-Ekspertët ndërkombëtarë ia dorëzuan Presidentes Jahjaga raportin me vlerësimin e procesit të demarkacionit ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi/
–International experts submitted to President Jahjaga the assessment report of the Kosovo-Montenegro demarcation process/
–Qeveria shprehet e kënaqur me faktin se ekspertët nuk kanë gjetur shkelje në demarkacion/
– Reagimi i Opozites se bashkuar :Kufiri i Kosovës me Malin e zi është në Çakorr dhe në Kullë të Zhlepit, dhe pavarësisht vlerësimit të tre ekspertëve ndërkombëtar, demarkacioni i kufirit me Malin e zi, nuk është i pranueshëm për opozitën dhe qytetarët dhe do të kundërshohet pa kompromis./
PRISHTINË, 30 Mars 2016-B.Jashari/ Ekspertët ndërkombëtarë nuk kanë gjetur shkelje në procesin e demarkacionit mes Kosovës dhe Malit të Zi dhe kanë vlerësuar se nga ky pikëvështrim procesi u është përmbajtur standardeve ndërkombëtare, sapo bëhet e ditur në një konferencë shtypi në Prishtinë.Anëtarët e komisionit ad-hoc të ekspertëve ndërkombëtarë për vlerësimin e procesit të demarkacionit ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Malit të Zi, Fletcher Burton, Herbert Wilmes dhe Fred Newton, pas një pune dyjavore, ia dorëzuan sot pasdite Presidentes së Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga, raportin me vlerësimet për procesin e përcaktimit të vijës kufitare mes Republikës së Kosovës dhe Republikës së Malit të Zi.Me këtë rast, Presidentja Jahjaga dhe anëtarët e Komisionit dhanë nga një deklaratë para mediave. Në deklaratën e saj, Presidentja Jahjaga tha:Para pak minutash, komisioni ad-hoc i ekspertëve ndërkombëtarë ma dorëzoi raportin me vlerësimin e tyre për procesin e përcaktimit të vijës kufitare mes Republikës së Kosovës dhe Republikës së Malit të Zi.Nga aspekti ligjor dhe teknik, ekspertët ndërkombëtarë nuk kanë gjetur shkelje në procesin e demarkacionit mes Kosovës dhe Malit të Zi dhe kanë vlerësuar se nga ky pikëvështrim procesi u është përmbajtur standardeve ndërkombëtare.
Njëkohësisht, komisioni ka vlerësuar se ky proces i demarkacionit është dashur të jetë më transparent, siç e kërkon praktika evropiane, përfshirë familjarizimin e publikut kosovar me procesin e vendosjes së kufirit, ligjet në fuqi, hartat kartografike dhe gjetje gjeodezike.Dua të nënvizoj që raporti i ekspertëve përbën një vlerësim të pavarur, në përputhje me mandatin e ekspertëve dhe të komisionit, që të sigurojmë një vlerësim shtesë për procesin e demarkacionit.Siç e dini, ky komision, i thirrur dhe i përzgjedhur nga unë para dy javësh për të vlerësuar këtë proces të demarkacionit, gjatë punës së tij ka biseduar me një spektër të gjerë profesionistësh, qytetarësh dhe udhëheqës partiakë e institucionalë.Atë e kam krijuar pas shqetësimeve të ngritura rreth vijës kufitare shtetërore mes Kosovës dhe Malit të Zi dhe si rezultat i bisedimeve me gjithë spektrin politik, si një zgjidhje institucionale për t’i adresuar parregullsitë eventuale në këtë proces.
Dua të falënderoj z. Fletcher Burton, z. Herbert Wilmes, z. Fred Newton, për punën e tyre dhe njëkohësisht të gjithë bashkëbiseduesit e tyre në Kosovë për bashkëpunimin e tyre me ekspertët.Ftoj institucionet e Kosovës dhe spektrin politik që të reflektojnë dhe t’i marrin parasysh këto vlerësime dhe rekomandime, përfundoi Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga.Komisioni vlerësues është themeluar me iniciativën dhe vendimin e nënshkruar në 15 mars 2016 të Presidentes së Republikës, pas shqetësimeve të ngritura nga opozita rreth marrëveshjes së nënshkruar vitin e kaluar ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi për vendosjen e kufirit shtetëror.
Tre anëtarët e Komisionit janë: Fletcher M. Burton, diplomat i lartë amerikan në pension, i cili në vitin 2009 ka mbikëqyrur përpjekjet për përcaktimin e kufirit midis Kosovës dhe Maqedonisë, dhe Herbert Wilmes, shtetas gjerman, i cili ka diplomë dhe doktoraturë në gjeodezi nga Universiteti i Bonit dhe është vlerësues i hartave topografike, si dhe Fred Newton, i cili ka shërbyer për 25 vjet në policinë e porteve dhe të kufijve tokësorë të Mbretërisë së Bashkuar dhe vendeve të tjera të botës.
Pasi kanë dëgjuar palët në Kosovë, ekspertët nga SHBA-ja, Britania dhe Gjermania të premten e kaluar kanë udhëtuar drejt Malit të Zi.
*****
International experts submitted to President Jahjaga the assessment report of the Kosovo-Montenegro demarcation process /
Members of the ad-hoc commission of international experts for the assessment of the demarcation process between Republic of Kosovo and Republic of Montenegro, Mr. Fletcher Burton, Mr. Herbert Wilmes and Mr. Fred Newton, after the two weeks of engagements, submitted today to the President of the Republic of Kosovo, Mrs Atifete Jahjaga, the report containing assessment of the process of the determination of the border line between the Republic of Kosovo and Republic of Montenegro.On this occasion, President Jahjaga and members of the commission issued a media statement.
Madam President’s statement says:
Greetings everyone,
Few minutes ago, the ad-hoc commission of international experts submitted to me the report of their evaluation of the process of the demarcation of the border line between the Republic of Kosovo and republic of Montenegro.
From the legal and technical aspects, international experts have not found any violations on the Kosovo- Montenegro demarcation process, and are of the opinion that from this viewpoint, process has adhered to international standards.
At the same time, commission has evaluated that this demarcation process should have been more transparent, as required by European practice, inclusive of familiarization of the Kosovar public with the border setting process, laws in force, cartographic maps and geodesic findings.
I want to underline that experts report is an independent evaluation, in accordance with the mandate of the experts and of the commission to ensure an additional assessment of the demarcation process.
As you know, this commission, called and selected by myself 2 weeks ago to evaluate this demarcation process, during its work has spoken to a wide spectrum of professionals, citizens and party and institutional leaders.
I have established the commission after the grievances raised about the state border line between Kosovo and Montenegro, and as a result of talks with the whole political spectrum, as an institutional solution to the addressing of eventual irregularities during this process.
I would like to thank Mr. Mr. Fletcher Burton, Mr. Herbert Wilmes, Mr. Fred Newton, for their work as well as all their interlocutors in Kosovo for their cooperation with the experts. I call upon the institutions of Kosovo and the political spectrum to reflect and take into consideration these asesments and recomendations.
***
Qeveria shprehet e kënaqur me faktin se ekspertët nuk kanë gjetur shkelje në demarkacion
PRISHTINË, 30 Mars 2016/ Qeveria e Kosovës në një komunikatë u shpreh e kënaqur me faktin se ekspertët e Komisionit ndërkombëtar nuk kanë gjetur shkelje në demarkacionin me Malin e Zi.
Në deklaratën e dërguar thuhet: Ne si Qeveri e Republikës së Kosovës qysh në fillim kemi përshëndetur iniciativën e Presidentes z. Atifete Jahjaga për krijimin e ‘Komisionit për Demarkacion’ i cili do të vlerësoj gjithë procesin e shënimit të kufirit ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Malit të Zi. E kemi bërë këtë të vetëdijshëm se kështu po i marrim parasysh dhe nuk po i anashkalojmë shqetësimet e ngritura rreth këtij procesi, gjithsesi të ndjeshëm.Gjithashtu kemi vlerësuar se ky Komision, konkretisht ekspertët e tij, kanë mundësi dhe kushte për të bërë një punë të mirë profesionale dhe hulumtuese në këtë drejtim, qoftë duke biseduar me të gjithë akterët politik dhe institucional, qoftë duke shqyrtuar dokumentacionin e nevojshëm, qoftë duke zhvilluar vizita në terren. Thënë përmbledhtazi ne jemi të kënaqur me faktin se ekspertët e këtij Komisioni, nuk kanë gjetur shkelje në demarkacion. Kështu ky Komision rikonfirmon atë që është konfirmuar edhe më herët se, me shënimin e vijës kufitare, ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Malit të Zi, Kosova, as nuk ka humbur as nuk ka falur tokë.
Qeveria përshëndet gjithashtu gjetjet e ‘Komisionit për Demarkacion’ sepse ajo duke qenë edhe në përputhje me përfundimet e më hershme të Departamentit të Shtetit Amerikan heq të gjitha dilemat rreth kësaj çështje.
Vlerësojmë se kjo është një arritje e qëndrueshme në drejtim të plotësimit të një kushti shumë të rëndësishëm për liberalizimin e vizave dhe si e tillë do të paraqet një hap të rëndësishëm e kualitativ në rrugëtimin tonë drejtë integrimeve evropiane.
***
Reagimi i Opozites se bashkuar per demarkacionin/
Opozita e Bashkuar, që me krijimin e komisionit të ri për demarkacionin me Malin e Zi ka shprehur skepticizmin dhe kundërshtimin e saj, për shkak se ky komision nuk përmbante asnjë ekspert vendor dhe në anën tjetër, kishte përcaktuar që metodën e punës ta kishte të njëjtë me atë të komisionit paraprak. Një komision që nuk përmbanë ekspertë vendorë dhe që ka metodë të njejtë me komisionin e kaluar, nuk kishte se si të sillte rezultate të ndryshme nga ai.
Opozita e Bashkuar vlerëson se të gjeturat e këtij ekipi ndërkombëtarë, për vlerësimin e punës së Komisionit Shtetëror të Kosovës për demarkacionin e kufirit me Malin e zi, janë vlerësime që janë bërë për nevojat e Presidentes dhe si të tilla nuk mund të kënë reflektim në domosdoshmërinë e korrigjimit të kufirit me Malin e zi.
Kufijtë e Kosovës mund t’i caktojë vetëm një Komision kredibil shtetëror i Kosovës, i cili mund të ketë edhe ekspertë ndërkombëtarë, që do të shfrytëzojë dokumenta valide, metodologji adapte të punës dhe të dhëna shkencore, por kurrsesi një grup prej tre personave prej të cilëve vetëm njëri është ekspert i fushës kurse dy të tjerët janë diplomatë.
Kufiri i Kosovës me Malin e zi është në Çakorr dhe në Kullë të Zhlepit, dhe pavarësisht vlerësimit të tre ekspertëve ndërkombëtar, demarkacioni i kufirit me Malin e zi, nuk është i pranueshëm për opozitën dhe qytetarët dhe do të kundërshohet pa kompromis. Mbi 205 mijë qytetarë kanë nënshkruar kundër këtij demarkacioni dhe vullneti i tyre nuk është marrë parasysh as nga presidentja e as nga ky ekip.
Argumentet e paraqitura nga ky ekip ndërkombëtarë se demarkacioni me Malin e zi është një proces legal e ku nuk ka pasur shpërputhje ndërmjet dy komsioneve shtetërore, nuk qëndrojnë, sepse edhe në një proces legal, e ku nuk ka as shpërputhje, mund të bëhën zgjidhje jolegale, siç ka ndodhur me rastin e Kosovës me Malin e Zi.Kosova nuk ka territore për të falur dhe tërësinë e saj territoriale do ta mbrojmë pavarësisht vendimeve të tilla.
Aleanca Për Ardhmërinë e Kosovës
Lëvizja Vetëvendosje
Nisma