• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Archives for June 2016

Sfidat e shtetndërtimit në Kosovë

June 27, 2016 by dgreca

-Ministrja kosovare për Dialog, Edita Tahiri, në tryezën e gjashtë globale me titull “Rimendimi i qeverisjes në shoqëritë e brishta”, mbajtur në Santpoort, Holandë/

 PRISHTINË, 27 Qershor 2016-B.Jashari/ “Sfidat e shtetndërtimit në Kosovë”, ishte tema e ligjëratës së ministres kosovare për Dialog, Edita Tahiri, në tryezën e gjashtë globale me titull “Rimendimi i qeverisjes në shoqëritë e brishta”, mbajtur në Santpoort, Holandë.Ajo theksoi “nevojën e rimendimit konceptual dhe praktik të mandateve dhe misioneve ndërkombëtare për paqendërtim dhe shtetndërtim duke nxjerrë përvoja nga rasti i Kosovës”. 

Ministrja Tahiri tha se praktikat e mëhershme të intervenimit ndërkombëtar na japin mundësi që të nxjerrim mësime në përpjekjet tona të përbashkëta për atë se si ne mund të përmirësojmë ndërtimin ose rindërtimin e shteteve të suksesshme dhe të paqes e stabilitetit në vendet që kanë kaluar luftëra e konflikte. 

“Për mendimin tim, ndërtimi i institucioneve shtetërore dhe të qeverisjes mund të quhet i suksesshëm në qoftëse qeverisja e vendit është e aftë dhe efektive që të ofrojë shërbime publike që përmbushin nevojat dhe pritjet e qytetarëve, në kushtet e një demokracie gjithëpërfshirëse”, u shpreh ajo.

Sipas ministres kosovare Tahiri, rasti i Kosovës sjell gjetje interesante që zbulojnë dobësitë dhe mangësitë e përfshirjes së OKB-së, përkatësisht UNMIK-ut, jo vetëm në aspektin praktik, por edhe në aspektin teorik dhe institucional.

“Mësimet që dalin nga rasti i Kosovës mund të shërbejnë si rekomandime të vlefshme për axhendën e arkitekturës së re të paqendërtimit që OKB është duke e përgatitur”, tha ajo.Problemet që i la pas vetes UNMIK-u, vijoi ministra, janë sfida që po i adreson qeveria e Kosovës së pavarur me axhendën e saj reformatore si dhe dialogun e Brukselit, i cili po mundëson zhbërjen e strukturave paralele të Serbisë në Kosovë, ku shumë prej tyre janë zhbërë tashmë, si dhe po ndihmon integrimin e një pjese të serbëve që ishin penguar të integrohen në sistemin e Kosovës. 

“Kosova si shteti më i ri në Evropë, pas një lufte të gjatë për pavarësi dhe me ndihmën e aleatëve perëndimorë në radhë të parë SHBA-ve dhe vendeve evropiane, tashmë është njohur nga shumë vende, ka hapur kapitullin zyrtar të integrimit evropian përmes MSA-së dhe është anëtare e shumë organizatave ndërkombëtare”, tha ministrja Tahiri.

Tryeza në Santpoort, Holandë, u organizuarnga Fondacioni BMW Herbert Quandt i Gjermanisë dhe Instituti i Hagës për Drejtësi Globale prej 23-26 qershor.

Filed Under: Komente Tagged With: Sfidat e, shtetndërtimit në Kosovë, Tahiri Edita

PD Shpreson që letra e kongresmenëve të SHBA të ndikojë për konsensus me PS

June 27, 2016 by dgreca

Letra që kongresmenët amerikanë, Kryetari i Komitetit për Europën në Komisionin e Politikës së Jashtme të Kongresit Amerikan, Dana Rohrabacher dhe David Jolly e Robert Aderholt, i kanë drejtuar Sekretarit Kerry,  lidhur me reformën në drejtësi, është një kontribut i çmuar për t’iu dhënë shqiptarëve nje drejtësi të pavarur sipas rekomandimeve të Komisionit të Venecias dhe që garanton moskapjen politike, deklaroi nënkryetari i Komisionit për Reformën në Drejtësi, Oerd Bylykbashi, në një deklaratë për mediat pasditen e të hënës.

“Kongresmenët amerikanë, duke iu referuar Komisionit të Venecias, kanë sugjeruar si zgjidhje të çështjes së vetme ku palët nuk bien dakort, adoptimin dhe zbatimin e rekomandimit 88 të Komisionit të Venecias, duke e konsideruar këtë si garanci për një reformë të sukseshme dhe te gjithepranuar në drejtësi. Urojmë dhe shpresojmë që ky angazhim i kongresmenëve amerikanë të shërbejë si një shtysë për mazhorancen për të zhbllokuar reformën në drejtësi, duke i dhënë zgjidhjen e propozuar nga Komisioni i Venecias në rekomandimin 88”, theksoi Bylykbash.

Filed Under: Politike Tagged With: letra e kongresmenëve të SHBA të ndikojë, me PS, PD Shpresonqë, për konsensus

Populli shqiptar është i lodhur që politikanët e tij bëjnë lojëra

June 27, 2016 by dgreca

Nga Donald Lu*/

Shqiptarët më pyesin shpesh se cilat janë anët më të mira dhe më të këqija të punës sime. Përgjigjja është e lehtë. Ana më e mirë e punës sime është të takohem me studentë të zgjuar. Ana më e keqe e punës sime është të përjetuarit e politikës shqiptare nga afër. Ndoshta studentët mund t’u mësojnë politikanëve diçka. Shumë njerëz inteligjentë kanë punuar për reformën në drejtësi për gati dy vite. Mazhoranca dhe opozita kanë rënë dakord për pothuajse gjithçka përveç një hollësie të fundit: kërkesën e opozitës për vendet e rezervuara. Çfarë do të na sugjeronte një nxënës për zgjidhjen e këtij problemi? Është e thjeshtë. Çdo fëmijë do t’ju thoshte se të dy palët duhet të mos ofendojnë më njëri-tjetrin dhe të mos përdorin më epitete fyese ndaj njëri-tjetrit. Duhet të ulen si të rritur dhe t’i zgjidhin çështjet përmes kompromisit. Është e vërtetë që Z. Rama dhe Z. Basha u përpoqën ta bënin këtë më 6 qershor. Ata dështuan në arritjen e një marrëveshjeje. Tre herë që prej 4 majit, Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian kanë ofruar propozime të arsyeshme kompromisi. Mazhoranca i ka pranuar këto propozime. Z. Basha ka gjetur gjithmonë diçka për të refuzuar. Mendoj se populli shqiptar është i lodhur që politikanët e tij bëjnë lojëra. Nëse opozita dhe qeveria duan të realizojnë një marrëveshje, ne u kemi ofruar tre zgjidhje kompromisi që janë tërësisht në përputhje me paragrafët 61 dhe 88 të Opinionit Përfundimtar të Komisionit të Venecias. Politikanët nuk është e thënë të marrin idetë dhe sugjerimet tona, por ata duhet ta gjejnë kompromisin. Nga ana tjetër, ndoshta udhëheqësit e partive politike të Shqipërisë kanë frikë nga kjo reformë dhe nuk janë të gatshëm të bëjnë asnjë marrëveshje. Në këtë rast, u bëj thirrje anëtarëve individualë të Kuvendit që të marrin përgjegjësinë për të votuar në favor të kësaj reforme. Votimi është planifikuar për datën 21 korrik. Është koha për të vendosur. Çdo udhëheqës politik partiak, çdo deputet i Kuvendit dhe çdo i ri e di se populli i Shqipërisë e mbështet në shumicën dërrmuese reformën në drejtësi. Cilët janë këta udhëheqës partish politike që i thonë popullit shqiptar se nuk mund ta ketë këtë reformë? Unë kam një kërkesë për brezin e ri të shqiptarëve. Ju bëj thirrje të gjithëve që t’u thoni udhëheqësve që ju keni votuar se e doni këtë reformë. Shkruajini një letër. Bëni postime në median sociale. Flisni me miqtë tuaj. Vota e 21 korrikut do të përcaktojë drejtimin e vendit. Bëjuni me dije udhëheqësve tuaj se doni të rriteni në një vend të lirë nga gjykatësit dhe prokurorët e korruptuar. Thuajuni atyre se doni që Shqipëria të jetë një demokraci ku zërat tuaj do dëgjohen dhe ku ju do të trajtoheni në mënyrë të drejtë dhe me respekt.

* Thirrja që ambasadori amerikan Donald Lu i drejtoi brezit te ri per Reformen ne Drejtesi.

Filed Under: Editorial Tagged With: brezit te ri, Donald Lu, Lojrat e politikaneve, Reforma ne Drejtesi, thirrje

Kosovë-Shqipëri -Nesër në Tiranë inaugurimi i “autostradës” energjetike

June 27, 2016 by dgreca

-Përurimi i “autostradës” energjetike këtë verë edhe në pjesën e Shqipërisë u paralajmërua në mbledhjen e përbashkët të Qeverisë së Kosovës dhe Këshillit të Ministrave të Shqipërisë në 3 qershor 2016 në Prishtinë/

PRISHTINË, 27 Qershor 2016-Behlul Jashari/ Kryeministri Isa Mustafa, nesër në Tiranë, merr pjesë në ceremoninë e inaugurimit të “autostradës” energjetike – linjës së re të interkonjeksionit 400 kV Shqipëri-Kosovë, bëhet e ditur sonte nga Qeveria kosovare.

Përurimi i “autostradës” energjetike këtë verë edhe në pjesën e Shqipërisë u paralajmërua në mbledhjen e përbashkët të Qeverisë së Kosovës dhe Këshillit të Ministrave të Shqipërisë në 3 qershor 2016 në Prishtinë, të tretës pas të parës historike në Prizren në 11 janar 2014 dhe të dytës në Tiranë në 23 mars 2015.

“Brenda pak javëve të ardhshme, ne do të jemi së bashku në Tiranë për të vënë në punë linjën e interkoneksionit që lidh përfundimisht ‘autostradën’ energjetike në mes të Shqipërisë dhe Kosovës dhe për të hapur një fazë të re për zhvillimin e kësaj hapësire të përbashkët”, tha kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.

“Projekti i interkoneksionit 400 kilovoltë së shpejti do të finalizohet edhe nga ana e Shqipërisë dhe do t’i bëjë sistemet tona energjetike komplementare e që rrjedhin nga burimet natyrore të të dy vendeve tona”, tha kryeministri i Kosovës, Mustafa.

Në 17 dhjetor 2015, në Kosovë u bë  inaugurimi i Projektit “Rregullimi Sekondar Frekuencë-Fuqi Kosovë-Shqipëri” dhe përfundimi i punimeve në linjën interkonektive 400 kV deri në kufirin me Shqipërinë. Inaugurimi u bë pasi në “autostradën” energjetike të Kosovës drejt Shqipërisë u bë edhe energjizimi testues i linjës së re interkonektive të tensionit të lartë 400 kV deri në kufi, e cila lidhë nënstacionet Kosova B dhe Tirana 2, duke kaluar nëpër territorin kosovar në zonat e 8 komunave – Obiliq, Vushtrri, Drenas, Malishevë, Rahovec, Gjakovë, Deçan e Junik  dhe të  mëse 45 fshatrave.

Në linjën interkonektive 400 kV Kosovë-Shqipëri, në pjesën kosovare në fund të muajit shtator 2015 u përfundua me ngritjen e të gjitha shtyllave elektrike. Ngritja e shtyllës së fundit elektrike, 239, u bë pranë kufirit në Qafë Morinë, ndërkohë që ishin shtruar mbi 50 km përçues elektrikë.

Që para fillimit të punimeve, në fazat e përgatitjeve, burimet në Prishtinë kanë njoftuar se projekti për ndërtimin e linjës interkonektive 400 kV Kosovë-Shqipëri konsiston në ndërtimin e një  linje te tensionit të lartë me gjatësi rreth 238 km, prej së ciles 85.5  km në territorin e Kosovës dhe 153.5 km në territorin e Republikës së Shqipërisë.

Në 21 dhjetor të vitit 2013, në praninë e ministrit të Energjetikës dhe Industrisë të Republikës së Shqipërisë, Damian Gjiknuri, ministrit të atëhershëm të Zhvillimit Ekonomik të Kosovës, Fadil Ismajli, dhe ambasadorit të Gjermanisë në Kosovë në atë kohë, Peter Blomeyer, në hapësirat e Lidhjes Shqiptare në Prizren, në një ceremoni solemne, është nënshkruar kontrata për ndërtimin e linjës interkonektive 400 kV Kosovë-Shqipëri.

Në Forumin e Nivelit të Lartë me temën “Siguria e Furnizimit me Energji Elektrike në Kosovë”, i zhvilluar në Prishtinë në fillim të marsit 2016, organizuar nga Ministria e Zhvillimit Ekonomik të Kosovës dhe mbështetur nga USAID-i, pjesëmarrësit u pajtuan se një komponentë shumë e rëndësishme për stabilitetin e furnizimit dhe operimit të sistemit është tregu i përbashkët i energjisë elektrike me Shqipërinë.

“Plotësimi i gjenerimit të energjisë elektrike të Shqipërisë – i bazuar kryesisht në hidro dhe i gjenerimit të Kosovës – i bazuar kryesisht në thëngjill, është konsideruar si alternativa më e lirë dhe e sigurt për furnizim të përbashkët të dyja vendeve, duke eliminuar kështu mungesën sezonale”, u theksua në përfundimet e Forumit të Nivelit të Lartë “Siguria e Furnizimit me Energji Elektrike në Kosovë”, në Prishtinë.

Filed Under: Ekonomi Tagged With: -Nesër në Tiranë inaugurimi i, autostrades, energjetike, Kosovë-Shqipëri

“Kujtojm, por nuk harrojmë ( We remember and never forget)”

June 27, 2016 by dgreca

NGA BEQIR SINA*/

MONROE COLLEGE NYC : Në këtë aktivitet i pari dhe më i ri në komunitetin shqiptar, të Amerikës, i kësaj natyre, natyrishtë, që është nder dhe kënaqësi , për mua , madje nuk e teprojë po të them se “është privilegj që nga ky podium, nga ky tempull i djes, Kolegji Monroe, nga ky qytet Nju Jorku- simboli i lirisë dhe i demokracisë, nga ky vend – Shetet e Bashkaura të Amerikës, të cilat janë kampion në botë, i lirisë, demokracisë e të Drejtave të Njeriut, ti përcjell pëzemërsisht me këtë rast, një faleminderim , një mirënjohje dhe një respekt të madh Organizatës “Hope & Peace” Shpresë dhe Paqe, presidentes së saj zonjës së nderuar Mimoza Djaçi, me rastin e organizmit të këtij evenimenti në kujtimin e 26 Qershorit, “ Ditës Ndërkombëtare në Mbështetje të Viktimave të Torturës” të shpallur nga OKB-ja, dhe e njohur nga mbarë bota, përfshirë Shqipërinë. 

 Aktivitet ky që po zhvillohet, sot të shtunën, në kolegjin prestigjoz  Monroe College, këtu në qytetin e Bronxit, falë atyre që gjithmonë, kur ka pasur ngjarje të tilla të rëndësishme, për komunitetin shqiptarë, në zonën e Tri-Shteshit, sidomos ato me karakter kombëtar, historik, kulturor e artistik, kan bërë të mundur dhe hapën dyert e këtij kolegji, duke ua mundësuar dhe pritur shqiptarët, pra një falenderim të posaqëm, u shkon me këtë rast edhe drejtuesve të saj, zyrtarve të lart të Administratës së Kolegjit Monroe, dhe veçanërisht, profesorit të respektuar shqiptar Haxhi Berisha.

Të dashur bashkëatdhetarë , të nderuara zonja dhe zotërinj !

 “Në këtë Ditë Ndërkombëtare në Mbështetje të Viktimave të Torturës, ne shprehim solidaritetin dhe mbështetjen tonë për qindra e mijërat e viktimave të torturës dhe familjarëve të tyre në të gjithë botën. “ tha Sekretari i Përgjithshëm Ban Ki-moon, duke përkujtuar këtë ditë për mbarë botën.

Sakaq, më duhet të cekë qysh në fillim të fjalës time, në kujtim të kësaj dite se :”Ligji ( pra rregullat e kodet e shoqërisë në të gjithë botën) janë më se të qartë, se:”Tortura dhe Viktimat nuk mund të përdoret në çdo kohë dhe në asnjë rrethanë, edhe gjatë asnjë konflikti apo lufte, regjimi e sundimi , qoftë edhe kur siguria kombëtare është nën kërcënim apo diçka tjetër….. kur kujtojmë të gjithë së bashku ditën “Ditën Ndërkombëtare në Mbështetje të Viktimave të Torturës”. 

 Kjo ditë përkujtimore, vjen sot, tek ne shqiptarët, mbi të kaluarën komuniste në Shqipëri, dhe atë të sundimit sllavo komunistë në Kosovë, apo ato të kryera me ardhjen e komunizmit në Greqi,  pra krimet e toturat e grekërve ndaj popullsisë Çame, 72 vjet më parë, si dhe ato të ndodhura në trojet etnike shqiptare në Ballkan, Preshevë, Bujanovc, Medvegje, Mal të Zi, e Maqedoni.

 Aty ku shqiptarët kan qenë viktimat , u keq trajtuan dhe u diskriminuan, duke përfshirë edhe torturën, të cilat janë kryer në mënyrë të gjerë dhe sistematike në terren, shtëpitë e tyre apo edhe në qendrat e paraburgimit e të burgimit, (stacionet e policisë) kampet e internimit dhe përqëndrimit, e vende të tjera, si në të gjithë Shqipërinë, apo ish Jugosllavinë, që u shkërrmoq dhe nuk egziston më ( por nën kupto me këtë rast, në Serbi) dhe në Çamërinë, ku shqiptarët, fakeqësisht, janë të parët dhe të shumtë në numbër, ata që u viktimizuan dhe u torturuan për të vetmin fajë që kishin bërë, se:” ishin shqiptarë, kishin lindur shqiptarë dhe do të vdisnin si shqiptarë” .

 Tortura, dhe viktimizimi dihet se në të gjithë botën kërkon të asgjësojë personalitetin e viktimës dhe mohon dinjitetin e lindur të qenies njerëzore, njeriut. Andaj dhe Kombet e Bashkuara, Organizatat Ndërkombëtare për Lirinë e të Drejtat e Njeriut, shtetet Perendimore, të cilat janë simbol të lirisë, në botë me SHBA, në krye, me mikun e përjetshëm të shqiptarëve, gjatë gjithë historisë së tyre , e kan dënuar torturën, dhe kan dalë e janë  gjithmonë krah të viktimave, të çfardolloj qofshin ato me shkas ato; raciale, fetare apo ideologjike, që në fillim të krijimit të ligjeve dhe Kushtetutës së tyre demokratike. SHBA, dhe bota e civilizuar i kan  dënuar duke e quajtur ato si një prej akteve të kryera më çnjerëzore nga ku nënçmohet dhe eleminohet qenia njerëzore, nga një qenie tjetër që është quajtur jo njerëzore, mbasi ka kryer këtë akt.

 Tortura,dhe viktimat megjithëse, janë një krim sipas të gjitha ligjeve ndërkombëtare, dhe dënohet dhe është e pa pranueshme edhe nga feja, librat e shenjtë; Tora, Kurani, Ungjilli, dhe Bibla e tjer, ajo nuk ishte e till nga regjimet e pafe , të paide dhe pakombë, pra nga regjimet komuniste e sllavo komuniste, internacionaliste, sidomos, për ne shqiptarët, që e vuajtëm më shumë se kush tjetër, dhe më tmerrshëm se kushdo tjetër, nën sundimin barabarë të katilëve, duke filluar nga Rankoviqi, Tito e Millosheviqi, dhe ne shqiptarët në Shqipëri nën regjimin e ëgër komunist të Enver Hoxhës, e partisë komuniste, kurse e Çamët me masakrat e gjenocidin e shkatuar nga komanda e gjeneralit famëkeq Zevros.

  Viktimat dhe përdorimi i torturave sipas të gjitha instrumenteve ligjore përkatëse, në të gjithë botën janë absolutisht të ndaluara dhe nuk mund të justifikohen në asnjë rrethanë, që kan ndodhur dhe janë kryer. Ky lloj përdorimi i dhunës çnjerëzore, pra Torturës, me ligj dhe me letra ka qenë dhe është pjesë e së drejtës ndërkombëtare zakonore, edhe në kohën e Rankoviqit, Titos dhe kryekasapit Millosheviqit, që do të thotë se ajo është e detyrueshme për çdo anëtar të bashkësisë ndërkombëtare, pavarësisht nëse një shtet ka ratifikuar apo jo marrëveshjen ndërkombëtare në të cilat tortura është e ndaluar shprehimisht. 

 Por, fafkeqësisht koha ishte ajo që tregoje se prej kohës së ardhjes në fuqi të sllavo – komunisteve, mbas luftës së Dyte Boterore, pra regjimit të Rrakoviqit, Titos dhe Millosheviqit, megjithse në letrat e tyre egzistonte mos përdorimi i troturave dhe likudimi dhe viktimizimi, për ne shqiptarët, ai u ndoq nga sllavo komunistët me  praktika sistematike ose të përhapura të torturës, dhe egzekutimit, e likudimit ndaj popullit shqiptarë në Kosovë, Luginën e Preshevës, Maqedoni dhe Mal të Zi, duke përbër një krim të rëndë kundër njerëzimit, sa që sot për këtë qëllim është ngritur dhe funksionin edhe një Gjykata Ndërkombëtare për Dënimin e Krimeve në Ish Jugosllavi, e ngjashme me atë të ngritur me krimet e nazismit pas Luftës së Dytë Botërore, me Holokaustin.

 “Kujtojm, por nuk harrojmë (  We remember and never forget)”

Të dashur bashkëatdhetarë , të nderuara zonja dhe zotërinj !

Andaj shqiptarët asnjëhere s’do të lënë menjëanë ose asnjëherë s’do të harrojnë por gjithmonë do të kujtojnë, dhe reflektojnë, ato vuajtjet e torturat, popullit shqiptar, të kryera ato në periudha dhe kohë të ndryshme, duke filluar nga Çamëria, e më pas nga regjimi enveristë dhe apo ai shovinistë grekë  e sllavokomunistë.

Ne kurrë s’do të harrojmë, por do të kujtojmë: Çamërinë, e cila sot përkujton 72 vjetorin e “Gjenocidit grek mbi Çamërinë,” ne nuk do të harrojmë, por sa të jetë jeta dotë kujtojmë e nderojmë Kosovën martire, e cila sot është e lirë dhe e pa varur edhe falë atij gjaku, atyre viktimave, atyre deshmorëve bijë e bija shqiptare, që sakrifikuan gjënë më sublime, jetën e tyre për liri e pavarësi.

 Pikërisht, pas më shumë se 100 vjet luftë e gjakderdhje, viktima, dhunë e tortura, nga me te ndryshmet Kosova, populli shqiptar, fitoi lirinë e shumëpritur dhe realizoi atë ëndrrën e atyre që u flijuan dhe nuk e panë këtë ditë. Atë liri që e kërkuan dhe luftuan për ta fituar, për njëqind vjet me radhë , qysh nga Isa Boletini, e deri tek Ibrahim Rugova dhe Adem Jashari, bijët e bijat e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, faqes më të ndritur të kombit shqiptarë .Kurse, sot, mbas 25 vjet të sundimit të regjimit diktatorial të Enver Hoxhës, ne kujtojmë e reflektojmë sot në 26 qershorin Ditën Ndërkombëtare të Kombeve të Bashkuara në Mbështetje të Viktimave të Torturës, vuajtjet dhe torturat e popullit shqiptarë për liri dhe demokraci në Shqipëri, dhe u japim atyre sot një mirënjohje, një respekt, duke u përulur thellë para tyre, dhe veprës së tyre.

Së fundi do të theksoja se shërimi i këtyre plagëve të shkatuara viktimave të tyre, nga krimet e torturat, kërkon një ndërgjegjësim total të shoqërisë, pranimin e fajit dhe të kërkuarit falje nga presekutorët dhe ata që i kryen këto krime, mendojë se duhet një lustracion, i pastër për të treguar se viktimat mund të bëjnë kalimin nga tmerri në plagët të shërimit.

Më duhet të përdor me këtë rast një kolumn më të fundit, të një kolegut tim, mikut tim, të nderuar dhe të respektuar, gazetarit dhe ish drejtori i Zërit të Amerikës për Europën dhe Azinë, Frank G. Shkreli, i cili është edhe autor i dhjetra, artikujve, kolumnave , opinoneve dhe analizave, të thella, por edhe asaj me titull :”Talljet me viktimat e komunizmit nuk kan të ndalur”

Zoti Shkreli, shkruan ndër të tjera në kolumnën mbi zhvillimin e një paneli tryezën e rrrumbullakët, mbajtur këto ditë në Tiranë organizuar nga Fondacioni Konrad Adenauer, zyra në Shqipëri  dhe Instituti i Integrimit të ish të Përndjekurve Politikë në “In Memoriam – Së bashku në nder dhe respekt të kujtesës kombëtare të viktimave të ish-diktaturës komuniste në Shqipëri” se  :  “Kur pyeta një pjesëmarrës në tryezën e rrumbullakët se me çfarë përshtypjesh u largua nga takimi i djeshëm, ai u përgjigj duke përdorur një thënje popullore, “për çfarë dëgjova i lumi unë, e për çfarë pashë, i mjeri unë”.  Një pjesëmarrës tjetër, gjithashtu i dëshpëruar nga tryeza e rrumbullakët, u shpreh se ish të përndjekurit u larguan së andejmi me mesazhin se, “Ne ju vramë, ne u japim dëmshpërblimin dhe ne, madje u ndërtojmë edhe memorialin, por lustracion nuk ka”.

 Dhe, konkludon Shkreli :’ Tashti jemi mësuar me talljet, me gënjeshtrat dhe me premtimet boshe të  radhës, shprehur nga përfaqsues të ndryshëm të Tiranës zyrtare,  se më në fund po angazhohen seriozisht për tu marrë me fatin e të përsekutuarve të regjimit komunist dhe në një mënyrë ose një tjerë për të kujtuar viktimat.  Andej nga vi unë, themi se “Nuk kam gajle se po më rren, por më vjen keq se kujton se ia besoj rrenat.”  Në mungesë të provave konkrete dhe veprave serioze se qeveria shqiptare nuk po tregon “nder dhe respekt ndaj kujtesës kombëtare të viktimave të ish-diktaturës komuniste në Shqipëri”, askush më nuk beson premtimet tuaja, e sidomos të përndjekurit e zhgënjyer herë pas here.

Të dashur bashkëatdhetarë , të nderuara zonja dhe zotërinj ! shumë e nderuar organizatore Presidente zonja Miomza Dajçi ju falleminderit për vemendjen dhe faleminderit qe me dhatë rastin të flasë në këtë ditë 26 Qershorin, “ Ditës Ndërkombëtare në Mbështetje të Viktimave të Torturës” të shpallur nga OKB-ja, dhe e njohur nga mbarë bota, përfshirë Shqipërinë. 

* Fjala e mbajtur me rastin e  26 Qershorit, “ Ditës Ndërkombëtare në Mbështetje të Viktimave të Torturës”

Filed Under: Komunitet Tagged With: "Kujtojm, Beqir Sina, por nuk harrojmë ( We remember and never forget)”

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 8
  • 9
  • 10
  • 11
  • 12
  • …
  • 75
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • “Shënime për historinë antike të shqiptarëve”*
  • Si funksionon sistemi juridik në Shqipëri dhe pse ai ka nevojë për korrigjim?
  • Emisionet postare festive të fundvitit në Kosovë
  • JAKOBSTADS TIDNING (1939) / MBRETI ZOG, SHUMË BUJAR ME BAKSHISHE. — EMRI I TIJ NUK DO TË HARROHET KAQ SHPEJT NGA PRONARËT DHE PERSONELI I HOTELEVE NË VARSHAVË.
  • HAFIZ SHERIF LANGU, DELEGATI I PAVARËSISË TË CILIT IU MOHUA KONTRIBUTI PËR 50 VJET ME RRADHË, KLERIKU DHE VEPRIMTARI I SHQUAR I ÇËSHTJES KOMBËTARE
  • RIPUSHTIMI I KOSOVËS – KUVENDI I PRIZRENIT 1945
  • Nikola Tesla, gjeniu që u fiksua pas pëllumbave dhe u dashurua me njërin prej tyre
  • Bahamas njeh Kosovën!
  • Legjenda e portës shkodrane, Paulin Ndoja (19 dhjetor 1945 – 16 prill 2025) do të mbushte sot 80 vjeç
  • “Roli dhe kontributi i diplomacisë shqiptare në Maqedoninë e Veriut nga pavarësia deri sot”
  • Marie Shllaku, kur një jetë e re u shndërrua në përjetësi kombëtare
  • Në sinoret e Epirit…
  • Mbrëmë hyri në fuqi Ligji i SHBA për autorizimin e mbrojtjes kombëtare
  • Skënderbeu “grek”, ose si të bëhesh grek pa e ditur
  • A historic moment of pride for the New Jersey Albanian-American community

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT