FK Partizani:”Hyjme ne fushe per te bere me te miren”
FK Partizani do te luaje sot ndeshjen e kthimit te vlevshem per Ligen e Kampioneve. Perballe Legjendes se kuqe do te jete kampionia e Hungarise Ferencvaros. Takimi i pare i zhvilluar ne Elbasan Arena perfundoi ne barazimim 1-1. Ne kete takim Partizani ka ne pikepyetje kater lojtare te cilet kane shfaqur shqetesime nga demtimet e pesuara ne ndeshjen e pare. Batha, Vila dhe Torrasa jane ne pikepyetje, nderkohe qe dy lojtaret e ardhur duan kohe qe te ambjetohen me ekipin. Ne prag te kesaj ndeshje tranjeri i Partizanit Adolfo Sormani dhe mbrojtesi Renato Arapi dhane nje koference per shtyp ne ambjetent e stadiumit Groupana Arena te Budapestit.
ADOLFO SORMANI
Luajmë përballë një skuadre me traditë , dhe e dimë na pret një ndeshje e vështirë. Këmi 4 lojtarë me probleme por gjithsesi besojmë se do të dhurojmë një ndeshje të mirë. Ferencvaros është një skuadër kun ë gjirin e saj ka lojtarë të cilët e përdorin mirë topin dhe disponojnë një teknikë të lartë. Mendoj se ndeshja e parë e luajtur në Elbasan Arena ishte një 90 minutësh i ekuilibruar ndrësa nesër Ferencvaros luan në shtëpi dhe sigurisht do të bëjnë ndeshjen e tyre është mëse e drejtë. Për këtë përballje nuk jemi favorit megjithatë ne duam të jemi një skuadër. Autori i golit të barazimit në ndeshjen në Elbasan Daniel Bode ,është me të vërtet një lojtar cilësor , do të bëjmë të pamundurën për ta bllokuar
RENATO ARAPI:
Jemi të vetëdijshëm për forcën e kundërshtarit, por ne do të hyjmë në fushë për të bërë më të mirën tonë. Ekipi nuk është 100% të formës së tij , por po arrin të përmirësohet nga ndeshja në ndeshje. Do të mundohemi të mbrohemi fillimisht dhe të shfrytëzojmë rastet që do të na paraqiten. Jemi përgatitur të luajmë ndaj çdo kundërshtari pasi bëjmë lojë në zonë