Archives for April 2016
Kosovë-Shpërthim e të shtëna në veri
-Raportoi media serbe para vizitës së kryeministrit të Serbisë Vuçiç/
PRISHTINË, 3 Prill 2016-B.Jashari/ Është hedhur bombë dhe është shtënë me armë automatike, sot rrëth orës 03:00, në sallën e sportit në Zubin Potok, ku ishte planifikuar që kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, në vizitën e nisur në mëngjes në veri të Kosovës, t’u drejtohej qytetarëve pasdite në orën 15:00.
“Në sallë në kohën e sulmit ishin 10 punëtorë, të cilët montonin tribunën. Nuk ka pasur të lënduar”, raporton media serbe, sipas së cilës, në shpërthim është dëmtuar një veturë e parkuar në afërsi dhe janë plasaritur disa xhama në sallë, ndërsa në vendin e ngjarjes janë parë gëzhoja.
“Policia e Kosovës ka ngritur shkallën e sigurisë në Zubin Potok në nivelin më të lartë”, thekson media serbe në raportimet nga veriu.
Zëvendësdrejtori rajonal i Policisë së Kosovës për veri Besim Hoti ka konfirmuar për Radion Evropa e Lirë që rreth orë tre, pas mesnatës, është hedhur një granatë në oborrin e sallës së re sportive në Zubin Potok. Raportohet se nuk ka të lënduar në njerëz.
Ndërsa, sipas raportimeve të fundit kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka mbërriur sot në mëngjes në veri të Kosovës, ku ka nisur vizitën si ishte planifikuar në flotacionin e Trepçës në Leposaviç.
“Serbinë e fortë asgjë nuk mund ta frikësojë”, citoheta ai nga media serbe lidhur me shpërthimin dhe të shtënat në Zubin Potok.
“Nuk e japim Trepçën, vetën Serbia e fortë mund ta mbrojë popullin e vet”, citohet Vuçiç në titull të raportimeve të agjencisë serbe të lajmeve nga vizita në veri të Kosovës.
Duket se këto deklarata “të forta” të kryeminstrit serb Vuçiç në vizitën në veri të Kosovës janë pjesë e fushatës elektorale para zgjedhjeve në Serbi.
Aeroporti i Kukësit, gati për pasagjerët
Pista e aeroportit të Kukësit ka një gjatësi totale prej 1.950 metrash. Edhe pse punimet kanë përfunduar që në vitin 2005 dhe në vitin 2007 ai është çertifikuar për të kryer fluturime, një gjë e tillë nuk ka ndodhur deri më sot. Por marrëveshja e arritur keto ditë për heqjen e ekskluzivitetit të Aeroportit “Nënë Tereza”, tashmë ka sjellë në vëmendjen e të gjithëve këtë aeroport. I pozicionuar 137 km nga aeroporti i Rinasit dhe 120 km nga ai i Prishtinës, ky kompleks synon të shfrytëzojë më së miri pozicionin e tij gjeografik, për të tërhequr pasagjerë jo vetëm nga Shqipëria, por edhe nga Kosova. Aeroporti, që mban emrin “Zayed Bin Sultan” dhe shtrihet në një sipërfaqe prej 66 hektarë, është një donacion i Emiratave të Bashkuara Arabe dhe në projekt është parashikuar që të presë deri në 1 milion pasagjerë në vit. Të vetmit persona që qëndrojnë përreth aeroportit janë punonjësit e sigurisë. Madje edhe segmenti rrugor që lidh qytetin e Kukësit me këtë kompleks ka vetëm një lokal, edhe ai i mbyllur. Por lajmi për nisjen nga puna duket se do të ndryshojë panoramën. I njohur si qarku më i varfër në Shqipëri, Kukësi tashmë sheh një dritë në fund të tunelit. “Ka të mira, sidomos zhvillimin, se edhe Kosova është afër”, thotë një banor i zonës.
“Ky aeroport do të sjellë një sërë vendesh pune sa i përket rrjetit të hotelerisë, ndërsa ka rritur automatikisht vlerën e zonës dhe tokave”, thotë një tjetër. Pas më shumë se 10 vitesh, gjithçka duket se është gati. Pista që ende nuk ka shenja të gomave të avioneve, kulla e komandimit, terminali i pasagjerëve dhe të gjitha strukturat e tjera që i nevojiten një aeroporti. Por mungojnë vetëm pasagjerët. {Sh.K}
UDB-ja JUGOSLLAVE NE MES TE LIDHJES KOSOVARE NE SH.B.A
Nga Ilaz Kadriu/Chikago/
Sot më 3 prill
Nga Ilir Levonja/Florida/
Me që stuhia e statuteve për 2 prillin ka pushuar. Furia e fb me elozhet për heronjtë. Le të bëjmë një bilanc të demokracisë sonë.
Madje të flasim me çunat. Me ata katër bij nënash. Portretet, idealet që ata kishin janë edhe motoja jonë.
Si tha vëllai i njërit prej tyre. Çdo përvjetor më bëni të njëjtën pyetje. Do i mësoni emrat e vrasëseve apo jo? Zoti vonon, por nuk harron…., etj.
Por ja që Zoti harroka vëlla. Harroka dhe me kujdes të pastër.
Djema u bënë njëzetë e pesë vjetë. Po një orë nuk kemi qënë në pushtet. Një orë sikur të kishim në dorë çelsat e shtetit. Diktaturat qënkan kaq të koklavitura sa dosjet ikin në drejtim të paditur. Dhe se kush shtiu mbi ju është gati e pamundur të zbulohet.
Se, ata, qëllojnë atje…, që të godasin këtu. Ndaj lavdi dëshmorëve si ju. Këtë punë po, dime dhe e bëjmë. Po e bëjmë me zell ama. Po vimë e këlthasim për padrejtësinë e kohës. E të demokracisë sonë. Këlthasim edhe kur gjëndemi aeroporteve të Evropit.
Dhe që ta dini. Demokracia jonë është si vijon.
Në këto njëzet e pesë vite, ngelëm me pushkë krahut duke luftuar komunizmën. Po një komunist nuk kemi vrarë.
Në këto njëzet e pesë vite ngelëm duke share bijtë e komunistëve. Që janë si etërit e tyre. Megjithatë me ata i kemi bërë aleancat.
Demokracia jonë? U ngritëm gërmadhash. Përmbysëm ca pasanikë të ideollogjisë. Për të krijuar ca miliarderë realë.
E kemi bërë vendin si një nga ato komplekset e rritjes dhe mbarështimit të gjës’ së gjallë. Prodhues të krahut të punës për botën karshi.
Demokracia jonë? Shëmbëm një diktator. Dhe kemi sajuar nja pesëmbdhjetë të tillë. Që zhdukin njëri-tjetrin me kamera të fshehta. Rrahin gjoksin. Ngrejnë dy gishtat. Ai shtrëngonte grushtin.
Demokracia jonë? Kemi prodhuar kaq shumë kuadro në një administratë që nuk ekziston. Sa shkon në punë pa brekë dhe pas një jave ke tre shtëpi. Tre makina… tre dashnore, tre restorante të preferuar. Ke edhe elektorat.
Veçse me ambasadën e Amerikës e kanë pak pisk. Nuk u jep vizë.
Demokracia jonë. Kemi shoqata me shumicë… qytetarësh, po qytetar nuk jemi. Shoqata gjithfarësoj. Ndaj gjithëfarësojesh jemi.
Demokracia jonë? Po tha i pari është e kuqe, është e kuqe. Po tha i pari është e zezë, është e zezë. Po tha i pari je armik, je armik. Po tha i pari nuk je armik, nuk je armik.
Demokracia jonë? Tek lapidarët e dëshmorëve, ditën flasin korifejt e demagogjisë. Natën flenë të pastrehët, të palarët, drogaxhinjtë. Të ngopurit dhe të pangopurit. Madje edhe zagarët e rrugës.
Demokracia jonë? Çfarë t’ju them… se, më janë bërë lëmsh arritjet. Shteti i së drejtës, tregu i lire, Europa, ngritja e pages, mirëqënia, arsimimi, kualifikimi, infrastruktura, shitoret e shëtitoret, xhirot, pedonalet, bujqësia, vandalizmi, tritoli, aeroportizmi, kalamajt, këndi lojrave, historia, data e çlirimit, lira dhe demokracia etj.
Sikur të ishit gjallë, ta dini se prapë do ishit armiq të kësaj demokracie. Dhe se prapë do u kishim vrarë.
Kështu siç po u vrasim përditë.
- « Previous Page
- 1
- …
- 86
- 87
- 88
- 89
- 90
- …
- 95
- Next Page »