ndodhur në Mina, rreth 5 km nga Meka, ku 2 milionë besimtarë po kryenin ritin e fundit të madh të haxhit.Aksidenti i rëndë ndodhi teksa miliona njerëz po hidhnin gurë në shtyllat që përfaqësojnë djallin.Drejtoria e Mbrojtjes Civile njoftoi se ne vendin e ngjarjes është dërguar një personel ndihme prej 4 mijë personash bashkë me 220 të tjerë pjesë e ekipeve tëemergjencës dhe shpëtimit. Të plagosurit janë dërguar në katër spitalet e zonës.

Nuk është ende e qartë se çfarë shkaktoi këtë kaos tragjik, por ajo që dihet është se ngjarje të tilla ndodhin shpesh në këtë festë të besimtarëve myslimanë.Më e fundit është ajo e ndodhur në xhaminë më të madhe të Mekës këtë muaj, ku një vinç u rrëzua duke lënë të vdekur 109 persona.Në vitin 2006, 364 vetë u vranë gjatë ritualit të gurëve. Që prej asaj kohe autoritetet saudite kanë p unuar në përmirësimin e transportit dhe infrastrukturën për të parandaluar incidente të tilla.Për myslimanët, Haxhi është shtylla e pestë dhe e fundit e Islamit. Është një udhëtim të cilin duhet ta kryejë çdo mysliman i rritur dhe i aftë për ta përballuar një herë në jetë.Ilir Hoxholli, kryetari i Komitetit Shtetëror për Kultet nga qyteti i shenjtë i Mekës qetëson të gjithë shqiptarët të afërmit e të cilëve kanë shkuar për haxhillëk në Mekë.Në një intervistë telefonike për Ora News, Hoxholli deklaroi: “E gjithë rruga e përshkruar nga shqiptarët nuk ka të bëjë fare me trajektoren ku ka ndodhur tragjedia. Ata kanë respektuar të gjithë itenerarin dhe janë shëndosh e mirë”Në Mekë janë 400 haxhinj shqiptarë, nga këta 80 janë shqiptarë dhe boshnjakë nga Mali i Zi, 320 janë shqiptarë të Shqipërisë.

 

Filed Under: Kronike Tagged With: mbi 800 të plagosur, TRAGEDI NE MEKE: 717 numri i pelegrinëve të vdekur

“Ditë dhe net që tronditën Vlorën”

September 24, 2015 by dgreca

Nga Albert Z. ZHOLI/

Libri “Ditë dhe net që tronditën Vlorën” i Memush Habilajt, është një ndër librat më të sinqertë të shkruar në këto 18 vjet për firmat piramidale. Autori duke qenë pjesë drejtuese  e një ndër tyre, ka përcjellë me saktësi, korrektësi, inteligjencë, paanshmëri dhe detaje, se si u ngrit dhe u shemb një perandori ekonomike si ajo e firmës “VEFA”.   Rënia e firmave piramidale në 1997 dhe trazirat e atij viti, janë ngjarje të cilat shoqëria shqiptare vazhdon ti vuaj akoma edhe sot. Shumë është shkruar për to, por shumica e artikujve merren me anën politike duke mos vlerësuar anën ekonomike të çështjes. Rritja ekonomike e Shqipërisë gjatë periudhës ’92-’96 ishte disi e mahnitshme, por për arsye të ndryshme,  (thekson Chris Jarvis i FMN) kjo rritje erdhi pjesërisht si pasojë e heqjes së kontrolleve mbi veprimtarinë ekonomike, privatizimi i hershëm i bujqësisë, tregtisë së vogël dhe disiplinës financiare nga shteti. Dirk Bezemer shton se paçka se pati suksese të dukshme si pasojë e ndjekjes së hapave të mësipërm, shkaku kryesor ishte dërgimi i sasive të mëdha të parave nga jashtë nga emigrantët dhe nga ndihmat e ndryshme për shtetin. Sipas Bezemer rritja në mirëqenien e shqiptarëve erdhi si pasojë e rritjes së importeve, por jo të veprimtarisë ekonomike, një situatë kjo që sjell uljen e mirëqenies nëse ulen të ardhurat nga jashtë sepse nuk ka veprimtari ekonomike vendase që të krijojë para për të blerë mallra të huaja. Firma “VEFA” ishte një ndër firmat e para që e filloi veprimtarinë e saj në periudhën 1993.  Ishte pikërisht sistemi i e dobët financiar që sollën rritjen e firmave pasi bankat shtetërore e private (Bezemer përmend vetëm Bankën Italo-Shqiptare si bankë private) ishin të pazonja për të tërhequr depozitat për shkak të shërbimeve të pakta të ofruara por mbi të gjitha bankat ishin të paafta për të vepruar me sukses në tregun e huadhënies. Krijimi i firmave erdhi dhe si rezultat i mungesës së  bankave të reja, si një frenues i rritjes së huamarrjes në rrugë ligjore, pasi e bënte tepër të vështirë krijimin e një banke.  Në atë periudhë zyrtarët shqiptarë dhe vëzhguesit e huaj, si FMN-ja, ishin të ndërgjegjshëm për praninë e tregut jozyrtar të huas në Shqipëri, por parapëlqyen të mos ndërhynin, pasi e panë këtë treg si një përgjigje ndaj mangësive të bankave. Me gjithë rreptësinë e ligjit të bankave, firmat piramidale u lejuan të veprojnë pasi e paraqitën veten si firma prodhuese (dhe si rrjedhojë nën Kodin Civil dhe jo Ligjin për Bankat)  paçka se po ndërmerrnin veprimet e një banke nëpërmjet pranimit të depozitave. Ato u lejuan të depozitonin dhe të tërhiqnin paratë e tyre në bankat shtetërore pa mbikëqyrje. Bezemer thotë që deri diku kjo pikëpamje ishte e pranueshme, veprimtaria e disa firmave, ndryshe nga ajo e disa fondacioneve më vonë, përbënte një pjesë të rëndësishme të ekonomisë Shqiptare. Në Shkurt të 1996-tës u miratua Ligji për Sistemin Bankar (Numër 8075, datë 2/2/96) pas të cilit Banka e Shqipërisë lajmëroi firmat që po pranonin depozita nga publiku se ishin në kundërshtim me këtë ligj dhe duhet të pushonin veprimtarinë e tyre, pasi jo vetëm që s’kishin leje për të kryer veprimtari bankare, por për më tepër, Banka  skish ndërmend t’u jepte leje. Në kundërshtim me Bankën, Prokurori i Përgjithshëm u shpreh se ligji i ri nuk kishte të bënte me firmat që pranonin depozita dhe s’kishte dëshirë të hetonte firmat për mashtrime. Nga ana e saj Ministria e Drejtësisë nuk pranoi të shprehej mbi këtë çështje. Firmat mbështeteshin nga qeveria. Në Nëntor të ’96-tës, kryetari i parlamentit dhe kryeministri pranuan medalje në 5-vjetorin e krijimit të VEFA-s. Lind pyetje, atëherë si u luftuan dhe përse u luftuar firmat piramidale? Pse “VEFA” ishte në fokusin kryesor të sulmeve?  Kush ishte nxitësi kryesor? Disa shpjegime rreth këtyre pyetjeve i jep me saktësi autori në këtë libër.

Dy ngjarje ndodhën në ’96-tën që ndikuan në ekonominë shqiptare; fundi i sanksioneve ndaj Jugosllavisë të cilat kishin krijuar të ardhura të bollshme për shqiptarët, si dhe zgjedhjet e trazuara parlamentare të Majit të cilat u fituan nga PD. Megjithëse nuk mund të provohet që firmat ishin të përziera me trafiqet në drejtim të Jugosllavisë dhe nxirrnin fitime prej tyre, kjo s’është çudi të jetë e vërtetë. Si për çudi, vetëm një muaj pas mbarimit të sanksioneve, firmat e panë të nevojshme të thithnin më shumë para (mbase sepse një burim kryesor të ardhurash ishte zhdukur) dhe ngritën interesat në 6% në muaj. Ndërkohë pasiguria e krijuar nga zgjedhjet parlamentare i ngriti interesat e firmave në 8%. Muajt e parë të ’96-tës panë hyrjen në skenë të disa firmave të reja. Deri atëherë tregu mbizotërohej nga firma të mëdha si “VEFA”, “Gjallica” e “Kamberi” të cilat kishin një masë të madhe veprimtarie të vërtetë ekonomike. Në të kundërt, “Xhaferi”,  “Populli” dhe “Sudja” që po rritej me shpejtësi, ofruan interesa më të larta se firmat më të vjetra por pa pasur veprimtari ekonomike. Rritja e numrit të firmave çoi në rritjen e interesave të cilat arritën në nivele të larta, në Nëntor të 1996-tës,  “Xhaferri” ofroi 44% në muaj. Radhët para dyerve të kompanive u zgjatën e njerëzit shitën shtëpi e prona për ti futur paratë në firma. Gjatë ’96-tës, Guvernatori i Bankës së Shqipërisë i kishte dërguar çdo muaj një letër qeverisë ku paralajmëronte për natyrën piramidale të firmave dhe rreshtonte interesat e ofruara. Megjithatë qeveria s’veproi gjatë pjesës më të madhe të vitit. FMN dhe Banka Botërore i dërguan qeverisë shqiptare një paralajmërim të fortë në Gusht të atij viti dhe pastaj çdo muaj. Në Tetor, Ministri i Financave paralajmëroi publikun për rrezikun e firmave por paralajmërimet e qeverisë ishin të ngatërruara dhe kur u përhapën fjalë që firmat po lëviznin para në emër të Mafies Italiane, Presidenti u shpreh në mbrojtje të firmave duke thënë që këto ishin firma të ligjshme dhe të suksesshme. Më 10 Janar ’97-të, Banka e Shqipërisë (me këmbënguljen e FMN-së sipas Bezemer, duke vepruar vetë sipas Jarvis) vendosi që tërheqjet ditore të firmave nga bankat s’mund ta kalonin shumën e 300,000 dollarëve Amerikanë, një kufi ky që hasi në kundërshtime nga firmat të cilat protestuan se me kaq mund të paguanin vetëm interesat por jo borxhin. Më 26 Janar u ngrinë depozitat e “Popullit” dhe “Xhaferrit” ku u gjendën 250 milionë dollarë, të cilët ishin rreth 60% e borxheve dhe që ju ndanë më vonë huadhënësve. Në javët dhe muajt në vazhdim firmat u shkërmoqën, llogaritë e tyre u ngrinë dhe vendi u përfshi nga protestat. Por ajo që theksohet në libër është mënyra e funksionimit të “VEFA”, ndryshe nga shumë kompani të tjera. Ajo kishte investime të fuqishme. Shenja e parë kundër VEFA-s u dha në sulmin ndaj Supermarketit “VEFA” në qendër të Tiranës. Kush dhe pse e sulmoi këtë Supermarket?! Kush fshihej pas këtij sulmi? Pse ende nuk janë gjetur autorët? Pse u hodhën hipoteza të kota ndaj emrave që nuk lidheshin me ngjarjen? Po Vlora, përse u bë qendër e goditjes së Shoqërisë “VEFA”? Këto e të tjera pyetje do ti gjeni me përgjigje të detajuara nga autori i librit i cili, në një rrëfim në formë ditari, përcjell me emocion, ditët e vështira të vitit të mbrapshtë në historinë shqiptare. Memushi në këtë libër tregon se alibitë e sulmit ndaj “VEFAS”,  si zor që të mësohen.

 

Filed Under: LETERSI Tagged With: 170 "Ditë dhe net që tronditën Vlorën", 3 of 3, Albert Zholi, Memush Habilaj

Në Sllovaki kërkohet përkrahje për perspektivën evropiane të Kosovës

September 24, 2015 by dgreca

-Ddebat publik me temën “Sfidat e Kosovës në rrugëtimin drejt BE-së: Marrëveshja e Stabilizim Asociimit dhe marrëdhëniet me shtetet jo-njohëse”/

Bratislavë, 24 Shtator  2015/ Zëvendësministri kosovar i Integrimit Evropian, Ramadan Ilazi, së bashku me një grup të shoqërisë civile po qëndron në Sllovaki për një vizitë në kuadër të projektit “Lidhja me Evropën” të Fondacionit të Kosovës për Shoqëri të Hapur (KFOS). Synimi kryesor i këtij projekti është përafrimi, njoftimi dhe thellimi i komunikimeve të veprimtarëve të ndryshëm të shoqërisë kosovare me ata të shoqërive të shteteve të Bashkimit Evropian që nuk kanë njohur pavarësinë e Kosovës.

Njoftimi i ministrisë kosovare dërguar nga Bratislava thekson se, gjatë qëndrimit në Sllovaki zëvendësministri Ilazi ka zhvilluar takime me përfaqësues të parlamentit, qeverisë, shoqërisë civile dhe mediat si dhe ka mbajtur një debat publik me temën “Sfidat e Kosovës në rrugëtimin drejt BE-së: Marrëveshja e Stabilizim Asociimit dhe marrëdhëniet me shtetet jo-njohëse”.Gjatë prezantimit të tij zëvendësministri Ilazi ka shprehur mirënjohjen e Republikës së Kosovës ndaj popullit dhe shtetit sllovak për përkrahjen për perspektivën evropiane të Kosovës, duke kërkuar që kjo përkrahje të vazhdojë sidomos për procesin e liberalizimit të vizave dhe nënshkrimin e MSA-së.Zëvendësministri Ilazi po ashtu ka informuar të pranishmit me zhvillimet e fundit në Kosovë, sidomos me rezultatin e procesit të dialogut të normalizimit të raporteve me Serbinë si dhe reformat e ndërmarra prej anës së qeverisë për plotësimin e kushteve për liberalizim të vizave. Zëvendësministri Ilazi po ashtu ka përsëritur kërkesën e qeverisë së Kosovës për themelimin e një Zyre të Ndërlidhjes të qeverisë së Kosovës në Sllovaki.

 Shkëmbimet midis Kosovës dhe Sllovakisë, të ndihmuara dhe lehtësuara nga shoqëria civile, përkatësisht KFOS-i, kanë dëshmuar se komunikimi dhe shkëmbimi i drejtpërdrejt mes njerëzve nga të dy anët ndikon drejtpërdrejt në ndërtim e përshtypjeve të reja për Kosovën e pasluftës dhe njohjen e të arriturave.

Kryesimi i Bashkimit Evropian nga Sllovakia gjatë gjysmës së dytë të 2016, ka qenë po ashtu pjesë qendrore e programit./b.j/

Filed Under: Rajon Tagged With: evropiane të Kosovës, Në Sllovaki kërkohet, për perspektivën, perkrahje

Presidenti Obama dhe zonja Michelle urojnë besimtarët muslimanë

September 24, 2015 by dgreca

“Michelle dhe unë shpresojmë që dita e sotme të sjellë gëzim në familjet tuaja, qoftë këtu në Shtetet e Bashkuara, ashtu edhe në mbarë botën. Nga familja ime, në tuajën, Gëzuar Bajramin!”

– Presidenti Barack Obama

“Michelle and I hope today brings joy to all of your homes, both here in the U.S. and around the world. From my family to yours, Eid Al-Adha!”

Filed Under: Kronike Tagged With: Besimtaret muslimane, dhe zonja Michelle urojnë, Presidenti Obama

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 21
  • 22
  • 23
  • 24
  • 25
  • …
  • 91
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Dashuria që e kemi dhe s’e kemi
  • “Jo ndërhyrje në punët e brendshme”, dorëheqja e Ismail Qemalit, gjest atdhetarie dhe fletë lavdie
  • Arti dhe kultura në Dardani
  • Gjon Gazulli 1400-1465, letërsia e hershme shqipe, gurthemeli mbi të cilin u ndërtua vetëdija gjuhesore dhe kulturore e shqiptarëve
  • “Albanian BookFest”, festivali i librit shqiptar në diasporë si dëshmi e kapitalit kulturor, shpirtëror dhe intelektual
  • VEPRIMTARI PËRKUJTIMORE SHKENCORE “PETER PRIFTI NË 100 – VJETORIN E LINDJES”
  • 18 dhjetori është Dita Ndërkombëtare e Emigrantëve
  • Kontributi shumëdimensional i Klerit Katolik dhe i Elitave Shqiptare në Pavarësinë e Shqipërisë 
  • Takimi i përvitshëm i Malësorëve të New Yorkut – Mbrëmje fondmbledhëse për Shoqatën “Malësia e Madhe”
  • Edi Rama, Belinda Balluku, SPAK, kur drejtësia troket, pushteti zbulohet!
  • “Strategjia Trump, ShBA më e fortë, Interesat Amerikane mbi gjithçka”
  • Pse leku shqiptar duket i fortë ndërsa ekonomia ndihet e dobët
  • IMAM ISA HOXHA (1918–2001), NJË JETË NË SHËRBIM TË FESË, DIJES, KULTURËS DHE ÇËSHTJES KOMBËTARE SHQIPTARE
  • UGSH ndan çmimet vjetore për gazetarët shqiptarë dhe për fituesit e konkursit “Vangjush Gambeta”
  • Fjala përshëndetëse e kryetarit të Federatës Vatra Dr. Elmi Berisha për Akademinë e Shkencave të Shqipërisë në Seancën Akademike kushtuar 100 vjetorit të lindjes së Peter Priftit

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT