• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Archives for July 2016

Ankthi i kohëve shqiptare

July 1, 2016 by dgreca

(Një revoltë e pashuar)/

Nga Rexhep Kasumaj/Berlin/

Megjithë emblemat e ndryshme ndër vite, kohët shqiptare i njëjtësonte prorë një tipar unik, si postament i shekujve të tyre.

Ishte njëherë turku zotnues me të drejtën e "gjatësisë së shpatës" dhe njeriu i nënshtruar shqiptar, i vogli, i numërti – kishte ankth për bukën, për "katil-fermanin" e andejdetit, për ditën e nesërme të fëmijëve që lindnin njëj Moti statik e obskur, t'pandrrueshëm e të vjetër sa vetë fillimi i botës…

Do t'vinin pastaj monarkistët në gjysmën e atdheut matanë kufijëve, por Indipendenca e varme herë nga Roma e herë nga Belgradi dhe, mbanë tjetër, feudokapitalizmi primitiv, prodhonin sërish atë t'vetmen shenjë të trishtuar: ikonën e përjetshme të ankth-ziut.

Në trojet e jashtme, ndërkaq, kje më keq akoma: shërbëtor tragjik i sllavëve të jugut, veriu i Arbërit vuante, si pat thënë përmbledhshëm Noli, doktrinën "treaktshe të shpronsimit, shpërnguljes e shfarosjes"…Rrjedhimisht ndaj, mbahej konstante gjëndja e ngrirë e ankthit se ç'do sillte muzgu, e a do çelte agu me varrezë masive në Kodrën e madhe…

Më vonë, kur Europa u dogj në flakët e Ariozofisë, do të hidhte rrënjë ideja, e fill pas saj, praktika e sistemuar komuniste. Nismërisht një alternativë altruiste në vëndet skamnore që duhej të ndante barazisht varfërinë, ajo, si keqkuptim historie a dështim njerëzie, do të përdhoste shpejt idealin e vet…Absurdi do prekte kulmin kur një simbol i marrëzisë, aziati i quajtur Pol Pot, për të zhdukur borgjezinë desh të bënte rrafsh me tokë qytetet e pafajshme. "Njeriu i ri", jo i Niçes, por i Josifit s'do kishte më trashëgimi biologjike e as rreth ndikues social…Do lindte vetëm si organizëm nul, të cilin Partia do ta kultivonte në agronom, punëtor a kopshtar…Në fakt, këtej në truallin shqiptar, do të shpallej me fuqi religjioni adhurimi i zjarrtë për bashkëkombësin e lodhur, por do vritej njeriu brenda tij, e s'mbetej veçse lëvozhga etnike, e rrudhur, e thatë dhe e mbështjellë hijes së ankthit si fat i parathënë gjenetik.

E Kosova, me vise rreth e rrotull, përveç tiranisë së dogmës, do t'përjetojë krusmën e kohës së dytë serbiane, që do të vente përtej sprovës apokaliptike të "njeriut të ri socialist". Inxhinieringu i saj kolonialist ishte shumë më i errtë e specifik: u rrek të krijonte një "homo-shqiptar" të veçantë. Të ostracizuar. Pa vullnet për lirinë dhe admirues të çuditshëm të robnisë së vet…Dhe ankthi kje, ashtu, sërish qendra e dhimbjes shqiptare…

Së fundmi, demokracia e ligjëruar në "shtetet e shumta shqiptare", e brohoritur si alkimi e lumnisë, nuk arriti ta çlirojë njeriun e tyre nga ankthi kujdestar, nga roja e mizore në shpirtin e tij. Krimi ordinar, tashmë me status të lirë qytetarie, cilësohet – një zotësi e kooperativës politike, kurse dorëvënja në pasurinë publike – një krenari e denjë ekzemplare…Në sferat e epërme, si ana hijesore e diellit, improvizohet pothuajse gjithëçka. Ndërsa të gjithë shkruajnë më shumë se ç'lexojnë, censura e dikurshme politike është pasuar nga një tjetër më pikëlluese: indiferenca ndaj librit të pluhnosur dhe zhvendosja e betejës intelektuale në rrjetët socialë ku, si ankohej Eco, flasin me kompetencë prej nobelisti injorantët më të pështirë…Për pasojë, prapë e gjithnjë, vrujon thershëm apotheoza e një cope buke, në avullin e së cilës (Remark në "Nata e Lisbonës"), ndryhet gjithë shpresa e botës dhe, njëkohësisht, tortura e heshtur e "vrimës së zezë interesante në dysheme", drejt së cilës vështrojnë të poshtëruar sytë e ulur të ankthit…

Filed Under: Analiza Tagged With: Ankthi i kohëve shqiptare, Berlin, Rexhep Kasumaj

Ambasadorja Kadare i paraqet letrat kredenciale Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së

July 1, 2016 by dgreca

Ambasadore në Organizatën e Kombeve të Bashkuara në Nju-Jork, tani është znj. Besiana Kadare, vajza e shkrimtarit të njohur Ismail Kadare/
Nga Beqir SINA New York/
UNITED NATIONS NY: Pëfaqësuesia e Përhershëme i Shqipërisë, në OKB, thuhet në një njoftim në faqen zyrtare të Sekretarit të Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara Ban Ki-moon, nga “Pallati i Qelqtë” në New York, ku ajo paraqiti më 30 Qershor letrat kredenciale.
Në njoftimin e saj, zyra për shtypin e Ban Ki-moon, shkruan duke postuar edhe dy fotografi nga cermonia e dorzimit të letrave kredenciale se Znj. Besiana Kadare, tashmë është përfaqësuesia më e re e Misonit të Përhershëm i Republikës së Shqipërisë në Kombet e Bashkuara, mbasi ajo i paraqiti kredencialet e saj tek Sekretari i Përgjithshëm Ban Ki-moon.
Ambasadorja e Shqipërisë në Organizatën e Kombeteve të Bashkuara, e ka marrë detyrën e re në OKB – New York, mbas largimit të Ambasdorit Ferit Hoxha .
“Çfarë kënaqësie dhe privilegj të përfaqësosh Shqipërinë në OKB”, shkroi znj. Besiana Kadare, pas këtij takimi, duke postuar edhe fotografinë e ceremonisë së dorzimit të kredencialve, në rrjetet sociale Facebook dhe Tweeter.
Shtypi shqiptar shkruan se Sqipëria mbushi vitin e kaluar 60- vjet si anëtare e organizatës më të madhe të botës dhe ardhja e ambasadores së re përkon me fillimin e përgatitjeve për Debatin e Përgjithshëm të Sesionit të ri të Asamblesë së Përgjithshme në New York, më 23 Shtator.
Znj. Besiana Kadare, ka një CV të pasur në diplomacinë shqiptare. Ajo ka qenë pjesë e misionit të OKB-së në New York, në vitet 2002-2005, ndërkohë, që ka mbajtur postin e ambasadores në Francë dhe në UNESCO.
Ajo zëvendëson në këtë detyrë, Ambasadorin Ferit Hoxha, që e mbylli me sukses mandatin e tij gati gjashtëvjeçar, në nëntor, të vitit të kaluar.
Ambasadorja Kadare ka marë pjesë tashmë në një numër votimesh të rëndësishme përfshi edhe ato për vendet e reja anëtare të Këshillit të Sigurimit për vitet 2017 dhe 2018, si dhe në votimin për Presidentin e ri të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së për Sesionin e saj të 71-të, thuhet në njoftimin zyrtar.
besiana-kadare.jpg

Filed Under: Rajon Tagged With: Ambasadorja Besiana Kadare, edhe me Ban ki Moon, letrat Kredenciale

PROMOVOHET BUSTI I HYLLARY CLINTON NE SARANDE

July 1, 2016 by dgreca

“Zgjedhjet në SHBA janë akoma disa muaj larg, por një qytet në Shqipëri ka vendosur të ngrejë një monument për Hillary Clinton”.

Kështu ironizon Russia Today, teksa raporton se qyteti turistik i Sarandës i ka ngritur një monument kandidates demokrate për presidente e SHBA.

Shqiptarët kanë ngritur statuja për presidentë amerikanë, por kjo është hera e parë që i ngrihet statujë një kandidati për president, raporton RT.

Shumë komentues thonë poshtë videos së postuar nga RT se kjo është gjëja më e çuditshme që kanë dëgjuar.

“Nuk kanë gjë tjetër për të bërë shqiptarët,” shkruan dikush.

Megjithatë Jessica Rightmayer, një turiste amerikane që ishte në Sarandë në ato momente, qau kur u luajt himni amerikan.

“Mendoj se është një monument i bukur dhe i ngjan,” tha ajo për Reuters.

Skulptori Idriz Balani tha se ka përdorur tre foto për të krijuar këtë punim.

Filed Under: Komente Tagged With: BUSTI I HYLLARY CLINTON, NE SARANDE, Promovohet

Promovohet libri i Ndriçim Kullës, “Shqipëria dhe Bota në veprën e Kadaresë”

July 1, 2016 by dgreca

“Shqipëria dhe Bota në veprën e Kadaresë” është libri me i ri i studiuesit  Ndricim Kulla. I konceptuar në trajtën e një albumi me vendet me të bukura që përshkruan autori, ky botim vjen pas një pune 20 vjeçare , në kuadër të 80 vjetorit të lindjes së shkrimtarit Kadare.

Ndricim Kulla: Më lindi ideja që me këtë mund të bëja një album që mund të kishte trajtën e një guide, që mund t’i shërbente promovimit të turizmit shqiptar dhe aq më shumë që kjo bëhet nga pena e shkrimtarit me famë botërore Ismail Kadare.

Në këtë botim flitet për qytetet kryesore të Shqipërisë por edhe disa vende të botës që Kadare nuk i kishte vizituar asnjëherë , por i kishte përshkruar me shumë saktësi.

Ndricim Kulla: Unë jam fokusuar tek koha e studimeve të tij në Moskë, Parisi. Unë u habita që ai përshkurante me kaq saktësi, por njëkohësisht të marrim edhe një shembull tjetër Sahara, që ai bën një vjershë brilande që nuk e ka shkruar dikush pa qenë në Sahara.

“Shqipëria dhe Bota në veprën e Kadaresë” është shkruar në shqip dhe anglisht ,me qëllim promovimin e turizmit dhe bukurive natyrore të vendit në sytë e të huajve.

Filed Under: LETERSI Tagged With: “Shqipëria dhe Bota, Ndricim Kulla, në veprën e Kadaresë”

Prokurori amerikan John Juncaj:Heronjtë e pavarësisë nuk nderohen me fishekzjarrë

July 1, 2016 by dgreca

Prokurori amerikan me origjine shqiptare: Krenar të shërbej në Shqipëri/

Ambasada amerikane ka zgjedhur që një prokuror shqiptaro-amerikan të japë mesazhet për publikun shqiptar, pak ditë para votimit të reformës në drejtësi. Prokurori Xhon Juncaj tha se një vend e bën të madh mundësitë e barabarta që u jep të gjithë qytetarëve.

“Sot festojmë pavarësinë e një vendi të madh. Si e masim madhështinë e një vendi. Babai dhe nëna ime si shqiptarë do t’ju thoshin se në një vend te madh, me shumë punë dhe sakrificë, një mekanik dhe e shoqja pastruese të dy me prejardhje shqiptare mund t’i rrisin dhe t’u japin shkollë 4 fëmijëve. Në një vend të madh mund t’i rrisin ata fëmijë me vlerat tradicionale shqiptarë, bukë e kripë dhe zemër të bardhë. Në një vend të madh mund të festojmë jo vetëm domethënien e 4 korrikut, por edhe 28 nëntorin. Do t’u thoshim se në një vend të madh, djali i prindërve emigrantë mund të bëhet prokuror, një prokuror që përpara gjykatave të huaja deklaroj me krenari. Heronjtë e pavarësisë nuk nderohen me fishekzjarrë. Si amerikan jam krenar t’ju them se heronjtë nderohen kur mbahet premtimi i tyre, premtimi për mundësi të barabartë për çdo qytetar, të bëhet edhe në të ardhmen”, tha ai.

Filed Under: Komente Tagged With: Heronjtë e pavarësisë nuk nderohen, John Juncaj, me fishekzjarrë.

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 87
  • 88
  • 89
  • 90
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Kontributi shumëdimensional i Klerit Katolik dhe i Elitave Shqiptare në Pavarësinë e Shqipërisë 
  • Takimi i përvitshëm i Malësorëve të New Yorkut – Mbrëmje fondmbledhëse për Shoqatën “Malësia e Madhe”
  • Edi Rama, Belinda Balluku, SPAK, kur drejtësia troket, pushteti zbulohet!
  • “Strategjia Trump, ShBA më e fortë, Interesat Amerikane mbi gjithçka”
  • Pse leku shqiptar duket i fortë ndërsa ekonomia ndihet e dobët
  • IMAM ISA HOXHA (1918–2001), NJË JETË NË SHËRBIM TË FESË, DIJES, KULTURËS DHE ÇËSHTJES KOMBËTARE SHQIPTARE
  • UGSH ndan çmimet vjetore për gazetarët shqiptarë dhe për fituesit e konkursit “Vangjush Gambeta”
  • Fjala përshëndetëse e kryetarit të Federatës Vatra Dr. Elmi Berisha për Akademinë e Shkencave të Shqipërisë në Seancën Akademike kushtuar 100 vjetorit të lindjes së Peter Priftit
  • Shqipëria u bë pjesë e Lidhjes së Kombeve (17 dhjetor 1920)
  • NJЁ SURPRIZЁ XHENTЁLMENЁSH E GJON MILIT   
  • Format jo standarde të pullave në Filatelinë Shqiptare
  • Avokati i kujt?
  • MËSIMI I GJUHËS SHQIPE SI MJET PËR FORMIMIN E VETEDIJES KOMBËTARE TE SHQIPTARËT  
  • MES KULTURES DHE HIJEVE TE ANTIKULTURES
  • Historia dhe braktisja e Kullës së Elez Murrës – Një apel për të shpëtuar trashëgiminë historike

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT