• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Archives for July 2016

DY REVISTA ARBERESHE NE BIBLIOTEKEN E VATRES

July 20, 2016 by dgreca

Arriten ne Biblioteken e Vatres ne New York dy revista nga vellezerit tane arberesh: “Katundi Yne”, Reviste arbereshe per kulturë dhe aktualitet si dhe “LAJME-NOTTIZIE”. Bashkepunimi mes Vatres dhe Arberesheve vazhdon prej dekadash. Bashkepunimi u be me i ngushtë me rastin e 500 vjetorit te vdekjes se Gjergj Kastrioti Skënderbeu, kur arbereshet ftuan nje delegacion te Vatres per te marre pjese ne festime, ndersa nje vit me vone 120 arberesh, ne pergjigje te Fteses se Vatres, zbarkuan ne Boston dhe Nju Jork per te marre pjesë ne 60 vjetorin e Diellit. Ata qendruan mes vatraneve 10 dite. Ne biblioteken e Vatres ju mund te gjeni koleksionin e ketyre revistave si dhe libra te autoreve arberesh.

Bashkepunimi vazhdon. Faleminderit vellezer e motra te gjakut te arberit

Filed Under: Vatra Tagged With: "LAJME-NOTTIZIE", Katundi Yne", në Bibliotekën e Vatrës

Bylykbashi: PS prishi formulën e Kompromisit

July 20, 2016 by dgreca

– Manjani: Agaçi i PS ra dakord me PD/

Deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi ka deklaruar sonte në mbrëmje se, votimi i reformës në drejtësi të enjten në Parlament është i pamundur për shkak të mosdakordësisë për formulën e zgjedhjes së anëtarëve të 4 organeve të drejtësisë, përfshirë KLGJ dhe KLP.

***

Pas deklaratës së Ambasadës amerikane se Basha ka shkelur konsensusin e arritur më herët të mërkurën, Partia Demokratike ka reaguar me anë të një deklarate ku thotë se bllokimi i ndodhur në orët e fundit nuk vjen prej saj.

“Partia Demokratike rikonfirmon se negociatoret Bylykbashi, Agaci dhe Manjani të hënën mbrëma kanë rënë dakord që formula e propozimit hibrid  për institucionet e vetingut do të përdoret edhe për Këshillin e Lartë Gjyqësor dhe Këshillin e Lartë Prokurorial.

Kjo është një formulë në përputhje me rekomandimin e Venecias e aprovuar si e tillë nga komuniteti ndërkombëtar dhe së fundmi edhe nga Partia Socialiste dhe ditën e sotme edhe nga Edi Rama”, thotë PD.

Më tej në deklaratë thuhet se, “hapi mbrapa i përfaqësuesve të PS në Komision, kërkesa për t’u kthyer në formulën e votës së vetme të transferueshme të refuzuar publikisht nga Partia Demokratike, dhe refuzimi për të zbatuar marrëveshjen është një zhvillim dramatik”.

Manjani: Agaçi i PS ra dakord me PD

Ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani deklaroi sonte nga kryesia e kuvendit se mbi variantin që kërkon sot PD dhe LSI është rënë dakord në mbledhjen e ditës së hënë. “Agaçi, unë dhe Bylykbashi arritën dakordësinë për këtë pikë, por nuk u fut në procesverbal pasi mbledhja u mbyll”, tha Manjani.

Sipas Manjanit, ditën e hënë u diskutua mbi propozimin hidrit, propozimi i Nuland. Ai theksoi më tej se negociatat kanë qenë dypalëshe, PD­PS, ndërsa të hënë u arrit mbyllja me konsensus për çështjen e Vettingut.

“Diskutuam me Hahn për çështje që kishin ngelur pezull për propozimet e Nuland, që kishte të bënte me procesin e Vetingut. E konfirmoj atë që tha zoti Bylykbashi për atë që ishte rënë dakord. Kanë qenë negociata dypalëshe, Agaci dhe Bylykbashi më kanë thënë se ishin marrë vesh. Për shkak se mbledhja u ndërpre papritur, kanë ngelur dy çështje pa zgjidhur që u thanë në letrën e zotit Hahn dhe çështja u quajt e zgjidhur. Nuk kemi pasur asnjë reagim as nga partitë e tjera dhe nga ekspertët e tjerë. Ne jemi mbledhur në grupin negociatat pasi u mblodh tryeza e Partive politike dhe ata na mandatuan që të merreshim vesh për çështjen e fundit; për rolinn e ndërkombëtarëve. Unë nuk e di ça janë negociatat e PD­PS. Ne kemi mbyllur çështjen e rolit të ndërkombëtarëve dhe çështjen e seleksionimit të atyre që do konkurrojnë në çështjen e Vetingut. Ne kemi rënë dakord që të ishin tre nga maxhoranca dhe dy nga opozita. Nuk hy në detaje. Unë nuk jam kryetari i negocatorëve.”, tha Manjani.

Filed Under: Politike Tagged With: Oert Bylykbashi, PS prishi formulen

PRISHET FESTA POLITIKE-NGRINE KONSENSUSI PER REFORMEN NE DREJTESI

July 20, 2016 by dgreca

*Ambasada amerikane: Reforma në drejtësi është bllokuar sërish/

Ambasada e SHBA-ve ka reaguar për herë të parë për reformën në drejtësi. Me anë një deklarate ajo konfirmon lajmet se reforma në drejtësi është bllokuar sërish.

“Ambasada e SHBA është e zhgënjyer që vëren se pas deklarimit të një marrëveshjeje midis qeverisë dhe opozitës, kreu i opozitës, Z. Basha ka paraqitur një kërkesë të re të papranueshme. Ky zhvillim i fundit na detyron të arrijmë në përfundimin se kjo është një përpjekje e qëllimshme nga kreu i opozitës për ta bllokuar këtë reformë. Paketa e reformës është gati dhe përmbush të gjitha standardet e Komisionit të Venecias, SHBA dhe BE. Nëse Z. Basha nuk i përmbush dot premtimet e tij, Qeveria e Shteteve të Bashkuara iu bën thirrje anëtarëve të parlamentit individualisht ta miratojnë këtë reformë më 21 korrik” – thuhet në reagimin e ambasadës së SHBA-ve.

Në reagimin e SHBA-ve nuk thuhet se cila ishte kërkesa e re e kreut të opozitës Basha. Burimet nga grupi i negociatorëve thonë se ishte PS ajo që ngriti pretendime. Kryeministri Rama kishte premtuar të votonte çdo draft që merrte miratimin e SHBA dhe BE, por tashmë ka nxjerrë pretendime të reja.  

*KOMISIONI I POSACEM: PD DHE LSI PRESIN PERFAQESUESIT E PARTISE SOCIALISTE/

Kur u mendua se gjithçka ishte në rregull dhe nesër do të kryhej votimi me konsensus, brenda pak orësh ndodhi një kthesë e madhe:Në orën 22:00 ambasada e SHBA-se del me një deklaratë ku akuzon se kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka paraqitur kërkesa të reja, që sipas ambasadës janë të papranueshme dhe që synojnë bllokimin e reformës.

Washingtoni i bën thirrje anëtarëve të parlamentit individualisht ta miratojnë këtë reformë më 21 korrik, nse Z. Basha nuk i përmbush dot premtimet e tij.

Ndërkohë prej orës 20:30 në tryezën e Komisionit të posaçëm të Reformës në Drejtësi, ndodhen përfaqësuesit e opozitës dhe kryetari i grupit parlamentar te LSI-se, Petrit Vasili.

PD akuzon PS-në se me mosardhjen e deputetëve të PS rrezikon minimin e votimit të reformës në drejtësi seancën gjatë ditës së nesërme.PD kërkon që formula për vetingun të jetë dhe për 4 institucionet përfshi dhe KLP dhe KLGj-se.

“Përfaqësuesit e PS-së refuzojnë të mblidhen në komisionin e Reformës në drejtësi për të bërë këto ndryshime që janë absolutisht të domosdoshme.  Mbledhja e këtij komisioni dhe miratimi i këtyre ndryshimeve që u ranë dakord dhe përshëndeten nga palët është esencial dhe i domosdoshmë, pra propozimi i Nuland të shkojë në parlament nesër. Moskryerja e kësaj séance, e këtij komisioni sot e bën të pamundur që nesër parlamenti të ketë mundësi të votojë propozimin e dakordësuar . 

Moskryerja e kësaj seance, vë në rrezik votimin. PS po synon të fusë në mënyrë tinzare dhe pas asnjë lloj marrëveshje votën e vet të transferueshme. Kjo forlumë nuk funksionon në një komision me 10 anëtar dhe është e korruptueshme. Insistimi për ta bërë në mënyrë të njënashme është a- për ta deformuar konsensusin, b- për të marrë kontrollin e këtyre organeve. Nëse kalon dita e sotme nuk mund të paraqiten më amendamente të reja dhe vihen në rrezik propozimi i Nuland”  deklaroi Oerd Bylykbashi.

Xhafaj: Projekti është gati për në seancë

“Ju kërkoj ndjesë se jeni detyruar të qëndronit deri në këtë orë të vonë për shkak të çudirave që prodhon politika shqiptare, të marrësive të njëpasnjëshme dhe të gënjeshtrave të radhës që nxjerr në çdo moment për t’i bërë bisht përgjegjësive që ka ndaj qytetarëve shqiptarë dhe ndaj partnerëve të vendit. Kjo që bëri sot dhe teatrit që po zhvillon Partia Demokratike dhe më vjen keq për kolegët që janë pjesë e komisionit, është një gjë e turpshme, nuk është korrekte me qëndrimet e veta,  dhe me qytetarët e këtij vendi dhe me partnerët. Ju më pyetët a ka mbledhje komisioni? Dihet! Unë nuk ka ndonjë mbledhje komisioni që nuk e thërret kryetari. A mund ta thërrisja, po kam që nga mëngjesi që unë pres të bëj një mbledhje komisioni. Për çfarë do ta bëj? Për të shqyrtuar një çështje të caktuar.

Së pari, Kuvendi mund të mblidhet normalisht nesër. Ka një draft kushtetues, ka një projekt kushtetues, për të cilën është përgatitur e gjithë procedura e nevojshme parlamentare. Relatorët dhe unë kemi firmosur raportin që do t’i paraqitet seancës plenare për projektin kushtetues. A është ky i duhuri? Po themi ne! Po thonë SHBA! Po thotë BE. Ka dikush që nuk thotë dot po. Nga kjo pikëpamje projekti është gati.

Natyrisht kishte një çështje të mbetur pezull që ishte jetësimi i propozimit hibrid i zonjës Nuland i cili ishte propozim që konfirmonte qëndrimin e SHBA dhe BE. Atë propozim ne e kemi përfshirë në draftin që do të jetë nesër në mbledhjen e djeshme të komisionit të posaçëm parlamentar. Unë nuk mbaj përgjegjësi për opozitën që ka muaj të tërë që e bllokon dhe e bojkoton. Ishte pak qesharake pasi mbas kaq muajsh marrin pjesë në mbledhjen e komisionit”-tha se drafti është gati edhe në këtë formë për të hyrë në seancë normale Kuvendi.

Fleckenstein: Nuk më besohet! Më vjen keq!

Eurodeputeti Knut Fleckenstein ka deklaruar se nuk i besohet që ka probleme të reja për reformën në drejtësi. Në një reagim në Twitter, i shkruan se është i mërzitur me atë çka po ndodh në Shqipëri.

  Fleckenstein: Probleme të reja? Nuk më besohet. Jam shumë i mërzitur. Tani duhet të presim për votat nesër? Atëherë do ta shohim. Më vjen keq!

BE reagon 

Në një reagim të minutës së fundit (Ora 23:30) nga zyra e delegacionit të Bashkimit Evropian, thuhet se supozohet që angazhimi i kreut demokrat Basha të mbahej.

Reagimi: Shpresojmë se dakordësia e Bashës që iu bë Komisionerit Hahn është ende e vlefshme në tërësinë e saj. Kjo është çështje kredibiliteti personal dhe politik

 

Filed Under: Politike Tagged With: ne Drejtesi, NGRINE KONSENSUSI, per Reformen

SPORT- PORTIERI I PARTIZANIT PRET 3 PENALLTI TE HUNGAREZEVE NE BUDAPEST

July 20, 2016 by dgreca

Champions League-PARTIZANI I TIRANES MPOSHT HUNGAREZET E FERENCVAROS DHE PRET SALZBURGUN PER TURIN TJETER- ndeshjet do të zhvillohen më 27 korrik dhe takimi i kthimit më 2 gusht./

Ekipi i Parizanit te Tiranes ka bere mrekulline, e ka siguruar kualifikimin per turin tjeter ne stadiumin Groupama Arena te Budapestit dhe pret te takohet ne turin tjeter me Salzburgun. Ndeshja e pare mes hungarezve dhe te kuqeve, kishte mbaruar ne barazim 1 me 1, rezultat qe favorizonte hungarezet me gol ne fushen kundershtare. Po t’i shtosh ketij fakti edhe shenimin e golit sot qe ne minute e 14 te pjeses se pare nga Gera i Ferencvaros me penallti te fituar nga Ramirez, shkaktuar nga Krasniqi, , ekipi kryeqytetas dukej larg objektivit te tij per ta kapercyer me rezultat pozitiv turin. Por Partizani nuk e humbi kurajon, jo vetem per te fituar 250 mije Eurot e premtuar nga presidenti Gaz Demi, por edhe sedra per te shkuar me tej, e rriti tempin e te kuqeve. Fale ketij presioni ne minute e 40 hungarezet shenojne per Partizanin ne porten e tyre me ane te Husing. Rezultati nuk ndryshoi deri ne fund te 90 minutave. U deshen edhe dy shtesat nga 15 minuta(madje arbitri estonez akordoi 3 minuta shtese ne shtesen e pare dhe 2 minuta ne shtesen e dyte). Rezultati serish nuk ndryshoi, edhe pse Partizani pati nje epersi te lehte.

Ruleta ruse e gjujtjes se penalltive vuri perballe fillimisht dy portieret, Hoxhen e Partizanit ne rolin e gjujtesit, dhe portierin mik te Ferencvaroshit. Gjuajtje teknike e Hoxhes nuk u prit nga kolegu i vet, c’ka i dha zemer Partizanit per ta pare veten fitues, por penalltia tjeter e Partizanit e gjuajtur nga Vila u prit nga portiere hungarez..Humbja e penalltise se radhes nga hungarezet dhe pritja e tre penalltive nga Alban Hoxha, coi Partizanin ne fitore. Per P{artizanin shenoi Ekuban dhe Trashi se bashku me Alban Hoxha, ndersa per Ferencvaros’, shenoi vetem Nagy’.(Dielli)

Filed Under: Sport Tagged With: PARTIZANI I TIRANES MPOSHT HUNGAREZET E FERENCVAROS /

TE GJITHA REAGIMET PER KONSENSUSIN E REFORMES NE DREJTESI, NGA MERKEL TEK NISHANI

July 20, 2016 by dgreca

Merkel telefonatë me Lulzim Bashën/

Zyra e Shtypit në PD njofton se kreu i opozitës Lulzim Basha ka zhvilluar një bisedë telefonike me kancelaren gjermane Angela Merkel, e cila e ka përgëzuar atë për lidershipin e treguar për reformën në drejtësi.

Ky zhvillim vjen pak pasi Basha doli i pari në një deklaratë për mediat, ku njoftoi arritjen e konsensusit për miratimin e reformës.Më pas ishte kryeministri Rama që konfirmoi dakordësinë e palëve.Nesër ndryshimet kushtetuese do të miratohen në Kuvend
Ja deklarata e PD-së:

Kryetari i Partise Demokratike te Shqiperise Lulzim Basha zhvilloi nje bisede telefonike me Kancelaren Federale te Gjermanise Znj. Angela Merkel.

Ne fillim te bisedes zoti Basha e informoi Kancelaren Merkel per arritjen e konsensusit per draftin kushtetues te reformes ne drejtesi.
Zonja Merkel e falenderoi zotin Basha per kontributin e tij dhe lidershipin e treguar ne procesin e arritjes se konsensusit si nje kontribut madhor per Shqiperine dhe shqiptaret.
Kancelarja gjermane shprehu bindjen se zbatimi me sukses i reformes ne drejtesi do te jete nje ogur i mbare per integrimin dhe te ardhmen Europiane te Shqiperise dhe e siguroi zotin Basha per mbeshtetjen e saj te plote dhe te gjithanshme.
Zoti Basha shprehu mirenjohjen e thelle per mbeshtetjen e jashtzakonshme te Kancelares Merkel dhe Gjermanise ndaj Shqiperise, ne sfidat e rrugetimit te saj Europian dhe ne procesin e reformes ne drejtesi dhe e garantoi ate se Partia Demokratike do te vazhdoje te jete promotore e te gjitha proceseve reformuese duke u udhehequr nga  parimet dhe vlerat Europiane.
Beteja e Partise Demokratike ne procesin e reformes ne drejtesi ka qene prej fillimit e deri ne kurorezimin e saj me sukses nje beteje per standartet dhe parimet Europiane dhe Perendimore te demokracise, shtetit ligjor dhe per  te drejtat dhe lirite themelore te njeriut, theksoi zoti Basha.
Ne kete kuader sfida me e madhe qe Shqiperia ka perpara jane zgjedhjet e lira dhe te ndershme, theksoi zoti Basha . Kancelarja Merkel e siguroi kreun e opozites shqiptare per angazhimin dhe ndihmen e saj dhe te Gjermanise per zgjedhje te lira dhe te ndershme.

Eurokomisioneri Hahn përshëndet vendimin e PD/
Pas arritjes së konsensusit për reformën në drejtësi, ka reaguar edhe eurokomisioneri për zgjerimin në BE, Johannes Hahn. Ai ka përshëndetur vendimin e PD për të votuar reformën.“Kjo marrëveshje tregon përgjegjshmëri dhe aftëësi lidershipi për Shqipërinë në rrugn e saj europiane”, shkruan Hahn në faqen e tij në Tëitter. Ende nuk ka reagim nga ambasada amerikane dhe ambasadorja e BE.

Kryeministri Rama konfirmon arritjen e konsensusit për reformën në drejtësi/

Pas kreut të opozitës Lulzim Basha që foli për arritjen e konsensusit për miratimin e reformës në drejtësi, është kryeministri Rama që konfirmon këtë zhvillim të sotëm pas letrës së komisionerit të BE-së, Hahn.

Në konferencën për shtyp Rama tha se me miratimin e reformës së drejtësisë vjen përmbysja e kastës së të korruptuarve në sistemin e drejtësisë.

“Besoj është një moment lehtësimi për të gjithë shqiptarët, të cilët tanimë e kanë marrë lajmin se Partia Demokratike i është nënshtruar vullnetit të hekurt të popullit shqiptar dhe vullnetit të hekurt të partnerëve tanë strategjikë që bashkë me shqiptarët cojnë përpara një reformë historike që i hap rrugë revolucionit në sistemin e drejtësië, për përmbysjen përfundimtare të kastës së të korruptuarve dhe inkriminuarve që mban peng drejtësinë në në këtë vend. Është kënaqësi të ndaj me ju tekstin e mesazhit që unë kryetari i Kuvendit dhe kryetari i opozitës kemi marrë nga BE nëpërmjet komisionerit Hahn.”, u shpreh Rama.

Më tej kryeministri lexoi letrën e komisionerit Johanes Hahn, që iu dërgua atij vetë, kreut të Kuvendit dhe kreut të opozitës. Nishani përgëzon politikanët shqiptarë për konsensusin e reformës në drejtësi/

 Më në fund reagon dhe presidenti Nishani: Përgëzon politikanët shqiptarë për konsensusin e reformës në drejtësi.

Presidenti i Republikës, Bujar Nishani, i cili për një kohë të gjatë kishte heshtur për zhvillimet politike që lidheshin me reformën në drejtësi, ka reaguar sot pas arritjes së konsensusit.

Përmes një deklarate, Nishani përgëzon palët e angazhuara për konsensusin dhe thotë se ky konsensus është garanci që reforma në drejtësi të arrijë qëllimin e dëshiruar nga qytetarët.

Më poshtë deklarata  presidentit.

Presidenti i Republikës, Sh.T.Z. Bujar Nishani ka ndjekur me shumë vëmendje dhe orë pas ore situatën dhe zhvillimet më të fundit përsa i përket votimit të pritshëm të ndryshimeve kushtetuese në Kuvendin e Shqipërisë, nesër më 21 korrik 2016.

Kreu i Shtetit shqiptar vlerëson dhe përgëzon  të gjithë aktorët dhe faktorët e përfshirë, si dhe klasën politike shqiptare në përgjithësi, mbi konsensusin e arritur përmes kompromisit që ofruan në këtë proces. Ky proces dhe të gjitha përpjekjet e bëra me persistencë treguan rëndësinë e padiskutueshme që reforma në drejtësi ka mbi të tashmen dhe të ardhmen e Shqipërisë.

Që t’u shërbejë më së miri interesave të qytetarëve shqiptarë, është thelbësore që kjo reformë të finalizohet me sukses, duke ruajtur standardet më të larta profesionale dhe parimet e shenjta demokratike duke siguruar dhe garantuar së pari dhe mbi të gjitha liritë dhe të drejtat themelore të njeriut.

Konsensusi dhe kompromisi garantojnë që reforma në drejtësi ose më saktë, ndryshimet kushtetuese do të arrijnë qëllimin aq shumë të dëshiruar e të mirëpritur nga të gjithë qytetarët shqiptarë, si dhe nga partnerët dhe aleatët tanë ndërkombëtarë për një drejtësi vërtet profesionale, efiçente dhe të pavarur.

Presidenti i Republikës, duke pasur parasysh dhe nënvizuar edhe njëherë rëndësinë jetike që përmban reforma në sistemin e drejtësisë jo vetëm për të tashmen dhe të ardhmen e vendit, por edhe për integrimin evropian me meritë të Shqipërisë, i uron punë të mbarë Kuvendit të Shqipërisë ditën e nesërme në votimin e projektit konsensual të arritur.

Edhe Meta përshëndet konsensusin për reformën në drejtësi /

Pas arritjes së konsensusit për reformën në drejtësi ka reaguar edhe kryeparlamentari Ilir Meta.

“Kryetari i Kuvendit, z. Meta pershendet vendimin e PD. Konsensusi është një arritje konsensusi. Mirënjohje Komisionerit Hahn. Reforma në drejtësi është një sukses dhe arritje për të gjithë shqiptarët”, thuet në reagimin e Metës, që erdhi pak pas reagimit të Bashës.

BERISHA: Piramida e re e drejtësisë do të jetë vetëm në duart e shqiptarëve

Përmes një postimi në faqen e tij në Facebook,dr. sali  Berisha përshëndet rolin udhëheqës të opozitës dhe përcaktues, që sipas tij shpëtoi drejtësinë nga kthetrat e Edi Ramës.

Berisha thotë se pas miratimit të reformës, të gjitha vendim-marrjet për ndërtimin e piramidës së drejtësisë do të jenë ekskluzivisht në duart e shqiptarëve.

Më poshtë reagimi i tij i plotë:

Nje fitore e parimeve te larta te nje drejtesie te pavarur, efikase, transparente, te pergjegjshme!Te dashur miq, sot u finalizuan negociatat per nenin e fundit te reformes se sistemit te drejtesise ne vendin tone!

Me kete rast shpreh krenarine dhe vleresimin tim me te madh per rolin udheheqes dhe percaktues te opozites shqiptare ne teresi dhe PD ne veçanti, e cila me oponencen e saj ne dy projektet qe dergoi ne Komisionin e Venecias dhe projektin qe u perdor per propozimin hibrid, negociata konstruktive te javes se fundit arriti:

– garanitimin e nje projekti reforme qe shpetoi sistemin nga kapja qeveritare, nga kthetrat e njeriut qe donte te behej me cdo kusht kryehetues, kryegjykates, kryeprokuror i vendit, kujtoni vetem projektin e tij per FBI personale te tij, perpjekjet e tjera absurde per te bllokuar per kete shkak reformen ne cdo moment.

– garantimin per qytetaret shqiptare te lirive dhe te drejtave qe gezojne nga Konventa Europiane e te Drejtave te Njeriut dhe Kushtetuta e tyre duke hedhur ne kosh perpjekjet per t’iu mohuar me Kushtetute keto te drejta dhe zhvendosur ata ne hapsira orëelliane apo te te shkuares se tyre te zeze hoxhiste nga Old Mayer-i, Edvin Shullazi.

– garantoi nje proces vleresimi transparent, ligjor, objektiv te bazuar ne meriten dhe integritetin profesional dhe njerezor te prokuroreve dhe gjykatesve tane dhe jo ne opinione, thashetheme dhe marrezira qe deshironte i suksesshmi imagjinar!

– garantoi qe ne te gjithe procesin e ndertimit te piramides se drejtesise vendimmarrja te jete ekskluzivisht si ne çdo vend tjeter sovran ne duart e shqiptarve dhe jo te te huajve, siç iu deklaroi shqiptareve me qindra here Old Mayer-i, Edvin Kristaq Rama.

– garantoi mbeshtetje te çmuar nga miqte dhe partneret nderkombetar ne procesin e Vettingut, gje qe do ta beje me te besueshme dhe me transparent reformen e sistemit te drejtesise, defacto te udhehequr nga opozita, te cilen Edi Rama beri gjithcka qe ta perjashtonte qe ne fillim nga procesi por deshtoi ne menyre spektakolare.

Te dashur miq, le te falenderojme nga zemra te gjithe ata qe bene perfundimin me sukses te ketij projekti qe do votojme neser ne parlament.

Nje falenderim dhe mirenjohje te veçante miqve dhe partnereve tane, mbeshtetja e te cileve ishte e nje rendesie thelbesore ne perfundimin e hartimit te kesaj reforme te bazuar ne parimet e larta te drejtesise se pavarur, eficente, transparente, te pergjegjshme para ligjit.

Filed Under: Komente Tagged With: Berisha, Hahnn, merkel, Nishani, pershendet PD, Te gjitha reagimet

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 30
  • 31
  • 32
  • 33
  • 34
  • …
  • 90
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Bahamas njeh Kosovën!
  • Legjenda e portës shkodrane, Paulin Ndoja (19 dhjetor 1945 – 16 prill 2025) do të mbushte sot 80 vjeç
  • “Roli dhe kontributi i diplomacisë shqiptare në Maqedoninë e Veriut nga pavarësia deri sot”
  • Marie Shllaku, kur një jetë e re u shndërrua në përjetësi kombëtare
  • Në sinoret e Epirit…
  • Mbrëmë hyri në fuqi Ligji i SHBA për autorizimin e mbrojtjes kombëtare
  • Skënderbeu “grek”, ose si të bëhesh grek pa e ditur
  • A historic moment of pride for the New Jersey Albanian-American community
  • U zhvillua veprimtaria përkujtimore shkencore për studiuesin shqiptaro-amerikan Peter Prifti
  • Dashuria që e kemi dhe s’e kemi
  • “Jo ndërhyrje në punët e brendshme”, dorëheqja e Ismail Qemalit, gjest atdhetarie dhe fletë lavdie
  • Arti dhe kultura në Dardani
  • Gjon Gazulli 1400-1465, letërsia e hershme shqipe, gurthemeli mbi të cilin u ndërtua vetëdija gjuhesore dhe kulturore e shqiptarëve
  • “Albanian BookFest”, festivali i librit shqiptar në diasporë si dëshmi e kapitalit kulturor, shpirtëror dhe intelektual
  • VEPRIMTARI PËRKUJTIMORE SHKENCORE “PETER PRIFTI NË 100 – VJETORIN E LINDJES”

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT