Nga Ilir Levonja/
Intervista e Alida Hiskut është sot më e debatuara. Dhe njerëzit çuditërisht kanë zënë të grinden mes tyre. Disa i besojnë dhe u duken çnjerëzore, puna e torturave, përdhunimi me thes në kokë,gjilpërat etj. Madje shkojnë deri aty sa e quajnë të marrë, të shkalluar. Madje, madje harrojnë Alidën dhe shahen mbarë e mire me njëritjetrin. Sërish për hir të radhitjes, të atij rreshtimi shekujsh, unë me këtë dhe ti me atë. Por asnjëherë me vetveten, prezencën e qytetarit bashkëhor.
1)Pyetja më naïve është se përse, Alida Hisku i thotë këto tani? Ndërkohë kur këngëtarja pohon se libri i saj ”Marioneta të politikës së diktaturës së Enver Hoxhës”, ka disa vite që është botuar në Gjermani. Dhe në gjuhën gjermane. Punë e saj si autore përse vendosi ta shkruaj gjermanisht, apo edhe ta botojë gjermanisht.
Ashtu sikur është edhe puna e shtypit që I bie rruga nga Gjermania dhe takon Alidën. Ashtu sikur është dhe puna jonë të shqyhemi, për ditë, pa e kuptuar asnjëherë se sa tifozë të çmendurisë jemi.
Ose të shfrenisë. ”Jena t’shfrenuem, s’jena t’lirë”, kumtonte vite më pare një poete shqiptare me emrin Ledia Dushi.
2)Intervista e Alida Hiskut nuk është tronditëse për një fakt që ia pohon vetë këngëtarja, gazetares. Kur i thotë se përse e tmerrshme, sa vite ke gazetare, nuk i ke dëgjuar ti këto?!
E vërteta është absurd tek ne. Sidomos kur flitet për të shkuarën jo të largët. Ose trajtohet me një delikatesë mosdije. Prej qelqi. Vërtet të kenë ndodhur këto në Shqipëri? Vërtetë t’i kenë bërë njerëzit tanë këto? Ngjajnë si në botën kineze. Ngjajnë si në botën e sovjetëve?! Ngjajnë si në botën e Kamboxhias së Pol Potës etj.
Të Koresë së Veriut, Vietnamit etj.Por ne pjesë e tyre kemi qënë. E kampit, e kampeve që marshonin me plane solidariteti dy, tre,pesë vjeçarë. Jo vetëm për të shqyer malet, nëntokën. Por edhe veteveten, njëritjetrin pra.
Që pak a shumë po e bëjmë edhe tani. Por jo përmes kampeve apo gulagëve. Por në mënyrë moderne…, duke u verbuar pas liderëve. Në luftën e tyre plot shkëlqim kollaresh, faqesh edhe pse të parruara. Përballë atyre tonave, të vrara nga lodhja e nervave, të deformuar nga rakia, të bjerrur prej mungesës së ujit dhe të dritave. Apo mosushqimit të duhur etj. Duke e pranuar publikisht, që ata të flasin veten për veten, për njëri tjetrin, në emrin tone. Dhe jo për hallet tona. Për hallet e tyre. Që janë apo nuk janë të vërteta kurvëritë e tyre me thes në kokë.
3)Çuditërisht shqiptarët grinden se, vërtetë i përdhunonin femrat duke i vendosur thesin në kokë…? Dhe harrojnë se burrat shqiptarë mburren duke përgojuar fytyrën e një gruaje. Me fjalët e kafshës që, mbuloji kokën me jastëk dhe shfryu. Këtë ma kanë thënë edhe ballkanas të tjerë. E kemi si shprehje lapidare. Por edhe ballkanasit pjesë e kampeve kanë qënë,
Kemi shumë ”padituri” ndaj veprimeve që i bëjmë me ndërgjegje. Me devotshmëri. Edhe pse e dime fare mire që po bëjmë krim. Dhe po ashtu nuk e kemi për gjë të vritemi në emër të krimit.
Sepse vrasjet nuk ndodhin vetëm me plumba, por edhe me këto shqyerjet, habitjet, mos pranimin, mos pendesën etj.
4)Kurse Alidës dua t’i kushtoj pak radhë për zemrën e madhe.
Në botën tonë ka pak si ty…, që konsiderojnë si çmim të madh zemrën e popullit. Jo numrin e medaljeve të komisioneve dhe jurive. Dhe ti ke të drejtë mjeshtre. Je zemra e njerëzve, zëri i tyre.
Pak nga ata që dinë të falin. Që kërkojnë t’u tregojnë njerëzve se pendesa është hapja e shpirtit.Liria e tij. Dhe ikja një here e përgjithmonë nga burgu i vetvetes. Ka pak artistë apo intelektualë,krijesa apo gjallesa plot bukuri. Që afrojnë dlirësinë shpirtërore, si e si njerëzit të afrohen. Të mos e shqyejnë më njëritjetrin. Por ne kështu jemi. Engjujt i nëmin, i akuzojmë. Aty gjithçka është çorbëzuar. Dhe kjo na i mbush sytë me keqardhje.
Kurajo e jote duket shfaqje e huaj. Sepse ka me qindra të përdhunuara që jetojnë me turpin. Që heshtën, heshtin akoma. Që jetojnë duke e mbuluar dhunën, si macja pëgërjen e saj me hi. Ose nga ata që, përdhunimin e kanë kthyer medalje. Dhe përmes ideatorëve të dhunimit, kërkojnë shpërblim. Nga takati i këputur i popullit fytyrë rreshkur. Kjo është arsyeja e tranzicionit të përjetshëm shqiptar. Ne nuk u ndamë nga e kaluara, ndaj sot jemi në depresion. Pasi ideatorët vetëm se ndërruan kostumet, dietat. Kurse ne jemi akoma muhaxhirë.
Dhe kjo mungesa e përgjegjësisë qytetare, për të harruar, mbuluar, shqyer njëritjetrin. Do na lëri edhe ca dekada muhaxhirë.
Njerëz me thasë në kokë duke na palluar kafshërisht.
Archives for October 2015
Kongresisti Engel kritikon opozitën: Dhuna nuk është zgjidhje
Ish-kongresmeni amerikan Eliot Engel, ka uruar Kosovën për Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit duke e vlerësuar si një hap të rëndësishëm të Kosovës drejt të ardhmes europiane.
Në urimin e tij, Engel megjithatë shprehë keqardhje për gjendjen aktuale politike në Kosovë, duke thënë se opozita ka të drejtë të shprehë qëndrimet e saj, por jo me dhunë e gaz lotsjellës.
“Uroj Kosovën për nënshkrimin e MSA’së me Bashkimin Europian sot. Ky është një hap i rëndësishëm për rrugën e Kosovës drejt të ardhmes europiane dhe integrimit në NATO.
Megjithatë, më duhet të shprehë shqetësimin tim për situatëk aktuale politike. Së pari dhe gjithmonë, Dhuna nuk ka vend në politikë. Opozita ka të drejtë të shprehë pikëpamjet e veta dhe ato të dëgjohen nga qeveria. Por gazi lotsjellës dhe trazirat nuk kanë vend në sheshin publik dhe ato ndihmojnë dhe forcojnë pikëpamjet që do ta mohonin njohjen e Kosovës dhe prosperitetit që meriton.
Si një mik i kahmotshëm i popullit të Kosovës-të gjithë spektrit politik-i bëj thirrje të vazhdojë, të ruajnë qetësinë dhe të shprehin qëndrimet e veta në instituciuonet demokratike të Kosovës”, thuhet veç tjerash në mesazhin e Engel./B.Sina/
Posta shqiptare, koleksion 4 piktorëve të njohur në diasporë
Nga Beqir SIna/
Një nga këta piktorët të mëdhenj me origjinë shqiptare është Anastas Arthur Tashko, i cili ka lindur në Korçë, Shqipëri, në 1901 u rritë në Amerikë dhe vdiq në Kolumbi
BOSTON MA : Nga koleksioni i pullave postare në vitin 2009, shkruan Rrrjeti i Informacionit Frosina në Boston – ka qenë ai i cili është bërë që të njohëm punën e katër piktorëve të mëdhenj shqiptarë, jeta e të cilëve dhe krjimtaria e tyre ishte vendosur kryesisht jashtë vendit, në diasporën shqiptare.
Ata janë:
1. Ali Rasih Dino – 1913 deri 1993, nga Çamëria;
2. Lin Delija – 1926-1994, i Shkodrës;
3. Lika Janko – 1928 deri në vitin 2001, Sofje, Bullgari, është me origjinë nga Gramshi, Shqipëri, dhe,
4. Anastas Arthur Tashko – 1901 deri në vitin 1994, me origjinë nga Korça, jetonte në SHBA – vdiq në Boogota – Kolumbi.
Për këtë koleksion kaq të bukur të pullave postare, Rrjeti i Informacionit Frosina i pari dhë më i vjetri në internet, i drejtuar dhe i themeluar nga Van dhe Jane Christo në Boston – ka veçuar Postën Shqiptare për këtë nismë për tu njohur me artistët shqiptarë në diasporë.
Ky koleksion u hodhi në tregun e shërbimit postar shqiptare, me një seri të veçantë me pulla poste në vitin 2009 – dedikuar, për këtë grup të piktorëve të mëdhenj, siç ka i quajtur Frosina këta piktorë të shquar në diasporën shqiptare, të cilat tregohen në imazhin e mësipërme të katë pullave.
Kjo seri është postuar në njohjen me kulturën dhe historinë, e një grupi i artistëve shqiptarë, të cilët punën e tyre artistike e ushtruan në Europë dhe SHBA. Piktorë, që duhet të mësojmë më shumë rreth tyre jetës dhe krijimtarisë artistike, ku si shembull ndoshta janë marrë : Ali Dino, Anastas Arthur Tashko, Lika Janko, Lin Delisë, por duhet cekur se janë edhe një grup edhe më i madh i piktorëve të tjerë, me piktorin e madh shqiptar, Ibrahim Kodra, e të tjer, që duhet të jenë në këto koleksione.
Anastas Arthur Tashko :
I përket “armatës” së komunitetit të artistëve shqiptarë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, e cila ka emigracionin më të vjetër shqiptar . Ai është një nga këta piktorët modern të mëdhenj me origjinë shqiptare, i përfshirë në serinë e pullave të postës shqiptare .
Anastas Arthur Tashko, i cili ka lindur në Korçë, Shqipëri, në 1901 u rritë në Amerikë dhe vdiq në Kolumbi.
Ai u zhvendos në SHBA në vitin 1923, ku ka studiuar në Fakultetin Juridik të Harvardit. Ai ishte vëllai i Kostandinit dhe Teftës , dy shqiptarë, personalitete të mëdha amerikane, shkruan Frosina.
Arthuri u zhvendos në Spanjë dhe më vonë në Kolumbi. Me përkushtimin e tij bëri atë që pikturat moderne të shqiptarit, të ndjehen dhe të vlersohen dhe të njihen njikohësisht- duke e bërë Tashkon një nga piktorët më të njohur të Amerikës Latine.
Anastas Arthur Tashko vdiq në vitin 1994 në Bogota.
Kurse, punimet e tij janë ekspozuar në Gallerit në të gjithë botën shkruan Rrrjeti i Informacionit Frosina në Boston, në profilin e saj në facebook.
Spaçi, dëshmi e brutalitetit njerëzor
Nga Donald LU*/
Ambasador i ShBA-ve në Tiranë/
Sot, së bashku me kolegët e mi, vizituam burgun e Spaçit, ku mbetëm të tronditur nga ironia e përplasjes së dëshmisë të brutalitetit njerëzor me bukurinë e peisazhit mahnitës malor të kësaj zone.
Vizita në burgun e Spaçit është një dëshmi e gjallë e sakrificave të atyre njerëzve që luftuan për liri dhe kundër tiranisë, dhe që shpesh humbën jetën gjatë kësaj përpjekjeje. Ne patëm fatin të kishim tre njohës të mirë të zonës, të cilët na rrëfyen historitë e atyre që jetuan dhe humbën jetën këtu – Gjet Gjoni, guida jonë vendase, si dhe Nedi Pjetri dhe Jonathan Eaton nga Shoqata e Trashëgimisë Kulturore pa Kufij.
Dje, unë kisha nderin të takoja Fabian Katin, i cili ka qenë i dënuar politik në Spaç në mesin e viteve ’80-të. Z. Kati ia ka përkushtuar jetën e tij qëllimit për të mos e lënë në harresë tragjedinë e Spaçit. Ai së bashku me ish të burgosur politikë të tjerë në Spaç, po punon për të ndërtuar një muze në ish burgun komunist, në mënyrë që edhe brezat e ardhshëm të njihen me këto histori të rëndësishme. Gjithashtu, ai ka bërë disa filma dokumentarë dhe ka shkruar libra mbi ata që u zhdukën dhe ata që i mbijetuan kësaj përvoje çnjerëzore.
Stërgjyshja ime vdiq në një burg komunist në Kinë. Ajo u arrestua ndërsa ndihmonte familjet e tjera për t’u arratisur nga Kina gjatë revolucionit të Maos në 1947. Sot, unë përkujtoj stërgjyshen time, mijëra shqiptarë, dhe njerëz të panumërt kudo në botë, që luftuan për liritë që ne kemi sot.
Në oborrin e Ambasadës sonë ndodhet një pemë manjole, e mbjellë nga punonjësit tanë. Nën këtë pemë, është një pllakatë, ku është gdhendur një citim i Maya Angelou, i cili thotë, “Historia, pavarësisht dhimbjes së saj therëse, nuk mund të zhbëhet, por nëse përballohet me kurajo, nuk ka pse të përjetohet sërish.”
Unë dua t’i nxis të gjithë të rinjtë shqiptarë që të vizitojnë Spaçin dhe të njihen me historitë e atyre shqiptarëve guximtarë që mbijetuan apo humbën jetën në këtë vend. Shumë shpejt, do të jetë përgjegjësia juaj që këto histori t’ia ritregoni fëmijëve tuaj.
****
My colleagues and I visited Spaç today and were struck by the irony of the story of human brutality at this prison juxtaposed against the beauty of the rugged mountain landscape of this area.
A visit to the prison at Spaç is a sobering reminder of the sacrifices made by those who fought for freedom and against tyranny, and all too often died in that pursuit. We were fortunate to have three experts tell us the stories of those who lived and died here — Gjet Gjoni, our local guide, and Nedi Petri and Jonathan Eaton of the NGO Cultural Heritage without Borders.
Yesterday, I had the honor of meeting Fabian Kati, who was a political prisoner at Spaç in the mid-1980’s . Mr. Kati has devoted his life to making sure we do not forget the tragedy at Spaç. He, together with other former prisoners at Spaç, is working to establish a museum in the former communist prison so that these important stories will be shared with future generations. He has also produced documentary films and written books about those who perished and survived this brutal ordeal.
My own great-grandmother died in a communist prison in China. She was arrested while helping other families escape from China during the Maoist Revolution in 1947. Today, I remember my great-grandmother ,thousands of Albanians, and countless others from around the world who fought for the freedoms that today we all enjoy.
On our Embassy grounds there is a magnolia tree, planted by our community. Beneath this tree, there’s a plaque, engraved with a quote by Maya Angelou that reads, “History, despite its wrenching pain, cannot be unlived, but if faced with courage, need not be lived again.”
I encourage young Albanians to visit Spaç and to hear the stories of those brave Albanians who survived and perished in this place. Soon it will be your responsibility to retell these stories to your children.
* Marrë nga faqja e fb të Ambasadës Amerikane në Tiranë
KOSOVA NENSHKROI MSA-në NE STRASBURG
Kosova me BE-në nënshkruan MSA-në/
PRISHTINË, 27 Tetor 2015/ Kosova sot, në një ditë historike, në Strasburg, nënshkruajti me Bashkimin Evropian Marrëveshjen për Stabilizim-Asociimin.
Marrëveshjen, nga Bashkimi Evropian e nënshkruan Përfaqësuesja e Lartë për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Federica Mogherini dhe Komisioneri për Politikat Evropiane të Fqinjësisë dhe Negociatat e Zgjerimit, Johannes Hahn, ndërsa nga Kosova, në emër të qeverisë Kryeministri Isa Mustafa dhe ministri i Integrimit Evropian, Bekim Çollaku.
“Kosova sot po bën hapin më të rëndësishëm drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian”, vlerëson zv/kryeministri i parë e ministri i Jashtëm kosovar, Hashim Thaçi. “Nënshkrimi i MSA-s është një dëshmi e suksesit të shtetit të Kosovës dhe e përkushtimit tonë për vlera evropiane”, thekson ai.
“Kjo marrëveshje kontraktuale përmban obligime të dyanshme: zotim të Kosovës për reforma dhe zotim të BE-së për të na ndihmuar shumë më shumë në këtë proces, deri në përmbushjen e perspektivës evropiane”, thekson kryediplomati Kosovar, Thaçi./b.j/
- « Previous Page
- 1
- …
- 13
- 14
- 15
- 16
- 17
- …
- 104
- Next Page »