Nga Rasim BEBO/
Në shekullin e kaluar vendi ynë u bë arenë e dy luftërave botërore. Në luftën e parë patëm gjeneralin dhe në luftën e dytë Politikanin. As në të parën, as në të dytën, shteti ynë nuk doli fitues për SHQIPËRINË ETNIKE, për trojet ku i thuhet BUKËS, BUKË dhe UJIT, UJË. Sepse drejtuesit e tij ishin të njëanshëm. Kryengritjet shqiptare, që u bënë në Kosovë, 1908, 1910, 1911, 1912, praktikisht, ia shtruan rrugën Serbisë. Ndonëse u sfilitën, u harxhuan, u grinë me Turqinë. Sot nuk kemi të drejtë të mos i vlerësojmë ngjarjet siç duhet, që të mos bëjmë të njëjtat gabime. (A. B.) Kryengritja e këtyre viteve dhe sidomos e vitit 1912, ishte e përgjithshme, ajo u shtri në mbarë vendin, në Kosovë, në Shqipërinë e Mesme dhe në atë të Jugut, ku prej kohësh vepronin çetat e armatosura.
Por Shqipërisë i mungonte një komandë supreme, një shtab me 4 zëvendës komandantë, një për çdo vilajet, një komisar politik, një centralizim të fortë, një mobilizim dhe disiplinë luftarake, që të qarkullonte forcat e armatës sipas situatës. Duhej pa tjetër të ruanim ushtrinë, kur Turqisë po i vinte fundi dhe fqinjët bëheshin gati për Luftën Ballkanike. Fatkeqësisht këto mundësi nuk u arritën, për këtë nuk fituam. Kjo studiohet sot, pas njëqind e ca vjetëve. Kjo është historia që të tund e të shkund.
Marrëveshja shqiptaro-turke e 18 gushtit 1912 Komisioni qeveritar turk rifilloi bisedimet rreth kërkesave të parashtruara nga kryengritësit, në 14 pikat e Hasan Prishtinës. Më 18 gusht qeveria turke deklaroi se i pranonte ato, përveç kthimit të armëve.
Udhëheqja e kryengritjes në Kosovë, deklaroi se e pranonte këtë marrëveshje dhe shpalli ndërprerjen e kryengritjes. Hasan Prishtina njoftoi gjithashtu përfaqësuesit e Shqipërisë së Mesme dhe të asaj të Jugut, të ndërprisnin veprimet e armatosura kundër trupave qeveritare. Ai njoftonte, në këtë rast, se kërkesat e kryengritësve u pranuan për të gjithë Shqipërinë. Në këto rrethana kryengritja u ndërpre…
Ndërkohë kryengritësit kishin filluar të ktheheshin në shtëpitë e tyre, në Elbasan, në Korçë e në qytete të tjera, të pritur kudo si fitimtarë, me manifestime popullore dhe me këngë patriotike. Në të vërtetë, në variantin e marrëveshjes, që qeveria turke botoi zyrtarisht më 23 gusht 1912, kërkesat e shqiptarëve, të miratuara edhe prej saj, ishin formuluar në mënyrë të errët e të papërcaktuar. Kjo tregon, se Porta e Lartë, nuk kishte ndërmend t’i zbatonte ato. Edhe pse në 14 pikat e pranuara nga qeveria osmane, nuk parashihej njohja e autonomisë, shqiptarët filluan t’u jepnin një kuptim më të gjerë koncesioneve të fituara dhe bënë përpjekje për realizimin e vetëqeverisjes. Shihet qartë, në këtë redaktim të marrëveshjes, se askund nuk përmendeshin emrat Shqipëri dhe shqiptarë. Përveç kësaj, qeveria turke, nuk jepte asnjë garanci për zbatimin e kërkesave të kryengritësve. Edhe kësaj here, Porta e Lartë, ashtu si më parë, ndoqi një politikë dyfytyrëshe.
Në marrëveshjen e arritur, nuk u pranua as kërkesa që në letërnjoftimet dhe në pasaportat të vihej, krahas cilësimeve fetare mysliman, latin a rom, edhe cilësimi etnik shqiptar. Pranimi i saj, do të çonte në njohjen e kombësisë shqiptare.
Përgjithësisht, marrëveshja shqiptaro-turke e 18 gushtit ishte gjysmake dhe e pasigurt. Isa Boletini sapo u kthye në Mitrovicë, pas përfundimit të marrëveshjes shqiptaro-turke, ngriti atje këshillin administrativ dhe në njoftimin telegrafik, që i bëri valiut të Kosovës në Shkup, i kumtoi: “Tash e tutje për çdo gjë populli do të vetëvendosë në mënyrë të pavarur nga pushteti osman”. Nikollë Ivanaj shkruante në ato ditë: “Të gjithë janë besnikë të idealit të pavarësisë, por arsyetimi ju thotë se për momentin e tashëm duhet të moderojnë kërkesat në mënyrë që të bëhen të realizueshme”.
Megjithëse Kryengritja e vitit 1912, ishte e përgjithshme dhe u shtri në mbarë vendin, në Kosovë, në Shqipërinë e Mesme dhe në atë të Jugut, ku prej kohësh vepronin çetat e armatosura, forca e veprimeve të saj luftarake nuk ishte kudo e njëjtë. Ajo qe më e fuqishme në vilajetin e Kosovës, krahasuar me territoret e tri vilajeteve të tjera (të Shkodrës, të Manastirit e të Janinës). Përveç kësaj, nuk pati një bashkërendim në kohë të veprimeve luftarake, të cilat në viset e tjera, sidomos në Jug, filluan më vonë se në Kosovë.
Në ecurinë e kryengritjes së përgjithshme, ushtruan ndikim negativ lëkundjet e përfaqësuesve të veçantë të parisë çifligare e bajraktare, që u shfaqën sidomos në qëndrimin ndaj kërkesave kombëtare. Disa prej tyre u treguan të gatshëm të shkëputeshin nga sundimi i huaj osman, ndërsa disa të tjerë u vunë në shërbim të qarqeve sunduese fqinje, u bënë përçues të politikës së tyre në udhëheqjen e kryengritjes dhe u përpoqën ta pengonin luftën e armatosur popullore. Edhe Shefqet Turgut Pasha, në intervistën që i pati dhënë gazetës “Progrès de Salonique”, deklaronte se Kryengritja e Malësisë e vitit 1911 ishte një“kryengritje thjesht shqiptare mbi baza kombëtare”. Perandorisë Osmane, shënoi fundin e sundimit të saj në Ballkan dhe filluan politikat që kënaqnin lakmitë shoviniste të shpallura me kohë në programet e tyre nacionale, siç qenë “Naçertania”, “Megali Ideja” etj. Por ky proces i realizimit të vetëvendosjes, u ndërpre për shkak të fillimit, më 9 tetor të Luftës Ballkanike dhe të dyndjes së ushtrive serbe e malazeze në trevat shqiptare. Beogradi, Athina e Cetina, dëshironin që lufta e shqiptarëve kundër Perandorisë Osmane, të përfundonte me sfilitjen e të dyja palëve. Kërkesa mbizotëruese e Lëvizjes Kombëtare Shqiptare mbeti edhe në këtë kohë, deri tri-katër javë para se të shpallej pavarësia, autonomia territoriale-administrative e Shqipërisë, por jo pavarësia e plotë e vendit dhe shkëputja e tij nga Perandoria Osmane, siç ndodhi më 28 Nëntor 1912. Realizimi i autonomisë, mendohej si rruga më e mirë për t’i bërë ballë rrezikut imediat të copëtimit, tashmë tërësor të trojeve shqiptare ndërmjet fqinjëve. Por kjo kërkesë nuk e mbyllte perspektivën e arritjes së pavarësisë kombëtare, përkundrazi, në ato rrethana vetëm kështu mund t’i hapej rruga dhe të shpejtohej sigurimi i saj. Si e tillë, ajo ishte një kërkesë realiste dhe njëherazi kalimtare drejt pavarësisë.
Kryengritja pati edhe dobësi të karakterit organizativ. Çlirimi i qyteteve, që ishte një sukses i madh i saj dhe mund të çonte në çlirimin e gjithë Shqipërisë, nuk u shoqërua, përveç disa rasteve, me likuidimin e administratës osmane dhe me vendosjen e një administrate të re shqiptare. Kjo ndërgjegje politike, nuk u shfaq njëlloj në periudha të ndryshme dhe në treva të caktuara, të cilat patën veçoritë e tyre, të diktuara nga rrethanat e kohës. Dëshmi e qartë e një ndërgjegjeje kombëtare të shtrirë në gjithë rrafshin territorial të Shqipërisë, janë ngjarjet e Kryengritjes së vitit 1911. E zhvilluar në një zonë malore, jo fort të gjerë, siç qe Malësia e Madhe, kjo kryengritje, qysh në fillimet e saj, doli me kërkesa kombëtare dhe në emër të të gjithë shqiptarëve e të kombit shqiptar. (…kryengritja mars – maj 1912). S. Manxhuni shkruan: “Marrëveshja e Isa Boletinit me Pop xhivkot e Vushtrisë, ishin reciproke, secila prej tyre është e munduar ta shfrytëzojë njëri-tjetrin për interesa të veta dhe të kombit të vet. Isai ishte trim i madh, ndërsa Popi i mençur dinak dhe i pabesë. Isai me anë të Popit mbante lidhje me Serbinë, kur kishte nevojë për para dhe armë dhe Serbia e realizonte për qëllimet e saj, me Isain komunikonte nëpërmjet Pop Xhivkut të Vushtrisë. “Çohu bre xhivkë, fort ju ka gërmue, shpejt një letër me marue, e Kral Pjetrit me ja çue”. Kështu u dërgoheshin ndihma për të dobësuar sa më shumë forcat shqiptare me Turqinë. Një shembull: (një telefonatë, “Hitler! Jam Çërçilli, bombën e ke nën tavolinë”. (Një çështje e Hojzingerit 20 korrik 1944. U duhej të dobësoheshin me tej të dy forcat ruso-gjermane. Shën im) Kur u vërsul ushtria e Kralit, të cilëve u printe edhe Pop Xhivko, ata bënë masakra të tmerrshme, po përmendim një rast: “Pasi pushtohet Kosova deri te Gryka e Kaçanikut, kalon Kral Pjetri me përcjelljen e tij, takon ushtarët e ushtrisë së vet, duke mbajtur të lidhur mbi 3000 shqiptarë. Ata e pyesin Kralin çka të bëjmë me ata shqiptarë të lidhur, Krali urdhëron: “Mbytini, por kurseni plumbat”, dhe të gjithë i mbytën me thika. Kur i sheh Isa Boletini të gjitha këto, i tmerruar, i tradhtuar, i prerë në besë, i kthehet popullit të vetë, i afrohet mbretit Vid dhe bëhet mbështetës i fuqishëm i tij. E kështu, në rastin e parë që iu dha serbëve, e vranë Isa Boletinin me 13 anëtarë dhe bashkëfshatarë të tij, ku ranë në altarin e lirisë, 8 pinjollë të familjes Boletini. (S. Manxhuni “Marrëveshja”, bot. 2011, f. 111, 114).
Edhe me luftëtarin e madh Azem Galica, që luftonte i pavarur të njëjtin armik me Isa Boletinin, Serbët “pranuan” marrëveshjen nëpërmjet njeriut të tyre Miliq Kërsta, por ky e bishtnoi, për të luftuar pushtuesin e të dy popujve. Rapsodi popullor në këngën kushtuar Azem Galicës, e këngë të tilla, mund të gjejmë qysh nga eposi i kreshnikëve, nga mesjeta e deri në ditët e tashme, thotë: “Pse bre Kërst kështu me marue, / Se tri vjet ke nejt me mue. / S’kam mshef motër. / S’kam mshef grue. / T’ka dashtë nana ma fort se mue”. Çetnikët serbë të prirë nga Miliq Kërsta bënë një terror të jashtëzakonshëm në popullatën shqiptare për t’i hedhur në puset e thella të oborreve shqiptare, duke vrarë e prerë shqiptarë, duke djegë kasollet e kullat e Kosovës. (S. Manxhuni, bot,2011, f. 118). Mungesa e një komando – shtabi, me një komandant ushtarak të zot, me një disiplinë të çeliktë, për cilindo që devijonte të arrestohej dhe të gjykohej në emër të atdheut, të mblidheshin të gjithë të pasurit dhe të zgjidhnin qeset në tavolinë, për të blerë armë, ushqime dhe uniforma, nuk u mundësua. Udhëheqësit e kryengritjes shqiptare më në zë, si Gjeneral ISA BOLELETINI u dolën përpara hordhive Osmane në Kosovë gjate viteve 1908, 1910, 1912. Beogradi, Athina e Cetina dëshironin që lufta e shqiptarëve kundër Perandorisë Osmane të përfundonte me sfilitjen e të dyja palëve. luftuan njëri me tjetrin, u harxhuan, u vranë, u grinë, u prenë, shqiptarët me turqit, kurse Serbi fërkonte duart, duke ndjekur me kënaqësi, se si këto dy forca po dobësoheshin dhe treteshin çdo ditë… Për këtë, qeveria serbe mbante lidhje nëpërmjet Pop Xhivkovin të Vushtrisë, dhe të quajturat “marrëveshje” me ISA BOLETININ, ishin reciproke, secili prej tyre ishte munduar të shfrytëzojë njëri-tjetrin për interesa të veta dhe të kombit të vet. Isai ishte një komandant, një gjeneral, një drejtues i zoti si strateg, por nuk ishte politikan…
PJESA E DYTË
Ndërmjet 20 vjetëve, mbarojnë dhe fillojnë të dy Luftërat Botërore 1919-1939 (për Shqipërinë) me pushtimin e Shqipërisë nga Italia fashiste dhe më vonë nga Gjermania naziste. Filloi qëndresa: “Lufta antifashiste e popullit shqiptar”, në prill 1939-1944, JO nga komunistët, por nga atdhetarët si Abaz Kupi, Mujo Ulqinaku, Gafur Jegeni, Nazif Mero etj. U rreshtuan shumë figura, patriotë nacionalistë me reputacion në luftën antifashiste, si Llazar Fundo, Hasan Reçi, Safet Butka, Selman Riza, Faslli Frashëri etj. Për t’i dhënë një formë të organizuar kësaj përpjekjeje, u krijua BALLI KOMBËTAR, një organizatë Nacionaliste, antikomuniste dhe Republikane shqiptare me emër “Lëvizja Kombëtare e Rezistencës”. Kryetarë të tjerë e përqafuan atë si: Abaz Ermenji, Lef Nosi, Isuf Luzaj, Skënder Muço, Thoma Orollogaj, Bahri Omari, Hysni Lepenica dhe Safet Butka. Në Kosovë vepronte Arben Presheva, ndërsa në Maqedoni Xhem Hasa Gostivari.
Në vjeshtën e vitit 1939, në Tiranë, në shtëpinë e Fuat Dibrës: Mid’hat Frasheri, Fuat Dibra, Kol Tromara, Ali Këlcyra, Nuredin Bej Vlora, Hasan Dosti, Faik Quku etj. krerë të vendit u detyruan të organizoheshin për të luftuar okupatorin. Ata themeluan Komitetin e Organizatës së Rezistencës “Ballin Kombëtar”, i cili nxori traktin “Nacionalizmi Shqiptar” “Balli Kombëtar”. (“Albeu”, 15-8-2011). Nacionalistët shqiptarë, ishin hedhur në luftë, kishin krijuar çetat e para, përpara qershorit të vitit 1941, me Muharem Barjaktarin, Major Abaz Kupin, Baba Faja Martaneshin, Myslim Pezën , Neshat Çalin e Konispolit etj. Më kohë u ngritën edhe 100 çeta të tjera, që ishin për shmangien e operacioneve të armikut në shkallë të gjerë, organizimin e pritave, kundra autokolonave italiane, kapjen e ushtarëve robër, marrjen e pajimeve luftarake dhe marrjen nën kontroll të zonave të kontrolluara nga armiku. U formua organizata e “Ballit Kombëtar” me në krye Mid’hat Frashërin.
Gjithë këta krerë të vendit, që lexuam më lart dhe shumë të tjerë, si nuk u kujtuan të merrnin edhe shembull nga historia 2000 vjet më parë kur (Oktavian Augusti, ndjeu rrezikun e Batos në vitin 9 të e. s., thirri patricët (Pasunarët) dhe u tha: Do të zgjidhni qeset dhe do të zgjidhni komandantin e ushtrisë, për t’i dalë Batos përpara se për ndryshe, Baton e keni këtu pas 10 ditëve. Qeset u zgjidhën, komandanti u zgjodh dhe Batua u shpartallua. (Shën. Im). Ju Zotërinj, në mbledhjet që bëtë, kur atdheu është në rrezik, nuk morët masat e duhura. Në vend që të zgjidhnit një komandant të zotë, që nuk i mungonte përvoja, me një shtab suprem të ushtrisë, që të kishte si kryesorë 4 z/vendës komandant, një për çdo vilajet, të krijonin shtabet e tyre luftarake. Komanda supreme të thërriste pasunarët të derdhnin paratë për organizimin e fortë të ushtrisë, me një disiplinë të hekurt, si e Gjin Bua Shpatës, e Mërkur Buas dhe e Skënderbeut të Madh etj. Forcat ushtarake të Zogut, t’i kishit kthyer për të forcuar Ballin Kombëtar. Me një cetralizim dhe me një manovrim, për të drejtuar grushtin dërmues aty ku e kërkonte situata. Kur do të lindte PKSH, ju mund ta mbytnit atë që në djep. Ndërsa Mit’hat Frashëri nuk ishte ushtarak, të qëndronte si komisar i shtabit të përgjithshëm të ushtrisë, i cili hyri si politikan pas pushtimit fashist të vendit. Mit’hat Frashëri nuk u tregua modest, që vendin e “Kryetarit” mos ta kishte pranuar ai vetë, por të zgjidhej një ushtarak akademik i zoti si Abaz Kupi, Muharem Bajraktari etj. Duhet menduar, se përpjekja me komunistët ishte e ashpër, për jetë a vdekje, secili të mendonte për vete, familjen, atdheun. Të gjithë krerët e kuptuan, por fama e tij i hipnotizoi dhe u mbylli u gojën dhe kështu e lanë. Mit’hati nuk kishte autoritetin e duhur, për të drejtuar luftën dhe për të urdhëruar komandantët e çetave. Disiplina në radhët e Ballit Kombëtar ishte përtokë. Mit’hat Frashëri nuk kishte një qëndrim të prerë, ndaj kundërshtarëve të tij: “Janë bijtë tanë – thoshte ai për kundërshtarët”, përgjithësisht u tregua pacifist e tolerant ndaj tradhëtarëve komunistë, “nuk mund ti vrasim se janë djemtë tanë.” Nga ana tjetër , nuk mund të mos përmëndim terrorin e zit të ekstremit të djathtë në pushtet, si masakrat e 4 dhe 28 shkurtit 1944 në Tiranë, kundrejt qytetarëve të pafajshëm, të kryer nga Xh. Deva, Xh. Staravecka e të tjerë si edhe masakrra e disa ballistëve të Mallakastrës, ndaj këshilltarëve të Hekalit, që u pushkatuan pa gjygj e pa faj sepse mbeshtesnin Nac. Çl.
Mit’hati konstatoi nga ana tjetër, se armiku kthehej me ashpërsinë më të egër, ndaj popullsisë së zonës, kur sulmohej nga çetat antifashiste dhe kjo, bëri që Balli të ishte i kujdesshëm, në luftë, të mos sulmonte armikun, kur ky mund të kundërpërgjigjej, me ashpërsi ndaj fshatarëve dhe popullsisë vendase. Mirëpo me këtë qëndrim, Balli nuk mund të tërhiqte pas vetes, rininë, që kërkonte luftë të vendosur, për të shporrur armikun. Qëndrime të tilla, si, të Ballit, nuk ndodhnin në PKSH; kjo luftonte, pa e vrarë mendjen, për reagimet e armikut, ndaj popullsisë; për atë, kishte rëndësi, vetëm, që populli të ngrihej në luftë. Përmendet lufta e Gjormit 29 –X-1942 e drejtuar nga Hysni Lepenica dhe Skender Muço, në bashkëpunim me çetën Plakë të Vlorës. Kryengritësit arrinin në 1600 vetë, përballë ushtrisë italiane prej më se 2000 vetë, të komanduar nga Franko Klementiku, i cili gjeti vdekjen bashkë me 180 ushtarë të tij. Në një kohë që PKSH-ja, sulmonte forcat armike, pa përjashtuar, këtu, kundërshtarët e vet politik. Mit’hati, ishte shpallur tradhtar, nga PKSH-ja, “Tradhëti e tij” ishte se kërkonte me ngulm Kosovën.
Balli Kombëtar u përpoq të realizonte bashkimin me Partinë Komuniste, për të cilën ia arriti qëllimit nëpërmjet “Marrëveshjes së Mukjes”, të firmosur nga ballistët dhe komunistët, më 2 gusht 1943. Komunistët shqiptar nën presionin e P.K.Jugosllave e mohuan marrëveshjen në shtator 1943 dhe keshtu filloi lufta civile 1943-1944. (U. B.) Kur u nënvizua Shqipëria etnike, Miladin Popoviçi tha: “do fillojmë nga sopata dhe jo të bëjmë lidhje me qentë : pastaj “SHQIPËRI ETNIÇKA, JEBENTI MAJKA” (Shqiperi etnike të q… nënën). Kështu Miladini dhe Enver Hoxha filluan të kërcënonin tinëzisht dhe të vrisnin pabesisht, vranë: Shyqyri Pezën, që Miladini e urrente, Mustafa Gjinishin, Dom Allën , Rexhep Mezinin etj. (“Libri i Zi i Komunizmit”, f. 588). Masakra e parë, pas prishjes së njëanshme të “Marrëveshjes së Mukjes” ishte ajo e Devollit më 8 gusht 1943. Nacionalistët e shquar; Dr. Haki Kasimati, mesues Hytbi Kulla, officer Zija Gashi, dhe këshilltarët Feti Jasexhiu, Adil Grace dhe Hilmi Perona u masakrruan pabesisht, u therën me thika nga komunistat terrorist në Ziçishtë të Devollit, ku i kishin thirrur për bisedime të “Marëveshjes me Komunistë”.
Pullumb Xhufi shkruan: “Nga vera e vitit 1943, Balli kombëtar kaloi tërësisht në shërbim të nazistëve”. Dhe më shumë, ju përbaltni Ballin Kombëtarë, me në krye Mid’hat Frashërin: “kanë tentuar të bëjnë ujdira antikombëtare, në dëm të integritetit dhe sovranitetit të shtetit shqiptar. Në muajin maj të vitit 1944, Mid’hat Frashëri në kontakt me të djathtën greke, në fuksion të krjimit të një bashkimi federal mes Greqisë dhe Shqipërisë … nën drejtimin e shtabit grek” (Forumi 2, Luftar Galina 15 -3-2015) . Jo, Pullumb Xhufi, se ballistët me Muharem Barjaktarin, luftuan edhe pas largimit të ushtrisë gjermane. Ndërsa, Mit’hat Frashëri është cilësuar: “Figurë e madhe e kombit”, “Kollos i madh i kombit – dashuri “ekstreme”. Por E.Hoxha, në mënyrë tinëzare dhe të pabesë, kishte dhënë urdhër që trimi i Lumës të vritej. Në urdhrin që i dërgonte gjeneral Dali Ndreut, në shtabin e divizionit të parë dhe që mban dt.26.08.1944, kërkoi që “Muharrem Bajraktari të provokohet dhe të likuidohet”. Muharrremi nuk mundet të pranonte që ushtria partizane të bënte reprezalje kundër popullit dhe të hynte në Kosovë për të ia dorëzuar Kosovën jugosllavëve. Për këtë arsye, Haxhi Lleshi, Liri Gega dhe Manush Myftiu e thërrasin në një darkë në fshatin Nangë, gjoja për bisedime, por e nxjerrin në pritë. Tradhtia e tyre dështoj me turp. Në një ndeshje të vështirë, Muharrem Bajraktari çau rrethimin, duke deklaruar luftë pa kompromis kundër komunistëve “që ishin shitur tek sllavi”.(Shih Rexhinald Hibert, fletore e hidhur f.144). Ndërkohë Enver Hoxha, i dërgoi më 1 tetor Liri Gegës një letër-qarkore, dhe për veprim të gjithë komiteteve qarkore të PKSH, për nisjen e luftës … kundër Ballit Kombetar.
Një nga aktorët kryesorë të kësaj lufte, Koçi Xoxe, në letrën që i dërgon Enver Hoxhës më 1-10-1943, shkruan: “Përveç goditjeve që u dhamë (nacionalistëve), po i ndjekim këmba këmbës për shfarosje. Sa për luftën me gjermanët, pothuajse hiç”. Por kjo luftë e nacionalistëve, 1939 – 1944, nuk mund të mohohet, as të tjetërsohet, as të përbaltet. Lufta Nac. Çl. E udhëhequr nga PKSH, është një pjesë e kësaj luftë. Nuk duhet ngatërruar e tëra me pjesën. Përpjekja për ta mitizuar dhe paraqitur L.Nac.Çl. si Luftën e vetme të shqiptarëve kundër nazifashizmit, është një mosmirënjohje e historisë. Enver Hoxha ka qenë një manipulator i madh, ai rriti numrin e dëshmorëve nga 4744 dëshmorë që ishin vërtetë, në 28000.
Misionet angleze, nuk vendosën dot lidhje me Ballin kombëtar, por me Abaz Kupin, kryetarin e Legalitetit. Një nga arsyet që fituan komunistët, ishte terrorizmi ekstrem i pratikuar prej tyre. Britaniku Hibbert e quan “fitore të hidhur”. Kristo Themelko pohon: “… ai (Enveri) më ka këshilluar, që kur të hymë në qytet, të pastrojmë elementin e rrezikshëm … unë kërkova një listë. Me hyrjen e forcave tonë në Tiranë u pushkatuan 60 vetë, por numri ka kaluar mbi 100 vetë.” Në ditët e fundit të rrokullimës, një pjesë e nacionalisteve sipas Prof. Dr. Isuf Luzaj: “Kur ikëm nga Shqipëria ishim 118 prof. Dr. tani jam gjallë unë dhe Abaz Ermenji (bëhet fjalë para vitit 2000). Disa vdiqën duke larë pjatat në Amerikë edhe pse kishin marrë doktoratat në Sorbonë, Berlin dhe Romë. (Vehbi Bajrami “Shqiptarët…”, bot 2003, f. 195)
PKSH-ja pati mbështetjen e Kominternit dhe të PK Jugosllave, që dërgoi në Shqipëri të dërguarit e vet, Miladin Popoviçin, Dushan Mugoshen, dhe Vukmanoviç Tempo, të cilët krijuan PKSH. Në shtabin e Titos ishte si këshilltar, djali i Çuçillit Aleksandri.
Pse nuk fitoi SHQIPËRIA ETNIKE në të dy Luftërat Botërore? Sepse mungoi BASHKIMI DHE ORGANIZIMI. Tani Nacionalistët po shtrojnë rrugën për Shqipërinë Etnike.
Rasim Bebo, Adison IL. USA. Gushtt 2015.
Archives for September 2015
SHOQATA NENE TEREZA DHE LIRIA
Nga Prof. dr. Nusret Pllana/
Universiteti ‘‘Hasan Prishtina’’/
Fakulteti i edukimit/
Shoqata humanitare – bëmirëse ‘Nëna Terezë’ dhe Lufta e UÇK-së/
Në jetën e popujve historikë, vetëm lufta për liri është veprim historik. Në rrjedhën e këtij veprimi historik, të gjithë qytetarët e vendit që luftojnë për liri, kanë obligim atdhetar të bëhen pjesë e atij veprimi historik, në mënyrë që të fitohet liria. Në vendet ku ka qeveri, dihet si bëhet dhe dihet cila është rrjedha e organizimit të luftës. Presidenti i vendit është Komandant i Përgjithshëm. Shpallet gjendje e luftës. Caktohen detyrat për secilin qytetar. Bëhet mobilizimi i moshave të caktuara të popullatës. Vendoset logjistika e luftës, e veprime të tjera.
Në vendet që janë të pushtuara, siç ishte rasti i Kosovës, andaj edhe i Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, nga viti 1997 deri në qershor të vitit 1999, që mund të thuhet lirshëm dhe me argumente, se ishte luftë për jetë a vdekje, luftën e kanë organizuar veprimtarët atdhetarë që ishin të gatshëm të japin edhe jetën për lirinë e vendit. Në këto raste, vjen në shprehje vullneti i popullit, i cili nuk do të jetojë më në robëri. Prandaj, lufta e tillë quhet luftë për liri dhe për çlirimin e tokave të pushtuara. Prandaj, edhe pse Lufta e UÇK-së nuk ishte organizuar nga ndonjë qeveri e vendit, në Prishtinë, a në Tiranë, ishte veprim historik, sepse është cilësuar si e tillë, në radhë të parë nga populli shqiptar, pastaj nga bota.
Shoqata ‘‘Nëna Terezë’’ ishte pjesë e luftës për liri
U tha se lufta për liri në Kosovë, në vitet që u përmenden, ishte luftë për jetë a vdekje. Pushtuesi ynë shekullor kishte vendosur të zbatonte të gjitha programet shfarosëse kundër kësaj pjese të popullit shqiptar, sa dukej, për t’i dhënë fund njëherë e mirë, edhe në përmasa evropiane, çështjes së pazgjidhur shqiptare, e cila nuk mund të zgjidhej, as nuk mund të zgjidhet nesër a pasnesër, pa çlirimin dhe lirinë e Kosovës. Rrethanat në të cilat ishte populli shqiptar i Kosovës, vuri në lëvizje të gjithë ata që kishin një mundësi, sa do të vogël, që t’i bëhen krahë ardhjes së lirisë. Pjesë e këtij krahu, ishte edhe pjesëmarrja e Shoqatës humanitare ‘‘ Nëna Terezë’’, me të gjitha mjetet që kishte mundësi t’i shfrytëzonte. Kurse mundësitë e saj, ishin mjaftë të mëdha, qoftë për shkak të mundësive që i krijonte mërgatës shqiptare që ta ndihmonte këtë pjesë të atdheut, me të gjitha mjetet, qoftë për shkak të bashkëpunimit me shoqatat simotra ndërkombëtare, që merreshin me të drejtat e njeriut, si dhe me veprimtari të ngjashme.
Prandaj, nuk është gjë e rastit, se Shoqata ‘‘Nëna Terezë’’, pa pasur nevojë prë dekrete ligjore të shtetit, pa pasur nevojë për mobilizim popullor, me vendim të kryetarit të shtetit, pa pasur nevojë të merrte leje nga jashtë apo nga brenda, kudo që zhvillohej luftë në gjeografinë e Kosovës, ajo ishte atje, herë duke ndihmuar nënat shtatzëna, herë tjetër duke ndihmuar të plagosurit, ushtarë e pjesëtarë të popullit, e duke shpërndarë ndihma në veshmbathje dhe në ushqime, dhe së fundit duke lënë në dispozicion të luftës të gjithë personelin e saj mjekësor, kudo që ishin, në akëcilën zonë të luftës në Kosovë, apo në cilin do vend që duhej të ndihmohej zhvillimi i operacioneve luftarake.
Ata që nuk kanë marrë pjesë në luftime, ata që nuk kanë parë frontet e përballjeve me sy, ata që nuk kanë parë plagët e luftëtarëve të lirisë, mund të flasin çka të duan, sepse nga larg, të gjitha gjërat duken më të lehta. Por, ata veprimtarë që i kanë parë të gjitha këto, mund ta dëshmojnë praninë e Shoqatës ‘‘Nëna Terezë’’, në të gjitha këto rrjedha që ka lufta për liri. Ka shumë veprimtarë, që në një mënyrë, a në një tjetër, kanë pasur rastin të punojnë bashkë me aq shumë veprimtarë të Shoqatës ‘‘Nëna Terezë’’. Këtu nuk ka nevojë të flitet për dobinë e angazhimit të tyre, sepse ishte obligim qytetar e atdhetar i secilit, por këtu mund të flitet, sa e nevojshme dhe, në fund të fundit, sa e domosdoshme ishte ajo mënyrë e përfshirjes në Luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Për çka nuk kishte nevojë Kosova e Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës? Kishte nevojë për çdo gjë. Por, plagët e luftëtarëve të lirisë ishin më shumë se nevojë për veshmbathje, apo për ushqime. Andaj, sidomos personeli mjekësor i Shoqatës ‘‘Nëna Terezë’’, ishte pjesë e luftës për lirinë tonë, ndërkaq sektori i maternitetit ishte aq i suksesshëm, sa që asnjë foshnje e lindur dhe asnjë nënë nuk ka vdekur derisa është trajtuar në këtë Shoqatë. Ngase i tërë organizimi i Shoqatës, të gjitha nivelet e saj të udhëheqjes, kishin më shumë mundësi të vepronin, sidomos kishin mundësi të siguronin furnizimin me barëra të domosdoshme për popullatën tonë të pambrojtur, para, gjatë dhe pas luftës gjenocidale në Kosovë.
Andaj, Shoqata ‘‘Nëna Terezë’’ ishte pjesë e luftës për liri të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Shoqata ‘‘Nëna Terezë’’ dhe liria
Shoqata ‘‘Nëna Terezë’’ është pjesë e lirisë sonë. Nuk dua të flasë për veprimtarinë e saj para luftës, nuk dua t’ia mohoj askujt të drejtën që të rrahë gjoks se kush ishte prijës e kush ndihmës, siç nuk dua të përzihem në punët që ka bërë akëcili subjekt politik, që tashti ta shfrytëzojë si kartëmonedhë për lavde boshe, sepse ata që kanë punuar në këtë Shoqatë i dinë më mirë të gjitha këto. Unë, në mënyrë modeste, mund të sjellë shumë dëshmi për veprimtarinë e Shoqatës ‘Nëna Terezë’’‘, të cilat e kanë bërë hise të lirisë sonë. Prandaj, liria është edhe pjesë e përpjekjeve, sakrificave, plagëve dhe gjakut që kanë derdhur veprimtarët e Shoqatës ‘‘Nëna Terezë’’. Sepse, kur një popull lufton për liri, askujt nuk i ka hije të rrijë anash. Këtë filozofi të jetës së popujve të robëruar që luftojnë të çlirohen, të gjithë veprimtarët e Shoqatës ‘‘Nëna Terezë’’, e kishin jo vetëm pjesë të jetës së tyre, por edhe pjesë të vetëdijes së tyre atdhetare, se pa dhënë çdo gjë për atdheun, nuk fitohet liria.
Lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ishte forca që u dha motiv të gjithë shqiptarëve, kudo që jetonin të vihen në shërbim të ardhjes së lirisë. Mendoj, nuk ka akt më njerëzor se ky. Prandaj, kur flasim për Shoqatën ‘‘Nëna Terezë’’, duhet të kihet parasysh ky fakt, shqiptarët i kishin besuar ushtrisë së tij, e cila kishte lindur nga gjiri i popullit, siç ka ndodhur zakonisht në historinë tonë që nga koha e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit e këndej. Kjo mënyrë e mbështetjes së luftës, me të gjitha mjetet e mundshme, por mbi të gjitha me gatishmërinë e vetëdijshme se po i shërbenin çlirimit të vendit dhe ardhjes së lirisë, të gjithë veprimtarët e kësaj Shoqate, në një mënyrë, ose në një tjetër, janë pjesë e luftës për liri, duk e bërë në këtë mënyrë, Shoqatën në të cilën vepronin hise të lirisë së Kosovës.
Nga të dhënat që kanë botuar veprimtarë të ndryshëm, monografitë që janë botuar, si për personalitetin botëror të Nënë Terezës, por edhe për veprimtarinë humanitare të Shoqatës ‘‘Nëna Terezë’’ janë shpaluar disa veçori karakteristike të angazhimit të veprimtarëve të saj në luftën çlirimtare të Kosovës. E para, në zonat ku luftimet zhvilloheshin në mënyrë intensive, Shoqata kishte vënë në dispozicion të luftës gjithçka që kishte, veprimtarët, personelin mjekësor, motra dhe teknikët e saj, laboratorët dhe personelin që kryenin këto punë, barërat si dhe forma të tjera të ndihmës. Tashti ata ishin në shërbim të ushtrisë dhe të popullatës, që kryesisht ishte e zhvendosur nga shtëpitë e tyre. E dyta, veprimtarët e Shoqatës ‘’Nëna Terezë’’(duke rrezikuar gjithnjë jetën e tyre nga barbarët serbë) kishin organizuar bartjen e ndihmave, si dhe furnizimin me gjëra të nevojshme, edhe me pjesëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, duke ruajtur në këtë mënyrë mundësinë për të siguruar mjete të mjaftueshme për luftën. E treta, sidomos shërbimi mjekësor i Shoqatës, kishte ruajtur kontaktet me shoqata dhe organizata të ndryshme humanitare që atë kohë ishin në Kosovë, pa pasur nevojë t’u jepej llogari atyre se ku shkonin ato ndihma. Së katërti, vet akti i rënies në krye të detyrës humanitare të më shumë se 150 dëshmorëve të humanitetit në altarin e lirisë, dhe zhdukja e më shumë se 40 shqiptarëve( veprimtarë humanitarë të kësaj Shoqate), nënkupton mjaftueshëm për rolin historik dhe të pazëvendësueshëm të kësaj Shoqate, sidomos në kohën e lavdishme të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, që këtë e bën pjesë aktive të lirisë sonë.
Qofshin vetëm këto fakte të vogla, në krahasim me organizimin e madh të Shoqatës ‘Nëna Terezë’’, dëshmojnë mjaftueshëm për ndihmesën e madhe dhënë ardhjes së lirisë, të cilën shqiptarët e kishin pritur më shumë se një shekull.
Përfundim
Kurdo që të jetë e thënë që të shkruhet historia e Shoqatës humanitare ‘‘Nëna Terezë’’, doemos do të rikujtohen, do të analizohen dhe do të argumentohen edhe mbështetja e madhe që veprimtarë të kësaj shoqate i kanë dhënë Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Në të vërtetë, do të ishte jashtë logjikës së ekzistencës së njeriut, që një shoqatë, qoftë edhe humanitare, kur atdheu është në rrezik, kur jeta e njeriut vlen më pak se e çdo gjallese tjetër, të mbetej anash, të shihte vetëm punën e vetë, si do të thoshin ata që matin me peshoren e barnatores, secilën sjellje njerëzore, andaj edhe veprimtarinë në ndihmë lirisë nga veprimtarët e Shoqatës humanitare ‘‘Nëna Terezë’’.
Kosova e pas luftës për liri, ka shumë pjesëmarrës që kanë në trup plagët e luftës, por në të njëjtën kohë ata mbajnë mend edhe ndihmën e pakursyer të mjekëve të Shoqatës ‘‘Nëna Terezë’’, te motra që ju kanë lidhur plagët, të infermiereve që u kanë qëndruar te koka, të atyre mjekëve që kanë operuar edhe pa anestezion. Të gjitha këto janë pjesë të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, por janë edhe pjesë e hises së madhe të veprimtarëve të Shoqatës humanitare ‘‘Nëna Terezë’’.
Qoftë edhe vetëm për këtë fakt, mund të thuhet, prandaj, se Shoqata humanitare ‘‘Nëna Terezë’’ është pjesë e jetës së Kosovës, rrjedhimisht është pjesë e luftës sonë për liri, andaj edhe është pjesë e jetës sonë.
*(Kumtesë)
Prishtinë, më 3. 9. 2015
Bukurite e natyres shqiptare- Patoku
Nga Ahmet ZANI/
Laguna e Patokut e njohur si një nga perlat e bregdetit shqiptar me nje bukuri të veçantë në mjedisin dhe natyrën e mrekullueshme të vendit tonë. Laguna e patokut ka një vijë bregdetare prej 8 km dhe është ranore me shenja të dendura erozioni dhe ndryshime të shpeshta të pozicionit të vijës bregdetare. Ndërsa një fshat , që dikur quhej fshati i pushimeve, tani ndodhet ne det si shkak i derdhjes së dy lumenjëve Mat dhe Ishëm dhe gërryerja e madhe e krijuar në vitet e fundit.Laguna zë një sipërfaqe prej 400 hektarë dhe për të eksploruar natyrën e lagunës syri të zë një mori bimësh detare perveç peshkut, që është i njohur për cilësinë dhe shumëllojshmërinë si : Qejfulli, Levreku, gjuhza, çafrra, ngjala etj.dhe një numër i gjuetarëve të zonës që shfrytëzojnë këtë zonë. Janë evidentuar dhe rezervati i Fushë Kuqes për dhelpra dhe kunadhe qe tashme nuk funksionon, por ka dhe një biodiversitet të lartë, që krijon përfaqesimin e shpendëve në migrim. Eshtë një zonë shumë e frekuentuar tashmë së fundmi vetëm nga turizmi përfaqësuar nga disa lokale që njihen në gatimin e peshkut duke u frekuentuar dhe nga një numër i madh turistësh vendas por dhe të huaj.
Këtu udhëton me varkë në një distancë prej 2.5 km për të dalë në grykëderdhjen e lumit Mat do përshkosh një rrugë e cila kalon në një grykë e rrethuar me kallamishte por një pjesë e saj ujore në të cilën udhëton dhe varka që tregon sikur udhëtimi nëpër ndonjë xhungël të vogël që vërtetë të jepte kënaqësi të veçantë ndonëse dhe kohë me temperatura të ulta e ndihmuar dhe nga rrymat e ftohtë e ujit.
Laguna e patokut ka ende shume vlera historike por më së shumti për turizëm e njohur por ka humbur që nga 25 vitet rërën me vlera kurative, ndërsa është investuar në rikonstruksionin e rrugës që të sjell në këtë bregdet të mrekullueshëm por që kërkon dhe më shumë kujdes nga shteti.
Një faktor shumë i rëndësishëm nga humbja e gjallesave detare është dhe gjuetia pa kriter, një gjueti e cila po perdoret në interesa të individëve.Kjo gjueti e paligjshme çdo ditë po zvogëlon numrin e gjallesave detare, dëmton ekosistemin ndërsa vemendja e strukturave që janë përgjegjëse kanë lënë në harresë një nga lagunat e njohura në vendin tonë. Pejsazhet e bregdetit të Patokut janë të rralla natyra ka sjell këtë veçori të cilët dora e njeriut po e shpërdoron.
Laguna e Patokut është e frekuentuar në çdo sitnë turistët e huaj shprehin kënaqësinë e kësaj perle të vërtetë te natyrës e cila nuk ka si duhet vemendjen e strukturave përgjegjëse.
Laguna e njohur e Patokut është rreth pesë km larg nga superstrada e veriut duke përshkuar një rrugë përmes komunës së Fushë Kuqes ndërsa më pas të shfaqet bregdeti. Teksa pas kësaj natyre mjaft të mrekullueshme dhe pak rrugë e asfaltuar të mjafton për të ecur ka nga dy krahët të sheh syri disa rrjeta peshkatarësh dhe pjesët e liqenit që ka ngrënë disa tokë nga baticat detare. Më tej sërish nga dy anët e rrugës biznesi privat me lokale të modeleve të ndryshme duke ju përshtatur dhe natyrës që kohët e fundit ka patur zhvillim për t’i kthyer tjetër panoramë lagunës. Disa lokale ndërtuar me bazament disa shtylla të drujta të futura pak në thellësi nga deti të duken si ngrehina, ashtu të të shijohesh me drekën e servirur me një lloj peshku që dhe mund të shijosh dhe panoramën e detit.
Janë një numër i shumtë peshkatarësh, që jetën e tyre e kanë me detin, njëri është Zef Ulaj i cili të fton për kafen e mëngjesit në lokalin e tij ngjitur me detin. Ai sapo është kthyer nga gjuetia e peshkimit në një mënyrë krejtësisht ndryshe. Një mjet autoveturë e cila kryen funksionin e levave në tërheqjen e rrjetave nëpërmjet pjesës së xhirimit ingranazheve ku nuk janë gomat por kavot e tërheqjes së rrjetave në det. Mjeti i tij i fmashëm ndizet pasi janë lëshuar rrjetat gjatë natës dhe kryejnë tendosjen e kavos ku janë të mbështetura rrjetat e peshkimit që kanë një sipërfaqe mjaft të madhe.
E ndërsa do të vijojmë diku më tej në zemrën e lagunës Rakip Martinaj një tjetër peshkatarë shumë i njohur që ndër vite nuk ka reshtur në apelin e tij strukturave në investimin e lagunës. Udhëtimi në varkën e tij përeth zonës është i veçantë. Lundirmi në varkë shëtitje e bukur në det, por ai ka për qëllim të na zbulonte një tjetër personazh ndryshe nga peshkatarët e tjerë. Martin Gjonin e kanë vlerësuar si Robinson Kruzo nga bëmat në det. Në një distancë prej afro 800 metra larg nga bregdeti ai ka ndërtuar një banesë punon në gjueti, mbarshtron disa shpendë dhe bagëti kalon tërë kohën në këtë ishull. Eshtë ishull që duket e pabesueshme, por me iniciativën e një njeriu të vendosur ai me ndihmën e varkës ka arritur të transportojë dheun nga bregdeti tek kjo pjesë e detit në largësinë prej 800 metrash duke ndërtuar banesën dhe këtë aktitivitet në shërbim të pushuesve ditorë. Një stërmundim shumë i madh -,tregon Martini por ishte vendosmëria për të arritur deri këtu ndaj më është dashur kohë dhe mund të arrij deri këtu në njëmijë metra katrorë si pasion i tij për gjuetinë e peshkut. Mbase duket e pabesueshme kjo që kam sjellë dherat nga fshati i Fushë Kuqes deri në det. Për enrgjinë dhe ujin e pijshëm dhe këtë ja ka arritur nëpërmjet disa shtyllave të vendosura në det shtrihen linjat e energjisë dhe ujit, ndërsa dhe turistët që vijnë të shijojnë drekë tek lokali i tij do t’u vijë në ndihmë Martini pasi ka vendosur një numër telefoni pranë një ndërtese tek bregdeti dhe menjëherë ai mbërrin me varkën e tij të transportojë deri tek lokali në ishullin e tij dhe të servirë drekën e këndshme.
Laguna vetëm 50 km larg kryeqytetit dhe vetëm 5 km nga rruga nacionale dhe për të zbuluar këtë mrekulli të natyrës shqiptare duhet të përshkosh udhëtimin me varkë ashtu siç na ofroj Rakip Martinaj. Këtu gjen gjithçka për të kaluar një ditë ndryshe, ndërsa turistët e huaj janë thuajse në çdo sezon të stinës së verës pasi kanë dëgjuar për mrekullitë e kësaj lagune.
Rreth 25 vite më parë ka shërbyer dhe pwr plazh por aty kanë mbetur vetëm disa nga ish-kabinat e famshme të dikurshme që shërbenin për pushhuesit në stinë e plazhit.
Një sërë gjallesash detare deri tek breshkat e mëdha gjenden në detin pranë Lagunës dhe sikurdoherë biologu Prof. Dr. Idriz Haxhia do të përkujdeset për këta.
Vlerat turistike janë mjaft të mwdha në Lagunën e ;Patokut njëkohëshit dhe për faunën dhe florën e zonës janë një tjetër motiv të shijohet një ndër zonat më të preferuara në bregdetin e vendit tonë.
MAFIA QE SHFRYTEZON FATKEQESINE E BANOREVEV TE LUFTES
PERSE EMIGRIMI DREJT EVROPES FILLOI TANI-KUR LUFTA NE SIRI KA TRE VJET QE KA FILLUAR?/
Nga Gëzim Llojdia/
1.Emigrimi drejt Evropës ka nxitur Gjermaninë të përgatisë kampet e pritjes.Ndërsa emigrantë mërijnë nga dy drejtime:Nga vendet e Mesdheut,kryesisht vendet e luftës dhe nga vendet e Ballkanit. Për të parët janë bërë gati dhe kanë hyrë në veprim kazanët e supës. Për të dytët shikohet mundësia e rikthimit nga vendet e origjinës.Madje ditët e fundit u panë foto tmerruese që tregojnë fëmijë emigrantë të vdekur në brigjet e Mesdheut. Mirëpo edhe pas këtyre pamje tmerruese shqyrtohet se dora e mafies së Mesdheut ,fshihet prapa këtij emigrimi.Pyteja ethjeshtë që bëhet nga milona njerzë është përse emigrimi i sirianëve filloi pasivisht këto ditët e fundit kur lufta në Siri ka tre vjet që ka filluar?
Por emigrimi drejt Evropës ka një shtysë. Assad në kërkim të mbajtjes së pushtetit pas tre vjetëve luftë dhe 300 mijë viktimave siriane, ka gjetur një zgjidhje për të vijuar qëndrimin e tij në pushtet. Emigrimin e sirianëve .Kështu sirianët tashëm për ti shpëtuar konfliktit nisen drejt Evropës,kryesisht Gjermanisë ndërsa Assad qëndron dhe kontrollon një shtet që ka degjeneruar totalisht të rrënuar nga luftya e gjatë civile,copëtuar prej ISS,me emigracion masiv me pasoja të tjera e cfardo gjëje tjetër. Nëse sirianet nisen drejt Gjermanisë,për ti shpëtuar luftës kanë një arsye të thellë. Pritën tre vje, që të ndërhynte ndokush nga bota. Pritën dhe shpresuan tre vjet,plot 1000 ditë ,por askush nuk shkoi në ndihmë të popullatës së pafajshme. Në kushtet kur shpresa, që vdes e fundit kishte muaj që ka humbur zgjodhën emigrimin për ti shpëtuar luftës. Mirëpo drejtimi i emigrimit të sirenave mbetet pak i çuditshëm.
a-Përse sirianët dhe të tjerë emigrantë të këtij rajoni ,emigrimin e shikojnë tej detit Mesdhe diku në Evropë dhe jo pranë fqinjëve të tyre të pasur e të dehur nga bollëku i parasë që buron nga nafta?
b-Kush i orienton emigrantët e Lindjes së mesme të këtij rajoni të pasur drejt Evropës,Flitet se ka organizata kriminale mafioze që përfitojnë mbi 800 mijë euro?
c-Përse vendet e këtij rajoni nuk organizojnë pritjen dhe mbajtjen e emigrantëve të luftës deri në përfundim të saj pranë kufinjëve t,ë tyre por i depërtojnë emigrantët në zemër të Evropës?
Mjafton të pyesësh në shumë shtete dhe fjala është se pranohet azil si u theksua edhe në samitin fundit të Vjenës , vetëm për emigrantët, që vijnë nga vendet e luftës,midis të cilave është edhe Siria.
d-Mirëpo lufta nuk është në Evropë,lufta nuk është fare në rajonin tonë .
Pa mohuar vlerat humanizmit dhe të tjera si këto ndihma që u duhen dhënë emigrantëve të pafajshëm me strehim e akomodim të shpejt, dua të shtrojë ca pyetje:
1-Përse Evropa nuk e bëri këtë me shqiptarët në vitin e mbrapsht ‘97,kujtoni vetëm Otranton. Sa vite u rropatën shqiptarët ndër ambasada që pasuruan këta të fundit dhe i kujtojnë shqiptarëve :rrini rehat se rivëmë sërish vizat.
Përse Evropa nuk mbanë banorët e saj të ardhshëm, që vuajnë për bukën e gojës,ndërsa vendet e pasura arabe kanë mbyllur dyert për emigrantët?
2-Sa kohë do të vazhdojë kjo gjendje. Po qe për Assad, ai kështu mund ta mbajë pushtetin jo më për 30 vjet dhe për 300 vjet po ti jepej kjo mundësi.Assad kështu është mësuar tirënët po nuk i rrëzove ,vet nuk ikin nga pushteti.
3-Përse Evropa dhe vendet tjera nuk ndërhyjnë me zgjidhje të problemit qoftë edhe me luftë për të larguar tiranët mes të cilëve Assad shkaktarë të kësaj gjendje,por ka gjetur rrugën e fundit,atë të strehimit të emigrantëve ?Dihet se në të gjithë këtë mori emigrantësh që mbrijnë në Evropë shumica janë sirianë dhe po vazhdoi kjo gjendje kështu i mbetet që 15 milion milion sirian të mërijnë në Evropë dhe një pakicë ta udhëheq Assad atje në Siri,i bie që 10 milion mysliman ti drejtohen për ndihmë Evropës së krishterë,ndërsa vëllezërit e tyre syni kanë mbyllur dyert e vijojnë ngritjen e gratacelave duke shpikur edhe ashensor 20 km. I bie që edhe vendet tjera të këtij rajoni të bëhen gati për emigrimin mos vallë pushkët,që u ngrehën edhe te fqinjët e afërm të Sirisë ka këtë arsye sepse Evropa ka bukë,strehim ,asistencë. Pritja dhe akomodimi i emigrantëve është fjala e fundit që duhet të kryej Evropa. Personazhet e këtij rebusi janë-një diktator që qeverisë veten,mafia që pasurohet dhe Evropa që bënë gati kazanët e supës. A shikoni ndonjë zgjidhje në këtë mes,përveç në vendnumëro.
4-C’kuptim ka që Evropa lë shtetasit e saj rrugëve dhe merr masa për emigrantët e huaj,përse rajoni i tyre një vend i pasur i mbytur nga luksi ,gratacelat,miliardat,makinat nuk afron mbështetje për emigrantët, që kanë tre vjet në luftë me regjimin e Assadit?
5-Çdo të ndodh me shtetasit e saj të ardhshëm apo më mirë me banorët e hershëm të kësaj toke e të këtij kontinenti do ti ngop vallë Merkel me dekorata,zyrtarët e BE me buzëqeshje,të tjerët me burokracira do ti lënë si i kanë lënë në pikë të hallit,20 vjet ua nxinë jetën sporteleve të ambasadave,tash me mashtrime projektesh në letër dhe me gurë në trastë. Ju do të thoni fajtore është qeveria. Qeveria ka fajin e saj ,po Evropa rri e vështron Ballkanin përtej hirit të saj ,ndërsa shtetarëve ballkanas u ngrënë murre, gardhe me tela karriq ,brenda Evropës,duke formuar kështu:”Mure berlinësh “në miniaturë.
NJE LAPIDAR PERJETESIMI PER HEROIN KOMBETAR HASAN PRISHTINA
Ashtu sic ishte paralajmeruar lapidari i Heroit tone Kombetar,Hasan Prishtina, eshte ndertuar ne lagjen Veliu-Veliqi, ne fshatin Palac.Ky lapidar perjetesimi sic e njofton redaksine e Diellit vatrani Ferki Veliu, pinjoll i Hasahn Prishtines, u be i mundur me 24 gusht 2015, me rastin e pervjetorit te vdekjes se heroit.
Ne fotografine shoqeruese te lajmit paraqiten prane lapidarit kane dy pinjollet e Hasan Prishtines, Shukri e Bahri Veliu.
Heroi Kombetar Hasan Ahmet Berisha, (Hasan Prishtina) u linde me 27 shtator 1878 ne Kullen e Zejnullah Begut Berisha ne Fshatin Balinc Vushtrri.
Ai u vra nga dore tradhetare, e porositur ne Selanik te Greqise me 14 gusht 1933.
Pikerisht ne pervjetorin e vdekjes u perurua edhe lapidari perkujtimor, qe perjeteson heroin kombetar.
- « Previous Page
- 1
- …
- 82
- 83
- 84
- 85
- 86
- …
- 91
- Next Page »