• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Archives for December 2015

KA PERFUNDUAR PA ASNJE INCIDENT PROTESTA E PARTISE DEMOKRATIKE

December 17, 2015 by dgreca

Tirane- 17 Dhjetor 2015- Partia Demokratike paraditen e sotme protestoi para sallës së Parlamentit në mënyrë paqësore. Protesta nisi në orën 10:00 dhe ka vazhduar për 3 orë e 40 minuta. Para se të nisin fjalimet e udheheqesve kryesorë të PD-së, protestuesit hodhën vezë, domate, presh, patate dhe tymuese në drejtim të oborrit të parlamentit para të cilit ndodhet një kordon policor.

Drejtuesit e PD-së bëjnë thirrje për mosbindje civile dhe protesta deri në largimin e qeverisë dhe çuarjen e vendit drejt zgjedhjeve të reja.

Ndërkohë brenda në Parlament vijon diskutimi nen për nen i pr/buxhetit dhe paketës fiskale 2016. Deputetët e PD-së kërkojnë abrogimin e rendit të ditës.

Në podium kanë folur pjesa më e madhe e deputetëve dhe drejtuesve të selisë blu. Përveç çasteve të para të tubimit, kur u hodhën vezë dhe sende të forta drejt policisë, si dhe një momenti tensioni mes një pjese të turmës dhe gazetarëve të mediave të ndryshme që ndiqnin protestën, nuk ka pasur incidente të tjera.

Të gjithë folësit në podium kërkuan qeveri teknike dhe zgjedhje të parakohshme. Njëkohësisht me protstën në shesh është zhvilluar dhe seanca e parlamentit ku ka pasur replika mes deputetëve të PD dhe Kryeministri Edi Rama për dekorimin e persekutorëve gjatë regjimit komunist.

Fjalimi i fundit në protestën në shesh u mbajt nga kreu i PD-së Lulzim Basha. Ai hodhi  akuza ndaj qeverisë Rama-Meta, për krizën ekonomike dhe punësimin.

Sipas kryedemokratit, Rama i ruan vendet e punës për trafikantët, njerëzit e inkriminuar. “Sot është një ditë e rëndësishme për Shqipërinë dhe shqiptarët, një javë më parë i dhamë Ramës dhe Metës se të drejtën për të zgjedhur lirisht qeverinë nuk e dorëzojmë”,-tha Basha.

Në fjalën e tij, Basha theksoi se opozita do të vazhdojë me protestat paqësore deri në largimin e qeverisë.

“Në këto dy vite, ekonomia tregoi se ranë investimet e kreditimi dhe u rrit varfëria, papunësia dhe lindi mjerimi. Rama është kryeministri më i pasur i popullit më të varfër. Korrupsion, trafik dhe drogë në këtë qeveri e askush nuk përgjigjet para ligjit. Rama e tregon popullin si hajdut, kur vetë ka thyer çdo rekord hajdutërie. Kush e pranon zëheshtur një qeveri që toleron vjedhjen, kush toleron një qeveri me ministër kryetrafikant, nuk është naiv apo i paditur, por është bashkëfajtor”, tha Basha.

Më tej, kreu i opozitës nënvizoi se është “pro protestave paqësore deri në largimin e qeverisë” para se të falenderonte edhe Policinë e Shtetit.  “E dimë që edhe ju jeni me ne. Jeni me ligjin dhe jo me shtetin e të padrejtës. Jeni me popullin dhe jo me Edi Ramën”, tha Basha.

“U bëj thirrje të gjithëve që të tregojmë qytetari, të tregojmë se jemi ndryshe nga ata, duke mos i prekur asnjë fije floku policisë sonë. Të vendosur që me forcën e mosbindjes të qëndrojmë të pamposhtur derisa të largojmë qeverinë e rrënimit ekonomik dhe korrupsionit”, shtoi kreu i PD-së.

Pas fjalimit të kreut të PD-së, protestuesit janë shpërndarë në mënyrë paqësore.

Filed Under: Kronike Tagged With: Partia Demokratike, Protesta paqsore

Korrigjimi i gabimit me gabim

December 16, 2015 by dgreca

Nga Gavrosh Levonja/New York/

Në një shikim të parë, falja publike që Edi Rama kërkoi nëpërmjet një esse-je të publikuar në mediat e vendit lidhur me dekorimin e një ish-hetuesi, i cili dikur kishte torturuar dhe figura të njohura si i ndjeri At Zef Pllumbi dhe Prof. Sami Repishti është për t’u vlerësuar. Të paktën pasi tregon që kryeministri është në gjendje të reflektojë ndaj akteve e veprimeve të gabuara të qeverisë së tij. Këtë e përforcon edhe vendimi i pak javëve më parë duke ndryshuar me 180 gradë qëndrimin e tij përsa i përket taksimit të biznesit të vogël, duke i hequr apo ulur ndjeshëm taksat në kohën kur kjo katëgori biznesi dhe të vetëpunësuarit kishin filluar të mbyllnin bizneset apo të burgoseshin për mospagim detyrimesh ose për moslëshim kuponi tatimor. Tani, duke i u kthyer faljes së kërkuar nga kryeministri , pasi ta kesh lexuar deri në fund esse-në e tij, nuk është aspak e vështirë të arrish në përfundimin se kemi të bëjmë thjesht me demagogji. “Falja” e kërkuar nga Edi Rama më shumë është një përpjekje për “të larë duart” nga një gabim i rëndë i administratës së tij “rastësor” apo “i qëllimshëm”. Nuk ka si shpjegohet ndryshe një kërkesë për falje pa reflektuar me veprime konkrete të cilat do të vinin gjërat në vendin e duhur. Së pari, në kohën që mediat publkonin esse-në e tij ai duhej të kishte vënë në lëvizje strukturën përkatëse për të rishikuar listën e të dekoruarve duke qëmtuar emrat e “mëkatarëve” të kohës së diktaturës për t’u a hequr më pas dekoratën e dhënë nga Ministria e Mbrojtjes duke anulluar vendimin e gabuar. Të paktën kështu viktimat dhe të afërmit e viktimave të të përfolurit Shyqyri Çoku, në rastin e bërë publik, do të ndjeheshin disi më të lehtësuar. Gjithashtu, kreu i qeverisë duhet të jetë i ndërgjegjshëm se në listën e të dekoruarve nga ministrja e tij e mbrojtjes ka dhe shumë “Çokër” të tjerë. Nga lista e të dekoruarve e bërë publike disa javë më parë, gjë që u bë shkas për ndezjen e debatit, nga njohuritë që kam mund të them se mbi 20 të dekoruar kanë qene pjesë e aparatit represiv të kohës së diktaturës si hetues, prokurorë apo funksionarë të sigurimit famëkeq të shtetit. Së dyti, dhe që është më e rëndësishmja, kryeministri duhej të kishte vënë para përgjegjësisë të gjithë ata zyrtarë të tij duke filluar nga ministrja, të cilët përpiluan listën e dekorimeve dhe e firmosën atë. Logjikisht, për deri sa kryeministri ndjehet i detyruar të kërkojë publikisht falje, do të thotë se ai ose dikush prej ekipit që ai drejton ka bërë faj dhe për këtë duhet të përgjigjet administrativisht deri dhe në shkarkim nga detyra apo duke u dorëhequr. Personalisht këto dekorime nuk i shikoj të shkëputur nga rishfaqja e portreteve e fotove të diktatorit komunist nëpër ceremoni festive zyrtare, nga ceremonitë përkujtimoire të ngjarjeve që instaluan diktaturën komuniste në Shqipëri, siç ishte i ashtuquajturi “kongres” i Përmetit”, shallet e kuq e nderimet me grusht nga zyrtarë e figura të PS-së etj. Të marra së bashku, mendja ta do se nuk janë gjë tjetër veçse teste të radhës për të arritur tek reahabilitimi I diktatorit dhe periudhës së tij. Le të marrim rastin e dekorimeve. Duke pasur parasysh se lufta ka mbi 70 vjet që ka mbaruar dhe moshën e të dekoruarve i bie që gjatë luftës këta të kenë qenë nga 10 deri 15 vjeç, athere për ç’kontribut mund të bëhet fjalë? Ndoshta ministrja e mbrojtjes vlerëson si kontribut ngjitjen e trakteve të partisë komuniste nëpër mure dhe shpërndarjen e tyre?!.. Më e besueshme është që dekoratat u janë dhënë për kontributin e tyre në shërbim të diktaturës. Së treti, Rama, në vend që të kërkojë llogari në ekipin e tij, zgjedh rrugën më të lehtë duke fajësuar Sali Berishën, gjithmonë në bazë të parimit “fajin e ka Saliu”, slogan, i cili jo vetëm e ka humbur efektin por ndikon negativisht, pasi kushdo përdorimin e këtij slogani të stërkonsumuar e shikon si mjet për të justifikuar mosrealizimet apo mëkate të tjera të qeverisjes. Edi Rama mundohet të shesë gafën e dekorimit si pasojë e një ligji të dekretuar në vitin 1994 nga Sali Berisha, athere presaident. Por, para se të servirte këtë version, ai duhej të kishte gati dhe arsyetimin për të shpjeguar se përse vetë Berisha gjatë viteve që ka qenë në pushtet nuk ndërmori aventurën për të dekoruar e nderuar të paktën një të vetëm nga xhelatët e hetuesisë e të burgjeve. Po kështu ai duhej të ishte në gjendje të sqaronte se për ç’arsye PS nuk shprehu ndonjë objeksion ndaj dekretit të Berishës. Në të vërtetë, po të bëjmë një retrospektivë të këtyre 25 viteve rezulton se socialistët, në cilësinë e trashëgimtarëve të PPSH-së kanë qenë shumë më të interesuar dhe kanë bërë demarshe për të nderuar individë dhe akte të kohës së diktaturës. E kundërta po, ka ndodhur. Në vitin 1995 pra vetëm një vit më pas , parlamenti me shumicë demokrate votoi dhe ligjin për genocid, në bazë të të cilit dënoheshin të gjithë të akuzuarit për persekutim e shkelje të të drejtave të njeriut gjatë sundimit komunist. Ishin pikërisht socialistët që e kundërshtuan këtë ligj, megjithse nuk qenë në gjendje të pengonin arrestimin dhe dënimin e disa ish kudrove të lartë të MPB së e hetuesisë së kohës së diktaturës. A është vallë në gjendje Rama të shpjegojë se si është e mundur që nga njëra anë Berisha paska qenë I interesuar të nderojë hetuesit dhe xhelatët e tjerë të birucave dhe nga ana tjetër të mbështesë një ligj i cili në vend të dekoratës u rezervonte prangat? Në vend që kapet pas një dekreti të 21 viteve më parë për të akuzuar Berishën si shkaktar të dekorimeve skandaloze do të bënte mirë të merrte masa për ata që e futën në një telash të tillë duke filluar nga ministrja e tij e mbrojtjes, e cila me t’u bërë publike funksionet dhe bëmat e një pjese të të dekoruarve duhej të kishte dhënë dorëheqjen. Nga ana tjetër kjo do ta shkarkonte vetë kryeministrin dhe nga akuzat për praninë e portreteve të diktatorit në ceremoni festive zyrtare, dhe aktë të tejra ku shprehet nostalgjia për Hoxhën e regjimin e tij, gjë që pas aferës së dekorimeve s’besoj që të jetë një tekë e disa pleqve fanatikë me të cilët sipas Ramës nuk i a vlen të merresh.

 

Filed Under: Analiza Tagged With: Gavrosh Levonja, Korrigjimi i gabimit, me gabim

Protestoni fort për ndryshim,…Por mos shkatërroni!

December 16, 2015 by dgreca

Nga Ilir Levonja-Florida/

Protestoni, por mos digjni. Protestoni fort për ndryshim. Por mos shkatërroni. Protestoni zë lart për të drejtat tuaja. Por mos prishni. Protestoni nga mëngjesi deri në mbrëmje. E po qe nevoja deri në mëngjes. Veç me qartësi. Duke i shërbyer arsyes që ju ka nxjerrur në bulevard. Duke i shërbyer demokracisë që ka nevojë për arkitekt të zotë. Jo shoqni kafesh apo grupe interesi. Protestoni që të ndreqni jetën tuaj. Jo ta varfëroni atë. Çdo gur bulevardi, është një kacidhe e hequr nga xhepi juaj. Çdo xham është një preteks i sundimtarit tuaj. Kësisoj do ju justifikohen. Kësisoj do sundojnë. Dhe ju nuk do dëgjoni asgjë tjetër. Veç bojkot, sherr parlamentar, fjalor harbutësh, mos komunikim, kriza politike dhe kriza të përjetshme në tranzicionin e pushtetit nga njëra pale tek tjetra. Protestoni që të prodhoni punëtorë të shtetit, jo shushunja të tij. Protestoni që atë karrike Kuvendi, ta marri ai që shkon në punë. Që e merr lekun me djersë. Duke u lodhur për përmisimin e jetës tuaj. Pasi pushteti vjen nga ju. Protestoni që të prodhoni të ardhme për fëmijët tuaj. Dhe me që jemi tek fëmijët. Protestoni…, pasi borxhi që kanë në qafë. Të paktën deri më sot. Do i mbaj ata më të ndarë nga sa jemi ne tani. Në një atdhe që i përket të gjithëve. Eshtë e thjeshtë. Mendoni se çfarë ka fëmija juaj. Dhe çfarë ai i liderit tuaj. Shoqëria jonë nuk ka nevojë të bëj garë për të pasuruar liderët. Por ju. Mendoni përse ju ecni më këmbë, me urban… me trenin demode. Kur shtetarët tuaj diskutojnë markat e veturave. Protestoni për një atdhe ku t’u bashkojë jo vetëm futbolli. Protestoni për një atdhe ndryshe. Jo si ky…,I cili për ironi të gjaknxehtësisë sonë, ndjenjës vulgare të urrejtjes për njëri-tjetrin. Na mban të ndarë në pesë shtete. Protestoni kundër çdo klike. Çdo shenje robi që nuk ngopet me pushtet. Demokracia është rrjedhë uji. Lëviz…, gjithë kohës. Sot jam unë. Nesër ti. Dhe duhet t’i themi shoku-shokut urime, jetë e shëndet. Mbarësi. Jo plaç, jo poshtë, jo lart, jo shporru. Duhet ta presim e ta përcjellim njëri-tjetrin. Protestoni për t’i thonë Jo, e përsëris…, shoqërisë së një kafeneje. E cila vjen në pushtet se unë të kam inat ty. Dhe ti mua. Protestoni që të keni vendin e punës tuajin. Në bazë të një kontrate aftësie e kualifikimi profesional. Jo partiak. Protestoni që mos të rrini me sytë nga WesterUninon. Nga qielli, nga deti, nga sportelet e llotarive. Ai vend nuk merr fund pse largohet një Kryeministër. Përkundrazi është duke shkuar drejt fundit nëse mendojmë dhe luftojmë njëri-tjetrin nën emrin e një udhëheqësi. Ndofta është nuhatja juaj të cilës i druhen edhe ambasadat e huaja. Njerëzimi është një lloj magjie. Një stinë që gjallon jo në raport me diellin në qiell. Por me atë në që ka midis vedit. Vjen një çast kur edhe pritshmëria merr fund. Mbaron durimi. Pyesni veten. A jeni të aftë për punë? Apo jeni krijesa që duhen ushqyer? Nëse është e para. Nëse ju hanë duart. Ju vret koha e tepërt. Ta dini, nuk është faji juaj por atyre që keni zgjedhur. Ndaj duhet ndryshim. Biles rrenjësor. Protestoni dhe mos ndaloni. Të zgjedhësh një here gabim. Dy here, tre, katër… është gabim njerëzor. Të zgjedhësh përjetësisht kështu është faj. Protestoni dhe zbytheni nga karrika çdo mëndjemadh. Çdokënd që ju përbuz. Që ju vjen tek porta në kohë fushate. Ju flet për prosperit. për kundërshtarë tradhtarë. Ndërkohë ju nuk drita. Nuk keni ujë. Nuk keni rrugë. Dhe normalisht, jetoni të zemëruar me fqinjin tuaj. Me ndjenjën e zilisë. Me nofkën komunist, i kuq, demokrat, socialist etj. Protestoni dhe shkundni me hapat tuaja çdo emër qeveritari. Protestoni edhe për mijra e mijra arsye të tjera. Kaq sa përmenda unë janë veçse një grusht prej tyre.

 

Filed Under: Opinion Tagged With: Ilir Levonja, Por mos shkatërroni, Protestoni fort për ndryshim

Kosova inauguron “autostradën” energjetike drejt Shqipërisë

December 16, 2015 by dgreca

-Kosova ka përfunduar “autrstradën” energjetike drejt Shqipërisë, në 14 dhjetor u bë energjizimi testues i linjës së re interkonektive të tensionit të lartë 400 kV deri në kufi, e cila lidhë nënstacionet Kosova B dhe Tirana 2, ndërsa nesër inaugurohet/

Nga Behlul Jashari/ PRISHTINË, 16 Dhjetor 2015/ Në Kosovë, nesër inaugurohet Projekti “Rregullimi Sekondar Frekuencë-Fuqi Kosovë-Shqipëri” dhe përfundimi i punimeve në linjën interkonektive 400 kV deri në kufirin me Shqipërinë.

Ceremonia solemne mbahet në Nënstacionin 400/220 kV Kosova B, në Kastriot, duke filluar nga ora 15:00, iu bë e ditur sonte korrespondentit në Kosovë të gazetës Dielli.

Të pranishëm në do të jenë kryeministri i Kosovës Isa Mustafa, ministri i Zhvillimit Ekonomik, Blerand Stavileci, zëvendësministri i Energjetikës dhe Industrisë i Shqipërisë, Ilir Bejtja, përfaqësues të Ambasadës së Gjermanisë dhe Shqipërisë dhe përfaqësues të tjerë të ambasadave dhe institucioneve vendore dhe ndërkombëtare nga sektori i energjisë në Kosovë dhe Shqipëri.
Kosova ka përfunduar “autrstradën” energjetike drejt Shqipërisë, në 14 dhjetor u bë energjizimi testues i linjës së re interkonektive të tensionit të lartë 400 kV deri në kufi, e cila lidhë nënstacionet Kosova B dhe Tirana 2, duke kaluar nëpër territorin kosovar në zonat e 8 komunave – Obiliq, Vushtrri, Drenas, Malishevë, Rahovec, Gjakovë, Deçan e Junik dhe të mëse 45 fshatrave.

Në linjën interkonektive 400 kV Kosovë-Shqipëri, në pjesën kosovare në fund të muajit shtator u përfundua me ngritjen e të gjitha shtyllave elektrike. Ngritja e shtyllës së fundit elektrike, 239, u bë pranë kufirit në Qafë Morinë, ndërkohë që ishin shtruar mbi 50 km përçues elektrikë.

Kosova dhe Shqipëria në vitin 2016 inaugurojnë gjithë “autostradën” energjetike, paralajmëronte kryeministri kosovar Isa Mustafa, i pyetur nga korrespondenti në Prishtinë në një konferencë për shtyp në verë, muajin gusht, ku ka folur edhe për bashkëpunimet në fushën e energjetikës e të tjera.

“Rrjeti energjetik mendojmë se vitin e ardhshëm duhet të aktivizohet. Sivjet presim që të kryhen të gjitha punimet në pjesën tonë, edhe në pjesën e Shqipërisë kryhet vitin e ardhshëm dhe do e inaugurojmë”, ka theksuar kryeministri kosovar Mustafa.

Kreu i qeverisë së Kosovës ka bërë të ditur se, është duke u punaur që të sigurohet edhe tregu i përbashkët i energjisë elektrike, që të bëhet këmbimi i saj.

Që para fillimit të punimeve, në fazat e përgatitjeve, burimet në Prishtinë kanë njoftuar se projekti për ndërtimin e linjës interkonektive 400 kV Kosovë-Shqipëri konsiston në ndërtimin e një linje te tensionit të lartë me gjatësi rreth 238 km, prej së ciles 85.5 km në territorin e Kosovës dhe 153.5 km në territorin e Republikës së Shqipërisë.

Në 21 dhjetor të vitit 2013, në praninë e ministrit të Energjetikës dhe Industrisë të Republikës së Shqipërisë, Damian Gjiknuri, ministrit të atëhershëm të Zhvillimit Ekonomik të Kosovës, Fadil Ismajli, dhe ambasadorit të Gjermanisë në Kosovë në atë kohë, Peter Blomeyer, në hapësirat e Lidhjes Shqiptare në Prizren, në një ceremoni solemne, është nënshkruar kontrata për ndërtimin e linjës interkonektive 400 kV Kosovë-Shqipëri.

Në 10 mars 2015, ministri i Energjisë dhe Industrisë së Shqipërisë, Damian Gjiknuri, dhe ministri Kosovar i Zhvillimit Ekonomik, Blerand Stavileci, të shoqëruar edhe nga drejtuesit e operatorëve të transmisionit dhe rregullatorëve të energjisë të të dyja vendeve, kanë vizituar nënstacionin 400/220kV – Kosova B në Obiliq, ku janë njoftuar për së afërmi me punën që po bëhej për realizimin e interkoneksionit Kosovë-Shqipëri.

Me atë rast u theksua se ecuria e mirë e punimeve në ndërtimin e linjës 400 kV Kosovë- Shqipëri, ku 1/3 e projektit ishte përfunduar, rriste pritshmëritë se deri në fund të këtij viti do të përfundonte pjesa nga Kosova dhe deri në pranverën e vitit të ardhshëm edhe pjesa e Shqipërisë.

 

Filed Under: Ekonomi Tagged With: austraden energjitike, Behlul Jashari, Kosova inauguron, me Shqiperine

TEATRI I SHËMTUAR I KRYEMINISTRIT !

December 16, 2015 by dgreca

Nga Besim NDREGJONI/

Kryeministri Edi Rama ka filluar një ofensivë ideologjike e propogandistike ndaj antikomunistëve shqiptarë dhe familjeve të tyre që përballuan me stocizëm të paparë diktaturën më të egër e kriminale të Partise Komuniste . Ofensiva e radhës së Kryeministrit janë ish të përndjekurit politike antikomunistët shqiptare dhe familjet e tyre. Dje në qytetin antikomuniste të Shkodrës, Kryeministri deklaroi në aktivin e PS se ishte një gabim dekorimi i torturuesit At Zef Pellumbit, dhe i Prof Sami Repishtit, nga qeveria e tije…Hipokrizia dhe abuzimi i paskrupull i një Kryemistri, i cili ka 25 vite që nuk i kërkon falje familjes së Poetit Havzi Nela.. ka 25 vite që mijera familjeve te përndjekura politike u tregon mëllefin e tij duke promovuar xhelatet në pushtet e përbuzur viktimat. Në rolin e një sunduesi dhe aspak të qeverisjes vazhdonte hipokrizine e tije në një qytet të martirve dhe rezymeja e tije urretje ishte para trashgimtareve të persekutorve, se antikomunistët shkodran ka 25 vite që i tregojnë vendin. Falja e tijë për dekorimet e torturuesit Shyqiri Coku  do të qetsonin shpirtrat e dy ish te burgosur politike të ndjerit At Zef Pëllumin, dhe ikonës Prof. Repishti duke i ndare këto nga mijera të burgosur dhe të përndjekurit e tjere. Nuk besoi se shpirti i Zef Pllumbit, dhe ndërgjegjja e ikonës Repishti do të jene të qeta me këtë falje pa u kërkuar falje bashkevuajtëve të tjerë. Urrejta e këtij Kryeministri ndaj familjeve fisnike shqiptare ish të përndjekura politike që përballuan diktaturën nuk po njeh kufi dhe tani mbas 25 vitesh. Ishte qesharake dhe tragjike për këtë sundimtare i cili ne rolin e nje shpifsi te rëndomt më sulmoi mua si Kryetar i Unionit te Burgosurve dhe të Përndjekurve Politike të Shqipërise i mandatuar nga shumica e të burgosurve dhe të përndjekurve politike për thirrjen time njerzore e morale për të shkulur bunkerin e tij simbolin e diktaturës.. aq abuziv ishte sa me bëri Kryetar të bashkimeve profesionale e poet të Enverit.. të meshiroi Kryeministër .Po të kisha qënë Kryetar i Bashkimeve Profesionale do të isha deputet i partisë tënde me sekretarin e rinise Fatmir Xhafen… po të kisha pasur dellin për poezi dhe të i kisha thurur poezi Enverit tënd të dashur do të isha antar i partise tënde, me Taulant Ballen. Abuzimi i juaj me thashe e theme e shpifje   me detyron të ju mëshiroi..Pse more zoti Kryeminister, ti djali i antarit të komitetit qendror të partisë komuniste , dhe Presidjumit të kuvendit popullor , profesor i artit të realizmit socialistë që ke përbuzur me qindra artistë me shkarravinat tuaja në mbrotje të ideologjise që denonte artin borgjez, paske të drejte të bëhesh Kryeminister dhe të qeverisish Shqipërine,  kurse une biri i një të burgosuri politike nip i tre të pushkatuarve politike , dhe dy të vdekurve në hetusi , nuk paskam të drejte të mbroj të drejtat dhe lirite e mia e të familjeve të përndjekura politike. Ne mijra djem e vajza të të ekzekutuarve dhe të burgosurish politike nuk paskemi të drejte të jemi pjese e politikebërjes.. Statusin tim si i përndjekur politike e përcakton ligji zoti Rama dhe jo ju. Mos harro se përsekutimin ndaj familjes time për 50 vite të diktaturës ka prekur 7 breza… kurse ju si pinjoll i udhëheqjes diktatoriale me   pushtetin politike të korruptuar keni krijuar pasuri maramamendse për 7 breza..e ka kontroluar dosjen time cdo pushtet politike dhe e kan parë certifikaten e pastërtise morale.. për akuzat që bëre ndaj meje trego dokumentacionin ose kërko falje përpara se të përballesh me drejtsine si shpifse . Une e dua Shqiperine atdheun tim , ti e ke përbuzur në France duke e paraqitur atë një bukner me lecka.. Dje kur ishe ne opozite dhe të ftonja në aktivitetet e mia si në ekspoziten shkrimtareve të vrarë nga diktatura isha i përndjekur sot që je në pushtet dhe denoncoi projektetet tuaja urretjse ndaj shtresës time.. paskam qëne i priviligjuar. Ne jemi në pozicjone të ndryshme zoti Rama ..Ty të trondit zëri im në mbrotje të lirisë, pse mbroj të drejtat e antikomunisteve ish të përndjekur politike, ti mbron kriminelët që ekzekutuan këto krime në emër të partisë që përfaqesonit. E quajte thirrrjen time dhune ndaj bunkerit..dhe smban pergjegjesi për dhunën që u ke shkaktuar klasës të përndjekurve politike për 25 vite, ke caktuar ditë çlirimi 29 nëndorin që është dita e pushtimit diktatorial ndaj shqiptareve.. ke refuzuar ligjin e hapjes së dosjeve duke mos lejuar lustracionin dhe drejtsinë të denoi krimet monsturoze të komunizmit. Partia që drejtoni ju ka ik nga parlamenti dhe nuk ka qënë dakorte me rezolutën e asamblesë së Këshillit të Europës për denimin e krimeve të komunizmit.. e ke mbushur paralamentin me hetues dhe operativa sigurimi. duke përbuzur vuatjet dhe pushkatime tona.Për dy vjet të qeverisjes tuaj e ke mbushur administraten me kriminele të diktaturës , ty të qan zemra për të burgosurit politike… dhe ke emruar në ministrinë e mbrendshme zv-ministrin që i ka torturuar të burgosurit e Spacit Qani Sadikun e Skënder Halucën etj.. Genjen kur thua kam dëmshpërblyer të përndjekurit politike me 5 këste.. kur realisht kë dhënë 3 këste për 300 të burgosur politike e PD ka dhënë 24 mije qytetarve 2 këste…shëtit në çdo manifestim qeveritar ,me fotot e diktatorit , detyron femitë të nderojne me grusht në cermonitë e datave simbol të diktaturës , sëbashku me ministrat e tu nderon vrasit e shqiptarve të pafajshëm me shallat e bolshevizmit.. projekton bukere mbi dhomat e nëndheshme ku jane kryer krime e jane akoma pa u thare gjaku i shqiptarëve të vrarë, dhe ti mbi atë gjak don të vendosish fotot e diktatorit, me qënse dështove tek bukearti i parë.. Nuk ke lejuar që të bëhet një muze për krimet e komunizmit. Ne sot po përbaltemi nga ata që dje kryen krime ndaj nesh, ata sot në vend që të kërkojnë falje e të i vrasi ndërgjegjja për krimet , marrin guximin dhe fyejn ata djem, nipër e mbesa , të cilët të detyruar nga masakrimi i partise tënde u priviligjuan nga çdo e drejtë njerzore, duke ju mohuar të gjitha të drejtat e liritë e tyre. Sot familjet tona po ndeshen me një padrejtësi të madhe , keqtrajtimin e viktimave të komunizmit nga bijt e etërve të djeshëm, Sakrificat , qëndrimin heroik që nuk ju nënshtruam “luftës së klasave “ fenomeni më negativ i shekullit 20. Familjet tona me fitoren morale kunder shnjerimit komunist ka fituar të drejtën e “kapitalit moral” të shoqërise shqiptare. Këtë të drejt e konfirmon pafajsia e jonë që është stigma ma pozitive e zhvillimit politik në Shqipëri. I kujtojmë Edvin Ramës se kur ju duarttrokishtshi masakrën komuniste ndaj nesh ne kishim guximin dhe i thamë: JO diktaurës, Pra spiunimin gjejeni tek vetvetja që i shërbenit diktaturës dhe jo tek ne fisnikët që e përbuznim pushtetin diktatorial. Sot ne kemi të drejtën me ju akuzue mospërfilljen e pushtetit të mazhorancës në vendin tonë., sepse ne jemi të pafjshëm. Pafajsia asht thelbi i sakrificave tona i rezistencës tonë antikomuniste. Ne sot ju kërkojmë të kërkoni falje për akuzën dhe urretjen që tregoni ndaj familjeve antikomuniste ish të përndjekur politike si Kryeministër i këtij vendi. Ju në vitet 80 bashkëpunonit me revistën e sigurimi të shtetit “ Në shërbim të popullit” Nr. 11 nëndor 1983…Cdo referncë e juaj anti morale, po përballet me moralin tonë të padiskutueshëm për të ndërtuar një Shqipëri njerzore. Mashtrimi në politikë është gënjeshtër që ka rrjedhime. Dhe mashtrimi i radhës është Projekt i bunkerit tuaj të paligjshëm. e dyta me këtë projekt ju i riktheni shoqerise jo masakrat e krimit por në ato tre dhoma torturash doni ta mbushni me fotot e udhehëqesit shpirteror, në ato dhoma ku paraardhsit tuaj i kan mbushur me gjak te pafajshem të shqiptarve antikomuniste. Ju synoni të fshini të gjith ata që e kan stausin ligjor të përndjekjes politike, dhe qellimi dihet të zvoglojnë nr, e të përndjekurve dhe të fshijnë nga kujtesa krimet monsturoze komuniste. Dhe me eleminimin e klasës së të përndjekurve, Kryeministri aktual dhe kjo mazhorancë që është   e mbushur me individë të inkriminuar në krimet ndaj familjeve tona kryen misionin e saj në mbrotje të diktaturës pa e nxjerrë para drejtsisë krimet që u kan ndodhur familjeve tona për 45 vite diktaturë . Poshtrimi i kundërshtarit politik nuk është fitore , por shkatrimi i gjysmës shqiptare që mendon ndryshe.

I ftojmë ambasadorët e akredituar në Tirane, në respekt të misionit të tyre . në respekt të lirive dhe të drejtatave të njeriut, të mos jenë indiferent ndaj dhunës kryeministrore ndaj klasës antikomuniste shqiptare që është pjesa më fisnike e qëndrestare dhe miqësore e vendeve që ata përfaqësojnë. Të mos jenë indiferent ndaj urrejtjes dhe përbaltjes e papërgjeshmërisë së një Kryeministri që për moto ka pushtetin e tij personal dhe jo demokracinë. Pushteti është mjet në demokraci , asht qellim në diktaturë! Qëllimi i pushtetit është forcimi i kohezionit social shqiptar, e jo “luftë klasash” Në rastin tonë kohezioni social kërkon pastrimin e krimit dhe të kriminelit komunistë ,në një proces të mbështetur në drejtësi , është rikthimi i plot në liri në dinjitet për të gjithë . Një shtet dhe shoqëri e këtill nuk mund të ndërtohet mbi padrejtsinë. Zeri im nuk hesht si gjate ketyre 25 viteve në mbrotje të lirise dhe në denoncimin e krimeve të partise tuaj dhe ndaj shpifjeve të tuaja zoti Kryeministër.

Të jeni i bindur se ne bijte e të martirizuarve të diktatures komuniste do të denocojmë krimet e partisë tuaj kriminale dhe nuk do të ju lejojme të fshini memorien e këtij kombi se doni të rivritni ndërgjegjen e një shoqerie me pushtet politikë.

 

 

Filed Under: Opinion Tagged With: Besim Ndregjoni, i Kryeministrit, Teatri i shemtuar

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 37
  • 38
  • 39
  • 40
  • 41
  • …
  • 94
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Kontributi shumëdimensional i Klerit Katolik dhe i Elitave Shqiptare në Pavarësinë e Shqipërisë 
  • Takimi i përvitshëm i Malësorëve të New Yorkut – Mbrëmje fondmbledhëse për Shoqatën “Malësia e Madhe”
  • Edi Rama, Belinda Balluku, SPAK, kur drejtësia troket, pushteti zbulohet!
  • “Strategjia Trump, ShBA më e fortë, Interesat Amerikane mbi gjithçka”
  • Pse leku shqiptar duket i fortë ndërsa ekonomia ndihet e dobët
  • IMAM ISA HOXHA (1918–2001), NJË JETË NË SHËRBIM TË FESË, DIJES, KULTURËS DHE ÇËSHTJES KOMBËTARE SHQIPTARE
  • UGSH ndan çmimet vjetore për gazetarët shqiptarë dhe për fituesit e konkursit “Vangjush Gambeta”
  • Fjala përshëndetëse e kryetarit të Federatës Vatra Dr. Elmi Berisha për Akademinë e Shkencave të Shqipërisë në Seancën Akademike kushtuar 100 vjetorit të lindjes së Peter Priftit
  • Shqipëria u bë pjesë e Lidhjes së Kombeve (17 dhjetor 1920)
  • NJЁ SURPRIZЁ XHENTЁLMENЁSH E GJON MILIT   
  • Format jo standarde të pullave në Filatelinë Shqiptare
  • Avokati i kujt?
  • MËSIMI I GJUHËS SHQIPE SI MJET PËR FORMIMIN E VETEDIJES KOMBËTARE TE SHQIPTARËT  
  • MES KULTURES DHE HIJEVE TE ANTIKULTURES
  • Historia dhe braktisja e Kullës së Elez Murrës – Një apel për të shpëtuar trashëgiminë historike

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT