Në vitin 1934, Herman Bernstein, Ambasadori Amerikan në Shqipëri shkruante: “Nuk ka asnjë gjurmë diskriminimi të hebrenjve në Shqipëri, sepse Shqipëria është një nga vendet e rralla në Europë sot ku paragjykimi fetar dhe urrejtja nuk ekzistojnë, edhe pse vetë shqiptarët janë të ndarë në tre besime fetare.” Në nderim të Ditës Ndërkombëtare të Përkujtimit të Holokaustit, ne do të ndajmë me ju historitë e shqiptarëve që shpëtuan hebrenjtë gjatë Luftës së Dytë Botërore, duke dëshmuar mirësi njerëzore dhe traditën unike shqiptare të besës.
Për më shumë foto dhe histori, vizitoni faqen Besa: The Promise ose faqen në internet të Yad Vashem: http://goo.gl/wCCQEu
In 1934, Herman Bernstein, the United States Ambassador to Albania, wrote: “There is no trace of any discrimination against Jews in Albania, because Albania happens to be one of the rare lands in Europe today where religious prejudice and hate do not exist, even though Albanians themselves are divided into three faiths.”
In honor of International Holocaust Remembrance Day, we are sharing stories of how Albanians saved Jewish people during World War II, illustrating both human kindness and the Albanian tradition of the code of honor.
For more photos and stories, visit Besa: The Promise on Facebook or the Yad Vashem website: http://goo.gl/wCCQEu
These photographs and the stories are taken from the book, Besa: Muslims Who Saved Jews in World War II. All rights reserved.
Archives for January 2016
Ambasadori Lu:Në pranverë 2016, Shqipëria do të ketë një reformë të thellë të gjyqësorit
Intervista e plotë e ambasadorit LU dhënë sot për Zërin e Amerikës
Shtetet e Bashkuara presin nga klasa politike e Tiranës miratimin brenda pranverës të reformës në drejtësi, por me mbylljen e këtij kapitulli, nuk mbyllen përpjekjet e Uashingtonit për forcimin e demokracisë, shtetit ligjor dhe luftës kundër korrupsionit në Shqipëri.
Në një intervistë të gjatë dhënë për Zërin e Amerikës, ambasadori amerikan në Tiranë, Donald Lu deklaroi përparësitë e Shteteve të Bashkuara në Tiranë.
“Veç reformës në drejtësi, këtë vit kemi në plan edhe tri përparësi të tjera: të vazhdojmë të punojmë drejt realizimit të nismës për krijimin dhe trajnimin e një Byroje Kombëtare Hetimi, bazuar në FBI-në amerikane, përmes së cilës shqiptarët do të hetojnë rastet e korrupsionit. Së dyti, ne po bashkëpunojmë shumë afër me Ministrinë e Mbrojtjes dhe vendet e tjera të NATO-s, për të modernizuar format e armatosura të Shqipërisë, kryesisht disa njësi të rëndësishme të ushtrisë, që të shërbejnë krahas forcave të NATO-s kudo në botë. Dhe së fundmi ne jemi shumë të angazhuar për zhvillimin e sektorit të organizatave joqeveritare në Shqipëri dhe të shtypit të pavarur, që të shërbejnë si vëzhguese të abuzimeve nga qeveria ose opozita”, deklaron Lu.
Kryediplomati amerikan në Tiranë ishte sërish i drejtpërdrejtë kur foli për reformën në drejtësi, këtë herë duke vendosur edhe afate kohore.
“Kam shumë besim se në pranverë 2016, Shqipëria do të ketë një reformë të thellë të gjyqësorit. Përse kam kaq shumë besim? Së pari, është mjaft e qartë se populli shqiptar e kërkon këtë reformë. Së dyti, Komisioni i Venecias ka folur qartë dhe me zë të lartë. Ata kanë thënë se kjo reformë është thelbësore për Shqipërinë dhe është e ngutshme. Bashkimi Europian ka thënë se kjo reformë do t’i hapë dyert, dëshirës së Shqipërisë për bisedimet e anëtarësimit. Së fundi, kjo reformë ka mbështetjen e plotë dhe entuziaste të partnerit strategjik të Shqipërisë, Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Tani është çasti që politikanët të bëjnë punën e tyre. Është e nevojshme që udhëheqësit e partive politike të punojnë së bashku për gjetjen e një formule, e cila të mund të mbështetet si nga opozita ashtu edhe nga qeveria”, u shpreh kryediplomati amerikan.
Lidhur me ligjin e dekriminalizimit, Lu tha se ligji është një mjet i fuqishëm për të ndarë politikën nga bota e krimit.
“Shpresojmë që si rrjedhojë e ligjit për dekriminalizimin, disa anëtarë të klasës politike do të largohen nga politika. Ka një pjesë në këtë ligj që më pëlqen mjaft. Është pjesa ku thuhet se ligji kërkon që çdo person në një post të zgjedhur zyrtar duhet të plotësojë me shkrim një deklaratë, ku thuhet: jam dënuar në Shqipëri në këtë apo atë kohë, për këtë ose atë krim, apo në çdo vend tjetër të planetit. Pra, duhet të deklarosh se kur e ke kryer krimin dhe nëse je dënuar. Në qoftë se nuk e bën dhe gënjen në deklaratë, kjo në vetvete është një krim për të cilin ndiqesh penalisht. Ky është ligji më i fortë në Europë për dekriminalizimin dhe një mjet tepër i fuqishëm për të ndarë botën e krimit dhe të politikës”, tha Lu.
Kritikave për ndërhyrje të fortë në politikën shqiptare, Donald Lu iu përgjigj duke thënë se “po mbron interesat e Shteteve të Bashkuara”.
“Unë do të pyesja, cili është roli i një ambasadori të huaj? Në mëndjen time, detyra kryesore për një ambasador të huaj është të punojë për zbatimin e interesave kombëtare të vendit të tij. Në rastin tim, të interesave të Shteteve të Bashkuara dhe unë kam udhëzime shumë të qarta nga shefat e mi më të lartë në Departamentin e Shtetit dhe në Shtëpinë e Bardhë, që përparësia kryesore e qeverisë amerikane në Shqipëri është të mbështesë reformat, në mënyrë që Shqipëria të anëtarësohet në Bashkimin Europian. Dhe cila është reforma kryesore e nevojshme për këtë proces? Qartazi është reforma në drejtësi”, u përgjigj Lu.
Në fund, kreu i përfaqësisë diplomatike amerikane në Tiranë rrëfen edhe pse zgjedh të flasë shqip në daljet publike.
“Përpiqem të përdor çdo ditë gjuhën shqipe, sepse ambasadori Rayerson më ka thënë diçka. Ambasadori Rayerson ishte ambasadori i parë amerikan pas komunizmit dhe ai flet një shqipe të jashtëzakonshme. Ai më ka thënë se e vetmja mënyrë për të mësuar një gjuhë është të kesh kurajon, kurajon për ta përdorur atë. Dhe ai më tha gjithashtu se kjo është e vetmja rrugë që të nisesh të kuptosh shqiptarët e zakonshëm dhe jo vetëm elitat politike. Gjatë jetës sime kam mësuar 8 gjuhë dhe padyshim gjuha shqipe është më e vështira, por dhe më e bukura”, përfundon intervistën e tij Donald Lu.
Ganimete Bajraktari veprimtare dhe humanitare nga Austria nuk e harron Kosovën
Shkruan Asllan Dibrani/
Organizata “Jeta Buron” me qendër në Kosove për persona me aftësi të kufizuara,e vendosur ne objektin në fshatin Gjinoc të Suharekës, po përgatitet përmes organizatave austriake me menaxheren zonjën Ganimete Bajraktari me qëndrim te përkohshëm në Austri. Ajo jeton më shumë se 20 vite jashtë vendlindjes sipas logos së me poshtme inicioj një ide që po e shndërron në realitet:
Kjo është logoja e organizatës e cila është e përfshirëse në mbarë Kosovën me një qellim që tu delet në ndihme kësaj kategorie njerëzish për nevojat e tyre.
Me ndërhyrjen tonë gjatë bisedës me z.Ganimete Bajraktarin se ç’përmbajtje ka kjo logo, ajo na përgjigjet me sa vijon:
-Kjo është simboli “Viktoria”.
-Edhe kuptohet me figuracionet e pamjes së logos epet të kuptohet qe edhe të kjo kategori njerëzish nuk humb shpresa , por edhe “Jeta e tyre i ka rrugët e hapura”për të jetuar”. Pastaj ajo thekson se me këto tri ngjyra paraqesim simbolizime të ndryshme që gërshetohen njëra me tjetrën si për shembull.
1. Ngjyra e zezë paraqet familjet e prekur dhe të përballuara nga kjo gjendje me persona të sëmur në shtëpi.
2. Ngjyra e kuqe simbolizon ngrohtësinë që duhet të vjen në shtëpinë e të sëmurit nga ata qe e ndihmojnë dhe e organizojnë jetën e tyre më programet sipas standardeve që e kërkon shoqëria e Kosovës me një ekonomi jo të kënaqur.
3. Ngjyra e gjelbër është shpresa sinjalizuese për jetën e tyre. Shpirti i tyre duhet ushqyer me vullnet ,gëzime dhe plane jetësore ,po ashtu si natyra e gjelbëruar në kohën e beharit që lulëzon me lloj,lloj ngjyrash arome dhe bukurie.
Për familjet që janë në gjendje të trazuar shpirtërore përpiqemi qe te jemi ne shërbimin e tyre profesionalisht me qe ka të bëjë edhe me psikozën e tyre me çka personeli i ynë jemi të përgatitur në studimet e ndjekura në universitetin Vjenës në te cilën nuk do të kursehem qe atë dije ta plasoje ne të mirën e këtyre njerëzve dhe atdheut tim. Parimet tona janë qe këto familje të shndërrohen në qetësi, sadopak me synime që t’u kthehet buzëqeshja. Zonja Ganimete me që ishte rritur në një familje bujare dhe humanitare ,nga e cila atë përvojë shprehi me një gatishmëri dhe vullnet që ta ndihmoj atdheun e vet në forma të ndryshme. Aftësitë dhe shkollimin adekuat që e ka mbaruar në Austri për këtë fushë profesional me një përvojë mbi dhjet vjeçare, ajo bëri një analizë me punë praktike edhe në Kosovë, duke konstatuar një gjë shumë alarmante dhe shumë të nevojshme për ta ndihmuar këtë kategorie njerëzish me aftësi të kufizuar. Zonja Ganimete Bajraktari me punën e saj të pa lodhshme hapi aktivitetin e vet në bashkëpunim edhe me shoqata dhe personalitete të ndryshme në Austri nga e cila shfrytëzon rasti ti falënderoj përmes këtij reportazhi dhe shpreh mirënjohje për kontributin e veçantë që kanë dhënë dhe japin si:,familja Kammerlander,z.Maria Kurz,z.Helga Ilmayer ,familja Lambert,dh organizate humanitare që kanë ofruar ndihma për Kosovën.
-Ky aktivitet dhe hap i Ganimetes , afroj edhe shumë njerëz në Kosovë ,po te të njëjtës lami me profesione adekuate , hasën në mirëkuptim për hapjen e OJQ “Jeta Buron” me qendër në fshatin Gjinoc dhe selinë e cila ka në Prizren.
Pamje e objektit për persona me aftësi të kufizuara,i vendosur në fshatit Gjinoc të Suharekës
-Ma tutje zonja Ganimete thotë të gjithë me ndihmojnë që të arrihet synimi i ynë, ndihmë njerëzve me aftësi të kufizuar në Kosovën.
OJQ “Jeta Buron” më, ka bërë gjurmët e para me organizimin e kurseve të rrobaqepësisë në Kosovë. Kjo organizatë ka ndarë 9 certifikata për kurs të rrobaqepësisë. Me këtë rast u bë edhe ndarja e disa makinave qepje ndihme nga OJQ “Jeta Buron” si bashkfinancues ishte edhe kryetari i komunës së Prizrenit Ramadan Muja.
Ajo thekson ma tutje ma shumë përkrahje presim nga instucionet jashtë vendit, po ashtu edhe përbrenda Kosovës që të kemi një organizim për të shkuar ky projekt në të mirën e këtyre qytetarëve të Kosovës.
Zonja Ganimete ka kryer një serë aktivitetesh humanitare në Kosovë. Ajo ka bere grumbullimin e veshmbathjes , lodrave ,fletoreve ,ngjyrave dhe dhurata tjera për fëmijë dhe familje të ndryshme, sidomos për festat e fundvitit që i gëzoj shume fëmijët në Kosovë.
-Ajo thekson se nuk do të ndalet me kaq ,por do të përhapi aktivitetin tim edhe në Gjermani me punë konkrete ,sipas marrëveshjeve qe kemi ky projekt do të jetë i përkrahur edhe me ndihma,dhe donacione te ndryshme…Ma tutje zonja Ganimete shton edhe këtë, duke theksuar se është shumë mirënjohës ndaj
Xhemile Bajraktarit me familje dhe një rrethi shoqëror që u rreshtuan në aksione humanitare përmes organizatës sonë drejt Kosovës. Po që nuk e themi dhe nuk e falënderojmë firmën “Dibrani Transport”nga Shtutgarti i Gjermanisë, do t’i mbesim borxh me që qe morri pjesë në këtë aksion humanitar për transportin e veshmbathjeve si dhe kravatave medicional.
Për fund, s’na ngelet gjë tjetër,pos ta falënderojmë përzemërsisht zonjën Ganimete për kontributin e saj dhënë shoqërisë tonë kosovare. E urojmë edhe në të ardhmen që të ketë suksese edhe ma të mëdha. Aktiviteti i saj human dhe i nevojshëm për Kosovën,do të jete një mesazh i forte për çdo shqiptar ta ndihmojnë ketë projekt. Gatishmëria ,vullneti dhe ndihma e juaj do të na nderojnë neve si organizator të këtij projekti dhe do ta gëzojnë këtë kategori njerëzish thekson ma në fund zonja Ganimete… Për ta fuqizuar ketë ide, për zbatim në praktikë ju mund të kontaktoni drejtpërsëdrejti me zonjën Ganimete Bajraktarin përmes Email Adresës:
ganimetbajraktari@gmail.com ose numrit të telefonit edhe ne viber: 00436765036535.
Qëndrim njerëzor e fisnik, që tregon dashuri të thellë dhe kujdes për njerëzit është një fenomen madhor…Ai që punon për të mirën e njerëzimit, që synon t’i lehtësojë jetën njerëzimit e sidomos këtyre njerëzve me aftësi te kufizuara, është një vlerë dhe virtyt i madh për atë njeri , andaj edhe ky gjest dhe aktivitet i zonjës Ganimete Bajraktari mbetet një madhështi për te, si veprimtare dhe humanitare nga Austria që nuk e harron Kosovën!?.
.
“Djaloshi i Artë Shqiptar” në ring përballë amerikanit Rivera
Boksieri amerikan Cameron Rivera – me boksierin shqiptar nga Struga, Fatlum Zhuta, ndryshe i njohur si “Djaloshi i Artë Shqiptar”/
Nga Beqir SINA New York/
9 shkurti po i afrohet shpejtë! sfidës së madhe të boksit – në ringun e Providence në Rhode Island …
Providence -Rhode Island: Nëse jetoni në zonën veri-lindore të bregdetit, këtu në SHBA, kontaktoni për bileta nëpërmjet mesazhit privat, me përfaqësuesit e ekipit Rivera dhe ekipit Zhuta, Bill McDonald, Johnny BumpCity Bumphus, si dhe Bret Summers dhe “The boys invading Rhode Island”!
Boksieri amerikan Cameron Rivera – i cili thuhet se është në kërkim për të marrë “Brezin e kampionit” në peshën e mesme WBC Youth JR, brez të cilin e tashmë e mbanë, kampioni ynë shqiptarë, bokseri i talentuar i kësaj peshe , strugani Fatlum Zhuta, dhe do të boksoi në arenën e boksit në qytetin veri-lindor Providence – Rohd Island në SHBA.
Strugani në Amerikë, boksieri Fatlum Zhuta – ka 3 KO-të, e tij të fituar në rradhë.
Pas fitores te mahnitshme e boksierit shqiptarë nga Struga, Fatlum Zhuta, ndryshe i njohur si “Djelmoshi i Artë Shqiptarë” – “Albanian Golden Boy”, i cili dalë -ngadalë por me sukses, po ngjitet në majat e boksit profesionist në SHBA, tani ai është gati përballë sfidës së rradhës me bokserin amerikan Cameron Rivera.
Së fundmi bokseri shqiptarë Fatlumi i cili thuhet se ka boksuar kundër një kundërshtari mjaft të papërshtatshëm dhe i cili pas vete ka shumë fitore dhe shumë tituj, duket të jetë i motivuar tek fitorja e radhës.
Ishte dueli me Devison Riberio, një ish-kampion bote në MMA, e që pas vete kishte rezultat mbresëlënës 29-5, që e motivon më shumë kampionin tonë Zhuta. Por këto rezultatet nuk luhatën në asnjë moment Fatlum Zhutën, i cili me shpejtësi të madhe dhe goditje të forta, e detyroi kundërshtarin që në disa raste të gjendet në dysheme që në roundin e parë, ndërsa gjyqtari e ndërpreu meçin dhe duke e shpallur fitues Fatlum Zhutën me nokaut.
Kurse, tash vjen sërish para ringut më 19 shkurt, në sfidën e radhës në Provindece të Rhode Island, bokseri shqiptarë Fatlum Zhuta, me boksierin Cameron Sevilla Rivera, për të na dhuruar fitoren e radhës.
Andaj dhe më 19 Shkurt në arenën e boksit në Providence të Rohd Island pa dyshim që nevoitet edhe mbështetja, dhe pëkrahja e shqiptarëve.
Që do të jetë si në të kaluarën edhe kësaj rradhe si një shtytje e fuqishme për fitoren e radhës.
Shqiptarë, të kësaj zone verilindore mos nguroni të bëheni edhe ju pjësë e kësaj fitore të madhe të bokserit shqiptarë Fatlum Zhuta, ndryshe i njohur si “Djelmoshi i Artë Shqiptarë” – “Albanian Golden Boy”, i cili i mirëpret dhe ju faleminderohet për pjesmarrjen tuaj!
EDHE TE VDEKURIT DO TE NGRIHESHIN NGA VARRET…..
NDALIMI I HETIMIT TE KRIMEVE TE KOMUNIZMIT?! PROF.SAMI REPISHTI: “EDHE TE VDEKUNIT NGA VARRI DO TE PROTESTOJSHIN KETE PADREJTESI MONUMENTALE”/
Profesor Sami Repishti, intelektuali i njohur shqiptaro-amerikan, ish i burgosur politik i komunizmit ka reaguar ndaj ndryshimeve kushtetuese për reformën ne drejtësi ndaj një neni qe ndalon ndëshkimin e krimeve te komunizmit te parashikuar ne draftin e qeverise.
Ne një email drejtuar Drejtorit te ISKPKSH ( Institutit te krimeve dhe pasojave te komunizmit ne Shqipëri.Agron Tufa, z. Repishti shkruan :
“Miredita Z. Tufa
Uroj qe ky mesazh te ju gjej mire me shendet dhe aktiv si gjithehere.
Dje, lexova ne buletinin e Zeri i Amerikes kete paragraf nga fjalimi i Presidentit Nishani mbajte ne Malesine e Madhe ne perkujtim te kryengritjes se vitit 1945. Po ju perseris:
“E quaj te papranueshme hartimin dhe tendencen e nje neni te tille te ashtuquajturit eksperte te reformes ne drejtesi per te vendosur ne Kushtetuten e Shqipersie nje nen qe e ndalon njehere e pergjithemone hetimin e krimeve te komunizmit. Nga kjo treve dhe toke martiresh u bej thirrje deputeteve te ndergjegjshem te Kuvendit te Shqiperise ta refuzojne mbeshtetjen dhe miratimin e nje neni te tille ne Kushtetuten e Shqiperise.”….
Ky paragraf ashte shume shqetesues. Po te vertetohej do te ishte nji nga turpet ma te medha ne ish boten komuniste, dhe nji njolle e pashlyeshme per te gjithe ne shqiptaret, te rezistences anti-komuniste. Edhe te vdekunit nga varri do te protestojshin kete padrejtesi monumentale. Tashti, ajo qe mbetet nga sulmi prokomunist ashte kerkesa pe ri-arrestimin tone per “fajet” e se kaluemes….
E pabesueshme!
Opinioni i juej dhe çdo informate ne lidhje me kete “problem” do te me ndihmonte shume.
Me perzemersi
Sami Repishti
Ja fjala e presidentit Nishani ne Malësinë e Madhe qe solli këtë reagim të profesor Repishtit
,,,,,Deri para pak vitesh më parë askush prej nesh nuk mendonte se mund të vinte një ditë shpejt që vetëm pas 25 vitesh që ai regjim gjakatar ishte rrëzuar njëherë e përgjithmonë, të shihnim tentativat, një kurajë të paimagjinueshme për të na rishfaqur simbolet më të egra të asaj diktature. Askush prej nesh para pak vitesh nuk mendonte që mekanizmat më të egër të zbatimit të platformës gjakatare dhe vrastare ndaj shqiptarëve mund të tentonin të provokonin përsëri Shqipërinë dhe shqiptarët me tendenca për të rehabilituar ideologjinë, platformën dhe figurat e asaj kohe kriminale. Por ju jeni këtu, shqiptarët janë këtu, të zgjedhurit janë këtu për të mos lënë dhe për të mos toleruar asnjë shfaqje, asnjë provokim të kësaj natyre. Krimet e komunizmit janë pa hetuar dhe pa dënuar. Me plot të drejtë sot nuk e pranoj që në dyert e drejtësisë shqiptare dosje dhe çështje të ndryshme qëndrojnë një-dy apo tre vite pa hetuar dhe pa gjykuar si një mohim i drejtësisë që i bëhet qytetarëve. Dosjet e krimeve të komunizmit kanë 71 vite që mbeten pa hetuar dhe pa gjykuar. Ligji për hapjen e dosjeve ndonëse i dhe pa plotë ende nuk ka filluar të zbatohet. Ligji i hapjes së dosjeve nuk mund dhe nuk do të jetë kurrë i plotë pa ligjin e lustracionit. Ligji i hapjes së dosjeve dhe ligji i lustracionit nuk do ta përmbushin kurrë detyrën dhe misionin e tyre pa hetuar krimet e komunizmit dhe të Sigurimit të Shtetit. E kam përsëritur dhe do të vazhdoja ta përsëris disa herë të dashur miq, sepse kam bindjen më të thellë më së pari si qytetar i këtij vendi se hetimet dhe dënimet e krimeve të komunizmit posaçërisht të Sigurimit të Shtetit nuk janë dhe nuk mund të jenë çështje e retorikës. Nëse ne do ta kthejmë këtë kauzë në retorikë do të ofendojmë martirët tanë. Hetimi i krimeve të komunizmit dhe i sigurimit të shtetit nuk është çështje revanshi dhe hakmarrjeje. Nëse do ta konsideronim të tillë martirët tanë nuk do të na mbështesnin. Hetimet e krimeve të komunizmit dhe dënimi i krimeve të Sigurimit të Shtetit është pazgjidhshmërisht i lidhur me çështjet e interesit të sigurisë kombëtare të shqiptarëve në kontekstin strategjik sepse ata martirë kur u ngritën kundër atij mekanizmi, regjimi, ideologjie u nisën tek interesi i atdheut dhe u betuan mbi Fe dhe mbi Atdhe. Prandaj ne kurrë nuk mund të harrojmë, të qëndrojmë, të pushojmë së kërkuari bërjen e drejtësisë.
Para pak vitesh të gjithë ne dhe shumë si ne nuk do ta besonim që në vitin 2016 mund të vinte përsëri një ligj i Parlamentit shqiptar, që do të kërkonte rikonfiskimin e pronave të shqiptarëve.
- « Previous Page
- 1
- …
- 10
- 11
- 12
- 13
- 14
- …
- 87
- Next Page »