• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Archives for July 2016

SHBA-KONVENTA E DEMOKRATEVE-Bernie Sanders: Krenar për mbështetjen e Hillary Clinton

July 26, 2016 by dgreca

FILADELFIA, 26 korrik / – Duke luftuar për unitetin kundër Donald Trump, Bernie Sanders dha gjithë mbështetjen e tij për ish-rivalen Hillary Clinton, në ditën e parë të konventës demokrate të dominuar nga përkrahësit e senatorit.

Ish-shefja e diplomacisë amerikane, që shpreson të pasojë Barack Obama-n dhe të bëhet gruaja e parë presidente në SHBA, kërkon ta shndërrojë këtë eveniment në një demostrim të forcës për të rritur shancet e saj kundër republikanin Donald Trump më 8 nëntor.

“Nëse shohim idetë dhe lidershipin e saj, Hillary Clinton duhet të bëhet presidentja e ardhshme e SHBA-së”, deklaroi Bernie Sanders në Filadelfia.

Duke renditur pikat e përbashkëta, nga paga minimale tek e drejta për abort dhe tek ndryshimi klimatik, Bernie Sanders theksoi se “Hillary Clinton i kupton problematikat dhe do të aplikojë politika progresiste”.

Duke pranuar me zhgënjim humbjen e primareve, ai po aq sa kritikoi Donald Trump mbrojti Hillary Clinton dhe deklaroi se ka luftuar që nga konventa të miratohet programi më progresist i historisë së Partisë Demokrate.

“Hillary Clinton do të jetë një presidente e jashtëzakonshme dhe jam krenar që janë në krahun e saj këtë mbrëmje”, përfundoi ai.

Kjo sjellje për bashkim u përshëndet nga kampi Clinton. Një delegat i Tenesi, Jim Johnson, u shpreh shumë i kënaqur mbi mënyrën se si Bernie përpiqet të bashkojë përkrahësit e tij”

Filed Under: Komente Tagged With: Bernie Sanders, e Lihhary Clinton, krenar per mbeshtetjen

SHBA- Drejt zbulimit të emrit të personit që dha 80 mijë dollarët për foton me Obamën

July 26, 2016 by dgreca

Një burrë nga Tampa e Floridas pranoi se kishte ndihmuar në fshehjen e një donacioni gjatë fushatës elektorale të presidentit Obama të vitit 2012. Më parë ai e kishte gënjyer jurinë nën betim.

“Ai u deklarua fajtor pasi kishte hedhur në fushatën e presidentit Obama 80 mijë dollarë nga një burim i huaj”, njoftoi Prokurori amerikan Paul J. Fishman dhe Ndihmës prokurori i përgjithshëm Leslie R. Caldëell nga Divizioni Penal i Departamentit të Drejtësisë.

William Argeros, 57 vjeç, u deklarua fajtor para gjyqtarit të Distriktit Neëark, Madeline Cox Arleo, në lidhje me akuzën se ai kishte futur donacione të huaja, mbi 25 mijë dollarë për një vit kalendarik, në fushatën presidenciale me vetëdije dhe në mënyrë të qëllimshme.

Argeros u deklarua fajtor gjithashtu për dhënie të deklaratave të rreme me vetëdije përpara një jurie federale në lidhje me rolin e tij në lehtësimin dhe fshehjen e kontributit të huaj.

Sipas dokumenteve të paraqitura në këtë rast dhe deklaratat e bëra në gjykatë rezulton se:

Argeros ka pranuar se në shtator 2012, ai e ka lehtësuar transferimin 80.000 dollarëve nga një burim i huaj për Bilal Shehu, një qytetar amerikan që jeton në New Jersey, i cili, nga ana tjetër, ia dha këtë shumë komitetit të mbledhjes së fondeve – përfshirë komitetin e fushatës të presidentit – në një përpjekje për të fshehur origjinën e vërtetë të parave, me qëllim që shtetasi i huaj të merrte pjesë në fushatën elektorale të Obamës më 8 tetor 2018 në San Francisko.

Argeros pranoi gjithahtu se u kishte dhënë udhëzime individëve të huaj se si t’i transferonin paratë dhe i ndihmoi të bënin pagesën në komitetin e përbashkët të mbledhjes së fondeve.

Ai pranoi se më 18 shkurt 2015 gënjeu Jurinë e New Jersey nën betim, duke thënë se nuk ishte marrë pjesë në transferimin e parëve pranë komitetit të përbashkët të mbledhjes së fondeve.

Ligji federal ndalon të huajt që të bëjnë kontribute për kandidatët federal apo pranë komiteteve të mbledhjees së fondeve. Bilal Shehu u deklarua fajtor për të njëjtën akuzë më 29 qershor, 2016.

Të dy akuzat për të cilat Argeros u deklaruan fajtor parashikojnë dënimin maksimal prej 5 vjetësh dhe një gjobë 250.000 dollarës. Dhënia e vendimit është caktuar për 9 nëntor 2016.

Askush në komitetin e përbashkët për mbledhjen e fondeve nuk është akuzuar për ndonjë keqbërje, dhe komisioni ka bashkëpunuar plotësisht në hetimin që çoi në shpalljen fajtor të Argeros.

Prokurori dhe Ndihmës Prokurori i Përgjithshëm Caldwell Fishman ngarkuan agjentë specialë të FBI-së, nën drejtimin e Agjentit i veçantë për Timothy Gallagher në Neëark, me hetimet që çuan në shpalljen fajtor të ditës së sotme.

“Qeveria është e përfaqësuar nga Ndihmës -Prokurori Mark J. McCarren i Prokurorisë Speciale të Divizionit të New Jersey dhe avokatët Charles Ëalsh dhe Peter Halpern të Divizionit Kriminal të Seksionit të Integritetit Publik. Avokati mbrojtës: John A. Azzarello”, thuhet në njoftimin zyrtar të Departamentit Amerikan të Drejtësisë për këtë çështje.

Në Shqipëri, opozita ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se qëndron pas pagesës së 80.000 dollarëve. Ai, sipas opozitës, është personi që përfitoi nga dhënia e këtyre parave, pasi bëri një foto me presidentin Obama në tetor 2012 në San Francisko, ku presidenti i SHBA gjendej në një takim elektoral për mbledhjen e fondeve dhe e përdori foton për fushatën elektorale të vitit 2013 në Shqipëri.

Sipas opozitës, Rama ka tentuar të hyjë në takim me një biletë të blerë në emër të gruas së Bilal Shehut, por nuk është lejuar.

Disa media të huaja raportuan se pavarësisht se shtetasi i huaj nuk u lejua të merrte pjesë në takimin për mbledhjen e fondeve, pasi këtë e ndalon ligji federal, ai arriti të bënte një foto me presidentin Obama.

Opozita e ka paditur Ramën në prokurori për tre akuza në lidhje me këtë çështje. Ajo i ka kërkuar atij të tregojë burimin e parave, duke i lidhur ato me të ardhura nga aktivitetet kriminale të trafikut të drogës.

Kryeministri Rama, nga ana e tij, ka mohuar që të ketë marrë pjesë në takime elektorale të presidentit Obama.

Por ndryshe nga sa deklaroi pasi u akuzua nga opozita, pak muaj pasi bëri foton, në emisionin Top Story ai kishte pranuar se foton me presidentin Obama e kishte bërë në San Francisko gjatë një aktiviteti elektoral të presidentit Obama.

Hetimet e mëtejshme të FBI pritet të zbulojnë personat e tjerë të përfshirë në këtë afire, nga ku erdhën paratë dhe kush ishte porositësi dhe përfituesi. /Lapsi.al

Filed Under: Komente Tagged With: 80 Mije dollaret, Bilal Shehu, Edi Rama

Liga e Kampioneve. FK Partizani sot perballe Red Bull Salsburg.

July 25, 2016 by Administrator

Skuadra e FK Partizanit mbylli te henen ne mbremje përgatitjet në prag të takimit ndaj  Red Bull Salsburg  Takimi Partizani – Salsburg do të luhet të  sot te martën në stadiumin ” Elbasan Arena” në orën 20:00.

Perprara ketij takimi te dy tranjeret dhane nje koference per shtyp. Me skuadren austriake luan edhe lojtari Valon Berisha qe eshte me origjine shqiptare.

KONFERENCË SHTYPI
CHAMPIONS LEAGUE RAUNDI TRETË
FK PARTIZANI – RED BULL SALSBURG

ADOLFO SORMANI:
Siç edhe po e ndiej është një optimizëm i madh, ndoshta une mund të them Shumë i madh. E konsideroj veten si një njeri mjaft të ekuilibruar. I ftoj të gjithe që shumë shpejt te kthehen me këmbë në tokë. Po flasim për një sfidë ku përballë njëri tjetrit do jenë miu me elefantin. Ju kujtoj se Salsburgu është në vendin e 48 të renditjes se Uefas. Dua tju kujtoj të githëve që presidenti yne Gazment Demi është një person ambicioz i suksesshem dhe i ekuilibruar, dhe mua më ka zgjedhur për kulturen e punës. Ne duhet të punojmë më shumë se të tjerët dhe të flasim më pak. Ne duhet të bëjmë gjithçka mirë përballë çdo kundërshtari dhe besoj kjo është filozofia që kam aplikuar tek Partizani. Eshtë krenaria që të luajmë për këtë fanelë dhe skuadrën tonë. Çdo ditë u kujtojmë lojtarëve të luajnë për skuadrën dhe me skuadrën. Nuk është aspak e habitshme që Xhika është prezent në konferencën për shtyp. Në një kohë që Alban Hoxha është në vëmendjen e të gjithëve, une dua tju kujtoj të gjithëve se e gjithë kjo arritje që ka bërë Paetizani është një sakrificë e tërë skuadrës.

DASHAMIR XHIKA : Gjendja në skuadër është tepër entuziaste . Traineri Sormani ka sjellë një frymë pozitive dhe të gjithë po stërvitemi fort për të dhuruar një tjetër paraqitje pozitive.

OSCAR GARCIA: Traineri Salsburgut
Sigurisht që kemi analizuar lojën dhe çdo lojtar të ekipit të Partizanit. Kemi parë ndeshjen e tyre me Ferencvaroshin dhe tashmë kemi krijuar një ide për lojën që zhvillon Partizani. Gjithsesi ne synohmë të martën fitoren. E përgatis ekipin gjithmonë për fitore jo per barazim. Kemi 5 mungesa në skuadër, por presim deri neser nëse arrijmë të rekuperojmë ndonjë prej Lojtarëve me probleme. Në përfundim te sezonit ishim në 70% të formës dhe tani po mundohemi të arrijm maksimumin e formës. Për ne ska rëndësi nëse luajmë jashtë ose brenda, e rëndësishme është të luajmë mirë.

VALON BERISHA: Mesfushor i Salsburg:
Nuk e njof ekipin e Partizanit. E di që do të jetë një ndeshje e forte dhe shqiptarët nuk do të tolerojnë. Nuk mendoj se prezenca ime në fushë do ta bëj më intrigues takimin, panvarësisht se unë jam shqiptar. Jemi përgatitur vetem për fitore. Jemi këtu duam të bëjmë një lojë të mirë. Ne duam të bëjmë gjithmone lojën që luajmë. Duam të luajm mirë në mbrojtjen dhe rezultati 1-0 për ne është komod. Do të jetë një ndeshje shumë e rëndësishme për ne sepse bëhet fjalë për të vazhduar në Europë ndaj duhet ta marrim shumë seriozisht këtë ndeshje. Nëse do të më jepet rasti Sigurisht do të shënoj.

 

Filed Under: Sport Tagged With: Alban Kolonjari, Ekipi i Partizanit, Liga e Kampioneve-

Politikanët tanë peshkatarë

July 25, 2016 by dgreca

nga Andon Dede, Nju York/

Dihet tashmë nga të gjithë se peshkatarët dhe gjuetarët janë nga njerëzit që gënjejnë më shumë, por përgjithësisht i kanë “gënjeshtra të badha”, pra pa zarar. Po të qenë të vërteta gjithë sa thonë ata, rrezik të ishin shfarosur tërë kafshët e egra dhe peshqit e detit.

Por ne kësaj here do të merremi me peshkatarët dhe jo pa qëllim. Në librin që të shkul së qeshuri,  “Tre veta në një varkë, pa llogaritur qenin”, të autorit të njohur anglez Xherom Xherom, ka një episod të tillë me peshkatarët. Në klubin e tyre ku mblidhesin, kthenin ndonjë gotë e kuvendonin apo dhe përpiqeshin të gënjenin njeri tjetrin, lart, në një vend të dukshëm ishte vendosur një peshk i madh, me sa duket i ballsamosur. Kur vinte ndonjë peshkatar plak dhe e shihte se rreth e rrotul tij nuk kishte ndonjë të brezit të vet, duke hedhur vështrimin nga peshku, niste e tregonte se si e kishte kapur atë e ç’mundime kishte hequr. Bukur fort. Ata që e dëgjonin kënaqeshin dhe i kthenin buzëqeshje mirënjohëse për kënaqësinë që iu dha. Por, për çudi, kjo nuk ndodhi vetëm me një peshkatar, por dhe me shumë të tjerë. Autorësinë për kapjen e tij të mundimëshme, here-herë edhe të rrezikëshme, po e merrnin shumë veta dhe ecë e gjej të vërtetën. Por, kjo nuk prishte shumë punë, madje frekuentuesit e klubit, mbase ndjenin dhe kënaqësi me këto rrëfime që iu servireshin gratis në variante të ndryshme, kohë pas kohe.

Por një ditë, dikush që kishte dëgjuar tashmë variante nga më të ndryshmet, nuk duroi dot më dhe me pak mundim, u kacavjer në mur dhe e preku me dorë peshkun e shumëpërfolur. Kur ç’të shihte: ai qe plastik dhe jo i ballsamosur siç pretendonin tërë ata që gjoja e kishin kapur atë. Që nga ajo ditë, merret vesh, mori fund dhe “saga” e kapjes së tij.

Po ç’lidhje ka kjo me politikanët, në përgjithësi, dhe me këta tanët, në veçanti, mund  të më pyesë dikush që po lexon këto radhë, dhe jo pa të drejtë. Unë mendoj se i lidhin shumë gjëra: ndërsa të parët gjuajnë peshq, politikanët “gjuajnë” zgjedhës, vota, biznese të leverdisëshme dhe një tok favore e përfitime të tjera që ua mundëson karrikja ku janë ulur apo statusi që kanë zgjedhur, se ata nuk janë budallenj që të ushtrojnë atë profesion për idealizëm, për t’i shërbyer atdheut, popullit e më the të thashë. Kanë dhe plot ngjashmëri të tjera, por nuk po zgjatem në to por po ndalem tek karakteristika më thelbësore e tyre: gënjeshtra. Besoj se nuk ma kundërshton dot njeri, si për të parët dhe të dytët. Se kush gënjen më shumë, është tjetër problem por, për nga vlefshmëria e gënjeshtrave që lëshojnë dhe pasojat e tyre, puna ndryshon. Ndërsa të parët, siç e thamë që në fillim, lëshojnë para e mbrapa “gënjeshtra të bardha” e pa zarar, për të dytët nuk mund të themi dot të njëjtën gjë. Ata nuk gënjejnë ashtu kot, sa për t’u mburrur, por e llogarisin çdo gjë që thonë, me një synim të caktuar.

Kthehemi tek realiteti ynë i kohëve të fundit. Ç’po vihet re tani, pas miratimit të Reformës, “revolucionit” të 21 korrikut apo “Çlirimit të dytë të Shqipërisë”, siç u vlerësua me zë të lartë, nga shumë syresh? Politikanët tanë/peshkatarë, herë vetë e herë me trumbetuesit e tyre, po bëjnë ç’është e mundur që të “përvetësojnë” autorësinë e kësaj reforme: një pjesë e komentatorëve apo dhe vetë politikanëve ia dedikojnë miratimin e saj dy ambasadorëve të njohur tashmë nga i madh e i vogël në Shqipëri për ecë e jaket e tyre të përditëshme, nga selia e një partie në tjetrën; të tjerë pohojnë me zë të lartë se pa Ilir Metën miratimi unanim nuk do të qe arritur. Një pjesë tjetër vënë në dukje se pa këmbënguljen e Bashës do të kishte përfunduar krejt ndryshe nga drafti që u miratua, ndaj, sipas tyre, ai i meriton dafinat… e kështu me radhë. Kurse kryeministri ynë i nderuar, duke sakrifikuar modestinë e tij tipike, as që e vë në dyshim se është pikërisht ai autori i këtij “revolucioni”, siç e quajti vetë, ashtu siç ka deklaruar edhe për shumë e shumë arritje të tjera të mandatit të tij, si përherë duke “sakrifikuar” modestinë, nga që nuk e ka zakon që të mburret e t’i bjerrë gjoksit edhe për gjëra që nuk i takojnë, siç veprojnë shumë kryeminstra të tjerë që bëjnë protagonistin edhe për sukseset në sporte, paçka se nuk i lidh asgjë me to.

Kaq doja të ndaja sot me ju, lexues i dashur. I vetmi shqetësim imi tani është që e shumëpërfolura “reformë” të na dalë reale e jo plastike, si ai peshku i librit që rrëfyem më lart. Ishallah!

NY, 25 korrik 2016

Filed Under: Analiza Tagged With: Andon Dede, peshkatarë, Politikanët tanë

DIELLI-DEBAT:Kush e filloi luftën civile në Shqipëri?

July 25, 2016 by dgreca

nga Ekrem Bardha/

Drejtuar patriotit dhe shkrimtarit, zotit Naum Prifti,/

 Duke lexuar gazetën Illyria, të datës 13 Maj 2016, u ndala tek shkrimi i zotit Naum Prifti me temë “Kush e filloi luftën civile në Shqipëri? Partia Komuniste apo Balli Kombëtar?”

Dëshiroj të ndalem tek ngjarjet politike që z. Naum Prifti ka komentuar duke arritur në konkluzion, që luftën civile në Shqipëri, e ka filluar Balli Kombëtar.Me këtë shkrim, dua të argumentoj që lufta civile nuk u fillua nga ballistët, por nga komunistët.

Qëllimi i komentit tim, nuk është replika që dëshiroj të bëj me shkrimtarin për ngjarjet në fjalë, mbasi çdo njeri ka të drejtën, që të komentojë ngjarjet sipas njohurive dhe perceptimeve të tij. Por në vitet për të cilat komenton z Naum, personalisht kam jetuar në Shqipëri dhe konkretisht në zonat ku zhvillohen ngjarjet lidhur me këtë temë. Qëllimi im mbetet, të tregoj një ngjarje të shëmtuar, të dhimbshme që ka ndodhur në Gërmenj, nga vendi i Themistokli Gërmenjit, ku kam qenë personalisht i pranishëm në këtë histori, së bashku me dy vëllezërit e mi më të mëdhenj, Samiun e Niaziun, dhe ishte pikërisht kjo ngjarje, kjo vrasje makabër, që ndezi luftën civile:Xhevdet Ramolli, Djali i Dervish Hajdar Ramollit, nga Tri-Urat e Leskovikut, një student 25 vjeçar, që vazhdonte stdimet në Liceun e Korçës, që rridhte nga familje nacionalist ballistësh, po udhëtonte nga Teqeja për në Korçë.

Komunistët e batalionit “Hakmarrja”, të urdhëruar nga komandant Petrit Dume dhe komisar Josif Pashko, ndaluan veturën e tij dhe e urdhëruan të zbriste, e ekzekutuan dhe lanë Xhevdetin të mbytur në gjak. Pamja më e rëndë ishte sepse e kishin masakruar me thikë, duke i prerë veshët dhe gishtërinjtë. Viti ishte 1941.

Lajmi shumë shpejt arriti në fshatin tonë, sepse ishte vetëm 4 kilometra nga ngjarja dhe vëllezërit më pyetën nëse doja të shkoja me ta. Unë pranova dhe kështu morëm rrugën në këmbë drejt vendit të ngjarjes dhe e mbaj mend që ecnim me shpejtësi që të arrinim sa më parë.  Aty e pamë me sytë tanë trupin e shtrirë të Xhevdetit, të pa lëvizur akoma nga vendi, Dhe sot e kësaj dite, kur e kujtoj atë pamje, më dridhet mishi.

Njerëzit u tronditën dhe u trembën nga ky krim i shëmtuar i komunistëve. Ishte herë e parë që kishin ndodhur një vrasje e tillë. Të nesërmen e ngjarjes një grumbull i madh njerëzish, erdhën të merrnin pjesë në varrim dhe unë si pjesmarrës në varrim nuk mund ta harroj atë skenë, kur njerëzit e indinjuar nga kjo vrasje filluan të thërrisnin: “Hakmarrje! Hakmarrje!”

Por, babai i Xhevdetit, Dervish Hajdar Ramolli tha, ”Mos zini në gojë hakmarrje. Djalin ia kam falur Shqipërisë. E pati këtë fat im bir, por nuk dua të vriten të rinj të tjerë për shkak të tij”. Ky deklarim fisnik, tolerant, patriotik i tij, nuk ka nevojë për koment.

Komunistët hapën fjalë se Xhevdetin e ekzekutuan, mbasi ai ishte fashist, ku në të vërtetë Xhevdeti nuk kishte pranuar ta vishte këmishën e zezë dhe ky veprim i tij njihej nga të gjithë njerëzit përreth zonës.

Duke lexuar artikullin e shkrimtarit  z. Naum, i cili arrin në përfundimin se luftën civile e filluan ballistët në vitin 1942, atëherë më vijnë në mendje disa pyetje.A ka mundësi të pranojmë akuzën e komunistëve, që Mit’hat Frashëri, i biri i Abdyl Frashëri, të jetë tradhëtar dhe ti ketë shërbyer fashizmit, kur njihen idetë e tij patriotike?

 Si shpjegohet fakti që në demonstratën e parë antifashiste në Korçë, të organizuar nga Abaz Ermenji, Safet Butka dhe Enver Hoxha, menjëherë mbas përfundimit të saj, dy përfaqësuesit e Ballit Kombëtar, Abaz Ermenji dhe Safet Butka arrestohen dhe internohen në Itali, ndërsa Enver Hoxha mbetet i paprekur nga fashistët?

 A ka mundësi të besohet që Hysni Lepenica, u akuzua nga komunistët si fashist, kur ai e kundërshtoi pushtimin fashist dhe u ekzekutua nga fashistët?

 Po në fshatin Podë, si argumentohet që partizanët vranë pa asnjë shpjegim në mes të fshatit një djalë të ri, vetëm sepse ai rridhte nga një familje nacionaliste?

 Si këto raste ka edhe shumë të tjerë, por është për të ardhur keq sepse ngjarjet dhe historitë e ndodhura në vendin tonë janë shkruar dhe komentuar sipas një politike të caktuar ose sipas regjimit që dikur ishte në fuqi.

Duke u bazuar nga ngjarjet e ndodhura, mendoj se lufta civile filloi pikërisht në Gërmenj, në vitin 1941, e nxitur dhe e filluar nga vetë komunistët. Por po në ato vite, mbas krimeve të filluara nga komunistët, edhe ballistët, ku kishte njerëz të pandërgjegjshëm në radhët e tyre, filluan krime kundër partizanëve.

 Unë e kuptoj komentin e ngjarjeve gjatë periudhës komuniste, që dhe vetë historianët ishin të detyruar të mos tregonin të vërtetën e ngjarjeve të ndodhura, por mëndoj se tashmë ka ardhur momenti që shqiptarët të njohin historinë e vërtetë, ashtu si ajo ka ndodhur, pa futur politikën dhe interesat në mes.

Fatkeqësisht dihet që historia është shkruar në interes të regjimit në fuqi dhe sidomos regjimit nën diktaturën e Enver Hoxhës, kështu ajo do të shtrembohej dhe kjo është e papranueshme. 

  1. Naum, është në fisnikërinë e një kombi dhe të një populli, që të rishkruhet historia në bazë të ngjarjeve dhe të fakteve ashtu si ato kanë ndodhur.

Prandaj duhet të reflektojmë dhe të tregojmë vetëm të vërtetën, edhe pse shpesh ajo është e hidhur, por në fund të fundit e vërteta në tregimin e ngjarjeve i shërben trashëgimisë që do ju lëmë brezave që do të vijnë.

  * Kjo ngjare është illustruar në librin tim, “Larg dhe pranë Shqipërisë”, hartuar nga Naum Prifi, në faqen 33, botuar në vitin 2002.

 EB

Filed Under: Opinion Tagged With: Ekrem bardha, Kush e filloi luftën civile në Shqipëri?, Naum Prifti, Replike

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 15
  • 16
  • 17
  • 18
  • 19
  • …
  • 90
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Dashuria që e kemi dhe s’e kemi
  • “Jo ndërhyrje në punët e brendshme”, dorëheqja e Ismail Qemalit, gjest atdhetarie dhe fletë lavdie
  • Arti dhe kultura në Dardani
  • Gjon Gazulli 1400-1465, letërsia e hershme shqipe, gurthemeli mbi të cilin u ndërtua vetëdija gjuhesore dhe kulturore e shqiptarëve
  • “Albanian BookFest”, festivali i librit shqiptar në diasporë si dëshmi e kapitalit kulturor, shpirtëror dhe intelektual
  • VEPRIMTARI PËRKUJTIMORE SHKENCORE “PETER PRIFTI NË 100 – VJETORIN E LINDJES”
  • 18 dhjetori është Dita Ndërkombëtare e Emigrantëve
  • Kontributi shumëdimensional i Klerit Katolik dhe i Elitave Shqiptare në Pavarësinë e Shqipërisë 
  • Takimi i përvitshëm i Malësorëve të New Yorkut – Mbrëmje fondmbledhëse për Shoqatën “Malësia e Madhe”
  • Edi Rama, Belinda Balluku, SPAK, kur drejtësia troket, pushteti zbulohet!
  • “Strategjia Trump, ShBA më e fortë, Interesat Amerikane mbi gjithçka”
  • Pse leku shqiptar duket i fortë ndërsa ekonomia ndihet e dobët
  • IMAM ISA HOXHA (1918–2001), NJË JETË NË SHËRBIM TË FESË, DIJES, KULTURËS DHE ÇËSHTJES KOMBËTARE SHQIPTARE
  • UGSH ndan çmimet vjetore për gazetarët shqiptarë dhe për fituesit e konkursit “Vangjush Gambeta”
  • Fjala përshëndetëse e kryetarit të Federatës Vatra Dr. Elmi Berisha për Akademinë e Shkencave të Shqipërisë në Seancën Akademike kushtuar 100 vjetorit të lindjes së Peter Priftit

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT