• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Archives for July 2016

KOMUNITETI MYSLIMAN SHQIPTAR NE SHBA FESTON FITER BAJRAMIN

July 5, 2016 by dgreca

*Myslimanët, takohen dhe urojnë njëri-tjetrit me rastin e Bajramit të Ramazanit, për lumturi, dashuri, vëllazëri dhe miqësia, të arrijë në majat më të larta/

*Gjatë kësaj feste besimtarët myslimanë kanë marrë urime nga bashkatdhetarët e tyre te besimeve katolik dhe Orthodoks./

 NGA BEQIR SINA/ NEW YORK : Pasi kane përmbyllur 30 ditë agjërim, besimtarët shqiptarë myslimanë, në SHBA, kanë falur sot heret në orët e para të mëngjesit, në të gjitha xhamitë shqiptare myslimane, namazin e Fitër Bajramit apo Bajramin e Madh.Kjo ditë e shënuar vjen pas një muaj ku besimtarët çdo ditë duke filluar që nga lindja e diellit e deri në perëndimin e tij, as hëngrën e as pinë, duke shpresuar kështu që të fitojnë edhe sevapin e Krijuesit.

Ata, thuhet se me këtë veprim( agjerim) bënë përpjekjet si çdo besimtarë mysliman, që ka agjeruar për t’u mbrojtur nga çdo lloj mëkati.Dhe, në përfundim me mbarimin e muajit të bekuar të Ramazanit, të gjithë myslimanët, sot i ka përshirë entuziazmi dhe gëzimi i Bajramit të Madh .

Ku tani, për 3 ditë, gjatë kësaj feste, Myslimanët në tërë botën takohen dhe urojnë njëri-tjetrit me rastin e Bajramit të Ramazanit, për tolerancë, mirësi, lumturi, dashuri, vëllazëri dhe miqësia, të arrijë në majat më të larta ndër të gjithë beimstarët e botës.

Ndërkohë, sot sikundër, në çdo vend të botës, ku jetojnë besimtarët mysliman, edhe këtu në SHBA, festa e Fiter Bajramit, ka nisur me faljen e mëngjesit, në orën 07:10, simbas orës lokale, ku me mijëra besimtarë kanë kryer ritin e faljes në xhamitë shqiptare islame, Dallas, Feniks, Çikago, Detroit, Kenektiket, Florida, Uashington, North Karolina, Filadelfia, Tampa, e tjer.

Ceremoni të tilla për faljen e namazit të Fitër Bajramit, u mbajtën sot në mëngjes heret, edhe në zonën e Tri – Shteshit, në rreth 7 xhami të ndryshme të komunitetit shqiptarë mysliman në shtetet New Jersey, Connecticut, dhe New York .

Numëri më i madhë besimtarëve të moshave të ndryshme ishin për të falur namazin e Fitër Bajramit, në New York, dhe New Jersey, të cilat kan edhe numërin më të madh të shqiptarëve të besimit mysliman. Sidomos, atyre që banojnë në ishullin e Staten Island, qytetin e Brooklynit, dhe në qytetet Paterson, Freehold, dhe Garfield të New Jerseyt, aty ku për faljen e namazit të Fitër Bajramit, morën pjesë me mijëra besimtarë shqiptarë, myslimanë, emigruar nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia (Kumanova, Struga, Kërçova, Gostivari, Dibra e Madhe, Manastiri e Prespa, dhe, nga Mali i Zi( Ulqini, Kraja, Palvë e Guci) si dhe Lugina e Preshevës, (Bujanovc, Medvegje, e Preshevë).

Në messazhin e Komunitetit Musliman Shqiptarë për Amerikë e Kanada nga Imam Muhamed Osmani – Xhamia Shqiptare “Qendra Islame Shqiptaro Amerikane” në Garfield të Nju Xhersit, thuhet :

Le ta falënderojmë me gjithë shpirt Krijuesin tonë që na e mundësoi edhe një herë t’i përjetojmë dhe kompletojme obligimet e tije me plote bukuri , mrekulli dhe të gjitha të mirat e Muajit të Bekuar të Ramazanit. Sot, me henen e re ne Horizont po përfundojmë me agjërimin. Nesër, në fytyrat e të gjithë besimtarëve, kudo në botë, do të shpërthejë natyrshëm një gëzim, sepse kemi festën e Bajramit .

Kjo feste eshte Kurora e deviteshmerise dhe perkushtimit ndaj Zotit. Ne thelle jemi te bindur jemi ngjitur larte ne piramiden e njerzores aduke hequr dorë nga veset e këqia, nga praktikat e djallëzuara, duke hequr dorë nga përgojimet, nga përgjimet, nga shpifjet dhe përçarja, duke qenë gjithmonë në ibadet, në lutje, të përkushtuar për ta ndjekur vetëm rrugën e Allahut Fuqiplotë.

Përkushtimi ynë për ta ndjekur Rrugën e Vërtetë është e vetmja pasuri e jona që na bën të lumtur si në këtë ashtu edhe në botën tjetër.

Besimtarë të dashur, pas faljes së namazit të Bajramit, të gjithë do të rendni nëpër shtëpi për të shprehur gëzimet dhe uratat tek familjet, tek të afërmit, tek të dashurit e juaj. Ndajeni sofrën tuaj të begatë me ata që nuk kanë, me fqinjët tuaj, shpreni mëshirë, afërsi dhe unitet.

Motra e vëllezër, e lus Zotin Fuqiplotë që keto miresi te ketij muaj qe kishin karakter shpirterore e fizik , po qe u deshmua edhe ne sferat tjera te jetes sone , gjer te perfaqesimi i denje i kombtares se futbollit tone ne Europe , ta ndjekin pa ndale Shqiperine e Shqiptaren ane e kend botes . Zoti i bekofte SHBA.Zoti e befte tere boten vend drejtesie , paqe e miresie.

Ju uroj Gëzuar e për shumë mot Fitër Bajramin. Zoti ju bekoftë!

Kurse, në Qendrën Islame Kulturore Shqiptare në Staten Island, sot heret në mëngjes më shumë se 3 mijë besmitarë kan fal namazin e Fitër Bajramit, njëra nder festat kryesore të besimtarëve Musliman.

Programi i ceremonisë festive, në këtë xhami, filloj me leximin e sures Jasin- nga libri i shenjtë të Kur’anit, pastaj vazhdoj falja e namazit të Sabahut-mengjezit, që u kryesue nga Hafizi Dr. Dhulkarnein Vardari ( Presidenti i Qendrës), duke vazhduar më tutje me ligjeratat e Efendi Enis Hoxha, dhe mëpastaj ligjerata e Dr. Dhulkarnein Vardari i cili poashtu udhëhoqi faljen e namazit të Fitër Bajramit.

Ndërkaq, ligjeratën e festës së Fitër Bajramit – hutben- e mbajti Dr. Tahir Kukaj.

Gjatë ligjeratës së tij Kukaj, theksojë se “Gara e tyre shpirtërore gjatë muajit të Ramazanit, ishte e përqendruar në përfitimet e tyre fetare, shpirtërore, intelektuale, sociale dhe familjare. Ndërkohë, që sot është dita që Muslimanët, të marrin shpërblimin e tyre për adhurimet e tyre gjatë muajit të Ramazanit”

Dr. Kukaj, tha se festimi i festës së Fitër Bajramit nënkupton të arritura jetike të besimtarëve, që do ti ndihmojnë ata në mbarë zhvillimin e jetës se tyre; në paqe e prehje shpirtërore. Agjerimi ishte një kurs intensiv të cilit iu nënshtruan besimtarët me vullnet të plotë dhe me deshirë, që gjatë këtij muaji fisnik të fitojnë cilësi të larta shpirtërore dhe humane, çka i garanton secilit se ka arritur në një nivel të duhur të ndergjegjëjes njerëzore dhe sinqeritetit shpirtërorë për të cilat ka nevojë esenciale njeriu në kohen ku në shumë raste e vende mbretëron egoizmi, racizmi, abuzimi, deshira per dominim dhe korrupcioni, ku në menyrë direkte reflektohet në jetën e mbarë njerëzve.

Duke ju drejtuar mijëra besmitarëve, në faljen e namazit të Fitër Bajramit, Dr. Tahir Kukaj, ka nënvizuar se:” Festat në Islam kan karakter hyjnorë dhe human. Muslimanët, tha ai vetëm Zotin e madhërojmë dhe e falenderojmë për çdo gjë në jetë dhe vetëm prej Tij ndihmë dhe udhëzim kerkojmë. Ndersa apekti human i festave, tha ai në islam shprehet në menyren si si Muslimani bashkfeston festat me vëllezër e motra, të festojmë se bashku me të varfer dhe të pasur me të gjitha shtresat e shoqërisë. Pejgamberi a.s ynë na mëson se në ditet e festes se Fitr Bajramit duhet ti kemi parasyshë në mënyrë primare familjen dhe të varferit.”

Vëllezer e motra, iu drejtua ai të gjithë besimtarëve, Kukaj, ne muslimanët në SHBA, jemi ndër besimtarët më fatlum në botë.

Duke permendur se cilësia e jetës, liria dhe mundësitë e realizimit të deshirave dhe ëndërrave tona në realitet, është shumë më lehtë se kudo në botë. Andaj, u shpreh Kukaj, e madhërojmë Allahun për këtë mirësi, e po ashtu i jemi mirënjohës këtij vendi bujar e madhështorë, që na ka mirëpritë dhe na i ka dhanë gjithë të drejtat fetare e kombëtare.

“Ne shqiptarët, tha ndër të tjera Dr. Tahir Kukaj, në veçanti jemi mirënjohës për ndihmën e pafund të këtij shteti dhanë kombitë tonë, qoftë në Shqiperi, Kosovë dhe trojet tona shqiptare në Ballkan. Zoti e bekoftë Amerikën dhe vendet tona, Shqipërinë, Kosovën dhe të gjitha trojet shqiptare”.

Ndërkohë, atë që quhet manifestimi qendror si çdo vitë simbas traditës së tyre, besimtarët muslimanë shqiptarë të këtij komuniteti e mbajnë, si gjithmonë në Xhaminë e parë dhe më të vjetër të emigrantëve shqiptarë, në New York, Xhaminë e Bruklinit – Qëndrën Islame Shqiptare Brooklyn, e cila gjendet në qendër të qytetit.

Ceremonia e faljes së Bajramit këtu filloi heret në mëngjes me faljen e namazit të sabahut. Kurse namazi i Fitër Bajramit u fal në orën 07: 10 minuta, sipas kohës në New York, dhe e udhëhoqi krye-Imami i kësaj xhamie Osman Zaka . Ndërsa, Hytben e mbajti ndihmësi i tij Imam Roland Çinari.
Ndërkohë, që Imami i kësaj xhamie, Osman Zaka, ligjëronte qindra besmitarë dëgjonin më vëmendje porositë e tij – rreth të mirave materiale që na i ka falur Zoti, “të cilat, tha ai ne duhet ti shfrytëzojmë në mënyrë parimore, duke mos harruar asnjëherë dhe aspektin social dhe human, sidomos për ata që kan për të dhuruar dhe ndihmuar të japin tek ata që skan, janë të vobektë, të sëmurë apo kan kaluar fatkeqësi.”
Imam Zaka, gjithashtu, shpërndau me kë rast edhe mesazhin e tij në këtë ditë të shenjtë, e cila ishte: “Që të jemi të bashkuar se cili prej nesh rreth fesë dhe kombit tonë, të rrimë bashkë e të mos shpërndahemi, të jemi model i familjes dhe i fëmijëve tanë, i ardhmërisë sonë. Dhe, dhashtë Zoti të bashkuar do të kemi ma shumë të mira për krejt popullin shqiptarë siç e kemi ëndërruar gjithmonë të jemi të zotët e vetetës kudo në tokat tona“ tha imami Zaka.

Ndërkohë,në ligjeratën e tij, hutben, imami Roland Çinari, me lutje iu drejtua Allahut të Madhërishëm për paqë e mirësi, shëndet e të mira në çdo familje. Imam Çinari, është lutur për të gjithë besimtarët duke iu uruar atyre shëndet dhe gëzime në familje tek të gjithë besimtarëve islamë,

Në fjalën e tij, ai pasi ka uruar besimtarët për përfundimin me sukses të agjërimit të muajit Ramazan, dhe është përqendruar te disa nga vlerat e harmonisë dhe e vëllazërisë islame në mesin e besimtarëve. Ai ka kërkuar nga të pranishmit, që ta ruajnë fenë islame dhe ta vlerësojnë mirësinë e lirisë dhe të harmonisë së besimit në mesin e besimtarëve.

Në ditët e Fitër Bajramit, u bënë vizita prindërve, miqve, dashamirëve, shokëve dhe fqinjëve. Në këto ditë besimtarët muslimanë shqiptarë sipas zakoneve Islame vazhdojnë me vizita familjare tek më të vjetërit, të sëmurët dhe të vobektit, me shpresë se nga këto vizita ata do të fitojnë më shumë sevape. Një e mirë e kësaj feste është që besmitarët sipas mundësive ndihmojnë të varfërit dhe jetimët. Pas namazit të Fitër Bajramit besmitarët muslimanë shqiptarë në shenjë dashurire dhe respekti për ata që nuk janë më midis nesh bëjnë vizita në varrezat e tyre, duke çuar lule të freskëta, në varret e tyre.

Gjatë kësaj feste besimtarët myslimanë kanë marrë urime nga bashkatdhetarët e tyre te besimeve katolik dhe Orthodoks.

Filed Under: Komunitet Tagged With: Beqir Sina, feston, Fitër Bajramin, KOMUNITETI MYSLIMAN SHQIPTAR NE SHBA

MBRETËRSHA ME GJAK SHQIPTAR

July 5, 2016 by dgreca

Shkruan: Gëzim Llojdia/
  1.Irani, dikur trualli ku shtrihej  një pjesë e Persisë, ka pasur  në shekullin e XX, një mbretëreshë shqiptare për 10 vjet. Mirëpo historia e saj shkruhet kur princesha me gjak shqiptari përgjithmonë shkoi në qiejt e Zotit.Ajo  me bijat e tjera si dhe vëllai të mbretit të Egjyptit Faud  kanë një të veçantë.Të katër  bijë të mbretit emrat e tyre fillojnë me germën F.
 Gazeta  angleze :”Indipedent”,  shkruan se  kjo e veçantë buronte  nga dashuria për të kujtuar emrin e nënës së  tyre të dashur, Feryal. Ato  ishin rritur nga një dado angleze, znj Naylor, dhe shpesh flisnin  anglisht midis tyre dhe me vëllamin e tyre Farouk. Le të zbresin tani te gjaku shqiptari, që ka rrjedhur në damarët e princeshës Faëzia. Princesha Faëzia ka lindur në  Aleksandri. Princesha Faëzia bint Fuad u lind më 5 nëntor 1921 në Ras al-Tin Palace në Aleksandri, vajza e madhe e Mbretit Fuad dhe gruas së tij të dytë, Nazli Sabri dhe u rrit në pallatet mbretërore  me kopshte e mbrojtur nga bota e jashtme ngase ajo ishte  vajza e madhe e Sulltan Fuad I, i Egjiptit dhe Sudanit (më vonë Mbreti Fuad I).
Prejardhja e gjakut e kësaj princeshe është llogaritur si:
10/16 kirkasian
3/16 Turkish
2/16 French (nga ana e femrave)
dhe 1/16 Shqiptare. 
Stërgjyshi i Princeshës Faëzia ishte major-general Muhammad Sharif Pasha, Kryeministri dhe Ministri i Punëve të Jashtme. Një nga stërgjyshërit e saj ishte Sulejman Pasha, një oficer i ushtrisë franceze i cili ka shërbyer  nën Napoleonin,më vonë i  konvertuar në islam, ndërkaq ai  mbikëqyri një riorganizim të ushtrisë egjiptiane. Përveç motrat e saj, Faiza, Faika dhe Fathia, dhe vëllai i saj, Faruk, ajo kishte dy gjysmë-vëllezërit e motrat nga martesa e mëparshme e atit të saj .Burimet shkruajnë se Princesha Faëzia, ishte arsimuar në Zvicër, ajo fliste i rrjedhshëm në anglisht dhe frëngjisht, përveç gjuhës sws saj të lindjes, arabisht.
2.Burimet angleze .Lidhur me martesën e parë të princeshës  shkruajnë se martesat mes fuqive  me  dinastitë në Lindjen e Mesme ishin një risi. Faëzia ishte më e bukura (shkruajnë, në kronikat e vdekjes mediumet londineze, në vitin 1939), si pjesë e planeve të mbretit Faruk për të forcuar ndikimin e tij në Lindjen e Mesme, ajo ishte martuar me trashëgimtarin  e fronit të Iranit, Mohamed Reza Pahlavi.
Martesa e Princeshës Faëzia me Prince Mohammad Reza Pahlavi e Iranit ishte planifikuar nga babai i këtij të fundit, Reza Shah. Një raport  i deklasifikuar i CIA-s në maj  të vitit 1972 e përshkroi bashkimin si një lëvizje politike. Në anën tjetër , martesa ishte e rëndësishme në atë për të bashkuar një mbretëror sunite, (Princesha,)
dhe një (Shi mbretërore) Princi i kurorës.Kur princesha shkoi në Teheran, Irani ishte një shok nga  furnizimet e energjisë elektrike dhe ujit,trenave. Nuk është një vështrim i tërbimit në fytyrën e saj në një  fotografi të marrw nga ditët e saj të para në Teheran, i cili ishte ende i prapambetur dhe primitiv. Ka pasur pak njerëz, që ajo mund të flas për të edhe pse burri i saj u ngjit në fron në vitin 1941.
3.Princi i kurorës.Princesa Faëzia Egjipti dhe Mohammad Reza Pahlavi u angazhuan në maj 1938. Megjithatë, panë njëri-tjetrin vetëm një herë para dasmës së tyre.Ata u martuan në Pallatin Abdin në Kajro më 15 mars 1939. Kur ata u kthyen në Iran ceremonia  e dasmës u përsërit në Pallatin e mermertë, Teheran, i cili ishte edhe qëndrimi i tyre i ardhshëm. Pas martesës, Princeshës i  është dhënë shtetësi iraniane.
Dy vjet më vonë princi i kurorës pasoi babanë e tij në mërgim dhe do të bëhej Shahu i Iranit. Menjëherë pas ngjitjes së burrit të saj në fron,
mbretëresha Faëzia u shfaq në kopertinën e 21 shtatorit 1942,  në  revistën Life, fotografuar nga Cecil Beaton, i cili e përshkroi atë si një “Venus aziatike” me “një fytyrë të përkryer në formë zemre dhe sytë çuditërisht të zbehtë, por ylli blu.
 Ajo drejtoi Shoqatën themeluar rishtazi për Mbrojtjen e grave  shtatzëna dhe fëmijët (APPËC) në Iran. Me Mohammad Reza Shah Pahlavi ajo kishte një fëmijë, një vajzë:
Princesha Shahnaz Pahlavi ,lindur më 27 tetor 1940.
 Martesa e tyre  nuk kishte sukses. Mbretëresha Faëzia u vendos në Kajro, në maj të vitit 1945 dhe për të marrë një divorc egjiptian. Arsyeja për kthimin e saj ishte se ajo shihte  Teheranin si një vend të pazhvilluar në kontrast me Kajron  një qytet modern, kozmopolit. Përveç kësaj, ajo kishte  kaluar kohë të vështira për shkak të mosbesimit të shahut dhe sëmundjes së  malaries  si dhe depresionin. Ajo u  konsultua me  një psikiatër amerikan në Bagdad, për problemet e saj pak para se ajo të largohej nga  Teherani. Nga ana tjetër, raportet e CIA-s pretendojnë se Princesha Faëzia  është tallur  dhe e ka poshtëruar Shahun për shkak të dobësisë së tij, duke çuar në ndarjen e tyre.Në librin e saj Ashraf Pahlavi, motra binjake e Shahut, argumenton se ishte Princesha dhe  nuk ishte shahu, që bëri për divorc. Ky është  divorci i parë  dhe nuk ishte i  njohur për disa vjet nga Irani, por në fund një divorc zyrtar është marrë në Iran, më 17 nëntor  të vitit 1948, nga  Mbretëresha Faëzia. Një kusht kryesor i divorcit ishte se vajza e saj  duhej  lënë për t’u rritur në Iran. Po rastësisht,në kahun e kundërt  vëllai i Mbretëreshës Faëzia, Mbreti Faruk, është  divorcuar  me gruan e tij të parë, Mbretëresha Farida, në nëntor të vitit 1948. Në njoftimin zyrtar të divorcit, ajo u shpreh se “klima persiane kishte rrezikuar shëndetin e perandoreshës Faëzia dhe se në këtë mënyrë u ra dakord që motra e mbretit egjiptiane të divorcohej. Në një deklaratë zyrtare, Shahu tha se shpërbërja e martesës “nuk mund të ndikojë me çdo kusht  në marrëdhëniet ekzistuese miqësore midis Egjiptit dhe Iranit.” Pas divorcit të saj Princesha Faëzia  ka kryesuar gjykatën egjiptiane. Më 28 mars 1949, në Pallatin Koubba në Kajro, Princesha Faëzia është martuar  me kolonelin Ismail Chirine (ose Shirin) (1919-1994. Ai ishte diplomuar i Cambridge dhe  kishte  qenë një herë ministër egjiptian i luftës dhe marinës. Pas dasmës ata jetonin në një pasuri në pronësi nga Princesha në Maadi, Cairo. Ata banuan në një vilë në Smouha, Aleksandri,kishin dy fëmijë, një vajzë dhe një djalë.
Faëzia jetonte në Egjipt, mirëpo pas vitit 1952  me revolucionin, që përmbysi Mbretin Farouk,ajo nuk vuajti shumë nga grushti i shtetit të vitit 1952 i  cili ka  rrëzuar vëllamin e saj dhe e bëri Egjiptin një republikë. Ajo jetonte me burrin e saj të dytë, një oficer i ushtrisë fjalëshumë i quajtur Ismail Shirin, në Kajro dhe Aleksandri dhe kur ishte e mundur vizitoi edhe qytet e botës si : Parisi dhe Gjeneva.
Flokët e errët të  saj, lëkurë  e zbehtë dhe sytë madhështor ishte bërë kështu  një  nga femrat më të bukura në Kajro, kur ai ishte një nga kryeqytetet   më të kërkuara të botës. Ajo ishte e sjellshëm, shumë iranianë e mbajnë  mend atë si më të mirën  nga  të tre gratë  e shahut.
Vdekja e Princeshës Faëzia është raportuar gabimisht në janar të vitit 2005.
 Gazetarët e kishin ngatërruar atë me mbesën e saj, Princesha Faëzia Faruk (1940-2005), një nga tre bijat e Mbretit Farouk. Në jetën e saj të mëvonshme, Princess Faëzia  ka jetuar në Aleksandri, Egjipt, ku vdiq më 2 korrik 2013 në moshën 91 vjece. Ceremonia funerale është mbajtur pas namazit të mesditës në Xhaminë Sayeda Nafisa në Kajro më 3 korrik. Ajo u varros në Kajro.
4.Disa nga komentet e  medieve londineze janë se ajo:si një bijë e Fuadit, mbretit të Egjiptit dhe motra më e re e mbretit Faruk, Faëzia kishte gjak mbretëror    në këtë dijeni sundimtari iranian Shah Reza  e ka kërkuar për djalin e tij me synimin  një familje e vjetër mbretërore do të shtojë famë të monarkisë me rrënjë të Iranit.
Një  vajzë e  trembur, vajzë e bukur me sy blu dhe flokë të zeza, ajo u përshkrua nga shkrimtari egjiptian,oborrtari Adel Sabit  me fjalët  më poetike . Ajo ishte 17 vjeçe kur ndeshja me princi i ri iranian të kurorës  dhe diskutoi  për herë të parë. Në këtë kohë ajo kishte qenë shkolluar në Zvicër,ajo  i ishte gëzuar, modës evropiane dhe kurrë nuk e kishte veshur vello. Por sapo  është kthyer në Egjipt, statusi i saj si princeshë mbretërore  ka lejuar lirinë e saj të vogël. “Faëzia ishte në ato ditë pothuajse një  e burgosur në lundrën e banuar të  nënës së saj në lumë.”
Ajo rrallë dilte  dhe kur  dilte ajo ishte e rrethuar nga zonjat në pritje dhe provizionet. Në një kohë kur të gjitha vajzat e tjera të reja ishin duke shijuar një liri relative, Faëzia, për shkak të pozitës së saj, ishte rrethuar nga afër nga një shpurë e tërë. Duke konceptuar idenë e një ndeshje me një princeshë egjiptiane, Reza Shah i dërgoi një ambasador në Kajro për të diskutuar mendimin e familjes mbretërore. Edhe pse martesa e një sunite shiit, angazhimi u ra dakord.Një delegacion u dërgua nga Teherani në Kajro duke mbajtur një letër nga Shahut dhe një koleksion me bizhuteri. Në të njëjtën kohë, princi i kurorës mbeti në dijeni të negociatave, ai nuk e kishte parë  një foto të saj në maj të vitit 1938, dhe se mw kwtw rast  angazhimi është shpallur. Ritet e dasmës janë bërë dy herë: në Kajro, më 15 mars 1939, sipas zakonit suni; një ceremoni shite u zhvillua më vonë në Teheran
Çifti mbretëror fluturoi në Teheran të nesërmen, së bashku me  pajisjet personale tw Faëzia-së  rreth 200 valixhe. Ata u pritën në aeroport nga Shahu Reza. Në prani të një turme, Shahu Reza puthi Faëzian në ballë dhe i tregoi turmës, duke thënë: “. E pra, bija ime, ky është vendi juaj dhe këtu është populli yt”.Ceremonia persiane ishte  përfshirë shtatë ditë banket. Të burgosurit u liruan nga burgu.Ushqim dhe të holla u janë dhënë të varfërve. Jeta në Teheran për Faëzia ishte shumë e ndryshme, por jo më pak kufizuese se ekzistenca,që ajo e kishte lënë prapa. Një pallat i shekullit të 19- ka qenë rinovuar për çiftin mbretëror, por sipas standardeve egjiptiane ishte i varfër. Megjithatë, çifti ishte   i lumtur në fillim dhe fëmija i tyre i vetëm, një vajzë u quajt Shahnaz  u lind më 27 tetor 1940.
Në sytë e botës, Faëzia ishte mishërimi joshës, stili i saj  ishte një përzierje e modës evropiane dhe mistikës orientale.Portreti i saj, i marrë nga Cecil Beaton, u shfaq në kopertinën e revistës Jeta në vitin 1942. “Ajo kishte sytë e trishtuar dhe të dëshpëruar,”, “katran i zi i flokëve, një fytyrë të përkryer të skalitur dhe të butë, duart  e këndshme privuar nga rrudhat e punës”.
 Por si  në 1940 vazhdoi, jeta në Teheran u bë gjithnjë e më e vështirë. Shpura e saj e shërbëtorëve egjiptiane u shkarkua. Për të shmangur mërzinë, Faëzia, filluan të shpenzojë  pjesën më të madhe të kohës në shtrat dhe duke luajtur karta. Ajo foli për burrin e saj  me anëtarët e gjykatës në frëngjisht, ka bërë një përpjekje me gjysmë zemre për të mësuar  gjuhën persiane prej disa muajsh. Gjatë gjithë ditës ajo në mënyrë të përsëritur do të thërriste: “Je m’ennuie!
Ajo refuzoi të merte pjesë në mbledhjet e organizatave bamirëse dhe fondacione  në të cilat ishte kreu si një mbretërore iraniane dhe e bëri gjithnjë e më qartë përbuzjen e saj për Iranin dhe çdo gjë iraniane. Ajo madje filloi të tregojë pak interes për vajzën e saj.
Në këtë kohë, ajo kishte ndarë një dhomë me burrin e saj. Kur Shahu do ti kërkojë falje, duke trokitur në derën e saj të mbyllur, përgjigja e saj ishte gjithmonë e njëjtë: “Pour l’amour de Dieu, partez!”

Filed Under: Histori Tagged With: Gezim Llojdia, MBRETËRSHA, ME GJAK SHQIPTAR

Kosovë-Bajrami me mesazhe paqeje, solidariteti e mirëkuptimi

July 5, 2016 by dgreca

-Me rastin e  Fitër Bajramit, sot ditën e parë të festës,  Myftiu Tërnava, si tradicionalisht, organizoi pritje përurimi në selinë e Kryesisë së Bashkësisë Islame të Kosovës, ku urojnë edhe përfaqësues të komuniteteve tjera fetare, mes tyre ishte Ipeshkvi i Kosovës, Imzot Dodë Gjergji/

– Presidenti Thaçi viziton Bashkësinë Islame të Kosovës/

 PRISHTINË, 5 Korrik  2016-Gazeta DIELLI/ Në Kosovë festohet Bajrami i Madh, drejtuesit institucionalë e politikë në mesazhet e tyre urojnër paqe, solidaritet dhe mirëkuptim, duke theksuar vlerat e tolerancës ndërfetare dhe ndërkulturore.

“Në këtë festë, e cila vjen pas agjërimit të muajit të bekuar të Ramazanit, ne ndajmë me njëri-tjetrin vlerat e sakrificës, solidaritetit, devotshmërisë dhe unitetit. Paqe, mirëqenie dhe shumë gëzime në familjet tuaja”, shrehet presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi.

“Të gjithë besimtarëve muslimanë në Kosovë ju uroj Festën e Bajramit. Uroj që harmonia, solidariteti dhe mirëkuptimi të zotërojnë tek ne dhe në familjet tona”, është mesazhi i kryeministrit Isa Mustafa.

“Në emrin tim dhe në emër të Kuvendit të Republikës së Kosovës, Bashkësisë Islame të Kosovës dhe të gjithë besimtarëve myslimanë të vendit tonë, ua përcjelli urimet e përzemërta për festën e Bajramit”, thekson kryeparlamentari Kadri Veseli.

Manifestimi qendror në Republikën e Kosovës u mbajt në mëngjes në Xhaminë e Madhe në Prishtinë, ku u bë edhe falja namazit të Fitër Bajramit.

“Festa e Fitër Bajramit njeriun e rikthen edhe njëherë në përkushtimin edhe më të madh ndaj Krijuesit, të cilin e shprehim përmes adhurimeve të shumta të cilat e pastrojnë dhe e motivojnë shpirtin edhe më shumë për vepra të mira, duke pastruar atë nga egoja, urrejtja, pangopësia, zilia e xhelozia, duke e udhëzuar në vepra të mira dhe respekt me njëri tjetrin”, është shprehur në mesazhin e urimit myftiu i Kosovës,  Naim Tërnava.

Me rastin e  Fitër Bajramit, sot ditën e parë të festës,  Myftiu Tërnava, si tradicionalisht, organizoi pritje përurimi në selinë e Kryesisë së Bashkësisë Islame të Kosovës, ku urojnë edhe përfaqësues të komuniteteve tjera fetare, mes tyre ishte Ipeshkvi i Kosovës, Imzot Dodë Gjergji me bashkëpunëtorët.

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, me rastin e festës së Fitër Bajramit ka vizituar Bashkësinë Islame të Kosovës, ku është pritur nga myftiu Naim Tërnava.
Presidenti Thaçi përcolli urimet më të mira për të gjithë qytetarët e besimit islam, duke uruar për forcimin e harmonisë ndërfetare në Kosovë.

“Është një kënaqësi e veçantë për mua që sot si president i vendit të uroj myftiun Tërnava, Bashkësinë Islame dhe të gjitha besimtarët e fesë islame për festën e Bajramit të Madh. Një festë kjo e lutjeve, e solidaritetit, e respektit, e mirëkuptimit, e tolerancës mes njerëzve. Edhe prej mysafirëve të shumtë tek myftiu Tërnava në Bashkësinë Islame, shihet se kjo festë është një festë e bashkimit, pa dallime feje, etnie apo përkatësie partiake. Të gjithë sot janë në këtë shtëpi të Zotit për të uruar, për të përgëzuar”, është shprehur presidenti Thaçi./b.j/

Kryetari Veseli vizitoi Bashkësinë Islame të Kosovës

 

Veseli: Në këtë ditë të shenjtë për besimtarët islamë, përçoj mesazhin për paqe e dashuri midis njëri-tjetrit dhe respektin e madh për të gjithë ata që sakrifikuan për lirinë e vendit

 Sot, me rastin e festës së Fitër Bajramit, kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, vizitoi Bashkësinë Islame të Kosovës (BIK).

Kreu i Kuvendit u prit nga kryetari i BIK-ut, myftiu Naim Tërnava dhe drejtues të tjerë të kësaj bashkësie fetare, të cilët i uroi për festën e Bajramit dhe nëpërmjet tyre, të gjithë besimtarët islamë në Kosovë.

“Në këtë ditë të shenjtë për besimtarët islamë, përçoj mesazhin për paqe e dashuri midis njëri-tjetrit dhe respektin e madh për të gjithë ata që sakrifikuan për lirinë e vendit: për heronjtë, dëshmorët, martirët dhe të pagjeturit. Po ashtu, respekt të thellë për ata që agjëruan me bindjen e mesazhit të agjërimit”, theksoi kryeparlamentari Veseli.

Kryetari i Kuvendit theksoi nevojën e solidaritetit më të madh me të gjithë qytetarët në nevojë, duke u ofruar atyre përkujdesje, respekt dhe dashuri. Ai uroi që të kemi sa më pak familje të tilla.

 

Filed Under: Komente Tagged With: e mirëkuptimi, Kosovë-Bajrami, me mesazhe paqeje, solidariteti

Shakaxhiu i Përparimit

July 5, 2016 by dgreca

Nga Reshat  Kripa/

Ne pergjigjen e shkrimit tim te dates 27.06.2016 qe me dergonit ne dy gazeta te perditeshme ju shkruanit:

“Nuk ka forcë tokësore që më vendos mua përballë të përndjekurve. Unë, qëkurse jam kthyer nga studimet në vitin 2000, jam dhe do të mbetem në krah të komunitetit tim, si një aktivist  i kauzës së të përndjekurve politikë.”

 Lidhur me sa më sipër desha t’ju pyes:

  • Per cilët të përndjekur e quani veten aktivist i  tyre, pasi  jo  të  gjithë  të  përndjekurit

kanë të njejtin ideal. Disa janë të djathtë, të tjerë të majtë. Një pjesë e tyre kanë patur idealin e Shqipërisë Demokratike Etnike, ndërsa të tjerë idealin komunist por që përfunduan në burg apo interninm për ndonjë tekë apo mosmarrëveshje jo parimore me idhullin e tyre diktator. Madje ka patur edhe nga ata të dënuar ordinerë që vidhnin apo kryenin veprime incesti me familjarët e tyre dhe regjimi totalitar, për t’i dënuar më tepër, u shtonte edhe akuzat politike për agjitacion dhe propagandë apo tentativë arratisjeje.

Shoqata Antikomuniste e të Përndjekurve Politikë Demokratë të Shqipërisë, ku bëjë pjesë edhe unë, është krejtësisht e vendosur në krahun e atyre që aspirojnë për një Shqipëri Demokratike Etnike.

Po ju, zoti Kola, ku bëni pjesë? Në rast se do të shohim prejardhjen e familjes tuaj do të vemë re se i përket një fisi me bindje plotësisht të djathta. Përveç atyre që ju përmendni në përgjigjen tuaj mbi paraardhësit tuaj unë do t’u shtoja edhe ato që shkruan babai juaj, Zoti Kurt Kola:

Marrëveshja e fshehtë e UDB-së jugosllave me Sigurimin e shtetit shqiptar, dënoi me pushkatim, por pa gjyq dhjetë pjesëtarë të familjes sonë, midis të cilëve babain tim, 2 vëllezërit e mi, dy nipërit, dajën tim etj. Kështu, duke konkretizuar masakrën e klanit komunist me pushkatimin e 19 personave të pafajshëm të familjes së tij, Kurt Kola, rrëfen se lufta civile e pashpallur, në fakt filloi pas prishjes së Marrëveshjes së Mukjes.

Llogjika e do që me këto të dhëna ju të kishit bindje plotësisht të djathta. Por a ndodh kështu? Unë nuk e besoj. Një fjalë e urtë popullore thotë se nga ferra del trëndafili dhe nga trëndafili del ferra. A nuk i ndodhi kështu, të madhit Skënderbe me nipin e tij Hamza Kastriotin? Ndaj edhe për ju nuk e besoj të jeni i djathtë pasi shoh veprimet që kryeni dhe qëndrimin që mbani përballë forcave politike. Si ka mundësi që dikush që pretendon se ka bindje të djathta, madje të ketë qenë, sipas jush, kandidat për deputet i një partie të djathtë si LZHK-ja, të jetë anëtar i komisionit të ngritur nga Partia Socialiste me në krye zonjë Bazhdari, ish-kryetare e Partisë Socialiste për Shkodrën, për të hartuar programin e kësaj partie për të përndjekurit? Si ka mundësi që një parti si ajo e mbiquajtur “Rruga e Lirisë”, e krijuar nga ati juaj, të pranojë të vihet në aleancë me bllokun e partive të majta? Madje ka zëra që thonë se jeni antarësuar në Partinë Socialiste dhe se së shpejti do të krijokeni një parti tjetër të të përndjekurve. Nuk e di se si do ta quani këtë parti të djathtë apo të majtë?

Një gjë e tillë më kujton një përrallë që kam lexuar dikur:“Një natë, ndërsa flinin, bashkëshortja i thotë Nastradinit: – O burrë, në krahun e djathtë ke një qiri, të lutem ndize! – Nastradini, ashtu i përgjumur që ishte, i përgjigjet: – E ku e di njeriu natën se ku e ka krahun e djathë dhe ku të majtin?”

    Kjo sëmundje më duket se ju ka zënë edhe juve, zoti Kola, ndaj nuk e dini se kush është e djathta dhe kush e majta.

Me shkresën Nr. 557, datë 15.07.2014 shoqata  jonë së bashku me Shoqatën Mbarëkombëtare të Integrimit të Përndjekurve Politikë të Shqipërisë i paraqiti Kuvendit të Shqipërisë propozimin për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin Nr. 9831, datë 12.11.2007 “Për dëmshpërblimin  e ish-të dënuarve politikë të regjimit komunist” të ndryshuar. Propozimi ishte firmosur nga dy kryetarët respektivë, zotërinjtë Simon Mirakaj dhe Adem Hallçi. Në propozimin e bërë përveç të tjerave përfshiheshin edhe këto dy pika:

  1. Ish-të dënuarit politikë që janë gjallë dhe kanë mbushur moshën 75 vjeç për meshkuj dhe 70 për femra, dëmshpërblehen me dy këste.
  2. Afati i përfundimit të dëmshpërblimit të të përndjekurve politikë nga regjimi komunist është viti 2017

Bashkangjitur me këto ishte edhe relacioni shoqërues  i tyre.

Gjatë diskutimit të tyre në komisionet e kuvendit u thirr edhe shoqata  jonë, madje kam qenë edhe unë pjesëmarrës. Parshtruam propozimin tonë dhe kërkuam përkrahjen e pjesëmarrësve. Atje ishit edhe ju, zoti Kola dhe ne menduam se ju do të dilnit përkrah nesh, por kjo nuk ndodhi.  Zëri juaj nuk u dëgjua në mbrojtje të këtij propozimi gjë, që normalisht duhej ta kishit bërë. Por ju nuk guxuat dhe shkakun e dini ju vetë. Para disa ditësh deklaruat se dëmshpërblimi do të shlyhet sipas mundësive financiare që ka shteti shqiptar por nuk e di si nuk e paskeni marrë vesh se katër vite më parë Kryeministri juaj dërgonte në SHBA 80 mijë dollarë vetëm për një fotografi me Presidentin Obama.

Jam anëtar i Partisë Demokratike qysh prej 6 janarit 1991. Kam qenë anëtar i kryesisë së kësaj partie për Vlorën dhe Drejtor i Departamentit të të Përndjekurve Politikë të Shqipërisë në vitet 2001-2002. E kam mbështetur këtë parti në të gjitha aktivitetet e saj për liri dhe demokraci, por kam pasur edhe vrejtje kur shihja se disa veprime të individëve të saj nuk pajtoheshin me parimet e demokracisë perëndimore. Një gjë të tillë e kam pasqyruar në shumë shkrime të mijat, ndërmjet të cilave theksoj të mëposhtmet:

“E majta brenda së djathtës” gazeta “Telegraf” datë 8 dhe 11 prill 2007

“Letër e hapur Kryeministrit të Shqipërisë” gazeta “Telegraf” datë 9 gusht 2007

“Mbi ndëshkimin e krimeve të komunizmit” gazeta “Metropol” datë 16 gusht 2011

“Dosjet dhe të përndjekurit politikë” gazeta “Metropol” datë 4 nëntor 2011.

“A po zbatohet Katovica?” gazeta “Metropol” datë 14 qershor 2012.

“Edhe një herë mbi dënimin e krimeve të komunizmit” gazeta “Metropol” dhe “Republika” datë 24 gusht 2012.

Hapni faqen time në internet ose lexoni artikujt e mësiperm në gazetat përkatëse në bibliotekë dhe pyeteni veten:

  • A do të jeni në gjendje të bëni të njejtën gjë edhe ju?

Unë nuk e besoj pasi shoh veprimet e përditëshme tuajat.

Ju më akuzoni se e paskam bërë me keqdashje  kur  ju  paskam  thënë  se  pse  nuk  paske

kërkuar heqjen e dekoratave diktatorit Hoxha. Ju përgjigjeni se këtë e paskeni berë në faqet e google. Ju jeni drejtor i një institucioni të njohur shtetëror. A i keni dërguar Kuvendit të Shqipërisë një propozim për këtë çështje në emër të institucionit që përfaqësoni? Nuk e besoj pasi një gjë e tillë do të kishte qenë në faqet e para të shtypit të shkruar dhe atij viziv. Madje jo vetëm për këtë çështje por edhe për të gjitha çështjet e tjera të ngritura në shkrimin tim të mëparshëm nuk keni dhënë përgjigje. Përse? Edhe këtë e dini vetë ju. Unë dua përsëri t’ju pyes:

  • A jeni dakord  me  rezolutat  e  Asamblesë  Parlamentare  të  Këshillit  të  Europës  të

viteve 1996 dhe 2006 si dhe të rezolutës së Kuvendit të Shqipërisë “Për dënimin e krimeve të kryera nga regjimi komunist në Shqipëri”?

Së fundi në përgjigjen tuaj ju paska zënë meraku për moshën time se qenkam plakur. Mos u   merakosni   fare.  Duke   parë  shqetësimin  tuaj  më  kujtohen  disa  vargje  të  Anakreontit  të

famshëm:

Anakreont qenke plakur, gjithë gratë po më thërrasin,

                        Dhe pardje më dhanë në mbudhë një copë xham që të më ngasin.

                        ……………………………………………………………………………………………..

                        Porse unë nuk e çaj kokën, në më thonë babush u plake,

                        As pse koka ime djeshme, sot ka mbetur lapurake.

Ndaj edhe unë nuk e çaj kokën sepse ky “plakushi” qysh nga viti 1991 ka botuar rreth 300 artikuj të ndryshëm në organet e shtypit, ka mbajtur rreth 50 kumtesa nëpër konferenca të ndryshme shkencore dhe përkujtimore, ka botura 4 romane, “Shkallët e Ferrit”, “Sekreti i Varrit të Vetmuar”, “Në kërkim të Lirisë” dhe “Ëndrrat e Thyera”. Ka botuar një libër me kujtime  “Rini e Copëtuar”, një libër me poezi “Dhimbje”, një monodramë “Hijet Lëvizin” dhe një libër me tregime “Një Tregim Për Mikun Tim”. Po ju more zotni, që jeni ende në moshën e rinisë, çfarë veprash keni lënë? A keni botuar ndonjëherë ndonjë shkrim që të ketë lënë gjurmë apo ndonjë libër tjetër. A keni mbajtur ndonjë kumtesë në ndonjë konferencë shkencore? Për më tepër ju keni atë që mua më ka munguar, pasi nuk më  lejoi regjimi i përmbysur, arsimin e lartë dhe nuk e di nëse e keni parë ju atë  apo ju ka parë ai ju.

Këto ishin të gjitha ato që doja t’ju thoja në lidhje me reflektimin tuaj. Është e drejta juaj të përgjigjeni ose jo, por ju bëjë me dije, se nuk kam për t’i lexuar më ato që do të shkruani dhe nuk do të kem më dëshirë dhe kohë për t’u përgjigjur. Kohën dua ta shfrytëzojë vetëm për arritjen e qëllimit që i kam vënë vetes. Po të kishte qenë gjallë Noli i madh, me siguri do t’ju kishte quajtur “Shakaxhiu i Perparimit!”

Filed Under: Analiza Tagged With: reshat kripa, Shakaxhiu i Përparimit

VJEDHJA NE RINAS DHE IMAZHI I SHTETIT

July 5, 2016 by dgreca

OPINION  NGA ASLLAN BUSHATI/

Në mesditën e 30 qershorit 2016, në aeroportin e Rinasit bëhet e ditur se ka ndodhur një vjedhje “spektakolare” e mjeteve monetare valutë në trasfertë   jashtë Shqipërisë. Thuhet se sasia  ka qenë rreth 83 kilogramë (peshë), të cilat minimalja  sikur të ishin të gjitha të prerjes njëzetëshe,janë afërsisht 3.6 milion euro. Po sikur qoftë larg  të kenë qenë  prerje  pesëdhjetëshe…38 milion. Pra thënia zyrtare për vjedhje rreth një million euro, është një tallje e vogël zyrtare (por me shumë miliona) me qytetarët e varfër  shqiptar.

Shkaqeve të kësaj ngjarjeve do t’ju këthehemi më pas, por më parë le të analizojmë një  konstatim që thotë  se:” cdo ditë nga bankat shqiptare të nivelit dytë , dalin  jashtë vendit rreth 8-10 milion euro”. Pyetja  më madhore shtrohet pse ka kaq shumë banka të huaja në Shqipëri ? Një vend i varfër  dhe me resurse të kufizuara ekonomike  a ka mundësi të gjenerojë kaq shumë para (madje kesh dhe në valutë)? Disa gojë të liga thonë se  kjo është e pa mundur ,por që tashmë ky vend komandohet nga bandat kriminale vendase dhe interesat e të huaja që pastrojnë parat e pista me shumë lehtësi. Po në se pastrohen para, pyetja më primitive  është se pse  nuk duken investime në Shqipëri? Disa thonë se mjafton që parat të futen në valle dhe pastaj pjesa e luanit del atje ku ka më shumë interes investimi (jashtë) dhe një pjesë shkon  tek plantacionet e hashashit se tashmë “Lazarat “ është kethyer e gjithë Shqipëria. Me te drejtë disa të tjerë pyesin , atëherë  pse shteti nuk kërkon origjinën e këtyre parave në lëvizje, pse ikën nga vendi ynë kjo para kesh, pse “lahen” parat këtu dhe  trasferta bëhet diku tjetër? A e ka nën  kontrollon Banka e Shqipërise këtë veprimtari? Thuhet se 10 përqind  e depozitave mbahen  për likuiditetin e detyrimeve të brendëshme dhe 90 përqind valuta del jashtë nisur nga interesat bankare. Por pyetja shtrohet po interesat  shqiptare ku jane? Këto banka janë ngritur me pëlqimin e Qeverisë Shqiptare dhe të Bankës Shtetit Shqiptar, atëherë këto dy organizma më të mëdhejt ekonomik ,pse bëhen sehirxhinj? Kjo mban erë të keqe, jo vetëm korrupsion por më shumë –kriminalitet i organizuar  kundër shtetit shqiptar.

Në këtë rrokopujë pisllëqesh edhe një tjetër problem madhor evidentohet  me aeroportin e Rinasit. Pra  disa vitesh Qeveria Socialiste e kryesuar nga Fatos Nano e dha me koncesion per 25 vjet duke i shkaktuar vendit një humbje të madhe ekonomike e duke e bërë udhëtimin  e shqiptarëve më të shtrejtin në Europë për disa vite. U tha e stërtha se u morëm vesh me koncesionarin për ta zgjidhur problemin. Më pas u tha se koncesionar i ri do te jetë një firmë serioze kineze, por del se kinezët janë tërhequr dhe një kompani fantazëm  offshore e krijuar para disa muajsh është aktualisht pronare. Pyetja shrtohet: aktualisht ne kemi vetëm një aeroport në veprim dhe ai është objekt i rëndësisë së vecantë. Si mundet që shteti të jetë kaq indifferent për një pasuri të madhe kombëtare? A mos këto janë para të pista shqiptarësh që vërdallosen nëpër  offshore dhe në fund venë nën  këmbë një object të rëndësisë së vecantë sic është aeroporti i Rinasit?

Këthehemi tek vjedhja, e cila është  e treta e përmasave të mëdha në këto 16 muajt e fundit. E para ndodhi në bankën  tek ish stacioni  trenit, e dyta në Qaf-Kashar dhe e treta brenda aeroportit të Rinasit, në një kohë që gjendja  e gatishmërisë ishte e shkallës së lartë sepse ishte fill pas ngjarjeve të aeroportit të Stambollit. Për asnjerën nuk  janë gjetur autorët.  Atëherë kush ka përgjegjësi për këto humbje ekonomike të cilat në mënyrë të tërthortë rëndojnë mbi shqiptarët,  dhe më e rënda e mbi të gjitha, kush përgjigjet për atë që  imazhi i shtetit është deskretituar në përmasa të mëdha. A ndjenë përgjegjësi bankat, kompanitë e sigurimit, kompanitë e transportit të valutës apo policia e shtetit?  Rrjedhja e informacionit dukshëm mendohet se është në njerën nga këto hallka ose në koordinim. Bankat a i paguajnë kompanitë e sigurisë në raportë me vlerat që ata marrin në ruajtje dhe më pas këto të fundit personelin ruajtës, apo këto të fundit janë shërbëtorë të dorës fundit? A janë të paisur rojet e sigurisë me armatim sipas ligjit ? Vetë ligji a është kompementar ,ku e gjejnë veten të barabartë në përgjegjësi e detyrime si bankat dhe kompanitë e sigurisë? Po kompanitë e transportit valutave a kanë mjetet e duhura për transport të sigurisë lartë? A janë ato blind e me GPS, kasaforta të sigurisë së lartë dhe me sensorë në rast situate të jashtzakonëshme? A kanë kamera të brendëshme dhe të jashtme makinat e transportit? ( Në paranteze në NY edhe taksitw e limuzinat e zakonëshme, me ligj janë të paisura me kamera të brendëshme, për të mbrojtur shoferin dhe pasagjerin). Po objektet e aeroportit a janë paisur me pamje të dubluar të kamerave dhe me sensorë? Në se këto e shumë të tjera, janë në përputhe me ligjin dhe rregullat në fuqi, si mund te kryhet një vjedhje ne një nga vendet më të sigurta në Shqipërisë, në mes të ditës dhe në një kohë prej  tre minutash ( ose  hajde dhe katër minuta e tridhetë sekonda sic thonë disa të tjerë)? Po sikur hajdutët të mos kishin objekt marrjen e parave, por hedhjen në erë të depove të karburantit të aeroportit, marrjen peng të avionëve me pasagjerë ose thjeshtë hedhjen në erë të avionëve me pasagjerë? Po policia e shtetit (dhe në radhë të parë ata që bëjnë politikë në këtë institucion), a kanë pergjegjësi për gjithë këto vjedhje nën hundët dhe sytë e tyre?

Kur lëvizin vlera monetare  kaq të mëdha a ka detyrime ligjore midis palëve, që të  njftohet policia e shtetit? Po Ministria e Transporteve që ka nën vartësi Aviacionin Civil, a ka përgjegjësi për mangësitë e konstatuara  nga auditi ndërkombëtar? Koha e rregullimit të mangësive thuhet se  maksimalisht është dhjetë dite, por auditi ndërkombëtar  ka konstatuar mangësi  që në Nëntor 2015. Më në fund pyetja shtrohet :a ka në Shqipëri  shtet funksional për mbrojtjen  e interesave kombëtare, të kompanive dhe të qytetarëve të thjeshtë? Këto shtetar a ndjejnë përgjegjesi para Kushtetutës, ligjeve, zgjedhësve, detyrës dhe ndërgjegjes qytetare? Në se po, askush nuk është vetdorëhequr? Pra disa ditësh Mbretëria e Bashkuar (Britania), votoi për daljen nga BE-ja dhe për këtë Kryministri Kamerun dha dorheqjen. Po në Shqipëri kush dha dorëheqjen për këto skandale?

Mjerisht  mund të konstatojmë  se aktualisht në Shqipëri ,nuk ka  shtetar të përgjegjëshëm, nuk ka shtet ligjor, por  ka hajdutë  të mwdhenj e të vegjël, profesionist e amator dhe një kastë politikanësh e shtetarësh të inkiriminuar, të lidhur me njëmijë fije me kriminelët vendas e të huaj,e  që po e shfrytëzojnë  shqiptarin e thjeshtë si skllav.

Filed Under: Opinion Tagged With: asllan Bushati, DHE IMAZHI I SHTETIT, VJEDHJA NE RINAS

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 75
  • 76
  • 77
  • 78
  • 79
  • …
  • 90
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Kontributi shumëdimensional i Klerit Katolik dhe i Elitave Shqiptare në Pavarësinë e Shqipërisë 
  • Takimi i përvitshëm i Malësorëve të New Yorkut – Mbrëmje fondmbledhëse për Shoqatën “Malësia e Madhe”
  • Edi Rama, Belinda Balluku, SPAK, kur drejtësia troket, pushteti zbulohet!
  • “Strategjia Trump, ShBA më e fortë, Interesat Amerikane mbi gjithçka”
  • Pse leku shqiptar duket i fortë ndërsa ekonomia ndihet e dobët
  • IMAM ISA HOXHA (1918–2001), NJË JETË NË SHËRBIM TË FESË, DIJES, KULTURËS DHE ÇËSHTJES KOMBËTARE SHQIPTARE
  • UGSH ndan çmimet vjetore për gazetarët shqiptarë dhe për fituesit e konkursit “Vangjush Gambeta”
  • Fjala përshëndetëse e kryetarit të Federatës Vatra Dr. Elmi Berisha për Akademinë e Shkencave të Shqipërisë në Seancën Akademike kushtuar 100 vjetorit të lindjes së Peter Priftit
  • Shqipëria u bë pjesë e Lidhjes së Kombeve (17 dhjetor 1920)
  • NJЁ SURPRIZЁ XHENTЁLMENЁSH E GJON MILIT   
  • Format jo standarde të pullave në Filatelinë Shqiptare
  • Avokati i kujt?
  • MËSIMI I GJUHËS SHQIPE SI MJET PËR FORMIMIN E VETEDIJES KOMBËTARE TE SHQIPTARËT  
  • MES KULTURES DHE HIJEVE TE ANTIKULTURES
  • Historia dhe braktisja e Kullës së Elez Murrës – Një apel për të shpëtuar trashëgiminë historike

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT