• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Archives for May 2016

Pjetër Bogdani: Letërkëmbim i Ipeshkvit të Shkodrës dhe Administratorit të Tivarit (1660-1670)

May 22, 2016 by dgreca

Pjetër Bogdani “Letërkëmbim, Ipeshkëv i Shkodrës dhe Administrator i Arkipeshkvisë së Tivarit (1660-1670). Kohëve të fundit doli nga botimi një vepër e re mbi figurën e kryeipeshkvit e atdhetarit të madh shqiptar, imzot Pjetër Bogdanin. “Letërkëmbim, Ipeshkëv i Shkodrës dhe Administrator i Arkipeshkvisë së Tivarit (1660-1670)”: ky titulli i veprës së përgatitur nga Odette Marquet, murgeshë e studiuese franceze, botuar nga Botimet IDK me ndihmën e Kuries Kryeipeshkëvnore të Tivarit e konkretisht të ish kryepeshkopit imzot Zef Gashit.

Vepra ofron një korrespondencë, nga e cila del qartë figura dhe puna e pareshtur e Bariut të vërtetë kombëtar e shpirtëror, Imzot Pjetër Bogdanit, cili jetoi dhe punoi me një përkushtim që kishte si qëllim vetëm të mirën e grigjës, çlirimin e popullit shqiptar nga pushtuesi osman, mbrojtjen dhe kultivimin e identitetit kombëtar, përparimin e gjithanshëm.

E duke denoncuar gjendjen dramatike të popullsisë nën pushtimin osman, Imzot Bogdani krijon lidhjet me Kongregatën e Shenjtë të Vatikanit, me Raguzën, me Venedikun e me forcat tjera, për të kërkuar ndihmën për t’i bërë ballë dhunës, persekutimeve e për t’i tejkaluar vështirësitë e përditshme, të paimagjinueshme.

Letërkëmbimet zbulojnë edukatorin intelektual, por në të njëjtin kohë e plan edhe bariun besnik. Krahas kujdesit për përforcimin e besimit tek populli i krishterë, imzot Pjetër Bogdani punonte e mendonte edhe për qytetërimin e popullit.

Dokumentat na tregojnë sesi me imzot Pjetër Bogdanin, në këtë pjesë të errët dhe persekutuese të historisë së shqiptarëve lind edhe një frymë e re, ku krahas rezistencës ndaj turkut, shprehet kërshëria për kërkime, libra e meditime. Letërkëmbimi i tij, udhëtimet e tij dhe të gjitha lëvizjet e imzot Pjetër Bogdanin ofrojnë një fotografi të gjendjes së mjerueshme në të cilën gjendej populli e vepronte dhe luftonte kleri, në mbrojtje të tij e të vendit.

Falë punës së përkushtuar e të heshtur të motrës Odette Louise de Jesùs, në këtë vepër zbulojmë gjëra vërtetë të rëndësishme për imzot Pjetër Bogdanin, jetën e tij të shndërruar në një shërbim të pakursyer për të afërmin, për popullin, për vendin, me besim në Zotin, me bindje e përkushtim deri në martirizim.Radio Vatikani)

Filed Under: Komente Tagged With: Leterkembimi, Pjeter Bogdani, Tivari

PROMOVIM NE TORONTO

May 22, 2016 by dgreca

Dokumentarët e prof.Nusret Pllanës dhe regjisorit Luan Kryeziu promovohen edhe në Toronto – nga Shoqata e Bashkësisë Shqiptaro Kanadeze/

Shkruan: Ramazan Këllezi/Kanadë -Toronto/

Më 8 maj 2016, me inisiativën e Presidentes së Nderit të kësaj Shoqate,  Dr.Ruki Kondaj, në ambientet e Le Royal & Lounge në Mississauga, u promovuan dy dokumentarët  e parë, për Shoqatën “Nëna Terezë” dhe i dyti për masakrën e marsit të vitit 1999, ndër  masakrat më të mëdha në  Kosovë, atë të Krushës së Madhe, me autorësi të Dr. Nusret Pllanës dhe regjisorit të mirënjohur Luan Kryeziu. Megjithëse ky aktivitet përkoi me ditën e nënës, pjesëmarrja qe shumë e madhe, të pranishëm nga të gjitha trevat shqiptare: Shqipëri, Kosovë, shqiptarët e Maqedonisë e Çamërisë, si dhe shumë përfaqësues të ardhur nga Michigan-i si, Famullitari i Kishës “Zonja Pajtore” Don Ndue Gjergji, Dr. Gjeka Gjelaj, Znj.Rita Gjelaj, z.Valentin Lumaj, si dhe nga Alberta Z.Tahir Veliu ideatori i Lëvizjes për Shqipërinë e Bashkuar, nga Çikago z.Ilir Ademi përfqësues i Organizatës Çamëria. Gjithashtu për të përshëndetur aktivitetin ishte i pranishëm z. Shaban Gosalci, zëvendës shefi i Misionit Diplomatik të Kosovës në Ottawa.

Programin e hapi Presidenti i Shoqatës Shqiptaro-Kanadeze në Toronto z.Ramazan Këllezi, i cili pasi falënderoi të pranishmit dhe mysafirët e ardhur, ftoi bashkëatdhetarët të këndonin së bashku himnin kombëtar të Kanadasë dhe Shqipërisë. Më pas, z.Këllezi   lexoi biografinë e Dr.Nusret Pllanës e cila u duartrokit nga të pranishmit.

Z.Këllezi ftoi gjithashtu të pranishmit të ndiqnin shfaqjen e dy dokumentarëve të titulluar Shoqata Humanitare Bëmirëse “Nëna Terezë”, si dhe “Dëshmitë e Heshtura”.

Në foltore u ftua zv.Ambasadori i Kosovës z.Shaban Gosalci, Dom Ndue Gjergji, Dr. Ruki Kondaj, z.Tahir Veliu si dhe z.Ilir Ademi të cilët vlerësuan së tepërmi këtë aktivitet të titulluar “Mos Harresa në Shërbim të Kujtesës Historike” dhe të gjithë përcollën mesazhin e bashkëpunimit mes njëri-tjetrit, këmbënguljen për drejtësi si dhe dhimbjen e madhe për jetët e pafajshme të më shumë se gjysmë milioni shqiptarëve të pafajshëm, marrë nga regjimet e vazhdueshme fashiste serbe, midis periudhës së viteve 1844-1999.

Dr. Kondaj si iniciatore e këtij aktiviteti me shumë vlera kombëtare vlerësoi pjesëmarrësit, mysafirët dhe dha mendime të vyera për dokumentarët si dhe vlerësoi Dr.Nusret Pllanën, duke e cilësuar atë si kryediplomati dhe ambasadori më i mirë i papaguar  i çështjes shqiptare dhe i historisë sonë të dhimbshme. Gjithashtu Dr.Kondaj falënderoi familjarët dhe vajzën e familjes Guleci nga Gostivari, që fitoi çmimin e parë në Toronto, dhe çmimin e tretë në Kanadë, në Olimpiadën robotike.

Në fund e mori fjalën Dr. Pllana, i cili vlerësoi dhe falënderoi pjesëmarrësit për prezencën e tyre, “Nuk ka” – tha Dr. Pllana- “ kënaqësi më të madhe për një autor e krijues  kur salla është e mbushur me bashkëatdhetarë, të cilët me përkushtim ndjekin dhe vlerësojnë punën tënde”. Pasi foli për dokumentarët, ai u përqëndrua në librin e tij që po bën xhiron e botës “Terrori i Serbisë Pushtuese mbi Shqiptarët 1844-1999”, një libër unikal, i përkthyer në 8 gjuhë të huaja, në të cilin pasqyrohet më së miri çdo mizori e fashizmit serb mbi shqiptarët, dhe jo vetëm mbi ata  të Kosovës.

Pas fjalës emocionuese të Dr.Pllanës, nga salla kërkuan fjalën dy persona nga Kosova z.Faik Shabani dhe z.Shaban Babatinca,  të cilët vlerësuan mundin dhe përpjekjet e mëdha të Dr.Pllanës për barbaritë dhe mizoritë gati dyshekullore serbe mbi shqiptarët, si dhe hodhën mendimin e një mbështetjeje më të madhe të këtij projekti  nga Qeveria e Kosovës.

Një falënderim i veçantë iu dedikua z.Bedri Toçani, i cili e bëri të mundur ardhjen e Dr.Nusret Pllanës.

Ky promovim pati dhe të veçantat e radhës me shfaqjen e bukur të “Shqiponjave të Vogla”, përgatitur nga  koreografi Ramazan Këllezi, njëherit  Kryetar i Shoqatës, të cilat  emocionuan aq shumë publikun me performansën e tyre të përkryer, sa që u përcollën me duartrokitje të parreshtura nga të pranishmit në sallë. “Shqiponjat e Vogla” interpretuan tri valle popullore nga treva të ndryshme shqiptare, e më pas të gjithë të pranishmit u ftuan në banketin e mrekullueshëm me ushqime të traditës shqiptare, shtruar nga sponsorët tanë. Ishte një ngjarje e paharruar e cila kaloi në një atmosferë tepër festive e miqësore.

Realizimi i këtij aktiviteti u bë i mundur pa dyshim nga sponsorët tanë të përhershëm z.Bedri Toçani, z. Bujar e Visar Zejnullahu, z.Dashnor Hasku, z. Adnan Aliti, z.Nazim e Behadin Qafleshi,  të cilët zunë vendin e parë në falënderimin e z.Këllezi, drejtuar atyre në publik.

 

Filed Under: Komunitet Tagged With: Nusret pllana, PROMOVIM NE TORONTO

Jadigjar Luzaj, i persekutuar politik që në moshën 6 muajsh

May 22, 2016 by dgreca

 “Unë linda njeri, dhe dua të vdes njeri.” Këtë thënie të Gëtes e kam pasur si prioritet në jetë dhe e stimulojë dhe tek fëmijët e mi./

Bisedoi Keze Kozeta Zylo/

 Zoti Luzaj, na flisni ju lutem për familjen tuaj dhe si e keni përjetuar fëmijërinë në Shqipëri?

Zonja Zylo, në radhë të parë dëshiroj t’ju falenderoj për interesimin tuaj ndaj meje dhe familjes sime.Jeta ime është ashtu si dhe e qindra e mijëra fëmijve të brezit 1944, të cilët mbetën jetim apo gjysmë jetim si unë. Unë linda me fat të keq për vete dhe Atdheun. Baba, mbas ardhjes në fuqi të diktaturës së egër komuniste në nëntor të vitit 1944, me dy kushërinjtë e pare professor Isuf Luzaj dhe vëllain e tij, Ifraim Luzaj u larguan nga Atdheu. Në atë kohë, unë isha vetëm gjashtë-muajsh. Qysh atëhere filloi kalvari i vuajtjeve tona.

Babai juaj u  arratis, çfarë u bë me familjarët që nuk u larguan dot nga Shqipëria?

Pothuajse të gjithë më të mëdhenjtë përfunduan nëpër burgje, që nga gjyshi dhe deri te xhaxhallarët. Unë dhe nëna, kur në shtëpi mbetën vetëm gyshja dhe dy hallat, na u desh të shkonim të jetonim tek vëllezërit e nënës në Kaninë. Shteti i diktaturës shtetëzoi gjithcka, dhe na la shumë pak tokë për t’u ushqyer. Unë bëra tre vjet të shkollës fillore tek dajot, deri sa doli gjyshi nga burgu.

Në vitin 1954, shkova në Vlorë me nënën. Gjyshi na kish bërë një kasolle në oborrin e shtëpive tona, mbasi në ato jetonte sekretarja e Gaqo Neshos me familje. Aty, me rrogën e nënës punëtore 4300 lekë, m’u desh të kaloja të gjithë fëmijërinë time deri ne mbarim te shkollës së mesme në vitin 1962.  Megjithëse jetonim në qytet, unë studioja me kandil.  Për arsye të rezultateve të mira, kur diktatura dhe lufta e klasave ra një farë soji, m’u dha e drejta e studimit për fizikë, ashtu si edhe shumë fëmijë të tjerë të persekutuar.

E ushtruat profesionin tuaj pas mbarimit të studimeve?

Menjëherë pas mbarimit të studimeve, u emërova në Vlorë nga Ministria, por që Vlora më la pa punë. Aryseja dihetj i persekutuar, kondita të këqia politike. Më dhanë tri herë fletë pune për elektriçist, por asnjëherë nuk më pranuan në punë. Kjo ka qënë një nga periudhat më të vështira për mua, në këtë kohë vazhdonte të më ushqente nëna. Kur mbarova universitetin, ne të persekutuarit na conin jo në zborë tre-mujor si gjithë të tjerët, por dy vjet ushtar. Unë bëra vetëm një muaj e gjysëm dhe u lirova pasi në 1965’ën kisha kaluar një koncesion polmonar, dhe isha shtruar në senatorium. Kështu që mbasi shkova në spital ushtarak, u lirova dhe i shpëtova fermës ushtarake në Kakruk të Skraparit.

Cilat kanë qëne tmerret që ju keni ndjerë dhe parë me sytë tuaj?

Pasi dola nga spitali ushtarak, më kërkuan të shkoj si arsimtar në Zhep të Skraparit sepse kishte nevojë për arsimtar. Më kujtohet udhëtimi gjashtë-orësh nëpër malet e Skraparit, në Grykën e Dëvririt. Më zuri një dëborë e madhe që më arrinte deri në brez—nga Çorovoda dhe deri në Gjerbës. Isha i shoqëruar nga postieri i asaj zone. Me një çadër dhe një valixhe, mbërrita në Gjerbës dhe, një ditë më vonë, në Zhep. Zhepi ishte dy orë e gjysëm larg Gjerbës mbasi kaloje Lumin e Tomorricës. Në atë zonë të ashpër, ku shihje një qindarkë qiell me sy, sic thosh një mësues i persekutuar gjirokastrit, fillova punën si mësues. Atje gjeta mikpritje bujare të familjeve Skrapalie, dhe dashurinë e nxënësve që ishin më të mjeruar se Lulat e Migjenit. Ato ishin fytyra të bukura, por të zvenitura nga ushqimi i keq. Më dalin përpara syve këpucët e tyre të hapura—dukeshin sikur do kafshonin mësuesin.  Rrobat me aq shumë andra, nuk kish ku t’i kafshonte as qeni.

Atje, në Gjerbës, njoha mësuesin dhe mikun tim të persekutuar Ksenofon Dilon dhe një plak tepër fisnik mbi të 80’at. Plaku, gjysmë i kërrusur, ishte larguar në emigracion që nga 1900 deri ne 1912 në Turqi. Pastaj, ai ishte në Amerikë deri ne 1930, kur dhe u kthye në Shqipëri. Po e përmend këtë plak për dy tregimet historike të tij:Ai dhe disa të rinj Shqiptar kishin pritur me duar-trokitje Ismail Qemalin ne 1911 dhe ai iu kishte thënë: “mos duar-trokisni djema, se nuk kemi bër atë që duhet akoma për Shqipërinë” dhe që edhe sot nuk është bërë akoma ajo që duhet për Shqipërinë.

Ndërsa Abdul Frashëri, tregonte plaku, kur shkoi te Bismarku, ky i fundit e pyeti: “Ka shumë Shqipëria njerëz të mësuar si ti?” Dhe Abdyli iu përgjigj: “Po.” Ndërsa Bismarku i tha: “Ai komb, do 100 vjet me kërbaç dhe 100 vjet arsim dhe dituri, pa të hyjë në rradhët e kombeve.”

 Sa kohë qëndruat në Zhepe?

 Deri në vitin shkollor 1969-70, kur më transferuan më afër në Kakrut, midis Çorovodës dhe Poliçanit. Kjo m’u bë për hir të respektit që fitova nga populli i Zhepës, dhe nga Shefi i Seksionit të Arsimit. Kakruka qe një fat për mua, se dhe u fejova, dhe realizova një nga ëndrrat e bukura të mijat. Gjeta personin më ideal në jetë, që nuk do ta krahasoja as me një anëtare të Komitetit Qëndror, apo të Parlamentit—bij e një të burgosuri të dënuar me pushkatim, që për mungesë faktesh, iu kthye me jetë burg. Ajo pati njohur babën e vet përmes hekurave të Burgut të Burrelit. Ai kishte qën Emisar Politik i Ballit për zonën e Lumit të Vlorës, me pseudonimin “Besniku.” Ai ishte Neim Sheka nga Smokthina. Pas burgut, u internua në Smokthinë të Vlorës, në Bashaj. Bashkëshortja ime, Engjëllushja, është edhe mbesa e familjes të dëgjuar të Agajve. Ajo u adoptua nga halla e saj që të vazhdonte shkollën në Durrës—aty ku unë e pashë dhe e njoha për herë të parë.  Ne ditën e parë kur u fejuam, unë desha t’i thosha dy gjëra, ndërsa ajo më ndërpreu: “Nuk kam nevoj, i di të gjitha.” Ajo ishte e zgjuar, e mëncur, dhe shumë e shkathët. Më ka qëndruar besnike hap-pas-hapi, asnjëherë nuk më eshtë ndarë, e cilaë ka qenë shkaku kryesor që i kam shpëtuar burgut.

 Po ju u internuat?

Internimit i kam shpëtuar në 1965-67-en për arsye se isha student dhe i sëmurë. Dhe nënën si grua plakë, nuk e prekën. Internuan vetëm xhaxhanë me familje, dhe kushërinjtë e mij, fëmijët e Profesorit. Por, unë persekutimin më të madh e pata që nga 1973, kur u pushova me motivacion që të punoja si punëtor në një ndërmarrje periferike, bonifikim, dhe pikërisht në kavë të gurit për 17 vjet rresht—deri në 1990. Shokët kur më shihnin që kthehesha nga puna më thërrisnin “Zhan Valzhan,” (Jean Valjean) si personazhi kyresor i Hygoit, veprat e të cilit i lexoj gjithmonë. Kështu ndjehesha më krenar. Nuk më vinte keq që nuk ushtroja profesionin tim. Unë isha i kënaqur që kisha marrë me dije dhe kulturë për të jetuar jetën.

 Kur e krijuat familjen tuaj, a mendonit se një ditë do t’i realizonit ëndrrat për fëmijët tuaj?

 Për këtë, një motivim i parë në jetë ka qenë qysh në klasën e pestë, një thënie e akademikut të madhë Rus, Micurin, që thosh te teksti i Nina Potapoves: “Mej nje mozhjem zhdat millostiej ot prirodi, nasha zadash, zjatu njehjo.” Që  do të  thotë: “Ne nuk duhet të presim lëmoshë nga natyra, detyra jonë është t’ja marrim asaj.” Unë dhe ime shoqe jetuam në kushte shumë të vështira. Ajo ne fabrikë të cimentos me tre turne, dhe unë në gurore. Krijuam një familje të përvuajtur, por të lumtur. Me gjyshen dhe nënën, dhe xhaxheshën që një vit para se t’i dilte i shoqi nga burgu (mbas 14 vitesh), ra nga ulliri dhe u paralizua. Zoti na dha tre femijë—dy vajza dhe një djalë, të cilët janë kompensim i lumturisë tonë. Ëndrra jonë gjithmonë nuk ka gjetur prehje, ajo ka vazhduar përmes sakrificash të shumta dhe të vazhdueshme.

Ku ju gjeti përmbysja e diktatures dhe si e përjetuat hedhjen e bustit te diktatorit nga populli dhe klasa juaj?

 Përymbysja e diktaturës na gjeti në Itali. Fill mbas Ambasadave, me dhënien e pasaportave, tentuam të iknim, me përjashtim të gjyshes që ishte 100 vjece. Por, dikush na kish spiunuar,  dhe Sigurimi na ktheu duke na thënë që mund të ikte gjysma e familjes (me pretekstin tonë për të takuar xhaxhanë dhe babanë në Itali) dhe mbasi të kthehej gjysma, të shkonte gjysma tjetër. Mbas një jave, ika unë me dy fëmijtë e mëdhej, dhe xhaxhanë, me një peng në zemër që lash nënën, gruan, dhe vajzën e vogël gjashtë-vjece, Blerinën. Pa i humbur shpresat se e njihja mirë time shoqe, unë zbrita me tragetin e Otrantos në Otranto, dhe të nesërmen mbërrita në Venecie me tren. Me vete kisha $100 që m’i kish dhënë një kushëri. Gruaja, me 80,000 lekë që i kisha lën unë dhe me shkathësinë e saj, erdhi jo vonë pas meje. Ajo i dha lekët një miku të xhaxhait për të mundësuar ardhjen pa e marrë vesh Sigurimi. Vetëm dy njerëz të besuar dinin për ikjen e gruas—vëllai dhe një kushëri i saj nga Agajt. Dy ditë pas mbërritjes tonë në Itali, erdhi gjysma tjetër në Brindisi. Gruaja takoi xhaxhanë në Leçe, dhe u bashkua me ne në Mestre, ku jetuam pesë muaj e gjysmë.

Italianët u treguan shumë human, dhe na ndihmuan. Ata na gjetën shtëpi dhe punë për mua dhe për time shoqe. Në Itali përjetuam rrënien e bustit të diktatorit me lotë gëzimi. Aty e pamë që diktatura në lëngim po binte, po fitonim një gjë të madhe: Lirinë. Atë e ëndërronte edhe Ezopi. Nuk ështe pak. Por që kombi ynë të vihet në rrugë të mbarë, do kohë. Amerika eshtë një komb i madh, që ka parë një luftë civile të tmerrshme. Dy gjeneralët e saj—i Veriut dhe i Jugut—i dhanë dorën njëri-tjetrit dhe thanë do bëjmë Amerikën, dhe e bënë. Nuk quajtën asnjë tradhtar, dhe i quajtën të gjithë dëshmor të kombit. Nuk ka ndonjë ditë feste për këtë, kanë vetëm festën e Pavarësisë. Ne në Shqipëri duam dy festa. Harrojmë që ajo që na bashkon është 28 Nëntori dhe ajo që na ndanë është 29-ta. Kjo e fundit nuk na dha Liri, na dha diktaturë, robëri, gjysma e Shqiptarëve u arratisën, internuan, pushkatuan, apo burgosën.

Në ç ‘rrethana u takuat me babain tuaj dhe disa nga kujtimet tuaja që jetuat me të?

Nga Italia u larguam në 5 Mars 1991, ditën e eksodit të madh, me ndihmën e autoritetëve Italiane, pa garanci. Babai nuk guxoi të na bënte garanci për shkak se ishte rimartuar dhe bashkëshortja e tij ishte një person jo dashamirëse. Dhe për këtë, unë babën e lajmërova kur po nisesha nga Fiumicino, Aeorporti i Romës. Pasi mbërritem në Amerikë, ai na priti në Sarasota, Florida dhe jetuam së bashku me të për dy-tre javë. Më pas, shkuam në Clearwater, ku na ndihmoi dajua i sime shoqe, Daver Ago. Daveri na gjeti një shtëpi me qira dhe punë në një restorant. Ne kishim kursyer aq para në Itali sa për të filluar jetën. Restoranti ishte shqiptar, sepse ne nuk dinim as një fjalë anglisht. Prioriteti ynë kryesor ishte shkollimi i fëmijëve. Blerina filloi klasën e parë, për të cilën kishte bërë një javë në Shqipëri dhe tre muaj në Itali. Djali, Gentiani, vazhdoi shkollën e mesme. Vajza e madhe, Enkeleida, hyri në kolegj. Në Florida jetuam nga 1991-93, dhe më vonë u vendosëm në Michigan me punë, shkolla, dhe pare më të mirë.

Babai më tha një ditë në telefon: “unë e prisha në pleqëri, por unë e di që ti do ecësh se ke familje të mirë, të shëndoshë, dhe grua të mirë dhe të zonjën.” Dhe kështu ndodhi.  Dy fëmijtë e mëdhej mbaruan studimet te Unversiteti i Michiganit, e vogëla te Universiteti Wayne State. Ne vazhduam punë deri sa dolëm në pension në 2008’ën. Fëmijtë u punësuan rreth zonës së kryeqytetit amerikan me punë të mira.  Janë martuar me shqiptarë dhe shqiptare. Enkeleida dhe Blerina sejcila kanë një vajzë, Emma dhe Alba. Dhe djali ka një djalë dhe një vajzë, Andy dhe Sarah Shqiponja. Këto na kanë larguar stresin, na japin gëzim, dhe jetojmë të lumtur në vendin e Perëndisë, pa harruar Atdheun tonë.

Në vitin 1993, unë e çova babën në Shqipëri, dhe u takua me nënën e vetë. Ajo ndërroi jet në 1996, dhe babai ndërroi jetë në 1997.  Nuk arriti të na vizitonte dot në shtepinë e parë që blemë në Grosse Pointe Park, Michigan.

Ju jeni nipi i prof.Isuf Luzaj, një figurë intelektuale poliedrike. Sa ka ndikuar xhaxhai juaj në jetën tuaj dhe a shpresoni se një ditë të gjithë figurave të rëndësishme intelektuale kombëtare do t’u jepet vendi i nderit në Atdhe, pasi deri tani vazhdon historia si me parë, tejet e cunguar?

 Me Profesorin kemi komunikuar që në Shqipëri, që i kthente përgjigje sime shoqes me një letër të gjatë, ku i thoshte: “Në qoftë se je e bija e atij që kam njohur unë, Neim Shekës, je me të vërtetë një bijë Labe, trime, dhe e zgjuar.” Profesori dhe baba e donin shumë Engjë llushen.

Ne jemi krenar për xhaxhanë. Një kundërshtar në debate do më thoshte: “Ai nuk eshtë vetëm i juaji, është i të gjithëve ne.” Ai ishte një luftëtar trim, sa një herë do më thoshte mua në telefon: “Të gjitha fjalët e këqija mi kanë thënë, vetëm frikacak s’më kanë thënë.” Por ishte edhe një intelektual i shkallës sipërore, apo sic e quajnë “Filozofi Shqiptar.” Profesori ka qënë shumë largpamës. Ai më thoshte shpesh se Demokracia në Shqipëri do konsolidohet vonë, aty nga 2025’a, 2030’a. Në varrimin e dëshmorëve të Luftës së Dukatit, do hidhej në një brinjë, dhe do thoshte: “Dëgjoni vëllezër, ne luftën do t’a humbasim, por ne do të kthehemi fitimtar mbas 10, 20, 30 apo 40 vjetëve.” Këtë thënie, e kamë në një incizim të babait. Ai ka qënë decizir në Konferencën e Mukjes, që shpesh nuk e përmëndin. Kur në një kohë, përmëndnin ndonjë person jo pjesëmarrës. Ku në fund të Marrëveshjes, Ymer Dishnica do t’i thoshte: “Ti e ke vendin nga ne.” Dhe Profesori iu përgjigj: “Dhe ti e ke vendin nga ne.” Janë munduar të hedhin baltë mbi të, këto i di nga babai im, që nuk iu nda asnjëherë. Një fjalë e urtë thotë: “Shqiponja mund të ulet dhe të hajë ushqim bashkë me pulat në tokë, por pulat nuk fluturojnë dot deri atje lart në re.” Prandaj, më plotbesim, te gjithë  njerë zve që  kanë  kontribuar për Atdhe, do t’u jepet vendi i nderit.

Unë u rrita gjysëm jetim pa babë, por pata fatin e mirë që pata një gjysh të mirë, të mëncur, të urtë, bujar, pjesëtar në Luftën e Janinës, dhe për të cilin Profesori do më thoshte një ditë në telefon: “Rrapo Meto Vranishti, Rrapo Celo Sevasteri, dhe Qazim Luzi nga Kanina, janë tre filozofët natyral të Labërisë.”

Ju sot jetoni në Amerike, në vendin më demokratik të botës. A mendoni se ky vend i lirë ju ka kuruar sadopak plagët që morët nga vendi ku u lindët dhe u rritët?

 “Amerika,” thosh xhaxhai, “është vend i Perëndisë. Mos vidh, mos u merr me drogë, mos u merr me spiunllëqe, dhe ajo të ka në pëllëmbë të dorës.” Amerika është ajo që po demokratizon gjithë botën. Është shtëpija e pritjes së planetëve të tjerë. Atë oportunitet që të jep Amerika, nuk ta jep as një vend tjetër në botë. Ajo na ka kuruar shumë gjëra, por atë që na thosh xhaxhai që “ju jeni Komunist, pa e ditur që jeni Komunist,” nuk kurohet sepse Komunizmi na ka futur në shpirt urrejtjen, që është vështirë ta çrrënjosësh.

Këtu, nuk do të lë pa përmendur një thënie të Gëtes te “Vuajtjet e Djaloshit Verter,” që simbolizon vetë autorin: “Unë linda njeri, dhe dua të vdes njeri.” Këtë thënie e kam pasur si prioritet në jetë dhe e stimulojë dhe tek fëmijët e mi.

Faleminderit zonja Zylo!

Maj, 2016, New York

Filed Under: Interviste Tagged With: i persekutuar politik. qysh 6 muajsh, Jadigjar Luzaj, Keze Zylo

VISAR ZHITI – ZJARRI QË DIGJET NËN TOKË

May 22, 2016 by dgreca

Ese nga Xhevair Lleshi/
Të gjitha zjarret digjen mbi tokë, ndërsa Visar Zhiti, vetëm ai digjet nën tokë. Dhe digjet që në krye të herës, ngadalë, por vazhdimisht dhe kështu do të digjet sa të jetë jeta, ndryshe nga të tjerët, derisa askush të mos kuptojë dot më se ç’ka qenë për njerëzimin zjarri. Dikur plakat e fshihnin zjarrin në hi dhe e ruanin për të nesërmen. Dhe zjarri ishte aty, shpuzë që nuk fikej, por natyrisht që digjej. Po nën tokë? Aty ku zjarri është në thelbin e vet, që është i gatshëm të shpërthejë me një erupsion të llahtarshëm? Aty zjarri ndihet më mirë, me siguri. Për Visarin kjo do të dukej më mirë ditëve që jetojmë, teksa e kemi veprën e tij në duar dhe një libër i tij i ri bën bujë. Me siguri të gjithëve u shkon mendja se e shkruara e tij buron nga gjiri i ngrohtë i tokës, me kumte të mëdha dhe sigurisht i mbushur me aq shumë plagë. Dhe plagët që s’t’i shëron dot mbitoka, vetë toka e njeh mirë detyrën e saj; jo vetëm që t’i shëron plagët, por të hedh në luftëra të reja, në djegie po ashtu të reja. Po të më thoshin se Visari tani nuk digjet më, nuk është më zjarr, s’do ta besoja dot. Ai gjendet ende në labirinte minierash, në gjithë labirintet e nëntokës për të ngrohur njerëzit që sigurisht jetojnë nëndheun e tij, si për të kuptuar se nënvetëdija njerëzore është zjarr që digjet nën tokë. A mund të thotë dikush, që e njeh nënvetëdijen, se ajo nuk ngjan me zjarrin? Kurrë. Po pse Visari është një zjarr i tillë? Sepse shkrimtarë si ai janë nënvetëdija e kombit. Vetëdija del në shesh të betejës me pallë në dorë, lufton si e çartur, plagoset, lëpin plagët e veta, ruan të mos i rrjedhë gjaku dhe vjen çasti që shërohet dhe sërish në sulm. Kudo. E armatosur me gjithçka. Vetëdija është dukja, ajo që shohim dhe që herë pas here na rrëmben, na bën për vete, ajo që perceptohet direkt, që triumfon ose humbet, që përfytet me jetën, që lyp, që sfidon, hap e mbyll ç’të gjejë përpara, që s’njeh askënd dhe që ngrohet në zjarrin e madh ku digjet bota jonë. Ngrohet edhe në dashuri edhe në urrejtje. Kurse nënvetëdija është pjesa e padukshme e ajsbergut, pjesa e fshehtë, shpirtërorja e mrekullueshme, ajo që nxit, që motivon, ajo që mpreh armët e jetës, ajo që vetëdigjet e që nuk soset kurrë, që lë pas hirin e mrekullueshëm të asaj që mbetet pas në çfarëdolloj forme e brendie. Nënvetëdija është shumë herë më e madhe e më e gjerë se planeti i vetëdijes. Duket nganjëherë si prapavijë e domosdoshme, ndërsa është jeta kurrë e përshkruar, gjithnjë që gëlon në thellësi, e padukshmja që përgatit atë që shohim, flasim, bëjmë, punojmë, krijojmë, ajo që na hedh në beteja e na spraps, që na këshillon, na tërheq veshin, na shqetëson e na bën të mos kursehemi. Ky është zjarri i vërtetë që na shtyn të mos ndiejmë ftohtë kurrë, që digjemi pa u ndjerë, që të jemi aty kurdoherë të pranishëm e të domosdoshëm, edhe atëherë kur nuk jetojmë më. Ky është Visar Zhiti…
Më erdhi asaj dite kur unë isha në jerm dhe folëm pa këmbyer fjalë. Flokët e bukur kaçurrela, zëri i shtruar – thuaj më mirë se nuk fliste fare – shikimi që nuk dukej si zjarr por kushdo mund të shihte aty një zjarr që s’mund të shuhej kurrë, balli i lartë dhe si i rregulluar me dorë, fytyra e ëmbël dhe aq shprehëse, paqja e trishtë e mbetur aty përjetësisht si dëshmi e të pamundurës, kumti i fshehtë që kishte zënë pusi prej kohësh. Pusí ndaj mendimit të tij, atë që s’duhej ta shprehte. Një nënvetëdije e pastër. Edhe pa e njohur fare ti mund ta vëresh fare mirë, edhe pa e ditur kush është, ç’jetë ka bërë, edhe pa i mësuar luftërat dhe betejat e tij ti e kupton mirëfilli se ç’zjarr është, si digjet për ty, si e duron përvëlimin e tij të llahtarshëm. Këtë djegie e duron vetë ajo që e përmban zjarrin, nënvetëdija… E pashë, të gjitha fjalët e thëna nga Simon Vrusho, poeti që i rrokjezon ndryshe poezitë e tij, më mbushën kraharorin. Ai më ngushëllonte dhe thëngjijtë e fjalëve i nxirrte nga shpirti dhe t’i linte në duar. Fjalët shpuzë nuk digjnin, por ngrohnin edhe pse ishin e digjeshin mbi mishin tënd. Po ç’rëndësi kishte mishi? E rëndësishme, e përkorë ishte shpirtërorja, ajo dridhej si gjeth në erë, ajo vetë digjej e vijon të digjet dhe e ruan përjetësisht e pafundësisht zjarrin, edhe pse ti e kërkon që të jetë një Promete… Me kaq ngushëllimi bëhej një dritë tjetër. Po për këtë duhej sy i veçantë, që të mund të depërtonte tek tjetri. Ta ndiente që futej atje, jo për të kontrolluar botën e tij, as për të vendosur rregulla të reja të paktën për djegien…
Ferri i tij ishte çarë dhe ai vraponte ku mundte. Diçka e thjeshtë dhe krejt tokësore, e thjeshtë për t’u parë e për t’u dëgjuar, e ashpër në perceptim, shpesh do të bënte përshtypje si një furi e pandodhur dhe gjithmonë e më shumë e çuditshme, duke djegur fletët e vogla që të mbeteshin thjesht dëshmi e tmerrit, por që t’u transmetohej brezave përmes flakëve të fjalës, pa ulje-ngritjet aktoreske por me butësinë e jashtëzakonshme të shpirtit që ngrohte të tjerët. Pastaj,… pastaj ai mund të bëhej deputet, mund të bëhej ministër, mund të ndihej i përveçuar e tjetër njeri kur vazhdimisht ishte duke shkruar, si një rrëfim prej shkrimtari të pjekur pa lindur, po ama me përjetime të llahtarshme që duheshin thënë patjetër, tek e fundit hiri i nxehtë i asaj që ndodhte do të ishte hiri vullkanik i përvëlimit shpirtëror që pat ndodhur e që ndodhte saora. Një gjë krejt vetjake? Jo. Kurrë. Sigurisht një nxitje e madhe për t’u dhënë njerëzve fuqinë çliruese, për t’u rrëfyer atyre se cila ishte e vërteta, ajo që nuk të lumturon, por t’i bën më të gjalla flakët ku digjet shpirti yt. Se shpirti njerëzor duke djegur veten prodhon energji të pashtershme, aq sa reaksioni i shpërthimit të tij mund të jetë dhe realisht është një «big beng» i ri, i çuditshëm, ndërsa ndihet gjithnjë si para një psikanalisti ndryshe, domethënë vetvetes, në një shkretim të hatashëm të pandodhur kurrë dhe gjithnjë si ferrë nëpër këmbë, që përdor metoda të allasojta hetimi – siç i ka hequr mbi kurriz, – një sekret që për njerëzimin s’mund të vinte ndryshe. E ç’është ky sekret? Një shkrim që digjej në zjarrin e shpirtit duke lënë pas në labirinte të pazbulueshëm vijën e hollë të gjakut…
Visari vjen te çdo njeri. Atë sigurisht nuk e përfytyron dot ndryshe nga zjarri rinor kur ishte i gatshëm të bëhej fli për njerëzit e tjerë, pavarësisht nëse e donin dhe i donte, po aq i bukur sa edhe Atjoni i tij që jetoi si shenjë tjetër në jetë, po me atë jehonë filozofie dhe po me atë fytyrë perëndie. S’ka fjalë për të thënë Visari. Ai digjet dhe është një zjarr i nëndheshëm. Ngrohja na vjen në formën e librave, poezive, përsiatjeve, po edhe në formën e një pëshpërime të zjarrtë, të një fjale të fisme mbi varrin e të birit, në ngrohjen e çuditshme që i fal Edës së tij të dashur, të ngrejë një himn të zjarrtë kënge, të shpërthejë si vullkan por hiri kurrë të mos mbulojë botën, veç të kthehet në burim jete. Ti e sheh nga afër dhe merr atë që është për ty, se ai jep mesazhe dhe shpërndan kumte për këdo, tani më shumë se kurrë duket si një misionar i fjalës dhe i së vërtetës. Një takim libri në Prishtinë, një bisedë e tejzgjatur televizive por që duket jashtëzakonisht e shkurtër si kohë, ai bën vetëm përshtypje dhe gjithnjë ti dëshiron ta shohësh edhe njëherë akoma. Visar Zhiti, si një visar i kësaj toke, ecën pranë teje pa shqetësuar askënd, duke lënë pas tragën e një zjarri shpirtëror që digjet e digjet pa fund, pa bërë zhurmë… Duket sikur u thotë të gjithëve, të njohur e të panjohur, se është dhe ndihet mirë, madje shton se kohëve të fundit përsiat më tepër, se mendimet e tij burojnë nga një zjarr i madh që digjet e digjet nën tokë, që të tjerët veç sa i ngroh… I flasin mirë për librat, shkruajnë mirë për to, por ai s’e ka mendjen aty, teksa mbrun një bukë tjetërsoj, dhe teksa lëviz sytë e zjarrtë nga një pikë shikimi në tjetrën, se Visari – ky njeri jo si të tjerët – jeton në një botë të padukshme, të nënvetëdijshme, si një lëndë e përzier me magmën e nëntokës, aty ky zjarri i shkrirë pret çastin që të shpërthejë, pastaj gjithçka do tregohet plot hollësi e detaje, si ato që ka dhuruar deri tani shkrimtari dhe poeti i pazakontë Visar Zhiti… Të bën përshtypje ky njeri i thjeshtë që shpirtin, ndonëse aq të thellë e të pasur, e ka dhe e mban në pëllëmbë të dorës… Sigurisht për të tjerët.
Një shpirt që endet në amullinë e të përditshmes. Një përditshmëri gri që endet në qiellin tonë të sosur, diçka që mjegullon mes banalitetit dhe intrigës, butaforisë së fjalëve dhe baltovinës së mjerë të varfërisë ekstreme – ndonëse mbjellë me vila, në një vend interesant për të vetëdijshmit që nuk e njohin dhe një çmendinë – për të pavetëdijshmit e tromaksur… Shpirti, nënvetëdija, janë jo pronë e një njeriu të veçantë, ose të një njeriu perëndi, por pronë e të gjithë njerëzve normalë dhe anormalë. Nënvetëdija e Visar Zhitit është si gjetje kozmike! Të gjithë do të bërtisnin në forma groteske që ta linin këtë gjetje nën tokë, të digjej në zjarrin gjigant shpirtëror dhe pastaj t’i vërsuleshin botës me urë zjarri në dorë. Por zjarri i shpirtit nuk djeg, ai vetëm ngroh. Pra nënvetëdija qenkej zjarr aq i dobishëm edhe kur bëhej fjalë që ta përfytyroje si djegie të pamundur kozmike, bëhet fërtele në përditshmërinë e molepsur. Por kaq është mjaft pak. Shumë nga librat e Visar Zhitit burojnë nga ato që ka përtypur gjatë viteve të burgut, nga vargjet e krijuar dhe njëherësh të mësuar përmendësh, sepse thjesht duhej të mos linin dëshmi për riburgim. Mjaftonte që brumi të gatuhej me zjarrin e nënvetëdijes. Një shikim në dukje i zakonshëm, mbetur i freskët, sikur sapo është shkruar, pa përfillje të kohës. Ky është zjarri i Visar Zhitit. Kush nuk e njeh fizikisht mund të mahnitet me këtë mrekulli, por gjithë ata që e kanë pranë jetës së tyre, që flasin, që hanë e pinë me të, që ngrohin duart dhe mëkojnë zjarrin e tyre me atë të tijin, bëhen më të fuqishëm, më të mirë e më të ëmbël. Ky është, ndërkohë edhe burim i shenjtë.
Njerëzit e kësaj toke kanë receptorë të mrekullueshëm: e ndiejnë ku është e bukura, e mira, jeta që kërkojnë, për ta njohur atë edhe më thellë; ndaj dhe e lexojnë Visar Zhitin. Aty është zjarri i madh e i fuqishëm i Kadaresë, pse jo edhe dhjetëra zjarre të tjerë. Por ky zjarr shpirtëror i Visarit ka një të veçantë: ka kaluar nëpër kalvarin e Krishtit dhe ka flijuar vijimësinë e tij si një sakrificë e skajshme që zakonisht e bën vetëm një Shpirt për Shpirtin. Kjo dhembje e padurueshme për shpirtin është dritë që përcillet dhe do të jetë e tillë edhe për jetët e paardhura. Cila fuqi mund të na ndihmojë që ta kuptojmë këtë? As ai çast kur Sebastiano Graso nga Milanoja pyeste për të verifikuar gjëmën e ndodhur dhe vihej përballë murit të mekjes sime. Çfarë i kishte ndodhur Visar Zhitit, e kisha marrë vesh apo jo? Dhe unë s’dija kurrgjë. Kjo gjendje e fshehur kur zjarri po digjte edhe shkretinat, më sillte ndërmend faktin që asaj dite kur qe vrarë im bir, unë isha «i fshehur» nga bota, çuditërisht pa ditur kurrgjë, sepse kumti i mortit ka tjetër magji, ka tjetër fuqi dhe është një mistikë më vete. Edhe aty digjej një shpirt njeriu dhe nënvetëdija e merr në mbrojtje të pambrojturën e mundshme, atë që s’duket përvëluar më keq, por do mbajtur me përkujdes të rrallë. Është mençuria e perëndisë që tjerr jetën kësisoj, në të gjitha format e përfytyruara të ekzistencës. Ndoshta dhimbja mund të vijë në formën e buzëqeshjes. Se mund të vdesësh edhe nga tronditja… Ai është veshur me këtë zhgun dhe s’ka pse hiqet i madh, por s’ka pse hiqet edhe i rëndomtë. Ç’tip qenkej ky njeri? A mund të vdesë ai pa pasur as dyshimin më të vogël se njerëzimin po e plak dhe do ta vdesë vetëm ndjenja e tërbuar e madhështisë? Ndërkaq ky betim na mbetet në mend, sepse kemi ecur me Visarin mendërisht në udhët e nëndheshme të Shqipërisë tjetër, në galeritë e zjarrta të Spaçit dhe jo vetëm të tij! Ne jetojmë me këtë dhimbje të thekshme, eh, ajo është edhe dhimbja jonë, e të gjithë njerëzimit. Visar Zhiti shkrimtar e poet, psikolog dhe filozof na i mjekon plagët me kujdes të përsosur, duke na i fashuar, buzagaz e pa përqeshur askënd, pa cinizmin e tmerrshëm që miliona njerëz e kanë bërë stoli e talisman, por gjithnjë me një dhembje që natyrisht të prek. Të prek shumë. Ndaj dhe zjarri i tij nuk shuhet e s’ka për t’u shuar kurrë.
Visar Zhiti sikur na thotë enkas: po, unë kam vuajtur dhe u betova një ditë, në nëndheun shqiptar se kjo vuajtje e lemerishme do të bëhej dritë. Se nuk ishte vetëm mundimi i pashpirt i një njeriu të vetëm, por i mijëra e mijëra njerëzve, një nënvetëdije që do të ndizej zjarr vetiu dhe ky zjarr magjik do të mbetej i përjetshëm, i gatshëm të ngrohte edhe shpirtin më të vogël e të humbur diku në labirintet e padukshëm të kësaj bote që tretej pafund brenda vetvetes, si një pikë përjetësie e botës, duke e ndjerë edhe rrezikun e zhdukjes. Dhe aty bëhej fjalë me këmbëngule vetëm për dashurinë njerëzore, se ajo ndjenjë e ruante zjarrin e nënvetëdijes së amshuar, edhe brenda përbindshmërisë së rroposur të vuajtjes së shkaktuar me qëllim. Po edhe për dashurinë nuk të lejonin të ushqeje mbrojtjen e flakëve. Edhe në ato thellësi, hone e gryka, në fundet e hirta të materies mund të kafshoje veten me tërbim, mund të fluturoje në qiellin e zi të hapësirës së padukshme dhe të mbeteshe në fronin pa fron të babëzisë së pashpjegueshme që t’i shkakton plagët me vetëdije të lemerishme. Diagrami i brendshëm dhe krejt dramatik i së keqes, shenja kuneiforme të pashpirtësisë, simbole të vrazhdësisë që s’e pranon zjarrin dhe gëlon me tërbim në terr…
Ku e gjeti energjinë Visar Zhiti, energjinë që realisht e ka çdo njeri, por që në jetë e mendon veç punë të Zotit, por nuk ka kontakt me të, nuk e sheh e s’e dëgjon, e çmon si dhuratë të çmuar por asnjëherë nuk bindet se është dhuratë që e ka nën zotërim, të cilën e sundon dhe s’e përdor kurrë për të sunduar të tjerë. Këtë profeci nuk e di edhe ai dhelparak që e ka mësuar ekzistencën por nuk ia njeh thelbin e së vërtetës! Janë fatlumë ata që e dinë se ky burim i padukshëm vjen tek ti vetvetiu dhe me hap të pandjeshëm, duke u ngjizur thjesht e pa përplasje, duke u bërë bashkudhëtar i përjetshëm i shpirtit tënd, i nënvetëdijes, i cili kur nuk njihet është thjesht një kaos ku lëvizja brauniane, e çrregullt e energjisë, e rrit më tej kaosin, fijezuar dhe endur në mijëra hollësi e thekse, në një sintezë të habitshme mendimi dhe kërkese natyrore, si nevojë e motiv shpirtëror, që krijojnë besnikërisht një tjetër mundësi të jetuari, të hapërdarë, të pakapshme, të ndërprerë prej vogëlsive të dhimbjes e të gëzimit, me një ndjeshmëri të paskrupullt dhe legjitime por gjithnjë të vogla, të imëta dhe habitërisht të domosdoshme.
Visar Zhitin e këtillojnë epik dhe lirik, një shpirt që digjet, një zjarr i tillë si ai, a mund t’i zotërojë të dyja këto cilësi të jashtëzakonshme të nënvetëdijes së sakrifikuar për të qenë e të tjerëve dhe në harmoni të përsosur me ligjësitë e krijimtarisë dhe të nëntokës. Ai mund të takonte dikë, të panjohurin e njohur që vinte nga larg tek rrinte para Rognerit në shi dhe, edhe pse që prej 15 vjetësh i shkojnë pagesa në Shtetet e Bashkuara, ku jeton familjarisht, një rrogë e plotë si këshilltar ministrash në Tiranë dhe pare të tjera si konsulent bordesh po këtu, dhe ja që ende s’kishte blerë dot një ombrellë dhe, ndërkohë, po më çante kokën me qejf të madh, duke më kumtuar se kishte ardhur ca ditë me «pushime» vetëm «për gjuhën e bryllët e të rrallë shqipe» dhe vetëm për të! Ashtu si dukja dhe mosdukja e të vetëdijshmes me të nënvetëdijshmen te njeriu, qëndrojnë në thellësitë e karaktereve të pavëna re, që të lënë përshtypje të allasojta! Shpirt që duket efemer por që mbart sekretin e krijimit. Ai e dashuron jetën e tij, e urren po aq, këndellet me fjalën e jeratisur në boçen e fshehur me shpuzë, duke fshirë pikën e lotit, duke thyer duart e atij që ia ka qepur jelekun e ngushtë pranverës, ndërsa gjinjtë e fryrë nga e reja e virgjër që çel, fsheh buzëqeshjen në cep të qepallës. Shaka me fjalën, me brumin e saj, duke kulluar të vërtetat e bujshme në sitën e padurueshme të jetës. E futin në këllëf jetën dhe njeriu nuk komunikon, por shpirti ama vijon të digjet madhërishëm dhe me aq prekshmëri të fisme. Është i përpiktë Visar Zhiti, ndonëse dashuria e tij njerëzore s’ka të bëjë fare me farsat, harresën, por me tronditjet që bëjnë epokë, elegancën e tjetrit, poezitë e thella që rrjedhin bollshëm plot madhëri e zgjatime të ngrohta flakësh, që përkthehen plot ëmbëlsi një natë dimri në shtëpinë e Hajnrih Bëlit, në Globus ku thureshin dhe zhvisheshin lakuriq tragjeditë e Shekspirit, në një monument të Shvejkut dhe Havelit, nën tronditjen e madhe të së qeshurës që shkakton Don Kishoti dhe vetë Servantesi. Këto madhështi bote, edhe kur vijnë nga Dostojevski, Kadareja, Tolstoi apo Hygoi duken të paprekshme dhe njëjtësohen me shpirtin e tij të zjarrtë. Kuptime të tjera, largësi të mëdha, ulërima që theken në zjarrin e tij, përmbushje rastësore, mërzi të shtjellura në vargje të hekurt plot lirizëm magjik, fluturime të Pindarit që s’kthehen kurrë në vendin e nisjes, dashuri plot ëndrra, qëllime të zbrazëta por ama fisnike, lumturi fatkeqe që shemben rrugës, drithërima të mahisura me tërbim, pamundësi që ndjekin fatin që do e vjen apo që do dhe ikën, largohet… Po trishtimi, trishtimi që vdes dhe ngjallet brenda çastit te njeriu i plotësuar ku tretet? Po përkujdesja e çalë që kthehet në pamundësi, a nuk bëhet brenda çastit një prekje e madhërishme? Se të duash njeriun ashtu siç është, ëndërr dhe realitet – një mjegullnajë e paparë, a nuk kthehet në ashpërsi fatale dhe aq ngutshëm e përdhunshëm të ardhur në magjinë tënde krijuese. Projekte që herë ndryshken dhe herë sjellin ankth, shqetësim, që bëjnë rokadë me të pavërtetat dhe ngujohen si zjarr dashurie. Kataklizmo shpirti dhe egërsi shfaqjeje. Besim te mundësia e pamundur gjer në thelb të nënvetëdijes, sepse gjithçka ndodh brenda individualistit, çartjes së tij të kobshme, brenda të puthurës së zjarrtë, të puthurës që e kthen njeriun me këmbë në tokë, që e djeg si flutur dhe e bën papritmas gjeni. Visari, ky visar i kombit tonë, brenda harresës së kohës gjeti dashurinë për njerëzit, por jo duke çuar ndihma me mushka e gomerë, siç bëjnë disa bujtës të përkryer të mendimit, të filozofisë dhe të kritikës edhe të mundimit të përditshëm njerëzor, përmbushur me një dhembshuri që udhëhiqet besnikërisht edhe nga idealet dhe që e shohin jetën e përditshme si një monotoni të lavdishme. Prirja e Visarit si shkrimtar dyndej ta zhbironte këtë fshehje gati femërore edhe pse në dukje mistike, edhe pse të përunjur para dobisë, por me kreshpërim dhe indinjatë, duke anashkaluar vulgaritetin e çdollojshëm e të habitur, të paraqitur me dukje tërë tronditje të kapërthyer keqas. A i duron dot Visari makutët dhe makutërinë? Kurrë. Po delenxhinjtë e mjerë, edhe kur vijnë me toga politikanësh, gjyqtarësh, ministrash dhe drejtorësh? Po as batakçinjtë, që i hipin kalit së prapthi, as injorantët që ecin kryelartë si pemë pa kokrra që janë, as hipokritët e mjerë (se hipokritë jemi nga pak të gjithë!), as të dehurit nga pija dhe lavdia, as perversët me të cilët bota e sotme është mbushur plot e përplot, as të vetëkënaqurit e tmerrshëm të cilët ia kanë vënë kazmën me kohë njerëzimit, as hajdutët që gëlojnë në këtë shoqërinë tonë duke gjalluar edhe flakët e shpirtrave që digjen, pa le kriminelët e bujshëm dhe ata me frak, pa menduar për lakmitarët… Një galeri e pafund. Dashuritë janë gati të përfundojnë në çmendinë dhe Visari këtë e di mirë. Zhgun të rëndë ka hedhur supeve. Një tis trishtimi duket se e mbyt, një dhembshuri e tjetërfartë ia kthen fytyrën vetëdijes, nuri burrëror i përjetshëm e rrëqethës e provokon çdo çast dhe drita, drita e çmendur e vjeshtës së moshës së tij xiglon nën peshën e zbrujtur të vranësirave. Gjethet e zverdhura bien mbi lulet e thara, shkruan ai në një nga poezitë e tij. Dhe ne që e lexojmë e ndjejmë thellë nënvetëdijen që i digjet duke na dhuruar hirin e pavdekshëm! Njohës i mrekullueshëm i vetmisë tronditëse, një sjellje delikate e përkorë, po edhe mik i paftuar i trishtimit të kujtdo. I ka tiposur këto plot figuracion në meditimet e veta, i ka ledhatuar botës që përshkruan faqet dhe supet e rënduar nga mjerimi i skajshëm. Dhe betohesh për të dhe dashurinë e tij tunduese. Poet i zhgënjimit të thellë, i elegancës së mundimit dhe i nënvetëdijes. Çdo dridhmë njerëzore të emocionon, të mbush me hidhërim, të ngashënjen dhe të provokon me braktisjen e rëndë, me një shndërrim të përshpirtshëm dhe krejt egoist, sa që të vërtetat bëhen më të arritshme mes përshkrimeve të holla, metaforave që nuk ndihen kurrë keq, lakuriqësisë së paturpshme, ndjenjave që fishken-thahen-bien-ngrihen-lodhen-zgjohen-vdesin-ngjallen… Visari na jep një tablo aq vulgare sa na mbush me urrejtje, na tronditin me fitimin e pashpirt dhe ngre ideale mbi flakët e zjarrit të nëndheshëm, të bukur dhe krejtësisht të pavetëdijshëm. Është njeri i madh dhe na thotë me plotgojën edhe pse farmak prej hidhërimit: Sa e bukur është jeta… Përdëllim i mrekullueshëm dhe i shenjtë…

Filed Under: ESSE Tagged With: NËN TOKË, QË DIGJET, VISAR ZHITI – ZJARRI, Xhevair Lleshi

NY Times: Kosova pro-amerikane, në “djep” të ISIS-it

May 22, 2016 by dgreca

“Çdo të premte, pak kilometra nga statuja e Bill Klintonit, që ka ngritur krahët duke përshëndetur, qindra të rinj me mjekra gjunjëzohen në trotuar, për t’u falur jashtë një xhamie  të improvizuar, në ndërtesën e dikurshme të një magazine mobiljesh”/

… Me këtë fjali nis një shkrimi i New York Times mbi radikalizimin fetar në Kosovë, nën ndikimin e financimeve që vijnë nga Arabia Saudite. Të dhënat dhe dëshmitë sjellin njw shoqëri të rrezikuar nga radikalët islamikë. Gazetarja Karlota Gall kujton se pak kohë më pare, kosovarët ishin një nga popujt më pro-amerikanë në botë.

KohaJone.com – NY Times: Kosova pro-amerikane, në “djep” të ISIS-in

“Që nga ajo kohë- edhe nën sytë e zyrtarëve amerikanë- paratë dhe influence e Arabisë Saudite e kanë transformuar këtë vend, dikur një shoqëri myslimane tolerante- në një burim të ekstremizmit islamik dhe një rrugëkalim për xhihadistët. 

Kosova gjendet sot njësoj si pjesa tjetër e Europës, e kërcënuar nga Islami radikal. Në dy vitet e fundit policia identifikoi 314 kosovarë – mes të cilëve dy kamikazë, 44 gra dhe 28 fëmijë- që i janë bashkuar Shtetit Islamik, numri më i lartë për frymë popullsie në Europë”

Sipas New York Times, ata në fillim u indoktrinuan dhe më pas u rekrutuan nga klerikët ekstremistë dhe shoqatat e financuara nga Arabia Saudite, që vepruan përmes fondacioneve bamirëse, individë privatë apo deri struktura të shtetit arab.

“Ata promovuan Islamin politik” citohet Fatos Makolli, drejtor i Antiterrorit të Kosovës. “Ata shpenzuan shumë para me programe të ndryshme, kryesisht me të rinjtë apo njerëz vulnerabël dhe sollën fillimisht literaturë Vehabiste dhe Salafite”.

Në dy vjet hetime, 67 vetë janë vënë para drejtësisë, 14 imamë janë arrestuar dhe 19 organizata janë mbyllur. Sot në Kosovë janë 800 xhami, 240 prej tyre të ndërtuara pas luftës dhe janë pikërisht shumica prej tyre që ndihmojnë në inddoktrinimin e një brezi të ri të Vehabistëve.

“Disa vajza refuzojnë të shtrëngojnë duart ose të flasin me kushërinjtë e tyre meshkuj. Disa djem kanë shkuar për xhihad. Vullnetarët fetare kanë kërcënuar, ose edhe kryer akte dhune ndaj akademikëve, gazetarëve apo politikanëve.”

“Në disa raste, ndërtesa qindra vjeçare janë shembur, përfshirë një bibliotekë historike në Gjakovë, apo një xhami 400 vjeçare , ashtu si tempuj, varre apo manastire të Dervishëve, të gjitha të konsideruara si “idhujtari” nga mësimet vehabiste”

“Erdhën në emër të ndihmës” thotë Enver Rexhepi, një imam i moderuar për New York Times. Rexhepi, nga Gjilani tregon një ngjarje të vitit 2004 kur u kërcënua nga një i ri vehabist. Zekeria Qazimi, një ish student i Medresesë. Brenda në xhami, Rexhepi kishte shpalosur prej kohësh një flamur shqiptar. Shqiponja me dy koka në flamurin kuqezi ishte edhe simboli i luftës çlirimtare të Kosovës.

Por fondamentalistët e konsiderojnë “idhujtari” vizatimin e çdo qënieje të gjallë. Zekeria Qazimi e kishte shkulur flamurin dhe e kishte hedhur poshtë. Enver Rexhepi e kishte varur përsëri në mur.

“Nuk do të zgjasë shumë kjo”, kishte thënë agresiv, Qazimi.

Disa ditë më pas, Enver Rexhepi ishte rrahur nga përsona të maskuar në pyjet mbi Gjilan.

Në të njëjtat pyje, Qazimi ishte kapur nga policia disa vite më vonë. Ai u arrestua pas hetimeve të policisë kosovare për dy sulmet kamikaze në në Irak dhe Turqi. Këtë të premte ai u dënua me 10 vite burg për nxitje të urrejtjes dhe për rekrutimin në organizata terroriste.

Për shumë familje të ndara në Kosovë mund të jetë shumë vonë shkruan NY Times. Albert Berisha, një nga studentët më të mirë të shkencave politikë thotë se u largua nga Kosova për të ndihmuar sirianët, për vetëm 3 javë. Kur u kthye u dënua me tre vite e gjysëm burg, por ai thotë nuk mori pjesë në luftime.

Ismet Sakiqi, një zyrtar i kryeministrisë dhe ish luftëtar i UÇK u trondit kur mori vesh se djali i tij 22 vjeç, Visari, një student i jurisprudëncës u arrestua ndërsa udhëtonte drejt Sirisë, bashkë me të fejuarën. Ai tani shkon ta vizitojë djalin në të njëjtin burg, ku dikur atë vetë, e mbanin të burgosur serbët.

Në Busavate, në një fshat në lindje të Kosovës, Shemsi Maliqi, një burrë i moshuar ende nuk e ka kuptuar cfarë ndodhi me familjen e tij. Një nga djemtë e tij, Alejhimi, 27 vjeç iku bashkë me familjen në Shtetin Islamik. Asnjëherë nuk u kuptua si u radikalizua. Dy vite më parë i kërkoi ndihmë të atit për të studiuar në Egjipt.

Shemsi Maliqi ndonjëherë ende shpreson se i biri studion në Egjipt por antiterrori i Kosovës e ka shpallur në kërkim.

“Më mirë të më vijë i vdekur, sesa i gjallë”, thotë Shemsi Maliqi. “Unë e dërgova në shkollë, jo në luftë. Shita lopën time për të”.

Alejhimi ishte martuar me një grua nga një fshat aty pranë. Ajo ishte aq conservative saqë mbulohej e gjitha,deri tek sytë. Ajo refuzonte të shtrëngonte duart edhe me kunatin e saj. Nëna e saj refuzoi të intervistohej. “Ajo bëri atë që duhej dhe ndoqi burrin e saj në Siri”, tha ajo.

Fshehtas, Alejhimi tërhoqi edhe tre të tjerë- motrën e tij, shokun e tij të ngushtë, i martuar me motrën e tij dhe motrën e gruas së tij- që e ndoqën në Siri. Ata janë kthyer tashmë, por mbeten të ndarë nga pjesa tjetër e familjes. Xhaxhai i Alejhimit, Fehmi Maliqi, njësoj si pjesa tjetër e familjes është i tronditur.

-“Kjo është një katastrofë”, tha ai për gazetaren e NY Times

Filed Under: Analiza Tagged With: në “djep” të ISIS-in, NY Times: Kosova pro-amerikane

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 29
  • 30
  • 31
  • 32
  • 33
  • …
  • 93
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Kontributi shumëdimensional i Klerit Katolik dhe i Elitave Shqiptare në Pavarësinë e Shqipërisë 
  • Takimi i përvitshëm i Malësorëve të New Yorkut – Mbrëmje fondmbledhëse për Shoqatën “Malësia e Madhe”
  • Edi Rama, Belinda Balluku, SPAK, kur drejtësia troket, pushteti zbulohet!
  • “Strategjia Trump, ShBA më e fortë, Interesat Amerikane mbi gjithçka”
  • Pse leku shqiptar duket i fortë ndërsa ekonomia ndihet e dobët
  • IMAM ISA HOXHA (1918–2001), NJË JETË NË SHËRBIM TË FESË, DIJES, KULTURËS DHE ÇËSHTJES KOMBËTARE SHQIPTARE
  • UGSH ndan çmimet vjetore për gazetarët shqiptarë dhe për fituesit e konkursit “Vangjush Gambeta”
  • Fjala përshëndetëse e kryetarit të Federatës Vatra Dr. Elmi Berisha për Akademinë e Shkencave të Shqipërisë në Seancën Akademike kushtuar 100 vjetorit të lindjes së Peter Priftit
  • Shqipëria u bë pjesë e Lidhjes së Kombeve (17 dhjetor 1920)
  • NJЁ SURPRIZЁ XHENTЁLMENЁSH E GJON MILIT   
  • Format jo standarde të pullave në Filatelinë Shqiptare
  • Avokati i kujt?
  • MËSIMI I GJUHËS SHQIPE SI MJET PËR FORMIMIN E VETEDIJES KOMBËTARE TE SHQIPTARËT  
  • MES KULTURES DHE HIJEVE TE ANTIKULTURES
  • Historia dhe braktisja e Kullës së Elez Murrës – Një apel për të shpëtuar trashëgiminë historike

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT