• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Archives for July 2016

Liga e Kampioneve! FK Partizani:”Hyjme ne fushe per te bere me te miren”.

July 19, 2016 by Administrator

FK Partizani:”Hyjme ne fushe per te bere me te miren”

 

FK Partizani do te luaje sot ndeshjen e kthimit te vlevshem per Ligen e Kampioneve. Perballe Legjendes se kuqe do te jete kampionia e Hungarise Ferencvaros. Takimi i pare i  zhvilluar ne Elbasan Arena perfundoi ne barazimim 1-1. Ne kete takim Partizani ka ne pikepyetje kater lojtare te cilet kane shfaqur shqetesime nga demtimet e pesuara ne ndeshjen e pare. Batha, Vila dhe Torrasa jane ne pikepyetje, nderkohe qe dy lojtaret e ardhur duan kohe qe te ambjetohen me ekipin. Ne prag te kesaj ndeshje tranjeri i Partizanit Adolfo Sormani dhe mbrojtesi Renato Arapi dhane nje koference per shtyp ne ambjetent e stadiumit Groupana Arena te Budapestit.

ADOLFO SORMANI
Luajmë përballë një skuadre me traditë , dhe e dimë na pret një ndeshje e vështirë. Këmi 4 lojtarë me probleme por gjithsesi besojmë se do të dhurojmë një ndeshje të mirë. Ferencvaros është një skuadër kun ë gjirin e saj ka lojtarë të cilët e përdorin mirë topin dhe disponojnë një teknikë të lartë. Mendoj se ndeshja e parë e luajtur në Elbasan Arena ishte një 90 minutësh i ekuilibruar ndrësa nesër Ferencvaros luan në shtëpi dhe sigurisht do të bëjnë ndeshjen e tyre është mëse e drejtë. Për këtë përballje nuk jemi favorit megjithatë ne duam të jemi një skuadër. Autori i golit të barazimit në ndeshjen në Elbasan Daniel Bode ,është me të vërtet një lojtar cilësor , do të bëjmë të pamundurën për ta bllokuar

RENATO ARAPI:
Jemi të vetëdijshëm për forcën e kundërshtarit, por ne do të hyjmë në fushë për të bërë më të mirën tonë. Ekipi nuk është 100% të formës së tij , por po arrin të përmirësohet nga ndeshja në ndeshje. Do të mundohemi të mbrohemi fillimisht dhe të shfrytëzojmë rastet që do të na paraqiten. Jemi përgatitur të luajmë ndaj çdo kundërshtari pasi bëjmë lojë në zonë

Filed Under: Sport Tagged With: Alban Kolonjari, Ferencvaraosi, partizani

“Vëllezërit turq”

July 19, 2016 by dgreca

Opinion nga Harry Bajraktari/ Nju Jork/

 Ajo që mua më nxiti t’ i shkruaj këta pak rreshta ka të bëjë me një fakt tjetër se si dhe në ç’ mënyrë reagun disa shqiptarët rreth këtyre ngjarjeve: Në Shqipëri, në Prishtinë, në Prizren, në Preshevë, në Shkup dhe në ndonjë qytet tjetër në trojet tona u dëgjuan shprehje dhe zëra të habitshëm: “Jemi bashkë me vëllezërit turq dhe të gatshëm të luftojmë për Turqinë “, si dhe thirrje të ngjashme me përmbajtje vëllezërore në mbrojtje të saj.

Nga historia dihet se shqiptarët janë populli më i vjetër në Ballkan dhe një popull shumë i veçantë, i cili s’ ka asnjë vëlla në këtë planet, asnjë prejardhje të përbashkët me ndonjë popull tjetër, pos që ka fqinjësi me shtetet që e rrethojnë dhe marrëdhënie miqësore, ekonomike e diplomatike me shumë vende të botës, e në këtë kontekst edhe me Turqinë. Ne nuk jemi vëllezër as me turq as me grekë as me tjerët dhe këto thirrje nga disa zëra, tash këto ditë, me rastin e ngjarjeve në Turqi, por edhe më herët, janë për të ardhur keq, të dëmshme në aspektin e identitetit kombëtar, të pakuptimta në aspektin logjik dhe absurde në kontekstin interpretues. Një pushtues në të kaluarën, të jetë edhe jopushtues nuk mund të jetë vëllezër me ne ngase nuk kemi prejardhje dhe trung të njëjtë. Vëllezëria përcaktohet në bazë të kombit e jo siç pretendojnë disa klerikë shqiptarë të infektuar nga radikalizmi islamik. Shqiptarët u përkasin tri besimeve me të cilët jemi vëllezër mes veti si shqiptarë myslimanë , si shqiptarë katolikë dhe si shqiptarë ortodokës dhe këtu përfundon vëllazeria e jonë. Nuk shkon përtej për asnjë milimetër.
Ne nuk mund të luftojmë as për turq, as për grekë dhe as për fqinjët tanë të cilët gjatë historisë na sollën aq shumë vuajtje dhe zaptim të territoreve tona. Me kushtetutën e Shqipërisë dhe të Kosovës në çfardo rrethana që mund të ndodhën këto dy shtete, kemi detyrim me forcë të mbrojmë atdheun dhe popullin tonë, jo siç thonë pretenduesit e “vëllezërve turq”. Ne duhet të punojmë shumë më shumë që t’ i përparojmë shtetet tona, Shqipërinë dhe Kosovën, si dhe territoret tjera shqiptare. Kjo është kauza jonë, e jo e atyre që i thërrasin vëllezër ata të cilët s’ i kemi e as që kanë të bëjnë me kombin tonë.
E dimë të gjithë se sa është dëmtuar imazhin ynë në botë nga radikalizmi islamik i disa klerikëve tanë dhe ky radikalizëm çoi grupe e individë të luftojnë në Siri e Irak për shtetin islamik-terrorist( ISIS). Një gjë e humbur dhe e pakuptimtë për kombin tonë dhe për logjikën e njeriut të shëndoshë.
Çështja e shqiptarëve në Turqi dhe shpërngulja e tyre atje, është pasojë i një historie të dhunës dhe terrorit serb nga Lidhja e Prizrenit e këndej.

Post scriptum: Këtu nuk është fjala për minoritetin turk që jeton në Kosovë dhe Maqedoni.

*Autori është bisnesmen dhe veprimtar i shquar i komunitetit shqiptaro-amerikan dhe themelues i gazetës Illyria në New York.

Filed Under: Opinion Tagged With: harry bajraktari, opinion, Vëllezërit turq

Turqia në rrugën e autokracisë islamike

July 19, 2016 by dgreca

Nga Alexander Kudascheff, kryeredaktor i DW/

Ajo që ndodhi natën e së shtunës në Turqi ngre shumë pyetje. Tentativa për puç ishte megjithatë një rast i mirë për marrjen e masave të planifikuara me kohë.

Pakënaqësia rritet e bashkë me të edhe dyshimi. Tentativa diletante për puç në Turqi ka dështuar, tërbimi i presidentit Erdogan ndaj kundërshtarëve të tij po bëhet gjithnjë e më i ashpër. Në ditët pas Erdogani nuk po njeh as masë e as ekuilibër. E përderisa ai po godet ashpër nga të gjitha drejtimet, po shtohen edhe dyshimet ndaj vet puçit. Askush nuk po flet më tani për një triumf të popullit e demokracisë. Sepse puçi i dështuar i shërben Erdoganit vetëm për një qëllim: të eliminojë të gjithë kundërshtarët.

Do të pasojnë edhe shumë arrestime

Një kasaphanë politke po ndodh në Turqi. Më shumë se 20.000 vetë – gjyqtarë, prokurorë, oficerë – ndërkohë janë shkarkuar ose madje janë arrestuar. E parandihet që do të pasojnë edhe shumë të tjerë – nga mediet e universitetet. Turqia nën Erdoganin kësisoj po deformohet përfundimisht në një autokraci të një personi duke përfshirë edhe dënimin me vdekje – nën mantelin parlamentar. E gjitha kjo gjoja e bazuar në vullnetin e popullit. Erdoganit nuk i duhet parlamenti, ai ka popullin pas vetes. Të paktën kështu beson ai. Sidoqoftë imamët janë në anën e tij. E kështu nuk mund të përjashtohet, që nga republika sekulariste e Ataturkut të bëhet një autokraci islamike e Erdoganit. Një vend në BE në këtë mënyrë është i përjashtuar definitivisht, e vendi në NATO vihet në pikëpyetje.

Kudascheff Alexander Kommentarbild App Alexander Kudascheff, kryeredaktor i DW

Në retrospektivë puçi duket si një farsë: Aviacioni ushtarak bombardon parlamentin, por nuk e gjen rrugën për në vendin ku kalon pushimet presidenti. Puçistët dilenatë pushtojnë radion shtetërore, por jo ato private. Ata nuk bllokojnë rrugët e komunikimit, por i lenë ato të hapura. Ata e inskenojnë operetën e puçit në orët e para të mbrëmjes – kur në Stamboll fillon fundjava – në vend që ta bëjnë këtë në orët e mëngjesit, kur qyteti fle. Ata e lejojnë presidentin gjoja të shfuqizuar të fluturojë për në Stamboll – ndonëse ishin gjoja kokat drejtuese të aviacionit që tentuan puçin. Atje presidentin e presin njerëzit e vet. Dhe ushtarët e thjeshtë të puçit besojnë, se ndodhen rrugës për një stervitje mbrojtjeje. A mund të jetë kështu një grusht shteti? E paimagjinueshme.

Lamtumirë idealit themelues të Turqisë sekuilariste

Nuk duhet të bëhesh pjesë e teorive të komplotit. Por a ka mundësi që ushtria – pas më shumë se dymbëdhjetë vjetësh Erdogan si kryeministër dhe president – të mos ketë asnjë ithtar të AKP-së në radhët e oficerëve të saj të rangut të lartë? A është vërtetë e mundshme, që një tentativë për puç të mos jetë nuhatur aspak prej shërbimit sekret turk? E si ka mundësi që Erdogani në mëngjes pas puçit pati një listë me 3000 gjyqtarë, që duheshin pushuar? Të gjitha këto janë pothuajse të pamundura. Ndaj Erdogani ndonëse nuk e ka inseknuar vet puçin, ai e ka shfrytëzuar atë, për të larë hesapet në Turqi – me gjyqtarët e gazetarët kritikë, me të gjithë ata, që i përmbahen idealit themelues të Turqisë sekulariste. E duke dashur të “spastrojë” vendin e tij – një analogji e tmerrshme kjo me spastrimet e Stalinit në vitet 1930 – ai tregon, se nuk është më një demokrat, që do t’u përmbahet rregullave të kushtetutë së tij. Rivendosja e dënimit me vdekje përfshihet këtu në mënyrë eksplicte.

Quo vadis Turqi? Tani duket se ajo po shkon drejt një autokracie islamike të Erdoganit. Fanatzitë e tij të gjithëpushtetshmit nuk orientohen vetëm nga brenda, por edhe nga jashtë vendit. Ai sfidon aleatët e vet, e madje sfidon edhe SHBA-në. Baza mbrojtëse në Inçirlik mund të përdoret në luftën kundër IS-it vetëm nëse SHBA ekstradon armikun e betuar të tij Gülen. Akuzat kundër tij nuk janë vërtetuar aspak. Por Erdogani ndihet i fortë, i pushtetshëm dhe i gjithëpushtetshëm. Ai nuk i trëmbet askujt – ndoshta vetëm Putinit, të cilit i ka kërkuar falje.

Filed Under: Analiza Tagged With: e autokracisë, islamike, Turqia në rrugën

IS-i merr përsipër përgjegjësinë për sulmin e të riut afgan në Gjermani

July 19, 2016 by dgreca

Agresori i Würzburgut kishte flamur të IS-it të vizatuar me dorë!

Agresori e ka kryer aktin i vetëm, bën të ditur ministri i Brendshëm i Bavarisë, Joachim Hermann për atentatorin në Würzburg, i cili plagosi rëndë disa vetë pas sulmit në trenin e pasagjerëve.IS-i merr përsipër përgjegjësinë për sulmin e të riut afgan, duke e cilësuar se sulmi u krye nga “një luftëtar i Shtetit Islamik”, thotë agjencia e grupit ekstremist, Aamaq. Pas sulmit me thikë dhe sëpatë të një 17-vjeçari afgan në një tren në Würzburg, bëhet e ditur se ai ka vepruar i pavarur, dhe nuk ka qenë në grup. “Ai ka qenë i vetëm në tren dhe e ka kryer i vetëm këtë akt”, bën të ditur ministri i Brendshëm i landit të Bavarisë, Joachim Hermann. Motivet e sulmit ende nuk dihen. Sipas të dhënave të qeverisë së landit të Bavarisë autoritetet kanë gjetur edhe një flamur të të ashtuquajturit “Shteti Islamik”. Ministri i Brendshëm i landit të Bavarisë, Joachim Hermann është shprehur se gjatë kontrollit të dhomës është gjetur “një flamur i IS-it i vizatuar me dorë.”

Viktimë e sulmit kanë qenë turistë nga Hong-Kongu, një familje dhe i dashuri i vajzës, siç bën të ditur agjencia e lajmeve dpa. Babai dhe i dashuri janë përpjekur të mbronin anëtarët e tjerë të familjes. Kreu i qeverisë së Hong-Kongut, Leung Chun-Jing e dënoi sulmin dhe përfaqësues të Dhomës së Ekonomisë së Hong-Kongut në Gjermani i vizituan ndërkohë viktimat.

Nga sulmi në një tren rajonal të hënën (18.07) në mbrëmje (21:15) janë plagosur rëndë disa vetë. Autori i sulmit mësyu me sëpatë dhe thikë pasagjerët, turistë nga Hong-Kongu, ndërkohë një pasagjer tërhoqi frenat e emergjencës dhe treni ndaloi. Në përpjekje për t’u larguar, autori tentoi të sulmonte policët, por u qëllua për vdekje nga forcat e sigurisë. Disa media raportuan, se para sulmit, afgani 17-vjeçar kishte thirrur “zoti është i madh”- Allahu Akbar. 17-vjeçari ka jetuar për disa kohë si refugjat minoren në Ochsenfurt, (Qarkun e Würzburgut).

 

Filed Under: Komente Tagged With: Agresori i Würzburgut kishte flamur të IS-it, me dorë!, të vizatuar

E DHIMBSHME: 38 gra e 27 fëmijë nga Kosova në zonat e konfliktit në Siri dhe Irak

July 19, 2016 by dgreca

Ministri i Brendshëm i Kosovës, tha të martën se aktualisht 70 luftëtarë nga Kosova ndodhen në Siri dhe Irak dhe po aq gra dhe fëmijë ndodhen në zonat e konflikteve në Lindjen e Mesme.Kosovë: Rreth 38 gra e 27 fëmijë në zonat e konfliktit në Siri dhe IrakGjatë një raportimi në Komisionin parlamentar për Punë të Brendshme, Siguri dhe mbikëqyrjen e Forcës së Sigurisë së Kosovës, ministri Skënder Hyseni tha se deri tash 314 qytetarë të Kosovës kanë qenë në luftën e Sirisë.

“Sipas shënimeve tona, 70 luftëtarë aktivë nga Kosova janë në Siri dhe Irak. Po ashtu janë 38 individë të gjinisë femërore dhe 27 fëmijë, ndërsa 57 qytetarë të Kosovës janë deklaruar të vdekur”, tha ai.Kosova është përballur që në vitin 2012 me rastet e para të shkuarjes së qytetarëve të saj në Siri. Fillimisht ata u ishin bashkuar forcave opozitare që luftonin për rrëzimin e regjimit të presidentit sirian, Bashar Al Asaad. Por, më vonë, shumica e tyre u bashkuan me organizatat si Al Nusra apo edhe grupi i quajtur Shteti Islamik i Irakut dhe Sirisë.

Sipas autoriteteve mosha mesatare e personave që janë përfshirë në konfliktet në Lindjen e Mesme sillet nga 18 deri në 27 vjet.Që nga viti 2013 policia e Kosovës ka iniciuar hetime për 199 persona. Janë arrestuar 102 syresh dhe deri tash janë dënuar 34 persona.

Ministri Hyseni tha se kohët e fundit nuk janë shënuar raste të shkuarjes së qytetarëve të Kosovës në zonat e luftës dhe Kosova ka shënuar përparim të ndjeshëm.

“Sot kemi një situatë që flet për një gjendje në kontroll për aq sa është e mundshme për çështjen e fenomenit të radikalizmit dhe ekstremizmit. Ekstremizmi është fenomen shumë tinëzar, nuk dihet se si dhe ku do të godas”, tha ministri Hyseni.

Por, ai tërhoqi vëmendjen në shqetësimin për mundësinë e përhapjes së radikalizmit nëpër burgjet e Kosovës nga të dënuarit për të terrorizëm.

“Ne kemi filluar të bëjmë plane serioze si t’i qasemi radikalizmit në burgje. Tashmë i kemi 40 të dënuar për çështje të radikalizmit dhe ne duhet të punojmë që ata t’i ri integrojmë e jo që ata të radikalizojnë edhe të burgosurit e tjerë”, tha ministri Hyseni.

Autoritetet në bashkëpunim me bashkësitë fetare, agjencitë e sigurisë e organizatat e shoqërisë civile, hartuan një strategji kombëtare për “Parandalimin e Ekstremizmit të Dhunshëm dhe Radikalizmit”, në përpjekje për të gjetur rrugët për përballje më këtë dukuri.

Në muajin mars të vitit 2015, parlamenti i Kosovës miratoi ligjin që parasheh dënime deri në 15 vjet heqje lirie për të gjithë ata që marrin pjesë, nxisin apo ndihmojnë përfshirjen në luftëra të huaja. Por, veprimtarët thonë se krahas veprimeve ligjore, lufta kundër ekstremizmit të dhunshëm duhet të jetë gjithëpërfshirëse, duke vënë theksin tek edukimi dhe informimi i drejtë i qytetarëve të Kosovës.

Filed Under: Komente Tagged With: 38 gra e 27 fëmijë, në Siri dhe Irak, nga Kosova në zonat e konfliktit

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 33
  • 34
  • 35
  • 36
  • 37
  • …
  • 90
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Bahamas njeh Kosovën!
  • Legjenda e portës shkodrane, Paulin Ndoja (19 dhjetor 1945 – 16 prill 2025) do të mbushte sot 80 vjeç
  • “Roli dhe kontributi i diplomacisë shqiptare në Maqedoninë e Veriut nga pavarësia deri sot”
  • Marie Shllaku, kur një jetë e re u shndërrua në përjetësi kombëtare
  • Në sinoret e Epirit…
  • Mbrëmë hyri në fuqi Ligji i SHBA për autorizimin e mbrojtjes kombëtare
  • Skënderbeu “grek”, ose si të bëhesh grek pa e ditur
  • A historic moment of pride for the New Jersey Albanian-American community
  • U zhvillua veprimtaria përkujtimore shkencore për studiuesin shqiptaro-amerikan Peter Prifti
  • Dashuria që e kemi dhe s’e kemi
  • “Jo ndërhyrje në punët e brendshme”, dorëheqja e Ismail Qemalit, gjest atdhetarie dhe fletë lavdie
  • Arti dhe kultura në Dardani
  • Gjon Gazulli 1400-1465, letërsia e hershme shqipe, gurthemeli mbi të cilin u ndërtua vetëdija gjuhesore dhe kulturore e shqiptarëve
  • “Albanian BookFest”, festivali i librit shqiptar në diasporë si dëshmi e kapitalit kulturor, shpirtëror dhe intelektual
  • VEPRIMTARI PËRKUJTIMORE SHKENCORE “PETER PRIFTI NË 100 – VJETORIN E LINDJES”

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT