Shkruan: Avdi Ibrahimi/
Sipas diturive që kemi mësuar nga dieatar të ndryshëm mbi krijimin e gjithësisë, Zotië shtë ai që krijoi qiejt, token, diellin hënën e të tjera… dielli është një yllë shumë i nxehtë dhe ndriçues, ndërsa planeti tokë e bënë thyerjen e dritës së tij. Gjithashtu hëna shëndritë natën mbi tokë, dhe sipas dietarëve është satelit i vetëm natyror i tokës. Hëna është i vetmi trup qiellor i huaj astronomik që deri tani është shkelur nga këmba e njeriut, dhe kështu mund të konsiderohet edhe më i studjuari, konsiderohet se është një trup i errët i ftohtë, me formën e topit, pa ujë dhe pa atmosferë, nuk ka ajër në sipërfaqën e saj temperatuarat shumë shpejtë rriten e zvogëlohen.
Për këtë hëna një natë deri sapo shëtiste nëpër qill, takoi diellin shkëlqimtar, e karshi tij, shkëlqimi i saj ishte tejet i zbehtë?! Për këtë ajo shkoi te Zoti, dhe i kërkoi që t’ja prente një palë rroba të shkëlqimta si ato të diellit?! Zoti si drejtë që është kishte pranuar lutjen e hënës, e kishte dërguar të ajo Rrobaqepësen për t’ja matur masën, në mënyrë që pastaj të ja qepte rrobat sipas udhzimeve që kishte marrë nga Zoti.
Rrobaqepsës i duheshin sëpaku tridhjetë ditë pë t’ja matur rrobat shkëlqimtare hënës e cila ishte në fazën e parë të saj, si Hëna e Re, që Rrobaqepësja Ëngjëll e njohu gjatë matjës, si një hark të ndritshëm në formë të drapërit! Kur shkoi pas shtatë ditësh për t’ja veshur rrobat e prera, u habit kur pa se ajo tashmë u paraqit si gjysmë rreth i ndritur, që ishte faza e dytë e njihej si Katërshja e pare! Mbasi mati rrobat e fazës së dytë, përsëri pas shtatë ditësh u kthye Rrobaqepësja tek hëna, e mbeti përsëri e habitur ajo tashmë kishte ndërruar përsëri formën, dhe ishte bërë Hëna e plotë! Përsëri ju dashtë Ëngjëllushës Rrobaqepëse të masë rrobat hënës për here të tretë. Kështu ajo u kthye pas shtatë ditësh dhe gjeti hënën me një formë tjetër të gjysëmrrethit, që e quajti Katërshja e fundit, dhe nuk u mor më me të e la hën ashti siç ishte, e u kthye te Zoti pa mbaruar punë.
Zoti e kishte pyetur Rrrobaqepësen, pse nuk ja preve rrobat hënës? Ajoi ishte përgjigjur: – Zotë i madhërishëm, nuk munda ta përfundoja asesi këtë punë të vështirë, se ajo hëna mu paraqit gjatë matjes së rrobave në katër forma.
Pra kjo është drejtësia hyjnore ajo mbikqyr gjithçka nga gjithësia, dhe jep secilit atë që e meriton, më duket se për drejtsinë hyjnore e kam lexuar diku në thëniet e Ezopit!
Archives for October 2015
Takim me Brankon në Çikago
Nga Iliaz KADRIU/
Secili takim me kolosin shqiptar ortodoks Branko Manojloski -Tanashi, është epizodë në veti.
Zt. Branko të cilin zakonisht e quajmë xha Branko, është i lindur në Kiçinicë të Rekës së Epërme, rrethi i Gostivarit, eshtë i njohur për deklarimet e tij trimërore si shqiptar ortodoks i kësaj rrethine, i cili me veprimet e tij kombëtare, tronditi qarqet shtetërore sllavomaqedonase.
Fillimisht u deklarua shqiptar autokton i Rekës së Epërme, ku gjysh e stërgjysh,u rritën së bashku që nga kohët e lashta të Pellazgo-Illirisë, mbijetuan pushtimet romake, bizantine dhe otomane, për të rrëshqitur kombëtarisht rëndë pas Luftës së I dhe të II Botërore.
Pas ketij deklarimi bombastik, Zt. Tanashi ishte iniciatori i formimit të shoqates ” Josif Bageri ” ku Branko është kryetar nderi i saj. Menjëherë organizoi marshutën e rrjedhes së Vardarit gjer ne Greqi. E tërë kjo nuk kaloi pa pengesa.
Por Kolosi akoma nuk ndalet.
Edhe pse në moshë, por fizikisht në gjendje shumë të mirë, 5 muaj vere jeton në Kiçinicë, kurse 7 të tjera në Chicago.
Tani, posa u kthye nga vendlindja në shtëpinë e tij në pjesën veriore të qytetit.
Duke qënë në kontakte të përhershme telefonike, këtë herë na ftoi ne drekë mua dhe konzulin gjeneral shqiptar të RM, zt. Jakup Rexhepin.
Si zakonisht, zt. Branko ishte mu në vendin e caktuar në ora 13:00.
Urtësinë dhe mençurinë, plaku e tregon me sjelljet e tij që nga fillimi i takimit. Xha Brankos i dëshiruam mirëseardhje në atdheun e dytë të tij, për të cilin ai ka konsideratë dhe dashuri të veçantë.
Për të rifreskuar memorien zt.Branko, e pyetëm se si qëndronte situata në Maqedoni ?
Na tregoi se kishte marrur pjesë në promovimin e shumë librave të autorëve të ndryshem në Shkup, Tetovë, Strugë e tj.
Situatën e acaruar politike e përshkroi si shumë të komplikuar duke theksuar se kundërshtarët politik nuk janë në gjendje as të drekojnë së bashku.
Shpresojmë që intervenimi i bashkësisë ndërkombëtare ti rregullojë marrëdhëniet e acaruara nderetnike nga të cilat varet edhe ardhmëria e shtetit të Maqedonisë si dhe ardhmëria e shqiptarëve në të.
Takimi ishte i përzemërt dhe miqësor, pasi Zt. Branko Tanashi në cilësinë e kolosit i cili theu akullin dhe e mundi frigen, gëzon respekt të vecantë nga i gjithë komuniteti shqiptar në Chicago.
Ne Foto: Nga e majta: Ilaz Kadriu, Branko Tanashi dhe Jakup Rexhepi
Grua do të vras…!
Nga Ilir Levonja/
Nisur nga ngjarja e fundit në Fier. Por edhe nga shumë të tilla. Përfshi edhe ato raportimet kontraverse që vinë nganjëherë si bujë e madhe. Që iks grua u denoncua nga i shoqi për dhunë etj.
Apo burri denoncon gruan që e rreh se pi. Me një fjalë vjen i pirë. Dhe bën ato që në zanatin e pijanecit quhen llogje, llum, sharje, llapje goje, qaravitje, nevrikllëk, thyerje pjatash etj. Ka në të vërtet një trajtim dy pamjesh. E para si sensacion, që si është e mundur kjo apo ajo grua të rrahi, denoncojë burrin? Dhe për më tepër me humor, aq sa pjesa dërrmuese e shoqërisë kënaqen duke u shfryrë, duke thënë që, ama burrë qënka ky? Burrë muti. Burrë koti. Të isha unë ia këpusja kokën.
Ndërkohë që ka edhe gra që nuk ngurojnë ta quajnë kurvë apo rrospie rrugësh, për faktin e thjesht se i mori erzin burrit të saj. Nxorri në treg hallet apo problemet e shtëpisë. Pak rëndësi ka se i ka vajtur në majë të hundës. I ka mbaruar durimi. Dhe nuk ka çudi që kjo grua të jetë kandidate e shkëlqyer e një spitali psiqik etj. Pra në përgjithësi trajtohet me humor dhe debate sharjesh të forta mes njëritjetrit. Pa e pranuar asnjëherë se debati i nxehtë mban akoma të shtresuar, rolin parësor të burrit pasha dhe parazit. Dhe atë dytësor të gruas. Të një soji shërbyeseje, kokëulur e tipit të Çajupit nga Zagoria.
Aktualisht sot, thuajse një pjesë e madhe e grave në provincat e shqipfolëse, e dine akoma se burri ka të drejtë t’i vrasi. Madje shumë prej tyre e kanë kthyer këtë mëndesi në një devotshmeri shembullore. Aq sa e kanë për nder të vriten nga dora e tij. Nga ana tjetër, burrat e konsiderojnë veten si shenjtin e traut të shtëpisë. Edhe pse nuk punojnë, pasi u bie vlera përshembull të shesin në treg. Ose me ndonjë tezgë në dorë, diku në rrugë, pranë shkollave, stacioneve të autobuzëve etj.
Vende ku ka pik lëvizjesh…, prapë kërkojnë llogari.
Prandaj edhe sot realiteti jonë është dy pamjesh. Pamja e parë, burra që përcillen në mëngjes tek dera. Që u sojitet paraqitja, hekuri, rruarja, mustaqa. Që u kontrollohet xhepi i praptë e kanë plot apo jo. U jepet çelësi i makinës për të shkuar në zyrën kafene, me profesionin e përditshëm, kafe teke raki, xhiro, fara luledielli, stadium, mitingje politike. Që u lahen këmbët, u shtrohet tavolina, u bëhet gati krevati të pushojnë se janë lodhur nga llogjet e ditës. Nëse vine të dehur, u afrohet legeni dhe u mbahet koka. Dhe kështu e përjetësisht, burri është burrë.
Pamja e dytë, gra që veshur e ngjeshur pasi kanë përcjellur burrat dalin e shesin. Ku…? Në vendet pik, që përmenda më sipër, si shkolla apo lulishte, kryqëzime etj. Bërtasin që të shesin. Bërtasin në rrugë. Kurse në shtëpi e kanë të ndaluar. Në rrugë e kanë me pash lejen. Dhe nëse nuk e kanë bërë gati drekën për pashallarët e tyre, darken po ashtu. Që nuk kanë planifikuar tu lajnë edhe makinën.
Burri ka të drejtë t’i rrahë, t’i vrasi. Aq më tepër kur nuk I ka ecur edhe dita. Në ato bisedat me gjizore e teke raki. Në ato biseda që ky apo ai mu tregua legen, jo burrë etj. Në ato biseda që mbyllen sot e kësaj dite me një togfjalësh krenar, ai është burrë dhe i lumtë dora.
Kështu edhe sot. Edhe pse e përdorim Turqinë si tallje për kulturën pashallore që na la.Prapë ne jemi tek koha e saj.Sepse vdesim për pak dembelizëm.Për pak qyl, rehatllëk dhe para që vine nga qielli.
Megjithëatë në tokë rri e shtrirë një grua, një nënë. Simboli i një blete robotike shqiptare. Nderi i një burri që vetëm mburret.
LARTËSIVE, ME ORËT, ZANAT, SHQIPET…
Nga Ramiz LUSHAJ/
LARTËSIVE, ME ORËT, ZANAT, SHQIPET…/
1./
Lart je ngjit, o Mjeshtri ynë, Ilir Buçpapaj/
Atje ku mbrrijnë Orët, Zanat, Shqipet./
Atje ku lartnoje bjeshktar e me alpinistët./
Atje ku Alpet i marrin Diell e Hanë në gji,/
Atje ku bora e bardh’ e pisha e gjelbër rinojnë n’përjetësi./
2./
Ç’janë këto lartësi që i matë me hapa e me sy,/
Mbi Majën alpine të Pllanës,/
Bash mbi Valbonën e kaltër, mbi t’bekuaren Dragobi./
Prej aty i sheh në vargavi’ Gjallicën e Korabin si lartësi./
Qytetin e Prizrenit – këtë mal me histori…/
I sheh Alpet nga Shkëlzeni në Maje të Hekurave e Jezercë./
I sheh me liqene, lumenj, e tella…t’madhërishmet bjeshkë/
Prej aty shihen Drini i Bardhë e Drini i Zi,/
Dy lumenj në tre shtete, në truallin tand etnik,o Shqipëri./
3.
Atje luftonin me shigjeta e shpata ilirët dardan’.
Atje, Ilir Buçpapaj, Iliri i kohëve moderne,
I madhi mjeshtër kameraman,
Ka dy shekuj ngjitjeje Alpeve,
Tue iu sjellë: histori, kulturë, begati, bukuri në ekran.
4.
Dritëroi i madh, nga arat e Devollit,
Solli në Lidhjen e Shkrimtarëve,
Një trastë leshi ndënë gunë,
Një trastë me baltë…
Mjeshtri i ekranit, Ilir Buçpapaj,
I sjellë në Tiranë, në Televizionin Shqiptar:
Alpet maje lartë…
Tiranë, 10 tetor 2015
Sot, Në Armeni, lobim për Kosovën në UNESCO
-Samit me pjesëmarrje të afër 500 përfaqësuesve të vendeve anëtare të OIF/
Erevan, 11 tetor 2015/ Sot në Erevan, Armeni, ka filluar samiti i 31-të i Organizatës Ndërkombëtare të Frankofonisë (OIF), ku në mesin e pjesëmarrëseve është edhe Republika e Kosovës.
Zëvendësministri i jashtëm i Kosovës, Petrit Selimi, po merr pjesë në këtë samit. Është hera e parë që një zyrtar kosovar viziton këtë shtet në këtë nivel, ndërsa në fokus të delegacionit kosovar është lobimi për anëtarësim në Organizatën e Kombeve të Bashkuara për Arsimin, Shkencën dhe Kulturën (UNESCO).
Në samit po marrin pjesë afro 500 përfaqësues të vendeve anëtare të OIF, në mesin e të cilëve shumë liderë shtetesh dhe ministra të jashtëm, si dhe pjesëtarë të Sekretariatit të Përgjithshëm të kësaj organizate.
Zëvendësministri Selimi ka falënderuar shtetet frankofone për mbështetjen dhënë anëtarësimit të Kosovës në OIF. Selimi potencoi se Kosova, që prej se i është bashkuar kësaj organizate ka trefishuar numrin e diplomatëve frankofonë dhe ka festuar Javën e Frankofonisë.
Selimi gjithashtu ka kërkuar mbështetjen e Kosovës edhe në UNESCO sepse, sipas tij, izolimi i Kosovës nuk i kontribuon zhvillimit të arsimit, shkencës, kulturës dhe ekonomisë së Kosovës./b.j/
- « Previous Page
- 1
- …
- 75
- 76
- 77
- 78
- 79
- …
- 104
- Next Page »