• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Archives for January 2016

Tentuan të vrisnin Enver Hoxhën, Gjana: Si na provokonin me femra, ja përdhunimet në hetuesi

January 31, 2016 by dgreca

Nga Elisabeta Illnica-Panorama/
Ai ishte një mësues 25-vjeçar që punonte në fshatrat e Kukësit,  por me ideale aq të mëdha, sa të përmbyste një sistem diktatorial.  Dhe e vetmja mënyrë për ta arritur këtë qëllim ishte vrasja e Enver  Hoxhës, ndaj të cilit u bë një atentat konkret në Kodër-Kamzë. Një  utopi e guximshme në fund të viteve ‘60 e një grupi me 8 intelektualë, ku bënte pjesë edhe personazhi ynë që flet për gazetën “Panorama”, Xhavit Gjana.
Në fakt, çfarë do të lexoni më poshtë, nuk është  thjesht një intervistë, por një dëshmi terrori psikik, fizik dhe seksual  në qelitë e diktaturës. Është mbijetesa dinjitoze e një të burgosuri  politik, të cilit dëshira për liri i kushtoi rininë dhe sërish nuk ndihet  i penduar. Biseda shumorëshe me Xhevat Gjanën ishte një reflektim  më vete edhe për hapjen e dosjeve dhe pse jo, që të dënuar të tillë  politikë të jenë anëtarë të komisionit shtetëror që do të mundësonin  këtë proces. Siç thotë Xhevati, ai apo bashkëvuajtës të tij nuk kërkojnë  hakmarrjen, por të vërtetën. Sepse, vetëm e vërteta do t’i çlironte  nga fantazmat e së shkuarës…

***

Historia e grupit të kuksianëve që tentuan të vrasin Enver Hoxhën në fund të viteve ’60 është cekur disi, por ka  mbetur më së shumti në trajtë thashethemi.
– Si qëndron e  vërteta, a ka pasur vërtet një grup nga Kukësi që ka tentuar  të vrasë kreun e PPSH-së, Enver Hoxha?  
-Po, grupi ka qenë real. Dhe për këtë, dëshmi që mundin  çdo thashethem janë procesverbalet e asaj kohe, edhe pse një  pjesë janë zhdukur. Grupi përbëhej nga 8 persona, shumica  kushërinj dhe ne u zbuluam njëri pas tjetrit. Në fillim u arres- tua Raif Elezi, pastaj Bajram Gjana, pastaj unë Xhavit Gjana,  Avdi Gjana, Shefqet Gjana, Shemsi Domi dhe Muharrem Sel- mani. Në grup ka qenë dhe Havzi Nela, por ai u arrestua dy  vjet para nesh. Ndërsa me ne u arrestua edhe një i tetë, por që  e shkëputën nga çështja jonë, se në fakt nuk kishte lidhje dhe  ishte një ordiner për vrasje. Nga personat e përmendur, Shefqe- ti kishte mbaruar Gjuhë-Letërsi, unë Matematikë-Fizikë, ishim  Pra nuk bënim plane me grup të plotë, që mos të lindnin dy-  mësues në 8-vjeçare. Avdiu dhe Shemsiu ishin mësues të ciklit  të ulët. Muharremi dhe Raifi ishin radiologë me të lartën, pra  ishim të gjithë intelektualë. Bajram Gjana e kishte për herë të  tretë arrestin, pasi ishte dënuar edhe dy herë të tjera për poli- tikë. Grupi ynë kishte si ide që të përmbysej sistemi, të binte  diktatura komuniste dhe e vetmja mënyrë për ta arritur këtë  ishte vrasja e Enver Hoxhës.
-Pse vrasja e Enver Hoxhës ishte e vetmja mënyrë për  përmbysjen e diktaturës? Pse jo të organizonit revolta,  protesta apo edhe revolucion?  
-Përveç vrasjes direkte të Enver Hoxhës, asnjë aksion tjetër  e dinim që nuk do të mund të funksiononte, qoftë duke vrarë  ndonjë tjetër nga Byroja e lartë, apo duke bërë revolta, protes- ta e revolucione. Sepse Sigurimi kishte depërtuar në çdo familje  dhe këto plane ishin humbje kohe, do të zbuloheshin ende pa  u vënë në funksionim. Ndërkaq kishim edhe modelin e Hun- garisë. Nëse do të shpërthente ndonjë revoltë, do të futeshin  tanket sovjetike, pasi ishte modeli i asaj kohe që shtetet ko- muniste nuk ishin vërtet të pavarura, kishin sovranitet të kufi- zuar. Ndërsa vrasja e Enver Hoxhës na rezultonte efikase.
-Si u organizuat për vrasjen e Enverit?  
-I gjithë grupi ynë funksiononte dyshe-dyshe. Domethënë  secili nga ne lidhej me dikë nga dyshja e një grupi tjetër, por  asnjëri nga ne nuk i dinte detajet, që bisedonim në dyshe. Unë  isha i lidhur me Avdi Gjanën, me Shefqetin, Havzi Nelën dhe  deri diku me Raifin. Nuk kombinoja asnjëherë me të tjerët. Pra nuk bënim plane me grup të plotë, që mos të lindnin dy shime te Sigurimi. Ndaj edhe kur na kapën, dyshonin se mos  ne ishim të nxitur nga shërbimet e huaja, kryesisht nga UDB- ja.
-Dhe në fakt, a ishit të nxitur nga shërbimet e huaja për të  vrarë Enver Hoxhën?  
-Jo, aspak. Nuk qëndron kjo. Ideja për vrasjen e Enver Hoxhën erdhi nga situata e rëndë ekonomike dhe njerëzore; që po  ballafaqoheshim gjithnjë e më tepër me varfërinë, ku ishte  shumë e ashpër lufta e klasave. U bë edhe kolektivizimi total i  vitit ’67, që u realizua komplet në ’68-n dhe situata në kra- hinën e Kukësit u bë mbijetesë.
-Më lart, thatë që ju kombinonit si dyshe edhe me poetin  që u var në Kukës, në gusht 1988, disidentin Havzi Nela. Si u  lidhët me të?  
-Me Havziun ishim kolegë në Krumë, pastaj në Topojan. Ai  ishte mësues për Gjuhë-Letërsi, unë Matematikë-Fizikë. Për  hir të së vërtetës, duhet të theksoj se Havziu ishte më i avanc- uar në mendimet kundër regjimit. Por ai kishte një mbështetje  dhe mund të fliste më hapur se ne, pasi xhaxhai i tij, Shahit  Sadiku, ishte i Sigurimit të Shtetit dhe kjo dihej nga të gjithë.  Nuk e çante kokën Havziu, i thoshte në publik mendimet e tij  kundër komunizmit, sa që disa herë kam pasur përplasje, pasi  i thosha se po na rrezikonte që të arrestoheshim. Madje, njëherë  i thashë: “Po më fut në dyshime, mos je edhe ti i Sigurimit, që  flet aq hapur dhe pa frikë kundër Partisë dhe Enverit”. Por  Havziu e kishte natyrën e tillë që nuk përmbahej, shpërthente,  deri sa u arratis. E kapën dhe e kthyen në Shqipëri, së bashku Tirana Iljaz Haxhiun, hetues nga Ministria e Brendshme.  me të shoqen. Kam marrë pjesë në gjyqin që u bë për Havziun,  se qe i hapur. Ne shkuam shumë kolegë, shokë e nxënës dhe  aty bëmë një lloj revolte, nën zë. Kur fliste prokurori, ne të  gjithë bënim “mmmmmmmmmmm”, por pa folur, që mos të  dallohej ndokush nga zëri. Nga kjo “mmmm” e zgjatur që  përsëritej vazhdimisht nën dhëmbë, si zhurmë grerëze,  prokurori dhe gjykatësi u tërbuan, u acaruan shumë dhe  kërcënuan. Gjithsesi, kjo lloj revolte dha njëfarë efekti, se Hav- ziun e dënuan 15 vjet, ndërsa të shoqen 10 vjet. Që ishte dënim  i ulët, duke marrë parasysh akuzën që kishin.
-Po ju, në çfarë viti u arrestuat?  
-Pas dy vitesh nga kjo ngjarje, pra pas gjyqit të Havziut më  1967-n, u bë edhe arrestimi i grupit tonë. Unë u arrestova më  19 prill 1969 dhe jam liruar pas 8 vitesh nga Burgu i Burrelit.  Pra hyra 27 vjeç në burg dhe dola 35, kur më kishte ikur kulmi  i rinisë. Sigurisht, derisa u dënova, kalova nëpër disa hetuesi  tmerri. Nëpër hetuesi kam qëndruar gati 2 vjet. Në fillim më  mbajtën 2 muaj në hetuesinë e Kukësit, më pas në Tiranë.
-Cilët kanë qenë hetuesit tuaj?  
-Në Kukës pata dy hetues: Hulusi Poda dhe Belul Zoto.  Hulusiu dha dorëheqjen menjëherë pas dy javësh dhe e dorë-  zoi çështjen time, po ashtu edhe Beluli pas dy muajsh. Siç duket,  ngaqë kisha njohje personale, nuk deshën që të përballeshin  me mua. Duke parë vendosmërinë time, atëherë sollën nga Tirana Iljaz Haxhiun, hetues nga Ministria e Brendshme. Çësh tja ime dhe e gjithë grupit kaloi në hetuesinë speciale të Tiranës, pra e larguan nga hetuesia e rrethit. Kryetar i grupit hetues ishte Koço Josifi, pastaj të tjerë ishin: Iljaz Haxhiu, Fejzi Aloçi, Dhimitër Shkodrani, vinte herë pas here Metohiti, mban te nën vëzhgim, apo Pelivan Luçi, Florian Kolaneci etj. Pra ishin disa dhe hetuesia ka qenë mjaft e egër. kishte mbi duart e mia të lidhura. U rrëzova përtokë…
-Kur thoni “e egër”, keni parasysh dhunën në hetuesi?  
-Po, normale, dhunë e tmerrshme, kafshërore.  Cili prej tyre ka ushtruar dhunë ndaj jush?  Nëse ka pasur hetues të egër, agresiv, i ndyrë, i pamëshir- shëm në dhunë fizike, ai ka qenë Dhimitër Shkodrani. Më ka  goditur njëherë me një taketuke (tavëll duhani) mu në ballë,  që ma çau kafkën dhe nuk pushonte gjaku.
-Pse ju goditi?  
-Sepse nuk lëvizja nga qëndrimi im: Vetëm vrasja e Enver  Hoxhës e rrëzon komunizmin. Atëherë ai mori taketuken dhe  më tha: “A e di se edhe taketuken ku shkund cigaren Enver  Hoxha, nuk e ndërrojmë me kokën tënde?”, dhe më goditi sa i  hante dora. Pastaj i dha urdhër të brendshëm rojës Ali Balla,  që të m’i vinte prangat te kocka e dorës, duke m’i shtypur aq  shumë, sa ma paralizoi dorën. Më shkeli nervin. Ndërsa në  Kukës ka qenë një Mylsym Dervishi, roje. Ky, pasi më vuri  hekurat te dy duart që m’i kishte kapur nga pas kurrizit, hipi  me forcë sipër meje mbi pranga, duke u hedhur me sa fuqi kishte mbi duart e mia të lidhura. U rrëzova përtokë pa ndjenja dhe nuk kujtoj më asgjë. Më pas e mbaj mend veten në birucë,  ndërsa nuk i ndjeja duart. Edhe sot më ka mbetur njëra dorë  gjysmë e paralizuar. Aty më kishin sjellë një spiun të burgo- sur, që quhej Hashim Gjoka. Ishte i dënuar që infiltrohej te të  burgosurit, por nuk i hëngra provokimet e tij. Megjithatë, të  gjithë hetuesit në një formë apo tjetër ushtronin trysni: ishte  edhe dhuna psikike, me ngarkesa të papara emocionale, sepse  të shanin me nënë, baba e motër, të pështynin. Nuk të linin të  flije, nuk të çonin në banjë, duke të lënë të të plaste barku.
-Thatë që dëshironit të vrisnit Enver Hoxhën, por a kishit  ndonjë plan konkret se si? A e patët ndonjëherë mundësinë?
-Po, u bë një plan konkret dhe atë do ta realizonte Shefqet  Gjana, që ishte ushtar në Kodër-Kamzë. Ai kërkoi që të jetë  truprojë në repart dhe ia miratuan kërkesën, pasi ishte sekre- tar i Rinisë së repartit dhe vëlla dëshmori. Këtë kërkesë e bëri,  pasi më parë kishte marrë informacion se Enver Hoxha do të  bënte një vizitë në Institut dhe Kamzë, do të kishte disa takime  në popull. Ditën që ka shkuar Enveri atje, Shefqeti tentoi ta  vriste, por nuk ia arriti dot.
-Pse nuk e vrau dot Enver Hoxhën?  
-Pasi dështoi në vrasje, Shefqeti më çoi fjalë që ta takoja, sepse  ishte shumë i brengosur dhe me emocione të pështjella. U nisa  nga Kukësi dhe e takova në Kamzë. Gjatë bisedës, Shefqeti më  tha: “E pata shumë të vështirë që të realizoja një krim politik  kaq të madh, në këtë moshë kaq të re. Nuk u frikësova, por më  kaloi në mendje ajo çfarë ndodhi me Bardhok Bibën kur u vra,  që për të u “sharrua” gjysma e Mirditës. Për Enver Hoxhën  mund të vritej gjysma e Shqipërisë, se familjet tona as që diskutohej që do t’i vrisnin, do të bëheshin shtëpitë varre. Duke  menduar kështu, edhe pse e kisha në shënjestër, e ula karabinën (lloj arme). Pastaj u pendova, por deri sa u bëra gati sër- ish, e rimobilizova veten, Enver Hoxha e kaloi rrezen e goditjes.  E bëra plan me veten që do ta vrisja patjetër në kthim të viz- itës, por ai nuk kaloi më nga e njëjta rrugë”. Kjo është biseda e  Shefqetit me mua, kuptohet që nuk i mbaj mend ekzakt fjalët,  por e riprodhova thelbin. Kështu na iku Shansi për ta vrarë.
Po si jua zbuluan planin? A ishte tentativa konkrete e  kushëririt tuaj, shkak për arrestimin e grupit?  
Plani nuk u zbulua direkt pas tentativës, por shumë muaj  më vonë. Tani, nuk e dimë saktë se kush na spiunoi, sepse nuk  po hapen dosjet. Por nga analizat që kemi bërë dhe nga infor- macionet që kemi, dyshojmë se ka ndodhur kështu: Radiologu  Raif Elezi ka qenë duke pirë me një ndihmësmjek, Jakup Basha.  Siç duket, ky ka qenë i infiltruar në Sigurimin e Shtetit dhe e  ka incizuar. Raifi i ka thënë Jakup Bashës që të marrim Radio  Kukësin dhe të bëjmë thirrje kundër Enverit për rënien e siste- mit komunist. Kanë qenë edhe dy dëshmitarë të tjerë për këtë,  Rahman Bulica dhe Mero Mani. Pra strumbullari i zbulimit të  grupit tonë është Raifi, por nga pakujdesia. E theksoj, nga pa- kujdesia, sepse Raifi ishte e është një antikomunist i thekur  dhe ka bërë burg si ne për idealin që patëm.
-Gjatë bisedës folët për dhunën psikike dhe fizike. Po  dhunë seksuale në burgje e ka pasur?
-Ka pasur përdhunime, por edhe provokime seksuale. Po  tregoj një detaj që më ka ndodhur, kur isha në hetuesi. Në  krah të birucës sime sollën një femër, që e di me emër e mbi- emër Gj. Ç. dhe lanë dyert e qelisë hapur, si asnjëherë tjetër.  Pra hetuesit tentuan të përdornin për zbulim metodën e  joshjes nëpërmjet GJ. Ç. Gjithçka ishte një kurth që unë të  shkoja tek ajo dhe të më kapnin në flagrancë me GJ.Ç., kësh- tu të më shtonin akuzat, ose të më detyronin të bëhesha bash- këpunëtor i tyre apo ku i dihet çfarë tjetër. Pavarësisht se i  lanë dyert hapur dhe Gj. Ç. po më provokonte, unë nuk shk- ova tek ajo. Gjithsesi, Gj.Ç. erdhi te qelia ime dhe nisi të më  provokonte edhe më shumë, por unë e shtyva dhe i thashë:  Ik, o lavire! Ndërsa ajo më shau: Malok! Dhe iku. Kështu kjo  tentativë e hetuesisë dhe Sigurimit dështoi. Një provokim  identik i bënë edhe Shefqetit, me një polake të quajtur Bar- bara. Pra, hetuesit i fusnit vetë femrat nëpër burgje dhe para  se t’i sillnit te të dënuarit, sigurisht që i keqpërdornin vetë  seksualisht. Dikë me dëshirë e dikë me përdhunim, derisa  dorëzoheshin të gjorat. Në vitet ‘50 e ’60, kjo metodë ka qenë  shumë e zakonshme, përdhunimet ishin hapur, “lisho”, aq  sa i doli era gjithandej. Atëherë nisën të vendosnin gardiane  femra në vend të meshkujve, sepse Partia e kishte me merak  “moralin”. Metoda e përdhunimeve është përdorur shumë  edhe në Krujë. Këtë e di mirë, pasi pas dënimit, jam dëbuar  nga Kukësi dhe jam vendosur në Krujë, pasi u martova aty.  Artistikja e Krujës ka pasur gati një mijë femra të punësuara.  Godina ndodhej vetëm 10 metra larg Degës së Brendshme.  Ngjitur me murin e Artistikes u ndërtua një barakë dhe oper- ativët e Sigurimit linin takime me bashkëpunëtoret, por jo  vetëm për spiunazh. Ata i përdornin femrat e Artistikes edhe  për epshe seksuale, duke i përdhunuar. Gjithashtu, opera- tivët i ngrinin femrat edhe kundër njëra-tjetrës, duke përhapur  sherre e xhelozi, aq sa e mori vesh krejt Kruja që aty ishte  ngritur një çerdhe “kuplaraje” nga Sigurimi i Shtetit. Kur doli  ky nam, atëherë ndërhyri Ministria e Brendshme nga Tirana  dhe e prishi këtë barake. Se vërtet bëheshin përdhunime nga  Sigurimi, por ruheshin shumë që mos të bëhej publike. Sepse  në popull përhapnin fjalën se komunisti ishte “njeri i shen- jtë”, por rasti me Artistiken e Krujës u rrëshqiti nga duart.  Ishte shumë vështirë t’i denoncoje, sepse nëse ndodhte kjo,  të asgjësonin, të ngrinin akuza false, të rrasnin në burg.
-Të burgosurit kanë qenë më së shumti meshkujt. Përveç  përdhunimeve të femrave, po mbi meshkujt, a është abu- zuar seksualisht?  
-Hetuesit e pasluftës kanë qenë të pashkollë dhe çfarë nuk  kanë bërë, që nga dhuna psikike, fizike, e përfshirë edhe  përdhunimet, femra apo meshkuj qofshin. Në vitet ‘70 situ- ata ndryshoi disi, të paktën sa u përket përdhunimeve, por  edhe kuadri i hetuesve ishte në nivel më të lartë, pasi ishin  të shkolluar. Ndërkaq, ekzistonte pederastia brenda  burgjeve, mes të dënuarve. Edhe pse ishte e ndaluar me ligj,  nëpër kampe nuk pyetej, pasi kishte shumë të dënuar me  dhjetëra vite.

Filed Under: Interviste Tagged With: provokimi me femra, Tentuan te vrisnin Enver Hoxhen, Xhavit Gjana

DioGuardi and Cloyes Meet the Congresswoman Ileana Ros-Lehtinen

January 31, 2016 by dgreca

By Beqir SINA – NYC/
Former Congressman Mr. Joe DioGuardi President of AACL, and Albanian American Civic League Balkan Affairs Adviser Mrs. Shirley Cloyes DioGuardi discussed the unresolved of conflict in the Balkans—especially in Kosova, Macedonia, and Bosnia—and engage us in a conversation about how to resolve the problem
MANHATTAN NYC : The Aalbanian American Civic League holds last night (Friday, January 29, 2016) a restaurant Mayahuel – a two-hour meeting in Manhattan with Representative Ileana Ros Lehtinen, member of the House International Relations Committee, and talking about the U.S. foreign policy in the Balkans and the challenges facing Albanians throughout the region.
The Reception last night in Mahattan – New York City, held for Congresswoman Ileana Ros-Lehtinen Hosted by Albanian American Public Affairs Committee Hon. Joseph J. DioGuardi & Shirley Cloyes DioGuardi, Trustees and Co-Hosted by Justin Shapiro and Haris Bojic
Member of director Board , Mr. Zef Bala, Mr Rufat Mehmeti, Vatra vice – president Asllan Bushati, activist from Dibra, Ibrahim Kolari and other american activist was welcoming to Manhattan Congresswoman Ileana Ros-Lehtinen, senior member and Chair Emeritus of the House Committee on Foreign Affairs.
Former Congressman Mr. Joe DioGuardi President of AACL, and Albanian American Civic League Balkan Affairs Adviser Mrs. Shirley Cloyes DioGuardi discussed the unresolved of conflict in the Balkans—especially in Kosova, Macedonia, and Bosnia—and engage us in a conversation about how to resolve the problem. …. stand tune for more information…..

Filed Under: Komunitet Tagged With: and Cloyes Meet, Beqir Sina, DioGuardi, the Congresswoman Ileana Ros-Lehtinen

Illo Foto shkruan në Amerikë Kolanën “Blegtoria Shqiptare”

January 31, 2016 by dgreca

Doktrina amerikane e Harry Fultzit, aktuale edhe sot në Shqipëri/
Nga Dalip Greca/
Illo Foto është në moshë pensioni, por ai nuk di të pushojë, vetëm shkruan dhe boton libra që nga Amerika për Shqipërinë. Jeton në Queens, New York, që prej vitit 1995. Aty ka nisur të shkruaj Kolanën e Blegtorisë shqiptare. Deri tani ka botuar tetë libra të Kolanës:”Flas me Fermerët”,”Nga Harry Fultz tek Ilia Pali”, “15 shkencëtarët e vërtetë të bujqësisë shqiptare”,”Celnikët shtrydhin malet”; “Derri euro-amerikan i Roskovecit”, “Mëma e njerëzimit”, “Fshatarësia e tradhëtuar”, “Monopatet e dhisë shqiptare”. Në proces ka librin e nëntë ”Toka, Bujku, Shteti”, i cili pas procesit të redaktimit është dorëzuar për print në shtypshkronjë. Asnjë libër nuk ia ka sponsorizuar kush, gjithëcka me kursimet e familjes.
Arkivi i përvojës së tij është i pasur; që nga viti 1958, ku u diplomua si zooteknik në Institutin e Lartë Bujqësor në Tiranë, ai i ra Shqipërisë kryq e tërthor; punoi nëpër ferma të mëdha e në institucione shkencore, duke krijuar një përvojë të jashtëzakonshme. Nuk e njohu dështimin në asnjë rast, përkundrazi; vetëm sukses. Punonte pa orar, nuk donte që të ngjallte dyshime nga që ishte i biri i një emigranti që kishte jetuar në Amerikë për dhjetëra vite.

Kur fitoi të drejtën që të vinte në SHBA

E drejta për të ardhur në SHBA ia dha ligji amerikan si biri i një ish shtetasi amerikan, që e kishte lënë vendin e ëndërrave në kohën e luftës Botërore.Babai qe bërë shtetas amerikan që nga viti 1928, por që më vonë u kthye në Shqipëri dhe ndërroi jetë në vitin 1968. Illo, nga frika e një persekucioni e kishte asgjësuar pasaportën amerikane së bashku me dokumentet e tjerë të babait. Ia tregoi këto konsulles së ambasadës amerikane, Barbara Swing, duke u përpjekur që ta shfajësojë veten nga faji që kishte bërë se në kohën e komunizmit, intelektuali që dyshohej për ndonjë lidhje me Amerikën, përfundonte nëpër qeli dhe nxirrte krom pa para dhe nën kërbac gjithë jetën . Ia tregoi zonjës Swing se c’mund t’i ndodhte realisht po t’ia gjenin ato dokumete në kohën e komunizmit, gjë që ishte e natyrshme sepse Amerika ishte shpall armike nga Enver Hoxha.Pasi kishte dëgjuar rrëfimin e shkenctarit që gjatë të gjithë jetës kishte punuar vetëm për një kafshatë bukë, konsullja i kishte rekomanduar që të gjente mundësinë e angazhimit të një avokati në Shtetet e Bashkuara të Amerikës që ta zgjidhte në mënyrë ligjore problemin e gjetjes së dokumentacionit të atit të vet.
Pyetja e parë që i pat drejtuar Illua konsulles ishte nëse do t’i duhej të paguante avokatin amerikan dhe sa mund të ishte shuma, që do të duhej që të përballonte.
Konsullja ishte përgjigjur se natyrisht që duhej të paguante dhe shuma ishte e konsiderueshme.Illos, shifra iu duk tepër e madhe sepse e krahasoi me gjendjen financiare që kishte ai si shumica e shqiptarëve të asaj kohe.
I tha konsulles se nuk egzistonte një mundësi e tillë për të shlyer pagesën që duhej për avokatin. Ai i tregoi konsulles se kishte punuar 32 vite dhe kishte marrë mesatarisht 7 dollarë në muaj.
– Mos deshët të thonit 7 dollarë në ditë, tentoi ta korrigjonte konsullja, pasi aq sa thatë ju është pagesa ditore në Kinë, kishte ndërhyrë ajo me takt, pa e lënduar në shpirt.
Illo këmbëngulte në shifrën që dha dhe ia theksoi zonjës Swing se ajo ishte pagesa mujore, po të kemi parasyshw se dollari në kohën që ai ishte në konsullatë, këmbehej me 1000 lekë të vjetër shqiptare.
Biseda kishte qenë e gjatë. Intelektuali që ishte rropatur gjatë 32 vjetëve nëpër fusha e komplekse blegtorale, shkencëtari që eksperimentoi rendimente të larta në kushte të vështira në blegtorinë shqiptare, autori i dy botimeve të plota dhe i mbi 200 artikujve shkencor, ishte shpërblyer në mënyrë qesharake.
E prekur nga fati i hidhur i intelektualit shqiptar, zonja Sëing i kishte thënë që të kthehej në shtëpi se do ta gjente vetë zgjidhjen. Dhe u mor vetë konsullja me dokumentacionin e babait të Illos dhe mundësoi natyralizimin e Illos si shtetas amerikan. Ai nuk e harron kurrë shërbimin që i solli konsullja dhe ndjehet i gëzuar që iu mundësua pajisja me dokumente. Tani e gjithë familja e tij jeton në Amerikë.

Në një klasë me Ismail Kadaren

Illo Foto ka lindur në fshatin Tërbuq të rrethit Gjirokastër.U lind në një familje emigranti, e cila merrej pak me bujqësi, por vetë Illo, u përfshi shpejt me punët e bujqësisë ngaqë i përballoi ato në familjen e tezes së tij, e cila kishte ngarkesë të plotë në punët bujqësore. Përvojën e hershme në punët e bujqësisë ai e ka objekt në librin që ka në proces printimi ” Toka, bujku, shteti”. Edhe pse nuk është persekutuar gjatë regjimin komunist, Illo ka ecur me kujdes në jetë, ka shmangur kurthet dhe keqinterpretimet. Nuk ishte e lehtë në Shqipërinë komuniste të përballoje biografinë , kur kishe një njeri që kishte jetuar për vite në Amerikë.
Ai pati fatin të shkollohej në një gjimnaz me tradita në Shqipëri, sic ishte Gjimnazi i Gjirokastrës, nga më të vjetrit në Shqipëri. Në kohën kur ai studionte aty, studionin personalitete të shquar të kulturës shqiptare si shkrimtari Ismail Kadare, me të cilin Illo ishte shok klase, poetët e shquar Dritëro Agolli e Agim Shehu, mjeku i shquar Ulvi Vehbiu, studiuesi i Folklorit, Agron Fico etj.
Illo kujton nga koha e largët e studimeve të shkollës së mesme edhe plagët e kohës, që vranë shpirtrat e ish gjimnazistëve, që do të binin në kthetrat e luftës së klasave për faje të pakryera.

Tani i duket absurde vala e demaskimeve, nëpërkëmbjes për arsye biografike, por Illo sjell ndërmend se asokohe janë dënuar me burgim të gjatë politik nxënës të vitit të dytë dhe tretë të shkollës së mesme si:Ilia Tereska, Thanas Dhespa, Bajram Zymeri. Ai nuk mund ta harroi atë frymë pakënaqësie që u end në shkollë e sidomos në klasën e tij, kur shoqen e klasës,Vojsava Kalljxhi (Cocoli) pasi e demaskuan publikisht, e përjashtuan në mënyrë ceremoniale nga shkolla, pa kryer kurrëfarë faji.Gjithësesi ai sjell ndërmend shumicën e mësuesve, të cilët u ngritën mbi ideologjinë e kohës absurde dhe u qëndruan afër nxënësve dhe i edukuan ata që të bëheshin njerëz të vlefshëm.
Pas gjimnazit, Illo kishte dëshirë që të studionte për inxhinier bujqësor. Nuk e kishte ditur fare se kishte fakultet Zooteknie. Atëherë nuk të pyesnin shumë se ku kishe dëshirë të studjoje, aq më shumë Illo, që ishte i biri i një shqiptaro-amerikani.Disa herë ishte përpjekur që ta ndërronte degën e studimeve, por pa sukses. E pa se ishte e kotë dhe iu nënshtrua studimeve. Doli me rezultate të shkëlqyera.

Një jetë nëpër ferma

Pas përfundimit të studimeve Illo Foto kujton se ndjehej i shqetësuar se mund të emërohej në ndërmarrjet blegtorale. Nëse do të ndodhte kjo, atëherë ”Lamtumirë familje”, do të bëje jetë stanesh, me dele a dhi maleve a fushave, shtegëtim i detyrueshëm dy herë në vit.I ra shorti i emërmit që të mos ishte në ndërmarrje blegtorale, po në ato bujqësore.Prova e parë ishte në një fermë të re; atë të Levanit në Fier, e cila sapo ishte ndarë nga Ferma mëmë e Fierit dhe kishte aneksuar një fermë blegtorale, atë me numër 3.Kujton se ishte me fat nga që bashkë me të ishin emëruar aty dhe tre shokë të fakultetit. Jeta në provincë natyrisht që ishte e vështirë, por ai iu fut punës dhe rezultatet nuk munguan. Të katër ish studentët përpjestuan bashkë vuajtje dhe shqetësimet e para. Në të njëjtën kohë ai pat dhe një fat tjetër, bashkëpunoi me personalitete të njohur, të cilët qenë sjellë aty me masë dënimi për shkaqe biografike apo për faje politike, që natyrisht nuk i kishin kryer.
Ai sjell ndërmend personalitete të tillë si:Dr. Jakov Milaj, agronomët e njohur Sami Bitincka, Refat Toptani, Faik Lumi, ekonomistin Jakub Vrioni. Gjithashtu Illo krijoi miqësi edhe me shkrimtarin Astrit Delvina, njohu Drita Kosturin, që ishte internuar aty e shumë të tjerë. Gati në të gjitha fermat ku punoi Illo Foto, shumica e punëtorëve ishin të internuar.Ai i trajtoi me ngrohtësi njerëzore. Me një pjesë prej tyre shihet edhe tani në Queens dhe pi kafe në fundjave.

Puna, avokatja që i doli në krah

Illo punoi shumë, studioi dhe eksperimentoi gjatë të gjithë kohës. E kishte parashikuar se vetëm puna do të ishte avokatja e tij më e mirë.Kjo ishte ideja fikse që e shoqëroi në cdo hap që hodhi në jetë. Kudo që e emruan nuk tha jo dhe kudo ku punoi la gjurmë prej shkencëtari pasionant, që nuk njihte dështime. Në sektorin e Cermës të ish Fermës së Lushnjës ka gjetur 700 krerë lopë nga të cilat merrej një rendiment 1600 litra për krerë, kur është larguar ka lënë mijëra krerë me rendiment 4000 litra qumësh për cdo krerë.
Tek i përmend këto rezultate, shkencëtari Foto nuk ka për qëllim që t’i thurë lavde socializmit të dështuar, por të evidentoi pasionin e përkushtimin e blegtorëve dhe të specialistëve, që në ato kushte mizerable, arritën të bënin të pamundurën. Ai, edhe pse ishte një shkencëtar, që shquhej për rezultate të larta, nuk arriti që të krijonte asnjë lloj pasurie dhe nuk iu la asgjë fëmijëve, por ndjehet i gëzuar se nuk i ka hyrë kujt në borxh, nuk ka asnjë konflikt personal, dhe fëmijët e tij me nipër e mbesa jetojnë të qetë në SHBA. Në kohën e tij, ai nuk u la asnjëherë që ta kapërcente kufirin shtetëror të Shqipërisë; të shihte se si bëhej mbarshtimi i blegtorisë në fermat e vendeve perëndimore. Illo nuk hynte tek grupimi i të besuarëve të partisë. Ai do të dilte për të parën herë jashtë shtetit vetëm pas vitit 1990, ku do të vizitonte Greqinë fqinj.
Shkatërrimet që u vunë re në bujqësinë shqiptare pas përmbysjes të sistemit në Shqipëri e shqetësuan së tepërmi njeriun që kishte lidhur jetën me të. U përpoq që të ndikonte përmes shtypit të kohës duke hedhur idenë e privatizmit të shpejtë të ish fermave, por orteku i shkatërrimeve nuk kishte të ndalur. Shkatërrimi i komplekseve blegtorale, të marrë kush ishte më i shpejtë e më i fortë, zhdukja e planatcioneve të pemëve, përfshirë dhe ullinjtë, ia drithëruan zemrën dhe i përcuan ngrica në shpirt, por ishte e pamundur të ecje kundër rrymës.Shkoi atëherë dhe bisedoi me Petrit Kalakulën, ish ministrin e ndjerë të Bujqësisë, i cili i dha të drejtë për idenë e privatizimit të shpejtë të fermave, por ishte e pamundur që të ndalej qerthulli i shkatërrimeve.
Kur erdhi në Amerikë ai ndjeu se mund të ndikonte në një mënyrë tjetër, të përcillte përvojën dhe mendimin shkencor përmes librave.Dhe ia nisi punës.

Kolana e Blegtorisë shqiptare

Kolanën e nisi me librin”Flas me fermerët”. Krahas përvojës, përmes këtij libri ai përcolli mesazhin e argumentuar për domosdoshmërinë e ringritjes së fermave kapitaliste si mundësi zhvillimi kapitalist të bujqësisë shqiptare të zhytur në kaos.Illo përdor termin ”ringritje” pë rtë theksuar faktin se fermat kapitaliste në Shqipëri kanë egzistuar para atyre socialiste. Ai bashkëbisedon perms faqeve tue librit me fermerët shqiptarë dhe u përcjell atyre mesazhe shprese dhe u jep ide se si duhet të riorganizohen.
Një ndër librat e Illo Fotos quhet “Celnikët shtrydhën malet”. Ky është një libër me 250 faqe, që evokon celnikët. Celnik, në Jug të Shqipërisë, quhej pronari i dy a më shumë staneve me bagëti të imta, dele ose dhi.Illo ngre lart kontributin e tyre sepse ata u dhanë jetë maleve, shfrytëzuan resurset e maleve dhe nxirnin që andej të mira materiale për shoqërinë, që kishte aq shumë nevojë. Ata ishin mjeshtër të shfrytëzimit dhe mirëmbajtjes së kullotave, që së bashku me pyjet përbënin gjysmën e territorit të vendit.Mirëpo shteti monist, i izoluar nga të gjithë, i futi traktorët kodrave dhe maleve dhe tjetërsoi kullotat për të prodhuar nga ato bukën, mungesa e së cilës në kushtet e vetëizolimit total vinte në pikëpyetje jetët njerëzore.Shkencëtari Illo Foto u përcjell mesazhin bujqërve dhe blegtorëve që gjithëcka duhet të shkojë atje ku ishte, së paku para se të vinte komunizmi. Tendenca e sotme e bujqësisë globale presupozon rritjen e sipërfaqes kullosore. Celnikët , të përfaqësuar nga biznesmeni Ndine Jano e të tjerë, sjellin një përvojë nga duhen kthyer sytë. Aktualisht kullotat alpine shqiptare nuk shfrytëzohen, ndërkohë që tokat bujqësore janë kthyer në kullota.Në malet e shteteve fqinjë, sidomos Greqisë, është zhvilluar sistemi fermer shumë racional dhe barinj janë djemtë e Shqipërisë, që punojnë hyzmeqarë atje.Ky handikap kohor e ka detyruar Illo Foton që t’u drejtohet varreve të celnikëve martirë:Ndin Jano, Vasil Shupuli, Kolal Goci, Jorgji Cukali, Sotir Dede e të tjerëve, që përcjellin përvojë. Duke iu drejtuar përvojës që ata krijuan, duke sjellë qëndresën e tyre, ai pyet se ku e gjetën forcën dhe idetë që t’u dilnin zot maleve shqiptare. Libri për celnikët merr formën e një testamenti, që brezat duhet ta zbatojnë në jetë në kujtim të etërve dhe gjyshërve të maleve.Shkencëtari konastaton se shqiptarët janë të përfshirë nga mania e pafalshme e mbipopullimit të fushave dhe zbrazjes totale të maleve. Nuk do të kishte ndodhur as Gërdeci, nëse malet do të shiheshin më të përshtatshëm si aleatë së paku për destinancionin e gabuar që iu dha duke vendosur në fushë armatim mes mbipopullimit.
Si vazhdimësi e librit të Celnikëve , erdhi libri tjetër; “Mëma e njerëzimit”. Bëhet fjalë për mbarshtimin shkencor të dhisë, e cila zë vendin e parë në botë për prodhimin e qumështit. Kështu tregojnë statistikat e përbotshme, këmbëngul Illo. Shqipëria ka përvojë të lashtë në mbarshtimin e dhive, por shteti monist i shpalli ato të padëshirueshme, duke e konsideruar dhinë si “sopata e pyllit”. Monizmi zhduku edhe dhinë, edhe pyjet. Kullotat e dhive u kthyen në toka buke, ndërsa dhitë u dënuan të mos egzistonin.Duke studiuar literaturën shkencore në SHBA, Illo ka konstatuar se mbarshtuesit e dhisë në Shqipëri janë shumë mbrapa me arritjet e këtushme, ku një dhi në SHBA jep normalisht sa dy lopë që mbarshtoheshin në ish kooperativat bujqësore të Shqipërisë, ndërsa dhija rekordiste angleze prodhon sa 35 dhi aktuale shqiptare.
Shkenctari i pensionuar ndjehet i revoltuar për këtë gjendje, ku është katandisur dhija e Skënderbeut, përvojë që u ndal në 50 vitet e komunizmit.Deri tani Illo ka shkruar dy librat e parë për specien në zhdukje, aleaten historike të shqiptarëve në luftë dhe paqe, brinjtë e së cilës Skënderbeu i kishte vendosur në përkrenare.
Një mesazh kuptimplot sjell edhe libri për mbarshtimin e derrit në Shqipëri.Në politikën moniste derri tentohej të rritej pa drith dhe pa tokë.Në ato kushte derri i butë u kthye në gjysëm të egër.Në ferma, rezistenca qe më e madhe. Në 10 ferma të vendit u rritën dhjetëra mijëra derra. Shkencëtarët shqiptarë arritën që të sfidonin ideologjinë. Dr. Pavli Papaisi, që punoi për shumë vite në fermën e Roskovecit në Fier, ishte një ndër ata që nuk do të harrohet.Disa nga specialistët u burgosën e persekutuan për të vetmen arsye se deshën që të praktikonin rritjen e derrit sipas praktikave shkencore perëndimore të mbarshtimit.
Illo Foto ka punuar nëpër fermat e Shqipërisë, ku ishin përfshirë edhe të internuarit e kampeve të internimit. Ai, duke qenë se edhe veten e shihte si pjesë e tyre, i trajtoi njerëzisht dhe u ofroi ngrohtësi. Ai sjell ndërmend familjet e Jorgji Diamantit në Nartë, familjen e Feti Rexhepit të internuar në Cermë, Kollcinakët në Plug dhe Cermë, si dhe specialistët e aftë dhe patriotë si Donika Vrioni(OMari), Javer Halili, e Xhevat Ago, që meritonin jo vetëm rolin e specialistëve, por edhe të ministrave do ta kishin pak.

Doktrina amerikane e Harry Fultzit

Në librin e dytë në radhën e botimit të Kolanës, që titullohet ”Nga Harry Fultz tek Ilia Pali”, përshkruhet me detaje doktrina e Fultzit, që ishte produkt i ndihmës amerikane për Shqipërinë në vitet ’30 të shekullit XX.Kjo doktrinë u konkretizua me ngritjen e fermës model në Golem të Kavajës.
Illo Foto argumenton se ferma e Fultzit përbën një fenomen, pasi shënon fundin e bujqësisë feudale në Shqipëri dhe nisjen e erës kapitaliste, që filloi të fryjë në Shqipërinë e prapambetur. Me të nis ngritja e fermave kapitaliste në fushë, kodër e mal.Fultzi ishte gjeni, shkruan Illo.Ai parashikon se doktrina e Fultzit për bujqësinë do të jetë aktuale edhe në këtë shekull, ku po udhëtojmë.
Illo kujton se në shkollë askush nuk u pat folë studentëve për Fultzin, por ama praktikën e patën kryer në fermën e krijuar prej tij. Gjithëcka që di për shkencëtarin amerikan, që edukoi një brez të shkëlqyer, i cili më vonë do të burgosej e persekutohej nga regjimi komunist, duke i etiketuar si agjentë të amerikanëve të rekurtuar nga Harry Fultz. Ndërsa vetë shkencëtari dhe diplomati amerikan Fultz do të shpallej i padëshiruar nga Enver Hoxha dhe do të përzihej nga Shqipëria. Shpërblim më përbuzës s’kishe ku të gjeje. Illo, gjithëcka dinte për Fultzin e kishte mësuar nga Xhoxhi Mihali, i cili kishte studiuar në Amerikë. Kur e njohu Illo, Xhoxhin e kishin nxjerrë përkohësisht nga burgu dhe punonte si zooteknik në ish fermën e Xhafzotajt në vitin 1956. Ilia Pali, një specialist kurajoz, mundi të ruante shumë nga tiparet e doktrinës së Fultzit në ish fermat e mëvonshme të shtetit monist.
Ilia Pali mundi t’u jepte prioritet edhe fermave në veri të vendit. Shumë nga ato ferma arritën që të kishin rezultate shumë të mira dhe konkuruan ferma të fushës.
Në librin “15 shkenctarët e vërtetë të bujqësisë shqiptare”, Illo nuk ka ngritur kulte, por ka përshkruar personalitet që kanë lënë gjurmë.Ai e ndjen se ka krijuar xhelozira, sidomos për ngritjen e personalitetit të dr. Jakov Mile. Për disa Mile nuk ishte shkencëtar, por një zooteknik i thjeshtë, e madje dhe një kolaboracionist, ish ministër i qeverisë së pushtimit. Por Illo, nuk është i atij mendimi. Ai argumenton se Jakov Mile ishte një shkencëtar i madh e shumëdimensional, ishte jo vetëm specialist i zoti, por dhe një letrar i pëlqyer, antropolog e politikan me vision. Ai u burgos e u internua, por nuk hoqi dorë nga pasioni për shkencën.
***
Në librat e Illo Fotos lëvizin ngjarje reale, personazhe realë (më shumë se 300 të tillë), mjedise reale. Ai shkruan dhe shkruan në vazhdimësi.Librat e tij kanë jo vetëm përvojë, por edhe shkencë, edhe histori. Nuk dihet se cfarë presin në Univesritetin Bujqësor të Shqipërisë, që nuk ua rekomandojnë studentëve si literaturë ndihmëse 9 librat e Illo Fotos. Ndoshta ka ardhë koha që shteti t’i kthejë sytë më mirë nga librat, aq më shumë kur kryeministri shqiptar këto ditë bëri një apel publik se shteti do të bejë kthesë. Le të shpresojmë! Shpresa është supa e të uriturit.(Dielli-Arkiv)

Filed Under: Histori Tagged With: dalip greca, Illo Foto, Kolanën “Blegtoria Shqiptare”, shkruan në Amerikë

HISTORIA E BIBLIOTEKES SE HUMBUR TE FAIK KONICES

January 31, 2016 by dgreca

NGA AGRON ALIBALI/
FJALA E MBAJTUR ME RASTIN E DHURIMIT TË LIBRAVE NGA BIBLIOTEKA E HUMBUR E FAIK KONICËS/
Mbajtur në Bibliotën Kombëtare të Shqipërisë-Tiranë, Janar 2016/
Të nderuar zonja dhe zotërinj, miq e mikesha, shoqe e dashamirës,/
E nderuara Prof. Dr. Asllani, të nderuar punonjës e punonjëse të Bibliotekës Kombëtare në Tiranë.
Kam nderin që të dorëzoj këtu sot, në gjirin e Bibliotekës Kombëtare, katër libra nga biblioteka e humbur private e Faik Konicës.
Historia e këtyre librave është e gjatë dhe e çuditshme. Faik Konica ndërroi jetë natën e 15 dhjetori 1942 në apartamentin e tij në kryeqytetin amerikan. Siç shkruante atëhere sekretarja e tij, Charlotte Graham, dhe sikurse e konfirmonte Fan Noli më pas, Konica la si amanet që e gjithë biblioteka e tij e pasur dhe e rrallë t’i lihej trashëgim Bibliotekës Kombëtare në Tiranë.
Faiku nuk pati fëmijë dhe nuk la asnjë trashëgimtar në SHBA. Librat ishin një ndër pasionet dhe dashuritë e Konicës. Fill pas vdekjes dhe deri në prag të vitit të ri 1943, Federata panshqiptare VATRA ndërmori punën e vështirë të mbylljes së hesapeve të fundit të Faikut si dhe mori në dorëzim e vuri në ruajtje edhe bibliotekën e tij të madhe prej mbi 2000 blenjsh.
Pas mbarimit të Luftës II Botërore, të 32 arkat me libra u transportuan dhe u vendosën në mjediset e Katedrales së Shën Gjergjit në Boston. Kemi arësye të besojmë se librat qëndruan atje të paktën deri sa ndërroi jetë Fan S. Noli në vitin 1965.
Më pas gjurmët e bibiotekës humbin. Ndofta vrulli i pamëshirshëm i kohës bëri punën e vet.
Në monografinë për Faik Konicën që po përfundoj do ta shpjegoj më hollësisht, por këtu mund të them sa më poshtë:
Interesi tim për Konicën u nxit gjatë kohës që studioja në Shkollën e Drejtësisë të Universitetit të Harvardit në vitin 2000. Në bibliotekën e famshme të universitetit pata rastin të takohem me botimin e plotë të revistës së famshme Albania. Në raftet me koleksionin e pasur të librave shqip gjeta edhe Historinë e Shqipërisë të Ndoc Nikajt. Brenda bleut të rrallë ishte një kartë e shkruar nga dora e Faik Konicës, ku ai komentonte me mprehtësi për mënyrën e botimit. Ndërkohë që kisha filluar të koleksionoj libra të rralla shqip, të gjetura në bibliotekat e brezit të vjetër të shqiptarëve në Boston, raportet e sekretares personale Charlotte Graham të Konicës më tërhoqën veçanërisht vëmendjen, sidomos pohimi i prerë se Konica e kishte lënë gojarisht si amanet që biblioteka e tij e rrallë t’i lihej trashëgim Bibliotekës Kombëtare në Tiranë.
Kjo sillte menjëherë pyetjen: po ku janë, ku gjinden vallë këto libra? Dymijë libra nuk mund të zhduken pa lënë gjurmë.
Duke qenë se jetoja fare pranë vendit të fundit ku ato ishin ndodhur, fillova të hulumtoj menjëherë. Mirëpo askush nuk dinte me siguri se ku kishin përfunduar ato. Megjithatë, nga kancelari i Kishës Ortodokse Shqiptare të Amerikës, Fort i Përndershmi Arthur Liolin, mësova të dhëna të rëndësishme për të identifikuar librat e Konicës. Me vlerë të posaçme ishte indicia e shtampës së veçantë, EX LIBRIS F. K., që Faiku e vendoste në kapakun e brendshëm të çdo libri.
Thuhet se suksesi është rrjedhojë e punës, ngulmit dhe fatit. Me 1 maj 2004 pata rastin të identifikoj në zyrat e VATRËS në Nju Jork librin e parë nga biblioteka e humbur e Faik Konicës. Ishte botimi i studiuesit arbëresh Gaetano Petrotta në italisht. Ndofta ky fakt mund të ketë ndikuar që libri të jetë ruajtur.
Provat në librin e Petrottës ishin të pakundërshtueshme: aty ishte shtampa e famshme, si dhe një përkushtim i ngrohë i autorit për Faikun. Gjej rastin të falenderoj z. Agim Karagjozi, kryetar i atëhershëm i Vatrës, i cili menjëherë më autorizoi të tërhiqja librin kundrejt vërtetimit përkatëse.
Mirëpo kërkimi nuk u përqëndrua vetëm në Boston. Prof. Nasho Jorgaqi në Tiranë më sugjeroi të lidhesha me Sara Panaritin, të venë e Qerim Panaritit, ish Sekretarit të Vatrës dhe ish-kryeredaktor i Diellit. Z. Panariti kishte botuar në vitin 1957 veprën e Faikut, “Kopështin Shkëmbor”
Sarën nuk munda ta takoj në gjallje. Dy vjet më vonë ajo ndërroi jetë në Masaçusets. Gjithnjë i interesuar për libra të rralla shqip, menjëherë pyeta administratorët e pasurisë nëse znj. Panariti kishte lënë ndonjë libër. Në tufën e librave që ata më dhanë identifikova edhe tre libra të tjerë nga bibloteka e humbur e Faikut.
Mirëpo libri nuk është vetëm përcjellje kumti, por edhe vlerë historike. Në ato tre blenj të Faikut gjeta të bashkoheshin Asdreni, Gjergj Fishta, Margaret Hascluck, Lef Nosi, Mahir Domi, e shumë e shumë figura e personalitete të tjera të shquara.
Në 20 prill 2009 mbajtëm një veprimtari në Universitetin e Harvardit, pikërisht tek Shkolla Pasuniversitare e Arteve dhe e Shkencave ku kishte studiuar Konica. Atje shpallëm publikisht për herë të parë katër librat e vetëm të gjetur deri atëhere nga biblioteka e humbur e Faik Konicës.
Dihet se në kodin gjenetik të shqiptarit amaneti është i shenjtë. Pyetjes së At Artur Liolinit atë ditë në aktivitetin e Harvardit se ç’do të bëja me katër librat e gjetura iu përgjigja se ato do t’i dorëzoheshin Bibliotekës Kombëtare në Tiranë. Kam nderin e veçantë që në praninë tuaj të përmbushim sot sëbashku një pjesë të këtij amaneti.
Gjej rastin të falenderoj përzemërsisht Drejtoreshën e Bibliotekëns Kombëtare, Prof. Dr. Persida Asllanin, dhe zv. Drejtoreshën, Dr. Etleva Domi, për ndihmën dhe mbështetjen e paçmuar që më dhanë në këtë projekt madhor.
Shpresoj që në të afërmen të kemi rastin të mblidhemi sërish këtu për të sjellë në gjirin e Bibliotekës Kombëtare, institucionit të shquar të kulturës shqiptare, edhe pjesën tjetër ende të pagjetur të bibliotekës së humbur të Faik Konicës, duke çliruar kësisoj peshën e rëndë të amanetit të papërmbushur të Faik Konicës.

Ju falemnderit.
Tiranë, 13 janar 2015.

Filed Under: Vatra Tagged With: agron alibali, HISTORIA E BIBLIOTEKES SE HUMBUR, TË FAIK KONICËS

Kosova nis organizimet për festën e 8 vjetorit të Pavarësisë

January 31, 2016 by dgreca

-Qeveria e Kosovës themelon Këshillin Organizativ/*
-Më 17 Shkurt 2008, në ditën më të madhe shqiptare pas 28 Nëntorit 1912 të Pavarësisë së Shqipërisë, në seancën solemne u shpalos edhe Flamuri Shtetëror i Republikës së Kosovës, për herë të parë/
-Himni Shtetëror i Republikës së Kosovës me shifren “Europa”, në konkurrencën e 134 propozimeve, u miratua në Kuvendin e Kosovës në 11 qershor 2008/
-Kushtetuta e Republikës së Kosovës u miratua në Kuvend në 9 prill, ndërsa hyri në fuqi në 15 qershor 2008/
Nga Behlul Jashari*/ PRISHTINË, 31 Janar 2016/ Kosova nis organizimet për festimin e 17 Shkurtit, ditës historike kur në vitin 2008 në Kuvendin e saj shpalli Pavarësinë. Qeveria e Kosovës në mbledhjen e fundjavës, në prag të muajit të festimeve që nis nesër, themeloi Këshillin Organizativ për shënimin e tetë vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës.
Së shpejti Këshilli Organizativ do vendosë dhe njoftojë axhendën e festimeve. Tradicionalisht, në Ditën e Pavarësisë, 17 Shkurt, Kuvendi i Kosovës mblidhet në një seancë solemne në orën 15:00 – orën kur është mbledhur për shpalljen e shtetit të ri evropian, ndërsa festimet që nisin ditë më parë përmbyllen me ndezjen e fishekzjarreve në mesnatë.
Organizohen edhe veprimtari të tjera në kryeqytet, Prishtinë, dhe në qytete tjera kosovare edhe me axhenda festimesh të komunave, përfshirë seancat solemne të tyre, si dhe koncertet. Në çdo 17 Shkurt njerëzit-qytetarët në festë mbushin sheshet dhe rrugët me defilime për Lirinë dhe Pavarësinë, për të shprehur edhe falënderimin e mirënjohjen e përjetëshme për të gjithë kontribuesit në botë.
Aktivitete me rastin e Ditës së Pavarësisë organizohen edhe në të gjitha ambasadat dhe përfaqësitë diplomatike të Kosovës.
Në Deklaratën e Pavarësisë së Kosovës nën 1 theksohej: “Ne, udhëheqësit e popullit tonë, të zgjedhur në mënyrë demokratike, nëpërmjet kësaj deklarate shpallim Kosovën shtet të pavarur dhe sovran. Kjo shpallje pasqyron vullnetin e popullit tonë dhe është në pajtueshmëri të plotë me rekomandimet e të Dërguarit Special të Kombeve të Bashkuara, Martti Ahtisaari, dhe Propozimin e tij Gjithëpërfshirës për Zgjidhjen e Statusit të Kosovës”.
Më 17 Shkurt 2008, në ditën më të madhe shqiptare pas 28 Nëntorit 1912 të Pavarësisë së Shqipërisë, në seancën solemne u shpalos edhe Flamuri Shtetëror i Republikës së Kosovës, për herë të parë. Kuvendi miratoi njëzëri simbolet shtetërore të Republikës së Kosovës, që u përzgjodhën nga mëse 5.000 propozime-aplikime në konkursin e shpallur nga Ekipi i Unitetit, që bënte bashkë pozitën e opozitën në negociata për statusin e drejt shpalljes së Pavarësisë.
Himni Shtetëror i Republikës së Kosovës me shifren “Europa”, në konkurrencën e 134 propozimeve, u miratua në Kuvendin e Kosovës në 11 qershor 2008. Kushtetuta e Republikës së Kosovës u miratua në Kuvend në 9 prill, ndërsa hyri në fuqi në 15 qershor 2008. “Republika e Kosovës është shtet i pavarur, sovran, demokratik, unik dhe i pandashëm”, përcaktohet në nenin 1 të Kushtetutës.
Kosova 8 vjetorin e shpalljes së Pavarësisë e pret me 111 njohje nga shtetet anëtare të OKB-së, deri sot. Njohjet e para Kosovës iu bënë në orët e para – ditën e parë pas shpalljes së Pavarësisë, nga Mbretëria e Bashkuar, Franca, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Turqia, Shqipëria, Afganistani dhe Kostarika.
Nga shtetet fqinje vetëm Serbia ende nuk e ka njohur Kosovën, ndërkohë që në procesin drejt normalizimit të marrëdhënieve mes dy shteteve, të kryesuar nga BE e mbështetur nga SHBA, në Bruksel janë zhvilluar 30 raunde të dialogut në nivel të lartë kryeministror, duke nisur nga 19 tetori 2012. Raundi i fundit ishte në 27 janar.
*Në foto: Prishtina në natën e 17 Shkurtit 2008 në festën e shpalljes së Pavarësisë së Kosovës. Pamje nga shtëpia e vëllait Demë Jashari, ku, i ardhur nga Zvicëra festonte bashkë me njerëzit e familjes dhe gazetarë-reporterë specialë të ngjarjes historike të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, të ardhur nga Shqipëria-Tirana – ATSH

Filed Under: Kronike Tagged With: 8 vjetori, Behlul Jashari, kosova, pavaresia

  • 1
  • 2
  • 3
  • …
  • 87
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • NJЁ SURPRIZЁ XHENTЁLMENЁSH E GJON MILIT   
  • Format jo standarde të pullave në Filatelinë Shqiptare
  • Avokati i kujt?
  • MËSIMI I GJUHËS SHQIPE SI MJET PËR FORMIMIN E VETEDIJES KOMBËTARE TE SHQIPTARËT  
  • MES KULTURES DHE HIJEVE TE ANTIKULTURES
  • Historia dhe braktisja e Kullës së Elez Murrës – Një apel për të shpëtuar trashëgiminë historike
  • Lirizmi estetik i poetit Timo Flloko
  • Seminari dyditor i Këshillit Koordinues të Arsimtarëve në Diasporë: bashkëpunim, reflektim dhe vizion për mësimdhënien e gjuhës shqipe në diasporë
  • Ad memoriam Faik Konica
  • Përkujtohet në Tiranë albanologu Peter Prifti
  • Audienca private me Papa Leonin XIV në Selinë e Shenjtë ishte një nder i veçantë
  • PA SHTETFORMËSINË SHQIPTARE – RREZIQET DHE PASOJAT PËR MAQEDONINË E VERIUT
  • “Ambasador i imazhit shqiptar në botë”
  • “Gjergj Kastrioti Skënderbeu në pullat shqiptare 1913 – 2023”
  • Albanian American Educators Association Igli & Friends Concert Delivers Electrifying Evening of Albanian Heritage and Contemporary Artistry

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT