• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Archives for July 2016

NDIHMA NE MUAJIN E RAMAZANIT

July 2, 2016 by dgreca

Nga Ahmet ZANI/Me rastin e Natës së Kadrit që i paraprin festës së Fiter Bajramit kreu i Shoqërisë Internacionale për të drejtat e Njeriut me seksion në vendin tonë Mark Palaj do t’ju vijë në ndihmë disa familjeve ne nevojë duke dhuruar ndihma në veshmbathje, mobileri si dhe karroca për invalidë. Pasi ka studjuar familjet me vështirësi ekonomike, në qytetet e Laçit, Mamurrasit, Fushë – Krujës si dhe në Kamzë,  menjëherë z. Palaj do të sfidonte temeraturat e larta gjatë ditës, duke ndarë ndihma, për ato familje me vështirësi ekonomike, njëkohësisht dhe tek disa invalidë. Familjet që kanë pritur ndihmat, do të falenderonin Mark Palajn njeriun ka menduar në ditën e festës së besimtarëve Myslimanë në vigjilje të Fiter Bajramit. Ai ka premtuar të djera donacione në të ardhmen ashtu si dhe ka ndihmuar në vijimësi për të tilla familje në nevojë. Sakaq ai apelon për strukturat qeverisëse si mundësi më shumë për të zbutur varfërinë e thellë tek disa familje që nuk sigurojnë kushtet më minimale të jetesës. Të tilla dhurata nga kjo Shoqëri për këto familje janë më së shumti kontributi moral dhe nxitje për klasën politike në shërbim të komunitetit.

Filed Under: Featured Tagged With: Ahmet Zani, NDIHMA NE MUAJIN E RAMAZANIT

Ministri i Jashtem Hoxhaj në New York, kërkon njohjen nga Greqia, Izraeli, Singapori dhe Sudani i Jugut

July 2, 2016 by dgreca

Gjatë qëndrimit në New York, ministri Hoxhaj ka takuar përfaqësuesit e më shumë se 15 shteteve të akredituara pranë OKB-së me agjendë lobimi dhe anëtarësimi në organizata/

NEW YORK, 2 Korrik 2016-Gazeta DIELLI/ Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj ka vazhduar takimet me diplomatë në New York. Përveç takimeve me përfaqësues të shteteve që e kanë njohur pavarësinë, ministri Hoxhaj ka takuar edhe diplomatë të shteteve që nuk e kanë pranuar ende pavarësinë e Kosovës.Në takime me përfaqësuesen e Greqisë, Catherina Boura, me ambasadorin e Izraelit, Danny Danon, të Sudanit Jugor, Joseph Moum Majak Ngor, të Singaporit, Karen Tan, kryediplomati Hoxhaj ka shtruar çështjen e njohjes dhe nevojën që këto vende t’i bashkohen listës prej 111 shteteve që e kanë marrë këtë vendim.

“Ka një gatishmëri në rritje të shteteve hezituese për ta njohur Kosovën. Duhet të punojmë edhe më shumë në këtë drejtim. Njohjet nga Greqia dhe Izraeli do të ishin jashtëzakonisht të rëndësishme për Kosovën në shumë drejtime pasi të dyja vendet kanë ndikim dhe shtrirje të ndryshme gjeografike”, ka thënë Hoxhaj.

Ministri Hoxhaj po ashtu ka takuar edhe ambasadorin e Francës, François Delattre, të Italisë, Sebastiano Cardi dhe Finlandës, Kai Sauer, të cilëve u ka kërkuar të përdorin ndikimin e tyre tek vendet mosnjohëse. Temë qendrore e diskutimit ka qenë koordinimi me partnerët ndërkombëtar i anëtarësimit në disa organizata me rëndësi ndërkombëtare.

Gjatë qëndrimit në New York, ministri Hoxhaj ka takuar përfaqësuesit e më shumë se 15 shteteve të akredituara pranë OKB-së me agjendë lobimi dhe anëtarësimi në organizata./b.j/

Filed Under: Rajon Tagged With: Hoxhaj, Izraeli, Kerkon njohjen e Kosoves, nga Greqia, Singapori, Sudani

Libri “Bab’ Tahiri i Kosovës : (Tahir Curran Kerrnaja)” i dhurohet kryetarit të Vatrës

July 2, 2016 by dgreca

“Bab’ Tahiri , ka qenë një patriot e atdhetar , anti komunist, i cili gjithë jetën dhe veprën e vet ia kushtoi kombit dhe Atdheut, Kosovës e trojeve shqiptare, duke skarifikuar çdo gjë – prej nga jeta e tij në Shqipëri, Kosovë dhe së fundi rrugëve të kurbetit, në SHBA edhe kur atij iu rrezikua edhe jeta”, tha Dr. Buçaj./
Nga Beqir Sina/NEW YORK CITY : Studjuesi e poeti kërrnajas, Halil Zeq Hajdaraj, u dhurojë dje Vatranëve, librin me përshkrime  Bab’ Tahiri i Kosovës : (Tahir Curran Kerrnaja) . Dhurata e librit të Hajdarjat, në lokalin “Çakori” në Bronx, Nju Jork, u shoqërua me një diskutim rreth aktivitetit dhe veprimtarisë së Bab’ Tahirit, si e thërrisnin  Tahir Curran – Kërrnajën, shqiptarët e Amerikës, dhe nënshkrimet e autorit për miqt e tij vatranë – Kryetarin e Federatës Pan Shqiptare Vatra, Dr. Gjon Buçaj, anëtari i Keshillit z. Zef Bala, Advisory Board Sejdi Husenaj dhe Zef Përndocaj.
Ndërsa, foli për figurën e Bab’ Tahirit, në SHBA, duke falenderuar me këtë rast edhe autorin, e librit Halil Hadaraj, kreu i vatranëve në SHBA, Dr. Buçaj, gjeti rastin t’i drejtojë atij vetëm fjalë , përgëzuese përzgjedhjen e materialeve të pasqyruara  në libër.
“Bab’ Tahiri , ka qenë një patriot e atdhetar , antikomunist, i cili gjithë jetën e vet ia kushtoi Kombit dhe Atdheut, Kosovës e trojeve shqiptare,  nën sundimin sllavo-komunist, duke skarifikuar çdo gjë – prej nga jeta e tij në Shqipëri, Kosovë dhe së fundi rrugëve të kurbetit, në SHBA edhe kur atij iu rrezikua edhe jeta”, tha Dr. Buçaj.
Me këtë rastë Sejdi Husenaj, i cili ishte dhe organizatori i këtij, takimi, solli nga njohja e tij, disa kujtime nga më të vështirat, dhe më në rrezik të jetës së Bab’ Tahirit, në Nju Jork, ku ai jetonte.
“Bab’ Tahiri, tha Husenaj, ia kushtoi gjithë jetën kuazës së atdheut të tij. Tahir Kërnaja, i njohur nga shqiptarët si “Babë Tahiri”, ose njeriu i demostratave në Shtetet e Bashkuara për Kosovën dhe të drejtat e tyre në trojet etnike, ishte në ato vite të errëta, trim dhe frymëzues, edhe për brezin e sapoardhur të shqipëtarëve në SHBA, simbas mikut të tij veprimtarit Sejdi Husenaj.
Husenaj, kujtojë një rast pikërishtë, në një kohë kur UDB-ja, Jugosllave po eleminonte një e nga një në Perëndim të gjithë kundërshatarët politikë të regjimit, me një efikasitet dhe mizori që linte pas dhe KGB-nën ruse, “Tahir Kërnaja, tha ai ishte në një lagje të Nju Jorkut, cak i një sulmi të egër fizik, nga persona të panjohur, sa desh i morën edhe jetën atij”.
Zef Balaj, një vatran i orëve të para ka komentuar dhe rikujtuar pjesë nga jeta e shqiptarëve të Amerikës, partiotëve dhe atdhetarve, anti komunistëve të përbetuar në mërgim, duke folur edhe për kontributin e tyre, historik në dekada për çështjen shqiptare.
Libri me përshkrime :”Bab’ Tahiri i Kosovës : (Tahir Curran Kerrnaja)” në vend të parathënies nisë me një letër të Preisdenti historik të Kosovës, të ndjerin Ibrahim Rugova më 15 Shtator 2002, drejtuar Familjes së gjerë Kërrnaja, vëllezërve Sejdi dhe Zabit Bytyçi, zotni Harry Bajraktari, zotni Rrustem Geci, Profesor Sami Repishti, shqiptarëve të Nju Jorkut, dhe Amerikës, me rastin e vdekjes së veprimtarit Tahir Kërrnaja, ku ai shpreh ngushëllimet e thella të tij dhe popullit të Kosovës.
Më pas libri ka Bab Tahirin në mesin e bashkëatdhetarëve, disa kujtime dhe rrëfime nga ata që e kanë njohur nga afër Tahir Kërrnajën, faksimile, letra dhe dokumeta drejtuar kancelarive dhe personaliteve botërore, për Kosovën dhe shtypjen e shqiptarëve nën sundimin e Jugosllavisë, dhe disa shkrime të gazetes shqiptaro amerikane – Illyria, gazetës Dielli dhe Bota sot, në SHBA.
Materiali i botuar në këtë libër, përbëhet nga disa përshkrime të  botuara edhe më parë, ku përfshihen disa memorandume të rëndësishme, drejtuar kancelarive, dhe organizatave botërore më prestigjoze të asaj kohe si OKB-ja e tjerë, letra e telegrame drejtuar presidentëve të shteteve më të mëdha të botës, përfshirë Shtëpinë e Bardhë, Brukselin, Bonin, Londër, Tiranën dhe Beogradin, e tjer, artikuj për Kosovën në gazetat më të njohura të kohës, shqiptare dhe të huaja, fletushka të shpërndara nga patrioti i flakët Tahir Kërnaja, të cilat u shpërndanë nëpër sheshet e qendrat e Uashingtonit dhe New Yorkut.
Në libër theksohet se si shqiptarët e Amerikës së bashku me disaporën shqiptare në botë, dolën në mbrojtje të të drejtave të shkelura, dhe se si këta shqiptarë u bënë zëri i shqiptarëve për lirinë e shqiptarëve etnikë, që ishin të shtypur në ish Jugosllavi, e cila nuk egzistonë më, mbas shkërmoqjes së saj.
Libri ka edhe disa rrëfime mbi “Vrasjen e Qemal Stafës” në kontekst të emrit të Tahir Kërrnajës.  Vdekjen e paralamëruar  e Bab Tahirit, ushtarit të kombit lajmëtarit të lirisë, si e quan autori, 30 vjet bashkëpunim me prof. Peter Prifti, polemikat në internet pas vdekes se Tahir Kërrnajës, dhe delegacionin që përcolli eshtrat e Bab Tahirit, nga Amerika në Kosovë, e tjer.
Në ballinë libri ka një fotografi të vjetër bardh e zi të Bab Tahirit me plis në kokë duke pozuar para protretit të një shqiptare të Kosovës studenten heroinë Hanife Berisha, e varë më 27 Nëntorë 1968 nga dora e UDB – Juogosllave.
Në koopertinën e fundit është Halil Zeq Hajdaraj, si autori i nëntë librave:”Bajram Hazir Rrogami : monografi : sipas kujtimeve të Rrustem Rrogamit” 2001-“Plepi lakuriq : fabula dhe humor, 2003,“Pas gjuetie : vjersha dhe fabula për fëmijë 2008-“Gashi i Gurit / monografi, 2010-“Kukuli dhe kukuljanët / monografi 2010-“Fjalor shqipnisht-shqip / 2012-“Bab’ Tahiri i Kosovës : (Tahir Curran Kerrnaja) / Halil Z. Hajdaraj; Miranda Goleci”-“Mungesë informacioni; gozhda dhe sharra; Grepi dhe karremi; Ankesa e veshit / Halil Z. Hajdaraj”- “Fabula ; [poezi] / Halil Z. Hajdaraj”

Filed Under: Vatra Tagged With: Halil Zeq Hajdaraj, Kryetari i Vatres, Tahir Curran Kerrnaj

Leter Presidentit Nishani: Miratoni Çmimin “Musine Kokalari”

July 2, 2016 by dgreca

Organizata e Gruas Shqiptare Amerikane The Women’s Org. “Hope & Peace”, New York, SHBA/

I nderuar President i Republikës së Shqipërisë Z. Bujar Nishani,/

Kërkesë për miratimin e Çmimit “Musine Kokalari”/
I nderuar President Nishani!/
Në emër te organizatës së gruas shqiptare – amerikane The Women’s Organization “Hope & Peace” me qendër në New York, organizatë që punon vullnetarisht për të drejtat e gruas dhe fëmijëve, kundër dhunës në familje apo institucione publike, dhe kundër trafikimit të qënieve njerëzore, po ju paraqesim kërkesën tonë si më poshtë.
Ne si organizatë gruaje në SHBA, kërkojmë nga ana Juaj Miratimin e Çmimit “Musine Kokalari” për gratë e vajzat shqiptare kudo ndodhen, e që japin kontribut të jashtëzakonshëm për të drejtat e gruas e fëmijëve, kundër dhunës e trafikimit njerëzor, përshi ketu edhe gruan ish të burgosur e të persekutuar politike nga rregjimi komunist në Shqipëri.
Në këtë Çmim të nominohem zonja e zonjusha shkrimtare, gazetare, producente filmash e dokumentarë, skenariste shqiptare apo edhe të huaja që punojnë me guxim e kurajo për evidentimin e lartësimin e figurës së femrës shqiptare kudo në botë, përfshi Shqipërinë, Kosovën, Malin e Zi, Çamërinë, Preshevën, Bujanvcin, Strugën etj.
Ne përzgjodhëm për të vlerësuar femrën shqiptare me Çmimin “Musine Kokalari”, pasi ajo ka qenë një Heroinë shqiptare, dhe një figurë shumë dimensionale, simbol i paqes dhe qëndresës së femrës shqiptare gjatë diktaturës komuniste në Shqipëri,
Nëse Ju Z. President e miratoni kërkesën tonë, ne jemi të gatshme të bashkëpunojmë për evidentimin e vajzave dhe grave shqiptare ish të burgosura, të internuara dhe të persekutuara politike nga rregjimi komunist në Shqipëri, Kosovë e më gjerë.
Gjithashtu ne mendojmë që Çmimi “Musine Kokalari” të ndahet një herë në vit pranë Zyrave të Presidencës në Shqipëri.
Duke përfunduar shpresojmë që kërkesa jonë të meret në konsideratë.
Me respekt
Mimoza Dajçi
Ish themeluese e Org. së Gruas ish të Persekutuar Poltike të Shqipërisë.
Themeluese e Org. “Hope & Peace” në SHBA
Aktiviste e të drejtave të njeriut
Gazetare e pavarur
Dekoruar më datë 25 Qershor 2016 nga Presidenti i Bashkisë në Bronx, New York – Z. Ruben Diaz Jr. me Medaljen ” Për Merita të Veçanta”
New York,29 Qershor 2016

Filed Under: Komunitet Tagged With: Mimoza Dajci, Miratoni Cmimin, Musine Kokalari, President Nishani

RINI E SHKËRMOQUR NËPËR BURGJE

July 2, 2016 by dgreca

GËZIM ÇELA në dy libra: “Klithma e një nëne” dhe “Nga burgu i Spaçit drejt lirisë”/

Nga Kadri Tarelli /

 Në mes të muajit Qershor 2016, në odeonin “Nikolin Xhoja”, në mjediset e teatrit “A. Moisiu” të Durrësit, Klubi i Shkrimtarëve dhe Artistëve të qytetit bregdetar, organizoi një veprimtari të bukur dhe shumë mbreslënse, kushtuar dy librave me tregime: “Klithma e një nëne” dhe “Nga burgu i Spaçit drejt lirisë”, të autorit Gëzim Çela. Vetë shkrimtari, i cili mbajti mbi shpinë 21 vjet e 8 muaj burg, me rini të rronitur e coptuar ndër vite, provoi prangat dhe birucat, goditjet dhe torturat, qëndresën dhe mbijetesën, njërëzore e mbinjerëzore, fizike dhe shpirtërore, dhe nuk u thye, “Rrnojti për me tregue”, doli në liri, erdhi mes nesh dhe na rrëfen disa copëza jete të thërmuar nëpër skëterën e sistemit komunist. Burgu i gremisi enderrat, i zbardhi flokët, i veniti bukurinë (Sytë e zinj dhe vetullat e gjata të djaloshit të ri, mund t’i lakmojë çdo model bukurie në botë), por nuk e theu dashurinë për jetën, të vërtetën dhe të bukurën, nuk ia mposhti as trupin e cfilitur, as edhe shpirtin e tij të lirë.

Vetë titujt e dy librave janë këmbana që gjëmojnë e rënkojnë, për për të mbajtur zgjuar zgjuar ndërgjen e kombit për çka i ndodhi bijëve të tij. Mjafton vetëm tregimi i parë, “Klithma e një nëne”, në librin me të njëjtin emër, që të ndjesh dridhje e morrnica në trup, edhe në mes të vapës së këtij qershori. Tregimet, qoftë edhe veç e veç, i bëjnë librat thëngjilj zjarri, që të përcëllojnë ndër duar, kur njihemi me tmerret në birrucat e hetuesisë, torturat e paimagjinueshme, dënimet e sajuara e të pamerituara, veprimet e xhelatëve që i zbatonin. Po në emër të kujt!? Aty mes fjalësh e fjalish, në lot e rënkime, në gjak e mundime, në fyerje e dhunime, përjetojmë tragjedinë më të madhe që pësoi kombi, i ndarë e i përçarë nga absurdi “Lufta e klasave”, që e katandisi popullin, në të mirë e të liq, në atdhetarë e armiq, në besnik e tradhëtar, në fitues e sundimtarë dhe në vuajtës e të vrarë, të mbetur pa emër e pa varr.

Ç’mallkim na ndjek që po mbetemi të ndarë? Vallë a ishim e jemi të gjithë shqiptarë? Këto pyetje të tmerrojnë, kur i mendon dhe i përjeton cilido, edhe pas kaq vitesh. Ma merr mendja, nuk ka krim më të madh që i është bërë shqiptarëve, se zbatimi i këtij ligji të zi, ideologjik e politik, që brohoritej dhe bekohej nga diktatura, sepse e keqja nuk mbaronte vetëm tek burgu. Ajo  vazhdonte nëpër kampet e internimit, dhe “njolla”, “armik i klasës”, u ngjitej e trashëgohej jo vetëm për familjarët, por edhe për farefisin. O zot ç’marrëzi, të bësh armik popullin tend!  Dhe përse!?

Përmbajtjen dhe analizën letrare – artistike të këtyre dy librave e ka në dorë vetë lexuesi. Ai ka privilegjin të gjykojë mbi forcën dhe bukurinë letrare të fjalës, vërtetsinë e ndodhive, ku jeta dhe vdekja ishin kaq ngjitur, njëra pranë tjetrës. Këndonjësi ka mundësi të kuptojë dhe të shijojë mesazhet hyjnore e njerëzore, që dalin nga zemra e një të riu që vuan absurdin e kohës, si një thirrje e oshëtimë që ta dëgjojë njerëzia. Ndërsa dua të ndalem tek kuvendi i miqëve, krijuesve, dhe bashkëvuajtësve të shumtë, durrsak dhe të ardhur edhe nga Tirana, Kavaja, Vlora, etj, të cilët nderuan Gëzimin në këtë festim të tij, sot në moshën 81-vjeçare.

Me dhimbje e lot në sy u përcoll në video, kënga “Nëna Roza”, kënduar nga tenori i njohur Kastriot Tusha. Nënë Roza është nëna e “heroit” tonë Gëzim Çela, e cila për dhjetëra vite, me trasta në dorë e ndoqi të birin, qeli më qeli e burg më burg. Jeta e kësaj nëne, si e mijëra nënave të tjera, frymëzuan muzikollogun, shkrimtarin dhe poetin durrsak Zini Beqiraj, të kompozojë muzikën, të hartojë edhe tekstin, si hymn për qëndresën, dhimbjen, pritjen dhe kalvarin e vuajtjeve, për rininë e djalit të shkërmoqur burgjeve, sepse donte liri. Kur përjeton melodinë e kësaj kënge dhe tregimet e librit, cilido prej nesh bën pyetjen më të sinqertë që del vetiu: “Kush e kishte dhimbjen më të madhe, djali i mbërthyer në hekura, apo nëna përtej tyre?” A jemi në gjendje, si prindër e fëmijë, nënë e bir, motër e vëlla, shok apo mik, t’i japim vetes një përgjigje?

Me mjaft interes u ndoq fjala e organizatorëve dhe pjesëmarrësve në këtë kuvend miqsh, shokësh, mes tyre edhe letrarë, poetë, shkrimtarë e krijues të njohur, të cilët përcollën copëza njohjeje dhe përjetime nga jeta, përshtypje nga tregimet e librave, të cilat janë fletë të shkëputura nga kalendari jetësor i Gëzimit, që veç emrin pati Gëzim, se jeta e tij kaloi e hidhur farmak e pelin. Ata që morën fjalën ishin të shumtë, po përmend disa prej tyre: Nikolla Spathari, Simon Miraka ardhur nga Tirana, Zini Beqiraj, Vladimir Muça, Sami Velçani, Laureta Petoshati e ardhur nga Vlora, Fatmir Minguli, Nazmi Roli ardhur nga Kavaja. Meri Lalaj, shoqe e vjetër e Gëzimit, sot ka ardhur nga Tirana, duke sjellë përshëndetjet edhe të artisteve të njohura, Margarita Xhepa dhe Roza Anagnosti, të cilat si lushnjare të herëshme, e kanë njohur në rininë e tyre Nënë Rozën dhe vetë të birin, por që sot nuk mundën të jenë të pranishme në këtë ditë të madhe për Gëzimin.

Poeti i njohur Agim Bajrami i frymëzuar nga tregimi “Çibuku me tul buke”, enkas për këtë takim, krijoi poezinë “Llulla prej buke”,  të cilën e recitoi me mjaft ndjenjë e bukuri artistike, duke përcjellë njerëzishëm emocione të forta mallëngjimi e trishtimi:

-Llullë e vjetër burgu,

Me bukë prej urie,

Prej teje edhe helmi

Kishte tjetër shije

………………..

Llullë e tharë e shkreta,

mushkëritë farmak.

Me ty edhe unë vetë ,

vij të tymos pak.

Në fund të takimit Gëzimi falënderoi pjesëmarrësit, nuk foli për jetën e tij. Përse duhen trazuar plagët, që dhembin sapo i fryn pluhrin e një jete të shkatëruar? Ai e di mirë, madje më mirë nga ne, se vragat e torturave në trup mbyllen e shërohen, ndërsa të shpirtit, duken sikur mbulohen, por nuk harrohen. Në këtë rast, Gëzimi i kurseu fjalët dhe përshëndeti me poezinë “Ëndërrime nga qelia”. Kur i dëgjova këto vargje, dhe i përsërita nga libri, çuditem dhe më vjen keq, pse gëzimi nuk ka lëvruar këtë gjini letrare. Janë vetëm katër të tilla të vendosura mes tregimeve, por që kanë shumë frymëzim, ndjenjë, dashuri dhe harmoni të lakmueshme edhe për poetët me emër. Po citoj vetëm katër vargje:

-Jo, më mirë po iki, po kthehem në qeli.

S’dua të jem si tymi, por me gjak si ti.

Ndonjëherë n’u kthefsha, nëse s’m’ ke harruar,

Dua t’puth me zjarr, jo me zemër të shuar.

Askush nga ne, apo ata që nuk e provuan burgun, internimin dhe ferrin  komunist, nuk mund ta përfytytojmë durimin, guximin dhe vetmohimin e Gëzimit dhe bashkëvuajësve të tij, që gjetnë forca të mbijetojnë e të ngadhënjejnë mbi vdekjen. Ç’forcë i ka mbajtur gjallë, veç ata e dinë. Mbase këtu gjejnë vend fjalët e shkrimtarit A. Solzhenicini, që e bëjnë njeriun të fortë të përballojë edhe fatkeqësi të tilla: “Kur i keni marrë një njeriu çdo gjë, ai nuk është më në dorën tuaj. Ai është i lirë”.

Gëzimi ishte i burgosur, por mbeti me shpirt të lirë.

Filed Under: LETERSI Tagged With: dhe “Nga burgu i Spaçit, drejt lirisë, GËZIM ÇELA në dy libra: “Klithma e një nëne”, Kadri Tarelli

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 84
  • 85
  • 86
  • 87
  • 88
  • …
  • 90
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Kontributi shumëdimensional i Klerit Katolik dhe i Elitave Shqiptare në Pavarësinë e Shqipërisë 
  • Takimi i përvitshëm i Malësorëve të New Yorkut – Mbrëmje fondmbledhëse për Shoqatën “Malësia e Madhe”
  • Edi Rama, Belinda Balluku, SPAK, kur drejtësia troket, pushteti zbulohet!
  • “Strategjia Trump, ShBA më e fortë, Interesat Amerikane mbi gjithçka”
  • Pse leku shqiptar duket i fortë ndërsa ekonomia ndihet e dobët
  • IMAM ISA HOXHA (1918–2001), NJË JETË NË SHËRBIM TË FESË, DIJES, KULTURËS DHE ÇËSHTJES KOMBËTARE SHQIPTARE
  • UGSH ndan çmimet vjetore për gazetarët shqiptarë dhe për fituesit e konkursit “Vangjush Gambeta”
  • Fjala përshëndetëse e kryetarit të Federatës Vatra Dr. Elmi Berisha për Akademinë e Shkencave të Shqipërisë në Seancën Akademike kushtuar 100 vjetorit të lindjes së Peter Priftit
  • Shqipëria u bë pjesë e Lidhjes së Kombeve (17 dhjetor 1920)
  • NJЁ SURPRIZЁ XHENTЁLMENЁSH E GJON MILIT   
  • Format jo standarde të pullave në Filatelinë Shqiptare
  • Avokati i kujt?
  • MËSIMI I GJUHËS SHQIPE SI MJET PËR FORMIMIN E VETEDIJES KOMBËTARE TE SHQIPTARËT  
  • MES KULTURES DHE HIJEVE TE ANTIKULTURES
  • Historia dhe braktisja e Kullës së Elez Murrës – Një apel për të shpëtuar trashëgiminë historike

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT