• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Archives for July 2016

Klinton sulmohet sërish nga hakerat, heton FBI

July 31, 2016 by dgreca

Fushata e Hillary Clintonit dhe grupe të tjera demokrate kanë rënë pre e një tjetër sulmi kibernetik pas dy shkeljeve të mëhershme në bazën e të dhënave të Komitetit Kombëtar Demokrat dhe atë të Komitetit të Fushatës.

Zyrtarët amerikanë besojnë se pas këtyre goditjeve mund të fshihen agjentë që punojnë për qeverinë ruse. Disa prej tyre druhen se Moska po përpiqet të influencojë zgjedhjet presidenciale, por vetë qeveria ruse mohon çdo përfshirje dhe denoncon atë që e quan retorike të  “helmet” antiruse të Uashingtonit. Sipas stafit të Clintonit, hakerat kanë arritur të hyjnë në programin e të dhënave analitike të fushatës së ish-sekretares së Shtetit, i cili ndahet dhe me entitete të tjerë. Këshilltari për mediat, Nick Merrill, siguroi megjithatë se nuk ka prova të një kompromentimi të sistemit të brendshëm. Është vënë në lëvizje dhe FBI-ka, që nisur një hetim mbi akuzat dhe nivelin e hakërimit.
Republikani Donald Trump shkaktoi pak ditë më parë reagime të ashpra me thirrjen e tij ironike drejtuar Rusisë, ku i kërkonte të gjejë 30,000 e-mailet e humbura nga koha kur Hillary ishte Sekretare Shteti. “Mund të ketë perla aty brenda, tha trump, e mbase shpërbleheni mirë dhe nga shtypi ynë”. Nga miliarderi erdhën së fundmi sinjale se nuk do të jetë më aq i sjellshëm dhe do të heqë dorezat në betejën me Clintonin. “Kam qenë mjaft i kujdesshëm, por pasi pashë performancën e fundit dhe atë mal me gënjeshtra, them se nuk do të jem më kaq i mirë. Do t’i heq dorezat. Si thoni?! Le t`i heqim e të shohim”, paralajmëroi Trump. Pas zyrtarizimit të nominimit në kuvendet e partive të tyre, tani kandidatët Trump dhe Clinton do të fokusohen tek beteja ndaj njëri-tjetrin, ndërsa fushata presidenciale tashmë hyn në një fazë të re dhe me padurim priten përballjet televizive të kundërshtarëve.

Filed Under: Komente Tagged With: heton FBI, Klinton sulmohet sërish nga hakerat

ARDHË NË TAKIM NGA DY KONTINENTE, KU GJUHA DHE GJAKU I SHKRIU NË NJË…

July 31, 2016 by dgreca

(Refleksione nga perurimi I librit “Shoqata e Shkrimtarëve Shqiptaro – Amerikanë” (Aktivitete dhe krijimtari) të përgatitur nga Presidenti i kësaj shoqate, zoti Adnan Mehmeti)/

NGA ZYBA HYSEN HYSA/

Pas emocioneve të forta të ditës së djeshme në muzeun Historik Kombëtar, në përurimin e librit “Shoqata e Shkrimtarëve Shqiptaro – Amerikanë” (Aktivitete dhe krijimtari) të përgatitur nga Presidenti i kësaj shoqate, zoti Adnan Mehmeti, sot në pushimin e pasdites ia kushtova këtij libri, ku në mjaft shkrime të përfshira në të, isha e njohur më parë përmes internetit, por ajo që më tërhoqi vemendjen, ishte përcaktimi i qëllimit të shoqatës, ku në faqen 4 shkruhej:

“Misioni i Shoqatës së Shkrimtarëve Shqiptaro – Amerikanë është t’i sjellim komunitetit tonë dhe të gjithë shqiptarëve kudo që janë, një krijimtari letrare të cilësisë së lartë në përputhje me standardet bashkëkohore të botës ku jetojmë. Po kështu, do të bëjmë ç’të jetë e mundur, që të zbulojmë dituri të reja e të krijojmë një art të ri letrar, për të pasuruar civilizimin shqiptar dhe për të kontribuar në mënyrë të ndjeshme edhe ndaj progresit letrar botror.”

Përherë sytë e shqiptarëvet kamë qënë e mbeten përtej oqeanit, në Amerikën e Madhe, në shtetin e Demokracisë më të besueshme, kjo për një arësye të madhe, se kurrë nuk u besojmë më demokracive europiane, të cilat me falsitetin e tyre dogmatik, kanë ndikuar historikish në coptimin dhe skllavërimin e kombit shqipar, ku na duket vetja, sikur jemi në gërhamat e fundit të egzistencës sonë kombëtare…

Dhe vërtet, po të kthehesh pas, të mendosh masakrat antinjerzore, antishqiptare, ndër shekuj, habitemi që “projekti” i politikës shqiptare është “drejt BE” drejt asaj Be – je që na do të shuar, të zhdukur, pa identitet, përderisa ajo pengon bashkimin e kombit tonë. Kjo, për një njeri që ka dy gram mend, e detyron të qëndrojë pak çaste e të mendojë: “Kur Be – ja bashkon shtete, si vallë nuk na jep mundësi të bashkojmë kombin dhe më pas të futemi në familjen e madhe europiane, në të cilën na vendos thjesht të qënurit në Europe e jo në Azi…?

Të më falni që u zgjata pak, se nuk është vendi në këtë shkrim, por dua të them, që shansi i shqiptarëve është vetëm Amerika dhe si ylber shprese për këtë lidhje, janë pikërisht, shqiptarët që kanë emigruar historikisht në Amerikë. Këtu dua të përmend të madhin Fan Noli, Faik Konicën, Kostë Çekrezin… për të mos vazhduar me emra se do ishin pafund, (por s’më lë shpirti pa përmendur edhe Prof. Dr. Isuf Luzaj, i cili ka pasur korrespondencë me personalitete të lartë të të shtetit amerikan për çështjet shqiptare, sidomos në lidhje me Kosovën),  që kanë ngritur zërin deri në kupë të qiellit për të drejtën kombëtare, ndaj duke parë gjithë këtë vëmendje dhe besim që kemi ndaj jush, duhet që kjo shoqatë letrare ku në gjirin e saj mban jo vetëm letrarë, por edhe veprimtarë dhe intelektualë të mirfilltë, t’i shkapërthejnë kornizat e këtij qëllimi që i kanë vënë vetes (i cili është madhor) dhe në bashkëpunim me shoqatat e tjera, si “Vatra” që nuk po ia ndjejmë më ngrohtësinë e kohës së Nolit, “Akademinë e Shkencave Shqiptaro – Amerikane” ku zëri i shkencëtarëve shqiptarë jo vetëm të ndihet, por të imponojnë Akademinë Shqiptare të Tiranës të tunden se kanë zënë myk dhe sapo futesh në derë vjen ere e ngordhur, shkurt, të bëheni bashkë me të gjitha llojet e shoqatave, të sensibilizojnë krijuesit, intelektualët, shkenëtarët e vërtetë shqiptarë në Shqipëri, të cilët janë përdhosur nga llumi që ka pushtuar institucionet tona fantazmë, ku përveç emrave dhe kukullave që rrinë nëpër karrike e marrin rrogë, asnjë funksion nuk kryejnë, që përmes kësaj lidhjeje Amerikë – Shqipëri, të vijë ari i demokracisë amerikane tek ne e kjo vjen vetëm duke e njohur demokracinë, këtë mund ta bëni vetëm JU që jetonë në demokraci, se populli ynë, i detyruar të jetojë në skllavëri dhe diktaturë, dashje pa dashje u mësua me skllavëri, me diktat, me varfëri, më nënshtrim… Demokracinë kurrë nuk e sjellin qeveritë, atë e sjell kultura demokratike e popujve e ne kemi nevojë për këtë kulturë, jo vetëm përmes krijimtarisë (për fat të keq edhe kjo nuk shkon në popull), që kjo është primare e shoqatës, por edhe nëpërmjet kontakteve dhe shkëmbimeve të eksperiencave.

Unë u shpreha dhe në një status në facebook, se: “Një ditë e veçantë, një ditë që do mbetet gjatë në memorie, se mbrenda saj u thurën dije dhe kulturë, kënaqësi dhe mall…

Nga dy kontinente, ku gjuha dhe gjaku i shkrinë konteinentet dhe u bënë NJE, në një sallë me libra në Muzeun Historik Kombëtar këtu në Tiranë… Mbresëlënës takimi, frytdhënës bisedimi…
U njohëm me njëri – tjetrin, biseduam me njëri – tjetrin, u ndamë për tu takuar në përurime librash tjerë nga autorë shqiptarë këtej e përtej oqeanit…
Nuk do t’i harroj fjalët e poeteshës Sulkuqi, që na nxitën lotë, të Reshat Arbanës që drodhën tokën, kur tha që “Dua të vdes në Atdhe!” fjalët e autorit, Adnan Mehmeti, që fliste me gjuhën e shokëve dhe të miqve të shoqatës së tij, ku udhëheq prej vitesh si President, duke përmendur veprimtarët Gjek Marinaj, Naum Prifti, Ramiz Gjini, Dalan Luzaj, Raimonda Moisiu… ku krahas krijimtaruisë së tyre, kanë dhënë një kontribut të çmuar në mbarëvajtjen e shoqatës…”
Dhe këtë e bëra pa lexuar librin, por sinqerisht, u përgëzoj me gjithë shpirt: U lumtë!

 

Të bashkosh krijues nga gjithë Amerika, vetëm ta mendosh të duket absurde, se ne jemi një pëllëmbë Shqipëri dhe janë dhjetra shoqata dhe klube shkrimtarësh, ku secili mbidhet skutave të veta, plotësojnë dekorata për njëri – tjerin, bëjnë vlerësime duke i krahasuar me korifejtë e letërsisë botërore, saqë, kanë harruar emrat e tyre, por dikush quhet dhe vetquhet “Esenini i Elbasanit”, “Kafka e Vlorës”… dhe nuk po shfaqet një autor të përfaqësohet me dinjitet, me individualitetin e tij artistiK e pse ka të tillë, shoqatat i mbysin ata në vend që ti ndriçojnë. Kjo është katraura e letërsisë shqiptare, kjo lloj katraure e mbështetur fuqishëm nga politika shqiptare, ka bërë që dhe “Lidhja e Shkrimtarëve dhe Artistëve Shqiptarë” të shkrihej për të kaluar në ilegalitet, për të vetmen arësye, që të mos shtoheshin radhët e saj me krijues modernë, por ata të jenë degë – degë, pa trung e rrënjë, në erë, ndërsa krijuesit e ngritur me taksat e popullit, përsëri ata sponsorizohen nga shteti, botohen tonelata libra dhe lëvrohem miliona para duke i hapur shtigje një korrupsioni të paparë, ashtu si dhe në çdo fushë tjetër në Shqipërinë tonë të droguar nga popitika pa politikë shqiptare.

 

Marr shkas nga fjala e Ilirjana Sulkuqit, në takim që tha: “Nipërit dhe mbesat e mia, Shqipërinë e kanë Atdhe të dytë, ndërsa unë kam Amerikën Atdhe të dytë…”, mendim, i cili u kundërshtua me fanatizëm nga disa tjerë, duke ngritur zërin me një patriotizëm folklorik, do të thosha, se ne shqiptarët vuajmë, se jemi thjesht APARENTË, nuk thellohemi në REALITETIN. Po si të them unë që mbesa dhe nipi im e kanë atdhe të parë Shqipërinë, kur nuk i krijoi kushte vajzës sime kjo Shqipëri të jetonin dhe kontribuonin në atdhe, por ikën nga sytë këmbët me nga dy diploma për tu kthyer shërbëtorë nëpër botë? Bota, mirë – keq, i punësoi, u krijoi mundësi të lindnin të vegjlit dhe ti ushqejnë e shkollojnë shumë herë më mirë e më paqësisht se në mëmëdhe? Ç’faj ka vogëlushi që nuk lindi në Atdheun e prindërve? Ai lindi dhe mori shtetësi të vendit ku lindi, atdheu i prindërve, mbetet në plan të dytë, ky është FAKT.

 

Tani që të tregohemi patriotë, duhet të mendojmë si patriotë të vërtetë. Meqë jetoni në Amerikë, ku çdo komunitet është i lirë të ruajë gjuhën, kulturën, traditën, bile nxitet edhe nga shteti, atëherë pyesni veren: “Çfarë kemi bërë për këtë? A kemi hapur shkolla shqipe? A jemi marrë seriozisht me ruajtjen e kulturës dhe kultivimin tek të vegjlit dhe rinia që lindën dhe rriten në Amerikë? Si veprojnë komunitetet tjera? Ku jemi ne? Duke shtruar këto pyetje, del nevoja e diskutimeve dhe jo vetëm fjalëve, por edhe punëve konkrete, jo duke e nisur për fitim material, por më shumë pasurim shpirtëror e me kohën, shtohen edhe të ardhurat po në shërbim komunitetit, që siç u shpreha në mënyrë të figurshme në fjalën time atë ditë “Të krijojmë një Atdhe të vogël në Amerikë”. Kjo është e mundur, por kjo mundet vetëm kur janë bashkë të gjithë, por sa kam informacion, përcarja i ka lëshuar kthetrat fort edhe në diasporë…

Kam dashur të bëj një shkrim me kohë për shoqatat në përgjithësi, por pse ta fsheh, roli i drejtuesve të shoqatës suaj në Amerikë, ka qënë vetmohues për kushtet dhe rrethanat ekonomike dhe shpirtrore të antarëve dhe me punën tuaj keni lënë gjurmë, por tani ka ardhur koha të BËNI HAPA dhe këto HAPA, kurrë nuk mund t’i bëni vetëm, por në bashkëpunim si komunitet shqiptar, duke mos financuar më politikanë e soj e sorollop që vjen atje duke u dhënë një dekoratë, në shkëmbim të miliona dollarësh, gjoja për të kontribuar për kombin dhe një zot e di se ku shkojnë këto para.

 

U bëj thirrje, mos lëshoni më asnjë dollar për politikën shqiptare, se asnjë çentes nuk shkon në dobi të kombit, popullit, zhvillimit, por në xhepat e djallit. Ato dollarë mblidhini si lagje, si shtet dhe ngrini një kopësht fëmijësh ku të flasin të gjithë shqip, një shkollë në gjuhën shqipe, por jo thjesht të mësojnë ta shkruajnë atë, siç e ka ngritur Kozeta Zylo, që gjej rastin ta përgëzoj, por nuk mjafton, por të jetë me programe për të shkuar deri në universitet në gjuhën shqipe.

Aq shumë më nxiti ky libër për të shkruar, saqë s’po di ta mbyll këtë shkrim, S’po gjej fjalë për tu faleminderuar që më ndryshuat opinion për shoqatat, se më ishin bërë alergji, mbase gjeta pak ajër tek ju, apo më mirë të them, pak besim për të besuar se do jeni vërtetë përcjellës i demokracisë amerikane përmes veprave e kontakteve tuaja me atdheun mëmë…

 

Së fundmi, që u kërkoj ndjesë, duhet ta kisha shkruar në fillim këtë pjesë, por shqetësimet nuk na lënë mendjen në vend për të vendosur gjërat siç duhet, por e rëndësishme është, që unë u kam ndjekur, si në aktivitete, si në krijimtari, si në kontakte me individë të veçantë, duke biseduar, marrë intervista, apo dhe kam qënë në përurime librash dhe kjo më ka dhënë mundësi të njoh edhe krijimtarinë e disa prej anëtarëve të kësaj shoqate. Vlen të përmend këtu të madhin Gjekë Marinaj, i cili mundësoi në 14 maj të vitit 2011 të sjellë në Tiranë poetin e madh, kandidat për çmimin Nobel në letërsi, Frederik Turner. Falënderoj gjithashtu, poetin brilant, Dalan Luzaj, që na mundësoi të merrnim pjesë në këtë takim mbresëlënës, ku mora një leksion të vyer për letërsinë e në veçanti për poezinë, nga dy njerëz të mëdhenj, nga Gjek Marinaj dhe nga Frederik Turner. Jo kushdo i bën këto mrekulli, po i ka bërë, Gjek Marinaj, themeluesi i kësaj shoqate që është në nderin e të gjithëve ta kujtojnë e ta nderojnë këtë njeri të madh të letrave shqipe përherë e vazhdimisht.

 

Intervistën e gjatë me poten Raimonda Moisiu titulluar “Korca për mua është aroma e blirit, serenatës, inteligjencës e qytetarisë… – Unë për Korçën jam bijë e saj!”, më 23 janar 2014, jam njohur me poezinë e Dalan Luzaj dhe kam bërë shkrimin “Dalan Luzaj, poet i dhembjes dhe i humbjes” (Refleksione nga libri “Kasollja e Interniomit”), po kështu me poezinë e poetit Përparim Hysi, ku përsëri shkrova refleksionet e mia të librit “Mbeta Dashurive” me titull “Dashuria ka kodet e saj, kode që e dallojnë nga jo dashuritë…” në maj 2012, kam marrë pjesë në përurimin e librit “Nuse në Derën e Hasmit” të autorit Pierre Simsia, ku nisa dhe refleksionet e mia për këtë roman, ku trajtonte temën e gjakmarrjes mrekullisht, në një këndvështrim krejt modern, ku jep dy panorama këtej dhe andej, ku helmi i gjakmarrjes i ndjek edhe përtej diellit, në Amerikë… por i kërkoj ndjesë këtij autori që nuk mund a ta realizoj këtë shkrim, për arësye kohe… Kam lexuar gjithashtu, disa libra të Petraq Palit, poezi nga Rita Saliu…

Kërkoj ndjesë që nuk po më kujtohen më tani, por nuk do lë pa përmendur fabulistin e mrekullueshëm Bardhyl Mezini, të cilit ia kam lexuar pothuaj të gjithë librat, por ai që më frymëzoi ka qënë libri “Mendimi i Fjalës” (Aforizma), i cili më frymëzoi dhe bëra shkrimin me titull: “Kur një libër të rrëmben, i dorëzohesh tërësisht…” botuar më 28 korrik 2016…

Shpresoj që librat e antarëve të shoqatës suaj jo vetëm të më sjellin kënaqësi, por edhe frymëzim për të shkruar në të ardhmen dhe dua të them se këtë ta sjellin vetëm librat cilësorë, qëllim i së cilës është dhe i kësaj shoqate.

 

Ëmbëlsira thonë është për në fund, një falënderim të veçantë i dërgoj poetit të madh Gjekë Marinës, i cili dha një kontribut të çmuan në redaktimin e librit studimor për filozofin, poetin, historianin, politikanin e shquar të kombit tonë Prof. Dr. Isuf Luzaj me titull “Isuf Luzaj – Një shtizë Diell mbi Atdhenë” botuar në vitin 2015.

Me kaq sa kam mundur unë të jem në kontakt me antarët e kësaj shoqate, them se natyrshëm është realizuar lidhja Amerikë – Shqipëri, se si unë, ka shumë e shumë tjerë, të cilët kanë pasur fatin edhe të shkojnë në Amerikë e bashkëpunimi ka qënë edhe më i madh, le të jetë kjo ura ylberore që të na mbajë lidhur për të marrë e dhënë njëri – tjetrit eksperienca dhe letërsi cilësore…

Duke i renditur këta autorë, të cilët i kam takuar, i kam lexuar dhe kam shkruar për ta e duke qënë se unë s’jam anëtare e asnjë shoqate këtu në Shqipëri, pa vetëdije, paskam qënë anëtare e shoqatës suaj!

Sivjet festoni 15 vjetorin e shoqatës, ndaj le të jetë urimi mi i pari për ju: Gëzuar ditëlindjen dhe suksese të mëtejshme!

 

Tiranë, 30 korrik

Filed Under: Komunitet Tagged With: Shoqata e Shkrimatreve, shqiptaro-amerikane, Zyba Hysa

KOSOVA-LUFTA NË LAJME/ RUGOVA NË 31 KORRIK 1998: KOHA PËR NJOHJE DHE MBROJTJE NDËRKOMBËTARE TË KOSOVËS

July 31, 2016 by dgreca

PRISHTINË, 31 Korrik 2016-Gazeta DIELLI-Behlul JASHARI/ Është koha për njohjen dhe mbrojtjen ndërkombëtare të pavarësisë së Kosovës, ishte mesazhi për gjithë botën i Presidentit historik Dr. Ibrahim Rugova në konferencën për shtyp në Prishtinë pikërisht para 18 viteve, në 31 korrik 1998, derisa Kosova vazhdonte luftën për liri e pavarësi dhe përballej me sulme të egëra e masakra të forcave kriminale serbe.

Sot po sjellim raportimet që kam bërë nga ajo konferencë shtypi e Presidentit Rugova si dhe për zhvillimet e luftës dhe situatën e rëndë në rajonin e Klinës, rrethina e Pejës, në 31 korrik 1998.

Një vit më pas, në 31 korrik 1999, nga Prishtina raportoja për vizitën e kryeministrit britanik Tony Blair në Kosovën e lirë.

Pas këtij lajmi të para 17 viteve – është shkrimi i para 6 viteve, i 10 korrikut 2010, me titullin: “BESA” E BLER DHËNË RUGOVËS DHE MREKULLIA E LIRISË E PAVARËSISË SË KOSOVËS.

http://www.hri.org/news/balkans/ata/1998/98-07-31.ata.html

[09] Rugova: It is high time Kosova independence is recognised and defended

PRISHTINE, July 31 – ATA correspondent Behlul Jashari reports:

International recognition and defence of Kosova’s independence, as well as an end to the Serbian army and police attacks and ethnic cleansing were the major demands of President Rugova at today’s news conference.

Rugova called on the international community, first the United States, European Union, NATO and United Nations to undertake preventive steps in Kosova so as to call a halt to mass ethnic cleansing in Kosova.

“We ask international protection for Kosova and its people and stress that the best solution is independent Kosova, with all guarantees for the Kosova Serbs and an international protectorate as a transitional stage,” said Rugova.

Referring to the situation in Kosova, Rugova said that the latest attacks by the Serbian army and police have caused fresh tragedies for the Kosova citizens.

“Besides thousands Kosova Albanians, who are refugees in Albania and Montenegro, we have hundreds upon thousands of people displaced inside Kosova waiting for humanitarian assistance,” said Rugova stressing that these attacks have also killed and wounded many people.

As regards the report on a coalition government which is going to be created soon, Rugova said that in a meeting with all the political parties he had asked for a wide base coalition government with the participation of parties which participated in the elections but also other groups which had not participated in the elections.

Asked whether the Kosova Liberation Army (KLA) would be present in the government, Rugova said that this was a government where all would have their representatives.

Asked to comment on a draft resolution in the U.S. Senate, Malaysia’s government attitude, experts of international law and other engagements on the recognition of Kosova independence, president Rugova replied:

“It is time that the independence of Kosova should be recognised and this should be defended with the help of the international community. This would have been good also for Serbs, for all the citizens of Kosova, even for Serbia, and the entire region, which would calm even Albania and Macedonia and the Southeastern European region.”

Responding to a Serb journalist whether negotiations with Belgrade were expected to resume soon, Rugova said that it was difficult to discuss under such conditions.

“Naturally, we should always talk, but we should hold negotiations and create conditions to have concrete and successful results and not just see each other,” Rugova said.

Concerning the risk of a flare-up of the conflict from Kosova to the whole region, Rugova said that the risk exists always.

“You see the problems in the border with Albania which is under the Serb control; Macedonia and other countries in the region are threatened. Therefore, we should ask for an international preventive measure and what is most important: to prevent massive ethnic cleansing of Kosova people,” president Rugova said. pta/pas/lm/ak/

Albanian Telegraphic Agency

[10] Dozens of villages, hundreds of hectares of land engulfed by flames

PRISHTINA, July 31 – ATA correspondent Behlul Jashari reported that the Klina regions some 20 km east of Peja came under the shelling of Serb forces and dozens of villages and hundreds of hectares of grain were engulfed by the flames.

An official of the emergency communal council said that over 30.000 people have been uprooted from 30 villages of Klina.

Wheat reserves are finished and the situation is difficult due to the lack of medicaments and treatment particularly for the sick and wounded.

The daily Bujku of Prishtina considered the settlements of uprooted Albanian population in Klina commune “Nazi camps and reservations.” pta/das/ak/

Albanian Telegraphic Agency

http://www.hri.org/news/balkans/ata/1999/99-07-31.ata.html

[07] PM Blair in Prishtine

PRISHTINE, July 31 – ATA correspondent Behlul Jashari reports: British Prime Minister Tony Blair returned to Prishtine today at around 10.00 (local time), where he was received like a hero by thousands of Albanians.

At the U.N mission Blair held talks with Prime Minister Hashim Thaci and later with LDK chairman Ibrahim Rugova. Blair is also expected to speak before the citizens, who have gathered in front of the KFOR press conference since earlier in the morning.

Blair arrived in Kosova last night from Sarajevo, where he attended the Balkan Summit. He met and held talks with KFOR Lieutenant-General Mike Jackson of Britain and with the United Nations top administrator Bernard Kouchner of France and later left for Skopje. Today he arrived in Prishtine for talks. /led/lm/

D’Arc Avenue 23, Tirana, Albania E-Mail:

Albanian Telegraphic Agency

***

DITAR-Shkrim i 10 Korrik 2010: “BESA” E BLER DHËNË RUGOVËS DHE MREKULLIA E LIRISË E PAVARËSISË SË KOSOVËS

PRISHTINË, 10 Korrik 2010-Behlul Jashari/ Para 12 vjetëve Tony Blair, atëherë kryeministër i Britanisë së Mdhe, ia kishte dhënë “besën” Ibrahim Rugovës, presidentit historik të Kosovës, se do të ndihmonte.

Këtë e tregoi vetë Blair në fjalimin e tij dje në seancën solemne të Kuvendit të Klosovës:

“Më kujtohet fundi i vitit 1998, vizita në Downing Street e Ibrahim Rugovës. Ai ishte një burrë i qetë dhe modest. Ai më dha një dhuratë të vogël të kristalit të purpurtë dhe të bardhë. E mbajta gjatë tërë qëndrimit tim në Downing Street mbi tavolinën time. Tash ajo ndodhet në shtëpinë time mbi kaminë.

Ai më tregoi të vërtetën për Kosovën. Orvatjet e popullit të saj, nevojën që bota të dëgjojë, detyrën e botës për të vepruar. Ai nuk bërtiste, nuk e shfaqte gjendjen me slogane ose gjeste ekstravagante. Ai fliste butë por me një sinqeritet mbresëlënës. Përderisa largohej, më tha: “Ju lutem, po ju kërkoj vetëm një gjë: mos lejoni që populli im të vuajë më. Ndjeni për ta siç ndjeni për popullin tuaj. Dhe ndihmoni”.

I thashë se Britania do të ndihmonte. Ia dhashë “besën” time. Detyrimin tim. Dhe e mbajta. Sot kujtoj Ibrahim Rugovën dhe shpreh respektin tim për lidershipin, vendosmërinë dhe urtësinë e tij.”

Duartrokitjeet frenetike në Kuvend pas këtij tregimi shprehën edhe një herë fuqishëm falënderimin dhe mirënjohjen e përjtshme për kryeminsitrin e Britanisë së Madhe në kohën e luftës në Kosovë, njeriun që bashkë me Presidentin amerikan Bill Clinton kishin vendosur të lëviznin NATO-n për Kosovën.
Dhe, pasi tregoi se si i kujtohen edhe takimet “me kosovarët e rëndomtë në kampet e refugjatëve”, Blair vazhdo rrëfimin për ndihmën në atë kohë dhe për pavarësinë e Kosovës sot dhe përgjithmonë:

“Ne ndihmuam. NATO ndihmoi. Britania dhe forcat tona trime të armatosura ndihmuan. Por mbi të gjitha, ishte arritje juaja, e juaja popull i shtetit të pavarur dhe sovran të Kosovës.

Ambasadori më tregoi monumentin Newborn sot këtu në Prishtinë. Është i thjeshtë, i rëndomtë por shumë frymëzues. Nënshkrimet e tij, me mijëra sosh, nga njerëzit të cilët kanë bërë vetë shpalljen e pavarësisë. Po ashtu është edhe një simbolikë. Ajo që ne kemi bërë kur intervenuam në vitin 1999 ishte t’u japim juve rastin për një kaptinë të re në historinë e Kosovës. Por ishit ju ata të cilët duhej ta shkruanit atë. Dhe jeni duke e shkruar.

E di se miku im i mirë Presidenti Bill Clinton erdhi të flasë me ju këtu para disa muajsh. Në fjalimin e tij ai përmendi Ruandën. Siç e dini, ai ndante me mua një qëndrim shumë themelor – që kjo të mos përsëritej kurrë. Ishte zotim i tij të parandalonte spastrimin etnik në Kosovë, përkundër vendimeve shumë të vështira që pasuan për të dy ne dhe për të tjerët, të cilat siguruan angazhimin e NATO-s. Në fillim ishte një mision shpëtimtar, në mbrojtje të vlerave evropiane, vlera që si atëherë ashtu edhe tash i kemi të përbashkëta me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Por, për të dy ne, në fund u bë e qartë se e vetmja mënyrë për të mbrojtur ato vlera të paqes dhe lirisë ishte t’i lejonim Kosovës pavarësinë të cilën edhe ashtu e kishte arritur me të madhe gjatë viteve të fundit të Titos. Ne qëndrojmë pas këtij pozicioni. Pavarësia e Kosovës ishte gjëja e duhur, Pavarësia e Kosovës është një fakt. Pavarësia e Kosovës do të kalojë testin e kohës.

Tash ju duhet të përcaktoni natyrën e shtetit – jo kufijtë ose sovranitetin e tij, por institucionet, ekonominë dhe vlerat e tij.

Ky shtet i Kosovës është një shtet që i përket jo vetëm një grupi ose një feje. Ai i përket tërë popullit të Kosovës.

Shumica shqiptare këtu kanë vuajtur shumë si rezultat i idesë se kufijtë e Ballkanit do të mund të rimodeloheshin në bazë të vijave etnike. Siç ju ka thënë Bernard Kouchner, kur u është drejtuar së fundi, ju e dini se çfarë ndjenje është kjo. Ky duhet të jetë një shtet në përputhje me vlerat që kanë çuar tek formimi i tij, një shtet për të gjithë ata të cilët kanë jetuar këtu me breza të tërë – shqiptarëve, boshnjakëve, turqve, goranëve, romëve, ashkalinjve, egjiptianëve ….dhe serbëve.
Siç e dini, duke e bërë pjesë të Kushtetutës suaj, Plani i Presidentit Ahtisaari bën çmos që të akomodojë pakicat në Kosovë, e sidomos serbët. Kjo është gjëja e duhur. Dhe ju bëni gjënë e duhur të zbatoni atë.”

Miku i madh Blair ka përgëzuar kosovarët për atë që kanë bërë deri tash dhe ka treguar edhe udhën e së ardhmës evropiane:

“Jam pyetur shpesh që nga ardhja ime në Prishtinë se cila është mënyra për të shpejtuar më së miri përparimin drejt Evropës. Përgjigja është e thjeshtë. Ndërtoni institucionet e juaja, ndërtoni sundimin e ligjit, hapni dhe ndërtoni ekonominë tuaj dhe anëtarësimi evropian, me kohë, do të jetë i juaji. Evropa i ka lënë dyert të hapura. Por jeni ju ata që duhet të hyni. Evropa është caku juaj – ajo është në duart e juaja. Andaj, realizojeni këtë fat. Na bashkohuni. Hyni.

Miqtë e juaj do t’ju ndihmojnë. Unë shpreh përgëzimin tim për të gjithë ata ndërkombëtarë të cilët gjatë njëmbëdhjetë vjetëve të fundit kanë ndarë talentet, kohën, e nganjëherë edhe kanë rrezikuar sigurinë, madje edhe jetët e tyre, për t’ju ndihmuar juve në misionin tuaj. Burrat dhe gratë e KFOR-it, UNMIK-ut dhe agjencive të tjera të KB, të OSBE-së, të Këshillit të Evropës, të EULEX-it dhe të ICO – si kujdestarë të Planit të Ahtisaarit. Unë shpreh respektin tim për vetë Martti Ahtisaarin, një njeri i madh i cili ka merituar Çmimin Nobel për Paqe.

E di se marrëdhëniet me Serbinë mbesin të tensionuara. Serbia po ashtu është vend mik i Mbretërisë së Bashkuar dhe se ka ambicie për anëtarësim në Evropë. Të paktën, tensionet e sotme janë diplomatike. Shpresoj se me kohë kjo do të ndryshojë dhe se kujtimi i atyre ngjarjeve të tmerrshme do të bëhet një kujtim i largët i një të kaluare të lënë prapa.

Ka pasur shumë arsye pse pas dekadave të tëra, madje edhe pas shekujve të konflikteve, ne ishim në gjendje të sillnim paqe në Irlandën Veriore. Një nga arsyet ishte, me hyrjen si të Britanisë ashtu edhe të Republikës së Irlandës në Evropë, ne ndalëm përkufizimin e njëri tjetrit duke iu referuar armiqësive të së kaluarës dhe filluam të shikojmë kah mundësitë e së ardhmes. Sot, kombet tona janë të afërta me njëra tjetrën.

Kështu, ne nuk jemi të dënuar që përjetësisht të përsërisim historinë tonë. Newborn do të thotë më shumë se një shtet i ri. Po ashtu do të thotë shpresë e re. Mundësi e re. Mentalitet i ri.

Për mua, insistimi ynë për të intervenuar para shumë vitesh, ishte pa dyshim dhe para së gjithash për Kosovën dhe kosovarët. Por, ishte edhe më shumë se kaq. Ai doli nga një qëndrim që kisha për botën dhe se si ajo ndryshonte. Këtë qëndrim e kam mbajtur atëherë dhe e mbaj edhe sot.

Ne intervenuam se lejimi i spastrimit etnik këtu në prag të Bashkimit Evropian do të kishte qenë një shmangie e madhe nga detyrimet, një turp. Andaj, po ishte edhe një rast moral. Por, po ashtu ishte edhe një rast për ndriçimin e interesave tona. Sot, bota është e ndërvarur. Shumë probleme – financiare, të sigurisë, ose kulturore – mbesin të izoluara brenda kufijve tradicionalë. Ne nuk intervenuam në Bosnje në fillim të vitit 1990, kur qindra mijëra njerëz vdiqën në konflikt. A na shpëtoi kjo nga pasojat e një egërsie të atillë? Kjo vetëm sa e shtyu momentin e veprimit. Sikur ta linim Kosovën të përballej me fatin e saj, rezultati do të kishte qenë katastrofik jo vetëm për ju, por katastrofë edhe për ne.

Karakteristikat e luftës suaj ishin pjesë e një sfondi më të gjerë. Dhe përderisa ju kërkoni vendin tuaj në institucione multinacionale të qeverisjes globale, përshirë BE-në dhe NATO-n, e ardhmja juaj, përparimi juaj, po ashtu do të ushtrojnë ndikim në botë, ashtu siç ka bërë lufta juaj në të kaluarën.

Ende mbetet shumë për të shkruar në tullat e Newborn-it.”

***

Vizita në Kosovë e Blair e kësaj fundjave ishte e dyta pas vizitës së para njëmbëdhjetë vjetëve, në verën e parë të lirisë 1999 – pak kohë pas hyrjes së forcave të NATO-s, ndërsa do kujtohet për tri nga shumë momentet e nderimit të madh e mirënjohjes së përjetshme të kosovarëve:

Blair nga  presidenti Fatmir Sejdiu mori Medaljen e Artë të Lirisë, me të cilën e ka dekoruar Presidenti historik Ibrahim Rugova,  më 12 qershor 2004, në Ditën e Lirisë – pesëvjetorin e hyjes së NATO-s në Kosovë.

Nga kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, Blair mori dhuratë një kopje të Deklaratës së Shpalljes së Pavarësisë së Kosovës dhe vlërësimin më të lartë: “Z. Tony Blair, së bashku ju me mikun Presidentin Bill Clinton  jeni pishtarë ndërkombëtarë për lirinë e Kosovës, prandaj ne ju nderojmë si lider edhe si hero i Kosovës”.

Tony Blair në takim me popullin në sheshet e Prishtinës ka marrë edhe përqafimet e Toniblerëve të vegjel, nëntë prej fëijëve të Kosovës të pagëzuar me emrin monumental e historik në shenjë falënderimi, respekti e mirënjohje të pakujfijshme për kryaministrin britanik Blear në kohën e ndërhyrjes së NATO-s për Kosovën.

Mes mijëra e mijëra kosovarëve që kishin mbushur sheshet Skënderbej e Nëna Terezë në kryeqytet për ta përshëndetur Tony Blairin ishte Qazim Nuredini nga Gjlani, një nga prindërit kosovarë që ka pagëzuar të birin me emrin Toni, i cili në korrik të kësaj vere mbush 11 vjet. Ai ka edhe dy djemë të tjerë, binjakë dhe të veçantë edhe për emrat që u ka vënë – Klinton, presidentit amerikan Bill Clinton, dhe Robert, seantorit amerikan Robert Dole.

Duke parë kryeqytetin e shtetit të Kosovës, Prishtinën e lirë dhe në festën e mikpritjes së madhe që po i bënte dhe duke kujtuar takimet me kosovarët refugjatë të dëbuar nga vatrat e toka e tyre para 11 vjetëve Blear shihte mrekullinë dhe fliste për të: “Është e mrekullueshme të shoh popullin e Kosovës në shtetin e vet”.

Filed Under: Histori Tagged With: 31 korrik 1988, Kosova ne Lajme, Rugova-Blair

DIASPORA-Prishtinë-Shkolla shqipe në Gjermani fiton garën

July 31, 2016 by dgreca

-Nё Prishtinё u mbajt finalja e kuizit tё diturisё “Ti je pjesë e atdheut”, në të cilën morën pjesë nxënësit shqiptarë nga diaspora – fituesit e shkollës shqipe nga Gjermania, Austria, Zvicëra dhe Greqia/

 PRISHTINË, 31 Korrik 2016-B.Jashari/ Organizuar nga Ministria e Diasporёs e qeverisë së Kosovës, nё Prishtinё u mbajt finalja e kuizit tё diturisё “Ti je pjesë e atdheut”, në të cilën morën pjesë nxënësit shqiptarë nga diaspora, përkatësisht fituesit e shkollës shqipe nga Gjermania, Austria, Zvicëra dhe nga Greqia. Nxënësit garues nga diaspora iu përgjigjёn pyetjeve nga lёndёt gjuhё e letërsi shqipe, kulturё,  histori dhe gjeografi.
“Përmes këtij kuizi, ata dëshmuan se kanë njohuri për gjuhën, kulturën dhe historinë e popullit shqiptar, dhe kjo dëshmon se këto njohuri ata i morën nga mësuesit e mësimit plotësues të gjuhës shqipe, të cilët punojnë  me vullnet dhe pa u lodhur”, thekson deklarata dërguar sot nga Ministria e Diasporës.
Nga kjo garë, fitues doli grupi i nxënësve të shkollës shqipe nga Gjermania.  
Finalja e kuizit u pёrshkua edhe me një pikë instrumentale, një pikë baleti dhe një poezi të recituar nga një mësues i shkollës shqipe në Greqi.
Në këtë aktivitet ishte i pranishëm edhe ministri i Diasporës, Valon Murati, i cili u uroi suksese nxënësve garues dhe vlerësoi mësuesit e tyre në diasporë.
 “Dua t’i falënderoj në mënyrë të veçantë mësuesit shqiptarë që me përkushtim e vendosmëri e mbajtën dhe vazhdojnë ta mbajnë gjallë identitetin kombëtar, shkollën shqipe  në Gjermani, Zvicër, Austri, Greqi e  në shumë shtete të botës. Dhe ne si ministri  po bëjmë përpjekje që aq sa kemi mundësi, duke i inkuadruar edhe institucionet e tjera si të Kosovës, po ashtu edhe ato të Shqipërisë,  t’u qëndrojmë gjithnjë më afër mësuesve, t’u qëndrojmë më afër shkollave shqipe”, u shpreh ministri Murati.
 Nё fund,   pjesёmarrёsve tё  kuizit “Ti je pjesë e atdheut”  iu dha nga  njё  libёr.

Filed Under: Komunitet Tagged With: -Shkolla shqipe në Gjermani, DIASPORA-Prishtinë, fiton garën

Limone Gjoni,një zonjë e integruar në Jetën amerikane

July 31, 2016 by dgreca

Bisedë me zonjën shqiptare-amerikane Limone Gjoni, e integruar intelektualisht dhe familjarisht në New York/

Burri im sot ndaj meje është shumë mirënjohës dhe thotë: se “ po të mos të ishit ju Limone me guximin tënd, me këshillat tuaja, me përkushtimin tënd, unë kurrë nuk do bëhesha avokat”. –(Sabri Gjoni avokat, New York/

Bisedoi Keze Kozeta Zylo*

Zonja Limone, cila është fëmijëria juaj dhe kur keni ardhur në Amerikë?

Unë kam lindur në një familje me tradita atdhedashëse , e cila edukimin e kishte prioritet në familje, duke e vlerësuar e çmuar shumë si një gjë të shenjtë në vazhdimësinë e jetës.  Gjëja e parë që na  mësonin prindërit ne fëmijëve  ishte të nderonim vendin ku kishim lindur, të mbronim tokën e vet, zakonet,traditat dhe vlerat e të parëve tanë.. Babai im ishte një ndër mësuesit e parë në trevën tonë,i cili pasi kreu shkollën e lartë pedagogjike në Prishtinë punoi me përkushtim e frymë të lartë patriotike në arsimimin e edukimin e  nxënësve. Ishte shumë i rregullt në procesin e mësimdhënjes, ku krahas mësimit  nxiste te nxënësit e tij ide patriotike, për ta njohur sa më mirë historinë kombëtare Shqiptare.

Me performancën e tij të admirueshme ,me zërin e tij të ëmbël edukoi e frymëzoi nxënësit me idealet e Rilindjes Kombëtare Shqiptare,me ndjenjën e dashurisë për vendlindjen. Vendlindjen babai im e quante Hyjnore, të shenjtë. Në veprimtarinë e tij si misionar i diturisë, babai im ,kishte depërtuar në mendjet dhe në zemrat e nxënësve.  Me punën e tij atdhetare kishte  sintetizuar karkaterin e personalitetin,motivin e jetës së një intelektuali me zemër të zjarrtë atdhedashurie,duke  ndikuar fuqimisht në rritjen e ndërgjegjes Kombëtare të nxënësve.

Kjo veprimtari atdhetare tregonte dashurinë që kishte babai im për vendlindjen e Atdheun dhe guximin për të mbrojtur idealet kombëtare shqiptare në shtetin federative jugosllav, që kufizonte e mohonte të drejtat kombëtare shqiptare.

Sigurisht kjo veprimtari patriotike do të shqetësonte e frikësonte autoritet shtetërore,të cilat filluan përndjekjen për ta ndëshkuar mësuesin dritëdhënës atdhetar.  Regjimi i atëhershëm i Rankoviçit kishte survejuar,e gjurmuar veprimtarinë patriotike të babait tim, i cili në kushtet e terrorizmit shtetëror rankoviç, u detyrua së bashku me kushërinë e tij mësuses, të largohen me shumë dhimbje nga vendlindja e shtrenjtë dhe u strehuan në Shqipëri për disa vite.Me sa më kujtohet,sepse isha e vogël , babai im e vlerësonte dhe çmonte shumë edukimin e arsimimin. Ai, bisedonte me nënën time, që unë dhe motra duhet të dalloheshim në shkollë, me synimin që të  kryenim  edhe shkollimin  në arsimin universitar. Ndjehem krenare që kisha një baba atdhetar,misionar të diturisë dhe idealeve kombëtare shqiptare. Edhe sot, kur takohem me disa persona, që ishin  dikur nxënësit  e tij , më thonë me respekt  se : “ Mësues Elezi është i paharruar në mendjet e zemrat tona,sepse ndihmonte çdo nxënës me dashuri për dijen, diturinë. Na këshillonte si prind i dashur që të mësonim sa më shumë, që një ditë të kontribonim për popullin tonë”.

Por, befasisht babait tim, iu shuan endërat, kur tragjikisht humbi jetën. Nëna ime, edhe pse ishte shumë e re,kur akoma nuk i kishte mbushur 30 vjet, përballoi me përkushtim e sakrifica drejtimin e menaxhimin  e jetës familjare,duke u kujdesur për mirërritjen e edukimin e fëmijve. Na përkushtoi, krejt jetën e saj. Të rritësh fëmijë me mungesën e babait, ishte shumë vështirë. Unë, e ndjeja shumë çdo ditë mungesën e babës, e sidomos  kur isha në bangat e shkollës, kur mësuesi na pyeste për prindërit.

Kisha dëshirë të dëgjoja nga nëna për çdo gjë që babi kishte thënë apo punuar.Jam shumë mirënjohëse nënës sime,që ma ka mbajtur të gjallë  kujtesën për babin tim. Një nga arsyet,që unë, ju përvesha mësimit këtu në SHBA ishte edhe fakti, se kisha dëshirë ta çoj endrrën e babit në vend.. Imazhi mbresëlënës i babait tim jeton i gjallë në mendjen e  zemrën time e më shoqëron edhe në gjumë kujtimi i tij i ndritur.

Ju jeni me origjinë nga Mali i Zi. sa jeni të lidhur ju dhe fëmijët tuaj me vendlindjen atje?

 Unë e dua shumë vendlindjen time,ajo është djep i frymëzimit, arkiv i kujtesës, peng i shpresës. Vendlindja apo vendlermi, si thoshin rilindësit tanë, është vendi me të cilën na lidhin fije të shumta, të dukshme e të padukshme dhe mbi të gjitha kujtimet e fëmijërisë, stinës më të bukur të jetës. Edhe pse jetojmë larg vendlindjes, jemi munduar që pushimet me fëmijët tanë, t’i kalojmë në vendlindje me qëllim që ata, të dijnë nga ku vijnë, të lidhen me të afërmit tanë dhe mos ta harrojnë kulturën dhe gjuhën tonë të ëmbël shqipe.

Ndjej keqëardhje që atëhere kur ata ishin të vegjël, neve, nuk patëm mundësi të shkonim në vendlindje më shpesh, sepse ishim të detyruar si prindër të punonim dhe njëkohësisht  të studjonim për t’u arsimuar në shkollën e lartë. Tani, që kemi mundësi më të shumta,shkojmë familjarisht në vendljindje. Fëmijët, tani janë shumë të angazhuar në profesionin e tyre që kanë zgjedhur. Megjithatë fëmijët e duan vendin e vet Ulqinin. Ata, shpesh flasin për vendin tonë edhe  gjithmonë shprehen  se  do të kishte qenë më mirë të kishim qendruar në vendlindje. Vazhdimishit, ne, si prindër flasim me fëmijët se është shumë e rendësishme të njohin të afërmit e tyre në atdhe. Më gëzon fakti, që fëmijët e mi janë shumë të lidhur me  kushurinjtë e tyre. Në  Ulqin, ka një shoqëri të veçantë edhe me gjeneratat e atyre që ende jetojnë në trojet tona.

 Cilat janë përshtypjet e para në Amerikë dhe çfarë ju detyroi që keni lënë vendlindjen dhe erdhët këtu?.

Ishte një vendim shumë i vështirë për mua, që ta lëshoja Ulqinin dhe të  vijë këtu në SHBA, por rethanat në vedndlindje na imponuan largimin nga vendlindja. Ishte acaruar situata politike dhe kishin filluar trazirat në ish Jugosllavi. Bashkëshorti im ishte i angazhuar në çështjen kombëtare shqiptare, sidomos fliste kundër mohimit të të drejtave kombëtare të shqiptarëve në ish republikën Jugosllave. Denonconte padrejtësitë që shovinizmi i bënte popullsisë shqiptare në trojet e veta amtare në Jugosllavi. Autoritetet shtetërore ishin munduar ta kompremetonin burrin tim duke i oforuar detyra, pozita, privilegje, sepse,ai. kishte afësi të larta intelektuale. Ishin raste të rralla që nga komuna e Ulqinit të diplomoheshin në universitetin e Zagrebit,ku bashkëshorti im shkëlqeu në kualifikimet shkencore universitare.

Në të vërtetë, burri im,ishte i vetmi shqiptar nga Komuna e Ulqinin, që u diplpomua në fakultetin  juridik në Zagreb. Në të njëtën kohë dy djem të xhaxhait të burrit u diplomuan gjithashtu në Zagreb. Njëri u diplomua në mjekësi dhe tjetri në inxhinjeri. Në atë kohë, Zagrebi gëzonte një reputacion europian, prandaj pushteti i atëhershëm jugosllav e vëzhgonte me shqetësim  bashkëshortin tim për përgatitjen e lartë profesionale dhe qëndrimin pakompromis në çështjen e interesave kombëtare shqiptare. Në kohën kur sapo kishte kryer studimet universitare dhe ëndërronte të punonte me dashuri e përkushtim në vendlindje përkrahu lëvizjen studentore dhe shprehu publikisht idetë për liri e demokraci të trevave shqiptare në ish jugosllavi. Pushteti shovenist serbosllav ushtroi dhunë e terror mbi intelektualët shqiptarë.

Autoritetet shtetërore jugoasllave duke e vlerësuar burrin tim, si rrezik potencial të pushtetit të tyre,kishin filluar survejimin e burrit tim, e ndoshta kishin planifikuar edhe asgjësimin e jetës së tij. Në këto kushte terrori ,ai, u detyrua të largohej nga Mali i Zi,  sepse pushteti kishte vendosuar ta burgosin. Në kushte të vështira për mbijetesë  bashkëshorti im nisi rrugën e mundimshme të emigracionit duke kapërxyer oqeanin për një jetë më të mirë e të sigurtë

Kur, unë, mbrrita në Amerikë me dy fëmijët, Genci dhe Leonarda, të cilët kishin lindur në atdhe, u përballëm me shumë vështirësi që nuk përshkruhen saktë me fjalë. Ndoshta mendimet mund të shkruhen saktësisht në letër,por emocionet që përjetova në ditët e vështira,kur isha e pa punë dhe me mungesë komunikimi të gjuhës amerikane nuk përshkruhen dot. Vështirësitë e para të them të vërtetën më stresuan,por ama nuk e humba shpresën,sepse ajo është gjëja më e rendësishme në jetë. U detyruam t’i përvishemi punës dhe studimeve. Njëkohësisht u angazhuam me shumë përkushtim për arsimimin e fëmijëve në shkollën amerikane,me qëllim që të fitonin dituri dhe kualifikim  shkencor për tu integruar sa më mirë me tregun e punës e konkurencën  amerikane. Megjithëse ishte shumë vështirë, sepse ne si prindër nuk kishim kohë të rrinim me fëmijët tanë,ata ,na mirëkuptuan duke ndjerë përgjgjësinë e shkollimit,të cilët edhe pse ishin adoleshentë treguan zell për të mësuar. Shpesh herë,unë, me besim i lutesha Zotit të Madh  të na ndihmonte.

Ju aktivizoheni vazhdimisht me shoqatën e mirënjohur “Ana e Malit”, cilat janë disa nga projektet që ju keni ndihmuar konkretisht në këtë shoqatë?

Kjo shoqatë është themeluar në dhjetor të vitit 1993 dhe është promvuar në janar të vitit 1994. Burri im është ndër themeluesit e kësaj shoqate dhe në të njëtën kohë dhe kryetar i parë. Qëllimi i kësaj shoqate ishte që ta ruajmë traditën dhe kulturën tonë shqiptare, gjuhën si dhe kontaket me vendlindjen. Qysh në fillim kur u themelua kjo shoqatë, burri im së bashku me të tjerët ishte inisiatori në organizimin e një aksioni shumë të rendësishëm për të ndihmuar bashkatdhetarët tanë, studentët e komunës së Ulqinit. Në këtë kohë,duhet të kemi parasysh se lufta në Jugosllavinë  ishte në kulmin e vet. Me guxim e shpirt atdhedashurie u mblodhen një sasi  e mirë të hollash dhe u dërguan te studentët në vedlindje. Studentët nga komuna e Ulqinit që  ndodheshin në Tiranë,burrit tim, i bënë një pritje madhështore dhe në shenjë mirënjohje i dhuruan skulpturën – truporen e Butrinit. Kjo ishte një simbolikë me shumë domethënje; sepse shpëtimi i studentave Ulqinas ishte pothuajse sikurse shpëtimi i qytetit të Butrintit.

Unë e kam ndihmuar shumë burrin tim duke përgatitur thirrjet për tubime, duke i postuar thirrjet, duke iu përgjejgjur telefonatave edhe kur burri nuk ishte në shtëpi. Në atë kohë duhet ta keni parasysh se nuk kishte internet, facebook apo e-mail. Madje nuk kishte as celuar. Komunikimet ishin shumë të vështira. Mbi të gjitha e kam përkrahë në angazhmin e tij si dhe ndihmën financiare që i dhamë kësaj shoqate. Ne vetë ishim studenta, por megjithatë ndamë një  shumë prej $1,000.00 për tua dërguar studentëve. Në vitin 1994 shuma prej $1,000.00 ishte shumë e madhe. I thashë burrit që do ta heqim edhe kafshatën nga goja për të ndihmuar studentat  tanë Ulqinas. Ne, edhe kësaj dite vazhdojmë ti ndihmojmë. Këtë vit morëm inisijativën që ta shkollojmë një studenete nga Ulqini. Ajo ishte inisijativa ime, por bashkëshorti im më përkrahu  menjherë me shumë ndjenjë atdhedashurie.

Bashkëshorti juaj z.Sabri Gjoni është një avokat i mirënjohur në Amerikë, ka ndihmuar jashtëzakonisht shqiptarët. Sa e vështirë është të jesh bashkëshortja e një avokati, pasi vetë intensiteti i punës seë tij sjellë shumë shqetësime të ndryshme?  Cili është opinion juaj?

Bashkëshorti im,si intelektual shqiptar nga Ulqini, ka ecur mes vështirësive të shumta në SHBA  për tu integruar denjësisht në jetën konkuruese të vlerave njerëzore të shoqërisë e shtetit ligjor amerikan.Ishte shumë vështirë që ai,të angazhohej në fushën e shkencës juridike, ku gjuha angleze ishte mjeti më i rëndësishëm që të bëhej avokat. Fillimisht burri mori akantin dhe të diplomohej në “Lehman College”. Por dëshira pasionate e tij ishte avokatura. Duke e parë  dëshirën e tij, unë i thashë : se nëse është nevoja, unë do ti ndërpres studimet, që ai ta realizonte  endrrën e tij. Por, ai, nuk kishte dëshirë që unë të ndërprisja studimet. Ai vazhdoi univerisitetin në Fordham dhe u diplomua. Kaloj dhe provimin profesional Bar exame. Në të njëjtën kohë unë u  diplomova nga Lehmen dhe u punësova në profesionin tim. Gjendja financiare filloi duke u përmirësuar. Unë i mora të gjithat obligimet si nënë, grua, çështjen financiare.

Bashkëshorti im,me inisiativën e vet, me këmbëngulje e vullnet të hekurt filloi punën në profesionin e avokaturës në New York. Me talentin e tij konkuroi midis intelektualëve më të mirë duke realizuar objektivin e tij ,integrimin si intelektual i aftë në elitën e inteligjencës juridike amerikane. Ai ka shumë vite që drejton me suksese zyrën e tij të avokatisë në qëndrën e madhe botërore Manhattan, duke konkuruar  me zotësi në tregun juridik  amerikan  dhe me aftësi  e intuitën e arsyetimit  analizon e  argumenton  në proçeset gjyqësore   të drejtën  e paisjes së emigrantëve  me dokumenta të ligjshme amerikane, duke zbuluar  me fakte, atje ku e drejta  mund të jetë gjykuar gabim nga gjyqtari . Ai është shumë i vemendshëm  në bashkëpunim me emigrantët për të siguruar  prej tyre dokumentacionin  më të hollësishëm të çështjeve që paraqiten në organet gjyqësore apo prokurorisë. Me këmbëngulje qartëson çdo emigrantë që  paraqet  kërkesën për ndihmë juridike në zyrën e tij. Ai zbaton me korrektësi filozofinë : “ Mate shtatë herë e pri një herë “ !

Në një intervistë  mediatike televizive këtu në New York,bashkëshortim im shprehet se :

“   -Të punosh si avokat në SHBA është një punë jashtëzakonisht e vështirë për arsye se konkurenca është shumë e madhe. Duhet të bësh “luftë” të vërtetë që të mund të bësh emër. Doktori -mjeku po gaboi me pacientin e tij në përcaktimin e  sëmundjes edhe mund ti ndërroj ilaçet dhe e korigjon gabimin e tij, por avokati duhet të përcaktoi qartë fjalën argumentuese  sepse  e humbet të drejtën e emigrantit për tu pasiur me dokumente, apo edhe çështje të tjera. Jeta e intelektualit shqiptar në SHBA është shumë e vështirë sepse duhet të integrohesh si në jetën ekonomike, ashtu edhe në jetën politike. Gjithashtu duhet t’i përshtatesh edhe shkollimit sepse ai ka një dallim të madh me shkollimin tonë.”

Burri im sot ,ndaj meje, është shumë mirënjohës dhe thotë: se “ po të mos të ishit ju Limone me guximin tënd, me këshillat tuaja, me përkushtimin tënd, unë kurrë nuk do bëhesha avokat”.     

Ju keni marrë edukimin e lartë në Universitetin amerikan. cilat janë dallimet midis edukimit këtu dhe në Mal të Zi?

      Unë kam ardhë me shkollë të mesme nga Mali i Zi. Por, sa kam filluar studimin këtu në  Amerikë, vura re, se këtu mësohet krejt ndryshe nga shkollimi në Malin e Zi. Studimet në Amerikë janë shumë praktike; që do të thotë atë që çka e mëson në teori, menjëherë mundesh ta zbatosh në praktikë. Nuk ka shabllone. Pastaj profesorët janë shume të dedikuar. Ata të inkurajojnë  e të frymëzojnë të mësosh. Nuk munden ta keqëpërdorin pozitën e tyre si mësimdhënës. Nuk kanë,xhelozi,cmirë apo inate personale. Më kujtohen shumë raste në  universitetin e Prishtinës, ku profesori ju ka shkatërruar karrierën studentëve duke i ngelë  vazhdimisht në provim për inate personale. Ka pasur disa raste që me 5 apo 6 vjet kanë ngelur studentin në të njëtin provim. Një gjë e tillë nuk mund të ndodhi këtu, sepse ekzistojnë organe të  posaçme mbikqyrëse që nuk e lejojn profesorin të bëjnë një veprim të tillë. Tek ne, në Malin e Zi vlerësohet si aftësi e profesorit kur ngelin nxënësit në provim,ndërsa këtu në SHBA ajo çmohet si paaftësi.

Ju punoni në spital me pacientë nga më të ndryshmet cilat janë disa nga përparësitë që ju jepni pacientëve dhe konkretisht si i ndihmoni ata?

Puna ime përfshinë shërbimin mjekësor në shërimin e disa sëmundjeve akute edhe kronike për shëmbull : sëmundjet e diabetit (sheqerit), të tensionit të gjakut, cardio-vasculare, mendore, sëmundjet e lëkurës etj. Gjithashtu merremi me edukimin e pacientëve që të dinë të mbrohen nga sëmundjet. Merremi edhe me preventimin e sëmudjeve duke  bërë skanerin e pacientëve, si për shembull mamogramet, colonoscopit, analizat e kontrollit të gjakut, yndyrnës në gjak, sinjalet e  para që ndikojnë në sëmundjet e zemrës sidomos në bllokimin e venave të gjakut.

Ju jeni një bashkëshorte dhe nënë shembullore, mund të na flisni për fëmijët tuaj veçanërisht për Gencin, i cili po ushtron detyrën e avokatit duke ecur në gjurmët e të atit. Sa e vështirë është të rrisësh fëmijë në Amerikë dhe disa nga përpjekjet tuaja si nënë dhe intelektuale?

Ne jemi prindër,që kemi katër fëmijë: Gencin, Leonardën, Ilirin, Randi. Genci është fëmija më i madh, siç e thatë edhe ju më lartë avokat në degën e lëndimeve personale. Me kënaqësi e krenari ,ne si prindër jemi shumë të gëzuar me suksesin e fëmijve në arsimimin e tyre cilësor, siç  e dini, Genci e mbarojë avukaturën. Ai pati sukses të madh  në mbrojten e një atdhetarit tonë në një çështje që kushtoj mbi $1,000,0000. Leonarda u diplomua në Universitetrin e Fordhamit me një sukses shembullor. Gjatë asaj kohe Leonarda e fitoj bursën për 4 vite. Sot, ajo ,jep mësim edhe përgatit studentat  për të hyrë në shkollën e avokaturës. Kurse fëmija i tretë është Iliri, i cili  është diplomuar nga “Pace Univeristy” në specialist drejtimi i financës. Punon si financier edhe është shumë i sukseshëm në këtë degë. Ndërsa Randi, që është fëmija më i vogël po vazhdon studimet ditore në vitin e dytë të shkollës së mesme. Ai është një ndër studentët më të dalluar.

  • Keni dëshirë të ktheheni një ditë në Montenegro për të dhënë ndihmesën tuaj si një zonjë e integruar intelektualisht në Amerikë?

Kur nisëm rrugën e mërgimit të gjithë kemi ikur me shpresën se një ditë do të kthehemi. Ëndrra e vendlindjes nuk shuhet kurrë në jetën e çdo mërgimtari. S’ka më të dashur dhe më të  dhimbshme se vendlindja. Ajo është foleja e parë dhe më e ngrohtë e njeriut.  Vendlindja nuk matet me sy, por ajo matet me zemër.Zemra e njeriut gjithmonë flë në vendlindje. S’ka gjë më të  ëmbël se vendi ku ke lindur! Ajo është ngrohtësia, gëzimi, hareja, kënga, loti, lodra, dashuria dhe gjumi i ëmbël i jetës

Kthimi në vendlindje  është ëndrra ime,sepse këtu në SHBA kam fituar ekperiencë të pasur të shërbimit mjeksor si intelektuale e mirëkualifikuar në shumë specialitete mjeksore. Jam me  një përvojë pozitive të larmishme e të rëndësishme, që në këtë fushë dua të jap edhe unë kontributin tim për vendlindjen.Sigurisht përvoja ime, nuk ka dyshim që do të ishte një ndihmesë e madhe në Komunën e Ulqinit. Amerika është  një ndër shtetet më të zhvilluara në botë në shërbimin modern mjeksor. Ne, që punojmë në këtë shërbim mjeksor duhet që vazhdimisht të ndjekim seminaret që të pasurojmë dijet tona me informacionet e zbulimet e reja shkencore në fushën e shërbimit mjeksor. Për çdo ditë bëhen zbulime të ilaçeve të reja,për të cilat ne duhet të dimë efektin e tyre, por edhe pasojat sepse mjekimi në mënyrën e duhur është po aq i rëndësishëm,

sa terapia e duhur për një sëmundje të caktuar. Por nganjëherë nga mos njohja e efekteve të ilaçeve apo pasojave të tyre bëhen gabime që pengojnë shërimin sa më të shpejtë të pacientëve spitalor,apo në mjekimin ambulator familjar. Prandaj duhet të jemi gjithnjë të vemendshëm në njohjen e zbulimeve të reja shkencore, që të jemi sa më preçiz në shërbimin mjeksor ndaj pacientit. Sigurisht kjo varet nga eksperienca personale dhe nga kultura e sejcilit punonjës specialist të mjekësisë që pacientin ta kurojnë sa më mire me shërim të shpejtë.

Cili është opinioni juaj për Diasporën, punën e saj dhe a ka vend për më shumë  bashkëpunim midis Diasporës dhe të rinjve në Mëmëdheun tonë?.

Dispora jonë ka bërë edhe gjëra të mrekullueshme. Shumë interesohen për vendlindjen. Organizohen kontakte në mes të Diasporës dhe vendlindjes. Diaspora jonë është treguar shumë  entusiaztike për ta ndihmuar Kosovën gjatë luftës. Kanë dhanë shumë para për refugjatët, për armatim, për ilaçe dhe nevoja të tjera. Ishte me të vërtetë një gjest jo vetëm humanitar, por më  tepër atdhetar. Gjatë asaj kohe në Diasporë vazhdimisht përsëritej shpesh  shprehja e Nolit të Madh: –  “Mbaju nënë, mos ke frikë se ke djemtë në Amerikë”.

Siç e dini edhe juve, Diaspora ka lujtur rol vendimtar në Pavarësinë e Kosovës. Mendoj se Diaspora  duhet të vazhdoi me atë entusiazëm që pati gjatë luftës edhe në paqe. Duhet  të kontaktojmë vazhdimisht me vendlindjen. Duhet t’i ndihmojmë studentët dhe nxënësit që nuk kanë mundësi të shkollohen. Duhet të marrim shembull në komunitetin e Izraelit në SHBA se sa të dedikuar janë ata për Izraelin.

Për t’ia arritur këtij qëllimi Diaspora duhet të organizohet shumë më mirë. Nuk ka kurfarë arsye që Disapora e New Yorkut të mos ta ketë një qendër të vetën këtu në New York. Besohet se në New York, New Jersey dhe Connecicut jetojnë afërsisht gjysmë milioni shqiptarë, pothuajse sa popullsia e Malit të Zi. Në të vërtet shteti i Malit të Zi ka kohë që e ka nisur inisiativën e ndërtimit të një qendre të tyre, e ashtuqujtura “Shtëpia Malazeze në New York” , megjithëse edhe dihet që ka shumë pak malazez në New York. Është për t’u çuditur që një numër i shqiptarëve kanë dhënë kontribute për këtë inisiativë. Shqipëria dhe Kosova, para disa viteve dolën publikisht në një tubim në Mahattan se kanë marr vendim në bashkëpunim me Diasporën për ta krijuar një qendër shqiptare në New York, por ende nuk ka asgjë nga ai premtim.

  • Cili është mendimi juaj për librin që do të botohet së shpejti me titullin: “Zonjat shqiptare në Nju Jork” nën drejtimin e “Albanian Excellence“?

Mendoj se e meriton një përgëzim inisiativa e “Albanian Excellence“, për botimin e këtij libri, kushtuar zonjave shqiptare të Nju Jorkut, ku midis të cilave jam përzgjedhur edhe unë si intelektuale e sukseshme në punë dhe si veprimtare atdhetare. Sigurisht,kjo është një ide shumë e mirë, sepse  dihet që librat janë këshilltarët më të këndshëm e bujarë, që na mësojnë pa na mërzitur, na kritikojnë pa na fyer, na ndreqin pa na bërë dëm. Libri duhet vlerësuar dhe përdorur si kyç që hap çdo derë të diturisë. Nëse çdo send kur vjetërohet e humb vlerën, libri, përkundrazi, sa më i vjetër të jetë, aq më shumë i rriten vlerat. Ndryshe nga të gjitha sendet dhe gjallesat kur vjetërohen, kafshët nuk riprodhohen më, bimët thahen, rrëzohen, s’prodhojnë, ndërsa librat nuk e humbasin vlerën, por e shtojnë me kalimin e kohës.

E vlerësoj botimin e këtij libri si  një nxitje për gruan shqiptare në SHBA që të shkollohet dhe të bëhet profesionaliste sa më e mire.

*Personazh në librin “Zonjat Shqiptare në New York”

Korrik, 2016, New York

Filed Under: Featured Tagged With: Keze Zylo, Limone Gjoni, në Jetën amerikane, një zonjë e integruar

  • « Previous Page
  • 1
  • 2
  • 3
  • 4
  • …
  • 90
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Kontributi shumëdimensional i Klerit Katolik dhe i Elitave Shqiptare në Pavarësinë e Shqipërisë 
  • Takimi i përvitshëm i Malësorëve të New Yorkut – Mbrëmje fondmbledhëse për Shoqatën “Malësia e Madhe”
  • Edi Rama, Belinda Balluku, SPAK, kur drejtësia troket, pushteti zbulohet!
  • “Strategjia Trump, ShBA më e fortë, Interesat Amerikane mbi gjithçka”
  • Pse leku shqiptar duket i fortë ndërsa ekonomia ndihet e dobët
  • IMAM ISA HOXHA (1918–2001), NJË JETË NË SHËRBIM TË FESË, DIJES, KULTURËS DHE ÇËSHTJES KOMBËTARE SHQIPTARE
  • UGSH ndan çmimet vjetore për gazetarët shqiptarë dhe për fituesit e konkursit “Vangjush Gambeta”
  • Fjala përshëndetëse e kryetarit të Federatës Vatra Dr. Elmi Berisha për Akademinë e Shkencave të Shqipërisë në Seancën Akademike kushtuar 100 vjetorit të lindjes së Peter Priftit
  • Shqipëria u bë pjesë e Lidhjes së Kombeve (17 dhjetor 1920)
  • NJЁ SURPRIZЁ XHENTЁLMENЁSH E GJON MILIT   
  • Format jo standarde të pullave në Filatelinë Shqiptare
  • Avokati i kujt?
  • MËSIMI I GJUHËS SHQIPE SI MJET PËR FORMIMIN E VETEDIJES KOMBËTARE TE SHQIPTARËT  
  • MES KULTURES DHE HIJEVE TE ANTIKULTURES
  • Historia dhe braktisja e Kullës së Elez Murrës – Një apel për të shpëtuar trashëgiminë historike

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT