Në Shqipëri Dhoma Amerikane e Tregtisë shprehur shqetësim për ndikimin e operacionit të ndërmarrë nga qeveria për të luftuar informalitetin e ekonomisë dhe masat e rrepta ndëshkuese të parashikuara të cilat sic theksohet në një deklaratë të saj “kaluan pa një diskutim paraprak me organizatat e biznesit”. Sipas Dhomës Amerikane të Tregtisë “efektet anësore të këtij aksioni kanë filluar të ndihen te biznesi duke dhënë një efekt të kundërt nga sa pritej”, ndërsa shton se “shqetesimi ynë është se ky plan masash në vend që të bëhet një nxitje për formalizimin e ekonomisë do të kthehet në një “shkop ndëshkues” për biznesin duke i prerë rrugëtimin bizneseve të cilat kanë paqartësi dhe probleme të riparueshme, por dhe iniciativave të reja të cilat nuk munden të lulëzojnë në një klimë të tillë”. Që prej muajit shtator autoritetet kanë nisur një operacion të shtrirë në të gjithë vendin, duke e shoqëruar ata me ndryshime në Ligjin për Procedurat Tatimore të cilat parashikojnë masa shumë të forta ndëshkuese, përmes gjobave të rënda. Dhoma Amerikane e Tregtisë vlerëson se “masat penalizuese në ligj nuk tentojnë të edukojnë dhe të korrektojnë gabimet e biznesit por kanë një efekt penalizimi të tejskajshëm që sjell falimentin e tyre. Gjobat dhe penalitetet duhet të jenë në proporcion me nivelin e biznesit. Në të gjithë botën gjobat përcaktohen si një përqindje e caktuar mbi nivelin e xhiros apo totalit të taksave të paguara, që do të thotë se një biznes me xhiro vjetore 8 milion lekë nuk mund të gjobitet 10 milion lekë, sepse shkakton falimentin e menjëhershëm të biznesit”. Sipas saj “bëhet fjalë për kategori biznesi të cilat nuk kanë edukimin e mirëfilltë fiskal, nuk kanë mundësinë financiare të kenë ekspertizë në dispozicion, dhe ndryshimet e bëra në Ligjin për Procedurat Tatimore janë zbatuar pa ju lënë kohën e nevojshme që t’i njohin dhe t’i zbatojnë”. Dhoma Amerikane vëren se “në ligj nuk parashikohen po të njëjtat masa drastike për punonjësit tatimore të cilëve ndërkohë ju është lënë një liri e autoritet i pakufishëm në interpretimin dhe zbatimin e këtyre masave duke rritur ndjeshëm rrezikun e abuzivitetit dhe të korrupsionit dhe duke ndikuar, për rrjedhojë, negativisht në luftën kundër informalitetit”. Në deklaratën e saj shpjegohet se dhe më herët në kërkesat për Paketën Fiskale 2016, “Dhoma Amerikane ka argumentuar se lufta kundër informalitetit fillon si një reformë e menduar mirë, mbështetur në politika fiskale lehtësuese, me taksa të ulëta që e nxisin biznesin të bëhet pjesë e ekonomisë formale, krijojnë një klimë të qëndrueshme duke rritur investimet e huaja, hapin tregjet vendase duke u bërë të konkurrueshëm në Rajon, dhe për rrjedhojë i japin ekonomisë impulse pozitive”.Sh.K
Archives for October 2015
Kosova në Sesionin Vjetor të Asamblesë Parlamentare të NATO-s
-Kuvendi i Republikës së Kosovës merr pjesë në sesionet e Asamblesë Parlamentare të NATO-s në statusin e vëzhguesit, që nga viti 2014/
-Me sekretariatin e Asamblesë Parlamentare të NATO-s diskutohet lidhur me mbajtjen e Seminarit Rose-Roth në Prishtinë/
Nga Behlul Jashari/ PRISHTINË, 10 Tetor 2015/ Delegacioni i Kuvendit të Republikës së Kosovës, i përbërë nga nënkryetarët e Kuvendit Xhavit Haliti dhe Slobodan Petroviç, po merr pjesë në Sesionin Vjetor të 61-të të Asamblesë Parlamentare të NATO-së në Stavanger, Norvegji.
Udhëheqësi i delegacionit të Kuvendi të Republikës së Kosovës, Xhavit Haliti dhe anëtari i delegacionit, Slobodan Petroviç, do të marrin pjesë në këtë sesion deri në përfundimin të tij, më 12 tetor dhe do të kenë mundësinë të takohen me delegacione nga vendet anëtare dhe vëzhguese të NATO-s.
Po ashtu, delegacioni i Kuvendi të Republikës së Kosovës do të takohet me anëtarët e delegacionit të Bosnje dhe Hercegovinës, për të biseduar për heqjen e vizave për qytetarët e Kosovës, të cilët udhëtojnë në Bosnje dhe Hercegovinë, si dhe do të diskutojnë për çështje tjera të sigurisë në dy vendet.
Nënkryetarët Haliti dhe Petroviç do të takohen edhe me sekretariatin e Asamblesë Parlamentare të NATO-s për të diskutuar lidhur me mbajtjen e Seminarit Rose-Roth në Prishtinë, në vitin e ardhshëm.
Kuvendi i Republikës së Kosovës merr pjesë në sesionet e Asamblesë Parlamentare të NATO-s në statusin e vëzhguesit që nga viti 2014.
Njoftim dërguar nga Kuvendi i Kosovës bën të ditur edhe se, temat për debat në Sesionin Vjetor të 61-të të Asamblesë Parlamentare të NATO-s reflektojnë ndryshimet e mëdha në politikat globale të sigurisë që kanë ndodhur në kohën e fundit. Luftërat civile në Siri, Irak, Libi dhe Sudanin Jugor kanë shkaktuar vuajtje të shumta, lëvizje të njerëzve dhe destabilizim të vendeve kryesisht në Evropën Jugore. Po ashtu zhvillimet në Rusi dhe politikën e jashtme të Rusisë vazhdojnë të shpërndajnë pasiguri në Evropë dhe për këtë nevojitet një aleancë e përbashkuar politike. Asambleja Parlamentare e NATO-s luan rol kyç në fuqizimin dhe mirëmbajtjen e lidhjeve politike trans-atlantike, është thënë ndër të tjera në hapjen e këtij sesioni, përfundon njoftimi.
Në delegacionin e Kuvendit të Kosovës Xhavit Haliti është i grupit parlamentar të Partisë Demkratike të Kosovës, ndërsa Slobodan Petroviç i grupit parlamentar të Listës Serbe.
Kongresistët Amerikanë njoftohen me shkeljet e të Drejtav të Njeriut në Luginë
*Wilam Walker i brengosur për spastrimin e Luginws sw Preshevës/
*Vlora Çitaku: Do të jem ambasadore edhe për Luginën e Preshevës/
Washington DC-Në ditën e dytë të vizitës nëWashington, DC, delegacioni i Luginës së Preshevës pati një takim pune me Drejtorin e Komisionit “Tom Lantos” për të Drejtat e Njeriut të Kongresit Amerikan, z. Carson Middleton, me të cilin u diskutua çështja e pazgjidhur shqiptare nëLuginë. Në ambientet e këtij Komisionit Kongresional në Capitol Hill, Kryetari Mustafa i Preshevës dhe Kryetari Arifi i Bujanocit prezantuan problemet më madhore me të cilat ballafaqohen shqiptarët e Luginës së Preshevës. Ata e njoftuan drejtorin e këtij komisioni, qëbashkeudhëhiqet nga Kongresisti Republikan Pitts dhe ai demokrat McGovern, me abuzimet drastike të të drejtave të njeriut dhe atyre kombëtare që Serbia ushtron ndaj shqiptarëve të Luginës. Kryetarët Mustafa dhe Arifi vënë theks të veçantë mbi diskriminimin nacional që i bëhet shqiptarëve në Luginë përmes medotave moderne dhe perfide të represion serb kundrejt popullatës autoktone shqiptare në këtë rajon me qëllim të largimit të sa më shumë shqiptarëve nga Lugina.
Nga ana e tij, Drejtori Middleton në emër të Komisionit “Tom Lantos” për të Drejtat e Njeriut në Kongresin e SHBA-ve, falënderoi z. Bislimi nga Liga Qytetare Shqiptaro Amerikane për aranzhimin e këtij takimi dhe Kryetarët Mustafa e Arifi për elaborimin faktit të gjendjes së rëndë të shqiptarëve ne Luginë. Z. Middleton shprehu gatishmërine e tij dhe të Komisionit në fjalë për të ndjekur në vazhdimësi dhe nga afër zhvillimet në Luginë si dhe për të bërë presion në administratën amerikane që vend të posaçëm në diplomacinë e SHBA-ve kundrejt Ballkanit dhe veçanërisht Serbisë t’i jepet çështjes së Luginës së Preshevës. “Ne do të jemi avokues për zbatim dhe realizim të plotë të drejtave të njeriut në rajonin tuaj,” ka thënë z. Middleton, duke shtuar se Komisioni Kongresional për të Drejtat e Njeriut do të jete i gatshëm të vazhdojë komunikimin me autoritetet lokale të Luginës për të qenë nga afër të njoftuar me gjendjen atje.
Wilam Walker i brengosur për spastrimin e Luginws sw Preshevës
Ndërkohë, pasdite, delegacioni u takua edhe me Ambasadorin William Walker, me të cilin ndanë po të njëjtat shqetësime të shqiptarëve në Luginë. Ambasadori Walker u shpreh se ishte shumë i pikëlluar që Serbia ende po vazhdon me politiken e saj të vjetër shoviniste kundrejt shqiptarëve. Ai po ashtu shprehu përkrahjen e pa rezervë të tij për qasjen e lidershipit shqiptar në Luginë për të kërkuar të drejta që të paktën i përafrohen të drejtave të minoritetit serb në Kosovë. Ambasadori Walker shprehu edhe gatishmërinë e tij që me miq të vet që mbajnë pozita të larta në SHBA të vizitojë Luginën e Preshevës dhe të informohet për së afërmi me gjendjen atje, të cilën ai e konsideron të papranueshme. “Eshtë tejet brengosëse që në këtë kohë kur Serbia pretendon të bëhet anëtare e BE-së të trajtojë me kaq brutalitet politik dhe diskriminim etnik popullatën shqiptare në Luginën e Preshevës. Ajo që po mësoj sot nga ju është jo më pak se një mënyrë e re e Serbisë për spastrim të Luginës nga shqiptarët, deri diku siç bënte Millosheviqi në Kosovë në vitet e 1990-ta,” ka thënë Walker, duke shtuar se kjo vizitë e delegacionit të Luginës në SHBA është shumë e rëndësishme sepse po zgjon interesim të jashtëzakonshëm për Luginën tek qarqet vendimmarrëse amerikane.
Vlora Çitaku: Do të jem ambasadore edhe për Luginën e Preshevës
Gjatë ditës, delegacioni pati edhe një takim me Ambasadorën e Republikës së Kosovës në Washington, DC, znj. Vlora Citaku. Znj. Citaku e falënderoi delegacionin për vizitën dhe i siguroi ata se Ambasada e Kosovës në DC është edhe shtëpi e tyre. Kryetari Mustafa, duke çmuar gatishmërinë e Ambasadores Citaku për të përkrahur kërkesat e drejta të shqiptarëve të Luginës, e ngarkoi atë edhe me detyren simbolike të të qenurit Ambasadore edhe e Luginës së Preshevës, gjë të cilën znj. Citaku e pranoi me kënaqësi. /xlpress.tv/
ARISTIDH KOLA, ARVANITASI DHE SHQIPTARI I MADH
Me rastin e 15 vjetorit të IKJES…/
Nga Abdurahim Ashiku/
Më 2 gusht të vitit 2013 pata nderin të marr në tubimin qendror “Ditët e diasporës” çmimin pastmortum që Ministria e Diasporës të Republikës së Kosovës u jep çdo vit njerëzve për veprën e madhe në shërbim të çështjes shqiptare.
Në certifikatë shkruhet: Z. Aristidh Kola (Post mortum) Për kontribut të veçantë jetësor. Prishtinë, më 2 gusht 2013. Ibrahim Sh. Makolli, Ministër…
Kam dy vjet që kërkoj njerëzit e tij, familjarët, bashkëpunëtorët, miqtë…
Gjeta një meditim për Të, shënuar para dy vjetësh…
Gjeta edhe bisedën me Të, e fundit e jetës së tij, bisedën më 9 shkurt 2000, 246 ditë para IKJES…
Po i përcjell në përvjetorin e 15-të të IKJES…
Dhe do ti përcjell përsëri e përsëri, në përvjetorët e tij, të lindjes (8 KORRIK 1945) dhe të IKJES (13 TETOR 2000)
…Kur vendos të bësh diçka të rëndësishme në jetën tënde patjetër duhet të kesh parasysh gjënë më të keqe dhe të vesh “kokën në torbë“…
…historia greke që nuk merr parasysh arvanitët në epokën e re dhe pellazgët në atë të lashtë, as greke e as histori nuk mund të quhet. Është thjesht një histori e sajuar…
…Do të vijë koha të shkruaj historinë e arvanitasve. Dhe në qoftë se nuk do ta arrij unë, do ta bëjnë bashkëpunëtorët e mi më të rinj, në bazë të ideve dhe udhëzimeve të librit “Arvanitët dhe prejardhja e helenëve”…
Aristidh Kola, 9 shkurt 2000
Aristidh Kola IKU për të qëndruar i gjallë midis nesh përgjithmonë…
Abdurahim Ashiku,/
Athinë, 10 tetor 2015/
Ai sot do të ishte 70 vjeç e 97 ditë… /
Moshë e re për një krijues të madh, një studiues të madh të çështjes arvanite, një njeri të dashuruar pas arvanitëve gjini e gjak i të cilëve ishte.
Nuk është. Pesëmbëdhjetë vjet të shkuara, më 13 tetor 2000, ai IKU. Grekët kanë një fjalë ngushëlluese në raste të tilla, nuk thonë “vdiq” por “IKU”.
Aristidh Kola IKU fizikisht për të qëndruar midis njerëzve shpirtërisht, me fjalën e tij të ëmbël, me tonin e veçantë të një avokati të një çështjeje madhore të asaj që lidhej me “Arvanitasit dhe prejardhja e Grekëve”, vepra madhore e tij, vepër që sikur të kishte jetë do ta pasonte “Zeusi pellazgjik dhe lajthitja indoevropiane”…
E kam takuar më 4 shkurt 2000 në një mjedis shqiptarësh kur ai do të referonte me kompetencën e një shkencëtari të shkencave historike temën “Arvanitasit dhe kontributi i tyre në kishën ortodokse“. E fotografova tek fliste si dhe midis njerëzve. Pasi u ulëm rreth një tavoline të gjerë dhe pimë kafe i dhashë disa pyetje në shqip për të marrë disa ditë më vonë përgjigjen në zyrën e tij. E fotografova tek më lexonte përgjigjen. Një shok i tij më bëri nderin duke më fotografuar bashkë me të.
Megjithëse e publikuar e quajta të nevojshme ta ripublikoj atë që kam shkruar vite më parë, bisedën që kam bërë me të më 9 shkurt 2000…
Nga intervista gjykoj të shkëpus dy fragmente që flasin për amanetin e Aristidh kolës…
…Për sa i përket “Betejës së Kanaleve “, e dija se shkoja në gojë të ujkut. Më kishin ngritur kudo kurthe, nuk më linin të flas kur shikonin se po ndikoja në opinionin publik me mendimet e mija. Shkoja i ndërgjegjshëm për të gjitha ato vështirësi dhe bashkë me mua shkuan edhe miq e bashkëpunëtorë të tjerë…. Bëmë një betejë krejt të pabarabartë, një betejë ama që e kishim detyrë ta bënim. Ekzistonin sigurisht rreziqe të mëdha, por kur vendos të bësh diçka të rëndësishme në jetën tënde patjetër duhet të kesh parasysh gjënë më të keqe dhe të vesh “ kokën në torbë “.
…Është një joshje e madhe të shkruaj një pjesë të dytë me brendi ngjarjet e fundit në Kosovë . Por, si ka thënë Gëte , “ Ndërsa arti është i pafund, jeta është e shkurtër.” Nuk kam kohë. Po përpiqem të botoj veprën time “ Zeusi pellazgjik dhe lajthitja indoevropiane “, ku përcjell materiale dhe të dhëna shumë të rëndësishme për periudhën parahistorike dhe kryesisht paraardhësit e kosovarëve, Dardanët . Nga ana tjetër shumë gjëra i kam shkruar në revistën “ Arvanon “ me të cilën merrja pjesë në betejë bashkë me kosovarët. Dhe së fundi :problemi kosovar mori një fund fatlum.
Fjalën e Aristidh Kolës është kulturë ta lexosh jo vetëm njëherë…
Më 2 gusht të vitit 2013 pata nderin të marr në tubimin qendror “Ditët e diasporës” çmimin pastmortum që Ministria e Diasporës të Republikës së Kosovës u jep çdo vit njerëzve për veprën e madhe në shërbim të çështjes shqiptare.
Në certifikatë shkruhet: Z. Aristidh Kola (Post mortum) Për kontribut të veçantë jetësor. Prishtinë, më 2 gusht 2013. Ibrahim Sh. Makolli, Ministër…
Athinë, 13 tetor 2013/
NJË YLL NË QIELLIN ARVANITAS/
Në korrik të ‘96-s, tek largohesha dhimbshëm nga Dibra ku linda dhe jetova 55 vjet, nga Shqipëria jonë që lëngonte, Dritëro Agolli i madh i letrave shqipe, në shtëpinë e tij, do të më ngushëllonte duke më dhënë me vete një numër telefoni dhe një emër njeriu…
” Është miku im, më tha, por mbi të gjitha është mik i madh i shqiptarëve të thjeshtë…”
Dritëro Agolli më kishte dhënë me vete floririn e gjakut të shprishur shqiptar të kohës sonë, Herkulin intelektual të botës arvanite…
Nuk do t’a përdorja atë numër telefoni sepse nuk desha që hallin tim t’a bëja hall të atij njeriu që, siç do të mësoja me kohë, ishte rritur e burrëruar midis halleve të arvanitasve, ishte avokati më i madh i çështjes arvanite, profesionalisht dhe shpirtërisht, dhe si pasojë, kishte qenë dhe ishte me të vërtetë në “gojën e ujkut “.
Aristidhe Kola nuk ishte një Avokat i Madh vetëm i çështjes arvanite, gjak të cilës i përkiste dhe i kushtoi tërë jetën e tij të shkurtër. Ai ishte një studjues i madh i historisë së Greqisë dhe i vendeve ballkanike. Siç e dëshmon në intervistën e tij, ai ishte në merak për botimin e një vepre tjetër madhore “ Zeusi Pellazgjik dhe lajthitja indoevropiane”, vepër në të cilën përcillen të dhëna shumë të rëndësishme për periudhën parahistorike në Ballkan dhe kryesisht për paraardhësit e shqiptarëve të Kosovës, DARDANËT…
Aristidh Kola ndërroi jetë më 13 tetor 2000. Jeta e tij ishte shumë e shkurtër, 55 vjet e 97 ditë. Ai, duke e ndjerë në trup helmin që i brente shëndetin, nxitonte, vraponte në veprën e tij dhe duke cituar Gëten: “ Ndërsa arti është i pafund, jeta është e shkurtër” kishte besim se atë që “ nuk do ta arrij unë do ta arrijnë bashkëpunëtorët e mi të rinj’.
Jorgo Miha, një ndër bashkëpunëtorët e tij më të ngushtë dhe shok në debatet televizive në mbrojtje të çështjes së Kosovës, në takimin e lamtumirës do t’i jepte Aristidh Kolës vlerat e njeriut që i zbuloi botës shkencore se …edhe emrat e Perëndive të botës antike i kanë rrënjët në gjuhën arbërore…
Biseda me Aristidh Kolën, njeriu që edhe emrin e tij këmbëngulte t’ia shqiptonin në shqip, “ Mos e shkruaj Kolja, më tha Ai, por KOLA”, origjinali i tij në Greqisht, një fotografi bashkë me të, kanë qenë dhe do të jenë ndër gjërat e shtrenjta që unë i ruaj me kujdes. Ajo, ndoshta ka qenë intervista e fundit e jetës së tij…
Për ikjen e parakohshme të Aristidh Kolës është folur shumë. Ajo është përjetuar dhe përjetohet si një përzënie nga jeta, si një dhunë e kobshme, si një krim, pjesë përbërëse e krimeve të kësaj natyre që merimanga e zezë e kohëve ka tjerrë rrjetën e zhdukjes së njerëzve të mëdhenj.
Fakteve të shumtë për këtë do t’ju sjell edhe një fakt timin…
…Në mars 2003, tentova ta publikoj intervistën në një gazetë gjysmë greke e gjysmë shqiptare me emrin RILINDJA XXI. Deri atëherë shtigjet e botimit të saj në Greqi më ishin mbyllur. Fjala e plotë e Aristidh Kolës ishte e ndaluar…
E faqosa intervistën (në detyrën e kryeredaktorit) në dy faqet me ngjyra të mesit të gazetës dhe pasi e firmosa e përcolla për botim…
Të nesërmen pashë se intervista ishte ngushtuar në një faqe dhe ishte prerë e sakatosur kobshëm…
Një ditë më parë, greku që merrej me “faqosjen” të cilit i kisha dhënë origjinalin për ta botuar në numrin pasardhës në gjuhën greke, pasi e lexoi më tha: “Këtë njeri e kanë vrarë”.
Nata e kishte bërë punën e saj. Aristidh Kolën, fjalën e tij e kishin vrarë në sytë e mi.
Atë ditë kuptova edhe një herë se sa i madh ishte Aristidh Kola, sa e gjerë dhe e thellë ishte vepra e tij, vepër e cila nuk mund të shuhet me një urdhër censural kompjuterik.
Athinë, 9 shkurt 2005 /
TRIMËRITË E HERKULIT DHE HERKULËT INTELEKTUALË/
Bisedë me Arvanitasin e Madh Aristidh Kola
Athinë, 9 shkurt 2000
1. Çfarë thotë Aristidh Kola për veten e tij ?
Linda në vitin 1945, më 8 korrik, në fshatin Leontari të Thivës ( Tebës ), një fshat arvanitësh që atëherë quhej Kaskaveli. Atje viteve të hershme bënin djathin e mrekullueshëm kaçkavall, ladhotiri .
Fëmijërinë e kalova në fshat, në një mjedis ku jo vetëm gjuha por edhe doket e zakonet, këngët dhe vallet, morali, sjelljet dhe karakteri i njerëzve mishëronin në mënyrë të theksuar karakterin e Arvanitit.
Në vitin 1963 fillova studimet në Universitetin e Athinës në jurisprudencë, drejtësi. Pas diplomimit, deri në vitin 1987, vazhdova të ushtroj profesionin e avokatit.
2. Kur filloi dhe sa janë përmasat e punës suaj në shërbim të studimit të çështjes arvanite ?
Fillimet u përkasin viteve ‘ 70-të, por nga viti 1975 mund të them se jam marrë sistematikisht me gjurmimin dhe studimin e gjuhës arvanite, të historisë dhe të folklorit arvanit. Fryt i këtij studimi të gjatë ishte libri im i parë: “ Arvanitet dhe prejardhja e helenëve “ . Libri , që nga viti 1983 e deri sot, është në rend të ditës dhe numëron 9 botime. Libri nuk është ndonjë histori e arvanitasve por rishikim dhe ripërcaktim i historisë helenike në përgjithësi. Këtu qëndron origjinaliteti i tij, zhurma dhe interesi i madh ndaj tij. U përpoqa të faktoj, dhe më duket se e faktova, se historia greke që nuk merr parasysh arvanitët në epokën e re dhe pellazgët në atë të lashtë, as greke e as histori nuk mund të quhet. Është thjesht një histori e sajuar.
Do të vijë koha të shkruaj historinë e arvanitasve. Dhe në qoftë se nuk do ta arrij unë, do ta bëjnë bashkëpunëtorët e mi më të rinj, në bazë të ideve dhe udhëzimeve të librit “Arvanitët dhe prejardhja e helenëve” . Këtu qëndron edhe vlera e madhe e këtij libri; një libër i ngjalljes së vetëdijes dhe jo një rrëfim historik
3. Aristidh Kola ishte i pari, në ballë të mbrojtjes së çështjes kosovare e të popullit të Kosovës në ditët më të vështira të tij. Cilët ishin motivet e kësaj mbrojtjeje ?
Që në vitin 1991 kisha parashikuar zhvillimin e ngjarjeve të lidhura me Kosovën, lëvizjet e Millosheviçit dhe të qarqeve nacionaliste të Beogradit. Shqetësohesha sepse në planet e tij të çmendura donte të ngatërronte edhe Greqinë me qëllim që të gjejë mbështetje për zgjidhjen e problemit shqiptar. Kërkonte nga Greqia që ta ndihmojë në çastin e përshtatshëm me një kundërgoditje në Jug të Shqipërisë. Po ashtu kërkonte edhe nga Gligorovi të përgatitej për një përballim të përbashkët të problemit sepse edhe në atë shtet, shpejt apo vonë do të ngrihej problemi i shqiptarëve.
Siç e dini, çdo veprim politik ose ushtarak, që të ketë sukses, kërkon një parashtrim teorik për të bindë aleatët dhe popullin. Millosheviçi foli si ortodoks i krishterë në Kishën greke e cila është me ndikim të madh në popull, foli si komunist në Partinë Komuniste Greke dhe si socialist popullor në PASOK. Ai me nacionalizmin dhe serbomadhizmin e tij arriti të mallëngjente nacionalistët dhe shovinistët e këtushëm. Ai mundi të rrëmbejë dhe të ngatërrojë shumicën e botës politike greke dhe si rrjedhojë edhe të popullit. U gjendën disa gazetarë grekë të cilët kuptuan, parashikuan dhe denoncuan planet aventureske gjakatare të Millosheviçit. Unë më duket se isha i vetmi që kisha theksuar dhe paralajmëruar se propaganda filoserbe dhe antishqiptare, e cila aso kohe sapo kishte filluar, ishin dy anë të së njëjtës monedhe.
Atëherë ishte shumë e vështirë të shkruaje e denoncoje për këto sepse e gjithë bota politike dhe Kisha qenë viktima të një mashtrimi dhe të një aventure me rrezik të madh. Nuk ishte fjala se kisha frikë për jetën time, por se nuk do të më dëgjonte askush. Shikoja se Millosheviçi, Karaxhiçi, Shesheli, Arkani dhe bandat e tyre kriminale prisnin të lanin hesapet me Bosnjën dhe me Kroacinë dhe pastaj të lajnë duart një herë e mirë me Kosovën. Atëherë , për herë të parë, ndonëse kisha qenë antiamerikan, thashë: “ Nuk ka shpresë tjetër veç Amerikës ! “ Jeta luan role të çuditshme; shumë herë mbytesh nga miqtë dhe shpëtohesh nga armiqtë.
Në qoftë se nuk ndërhynte Amerika dhe Evropa do të kishim probleme shumë të mëdha, të cilat u përpoqa t’i tregoj dhe t’i theksoj në libër. U përpoqa të lajmëroj udhëheqjen politike se po luan haptazi me zjarrin duke vënë në pikëpyetje vetë ekzistencën dhe tërësinë e shtetit grek. Mjerisht ai libër u varros krejtësisht në Greqi. Nuk pati asnjë jehonë e popullaritet në vitin 1995 kur u botua.
Në vitin 1999 kur shpërtheu kriza e Kosovës ua dërgova librin disa politikanëve me horizonte të hapura dhe e rivendosa në librari, ku ndonëse u shit, nuk iu dha përsëri asnjë popullaritet. Një vello heshtjeje ! Ekzistonin njerëz këtu që kujtonin se Greqisë i leverdiste një “ Serbi e Madhe “. Për fat të mirë grekët kurrë nuk do të mësojnë se çdo të thoshte për Greqinë një “ Serbi e Madhe “. Këtu nuk mungon vetëm njohja e historisë. Mungon edhe fantazia…
Për sa i përket “Betejës së Kanaleve “, e dija se shkoja në gojë të ujkut. Më kishin ngritur kudo kurthe, nuk më linin të flas kur shikonin se po ndikoja në opinionin publik me mendimet e mija. Shkoja i ndërgjegjshëm për të gjitha ato vështirësi dhe bashkë me mua shkuan edhe miq e bashkëpunëtorë të tjerë si J. Miha dhe J. Korizis dhe njerëz të tjerë të ndershëm me të cilët nuk kisha kontakt dhe bashkëpunim deri atëherë si R. Sumeritis, Xhanetakos, Theodhoraqis ( jo kompozitori ), Dhimu e të tjerë. Bëmë një betejë krejt të pabarabartë, një betejë ama që e kishim detyrë ta bënim. Ekzistonin sigurisht rreziqe të mëdha, por kur vendos të bësh diçka të rëndësishme në jetën tënde patjetër duhet të kesh parasysh gjënë më të keqe dhe të vesh “ kokën në torbë “.
4. Vepra Juaj “ Greqia në kurthin e serbëve të Millosheviçit “ e botuar edhe në shqip që evokon ngjarjet në Bosnjë a do të pasohet nga një volum i dytë me temë Kosovën ?
Librin “ Greqia në kurthin e serbëve të Millosheviçit “ e ka përkthyer Mite Guga. Libri ka një parathënie të bukur të mikut tim të dashur Moikom Zeqo me të cilin jam njohur para disa viteve në Athinë kur erdhi në shtëpinë time bashkë me të madhin Dritëro Agolli.
Është një joshje e madhe të shkruaj një pjesë të dytë me brendi ngjarjet e fundit në Kosovë . Por, si ka thënë Gëte , “ Ndërsa arti është i pafund, jeta është e shkurtër.” Nuk kam kohë. Po përpiqem të botoj veprën time “ Zeusi pellazgjik dhe lajthitja indoevropiane “, ku përcjell materiale dhe të dhëna shumë të rëndësishme për periudhën parahistorike dhe kryesisht paraardhësit e kosovarëve, Dardanët . Nga ana tjetër shumë gjëra i kam shkruar në revistën “ Arvanon “ me të cilën merrja pjesë në betejë bashkë me kosovarët. Dhe së fundi :problemi kosovar mori një fund fatlum.
5. Me çfarë planesh për çështjen shqiptare hyn Aristidh Kola në shekullin e ri ?
Planet duhet t’i bëjnë vetë shqiptarët. Unë dhe sa të tjerë ju duam dhe ju ndjejmë vëllezër në të gjithë botën. Bëjmë vetëm plane për ndihmë. Por që të të ndihmojnë duhet që ti vetë me punët dhe veprat e tua të tregosh se sa vlen, se lufton në një rrugë të mirë për një qëllim të shenjtë. Barra bie mbi shpatullat e udhëheqjes politike dhe shpirtërore – kulturore të shqiptarëve. Nuk dua të hyj në fushën e politikës për shumë arsye. Dua ama të shpresoj tek udhëheqja intelektuale.. Vëzhgoj ndërhyrjet dhe luftën e të madhit Ismail Kadare në fushën botërore. Është ambasador i madh i Shqipërisë në botën e jashtme. Pres akoma një lëvizje të madhe dhe mbështetjen e fuqishme të vlerave të mëdha intelektuale brenda Shqipërisë. Atje do të bëhet lufta më e madhe dhe më e vështirë, luftë kjo e domosdoshme për të ardhmen e Shqipërisë dhe të shqiptarëve. Problemin ekonomik e zgjidh lehtë shqiptari kudo që gjendet. Problemin e kombit, historisë dhe kulturës si do t’i zgjidhë në kushte kaq të vështira, me influenca e ndikime nga kaq rryma që vërshojnë çdo ditë në vend ose që pranojnë emigrantët në vendet e huaja? Trimëritë e Herkulit kanë nevojë për trimëritë e Herkulëve të rinj intelektualë.
Kjo është rruga e ndritshme e lavdisë për njerëzit e artit e të shkronjave….
ABDURAHIM ASHIKU
Athinë, 9 shkurt 2000
Shtypi:GJASHTË DËSHMITARË TË GJYKATËS SPECIALE TRANSFEROHEN JASHTË KOSOVËS
GJASHTË DËSHMITARË TË GJYKATËS SPECIALE TRANSFEROHEN JASHTË KOSOVËS/
Të paktën gjashtë dëshmitarë që do të dëshmojnë në Gjykatën Speciale tashmë janë larguar nga Kosova, shkruan sot Koha Ditore. Ata janë sistemuar në vende të ndryshme, në pritje të gjykimeve që do të nisin pas themelimit të Gjykatës Speciale, shto gazeta, e cila ka mësuar se këta dëshmitarë të mbrojtur janë nga rajoni i Drenicës, Lipjanit e Shtimes.
Ata konsiderohen dëshmitarë të rëndësishëm të Prokurorisë mbi dëshmitë e të cilëve pretendohet të vërtetohen krimet e supozuara të të akuzuarve të ardhshëm – pjesëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Autoritetet kosovare nuk janë të përfshira fare në transferimin dhe mbrojtjen e dëshmitarëve. Bile as që janë të njoftuar zyrtarisht se shtetas kosovarë janë larguar në drejtim të vendeve të tjera.
Në Task Forcën Speciale për hetimin e pretendimeve që dalin nga Raporti i Këshillit të Evropës kanë thënë se nuk e mohojnë e as nuk e pohojnë transferimin e disa dëshmitarëve nga Kosova, shkruan gazeta.
DIPLOMATËT, TË PAMBROJTUR NË KOSOVË
Në seancën e së enjtes të Kuvendit, ku u hodh gaz lotsjellës, përpos deputetëve dhe gazetarëve, ishte i pranishëm edhe stafi diplomatik i akredituar në Kosovë. Njohësit e marrëdhënieve ndërkombëtare thonë se siguria e stafit diplomatik duhet të jetë në nivel më të lartë, duke kritikuar kështu drejtuesit e institucioneve vendore për dështimin në ofrimin e sigurisë.
Kuvendi i Kosovës në seancën e së enjtes, ku u hodh gazi lotsjellës nga deputeti i “Vetëvendosjes” Albin Kurti, dështoi të ofrojë sigurinë e nevojshme jo vetëm për deputetët dhe gazetarët, por edhe për stafin e akredituar diplomatik në vend.
Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) nëpërmjet një komunikate për shtyp, të enjten, ka theksuar se “sjellja e tmerrshme e anëtarëve të caktuar të Kuvendit nga radhët e opozitës, e cila çoi te kërkimi i kujdesit mjekësor për anëtarët tjerë të Kuvendit, si dhe për vëzhguesit ndërkombëtarë, përfshirë personelin nga Ambasada e ShBA-ve”.
Zyrtarët e kësaj Ambasade kanë konfirmuar të premten për gazetën “Zëri” se siguria e punonjësve është prioritet i tyre. “Gjersa siguria e punonjësve të Ambasadës është prioriteti yni, ne nuk komentojmë mbi procedurat e sigurisë. Jemi të pikëlluar që dhuna e së enjtes në Kuvendin e Kosovës ka nxitur mediumet ta bëjnë këtë pyetje”, thuhet në përgjigjen e Ambasadës për gazetën.
KOSOVËS I DUHET NJË QEVERI EMERGJENTE
Njohësi i çështjeve politike, Belul Beqaj, i ka fajësuar pozitën dhe opozitën për gjendjen e krijuar në Kuvendin e Kosovës. Ai ka bërë thirrje për shpërbërje të këtij kuvendi dhe krijimin e një qeverie emergjente.
Në këtë intervistë për “Epokën e re”, ai ka thënë se kjo qeveri do t’i krijonte kushtet që pas një kohe të ketë një proces zgjedhor të shëndoshë. “Kosova duhet me ‘je legs specialis’ të bëjë moratorium në këto institucione me ndihmën e amerikanëve, por jo duke na ofenduar me zgjidhje ‘demokratike ala kuvertë’, por duke propozuar, në bashkëpunim me të gjithë, një trup kalimtar (qeveri emergjente), që do t’i krijonte kushtet pas një kohe për një proces zgjedhor të shëndoshë kur ata që janë sponsorët kryesorë të krizës, s’do t’i kenë pushtetin dhe fuqinë politike të cilën e kanë sot”, ka thënë Beqaj. Ai ka vlerësuar se do të ishte gabim shumë i madh shkuarja e menjëhershme në zgjedhje të reja. “Në këto rrethana, me këto subjekte, me kaq hasmëri, me këta liderë, nuk besoj se mund të ketë subjekte që do t’i pranojnë rezultatet e humbjes, ndërsa shumë është diskutabile se me çfarë pasoja mund të ishte i tërë procesi zgjedhor”, është shprehur ai.
Duke folur për seancën e së enjtes, ai ka thënë se ajo ka qenë produkt i ambicieve të paepura të njërës palë për të mbetur në pushtet dhe tjetrës për të ardhur në pushtet. “Kjo s’ka lidhje me veprimtari politike, sepse palët janë jashtë fushës politike. Ata do të përfundojnë domosdo në rrugë, ku mund të ketë pasoja për demonstruesit dhe policinë, ngaqë nga njëra anë po bëhet skenari i instrumentalizimit të qytetarëve, në anën tjetër të mekanizmave të pushtetit”, ka thënë ai.
Analisti Beqaj ka deklaruar se kjo qeveri nuk arsyetohet me asnjë kriter, sikurse nuk arsyetohen as sulmet primitive të opozitës ndaj saj. Ai ka paralajmëruar se, nëse vazhdohet kështu, do të arsyetohen edhe viktimat. “Besoj se kjo çfarë po ndodh përçon një imazh të papjekurisë politike. Nëse vazhdon kështu, me këto ‘standarde’ do të arsyetohen edhe viktimat, qoftë nga qytetarët apo policia si aksione simbolike apo demokratike. Ky kuvend duhet shpërndarë, ngaqë është shndërruar në gjenerues të krizës. Këta delegatë duhet të japin përgjegjësi para qytetarëve, e jo t’i ndërsejnë qytetarët”, është shprehur ai. /b.j/
- « Previous Page
- 1
- …
- 77
- 78
- 79
- 80
- 81
- …
- 104
- Next Page »