SHBA – (/rel/) Me marrëveshjen me Serbinë, Kosova ka hequr dorë nga pjesa veriore e saj, thotë kongresmeni republikan, Dana Rohrabacher. Sipas tij, marrëveshja nuk sjell paqe afatgjate në rajon. Në favor të kësaj do të ishte rregullimi i kufijve, thotë Rohrabacher për Radion Europa e Lirë.
Zoti Rohrabacher, si e vlerësoni marrëveshjen e fundit midis kryeministrave të Kosovës dhe të Serbisë, Hashim Thaçi dhe Ivica Daçiq?
Para së gjithash, dua të vlerësoj lart të gjithë ata që kanë marrë pjesë, administratën tonë, miqtë evropianë, ashtu si edhe Serbinë dhe Kosovën, për arritjen e një rezultati, të cilin e cilësojnë si më të mirin. Ky është hapi i parë. Po ashtu duhet të duartrokasim kryeministrat e Kosovës dhe të Serbisë që janë ulur pranë njëri-tjetrit, kanë folur me njëri-tjetrin për rrugët kah të shkojnë. Kjo është pozitive. Megjithatë, kjo marrëveshje, përveç që tregon se njerëzit mund të flasin së bashku, nuk përmban ndonjë substancë që mund ta bëjë premtuese paqen. Në fakt, sipas të gjitha gjasave, do të minimizojë shanset për paqe dhe qetësi përgjatë kufirit.
Mund të na shpjegoni përse mendoni kështu?
Të pranojmë se Kosova nuk ka marrë absolutisht asgjë për atë që ka dhënë. Ajo çfarë ka dhënë është e drejta për të qeverisur pjesën veriore të vendit dhe dy komunitetet brenda tij. Kosova nuk kanë fituar sovranitet, përkundrazi. Kjo marrëveshje minon kërkesën e Kosovës për sovranitet, sepse nuk i jep autoritetin për të ushtruar sovranitetin.Nëse arrini marrëveshje, e cila nuk ju mundëson që në praktikë të realizoni sovranitetin, atëherë nuk keni sovranitet. Andaj, Kosova, në esencë, ka dhënë veriun.Megjithatë, nuk them se nuk është dashur ta bëjë një gjë të tillë. Mendoj se banorët e veriut të Kosovës, të cilët këtu janë në pyetje, duhet ta kishin të drejtën për vetëvendosje. Do të duhej të kishte votime dhe njerëzit në veri, me siguri 90 për qind e tyre, do të votonin për të qenë pjesë e Serbisë. Dhe, Kosova ka pasur shansin e vërtetë që të marrë diçka në këmbim të kësaj. Ka grupe të kosovarëve në Serbi që duan të jenë pjesë e Kosovës.
Mendoni në Luginën e Preshevës?
Po, ndoshta edhe në pjesë të tjera, por kryesisht në Luginën e Preshevës. Do të mund të bënin një shkëmbim të barabartë të territoreve dhe të popullsisë nëse do të pajtoheshin për rregullimin e kufijve. Por, në vend të kësaj, kanë marrë asgjë, zero.Tani, madje, nuk mund të dërgojnë as policinë në pjesën veriore të vendit, nuk mund të dërgojnë ushtrinë e tyre, nuk do të kenë gjyqtarë që do të zgjidhen nga qeveria e tyre; ata do të zgjidhen nga serbët në veri. Kjo është humbje e madhe e sovranitetit për Kosovën.
Por, në debatin e fundit të një nënkomisioni të Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA-së, të cilin e keni udhëhequr ju, janë dëgjuar qëndrime të kundërta me këtë që thoni, për shembull nga kongresisti Eliot Engel, analisti Daniel Serëer, të cilët kanë thënë se shkëmbimi i territoreve midis Kosovës dhe Serbisë do të paraqiste rrezik për Bosnjën, Maqedoninë dhe madje për vetë Serbinë…
Kjo është e pakuptimtë. Gjithmonë ka një justifikim për të mos bërë diçka. Ka shumë shembuj, ku njerëzit kanë ndryshuar kufijtë e tyre. Çekët dhe sllovakët e kanë bërë një gjë të tillë. Keni Bangladeshin që ka shpallur pavarësinë. Dhe, keni Kosovën. Andaj, këto kundër-argumente që kujtoni, do të ishin argumente kundër shpalljes së pavarësisë së Kosovës. Atëherë, të gjithë në botë do të donin të shpallnin pavarësinë, baskët dhe kushdo tjetër. Por, jo. Kjo është një çështje midis serbëve dhe kosovarëve. Rregullimi i kufijve midis këtyre dy vendeve është punë e tyre – nuk është e askujt tjetër në botë, është e tyre. Por, lojtarët e tjerë përdorin taktika të frikshme për t’i bërë kosovarët që të pranojnë marrëveshje kundër tyre.
Ku do të ishte fundi i këtyre ndryshimeve? Çfarë do të thoshte Sanxhaku, një pjesë e Serbisë, e dominuar me boshnjakë? Mund të thotë edhe ai se do që të jetë pjesë e Bosnjës…
Ky është një problem krejt tjetër. Para se cilado pakicë kombëtare të mendojë në një gjë të tillë, në ndarje nga një shtet, duhet të përmbushë disa kushte. Duhet të jetë shumicë dhe të ndodhet në periferi të shtetit dhe jo në brendi të tij, sepse në të kundërtën, nuk do të kishte kuptim. Por, nëse njerëzit jetojnë në periferi të një shteti dhe duan të shpallin pavarësinë, nuk mund të bëni asgjë – sepse, nëse i ndaloni, do të keni konflikte afatgjata me ta.
T’i kthehemi marrëveshjes… Keni dëgjuar se serbët e veriut të Kosovës kanë paralajmëruar protesta, bllokada, bojkotim të zgjedhjeve të ardhshme lokale…
Të gjitha grupet do të jenë të zemëruara me këtë marrëveshje, sepse ajo nuk bën përpjekje të realizojë qëllimin fundamental moral, por përfaqëson vetëm një mënyrë politike të shmangies së konfliktit të menjëhershëm. Pra, bëhet fjalë vetëm për lojëra politike, që nuk do të sjellin paqe dhe stabilitet të përhershëm. Një gjë të tillë, madje edhe tani, e tregojnë disa grupe etnike dhe për këtë duhet menduar seriozisht. Andaj, nëse ekzistojnë dy komunitete pakicë, njëri në Kosovë, tjetri në Serbi, prej të cilëve njëri nuk do të jetë pjesë e Kosovës, ndërsa tjetri nuk do të jetë pjesë e Serbisë, përse të mos korrigjohen kufijtë, në mënyrë që këto dy komunitete të jenë të kënaqura. Askush tjetër në rajon nuk do të shqetësohej.
Autoritetet serbe, sidomos kryeministri Ivica Daçiq dhe zëvendëskryeministri Aleksandar Vuçiq, u kanë bërë thirrje serbëve të Kosovës që të pranojnë marrëveshjen, duke thënë se Serbisë nuk i duhen më luftëra, as viktima…
Këto janë mesazhet e tyre, që bëjnë përpjekje të tregojnë një atmosferë të mirë, sepse ata kanë fituar çdo gjë që kanë dashur. Serbët tani kanë një rajon autonom në veri, ku kosovarët nuk mund të çojnë ushtrinë as policinë, ku gjyqtarët e tyre nuk mund të marrin vendime; çdo gjë u është lënë serbëve lokalë dhe kosovarët nuk mund të ushtrojnë sovranitetin me forcat e tyre. Natyrisht që udhëheqësit serbë do të flasin në këtë mënyrë, por, një ditë, kur gjërat të shkojnë pak më tutje, do të keni forca politike në Serbi që do të manipulojnë me veriun e Kosovës dhe me komunitetin e atjeshëm serb. Kështu që ai problem do të shfaqet sërish. Por, ky zhvillim i ngjarjeve ka mundur të ndalohet. Njeriu vërtet pyetet se çfarë kuptimi ka që të ndalohen dy grupe njerëzish që të jetojnë atje ku duan të jetojnë. Çfarë kuptimi ka të detyrohen të jetojnë atje ku nuk duan, të jetojnë në vendin tuaj, nëse e dini se për një gjë të tillë, gjithmonë do të prodhojnë probleme.
Archives for December 2015
Sofra e Diellit- MAGJISTRICAT
FASLLI HALITI*/
MAGJISTRICAT/
Dy/
Magjistrica,/
Të dyja lakuriq,/
Rrotullohen natën në lëmë,/
Bark më bark e kurriz më kurriz,/
Tërheqin hënën me litarë magjish/
Rrotull-rrotull magjistricat/
Rrotullohen/
Lakuriq,/
Bark më bark e kurriz më kurriz./
Me lakuriqësi tërheqin hënën/
Hëna/
Nis/
E zbret/
Duke zbritur nga qielli/
Si lopë shegane /
Pëllet. /
Rrotull-rrotull magjistricat
Rrotullohen lakuriq,
Bark më bark e kurriz më kurriz
Me lakuriqësinë të ftohtë tërheqin hënën.
Hënës
Zunë t’i fryhen gjinjtë
Hëna shegane
Pëllet.
Rrotull-rrotull magjistricat
Zbresin hënën tatëpjetë
Djersiten në gjoks,
Djersiten
Në supe, kurriz.
U duhet qumështi hënor,
Esenca e bardhë e magjisë.
Dhe bark më bark e kurriz më kurriz
Rrotull-rrotull magjistricat
Rrotullohen
Lakuriq
Dhe hënën tërheqin me litarë magjish
Dhe duke pëllitur si lopë nëpër natë,
Hëna
Ulet në lëmin me kashtë,
Qumështi i derdhet çurg nga gjinjtë
Magjistricat fusin qumështin në shishe
Esencën e bardhë të magjisë.
Magjistricat hënën
E mjelin
Si lopë.
Hëna
Pëllet…
Rrotull-rrotull magjistricat,
Rrotull-rrotull,
Lakuriq,
Bark më bark e kurriz më kurriz
Hënën e ngrenë prapë përpjetë
Dhe hëna si lopë shegane pëllet…
1995/
DORA/
Dora hapet,/
Mbyllet./
Dora /
Kap,/
Lëshon,/
Jep dhe merr,/
Vë dhe heq pranga,
Lidh dhe zgjidh zinxhirë,
Vë dhe heq litarin,
Godet dhe përkëdhel,
Ngul dhe shkul,
Ngre dhe shemb;
Mbiell dhe korr,
Hap e mbyll dyer,
Dritare.
Lan,
Lyen ;
Dora lan dorën,
E majta lan të djathtën,
E djathta të majtën,
Të dyja lajnë njera – tjetrën;
Dora
Është flori,
Dora është topuz;
Ndan, bashkon
Dora,
Është pykë,
Ndan dhe çan.
Dora pajton,
Dora bëhet grusht,
Bëhet pëllëmbë, qëllon,
Dora përkëdhel;
Flet me gishta,
Flet pa gramatikë,
Pa sintaksë,
Pa morfologji,
Pa gabime drejtshkrimore, ortoepike,
Dora bën dhe ç’bën çdo gjë.
Dora
Autore e çdo vepre,
Autore e çdo ndërtimi,
Autore e çdo konstruksioni,
Autore e çdo shembjeje, shkatërrimi,
Dora firmos lindjet dhe vdekjet,
Dora
Fut dhe nxjerr,
Mbërthen e zbërthen,
Ndez dhe shuan;
Gris
Dhe arnon,
Ngjit
Dhe shqit,
Qep dhe shqep,
Zbardh dhe nxin.
Njeriu s’bën dot pa duar.
Vetëm Zoti bën dhe çbën.
Të bëhet tha Zoti!
Dhe u bë.
U bë dita, nata
Qielli, dielli, hëna,
Yjet.
U bë toka dhe ujërat,
U bënë erërat, breshëri, vetëtima, rrufeja…
U bënë kafshët, shpendët, hidrikët, reptilët, viruset.
Edhe çudibërësi i përrallës i thotë mbretit si një zot virtual:
Unë e shëroj djalin tënd madhëri.
Nëse më gjendet një kostum
Që të mos jetë prerë me gërshërë,
Të mos jetë qepur
Me gjilpërë,
Të mos jetëprerë e shpuar,
Vetëm Zoti dhe përrallat presin dhe qepin pa duar…
10 tetor 2010
*Portret i poetit:VIZ.S.KAMBERI, PIKTOR I POPULLIT
Miratohet me konsensus ligji për dekriminalizimin
Parlamenti voton dhe ndryshimet e nevojshme kushtetuese. Ambasada amerikane në Tiranë, mirëpret vendimin: Ky ligj përfaqëson një hap të rëndësishëm për të ulur ndikimin e elementëve kriminalë në vend/
Nga Armand Mero/ VOA/
Në Shqipëri shumica dhe opozita miratuan sot me konsensus (132 vota pro) ligjin për dekriminalizimin, duke i dhënë fund, pas një viti nga marrëveshja e dhjetorit të 2014, një cështjeje që ka qenë objekt debatesh dhe akuzash për përfshirjen e elementëve me të kaluar kriminale në politikë apo dhe në poste zyrtare. Ligji do të duhet të shmangë përfshirjen në politikë apo emërimin në institucionet kushtetuese apo poste të larta të administrates publike, persona me një të kaluar të errët. Po me konsensus u miratuan dhe ndryshimet e nevojshme kushtetuese, të cilat i hapin udhë zbatimit të menjëhershëm të ligjit. Presidenti Bujar Nishani kishte dhënë ndërkohë paraprakisht pëlqimin e tij, për dekretim të menjëhershëm.
Delegacioni i Bashkimit Evropian e ka mirpritur miratimin me konsensus të ligjit për dekriminalizimin.Ky hap, thotë përfaqisa e BE-së, pritet të forcojë zbatimin e ligjit, përmirësojë integritetin mes zyrtarëve, forcojë luftën kundër korrupsionit por njëkohësisht shtojë besimin e njerëzve ndaj funksionimit të shtetit dhe institucioneve.
Kjo paketë legjislative, thotë delegacioni i BE-së, demostron se dialogu konstruktiv ndër partiak është mënyra më e mirë për gjetur reformat që i nevojiten vendit.
U bëjmë thirrje të gjitha partive politike që të përfshihen në dialog konstruktiv për të çuar përpara çdo sfidë të reformave delikate dhe mbi të gjitha reformën në drejtësi, thuhet në dekleratën e delegacionit të BE.
Efektet e ligjit do të shtrihen mbi të zgjedhurit aktualë si në parlament ashtu dhe në pushtetin vendor. Ai përcakton në mënyrë të detajuar të gjitha kategoritë që preken, që nga deputetët, ministrat apo përfaqësuesit e zgjedhur vendor deri të institucionet e tjera të shtetit, duke penalizuar jo vetëm ata që janë dënuar në Shqipëri por dhe ata që kanë marrë një dënim qoftë edhe jo të formës së prerë, në gjykatat e vendeve të Bashkimit europian, Shteteve të Bashkuara e Kanadasë. Ai parashikon një numër të madh veprash penale kryerja e së cilave bëhet shkas për të mos lejuar ushtrimin e funksioneve publike, si për gjatë gjithë jetës, ashtu dhe për afate të ndryshme kohore në varësi të veprës penale.
Cështja e dekriminalizimit ishte pjesë e marrëveshjes së kërkuar nga opozita vitin e kaluar për rikthimin e saj në parlament. Marrëveshja u arrit me ndërmjetësimin e parlamentit europian, ndërkohë që gjatë këtij viti në mënyrë të përsëritur, si përfaqësuesit e Shteteve të Bashkuara ashtu dhe të Bashkimit europian kanë ushtruar trysni për miratimin e ligjit.
Menjëherë pas miratimit, ambasada e SHBA-së shpërndau një deklaratë me anë të së cilës “mirëpret vendimin e guximshëm të parlamentit shqiptar për miratimin e ligjit për dekriminalizimin. Ky ligj është më i ashpri në Europë kundër kriminelëve në politikë”, nënvizon ambasada duke shtuar se “ndërkohë që ky ligj është rezultat i punës së madhe si nga shumica ashtu edhe nga, në fund të fundit ai është një fitore për qytetarët shqiptarë që duan qeverisje të pastër dhe fundin e korrupsionit. Ndërsa mbetet ende shumë punë për t’u bërë në luftën e Shqipërisë kundër krimit dhe korrupsionit, ky ligj përfaqëson një hap të rëndësishëm për të ulur ndikimin e elementëve kriminalë në vend”, përfundon deklarata e ambasadës amerikane.
Dy ditë më parë në përfundimet për Shqipërinë edhe Këshilli i Ministrave të jashtëm të BE-së nënvizonte se “pret miratimin dhe zbatimin e legjislacionit për përjashtimin e personave me rekorde kriminale nga funksionet publike, gjë e cila do të forcojë besimin e qytetarëve ndaj përfaqësuesve të tyre politik dhe institucioneve publike”.
Historia e lashtë Pellazge dhe mashtrimet serbe
Ne foto:afresket në Manastirin e Deçanit/
Nga Fahri Xharra/
Si shpjegohet lashtësia historike në tokat e Serbisë së sotme ?Pse serbët mundohen me çdo kusht të rreshtohen në popujt më të vjetër të Europës?
A i lejon historiografia botërore falsifikimet serbe ?Sa jemi, ne shqiptarët mbrojtës të trashëgimisë kudoqoft ajo?
A na mallkon historia e lashtë ,pjesëtarë të së cilës jemi ne ?
Këto që do t`i lexoni janë thjeshtë një përgatitje e imja se si serbët e shkruajnë historinë e tyre; janë përkthime të sigurta pa asnjë ndryshim:
Si e shohin Serbët historinë në 40 000 vjetet e fundit? (ISTORIJA SRBIJE U POSLEDNJIH 40.000 GODINA )”
-40.000 vjet paraKr. Paleoliti- gjurmët e para njerëzore në token e Serbisë
-6500-5500 paraKr. Mezoliti- Kultura e Lepencit dhe e Gjerdapit
-4500-3200 parKr. Neoliti i ri 0 Kultura e Vinçës afër Beogradit
-2000 – 1000 vjet paraKr -Koha e bronzit , kultura e Vatinacit ,Dubovac
-1000 paraKr-100 pasKr epoka e Hekurit- fiset Tribalet , Dardanet
– 269 pasKr. perandori Claudios i mundë Gotën në Naissus.
– shek i 3-4-të në tokat e Serbisë lindin disa perandorë romak
– shek -4 Sirmiumi ( Sremska Mitrovica ) kryeqendër romake
– Viti 395 Pas ndarjes se Perandorisë Romake , meritori i Serbisë i takon Lindjes
– Viti 527-565 Justiniani e ngriti Justiniana Primen
-Shek . 6 Sllavët e pushtojnë Nen Danubin dhe vendosen në Ballkan .
Kultura e kohes se bronzit ,ne tokat e Serbisë u pararaqit ne toka e Serbisë (?) rreth 1900 vjet paraKr. në Banat , Srem, Belotić-Bela Crkva , Bubanj-Hum III-Slatina
Ndërmjet viteve 1200 prKr, në Kosovë , Pomoravlje, Baçka dhe Banat filluan bashkësitë njerëzore të cilët banonin , ushqeheshin ; kultivonin grurin , rritnin bagëtitë.
Kjo pjesëz edhe pse nga datat nuk është e saktë shkruan : “ Në fundin e mileniumit të dytë filluan të paraqiten bashkësitë etnike- Dardanët, Triballet ,Iliret dhe Thrakasit “ Ku ishin sllavët (fxh )? Qëllimi është të shpjegohet se serbët ishin pasardhës të këtyre fiseve pellazge.
Në princip spjegohet mirë por me qëllime përvetësimi . Në pyetjet që i bëra në fillim , shkenca shqiptare vendosmërisht duhet ta thotë fjalën e saj !
Por sidoqoftë , të shohim këtë renditje:
– Shkrimi pellazg i “Vinçës 5500 vjet prk
– Shkrimi Sumer3100.prk
– Piktografia Egjyptase 3000 prk
– Shkrimi me kuja Akadik 2500 prK
– Shkrimi indas 2200 prK
– Shkrimi linear i Kretes 1800 prK
– Shkrimi Semit 1800 prK
– Shkrimi Fenikas 1100 prK
– Shkrimi Etrusk 900
Por serbet nuk janë djepi i civilizimit evropian ; kanë ardhur shumë vonë (Evo zašto im smetamo: Srbija je kolevka evropske civilizacije )
Më shumë në revistat , broshurat librat e historisë së Serbisë
Fahri Xharra, 17.12.15
Gjakovë
KRYQI I KUQ, ATMOSFERE FESTIVE PERKUNDER VARFERISE
- « Previous Page
- 1
- …
- 33
- 34
- 35
- 36
- 37
- …
- 94
- Next Page »