Hoxholli: Në Mekë janë 400 haxhinj shqiptarë, nga këta 80 janë shqiptarë dhe boshnjakë nga Mali i Zi, 320 janë shqiptarë të Shqipërisë. Nuk ka të vdekur, as të plagosur nga shqiptarët/
Mbi 717 të vdekur dhe mbi 800 të plagosur është bilanci tragjik i pelegrinazhit të haxhit në afërsi të qytetit të shenjtë të Mekës në Arabinë Saudite.Ngjarja ka ndodhur në Mina, rreth 5 km nga Meka, ku 2 milionë besimtarë po kryenin ritin e fundit të madh të haxhit.Aksidenti i rëndë ndodhi teksa miliona njerëz po hidhnin gurë në shtyllat që përfaqësojnë djallin.Drejtoria e Mbrojtjes Civile njoftoi se ne vendin e ngjarjes është dërguar një personel ndihme prej 4 mijë personash bashkë me 220 të tjerë pjesë e ekipeve tëemergjencës dhe shpëtimit. Të plagosurit janë dërguar në katër spitalet e zonës.
Nuk është ende e qartë se çfarë shkaktoi këtë kaos tragjik, por ajo që dihet është se ngjarje të tilla ndodhin shpesh në këtë festë të besimtarëve myslimanë.Më e fundit është ajo e ndodhur në xhaminë më të madhe të Mekës këtë muaj, ku një vinç u rrëzua duke lënë të vdekur 109 persona.Në vitin 2006, 364 vetë u vranë gjatë ritualit të gurëve. Që prej asaj kohe autoritetet saudite kanë p unuar në përmirësimin e transportit dhe infrastrukturën për të parandaluar incidente të tilla.Për myslimanët, Haxhi është shtylla e pestë dhe e fundit e Islamit. Është një udhëtim të cilin duhet ta kryejë çdo mysliman i rritur dhe i aftë për ta përballuar një herë në jetë.Ilir Hoxholli, kryetari i Komitetit Shtetëror për Kultet nga qyteti i shenjtë i Mekës qetëson të gjithë shqiptarët të afërmit e të cilëve kanë shkuar për haxhillëk në Mekë.Në një intervistë telefonike për Ora News, Hoxholli deklaroi: “E gjithë rruga e përshkruar nga shqiptarët nuk ka të bëjë fare me trajektoren ku ka ndodhur tragjedia. Ata kanë respektuar të gjithë itenerarin dhe janë shëndosh e mirë”Në Mekë janë 400 haxhinj shqiptarë, nga këta 80 janë shqiptarë dhe boshnjakë nga Mali i Zi, 320 janë shqiptarë të Shqipërisë.