• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Archives for August 2016

Veliaj i jep Çelësin e Qytetit këngëtares Dua Lipa

August 10, 2016 by dgreca

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i ka dorëzuar dje Çelësin e Qytetit këngëtares së njohur me origjinë shqiptare, Dua Lipa. Në një pritje të organizuar në Bashkinë e Tiranës, Veliaj i ka shprehur mirënjohjen këngëtares me famë ndërkombëtare dhe i ka dorëzuar një prej simboleve që u jepet miqve të qytetit.

Kryebashkiaku Veliaj tha se ndihet shumë i lumtur që i dorëzon Çelësin e Qytetit një vajze që frymëzon shumë njerëz.  “Tani Prishtina dhe Tirana janë një, kështu që nuk je veç gocë e Prishtinës dhe e Kosovës, je edhe e Shqipërisë dhe e Tiranës. Unë jam shumë i lumtur për ty dhe në emër të gjithë qytetarëve të Tiranës dua që ta ruash Çelësin dhe të kthehesh sërish këtu, teksa shkëlqen e bëhesh më e famshme, duke frymëzuar shumë njerëz”, tha Veliaj.

“Besoj që është një mënyrë për të frymëzuar djem edhe vajza të rinj që ta ndjekin këtë model dhe të kuptojnë që me punë, me energji, me talent mund të kapen gjëra që ndoshta duken të pamundura, por që njerëz si ty e provojnë që mundet me ia dalë. Besoj që për shumë djem dhe vajza, Dua Lipa është një histori frymëzimi dhe mezi pres që historinë e saj ta ndajë me ne edhe sot në qytet”, u shpreh Veliaj. Këngëtarja Dua Lipa tha se për të është një privilegj që ndodhet në kryeqytetin shqiptar për të performuar.

“Është një privilegj shumë i madh për mua të vij pas një kohe shumë të gjatë dhe të më prisni në Tiranë. Dua të theksoj se ndjej një përgjegjësi shumë të madhe ndaj Kosovës dhe Shqipërisë. Jam shumë krenare që jam shqiptare dhe ju falenderoj shumë për këtë mundësi që të jem me të gjithë shqiptarët”, u shpreh Dua Lipa.

Filed Under: Komente Tagged With: DUA LIPA, këngëtares, Veliaj i jep Çelësin e Qytetit

SPECIALE-Në Pejë, e diel me shi, kujtime, shqetësime dhe festë

August 10, 2016 by dgreca

Foto Gazeta DIELLI: Agim Rexhaj, Sylë Lajqi, Bajram Dreshaj e Behlul Jashari në Pejë, 7 gusht 2016/

-Një takim në Prishtinë dhe një udhëtim në Pejë drejt Rugovës, me ftesë të zv/kryetarit të Federatës Pan-Shqiptare të Amerikës “Vatra”, Agim Rexhaj/

-Verave rritet Peja, vijnë këtu nga bota njerëzit e saj…/

-Kujtime për Presidentin historik Rugova, thoshte: Çdo ditë ne të gjithë duhet të zgjohemi me një mendim të bukur: Çfarë të mire mund të bëjmë sot për Kosovën?/

Gazeta DIELLI nga korrespondenti në Kosovë Behlul JASHARI/

PRISHTINË, 10 Gusht 2016 /Mëngjesi i të dielës së 7 gushtit 2016 ishte me shumë shi, lojërat tradicionale në Rugovë, për ku isha nisur i ftuar nga Agim Rexhaj, ishin shtyrë në pritje të një të diele tjetër me diell, prandaj u ndalëm në Pejë, në qytetin e tij në Kosovë, ku ka ardhur për pushimet e verës nga qyteti i Nju Jorkut –Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

AGIM REXHAJ-NDERI I KOMBIT, ME DY DEKORATA PRESIDENCIALE, TË KOSOVËS DHE SHQIPËRISË

Këtë verë e takova për herë parë, ndërsa e njihja kaherë si emër: Agim Rexhaj, pjesë e lëvizjes e luftës për lirinë e pavarësinë e Kosovës, mik e bashkëpunëtor i afërt i Presidentit historik Dr. Ibrahim Rugova, themelues e udhëheqës i LDK-së në SHBA, për shumë vite vatran edhe aktualisht zv/kryetar i Federatës Pan-Shqiptare të Amerikës “Vatra” dhe Nderi i Kombit – i dekoruar nga Presidenti i Shqipërisë.

“Është ajo dekorata e dytë Presidenciale, e para ishte nga Presidenti historik i Kosovës, Dr. Ibrahim Rugova”, më thotë ai, derisa bisedojmë bashkë në teracën e një hoteli buzë lumit Lumëbardhi në Pejë.

“Zotit Agim Rexhaj me nderim të madh për punën që ka bërë në SHBA për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës. Ibrahim Rugova 8.11.2005 Prishtinë Kosovë”. Këtë dedikim e ka shkruar me dorën e vet Presidenti historik i Kosovës Dr. Ibrahim Rugova në një komplet veprash në tetë vëllime. Ky komplet i veprave letrare të Ibrahim Rugovës, në vitin 2005, ishte botuar në Prishtinë nga Shtëpia Botuese “Faik Konica”, ndërsa promovimi do bëhej në 4 nëntor në Tiranë, në Panairin e librit në kryeqytetin shqiptar.

“Për Z. Agim Rexhaj nga Presidenti i Kosovës Dr. Ibrahim Rugova Prill 2004, USA”, shkruan në flakërim ari dedikimi te Vula e Presientit të Kosovës, me shqopnjën dykrenare – të Flamurit të Dardanisë, me yllingjashtëcepësh nga Flamuri i Skënderbeut.

Dekorata tjetër Presidnciale erdhi pas vitesh, edhe nga Shqipëria. Në Tiranë, në 24 nëntor 2014, Presidenti i Republikës, Bujar Nishani, vlerësoi gjatë një ceremonie të veçantë të zhvilluar në Institucionin e Kreut të Shtetit, veprimtarë të shquar të Federatës Pan-Shqiptare në Amerikë “Vatra”.
Kreu i Shtetit shqiptar nderoi veprimtarinë e çmuar atdhetare dhe përkushtimin e paepur në shërbim dhe mbështetje të çështjes kombëtare me Dekoratën Nderi i Kombit për Agim Rexhaj, ndërsa pas vdekjes u dekoruan vatranët dhe gazetarë të Diellit, shumica e të cilëve u martirizua nga diktatura çnjerëzore komuniste: Aqif Përmeti, Bahri Omari, Kolë Tromara, Kristo Kirka, Kostaq Kota, Aqile Tasi, Kristo Floqi dhe Andon Frashëri.
Presidenti Nishani çmoi gjithashtu (pas vdekjes) veprimtarët e spikatur për lirinë dhe çështjen shqiptare si dhe në homazh të heroizmit dhe sakrificës për idealet atdhetare me Dekoratën e Artë të Shqiponjës: Faslli Frashërin, Ali Kuçin, Kolë Rrodhen dhe Halit Qytezën.

“Sot është një ditë e madhe për VATRËN”, është shprehur zv/kryetari i Federatës Pan-Shqiptare të Amerikës, Agim Rexhaj, në fjalën përshëndetëse e falënderuese për dekorimet nga Presidenti i Shqipërisë.

“Unë ndjehem i lumtur, i nderuar, i prekur, i detyruar deri në pikën e fundit të qenjes time për kombin tim.
Zoti President!
Nuk ka fjalë që ta përshkruajë mirënjohjen time për Juve, për Institucionin që Ju Përfaqësoni, për nderin që na keni bërë.
Por ka një mënyrë për t’ua shpërblyer këtë:
Ta çojmë më pëprara punën e Vatrës për të mirën e Shqipërisë, Kosovës dhe tërë shqiptarëve në botë”, ka theksuar i sapodekoruari me Nderi i Kombit, Rexhaj.

Për këto dekorime rilexoj te Gazeta Dielli, organ i Federatës Pan-Shqiptare të Amerikës “Vatra”, derisa shfletojmë edhe ekzemplarë arkivi të gazetës tradicionale të Kosovës Rilindja, duke pirë kafenë e mëngjesit në Pejë, rrugës drejt Alpeve shqiptare, Rugovës…

PRESIDENTI RUGOVA, INTERVISTAT NË GAZETËN RILINDJA: KOSOVA E PAVARUR NË NATO E NË BE DHE NË MIQËSI TË PËRHERSHME ME SHBA

“Presidenti Rugova: Çdo ditë ne të gjithë duhet të zgjohemi me një mendim të bukur: ‘Çfarë të mire mund të bëjmë sot për Kosovën?’”. Kështu e citonte në 5 mars 2002 në kryetitull të ballinës gazeta tradicionale e Kosovës Rilindja, për të cilën lideri historik Rugova ka folur menjëherë pas rizgjedhjes President, një ditë më parë në 4 mars.

“Ju e dini qëndrimin tim për të ardhmen e Kosovës. Kam punuar dhe unë dëshiroj që sa më parë të njihet pavarësia e Kosovës dhe gjithësesi që ajo do të jetë e pavarur, e lirë, demokratike dhe e integruar në rrjedhat e civilizimit europian e botëror, po në atë afat që thatë ju”,  është përgjigjur Presidenti Rugova në pyetjen që i bëra, si kryeredaktor i gazetës Rilindja, se si e sheh Kosovën pas tre vitesh të mandatit. Me pyetjen time të parë ishte edhe urimi për rizgjdhjen President i Kosovës.

Në mëngjesin me “mendime të bukura për Kosovën”, në qytetin e Pejës, shfletojmë edhe ekzemplarët e gazetës me intervistat ekskluzive për Rilindjen që kam zhvilluar me Presidentin historik të Kosovës Dr. Ibrahim Rugova: të fundvitit 2002 me titull “Kosova e pavarur në NATO e në BE dhe në miqësi të përhershme me SHBA”, të jubileut të 60 vjetorit të gazetës tradicionale kosovare Rilindja -12 shkurtit 2005  me titull “Pavarësia e Kosovës është e mira e të gjithë qytetarëve dhe do ta qetësojë rajonin” … dhe me intervistën  me titull “Politikë globale që sa më parë të bjerë muri mes shqiptarëve” ekskluzive për Agejncinë shtetërore zyrtare të lajmeve të Shqipërisë – ATSH, që kam zhvilluar në 22 shtator 1994.

Presidenti Rugova në Festën e Flamurit e të 90 vjetorit të Pavarësisë Shqiptare kishte dalë me propozimin për simbolet shtetërore, për Flamurin dhe për Himnin Shtetëror të Kosovës.

“Gjithësesi ne duhet t’i kemi simbolet shtetërore si shtet i Kosovës. Siç e dini, flamurin qe sa vite unë e përdor edhe si stemë të Presidentit të Kosovës, pra si emblemë, edhe në komunikime ndërkombëtare zyrtare, po edhe të brendshme. Edhe flamurin shtetëror duhet ta kemi, flamur që shpreh specifikën e Kosovës…Për Himnin, do përkujtuar se është ajo kënga e dashur e 1912-tës, që e kanë kënduar të gjithë shqiptarët (Kur ka ra kushtrimi n’Kosovë)…”, më thoshte Presidenti Rugova në intervistë në fundvitin 2002.

“Kosova dhe populli i saj janë sot këtu që të kryhet edhe formalisht, apo zyrtarisht, si doni t’i themi, edhe njohja e pavarësisë, të jemi një anëtar i bashkësisë së kombeve të botës së lirë”, më thoshte Presidenti Rugova në intervistën tjetër eksluzive në shkurt 2005, ku poashtu fliste edhe për autostradën dhe marrëdhëniet me Shqipërinë, edhe për garancitë e shtetit të Kosovës për pakicat kombëtare, për të gjithë qytetarët.

“Pavarësia e Kosovës do të kishte efekt pozitiv edhe për të gjithë fqinjët tanë”, dhe “njohja sa më e shpejtë e pavarësisë së Kosovës do të ndihmonte edhe qetësimin e të gjithë shqiptarëve në këtë pjesë të Evropës dhe të botës”, theksonte Rugova në intervistë për Rilindjen.

“Zgjidhja më e mirë është Kosova e pavarur e neutrale…”, theksonte e ritheksonte Presidenti historik, Ibrahim Rugova, dhe në intervistën që kam zhvilluar në shtatorin 1994 – intervistën e parë ekskluzive të një Presidenti të Kosovës për ATSH-në,  e vlerësonte Referendumin e 26 deri 30 shtatorit1991 “një akt që e afirmoi tutje dhe është një garanci për realizimin e pavarësisë”, fliste edhe për “lidhjet konfederale apo bashkimin me Shqipërinë” të Republikës së Kosovës, si dhe për një “politikë globale që sa më parë të bjerë muri mes shqiptarëve”…

Bisedojmë gjatë me Agimin, kemi kohë gjithë ditën që e kishim planifikuar të jemi në lojërat tradicionale në Rugovë, krahinën e njohur edhe për prejardhjen e familjes së Presidentit histotik Rugova, ku në fsharin Malaj ngrihet një Kompleks memorial.

Në vitin 1944, në 2 dhjetor u lind Ibrahim Rugova në fshatin Cerrcë, të komunës së Istogut, në një familje të madhe që kishte prejardhjen nga krahina e Rugovës, apo siç njihej në ato anë, në familjen e Sadri Elezit. Familja është e njohur për tradita kombëtare dhe për qëndresë të pareshtur kundër pushtuesve. Familja i takon fisit Kelmendi, nënfisi Lajçi, e vendosur në fshatin Malaj të Rugovës, ku edhe sot i ka pronat e saj.

Në fshatin e lindjes së Presidentit historik Rugova, në Cerrcë të Istogut, është i lindur edhe Agimi dhe edhe për këtë flasim dhe e kujtojmë…

Në shtypin shqiptar kam lexuar se Rexhaj pas demontratave të vitit 1981, i përndjekur, u detyrua të largohet nga Kosova dhe nga Austria shkoi në SHBA. Shtypi thekson se, “Zoti Rexhaj ishte bashkëpunëtor i ngushtë i Presidentit Rugova në vazhdimësi, apo thënë më drejtë një mik personal i Presidentit, dhe mikëpritës i tij në SHBA gjatë gjitha vizitave”.

VIZITAT E PRESIDENTIT RUGOVA NË SHBA. PRESIDENTI CLINTON: MË THA SE DUHET TË NA NDIHMOSH

 

Një prej atyre vizitave në SHBA, për të cilat edhe kam raportuar si korrespondent nga Kosova, ishte ajo kur në 29 maj 1998 Presidenti historik i Kosovës Dr. Ibrahim Rugova në Uashington u takua me Presidentin amerikan Bill Clinton. “Ne ritheksuam se zgjidhja më e mirë për Kosovën do të ishte shteti i pavarur”, deklaronte Rugova pas takimit. Ndërsa, Clinton tha se Kosova është një nga shqetësimet amerikane dhe se SHBA-të do të intensifikojnë angazhimin për zgjidhjen e çështjes së Kosovës në kuadër të Grupit të Kontaktit dhe të NATO-s.

Njëmbëdhjet vite më vonë, në 1 nëntor 2009,  në Kosovën e lirë, Presidenti amerikan Bill Clinton, në fjalën e tij në Kuvendin e Republikës kosovare, por edhe në sheshin me emrin e shtatoren e tij në Prishtinë, ka përkujtuar Presidentin historik Ibrahim Rugova dhe një gurë kristali të cilin ai ia kishte dhuruar.
“Ai gurë kristal të cilin ma dha Rugova i është dhuruar një universiteti, por për një kohë ai ishte i njohur edhe në SHBA me emrin ‘Guri i Rugovës’”, tha Presidenti amerikan Clinton.
Ai ka treguar se është rritur në një vend që ka gjeologji të ngjashme me Kosovën, në Arkanzas. “Atëherë, ai (Rugova), më tha se duhet të na ndihmosh”,  ka përkujtuar ish-Presidenti i SHBA-ve, Clinton gjatë vizitës në Kosovë.

Derisa dëgjoja nga vetë Presidenti i SHBA Clinton për ndihmën që i kishte kërkuar Presidenti i Kosovës Rugova dhe raportoja për këtë kujtoja edhe raportimet e mëhershme nëpër vite si korrespondent nga Kosova i Agjencisë shtetërore-zyrtare të lajmeve të Shqipërisë -ATSH, pjesë e të cilave ishin edhe ato nga kolona e tankeve të para të NATO-s që hynin në Kosovë në mëngjesin e hershëm të 12 qershorit 1999, nga ora 05 e 17 minuta, e më parë për fillimin e bombardimeve të aviacionit të NATO-s mbi caqet e forave serbe në mbrëmjen e 24 marsit 1999, derisa goditjet e para në Prishtinë u ndien rreth orës 20:00. “Tani, bindja jonë e fortë për gjithçka që po ndodh në Kosovë, është e vetmja shpresë e popullit të Kosovës”, theksone në atë ditë e orë historike, Presidenti i SHBA-ve, Bill Clinton,  derisa nga Shtëpia e Bardhë  i drejtohej kombit amerikan, duke folur për zhvillimet tragjike në Kosovë dhe ndërhyrjen shpëtimtare të  NATO-s.

Derisa me Agimin flasim edhe për vizitat e Presidentit Rugova në SHBA, një vatran tjetër – shqiptar në Amerikë, veprimtar i hershëm e nënkryetar i LDK-së atje, Sylë Lajqi, që ka ardhë për pushime në vendlindje, në Pejë na bashkohet në teracën e hotelit. Ai na tregon edhe një barcoletë shqiptare nga ato që shpërthejnë të qeshur e që në një nga vizitat në SHBA, gjatë një ndeje, ia kishte treguar Presidentit Rugova…

SHQETËSIME PËR DEMARKACIONIN E KUFIRIT KOSOVË-MALI I ZI

Shiu i të dielës në Pejë bie pa ndalë dhe njerëzit mbushin teracën buzë lumit të fryrë, shumë prej tyre janë bashkëatdhetarë që kanë ardhë për pushime e për t’u çmallur në vendlindje. “Verave rritet Peja, vijnë këtu nga bota njerëzit e saj”, dëgjohet një nga bisedat në tavolinat e shumta në teracën e madhe të hotelit. Pejanët flasin edhe për shqetësimet e tyre dhe tavolinat në teracë shpesh “shndërrohen” edhe në tryeza debati për demarkacionin e kufirit të Kosovës me Malin e Zi, ku kufizohet edhe komuna e Pejës.

Një vatran tjetër, shqiptar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, pronar atje i TVALB, Bajram Dreshaj, duke shprehur shqetësimin për variantin e demarkacionit të kufirit thotë se ndanë jo vetëm pjesë të Kosovës po edhe vallaun nga vëllau. “Në fshatin Haxhaj, me shtëpitë e tyre, një vëlla mbetet në këtë anë në Kosovë e një në anën tjetër në Mal të Zi”, tha Dreshaj, vatrani i tretë që erdhi në tavolinën ku ishim buzë Lumëbardhit të Pejës.

“Banorët e fshatit Haxhaj të Rugovës ndihen të pasigurt”, ka raportuar media kosovare këtë verë, duke shtuar se, “të shtënat janë dëgjuar, por nuk dihet se kush ka shtënë” dhe se, “banorët e këtij fshati thonë se ata janë dëmtuar më së shumti nga demarkacioni me shtetin malazez”.

Shqetësime për demarkacionin e kufirit Kosovë-Mali i Zi ka edhe Federata Pan-Shqiptare e Amerikës “Vatra”, thotë zv/kryetari i saj, Agim Rexhaj, dhe mesazhi është të gjithë të mendojnë mirë, që  deputetët e Kosovës mos të ratifikojnë asnjë marrëveshje që dëmton trojet kombëtare shqiptare.

Me kohë, edhe në deklaratën e 12 korrikut 2016, theksohej se, Federata Pan-Shqiptare e Amerikës “Vatra”, ashtu si shumë organizata e fondacione Shqiptaro Amerikane në SHBA, me shqetësim të madh ka përcjellë situatën e fundit të krijuar në Kosovë lidhur me kufirin Kosovë-Mali i Zi, pikërisht rreth ratifikimit të marrëveshjes për demarkacionin kufitar.

“Federata ‘Vatra’ për më shumë se 100 vjet ka qenë dhe mbetet edhe për këtë shekull avokatja e mbrojtjes së trojeve etnike. Askush nuk ka të drejtë që të ‘dhurojë’ atë çka brezat paraardhës e mbrojtën edhe me jetë. Nuk është vendi dhe koha të shesim patriotizëm, por me gjakftohtësi të dëgjojmë zërin e ndërgjegjes kombëtare, para se të merret një vendim, që nesër nuk mund të korrigjohet”, theksohet në deklaratë.

“Shpresojmë dhe besojmë që do mbaheni mend ndër gjenerata si legjislativ i cili nuk ratifikon çfarëdo marrëveshje që dëmton trojet shqiptare”, është, mes tjerash, mesazhi i Federatës Pan-Sipitare të Amerikës “Vatra” për Kuvendin e Kosovës.

SHQIPTARËT NË SHBA EDHE PËR NDËRTIMIN E KATEDRALËS “NËNË TEREZA” NË PRISHTINË

Nga “Vatra” e shqiptarëve në SHBA këtë verë do vijnë edhe vatranë të tjerë në Kosovë. Do vijë edhe Marjan Cubi – arkëtari i “Vatrës”, kryetar i Komisionit për mbledhjen e  fondeve për ndërtimin e Katedrales “Nënë Tereza” në Prishtinë. “Shqiptarët në Nju Jork mblodhën edhe $ 270 mijë për Katedralen “Nëna Terezë” në Prishtinë”, ishte një nga njoftimet në fillimin e pranverës 2016.

“Marjan Cubi: Shqiptarët e Nju Jorkut kanë ndërtuar murin më të madh të Katedrales “Nene Tereza” ne Prishtine”, ishte titulli i intervistës që ka zhvilluar editori i Gazetës Dielli, Dalip Greca, me të cilin kam komunikim e bashkëpunim të përditshëm, të shkëlqyer, ka më shumë se një vit.

Ndërsa, Agim Rexhajn e njoha nga afër, e takova për herë të parë në Prishtinë në këtë verë në teracën e një prej hoteleve në qendër, ku më dhuroi ekzemplarë të më të herëshmes gazetë shqiptare në gjithë botën, të themeluar nga personalitetet e mëdha të kombit Fan Noli e Faik Konica e që në 15 shkurtin 2016 festoi 107 vjetorin  – Gazetës Dielli, organ i “Vatrës”, për të cilën kam mësuar nga historia e kombit dhe shtypit shqiptar e për të cilën jam korrespondent nga Kosova ka më shumë se një vit, nga Dita e Lirisë – 12 qershori 2015, që festohet tradiconalisht nga 12 qershori 1999 kur NATO-forca më madhe planetare hyri në Kosovë, pas ndërhyrjes shpëtimtare me aviacion  kundër caqeve të forcave serbe që bënin masakra, spastrim etnik e gjenocid kundër shqiptarëve që donin lirinë e pavarësinë e luftonin për këtë.

ÇMIMI PËR KONTRIBUT TË VEÇANTË NË PROMOVIMIN E DIASPORËS SHQIPTARE, DEDIKIM VATRËS DHE DIELLIT

Ishte 2 gushti i kësaj vere, kur në Prishtinë, organizuar nga Ministria e Diasporës, në kuadër të manifestimit tradicional Dita e Diasporës, në një ceremoni, ku mori pjesë dhe u përshëndet veçantë Agim Rexhaj, zv/kryetar i Federatës Pan-Shqiptare të Amerikës Vatra, organ i së cilës është Gazeta Dielli, si korrespondent i saj në Kosovë mu dha Çmimi për kontribut të veçantë në promovimin e diasporës shqiptare. Duke u falënderuar në ceremoni për vlerësimin theksova se çmimin ia dedikoj  VATRËS dhe gazetës organ i saj  Gazetës DIELLI në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Gazeta Dielli edhe shumë vite më parë merrte e botonte shkrimet e mia – raportimet si korrespondent nga Kosova i Agjencisë shtetërore-zyrtare të lajmeve të Shqipërisë, që nga 24 maji 1992, i zgjedhjeve të para pluraliste presidenciale e parlamentare, të mbajtura në rrethana okupimi e shtetrrethimi ushtarako-policor, që pasonin Deklaratën Kushtetuese të 2 Korrikut  e Kushtetutën e 7 Shtatorit 1990, si dhe Referendumin e fundshtatorit 1991 për Kosovën Shtet Sovran dhe të Pavarur, që atëherë nuk u njoh ndërkombëtarisht, megjithatë ishte dhe njihej si deklarim i fuqishëm i vullnetit kombëtar, politik e demokratik…

Në Pejë dita me shumë shi e të dielës së 7 gushtit 2016 po sillte edhe me shumë gëzim, festohej: Kosova shtet i pavarur që nga 17 Shkurti historik 2008, i njohur deri tash nga 112 shtete anëtare të OKB-së, me xhudisten pejane Majlinda Kelmendi fitoi medaljen e parë olimpike, në Rio 2016 në Brazil – të artë. Festë dhe gëzim për të gjithë shqiptarët në botë…

E Peja edhe një të diel tjetër, të ardhëshmen, do pres shqiptarët drejt Rugovës…

Lojërat tradicionale “Rugova 2016” në fshatin rugovas Kuçishtë, rrethina e Pejës, të paralajmëruara për 7 gusht e që nuk u mbajtën atë ditë  për shkak të reshjeve të mëdha të shiut, do mbahen të dielen e 14 gushtit.

“Lojërat tradicionale ‘Rugova 2016’ janë lojëra popullore, karakteristikë etnokulturore e trevës së Rugovës dhe prezantojnë shumëllojshmërinë e traditës, zakoneve dhe dokeve të kësaj treve malore e që në përmbajtje të tyre hyjnë sikurse lojërat e shkathtësive fizike e lojërat luftarake të burrave, ashtu edhe lojërat humoristike, lojërat dëfryese, këngët tradicionale, vallet popullore dhe ritet e ndryshme etnokulturore të kësaj treve të njohur shqiptare”, thanë organizatorët.

Lojërat tradicionale “Rugova 2016”, që ruajnë traditën kombëtare kanë për qëllim edhe forcimin e identitetit te diaspora shqiptare, pjesëtarë të së cilës në këtë kohë pushimesh të verës vijnë edhe nga Amerika, vende të Evropës e të tjera të botës në Kosovë e trojet tjera etnike dhe janë pjesëmarrës.

Filed Under: Reportazh Tagged With: agim Rexhaj, Behlul Jashari, e diela e Festes, ne Peje, speciale

Publicistika e Tradites- Aty nënë këmb’ e kini

August 10, 2016 by dgreca

Nga Branko Merxhani/

…Sikur të mirni tatëpjetën e të zbrisni poshtë nga çdo nonjëra’ prej të shtatë kodrave të Istambulit, duke shkuar nga rrugët e gushta e të brengosura që, posi krahë të përqafosurë me njëri tjatrin, janë me zikzake, gjendjen në Qopry bashë. Atje merrni pozë në kuvertën e hapët dhe më tëndë të një vapori të bukur dhe elegant, i cili, si një trup prej hekuri të gjërë, është shtrirë në gjirin e kaltërtë t’ujrave të qeta të Bosforit. Po të bini me not për disa minuta mbi dallgët e voçkëla me shkumë që lindin nga përpjekjet e repta të erërave të lindjes e të perëndimit nëpër gryka dhe që ju mbushin shpirtin me ajër të pastër poezije, dilni në Hajdar pasha, në këtë breg të parë të tokave të larkta t’Azisë, që del përpara dhe ju shëkon si e humbur me sytë mahmur posa të çelurë pas gjumit të natës së gjatë të një vendi të vjetër përrallor. Brendësirën tuaj e kanë pushtuar vilanit’ e kuqe dhe shtypëse të zjarrit të një mallëngjimi të çuditshëm. N’anë të një rruge betone pakëz të gjatë, hypni në një tren që është duke pritur me nervozitet mbi çenberet e hekurtë të folesë së ngushtë të tij. Pas një çerek ore, herë duke shkelur barra të zymta, herë duke çarë rrugët e fshatrave të ngrehura me dërrasa, herë duke prekur në toka bojë rëre që janë posi tyle të holla e të mëndafshta, ngriheni në këmbë përpara stasjonit Gjoz Tepe. Këtu është një koridor nënëtokëse. Merni rrugën. Një rugë krejt e drejtë dhe e stolisur në të dy anët me drunj akaciesh. Pastaj një copë Xhade me pluhur që ju del befas përpara e që s’dihet ku e ka kryen dhe mbarimin. Dielli zemër-hapët i orientit fillon, posi një hekur i kuq, t’ju djegë majën e kresë. Nga një anë e panjohur dhe pa vijzë të rugës, hyni në arrat që janë në të djathtë. Nëpër mes kullusmave prej gjembash të rrepta këmbët t’uaja ju hapin rugë. Pak më tutje nga ky vënd i shkretë, ja rrapi shekullor të cilit u dëgjohen prej së largu fëshfërimet. Këtu gjeni një copë gur të thyer për të mbështetur mbi të trupin t’uaj të kapitur që ka etje tani për freskësi hieje dhe i lani buzët t’uaja me ujin e ftohtë që pikon nga kroi i vjetër, i cili mbulon rënjët me brinj t’ajturë të drurit plak.
Pranë këtij rapi, gërmadhat e një teqeje të madhe bektashinjsh, e cila nëpërmes mureve të gremisurë të saj mezi ruan kujtimet e zbetë të pamjes impozante që ka pasur dikur. Ku janë baballarët me mjekër të dëndur, të cilët në sarajet me kube t’arta të prrallës së jetës flisnin në gjumë shekuj me radhë rrëfenjat e dëfrimeve e të volupteteve? Kur grushti heroik i kryengritjes u-ngrit n’ajr për t’i futur në shtretet e ëndërave të thella të së shkuarës përrallat narkotike t’udhëtimeve të shpirtit, kur ay grusht u ngrit n’agimin e orës së rilindjes, natën e asaj dite ata duallën nga vëra e ngusht e derës së atij pallati misterioz dhe u zhdukën n’errësirat e përhershme të botës së largët të disfavorit, si nga ndonjë qahja Perëndije të shkëputurë nga anët e froneve të gremisurë. Tani në shkretirën e trishtuar të gërmadhave të teqes së madhe ka mbetur vetëm një plakë shtrigë. Në qoftë se ndonjë që shkon andej rastësisht dhe ka humbur rrugën, drejtohet nga gërmadhat, hapet për gjysëm vetëm njëra fletë e derës së rrëzuar dhe prapa kësaj flete të mbështetur në togje gurësh dëgjohet zëri i mbytur i asaj shtrige të kapitur me dhëmbë të rënë. As-gjë më tepër…
Filloni të përparoni duke ndjekur gjyrmat e mureve të teqes. Ngjiteni në një të përpjet të vogël me gropa të mbushura me uj të qelbur shiu. Në të djathtën t’uaj një varr që fle nënë degat e rrudhura e të pa-kujdesura të selvive e të repeve. Pak më tej nga ruga e ngushtë që shkon nëpër mes ferrash, duken, të shpërndara një këtu e një atje mbi një kodër, disa shtëpi fshati. Këtu, po të zbresni nga një shkallë e gjerë prej gurësh që kanë luajtur nga vëndi, hyni në një muze të shdukur vdekjeje të mbuluar me bar dhe plot varre me mbishkrime e me taxhe. Edhe ky vënd është një kodër e vogël. Fërfëllimet e ashpra t’erëravet edhe këtu ju këndojnë freskësi nëpër mes të degave, të përkulura e të zgjatura gjer në tokë të selvive e të repeve të mëdha.
Katër a pesë kalamaqër emigrantësh lozin më tutje mbi barin që i ka thëthitur në gji gurët e varrëve. Këta, sikur patën një sulm të pa-pandehur, i hapin syt krejt mbi ju dhe ju shëkojnë, të habitur dhe të heshtur. U është zënë zëri këtyre rugaçëve që, pak më arë, bërtitnin si të marrë brënda në lirin’ e sigurtë të varresës! U marrin prapa dhe ju ndjekin me këmbët e tyre të holla që dridhen mshehtazi nga frika e nga tmeri. Këndoni mbishkrimet e fërtikura dhe të meta të gurëve të varrëve që janë shtruar copa copa në shesh. Përkuleni atje këtu mbi grumbuj tokash të fryra që u përgjazin varreve të haruarë e të lënë. Kërkoni. As-një gjurmë, as-një shenjë. Atje tutje, në rëzë të sypërfaqes ku bashkohen ca repe, një varr të mermertë. Ky është varri i Abduli-it. Ka dhe një gur të stolisur me një bishkrim turçe me mjaftë hollësira. Njëri prej gurëve të varrit ka ikur nga vëndi dhe nga njëra anë e tij po bijen copa dheu të djegur e të nxirë nga thatësira. Kur i aviteni këtij varri ndjeni në brëndësirën t’uaj një dhëmbje, pse këtu afër është dhe një varr tjatër. Dhe sikur zëri i ngjyrur i një gruaje plakë, lajmëtare e vdekjes, ju bërtet nëpër mes të drujve të varresës ku kini hyrë:
-Djelma! Varri që kërkoni është pranë atij varri dhe tamam nënë këmbët t’uaja!
Oh! Tokat që kini përpara, që shkelim me këmbë ne, janë varre, ja kështu të pa-dukurë, pa-gjurmë, pa gurë, pa mbishkrim. Në njërin nga këta vende flenë kockat e Naimit që brezi ynë e njeh si poet kombëtar. Ky njeri i math që është krijonjësi i parë i shqiptarismës s’onë të re, është bërë flija e mos-mirnjohësisë më të madhe të Shqipërisë së krijuar. Në këto balta të shkreta të një vëndi të huaj, ç’punë ka akoma Naimi? Këtu as’ka asnjeri që ja di varrin e tij, për veç një gruaje plakë, e aratisura e teqes…(Botuar me 1934)

Filed Under: ESSE Tagged With: - Aty nënë këmb’, Branko Merxhani, e kini, Publicistika e Tradites

A Growing Split Between Islamic, Secular Identities In Kosovo

August 10, 2016 by dgreca

By Frud Bezhan*/

PRISTINA — The rain beats down as the muezzin’s call for Friday prayers rings out from the main mosque in Pristina.Hundreds of men and young boys stream into the 15th-century Sultan Mehmet Fatih mosque in the Kosovar capital’s old quarter. Outside the packed mosque, scores of worshippers spread plastic sheets across the garden and kneel in the rain. Others spill out onto the surrounding pavements because of a lack of space.

The scene at the Ottoman-era mosque, the biggest in the city, is becoming the norm in Kosovo — a traditionally secular state with a liberal Muslim population, where conservative Islam is taking root.
“More people, especially the young generation, are coming to pray,” says Hakif Sikirocha, the caretaker of the Sultan Mehmet Fatih mosque. The weary-looking 70-year-old, who is sporting an Islamic cap, has worked at the mosque for the past 14 years. “More and more” Kosovars are turning to Islam, he says.

Mosque caretaker Hakif Sikirocha says more and more people are turning to Islam in his country.

Mosque caretaker Hakif Sikirocha says more and more people are turning to Islam in his country.

Kosovo, where 96 percent of its 2 million inhabitants are Muslim, is still a Western and largely pro-American country where bars are located on the same streets as mosques. Many of Pristina’s streets pay tribute to former U.S. presidents, owing to NATO’s 1999 bombing campaign in the former Yugoslavia that ended the Kosovo War and also Washington’s support for Kosovo’s independence.

But there are growing signs that conservative Islam is taking a foothold in society. There were about 200 mosques after the war in 1999. Today, there are more than 800. A new mosque is built every month.

Religious Resurgence

In the streets of Pristina, more and more women walk covered in black, fully covered Islamic dressing. It is more common to see men with untrimmed beards and calf-length trousers, a hallmark of Muslim conservatives.

Dozens of shops in Pristina have sprung up to cater for the devout. One of them — Al Jilbab — has faceless mannequins erected at the front of the shop. Inside, the bearded owner says he sells Korans as well as CDs and DVDs that teach you how to pray. In the back of the brightly lit shop, there are black, blue, and grey hijabs, conservative Islamic dress for women. At the opposite end, there are Islamic beads, prayer mats, and long, baggy pants for men.

Shops have sprung up all over Pristina to cater for devout Muslims.

Shops have sprung up all over Pristina to cater for devout Muslims.

“There is an element of society and certain parts of Kosovo that are becoming more religious,” says Naim Rashiti, an analyst at the Balkan Policy Research Group, a Pristina-based think-tank. “[People are becoming] more religious than we have ever been at least for the last 60 or 70 years. This is a new experience for us.”

As an autonomous province in post-World War II communist Yugoslavia, Kosovo was traditionally secular. For decades, Yugoslav authorities stamped out religious identities and ethnic affiliations. It was after the collapse of the former Yugoslavia that Kosovo’s religious resurgence gathered steam.

“[There’s been an] expansion of practicing more robust religion, women covering their heads, and the youth going to the mosque,” says Rashiti. One of the main reasons conservative religious ideas have spread, he says, is Kosovo’s weak institutions. He adds that Islamic charities have tried to fill the vacuum in communities neglected by the government.

Identity Crisis

It is only eight years since Kosovo unilaterally declared independence from Serbia. It remains a fragile, postwar country, which is still in limbo with regard to its identity.

Many Kosovar Albanians are not emotionally attached to the blue-and-yellow Kosovo flag — which is remarkably similar to the European Union flag. In Pristina, even in government buildings, the Albanian red flag with a black, double-headed eagle is widely used.

Many here see themselves as Albanians — and wish to be reunited with their ethnic brethren — but also feel separate from Albanians in Albania.

For many Kosovars, Islam has filled that identity gap and offered a clear sense of belonging. One of them is Gentiana Sadiku, who studied at a madrasah, or religious school, and then joined the Faculty of Islamic Studies, an independent institution that has the only religious studies course in Kosovo.

Gentiana Sadiku attends classes at the Faculty of Islamic Studies at the University of Pristina

Gentiana Sadiku attends classes at the Faculty of Islamic Studies at the University of Pristina

“Islam has given me purpose and motivation,” says 21-year-old Sadiku, who is covered in a white hijab and has henna painted on her hands. “I have found inner peace through Islam.”

Sadiku, a third-year student in Islamic studies, says the government is “unfriendly” toward devout Muslims like her. “The university is the only place where I can freely express my beliefs,” she says. “Women cannot get a job if they wear a hijab,” she claims, adding that devout Muslim women are looked down upon as “narrow-minded” and “uneducated.” Sitting on a bench in the empty courtyard of the faculty, she says she currently cannot exercise her “rights” as a Muslim woman.

Radical Influence

The Islamic Community of Kosovo, an independent institution that oversees Islamic affairs in the country through an appointed mufti, or religious leader, has tried to keep tight control over Islamic activities. But the institution has been accused by critics of being lax about the registration of official mosques, and allowing unregistered religious schools and informal mosques to flourish throughout the country.

Of particular concern for the Kosovar authorities has been what they perceive as the radicalizing influence of foreign donors. In late 2014, Kosovar officials closed 14 Middle Eastern-funded charities, which were suspected of having ties to Islamic extremist groups. In addition to Saudi-funded organizations, Turkish and Iranian charities have also been closed in the past two years.

The growing religious conservatism in Kosovo is particularly visible in rural towns like Kacanik and Gjilan, where Gulf-funded Islamic charities have radicalized poor communities The charities have penetrated communities that have been neglected by the government and where unemployment is around 50 percent, making young men easy targets for indoctrination.

Under a new law, Kosovo can jail citizens for up to 15 years if they participate in foreign wars. More than 300 people from Kosovo have gone to fight for extremist groups in the Middle East, making it the biggest contributor per capita in Europe. Kosovo authorities say around 50 homegrown jihadists have been killed in fighting in Syria and Iraq, and around 120 have returned to Kosovo. More than 100 people in Kosovo have been arrested or are under investigation for recruiting or fighting abroad on behalf of the Islamic State extremist group.

In 2009, Kosovo’s government banned religious garb in primary and high schools, prompting protests by devout Muslims. The government defended the decision, saying that it was in line with the country’s secular constitution. Some Kosovars agree, saying that women covering their heads in public is against the country’s secular traditions.

“There is some radical influence because you can see people on the street with long beards, long pants, and girls totally covered from their heads to their toes,” says Nora Bezera, a 28-year-old translator in Pristina. “Kosovo always had a majority-Muslim population, but in the last few years radical Islam has been increasing. As a young, Western-oriented woman, I am concerned about this influence.

‘Imaginary Equality’

There is concern among many Kosovars that outwards signs of Islam represent a radical influence.

“Because of recent terrorist attacks in Paris, Brussels, and Istanbul and the fact that a considerable number of the youth from Kosovo joined the war in Syria, people began to worry about this new phenomenon,” says Majlinda Aliu, a journalist at Radio Television of Kosovo. “Moreover, the number of people who are becoming conservative is constantly rising and many other traditional believers are afraid that these people can easily become radicalized.”

Down the street from the Sultan Mehmet Fatih mosque is Baristas Coffee, a bustling cafe teeming with suited government workers, young bearded men, and headscarf-clad women from the neighborhood.

Hisen Krasniqi, a grinning young man with a blonde ponytail, owns the cafe. In between barking orders at his staff, he says his cafe does not serve alcohol, a recent policy change.

“We don’t want to take sides,” says Krasniqi, referring to the growing religious-secular split he sees in society. “Out of respect we only serve coffee,” he says.

The huge Cathedral Of Blessed Mother Teresa makes a dent in Pristina’s skyline. One of the tallest buildings in the city, the church was built in 2010 for the estimated 4 percent of Kosovar Albanians who are Catholics.

Many Kosovar Muslims do not oppose the church, but some such as Faruk, who only wants to gives his first name, bemoan that while a huge cathedral has been built for the country’s tiny Catholic population, Muslim worshippers are forced to spill out from the city’s mosques onto the streets.

“The church is a political move; it’s done to please America and Europe,” says Faruk, adding that Pristina allowed the Roman Catholic Church to build the cathedral to illustrate its “European values” in the hope of joining the European Union and NATO.

But the 27-year-old says there is only “imaginary equality” in Kosovo. He says Kosovo faces an “important choice” over whether to permit religious expression or stick with its secular values. “That will define our identity,” he says.

Photo:Conservative Islam is fast taking root in Kosovo, and this is particularly apparent among the younger generation.

Filed Under: Analiza Tagged With: A Growing Split Between Islamic, in Kosovo, Secular Identities

KOSOVA-PO SHTOHET NDAMJA NDERMJET GRUPEVE ISLAMIKE E ATYNE LAIKE

August 10, 2016 by dgreca

By Frut Bezhan*
Perktheu per Diellin Gjon Kadeli/
     … Po binte shi nderkohe qe Muzeini bante lutjet e se premtes ne xhamine kryesore te Prishtines. Me qinda burra e djeme te ri, hyne ne xhamine e Sulltan Mehmet Fatiut, e cila asht ndertue ne qindvjeteshin e 15-te, ne zonen e vjeter te kryeqytetit te Kosoves. Jashte xhamise te mbushun plot e per plot me besimtare, shume njerez, shtruen plastika ne oborr dhe filluen te gjunjesoheshin per t’u lutun, ndekohe qe vazhdonte te binte shi, te tjeret  zune vende ne trotuaret rreth e per qark.
Kjo lloj skene ne xhamine e kohes Otomane, e cila asht ma e madhja ne ate qytet, asht tuej u ba njifar rregulli ne Kosove ,qe tradicionalisht asht nji shtet laik, me nji popullsi muslimane me parime liberale ku konservatizmi Islamik ka fillue te krijoje cerdhen e vet.
Haki Sikiroca, i cili perkujdeset per xhamine e nalt-permendun thote:”Ka shume njerez, e ne vecanti te rinjte, po vijne e bajne lutjet e tyne,” Sikiroca, i cili asht ne moshen 70-te vjecare,dhe ne krye mban nji ksule tipike Islamike, i cili tash 14-te vjet, perkujdest per xhamine shtoi: ” Ne menyre te vazhdueshme , ma shume Kosovare po perqafojne Islamizmin,”
Kosova ka nji popullsi prej 2 milione banorve, 96 per qind e te cileve asht muslimane, asht ende pro-perendimore dhe me shumice pro-Amerikane, ku shume pijatore, ndodhen po ne te n jejten rruge ku ndodhet xhamia. Shume rruge te Prishtines jane emnue per ish presidentin Klinton, si shenj nderimi per ndehymjen e NATO-s, e cila filloi fushaten e bombardimeve, kunder ish Jugosllavise, qe i dha fund luftes ne Kosove; si edhe per perkrahjen e Uashingtonit per pavaresine e Kosoves. Por ka shenja , ne shtim e siper, se Islamizmi konservative asht tuej krijue nji baze ne shoqni..
Mbas  luftes se 1999-nes ne Kosove kishte 200 xhami, tashti ka ma shume se 800. Ne Kosove tashti ndertohet nji xhami cdo muej.
RINGJALLJA E BESIMIT
Ne rruget e Prishtines, vazhdimisht e ma shume gra, shetisin, te veshuna me rrobe te zeza Islamike, qe mbulojne trupin e tyne nga maja e krese deri te gishtat e kambeve.Tashti shifen ma shume mashkuj me mjekrra dhe pantallon te gjate, qe simbolizojne konservatizmin Musliman. Ne  Prishtine ka me dhjeta dyqane qe jane hapun per t’u sherbye atyne qe adhurojne Islamizmin konservativ. Nji nga keta, Al Xhihab, ka vendosun para dyqanit, manekene lakuriq. Mbrenda atij dyqani, pronari me mjekerr thote se ai shet , librin e shejte Kuranin, si edhe mjete ku jane te incizueme per femijet, menyrat se si me u lutun. Ne fund te dyqanit ka rrobe me disa ngjyra te tipit Islamik per femnat, kurse ne ane tjeter gjinden veshjet e tipit Islamik per burrat.
Naim Rashiti, i cili  asht antar i grupit qe merret me ceshtjet politike te Ballkanit, qe e ka qendren ne Prishtine thote:”Vazhdimisht e ma shume, elemente te shoqnise ne Kosove, e ne menyre te vecante, ne disa zona, njerezit po behen ma besimtare.”Ai shtoi se njerezit po behen ma besimtare, se sa jane ba ndonjihere, te pakten ,gjate 60-70 vjetet e fundit. Kjo asht nji pervoje e re per ne.
Si nji krahine autonome e ish Jugosllavise komuniste, te pas Luftes se Dyte Botnore, Kosova ishte tradicionalisht laike{shekullore}. Per dhjetra vjete me radhe, autoritete jugosllave e shtypen, si perkatsine fetare, po ashtu ate kombetare. Por mbas shpartallimit te Jugosllavise, mori hov ne Kosove,rimkabja e besimit fetar.
KRIZA E IDENTITETIT
Ka vetem tete vjete qe Kosova, ne menyre te njianshme, shpalli pavarsin ndaj Serbise. Si rrjedhim, ky vend, si pasoje e luftes, natyrisht,  qe gjindet ne nji gjendje te dobet, dhe persa i perket identiteti te tij, asht ende i pa percaktuem. Shume Shqiptare te Kosoves, ne pikpamje emocionale,  nuk e ndiejne veten te lidhun me flamurin e tyne, bojnat e te cilit jane shume te ngjashme me ato te flamurit te Bashkimit Europian. Ne Prishtine, edhe ne ndertesat qeveritare, flamuri i Shqipmis, i kuq me shqipen e zeze dy krenare perdoret shume. Shume prej tyne e ndiejne veten si Shqiptare dhe deshirojne te ribashkohen me vllaznit e tyne te gjakut; por gjithashtu e ndiejne veten te ndame, nga Shqiptaret e Shqipnise.
Kosovarja Gentania Sadiku, e cila vazhdoi shkollen ne nji Madrese dhe mandej shkoi ne shkollen ku baheshin studime mbi Islamizmin thote:”Islamizmi me ka frymzue me pas nji qellim dhe me ka motiviue, me nji fjale me ka nxite me shkue perpara,” Ajo shton: Une kam gjete paqe ne vetvedi gjate procesit te Islamizimit.
NDIKIMI I RADIKALIZIMIT
Organizata Komuniteti Islamik i Kosoves, e cila mbikqyr ceshtjet Islamike te vendit, nepermjet te nji Myftinie, te cilin e ka caktue per kete qellim, asht perpjekun  te kontrolloje plotesisht veprimtarin Islamike. Por ky insitut asht kritikue se asht tregue i bute rreth regjistrimit te xhamive, qe nuk njihen zyrtarisht, dhe per lejimin e shkollave te parregjistrueme, dhe te xhamive qe jane ndertue pa leje ne te gjithe vendin. Per autoritet e Kosoves, ajo qe asht ma shqetsuese, asht ajo qe e shikojne e, si ndikimi i radikalizmit qe po shkaktojne donatoret e huej. Nga fundi i 2014-tes zyrtaret e Kosoves mbyllen 14-te organizata bamirese te Lindjes se Mesme, te cilat dyshoheshin se kishin lidhje me grupet ekstremiste Islamike. Pervec kesaj, grupet qe merrshin fonde nga Arabia Saudite, Turqia dhe Irani, jane mbyllun gjithashtu, gjate dy vjeteve te fundit.
    Ne menyre te vecante, rritja e konservatizmit fetare ne Kosove ka marre hov ne zonat qe jane lane mbas dore nga qeveria e vendit,ku papunesia asht rreth 50-te per qind, gja qe shkton qe te rinjte te bien viktime e indoktrimit Islamik. Ma shume se 300 vete nga Kosova, u jane bashkangjitun grupeve terroriste ne Lindjen e Mesme, gja qe e ban Kosoven, kontribusin ma te madh per fryme ne Europe. Ma shume se njiqind vete ne Kosove jane arrestue se kane rrekrutue njerez, ose kane luftue jashte vendit, per grupet ekstreme.
Nora Bezera, e cila asht ne moshen 28-te vjecare, dhe sherben si perkthyese ne Prishtine thote: “Ekziston njifar ndikimi i radiklalizmit, sepse njeriu mund te shoh neper rruge burra me mjekrra te gjata, me patallon te gjate, dhe vajza te mbulueme plotesisht,” Ajo shtoi se Kosova ka pase gjithmone nji popullsi, e cila ka qene ne shumice e besimit Musliman; por gjate vjeteve te fundit, Islamizimi radikal asht shtue. Si e re qe jam, e me parime perendimore, une jam e shqetsuem per kete gjendje te krijueme….
*Ne Foto: Xhamia me e madhe në Ballkan në vendin më të varfër

Filed Under: Analiza Tagged With: -PO SHTOHET, ATYNE LAIKE, Frut Bezhan, Gjon kadeli, kosova, NDAMJA NDERMJET GRUPEVE ISLAMIKE E

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 44
  • 45
  • 46
  • 47
  • 48
  • …
  • 79
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • “Shënime për historinë antike të shqiptarëve”*
  • Si funksionon sistemi juridik në Shqipëri dhe pse ai ka nevojë për korrigjim?
  • Emisionet postare festive të fundvitit në Kosovë
  • JAKOBSTADS TIDNING (1939) / MBRETI ZOG, SHUMË BUJAR ME BAKSHISHE. — EMRI I TIJ NUK DO TË HARROHET KAQ SHPEJT NGA PRONARËT DHE PERSONELI I HOTELEVE NË VARSHAVË.
  • HAFIZ SHERIF LANGU, DELEGATI I PAVARËSISË TË CILIT IU MOHUA KONTRIBUTI PËR 50 VJET ME RRADHË, KLERIKU DHE VEPRIMTARI I SHQUAR I ÇËSHTJES KOMBËTARE
  • RIPUSHTIMI I KOSOVËS – KUVENDI I PRIZRENIT 1945
  • Nikola Tesla, gjeniu që u fiksua pas pëllumbave dhe u dashurua me njërin prej tyre
  • Bahamas njeh Kosovën!
  • Legjenda e portës shkodrane, Paulin Ndoja (19 dhjetor 1945 – 16 prill 2025) do të mbushte sot 80 vjeç
  • “Roli dhe kontributi i diplomacisë shqiptare në Maqedoninë e Veriut nga pavarësia deri sot”
  • Marie Shllaku, kur një jetë e re u shndërrua në përjetësi kombëtare
  • Në sinoret e Epirit…
  • Mbrëmë hyri në fuqi Ligji i SHBA për autorizimin e mbrojtjes kombëtare
  • Skënderbeu “grek”, ose si të bëhesh grek pa e ditur
  • A historic moment of pride for the New Jersey Albanian-American community

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT