• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Archives for June 2016

Ku janë paratë e novoselasve

June 28, 2016 by dgreca

Nga Ilir Levonja/

Në Novoselë të Vlorës, ka indinjatë. Kjo sipas emisionit Stop, data e sotshme. Një grup ish të përmbytyrish, nga viti i kaluar, nuk kanë marrë dëmshpërblimin e plot financiar. Ose kanë marrë nga një gotë limonatë. Kjo ka domethënien nga 100 merr 01. Preteksi, këstet, etj. Në mes është edhe rutina e përjetshme shqiptare, burokracia e zyrave.

Nga ana tjetër po sot në Tiranë, lajmet e televizioneve transemtonin po një indinjatë qytetare. Mungesa, ose brengzgjatja. Plasja e buzës. Ndihma sociale e muajit, akoma e pamarrë, për personat me aftësi të kufizuara, invalidët.
Justfikimi, nuk ka lek etj. Por do i marrin.
Megjithatë ka një kërkesë pyetje? Ku shkojnë këto para? Ku janë lekët?
Mua më rri në kokë akoma ajo vjaza nga Fushë Preza, që zvarritej nëpër shtëpi. I kishin ndërprerë ndihmën sociale.
Ajo kishte një ëndërr. Dhe sillej nëpër shtëpi zvarrë.
Çfarë mund të thuash?
Disa mund të mendojnë se është fati i keq.
Ndërsa disa mund të lotojnë. Janë gjëra të jetës etj.
Por nëse nuk rritet numri i atyre që u skuqet faqja për dështimin tonë. Atëherë vendin e ka përfshirë kriza e identitetit njerëzor.
Megjithatë atij qytetari nga Novosela po i them se patratë e tua i ka përlarë nderi dhe favori. Llojrat e vendimeve qeveritare të tipit të tillë:

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të nenit 5, të ligjit nr. 147/2015 “Për buxhetin e vitit 2016” dhe në vijim të shkronjës “c”, të pikës 9, të vendimit nr. 33, datë 20.1.2016 të Këshillit të Ministrave “Për financimin e shërbimeve shëndetësore spitalore nga skema e detyrueshme e sigurimeve të kujdesit shëndetësor për vitin 2016”, me propozimin e ministrit të Shëndetësisë, Këshilli i Ministrave

VENDOSI:

Mbulimin e pjesshëm të shpenzimeve të mjekimit të z. Spartak Braho, në masën 4 800 000 katër milionë e tetëqind mijë) lekë.

2. Ky fond të përballohet nga Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor.

3. Pagesa bëhet me paraqitjen e faturave origjinale përkatëse të institucionit të mjekimit.

4. Ngarkohen Ministria e Shëndetësisë dhe Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
____________________

Këto janë ato vendimet VKM, varja. Jo varja hejben. Por varja kolektive në litar. Pasi janë mollë e ndalueme për ty dhe sojin e atyre që rrinë radhë. Ty të rriotë uji i Vjosës, që të përfshiu gjithçka.
Gjithçka nga krahlët e tregut të vuajtjeve të zeza, rrugëve të Europës. Herë i përzënë me fshesë, e herë me dhunën psikologjike të shqiptarit kusar. Dhe, pikërisht ata që ta dhanë këtë damkë, i bëre kryetarë bashkish e shefa rajonesh.
Shqipërisë i duhet të kurojë plagët e hirearkisë së saj, jo të popullit të saj.
Edhe sot kam të gjallë fytyrën e një miku tim që kishte nevojë për transplant. Një arsimtari…, por ai se pati privilegj. Shtetari i kohës tha, se, shteti nuk parashikon me ligj raste të tilla. Pashë lot që më janë ngurtësuar edhe sot e kësaj dite. Pasi qe zhgënjimi i njeriut që besonte tek të drejtat civile nën një shtet të ashtuquajtur demokratik.
Por nuk është ashtu, të gjitha janë demagogji dhe farsa të trashëguara nga diktatura. Dhe mendësia e bijëve nga ajo mitër.
Gju më gju me popullin për t’ja futur popullit.
Eshtë e hidhët, dhe më vjen keq që e përdorë si shembull rastin në fjalë. Por hirearkisë i duhet për meritat e çantës me plot të zeza nga diktatura e këtej. Kurse populli pret. Nuk e di se si ta shpjegojë ndryshe, mbase një mendje më thotë se kjo ndihmë monetare, do na sjelli edhe shpagimin. Pasi, thonë, se, kur njeriu i afrohet botës matanë. Kur kalon kohë të vështira ndërgjegjësohet. Dhe i kërkon llogari të shkuarës. I hapet njerëzimit, apo popullit të tij.
Por nuk besojë.
Këto janë ato vendimet kur ne lëshojmë dhe themi, hajde se është për shëndetin. Edhe pse historia dhe përvoja e këtij shëndeti, është një e shkuar plot mëkate. Por mëkati më i madh është indeferenca jonë kur lejojmë ekzistencën e ligjeve të tilla. Apo vendimeve të tilla, të cilat nuk janë asgjë tjetër, veçse vetvrasja jonë.
Dhe aq më tepër kur mburremi me shendëtësi falas, me prezencën e shtetit etj.
Mëhallat tona janë plot plagë, plot dhimbje, plot sëmundje, plot lëngime. E megjithatë VKM-të janë bërë vetëm për hirearkinë.
Dhe ju pyesni se ku shkuan paratë tuaja.

Filed Under: Analiza Tagged With: Ilir Levonja, Ku janë, paratë e novoselasve

Thaçi: Panama për Kosovën, qendra e Amerikës Latine

June 28, 2016 by dgreca

-Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi kërkon thellimin e bashkëpunimit me Parlamentin e Amerikës Latine/
Panama City, 28 Qershor – Gazeta DIELLI/ Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka vazhduar agjendën e takimeve me përfaqësues të shteteve të ndryshime gjatë vizitës zyrtare në Panama. Të hënën ai ka zhvilluar një takim me Sekretarin e Përgjithshëm të Parlamentit të Amerikës Latine, me seli në Panama, Elias Castillo. Njoftimi i dërguar thekson se, në këtë takim Presidenti Thaçi është interesuar fillimisht për krijimin e një grupi të miqësisë në parlamentin panamez, e më pas edhe për mundësinë e anëtarësimin e Kosovës si shtet vëzhgues në Parlamentin Latino-Amerikan të njohur si Parlatino. 

“Panama është për Kosovën qendra e Amerikës Latine. Është ndër shtetet e para që ka njohur Kosovën, prandaj edhe kemi hapur ambasadën tonë këtu. Edhe vendet e tjera të Amerikës Latine duhet të ndjekin shembullin e Panamasë”, ka theksuar presidenti Thaçi, duke shtuar se bashkëpunimi ndërmjet deputetëve kosovarë dhe atyre të Panamasë si dhe të Parlatinos do të përbënte avancim i marrëdhënieve të Kosovës me këtë pjesë të botës.

Nga ana tjetër, Sekretari i Përgjithshëm i Parlatino, me seli në Panama, Elias Castillo, ka mirëpritur propozimin e presidentit Thaçi, duke thënë se Kosova ka një vend në Parlamentin e Amerikës Latine.

Presidenti Thaçi gjatë ditës ka mbajtur një ligjëratë edhe në njërin nga universitetet më me ndikim në Panama, “Universiteti i Marisë së Shenjtë”, i cili dallohet për angazhimin për të drejtat e njeriut.

Në këtë Universitet, presidenti Thaçi është dekoruar me çmimin “Vizitor i nderit”.

Fillimisht, rektori i këtij universiteti, Juan Planells Fernandez, është shprehur se presidenti Thaçi me lidershipin dhe punën e tij për Kosovën ka qenë frymëzim për të gjithë.

“Vizita e Presidentit të Kosovës, një vend i vogël që ka dalë nga një dhembje, por me një qëndrim të pajtueshmërisë dhe të dialogut të hapur për të gjithë, pa dyshim se është një sinjal i shpresës për njerëzimin dhe si e tillë e sinjalizon botën që të vazhdojë një rrugë të tillë”, ka thënë rektori Fernandez.

 Ndërsa, presidenti Thaçi, në ligjëratën e tij para udhëheqësve të universitetit dhe studentëve, ka thënë se Kosova mbetet model i bashkëjetesës fetare.Në takime të ndara, presidenti Thaçi ka bashkëbiseduar me presidentë të Amerikës Qendrore dhe Latine, me ish-Mbretin e Spanjës Juan Carlos I, me kryeministra dhe ministra të shteteve, me fokus të veçantë te shtetet që nuk na kanë njohur dhe që presim të na njohin.  

“E falënderova posaçërisht Presidentin e Panamasë, Juan Carlos Varela, për pritjen bujare dhe ndihmën që ky shtet po i jep Kosovës në ndërveprim global diplomatik”, ka shtuar presidenti Thaçi.

Presidenti është takuar edhe me Presidentin e Kostarikës, Luis Guillermo Solís. Është ky një ndër shtetet që kanë njohur Kosovën ndër të parët dhe ka ofruar përkrahje të vazhdueshme për anëtarësimin e saj në organizata ndërkombëtare. 

“Jemi pajtuar që të akreditojmë ambasadorët jorezidentë dhe të fillojmë një varg konsultimesh për rritjen e shkëmbimeve në të gjitha fushat. Pranova me kënaqësi që ta vizitoj shtetin e Kosta Rikës më vonë, ndërsa ftova homologun në Kosovë. Jemi të bekuar që kemi miq që në çdo anë të botës”, ka thënë Presidenti i Republikës së Kosovës, Thaçi.

Presidenti Thaçi ka zhvilluar takim edhe me presidentin e Paraguajit, Horacio Cartes, me presidentin e Hondurasit, Juan Orlando Hernández, me presidentin e Republikës Dominikane, Danilo Medina Sánchez, me kryeministrin e Xhamajkës Andrew Holness dhe me zëvendëspresidentin e Guatemalës, Jafeth Ernesto Cabrera Franco.

Filed Under: Rajon Tagged With: e Amerikës Latine, per Kosoven, Qendra, Thaçi: Panama

JO HISTERISË!

June 28, 2016 by dgreca

Nga Frank Shkreli/

Ndërsa udhëheqsit e Bashkimit Evropian (BE) po mblidhen në Bruksel për të biseduar mbi krizën “Brexit”, të daljes së Britanisë së Madhe nga Bashkimi Evropian, Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barak Obama në një intervistë të martën, paralajmëroi kundër çfaqjeve histerike, anë e mbanë botës dhe sidomos në fushën financiare, si përfundim i votës së britanikëve për t’u larguar nga BE-ja.

Në një intervistë me Radion Publike Kombëtare (Amerikane), (NPR) udhëheqsi i Shteteve të Bashkuara, Barak Obama u shpreh se, “Pas votës së britanikëve për tu larguar nga BE-ja, është venë re një valë histerie, sikurë, si rrjedhim i kësaj vote po ndodhë fundi i gjithshkafes, se lidhjet transatlantike dhe NATO po marrin fund dhe se çdo vend po tërhiqet në kështjellën e vet.  Kjo nuk është duke ndodhur”, tha Z. Obama.  Ajo që mund të ndodhë si rrjedhim i kësaj vote, shtoi Presidenti amerikan, është se integrimi evropian mund të ngadalësohet, duke shënuar një “pauzë” në përpjekjet integruese, por siguroi se marrëdhënjet bazë në fushën e sigurisë dhe të marrëdhënjeve ekonomike midis Shteteve të Bashkuara dhe Evropës nuk do të ndërpriten.

Siç dihet, Britania e Madhe ka ekonominë e pestë më të madhe në botë dhe historikisht, politimisht dhe ushtarakisht është aleati më i ngushtë i Shteteve të Bashkuara në kontinentin evropian.  Gjatë ditëve të kaluara, Presidenti u përpoq që me deklaratat e tija të qetësonte shqetësimet e shprehura këtu në Amerikë, në Evropë dhe anë e mbanë botës, përfshirë edhe reagimin negativ në tregjet botërore ndaj votës për largimin e Londrës nga organizata politike dhe ekonomike e Bashkimit Evropian, ku sot për sot, bëjnë pjesë 28 vende anëtare.

Menjëherë pas votës javën e kaluar në Britaninë e Madhe, për tu shkëputur nga BE-ja, udhëheqsi amerikan reagoi duke thënë se megjithëse e ka kundërshtuar largimin e Londrës nga Bashkimi Evropian,  ai tha se e respekton votën e britanikëve në favor të largimit të vendit të tyre nga BE-ja, dhe siguroi njëkohësisht amerikanët dhe botën se, “marrëdhënjet e veçanta” që ekzistojnë midis Shteteve të Bashkuara dhe Britanisë së Madhe nuk do të pësojnë ndonjë ndryshim, si përfundim i kësaj vote.

Gjatë intervistës dhënë Radios Publike Kombëtare këtu në Amerikë, Presidenti Obama shprehu mendimin e tij se arsyeja e votës së britanikëve për tu larguar nga BE-ja ishte sigurisht në përgjigje të ndryshimeve dhe sfidave që paraqet globalizmi, por edhe si një reagim ndaj “Një projekti evropian që ndoshta po zhvillohej më shpejt se ç’duhej dhe pa konsensusin e nevojshëm”, që një projekt i tillë duhej të ketë nga të gjitha vendet anëtare të BE-së.

Presidenti Barak Obama, në intervistën me radion NPR në Shtëpinë e Bardhë të martën, shprehu njëkohsisht optimizmin dhe shpresën e tij se e gjithë Evropa do ta “përdorë votën e britanikëve për tu larguar nga BE-ja, si një moment për një pauzë, për të parë dhe për të reflektuar se si, gjatë procesit të integrimit, të mund të ruhen disa prej identiteteve kombëtare dhe njëherazi, se si të ruhen edhe përfitimet që vijnë nga integrimi dhe njëherazi si të zgjidhim disa prej problemeve, zhgënjimeve dhe sfidave me të cilat përballen madje edhe votuesit tanë”, këtu në Shtetet e Bashkuara, nënvijoi Presidenti Obama.

Në lidhje me rezultatin përfundimtar të negociatave midis Britanisë së Madhe dhe Bashkimit Evropian — për largimin e Londrës nga BE-ja e të cilat pritet të zgjasin deri në dy vjetë — udhëheqsi amerikan u shpreh se shpreson që më në fund, Britania e Madhe të ketë të njëjtin status si statusi që tani gëzon Norvegjia në marrëdhënjet e saja me BE-ën. Norvegjia ka marrëdhënje të ngushta tregtare me Bashkimin Evropian dhe njëkohsisht pranon një lëvizje të lirë, por të kufizuar, të punëtorve imigrantë.

Sidoqofrë, Presidenti Obama në fund të intervistës u shpreh se megjith pa mundësinë për të parashikuar se si do të zhvillohen gjërat në muajt dhe vitet e ardhëshme, ai nuk pret që dalja e Britanisë së Madhe nga Bashkimi Evropian të përfundojë në një këthesë historike ose në  ndryshime të papritura “kataklizmike”, siç i quajti ai.

Por, ndërkohë që gjatë intervistës me radion amerikane NPR të marten, Presidenti Obama në deklaratat e tija u tregua i matur dhe deri diku shpresëdhënës dhe optimist se vota e britanikëve në favor të largimit të vendit të tyre nga BE-ja nuk është mbarimi i botës, në reagimin e tij ndaj votës në Britaninë e Madhe, Zëvëndës presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden qe më pak diplomatik dhe foli troç.  Të premtën e kaluar gjatë një vizite në Irlandë, duke komentuar votën e britanikëve për të dalur nga BE-ja, Zëvëndës presidenti amerikan përdori një gjuhë më të ashpër se bosi i tij duke kritikuar dhe duke paralajmëruar kundër veprimtarisë së atyre që ai i quajti, “politikanë reakcionarë dhe demagogë të cilët promovojnë ksenofobinë, nacionalizmin dhe izolacionizmin.”

Ndërkaq, Sekretari Amerikan i Shtetit, Xhon Kerry u shpreh gjithashtu të premtën që kaloi mbi votën e britanikëve duke thënë në një njoftim për median se ndonëse Britania e Madhe do të largohet nga Bashkimi Evropian, populli britanik, në asnjë mënyrë nuk po tërhiqet nga parimet dhe vlerat që dallojnë partneritetin trans-atlantik dhe as nuk po heq dorë nga roli i tij që luan në promovimin e paqës dhe të stabilitetit në botë.  Me këtë rast, Kryediplomati amerikan ritheksoi gjithashtu edhe angazhimin e Shteteve të Bashkuara ndaj Bashkimit Evropian dhe agjendës së përbashkët mbi çështje siç janë Ukraina, mos-përhapja e armëve bërthamore, ndryshimet klimateriake, tregëtia dhe të drejtat e njeriut.

Më në fund, Sekretari Amerikan i Shtetit Kerry siguroi të gjithë aleatët amerikanë në Evropë se, “Një gjë që absolutisht nuk do të ndryshojë në vitet e ardhëshme, është mbështetja e fortë e Amerikës për të gjithë aleatët dhe miqtë tanë si dhe për marrëdhënjet Euro-Atlantike, bazuar në mbështetjen e përbashkët për demokracinë, si dhe për angazhimin tonë ndaj paqës dhe sundimit të ligjit”, përfundoi kryediplomati amerikan, Xhon Kerry reagimin e tij ndaj votës së qytetarëve britanikë për tu larguar nga Bashkimi Evropian.

Ka giasë se vota për largimin e Londrës nga antarësimi i saj në BE, do të jetë temë kryesore edhe në mbledhjen e nivelit të lartë të NATO-s që do të mbahet në Varshavë të Polonisë më 8 dhe 9 korrik. John Kerry u shpreh të hënën gjatë një takimi me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s Z. Stoltenberg se ky do të jetë një takim jashtzakonisht me rëndësi dhe se vota në Britaninë e Madhe nuk do të ndryshojë asgjë përsa i përket angazhimit britanik ndaj NATO-s.  Ndërsa Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Z. Stoltenberg tha se sidomos pas vendimit të Britanisë së Madhe për tu larguar nga BE-ja, aleanca NATO shtoi ai, është edhe më e rëndësishme për rolin që luan në bashkpunimin jo vetëm midis Evropës dhe Amerikës Veriore por gjithashtu edhe për rolin e saj në fushën e mbrojtjes dhe të bashkpunimit në çështjet e sigurisë së përbashkët dhe midis vetë aleatëve të NATO-s në Evropë.  Roli i NATO-s përfundoi udhëheqsi i aleancës perëndimore, ka qenë gjithmonë me rëdnësi, por tani merr një rëndësi edhe më të madhe pas vendimit britanik për tu larguar nga BE-ja.

Filed Under: Analiza Tagged With: Frank shkreli, JO HISTERISË!

Suzana Shkreli, merr nominim për në Kongresin Amerikan

June 28, 2016 by dgreca

Suzana Shkreli, Kandidate e Partise Demokrate për një vend në Kongres për shtetin e Michiganit/
13415424_1175483412484989_731113349218319403_o.jpg

Beqir SINA New York /

DETROIT MI: Një lajm i gëzueshëm dhe historik, vjen nga shqiptarët e Amerikës: “Pak kohë më parë, znj Suzanna Shkreli, një amerikano – shqiptare, njoftohet se ka marrë nominimin e biletës të Partisë Demokratike Amerikane, për një vend në Kongresin Amerikan”, zgjedhjet e ardhshme më 6 Nëntorë, nga një zonë kongresiale, shtetit të Miçiganit.
Ky është një lajmë ogurmirë, që edhe një herë po tregon vlerat demokratike të Shteteve të Bashkuara dhe kombit tonë, shqiptarë, suksesin e tyre nëpër botë, dhe veçanërisht, në vendin kampion të botës, lirisë dhe demokracisë, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, miku e përjetshëm të shqiptarëve. Në medien sociale Facebook, shqiptarët shkruajnë se ne si komunitet shqiptarë do të jemi të lumtur, për të bërë çdo gjë që ne mund të bëjmë, atë, për të arritur edhe ketë sukses. Fitorja e Suzanës, natyrishtë, shkruajnë shqiptarët, që është fitorja jonë! Fitorja dhe suksesi i gjithë komunitetit shqiptarë në SHBA.
Gazeta Dielli fton me ketë rast të gjithë shqiptarët, kudo që janë, sidomos ata të komunitetit shqiptarë në Shtetet Bashkuara, Detroitin, ku Suzana Shkreli, është pjestare e atij komuniteti, dhe jeton atje,  për mbështetjen e saj, deri në Fitore! Suzanna Shkreli, nga qyteti i Macomb i Michiganit , e cila është e përzgjedhur si një nga gratë shqiptarë më të suksesshme të Projektit Albanian American Success Stories – Histori Suksesi Shqiptaro Amerikane, që drejtohet nga Vera Mjeku në New York, siç njoftoi 3 javë më parë Ambasada e SHBA në Tiranë, shkoi atje si pjësë e programit OPDAT – i cili thuhet se ndihmon zyrën e Prokurorit të Përgjithshëm në Tiranë me krijimin e programit të parë shqiptar për mbrojtjen e viktimave të krimit.
 Bëhet fjalë pra për prokuroren shqiptaro-amerikane, Suzanna Shkreli, e cila tashmë në rrugën e suksesit, ka shfaqur ambicjen e saj për në Kongresin Amerikan – zgjedhjet e 6 Nëntorit, me pëlqimin e Partisë Demokratike.Sipas njoftimit të ambasadës së SHBA,  në Tiranë, më 13 qershor, shqiptaro-amerikania Suzanna Shkreli, e cila është një prokurore me përvojë në sektorin e dhunës në familje dhe abuzimin me fëmijët në qarkun Macomb, në Michigan, shoqëroi dy Koordinatoret për Asistencën e Viktimave gjatë një turi ndërgjegjësimi nëpër Shqipëri.
Shqiptaro amerikania Suzana Shkreli, e cila është një shqiptare e Amerikës, mjaft e suksesshme është pjesë projektit ” Histori suksesi shqiptaro-amerikane” që i kushtohet veprimtarëve të dalluar të komunitetit shqiptar në SHBA. Një projekt ky prestigjoz, ku personalitete të njohura nga komuniteti shqiptar, të cilët kan krijuar emër në fusha të ndryshme në Amerikë, tashmë veç suksesit këtu mund të japin kontributin e tyre, edhe në Shqipëri, Kosovë, dhe vendorigjinën e tyre.
Suzanna, dhe dy vëllezërit e motrat e saj kan arritur suksesin përfundimtar si avokatë, duke e praktikuar atë në fushat e tyre përkatëse të ligjit, si dhe në krijimin e shoqatës së parë të avokatëve shqiptaro amerikan “Albanian American Bar Association” në Michigan, shkruhet në biografinë e saj.
Suzanna Shkreli, është e bija e Zef dhe Maria Shkreli, me prindër nga Ulqini dhe Gruda, e cila emigroi në Shtetet e Bashkuara së bashku me familjen e saj në kërkim të një jete më të mirë.
Suzanna, është një nga katër fëmijët e kësaj familje, me një motër më të madhe se vetja Diana, një vëlla binjak Pauli, dhe një vëlla më të vogël, i quajtur Mark.
Si gjeneratë e parë shqiptaro amerikanë, vëllezërit e motrat e saj u inkurajuan vazhdimisht nga prindërit e tyre, që për të arritur suksesin ata mund t’a marrin atë vetëm nēpërmjet një arsimimi të lart. Tani, ata janë dëshmitarë të dorës së parë se sa shumë prindërit e tyre kanë punuar për të siguruar shkollimin për ta, ndërkohë që ata ishin të bindur në jetën e tyre, se arsimi ishte jetike për të ardhmen dhe ngritjen personale dhe profesionale. Çka edhe me të vërtet ata e kan arritur këtu në SHBA.

Filed Under: Komunitet Tagged With: merr nominim për, ne Kongresin amerikan, Suzana Shkreli

KANADA : Aksident i rëndë në Toronto, shuhen 3 gjenerata të familjes shqiptare

June 28, 2016 by dgreca

Shtypi kanadez shkruan se aksidenti fatal ka ndodhur nga përplasja, e disa automjeteve  në jug të rrugës “Finch Ave”, duke marrë jetën e tre berzave të familjes shqiptare  përfshirë edhe vajzën e tyre 5-vjeçare, Isabella, nëna e saj, Valbona Vokshi, gjyshen Xhemile, që po ktheheshin nga vizita e tyre në Wonderlandin e Kanadasë,./
d7118s635772.jpg
Nga Beqir SINA, New York/
TORONTO KANDA : Tre breza të grave nga një familje të vetme mbetën të vdekur si shkak i një aksidenti tragjik në autostradën “ Highway 400” të premten në mbrëmje, tha  policia kanadeze, duke shtuar se “aksidenti fatal ka qenë i pa shmangshëm”.
Mediat kanë identifikuar viktimat e këtij aksidenti të cilat për fatkeq janë : Xhemile Vokshi 55 vjeç, Valbona Vokshi 35 vjeç dhe Isabela Kuçi 5 vjeç; gjyshja, vajza e saj dhe mbesa.
Makina me të cilën udhëtonte familja shqiptare, simbas lajmeve  u përfshi nga flakët pas një aksidenti ku u përplasën disa automjete.
Në një automjet tjetër të aksidentuar, udhëtonin vajza tjetër e 55-vjeçares dhe djali i saj 2-vjeçar, por që fatmirësisht nuk pësuan lëndime të mëdha.
Valbona e cila drejonte makinën kishte emigruar në Kanada prej 15 vitesh, atje kishte krijuar familjen dhe punonte me prindërit në një restorant.
Shtypi kanadez shkruan se aksidenti fatal ka ndodhur nga përplasja, e disa automjeteve  në jug të rrugës “Finch Ave”, duke marrë jetën e tre berzave të familjes shqiptare  përfshirë edhe vajzën e tyre 5-vjeçare, Isabella, nëna e saj, Valbona Vokshi, gjyshen Xhemile, që po ktheheshin nga vizita e tyre në Wonderlandin e Kanadasë,.
Policia, deri dje nuk kishte bërë të ditur  emrat e viktimave, shkruante shtypi kanadez.
“Valbona, “e donte jetën dhe shpresat dhe ëndrrat e kishte për më shumë për të ardhmen e saj… ajo ishte njeriu, që donte për tu kujdesur për të gjithë”, tha Seitaj, një shoqe e vjetër e saj, që  ka vizituar familjen e vitktimave çdo ditë që nga përplasja.
Miqtë dhe komuniteti shqiptarë në Kanada  kanë filluar një fushatë fond mbledhëse të financimit për të mbledhur para për GoFundMe.com për familjen, thuhet në një njoftim nga Kanadaja.
Simbas shtypit kanadez motra e Valbonës, Blerta, dhe nipi 2-vjeçar, ishin duke udhëtuar në një makinë të tjetër, po në të njëjtën rrugë gjithashtu të përfshirë në aksident, por ata fatmirësisht mbijetuan.
Valbona, thuhet se ështê nga Tirana  – Shqipëri, dhe erdhi në Kanada në moshën 20 vjeç , ajo ka punuar me orë të zgjatura në një restorant të sponsorizojë prindërit dhe motrën e saj.
“Isabella, ajo që tani flutorojë në Qiell, me engjujt, shkruajnë gazetat e Torontos, ishte gjithmonë e gëzuar, e qeshur, e dashur dhe me shumë humor, duke i bërë shokët e shoqet të qeshnin me embëlsinë fëminore, në kopshtin e tyre në Princess Margaret School Junior në Etobicoke,” ka thënë  edukatorja e saj, Sarah Harwood.
 Gjithashtu thotë ajo “Isabela e dashur, ishte edhe një aktore e talentuar , ajo luajti rolin e nënës për një shfaqje për fëmijët e tjerë, ajo shkroi dhe tregimet e saj, si ai”Miqtë dhe lepuri.”
 “Humbja e saj do të lënë një vend bosh në klasë tonë. Ajo ishte një engjull një dritë shumë e ndritshme, në Qiell”, thotë edukatoria e saj Sarah Harwood, kur mori lajmin e vdekjes së Isabelas të hënën, në një letër drejtuar prindërve dhe kujdestarëve të nxënësve të kësaj shkolle.
“Kjo ka qenë një ditë e “ kobshme” për gjithë komunitetin tonë,  shkollën tonë teksa  ne vajtojmë humbjen tragjike të një engjulli të shëndrritëshëm që tani fluturonë në Qiell”, ka shkruar kudestarja e saj.
Një ekip prej tre punonjësve socialë, thuhet se ka qenë në shkollën e e Isabellës, duke folur me ëmbëlsi, dashuri dhe inkurajim me rreth 340 nxënës të hënën. 
Ata po qëndrojnë në Shkollë, duke folur me nxënësit deri të mërkurën, ditën e fundit të klasave, thotë Shari Schwartz-Maltz ,i cili është një zëdhënës i Këshillit të shkollës në District Toronto.
Shkolla tani ka dërguar letra për prindërit për të biseduar me ta dhe inkurajuar fëmijët e tyre rreth tragjedisë.
Në shkollë dhe komunitetin e Torontos, është hapur libri i zisë për humbjen e gjithashtu të viktimave të aksidentit.
 
highrop.80650.jpg

1180484.jpg

pics-family.jpg.size.custom.crop.1086x547.jpg

 

Filed Under: Komunitet Tagged With: Isabela Kuci, KANADA : Aksident i rëndë, ne toronto, shuhen 3 gjenerata, Valbona Vokshi, Xhemile

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 5
  • 6
  • 7
  • 8
  • 9
  • …
  • 75
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • “Shënime për historinë antike të shqiptarëve”*
  • Si funksionon sistemi juridik në Shqipëri dhe pse ai ka nevojë për korrigjim?
  • Emisionet postare festive të fundvitit në Kosovë
  • JAKOBSTADS TIDNING (1939) / MBRETI ZOG, SHUMË BUJAR ME BAKSHISHE. — EMRI I TIJ NUK DO TË HARROHET KAQ SHPEJT NGA PRONARËT DHE PERSONELI I HOTELEVE NË VARSHAVË.
  • HAFIZ SHERIF LANGU, DELEGATI I PAVARËSISË TË CILIT IU MOHUA KONTRIBUTI PËR 50 VJET ME RRADHË, KLERIKU DHE VEPRIMTARI I SHQUAR I ÇËSHTJES KOMBËTARE
  • RIPUSHTIMI I KOSOVËS – KUVENDI I PRIZRENIT 1945
  • Nikola Tesla, gjeniu që u fiksua pas pëllumbave dhe u dashurua me njërin prej tyre
  • Bahamas njeh Kosovën!
  • Legjenda e portës shkodrane, Paulin Ndoja (19 dhjetor 1945 – 16 prill 2025) do të mbushte sot 80 vjeç
  • “Roli dhe kontributi i diplomacisë shqiptare në Maqedoninë e Veriut nga pavarësia deri sot”
  • Marie Shllaku, kur një jetë e re u shndërrua në përjetësi kombëtare
  • Në sinoret e Epirit…
  • Mbrëmë hyri në fuqi Ligji i SHBA për autorizimin e mbrojtjes kombëtare
  • Skënderbeu “grek”, ose si të bëhesh grek pa e ditur
  • A historic moment of pride for the New Jersey Albanian-American community

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT