• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Archives for September 2015

Kosovë- Festohet 100 vjetori i shkollës shqipe në Deçan

September 1, 2015 by dgreca

-Jahjaga: Jemi larg e afër nga BE-ja aq sa kemi kryer punët tona/
-Kosova ka një trashëgimi të pasur kulturore e fetare, dhe një prej tyre është edhe Manastiri i Deçanit/
Nga Behlul Jashari/ DEÇAN, 1 Shtator 2015/ Kosova është afër a larg Bashkimit Evropian aq sa kryen punët e veta, u shpreh sot Presidentja e Republikës, Atifete Jahjaga.
“Ne jemi aq larg po edhe afër nga BE-ja për aq sa kemi kryer punët tona. Dhe, prandaj duhet të tregojmë pjekurinë tonë dhe vizion për të ardhmen, e cila ndërtohet bashkërisht për një shoqëri të njerëzve të lirë me mundësi të qarta dhe të barabarta për zhvillim dhe përparim. Një shtet të së drejtës, me një sistem të përparuar e modern të arsimimit”, theksoi ajo në manifestimin për 100 vjetorin e shkollës shqipe në trevën e Deçanit.
“Dëshmia më e mirë është shënimi i këtij përvjetori të 100-të të shkollës shqipe në këto treva”, u shpreh Presidentja e Kosovës në manifestimin e organizuar nga shoqata e historianëve të Kosovës “Ali Hadri”, dega në Deçan.
“Kosova si edhe çdo vend tjetër i ka vështirësitë e veta të tranzicionit, që shkaktojnë dhimbje, padurim, por edhe mospëlqim. Një periudhë që ndoshta zgjat më shumë, sepse kërkon më shumë punë dhe reforma të thella në shoqëri, që sado të dhimbshme të jenë këto reforma, janë të domosdoshme për neve, për shoqërinë tonë, për shtetin tonë dhe do të ndihmojnë shoqërinë tonë të përafrohet me BE-në”, tha Jahjaga.
Kosova, vijoi ajo, është vend i traditave të mirëkuptimit e mirëbesimit, vend shumëkulturor i tolerancës dhe kultivimit të harmonisë kombëtare dhe fetare. “Në veçanti kjo pjesë e Kosovës, Rrafshi i Dukagjinit, ka dëshmuar me shekuj këtë histori të tolerancës dhe të bashkëpunimit fetar”, u shpreh Presidentja kosovare.
Jahjaga theksoi se, Kosova ka një trashëgimi të pasur kulturore e fetare, dhe një prej tyre është edhe Manastiri i Deçanit, një objekt tashmë në mbrojte të UNESCO-s, vend anëtar i së cilës organizatë së shpejti do të bëhet edhe Kosova.
“Ky Manastir, që mban emrin e qytetit tuaj, një objekt i trashëgimisë dhe kultit fetar ortodoks, gjatë historisë mbijetoi dhe u ruajt nga banorët e zonës – kryesisht fise shqiptare. Kjo traditë besoj se duhet të kultivohet edhe në të ardhmen, sepse kështu ruajmë pasuritë dhe trashëgiminë e Kosovës dhe sepse kështu kultivojmë ndjenjën e lirisë dhe të barazisë”, tha ajo.
-Unë, vijoi Jahjaga, angazhohem që marrëdhëniet me Manastirin të zhvillohen në frymën e bashkëpunimit të mirë, të mirëkuptimit dhe mirëbesimit me ata që shërbejnë në atë vend, duke mundësuar njëkohësisht edhe kryerjen e të gjitha detyrave dhe obligimeve si pushtet komunal.
“Ne duhet ta respektojmë frymën e Kushtetutës dhe të Ligjeve të Republikës së Kosovës dhe njëkohësisht obligimet tona të marra me Paketën e Ahtisaarit. Vetëm sundimi i ligjit dhe zgjidhjet institucionale janë të qëndrueshme dhe njëherësh të pranueshme”, tha Presidentja Jahjaga.
Në manifestim morën pjesë edhe ish-presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu, ish-kryetari i Kuvendit, Jakup Krasniqi, kryetari i komunës së Deçanit, Rasim Selmanaj, anëtarë të familjeve të dëshmoreve, përfaqësues të Institutit të Historisë dhe studiues.
Pas përfundimit të manifestimit, Presidentja Jahjaga vizitoi shkollën fillore “Sylë Alaj” në Drenoc të Deçanit dhe bashkëbisedoi me nxënësit dhe me personelin arsimor, ndërkohë që sot në gjithë Kosovën filloi viti i ri shkollor.
Komuna e Deçanit kufizohet me Shqipërinë dhe Malin e Zi, është në pjesën më perëndimore të Kosovës, te Alpet Shqiptare, ka një sipërfaqe prej 372 km², 66000 banorë, dendësi të popullsisë rreth 200 banorë në 1km², lartësitë mbidetare prej 550 deri në 2.656 metra.

Filed Under: Histori Tagged With: 100 vjetori, Decan, i shkolles shqipe, Presidentja Jahjaga

Selimi had a farewell meeting with the Canadian Ambassador, Louise LaRocque

September 1, 2015 by dgreca

Prishtina, 31 August 2015 – Deputy Minister of Foreign Affairs of the Republic of Kosovo, Petrit Selimi, has received today in a farewell meeting Her Excellency, Ambassador of Canada to Croatia, non-resident for Kosovo, Louise LaRocque.
Deputy Minister Selimi thanked Ambassador LaRocque for the fruitful bilateral cooperation, especially in the economic sphere.
He highly praised the relations with Canada and thanked Ambassador LaRocque for the full support of the Canadian state for Kosovo’s membership in UNESCO and other important international organizations.
Selimi said that the bilateral relations between the Republic of Kosovo and Canada will be further strengthened in the coming months with the opening of the Kosovo Embassy in Ottawa and the signing of several key bilateral agreements in the areas of economy, trade and political cooperation.
Canadian Ambassador to Kosovo, Louise LaRocque, stressed that Canada remains a strong partner of Kosovo in its promotion in the international arena.

Filed Under: Rajon Tagged With: Louise LaRocque, meeting with, Selimi had a farewell, the Canadian Ambassador

Shuhet akademik Aleksandër Stipçeviq, vlerësohet kolos i ilirologjisë

September 1, 2015 by dgreca

-Arkeologu, bibliografi, bibliotekisti, eseisti, albanologu, u lind në Arbnesh të Zarës, më 10 tetor 1930, në familje arbëreshe/
-Shuhet akademik Aleksandër Stipçeviq, vlerësohet kolos i ilirologjisë/
-Arkeologu, bibliografi, bibliotekisti, eseisti, albanologu, u lind në Arbnesh të Zarës, më 10 tetor 1930, në familje arbëreshe/
PRISHTINË-ZAGREB, 1 Shtator 2015/ Ministëri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë i Kosovës, Arsim Bajrami, shprehet se me pikëllim të thellë ka marrë lajmin për ndarjen nga jeta të kolosit të ilirologjisë, akademik Aleksandër Stipçeviq.
“Bota akademike humbi arkeologun, bibliografistin, bibliotekistin, eseistin, albanologun, por edhe mësimdhënësin e shumë gjeneratave. Ndërsa, qytetarët e Kosovës, por edhe të gjithë shqiptarët kudo që jetojnë, humbën njeriun që më së miri solli te ne frymëmarrjen ilire”, shkruan ai në telegramin e ngushëllimit drejtuar familjes Stipçeviq.
“Me veprën e tij, akademiku Stipçeviq ka bërë vend meritor në historinë botërore. Ndërsa, ne do ta kujtojmë gjithmonë edhe si mikun më të madh, që me pendën e tij, me veprimtarinë shkencore, u bë roje e historisë tonë kombëtare”, thekson ministri Bajrami.
Media kosovare raporton se, akademiku, ilirologu i njohur me përmasa botërore, arbëreshi nga Arbanasi Aleksandër Stipçeviq, ka ndërruar jetë.
Ai është ndarë nga jeta dje në Zagreb në moshën 85 vjeçare.
Arkeologu, bibliografi, bibliotekisti, eseisti, albanologu, u lind në Arbnesh të Zarës, më 10 tetor 1930, në familje arbëreshe.
Shkollën fillore e të mesmen i kreu në Zarë, ndërsa arkeologjinë më 1954 në Zagreb. Ka doktoruar më 1977 në temën “Simbolizmi religjioz te ilirët “, gjatë viteve ‘70 -73 ligjëroi në Universitetin e Prishtinës-katedrën e historisë, lëndën “Hyrje në arkeologji”, ndërsa në Universitetin e Zagrebit ishte i angazhuar që nga viti 1971 deri në pensionim më:1997, ku njëherit kishte ushtruar edhe funksione me përgjegjësi, tërë veprimtaria e tij shkencore-edukative është përqendruar në Zagreb.
“Veprimtaria shkencore e Aleksandër Stipçeviqit, zhvillohet në disa drejtime, ndërsa dy prej tyre mbesin kryesore: arkeologjia edhe bibliologjia, kurse gjatë studimeve ka zgjua interes çështja ilire.”(Aleksander Stipčević s Poštovanjem, faqe 281).
Stipçeviq është dekoruar me Dekoratën “Gjergj Kastrioti Skënderbeu” nga Bujar Nishani, president i Republikës së Shqipërisë.
Në Wikipedia shkruan se Aleksandër Shandri Stipçeviq është ilirolog, historian dhe letrar arbresho-kroat.
Aleksandër Stipçeviq lindi në Arbnesh të Zarës në Kroaci më 1930. Është njëri nga ata bij të arbëreshëve të rrethit të Shkodrës, të cilët treqind vjet më parë u shpërngulën në rrethin e Zarës. Ka studiuar arkeologjinë dhe ka drejtuar një varg institucionesh e projektesh që lidhen me bibliotekat, historinë e librit, botimet enciklopedike etj., deri në Akademinë e Shkencave në Zagreb. Që nga viti 1987 është profesor ordinar në Fakultetin Filozofik të Universitetit të Zagrebit, ku mban kursin e historisë së librit, sociologjisë së librit dhe bibliografisë. Është autor i një numri të madh veprash për ilirët dhe historinë e librit: Historia e ilirëve, Arti i ilirëve, Simbolet e kultit te Ilirët, Bibliografi për ilirët, Historia e librit, Censura në biblioteka, Interpretime albanologjike etj. Më shumë se dyzetë vjet emri i tij identifikohet me rezultatet më të reja të studimeve ilire./b.j/

Filed Under: Kronike Tagged With: -Shuhet akademik Aleksandër Stipçeviq, kolos i ilirologjisë, vleresohet

Shakaxhinjtë e klasës së ballkanit

September 1, 2015 by dgreca

… *Kanë krijuar shtete të fortë, por që i mbron Nato. Kanë makineri shërbimi për emergjenca civile aq sa i fikin zjarret masive me forca vullnetare. Kanë krijuar një klasë nxënësish hokatarë, ku Orban, Rama apo Aleksandri i Serbisë, ngrenë zërin. Tallen, qeshin. Po qeshin ama. Aq sa i shkulën zorrët e barkut shokëve popull.Tallen me mësuesen Merkel. Po, ia thanë në sy ama. Turp të kesh që nuk na pranon në klasë. Turp!/

*Të ashtuqujtur reformatorë të përjetshëm, Bashkimi Europian nuk është paraqitja gjeografike e Europës. Por thjesht një marrëveshje shtetesh me një listë kriteresh. Askush nuk u ka lënë përjashta./
Nga Ilir Levonja/

Të rejat nga Europa? Në kufirin austriak, nga ana e Hungarisë, Westebanhof rail. Stacion i vjetër treni. Refugjatët me qindra. Ndërrojnë trenat. Vendet më të lakmuara?! Së pari Gjermania. Edhe Austria. Asesi Greqia, Italia apo Spanja. Janë vende të zhytura në krizë ekonomike. Preferohet edhe ishulli britanik. Por Franca ka dyfishuar kontrollet që lidhin Anglinë me pjesën tjetër të kontinentit. Hungaria akuzon Gjermaninë. Populli gjerman ka hapur dyert. Kjo e tundon Hungarinë që hodhi miliona rrota telash me gjëmba. Gjermanët kanë hapur dyert në fakt, më shumë të ngacmuar nga mirësia për popujt që kanë seriozisht probleme të azilantit politik. Dhe
luftës civile në Siri. Të kërcënuarve nga Isis. Nga ana tjetër edhe Austria akuzon , Hungarinë.
Trafikantë rumunë, bullgarë…, gjithfarësoj. Të çojnë ku të duash me ca mijë euro. Mëngjes gushti data 28. Gjëndet në Burgenland një kamion që tashmë quhet i vdekjes. Ose makina e turpit. Jo pak por 71 njerëz. Njëzet e katër orë më pas. Në periferi të Vjenës. Fund gushti, fund fare. Kapet një kamion që e drejtonte një 29 vjeçar nga Rumania. 26 persona gati të mbaruar. Shto edhe tre të vdekur, fëmijë, dy binjake vajza nga pesë vjeç. Dhe një djalë 6 vjeçar. Akoma turp.
Kështu ndihen gjermanët dhe austriakët. Vendet që po përpiqen të përballojnë peshën e fluksit, Të tjera nga Europa. Hungaria. Stacionet, policët u bërtasin turmave. Ata nuk janë qytetarë vendas.
Por refugjatë. Rrugët nga Turqia, Maqedoni apo Greqia janë kthyer në lumenjë. Kalendari i ditës së fundit, i kufirit të Austrisë shënon shifrën 107 000. Angela Merkel, e ashtuqujtura gruaja e hekurt. Ose liderja e Europës, kërkon një tjetër samit më 14 shtator. Duke se marrëveshjes së Shengenit po i vjen fundi. Fluksi vazhdon dhe i gjalli nuk e ka problem të udhëtojë me të vdekurin. Madje të gëzohet se do shtrijë pak më tutje këmbët.
Sa të reja të tjera? Hungaria vazhdon të akuzojë Gjermaninë. Rikthimin e pyetsorit të Shengenit për emigrantët. Për të ndarë njëfarësoj ata hallexhinjë nga lindja e mesme. Me hallexhinjtë e lindjes së afërt. Pasi për vendet e komunitetit, lindja e Europës gjithmonë pohon se i ka plotësuar kushtet. Ka rritur mirëqënien. Ka siguruar që lëvizja e lirë të mbetet e tillë dhe jo të transformohet në fluks refugjatësh. Dhe Merkel i përgjigjet qetë. Thjesht se është krenare për ata qytetarë gjermanë që kanë hapur dyert. Dhe shton se, sa kohë që nuk respektohen marrëveshjet, sigurisht që do u kujtojmë Shengenin.
Duket sikur gjithçka është jashtë kontrollit. Çuditërisht shenja është Gjermania. Vendi që edhe sot e kësaj dite akuzohet dhe i kërkohen reparacionet e luftës së dytë botërore. Nga ana tjetër blloku i lindjes që e mbajti të ndarë këtë vend deri në vjeshtën e vitit 1989. Vazhdon përjetësisht me akuza.
Ose me ankesa. Pa e kuptuar akoma se përse sot, vendi i Hitlerit, i luftës apo i kampeve të shfarosjes. Eshtë aty ku ata duan të jenë. Ku duan dhe mbetën historikisht duke i premtuar popujve të tyre, se do i bëjnë pjesë të komunitetit prej 27 vendesh, atij europian. Akoma nuk duan ta kuptojnë se si një gjerman punon deri në 67 vjeç dhe bejlerët e lindjes flasin për repacione etj.
Akoma nuk duan të kuptojnë se midis asaj që thuhet dhe që bëhet është në mes një det i tërë.Kohët mund të kapen shumë shpejt. Pavarsisht nga memoria që mbush rafte bibliotekash.
Nganjëherë mjafton pak vështrim. Mbi atë që di, mbi atë që ka ikur. Mbi çfarë është thënë. Dhe çfarë po ndodh. E gjitha është një ironi. Megjithatë djemtë e bllokut të lindjes e akuzojnë Gjermaninë se i po i lë jashtë ata. Po ndan Europën. Kjo është padrejtësi. Dhe informalitet.
Djemtë e lindjes, vrapojnë të vendosin intervista nëpër muret e fb dhe twitter. Me gishtin kërcënues. Madje e akuzojnë për turp. E akuzojnë për padrejtësi. Dhe kënaqen me brohorimat e ndjekësve duke numëruar numrin e shikuesve. Madje duke paguar edhe ndoca dhjetra vetë që të shkruajnë për bravon që u tha në sy europianëve. Ndërsa po kështu edhe analistë politikë pranë tyre, tjerrin ditën me parashikime dhe mëkatin e Gjermanisë me refuzimin e vazhdueshëm për mos bërjen e detyrave të shtëpisë. Për një ndarje të qëllimtë të Europës, derisa lindja është pjesë e saj.
Nga ana tjetër…, Gjermania e nazizmit i kërkoi ndjesë njerëzimit, i pagoi reparacionet. Dhe sot po përpiqet deri në pamundësi. Të mbulojë turpe si ai i kamionëve të vdekjes që vinë nga Hungaria dhe Rumania. Njohu krimet brenda vetes dhe demonstroi vullnet civil në dënimin e tyre. Në mbajtjen larg të personave të inkriminuar me reformat. Ndërtimin e një ekonomie formale dhe jo informale. Dhe lufton pa kompromis korrupsionin etj.
Nga ana tjetër janë vendet e lindjes, akuzatorët, ata që kanë për arritje këto. Nuk kanë kërkuar akoma falje për luftën e klasave. Që ishte më e ashpër dhe brutale se ajo e Hitlerit. Nuk kanë paguar asnjë dëm reparacioni. Madje i kanë shtatëherë pronësuar, ripronësuar. Dhe kanë bërë reforma agrare të diktaturës, në emër të reformave të demokracisë. Ka shpikur dhe shpikin përditë investitorë partish, nga fondet borxhe. Dhe kanë aktualisht persona fiktivë të liçensuar gati mbi 60% të popujve nga vinë. Janë kthyer në kantiere të hashashit, marihuanës dhe trafikut të qënieve njerëzore. Kanë temperaturën politike antinjerëzore, prej 80 gradësh, sa nuk e kanë për gjë të vriten në emër kryetarit të partisë. Kanë nxjerrë diplomantë më shumicë malesh zhavori, me vrullin e reformave të denigrimit. Gjen kaq shumë juristë, sa kur i pyet se për çfarë kanë mbaruar të thonë, korrespodencë në vend të jurispudencës. Mburren për treg të përbashkët energjitik, kur disa prodhojnë energji akoma me praktikën e diktaturës. Që vazhdon të mundësojë ngrohjen globale. Përshembull Serbia, apo Greqia me qymyr dhe gaz. Apo Shqipëria jonë që pretendon se mundëson plotësisht vendin e saj përmes digave të hidroncetraleve. Në fakt prodhon dhe mbulon 70% nëse do i shfrytëzojë plotësisht. Kur faktikisht operon një treg deri në 40% të vlerës reale. Për shkak të vjedhjes, korrupsionit dhe çmimit të lartë. Ndërsa në kohë fatkeqësish natyrore, si përmbytjet, i shkaktojnë vendit dëme të atilla që e shumzon me zore atë 40% kryeneç. Pra ato që të jep për tre vjet, kjo energjia e ujit, t’i merr për tre orë shi. Çfarë reformash të tjera? Kanë krijuar shtete të fortë, por që i mbron Nato. Kanë makineri shërbimi për emergjenca civile aq sa i fikin zjarret masive me forca vullnetare. Kanë krijuar një klasë nxënësish hokatarë, ku Orban, Rama apo Aleksandri i Serbisë, ngrenë zërin. Tallen, qeshin. Po qeshin ama. Aq sa i shkulën zorrët e barkut shokëve popull.Tallen me mësuesen Merkel. Po, ia thanë në sy ama. Turp të kesh që nuk na pranon në klasë. Turp!
Të ashtuqujtur reformatorë të përjetshëm, Bashkimi Europian nuk është paraqitja gjeografike e Europës. Por thjesht një marrëveshje shtetesh me një listë kriteresh. Askush nuk u ka lënë përjashta.

Filed Under: Analiza Tagged With: e klasës, Ilir Levonja, së ballkanit, Shakaxhinjtë

Gabim e kemi, të kotë e kemi!

September 1, 2015 by dgreca

… ose Bashkimin kombëtar e kemi në dorën tonë, por…../
Nga Fahri Xharra/
Bashkimi kombëtar i shqiptarëve do të vij një ditë.Nëse ishte ëndërr qe sa e sa vite,ënderr do te mbetet e dhe do kohë.Deri kur? Një pyetje së cilës për`iu përgjigjur duhen shumë faqe shkrimi në të cilat duhet ta zhveshim vetveten nga të gjitha paragjykimet.Thjesht të bëhet një autokritikë ; jo vetëm sa për sy e faqe ,por thellësisht te ndërrohen disa(nuk janë pak) perceptime tona për vetveten, për qasjen tonë ndaj bashkësisë ndërkombëtare, për të kaluarën tonë të cilën e mohojmë, për përkrahjen tonë në mënyre te gabuar “gatimeve” antishqiptare.
Për çudi, bota është lodhur nga luftërat por ato vazhdojnë prapë.Luftërat zhvillohen aty ku injoranca e ka mundur civilizimin; e keqja të mirën , lakmia personale është mbi atë të mbarëkombëtares.
Kosova është shembulli me i mire , kur civilizimi euro- amerikan e mundi primitivizmin serbo-sllavë.
Po na, si reaguam? dhe prapë si e thotë Lis Bukuroca ne shkrimin e tij: “Populli i Kosovës dremit dhe sheh ëndrra në pikë të ditës, me sy hapur dhe pret që dikush tjetër, jo vetëm t’ ia tregojë rrugën, por edhe t’ ia asfaltojë, t’ ia blejë këpucët dhe ta mësojë se si ecet, si mbrohet shteti dhe si mbrohet interesi nacional. Populli i Kosovës është llastuar (halitur) dhe pret, ashtu si edhe liria, t’ i zbresë nga qielli edhe mirëqenia dhe siguria kombëtare “.Populli i Kosovës e dëshiron Bashkimin kombëtar, duke e refuzuar atë me veprimet e veta.
Nëna Terezë e thoshte: “Asgjë nuk qetëson shpirtin më shumë në çaste të vështira të jetës se sa kur e di që dikush lufton për ty .” Kjo na doli e vërtetë me luftën e Kosovës.Por….. bashkimin kombëtar?
Bashkimin kombëtar të shqiptarëve e sjell heshtazi ndërrimi i mendjes se bashkësisë ndërkombëtare për ne. Nuk ka lufte ; askush nuk e përkrahe atë;ka luftë diplomatike, ka shpëlarje truri, ka mbushje te mendjes dhe stop.Te mundohemi ta gjejmë vetveten ne këto luftëra mediale.
Neve,në këtë gjendje psikike e arsimore, qe jemi, mund t’na krijosh flamur që nuk e kemi parë kurrë në ëndërr. Mund t’ na kompozosh himn, që kurrë nuk e kemi imagjinuar dhe duke i veshur petkun fetar, mund t’ na ndryshosh edhe ndjesinë kombëtare dhe ta shndërrosh në kosovar: një etnonim me origjinë nga gjuha serbe. Neve, në këtë gjendje mendore dhe perceptuese që jemi, mund t’na bësh çdo gjë, mjafton t’na premtosh dhe çdo gjë t’ ia paketosh mirë dhe me fjongo. ( Lisi) . Kështu nuk arrihet i ashtuquajturi i bashkim kombëtar .
Me keqardhje por e vërtetë:”….. në emër të “bashkimit kombëtar” folklorik, nënçmuan simbolet e shtetit të Kosovës, gjë që në disa pika (të mohimit të shtetit të Kosovës dhe të mohimit të simboleve të tij) ishin në të njëjtat valë me Beogradin! Të tillë, tash kanë “rastin e mirë” që të garojnë me “Zajednicën” dhe simbolet e saj në dëm të shtetit të Kosovës!”(J.B)
Kush është duke lozur me ne vet ne te ndërsyer,të paguar, të mashtruar dhe ne fund ngelim ata qe jemi , apo edhe e “rrezikojmë “ edhe atë qe e kemi.
Dikur flitej ““Kudo në Rumeli njerëzit përgjigjen: jam ortodoks apo katolik, ndërsa në Shqipëri edhe bariu më i thjesht me krenari thotë: unë jam shqiptar…”( Edith Durham).Po sot ?
-Si mendoni qe bashkësia ndërkombëtare e pranon një bashkim te tokave shqiptare, të një populli qe me urdhër nga Turqia , e ndërron historinë e vet? e as akademiket e as politika nuk flet asgjë?
-Si mendoni qe duke e “sjellë” kalifatin dhe ligjet e Sheriatin ne mesin e Evropës, Bashkësia ndërkombëtare e bekon një bashkim te atij populli ? E as pozita e as opozita nuk flasin asgjë kundër?
-Si mendoni , që një populli autokton qe e ndërron identitetin e tij evropian , i lejohet bashkimi kombëtar ? dhe kjo admirohet bile edhe nga partitë politike te atij populli qe synon bashkimin?
– Si mendoni që të lejohet bashkimi kombëtar , duke i injoruar dhe mospërfillur 300 000 shqiptarët ortodoks te Maqedonisë ? cila pozite apo opozite ne e rikujtoj ketë ?
-Si mendoni që një grumbulli bretkosash qe gagarisin ne mesin e Qershorit , të cilave me një guri te vogël iu ndërpret kënaqësinë qe kanë pritur një motmot , t`iu lejosh bashkimin kombëtar ? dhe opozita pajtohet?
Dhe ne fund miq te nderuar , a nuk po e shihni qe si pushteti si opozita ne dy shtetet shqiptare “Aty dhe atëherë kur është me se nxehti ; ata e shprishim prushin por nuk i largojmë gacat. ?
Po e përfundoj me ketë copëz te shkruar aq te mençur nga Astrit Lulushi : “Çdo shpirt, veç të metave, përmban aspekte të veçanta të cilat nuk rezultojnë në të njëjtat gjëra, dhe që duhen vëne në dukje kur ai niset për në botën e panjohur. Ndërkohë, si roja që vendoset në varreza, lind nevoja për një lloj kujdestari a mbrojtësi të pasurisë që i vdekuri ka lënë pas. Po, mos u çudit, çdo njeri kur vdes lë një farë prone, kujtimin, dhe kërkon që ndaj kujtesës të tregohet kujdes. Për atë që nuk ka mbrojtës, gjykata duhet t’i sigurojë një të tillë. Sepse drejtësia është më e besueshme sesa lotët që kaq shpejt thahen.
Kjo gjykatë është Historia, dhe të vdekurit janë të mjerët, me të cilët gjykatësi duhet të merret; të shkruajë mbi të vdekurit e harruar, të japë ndihmesën për ata që nuk flasin, t’i çvarrosë, t’i mbushë me frymë për një jetë të dytë. Disa prej tyre lindën në kohë të papërshtatshme; të tjerë të lindur në kufij midis kulturave, ose në rrethana të ndryshuara me shpejtësi, të cilat shkaktojnë harresën e së shkuarës.
Historia ringjall lavdinë e tyre të patrashëguar; i jep jetë. Është drejtësia e cila bashkohet me ata që nuk jetuan në të njëjtën kohë me të, që ofron shpërblim për disa që shkëlqyen aq shpejt vetëm për t’u shuar. Ata kërkojnë të jetojnë përsëri, dhe njeriu të ndjejë se është i afërt, mik, nëse flet për ta. – “
Me shëndet , shihemi te bashkuar kur seriozisht ‘ kudo në Shqipëri edhe bariu më i thjesht me krenari thotë: unë jam shqiptar…”

Filed Under: Featured Tagged With: Fahri Xharra, Gabim e kemi, të kotë e kemi!

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 88
  • 89
  • 90
  • 91
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Dashuria që e kemi dhe s’e kemi
  • “Jo ndërhyrje në punët e brendshme”, dorëheqja e Ismail Qemalit, gjest atdhetarie dhe fletë lavdie
  • Arti dhe kultura në Dardani
  • Gjon Gazulli 1400-1465, letërsia e hershme shqipe, gurthemeli mbi të cilin u ndërtua vetëdija gjuhesore dhe kulturore e shqiptarëve
  • “Albanian BookFest”, festivali i librit shqiptar në diasporë si dëshmi e kapitalit kulturor, shpirtëror dhe intelektual
  • VEPRIMTARI PËRKUJTIMORE SHKENCORE “PETER PRIFTI NË 100 – VJETORIN E LINDJES”
  • 18 dhjetori është Dita Ndërkombëtare e Emigrantëve
  • Kontributi shumëdimensional i Klerit Katolik dhe i Elitave Shqiptare në Pavarësinë e Shqipërisë 
  • Takimi i përvitshëm i Malësorëve të New Yorkut – Mbrëmje fondmbledhëse për Shoqatën “Malësia e Madhe”
  • Edi Rama, Belinda Balluku, SPAK, kur drejtësia troket, pushteti zbulohet!
  • “Strategjia Trump, ShBA më e fortë, Interesat Amerikane mbi gjithçka”
  • Pse leku shqiptar duket i fortë ndërsa ekonomia ndihet e dobët
  • IMAM ISA HOXHA (1918–2001), NJË JETË NË SHËRBIM TË FESË, DIJES, KULTURËS DHE ÇËSHTJES KOMBËTARE SHQIPTARE
  • UGSH ndan çmimet vjetore për gazetarët shqiptarë dhe për fituesit e konkursit “Vangjush Gambeta”
  • Fjala përshëndetëse e kryetarit të Federatës Vatra Dr. Elmi Berisha për Akademinë e Shkencave të Shqipërisë në Seancën Akademike kushtuar 100 vjetorit të lindjes së Peter Priftit

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT