• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Archives for February 2016

VATRA DHE BASHKËSIA SHQIPTARE KREMTOJNË PAVARËSINË E KOSOVËS

February 8, 2016 by dgreca

Njoftohet Komuniteti Shqiptar në Nju Jork dhe rrethina se me 14 Shkurt 2016, Ditën e Dielë,duke filluar
nga mesdita, ora 12-5. pm, VATRA dhe BASHKËSIA SHQIPTARE organizojnë Festimin tradicional të Pavarësisë së Kosovës. Të pranishëm, mes komunitetit shqiptar, në këtë festim do të jenë Komunitetet
Fetare dhe Diplomatët Shqiptarë.
Festa organizohet në MAESTRO’S RESTORANT.
1703 Bronxdale Ave, Bronx, NY 10462
– Konsulli i Republikës së Kosovës z. Ylber KRYEZIU do të mbajë fjalën përshëndetse me rastin e 8 Vjetorit të Pavarësisë së Kosovës.
– Moderatore: Aida GASHI
Krahas argëtimit muzikor, kwngwve dhe valleve nwn drejtimin e DJ Bendis MANI, do të ketë ushqime dhe pije pa kufizim.
Të rriturit: $ 60.00
Fëmijët deri në 12 Vjeç- $20.00
Mund të rezervoni biletat në nurmat e telefonave të anëtarëve të Komisionit të festës.
KOMISIONI ORGANIZATOR
1- Kryetar:   Pashko Camaj-516- 902-0588
2-Zv/kryetar: Saimir Dashi,  cel :347-401-8519.
3-Anëtar: Marjan Cubi,  cel:914-316-0045.
4-Anëtar:         Hakik Mena,   cel:201-993-0833
5-Anëtar:         Isuf Rexhaj,     cel:917-626-5782
6-Anëtar:         Fuat Mamo,    cel:201-893-6776
7-Anëtare:       Arjana Elezi     cel:917-445-4126
8-Anëtar:         Fitim Krasniqi,  cel:347-755-1486.

SHENIM: Ju mund te njoftoni edhe ne zyren e Vatres: 718- 365-6852 ose I telefononi editori ne tel 917-254-6103 ose porositni ne Email: gazetadielli@gmail.com

Filed Under: Vatra Tagged With: DHE BASHKËSIA SHQIPTARE, KREMTOJNË, pavaresine e Kosoves, Vatra

Një restorant në Queens që gatuan vetëm ushqime shqiptare

February 8, 2016 by dgreca

Nga Shefqet Kërcelli*/
Gjithçka shqiptare, nga grosha e famshme, buka e përgatitur vetë e deri tek byreku me spinaq. Këto janë pjatat e preferuara në restorantin “Pravue” në Queens në SHBA, në pronësi të shqiptarit, Sead Duraku, që nga banorët njihet me emrin Sal. Duraku e inauguroi restorantin e tij korrikun e vitit të shkuar në Queens, një nga qytetet me popullsi më të madhe shqiptare në NYC. Prestigjiozja amerikane “The Neë York Times” i ka dedikuar shqiptarit një artikull të veçantë, pikërisht për groshën që përgatitet sipas traditës shqiptare. “Në derën e restorantit, Seadi ka vendosur një shqiponjë të zezë dy krenare, me krahët shtrirë në një fushë të kuqe. Një skemë që lidhet me luftën e fisnikëve shqiptarë në Mesjetë, që luftonin për liri nga perandoria otomane”, theksohet në artikull. Seadi e menaxhon restorantin me vëllanë e tij, Riza. Me origjinë nga Mali i Zi, familja Duraku emigroi në SHBA në vitin 1994, kur dy vëllezërit ishin ende fëmijë. Gazetari në shkrim e vet shpjegon mënyrën sesi gatuhet grosha sipas shqiptarëve, një supë e trashë me fasule, që zihet për orë të tëra e që shërbehet në pjata, me mish apo pa mish, sipas preferencave dhe sigurisht me bukë. Byreku, që serviret i prerë në formë të ndryshme, por sipas traditës shqiptare, është gjithashtu një nga ushqimet e preferuara, mes të cilave byrek me mish, me spinaq dhe qumësht. Pjata më e preferuar nga shqiptarët në Queens është tasqebapi, me lëng dhe mish, piper të kuq dhe kajmak. “Pravue” ndahet në dy dhoma të vogla, me tavolina dhe karrige modeste. Nuk mungojnë ëmbëlsirat shqiptare, mes tyre tollumbat. “The Neë York Times” rekomandon lexuesit, që të provojnë së paku një herë groshën e famshme shqiptare.
*P.S. Tashmë opinioni publik shqiptar, vecmas shqiptaro-amerikanët, e dinë se cdo arritje e tyre në cdo fushë, pasqyrohet gjerësisht fillimisht tek gazeta “Dielli”, pastaj vijojnë mediat e tjera…me një fjalë gatimet e cdo shqiptari në USA i shijojnë fillimisht lexuesit e “Dielli-t”.Percilleni informacionin e restorantit apo biznesit tuaj ne Gazetn Dielli. Na shkruani ne emaili: gazetadielli@gmail.com

Filed Under: Komunitet Tagged With: Një restorant në Queens që gatuan vetëm, Shefqet Kercelli, ushqime shqiptare

Kosovë-Maqedoni, dy marrëveshje

February 8, 2016 by dgreca

-Zëvendëskryeministri kosovar Thaçi: Marrëveshja me Maqedoninë për kalimin e kufirit me letërnjoftim, lehtësim për qytetarët dhe bizneset/
-Ministri i Jashtëm maqedonas Poposki nënvizoi se është në interes të Maqedonisë që të ketë Kosovën si një fqinj stabil dhe prosperues/
Nga Behlul Jashari/ PRISHTINË, 8 Shkurt 2016/ Në Prishtinë, sot, zëvendëskryeministri i parë, njëherësh ministër i Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka pritur për një takim bilateral ministrin e Punëve të Jashtme të Republikës së Maqedonisë, Nikolla Poposki, me të cilin kanë nënshkruar marrëveshjen ndërshtetërore për kalimin e kufirit me letërnjoftim dhe për hapjen e vendkalimit të ri kufitar Stançiq-Bellanoc.
Pas takimit, zëvendëskryeministri Thaçi u shpreh se ky është një moment i ri për të dy shtetet, duke potencuar se nga këto marrëveshje do të përfitojnë qytetarët dhe bizneset nga Kosova dhe Maqedonia dhe se ato do të ndikojnë në afrimin dhe rritjen e shkëmbimit të përvojave në mes të rinjve të të dy vendeve, në intensifikimin e bashkëpunimit ekonomik dhe se do t’ua lehtësojnë qytetarëve të dy vendeve vizitat e ndërsjella familjare.
Në konferencën për shtyp të zhvilluar pas takimit, zëvendëskryeministri Thaçi dhe ministri i Jashtëm maqedonas Poposki deklaruan se tani u mbetet grupeve punuese respektive të finalizojnë detajet para hyrjes në fuqi të marrëveshjeve gjegjëse në një të ardhme të afërt.
Thaçi tha se prioritete të Kosovës janë bashkëpunimi me vendet fqinje për paqe stabilitet në rajon, si dhe integrimi i gjithë Ballkanit Perëndimor në BE dhe NATO.
“Kosova dhe Maqedonia ndajnë vlera dhe interesa të përbashkëta euroatlantike, prandaj do jemi partnerë në përpjekjet tona për t’iu bashkuar organizatave dhe mekanizmave kyçë perëndimore. Po punojmë në jetësimin e projekteve infrastrukturore, por edhe në ato në fushën e energjisë për të cilat kemi diskutuar në kuadër të Procesit të Berlinit”, theksoi Thaçi.
Zëvendëskryeministri Thaçi tha se Maqedonia është partner i rëndësishëm për Kosovën, si në rrafshin ekonomik ashtu edhe në atë politik, duke shtuar se ndërtimi i autostradës Prishtinë-Shkup do të lidhë dy vendet edhe më mirë dhe më shpejtë.
“Është në interes të rajonit, pra edhe të Kosovës, që Maqedonia sa më parë të bëhet pjesë e NATO dhe që i tërë rajoni të vazhdojë me hapa të sigurtë drejt integrimit në Bashkimin Evropian”, ka thënë Thaçi. Ai nënvizoi se Kosova e mbështet zbatimin e plotë të Marrëveshjes së Ohrit.
Zëvendëskryeministri Thaçi shtoi se shteti kosovar mbetet i përkushtuar për paprekshmërinë e kujfive, do të thellojë bashkëpunimin me Shkupin zyrtar për luftimin e ekstremizmit dhe radikalizmit, si dhe se Kosova mbetet e gatshme të ndihmojë përballë sfidës së fluksit të refugjatëve, nëse një gjë e tillë do të jetë e nevojshme.
Ndërsa, ministri i Punëve të Jashtme të Republikës së Maqedonisë, Nikolla Poposki theksoi se Maqedonia dhe Kosova gëzojnë marrëdhënie të hapura dhe të përzemërta tradicionale. Poposki tha se pret që marrëveshjet e nënshkruara sot të shoqërohen më bashkëpunim edhe më intensiv në projekte të ndryshme në fushat e ekonomisë, arsimit, shkencës, sigurisë, infrastrukturës dhe kulturës, dhe se do të punohet që të sigurohen fonde nga Bashkimi Evropian dhe mekanizma të tjerë ndërkombëtarë financiarë. Ministri i Jashtëm maqedonas Poposki nënvizoi se është në interes të Maqedonisë që të ketë Kosovën si një fqinj stabil dhe prosperues.

Filed Under: Rajon Tagged With: Behlul Jashari, dy marreveshje, Kosove-Maqedoni

Kosovë-Liderët ritheksuan qëndrimet e mëparshme

February 8, 2016 by dgreca

-Në Presidencë, në tryezën e përbashkët të dialogut ishin liderët e dy partive më të mëdha të maxhorancës së koalicionit qeverisës, i LDK – kryeministri Isa Mustafa dhe i PDK – zëvendëskryeministri Hashim Thaçi, dhe në këtë përpjekje të tretë të Presidentes që nga fundvera 2015, sot për herë të parë ishte edhe një nga tre liderët e opozitës, kryetari AAK-së, Ramush Haradinaj/
-Derisa nuk ishin së bashku sot në tryezën te Presidentja Jahjaga, tre subjektet opozitare dje kanë bërë një deklaratë të përbashkët, ku theksojnë se “më 17 shkurt edhe një herë qytetarët e Kosovës do të bashkohen në një protestë mbarëqytetare”/
Nga Behlul Jashari/ PRISHTINË,8 Shkurt 2016/ Nuk ka ndonjë marrëveshje, liderët ritheksuan qëndrimet e mbajtura deri tash, edhe pasi Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga zhvilloi sot në mëngjes një takim të përbashkët me drejtuesit e subjekteve politike parlamentare, për të diskutuar tejkalimin e gjendjes së krijuar në vend. Në tryezën e përbashkët të dialogut ishin liderët e dy partive më të mëdha të maxhorancës së koalicionit qeverisës, i LDK – kryeministri Isa Mustafa dhe i PDK – zëvendëskryeministri Hashim Thaçi, dhe në këtë përpjekje të tretë të Presidentes që nga fundvera 2015, sot për herë të parë ishte edhe një nga tre liderët e opozitës, kryetari AAK-së, Ramush Haradinaj. Në takim morën pjesë edhe përfaqësues të subjekteve politike të komuniteteve pakicë.

Në Presidencë kanë shkuar në takim edhe ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë, Greg Delawie, si edhe përfaqësuesi i BE-së në Kosovë, Samuel Zhbogar.

“Takimi i sotëm te Presidentja, me pjesëmarrje të një prej liderëve të opozitës, ishte një zhvillim i ri, derisa situata e “ngrirë” e Kuvendit të Kosovës me bllokime nga opozita që prej fundverës 2015 vazhdon edhe këtë dimër dhe drejt pranverës.

Në dy përpjekjet e deritashme, të vitit 2015, për t’i ulur në një tryezë dialogu pozitën e opozitën, së pari në tetor, e pastaj në dhjetor presidentja e Kosovës, ka zhvilluar vetëm takime të veçanta.

“Ajo që na ndan është shumë më e vogël përballë asaj që na bashkon”, shprehej në 4 dhjetor 2015, kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, duke njoftuar në konferencë shtypi se një ftesë zyrtare u kishte dërguar atë ditë drejtuesve të tre partive opozitare për një takim, i cili nuk ndodhi.

Në 22 janar 2016, Kryesia e Kuvendit të Kosovës mbajti mbledhjen e parë për sesionin pranveror, në të cilën ishin prezentë edhe kryetarët e grupeve parlamentare, por nuk u përcaktua ndonjë datë për seancë plenare. Ndërsa Kuvendin e Kosovës e presin shumë punë, përfshirë zgjedhjen e presidentit të Republikës, pasi presidentes aktuale i kalon mandati pas dy muajsh, në 6 prill, e sipas Kushtetutës “zgjedhja e Presidentit të Republikës së Kosovës duhet të bëhet jo më vonë se tridhjetë (30) ditë para përfundimit të mandatit të Presidentit aktual”.
Opozita, e cila ka kërkesë edhe zgjedhjet e parakohëshme, ka ritheksuar se “thirrja eventuale e seancave plenare nuk i kontribuon zgjidhjes së krizës politike”, ndërsa ka paralajmëruar protestën e ardhëshme për në ditën e festës së 8 vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës -17 shkurt, në Prishtinë.
Në 9 janar 2016, në protestën në Prishtinë, kundër qeverisë, sipas opozitës ishin rreth 100 mijë pjesëmarrës, ndërsa sipas Policisë së Kosovës ishin 8 mijë. Më parë, në ditën e festës së 28 nëntorit 2015, në manifestimin e opozitës në Prishtinë sipas vlerësimeve të saj ishin 35 mijë pjesëmarrës.
Derisa nuk ishin së bashku sot në tryezën te Presidentja Jahjaga, tre subjektet opozitare dje kanë bërë një deklaratë të përbashkët, ku theksojnë se “më 17 shkurt edhe një herë qytetarët e Kosovës do të bashkohen në një protestë mbarëqytetare” dhe se “zgjidhja janë zgjedhjet, jo thjesht për të ndryshuar fytyrat, por për të ndryshuar një herë e mirë mënyrën e të bërit qeverisje”.
Në kundërshtim të katër marrëveshjeve të 25 gushtit 2015 me Serbinë, veçmas asaj për asociacionin e komunave me shumicë serbe në Kosovë, si dhe të marrëveshjes për demarkacionin e kufirit me Malin e Zi, tre subjektet opozitare, Lëvizja Vetëvendosje, Aleanca për Ardhmërinë dhe Nisma, me gjithësej 31 deputetë në parlamentin 120 anëtarësh, kanë organizuar protesta, aksione simbolike e manifestime, si dhe kanë bllokur Kuvendin e Kosovës edhe me hedhje gazi lotsjellës në sallën e seancave plenare e jashtë saj, ndërsa në këto zhvillime kishte edhe të arrestuar, përfshirë 13 deputetë opozitarë, të cilët ndërkohë janë liruar.

Filed Under: Analiza Tagged With: Behlul Jashari, Liderët ritheksuan, qëndrimet e mëparshme

Mjeshtri Ibrahim Kodra do të prehet në Memorialin në Kodrat e Liqenit

February 8, 2016 by dgreca

Fondacioni “Ibrahim Kodra”, Ministria e Kulturës, Bashkia e Tiranës plotësojnë vullnetin e fundit të Mjeshtrit, Ibrahim Kodra, “Nder i Kombit” i cili do të prehet në Memorialin në Kodrat e Liqenit, pranë figurave të nderuara të kombit, Faik Konica, Vëllezërit Frashëri.
Në një njoftim për mediat, ministria e Kulturës bën të ditur eshtrat e artistit Kodra do të vendosen në një vendndodhje që do të vizitohet nga bashkatdhetarë të shumtë të tij.
Në njoftim sqarohet se pranë Ministrisë së Kulturës është depozituar kërkesa e Behgjet Pacolli dhe Fatos Faslliu, kryetarë të Fondacionit “Ibrahim Kodra” në Lugano dhe në Durrës, lidhur me plotësimin e vullnetit të fundit të vetë piktorit të madh me titull “Nder i Kombit”, Ibrahim Kodra që të prehej në Tiranë, në një vendndodhje ku të vizitohej nga bashkëatdhetarë të shumtë të tij. Ky vullnet i artistit Kodra, si pasojë e një moskoordinimi, nuk u plotësua dhe eshtrat e tij sot prehen në Ishëm të Durrësit.
Vënia në vend e amanetit të Mjeshtrit kryhet me rastin e 10-vjetorit të ndarjes nga jeta. Në koordinim me Bashkitë Tiranë dhe Durrës janë marrë të gjitha masat për të realizuar ceremoninë e nderit, që do të mbahet në Kodrat e Liqenit Artificial, me pjesëmarrjen e personaliteteve më të larta të vendit.
Ministria bën të ditur se Memoriali i vendosur në Ishëm në varrezën aktuale të Maestro Kodrës do të qëndrojnë në Ishëm dhe do të plotësohet me një pllakë përkujtimore ku do të shkruhet: ISHMI ËSHTE KRENAR PËR BIRIN E VET, PIKTORIN E MADH, NDERIN E KOMBIT IBRAHIM KODRA (1918-2006), QË TANI PREHET SIPAS VULLNETIT TË TIJ TË MBRAMË NË TIRANË, PRANË FIGURAVE TË SHQUARA TË KULTURËS KOMBËTARE.
Gjithashtu vënia e kësaj pllake përkujtimore do të shoqërohet me një ceremoni zyrtare nderimi.
Ministria e Kulturës, në mbështetje të vullnetit të fundit të Mjeshtrit Ibrahim Kodra, piktorit me famë botërore , është e mendimit se memoriali i tij i vendosur në krah të figurave të mëdha të kombit shqiptar si Faik Konica, Vëllezërit Frashëri nderon figurën e madhe të Kodrës si dhe do të nderonte shtetin shqiptar në plotësimin e këtij vullnet.
Ky Memorial në nder të tij është respekt i emrit, kontributit, dashurisë për figurat e vyera të kulutrës shqiptare të cilët kanë lartësuar emrin e kombit në nivele ndërkombëtare.
Eshtrat e Mjeshtrit Ibrahim Kodra do të pushojnë në Kodrat e Liqenit, në datën 12 shkurt, sipas amanetit të tij të fundit.(ATSH)

Filed Under: Kulture Tagged With: do të prehet në Memorialin, Ibrahim Kodra, në Kodrat e Liqenit

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 66
  • 67
  • 68
  • 69
  • 70
  • …
  • 91
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Dashuria që e kemi dhe s’e kemi
  • “Jo ndërhyrje në punët e brendshme”, dorëheqja e Ismail Qemalit, gjest atdhetarie dhe fletë lavdie
  • Arti dhe kultura në Dardani
  • Gjon Gazulli 1400-1465, letërsia e hershme shqipe, gurthemeli mbi të cilin u ndërtua vetëdija gjuhesore dhe kulturore e shqiptarëve
  • “Albanian BookFest”, festivali i librit shqiptar në diasporë si dëshmi e kapitalit kulturor, shpirtëror dhe intelektual
  • VEPRIMTARI PËRKUJTIMORE SHKENCORE “PETER PRIFTI NË 100 – VJETORIN E LINDJES”
  • 18 dhjetori është Dita Ndërkombëtare e Emigrantëve
  • Kontributi shumëdimensional i Klerit Katolik dhe i Elitave Shqiptare në Pavarësinë e Shqipërisë 
  • Takimi i përvitshëm i Malësorëve të New Yorkut – Mbrëmje fondmbledhëse për Shoqatën “Malësia e Madhe”
  • Edi Rama, Belinda Balluku, SPAK, kur drejtësia troket, pushteti zbulohet!
  • “Strategjia Trump, ShBA më e fortë, Interesat Amerikane mbi gjithçka”
  • Pse leku shqiptar duket i fortë ndërsa ekonomia ndihet e dobët
  • IMAM ISA HOXHA (1918–2001), NJË JETË NË SHËRBIM TË FESË, DIJES, KULTURËS DHE ÇËSHTJES KOMBËTARE SHQIPTARE
  • UGSH ndan çmimet vjetore për gazetarët shqiptarë dhe për fituesit e konkursit “Vangjush Gambeta”
  • Fjala përshëndetëse e kryetarit të Federatës Vatra Dr. Elmi Berisha për Akademinë e Shkencave të Shqipërisë në Seancën Akademike kushtuar 100 vjetorit të lindjes së Peter Priftit

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT