• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Archives for March 2016

MARJAN CUBI:SHQIPTARËT E NJU JORKUT KANË NDËRTUAR MURIN MË TË MADH TË KATEDRALES”NENE TEREZA” NE PRISHTINE

March 29, 2016 by dgreca

Intervistë e Gazetës Dielli me z. Marjan Cubi, Kryetar i Komisionit për mbledhjen e  Fondeve për ndërtimin e Katedrales”Nënë Tereza” në Prishtinë, kryetar i Qendrës Kulturore “Nënë Tereza” pranë Kishës “Zoja e Shkodrës”, anëtar i kryesisë së VATRES/

 * SHQIPTARËT NË NJU JORK MBLODHËN EDHE $ 270 MIJË PËR KATEDRALEN “NËNA TEREZË” NË PRISHTINË/

*MARJAN CUBI, KRYETARI I KOMISIONIT: Kësaj fushate i priu  Zef  Balaj, i cili bëri një donacion  të kombinuar  me shumën 50 mijë dollarë,  që përfshihet një Dritare të Katedrales me vlerë nga 18 mijë dollarë plus 32 mijë dollarë të premtuara nga vetë Z. Balaj dhe familja e tij si dhe vëllai,  dhe nipat e tij./

 * Simon Zefi Simonlacaj  me 23 mijë dollarë, Fran  Çotaj  me vëllezër 19 mijë dollarë,  Mhill Gjuraj me 20 mijë dollarë , Ilir  Marjan Cubi me 20  mijë Dollarë,  Noc Matija Gjonaj me 18  mijë dollarë, Anton Raja 18 mijë dollarë dhe një Dritare të premtuar  në emër të Golfit që ka kontribuar për Katedralën.Pastaj  Pjetër Gashi dhuroji 10 mijë dollarë, Ilir  Rusi  5 mijë dollarë,Mark Përlleshi 5 mijë dollarë, Hil Përlleshi 5 mijë dollarë,  Vëllezërit  Lekë, Prekë dhe Nik  Vataj  me 5 mijë Dollarë  dhe pastaj kanë kontribuar  shumë persona me nga 3  mijë, nga 2 mijë, 1  mijë  nga 500 e shuma të tjera sipas mundësive./

Pyetje: – Si ndjehet Marjan Cubi në rolin e kryetarit të Komisionit për mbledhejn e  Fondeve për Katedralen”Nënë Tereza” në Prishtinë pas kurorëzimit të suksesshëm?

Marjan Cubi: Natyrisht  ndihem  shumë  mirë, shumë i gëzuar dhe  krenar për këtë fushatë dhe për të gjitha fushatat e deritanishme  që nga Viti  2008  për Katedralen Nënë Tereza-Prishtinë. Shqiptarët e Amerikës kanë nderuar veten parasëgjithash.

 Pyetje: – Cila ishte ecuria e aksionit të fundit që dhuroi shumën rreth 270 mijë dollarë?

Marjan Cubi:- Ne  si  Komision  i  NY  me rrethina  për Fushatën e ndërtimit dhe kompletimit të kësaj Katedraleje  jemi koncentruar për të informuar sa më shumë shqiptarë të kësaj rrethine, me qëllim që të kishim sa më shumë kontributorë që të arrihej suksesi.

Famullitai i Kishës, Dom  Pjetër Popaj, e ka informuar besimtarët gjatë tri të dielave para 13 marsit të 2016, Gazeta Dielli e ka dhënë këtë informim edhe në  Gzetën Dielli- On line dhe po ashtu e ka botuar në gazetën Dielli të muajt të Shkurtit,  pastaj edhe  gazeta Illyria, Tv-21 dhe komisioni e bëri informimin përmes  telefonave , në rrjetet sociale si në FB  dhe … Shumë i rëndësishëm është  fakti që doli me sukses.

Pyetje: Komisioni që drejtuat ju i kaloi kufijtë e Kishës për t’iu drejtuar të gjithë shqiptarëve, si ishte reagimi?

 Marjan Cubi:- Po  kjo është shumë e rëndësishme se ne nuke jemi kufizuar por i kemi ftuar dhe informuar të gjithë shqiptarët pa dallime feje sepse kjo Katedrale edhe ka rëndësi për të gjithë shqiptarët sepse kjo  Katedrale  ka rëndësi historike dhe dëshmon lashtësinë dhe autoktoninë Iliro-Dardano- Shqiptare.Për këtë gjë të gjithë shqiptarët janë lajmëruar dhe  kanë kontribuar.Dua të shtoj se suksesi nuk do të ishte i mundur pa kontributin e Komisionit të gjerë: Don Pjetër Popaj, Marjan Cubi-kryetar i Komisionit, Lek Përlleshi-sekretar, Mark Shkreli-Arkëtar, Pashk Maksuti-arkëtar, Zef Balaj, Fran Marku, Gjergj Paloka, Mhill Gjuraj, Lek Gojani, Marjan marku, Simon Simonlacaj,  Agim Rexhaj, Pal Nikollaj, Fran Cota, Palok rudaj, Mark Gjoku Ulaj, Lule Gjokaj, Anton Raja, Ibrahim Kolari, Ismer Mjeku, Lek Vataj, Martin Rrasi, Plaush Marku dhe Syle Lajqi.

 Pyetje:- Nëse do të kërkonim shifra, cilët persona do të përmendni për kontribute të mëdha që çuan tek shuma 270 mijë dollarë?

 Marjan Cubi:- Këtë herë  Z. Zef  Balaj bëri një donacion  të kombinuar  me 50 mijë dollarë që përfshihen një Dritare të Katedrales me vlerë nga 18 mijë dollarë plus 32 mijë dollarë të premtuara nga vetë Z. Balaj dhe familja e tij si dhe vëllai,  dhe nipat e tij, pastaj të gjithë ata që dhuruan Dritaret dhe plus mijëra dollarë të tjera si Simon Zefi Simonlacaj  me 23 mijë dollarë,  Fran  Çotaj  me vëllezër 19 mijë dollarë,  Mhill Gjuraj me 20 mijë dollarë , Ilir  Marjan Cubi me 20  mijë Dollarë,  Noc Matija Gjonaj me 18  mijë dollarë, Anton Raja 18 mijë dollarë dhe një Dritare të premtuar  në emër të Golfit që ka kontribuar për Katedralën.

Pastaj  Pjetër Gashi dhuroji 10 mijë dollarë, Ilir  Rusi  5 mijë dollarë,Mark Përlleshi 5 mijë dollarë,

Hil Përlleshi 5 mijë dollarë,  Vëllezërit  Lekë, Prekë dhe Nik  Vataj  me 5 mijë Dollarë  dhe pastaj kanë kontribuar  shumë persona me nga 3  mijë, nga 2 mijë, 1  mijë  nga 500 e shuma të tjera sipas mundësive.

Pyetje: Ju vetë me djalin Ilirin, ishit ndër kontribuesit e dalluar të kësaj mbrëmjeje. Gjatë darkës u përdor shprehja se ju dhe të tjerët keni marrë nga një ose dy dritare? Çfarë nënkupton kjo në shifra dhe në term?

Marjan Cubi:- Në të vërtetë janë marrë nga një Ditare  por vetëm një është është premtuar në emrin e Golfit që ka kontribuar për fushatën e Katedrales  dhe si e theksova me siper, Ditaret janë shumë special dhe kushtojnë më se 18  mijë dollarë. Këto Dritare janë shumë të mëdhaja dhe janë të vizatuara artistikisht me shume shejtër dhe njerëz të randësishëm të Kombit  si  Nënë  Tereza dhe Shën Pali , shën Pjetri dhe të tjerë.

Pyetje: Duke bërë kronologjinë që nga gurëthemeli e deri më sot, cilat janë marrdhëniet e Komunitetit shqiptar të Amerikës me Katedralen? Në total, cilat janë kontributet e Shqiptarëve të Amerikës për ndërtimin e Katedrales”Nënë Tereza”?

Marjan Cubi:- Komuniteti shqiptaro – Amerikan i  NY në veçanti ka dhënë më shumë se asnjë tjetër komunitet tjetër ose përafërsisht 20  përqind të totalit të Katedrales dhe që unë shprehem nga një herë si  Shqiptaro-Amerkanët e NY kanë bërë murin më të madh të Katedrales”Nënë Tereza” në Prishtinë.  Si e kuptoj unë Komuniteti i  Shqiptarëve të Zvicrës është në vendin e dytë pastaj mendoj se vijen komuniteti i  Detroidit, ai i Gjermanisë e kështu me radhë.  Kuptohet se deri tani janë tubuar dhe shpenzuar për Katedralen rreth 8  miljonë  Euro.

Pyetje: Natyrisht ju e keni idhull Nënë Terezën si shumë shqiptarë të tjerë, keni marrë pjesë edhe në varrimin e saj, si po e prisni 4 shtatorin ,ditën kur  Nënë Tereza do të cilësohet zyrtarisht si “e shenjtë” ?

Marjan Cubi: Me të vërtetë  jam një admirues i madh i Shejtëreshës Nënë Tereza, e kam idhull. Mendoj se shumë Shqiptarë dhe jo shqipetarë janë admirues të sajë dhe po ashtu kam mendimin se edhe njeriu i madh,  Kryetari historik dhe arkitekti Pavarsise se Kosoves Dr  Ibrahim Rugova ishte një adhurues i Nënës Terezë dhe pikërisht ky e bekoi Themelin e  Kësaj Katedraleje së bashku me ish Ipeshkëvin e Kosovës  Imzot Mark Sopin  por edhe shkrimtari i madh  me fame botërore e  adhuron Nënën  Terezë,  e ky është Ismail  Kadare ,  ka shumë e shumë njerëz të mëdhenj që  respektojnë vlerat dhe Shërbimin humanitar që Nëna Boterore  kishte vepruar dhe shërbyer si humaniste e pa krahasur me asnjë person tjetër në Botë.

Unë e kam pas rastin ta takoj 3 herë derisa ajo ishte gjallë dhe për të plotësuar obligimet shpirtërore, bashke me miqte e mi, Leke E Pashko Gojcaj e bashkatdhetare te tjere, mora pjesë në Kalkute, ne cermonite e varrimit te saj. më 5  shtator 1997. Tash po  presim me  gëzim të madh 4 shtatorin e vitit 2016 që ta kemi një shejtëreshë që është e kohës tonë dhe që e kemi përcjellë çdo vepër dhe humanizmin e sajë.(Intervistoi:D. Greca)

 

 

 

 

Filed Under: Interviste Tagged With: kontribute per Katedralen, Marjan Cubi, Nene Tereza, Prishtine, Shqiptaret e Nju jorkut

Beglije Cemenja lindi dhe vdiq si dibrane në Amerikë!

March 29, 2016 by dgreca

BROOKLYN NY : Është, shkruar dhe folur shumë për jetën e burrit të saj edhe ai tashmë në amshim Qazim Cemnjes, por se portreti i tij nuk do të ishte i plotë për të, në se nuk do të shkruhej edhe dy fjalë për Beglije Cemenja e cila njihej dhe thirrej nga emigrantë e vjetër shqiptarë në Amerikë si Nusja e Qazim Cemenës deri sa vdiq……!Një nënë kjo me të gjitha virtytet e të vyera të Nënave shqiptare, edhe këtu në Amerikë. Ashtu si nënat shqiptare të dashura, të ngrohta, bujare, fjalë butë dhe fjalë ëmbëla, duke i konsideruar të gjithë shqiptarët si fëmijët e saj – Begliija – “Nusja e Qazimit” do të mbetet gjatë në mendjen e atyre emigrantëve që njohën.Megjithëse, ajo kaloi pjesën më të madhe të jetës së saj në Amerikë, ajo rriti e edukojë, me traditë familjare, dhe si shqiptarë , fëmijët e saj shëmbullorë, nipat e mbesat të cilët e donin më shumë se nanën e vetë.E kush e ka njohur këtë nënë shqiptare që nuk ka marrë me vete dhe ruan edhe sot ndonjë kujtim nga jeta e saj – që sot të mos i shpëtoj pa dashje edhe ndonjë pikë loti, për atë dashurinë dhe bujarinë e saj. Për një nënë që të familjarizonte, edhe pa të njohur me atë imtimitetin e sinqert të saj .
Ajo do të mbahet mend gjatë se lindi dhe vdiq si dibrane – në shtëpi, në familje, tek të afërmit, në sjellje, në ecje, në shakat e saj, gatim dhe në veshje, në gëzime por edhe në hidhërime.”Nusja e Qazimit” ruajti me besnikëri, traditat tona si shqiptare, megjithse, kurbeti ishte i egër për të asimiluar atë, mbasi ajo erdhi fare e re në botën e qytetruar,
Edhe buri i saj që vdiq në moshën 90 vjeçare, manifestonte tipare të një burri shqiptarë, karateristikë si burrat e veriut të Shqipërisë, si kreshnik, hijerëndë , shtatëlartë, bujarë, trim dhe popullorë.
Nga ata burra shqiptarë që kanë qenë tejet energjik dhe që kan transmetuar edhe këtu në mërgim tipare tek të gjithë brezat për vendlindjen e tyre. Burra shqiptarë në mërgim nga ata që njihen se e deshtën aq shumë, familjen dhe vatanin e tyre, aq shumë bënë edhe për të gjithë shqiptarët dhe për vendin e tyre.
Burri i Beglijes, Qazimi duke përfituar nga një amnisti e vitit 1949, në moshën 28 vjeçare bashkë me nënën, e tij, Laze Cemenja (Totraku) dhe bashkëshorten Beglie Cemenja (Miha) arratiset drejt Maqedonisë në kampin famëkeq të Geroves. Në vitin 1956 arrijnë me shumë e shumë peripeci të mbërrijnë në Belgjikë, dhe më së fundi stacioni i fundit ku dhe mbylli sytë, Qazimi dhe “Nusja e Qazimit” Belija ishte vend kampion i demokracisë dhe i lirisë, Shtetet e Bashkuara të Amerikë, shtëpia e dytë e shqiptarëve.
Bgelija, “Nusja e Qazimit”, vdiq dje në paqë , e rrethuar nga fëmijët, plot nipa e mbesa, këtu në mërgim në Brooklyn – New York, aty ku jetonte së bashku me famijen e saj për më shumë se 60 vjetë.
Vdiq në Amerikën e largët ( ose si e quanin të parët tanë, e fundit e Botës) këtu ku vitet dhimbshme të mergimit të largët do të rrisnin mallin për vendlindjen, farefisin, e të gjithë të dashurit e tyre.
Do të rrisnin atdhedashurinë dhe patriotizimin, do të zgjonin dhe aspiratat e të gjithë shqiptarëve per liri dhe demokraci si në Shqipëri, Kosovë, Çamëri, dhe trojet shqiptare.
Mbas afro 35 vjetësh Belija dhe djali i saj, Hazizin vizituan Shqipërinë – vendlindjen e saj .
Mezi priti që të shkonte në Shqipëri, kan shkruar ata që e njohën. Ata thonë se pas 35 vitesh mërgimi Beglija “Nusaj e Qazimit” me një mall të papërshkuar vizitojë vendlindjen e saj.
Dhe, ajo si Qazimi, që si e ka përshkruan kaq bukur bashkëvendasi i saj Mevlud Buci kur thotë se: “Lotët jo vetëm të Qazimit por dhe te pranishmeve u rreshqisnin nga syte….momente malli dhe krenarie, mallengjimi, dhimbje për njerëzit e tij të dashur që nuk i gjeti por dhe fundi që mori fund absurdi komunist që ndau njerëzit për së gjalli, absurd i luftes te klasave”. Gjeti gjalle vetem njërën nga motrat, Muden, nga tre motrat qe kishte lene para arratisjes. Kjo vizitë e parë ka vazhduar deri në viti 2008, por nuk arriti të çmallej plotësisht me njerëzit që pat dashur dhe e deshnin shumë, me malet, kepat, gurët, burimet, drurët, zabelet, livadhet, bjeshkët, kaltërsinë e liqeneve të Kacnisë, kullotat e Vanasit e Gurit te Vashes, apo Kepi i Skenderbeut.”
Trupi i saj dotë prehët sot kur ajo “Nusja e Qazimit”, që nuse mbeti gjithë jetën,” Jo me vello por me arkivolë, do të shkojë tek burri i saj, atë që e deshi aq shumë dhe e respektojë aq shumë deri në amshim.
Aty dhe pranë nanës, Lazes, por që shpirti i saj dhe i atyre është dhe jeton në jetën e amnueshme ende në Selishtë, prej edhe nga erdhën këtu në Amerikë.
Le të prehet në Paqe ! Qoftë i lehtë dheu mbi varr !/B.Sina/

 

Filed Under: Komunitet Tagged With: Beglije Cemenja, Dibranja, nderroi jete, ne Nju Jork

Raporti i ISKK: 59 mijë të internuar dhe mbi 6 mijë shqiptarë janë vrarë nga regjimi komunist

March 29, 2016 by dgreca

Beqir Sina – New York/
Në raport thuhet se janë me mijëra qytetarë që janë vrarë nga viti 1944-1955, por një pjesë e madhe nuk ekziston në arkiva
TIRANË : Gjatë regjimit komunist, 34,135 shqiptarë janë burgosur dhe dënuar për arsye politike. Shifra është publikuar në raportin e fundit të Institutit të Studimeve të Krimeve dhe Pasojave të Komunizmit.
Në raportin e dorëzuar në Kuvend, ISKK-ja ka publikuar një sërë statistikash për personat që vuajtën, u dënuan dhe u internuan nën sistemin komunist.
Nga të dhënat zyrtare rezulton se 59 009 shqiptarë u internuan në kampe përqendrimi, ndërkohë që 7,022 prej tyre kanë humbur jetën.
Sipas, raportit, 984 shqiptarë kanë vdekur në burgjet e regjimit, ndërkohë që 6 027 persona janë vrarë gjatë diktaturës, shkruan shtypi nga Shqipëria.
Torturat u kanë shkaktuar 308 personave humbjen e aftësive mendore gjatë qëndrimit në burgjet e komunizmit.
Instituti Studimit të Krimeve të Komunizmit në raportin e vjetor thekson se ka nisur puna në të gjithë Shqipërinë për të zbuluar numrin e saktë të qytetarëve të pushkatuar pa gjyq.
Në raport thuhet se janë me mijëra qytetarë që janë vrarë nga viti 1944-1955, por një pjesë e madhe nuk ekziston në arkiva.

Zbulohet dhe “mbulohet” një varrezë që duket se është përdorur edhe për të varrosur viktimat e diktaturës në Pogradec:

Kështu të paktën u njoftua dy javë më parë nga Shqipëri ku thuhej se nuk dihet ende sa është numri i trupave të varrosur pranë vendit të quajtur Lumi i Tërhanit në Pogradec. Dikur aty ka qenë një poligon qitjeje, që duket se është përdorur edhe për të varrosur viktimat e diktaturës. Zbulimi është bërë nga Sektori i Gjetjes së të Zhdukurve nga Krimet e Komunizmit, pranë Institutit të Integrimit të të Përndjekurve Politikë. 
Në një prononcim për “Gazeta Shqiptare”, kreu i Institutit të të Përndjekurve, Bilal Kola thotë se zbulimi i këtij vendi i hap rrugën marrjes së të dhënave nga ana e familjarëve që ende nuk kanë gjetur njerëzit e tyre e që më pas do të shërbejnë për marrjen e mostrave të gjakut. Kjo pasi, procedura që do të përdoret për zbulimin e identitetit është ADN-ja.
“Ende nuk mund të themi se sa është numri i saktë i personave që ndodhen në vendin e zbuluar në Pogradec. 
Ajo që mund të them është se ato do të shkojnë pranë Institutit të Mjekësisë Ligjore për t’u ruajtur. Ndërkaq, kemi angazhuar njerëzit për marrjen e mostrave, që do ndihmojnë në kryerjen e procesit të ADN-së. 
Ne kemi ngritur infrastrukturën e nevojshme, dhe të gjithë ata që kanë persona të zhdukur në Pogradec, mund të vijnë të paraqiten pranë Institutit, që të depozitojnë kërkesat e tyre pranë Sektorit të Gjetjes së të Zhdukurve nga Krimet e Komunizmit pranë Institutit”, – u shpreh Kola. 
Po ashtu, sipas tij, dorëzimi i kërkesave për të gjetur eshtrat e të afërmve të tyre të pushkatuar dhe të zhdukur nga regjimi komunist mund të bëhet jo vetëm për rastin e Pogradecit, por edhe për raste të tjera nga gjithë qytetet e Shqipërisë. Gjatë periudhës së komunizmit numërohen rreth 6.000 të zhdukur./Beqir Sina/
83298066.jpg

15.04.07_eyewitness1.jpg

83298063.jpg

Te-perndjekurit-ne-proteste.gif

download.jpeg

7DB7BC0B-43A3-42AF-9214-8642BD6C82B5_cx0_cy1_cw0_mw1024_s_n_r1.jpg

victims_of_communism24_GeorgeBush.JPG

 

Filed Under: Analiza Tagged With: 59 mije te internuar, 6 mije et vrare, Beqir Sina, diktatura komuniste, shqiperi

Kryeministri Mustafa fton “luftëtarët” nga Kosova në Siri e Irak që të kthehen

March 29, 2016 by dgreca

Qeveria e Kosovës ka konfirmuar se janë ende rreth 70 qytetarë nga Kosova të cilët aktualisht gjenden në vatrat e luftës në Lindje të Mesme (Siri e Irak). Ndërkaq është theksuar fakti se për tetë muajt e fundit, nuk janë shënuar raste të shkuarjes apo përfshirjes së qytetarëve tjerë në këto luftëra.

Institucionet e Kosovës, janë duke punuar në disa drejtime rreth parandalimit të ekstremizmit të dhunshëm, radikalizmit dhe luftimit të ekstremizmit ka thënë kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, pas një vizite që i ka bërë Ministrisë së Punëve të Brendshme, ku është zhvilluar një takim me ministra dhe përfaqësues të tjerë të institucioneve të sigurisë.

“Jemi i vetmi vend në ketë pjesë të rajonit që ka aprovuar dhe zbaton ligjin që ndalon bashkimin e njerëzve tanë në konfliktet e jashtme. Jemi i vetmi vend i cili kemi strategjinë kundër terrorizmit dhe radikalizmit që qon në terrorizëm dhe ekstremizëm të ndryshëm”, ka deklaruar Mustafa.

Kryeministri i Kosovës ka thënë po ashtu se në saje të punës që kanë bërë institucionet e sigurisë, për tetë muaj nuk është shënuar asnjë shkuarje e ndonjë shtetasi të Kosovës në luftërat në Siri dhe Irak.

Njëherësh, ai ka ftuar qytetarët e Kosovës që të kthehen nga vatrat e luftës dhe të mos u përgjigjen çfarëdo thirrje që mund t’u bëhet nga kushdo qoftë.

“Asnjë qytetar i yni të mos marr pjesë në konflikte të jashtme. Të gjithë ata të kthehen dhe natyrisht që kthimi i tyre nënkupton edhe konsekuenca ligjore dhe sociale. Mirëpo, ne jemi të interesuar t’i ruajmë qytetaret tanë, t’i integrojmë ata në shoqërinë tonë, të mendojmë për ta dhe familjet e tyre dhe së bashku të ndërtojmë një shoqërie e cila është e orientuar nga perëndimi është e orientuar nga paqja dhe stabiliteti”, ka theksuar Mustafa.

Ndërkaq ministri i Punëve të Brendshme, Skënder Hyseni ka thënë se në bazë të informacioneve që posedon, në Siri dhe Irak ka shqiptarë nga Kosova që kanë shtetësi të ndonjë shteti tjetër.

“Ka qytetarë të Kosovës që kanë shtetësi të ndonjë vendi tjetër dhe që janë regjistruar në vatra të krizës atje. Ndonjëherë për fat të keq ata sjellin me vete edhe anëtarë të familjes, gra dhe fëmijë e në të shumtën e rasteve kjo behët kundër vullnetit të tyre”, u shpreh Hyseni.

Kurse, Skënder Pë​rteshi, analist nga Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë në një prononcim për Radion Evropa e Lirë ka thënë se pajtohet që në muajt e fundit ka rënie të interesimit të qytetarëve nga Kosova për të shkuar në vatrat e luftës në Siri.

Megjithatë, Perteshi konsideron se institucionet kompetente duhet të bëjnë më shumë në parandalimin e kësaj dukurie, që sipas tij, vazhdon të jetë një sfidë dhe shqetësim i madh për Kosovën.

“Ne ende jemi duke u marrë me pasojat e ekstremizmit të dhunshëm. Ne jemi në hapat fillestarë. Pse po them me pasojat? – Sepse gjithçka që po flitet është që ne po merremi me personat që kanë qenë në luftën e Sirisë dhe Irakut, po e dimë se kush janë dhe po merremi me arrestimet, me gjykimet e hetimet ndaj këtyre personave, mirëpo shumë pak është duke u bërë në terren. Të paktën për të parandaluar personat që mund të indoktrinohen prej kësaj ideologjie ekstreme”, ka thënë Perteshi.

Ndryshe, Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka bërë të ditur për Radion Evropa e Lirë se deri me tani ka ngritur aktakuza në 14 raste me 44 persona.

Gjashtë raste me 28 persona janë në gjykim, 4 raste me 4 persona janë me shqiptim të masës edukative, 1 rast me 1 person heqje dorë nga aktakuza dhe në 5 raste me 16 persona gjykata ka shqiptuar aktgjykim dënues.

Prokuroria ka njoftuar se aktualisht, në punë janë 42 raste me 136 persona, prej tyre 15 raste me 34 persona janë në fazën preliminare të hetimeve, ndërkaq 27 raste me 102 persona janë me aktvendim për fillimin e hetimeve.(Arton Konushevci)

Filed Under: Komente Tagged With: Mustafa, ne Siri e Irak, thrive luftetareve kosovare

SHBA dhe Kosova nënshkruan marrëveshjen e ekstradimit

March 29, 2016 by dgreca

-Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga dhe ambasadori i SHBA në Kosovë, Greg Delawie, nënshkruan sot marrëveshjen. Jahjaga: Kosova është falënderuese për ndihmën dhe mbështetjen e Shteteve të Bashkuara për konsolidimin tonë shtetëror dhe jemi krenarë që sot bashkërisht po e dëshmojmë përcaktimin tonë për bashkëpunim në çështjet e rëndësishme për dyja vendet/

PRISHTINË, 29 Mars 2016-B.Jashari/ Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga dhe ambasadori i SHBA në Kosovë, Greg Delawie, nënshkruan sot marrëveshjen e ekstradimit midis Republikës së Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Në ceremoninë e nënshkrimit të Marrëveshjes ishin të pranishëm edhe kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, kryeministri Isa Mustafa, ministri i Drejtësisë Hajredin Kuçi, ministri i Punëve të Brendshme, Skënder Hyseni, kryetarja e Gjykatës Kushtetuese, Arta Hajrizi-Rama, kryeprokurori i Shtetit Aleksandër Lumezi dhe përfaqësues të tjerë të institucioneve të vendit.

“Marrëveshja, përpos që shënon një hap të rëndësishëm në thellimin e marrëdhënieve bilaterale me SHBA-të, nënvizon përcaktimin tonë për sundim të rendit dhe ligjit në Kosovë dhe për bashkëpunim të parezervë me partnerët tanë në këtë aspekt”, deklaroi me këtë rast Presidentja Jahjaga.

Deri më tani, vijoi ajo, përkundër bashkëpunimit të ngushtë me autoritetet amerikane në fushën e sigurisë, mungesa e kësaj marrëveshjeje të ekstradimit ka qenë pengesë ligjore për përmbyllje të suksesshme të rasteve.

“Me këtë marrëveshje të nënshkruar sot Kosova dhe SHBA-të, përpos që forcojnë partneritetin dhe përcaktimin për rend dhe ligj, dy shtetet garantojnë që kriminelët që paraqesin rrezik për rendin dhe sigurinë e qytetarëve të vendeve tona do të ndiqen dhe do të vihen para drejtësisë”, tha Jahjaga.

Republika e Kosovës, theksoi ajo,  do të vazhdojë të vihet në mbrojtje të lirisë, demokracisë dhe të drejtave të njeriut.

“I nderuari Ambasador Delawie, e ritheksoj se Kosova do të jetë partner kredibil i Shteteve të Bashkuara dhe më vjen mirë që gjatë mandatit tim kemi arritur ta thellojmë këtë partneritet dhe miqësi si në aspektin e sigurisë ashtu edhe në procese tjera bilaterale.

Kosova është falënderuese për ndihmën dhe mbështetjen e Shteteve të Bashkuara për konsolidimin tonë shtetëror dhe jemi krenarë që sot bashkërisht po e dëshmojmë përcaktimin tonë për bashkëpunim në çështjet e rëndësishme për dyja vendet”, u shpreh Presidentja kosovare, Jahjaga.

Filed Under: Komente Tagged With: B Jashari, HBA dhe Kosova, nënshkruan marrëveshjen e ekstradimit

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 6
  • 7
  • 8
  • 9
  • 10
  • …
  • 95
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Kontributi shumëdimensional i Klerit Katolik dhe i Elitave Shqiptare në Pavarësinë e Shqipërisë 
  • Takimi i përvitshëm i Malësorëve të New Yorkut – Mbrëmje fondmbledhëse për Shoqatën “Malësia e Madhe”
  • Edi Rama, Belinda Balluku, SPAK, kur drejtësia troket, pushteti zbulohet!
  • “Strategjia Trump, ShBA më e fortë, Interesat Amerikane mbi gjithçka”
  • Pse leku shqiptar duket i fortë ndërsa ekonomia ndihet e dobët
  • IMAM ISA HOXHA (1918–2001), NJË JETË NË SHËRBIM TË FESË, DIJES, KULTURËS DHE ÇËSHTJES KOMBËTARE SHQIPTARE
  • UGSH ndan çmimet vjetore për gazetarët shqiptarë dhe për fituesit e konkursit “Vangjush Gambeta”
  • Fjala përshëndetëse e kryetarit të Federatës Vatra Dr. Elmi Berisha për Akademinë e Shkencave të Shqipërisë në Seancën Akademike kushtuar 100 vjetorit të lindjes së Peter Priftit
  • Shqipëria u bë pjesë e Lidhjes së Kombeve (17 dhjetor 1920)
  • NJЁ SURPRIZЁ XHENTЁLMENЁSH E GJON MILIT   
  • Format jo standarde të pullave në Filatelinë Shqiptare
  • Avokati i kujt?
  • MËSIMI I GJUHËS SHQIPE SI MJET PËR FORMIMIN E VETEDIJES KOMBËTARE TE SHQIPTARËT  
  • MES KULTURES DHE HIJEVE TE ANTIKULTURES
  • Historia dhe braktisja e Kullës së Elez Murrës – Një apel për të shpëtuar trashëgiminë historike

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT