• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Archives for April 2016

FAIK KONITZA:Shqipëria ka nevojë për një qeveri, që sillet me respekt dhe jo me dhunë ndaj qytetarëve

April 3, 2016 by dgreca

Faik Konica mbetet një nga figurat më të shquara të historisë së Shqipërisë dhe veprat e tij mbeten po kaq aktuale sot e asaj dite. Më poshtë, gazetari i Zërit të Amerikës, Ilir Ikonomi ka publikuar një tekst ku Konica flet në Romë për vizionin e tij mbi qeverinë e ardhshme të Shqipërisë. Bëhet fjalë për qershorin e vitit 1919, 97 vite më parë. Që prej atëherë, shumë pak gjëra kanë ndryshuar. Ashtu sikurse tani kur flitet me të madhe për gjyqësorin, edhe atëherë, Konica kërkonte emërimin e njerëzve të ndershëm në drejtësi.

Konica: Në Shqipëri do të ketë popullaritet vetëm ajo qeveri që do t’i japë vendit atë që i mungon: një administratë të matur, aktive dhe të shkathët, që sillet me respekt dhe jo me dhunë ndaj qytetarëve, sepse pas drejtësisë, populli shqiptar nuk vlerëson asgjë tjetër përveç mënyrave të buta të sjelljes.

Gabimi më i madh që bëjnë disa qeveritarë është kur mendojnë se brutaliteti tregon energji, ofendimi tregon forcë. Përkundrazi, këto janë shenja të dobësisë.

Një rëndësi e veçantë u duhet kushtuar gjykatave. Atje ku do të emërohen gjyqtarë vërtet të ndershëm, të paanshëm dhe të zotë, qeveria do të fitojë menjëherë zemrat e popullit. Për gjyqtarë të tillë, asnjë rrogë nuk do të ishte tepër e madhe, asnjë shpenzim nuk do të ishte i kotë.”

konica

Filed Under: Histori Tagged With: Faik Konitza, një qeveri, që sillet me respekt

Rroga minimale në Nju Jork 15 dollarë/ora

April 3, 2016 by dgreca

Ne Foto: Guvernatori demokrat i Nju Jorkut, Andrew Cuomo/

Lajmin e ka konfirmuar zyra e Guvernatorit permes nje komunikate qe mabn firmen e Cuomos. Guvernatori demokrat i Nju Jorkut, Andrew Cuomo ka arritur një marrëveshje me dy dhomat legjislative të këtij shteti për një projketbuxhet që parashikon rritjen e pagës minimale në 15 dollarë/ora.Kjo masë pritet të prekë rreth 2,3 milionë persona në shtetin e Nju Jorkut, sipas një komunikate të publikuar nga guvernatori.Kjo deklaratë vjen tre ditë pas një marrëveshje të ngjashme të arritur nga ligjvënësit kalifornianë për të rritur gjithashtu rrogën minimale në 15 dollarë/ora. Rroga minimale ligjore aktualisht është 7,25 dollarë në nivel federal dhe 9 dollarë/ora në shtetin e Nju Jorkut.

Filed Under: Komunitet Tagged With: 15 dollarë/ora, ne Nju Jork, Rroga minimale

Tirana pret në 27 maj Asamblenë Parlamentare të NATO-s

April 3, 2016 by dgreca

Deputeti i Partisë Socialiste, Pandeli Majko informoi të dielën se në Tiranë do të mblidhet në fund të muajit maj të këtij viti, Asambleja Parlamentare e NATO-s.Përmes një njoftimi në rrjetin social “facebook”, Majko shkruan se takimi do të zhvillohet në vendin tonë në datën 27 maj.

“Në Asamblenë Kombëtare të Francës. Vendin e fjalës dhe revolucionit evropian. Tanimë është zyrtare,Tirana pret në 27 maj Asamblenë Parlamentare të NATO-s”, citohet Majko ne “facebook”.

Filed Under: Komente Tagged With: Parlamentare të NATO-s, Tirana pret në 27 maj Asamblenë

Një terrorist shqiptar më pak në radhët e ISIS-it

April 3, 2016 by dgreca

Terroristi shqiptar i ISIS Almir Daci vritet në Siri/

Nje terrorist shqiptar me pak ne radhet e ISIS-t ne Siri. Sic njofton media, ish Imami i  xhamisë së Leshnicës, në Pogradec, Almir Daci nga Pogradeci, i cili luftonte ne Siri ne radhet e shtetit terrorist islamik ka mbetur i vrare.Terroristi shqiptar, Almir Daci i cili luftonte përkrah militantëve të shtetit islamik është vrarë në Siri. Lajmi është bërë me dije nga familjarët e Dacit, nga Leshnica e Pogradecit.

Almir Daci, ish-imami i xhamisë së Leshnicës, Pogradec ka qenë një nga më aktivët në radhën e shqiptarëve të rekrutuar në ISIS. Ai u bë i njohur pas publikimit të një videoje në qershor të vitit  2015 ku kërcënonte në gjuhën shqipe jomyslimanët shqiptarë …/

Arkiv-Shtetit Islamik – Rekrutimet për IS, dërgohet për gjykim dosja për Almir Dacin/

Një tjetër imam i vetëshpallur do të gjykohet në Gjykatën e Krimeve të rënda për rekrutim të personave me qëllim kryerjen e veprimeve terroriste. Bëhet fjalë për ish-imamin e vetëshpallur të xhamisë së Leshnicës në Pogradec, Almir Daci, i cili dyshohet se është një nga organizatorët, financuesit dhe drejtuesit e grupit të shqiptarëve që luftojnë në Siri. Gjykimi ndaj tij do të zhvillohet në mungesë pasi 34 vjeçari vazhdon të jetë pjesë e formacioneve luftarake

Almir Daci i njohur me emrin  fetar si Ebu Belkisa, që për organet e rendit njihet si ish-imami xhamisë së Leshnicës së Pogradecit, është ende në arrati

Ashtu si dhe  për nëntë të pandehur të tjerë besimtarë mysliman që janë  duke u gjykuar në Gjykatën e Krimeve  të  Rënda pasi akuzohen se kanë rekrurtuar dhjetra  lufëtarë  për në  Siri, edhe ndaj Dacit rëndojnë të njëjtat akuza.

Megjithë kërkimet e shumta policia ende nuk ka bërë të mundur arrestimin e 34 vjeçarit nga Pogradeci, ndaj gjykimi për të do të kryhet në mungesë.  Sipas prokurorisë Daci rezulton se ndodhet në Siri ku  është bërë edhe pjesë e formacioneve luftarake.

Ish-imami i xhamisë së Leshnicës, dyshohet si një nga organizatorët, financuesit dhe drejtues i grupit të shqiptarëve që luftojnë në Siri.

Sipas organit të akuzës ai ka dërguar në Siri disa besimtarë që frekuentonin xhaminë e tij,  mes të cilëve edhe ish komandon e Zallherrit  Erjon Alinj,  i cili rezulton i zhdukur.  Denoncimi është bërë nga familjarët e tij.

Pranë Gjykatës për Krimet e Rënda, prej disa muajsh po vazhdon procesi gjyqesor ndaj 9 të pandehurve, mes tyre dy imamëve të vetëshpallur te xhamisë së Unazës së re dhe asaj të Mëzezit.

Të pandehurit e kësaj dosje kanë rekurtuar e dërguar në Siri rreth 90 shtetas shqiptarë, të cilët i janë bashkuar grupeve terroriste.

 

/Oranews.tv/

Filed Under: Kronike Tagged With: Almir Daci, Terroristi shqiptar i ISIS, vritet në Siri

AS ROZAFË E AS DORUNTINË

April 3, 2016 by dgreca

Ramiz LUSHAJ/
AS ROZAFË E AS DORUNTINË/
1./
Shkodër: 2 prill 2016./
Me katër pika gjaku loton qielli./
Me katër varre lundron dielli./
Nga Toka ngrihen katër Konstandinë./
Ndryshe nga Legjenda Arbnore:/
Ata janë lisa të gjallë…/
Ata kërkojnë Motren e Tyne të Madhe:
Demokracinë.
Ajo, ndryshe nga Legjenda Arbnore:
Trupin e bukur e ka me varrë…!
Me katër dëshmorët e Shkodrës:
Arben Broci, Besnik Ceka, Bujar Bishanaku, Nazmi Kryeziu.
Me Azem Hajdar…
2.
Demokracia:
Me katër mijë plagë.
Nis prillin e vet.
Nis Alfabet…
Demokracia nuk është Rozafë,
As nji Doruntinë.
Ajo është motër me Lirinë…
Nusja ma e bukur për Shqipërinë.
Shqipëri Etnike, 2 prill 2016

Filed Under: Sofra Poetike Tagged With: AS ROZAFË, E AS DORUNTINË, Ramiz Lushaj

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 84
  • 85
  • 86
  • 87
  • 88
  • …
  • 95
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • IMAM ISA HOXHA (1918–2001), NJË JETË NË SHËRBIM TË FESË, DIJES, KULTURËS DHE ÇËSHTJES KOMBËTARE SHQIPTARE
  • UGSH ndan çmimet vjetore për gazetarët shqiptarë dhe për fituesit e konkursit “Vangjush Gambeta”
  • Fjala përshëndetëse e kryetarit të Federatës Vatra Dr. Elmi Berisha për Akademinë e Shkencave të Shqipërisë në Seancën Akademike kushtuar 100 vjetorit të lindjes së Peter Priftit
  • Shqipëria u bë pjesë e Lidhjes së Kombeve (17 dhjetor 1920)
  • NJЁ SURPRIZЁ XHENTЁLMENЁSH E GJON MILIT   
  • Format jo standarde të pullave në Filatelinë Shqiptare
  • Avokati i kujt?
  • MËSIMI I GJUHËS SHQIPE SI MJET PËR FORMIMIN E VETEDIJES KOMBËTARE TE SHQIPTARËT  
  • MES KULTURES DHE HIJEVE TE ANTIKULTURES
  • Historia dhe braktisja e Kullës së Elez Murrës – Një apel për të shpëtuar trashëgiminë historike
  • Lirizmi estetik i poetit Timo Flloko
  • Seminari dyditor i Këshillit Koordinues të Arsimtarëve në Diasporë: bashkëpunim, reflektim dhe vizion për mësimdhënien e gjuhës shqipe në diasporë
  • Ad memoriam Faik Konica
  • Përkujtohet në Tiranë albanologu Peter Prifti
  • Audienca private me Papa Leonin XIV në Selinë e Shenjtë ishte një nder i veçantë

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT