• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Archives for March 2016

Ekspertët ndërkombëtarë nuk kanë gjetur shkelje në procesin e demarkacionit, Opozita kundershton

March 30, 2016 by dgreca

-Ekspertët ndërkombëtarë ia dorëzuan Presidentes Jahjaga raportin me vlerësimin e procesit të demarkacionit ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi/

–International experts submitted to President Jahjaga the assessment report of the Kosovo-Montenegro demarcation process/

–Qeveria  shprehet e kënaqur me faktin se ekspertët  nuk kanë gjetur shkelje në demarkacion/

– Reagimi i Opozites se bashkuar :Kufiri i Kosovës me Malin e zi është në Çakorr dhe në Kullë të Zhlepit, dhe pavarësisht vlerësimit të tre ekspertëve ndërkombëtar, demarkacioni i kufirit me Malin e zi, nuk është i pranueshëm për opozitën dhe qytetarët dhe do të kundërshohet pa kompromis./

 PRISHTINË, 30 Mars 2016-B.Jashari/ Ekspertët ndërkombëtarë nuk kanë gjetur shkelje në procesin e demarkacionit mes Kosovës dhe Malit të Zi dhe kanë vlerësuar se nga ky pikëvështrim procesi u është përmbajtur standardeve ndërkombëtare, sapo bëhet e ditur në një konferencë shtypi në Prishtinë.Anëtarët e komisionit ad-hoc të ekspertëve ndërkombëtarë për vlerësimin e procesit të demarkacionit ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Malit të Zi, Fletcher Burton, Herbert Wilmes dhe Fred Newton, pas një pune dyjavore, ia dorëzuan sot  pasdite Presidentes së Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga, raportin me vlerësimet për procesin e përcaktimit të vijës kufitare mes Republikës së Kosovës dhe Republikës së Malit të Zi.Me këtë rast, Presidentja Jahjaga dhe anëtarët e Komisionit dhanë nga një deklaratë para mediave. Në deklaratën e saj, Presidentja Jahjaga tha:Para pak minutash, komisioni ad-hoc i ekspertëve ndërkombëtarë ma dorëzoi raportin me vlerësimin e tyre për procesin e përcaktimit të vijës kufitare mes Republikës së Kosovës dhe Republikës së Malit të Zi.Nga aspekti ligjor dhe teknik, ekspertët ndërkombëtarë nuk kanë gjetur shkelje në procesin e demarkacionit mes Kosovës dhe Malit të Zi dhe kanë vlerësuar se nga ky pikëvështrim procesi u është përmbajtur standardeve ndërkombëtare.

 Njëkohësisht, komisioni ka vlerësuar se ky proces i demarkacionit është dashur të jetë më transparent, siç e kërkon praktika evropiane, përfshirë familjarizimin e publikut kosovar me procesin e vendosjes së kufirit, ligjet në fuqi, hartat kartografike dhe gjetje gjeodezike.Dua të nënvizoj që raporti i ekspertëve përbën një vlerësim të pavarur, në përputhje me mandatin e ekspertëve dhe të komisionit, që të sigurojmë një vlerësim shtesë për procesin e demarkacionit.Siç e dini, ky komision, i thirrur dhe i përzgjedhur nga unë para dy javësh për të vlerësuar këtë proces të demarkacionit, gjatë punës së tij ka biseduar me një spektër të gjerë profesionistësh, qytetarësh dhe udhëheqës partiakë e institucionalë.Atë e kam krijuar pas shqetësimeve të ngritura rreth vijës kufitare shtetërore mes Kosovës dhe Malit të Zi dhe si rezultat i bisedimeve me gjithë spektrin politik, si një zgjidhje institucionale për t’i adresuar parregullsitë eventuale në këtë proces.

Dua të falënderoj z. Fletcher Burton, z. Herbert Wilmes, z. Fred Newton, për punën e tyre dhe njëkohësisht të gjithë bashkëbiseduesit e tyre në Kosovë për bashkëpunimin e tyre me ekspertët.Ftoj institucionet e Kosovës dhe spektrin politik që të reflektojnë dhe t’i marrin parasysh këto vlerësime dhe rekomandime, përfundoi Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga.Komisioni vlerësues është themeluar me iniciativën dhe vendimin e nënshkruar në  15 mars 2016 të Presidentes së Republikës, pas shqetësimeve të ngritura nga opozita rreth marrëveshjes së nënshkruar vitin e kaluar ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi për vendosjen e kufirit shtetëror.

Tre anëtarët e Komisionit janë: Fletcher M. Burton, diplomat i lartë amerikan në pension, i cili në vitin 2009 ka mbikëqyrur përpjekjet për përcaktimin e kufirit midis Kosovës dhe Maqedonisë, dhe Herbert Wilmes, shtetas gjerman,  i cili ka diplomë dhe  doktoraturë në gjeodezi nga Universiteti i Bonit dhe është vlerësues i hartave topografike, si dhe Fred Newton, i cili ka shërbyer për 25 vjet në policinë e porteve dhe të kufijve tokësorë të Mbretërisë së Bashkuar dhe vendeve të tjera të botës.

Pasi kanë dëgjuar palët në Kosovë, ekspertët nga SHBA-ja, Britania dhe Gjermania të premten  e kaluar kanë udhëtuar drejt Malit të Zi.

*****

International experts submitted to President Jahjaga the assessment report of the Kosovo-Montenegro demarcation process /  

Members of the ad-hoc commission of international experts for the assessment of the demarcation process between Republic of Kosovo and Republic of Montenegro, Mr. Fletcher Burton, Mr. Herbert Wilmes and Mr. Fred Newton, after the two weeks of engagements, submitted today to the President of the Republic of Kosovo, Mrs Atifete Jahjaga, the report containing assessment of the process of the determination of the border line between the Republic of Kosovo and Republic of Montenegro.On this occasion, President Jahjaga and members of the commission issued a media statement.

Madam President’s statement says:

Greetings everyone,

Few minutes ago, the ad-hoc commission of international experts submitted to me the report of their evaluation of the process of the demarcation of the border line between the Republic of Kosovo and republic of Montenegro.

From the legal and technical aspects, international experts have not found any violations on the Kosovo- Montenegro demarcation process, and are of the opinion that from this viewpoint, process has adhered to international standards.

At the same time, commission has evaluated that this demarcation process should have been more transparent, as required by European practice, inclusive of familiarization of the Kosovar public with the border setting process, laws in force, cartographic maps and geodesic findings.

I want to underline that experts report is an independent evaluation, in accordance with the mandate of the experts and of the commission to ensure an additional assessment of the demarcation process.

As you know, this commission, called and selected by myself 2 weeks ago to evaluate this demarcation process, during its work has spoken to a wide spectrum of professionals, citizens and party and institutional leaders.

I have established the commission after the grievances raised about the state border line between Kosovo and Montenegro, and as a result of talks with the whole political spectrum, as an institutional solution to the addressing of eventual irregularities during this process.

I would like to thank Mr. Mr. Fletcher Burton, Mr. Herbert Wilmes, Mr. Fred Newton, for their work as well as all their interlocutors in Kosovo for their cooperation with the experts. I call upon the institutions of Kosovo and the political spectrum to reflect and take into consideration these asesments and recomendations.

***

Qeveria  shprehet e kënaqur me faktin se ekspertët  nuk kanë gjetur shkelje në demarkacion

PRISHTINË, 30 Mars 2016/ Qeveria   e Kosovës në një komunikatë u shpreh e kënaqur me faktin se ekspertët e Komisionit ndërkombëtar nuk kanë gjetur shkelje në demarkacionin me Malin e Zi.

Në deklaratën e dërguar thuhet: Ne si Qeveri e Republikës së Kosovës qysh në fillim kemi përshëndetur iniciativën e Presidentes z. Atifete Jahjaga për krijimin e ‘Komisionit për Demarkacion’ i cili do të vlerësoj gjithë procesin e shënimit të kufirit ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Malit të Zi. E kemi bërë këtë të vetëdijshëm se kështu po i marrim parasysh dhe nuk po i anashkalojmë shqetësimet e ngritura  rreth këtij procesi, gjithsesi të ndjeshëm.Gjithashtu kemi vlerësuar se ky Komision, konkretisht ekspertët e tij, kanë mundësi dhe kushte për të bërë një punë të mirë profesionale dhe hulumtuese në këtë drejtim, qoftë duke biseduar me të gjithë akterët politik dhe institucional, qoftë duke shqyrtuar dokumentacionin e nevojshëm, qoftë duke zhvilluar vizita në terren. Thënë përmbledhtazi ne jemi të kënaqur me faktin se ekspertët e këtij Komisioni, nuk kanë gjetur shkelje në demarkacion. Kështu ky Komision rikonfirmon atë që është konfirmuar edhe më herët se, me shënimin e vijës kufitare, ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Malit të Zi, Kosova, as nuk ka humbur as nuk ka falur tokë.

 

Qeveria përshëndet gjithashtu gjetjet e ‘Komisionit për Demarkacion’ sepse ajo duke qenë edhe në përputhje me përfundimet e më hershme të Departamentit të Shtetit Amerikan heq të gjitha dilemat rreth kësaj çështje.

 

Vlerësojmë se kjo është një arritje e qëndrueshme në drejtim të plotësimit të një kushti shumë të rëndësishëm për liberalizimin e vizave dhe si e tillë do të paraqet një hap të rëndësishëm e kualitativ në rrugëtimin tonë drejtë integrimeve evropiane.

***

Reagimi i Opozites se bashkuar per demarkacionin/

Opozita e Bashkuar, që me krijimin e komisionit të ri për demarkacionin me Malin e Zi ka shprehur skepticizmin dhe kundërshtimin e saj, për shkak se ky komision nuk përmbante asnjë ekspert vendor dhe në anën tjetër, kishte përcaktuar që metodën e punës ta kishte të njëjtë me atë të komisionit paraprak. Një komision që nuk përmbanë ekspertë vendorë dhe që ka metodë të njejtë me komisionin e kaluar, nuk kishte se si të sillte rezultate të ndryshme nga ai.
Opozita e Bashkuar vlerëson se të gjeturat e këtij ekipi ndërkombëtarë, për vlerësimin e punës së Komisionit Shtetëror të Kosovës për demarkacionin e kufirit me Malin e zi, janë vlerësime që janë bërë për nevojat e Presidentes dhe si të tilla nuk mund të kënë reflektim në domosdoshmërinë e korrigjimit të kufirit me Malin e zi.

 Kufijtë e Kosovës mund t’i caktojë vetëm një Komision kredibil shtetëror i Kosovës, i cili mund të ketë edhe ekspertë ndërkombëtarë, që do të shfrytëzojë dokumenta valide, metodologji adapte të punës dhe të dhëna shkencore, por kurrsesi një grup prej tre personave prej të cilëve vetëm njëri është ekspert i fushës kurse dy të tjerët janë diplomatë.

Kufiri i Kosovës me Malin e zi është në Çakorr dhe në Kullë të Zhlepit, dhe pavarësisht vlerësimit të tre ekspertëve ndërkombëtar, demarkacioni i kufirit me Malin e zi, nuk është i pranueshëm për opozitën dhe qytetarët dhe do të kundërshohet pa kompromis. Mbi 205 mijë qytetarë kanë nënshkruar kundër këtij demarkacioni dhe vullneti i tyre nuk është marrë parasysh as nga presidentja e as nga ky ekip.

 Argumentet e paraqitura nga ky ekip ndërkombëtarë se demarkacioni me Malin e zi është një proces legal e ku nuk ka pasur shpërputhje ndërmjet dy komsioneve shtetërore, nuk qëndrojnë, sepse edhe në një proces legal, e ku nuk ka as shpërputhje, mund të bëhën zgjidhje jolegale, siç ka ndodhur me rastin e Kosovës me Malin e Zi.Kosova nuk ka territore për të falur dhe tërësinë e saj territoriale do ta mbrojmë pavarësisht vendimeve të tilla.

Aleanca Për Ardhmërinë e Kosovës

Lëvizja Vetëvendosje

Nisma

Filed Under: Analiza Tagged With: Ekspertët ndërkombëtarë, në procesin e demarkacionit, nuk kanë gjetur shkelje, Opozita kundershton

Albanian Roots organization working together with Senator Marty Golden to officially declare September 4th Mother Teresa day

March 30, 2016 by dgreca

SENATOR GOLDEN ANNOUNCES EFFORTS TO PROCLAIM MOTHER TERESA DAY IN THE STATE OF NEW YORK/
 Albany – State Senator Martin J. Golden (R-C-I, Brooklyn) today is announcing that his efforts to proclaim September 4, 2016, “Mother Teresa Day” in the State of New York are advancing through the State Senate. The resolution has been introduced and currently under review by the Senate Finance Committee, with a full Senate vote expected soon.
“On behalf of a life well lived in service to God and to neighbor, I am proud to introduce this resolution that will appropriately honor Mother Teresa in New York State to coincide with her canonization as a Saint of the Roman Catholic Church. For years, Mother Teresa, through her founding of the Missionaries of Charity, devoted herself to serving the needs of the sick and poor,” said Senator Golden.
“An international beloved symbol of hope, Mother Teresa born Anjeze Gonxhe Bojaxhiu of to an Albanian family, beyond measure, made a difference in the world and New York will always remember and honor her,” continued Senator Marty Golden.
Senator Golden’s resolution, upon adoption, will authorize the naming of September 4, 2016 in honor of Mother Theresa as that is the date she will be declared a Saint at a canonization ceremony to be held at the Vatician in Rome, Italy. In 2015, Pope Francis announced they would declare Mother Theresa a Saint after attributing two miracles to her.(Albanian Roots)

Filed Under: Komunitet Tagged With: Mother Teresa day, officially declare, Senator Marty Golden, September 4th

Komunikatë e Oborrit Mbretëror

March 30, 2016 by dgreca

Familja Mbretërore Shqiptare ka kënaqësinë e veçantë të njoftojë mbarë Kombin Shqiptar se Naltësia e Tij Princ Leka II ka shpallur ditën e martesës së Tij me Znj. Elia Zaharia me datë 8 tetor 2016, në Tiranë.

Urojme me zemër trashëgimin e Familjes Mbretërore brez pas brezi!

Skënder Zogu
Oborri Mbretëror Shqiptar

The Albanian Royal Family has the pleasure to announce to the Albanian Nation that His Royal Highness Crown Prince Leka of the Albanians has declared his wedding date with Miss Elia Zaharia to be held on the 8th of October 2016 in Tirana.

We wish the continuation of the Royal descent from generation to generation.

Skender Zogu
Albanian Royal Family

Filed Under: Kronike Tagged With: 6 tetor 2016, Komunikatë e Oborrit Mbretëror, Princi martohet

Roli i diasporës në marrëdhëniet shqiptaro-amerikane

March 30, 2016 by dgreca

Nga Frank SHKRELI/

Muaji mars i këtij viti shënoi 25-vjetorin e rivendosjes së marrëdhënieve diplomatike midis Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë. Marrëdhënjet amerikano-shqiptare janë aq të vjetëra, sa është edhe diaspora shqiptare në Amerikë. Ato kanë filluar në vitet e para të shekullit të kaluar, në kohën e Fan Nolit dhe Faik Konicës, atëherë kur diaspora shqiptare në këtë vend, megjithëse e vogël në krahasim me komunitetin e tanishëm shqiptaro-amerikan anë e mbanë Amerikës, mundi të siguronte nëpërmjet Presidentit Woodrow Wilson, mbështetjen e Shteteve të Bashkuara për shtetin e ri shqiptar. Atëherë, si edhe një gjysëm shekulli më vonë pas shembjes së komunizmit në Shqipëri — diaspora shqiptare në Amerikë edhe gjatë periudhës më të vështirë të këtyre marrëdhënieve gjatë regjimit enverist në Shqipëri — ka luajtur dhe vazhdon të luaj rolin kryesor në çimentimin dhe përparimin e mëtejshëm të këtyre marrëdhënieve, të cilat diaspora shqiptare pa dallim, i ka konsideruar gjithmonë si të pa zevëndsueshme për interesat afatgjata dhe afatshkurta të kombit shqiptar anë e mbanë trojeve të veta autoktone në Ballkan.

Njëzet e pesë vjetë më parë, në ceremoninë historike të nënshkrimit të Memorandumit për Rivendosjen e Marrëdhënjeve diplomatike midis Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara, në mars vitit 1991, nënshkruesi i këtij memorandumi nga pala amerikane, Ndihmës Sekretari Amerikan i Shtetit për Punët Europiane, Raymond Seitz, ka njohur publikisht rolin e diasporës së vjetër shqiptare në Amerikë në zhvillimin e këtyre marrëdhënieve, duke theksuar se megjithëse kishte kaluar një gjysëm shekulli ç’prej kohës kur Enver Hoxha prishi marrëdhënjet me Amerikën, “Këto marrëdhënje mdis dy kombeve nuk u harruan kurrë nga mijëra amerikanë me origjinë shqiptare….”

Mesin e këtij muaji u shënua në mënyrë modeste 25 vjetori i rivendosjes së këtyre marrëdhënjeve ndër të tjera edhe me një pritje që organizoi me këtë rast Ambasada e Shqipërisë në Washington, ku sipas lajmeve ishin të ftuar amerikanë dhe shqiptarë, ndonëse shqiptaro-amerikanët, me përjashtim të disa gazetarve përfshirë ata të VOA-s shqip, sipas një pjesëmarrësi mund të numëroheshin me gishtat e një dore. Megjithëse siç duket, me qëllim ose pa qëllim në një përkujtim të tillë u injorua diaspora shqiptare, sidomos ajo e vjetëra që jeton jashtë Washingtonit, Ambasadores së Shqipërisë në Washington, Floreta Luli-Faber duhet t’i jepet kredia që në këtë përkujtim ishte i pranishëm edhe kryetari i Partisë Demokratike opozitare të Shqipërisë, Lulzim Basha me delegacionin e tij, që ndodhej në Washington për një vizitë pune dhe për të shënuar përvjetorin e rivendosjes së marrëdhënieve shqiptaro-amerikane 25 vjetë më parë në Washington. Ky zhvillim duhet të përshëndetet si fillimi i një epoke të re në veprimtarinë e ambasadës shqiptare në Washington, sepse nuk ishte gjithmonë kështu. Është ky një gjest tepër pozitiv i ambasadores Faber duke marrë parasyshë se si trajtoheshin, nga të dy palët, përfaqsues të opozitës kur vizitonin Washingtonin, megjithëse në botën që jetojmë, një gjë e tillë është krejt normale në rrethanat si kjo. Mbaj mend se gjatë 25-viteve të kaluara, ambasadën e Shqipërisë në Washington (kur ishte e hapur), varësisht se cila parti ishte në pushtet, nuk e vizitonin zyrtarët e partisë në opozitë, duke lënë përshtypjen ndër amerikanët dhe në radhët e shqiptarëve, se ambasada e Shqipërisë në kryeqytetin e botës, përfaqësonte vetëm partinë në pushtet dhe jo të gjithë shqiptarët. S’do mend se ambasada e cilit do vend kudo duhet t’i ketë dyert e hapura për të gjithë shtetasit e vet taksapagues, pa marrë parasysh pikëpamjet politike të njërës ose tjetrës palë, ose cilës parti politike i përkasin ata. Grindjet politike të Tiranës ç’vendoseshin në Washington për afatin e vizitave të zyrtarëve të lartë shqiptarë në kryeqytetin amerikan. Shpresohet që ky gjest të përjetësohet jo vetëm nga ambasada shqiptare në Washington por edhe nga të gjitha ambasadat shqiptare me përfaqësi në kryeqytete të tjera të botës. Mbi të gjitha, kjo duhet të jetë politikë e përhershme e urdhëruar nga Ministria e Punëve të Jashtëme të Shqipërisë dhe jo të lihet në dorë të ambasadorëve të ndryshëm.

Në këtë frymë pranimi e tolerance, do të ishte mirë që edhe diaspora shqiptare të trajtohej dhe të pranohet në një frymë bashkëpunimi. E vërteta është se angazhimi i diasporës duhet të trajtohet si diçka jo vetëm në interesin e vet ambasadës por edhe në interesin afat gjatë të Shqipërisë. Ambasada dhe Shqipëria kanë më shumë nevojë për diasporën, për këtë diasporë — të vjetër e të re — e cila si individë dhe si komunitet, historikisht dhe në periudha të ndryshme gjatë një shekulli dhe jo vetëm në 25-vitet e fundit, ka mbajtur lidhje të forta me Washingtonin zyrtar dhe me përfaqësues të dy partive kryesore në Kongres, gjithmonë duke punuar në interesin e bashkatdhetarëve të vet kudo në trojet etnike, sidomos në periudha të vështira për kombin shqiptar.

Kohët e fundit udhëheqsi i opozitës Lulzim Basha vizitoi Shtetet e Bashkuara, ku zhvilloi takime me zyrtarë amerikan në Washington, ndërsa zhvilloi edhe vizita me komunitetin shqiptaro-amerikan në New York. Lajmet njoftojnë se edhe Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka në agjendë një vizitë muajin që vjen në Washington. Mbetet për tu parë angazhimi i Kryeminstrit shqiptar gjatë vizitës së tij në Amerikë me diasporën e vjetër dhe të re. Në lidhje me këtë subjekt, Kryeministri shqiptar kishte premtuar gjithashtu, vitin që kaloi, se në fillim të këtij viti, një përpjekje për të angazhuar më shumë diasporën, ai kishte njoftuar se do të organizonte një konferencë për diasporën në Tiranë. Nismë e mirë si fillesë por të pakën publikisht nuk vihen re shënja të ndonjë organizimi të tillë ndonëse po fillon muaji i katërt i këtij viti.

Në të vërtetë, fund vitin e kaluar Departmenti Amerikan i Shtetit – në kuadër të veprimtarive të javës së diasporave anë e mbanë botës — kishte organizuar një konferencë kushtuar rolit të diasporës në politikën e jashtme amerikane dhe në diplomaci si dhe ndikimit të diasporës në zhvillimet botërore. Në atë konferencë ka marrë pjesë edhe Kryediplomati amerikan John Kerry i cili vlerësoi veprimtarinë e diasporave në këtë vend duke u shprehur se ishte tepër krenarë për rolin që luan diaspora në Shtetet e Bashkuara dhe theksoi zhvillimin e partneritetit publik dhe privat në fushën e diplomacisë dhe të politikës së jashtëme amerikane. Ai vlerësoi rolin e diasporave të ndryshme në Amerikë, duke thënë se, “Komunitetet e diasporës janë shpeshëherë ndër aktorët e parë që u përgjigjen ngjarjeve me rëndësi, qoftë në rast fatkeqsishë natyrore ose sulmesh terroriste, krizash financiare dhe politike, ose madje edhe në rast mundësishë të reja biznesi.” Në të vërtetë, angazhimi i komunitetit shqiptaro-amerikan në mbështetje të interesave të shqiptarëve kudo gjatë 100-viteve të shkuara, mund të jetë shembulli më i mirë i kontributit të një diaspore në Amerikë, për të cilën foli Kryediplomati amerikan, fund vitin e kaluar në konferencën e Washingtonit kushtuar rolit të diasporave në përpilimin e politikës së jashtme amerikane.

Është ky një rol që — pa marrë parasyshë se e vlerëson përpiluesi kryesor i politikës së jashtme amerikane tani — duhet të vlerësohet edhe nga Tirana dhe Prishtina zyrtare dhe jo vetëm me rastin e 25-vjetorit të lidhjeve diplomatike midis Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë, pasi ky angazhim i diasporës shqiptare në Amerikë, siç dihet ka një histori më të gjatë dhe të suksesshme. Ka ardhur koha që diaspora shqiptare, e re dhe e vjetër, të mos konsiderohet më si një realitet kundërshtarësh të përherëshëm, si një luftë që vazhdon midis “nesh dhe atyre” për më shumë se 50-vjetë. Kombi shqiptar, nepërmjet përfaqsuesve zyrtar në Tiranë dhe në Prishtinë, ka nevojë të angazhojë më shumë diasporën pa dallim, me qëllim të forcimit të mëtejshëm të marrëdhënieve me vendet mike të shqiptarëve kudo, por sidomos me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, për të mirën e Shqipërisë e të Kosovës dhe për mirëvajtjen afatgjatë të mbarë kombit shqiptar. Ambasadori amerikan në Tiranë, Donald Lu u shpreh me rastin e 25-vjetorit të rivendosjes së marrëdhdënjeve shqiptaro-amerikane se shpresa është rinia e lindur gjatë 25-viteve të kaluara, duke thënë se, “Për mua Shqipëria është me të rinjtë e jashtëzakonshëm të saj, pjesa më e madhe e të cilëve kanë lindur gjatë këtyre 25 viteve. Më e mira nuk ka ardhur ende në marrëdhënien tonë. Ne qëndrojmë së bashku me krenari. Ky është vetëm fillimi”, është shprehur ambasadori Lu.
Nuk është aspak vonë as për këtë gjeneratë politikanësh që t’i njohë vlerat, veprimtarinë dhe pasurinë që përmban diaspora. Nuk ka asnjë arsye që të presim një brez tjetër shqiptarësh me qëllim që të njihet kontributi i diasporës së vjetër dhe të re në Shtetet e Bashkuara dhe që njëkohsisht të ndërmirren masa zyrtare për angazhimin e tyre të mëtejshëm edhe më të fortë në mbështetje të interesave të shqiptarëve. Diaspora shqiptare në Amerikë e ka treguar historikisht se, siç është shprehur John Kerry në konferencën e Washingtonit të vitit të kaluar mbi diasporën — përfaqsuesit e këtyre komuniteteve në këtë vend, “Janë ndër ambasadorët më të mirë që mund të kemi.”

Të kujtojmë në këtë 25-vjetor se në mungesë të zhvillimit të marrëdhënieve normale diplomatike shqiptaro-amerikane, gjatë pjesës më të madhe të shekullit të kaluar, komuniteti shqiptaro-amerikan, me dinjitet dhe plot atdhedashuri, luajti rolin e ambasadës dhe të ambasadorit të kombit shqiptar në Washington.

Filed Under: Editorial Tagged With: Frank shkreli, Roli i diasporës në marrëdhëniet, shqiptaro-amerikane

Dita Nënë Tereza në shtetin e Nju Jorkut

March 30, 2016 by dgreca

SHBA: Senatori i shtetit Golden bënë përpjekjet në Senat, për të shpallur Ditën Nënë Tereza në shtetin e Nju Jorkut/

Më 17 dhjetorin e vitit të kaluar, siç njoftoi Stefania Falasca në të përditshmen italiane Avvenire, Papa pati miratuar njohjen e mrekullisë, që i atribuohet Nënë Terezës e pati vendosur për shpalljen e dekretit, që hapi udhën drejt shenjtërimit të saj më 4 Shtator 2016/

Albany NY :– Senatori republikan i shtetit të Neju Jorkut, zoti Martin J. Golden, dje me anë të një deklerate ka njoftuar se ka nisur përpjekjet e tij për të shpallur 4 shtator 2016, “Dita e Nënë Tereza” në shtetin e Nju Jorkut, nëpërmjet një Rezolute e cila do të paraqitet në Senatin e Shtetit.Simbas njoftimit të tij për shtypin bëhet e ditur se Rezoluta ishte futur dhe është duke u rishikuar nga Komiteti i Senatit për Financat, për të dalë më pas mbasi ajo të siguronte mbështetjen, me një votim të plotë të Senatit të Shtetit të Nju Jorkut, e cila u votua me vota absolute.

State Senatori Martin J. Golden (R-C-I, Brooklyn) sot i kënaqur për të njoftuar se Senati i Shtetit të Nju Jorkut me votat absolute ka bërë kalimin i një rezolute të sponsorizuar nga ai, Rezolutën J.4582, për t’a shpallur 4 shtatorin 2016 “Dita e Nënë Tereza”, në shtetin e New York-ut.
Në Rezolutën e senatorit Golden thuhet se : ”Në emër të një jete të jetuar mirë në shërbim ndaj Zotit dhe ndaj të gjithëve, unë isha krenar të prezantoja këtë rezolutë, e cila në mënyrën më të përshtatshme do të nderojë Nënë Terezën në shtetin e Nju Jorkut për të përkuar me kanonizimin e saj si një Shën e Kishës Katolike Romake më 4 Shtator 2016 në Selinë e Shejtë. Për vite të tëra, Nënë Tereza, përmes themelimit të saj të Shtëpisë dhe Organizatës së Misionareve të Bamirësisë, në Kalkuta – Indi, vetem për të shërbyer nevojave të të sëmurëve dhe të varfërve “, tha senatori Golden duhte që të jetë edhe 4 shtatori 2016, “Dita e Nënë Tereza” në shtetin e Nju Jorkut, nëpërmjet një Rezolute në Senatin e Shtetit.
Mbasi ajo është”Një simbol ndërkombëtar i shpresës, emri i saj i dashur Nënë Tereza, e lindur Anjeze Gonxhe Bojaxhiu, me prejardhje nga një familje shqiptare, tej mase, ka bërë një ndryshim të vyer në të gjithë botën, përfshirë edhe qytetin tonë New Yorkun. Kështu, ajo do të kujtohet gjithmonë, edhe Shtëpinë dhe degën e Organizatës së Misionareve të Bamirësisë, në Harlem, edhe në shtetin tonë Nju Jork, për atë që kan shërbyer ndaj njerëzve me nevoja të të sëmurëve dhe të varfërve, dhe në këtë mënyrë ne do të nderojmë dhe kujtojmë atë,Nëna Terezen Shenjëtore” , thotë senatori Marty Golden në dekleratën për shtyp.
Rezoluta J.4582 e senatorit Golden, pas miratimit, tani ka fuqi të autorizojë Senatin e Shetit të New Yorkut, për caktimin e 4 shtatorit 2016 një ditë e shënuar në nder të Nënë Terezës, mbasi ajo tashmë është edhe Dita Nëna Tereze, e cila do të jetë një e Shenjtë me në një ceremoni shenjtore që do të mbahet në Vatician në Romë, Itali.
Papa Françeskumë 15 mars firmosi dekretet lidhur me kanonizimin e pesë të lumëve që bëhen shenjtër. Ndër ta është edhe Nënë Tereza, Ganxhe Bojaxhiu.
Në Koncistorin e 15 marsit, Papa Françesku caktojë datën dhe vendin e kanonizimit të Nënë Terezës, që sipas tij pritet të jetë 4 shtatori i ardhshëm, në Romë.
Papa Françesku gjithashtu ka nënshkruar edhe dekrete të tjera të kanonizimit për martirin e vogël Giuseppe Sanchez Del Rio, vrarë në Meksikë në vitin 1928, mbi varrin e të cilit Papa Françesku u lut gjatë udhëtimit të fundit në këtë vend; për Giuseppe Gabriele del Rosario, i njohur si “cura Brochero”, shenjti i parë që ka lindur e vdekur në Argjentinë; për polakun Stanislau i Jezusit dhe Marisë, i cili në vitin 1600 themeloi një Kongregatë rregulltare; e së fundi dekretet për Maria Elisabetta Hesselbald-in, themeluese e motrave Brigjidine.

Filed Under: Komunitet Tagged With: Dita e Nene Terezes, Rezolute, Senator Golden, Shteti Nju Jorkut

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 5
  • 6
  • 7
  • 8
  • 9
  • …
  • 95
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Kontributi shumëdimensional i Klerit Katolik dhe i Elitave Shqiptare në Pavarësinë e Shqipërisë 
  • Takimi i përvitshëm i Malësorëve të New Yorkut – Mbrëmje fondmbledhëse për Shoqatën “Malësia e Madhe”
  • Edi Rama, Belinda Balluku, SPAK, kur drejtësia troket, pushteti zbulohet!
  • “Strategjia Trump, ShBA më e fortë, Interesat Amerikane mbi gjithçka”
  • Pse leku shqiptar duket i fortë ndërsa ekonomia ndihet e dobët
  • IMAM ISA HOXHA (1918–2001), NJË JETË NË SHËRBIM TË FESË, DIJES, KULTURËS DHE ÇËSHTJES KOMBËTARE SHQIPTARE
  • UGSH ndan çmimet vjetore për gazetarët shqiptarë dhe për fituesit e konkursit “Vangjush Gambeta”
  • Fjala përshëndetëse e kryetarit të Federatës Vatra Dr. Elmi Berisha për Akademinë e Shkencave të Shqipërisë në Seancën Akademike kushtuar 100 vjetorit të lindjes së Peter Priftit
  • Shqipëria u bë pjesë e Lidhjes së Kombeve (17 dhjetor 1920)
  • NJЁ SURPRIZЁ XHENTЁLMENЁSH E GJON MILIT   
  • Format jo standarde të pullave në Filatelinë Shqiptare
  • Avokati i kujt?
  • MËSIMI I GJUHËS SHQIPE SI MJET PËR FORMIMIN E VETEDIJES KOMBËTARE TE SHQIPTARËT  
  • MES KULTURES DHE HIJEVE TE ANTIKULTURES
  • Historia dhe braktisja e Kullës së Elez Murrës – Një apel për të shpëtuar trashëgiminë historike

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT