• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Archives for December 2015

SKANIMI I 33 KRYEMINISTRAVE TË SHQIPËRISË

December 30, 2015 by dgreca

-Një libër që duhet ta ketë çdo shtëpi shqiptare-(Roland Qafoku: “Historia e 33 kryeministrave të Shqipërisë, botoi “Onufri”,Tiranë, 2015)/
*Gjatë 103 vjetëve pavarësi (1912-2015), Shqipëria kishte 33 kryeministra/
* Nga 33 kryeministra, 20 ishin të diplomuar jashtë Shqipërisë; 12 në universitetet e Perandorisë Osmane, ndërsa 8 në universitetet e Perëndimit/
* Nga 24 kryeministrat e vdekur, 10 janë vrarë në mënyra e rrethana të ndryshme, disa nuk janë sqaruar kurrë; 6 nuk kanë varre fare, ndërsa 7 kanë varret jashtë Shqipërisë/
Nga Adil FETAHU/

Cilët ishin kryeministrat shqiptarë

Në periudhën 103-vjeçare të shtetit shqiptar, shteti ka kaluar në situata, sisteme e reforma të ndryshme, shumë kohë nën okupimin e ushtrive të hueja, prandaj edhe kryeministrat kanë punuar e vepruar në kushte të ndryshme. Në këtë pak më shumë se një shekull, shtetin shqiptar e kanë udhëhequr 33 kryeministra. Të gjithë kanë qenë meshkuj. Po a ishte i lakmueshëm posti i kryeministrit? Gjithsesi po, se përndryshe askush nuk i ka detyruar ta pranojnë detyrën, por shumëkend e kanë detyruar të jep dorëheqje apo eliminuar në mënyrë tjetër. Kur arrin majën, prit rënien, thotë urtia popullore. Nga lakmia për pushtet, lëvdata, para e pasuri, shumë kryeministrave posti ua hëngri kokën. Ata kanë shkaktuar viktima, por shumë prej tyre edhe vet janë bërë viktimë.
Po, të shohim cilët ishin ata 33 kryeministra të Shqipërisë sipas radhës. I pari kryeministër shqiptar, ishte i madhi Ismail Qemali, pas tij vijnë me radhë: Esat Pashë Toptani, Turhan Pasha, Sulejman Delvina, Iljaz Vrioni, Pandeli Evangjeli, Qazim Koculi, Hasan Prishtina, Idhomen Kosturi, Xhafer Ypi, Ahmet Zogu, Shefqet Vërlaci, Theofan Noli, Mehdi Frashëri, Kostaq Kotta, Mustafë Merlika Kruja, Eqrem Libohova, Maliq Bushati, Rexhep Mitrovica, Fiqiri Dine, Ibrahim Biçaku, Enver Hoxha, Mehmet Shehu, Adil Çarçani, Fatos Nano, Ylli Bufi, Vilson Ahmeti, Aleksandër Meksi, Bashkim Fino, Pandeli Majko, Ilir Meta, Sali Berisha, dhe Edi Rama. Kur i lexova këta emra, u binda në vlerësimin e recensentit të librit, Shaban Sinani, se “po të bëhet një test jo me nxënës e studentë por me profesorët e tyre, ndoshta as një të tretën emrave të bashkëqytetarëve të vet, që kanë kryesuar qeveritë shqiptare ndër kohëra, nuk do të gjenin”. Unë them se nuk do t’i dinim të gjithë as këta të pas vitit 1991.

Ndërrime të shpeshta të kryeministrave

Në periudha të ndryshme krizash, kryeministrat dhe qeveritë binin si gjethet në vjeshtë.
Rekordin e minimumit të shërbimit në pozitën e kryeministrit e mbanë Qazim Koculi vetëm një ditë (më 6 dhjetor 1921), pastaj tij vjen Hasan Prishtina me vetëm 5 ditë (7 – 12 dhjetor 1921) dhe Idhomen Kosturi 12 ditë (12-24 dhjetor 1921). Brenda më pak se një muaj, u ndërruan tre kryeministra. Ndërkaq, rekordin e maksimumit e mbanë Mehmet Shehu me 27 vjet e 5 muaj (20 korrik 1954 – 18 dhjetor 1981), që atë post e mori nga paraardhësi i tij, Enver Hoxha i cili postin e kryeministrit e mbajti dhjetë vjet (prej 23 tetor 1994 –deri më 19 korrik 1954). Mehmet Shehu ishte i vetmi kryeministër që vdiq deri sa ishte në detyrën e kryeministrit. Iljaz Vrioni, Ahmet Zogu dhe Fatos Nano janë zgjedhur nga tri herë në potin e kryeministrit. Ma i ri me moshë që mori detyrën e kryeministrit ishte Ahmet Zogu (27 vjeç), ndërsa më i moshuari ishte Pandeli Evangjeli (76 vjeç). Tre kryeministra ishin pa diplomë universiteti: Pandeli Evangjeli, Maliq Bushati dhe Enver Hoxha. Po 14 kryeministra kishin tituj bejlerë, 2 pashallarë, 3 profesorë dhe 4 doktorë shkence. Përkah profesionet: 6 ishin ekonomistë, 5 ushtarakë, 3 administratë e diplomaci, 3 juristë, 3 inxhinierë, 2 mjekë, 2 artistë, 1 agronom, 1 kimist dhe 1 pedagog. Nga përkatësia fetare 24 ishin myslimanë, 8 ortodoks dhe vetëm 1 katolik (Edi Rama). Vetëm Noli ishte “beqar”, ndërsa 5 kryeministra kishin gratë prej shteteve të hueja.

Të mburresh apo të turpërohesh me kryeministrat shqiptarë

Është shumë relative të vlerësosh punën, përkushtimin dhe efikasitetin e punës së kryeministrave shqiptarë, në ato kushte të pamundshme, shumë kohë nën okupimin e huaj. Disa prej tyre e kanë dashur Shqipërinë dhe popullin e vet dhe janë përpjekur për t’i dhënë emër e nderim. Por është e pafalshme që shumë prej tyre të mos kenë nderim as konsideratë ndaj paraardhësve të vet.
Një Ismail Qemal bej Vlora, la karrierën e shkëlqyer, oferta për poste e lukse që i ofronte Porta e Lartë, la familjen pasurinë e tij, vetëm për ta bërë Shqipërinë e për t’i shërbyer deri në fund të jetës që i erdhi me helmim. Sulejman Delvina që pas Kongresit të Lushnjës pothuajse e rithemeloi shtetin shqiptar, po edhe Ahmet Zogu që si kryeministër, kryetar e mbret, e stabilizoi shtetin shqiptar, për të cilin Faik Konica shkruante se “ishte ekzekutivi më i shquar në botë”! Qeveria komuniste (1946) e dënoi me vdekje, në mungesë, dhe për të qenë ironia e plotë, e njëjta qeveri e dënoi me vdekje dhe ekzekutoi edhe atentatorin e Ahmet Zogut (Beqir Valterin, i cili e plagosi zogun në hyrje të Parlamentit).
Kishte edhe të atillë kryeministra që të bëjnë të turpërohesh, siç ishte Esat Pashë Toptani, i cili ndihmoi ushtrinë serbe të depërtojë në Shqipëri, që krijoi qeveri paralele, që pas vrasjes qëndroi 14 muaj në morg, sepse askush nuk shkoi për ta marrë, dhe që sot e kësaj dite ka varrin në varrezat e serbëve në Paris!
Po një Turhan Pasha me një karrierë brilante që kishte mbajtur 40 poste të larta dhe ishte shpërblyer me 23 medalje e grada të larta në Perandorinë Osmane, udhëhoqi Delegacionin e Shqipërisë në Konferencën e Paqes në Paris (1919), por që në fund e braktisën, e lanë të sëmurë e pa bukë, dhe vdiq e u varros në Francë! Një Iljaz Vrioni, firmëtar i pavarësisë, delegat në Kongresin e Lushnjës, tri herë kryeministër i shërbeu shtetit dhe për vete mori vetëm vuajtje. Nën qeverisjen e tij, Shqipëria mbajti zgjedhjet parlamentare sipas një formule që sot duhet t’ia kemi lakmi: 500 zgjedhës e zgjedhnin një përfaqësues, dhe 24 përfaqësues zgjedhnin një deputet. Kështu u zgjodh një parlament me 95 deputetë, personalitete e emra të njohur, siç ishin në mesin e tyre edhe: Fan Noli, Kristo Dako, Kristo Floqi, Luigj Gurakuqi, Mit-hat Frashëri, Ndre Mjeda, Sejfi Vllamasi etj. Regjimi komunist ia shkatërroi edhe varrin dhe ia humbi eshtrat! Edhe në kabinetin e Hasan Prishtinës ishin Fan Noli, Luigj Gurakuqi, Kristo Dako, Hoxhë Kadria e personalitete tjera të njohura, por pushteti i Hasan Prishtinës zgjati vetëm 5 ditë. Vet kryeministri katër herë ishte i dënuar me vdekje, por u vra tradhtisht në Selanik (më 14 gusht 1933). Idhomen Kosturi që ishte vetëm 12 ditë kryeministër, pas Hasan Prishtinës, ishte një filantrop e bamirës. Ai la testament tërë pasurinë e tij për themelimin e një azili në Durrës për pleq e plaka të varfër-a. Shefqet Vërlaci ishte një kuisling tipik. Vetëm një ditë pas marrjes së detyrës së kryeministrit (nën okupimin italian), e shpalli Benito Musolinin qytetar nderi të Shqipërisë, dhe shihni se me çfarë motivacioni se: “Tue marrë parasysh se shkelqësia e tij, Bentio Musolini, Duçja i madh i fashizmit, në momentet historike për popullin shqiptar, ka tregue dashuri për Shqipninë, së cilës nuk i ka cënuar të drejtat e saj të shenjta si shtet sovran indipendent, gjana këto që populli shqiptar i ka ruejt deri më sot si thesaret e tij më të çmueshme…”! Si kryeministër kuisling, Vërlaci ka nënshkrua të gjitha aktet e luftës italo-greke të Shqipërisë, që në bazë të tyre edhe sot Greqia e mban në fuqi Ligjin e luftës me Shqipërinë!
Fan Noli, kryeministri më i arsimuar, u zgjodh me short, por nëse ishte intelektual par ekselans, poet e përkthyes i shkëlqyer, për te thuhet se si politikan ishte një dështak. Me që në zyrë i binte kornos angleze, doli fjala: “Shqipëria po digjet, kryeministri i bie fyellit”! Prej 83 vjetëve që jetoi, vetëm 5 vjet jetoi në Shqipëri, por gjithë jetën e deshi Shqipërinë aq shumë. Mbahet mend për shumë të mira që ka bërë për Shqipërinë e kulturën shqiptare, por fjalimi brilant që mbajti në Lidhjen e Kombeve (shtator 1924) la mbresa në gjithë botën. Në shenj falënderimi presidentit amerikan për përkrahjen që i dha Shqipërisë, Noli e pagëzoi qytezën e Shëngjinit me emrin Vilson. Mehdi Frashëri, doktor i shkencave politike dhe ekonomike, ishte intelektual i kalibrit të lartë, dhe kishte qenë në funksione të larta të Perandorisë, dhe kreu me sukses edhe shumë funksione në shtetin shqiptar. Kostaq Kotta vdiq në Burgun e Burrelit, të cilin e kishte ndërtuar sa ishte kryeministër. Si i burgosur kishte shkruar në muret: “Burrel, hyn e s’del”. Të burgosurit tjerë, me ironi i thoshin: “Ti Koço duhej ta kishe projektuar një burg më të mirë, tani le të vuash. – Ku ta dija unë se një ditë do vi edhe vet këtu”, u përgjigjej Kotto. Mustafa Merlika Kruja ishte një nga firmëtarët e pavarësisë, por si kryeministër në Shqipërinë e okupuar cilësohet si bashkëpunëtor i fashizmit italian, në një intervistë dhënë për “Corriere Della Sera” (1942), kishte deklaruar: “Më mirë një Shqipëri gjysmë e pavarur, por me Kosovën, se sa një Shqipëri krejt e pavarur, por pa Kosovën”. Eqrem Libohova, ishte doktor i shkencave ushtarake (nga Brukseli), kishte pasur miqësi direkte me presidentin e Turqisë, Kemal Ataturkun. Në vitin 1931 u plagos në Vjenë nga atentatori kundër Zogut. Maliq Bushati, nga familja e njohur e Bushatlinjëve, pa i bërë keq askujt, u gjykua dhe ekzekutua nga regjimi komunist, bashkë me Lef Nosin e Tonin Harapin. Rexhep Mitrovica ishte nja shtatë muaj kryeministër, kur Kosova ishte e bashkuar me Shqipërinë, nën pushtimin gjerman. Njihet si antikomunist i rreptë. Ministër i brendshëm ishte Xhafer Deva, dhe asokohe u formua SS divizioni, që ka mbetur një njollë e keqe në historinë tonë. Fiqiri Dine, një ushtarak i mirë, por një kryeministër dështak, dha dorëheqje pas dyzet ditëve, që s’mundi ta krijojë kabinetin. Ka qenë njeri besnik i Zogut. Kur e kuptoi hilen e përfaqësuesit anglez për rrëzimin e komunizmit në Shqipëri me ndihmën e ushtrisë greke, për ta pushtuar “Vorio Epirin”, Dine kishte deklarua: “Ne pranojmë që në Shqipëri komunizmi dhe Enver Hoxha të qëndrojnë 100 vjet, por kurrë nuk do të pranojmë që të rrëzohen ata me ndihmën e ushtrisë greke”. Ibrahim Biçaku, për një muaj e gjysmë posti të kryeministrit në kohë të okupimit, mbajti 17 vjet burg të komunizmit. Pas daljes nga burgu, deri në fund të jetës punoi si pastrues i nevojtoreve publike në Elbasan, me diplomë nga universiteti i Vjenës! Pas tij, postin e kryeministrit e mori dhe mbajti dhjetë vjet Enver Hoxha. Gjatë 10 vjetëve si kryeministër dhe 31 vjet kryetar shteti, vrau, burgosi e internoi afro njëqindmijë shqiptarë, ndër të cilët ishin edhe disa kryeministra paraprak, dhe për çudi, ndaj tij nuk pat asnjë tentim atentati, as me një llastiqe. Kur vdiq Stalini (1953), qeveria Hoxha shpalli 14 ditë zie kombëtare! Pas vdekjes së Hoxhës, kryeministresha britanike Margaret Theçer i kishte thënë presidentit amerikan Ronald Regan: “Ta lëmë Shqipërinë si muze, për t’i treguar botës se ku e çon komunizmi”. Pas E.Hoxhës postin e kryeministrit e merr Mehmet Shehu, i cili e mbajti më se 27 vjet, deri sa “u vetvra”. Shehu ka qenë luftëtar i Spanjës ku edhe është plagosur. Disa herë është arrestuar në kohën e okupimit italian e gjerman. Ishte komandant i Brigadës së Parë të UNÇ, qe zhvilloi disa beteja të suksesshme, por gjatë dhe pas luftës ka kryer edhe shumë krime e masakra. Adil Çarçani ishte kryeministri i fundit i regjimit komunist që po degradonte. Çarçani u paralizua, u izolua, nuk komunikonte me askend dhe as nuk merrte ushqimin, prandaj për te thonë se “vdiq me dëshirën e vet”!
Kryeministrat tjerë, që erdhën në kohën e pluralizmit, bënë e ç’bënë, mbahen mend për punë të mira a të këqija, por bile mbetën të gjallë. Fatos Nano ishte tri herë kryeministër dhe mbajti 1516 ditë burg për korrupsion, por ajo që i mbahet mend më së tepërmi dhe konsiderohet si tradhti, ishte takimi i tij në Kretë me S.Millosheviqin (1997). Sa ishte kryeministër Ylli Bufi (1991), Shqipërinë e vizitoi sekretari i shtetit amerikan James Baker. Kur Vilson Ahmeti u bë kryeministër, i ati i kishte thënë: “Ti do jesh maje mullari me bar, të tjerët do hanë barin nga poshtë, ty do të mbetet huri”. Kjo “profeci” i doli realitet, ngase për katër muaj kryeministër, me rrogë 24 dollarë në muaj, i “hëngri” një vit e katër muaj burg. Aleksandër Meksi vlerësohet si kryeministri më i përkushtuar në punë. Është shënuar se për më se 5 vjet si kryeministër, vetëm 3 herë është vonuar në punë, dhe atë me arsye. Por, kaosi i krijuar me skemat piramidale, që shkatërruan shtetin, është ana e errët e qeverisë Meksi. Për atë që ndodhi në vitin 1997, ministri i mbrojtjes, Safet Zhulali, ka thënë: “demokratët ishin përgjegjës, socialistët fajtorë”. Bashkim Fino, nga njeri i pa punë, e morën me helikopter ushtarak nga Gjirokastra dhe e vendosën kryeministër në Tiranë. Ai nuk bëri gjë, por në kohën e tij ndodhi tragjedia e Otrantit, ku u mbytën në det 87 burra, gra e fëmijë që ishin nisur për në Itali. Pandeli Majko konsiderohet si kryeministër i Kosovës, i cili në pranverën e vitit 1999 menaxhoi mirë situatën me refugjatët kosovarë, dhe pat deklaruar se “Shqipëria ka vend e mund të presë çdo refugjatë nga Kosova që është dëbuar nga ushtria serbe”. Për Majkon thuhet se ka prejardhje gjermane, nga një mjek gjerman i ikur nga Parga e Çamërisë që erdhi dhe u martua në Gjirokastër, në kohën e Ali Pashë Tepelenës. Ilir Meta cilësohet si kryeministër i dorës së fortë, i cili ia ndali Berishës turrin e protestave (2000), që diti ta luajë lojën politike me Nanon, Berishën dhe Ramën. Sali Berisha ka hyrë në historinë e Shqipërisë me disa të arritura si kryeministër i suksesshëm që përfundoi dy mandate (2005-2013), dhe që në kohën e tij u ndërtua “Rruga e Kombit” që lidhë Shqipërinë me Kosovën; Shqipëria u bë anëtare e NATO-s; BE-ja i hoqi vizat Shqipërisë; Kosova shpalli pavarësinë. Por, qeverisë Berisha i atribuohet faji për marrëveshjen me Greqinë për kufirin detar; për shpërthimin e municioneve në Gërdec (2008), ku u vranë 26 veta, dhe 4 veta që u vranë në protestat e opozitës (2011). Kryeministri i 33-të, Edi Rama, që ka zakon të vizatojë në tavolinën e punës së kryeministrit, përveç se është dymetërsh, njihet për prishjen e ndërtimeve pa leje, dhe ndëshkimin e vjedhësve të energjisë elektrike. Po Rama njihet edhe për deklarata të guximshme midis Beogradi dhe në Bruksel, për pavarësinë e Kosovës. Dhe është i pari kryeministër katolik, ndonëse rrjedh nga prindër ortodoks, gruan e ka myslimane dhe dy djem ortodoks e një katolik, që simbolizon Shqipërinë trekonfesionale.
* * *
Ishin këto vetëm disa “pikanteri e sensacione” të 33 kryeministrave të Shqipërisë në 103 vjet pavarësie. Autori i librit ka paraqitur edhe shumë të dhëna tjera interesante e herë-herë sensacionale për kryeministrat, punën dhe jetën ose vdekjen e tyre. Po ato mësoni duke lexuar vetë librin. Unë, me këto që i zgjodha këtu, vetëm desha t’ua shtoj kërshërinë për ta lexuar librin, prej të cilit do mësoni edhe shumë e shumë gjëra tjera, të cilat nuk i keni ditur. Burimet e shumta arkivore, foto-portretet e të gjithë kryeministrave, bibliografia nga enciklopedi (8), libra (129), gazeta e revista të vendit e të hueja (36), intervista (62) e websajte,- ia shtojnë seriozitetin dhe besueshmërinë e asaj që përmban libri, dhe janë prova të një pune serioze 11-vjeçare të autorit në përgatitjen e këtij libri, të cilin ia vlenë ta ketë çdo shtëpi shqiptare. Në margjinat e tekstit themelor, ka shifra, fakte e citime për ngjarjet interesante dhe personalitetet. Përgatitja e librit është në një teknikë luksoze, me stemën e Kryeministrisë së Shqipërisë në ballinë e kopërtinës së parë. Lexonie dhe binduni vetë se ia vlenë çmimin që ka. Fundja, nëse një lbër ia vlen të lexohet, ia vlen edhe të blihet.

Filed Under: Histori Tagged With: Adil Fetahu, I 33 KRYEMINISTRAVE TË SHQIPËRISË, Roland Qafoku, SKANIMI

MESAZHET E NJE PROMOVIMI NE VATER

December 30, 2015 by dgreca

“VETVRASJA E NJË KOMBI” U PROMOVUA NË VATËR/
Libri”Vetvrasja e një Kombi” hap një dritare, nga ku mund të shihet se djajt(kolaboracionistët) nuk qenë aq djaj dhe shenjtërit(patriotët & komunistët) , jo aq shenjtër…/
Të Dielën me 13 Dhjetor 2015 Federata Vatra promovoi librin “Vetvrasja e një Kombi” , lënë në dorshkrim nga Kol Bib Mirakaj dhe botuar nga i biri, Lek Mirakaj, anëtar i Këshillit Drejtues të Vatrës.Pjesmarrja ishte më e madhe se herët e tjera, edhe pse mungonin disa anëtarë të Këshillit të Vatrës.
Promovimin e ka hapë dr. Gjon Buçaj, i cili u uroi mirëseardhjen pjesmarrësve dhe më pas tregoi arsyet përse po e promovonte Vatra këtë libër. Ai tha se: Librin “Vetëvrasja e një kombi” Vatra e promovon kryesisht si kontribut për zbardhjen e realitetit të periudhës së Luftës së Dytë Botërore në Shqipëri, e cila është trajtuar në mënyrë të njëanëshme nga historiografia komuniste”. Lexuesi, tha dr. Buçaj, të marri faktet nga libri, për komentet të përdorë mendjen e vet. Më pas dr. Buçaj, solli dëshmi, përjetesa,rrëfime, që dëshmonin karakterin dhe kontributin e Kol Bib Mirakës.(Shih kumtesën e botuar në këtë numër në f.28)
Editori i Diellit,Dalip Greca, ka prezantuar moderatorin e veprimtarisë z. Viktor M. Daragjati, i cili paraqiti botuesin e librit, të birin e autorit , Lek Mirakaj. Anëtari i Kishillit të Vatrës, falenderoi pjesmarrësit dhe Vatrën për organizimin e veprimtarisë promovuese, si një kontribut të rëndësishëm për të hedhur vështrimin mbi ngjarjet e të kaluarës historike duke u nisur nga një qasje e re dhe e ndryshme nga ajo zyrtare. Duke iu përgjigjur pyetjeve të shumta se përse libri nuk erdhi më parë tek lexuesit, Leka tha se për 70 vjet historiografia shqiptare ka përdorë vetëm dy ngjyra; bardh dhe zi. Ai solli si konkretizim shprehejen e prof. dr. Muharren Dizhgiu : “I kemi bërë djaj pa qenë djaj dhe i kemi shpallë shenjtë, pa qenë shenjtë dhe tash jemi të detyruar të qëndrojmë tek ai model që krijuam!”
Në këtë logjikë, botimi dhe promovimi i këtij libri,nuk është asgjë më shumë së sa një përpjekje modeste,si e vlerëson vetë autori,për të hapur një dritare, ku mund të shihet se djajt nuk qenë aq djaj dhe shenjtërit jo aq shenjtër, tha Lek Mirakaj. Po ashtu mund të nxirren mësime,që gabimet që sollën dramën që përjetoi populli shqiptar të mos të përsëriten .Jam i sigurtë, tha ai, se nëse ky libër do ishte botuar kohë më parë,do shihej si blasfemi,si një fyerje që i bëhej Luftës Nacionalçlirimtare,si një mohim dhe denigrim i bashkëpunimit me aleatët e mëdhenj.Dhe duke qenë se ky liber dokumenton realitete që nuk mund të kundërshtohen me fakte dhe argumente,me siguri do ishte bërë e pamundura, që të vërtetat e hidhura, që dokumenton libri të përcilleshin në bodrumet e harresës.
Dokumentimi që i bënë ngjarjeve të kohës autori në librin “Vetvrasja e një Kombi”, demaskon teorinë dhe praktikën komuniste,si dhe rezultateve që ajo demagogji prodhon, ç’ka shqiptarët vazhdojnë t’i vuajnë edhe sot.
Njeriu i ri ose Jeniçeri i ardhshëm i bolshevizimit, siç e quan autori,ka 25 vjet që dominon jetën politiko shoqërore në Shqipëri, ndërsa dëshirën për liri dhe demokraci,për prosperitet dhe përparim të popullit shqiptar ,e ka katandisur në një ëndërr, që shqiptarët e presin, por nuk po e arrijnë dot.
Libri përmes kujtesës dhe dokumentimit nxjerr në dritë faktin se gjatë asaj periudhe, që autori dëshmon, jo vetëm u eksperimentua,po u realizua në praktikë bashkimi i pjesës më të madhe të trojeve shqiptare,në një shtet të vetëm-Shqipëria natyrale, që ishte shumë funksional.Fatkeqsisht politikanët e sotëm nuk janë të gatshëm ta marrin përsipër edhe sikur të krijoheshin kushtet. Në kushtet e pushtimit,qeveritarët e atëhershëm jo vetëm hapën shkollat shqipe në Kosovë,po edhe në Shqipërinë e vjetër ndërtuan 200 shkolla të reja,ndërsa sot në zonat rurale,sidomos në veri të vendit,përqindja e analfabetizmit ka marrë përmasa aq të frikshme,sa të dy palët e politikës i friken së vërtetës dhe i fshehin shifrat e vërteta të kësaj plage me pasoja katastrofike për të ardhmen e kombit.Një e vërtetë tjetër, që evidentohet në libër, është fakti se Shqipëria jo vetëm u braktis në rastin e pushtimit italian,po iu vu në pikëpytje edhe ruajtja e kufijve të 1913 pas mbarimit të luftës. Folësi iu referua dëshmisë që sjell libri për takimin dhe bisedimit të Kol Bibës me majorin anglez Neell, kur Kol Biba i paraqiti anglezve kërkesa e kushte të prera për të bashkëpunuar, ku ruajtaj e pavarësisë dhe e integritetit të Shqipërisë, ishte kusht i panegocueshëm.Ne faqen 195 të librit, autori shkruan: “Majori Neell(tash kolonel i RAFit) ashtë gjallë,burrë me ndërgjegje dhe intelektual.Jam i sigurtë se po të jetë nevoja,do ti dëshmojë fjalë për fjalë këto shënime të mia”.
-Dhe sot,- tha Lek Mirakaj, kam kënaqësinë e veçantë t’ju paraqes dosjen e Ministrisë së Jashtme angleze, në të cilën majori Neell vërteton thelbin e takimit dhe kërkesat e Kol Bib Mirakës.Fakt që vërteton se aleatët nuk garantonin as kërkesat minimale që Shqipria duhet ti kishte të garantuara në mbarim të luftës.Në mbyllje dua të përsëris atë që autori ka theksuar.Ky liber nuk është asgjë më shumë se një dokument, që i lihet historianve të ardhshëm,për t’i ndihmuar në thellimin dhe nxjerrjen e të vërtetave historike të asaj periudhe të mjegullt, edhe për vetë historianët. Eshtë krejt e natyrshme që të ketë edhe ineterpretime të kundërta,po një fakt mbetet i pa ndryshuar.Fakti që nga ajo ndeshje titanësh në luftën e dytë,populli shqiptar kaloi nga një pushtim i huaj në një diktaturë që me të drejtë konsiderohet si pushtimi më i egër që i ka ndodhur ndonjëherë,por që këtë radhë pushtuesit nuk ishin të huaj,por pushtues shqipfolës.
Më pas përmes projektorit për të pranishmit u shfaq në ekran dosja e Ministrisë së Jashtme angleze, në të cilën majori Neell vërteton thelbin e takimit dhe kërkesat e Kol Bib Mirakës. Mesazhin e redaktorit të librit”Vetvrasja e një Kombi” z. Fritz Radovani, me banim në Australi, e lexoi moderatori Viktor M. Daragjati. Mesazhi i Radovanit(publikuar në Dielli online) përfundon : ” Një fakt sot dihet i sigurt: Historia e vertetë do të shkruhet!
Studiuesi Idriz Lamaj, që e mori fjalën në vijim, tha: Librin e Kol Bibë Mirakajt: “Vetrasja e një kombi” e kam lexue me vemendje. Kjo vepër, pa marrë paraysh se çfarë debati mund të ngrejë sot ose nesër, asht me randësi të veçantë historike. Për mendimin tim, kambëngulja e autorit për qendrim të pamshirshëm ndaj rrymës komuniste, dhe kritikat për përçamjen e krenve të nacionalizmit, janë shumë të drejta. Sot mund të kundërshtohet ky mendim, por në qoftë se analizohen në hollësi tmerret që i solli komunizmi kombit tonë dhe damet që sollën përçamjet e krenve të nacionalizmit gjatë asaj periudhe nuk ka si mos të simpatizohet Kolë Bib Mirakaj për shprehjen e mendimeve të tij shkoqun dhe guximshëm në këtë vepër historike me titull tronditës: “VETVRASJA E NJË KOMBI”. Fundi i fundit ai ishte pjesëmarrës i dalluem në ato zhvillime historike-politike dhe i njoftun për sakrificat personale, familjare dhe farefisnore ndaj çeshtjes shqiptare, gjatë asaj përiudhe. Prandaj, mendimet e tij të shprehura burrnisht qendrojnë në çdo kohë.
Më pas Lamaj, përcolli një shkrim të prof. Ernest Koliqit,të shkruar 47 vjet më parë me rastin e vdekjes të Kolë Bibës, që iku në një kohë, siç shkruan Koliqi, “kur mërgata ndiente ma tepër se kurr nevojen për hovin e pashterrshëm të ndiesive patriotike dhe për rysnin e tij njerzore e shoqnore. Mund të thuhet se Vdekja e gjet në kambë, në llogor të qëndresës së ngrehun kundra mohuesave të traditave ma të shëndoshta shqiptare, kundra zotnuesave qi përpiqen me i a tha tharmet jetësore kombit t’onë. Ai, dikur luftar trim e i vaditun në përdorim të pushkës, tashi në megrim zhvillonte nji luftë idenash me armët kalorsiake të ndiesive të zjarrta të veta. Ushqente bindje të patrandun në vërtytet rilindëse të popullit prej shtresave ma gjenuine të cilit ai rridhte. Sipas Koliqit, Kolë Biba jo vetem kreu mbrenda rrethanave qi fati i parashtroi detyren e vet si Shqiptar gjallnik e zemër-ndezun, por u naltësue nëpërmjet flijes së trupit të vet dhe të gjakut farefisnuer, në kambën e atyne atdhetarvet qi fuqizuen rrajën e shqiptarizmit. (“Shejzat”, 1968. Nr. 4-6, fq. 247).
Z. Lamaj, citoi vlerësimin e prof. Rexhep Krasniqi, historian i njohur në kohen e tij dhe Kryetar i Komitetit “Shqipëria e Lirë”, i cili shkruante ndër të tjera me rastin e vdekjes të Kolë Bibë Mirakajt:
“ …Me 17 Maj ndrroi jetë bashkatdhetari Kolë Bib Mirakaj. Jeta dhe veprat e tij në sherbim të çashtje shqiptare janë të njoftuna prej të gjithve dhe me gjithë anmiqësitë që ka krijue në sheshin politik, të gjithë ata që e kanë njoftë kanë qenë të detyruem me e çmue për burrninë dhe virtytet e tij të nalta, tipike të krahinavet tona malore…”
I përlotur, moderatori Viktor Daragjati, solli fjalët e mbrame të gjyshit të tij Kol Bib Mirakaj: “Fjalët e mbrame të Gjyshit tim të paharrueshëm Kol Bib Mirakaj, janë këto:
“PSE?
– Pse, kur isha zyrtar në Tiranë, në kohën e okupacionit italian, mora në dorë pushkën si vullnetarë, dhe i dola para kërcnimit pushtues Anglo – Serb në Malësinë e Shkodrës, tue rrezikue jetën sëbashku me trimat bujarë të atyne Maleve.
-Pse, kur pata mundësinë me shpëtue Shqiptarët dhe Izraelitët të dënuem me vdekje prej autoriteteve ushtarake, nuk pranova asnji shpërblim prej tyne, as në Shqipni, as në mërgim, por e çmova “shpërblim” ma të madh, kryemjen e detyrës sime humanitare!
-Pse, gjatë kohës në të cillën isha në detyra të ndryshme politike dhe qeveritare, nuk mbajta asnji rrogë per vedi, po ua dhurova të hollat nji konviktit jetimor!”
Nju Jork, 17 Maji 1968.
Kumtesën e studiuesit Lekë Tasi e lexoi anëtari i kryesisë së Vatrës z. Mithat Gashi, ndërsa atë të kryetarit të Shoqatës të Përndjekurëve Demokratë të Tiranës, z. Reshat Kripa, e lexoi editori i Diellit.
Moderatori Viktor Daragjati shfaqi përmes projektorit dokumente, urdhra të lëshuara prefektuarave, dokumente të familjeve të qytetarëve izraelitë, që u shpëtuan nga Kol Bib Mirakaj.
Më pas u bënë diskutime nga salla. Diskutuan Sali Bollati, Nazo Veliu dhe Asllan Bushati, të cilët vlerësuan librin dhe personalitetin e Kol Bib Mirakës.(Korresp. i Diellit)

Filed Under: Analiza Tagged With: dalip greca, MESAZHET E NJE PROMOVIMI

Shqiptarёt nё Nebraska

December 30, 2015 by dgreca

Nga Enkela Vehbiu-Nebraska/
Pranverё 2001. Zilja ra gjatё nga ana tjetёr e telefonit. Mё nё fund njё burrё i nxehur mu drejtua nё shqip – Çfarё don?
I kthehem po shqip:
– Mora tё konfirmoj orёn.
U ndje keq, mё kёrkoi nё anglisht falje pёr tonin, dhe qeshi me tё madhe. Nё qytetin universitar tё Las Krusesit nё jug tё Nju Meksikos njihja vetёm njё vajzё shqiptare. Njё ish profesor i universitetit dhe tenist i zoti, me prindёr nga Korça, kish dёgjuar pёr ne tё dyja dhe na ftoi nё shtёpinё e tij pёr darkё. Atё pasdite familjen e profesorit e kishin shqetёsuar mjaft telefonatat e telemarketingu saqё ai i kish sugjeruar tё birit ti drejtohej telefonatёs sё radhёs nё shqip. Unё isha telefonata e radhёs.
Vec sё qeshurёs, sa herё qё e kujtoj, ai moment mё ngjall dhe kёrshёri – njё njeri i shkolluar, lindur e rritur ne SHBA, ende ruante brenda vetes pak Shqipёri. Si ka mundёsi? Çfarё na bёn shqiptarё? Çfarё na bёn krenarё? A i pёrkasim njё trualli? A e kultivojmё identitetin shqiptar? Literatura ёshtё e shumtё, por po e lё mёnjanё sot. Pyetjet e mia, aq mё tepёr tё shkruara nё prag pamvarёsinё e vitit 2015, u ula ti ndajё me dy çifte – dy shqiptarё tё Shqipёrisё dhe dy shqiptarё tё Kosovёs, katёr shqiptarё tё diasporёs.

1-Shqiptarёt e Shqipёrisё

Burrelasit Melida dhe Dilaver Gasa flasin qetё. Tё trashёguar me tre femijё dhe gjyshёr tё njё mbese, ata u vendosёn nё Omaha, Nebraska 13 vjet mё parё. Nё njё shtёpi tё rehatёshme nё zemёr tё Amerikёs, futesh dhe brenda gjen Shqipёrinё. Foto tё Burrelit, pllaka tё Skёnderbeut, Durrёsit dhe Krujёs zbukurojnё muret e lyera kёndshёm, ndёrsa nga ekrani tingujt e shqipes mbushin shtёpinё sa mё duket se vajza Matiane prej porcelani e vendosur pranё televizorit me zor pret t’ia marr valles. Me emocion Melida dhe Dilaveri mё pёrshkruajnё ndjesinё e tyre.
Festa e flamurit nё Shqipёri, mё thonё, kurrё nuk rroku zemrёn. Edhe pse nё mendimin e tyre ёshtё festa mё rёndёsishme ajo nuk u ndje si e tillё asnjёherё. Tё dy pjesёn mё tё madhe tё jetёs e kanё kaluar nё Shqipёrinё e kuqe, dhe si traditё, mё 28 nёntor anёtarёt e komitetit tё partisё mbanin njё fjalim nё qendёr tё qytetit, ndёrsa mё 29, vendosnin kurora tek varrezat e dёshmorёve, tё ndjekur nga femijё. Nё pёrvjetore shton Dilaveri shkohej dhe festohej dhe nё Vlorё. Qytetin e mbajnё mend tё zbukuruar me flamuj. Vetё nuk kanё pasur kurrё flamur nё shtёpi, ndёrsa himnin kombёtar e dёgjonin dhe kёndonin shumё rrallё. Festa asnjeherё nuk u pa si festё mё thonё, por si ditё pushimi. Nё mёndje shёnoj – pamvarёsia nuk arriti kurrё tё rrokё qelizёn e shoqёrisё shqiptare. Identitet i pazhvilluar. Dita e flamurit – thjesht njё datё pa emocion.
Gjёrat ndryshuan kur erdhёn kёtu dhe vetёm nga njё shkak – malli pёr mёmёdhe. Flamurin e festojnё çdo vit, dhe Melida 56 vjeçare, kujton 100 vjetorin e pavarёsisё. Vura njё flamur tek dera mё thotё, i ndoqa nё televizor tё gjitha festimet dhe qaja sa nga gezimi ashtu dhe nga mёrzija. Doja tё isha atje. Ndёrsa Dilaveri, 57 vjeçar, shton se sa mё shumё moshohet aq mё shumё mallёngjehet. Nuk mё mallёngjejnё vdekjet mё thotё, por ngjarjet pozitive dhe ndodhitё njerёzore, ato po. 100 vjetorin e pamvarёsisё tregon ta ketё ndjerё shumё, por jo aq sa pamvarёsinё e Kosoves. Nё kёmbё pёrgjatё gjithё kohёs sё leximit tё deklaratёs nё parlament kujton lotёt qё pa kontroll i mblidheshin tek mjekrra. Eshtё fitore e madhe thotё – Kosova e lirё.
2-Shqiptarёt e Kosovёs
Fortesa dhe Gazmend Ademi, tё dy nga Ferizaj, mbёrritёn nё Omaha nё verёn e ’99-ёs. Tё rinj siç ishin me vetёm 17 dhe 21 vite mbi supe seicili, ankthi i kish pushtuar tek uleshin nё Omaha. Gazmendi biles kishte menduar si tё gjente ca kartona dhe tё ndёrtonte njё strehёz pёr tё kaluar natёn. Pak e dinin qё nё aeroport I pritnin jo vetёm njerёz, por dhe kamera tё televizioneve lokale. Ardhja e refugjatёve tё luftёs sё Kosovёs bёri bujё nё edicionet e mbrёmjes. Tё nesёrmen telefoni I sponsorizuesit, personit qё I strehoi, ra pёr Gazmendin. Genc Gjoca, nje shqiptar i Tiranёs i foli shqip. “Vdes e shkoj dhe atё telefonatё dhe njeri nuk e harroj,” thotё Gazmendi, ndёrsa lufton me lotёt qё i veshin sytё. Jo vetёm se ishte hera e parё qё dёgjonte shqipe tё pastёr por mbi tё gjitha siguria qё i dha prania e njё shqiptari. Siç thonё tё dy, njё shqiptar i Shqipёrisё ёshtё respektuar gjithnjё ashtu siç respektohet njё vёlla i madh nga njё shqiptar i Kosovёs. Tё dy djem tё njё nёne – Shqipёri.
Epike – vetёm kёshtu mund ta pёrkufizoj forcёn e ndjenjёs sё te rinjve pёr atdhe, qё sot janё qytetarё amerikan, tё trashёguar me tre femijё dhe tё rehatuar si mos mё mirё nё dheun e ri. Fortesa kujton ta kenё festuar pamvarёsinё nё shkolla me programe artistike. Ana zyrtare ishte shumё e vakёt – nuk kishin tё drejtё tё festonin, por brenda shtёpisё ndjenja rrihte fort. Vatёr dhe flamur. Dasёm dhe flamur. Shtёpi e re dhe flamur. Kёngё dhe Shqipёria nёna jonё. Fjalim dhe Shqipёria nёna jonё. Shqipёria, shqiptarёt, flamuri – tё gjitha sё bashku njё mburrje pajustifkim siç e pёrshkruan Gazmendi – e ngulur thellё nё qelizёn e shoqёrisё Kosovare.

3- Katёr Shqiptarё tё Diasporёs

Dilaveri e pёrgjithёson shpejt marrdhёnien e shqiptarit te Shqipёrisё me atё tё Kosovёs – nё Shqipёri ne kemi vuajtur pёr bukё, ata nё Kosovё kanё vuajtur pёr flamur. Ndaj, as ne nuk I kuptojmё plotёsisht ata, dhe as ata ne. Nga kjo qasje mundesh ti japёsh shpjegim edhe tё pёrbashkёtave dhe ndryshimeve qё katёr shqiptarёt vёnё re tek njёri tjetri.
Gjuha bashkon. Fortesa mban mend tё jetё rrёnqethur herёn e parё qё ka dёgjuar shqipen standarte. Gazmendi e pёrforcon. Nuk ia njihnin tingullin. Nё fshatra lart nё kodёr edhe I kapnin valёt e TVSH-sё, nё qytet veshin e kishin tё pa vrarё me gjuhёn. Por shqipja edhe ndan. Melida vё nё dukje vёshtirёsinё. E kam pasur dhe vazhdoj nё disa rast ta kem tё vёshtirё t’ia kuptoj tё folurёn. Fortesa ka mё pak, por ende has probleme nё bisedat telefonike. Por ndryshimi I madh vjen nё konsideratёn pёr njёri-tjetrin.
Fortesa flet me respekt pёr dёshirёn e shqiptarёve tё Shqipёrisё pёr shkollim dhe vendin e gruas nё familje. Ne jemi prapa shton ajo. Gazmendi ka vёnё re se janё mё tё hapur. Kosovarёt sipas tij nuk ta thonё kurrё atё qё mendojnё aq hapur. Por lёndime dhe ka. Fortesa ёshte çuditur qё nuk e ka dёgjuar deri vonё fjalёn Kosovё nё asnjё kёngё tё Shqipёrise. Kёta nuk paskan menduar fare pёr ne – kujton Fortesa ti jetё drejtuar Gazmendit, I cili pёrpiqet ta qasё nga ana tjetёr situatёn. Ne kemi pritur mё shumё thotё ai sepse nuk kemi ditur fare pёr vuajtjet tuaja. Dhe sot e kёsaj dite nuk munden ta imagjinojnё jetёn nё Shqipёrinё e kuqe. Nuk e shprehin, por kam ndjesinё qё nё pёrgjithёsi kanё pёrjetuar njё far harrese nga vёllai I madh. Megjithatё, siç thotё Gazmendi, njё shqiptar I Kosovёs nuk e ul kurrё njё shqiptar tё Shqipёrisё.
E pёrbashkёta e dy shqiptarёve ёshtё mё e lehtё. Fortesa menjeherё rreshton thashethemen dhe qesh. Gazmendi e plotёson listёn me mikёpritjen, tё njёjtёn gjё qё rreshton dhe Melida. Tё dy palёt ndjejnё tё mos I pёrkasin plotёsisht mё as Kosovёs dhe as Shqipёrisё. Jemi si goca – shton Dilaveri I cili ka nje aftёsi tё kёndёshme pёr ti kufizuar situatat thjesht – martohet, shkon me bujt tek baba dhe pas pesё ditёsh dёshiron tё kthehet nё folenё e vet. Nuk na gjehet karari me njё fjalё – plotёson Melida.
Pamvarёsisht se nuk ndjejnё ti pёrkasin vendeve tё tyre si mё parё, pa ngurrim tё thonё se ёshtё koha pёr njё shtet tё vetёm shqiptar. Gazmendi, I cili I mban tё dy flamujt nё shtёpi, I kupton intelektualёt dhe nё mёndje u jep tё drejtё pёr tё gjitha ç’ka kanё kundra njё shteti tё pёrbashkёt. Me shprit ama – jo. Nё zemrёn e çdo shqiptari tё Kosovёs ёshtё dёshira pёr bashkim thotё ai. Ndjenjёn e shqiptarisё e kanё kaluar dhe tek fёmijёt, te cilёt tё dy palёt I kanё rritur tё jenё krenarё qё janё shqiptar. Po pёr çfarё tё jenё krenarё?
Fortesa pёrmend gjuhёn dhe historinё. Gazmendi flet me mburrje pёr besёn e shqiptarit. Melida buzёqesh dhe ia lё fjalёn Dilaverit. Ne jemi njё komb I vogёl kёshtu qё dhe kountributi ynё ёshtё modest, thote ai mendueshёm, por jemi rreshtuar gjthnjё me progresin, gjithnjё me tё mirёn nё ngjarjet historike botёrore ku testohen kombet. Dhe pёr kёtё duhet tё jemi krenarё.
Lё bisedat dhe e ndjej fort identitetin tim jo si shqiptar I Shqipёrisё, jo si shqiptar I Kosovёs, por si shqiptar I kombit tim – kёtij grupimi abstrakt qё duhet tё ketё pasur njё ndjenje pёrkatёsie tё çeliktё, tё mirёformuar kohё para pushtimit 2000 vjeçar, qёkurse grupimi im I mbijetoi historisё. Ne ridolёm me gjuhёn tonё. Ne nuk u asimiluam. Ne I themi vetes Shqype.
Shpresoj qё dita tё vij, kur sociologё dhe antropologё, gjuhёtarё dhe historianё, te ma shpjegojnё qartazi, pa emocion dhe zёnka tё mёrzitёshme, kёtё pёrkatёsi. Tё ma pёrshkruajnё deri diku kombin tim ashtu siç ka qenё dhe tё mё udhёheqin kujdesёshёm drejt asaj qё ata mendojnё qё duhet tё jetё. Deri mё atё ditё, do tё vazhdoj tё jem verbazi – Krenare qё Jam Shqiptare.

Filed Under: Reportazh Tagged With: Enkela Vehbiu, Shqiptarёt nё Nebraska

RRUSTEM GECAJ: MALLI PËR VENDLINDJEN, I CILI NUK MË LË KURRË DHE KULLA E BARDHË E ËNDRRAVE TË MIA

December 30, 2015 by dgreca

Bashkëbisedë: Z. Rrustem Gecaj, veprimtar dhe biznesmen i njohur në N.Y./
Shkruan Luz Thaqi/New York/
Zoti Rrustem Gecaj, veprimtar i devotshem dhe biznesmen i njohur shqiptaro-amerikan, rrëfehet në veten e parë: për fillet e jetës në migrim, ëndrrat e trishta për fatin e popullit të vet, daljen zot Atdheut në vazhdimësi, “Kullën e Bardhë të Shekullit 21”, të ndërtuar mbi themelet e asaj të vjetër mbi 200- vjeçare, për verën e Kosovës “StoneCastlle”, e cila po konkurron në tregjet e Perëndimit, për modestinë e tij të paparë dhe principet që i kultivon në vazhdimësi se puna duhet të tregojë veten dhe vlerat, për familjen dhe mallin për vendlindjen, i cili nuk shuhet kurrë!
***
Dy vite më parë ne aeroportin ndërkombëtar JFK-ej të Nju-Jorkut, pas një pritje të gjatë do të më vije radha që të hy në sistemin e skanimit, dhe si rëndomë gjerat personale duke i vërë në kutinë në dalje do vërej se njërit që ishte para meje, padiktueshëm do i bjer në dysheme gazeta”Dielli”. Pasi që, në këtë tollovi do të na hyjë një pasagjer në mes, do e marr gazetën, rregulloj rraqet e mia dhe me shpejtësi do e zë personin të cilit i kishte rënë gazeta. Pa mëdyshje, se ky udhëtar do të jetë shqiptar do i them: Zotëri, ja kjo që u ra, është gazeta juaj. I panjohuri do të më falënderohet me një mirësi dhe kulturë të veçantë, për të vazhduar bisedën edhe për pak kohë duke më paralajmëruar se do të shihemi prapë gjatë udhëtimit të gjatë, pasi që të dytë udhëtonim për në Kosovë. Pas nja tri orë fluturimi, zotëria në fjalë, për çudi, se si me gjet në atë aeroplan me mbi 320 udhëtarë, do të jetë pranë meje për të vazhduar muhabetin. Ende pa dalë te emrat dhe t’iu prezantuar njeri – tjetrit, do e pyes se me çfarë merret në Nju-Jork. Do të më përgjigjet se merret me Real Estate(Veprimtari banimi ose ndërtesa banimi). Ndërsa në pyetjen time se a punon për dikë apo ka pronësi të veten në këtë lëmi, do të thotë se ka të veten. Për çdo rast do e pyes se sa banesa keni ne pronësi? Përgjigjja do të më befasoj: 1100 apartamente familjare. Do them se është koha të prezantohemi, sepse unë së paku kam dëgjuar për njerëzit tanë që kanë arritur suksese së paku të këtyre përmasave. Më thotë, unë jam Rrustem Gecaj. Vërtet, për z. Gecaj kisha dëgjuar shumë herë më parë, edhe pse në shtypin e diasporës nuk ishte ekspozuar fare, por nuk kisha pasur rast ta takoja ndonjë herë. Do e vazhdojmë bisedën në aeroplanin përplot udhëtarë që çante qiellin mbi Oqeanin e pafund. Për kuriozitet do e pyes se a kishte investuar diç në Kosovën e pasluftës, edhe këtu përgjigjja do të jetë befasuese. Po, kam blerë në pronësinë time 2247 hektarë tokë vreshtarie në Rahovec dhe Fabrikën e Verës, të cilën verë e kam emërtuar “Ston Castle” (“Kështjella e Gurtë), në të cilën janë të punësuar afro 700 punëtorë të rregullt, ndërsa gjatë vjeljes së rrushit afro 1000. Prapë unë do vazhdoj me pyetjet e mia se pas blerjes së fabrikës, a ka bërë ndërrimin e udhëheqjes së saj të menaxherëve dhe pushimin nga puna të punëtorëve, ngjarje këto që kanë ndodhur jo rrallë me fatin e shumë punëtorëve tanë në ndërmarrjet të cilat janë privatizuar pas çlirimit të Kosovës. Përgjigjja e z.Gecaj do të jetë edhe më befasuese që nuk e prisja dhe që nuk e kisha dëgjuar më parë, aq humane, aq e njerëzishme dhe ishte moto imja që këtë model atdhetari duhet ofruar lexuesve si shembull kulmor e madhështor të një burri zemërgjerë që e donë dhe e nderon atdheun dhe popullin e vet! Përgjigja do të jete kjo: Jo, unë askënd nuk e kam privuar nga puna. Unë nuk kam investuar në Kosovë për t’i marrë në qafë njerëzit duke i suspenduar nga puna, njerëzit që me dekada kanë punuar atje duke i mbajtur familjet e tyre. Të gjithë do të punojnë nëse ata vetë dëshirojnë të punojnë…
Një qëndrim i tij për mua ishte mahnitës që do të më përcjell një kohë të gjatë deri sot…
Dhe tani dy vjet pas njoftimit tonë të rastësishëm jemi të ulur në zyrën e z. Gecaj së bashku dhe me dhëndrin e tij dhe mikun tim të nderuar, Dr. Hasan Ademajn (vëlla i dëshmorit Vezir Ademaj, i rënë në luftën e UÇK-së për çlirimin e Kosovës në vitin 1998). Jemi në një bisedë modeste dhe miqësore për të shkëputur vetëm pak fletëza të ecjes së z. Gecaj në jetë, sepse për një përfshirje solide të veprimtarisë së tij, do të duhej thur libra të tëra. Me shumë dashamirësi dhe respekt për lexuesit e gazetes “Dielli”, z. Gecaj do të pranon këtë bashkëbisedë , edhe përkundër asaj se nuk ka dëshirë të dal në shtyp, të bëjë libra për veten e tij dhe dëshiron që të gjitha t’ i tregojë me punë dhe bujari duke u dalë zot njerëzve në nevojë dhe atdheut të vet. Thotë se e ka vështirë të flas për veten dhe se nuk është mësuar të bëjë një gjë të tillë!

JETOJ ME VUJATJET DHE SHPRESAT E POPULLIT TIM

Në SHBA kemi ardhur në vitin 1976. Fillimi si çdo fillim pune për të mbijetuar në qytetin e madh dhe jo rrallë edhe nga dy pune në ditë. Pastaj me nipin tim z.Hari Bajraktari, filluam investimet e para në Real Estate, duke blerë një ndërtesë me 32 banesa, të cilat do i japim me qira dhe vazhdonim ende punët tona të rregullta. Pastaj, nga një investim me pune të jashtëzakonshme në tjetrin, kemi zgjeruar bizneset për afro 30 vjet dhe ndarë bizneset. Dhe jemi sot këtu ku jemi, realisht të suksesshëm, si z. Bajraktari, po ashtu edhe unë. Unë kam sot afro 1100 apartamente në Nju-Jork, kam zyrat dhe të punësuar mjaft njerëz në mesin e tyre dhe fëmijët e mi së bashku me profesionalistë të tjerë. Kam shtëpinë time private në N.Y. ne Mount Kisco dhe një apartament për pushime në Majami (Florida). Kam një familje të mrekullueshme, bashkëshorten Havën dhe 4 djem e tri vajza, të cilët të gjithë pos djalit të vogël kanë përfunduar studimet dhe punojnë. Ndërsa djali i vogël tani ka filluar studimet.
Në ndërhyrjen time për lidhjet emocionale me Kosovën dhe fatin e saj, z.Gecaj, me një frymëmarrje të thellë dhe plot mall do të thotë: Unë në çdo moment jetoj me Kosovën, kataklizmat të cilat i ka përjetuar populli im, edhe pse ishim ë kurbet ishin pjesë e qenies sime, pjesë e ëndrrave dhe shpresave të mia. Andaj,në çdo kohë, ku kam mund dhe kur është kërkuar nga unë, jam munduar që t’i dal zot atdheut. Shumë iniciativa i kemi shtyrë po pse jo edhe sponsoruar e kontribuar, me z. Bajrakatri dhe patriotë të tjerë në të gjitha institucionet e këtushme, qe nga Liga Shqiptaro – Amerikane, NAAC-,kampanja për zgjedhje kongresistësh dhe senatorësh, si dhe kandidatësh për kryetar të SHBA-ve, dëshmi në Kongresin Amerikan, e kështu deri në Shtëpinë e Bardhë, para lufte, gjatë lufte kur popullit tonë i kanosej shfarosja e deri sot. Kemi organizuar e pritur, duke aranzhuar takime të udhëheqësve të asaj kohe të Kosovës deri në Uashington; kemi përkrahur edhe materialisht organizimet në diasporë, LDK-në, fondet për ndihmë Kosovës, UÇK-në, radiot, si dhe kemi nxjerr gazetën “Illyrija”, më 21 qershor të vitit 1991 në shqip dhe anglisht, e cila i është dërguar, Kongresit Amerikan, Shtëpisë së Bardhë, diplomatëve të huaj, si dhe OKB-së, mbi 10 vite pa ndërprerë.
Ndërsa, në Kosovë që nga futja e minatorëve në zgafelle. më 1989, për 3 vjet në kuadër të aksionit “Familja mban Familjen”, kemi mbajtur 20 familje minatorësh të Trepçës. Më kanë dërguar mirënjohje të cilat më nderojnë nga mirënjohjet e shumta në mënyrë të veçantë. Pastaj, si ka shkuar rrjedha e ngjarjeve në Kosove, ashtu kanë shkuar edhe kyçjet tona në daljen zot atdheut…
Ne vazhdim z.Ademaj do shpjegojë se ju shumë kohë më parë deri sa ishin në shtëpinë e mikut (z.Gecaj) duke përcjellë TV21,do prezantohej një familje e vuajtur e cila kishte nevojë për ndihmë mbijetese. Pasi që do përfundojë reportazhi, z.Gecaj do të kërkojë nga unë nëse e kisha telefonin e korrespondentit të TV21-it (z.Halil Mula), që të na gjente lidhjen, adresën e familjes dhe, pasi që këtë e bëra brenda pak ditësh, z. Gecaj do ia dërgojë një ndihmë te konsiderueshme të hollash, pa ua treguar emrin se nga kush u janë dërguar! Ky fenomen i dërgimit të ndihmave pa emër nga eksperienca ime ishte gati i panjohur, madje unë kam parë të kundërtën se bëhen reklamime ende pa mbërri ndihmat…ose personat në fjalë ftojnë mediet së pari për t’ia dorëzuar!!! Ndërsa, madhështia e burrërisë së z. Gecaj qëndron mu këtu,që ndihmën do e lërë që të bëjë punën e vet pa ia dedikuar prestigjit të tij personal.
Pas çlirimit të Kosovës, z.Gecaj së bashku me nipin e vet, z.Hari Bajrakatri, do t’i furnizojnë 20 shkolla në Kosovën e shumëvuajtur me kompjuterë. Do të ndihmojë TMK-në, renovimin e Kullës së Isa Boletinit në Kosovë, renovimin dhe ndërtimin e shumë institucioneve fetare të të dy konfesioneve, ndërsa në N.Y. do e financojë në tërësi renovimin e lokaleve të Federatës Panshqiptare “Vatra”, e themeluar 103 vite më parë…
“KULLA E BARDHË”- KULLA E ENDRRAVE TË MIA

Zoti Gecaj ka investuar, edhe në Kosovën e pasluftës, konkretisht në Rahovec dhe atë ne sektorin e vreshtarisë, duke i blerë 2247 hektarë dhe rivitalizuar e organizuar prodhimtarinë e verës në ndërmarrjen tanimë të emëruar “Ston Casttle”, në të cilën janë të punësuar mbi 700 punëtorë, ndërsa gjatë sezonit edhe mbi 1000. Këtë investim z. Gecaj e bëri në vitin 2006 dhe e thotë me shumë ndershmëri, se më shumë e kam bërë për t’ia zgjatur dorën popullit tim atje dhe ndihmuar familjet të cilët jetojnë nga kjo veprimtari, se sa për përfitime vetenake. Shton, se megjithatë edhe numri me mbi 1000 apartamente të cilat i mbaj në pronësi në Kryeqytetin e botës, nuk lënë arsye të tjera për investime jashtë. Unë, thotë z.Gecaj, gati secilin muaj shkoj në Kosove dhe ta zëmë që 3 -4 vite nuk kemi shkuar as në Florida për pushime, ku kam apartamentin privat, pasi që çdo kohë të lirë dëshiroj të ia kushtoj atdheut.
Vera tanshmë kosovare “Stone Castlle” e z. Gecaj, ka filluar që të distribuohet edhe në Gjermani, Zvicër, Kroaci, Austri, Shqipëri, Nigeri, Sh.B.A etj., pasi që përpunohet nga teknologjia më bashkëkohore dhe kualiteti që ka. Kam filluar edhe me festimin tanimë të një feste tradicionale, të asaj “Dita e Vjeljes së Rrushit”, me ç’rast ftojmë mysafirë nga mbarë trojet shqiptare si dhe të huaj, po edhe diplomatë të akredituar në Kosovë. Thënë të vërtetën, unë gati në vazhdimësi e mbledh edhe rrushin e prodhueseve të tjerë privatë nga Rahoveci, me çmime të përshtatshme, vetëm që t’ju ndihmoj njerëzve të mi, sepse në mungesë përpunimi, jo rrallë do u shkonte rrushi i mbledhur dëm. Vitin e kaluar me verën tonë dhe distribuimin jashtë, kemi zënë vendin e parë në Kosovë për eksport.
Por, ëndrrat e z.Gecaj, janë të lidhura shumë edhe me vendlindjen, fshatin Llukë e Ulët në komunën e Deçanit. Atje është vendi i lindjes të cilin aq shumë e do, po ashtu edhe një Kullë e lartë që ka filluar të hedh shtat që nga viti 2002.
Duke i parë kullat e rrënuara nga lufta gjenocidiale serbe në Kosovë, e edhe timen, do vendosi pas një bisede me arkitektin e mirënjohur, z. Beqir Berisha, që t’i hyj rrënimit të së vjetrës dhe ndërtimin e të resë, të cilën do e emëroj me emrin “Kulla e Bardhë e Shekullit XXI”. Familja jonë e ka pasur Kullën e Vjetër mbi 200- vjeçare, dhe unë si i lindur dhe kaluar fëmijërinë në ambientet e traditës që kulla ngërthente në vete, si objekt kulti, krenarie, nderi, qëndrese dhe burrërie, kam ëndërruar dhe jetuar me kullën dhe pothuajse edhe frymuar me të. Një ndjenë e tillë, shton z. Gecaj, edhe pas emigrimit në SHBA, lidhur me Kullën vetëm sa m’u ka përforcuar dhe shtuar mu sikurse malli i pashuar për atdheun që s’më ka lënë asnjëherë. Dhe kur i përjetova shpirtërisht rrënimin e gjithë atyre kullave si relikte historike me vlera të thella kombëtare anë mbanë Kosovës, vendosa që ta bëj të kundërtën, ta ndërtoj një kullë tjetër mbi themelet e të rrënuarës, Kullë kjo që në bazë të mendimit tim do të jetë unikale dhe do i qëndrojë kohërave. Njëherësh Kulla me stilin e saje do të gërshetonte antikën me të renë. Kulla është katërkatëshe e ndërtuar nga guri më kualitativ i Bjeshkëve të
Deçanit (granit i kombinuar me mermer), me një fjale që shndrit në mënyrë të veçantë, ndërsa pjesa e brendshme e Odës së Burrave dhe dekorimet e tjera janë të bëra me një mjeshtri shumë të rrallë nga druri i tornituar, i sjellë nga Kroacia, ndërsa qylymët e stilit të vjetër i kam porositur dhe sjellë nga Shqipëria. Ka dritaret sikurse Kulla e Vjetër, por natyrisht më shumë për nga numri. Pretendimet e mia ishin që kjo kulle të ketë një vlerë edhe muzeale po pse jo edhe atraksion turistik. Kullën time deri tash e kanë vizituar mijëra adhurues, duke përfshirë edhe kryetarë dhe kryeministrat e Kosovës dhe të Shqipërisë. Unë kam nipin tim, z.Hysen Gecajn, i cili me një përpikëri të veçante ka udhëhequr ndërtimin e Kullës, ndërsa tani e drejton edhe ndërmarrjen time në Rahovec, ”StoneCastle”. Ndërsa, tani Kullën e udhëheq nipi i im tjetër, z. Adem Gecaj dhe këtë e bën me shumë pasion.
Do e pyes në diskrecion z. Ademaj se sa përafërsisht z.Gecaj ka investuar në “Kullën e Bardh”, pasi që ai me shifra nuk dëshiron të flas, z.Ademaj thotë me zë të ulët, afro katër milionë dollarë! Dhe, shton z.Ademaj, se tani vërtet është shndërruar në një atraksion të vërtetë muzeal dhe monumental, se vizitorët janë nga e tërë hapësira jonë etnike shqiptare, por vinë edhe të huaj, diplomatë, turistë; madje edhe të rinjtë që kurorëzohen do e vizitojnë Kullën për të marrë foto kujtimi e jete, mu në oborrin e saj.
Dhe, vazhdojmë bashkëbisedën me aq shumë fakte dhe impresionuese të një atdhetarie për mua të paparë me z.Gecaj, nga se secila përgjigje e tij ishte temë në vete dhe e pamundur të përthekohej në një portret gazetaresk. Dhe si pa dashje, shikimi më shkon në muret e zyrës së tij, z. Rrustem Gecaj në fotografi me presidentin John Bush (i Vjetër), presidentin Klinton, sekretaren Hillari, senatorin Bob Dol, kongresisten Kelly, kongresistin Tom Lantos, Eliot Engel, presidentin Rugova…dhe shumë e shumë mirënjohje për veprimtarin dhe personalitetin e tij nga shumë institucione amerikane dhe nga atdheu. Këto të fundit më interesojnë diç më tepër, dhe zotit Rrustem Gecaj, përmbi dyzet vjet pune në shërbim të atdheut; atdheu këtë dedikim do ia njoh, vlerësojë dhe lartësojë . Kësisoj, këtij Njeriu të Madh, që aq shumë i dha atdheut do t’i ndahet Dekorata Presidenciale nga znj. Atifete Jahjaga dhe Dekorata “Nderi Kombit” nga presidenti Nishani.
Ndërsa unë do të ndahem nga z. Gecaj,me të njëjtën dileme që e kisha që në fillim: Si të përmbledh në një tekste gazetaresk, dyzet vjet veprimtarie të pandërprerë të një veprimtari, që ka bërë aq shumë për Kosovën? E tëra kjo më kthen te një vepër të shkrimtarit Ali Podrimja, të lexuar vite më parë, i cili përafërsisht do të thoshte: ”Burrat e mëdhenj vazhdojnë ta duan dhe ndihmojnë atdheun, edhe kur ai atyre asgjë nuk ju jep!!!”
Me këtë përshtypje do ndahem me z.Gecaj, i cili ne kete ndrrim motesh do i uron lexuesit gazetes “Dielli” dhe mbarë popullin Shqiptar, që aq shumë e do, me të ardhme të ndritur,duke e gezuar lirine e shume pritur me te të gjitha të mirat, suksese, dhe lumturi!

Filed Under: Interviste Tagged With: Kulla e bardhe, Luz Thaci, Malli per vendlindjen, Rrustem Gecaj

Sulmet ajrore amerikane vrasin krerët e ISIS të lidhur me ngjarjet e Parisit

December 30, 2015 by dgreca

Nga sulmet ajrore të udhëhequra prej Shteteve të Bashkuara kanë mbetur të vrarë 10 krerë të lartë të Shtetit Islamik gjatë muajit të fundit, përfshi edhe nga ata që kanë pasur lidhje me sulmet e muajit të kaluar në Paris. Lajmi bëhet i ditur nga zëdhënësi i koalicionit anti-ISIS të drejtuar nga SHBA-të, Steve Warren, gjatë kësaj të marte. “Gjatë muajit të kaluar kemi vrarë 10 figura të larta të grupit xhihadist me sulme të koordinuara, përfshi disa ideatorë të sulmeve në vendet e Perëndimit, prej të cilëve edhe nga ata që kanë pasur lidhje me sulmet e Parisit”, tha koloneli i ushtrisë amerikane. “Këta të tjerët kishin bërë përgatitje për sulme të tjera në Perëndim”, shtoi ai. Njëri prej të vrarëve besohet të jetë Abdul Qader Hakim, i cili ndihmonte në operacionet e jashtme të militantëve xhihadistë, e që kishte lidhje me agresorët e sulmeve të Parisit, tha më tej Warren. Ai është vrarë në qytetin verior iraken të Mosulit më 26 dhjetor. Ndërkohë, një sulm ajror i koalicionit i datës 24 dhjetor në Siri la të vdekur Charaffe al Mouadan, një anëtar i Shtetit Islamik me bazë në Siri, por që kishte lidhje të drejtpërdrejta me Abdelhamid Abaaoud, “trurin” e dyshuar të sulmeve të koordinuara me bomba dhe të shtëna armësh në Paris, më 13 nëntor, ku mbetën të vdekur 130 persona. Mouadan ishte duke planifikuar sulme të tjera në Perëndim, shtoi më tej Warren. Efekti i sulmeve ajrore ndaj udhëheqësisë së Shtetit Islamik mund të shihet më së miri gjatë sukseseve të fundit në fushëbetejën kundër grupit xhihadist. Ushtria irakene bëri të ditur së fundi triumfin e parë madhor kundër militantëve sunitë të linjës së ashpër ultranacionaliste, duke deklaruar rimarrjen e kontrollit të Ramadit, një qytet në perëndim të Baghdadit që kishte rënë në duart e ISIS gjatë muajit maj. “Disa pjesë të këtij suksesi i atribuohet faktit se organizata po humbet udhëheqësit e saj”, deklaroi Warren, i cili nuk harroi të paralajmëronte se “çakalli ka ende dhëmbë”.

Filed Under: Kronike Tagged With: Sulmet ajrore, vrasin kreret e ISIS-it

  • « Previous Page
  • 1
  • 2
  • 3
  • 4
  • 5
  • 6
  • …
  • 94
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Kontributi shumëdimensional i Klerit Katolik dhe i Elitave Shqiptare në Pavarësinë e Shqipërisë 
  • Takimi i përvitshëm i Malësorëve të New Yorkut – Mbrëmje fondmbledhëse për Shoqatën “Malësia e Madhe”
  • Edi Rama, Belinda Balluku, SPAK, kur drejtësia troket, pushteti zbulohet!
  • “Strategjia Trump, ShBA më e fortë, Interesat Amerikane mbi gjithçka”
  • Pse leku shqiptar duket i fortë ndërsa ekonomia ndihet e dobët
  • IMAM ISA HOXHA (1918–2001), NJË JETË NË SHËRBIM TË FESË, DIJES, KULTURËS DHE ÇËSHTJES KOMBËTARE SHQIPTARE
  • UGSH ndan çmimet vjetore për gazetarët shqiptarë dhe për fituesit e konkursit “Vangjush Gambeta”
  • Fjala përshëndetëse e kryetarit të Federatës Vatra Dr. Elmi Berisha për Akademinë e Shkencave të Shqipërisë në Seancën Akademike kushtuar 100 vjetorit të lindjes së Peter Priftit
  • Shqipëria u bë pjesë e Lidhjes së Kombeve (17 dhjetor 1920)
  • NJЁ SURPRIZЁ XHENTЁLMENЁSH E GJON MILIT   
  • Format jo standarde të pullave në Filatelinë Shqiptare
  • Avokati i kujt?
  • MËSIMI I GJUHËS SHQIPE SI MJET PËR FORMIMIN E VETEDIJES KOMBËTARE TE SHQIPTARËT  
  • MES KULTURES DHE HIJEVE TE ANTIKULTURES
  • Historia dhe braktisja e Kullës së Elez Murrës – Një apel për të shpëtuar trashëgiminë historike

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT