• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Archives for April 2016

SOT KANDIDATJA HILLARY CLINTON NE BRONX

April 15, 2016 by dgreca

Sot, e Premte 15 Prill 2016 do të mbahet në Bronx një takim me komunitetin shqiptar në mbështetje të kandidates demokrate për presidente, Hillary Clinton.Takimi që do të ketë si folës kryesor ish-Presidentin Bill Clinton, do të ketë në skenë edhe kongresistin e njohur Eliot Engel dhe asamblesistin e shtetit, Mark Gjonaj.Në tubim do të jenë edhe dy figura të njohura për shqiptarët: kongresisti Engel, një mik i dëshmuar për gati tri dekada në Washington DC dhe Mark Gjonaj i pari asambleist shqiptaro-amerikan në historinë e diasporës sonë në New York.

Filed Under: Featured Tagged With: Eliot Engel, Mark Gjonaj, ne mbeshtetje, Takim ne Bronx, te kandidates Hillary Clinton

OBAMA PRITI RAMEN NE SHTEPINE E BARDHE

April 15, 2016 by dgreca

Obama theu protokollin për Ramën, e merr në Zyrën Ovale

​Edi Rama ka përfunduar vizitën në Shtetet e Bashkuara me takimin me zv.presidentin Baiden dhe Presidentin Obama në Shtëpinë e Bardhë. Obama ka thyer protokollin dhe ka marrë kryeministrin shqiptar në Zyrën Ovale.

Takimi në Shtëpinë e Bardhë i kryeministrit Edi Rama dhe delegacionit që e shoqëron është fundi i një vizite historike jo thjesht për faktin se bëhet në 25-vjetorin e rivendosjes së marrëdhënieve me Shtetet e Bashkuara, por edhe në fund të një serie takimesh të rëndësishme që kreu i ekzekutivit pati në Nju Jork dhe në Uashington.

Sigurisht që axhenda ka qenë e rëndësishme në takimin me zv.Presidentin Joe Biden për katër minuta dhe më pas për 40 minuta të tjerë me Presidentin Barack Obama.

Çështjet e sigurisë, për shkak se Shqipëria shikohet si një investim strategjik i Shteteve të Bashkuara, por edhe çështje konkrete si reforma në drejtësi, Byroja Kombëtare, Samiti i NATO-s në korrik në Varshavë, kriza e refugjatëve për të cilën Edi Rama ka pasur një qëndrim deri diku kontraversial, por padyshim edhe çështje të tjera të rëndësishme siç janë investimet e mëdh a strategjike amerikane si TAP-i dhe çështje të tjera.

Kjo vizitë vjen edhe në një moment kur së paku Donald Trump po fiton mbështetjen e republikanëve dhe Edi Rama, vetëm 24 orë më parë këtu në CNN, e bëri të qartë që ky do të ishte një investim i gabuar i shtetasve amerikanë.

Rama takim me Obamën dhe Biden: Vlerësohet mësimi i fesë në shkollë

Shqipëria është duke marrë gjithnjë e më shumë një rol të rëndësishëm në rajon dhe kjo shihet me pozitivitet nga partnerët ndërkombëtar.

Këtë tha Kryeministri Edi Rama në përfundim të takimit me Presidentin Obama dhe Zv/Presidentin Joe Biden në Shtëpinë e Bardhë, takim i cili zgjati rreth 50 minuta.

Kryeministri u shpreh për VOA se takimi zgjati më shumë se çfarë ishte parashikuar.

“Fjalët ishin të mira për vendin tonë. Shqipëria po merr një rol të rëndësishëm në rajon dhe dinamika e politikës së jashtme ka sjellë një këndvështrim të ri të partnerëve karshi nesh”, theksoi Rama.

Ai bëri të ditur se Shtëpia e Bardhë e ka pritur mirë implementimin e mësimit të fesë në shkollë.

“Bashkëjetesa fetare duhet promovuar. Ajo është thelb i një shoqërie moderne. Presidenti u interesua me shumë dëshirë dhe me entuziazëm lidhur me idenë e futjes në shkolla të mundësisë për të njohur fenë dhe për ti dhënë të rinjve, instrumentin e domosdoshëm për të mos rënë pre e propagandës esktremiste. Qendra rajonale kundër ekstremizmit do të ngrihet dhe ka marrë mbështetjen Amerikane dhe të USAID. Nuk është program që prek vetëm shkollat por ajo prek të gjitha sferat e jetës për të promovuar bashkëjetesën fetare”, tha Rama.

Ai shtoi se këtë bashkëjetesë fetare që ka vendi ynë, të rinjtë nuk duhet ta marrin si të mirëqënë, por duhet të “luftojnë” për ta mbajtur.

Duke folur për reformën në drejtësi, kryeministri Rama u shpreh se ajo duhet të ishte miratuar. “Praktikisht ajo është gati. Nuk dua të flas për opozitën në oborrin e Shtëpisë së Bardhë, por kjo puna e mos votimit është pjesë e simulimeve që po bënë opozita.

Ka pasur shumë simulime, si ato të njerëzve kur nuk duan të shkojnë në punë dhe marrin raport falso për të penguar proçesin. Sidoqotë reforma do të kalojë dhe jam besimplotë, që cila do pal ka kuptuar thelbin, se kush identifikohet si thelbi reformës dhe rëndësia që ajo ka për vendin”, vijoi Rama.

Kryeministri vendit, gjithashtu njoftoi se Zv/Presidenti Amerikan Biden do të pres në një vizitë zyrtare Presidentin e ri të Kosovës, Hashim Thaçin, teksa në lidhje me vizitën e tij në SHBA, Rama bëri të ditur se takimi i radhës ishte me drejtues të FBI-së, në kuadër të bashkëpunimit me këtë institucion. “Do të ketë një marrëveshje bashkëpunimi me FBI-në. Kjo do të jetë një ndihmë e rëndësishme për të marrë në aspektin hetimor”, vlerësoi Kryeministri vendit./ATSH

Filed Under: Komente Tagged With: Presidenti Obama, priti Ramen, shtepia e bardhe

Scholarship Opportunity for Future Math and Science Teachers

April 14, 2016 by dgreca

Scholarship Opportunity for Future Math and Science Teachers/

Prepared for “Dielli” by Mithat Gashi, Chair, Vatra’s Educational Foundation. /

The Annette Urso Rickel Foundation, Inc. is offering full or partial tuition scholarships for one academic year to future Math and Science teachers.  The Foundation’s mission is to enhance the quality of primary and secondary teachers by supporting their education and providing opportunities for individuals to realize their potential as Math and Science teachers.

Eligibility Requirements:
  1. Commitment to becoming a teacher with priority given to math or science majors
  2. Entering the first or second year of college
  3. A good academic record
  4. Financially needs based
  5. Must be a resident of New York State
Criteria for Winners:
  1. Attributes that demonstrate a well rounded individual
  2. Recommendations from teachers
  3. Involvement in extracurricular school activities such as sports, clubs, and the performing arts
  4. volunteer service in the community
  5. Work experience
Amount of Award: To be determined based on student needs for the academic year and consideration for future funding if student sustains an academic record in good standing and is committed to becoming a teacher.

To apply for a scholarship, download and print the Scholarship Application Form. www.theannetteursorickelfoundation.org.

Fill out the form and mail it to the address provided, along with all required documentation by June 15, 2016.

Note that in addition to the application form, you must also provide:

  • A copy of your college acceptance letter
  • A copy of the prior year’s federal tax return
  • A 250 word essay titled: “Why I Want to Become a Math or Science Teacher”
  • Two letters of recommendation from teachers (mailed separately by them)

Filed Under: Vatra Tagged With: Mithat Gashi, Scholarship Opportunity for Future Math and Science Teachers

NA I NXEFE SHUPLAKAT GJENERAL…!

April 14, 2016 by dgreca

Bisedë me shkas që nisi në ditëlindjen e 80-të të Kadaresë në Janar 2016 dhe përfundoi në ditëlindjen e 84-t të Pirro Manit, sot 14 Prill 2016/

Nga Dalip Greca*

Së bashku me një nga miqtë më të afërt të Pirro Manit, që prej kohës kur  la Koloradon për Nju Jorkun,  Veis Belliun, e vizitojmë jo rrallë “Gjeneralin” e skenës shqiptare në shtëpinë e tij në Harrison, një zonë e lakmuar nga njujorkezët. Edhe këtë herë Pirro na priti në krye të shkallëve të shtëpisë së tij së bashku me Pavlinën.

-Është i vetëm çifti sonte,- thotë me të qeshur regjisori…

Pjesa tjetër e familjes kishte shkuar për fundjavë jashtë Nju Jork-ut.

Pa mbaruar mirë përshëndetjet Pavlina e shtroi tavolinën. Biseda që në fillim kapërcen oqeanin. Qe fundjanari dhe po diskutonim rreth veprimtarive që u organizuan në Shqipëri, veçanërisht në Gjirokastër,  për 80 vjetorin e Shkrimtarit Ismail Kadare. Pirros i kishte mbetë në kujtesë thënia e Kadaresë se ishte tepruar me veprimtaritë kushtuar ditëlindjes së tij, ndërkohë që ishte harruar 17 Janari i Heroit Kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeu…. Natyrisht që Kadare i meriton nderet.

Nga Kadare kaluam tek “Gjenerali i Ushtrisë së Vdekur”…  Pyetjen e bëra unë, pasi Veizi ma kujtoi rrugës; Si ishte puna e nxefjes së shuplakave në Prishtinë në Vjeshtën e Vitit 1972?

…. Në fakt e kishim lënë një bisedë përgjysëm gjatë vizitës që patëm bërë paskthimit të  tij Verën e shkuar nga një vizitë në Shqipëri, ku Tirana dhe rrethet e Teatrit, aktorë të vjetër e të rinj, studentë të Akademisë së Arteve, media folën dhe shkruan shumë për “Epokën e Pirro Manit”. Në atë vizitë ta paskthimit nga Tirana, bashkë me ne ishte dhe Adem Belliu i Televizorit Kultura Shqiptare në Nju Jork, që e la kamerën hapur për të “vjelë” sa më shumë nga bsieda me Pirrron dhe Pavlinën…..

***

Këtë herë, unë kisha marrë me vete disa fletë të printuara nga gjurmët e shfaqjes të “Gjeneralit të Ushtrisë së Vdekur” në Prishtinë në në vitin 1972. I pata kërkuar korrespondentit të Gazetës “Dielli” në Kosovë, gazetarit Behlul Jashari, që të hulumtonte në shtypin e kohës se si ishte pritë shfaqja e Gjeneralit aso kohe në Kosovë. Behluli kërkoi nëpër librari, nëpër koleksione gazetash, dhe diçka gjeti. I kisha kërkuar që mundësisht të takonte e të intervistonte personazhe që kishin qenë në shfaqje.

Në fakt nuk e pati të lehtë: Fatkeqsisht, më shkruante Behluli, shkrimtari, përkthysi, gazetari Vehap Shita, që ka shkruar për  vënien në skenë në Teatrin Krahinor të Kosovës, Gjeneralin e Ushtrisë së Vdekur të të madhit Pirro Mani, ka dy vjet që ka ndërruar jetë, ndërsa  shkrimtari e gazetari Musa Ramadani, redaktor i Kulturës për shumë vite në Gazetën Rilindja, që gjithashtu e ka ndjekur nga afër shfaqjen dhe ka shkruar për të, tani nuk është mirë me shëndet, por gjithësesi biseduam në telefon dhe atij i kujtohej mjaft mirë  shfaqja dhe ende i ruante të fuqishme mbresat nga shfaqjet e Gjeneralit….E kujton Pirron si gjeneral të Skenës…

Ia lexoj Pirros letrën e Behlulit, dhe e shoh se si i shkëlqejnë sytë….Tek dëgjon mesazhin e gazetarit nga Prishtina, bëhet më i vëmendshëm, pastaj duket sikur përhumbet në mjegullën e kohës dhe nga rrathët e kujtesës kërkon të kapë gjurmët e asaj shfaqjeje ….

– Ka qenë një shfaqje e madhe…Pata më shumë liri regjisoriale atje në Prishtinë. E shfryva dufin e censurës dhe autocensurës. Realizova një shfaqje moderne me të gjitha mejtet skenike që më jepte liria.Në Kosovë shkeleshin liri të tjera, por jo si në Shqipëri, ku gjithçka censurohej, veçanërisht në fushën e krijimtarisë… Nuk kisha mbi kokë atje “Kontroll Partie”, siç i thoshim ne, Këshilli Artistik, që bënte skanerin e shfaqjes para se të shkonte tek publiku….

Biseda ngrinë…. Për një çast Gjenerali i skenës shqiptare, heshtohet… Për disa minuta dëgjojmë frymarrjen e  tij të shpeshtuar.Duket se po e përjeton atë që ka lënë atje në Prishtinë, pjesë nga vetja.

Më pas, sikur të ishte kujtuar për diçka, më thotë: Nuk arrij t’i bashkoj të gjitha copëzat e atij përjetimi që zgjati më shumë se 6 muaj në Prishtinë. Shkroi shumë shtypi atje për Gjeneralin. Mbaj mend se njëra nga gazetat e asaj kohë pat vënë një titull që më mbeti në mendje për shumë kohë ”Na i nxefe shuplakat Gjeneral!”….Në fakt ma kishin thënë këtë shprehje edhe me zë pas shfaqjes”Na i nxefe shuplakat Gjeneral”…Më pëlqente shumë ky kompliment. Kaq, s’mund të thonin më shumë në atë kohë…

***

… Gazetari nga Prishtina më kishte dërguar disa faqe të librit të shkrimtarit Vehap Shita”Kur ndizen Dritat”, libër i botuar pesë vjet pas shfaqjes në  Prishtinë, në vitin 1977, dhe që mund të gjendet sot edhe në bibliotekën e Universitetit të Urbanës në Illinois, këtu në SHBA.

Shkrimtari, kritiku Shita, shkruante: Pa marrë parasysh se romani i Ismail Kadaresë “Gjenerali i Ushtrisë së Vdekur” është vepër e njohur, e çmuar si një nga më të bukurat në Letërsinë bashkohëse shqipe, drama që Pirro Mani kishte thurur me lëndën e romanit, edhe si autor i dramatizimit, edhe si regjisor, të jep përshtypjen e një spektakli teatral më vete. Pirro Mani ka ndjekë rrugën e inskenimit realist spektakolar, por me tendencë të dukshme që të mbeten gjithnjë në plan të parë idetë e veprës.

Pirro Mani e kishte parim profesional, që të mos i hynte në pjesë autorit, por ai i ngjizte veprës shpirtin e tij regjisorial, dhe vepra fitonte atë ç’ka i mungonte.

Në kujtesën e Pirro Manit”Gjenerali i Ushtrisë së Vdekur” ka një peshë të shumfishtë. Kadare ia pat dhënë të parit dorëshkrimin e “Gjeneralit të Ushtrisë së Vdekur”, ende pa u botuar si libër. Ishte tronditur Pirrua nga dramaciteti dhe ankthi që mbartëte subjekti. Ndërsa e përpintë së lexuari, mendjen e kishte në skenë….Kur doli libri nga shtypi, Pirro ishte nga të parët që e mori nga autori me autograf. Në mendjen e tij nisi endja e pëlhurës skenike, që në Prishtinë pat më shumë liri e fantazi krijuse.

Pirro kujton kohën e largët të shfaqjeve në Kosovë. Ishte Vjeshtë e vitit 1972. Atë kohë drejtor i Teatrit të Prishtinës ishte shkrimtari dhe poeti i zëshëm i Letërsisë Shqipe Azem Shkreli. Përgatitjet me Trupën e  Prishtinës kishin vazhduar rreth gjashtë muaj. E kujton si sot…Kur Pirro pat krijuar bindjen se gjithçka ishte gati, nisur nga praktika në Shqipëri, ku Partia kontrollonte gjithçka, dhe pa viston e saj nuk jepej shfaqja, kishte shkuar për të takuar e për tu këshilluar me drejtorin e Teatrit.

– Pse është munduar regjisori deri tek drejtori?, i pat thënë Azem Shkreli me të qeshur.

Pirro iu përgjigj pyetjes me pyetje:

– Kur do ta mblidhni Këshillin Artistik, që të kontrollojë shfaqjen dhe të na lejoji ta shfaqim për publikun?  Unë jam gati, që nesër…

Nuk e kishte mbaruar fjalinë e dytë, kur drejtori-shkrimtar, pat shprehë habinë:- Çfarë Këshilli Artistik po thua, he burrë? Nuk kemi Këshillë ne këtu. Ti je regjisori, e ti je Këshilli artistik. Nuka ka punë Këshilli Artistik me vizionin tënd, me realizimin tënd regjisorial s’ka punë njeri! Ti je Këshilli, përsëriste dhe qeshte shkrimtari -drejtor.

Pirro është habitë për vete. Ç’thotë ky Azem Shkreli? Po Partia, breeee? Po vija….?! Po Kontrolli punëtor…Po Bashkimet Profesionale…Po ai, i madhi fare…nuk do të dërgonte përfaqësues ai…

I kishte drejtuar dhe një pyetje drejtorit:- Po a nuk bëhet këtu shfaqje gjenerale para Këshillit Artistik?

– Jo pra jo, je ti mbreti i skenës, je ti Gjenerali….

U kthye tek trupa dhe intensifikoi provat. Gjithçka iu duk se ishte gati. Gjenerali, që luhej nga Shani Pallaska-pionier i aktrimit Kosovar dhe Prifti i luajtur mjeshtrisht nga i madhi Istref Begolli, ishin shkrirë me skenë sipas vizionit të regjisorit Pirro Mani, ashtu siç edhe Plaka Nicë në fiksimin e saj tronditës, e mishëruar fort bukur nga loja e përsosur e Melihate Ajeti, që dukej se “Nica” e saj vinte nga një tjetër planet, si jashtoksore, për t’ia prishur  gëzimin gjeneralit.

Publiku Kosovar e mbajti frymën pezull gjatë shfaqjes. Pirro kujton momentin e shfaqjes së plakës Nicë… Halucinacionet e Gjeneralit… Tronditja nga kontrastet e thella…Fantazia e Pirro Manit kishin krijuar një mjedis të kontrasuar me Kryqe, varreza pushtuesish,e zeza e hijeve të mortit, skeletet e veshura me najlon, ishte e frikshme fëshfëritja e tyre, ndjesia e vdekjes që zotëronte skenën, pastaj skena e bardhë e dasmës,daullet e dasmës, valltarët që  kërcenin në skenë, këngët polifonike me interpretim modern…Ishte një shfaqje ekspresioniste, që diktoi respekt në qarqet teatrore…

Publiku kosovar e priti shfaqjen me duartrokitje të zjarrta. Ishte dhe Kadare në shfaqje. U gëzua shumë kur pa atë pritje aq të ngrohtë. Morën pjesë edhe nga teatri Serb, ai Podgoricës, i Novi Sadit. Të gjithë e vlerësuan.Ishte diçka ndryshe…(Lexoje te plote ne Diellin e Printuar)

Filed Under: ESSE Tagged With: dalip greca, Na i nxefe shuplakat Gjeneral, Pirro Mani

Rama flet me kongresmenët për histori suksesi shqiptaro-amerikan

April 14, 2016 by dgreca

Historitë e suksesit shqiptaro-amerikane” ishte tema në qendër të një takimi miqësor të Kryeministrit Edi Rama në Capitol Hill në Washington, me senatorë, kongresmenë dhe përfaqësues të këtij komuniteti.

Për Kryeministrin Edi Rama, historia e suksesit të shqiptarëve në Shtetet e Bashkuara ka nisur me brezat më të hershëm dhe sot janë frymëzim i përbashkët për ta bërë Shqipërinë dhe Kosovën një histori suksesi europiane.

Edi Rama: Për bashkëkombasit e mi në këtë dhomë dhe jashtë dua t’i them që të punojmë bashkë, që të ruajmë gjuhën tonë, të zhvillojmë kulturën dhe identitetin tonë, të kultivojmë dhe të çojmë përpara trashëgiminë e përbashkët të baballarëve dhe gjyshërve tanë. Le të frymëzohemi nga historitë e suksesit, nga më të mirat tona, për të bërë të mundur që Shqipëria dhe Kosova të jenë një histori suksesi në Ballkan dhe që Ballkani të jetë një histori suksesi në Europë. Europa ka shumë nevojë për një histori suksesi dhe kush tjetër, përveç Ballkanit Perëndimor mund të japë një histori suksesi. Ne jemi e vetmja histori suksesi që mund të shkruajë tani Europa. Le ta bëjmë realitet!“.

Komuniteti shqiptaro-amerikan u vlerësua një urë e fortë e miqësisë dhe e lidhjes së veçantë mes dy vendeve, me kontribute të vyera në jetën shoqërore amerikane dhe në zhvillimet e 25 viteve të jetës demokratike në Shqipëri. “Ambasadorë të vendit të tyre” i quajti kongresmeni Charles Rangel, duke lëvduar lidhjen e fortë që ata mbajnë me Shqipërinë.

Charless Rangel:  Mirë se vini zoti kryeministër. Fjalët që ju ndatë këtu me na bëjnë të gjithë ne amerikanëve që të ndihemi më të fortë, pasi këto janë gjërat në të cilat ne besojmë, si të jemi përkrah miqve tanë kur ata kanë nevojë për ne. Të gjithë shqiptarët në Amerikë janë ambasadorë të vendit të tyre dhe e bëjnë Amerikën të madhe, sepse nuk e harrojnë Shqipërinë dhe nuk duhet ta harrojnë. Pavarësisht gjithçkaje që kemi kaluar, SHBA-të janë një shtet i ri. Ne jemi të fuqishëm, të mëdhenj, të pasur dhe të shëndetshëm, por jemi vetëm 400 vjeç, ndaj kemi nevojë për miq të tjerë, me histori më të pasur, që të jenë në gjendje të bashkohen në rrugën tonë. Ndaj është një nder i madh për Dhomën e Përfaqësuesve që t’ju presim këtu,”

Miqësi shumë e veçantë, gati unike, e çmon senatori Mark Kirk, marrëdhënien shqiptaro-amerikane, për të cilën angazhohet të punojë për ta forcuar më tej.

 Mark Kirk: “Është një marrëdhënie shumë e veçantë ajo që kemi me Shqipërinë, një mike shumë e mirë. Ishte shumë befasuese për mua kur udhëtova në Shqipëri pashë flamuj që valëviteshin mbi shtëpitë e njerëzve dhe nuk ishte vetëm flamuri shqiptar, por edhe flamuri amerikan që ndodhej në shtëpitë e shqiptarëve në të gjithë vendin. Nuk do të gjeni asnjë vend tjetër në botë që ka aq shumë shtëpi, ku flamuri shqiptar valëvitet përkrah flamurit amerikan. Është një miqësi e veçantë, një miqësi që e çmojmë shumë këtu në SHBA dhe që gjithashtu e çmoj shumë personalisht, ndaj jam i vendosur që të forcojmë këto marrëdhënie të shkëlqyera,”

Filed Under: Kronike Tagged With: Histori Suksesi, Rama me Kongresmenet

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 41
  • 42
  • 43
  • 44
  • 45
  • …
  • 95
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Bahamas njeh Kosovën!
  • Legjenda e portës shkodrane, Paulin Ndoja (19 dhjetor 1945 – 16 prill 2025) do të mbushte sot 80 vjeç
  • “Roli dhe kontributi i diplomacisë shqiptare në Maqedoninë e Veriut nga pavarësia deri sot”
  • Marie Shllaku, kur një jetë e re u shndërrua në përjetësi kombëtare
  • Në sinoret e Epirit…
  • Mbrëmë hyri në fuqi Ligji i SHBA për autorizimin e mbrojtjes kombëtare
  • Skënderbeu “grek”, ose si të bëhesh grek pa e ditur
  • A historic moment of pride for the New Jersey Albanian-American community
  • U zhvillua veprimtaria përkujtimore shkencore për studiuesin shqiptaro-amerikan Peter Prifti
  • Dashuria që e kemi dhe s’e kemi
  • “Jo ndërhyrje në punët e brendshme”, dorëheqja e Ismail Qemalit, gjest atdhetarie dhe fletë lavdie
  • Arti dhe kultura në Dardani
  • Gjon Gazulli 1400-1465, letërsia e hershme shqipe, gurthemeli mbi të cilin u ndërtua vetëdija gjuhesore dhe kulturore e shqiptarëve
  • “Albanian BookFest”, festivali i librit shqiptar në diasporë si dëshmi e kapitalit kulturor, shpirtëror dhe intelektual
  • VEPRIMTARI PËRKUJTIMORE SHKENCORE “PETER PRIFTI NË 100 – VJETORIN E LINDJES”

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT