• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Archives for April 2016

NJOFTIM I KONSULLATES SE PERGJITHSHME TE KOSOVES NE NJU JORK

April 17, 2016 by dgreca

Consulate General of the Republic of Kosovo in New York/
801 Second Avenue/
Between 42 & 43 Street./
Suite 301/
New York, NY 10017/

Tel: 212-949-1400/
Fax: 212-949-1403/

Këshilli Amerikan për Edukim Ndërkombëtar organizon në Nju Jork një mbrëmje të veçantë në mbështetje të fondit për edukim KAEF/

Ju njoftojmë që me datë 4 Maj 2016, Këshilli Amerikan për Edukim Ndërkombëtar oragnizon në Nju Jork një mbrëmje të veçantë në mbështetje të fondit për edukim KAEF – Kosovo American Education Found, si një ndër fondet arsimore më kredibile nga i cili kanë përfituar deri tani, mbi 80 studentë nga Kosova.

Fjalën kryesore do t’a mbaj Gjenerali Wesley K. Clark, ndërsa pritet të marrin pjesë edhe emra të tjerë të njohur nga komuniteti shqiptaro – amerikan dhe autoritete të tjera nga institucionet shtetërore të Kosovës dhe shoqëria civile.

Ju lutem, në vijim keni të dhënat e detajuara rreth organizimit:

Creating a New Kosovo Through Education strives to highlight the importance of good quality higher education, which is the key to increased competitiveness in the global economy, peace-building, and better governance in post-conflict countries.

This special evening is organized by American Councils for International Education. The event will benefit the Kosovo American Education Fund (KAEF). Established in 2004, KAEF is dedicated to the economic development of Kosovo through the education of its most promising youth and professionals. To date, KAEF has provided nearly 80 graduate degrees to the country’s best and brightest.

Keynote Speaker

GENERAL WESLEY K. CLARK (RET.)

In 38 years of service in the United States Army, Wesley K. Clark rose to the rank of four-star general as NATO’s Supreme Allied Commander, Europe. Since retiring from the military in 2000, he has become an investment banker, businessman, commentator, author and teacher. Clark commanded Operation Allied Force in the Kosovo War during his term as the Supreme Allied Commander Europe of NATO from 1997 to 2000.

David Gotaas Community Supporter Award

Amy Manning

McGuireWoods LLP

Managing Partner,  Chicago Office

Recipient of the Inaugural David Gotaas Community Supporter Award

Thank You to Our 

Generous Sponsors

Gold Sponsors

Gazmend Gjonbalaj

Anonymous

 

Silver Sponsor

 

Bronze Sponsors

Thank You to Our 

Generous Sponsors

Gold Sponsors

Gazmend Gjonbalaj

Anonymous

 

Silver Sponsor

 

Bronze Sponsors

 

Filed Under: Kronike Tagged With: Konsullata e Kosoves ne Nju Jork, Njoftim

NOBELISTET: 1901-2015- NOBELISTI IV 1906 Giosue Carducci

April 17, 2016 by dgreca

Giosue Carducci 1835- 1907- NOBEL 1906/

GiosueAlexandër Joseph Carducci (Valdicastello di Pietrasanta, 27 korrik, 1835 – Bolojë, 16 shkurt 1907) ishte një poet dhe shkrimtar italian.Ky ishte italian i parë që fitoi Çmimin Nobel në letërsi në vitin 1906.

MOTIVACIONI:

«Jo vetëm në njohjen dhe mësimet e tij të thella e hulumtim kritik, por mbi të gjitha  një haraç i energjisë krijuese, pastërtinë e stilit dhe të forces  lirike që karakterizojnë kryeveprën e tij poetike».  ______________________________________________

 VAJTIM ANTIK

Pema që i zgjasje

Dorën fëminore,

Shega gjelbërore

Plot me lule flakë,

 

Në kopështin e shkretë

Bleron gjithçka tani,

Qershori e ringjall

Me drit’ e ngrohtësi.    

 

Ti lule e pemës sime

E tharë e fshikulluar

Pa dobi tani në jetë,

Je  lule  e vetmuar,

 

Je në dhé të  ftohtë,

Je në dhé të të zi;

As dielli s’të gëzon

As un’s’të zgjoj tani.

 KAU

 Të dua, o ka i devotshëm; një ndjenjë të butë

force dhe paqeje, më derdh në zemër, ti

që solemn  si  një monument,

Sheh fushat e lira dhe pjellore, pa kufi.

Edhe nën zgjedh duke u përkulur i kënaqur

I gatshëm, ti mbështet punën e rëndë të njeriut:

Ai të nxit e të shpon dhe ti i përgjigjesh

Me rrotullimin e ngadaltë të durueshëm të syut.

 Nga flegra e gjërë e zezë, e lagësht

Del avulli yt dhe si një himn i gëzuar

Pëllitja jote humbet në qiellin e pastër;

 

Dhe në ëmbëlsinë e rëndë të syrit, të rreptë,  

Pasqyrohet gjërë dhe e qetë heshtja

Hyjnore e fushës së blertë.

 

Përktheu : Faslli Haliti

Filed Under: LETERSI Tagged With: Giosue Carducci, NOBELISTET: 1901-2015- NOBELISTI IV 1906

Fenomeni Blushi

April 17, 2016 by dgreca

Nga Ilir LEVONJA/

Ben Blushi nisi një tur që mund ta quajmë si përpjekja e intelektualit për të shkundur të drobiturit. Këta janë një mori e tërë. Por lakuriq nga koka për faktin e kohës së mbrapshtë që është privilegj dhe pronë e grupimeve. Gjeneralët i kanë hedhur shashkat. Dhe batalionet kanë nisur betejat. Temat janël feja dhe arsimi. Bandat e Shullazëve. Ndërsa midis…., një fitore e madhe. Kujtimet me Obamën në zyrën Ovale. I madhi na rrëfeu gjithë qetësi dhe plot këshilla gruaje, kujtimet e Denverit. Dhe se si Obama u kujtua dhe e përqafoi. Pikë e zezë, humori, qeshja, buzëqeshja. Apo bërja e gjithçkaje kaq me argëtim. Eshtë antipasta numër një e amerikanëve. Ta servirin me bollëk. Po kujt t’ia thuash. Atij gazetari që lumturohej duke tundër këmbën mbi këmbë. Haberxhiu i madh ja kishte bërë bam në Washington. (Dikur i kishim me Stalinin.) Dhe shqiptarët janë katërcipërisht të bindur se krushqit shqiptarë në shtëpinë e bardhë, i sollën vendit një ngritje ekonomike të mënjehërshme.
Ndaj përpjekja Blushit duhet izoluar.
Edhe pse ka të vërteta të mëdha, që nuk i përkasin vetëm socialistëve, përshembull dukurinë e Hasanizimit. Tregtinë e deputetëve, krimin e veshur me mandat, borxhin e madh, papunësinë etj. Megallomaninë butaforike të sukseseve imagjinare. ”Personalitete” politike të tipit kone, nga ato të voglat që vetëm i mbajnë sytë poshtë nëpër këmbët e karrikeve.
Prapë ai duhet izoluar.
Këtë e bëjnë me qejf edhe mga krahu tjetër. Dhe a e dini përse… se, Hasanizim ka me shumicë edhe në PD. Plot djem bllokmenësh që shajnë si të tillë këta që qeverisin. Dhe në darkë takohen tek vila 30. Kurse në rrethinat e një province si Devolli përshembull, nuk e kanë për gjë të vriten në emër të tyre.
Por jemi tek Blushi…
Shumë nga ne gjithmonë ngatërrojmë ekzistencën tonë si demokrat a socialist me Njëshin. Çështjen e të qënit demokrat apo socialist me dhunën qoftë verbale, qoftë me strategji apo teknikë bodiguardësh prej Njëshit. Shumë nga ne ngatërrojmë ekzistencën dhe personalitetin tonë, me produktet e veprimtarisë së Njëshit. Madje me kollajllëk e themi se politika është kurvë. Dhe në të njëjtën kohë kurvërojmë me qejfin më të madh po për qejf të Njëshit. Harrojmë edhe gjakun. Megjithëse pirdhemi duke u mburrur botës se të hamë kokën për çështje gjaku. Vetëm gjakun nuk ta falim. Dhe po kaq kollajllisht, po kaq kurvërisht me Njëshat dalim në bulevard dhe hedhim karafila në tokë. Shfaqemi të pikëlluar. Shumë nga ne ngatërrojmë çështjen e madhe që kemi, qofshim demokratë apo socialistë… mirëqënien dhe ndreqjen e jetës sonë. Jo të Njëshave… e kësisosj, ja përse akoma ka marrje peng, ka hasmëri, ka tritol, ka gjakmarrje, ka oportunizëm intelektual e akademik. Ka dyzim, frustrim dhe nervozizëm.
Ndofta në këtë rrokapjerdhje shqiptarësh që akoma mbajnë sytë nga Stambolli. Se çfarë shkruan një ish bodigard. Se si ndan të mirat hirearkike një showgirl. Se si shëndoshet dita ditës Kryeministri me sukseset e Shtëpisë së Bardhë etj. Tek qokat e njëri apo tjetrit. Ndofta në këtë rrokapjerdhje, rruge që atyre u duket demokraci…, shqiptarëve u duket vërtet se kanë kapur Amerikën. Por ta dini, keni kapur anën më mizerje të saj… , liria nuk është kështu, as ligji, as demokracia.
Ndofta fenomeni Blushi është një vetmitar. Por të paktën përpara historisë jo, Madje do vi koha kur Shqipëria të skuqet. Aty e ka antikoformizmin dhe antiNjëshizmin.
Mirëpo dje, e djembrëma, përpjekja e një intelektuali ironizohej me buçko ministra. Karshi karafilave dhe gurëve të bulevardit.
Në fakt Blushi duhet përgëzuar.
Rrallë tek ne kanë dalur burra që të bëjnë përpjekjen për çështjen brenda Partisë. Ai po e bën. Shumica e kundërshtarëve politik pranë Njëshave, kanë krijuar parti me shumicë. Dhe kjo ka domethënien se ata nuk janë çështja e popullit, por e çështja e vetes.
Nuk e di, ndofta nesër a pasnesër mund të ndodhi. Mund të rikemi një LSI të dytë. Por nuk më duket. Kohën për të kafshuar, Blushi e kishte të artë me Lëvizja për Menimin Ndryshe. Atëhere kur Edi Rama ndërtonte çadra beduinësh në bulevardin e Tiranës.
Gjithsesi janë gjëra tashmë që përmblidhen në dukurinë Hasanizëm. Kjo falë lojrave dhe mjeshtrisë së Njëshave.
Shumë webe sot postojnë ca foto me pak pjesmarrje. Madje disa prej tyre me kapele të lodhura. Me salla pa dritën e luksit të teatrove a pallateve të sportit të Njëshave.
Ta dini e vërteta juaj nuk është kjo, luksi, shëndritja e Njëshave të mëdhenj. Në salla të praruara pankartash, urrash etj. Por ajo sallave të vogla ku po flet Blushi. E vërteta dhe çështja e përbashkët.

Filed Under: Analiza Tagged With: Fenomeni Blushi, Ilir Levonja

AKOMA NUK IKU KOHA E SHULLAZEVE?

April 17, 2016 by dgreca

Ngjarjet e fundjaves me protagoniste te fortet e tipit Shullaz, tregon se Shqiperia ende nuk eshte cliruar nga pushteti i te forteve, tip Zani Caushi, Nehat Kulla, Kakami e te tjere. Shfaqja e Shullazit ne garen e zgjedhjes se rektorit eshte trondites. Perse u duhen te fortet pushtetareve? Natyrisht per te friksuar shoqerine dhe per ta zgjatur tranzicionin e pushtetit te tyre. A ishte show ndalimi i Shullazit? Le te presim.

Kronika:

Denoncimi i ish-Kryeministrit – Gara për Rektorë, Berisha: Mynyr Koni u tërhoq, e kërcënoi Shullazi/

Ish-kryeministri, Sali Berisha,  akuzoi kryeministrin Edi Rama se po kërcënon me bandat e tij kandidatin për Rektor, Mynyr Koni dhe Rektorin aktual Dhori Kule. Berisha i ka kërkuar Prokuroisë të nisë hetimet ndaj kërcimeve të bëra nga banditë të Qeverisë dhe kandidatit Koni i bëri thirrje të mos tërhiqet nga gara.

Ish-kryeministri, Sali Berisha, në një dalje të jashtëzakonshme për mediat akuzoi kryeministrin Edi Rama, se po përdor bandat kriminale për të përcaktuar Rektorin e Universitetit të Tiranës.

Berisha tha se Emiljano Shullazi ka kërcënuar me jetë akademikun Mynyr Koni të tërhiqet nga gara dhe Rektorin aktual, Dhori Kule, që të mos e mbështesë.

Ish-kryeministri Berisha thotë se nuk ka komunikuar me asnjërin nga akademikët,  por jep garanci për burimin e informacionit.

Berisha:Kryebanditi Emiljano Shullazi i kërkon Profesor. Mynir Konit të tërhiqet nga gara ose do ti rrëmbehet djali dhe i thotë se po fole ke kokën. Dje Profesori i nderuar Mynir Koni ka paraqitur në mënyrë të papritur dorëheqjen. Banda e Emiljano Shullazit me tre makina të blinduara, sot në Shqipëri qarkullojnë me makina të blinduara vetëm Edvin Shullazi dhe Emil Shullazi.Kanë ndaluar në mes të sheshit “Nënë Tereza” me tre makina Rektorin aktual të Universitetit i cili e dorëzon detyrën, Profesorin e nderuar Dhori Kule dhe i kanë kërkuar në mënyrë kërcënuese ultimative që ti heqë çdo mbështetje Mynir Konit, nuk e di nëse i kanë kërkuar apo jo më shumë se kaq.

Ish-kryeministri Berisha thotë se Rama  e ka kthyer Qeverinë në bandë kriminale, ndaj ai ka një kërcënim të drejtëpërdrejtë për të.

Berisha:Dola këtu para shqiptarëve sëpari për të  paralajmëruar Edi Ramënse në rast se një qime floku pëson akademiku Mynir Koni ose djali i tij, akademiku Dhori Kule ose familjarë të tij, ose cilido akademik në garë në mënyrë absolute ta marrë si ultimatum, do të përgjigjet ai personalisht dhe as Gregu, askush tjetër.Rama këtë gjuhë do, atëherë jepi Çezarit atë që do.

Me një gjuhë paralajmëruese, ish-kryeministri Berisha, i bën thirrje dhe Prokurorisë së Përgjithshme që të nisë menjëherë hetimin.

Berisha: I bëj thirrje Prokurorit të Përgjithshëm ose të aktivizojë Prokurorinë e Tiranës, ose rolin e Petritit ta marrë Emiljano Shullazi.

Teksa e cilësoi ngjarjen të pa preçendent në historinë e Shqipërisë, kur krimi sipas tij shtrin duart drejt akademikëve, Berisha i bën thirrje dhe Presidentit  Bujar Nishani  që të luajë çdo rol që i njeh  ligji për të tejkaluar këtë situatë të shëmtuar.

Policia shoqëron dhe më pas arreston E.Shullazin/

Pas denoncimit të bërë publik nga kryeministri Sali Berisha, se kryeministri Rama ka kërcënuar përmes Emiljano Shullazit kandidatin për Rektor në Universitetin e Tiranës Mynyr Koni për tu tërhequr nga gara, policia ka shoqëruar në orët e mbrëmjes së djeshme (16 prill) Emiljano Shullazin.

Shoqërimi i tij është bërë në Rrugën e Kavajës, ku më pas është dërguar në Drejtorinë e Policisë së Tiranës ku po merret në pyetje.

Pas shoqërimit, mësohet se blutë kanë ushtruar kontroll në banesën e Shullazit dhe miqve të tij.

Lidhur me çështjen në Prokurorinë e Përgjithshme është zhvilluar një takim mes prokurorit të Tiranës Petrit Fusha, Drejtorit të Përgjithshëm të policisë Haki Çako, Kryeprokurorit Adriatik Llalla dhe Drejtorit të olicisë Tiranë Ervin Hodaj.

Pas takimit të katër funksionarëve të lartë të shtetit, Prokuroria e Krimeve të Rënda lëshoi urdhër arresti për Emiliano Shullazin, urdhër i cili u ekzekutua nga Drejtoria e Policisë Tiranë, e cila mbante Shullazin të shoqëruar.

Përveç Emiliano Shullazit policia arrestoi edhe shtetasin Gilmano Dani, i cili njihet si krahu i djathtë i Shullazit. Për dy shtetasit e arrestuar rëndon akuza’ Pjesëmarrje në organizata kriminale’.

Më herët Berisha tha se Emiljano Shullazi ka kërcënuar me jetë akademikun Mynyr Koni të tërhiqet nga gara dhe Rektorin aktual, Dhori Kule, që të mos e mbështesë.

Ish-kryeministri Berisha thotë se nuk ka komunikuar me asnjërin nga akademikët,  por jep garanci për burimin e informacionit.

Berisha:Kryebanditi Emiljano Shullazi i kërkon Profesor. Mynir Konit të tërhiqet nga gara ose do ti rrëmbehet djali dhe i thotë se po fole ke kokën. Dje Profesori i nderuar Mynir Koni ka paraqitur në mënyrë të papritur dorëheqjen. Banda e Emiljano Shullazit me tre makina të blinduara, sot në Shqipëri qarkullojnë me makina të blinduara vetëm Edvin Shullazi dhe Emil Shullazi.Kanë ndaluar në mes të sheshit “Nënë Tereza” me tre makina Rektorin aktual të Universitetit i cili e dorëzon detyrën, Profesorin e nderuar Dhori Kule dhe i kanë kërkuar në mënyrë kërcënuese ultimative që ti heqë çdo mbështetje Mynir Konit, nuk e di nëse i kanë kërkuar apo jo më shumë se kaq.

PD: Rama çon krimin dhe në Universitet, bie dhe standardi i fundit i Republikës/

PD ka deklaruar se me kërcënimin e kandidatit për rektor në Universitetin e Tiranës, Mynur Koni është edhe fundi i çdo standardi të Republikës, një rrënim që mban emrin dhe firmën e Edi Ramës.

Në një deklaratë për mediat nga selia blu, Luçiano Boçi tha se Profesor Koni, u kërcënua sepse nuk është kandidati i Edi Ramës.

Deklaratë e kreut të Departamentit të Arsimit, Luçiano Boçi

Eshtë zyrtare që kandidati për rektor i Universitetit të Tiranës, Mynyr Koni, është kërcënuar nga Emiliano Shullazi, që të tërhiqet nga gara.

Eshtë po ashtu zyrtare se ky është fundi i çdo standardi të Republikës, një rrënim që mban emrin dhe firmën e Edi Ramës.

Profesor Koni, u kërcënua nga kreu i bandës më të rrezikshme në vend, sepse nuk është kandidati i Edi Ramës.

U kërcënua me jetën e djalit të tij, për ti hapur rrugën njeriut të Edi Ramës, për ti hapur rrugën kapjes së Universitetit të Tiranës.

Nga shumë këmbana alarmi që kanë rënë prej tre vitesh për arsimin në vend, kjo është padyshim më e rënda, është klithma e rënies së botës akademike në duart e krimit.

Universiteti ndoshta ishte i vetmi institucion ende i painkriminuar nga Edi Rama.

Dhe kjo ishte një sfidë për kryeministrin, që ka vënë në shërbim të banditëve e trafikantëve çdo zyrë publike, deri dhe parlamentin.

Pasi rriti tarifat, duke favorizuar klientelën e tij e duke privuar të rinjtë që s’kanë mundësi ekonomike, nga e drejta kushtetuese për arsim të lartë, Edi Rama tentoi ta pushojë së ekzistuari Universitetin, duke caktuar rektor Shullazin.

Por ky model i Edi Ramës për universitetin,  ka për t’u refuzuar me përbuzje e neveri nga bota akademike, nga profesorët, pedagogët e studentët e Tiranës.

Basha: Rama kërkoi ta emëronte Emiliano Shullazin edhe rektor të UT/

Kryetari i PD, Lulzim Basha ka reaguar në lidhje me ndalimin e Emiljano Shullazit. Në një reagim për mediat, kryeopozitari akuzon kryeministrin Rama se përdor Shullazin si partner për të kapur edhe Universitetet.

“Me Emiliano Shullazin e sojin e tij u fut në zgjedhjet e 2013. Po ashtu në zgjedhjet e 2015. Referendumin në partinë e tij e bëri me Shullazët. Tani dhe zgjedhjet ne Universitet. I erren sytë nga vota, se vota është e kundërta e tij. Nuk duron dot zgjedhje, alternative, platforma”, deklaron Basha.

Deklarata e Bashës

Pasi e bëri dekan të krimit, Edi Rama kërkoi ta emëronte Emiliano Shullazin edhe rektor të Universitetit të Tiranës.Pasi i dha gjithë mbështetjen qeveritare në aferat e pisëta të trafikut e gjobvënies, pasi i hapi doganat dhe i dha poste kyçe në polici, dhe celesat e kafazit te Tahirit, Edi Rama kërkon ta caktoje Emiliano Shullazin edhe shef të botës akademike.
Sepse ky është modeli, ky është koncepti i Edi Rames për zgjedhjet. Ai nuk i njeh ato si garë, si konkurence, por vetëm si instrument për të kapur e mbajtur pushtetin. Ndaj sa herë ka zgjedhje, ai nxjerr në skenë një person që e ka komisioner, numërues, vezhgues, kqz, që është Shullazi. Me Emiliano Shullazin e sojin e tij u fut në zgjedhjet e 2013. Po ashtu në zgjedhjet e 2015. Referendumin në partinë e tij e bëri me Shullazët. Tani dhe zgjedhjet ne Universitet. I erren sytë nga vota, se vota është e kundërta e tij. Nuk duron dot zgjedhje, alternative, platforma. Thirrja që i bëri Shullazit për të kapur Universitetin është ndoshta më e renda deri sot. Por nuk do tia dalë. Vota është zullumi që ju zë fytin tërë oligarkëve kur njësoj si ky fusin duart thellë në zgjedhje. Nuk ka dyshim se arrestimi i partnerit kryesor të Edi Ramës ka ardhur nga presioni i partnerit tonë të vyer strategjik.
Partia Demokratike bashkë me qytetaret, me profesorët, me studentët, bashkë partnerët ndërkombëtare do ta sigurojnë votën në Shqipëri. Vota e lire eshte fundi i ologarkise se lidhur me krimin, fundi i krizes Rama per Shqiperine.

Filed Under: Komente Tagged With: shqiperia, Shullazi, tranzacioni, Universiteti

The Telegraph: Pas botës së errët të gjakmarrjes shqiptare

April 17, 2016 by dgreca

Edhe pse në vendin tonë shkrimet për gjakmarrjes janë shuan, mediat në Europë hedhin dritë dhe paraqesin në reportazhet e tyre histori që dhe vetë Shqipëria nuk i ka dëgjuar më parë. Një shkrim i radhës nga Britanikja, “The Telegraph”, ku Shqipërisë i ka veshur elementë modernë si qasja me rrjetin e saj 4G, anëtarësimin në NATO, dhe përgatitjet për t’u bashkuar me BE por e ka quajtur të dobët për sa i përket gjakmarrjes.

“Ka pasur 35 vrasje hakmarrje”, thotë Gjin Marku, një ish-oficer i zbulimit shtetëror i cili tani punon si ndërmjetëson ndaj familjeve që janë në gjak.

Të huajt ndoshta nuk kanë dëgjuar shumë për “kanunin e Lek Dukagjinit”, i cili është një kod fisnor me 1,262 rregullave të përcaktuara nga fisniku i shekullit të 15-të Lekë Dukagjini, i cili kishte vendosur se “kush derdh gjaku duhet të plotësohen me gjak të derdhur”. Por ndërsa historitë e Kanunit mbeten pjesë e ADN-së kulturore dhe historike të Shqipërisë, ato janë gjithashtu një burim shqetësimi në rritje për azil në Britani. Që nga 2012 dhjetëra mijëra shqiptarë kanë emigruar në Europë, shumë kërkuar azil në bazë të asaj që ata janë të frikësuar për jetën e tyre, si rezultat i “gjakmarrjes”.

Ato janë kërkesa të cilat zyrtarët britanikë thonë se janë pothuajse gjithmonë të rreme ose të paktën, jo në atë që duket të jetë. Nicholas Cannon, ambasadori i Britanisë në Shqipëri, ka shkuar edhe më tej, kur në vitin 2013 ai akuzoi zyrtarë të qeverisë dhe OJQ-të për të ashtuquajturat certifikatat e gjakmarrjes që ushqenin stereotipin e vjetërsuar ballkanik të Shqipërisë si një prapambetje e rrezikshme.

“Nuk ka asnjë arsye që një shqiptar për kërkojnë azil në ndonjë vend të BE-së – jo për arsye politike apo të sigurisë”, është shprehur Saimir Tahiri për “The Telegraph”.

Pavarësisht nga një goditje shqiptare, Z. Marku – i cili ishte vetë hetuar nga policia për shitjen e certifikatave të falsifikuara në vitin 2014 para se të gjitha akuzat i ka hodhur poshtë, pasi ai me sukses ka argumentuar se akuzat ishin të motivuara politikisht. I pyetur në lidhje me kritikat e ambasadorit Cannon, ai thotë. “Ai nuk e di se çfarë është duke folur. Në fakt, si ambasador ai nuk mund të gjejnë bishtin mbi një gomar”.

Dhe kështu që ideja e lashtë e “Kanunit” përjetësohet në ditët e sotme – më e gjallë, ndoshta më popullore se ana e errët e Shqipërisë se sa vetë realiteti i treguar.

Përshtati: Redjon Shtylla

Filed Under: Komente Tagged With: “The Telegraph”:, Gjakmarrja në Shqipëri, për azil në Britani, shqetesimi

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 34
  • 35
  • 36
  • 37
  • 38
  • …
  • 95
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Bahamas njeh Kosovën!
  • Legjenda e portës shkodrane, Paulin Ndoja (19 dhjetor 1945 – 16 prill 2025) do të mbushte sot 80 vjeç
  • “Roli dhe kontributi i diplomacisë shqiptare në Maqedoninë e Veriut nga pavarësia deri sot”
  • Marie Shllaku, kur një jetë e re u shndërrua në përjetësi kombëtare
  • Në sinoret e Epirit…
  • Mbrëmë hyri në fuqi Ligji i SHBA për autorizimin e mbrojtjes kombëtare
  • Skënderbeu “grek”, ose si të bëhesh grek pa e ditur
  • A historic moment of pride for the New Jersey Albanian-American community
  • U zhvillua veprimtaria përkujtimore shkencore për studiuesin shqiptaro-amerikan Peter Prifti
  • Dashuria që e kemi dhe s’e kemi
  • “Jo ndërhyrje në punët e brendshme”, dorëheqja e Ismail Qemalit, gjest atdhetarie dhe fletë lavdie
  • Arti dhe kultura në Dardani
  • Gjon Gazulli 1400-1465, letërsia e hershme shqipe, gurthemeli mbi të cilin u ndërtua vetëdija gjuhesore dhe kulturore e shqiptarëve
  • “Albanian BookFest”, festivali i librit shqiptar në diasporë si dëshmi e kapitalit kulturor, shpirtëror dhe intelektual
  • VEPRIMTARI PËRKUJTIMORE SHKENCORE “PETER PRIFTI NË 100 – VJETORIN E LINDJES”

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT