• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Archives for October 2015

Presidenti i Austrisë mbërrin në Kosovë, pritet me ceremoni shtetërore

October 28, 2015 by dgreca

-Presidenti Fischer është presidenti i parë austriak që viziton Kosovën që nga shpallja e pavarësisë dhe ai erdhi sot bashkë me një delegacion të gjerë të përfaqësuesve të bizneseve austriake/
Nga Behlul Jashari/ PRISHTINË, 28 Tetor 2015/ Presidenti i Republikës së Austrisë, Heinz Fischer, sot pas mesditës, u prit me ceremoni shtetërore në vizitën dyditore në Kosovë, me ftesë të presidentes së Republikës, Atifete Jahjaga. Më pas, sipas axhendës, nisi takimi i presidentes Jahjaga me presidentin Fischer.
“Kam nderin që t’i uroj mirëseardhje në Kosovë presidentit të Austrisë, Heinz Fischer, një përkrahës i fuqishëm i Republikës së Kosovës dhe përparimit të saj”, është shprehur Jahjaga.
Presidenti Fischer është presidenti i parë austriak që viziton Kosovën që nga shpallja e pavarësisë dhe ai erdhi sot bashkë me një delegacion të gjerë të përfaqësuesve të bizneseve austriake.
“Vizita e presidentit Fischer është dëshmi e marrëdhënieve të shkëlqyera ndërmjet dy vendeve dhe mundësi për të thelluar bashkëpunimin ekonomik dhe tregtar”, vlerëson presidentja kosovare.
“Austria është pjesë e pandashme e bashkësisë ndërkombëtare, që ndan suksesin e Kosovës së re së bashku me popullin dhe institucionet e saj”, theksonte presidentja kosovare në shënimin e 60 vjetorit të pavarësisë dhe të deklarimit të neutralitetit të përhershëm të Republikës së Austrisë, në mbrëmjen e 26 tetorit në Prishtinë.
“Austria ka qëndruar afër nesh për të na ndihmuar në rrugëtimin jo aq të lehtë të ndërtimit të paqes”, theksonte presidentja e Kosovës.
Ajo shtonte se, Austria është pjesë e pandashme e historisë më të re të Kosovës, e përfshirë në dhënien fund të dhunës dhe luftës, në ndërtimin e një Kosove më ndryshe, më gjithëpërfshirëse, më demokratike, më të përparuar – një shtet i ndërtuar mbi parimin e drejtësisë.
“Ju keni qenë shembull jo vetëm i mikpritjes, në kohë paqeje, gjatë bisedimeve për statusin e Kosovës, të përpjekjeve për ta bërë Kosovën të mëvetësishme, demokratike dhe përgjegjëse për fuqizimin dhe avancimin e të drejtave për të gjithë qytetarët e saj”, shprehej Jahjaga duke uruar ambasadorin e Austrisë në Kosovë, Johann Brieger.
Sipas axhendës zyrtare, në vazhdim të vizitës sot pasdite presidentin e Austrisë Fischer e pret në takim edhe kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli.
Të enjten, presidenti i Austrisë, Heinz Fischer takohet me kryeministrin e Republikës së Kosovës, Isa Mustafa.
Në vazhdim të axhendës, presidentja Jahjaga dhe presidenti Fischer marrin pjesë në Forumin Ekonomik Kosovar-Austriak në Prishtinë dhe vizitojnë Prizrenin, Kishën Katolike dhe Xhamia e Sinan Pashës në qytetin më të madh jugor të Kosovës.

Filed Under: Rajon Tagged With: Jahjaga, ne Prishtine, Presidenti i Austrisë

SHBA-BE, apel Maqedonisë: Zbatoni marrëveshjen e 2 qershorit

October 28, 2015 by dgreca

Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Britania e Madhe, Gjermania, Italia dhe Franca, përmes një deklarate të përbashkët kanë ftuar partinë maqedonase në pushtet, VMRO-DPMNE, të drejtuar nga Nikola Gruevski, të respektojë marrëveshjen e 2 qershorit dhe të mos zvarrisë zbatimin e reformave të nevojshme për zgjidhjen e krizës politike në Maqedoni.
“Ftojmë VMRO-DPMNE-në të tregojë përkushtimin e nevojshëm dhe të zbatojë marrëveshjen në mënyrë urgjente dhe konstruktive. Besojmë se, zbatimi i kësaj marrëveshjeje është rruga më e mirë për daljen nga kriza politike. I bëjmë thirrje kryeministrit Gruevski të autorizojë grupin e punës, që të përfundojë marrëveshjen, duke zgjidhur çështjet e debatueshme dhe t’i zbatojë të gjitha reformat e nevojshme për të garantuar terren të barabartë për zgjedhjet e parakohshme, me qëllim që procesi zgjedhor të njihet nga faktori i brendshëm dhe ai ndërkombëtar”, tha Charles Edmund Garrett, ambasador i Britanisë së Madhe në Maqedoni. Ambasadorët e 5 vendeve me ndikim të madh në botë, të akredituar në Maqedoni, i kanë bërë thirrje edhe partisë maqedonase në opozitë, LSDM-së, të kryejë detyrimet që i takojnë mbi bazën e marrëveshjes së 2 qershorit.
“Ftojmë gjithashtu LSDM-në, që nga ana e saj të vazhdojë t’i përmbushë detyrimet e veta, që dalin nga marrëveshja politike, përfshirë këtu edhe detyrimin për të mos publikuar materiale të përgjuara”, tha më tej ambasadori Charles Edmund Garrett. Përmes deklaratës së përbashkët, që u lexua para godinës së Qeverisë në Shkup nga diplomati britanik, Charles Garrett, ambasadorët e huaj u shprehën të zhgënjyer nga shkelja e afateve të marrëveshjes për zgjidhjen e krizës politike, si dhe theksuan se dështimi i saj do të reflektojë në procesin e integrimit të Maqedonisë.

Filed Under: Featured Tagged With: apel politikës, maqedonse, SHBA-BE

Kosovë-MSA, ndër ngjarjet më të rëndësishme pas pavarësisë

October 28, 2015 by dgreca

-Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, pas kthimit nga Strasburgu mban konferencë shtypi në Prishtinë-/
Nga Behlul Jashari/ PRISHTINË, 28 Tetor 2015/ Kryeministri kosovar Isa Mustafa, pas kthimit nga Strasburgu, ku ka nënshkruar dje Marrëveshjen e Stabilizim Asocimit (MSA) ndërmjet Kosovës dhe Bashkimit Evropian, sot pasdite në Prishtinë, në ora 16:00, mban konferencë për shtyp.
Dita e 27 tetorit 2015, e nënshkrimit të MSA-së, është ndër ditët më të rëndësishme pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës, ka vlerësuar dje në ceremoninë që u zhvillua në Strasburg kryeministri Mustafa.
Më pas, në Strasburg, kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, pas nënshkrimit të Marrëveshjes së Stabilizim Asocimit (MSA) ndërmjet Kosovës dhe Bashkimit Evropian me përfaqësuesen e Lartë të BE-së për Punë të Jashtme dhe Politika të Sigurisë, njëherësh zëvendës presidente e Komisionit Evropian, Federica Mogherini, ka dhënë një konferencë për media, ku ishin të pranishëm edhe zëvendëskryeministri i parë, njëherësh ministër i Jashtëm, Hashim Thaçi dhe ministri i Integrimit Evropian, Bekim Çollaku.
Kryeministri Mustafa, tha se kjo është një ditë shumë e madhe për Kosovën, sepse Kosova po hyn në marrëdhënie kontraktuale me BE-në.
“Është një proces i forcimit të demokracisë, shtetit ligjor, integrimeve ekonomike, reformave që do t’i bëjmë dhe të rrugës drejt anëtarësimit tonë në BE. Ne do bëjmë çdo gjë që të arsyetojmë këtë hap shumë të rëndësishëm që po bëjmë bashkërisht. Do të jemi shumë të përgjegjshëm dhe do të jemi bashkë me qytetarët e Kosovës në këtë drejtim. Shpresojmë se hapi tjetër do të jetë liberalizimi i vizave”, tha kryeministri Mustafa.
Duke ritheksuar se nënshkrimi i MSA-së përfundimisht vulos rrugën e Kosovës drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian, kryeministri Mustafa, shprehu përkushtimin e plotë të institucioneve të Kosovës dhe të qytetarëve, si dhe falënderoi institucionet e BE-së për këtë hap shumë të rëndësishëm, si dhe institucionet e Kosovës për punën e tyre.
“Edhe deri më sot kemi jetuar me Evropën dhe në Evropë, por sot, në mënyrë kuptimplotë po e bëjmë dhe po fillojmë evropianizimin e Kosovës. Këtë do ta bëjmë me përkushtim të plotë të institucioneve të Kosovës dhe të qytetarëve”, theksoi kryeministri Mustafa.

Filed Under: Komente Tagged With: e rendeshime, MSA, Musatafa, pas pavarsise

Shtypi- MSA “çarmatos” opozitën

October 28, 2015 by dgreca

Kosovë-shtypi: Opozita nuk do ta bllokojë ratifikimin e MSA-së/
-Tituj të tjerë: “Çollaku: MSA, më e rëndësishmja pas Pavarësisë”, “Hapet ‘dera’ e BE-së”, “Kosova më në fund përjeton një gëzim europian!”, “Mustafa: Kosova tani partner i Bashkimit Europian”, “Vuloset rruga e Kosovës për në BE”/
PRISHTINË, 28 Tetor 2015/ Subjektet politike opozitare do ta pezullojnë bllokadën e punës së Kuvendit kur në rend dite të vihet aprovimi i Ligjit me të cilin ratifikohet Marrëveshja për Stabilizim-Asociim (MSA), e firmosur të martën në Strasbourg nga autoritetet e Kosovës dhe ato të Bashkimit Evropian. As qeveria nuk do ta vonojë shumë procedimin për ratifikim, paralajmëron sot shtypi në Prishtinë.
Me kryetitullin “Opozita nuk do ta bllokojë ratifikimin e MSA-së”, Koha Ditore shkruan se, në sesionin vjeshtor janë përmbyllur vetëm dy seanca plenare, me gjithë shumë tentativave që janë bërë. Edhe ato janë zhvilluar në kushte të jashtëzakonshme – njëra nën zhurmën e filikaçave dhe tjetra në bufe të Kuvendit. Që nga fillimi i këtij sesioni opozita ka kushtëzuar zhbllokimin me tërheqjen e nënshkrimit nga ana e qeverisë në Marrëveshjen për parimet mbi bazën e të cilave do të themelohet Asociacioni i komunave me shumicë serbe, si dhe nga Marrëveshja për demarkacionin e kufirit me Malin e Zi.
Nga të tria subjektet politike opozitare, vetëm Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) është deklaruar qartë se do ta lejojë ratifikimin e kësaj marrëveshjeje.
Në anën tjetër, në lëvizjen “Vetëvendosje”, subjekt ky kryesor opozitar, kanë thënë të jetë herët tash të jepet një përgjigje në lidhje me pozicionimin për ratifikimin e MSA-së.
“MSA ‘çarmatos’ opozitën”, është titulli te Zëri. Sipas kësaj gazete, ratifikimi i Marrëveshjes për Stabilizim-Asocim për herë të parë, pas shumë seancave të ndërprera, pritet ta “çarmatosë” opozitën dhe me flamur të bardhë ta kthejë në Kuvendin e Kosovës. Nënshkrimi i MSA-së ditën e djeshme me BE-në duke vënë kështu marrëdhënie kontraktuale me Evropën, shihet si e mirë e madhe edhe për opozitën. Megjithëse, ata hezitojnë për ta pranuar me “plot gojën” votën për këtë marrëveshje, opozita ka garantuar se të paktën bllokime nuk do të ketë. Madje, AAK-ja ka përshëndetur edhe publikisht nënshkrimin e MSA-së. Edhe nga analistët “kundërshtimi” i opozitës nuk mendohet të ndodhë. Ndërkohë, raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Ulrike Lunacek, ka urdhëruar Kuvendin që të bëjë ratifikimin sa më të shpejtë të këtij procesi edhe pse kjo çështje nuk do të jetë pikë e rendit të ditës të hënën në seancën e radhës të Kuvendit të Kosovës. Ndërkohë, apel në drejtim të opozitës pas nënshkrimit të Marrëveshjes, për të ulur armët dhe për të filluar dialogun, kanë dërguar edhe zyra e BE-së në Prishtinë dhe ambasadat e vendeve të BE-së të cilat tashmë e kanë njohur shtetin e Kosovës, shkruan gazeta.
Ndërsa, kryetitulli te gazeta Zëri është “Çollaku: MSA, më e rëndësishmja pas Pavarësisë”, ku theksohet se, “ministri Bekim Çollaku thotë se nënshkrimi i MSA-së është ngjarja më e rëndësishme për Kosovën që nga Shpallja e Pavarësisë. Sipas tij, kjo Marrëveshje e njeh qartë territorin e Kosovës”. “Hapet ‘dera’ e BE-së”, është poashtu titull qendror i ballinës.
“Kosova më në fund përjeton një gëzim europian!”, është editoriali i gazetës Bota Sot, e cila në kryetitull thekson “Mustafa: Kosova tani partner i Bashkimit Europian” dhe “Një hap më afër Europës. Nënshkruhet MSA-ja”. Gazeta Epoka e Re ka kryetitull “Vuloset rruga e Kosovës për në BE”.
Në Kuvendin e Kosovës nuk është renditur në axhendë ratifikimi i Marrëveshjes për Stabilizim-Asocim, e cila është nënshkruar pas kohës së mbajtjes dje të mbledhjes së Kryesisë me shefat e grupeve parlamentare, ku u përcaktua rendi i ditës për seancën vijuese, por pritet të jetë së shpejti.
Seanca e radhës e Kuvendit të Republikës së Kosovës do të mbahet të hënën, në 2 nëntor. Kështu ka vendosur dje Kryesia e Kuvendit të Republikës së Kosovës, në mbledhjen ku ishin prezentë edhe kryetarët e grupeve parlamentare, por jo edhe të opozitës.
Në seancën plenare të së hënës, në të cilën përsëri paralajmërohen bllokime nga opozita, ligjvënësit kosovarë pritet të shqyrtojnë një varg projektligjesh, raportesh e rekomandimesh.
Seanca parlamentare e ftuar vetëm nga përfaqësuesit e pozitës për pasditën e 23 tetorit u pamundësua nga opozita edhe duke hedhur gaz lotsjellës, disa herë, deri në mesnatë, e pas mesnatës në orët e para të 24 tetorit u mbajt një seancë në rrethana të jashtëzakonshme jo në sallën plenare, në të cilën qëndronte vetëm opozita e “përjashtuar”.
Kuvendi i Kosovës, kishte më shumë se një muaj nga fillimi i sesionit vjeshtor, nuk kishte arritur të përfundojë asnjë nga seancat plenare të ndërprera nga opozita edhe me hedhje gazi lotsjellës, të vezëve e shisheve të ujit, me “rrethime” të foltores e kryesuesit, mes fërshëllimash e fjalorit të ashpërsuar gjithnjë e më shumë, madje deri në banalitet, derisa jashtë Kuvendit në shesh kishte edhe protesta./b.j/

Filed Under: Analiza Tagged With: nga mSA, opozita c'armatoset, Shtypi ne Kosove

NJU JORK : U mbajtë takimi i parë, publik i shoqatës së Mësueseve shqiptaro amerikan

October 28, 2015 by dgreca

Shoqata Shqiptare Amerikane e Mësuesve po punon që gjuha shqipe të hyjë zyrtarisht në programin e shkollave të Nju Jorkut – ku jetojnë shqiptarët – mundësin e hapjes së një shkollë dygjuhësore publike, ku në të gjitha subjektet ku jetojnë më së shumti shqiptarët në Nju Jork, të mësohet edhe në gjuhën shqipe si lëndë plotësuese./
Nga Beqir SINA – New York/
BRONX NYC : Më 23 tetor, 2015 – në qytetin e Bronxit – Nju Jork, Shoqata Shqiptare Amerikane e Mësuesve, mbajti takimin e parë publik, thuhet në njoftimin e saj në rrjetin social facebook. Takimi u zhvillua në mejdisin e zyrave të Federatës së Bashkuar të Mësuesve në Bronx, dhe u ndoq nga rreth 100 mësimdhënës dhe prindër – punonjës të arsimit dhe veprimtar të komunitetit.
Shoqata Shqiptaro-Amerikane e Mësuesve, shprehet në dekleratën zyrtare të shpërndar për medien shqiptare, është një organizatë zyrtare e regjistruar simbas ligjeve – sekcioni 503/1 për organizatat dhe shoqatat – jo qeveritare dhe jo përfituese, në Nju Jork.
Ajo është e përkushtuar për nxitjen e marrëdhënieve profesionale, organizimin e aktiviteteve, duke siguruar një rrjet lidhës të ndihmës së ndërsjelltë dhe mbështetjen e shqiptaro-amerikanëve, të cilët janë të përfshirë në fushën e arsimit, por dhe të komunitetit shqiptaro-amerikan në përgjithësi.
Ky takim i parë i hapur u mblodh për të promovuar organizatën për komunitetin shqiptaro-amerikan nëpërmjet njerëzve të përfshirë në fushën e arsimit, si mësues, administratorët dhe shërbimeve të tjera në këtë administratë.
Komuniteti shqiptarë, thuhet se ka numërin më të madh të femrave shqiptare në zonën e Tri-Shteshit, të cilat janë punësuar në arsim – mbasi jo zyrtarisht, flitet se më shumë se 1 mijë gra dhe vajza shqiptare, punojnë aktualisht si mësimdhënëse në shkollat e ciklit të ulët, tetë – vjeçar dhe shumë pak në nivelin e mesmë dhe të lart.
Takimi i 23 tetorit në Bronx, u ndoq nga Assemblymani Mark Gjonaj, dhe përfaqësues të Departamentit të Arsimit, në qytetsi dhe udhëheqes të sindikatës së arsimtarve – Federatës së Bashkuar të Mësuesve dhe personalitete të tjera të komunitetit shqiptaro-amerikan Shkolla Shqipe në Bronx.
Kryetaria e organizatës AAEU – Jacqueline Koka – Vieira foli për misionin e organizatës së arsimtarve shqiptar. Nënkryetarët Raza Sinanaj dhe Drita Gjongecaj Handocaj, si dhe anëtaret të Komitetit Ekzekutiv të kësaj organizate Vjosa Mujaj-Nikci, Violeta Sinanaj, Violeta Kajtazi, Ornela Hasandoçaj, Esmeralda Murati, Susana Boka, Cindy Sylaj, Lisa Nrekic, folën për objektivat dhe përgjegjësitë e tyre për të ardhmen e organizatës.
Në fjalën e tij, Assembleisti i njujorkut, Mark Gjonaj, theksoi rëndësinë e organizatave të tilla për komunitetin shqiptar dhe për qytetin e Nju Jorkut. Folësi kryesor ishte Prof. Shinasi Rama i NYU. Në fjalën e tij, Prof. Rama, theksoi rëndësinë e kësaj përpjekjeje të komunitetit shqiptaro-amerikan për rritjen e shpejtë të numrit të shqiptaro-amerikanëve në arsim – sidomos, për ata të cilët janë duke punuar në shkollat e qytetit rolin dhe kontributin e tyre.
Para këtij takimi, thuhet se përfaqësuesit e Shoqatës Shqiptaro-Amerikane të Mësuesve , zhvilluan një takim me përfaqësuesit e Departamentit të Arsimit të qytetit të New Yorkut, Chief of Staff e kancelares Farina, me të cilën u diskutuan çështje të ndryshme të rëndësisë së mësimdhënies. Ndër çështjet e ngritura nga ana e AAEU ishte çështja e programeve të gjuhës së dyfishtë, pra, mundësia e hapjes së një shkollë dygjuhësore publike, ku në të gjitha subjektet ku jetojnë më së shumti shqiptarët në Nju Jork, të mësohet edhe në gjuhën shqipe, si lëndë plotësuese. Gjithashtu, u diskutuan dhe çështje të shumta dhe të veçanta në lidhje me Komunitetin Shqiptaro-Amerikan, në fushën e arsimit dhe mësimdhënies.
Si konkluzion Shoqata Shqiptaro-Amerikane e Mësuesve, ka lëshuar një dekleratë zyrtare për këtë takim ku thuhet se :”Takimi ishte shumë i suksesshëm dhe i rendësishëm. Me këtë rast dhjetëra arsimtar të rinjë janë regjistruar si anëtarë të kësaj shoqate. Në javët e ardhshme, kjo shoqatë do të organizojë degët e saj për AAEU në të pesë lagjet e NYC. Komiteti Ekzekutiv, i saj ka hartuar një axhendë e cila synon ndërtimin dhe konsolidimin e organizatës përmes aktiviteteve dhe lidhjeve , me një axhendë në shërbim të komunitetit shqiptaro-amerikan si dhe ngritjen e një qendëre informative në faqen e internetit të kësaj shoqate”.
Në fund të dekleratës thuhet se :” Nëse keni ndonjë pyetje apo kërkes për informacion, donacionet, anëtarësisë, aktivitetet dhe mbështetje duhet të drejtohenni në postën elektronike në e-mail aaeany@gmail.co ose të vizitoni faqen e tyre në website: http://albanianamericaneducators.org

Filed Under: Komunitet Tagged With: i mesuesve shqiptaro-amerikane, publik, Takimi i pare

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 10
  • 11
  • 12
  • 13
  • 14
  • …
  • 104
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Kontributi shumëdimensional i Klerit Katolik dhe i Elitave Shqiptare në Pavarësinë e Shqipërisë 
  • Takimi i përvitshëm i Malësorëve të New Yorkut – Mbrëmje fondmbledhëse për Shoqatën “Malësia e Madhe”
  • Edi Rama, Belinda Balluku, SPAK, kur drejtësia troket, pushteti zbulohet!
  • “Strategjia Trump, ShBA më e fortë, Interesat Amerikane mbi gjithçka”
  • Pse leku shqiptar duket i fortë ndërsa ekonomia ndihet e dobët
  • IMAM ISA HOXHA (1918–2001), NJË JETË NË SHËRBIM TË FESË, DIJES, KULTURËS DHE ÇËSHTJES KOMBËTARE SHQIPTARE
  • UGSH ndan çmimet vjetore për gazetarët shqiptarë dhe për fituesit e konkursit “Vangjush Gambeta”
  • Fjala përshëndetëse e kryetarit të Federatës Vatra Dr. Elmi Berisha për Akademinë e Shkencave të Shqipërisë në Seancën Akademike kushtuar 100 vjetorit të lindjes së Peter Priftit
  • Shqipëria u bë pjesë e Lidhjes së Kombeve (17 dhjetor 1920)
  • NJЁ SURPRIZЁ XHENTЁLMENЁSH E GJON MILIT   
  • Format jo standarde të pullave në Filatelinë Shqiptare
  • Avokati i kujt?
  • MËSIMI I GJUHËS SHQIPE SI MJET PËR FORMIMIN E VETEDIJES KOMBËTARE TE SHQIPTARËT  
  • MES KULTURES DHE HIJEVE TE ANTIKULTURES
  • Historia dhe braktisja e Kullës së Elez Murrës – Një apel për të shpëtuar trashëgiminë historike

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT