• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Archives for December 2015

Kosovë-Bashkimi Evropian nuk ka alternativë

December 12, 2015 by dgreca

-Jahjaga: Rruga drejt BE-së kërkon institucione të forta dhe demokratike, rend dhe ligj. -Na duhet që të gjithë së bashku të ulemi dhe të gjejmë zgjidhje, sepse shtetin nuk mund ta sfidojmë për çdo ditë dhe sepse nuk mund të rrënojmë institucionet e vendit, besimin tek të cilat duhet me shumë mund ta rikthejmë tek qytetarët, për aq sa na duhet ta rikthejmë edhe besimin e lëkundur të qytetarëve në institucionet e drejtësisë. -Në Prishtinë po mbahet Konferenca vjetore e prokurorëve të shtetit/

Nga Behlul Jashari/ PRISHTINË, 12 Dhjetor 2015/ Bashkimi Evropian nuk ka alternativë për ne dhe njëkohësisht është pika që bashkon gjithë popullin e Kosovës, pa dallim, tha sot Presidentja e Republikës, Atifete Jahjaga.

“Por, kjo rrugë kërkon nga ne më shumë përkushtim dhe më shumë punë. Kërkon institucione të forta dhe demokratike, më shumë rend dhe ligj, respektim të institucioneve të drejtësisë, më shumë angazhim për të ruajtur vlerat e diversitetit të shoqërisë, edhe atë etnik, edhe kulturor edhe fetar. Por, mbi të gjitha, kërkon dialog dhe marrëveshje. Dialog të brendshëm për të zgjidhur çështjet që nxisin mosmarrëveshje. Dialog pa paragjykime, ndërmjet njerëzve që dikur kanë qëndruar së bashku për ta bërë luftën dhe që sot duhet ta ruajnë paqen”, theksoi Presidentja e Kosovë.

Pra, vijoi Jahjaga, na duhet që të gjithë së bashku të ulemi dhe të gjejmë zgjidhje, sepse shtetin nuk mund ta sfidojmë për çdo ditë dhe sepse nuk mund të rrënojmë institucionet e vendit, besimin tek të cilat duhet me shumë mund ta rikthejmë tek qytetarët, për aq sa na duhet ta rikthejmë edhe besimin e lëkundur të qytetarëve në institucionet e drejtësisë.

“Barra bie ata që jeni në vijën e parë të sundimit të ligjit, që ta bëjnë me përkushtim dhe me vendosmëri një sistem të drejtësisë që është efektiv, i drejtuar kah rezultatet dhe paanshmëria, duke sublimuar frymën e të drejtave të njeriut”, u shpreh ajo.

 Presidentja Jahjaha foli në Konferencën vjetore të prokurorëve të shtetit, e cila po mbahet në Prishtinë, në organizim të Zyrës së Kryeprokurorit të Shtetit dhe me mbështetjen e Ambasadës amerikanë në Kosovës.

Në këtë konferencë folën edhe ministri kosovar i Drejtësisë, Hajredin Kuçi, kryeprokurori i Shtetit Aleksander Lumezi, kryesuesi i Këshillit Gjyqësor, Enver Peci, ambasadori amerikan në Prishtinë, Greg Delawie dhe përfaqësuesi i Zyrës së BE-së në Kosovë, Samuel Zhbogar,  ndërsa po marrin pjesë edhe përfaqësues të EULEX-it dhe të Misionit të OSBE-së.

Gjatë Konferencës vjetore të prokurorëve të shtetit do të diskutohet zbatimi i amendamenteve të reja të ligjeve për Këshillin Prokurorial dhe Prokurorin e Shtetit. Po ashtu, do të diskutohet strategjia për luftimin e korrupsionit, krimeve ekonomik, duke përfshirë konfiskimin dhe sekuestrimin, si dhe sfidat e Raportit të Progresit dhe obligimet tjera të sistemit prokurorial në procesin e integrimeve evropiane.

 Pjesë e rëndësishme e kësaj konference do të jetë edhe prezantimi i kryeprokurorëve të të gjitha prokurorive, i sfidave me të cilat ata ballafaqohen gjatë kryerjes së punës së tyre, por edhe propozimet dhe idetë për eliminimin e tyre.

 Pas amendamentit të Ligjit për Këshillin Prokurorial të Kosovës (KPK), ku ndër të tjera është bërë edhe ndryshimi i mënyrës së zgjedhjes së anëtarëve të KPK-së, gjatë kësaj konference do të mbahen zgjedhjet për anëtar të KPK-së nga radhët e prokurorëve.

Kuçi: Sistemi efikas i Drejtësisë, themeli i besimit të qytetarëve në drejtësi

Ministri kosovar i Drejtësisë, Prof. Dr. Hajredin Kuçi,  tha se ёshtё i nderuar qё merrё pjesё dhe mund tё drejtohet përball njerëzve qё simbolizojnë drejtësinë e Kosovës. Ministri Kuçi vazhdoi fjalimin e tij duke theksuar se çmon çdo angazhim qё prokurorët dhe gjyqtarët janë duke bёrё pёr tё vёnё nё vend drejtësinë. Ai gjithashtu vlerësoi lart angazhimin dhe mbështetjen ndërkombëtare për vendin tonё, por edhe për sistemin e drejtësisë nё veçanti.

“Ne po jetojmë në një kohë ku e gjithë vëmendja është e drejtuar nga gjyqësori – në kërkim të Drejtësisë mё funksionale dhe kjo është domosdoshmëri, është çelësi i zhvillimit ekonomik, i forcimit të shtetit brenda në mekanizmat rajonalë dhe ndërkombëtarë, i plotësimit të standardeve ndërkombëtare por edhe integrimit në BE dhe nё të gjitha organizatat tjera ndërkombëtare”, shtoi Ministri Kuçi.

Duke folur pёr funksionin e Prokurorit, Ministri Kuçi theksoi se roli i Prokurorit në garantimin dhe mbrojtjen e Drejtësisë është esencial dhe shtoi se prokurori duhet gjithmonë të sigurohet që të mbrohen personat e pafajshëm. Një ndër detyrat tjera esenciale është të ruaj integritetin personal të individëve në mënyrë që të mos dënohen personat e pafajshëm.

“Kemi dëgjuar dhe parë në raporte se politika po ndikon në gjyqësor, më lejoni t`iu them se jo vetëm politika, por çfarëdo ndikimi tjetër mund të bëhet vetëm nëse ju si prokurorë dhe si individ e lejoni këtë. Prokurorët duhet ta bëjnë vetveten të pandikueshëm. Për këtë e kane fuqinë e ligjit dhe iu ftoj ta ushtroni. Ju duhet ta mbroni veten nga tjerët dhe te tjerët nga vetja”, shtoi Kuçi mё tej.

 

Ministri Kuçi vlerësoi punën e Prokurorit dhe theksoi se kjo nuk ёshtё vetëm profesion por është mision, ashtu sikur është edhe vetë kërkimi i drejtësisë mision. Kosova sot ka ndërtuar atë qё quhet arkitekturë e Drejtësisë, ka ligje tё mira dhe demokratike, gjyqtarë dhe prokurorë profesionistë qё kanё kushte tё mira për punë tё pavarur, tё paanshme dhe profesionale. Ju e keni fuqinë ligjore, intelektuale dhe njerëzore për ta bёrё këtë dhe ne kemi vullnet t`u përkrahim dhe mundësojmë tё kryeni punën tuaj me nder dhe përgjegjësi.

Ministri Kuçi e mbylli fjalimin e tij duke kërkuar nga prokurorët dhe gjyqtarët  qё tё angazhohen dhe përkushtohen nё punën e tyre pёr tё rezultuar në rritjn e besimit nё drejtësi.

 

*****

Fjalimi i Presidentes Jahjaga në Konferencën vjetore të prokurorëve të shtetit

 

Të nderuar pjesëmarrës,

Jam e nderuar të jem sot mes jush në këtë takim vjetor të njerëzve që bartin peshën e drejtësisë, herë-herë të kritikuar dhe herës tjetër të sfiduar. Është prandaj e veçantë kur biseda me zbatuesit e ligjit kthehet në një dialog aktiv jo vetëm për mënyrat e veprimeve por, mbi të gjitha, për rezultatet konkrete që ato kanë dhënë. Kryeprokuror Lumezi kam besimin e plotë se ky takim vjetor do të shndërrohet nga një vlerësim i zakonshëm i punës në një veprim më konkret në fuqizimin e shtetit të së drejtës dhe në vendosjen e sundimit të ligjit.

Ne kemi bërë shumë herë vlerësime, edhe pozitive, për sistemin e drejtësisë në Kosovë, duke u thirrur në qytetarin tonë dhe të ardhmen më të mirë të tij dhe jemi zotuar se do të thellojmë reformat në shoqëri për ta bërë Kosovën një vend më ndryshe. Jemi zotuar për: SHTETIN LIGJOR.

E theksoj se sa e rëndësishme është puna juaj, njerëzve që janë në vijën e parë të zbatimit të ligjit; sa me vlerë për sundimin e ligjit është angazhimi juaj dhe sa me dobi për qytetarin janë rezultatet që ju sillni nga puna juaj. Dhe, prandaj, sërish e theksoj; jeni ju në vijën e parë të shtetit ligjor.

Ne kemi kërkuar reforma në shoqëri; të dhimbshme, sfiduese, aspak të lehta dhe, njëkohësisht, të domosdoshme për ta bërë shtetin e Kosovës një demokraci që zhvillohet, një vend gjithëpërfshirës ku realizohen të drejtat e të gjithëve në mënyrë të barabartë. Kemi kërkuar mbi të gjitha reforma në drejtësi, të një sistemi që vendos vlerën e shtetit: ligjin dhe rendin. Sepse kjo është garanci edhe e zhvillimit edhe e integrimit.

Dhe kjo arrihet me zbatim të ligjit; në respektim të të cilit duhet të jenë të gjithë, pavarësisht. Askush nuk mund të vihet mbi ligjin dhe askush nuk mund të amnistohet për shkelje të tij. Kam adresuar vazhdimisht nevojën për intensifikim të luftës kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar dhe do të vazhdoj ta adresojë këtë çështje në çdo vend, në çdo kohë dhe në çdo mënyrë.

Ne jemi lodhur si shoqëri nga shkalla e lartë e korrupsionit. Ne kemi dëmtuar funksionimin e shtetit me politikat e mosndëshkimit të të gjithë atyre që janë përfshirë në afera korruptive. Ne kemi goditur jo vetëm imazhin në skenën ndërkombëtare me këtë shkallë të perceptimit për korrupsionin. Dhe sërish nuk kemi vepruar aq dhe ashtu si duhet. Sot nuk është koha për të shprehur me fjalë përkushtimin për luftën kundër korrupsionit. Sot është koha që, për hir të mirëqenies së qytetarëve dhe për hir të bërjes së shtetit të Kosovës, ta gjejmë forcën dhe guximin e ta përfundojmë këtë cikël të frikës dhe të mosndëshkimit. Sot është koha ta bëjmë Kosovën vend të pakorruptuar.

Ne kemi dëshmuar se kemi forcë, aftësi dhe vullnet për ta bërë Kosovën pjesë të barabartë të arkitekturës globale të sigurisë dhe ta rreshtojmë atë përkrah të gjitha forcave demokratike në botë. Sepse, nuk mund të lejojmë që vlerat e lirisë dhe të demokracisë të sfidohen nga grupe ekstremiste dhe radikale. Ne nuk mund të shndërrohemi në strehë të asnjë grupi ekstremist dhe prandaj jemi bërë partner global në luftën kundër këtij kërcënimi. Por, beteja jonë është edhe e brendshme, për të ndihmuar të gjithë të rinjtë e të rejat tona, që të mos bien pre e ekstremizmit  fetar, duke iu ofruar më shumë mundësi, më shumë shanse në jetë, më shumë arsimim dhe më shumë perspektivë. Por, ne nuk do të lejojmë që cilido grup ekstremist të sfidojnë shoqërinë dhe shtetin tonë, nuk do të lejojmë ta godasin kushtetutën tonë dhe të lëkundin vlerat e diversitetit dhe tolerancën e harmoninë fetare, të ndërtuar me shumë mund brenda shekujve.

Kjo kërkon koordinim më të afërt të policisë me prokurorinë dhe ndërtimin e rasteve të cilat do të çonin drejt gjykimit dhe dënimit meritor.

Të nderuar pjesëmarrës,

Kemi hyrë në një fazë të re, të një marrëveshjeje të rëndësishme kontraktuale me Bashkimin Evropian dhe prandaj na duhet konsensus i plotë në gjithë shoqërinë për rrugën drejt integrimeve. Bashkimi Evropian nuk ka alternativë për ne dhe njëkohësisht është pika që bashkon gjithë popullin e Kosovës, pa dallim.

Por, kjo rrugë kërkon nga ne më shumë përkushtim dhe më shumë punë. Kërkon institucione të forta dhe demokratike; kërkon më shumë rend dhe ligj; respektim të institucioneve të drejtësisë; më shumë angazhim për të ruajtur vlerat e diversitetit të shoqërisë, edhe atë etnik, edhe kulturor edhe fetar. Por, mbi të gjitha, kërkon dialog dhe marrëveshje. Dialog të brendshëm për të zgjidhur çështjet që nxisin mosmarrëveshje. Dialog pa paragjykime, ndërmjet njerëzve që dikur kanë qëndruar së bashku për ta bërë luftën dhe që sot duhet ta ruajnë paqen. Pra, na duhet që të gjithë së bashku të ulemi dhe të gjejmë zgjidhje, sepse shtetin nuk mund ta sfidojmë për çdo ditë dhe sepse nuk mund të rrënojmë institucionet e vendit, besimin tek të cilat duhet me shumë mund ta rikthejmë tek qytetarët.

Për aq sa na duhet ta rikthejmë edhe besimin e lëkundur të qytetarëve në institucionet e drejtësisë. Dhe barra bie mbi ju: që jeni në vijën e parë të sundimit të ligjit, që ta bëni me përkushtim dhe me vendosmëri një sistem të drejtësisë që është efektiv, i drejtuar kah rezultatet dhe paanshmëria, duke sublimuar frymën e të drejtave të njeriut.

 

*****

President Jahjaga’s speech at the annual conference of state prosecutors

 

Honourable participants,

 

I am honoured to be among you at this annual meeting of people who carry the burden of justice, often criticized and often challenged. Turning of this talk with the law enforcers into an active dialogue is therefore special, not only because of the manner of activities but above all because of the concrete results they have provided. Chief Prosecutor Lumezi, I have the complete trust that this annual meeting will turn from the run of the mill evaluation of the work into a concrete action towards strengthening of the state of law and establishment of the rule of law.

 

We have often undertaken evaluations, positive ones as well, on the system of justice in Kosovo, by calling upon our citizens and their better future, and have dedicated ourselves to deepen the reforms in our society to make a different Kosovo. We have dedicated ourselves to the STATE OF LAW.
I emphasize how important your work is, of the people on the first line of the law enforcement; how valuable it is to the rule of law and how beneficial are the results of your work to the citizens. And I reiterate again: you are on the first line of the state of law.

We have been asking for reforms in the society; painful ones, challenging and by no means easy ones, but at the same time of utmost importance to the making of the state of Kosovo a developing democracy, an all inclusive state in which rights of everyone are equally realized. We have above all asked for reforms in justice, of this system which establishes the values of the country: law and order. Because this is a guarantee of both development and integration.

And this is achieved by law enforcement; respected by every single one of us, irrespective. No one can be above the law and no one can be pardoned for their violations.

I have continuously addressed the need for the intensification of the fighting of corruption and organized crime and I will continue to address this issue anywhere, anytime in in any manner.

We are as a society tired of the high level of corruption. We have damaged the functioning of the state with policies of impunity of all those involved in corruptive affairs. We have not only stricken our image in the international arena with this level of perception of corruption. And yet, we have not acted as much as we should have. Today is not the time to express with words the determination for fighting of corruption. Today is the time to, for the sake of our citizens and for the sake of the making of the state of Kosovo, find strength to end this cycle of fear and impunity. Today is the time to make Kosovo a non corrupt country.

We have demonstrated that we have the strength, ability and will to make Kosovo an equal part of the global security architecture and align it side by side all the democratic forces in the world. Because we cannot allow that values of freedom and democracy are challenged by extremist and radical groups. We cannot become a shelter of any extremist group, and this is why we have become a global partner in fighting of this threat. But our battle is also an internal one, in helping our youth not to fall prey to religious extremism by offering to them more opportunities, more chances in life, more education and more perspective. But we will not allow any extremist group to challenge our state, to attack our constitution and to shake the values of diversity and tolerance, religious tolerance, built with lots of toil during the centuries.

This requires closer cooperation of the police with the prosecution and building of the cases which lead to conviction and deserved punishment.

 

Honourable participants,
We have entered into a new state, of a contractual agreement with EU, and therefore we need a full consensus of the society on the path to integration. EU has no other alternative for us and at the same time it is the issue which unites all the people of Kosovo, irrespective.
But this journey requires from us much more determination and lots more work. It requires strong and democratic institutions; it requires more law and order; respect of institutions of justice; more engagement in protection of the values of the diversity of our society, ethnic, religious and cultural ones. But above all, it requires agreements and dialogue. A dialogue without prejudice, between people who once stood together in making war, who today must protect the peace. Thus, we must all sit together and find solutions, because we cannot challenge the state every single day and we cannot ruin the institutions of the country, trust in which we must return to the citizens with lots of hard work.

For as much as we need to return the shaken trust of the citizens in the institutions of justice. And the burden lies with you; who are on the front line of the rule of law, to undertake this with determination and dedication, to make the justice system an effective one, result oriented and unbiased, sublimating the spirit of the human rights.

 

Filed Under: Komente Tagged With: alternativa, Jahjaga, Rruga drejt BE

Kosovë-25 vjetori i Lidhjes së Arsimtarëve Shqiptarë

December 12, 2015 by dgreca

-Bajrami: Lidhja e Arsimtarëve Shqiptarë “Naim Frashëri”, ka qenë një institucion shumë i rëndësishëm, i cili ndër të parët ka vënë bazat e rezistencës, të pavarësisë dhe të ruajtjes së arsimit shqip në kohë shumë të vështira/

 PRISHTINË, 12 Dhjetor 2015-B.Jashari/ Në Kosovë, me një ceremoni solemne, është shënuar sot 25 vjetori i themelimit të Lidhjes së Arsimtarëve Shqiptarë  “Naim Frashëri”.Me këtë rast, ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë,  Arsim Bajrami u shpreh se kjo ngjarje shënon fillimin e përpjekjeve finale të popullit të Kosovës për liri, pavarësi dhe shtetndërtim dhe tha se ky proces ka filluar me rezistencën që ka bërë shkolla shqipe, që kanë bërë arsimtarët në momente historike.

“Lidhja e Arsimtarëve Shqiptarë ‘Naim Frashëri’, ka qenë një institucion shumë i rëndësishëm, i cili ndër të parët ka vënë bazat e rezistencës, të pavarësisë dhe të ruajtjes së arsimit shqip në kohë shumë të vështira”, tha ministri.

Bajrami kujtoi të gjithë ata që ndihmuan arsimin shqip, e po ashtu edhe mësimdhënësit që ranë duke bërë rezistencë kombëtare.

“Nuk ishte lehtë që të mbahej shkolla shqipe në atë kohë, sepse ishin planet e spastrimit etnik, të dëbimit, të mbylljes së shkollave dhe përfundimit të ëndrrës për një shtet të pavarur dhe sovran. Por, tani të gjithë jemi krenarë për homogjenitetin kombëtar që kemi pasur në periudhën 1990-98”, tha ministri Bajrami, ndërsa theksoi se ka qenë arsimi që ka zbatuar për herë të parë Kushtetutën e Republikës së Kosovës duke hartuar akte ligjore.

Duke kujtuar rolin LASh-it, ministri Bajrami tha se ne sot duhet të vetëdijësohemi për rolin e shkollës sonë në një shtet demokratik dhe të pavarur.

“Sot arsimi dhe edukimi janë fusha kryesore të përparimit të shtetit tonë”, tha ai, ndërsa theksoi se nuk ka investim më të rëndësishëm për shtetin tonë se sa të krijosh shkolla dhe universitete cilësore.

Filed Under: Histori Tagged With: Behlul Jashari, i Lidhjes së Arsimtarëve Shqiptarë, Kosovë-25 vjetori

GJYKATA KUSHTETUESE DHE POP SAVA

December 12, 2015 by dgreca

A do të zbatojë Gjykata ligjet e Serbisë?/

Kolonizimi i Kosovës (1912 – 1941)/

Shkruan:ADIL FETAHU/

Sipas demografit të njohur serb, Jovan Cvijiq, në vitin 1910, nga numri i përgjithshëm i popullsisë së Kosovës, serbë ishin vetëm 5%, ndërsa malazezë nuk kishte fare (“Balkansko poluostrvo”, Bgd,1966, fq.469).  Me rënien e Perandorisë Osmane, Kosova u okupua nga ushtria serbe dhe ajo malazeze, dhe u aneksua. Krahas krimeve të luftës që kishin bërë ato ushtri, regjimi i ri vazhdoi presionin, terrorin e zullumin, për ta detyruar popullsinë autoktone shqiptare të shpërngulej. Një nga format e presionit dhe zullumit, ishte marrja e tokave dhe pasurive tjera të shqiptarëve, dhe ndarja e tyre serbëve e malazezëve. Kjo kishte për qëllim që përmes ndërrimit të strukturës pronësore të pasurisë së paluajtshme, ta ndërronte strukturën kombëtare, në dëm të shqiptarëve e në favor të sllavëve. Qeveria e Serbisë qysh më 20 shkurt 1914 kishte miratua Ligjin për kolonizimin e viseve të aneksuara. Sipas atij ligji, ministri i ekonomisë popullore, bashkë me persona nga xhandarmeria dhe ushtria, caktonin tokat në të cilat do të vendoseshin kolonët. Fillimisht kolonët vendoseshin në tokat e braktisura nga vendasit, të cilët kishin ikur jashtë Kosove, në Shqipëri e në Turqi, ose kishin dalë në mal (kaçakë), për shkak të terrorit që bënte pushteti i ri. Në rrethin e Pejës e të Gjakovës u vendosën më tepër malazezë, sepse ato rrethe i kishte pushtuar ushtria malazeze. Ai proces i filluar i kolonizimit të Kosovës u ndërpre për shkak të shpërthimit të Luftës së Parë Botërore dhe pushtimit të Kosovës nga Austrohungaria, në periudhën 1915-1918. Mirëpo, përfundimi i Luftës së Parë Botërore  rezultoi me formimin e të ashtuquajturës Mbretëria Serbo-Kroato-Sllovene (1 dhjetor 1918), ndërsa  Kosovën e kishte ripushtuar ushtria serbe.. Regjimi i ri qysh në vitin 1919 miratoi Dispozitat Paraprake, e më pas ligjet për  të vazhduar dhe intensifikuar reformën agrare dhe kolonizimin.   Për reformën agrare dhe kolonizimin në Kosovë, të dhënat më të plota dhe të sistematizuara mirë përmban libri i historianit serb, nga Kosova,  Dr Millorad Obradoviq: “Agrarna reforma i kolonizacija na Kosovu 1918-1941 (Reforma agrare dhe kolonizimi në Kosovë, 1918-1941). Në atë periudhë, me pretekste e në mënyra të ndryshme, shteti ua kishte marre tokat që kishin qenë pronë e shqiptarëve ose mera (toka pa pronësi të askujt, por të shfrytëzuara nga të gjithë), kishte krijuar një fond të madh tokash prej 202.649,11 ha, për t’ua ndarë kolonistëve serbë e malazezë, me qëllim të thyerjes së kombktësisë kombëtare shqiptare dhe ndërrimit të strukturës etnike në dëm të shqiptarëve. Në këtë mënyrë, kishin ardhur në Kosovë 11.722 familje, me mbi 53.884 anëtarë, të cilëve u ishin dhënë 192.212,94 ha toke e punueshme dhe pyje. Pos këtyre familjeve që kishin ardhur  kolonistë në regji të shtetit, gjatë asaj periudhe kishin ardhur edhe 5300 familje autokoloniste, të cilët kishin blerë toka me çmim shumë të lirë. Se si ishte gjendja asokohe me tokat në Kosovë, ilustron shembulli i kryetarit të Qeverisë së Serbisë, Nikolla Pashiqi, i cili “kishte blerë” 3000 ha tokë në Gazimestan, afër Prishtinës, ndërsa Punisha Raçiq, atentatori mbi deputetët kroatë në Kuvendin e Mbretërisë SKS, kishte “fitua” 3500 ha pyje në malet e Deçanit, dhe 50 ha tokë pjellore në fushën e Shkupit!

Në vitin 1927 Manastirit të Deçanit shteti serb i kishte dhënë pronat e 50 familjeve shqiptare të fshatit Isniq, ndërsa Manastirit të Deviqit i kishte dhënë pronat e 20 familjeve të fshatit Llaushë. Në vitin 1932, këtyre manastireve iu kishte dhënë edhe 580 ha toka të marrura familjeve shqiptare. Kjo ishte mënyra se si kishat dhe manastiret ortodokse fituan dhe një kohë të gjatë i shfrytëzuan  prona marramendëse në Kosovë, duke i privuar shqiptarët nga pronat e tyre.Vet historiani serb (dr Millovan Obradoviqi), në konkluzionet në librin e tij thekson: “Përmes organeve të agrarit, xhandarmerisë, pushteteve komunale e të rretheve, Qeveria ka zbatuar politikën e saj shoviniste kundër Shqiptarëve, duke i konsideruar të pabesueshëm dhe të rrezikshëm për sigurinë e shtetit dhe të paqes, duke iu bërë padrejtësi në të gjitha fushat e jetës shoqërore, ekonomike dhe politike…” (fq.231).

Edhe pas Luftës së Dytë Botërore pushteti vazhdoi me reformën agrare dhe kolonizimin në Kosovë e në Vojvodinë, me masa dhe instrumente tjera, por qëllimi ishte i njëjtë: presioni dhe represioni ndaj Shqiptarëve (në Kosovë), dhe ndaj Gjermanëve (në Vojvodinë). Me Ligjin për reformën agrare dhe kolonizimin (23 gusht 1945, e tjera më vonë), si instrumente juridike për marrjen e pronave ishin caktuar: nacionalizimi, konfiskimi, sekuestrimi dhe eksproprijimi. Nacionalizimi i tokave bëhej në bazë të parimit të maksimumit, të paraparë me ligj. Konfiskimi dhe sekuestrimi ishin masa ndëshkuese për ata që shteti i trajtonte si armiq të popullit dhe bashkëpunëtorë të okupatorit, e të tillë i konsideronte shqiptarët, të cilëve krahas dënimit penal, me pushkatim ose burgim, ua konfiskonte ose sekuestronte pasurinë e  paluajtshme e të luajtshme. Nacionalizimin e tokave e bëri në bazë të parimit të maksimumit, për kategoritë e familjeve dhe subjekteve tjera të caktuara me ligj. Për kishat dhe manastiret e zakonshme, lejohej të dispononin deri 10 ha tokë, ndërsa për manastiret e rëndësisë së veçantë, u lejohej deri 30 ha tokë të punueshme dhe 30 ha pyje. Pjesa tjetër u merrej dhe kalonte në fondin e tokave-pyejeve në pronësi të shtetit, që më vonë, me akte kushtetuese e ligjore mori karakterin dhe statusin juridik të pronës shoqërore. Nga fondi i krijuar i tokave, u jepej qytetarëve të patokë, kryesisht serbë e malazezë, por edhe subjekteve tjera: kooperativave, ekonomive dhe kombinateve bujqësore. Sipas të dhënave të Kishës Ortodokse Serbe, në bazë të Ligjit për reformën agrare dhe kolonizimin (të vitit 1945),  në bazë të maksimumit në vitin 1946 Patrikanës së Pejës i ishin marrë 223 ha tokë dhe 570 ha pyje, kurse Manastirit të Deçanit prej 208 hektarë tokë të punueshme dhe 600 hektarë pyje, reforma agrare ia kishte lënë 30 ha tokë dhe poaq pyje. Ankesën që kishin bërë kundër marrjes së pronave, e kishte refuzuar Gjyqi Agrar për KeM, në Prizren (12 mars 1947).

 

 

Kolonizimi në periudhën 1990-1999

 

Në kohën më të re, në Kosovë kolonizimi mori hov në periudhën e suprimimit të dhunshëm të autonomisë dhe masat e dhunshme që ndërmori pushteti okupues i Serbisë në të gjitha fushat e jetës dhe segmentet e ekonomisë, veprimtaritë shoqërore dhe organet e pushtetit të nivelit qendror dhe lokal. Brezat e moshës së vjetër dhe asaj të mesme, i mbajnë mend  masat, presionin dhe represionin e egër. Okupatori miratoi plane, programe e ligje të përgjithshme e të veçanta, në funksion të kolonizimit të Kosovës me serbë e malazezë, jo vetëm nga Serbia, por edhe nga Bosnja, Kroacia e madje edhe nga Shqipëria dhe Rumania, duke u ndërtuar shtëpi banimi në vendbanime të ndryshme dhe ndarë tokë të punueshme nga tokat e pronës shoqërore, duke u dhënë mjete pune dhe kredi të volitshme, për t’i joshur të vijnë të jetojnë këtu. Një ndër aktet kryesore për kolonizim në periudhën 1990-1999, është i ashtuquajturi: Programi për realizimin e paqes, lirisë, barazisë, demokracisë dhe prosperitetit të KSA të Kosovës” (“Slluzhbeni gllasnik Socijalisticke Republike Srbije”, nr.15, dt. 30 mars 1990), të cilin, për shkak të hapësirës së kufizuar të gazetës, nuk do ta elaborojmë këtu. Pas atij Programi, është vazhduar me ligje të veçanta, vendime e veprime konkrete, në funksion të kolonizimit. Sipas Ligjit për kushtet, mënyrën dhe procedurën e ndarjes së tokës bujqësore qytetarëve të cilët dëshirojnë të jetojnë e punojnë në territorin e Krahinës  Autonome të Kosovës e Metohisë (“Slluzhbeni gllasnik RS”, nr.43/1991), qytetarëve (serbë ose malazezë) të cilët donin të vinin në Kosovë, u jepeshin toka bujqësore nga fondi i tokave të pronës shoqërore, nga 5 ha tokë për në familje, të cilën nuk mund ta shitnin as tjetërsonin në mënyrë tjetër 30 vjet pas marrjes. Kjo bëhej me qëllim të ngulitjes afatgjatë të elementit sllav në Kosovë. U jepej kredi me kushte çuditërisht të volitshme dhe liroheshin nga tatimi për kohë të caktuar. Efekte të kolonizimit të Kosovës kishte edhe Ligji mbi transformimin e pronës shoqërore të tokës bujqësore në forma tjera të pronësisë (“Sll.gllasnik RS”,nr.49/1992).

 

Rasti i Manastirit të Deçanit, respektivisht i pop Savës

 

Pushteti okupues i Serbisë, respektivisht Qeveria e Serbisë, duke manipuluar me tokat e pronës shoqërore, në vitin 1997 ia kishte “falur” Manastirit të Deçanit 25,5 ha tokë të cilën deri atëherë e kishin në shfrytëzim ndërmarrjet shoqërore “Iliria” dhe “Apiko”. Në vitin 2000, ndërmarrjet e përmendura kanë ngritur kërkesë-padi në Gjykatën Komunale të Deçanit, kundër Manastirit dhe Republikës së Serbisë, për anulimin e aktit (kontratë, marrëveshje…) për “dhurimin” e tokës së përmendur nga Qeveria e Serbisë. Gjykata e faktit kishte ndërmarrë veprime procedurale, por para se të merrte vendimin, i ashtuquajturi Agjensioni Kosovar i Mirëbesimi, nën administrimin e UNMIK-ut, kërkoi që rasti t’i merret Gjykatës Komunale, t’i cedohet Dhomës së Posaçme të Gjykatës Supreme, për të vendosur meritorisht, me arsyetim se ajo Dhomë ka kompetencë ekskluzive për pronën shoqërore. Dhoma e Posaçme, si gjykatë e shkallës së parë, i ka refuzuar si të pabaza kërkesë-paditë e ndërmarrjeve të përmendura. Duke vendosur sipas ankesës AKP-së e të ndërmarrjeve “Iliria” dhe “Apiko”, së cilës i është bashkuar edhe Komuna e Deçanit, Kolegji i Ankesave i Dhomës së Posaçme, si organ i shkallës së dytë, ka miratua ankesat si të bazuara, i ka anuluar vendimet e shkallës së parë, me arsyetim se Dhoma e Posaçme nuk ishte kompetente të gjykojë në këtë kontest, prandaj lënda duhet t’i kthehet për gjykim  Gjykatës Themelore të Pejës – Dega në Deçan.  Kundër vendimit të Kolegjit të Ankesave, Manastiri i Deçanit (pop Sava me krerët e Republikës së Serbisë!), ka kërkuar nga Gjykata Kushtetuese e Kosovës të pezullojë çdo procedurë lidhur me këtë rast, deri në marrjen e një vendim përfundimtar, për shkak se, gjoja, po pësuaka Manastiri dëm të pakompensueshëm. Duke e vlerësuar si të bazuar kërkesën e pop Savës, Gjykata e ka caktuar Masën e Përkohshme, deri më 29 shkurt 2016, me arsyetimin se mund të paraqiten pasoja të pariparueshme për palën (pop Saven,a.f.). Ajo Gjykatë “ka vërejtur se faktet e këtij rasti zbulojnë një sërë procedurash ligjore e gjyqësore që shtrihen në një periudhë prej më shumë se 15 vjetësh, e që paraqesin kompleksitet të konsiderueshëm për vlerësimin dhe interpretimin e ligjeve nga ana e autoriteteve publike dhe gjyqësore”.

* * *

Për sqarimin e këtij “kompleksiteti”, unë e bërë këtë shkrim, për të parë tërë rrugën e kompleksitetit dhe të “fitimit” të pronës së Manastirit, në bazë të ligjeve dhe vendimeve diskriminuese të të gjitha regjimeve serbe në njëqind vjetët e fundit, të cilat ua kanë marrë tokat familjeve bujqësore të shqiptarëve, dhe ia kanë “dhuruar” Manastirit, gjithë ato toka e pyje, që s’i kishte asnjë kombinat bujqësor e pyjor në Kosovë.  Dhe faza e fundit, vendimi (marrëveshja apo kontrata e Qeverisë së Serbisë), i vitit 1997, për t’ia dhuruar Manastirit tokën e pronës shoqërore, ishte një vendim arbitrar, i bazuar në ligjet diskriminuese të okupatorit të egër. Po ia përkujtoj Gjykatës Kushtetuese, se sipas Rregullores së Përfaqësuesit Special të KB/UNMIK-, nr.1999/24, respektivisht nr.2001/59, ligjet e Serbisë të miratuara pas 22 marsit 1989, nuk janë të aplikueshme në Kosovë, as për procesin e privatizimit as për kurrëfar reforme apo transferimi të pronës mbi tokën bujqësore, apo në ndonjë procedurë tjetër. Prandaj, asnjë akt i bazuar në ato ligje, qoftë vendim, kontratë, marrëveshje apo me emër tjetër, nuk është i vlefshëm as nuk mund të prodhojë efekt juridik të vlefshëm/ Është rregull e vjetër, prej të Drejtës romake (Katoni), se “ç’është lindur gungavtë, koha nuk e drejton”. Gjykata duhet të udhëhiqet nga drejtësia valide, e jo nga politika e ditës.  Nëse i hyjmë të zbulojmë kompleksitetin e këtij rasti, atëherë do duhej kthyer shumë prapa, për t’ua kthyer pronarëve tokat të cilat regjimet serbe gjatë kohës ua kanë marrë fshatarëve dhe ia kanë dhënë Manastirit të Deçanit, apo cilitdo tjetër.

Po të funksiononte Kosova si shtet i konsoliduar, do duhej të regjistrojë të gjitha pronat, ta zbatojë një reformë agrare dhe t’ua merr tokat të gjitha kishave, manastireve e vakëfeve, të mos u jep asgjë jashtë oborrit, sepse ato nuk janë  kooperativa,  ekonomi a kombinate bujqësore, për të zhvilluar ekonomi, por janë “institucione shpirtërore, për t’ua prishur shpirtin qytetarëve”! Mjaft kanë jetuar ata si parazit e janë pasuruar në kurriz të popullit të varfër. Poashtu, do duhej t’iu merren tokat e pasuri tjera të gjithë atyre matrapazëve, të cilët me çmime “ma lirë se badihava”, me para të pista apo në mënyrë tjetër kriminale, në procesin e korruptuar të privatizimit kanë “blerë” nga disa qindra hektarë toke, edhepse nuk merren me bujqësi, kanë blerë për “bagatellë” objekte të vlerës disa dhjetra apo qindra miliona euro! Këtyre padrejtësive duhet t’iu vjen  fundi njëherë e mirë.

 

 

Adil FETAHU

Filed Under: Analiza Tagged With: ''GJYKATA KUSHTETUESE, Adil Fetahu, DHE POP SAVA

ZEMRA E DOKTORIT TË ZEMRËS

December 12, 2015 by dgreca

Nga Ramiz Lushaj/
Dr. Sali Berisha ka një zemër të madhe, aq të madhe sa më duket sikur nuk ka as krahëror. E, përndryshe: me më pasë fjala rranjë e majë po e risjell në shkronjim, përtej thercave të politikës së ditës, një thënie të thuktë të “Balzakut shqiptar”, shkrimtarit dardan Sulejman Krasniqi, Laurant i çmimit të Republikës, kuvendue në mars 1994 kur ishim sëbashku mysafir nderi në Oborrin Mbretëror Shqiptar të Mbretit Leka Zogu I në Afrikën e Jugut: “Unë e kam mik Sali Berishën. Nuk e di sa ma ka ai mue. I jam mirënjohës se si mjek më ka shpëtue jetën…Për diçka jam i sigurtë: me ia “ça” zemrën Sali Berishës aty do të gjeni Shqipërinë Etnike”.
Sali Berisha është mjek i njoftun i zemrës, shkenctar dijetar i saj e, në krahasim analog, të dy i ngasin njani-tjetrit për nga funksioni, për nga fuqia…Për ma tepër vet Sali Berisha është një “zemër” e kohës, një nga zemrat e kombit prej kaherit e përtej sodit. Po me një ndryshim: zemra, pothuaj tana herët rrinë fizikisht e trupnisht në të majtë, po tek Sali Berisha ajo tashma rreh në të djathtë, vetëm në të djathtë. E, me që fjalen e kam tek zemra bio, deshta me fol për valvulat e saj tek Sali Berisha. A e dini pse? Krejt politika e majtë pushtetare e tashtit, këta të majtit e sotëm në vargavijë etër e bijë, po duen me e përdorë Sali Berishën si “valvulë shkarkimi” për paarritjet, mëkatet e rrokullimën e vet. E, këta po kujtojnë se po ia mbrrijnë kësaj, po nuk janë ka e kuptojnë se vet, vetëvetja e tyne politike, karriket e tyre pushtetnore, janë tue u kthye në “valvulë shkarkimi” prej lumenjve të dizinformimit e mosrealizimit programor politik e ekonomik të tyre, prej makutërive e mëkateve të shumë prej atyre me “jaguar” e kollare të pushtetit, prej rënies ekonomike shumplanëshe e rritjes së përditshme të zemërimit popullor…Po, dr. Berisha, si doktor i zemrës, ma mirë se shumkush e dinë se valvulat kanë një mision të madh: ato e sigurojnë mrekullisht e automatikisht rrjedhën në një drejtim të gjakut në zemër dhe e parandalojnë rrjedhën në drejtim të kundërt. E kjo, përtej moralit politik e afër të vërtetës të ditës, vlen sigurisht dhe për Partinë Demokratike, për liderin e saj historik Sali Berisha, për lidershipin e ri të PD… E, Sali Berisha nuk ka pse me thanë tana herët: “…I mbaj të gjitha përgjegjësitë vet”, pasi qeverisja presidenciale, kryeministrore, e PD-së, e lidershipit të tij historik, nuk janë vetëm të tijat, po gjithsecili pushtetar politik e ekzekutiv të marrin përgjegjësitë e veta, të gjithë liderët e popullit e populli lider ka peshën e vet.
Zemra e Sali Berishës në lartësitë e kohës, të karierës, të viteve të moshës dekades së tetë, po ka ndonji nostalgji të (pa)kuptueshme, si për disa ministra kabinetor që zemra iu ka rreh me prurje gjaku veç për veti e, tashti, me çfardo “dialize politike” nuk mund të jenë prapë flamurtarë pasi “flamurin” e kane lanë dhe na e lanë disa herë rrugës, si më 1997 apo 2013 e, pse jo, dhe më 2015, e duhet ta dijnë e ta mësojnë vendin e prijës e të ndejës në të parakohshmet zgjedhje të 2016-tës. Ma mirë se shumkush dr. Berisha e dinë fort atë parimin e zemrës që gjaku kur e furnizon trupin me oksigjen e ushqyes e jep ndihmën e vet në heqjen e mbeturinave metabolike. Disa ministra e të tjerë zyrtarë kësish, janë për “polifoto” e jo t’i kemi ende foto në tribuna politike të ditës, (para)elektorale, etj. E, për mos me ma kungulleshë ndokush fjalën, po them se kurrkush nuk po lyp “t’i flakim”, po ata, disa sish, nuk janë flakadanë për udhë, veçse le t’i japin zjarr prushit demokrat pa i qit’ ujë, pa ja vonue e rrallue drutë…Le ti lanë dhe le t’i lamë ata dhe shumkush prej nesh të punojnë e të na drejtojne dhe demokratet e rinj, me lidershipin e ri Lulzim Basha.
Sali Berisha ka dy zemra; një zemër që rreh në gjoksin e tij dhe një tjetër që rreh në gjoksin e kohës panshqiptare, në muskujt e venat e saj. E para, zemra e tij bio, ajo vetjake, po rreh me mjaft vitalitet në ecjen e tij me sakrifica, sfida, triumfe në ballë të kohës në ndrrimin e sistemeve e të shekujve, në hapësirat e demokracisë e të Shqipërisë Etnike. E dyta zemër e tij, ajo në gjoksin e kohës, ka me rreh dhe në pasjetën e tij, në historinë e kombit e rrugëtimin e politikës, në gjurmët e kohës së sotme e në genet e breznive.
Edhe zemra ka “revolucionin” e vet në trupin e njeriut, të Sali Berishës, të secilit prej nesh. Po Sali Berisha po e kalon krejt jetën në “revolucion”, jo vetëm në 90-tën, jo vetëm në ’97-tën, jo vetëm në vitet 2000, po edhe sot, në 2013 e në 2015, edhe nesër, më 2016. Kjo jo për faktin historik se europianët (patjetër dhe ne – shqiptarët) pas çdo revolucioni nuk shkojmë në shtëpi si amerikanët, po rrijmë prapë në rrugë. Shpesh herë të gatshëm për revolucione, veçse ne shqiptarët më duket se e kemi disi ndryshe, pasi “valvulojmë” me shpërthime, me rebelime. Po ka dhe diçka tjetër krejt esenciale, se komunizmi ynë i nëntorit ’41 e i qershorit ‘91 nuk po dinë dhe nuk po donë me ikë prej tokënisë politike shqiptare, sikur këtu të mos kishin ardhë ndonjëherë në Shqipëri as Papa Gjon Pali II (1993) e as Papa Francesku (2014), po sikur të ishin mshef shpellave të politikës Karl Marksi e Stalini. Po Sali Berisha nuk mbeti vetëm në disa dekada në revolucion, po Sali Berisha mbeti gjithë jetën e tij njerëzor, sepse Sali Berisha nuk eci vetëm me hapa, po me zemër, me zemrën e tij për Shqipëri, për Kombin e Vet/Tonë, aq sa e thashë dhe në kryefjalë: Sali Berisha ka një zemër aq të madhe sa që më duket se nuk ka krahëror.
Tiranë, 12 dhjetor 2015

Filed Under: ESSE Tagged With: E DOKTORIT TË ZEMRËS, Ramiz Lushaj, Zemra

LËVIZJA KUQ E ZI, Ҫ’FARË MESAZHI LA AJO PAS?!

December 12, 2015 by dgreca

Shkruan:Prof. As. Dr.Agim Koçillari/

Gjatë dy viteve të fundit në politikën shqiptare doli si një meteor LËVIZJA KUQ  E ZI.Tani, që ky meteor është shuar, duhet të bëjmë një analizë kritike për të kuptuar se çfarë ishte kjo lëvizje, kush e organizoi, pse e organizoi dhe a na la neve si komb ndonjë mësim për të ardhmen e munguar me sens kombëtar?.Si pjesëmarrës aktiv që në ditët e para e deri në të fundit të saj, dua të shpreh disa mendime.

  1. Kjo lëvizje tregoi se te kombi shqiptar dëshira për bashkim dhe zhvillim është më e fortë se kurrë. Ajo me parullat e saj nacionaliste bëri për vete masat e popullit. Ky sukses i saj në gjithë trevat shqiptare dhe më gjerë, tregoi se ajo ishte një lëvizje e duhur, në një kohë të duhur, për problemin kombëtar ende të pazgjidhur dhe që sot, më shumë se kurrë, është aspiratë e shtruar për zgjidhje. Me përhapjen e shpejtë që ajo mori hodhi poshtë mendimet dashakeqe të shprehura, edhe nga vetë disa shqiptarë se ne nuk jemi nacionalistë dhe ky vend e komb nuk bëhet, etj. etj..
  2. Ajo që lëvizja, Kuq e Zi, pati si të veçantë ishte metoda e punës. Ajo e bazoi veprimtarinë e saj në një grup të rinjsh idealistë që dolën në rrugë dhe demonstruan, duke nxjerrë edhe masat e gjera të popullit në këtë ballafaqim me pushtetin, gjë kjo e pazakontë për vendin tonë. Dihet se ne shqiptarët flasim shumë kafeneve, por kur është puna për të shprehur mendimin tonë në rrugë me demonstrata, nuk marrim mundimin ta bëjmë. Ky indiferentizëm na ka kushtuar dhe vazhdon të na kushtojë shumë si në aspektin individual, kombëtar ashtu dhe ndërkombëtar.
  3. Duhet pranuar se në fillimet e saj, me nismat që ajo ndërmori, pati disa suksese që i kanë shërbyer kombit dhe për ato, ai duhet  të jetë mirënjohës. Ajo doli si lëvizje që kundërshtonte kthimin e shqiptarëve në grekë dhe pati sukses. Kjo u arrit, falë pozicionit në pushtet që kishte Z. Kreshnik, i cili mblodhi fakte duke kontrolluar vendimet e gjykatave në jug të vendit dhe gjeti parregullsi ku vërtetohej se mbi 6000 persona kishin kërkuar ndërrimin e kombësisë. Këto u publikuan në media çka bëri që ky proces të mos vazhdonte më tej, dhe ndërkohë Kreshniku, me të drejtë do të bënte një emër serioz.  Kjo ishte një arritje jo e vogël.
  4. Më tej, kjo lëvizje, i mëshoi me forcë faktit që ishte vendosur që të zhvillohej një census (regjistrim i popullsisë), të cilin me sa thuhet, kryeministri ia kishte premtuar Geixhit. Lëvizja, në takime në rrugë e sheshe i tregoi popullit dokumentin, që tregonte se në shtetin grek po bëhej i njëjti regjistrim por krejt ndryshe nga ai që po zhvillohej në vendit tonë, në të nuk kërkoheshin të dhëna për etninë dhe fenë. Ajo e sqaroi popullin se këto kërkesa të diktuara nga ATHINA, për BE nuk ishin detyrimisht të domosdoshme, se po të ishin të tilla do të ekzistonin edhe në atë grek. Kjo përpjekje e AK bëri që ky regjistrim dha një rezultat krejt tjetër nga atë që prisnin fqinjët tanë dhe udhëheqësit grekë të kishës sonë ortodokse ,,Autoqefale,,. Ky është një sukses mjaft i madh.
  5. Tjetër arritje është nisma për një abetare kombëtare të njehsuar. Kjo ide, është hedhur nga intelektualët Kosovarë në takimet e përvitshme që zhvilloheshin nga Forumi i Intelektualëve Shqiptarë që mblidhej çdo vit në Tiranë, vite më parë, para luftës së Kosovës. Ajo u përsërit në takimet e Aleancës dhe qeveria e kapi si ide dhe e bëri realitet. Megjithëse për cilësinë e saj mund të ketë akoma diskutime, dhe kjo është më se e natyrshme. Për mua ka pak rëndësi se kush e tha, apo  kush e ringriti dhe kush e bëri; rëndësi ka që do të bëhet dhe të bëhet ashtu siç duhet. Ju kujtoj se sa vjet u vonua ndërtimi i rrugës së kombi nga ndërhyrjet e Greqisë në bankën botërore.
  6. Mësim tjetër dhe jo pa rëndësi, që mund të nxjerrim nga veprimtaria e shkurtër e AK, është se lëvizje të tilla përpara se të ndërmerren për vetë karakterin dhe rëndësinë e madhe që kanë, për të tashmen dhe ardhmen e kombit, duhen peshuar dhe matur mirë. Vërtet jemi në demokraci por askush nuk ka të drejtë të tallet me ndjenjat kombëtare. Kreshnik Spahiu, i dehur nga sukseset, po them në mënyrë figurative, po sillej si kalë i azdisur (i tërbuar), duke folur dhe hedhur parulla në erë, që shpesh ishin të pa argumentuara ligjërisht, siç ishte ajo e bashkimit kombëtar. Bashkimi kombëtar është beteja e madhe dhe vendimtare që e pret kombin tonë. Ajo kërkon një platformë të hartuar dhe shkruar pas diskutimesh të gjata midis shqiptarëve të të gjitha trevave. Unë e mendoj atë si një luftë shumë më të madhe se sa beteja për lirinë e pavarësinë e Kosovës. Z. Kreshnik e shtronte këtë problem si diçka shumë të thjeshtë, madje për këtë bashkim megjithëse u bë shumë zhurmë. nuk patëm as një program të shkruar. Kjo bëri që të ndodhin edhe skena qesharake (groteske) si takimi në Morinë midis nesh dhe shqiptarëve të Kosovës, ku vetëm ai me zotin Myslym firmosën një dokument që kërkonte bashkimin kombëtar, përmbajtja e të cilit ishte hartuar një natë më parë. Nuk dihet se me cilin është konsultuar Z. Kreshnik për ta hartuar këtë dokument, por është i sigurtë fakti se për të janë hedhur vetëm dy firma. E pata pyetur dhe nuk mora përgjigje, prandaj po e pyes përsëri: kujt i shërben një sjellje e tillë e papërgjegjshme.

 

****

Nga lëvizje të tilla, sidomos kur kanë të bëjnë me fatet e kombit, edhe kur ato dështojnë, duhet të analizohen faktet pse ndodhi, me qëllim që në lëvizje të ngjashme ato mos përsëriten. Është fakt se dështimi i kësaj lëvizjeje e ka dëmtuar çështjen kombëtare. Populli i zhgënjyer prej saj e ka të vështirë të besojë lehtë në lëvizje të ngjashme që do të organizohen në të ardhmen. Për të luftuar këtë mosbesim atij i duhet treguar pse ndodhi dhe si ndodhi ky dështim.

Unë në fillimet e saj besova sinqerisht se ajo shprehte dhe mbronte një aspiratë madhore të kombit shqiptar, prandaj dhe u bëra pjesëmarrës aktiv gjatë gjithë kohës që ajo ekzistoi. Në  këtë lëvizje mendoja se gjeta vetveten dhe kam marrë pjesë pothuaj në çdo takim nga jugu në veri, nga Shqipëria në Kosovë e trevat shqiptare në Maqedoni. Jo vetëm kaq, unë jam munduar dhe përpjekur me mish e me shpirt që ajo mos të përfundonte ashtu si edhe ndodhi. I them këto sepse që në fillimet e saj u shfaqën shenja që paralajmëronin një fund jo të mirë.

Në çdo lëvizje me karakter të theksuar kombëtar futen idealistë, interesaxhinj dhe spiunë. Edhe në këtë lëvizje ekzistonin këto tre kategori.

Ashtu si nga unë, në fillimet e saj, ajo u mbështet nga gjithë shqiptarët kudo ata banonin. Ishte një kënaqësi jashtëzakonshme, që në ato ditë, të shikoje se si gumëzhinin zyrat e kësaj lëvizje nga njerëzit e çdo moshe. Në muajt e parë, në zyrat e AK nuk gjeje radhë nga njerëz që vinin për tu regjistruar. Nga ana tjetër nga gjithë bota, vinin urime nga shqiptarë emigrantë dhe që shprehnin dëshirën për të qenë anëtarë të kësaj lëvizje. Ata duke u regjistruar me anë të internetit shprehnin dhe urime pa fund. Por kjo nuk vazhdoi gjatë.

Përshtypja e parë e hidhur që pata ishte urdhri i dhënë por jo i vendosur kolegjialisht se në lëvizje nuk pranoheshin  persona që kanë pasur aktivitet politik të mëparshëm (pavarësisht se Kreshniku e Lysieni bënin pjesë në këtë kategori)

Me kalimin e kohës po bëhej gjithnjë e qartë se diçka nuk shkonte mirë. Kishte mangësi të mëdha në organizimin e saj dhe kjo, siç doli më vonë, ishte e qëllimshme. Kështu, filluan të vinin shumë intelektualë dhe biznesmenë, figura të njohura, por jo të gjithë ata pranoheshin. Ata largoheshin me pretekstin se ishin marrë me politikë dhe në lëvizje duheshin pranuar vetëm njerëz të papërlyer dhe nuk shikohej se sa i përlyer ishte vetë kryetari. Ose kur kjo kleçkë mungonte, ata thjesht injoroheshin dhe në këtë mënyre largoheshin. Të bënte përshtypje kapja dhe këmbëngulja e kryetarit pas disa personave pa integritet kulturor e moral, por vetëm se kishin para. Ai kishte frikë nga intelektualët që kishin eksperiencë politike dhe që qëndronin shumë më lart se ai. Që në fillim, ekzistonte  mendimi e dëshira për t’u kthyer në parti. Kjo ushqehej edhe nga masa  e gjerë e popullit që e kërkonte këtë duke e parë si një shpresë për ndryshim. Por habitesha se shumë persona që ishin pranë kryetarit të lëvizjes dhe si të thuash ishin trup roja e tij, shpreheshin se jemi “parti e xhaketave të reja,, dhe se këtë radhë duam 2-3 vende në parlament, kurse në vitin 2017 do jetë radha  jonë (Këtë e vërteton fakti që lëvizja u përqendrua vetëm në katër qarqe: Tiranë, Durrës, Fier dhe Elbasan, ku dilnin dhe më shumë deputetë duke synuar nga një në secilin prej tyre).

Nuk më pëlqenin këto mendime, jo se vetë isha i vjetër, por se në takimet tona mbi 80 % e pjesë marrësve ishin “xhaketa të vjetra,, dhe për më tepër, pjesëmarrja e gjerë e popullit në takimet tona premtonte për një lëvizje që do kishte përmasa të mëdha, por që duhej organizuar dhe drejtuar mirë, me mençuri dhe kujdes. Këtë e pata shprehur disa herë, por as kryetari dhe as të tjerët nuk ma mohonin dhe as ma pohonin. Këto ishin dyshimet e para për seriozitetin e kësaj lëvizjeje.

Që Kreshniku bënte një lojë jo të ndershme, u kuptua qartë kur të përndjekurit bënë grevën e urisë. Ne i vizituam ata me pompozitet, madje dolëm edhe në miting para kuvendit në përkrahje të tyre. Kur një nga organizatorët e saj u vetëflijua duke i vënë flakën vetes dhe më vonë vdiq, unë propozova në mbledhjen e sekretariatit (që mblidhej çdo të hënë) se ishte momenti  i duhur që aleanca të ngrinte popullin në këmbë duke organizuar një grevë kombëtare. Në fillim le të dilnim pak vetë me një parullë të mbajtur nga ne, anëtarë të sekretariatit, duke bërë çdo ditë për një orë një xhiro nga stacioni i trenit te universiteti. Unë shpreha mendimin se duke qenë e përditshme dhe duke u bërë masive në kryeqytet shumë shpejt do të përhapej edhe në rrethe. Këtë e mbështesja në faktin se në popull ekzistonte një pakënaqësi e madhe ndaj qeverisë në pushtet dhe ai do të na mbështeste. Nga ana tjetër, u kujtova faktin se edhe ambasadori amerikan kishte bërë thirrje që për ndryshimin e gjendjes në Shqipëri duheshin demonstrime paqësore. Në këtë grevë ne duhej të kërkonim dorëheqjen e qeverisë. Por këtë i propozuam Z  Kreshnik por ai bëri sikur nuk e dëgjoi duke më kërkuar që të mos i prishja mbledhjen dhe se do ta diskutonim më vonë. Pas mbledhjes diskutova edhe me kolegë që ai mbante pranë vetes dhe që mendonim se i dëgjonte (në këtë lëvizje gjithmonë ka ekzistuar një triumvirat në krye të saj). Për çudi, Z. Kreshnik që mezi priste rast të dilte në media dhe të bënte deklarata, këtë radhë nuk u ndje, madje u fsheh. Pse vallë?

Kur lëvizja u kthye në parti u hartua një statut provizor, që në kongresin themelues nuk u lexua por u aprovua unanimisht. Për më tepër, ai nuk është zbatuar. Në të ishte përcaktuar që në kongresin pasardhës (apo edhe nga këshilli i përgjithshëm) të zgjidhej kryesia e partisë e cila do të kishte të drejtë vendimmarrje, sepse sekretariati i zgjedhur në kongresin themelues kishte të drejta konsultative. Dhe gjatë gjithë kohës vendimet në këtë parti, megjithëse nuk ishin të sanksionuara me statut i merrte vetëm kryetari. Por kjo kryesi si dhe vetë kryetari me mandat nuk u zgjodhën kurrë.

Së treti u vendos që të organizohej partia në bazë qarqesh dhe zonash zgjedhore. Koha kalonte dhe kurrkush nuk kujtohej. Vinin persona të ndryshëm, intelektualë të njohur nga rrethe të ndryshme të vendit dhe premtonin që të angazhoheshin për ta bërë këtë, po nëse ata nuk i pëlqenin kryetarit nuk pranoheshin (përmend rastin e Pukës dhe Përmetit). Më së fundi, aty nga vera e vitit 2012, ishim disa anëtarë të sekretariatit që ngritëm me forcë organizimin e partisë në rrethe. Falë kësaj këmbënguljeje, u fillua nga puna, por edhe deri përpara zgjedhjeve kjo parti, përveç se në rrethin e Lushnjës nuk pati struktura të zgjedhura.

Së katërti, dhe për më tepër, kjo  parti deri në futjen në fushatën zgjedhore dhe largimin tonë, nuk kishte program. Sinqerisht, ndiheshim shumë ngushtë kur shkonim në takim me popullin dhe ata kërkonin sqarime për këtë. Dhe kishin shumë të drejtë. Aq më tepër që sallat ishin të mbushura plot. Këtë problem e ngrinim ne sekretariat, por kujt t’i a thoshim. Më sa dëgjon muri aq dëgjonte edhe Kreshniku.

Së pesti, zgjedhjet po afronin dhe populli kërkonte mendime për kandidatët për deputetë dhe aleancat. Baza  kryesore e Aleancës ishin shtresat e varfra të fshatit dhe qytetit. Ne merrnim mendime sidomos se me kë duhej të ishim aleatë. Në këtë çështje ata ishin në shumicën dërrmuese për të majtën (PS, se për LSI-në, me sa më dukej mua, kishin të njëjtin mendim si për PD). Aleancën me PS e donin  edhe për arsyen madhore se dikush duhej të interesohej për ruajtjen e votës. Këtu vlen të theksohet fakti se shumë persona të pa kënaqur jo vetëm nga të dy partitë mëdha (sidomos PD por edhe nga LSI, e) donin një strehë, donin një ndërrim dhe kalim dinjitoz dhe këtë e shihnin tek AK. Këto mendime vinin nga përfaqësuesit e disa rretheve, por Z. Kreshnik bënte sikur dëgjonte dhe kurrë nuk reagoi.

Së gjashti, deri sa u larguan shumica e anëtarëve të sekretariatit (njëzetedy sekretarë, nga tridhjetë gjithsej), nuk kemi diskutuar kurrë për lista kandidatësh.

Së shtati burimet financiare të lëvizjes dhe partisë nuk u bënë kurrë të njohura, megjithëse se kjo kërkohej nga sekretariati. Të habiste fakti se kryetari jo një herë është shprehur se partinë e mbante ai me paratë  e tij, dhe as mos i shkonte në mend se dikush mund të ishte në lista kandidatësh pa derdhur më parë 100 mijë euro në arkën e partisë.

 

****

Duke mos pasur një strategji të qartë dhe një program të shkruar dhe detajuar (të paktën deri kur u shpërbë sekretariati), ajo nuk ishte në gjendje të organizonte dhe udhëhiqte ata njerëz që ajo përfaqësonte dhe kuptohet pa mbështetjen e tyre do dështonte dhe dështoi. Z Kreshnik nuk e priste dhe as besonte se mund të ndodhte kjo. Ai nuk na mbështeti, por përkundrazi na u kundërvu neve anëtarëve të sekretariatit që munduam me çdo mënyrë ta shmangnim këtë fund pa lavdi. Këto nuk i shkruaj për justifikime dhe për të bërë heroin, por sepse sinqerisht dështimi i AK ishte një dështim që i shërbeu armiqve të kombit tonë.

Nëse AK do të ishte një parti e hapur për të gjithë forcat progresive të shoqërisë shqiptare, do të ishte organizuar në një parti të mirëfilltë, do të kishte një program të qartë dhe në kupolën e saj nuk do të kishte luftë brylash, ngjarjet do të kishin rrjedhur ndryshe. Për t’i bërë këto që shpreha kishim dy vjet kohë.

Ngjarjet rrodhën shumë shpejt. Megjithëse u përpoqëm shumë, ne disa nga sekretarët, nuk mundëm të evitonin sjelljen aventureske të kryetarit të saj.  Shtypi duhet të bënte më shumë dhe analizonte me detaje këtë person: kush ishte, cili ishte formimi i tij dhe a kishte mundësi që ta udhëhiqte këtë lëvizje. Ai fliste  për kufizim mandatesh por po bëhen tre vjet që ai është kryetar partie kur ende nuk ka një mandat zyrtar nga partia  e tij.

 

Më kanë mbetur në mendje dy gjëra, të cilave atëherë nuk u jepnim rëndësi: Së pari kur unë i kërkoja me këmbëngulje që nga katër takime në muaj tek Hotel Internacional (një takim kushtonte 700 euro), të bënim tre dhe të hollat e një takimi t’i shpenzonim për të shkuar  në rrethe me qëllim organizimin e partisë, ai i nxehur përgjigjej: për ato takime ne nuk paguajmë para.

Gjithmonë e kam pyetur veten: kush dhe pse i paguante ato para?

Pra kjo ishte Aleanca Kuq e Zi. Ajo nuk arriti të bëhej parti sepse nuk pati program por një lëvizje për zhurmë mediatike që dikujt i duhej dhe Kreshniku duket se ishte mercenar i tij.

 Megjithatë, në fund po theksoj edhe një herë se kjo lëvizje pati disa arritje, që duhen vlerësuar dhe ne na la një eksperiencë që për mendimin tim nuk duhet lënë në harresë, por mbi një bazë të re, me njerëz patriotë dhe të përkushtuar për çështjen kombëtare, të riorganizohet me qëllim ndërgjegjësimin e kombit dhe realizimin e bashkimit kombëtar si një problem i shtruar për zgjidhje. Dhe kjo bëhet o sot o kurrë  dhe duhet bërë.

 

 

Filed Under: Analiza Tagged With: LËVIZJA KUQ E ZI, Prof. as. dr. Agim Koçillari, Ҫ’FARË MESAZHI LA AJO PAS

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 53
  • 54
  • 55
  • 56
  • 57
  • …
  • 94
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Kontributi shumëdimensional i Klerit Katolik dhe i Elitave Shqiptare në Pavarësinë e Shqipërisë 
  • Takimi i përvitshëm i Malësorëve të New Yorkut – Mbrëmje fondmbledhëse për Shoqatën “Malësia e Madhe”
  • Edi Rama, Belinda Balluku, SPAK, kur drejtësia troket, pushteti zbulohet!
  • “Strategjia Trump, ShBA më e fortë, Interesat Amerikane mbi gjithçka”
  • Pse leku shqiptar duket i fortë ndërsa ekonomia ndihet e dobët
  • IMAM ISA HOXHA (1918–2001), NJË JETË NË SHËRBIM TË FESË, DIJES, KULTURËS DHE ÇËSHTJES KOMBËTARE SHQIPTARE
  • UGSH ndan çmimet vjetore për gazetarët shqiptarë dhe për fituesit e konkursit “Vangjush Gambeta”
  • Fjala përshëndetëse e kryetarit të Federatës Vatra Dr. Elmi Berisha për Akademinë e Shkencave të Shqipërisë në Seancën Akademike kushtuar 100 vjetorit të lindjes së Peter Priftit
  • Shqipëria u bë pjesë e Lidhjes së Kombeve (17 dhjetor 1920)
  • NJЁ SURPRIZЁ XHENTЁLMENЁSH E GJON MILIT   
  • Format jo standarde të pullave në Filatelinë Shqiptare
  • Avokati i kujt?
  • MËSIMI I GJUHËS SHQIPE SI MJET PËR FORMIMIN E VETEDIJES KOMBËTARE TE SHQIPTARËT  
  • MES KULTURES DHE HIJEVE TE ANTIKULTURES
  • Historia dhe braktisja e Kullës së Elez Murrës – Një apel për të shpëtuar trashëgiminë historike

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT